Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 74
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse


  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse


  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse



    Falenderim, Respekte, Mirënjohje pa fund për Personelet Mjekësore kudo !

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    ‘Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit, shko në shtëpi dhe duaje familjen’

    Në këto kohë jo të lehta për mbarë botën, e rëndësishme është që të ndjekim rregullat e parapara nga institucionet e shëndetësisë, por edhe të mendojmë pozitivisht.

    KultPlus ju sjell disa thënie të humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza, që flasin për jetën, dashurinë e kujdesin ndaj njëri tjetrit.


    * Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

    * Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

    * Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.

    * Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

    * Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

    * Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

    * Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

    * Folu butësisht njerëzve ! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore ! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën !

    * Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

    * Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.

    * Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen !

    * Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri !

    * Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

    * Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

    * Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

    * Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

    * Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.

    * Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.

    * Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/libri/dashu...uaje-familjen/

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse


  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse


  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse


  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Helena Kadare dhe gratë e njohura shqiptare një mesazh mjekëve: Po shpëtoni Shqipërinë!

    Një mesazh nga gra intelektuale shqiptare të njohura brenda e jashtë kufijve në këtë kohë të vështirë jo vetëm për Shqipërinë në përballje me koronavirusin. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë bashkë gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesore në një mesazh drejtuar mjekëve.

    Në këtë mesazh, zëri më i fortë i gruas shqiptare shprehet me respekt e mirënjohje për mjekët, infermierët e punonjësit e sistemit shëndetësor shqiptar. “Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetë-sakrifikim për tjetrin dhe komunitetin”, thuhet në mesazhin e tyre.

    “Të dashur e të nderuar mjekë, infermierë e punonjës të sistemit tonë shëndetësor,

    Ju shprehim respekt e mirënjohjeje të thellë!


    Jemi krenarë për ju, që punoni sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit !

    Janë ditë të vështira, me shumë të panjohura e në garë me kohën, por ju, me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, keni vënë gjithë energjitë dhe shpirtin tuaj të madh për të shpëtuar vendin nga ky rrezik. Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetë-sakrifikim për tjetrin dhe komunitetin.

    Shpesh, përpara se të na binte kjo fatkeqësi, kushdo prej nesh, i kënaqej jetës sonë të “vogël”, duke ndjerë ndërkohë, se në emër të lirisë së individit, po humbte solidariteti për njëri- tjetrin, po humbte altruizmi, po humbte përfshirja në shqetësimet e komunitetit, por, me gjithë këtë që po ndodh prej ditësh, ju po na provoni të kundërtën.

    Ju na dëshmuat se jo të gjitha ato që kemi thënë janë të vërteta. Jeni profesionistë të shkëlqyer e po kaq solidarë e altruistë. Një tjetër krenari që ndjejmë këto ditë të vështira, është pikërisht ky profesionizëm i lartë mes jush, që e vini në shërbim të shoqërisë, si e kini vënë gjithnjë, në heshtje, me devotshmëri, pa bujë.

    Gjatë kësaj periudhe të pazakontë, përveç tjerash, ju keni qenë në çdo familje shqiptare, ju jeni modeli i njeriut dhe qytetarit për fëmijët tanë përtej çdo leksioni e ore mësimore; ju krijuat modele sjelljesh pozitive, që lidhen me vlerat humane, siç është forcimi i solidaritetit, po edhe respekti për mendimin shkencor e për punën profesionale; dhe ne si shoqëri kemi shumë nevojë edhe për këto.

    Ju po na tregoni çdo ditë e çdo natë se Shqipëria nuk i ka humbur shpresat, se nuk i ka humbur bijat dhe bijtë e saj.

    Në shenjë mirënjohjeje e përunjësie!


    Mynever Shuteriqi - Fatmira Aliaj - Floresha Dado - Helena Kadare - Flutura Acka - Diana Çuli - Lili Sula - Vera Bekteshi - Pranvera Bogdani

    Arlinda Dudaj - Mimoza Ahmeti - Natasha Lako - Monika Stafa - Diana Kastrati - Mira Meksi - Meri Lalaj - Alda Bardhyli - Mimoza Kore - Rita Petro.


    Balkanweb

    http://illyriapress.com/helena-kadar...ni-shqiperine/

  9. #29
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Bashkimi Europian jep 50 mln euro për luftën ndaj Covid 19

    Ambasdori i BE-së Luigi Soreca ka njoftuar se Bashkimi Europian ka akorduar 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të luftuar krizën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri.

    “I lumtur të njoftoj ndihmën konkrete të BE-së 🇪🇺 për #Shqipërinë 🇦🇱 në luftën kundër #COVID19.
    ▶4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore
    ▶11 mln€ për mbrojtjen sociale
    ▶deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike.
    BE-ja është gjithmonë me 🇦🇱 në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë.”, përfundon njoftimi.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    sirena_adria (25-03-2020)

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    ‘Për ata qi manteli pelerinë iu ba, superheronjtë tanë’

    Poezi nga Fjolla Besimi

    Mantelin e bardhë trupit hodhën,
    Diellin përshëndetën dhe luftën filluen,
    N’vijë t’parë t’frontit gjeneral,
    T’rreshtuen.
    Në luftëra armikun ti e di,
    E njef,
    E edhe e sheh.

    Por n’luftën që këta heronjë janë,
    Ish ma shumë,
    Shumë ma shumë,
    Shumë ma e madhe,
    Nga nji i padukshëm,
    Padukshëm shkatërrues,
    Padukshëm frikësues.

    Ndaj që ma t’lehtë betejën ta kenë,
    E barrën ma t’lehtë të ia bajmë,
    E vrapin e luftës ma t’fuqishëm ta kenë.
    Ballkoneve ti duartrokasim.
    E Rrugët ti boshatisim.

    Ditët që po kalojmë t’lehta
    Për asnji sjanë,
    Por Ma s’paku për ta janë,
    Për ta, Qi manteli pelerinë iu ba, Superheronjtë tanë.

    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/poezi/per-a...heronjte-tane/

  12. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Këshillat që nuk duhet të humbisni nga mjeku imunolog: Miti i hudhrës, vitamina C, medikamentet dhe kur pritet të nisë ulja e të infektuarve

    "Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t'u vetëshëruar".


    TIRANË - Mjeku imunolog Genc Sulçebe jep këshilla të vlefshme se si të sillemi për të luftuar sa më mirë koronavirusin. Në një lidhje me Skype për Report Tv ai i quan folklorizma përdorimin e qepëve apo hudhrave, ndërkohë që thekson se vitamina C duhet përdorur vetëm nëse ndihemi të sëmur. COVID-19 luftohet më së miri përmes një sistemi të fortë imunitar dhe për këtë kërkohet ushqim i ekuilibruar. Nuk duhet të mungojnë ushqimet të pasura me proteina siç është mishi.

    Ai thotë se shifra prej 174 të prekurve dhe 6 viktimave nuk duhet të na trembë apo të krijojë panik, pasi është një situatë e pritshme. Megjithatë, ai thotë se pritet të ketë ulje të rasteve brenda një muaji, edhe pse e gjitha është një situatë që nuk mund të parashikohet përsakohë virusi është i panjohur.

    "Pritet që numri do të rritet, nuk është një rritje eksponenciale. Një pjesë e të sëmurëve, edhe duhet të shtrohen në spital, një pjesë edhe do dalin. Duhet të presim me durim deri kur do të kemi këtë pritje, do të ketë një moment për rritje maksimale, dhe do ketë një moment kur do duhet të presim uljen e numrit. Shpresojmë se do të kemi këtë ulje brenda një muaji, është mendimi im por është e paparashikueshme.

    Duhet të dimë dy gjëra të njohura. Ky është një virus i panjohur për sitemtin imunitar të gjithë popullatës njerëzore, popullata të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme, si reagojnë kinezët, italianët nuk presim të reagojnë edhe shqiptarët. Ne nuk dimë si do shkojë popullata shqiptare, do kuptohet vetëm në fund të epidemisë.

    Ata që e kalojnë kanë imunitet të qëndrueshëm dhe nuk sëmurën më. Më tepër se gjysma nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjes, janë të shëndosh, është mirë se krijojnë imunitet dhe nuk sëmuren por është rrezik se e përhapin tek persona që sëmurën. 30% mund të kenë simptoma të lehta, dhe vetëm 15% kanë simptoma që kërkon të rrihet në shtrat. Në raste të rënda duhet të kemi ndihmën spitalore. Duhet ndërgjegjësim për të kuptuar këto shkallë të sëmundjes.

    Është një sëmundje e vetëshërueshme dhe medikamente të efektshme për këtë infeksion nuk janë vërtetuar në mënyrë shkencore. Nëse turremi përdorim medikamente antiviral ne rrezikohemi të kemi efekte anësore, duhet të kemi kujdes nuk ka nevojë të turremi të marrim medikamente se deri tani nuk ka medikamente efikase, reagon vetë sistemi imunitar për t'u vetëshëruar. Duhet të dimë që sistemi imunitar është eficent.

    Personat që janë më të prekshëm mbi 60 vjeç dhe sa më tepër rritet mosha aq më tepër prekshmëria dhe rreziku bëhet i lartë. Faktorët e rrezikut janë sëmundjet e zemrës, tensioni i rritur, probleme të mushkërive të zgjatuara, ata që kanë diabet, dhe ato që marrim trajtime kundër sëmundjeve tumorale dhe ata që marrin kortizon. Është një kontingjent sëmundjesh kronike që janë më të rrezikuar. Këta duhet t'i ruajmë në mënyrë absolute, t'i mbajmë të izoluar edhe në shtëpi. Të rrinë larg edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes që mund të shkojnë jashtë për arsye të ndryshme.

    Që të funksionojë sistemi imunitar kërkon ushqim të ekuilibruar, dhe mënjanimin e stresit dhe panikut, që ulin imunitetin, dhe ulin reagimin në mënyrë të përshtatshme kundër virusit.

    Është një fakt i njohur në gjithë literaturën mjekësore që fëmijët preken shumë lehtë, që e kalojnë si një grip i zakonshëm dhe pa asnjë komplikacion, deri në nën 15 vjeç. Nëse shfaqet një temperaturë mos ta çojmë ne pediatër e ambulancë, të bëjmë vetëmjekim. t'i japim lëngje, nëse e ka mbi 38 gradë temperaturën t'i japim paracetamol, ushqim të mirë, qetësi në shtrat dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

    Vitamina C ka vlerë nëse ne fillojmë të ndjejmë shenjat e sëmundjes, nëse marrim vitaminë C me dozë gjysmë gramë deri në 1 gram për disa ditë do të na lehtësojë disi sëmundjen, por nuk dihet se çfarë veprimi ka në këtë virus të ri. Vitaminat e tjera nuk ka arsye t'i marrim, se i kemi në nivele të mjaftueshme nëse ushqehemi mirë.

    Mirë do ishte që në këtë moment të marrim ushqime të pasura me proteina të krijohen antitrupa, siç është mishi përshembull.

    Hudhrat e qepët janë folklor më shumë sesa fakte të bazuara shkencërisht", tha mjeku imunolog Genc Sulçebe


    G.M./Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/keshilla...te-infektuarve
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 27-03-2020 më 09:27

  13. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse




    Mjeku jep lajmin e mirë: Sëmundja me COVID-19 e shërueshme nëse kapet në kohë

    https://kohajone.com/mjeku-jep-lajmi...kapet-ne-kohe/

  14. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Covid-19/ Corriere Della Sera shkruan për 30 mjekët dhe infermieret shqiptarë që u nisën për Bergamo

    30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria u nisën pak minuta më parë drejt Bergamos së Italisë, për të ndihmuar kolegët e tyre që po përballen me një numër të madh të infektuarish, dhe numër tragjik viktimash.

    Lajmi është publikuar edhe në mediat italiane, me Corriere Della Sera-n që citon kryeministrin Rama të ketë thënë: Nuk mund ta shihja Italinë në atë situatë të vështirë dhe se dy vendet i kanë shtrirë gjithmonë dorën njera tjetrës.

    'Shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin Italinë'
    , tha Rama në videon live nga aerporti ku u nisën bluzat e bardha.

    30 mjekët do të qëndrojnë atje për një muaj, do të paguhen nga shteti shqiptar, mjekët 3000 mijë euro ndërsa infermierët me një shumë prej 2500 eurosh.

    Është pjesë e një marrëveshje mes Ramës dhe ministrit Italian Luigi di Maio, nënshkruar ditën e djeshme.


    https://tiranapost.al/aktualitet/cov...ptare-qe-u-nis
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-03-2020 më 15:07

  15. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Mjekët shqiptarë mbërrijnë në Itali, Di Maio: I treguat BE-së vlerat europiane, që disa vende i harruan

    Kanë mbërritur në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në Itali, ku janë pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

    Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë në Itali, zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që iu përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

    Ministri italian Di Maio shprehu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë duke u solidarizuar më popullin italian. Ai gjithashtu informoi se 30 bluzat e bardha shqiptare do të shërbejnë në një spital në Lombardi, pika më e nxehtë në luftën kundër koronavirusit dhe puna e tyre do të nisë që nesër.

    “Dua të falenderoj publikisht kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderojë dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë”, tha ministri Di Maio. /e.s/


    https://javanews.al/mjeket-shqiptare...nde-i-harruan/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-03-2020 më 15:09

  16. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Kush ruan qetësinë është më pak i rrezikuar nga koronavirusi

    Mendimi i ekspertëve është se ruajtja e qetësisë mund të ndihmojë qelizat imunitare të punojnë në mënyrë më të shëndetshme, gjë që do ta bëjë qëndrimin në shtëpi edhe më të rehatshëm.

    Shef i Klinikës së Psikiatrisë Spitalore të Qytetit të Ankarasë, Dr. Erol Göka shpjegoi se si ruajtja e moralit dhe mbajtja e motivimit të lartë në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19) mund të kontribuojë në trupin dhe sistemin imunitar.

    Sipas raportimit të Agjencinë Sputnik, Göka deklaroi se është e natyrshme të shqetësohesh për kërcënimin e sëmundjes dhe se kjo e shtyn personin të marrë masat e nevojshme, prandaj, nuk duhet të frikësohen dhe të shqetësohen nga ankthi.

    Göka theksoi se ankthi i lehtë dhe i moderuar nuk do ta dëmtojë personin fizikisht dhe, përkundrazi, do të rrisë pak performancën:
    “Mirëpo, stresi intensiv dhe i vazhdueshëm nuk ndikon pozitivisht në sistemin imunitar. Vetëm se mbajtja e moralit dhe motivimit të lartë përballë një infeksioni ngjitës nuk është një kriter adekuat për të mos u sëmurë, por ruajtja e qetësisë mund të ndihmojë trupin tonë të pushojë dhe qelizat tona imunitare të punojnë më shëndetshëm. Marrja e masave të nevojshme do të na ndihmojë të kemi një qëndrim sa më të shëndetshëm në shtëpi ”.

    ‘Solidarizimi është i nevojshmëm dhe i dobishëm në këtë proces’

    Psikiatri Rabia Nazik Yüksel theksoi se ka njerëz që dëshpërohen duke konsideruar simptomën më të vogël si Kovid-19, dhe se kur ndjejnë ankth shëndetësor, përqendrohen më shumë në trupin e tyre. Ata mund të kenë kollë apo të ndiejnë dhimbje që mund të ekzistojë në çdo kohë në trupin e tyre.

    “Të shpenzojmë sa sa më pak kohë në mediat digjitale, si media sociale dhe grupet WhatsApp që rrisin ankthin tonë me informacioneve të pavërteta. T’u kushtojmë vëmendje informacioneve që vijnë nga autoritetet kopetente, të bashkëbisedojmë me të dashurit tanë, me familjen tonë, të solidarizohemi me ta që të kalojë sa me pa probleme ky proces.”


    https://kohajone.com/kush-ruan-qetes...-koronavirusi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-03-2020 më 15:36

  17. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    ‘Ju që lodheni dhe nuk ankoheni’, Skënder Brataj mesazh infermierëve nga karantina: Kemi vetëm një fjalë, Faleminderit!

    Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka kushtuar një mesazh falenderues infermierëve, që po përballen me Covid-19.

    Ai e ka shkruar këtë mesazh në shqip dhe italisht, ku i falenderon pafund infermierët.

    Sipas Bratajt, ata janë në krahun e çdokujt përditë, lajnë pacientët, i ndërrojnë, i pastrojnë dhe nuk ankohen.

    Kujtojmë që Brataj ndodhet prej pesë ditësh i karantinuar në shtëpi, pasi doli pozitiv nga Covid-19.


    Mesazhi i plotë:

    Ti që përgjigjesh në telefon: urgjenca, si mund t’ju ndihmoj?
    Ti që thua faleminderit edhe kur të ofendojnë.
    Ti që përgjigjesh faleminderit edhe kur të përgjigjen s’kam nevojë.
    Ti që përgjigjesh: po doktor, tani po e përgatis.
    Ti që ngre pacientin pa u ankuar se peshon.
    Ti që pacientët çdo ditë i ndërron.
    Ti që çdo ditë i lan dhe pastron.
    Ti që çdo ditë dikush të qorton.
    Ti që djersët nga balli i fshin atje në sallë.
    Ti që shumë herë kafetë na sjell.
    Ti që fëmijët shpesh i abandonon.
    Ti që familjen shpesh e harron.
    Ti që në krahun tim çdo ditë qëndron.

    INFERMIER/INFERMIERE TË QUAJNË!

    Ne kemi vetëm një fjalë: JU FALENDEROJMË!

    https://www.newsbomb.al/ju-qe-lodhen...inderit-200830
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 01-04-2020 më 14:15

  18. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Dr.Luli, ky dishepull i heshtur i Hipokratit

    Nga Ilir Çumani

    Shërimi i Dr. Lulit nga virusi i padukshëm e tinzar Covid – 19, sot ishte një lajm i mirë dhe i mezipritur që më ngazëlleu pafundësisht mua dhe familjen time.

    Jam i bindur se, ashtu si unë, të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, të njohur dhe të panjohur, studentë dhe ish studentë të shumtë të profesorit, të gjithë shqiptarët, janë lumturuar pa masë për këtë lajm të gëzuar.

    Kur mora vesh lajmin përmes medias se Dr. Luli ishte prekur nga Covid – 19, nuk u befasova aq shumë. Duke e njohur prej 30 vjetësh këtë burrë fisnik, këtë NJERI të rrallë që gjithë jetën e Tij ka punuar dhe jetuar për të tjerët, mendova se, nuk ka dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

    Fakti, se, pas një investimi gjysëm shekullor si mjek infeksionist Ai ishte në pension, dhe pas përhapjes së pandemisë i’u bashkua vullnetarisht sërish kolegëve me bluza të bardha në betejën për tu përballë me këtë armik të rrezikshëm e të padukshëm që kërcënon në masë jetët njerëzore, tregon se ç’farë përfaqëson dhe mishëron në vetvete ky NJERI….!

    Prof. Dr. Dhimitër Kraja, (Dr. Luli) siç e njohin të gjithë, nuk është vetëm një aset i vyer i medicinës shqiptare, një shkencëtar mirëfilli në fushën e epidemiollogjisë që i kushtoi gjithë energjitë, mëndjen, shpirtin këtij profesioni në dobi të shëndetit të shqiptarëve.

    Ai, si rrallë kush, pa e ekzagjeruar, mund te them se është dhe mbetet një MISIONAR i zellshëm i JETËS, modest deri në përulësinë kristiane, besnik fanatik i parimeve humane.

    E nëse do të jetonte në kohën e Hipokratit, (i cili njihet si themelues i mjekësisë klinike ne Greqinë e Vjetër, në shek. 460 p.e.s), padyshim, Dr. Luli, do të ishte i përzedhuri kryesor mes nxënësve të tij, një Dishepull i mençur, i heshtur dhe i urtë i rangut të parë i babait të Mjekësisë….

    Krenar për TY Mik i shtrejntë, Dr. Luli! Më vien mirë që nga sot, të njohin edhe shumë e më shumë shqiptarë, sepse asnjëherë nuk të ka pëlqyer protagonizmi dhe publiciteti, edhe pse kontributi, lodhja, sakrificat, modestia dhe puna jote është e pa çmuar, e pangjashme, e pashembullt…

    Ti je HEROI i heshtur i dhimbjes dhe i sakrificave sublime NJERËZORE!

    Zoti qoftë gjithmonë me Ty dhe familjen tënde të mrekullueshme!

    https://lexo.com.al/2020/04/04/dr-lu...-i-hipokratit/

  19. #38
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Ky ilaqe qe gjendet ne Apoteka esht i mir shum, te ndihmon shum, kush esht i prekur nga ky virus




    Fortimel Compact 2.4 High Energy Drink Banana Flavour, 4 x 125 ml
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 13-04-2020 më 08:27

  20. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    E fundit/ Shkencëtarët e Oksfordit: Të enjten injektojmë vaksinën e Covid-19 tek njeriu

    Një lajm i mirë vjen nga The Guardian që tregon punën e shpejtë të shkencëtarëve britanikë të Oksfordit. Ata kanë njoftuar se kanë krijuar një vaksinë dhe ditën e enjte do të injektohet tek disa njerëz për të parë rezultatet. Ata janë të njëjtët shkencëtarë që premtuan se vaksina mund të ishte gati për popullatat në muajin shtator.

    Ministri i Shëndetit në Britani, Matt Hancock ka deklaruar se qeveria britanike i ka vënë në dispozicion epikit të shkencëtarëve një shumë prej 20 milionë paundësh për të përshpejtuar përpjekjet e tyre në lancimin e vaksinës, por gjithashtu edhe 22 milionë paund për studiuesit e Imperial College London për të vijuar me provat në fazën e dytë.

    https://tiranapost.al/lajme-nga-bota...jme-vaksinen-e

  21. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse

    Shkencëtarët e Oksfordit premtojnë vaksinën: Gati në vjeshtë!

    Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në vjeshtë. Këtë premtojnë shkencëtarët e Oksfordit të cilët janë të bindur se mund të krijojnë vaksinën për sëmundjen brenda tetë muajve të ardhshëm.

    Ky skenar që do e donim të gjithë të bëhej realitet është shumë më i shpejtë se parashikimi i shkencëtarëve të tjerë të cilët thonë se do duhej të paktën një vit e gjysmë për të krijuar vaksinën plus kohën që do të merrte prodhimi në masë.

    Por ekipi i shkencëtarëve të Oksfordit të cilët janë futur në garë për të gjetur kurën e Covid-19 thonë se sa më shpejt aq më mirë, pasi nëse vonon do të jetë shumë e vështirë të gjesh persona që nuk janë infektuar apo që nuk e kanë kaluar infeksionin për tu testuar. Janë më shumë se 500 vullnetarë të moshës mes 18 dhe 55 vjeç të cilët do të marrin pjesë në eksperimentin që do zgjasë 6 muaj.

    Atyre do u injektohet vaksina e re në doza të ndryshme për të parë reagimin dhe nëse rezulton me sukses do u injektohet vullnetarëve të tjerë nga jashtë Britanisë për të dëshmuar efektivitetin dhe më pas të testohet në masë.

    Ndërkaq edhe në Kinë janë bërë eksperimentet e para klinike dhe sipas China Daily rezultatet pritet të publikohen në fund të këtij muaji.

    https://tiranapost.al/lajme-nga-bota...ne-vjeshte-741

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •