Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,715
    Faleminderit
    35
    92 falenderime nė 86 postime

    Kėrkimi i thesarit Ilir



    Ku fshihet thesari i Mbretėreshės Teutė? Cilat janė legjendat qė e rrethojnė? Si jetojnė mes tyre banorėt e Mokrės, e mbi tė gjitha, si i pushtuan ethet e arit zyrtarėt e lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes disa vite mė parė?

    Mokra, Pogradec, ėshtė njė krahinė e madhe legjendash dhe historish, qė nga kohėt mė tė lashta. Njė hap, njė monument ofron kjo zonė e ndoshta kjo ka tėrhequr edhe mė shumė kėrkuesit e thesareve. Ura tė vjetra, si ajo e Golikut, apo varret mbretėrore tė Selcės sė Poshtme, qė mendohet se i pėrkasin Pelionit tė lashtė, janė dėshmi tė forta tė trashėgimisė sė pafundme tė Mokrės. Tė tilla ka kudo nė krahinė, aq sa ėshtė e vėshtirė t’i numėrosh.

    “Ėshtė njė vend i pambrojtur, duhet tė ketė njė rrethim siē ka qenė dikur mė parė. Kėtu s’ka asnjė rrethim”, thotė njė banor i zonės.

    “Kėtu s’kemi ujė, as shkollė, sikurse edhe rrugė”, thotė njė tjetėr banor.

    Por nėse pėr banorėt e thjeshtė tė Mokrės, pasuri ėshtė aksi qė do t’i nxirrte nė dritė, pėr zyrtarėt e Ministrisė sė Mbrojtjes disa vite mė pare ishte thesari i Mbretėreshės Teutė. Ata u dyndėn nė pjesė tė ndryshme tė kėsaj zone, duke kėrkuar me ngulm gjurmėt, qė sipas tyre do t’i ēonin drejt kėtij thesari. E banorėt i mbajnė mend mirė dėrgesat me zyrtarė qė erdhėn nga Tirana.

    “Rreth 10 veta i kam parė unė dhe ishin tė veshur civilė. Helikopteri qėndroi pak mė tutje, ndėrsa neve nuk na linin tė afroheshim. Ka qenė edhe babai im dhe e kanė pėrzėnė atėherė. Pėr tė marrė, kanė marrė me siguri”, deklaroi gjithashtu njė banor.

    Nė kėrkime u pėrdor Agjencia e Inteligjencės dhe Sigurisė sė Mbrojtjes. Merrnin pjesė oficerė, inxhinierė, por edhe kimistė, ndėrkohė qė u pėrdorėn mjete tė rėnda ushtarake deri edhe helikopterė. Thuhet se ushtarakėt kishin edhe mjete metalkėrkuese. Gjithēka u vendos nė zonėn e Mokrės, e mė sė shumti nė fshatin Llėngė.
    Dikur ky fshat, qė sot ėshtė thuajse i braktisur me vetėm 7 familje tė mbetura, mendohet qė ka qenė njė qytezė antike. Por, si lidhet legjenda e thesarit tė Teutės, me Llėngėn mes maleve?

    Nė vitin 230 para Erės sonė, romakėt i kėrkojnė Mbretėreshės Teutė tė ndėrpresė sulmet e shpeshta ndaj anijeve tė tyre. Shpėrfillja e saj bėn qė tė shpėrthejė ajo, qė nė histori njihet si Lufta e I-rė iliro-romake. Kjo ėshtė pjesa e njohur zyrtarisht, por ekziston edhe vazhdimi, kėtė herė nė formėn e njė legjende.

    Ballė sulmit, Teuta urdhėron sigurimin e menjėhershėm tė thesarit mbretėror. Ai u transportua pėrmes rrugės “Egnatia”, nė pjesėn e brendshme tė Ilirisė, nė territoret qė banoheshin nga Dasaretėt dhe Enkelejtė. Sipas gojėdhėnės, njė njėsi speciale udhėhoqi 40 mushka me ar, gurė tė ēmuar dhe diamantė, nė territorin e njė qyteti antik qė mendohet tė jetė Lunga, ose Llėnga e sotme. Fillimisht u krye – siē thotė legjenda – njė devijim i vogėl i lumit, e mė pas 6.000 kg sa peshonte thesari u futėn brenda njė pjese nė shkėmb, e cila mė pas u izolua me mur guri. Lumi u lėshua sėrish nė rrjedhen e tij, duke e bėrė nė kėtė mėnyrė tė padukshėm vendin e thesarit.

    “Legjenda ėshtė se kėtu, nė shkėmbin e Llėngės ka qenė kalaja. Ndaj kėrkojnė kėtu, kėrkohet thesari qė ka pasur kalaja”, thotė njė grua, banore e zonės.

    Sipas njėsisė speciale tė Ministrisė sė Mbrojtjes, legjenda ka lindur pikėrisht nė kėtė vend. Lumi ėshtė, gjurmėt e rrugės “Egnatia” po ashtu, ky territor ka qenė pjesė e fiseve ilire tė Desaretėve dhe Enkelejve, fshati quhet Llėngė… por thesari ku ėshtė?

    “I besuam, s’kishim ēfarė tė bėnim. Edhe mund tė jetė thesari, ku i dihet”, thotė njė burrė i moshuar.

    Nė fakt, dėrgatat nga Tirana erdhėn, kėrkuan, por nuk e gjetėn thesarin, tė paktėn zyrtarisht. Edhe pse banorėt nuk mendojnė kėshtu. Pėr kėtė ēėshtje, edhe Prokuroria hapi njė hetim pas kallėzimit qė u bė nga ministrja aktuale, Mimi Kodheli. Njė hetim qė u pushua, pasi zyrtarisht u tha se nuk u gjetėn dokumentet, tė cilat vėrtetonin shkeljet e kryera.

    Por edhe nė mungesė tė tyre, ēfarė kėrkonin zyrtarėt e Shėrbimit Informativ Ushtarak nė Mokėr? Pėrse u pėrdorėn mjetet e rėnda? Me ēfarė shpenzimesh u mbuluan kėto kėrkime? A kishte leje pėr to? A asistuan arkeologė apo ekspertė tė fushės? Kėto pėrgjigje do tė mbeten enigmė. E ndoshta ky ėshtė edhe ndryshimi. Politikanėt kėrkojnė pasuritė e mėdha, ndėrsa banorėt e thjeshtė elementėt mė minimale pėr tė jetuar.

    “Tė gjithė kanė ikur, pėr shkak tė mungesės sė rrugės, varfėrisė ekstreme”, shprehet mė tej banorja e zonės.

    Sigurisht pėr njė vend tė varfėr, historitė me thesare janė gjithmonė interesante. Por tė tilla, ku nė kėrkime pėrfshihen edhe strukturat e armatosura, janė tėrėsisht unike e mund t’i ofrojė vetėm realiteti shqiptar. /topchannel
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 15-03-2020 mė 14:30

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,715
    Faleminderit
    35
    92 falenderime nė 86 postime

    Pėr: Kėrkimi i thesarit Ilir



    Fshati ku qeveritarėt kėrkojnė thesarin e rrallė - Gjurmė Shqiptare
    •14 mars 2020

    Top Channel Albaniar
    Ēili ėshtė thesari qė kėrkohet me ngulm nga shtetarėt shqiptar ? Si u kryhen punimet duke kėrcėnuar banorėt e njė fshati ? Ēfarė qėndron pas ? Ndiqni videon e plote te dokumentarit te gazetarit Marin Mema

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •