Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

    Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga covid 19 në vend.






    Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

    Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:

    Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
    Tiranë 22 raste
    Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
    Lushnje 2 rast
    Elbasan 2 raste
    Fier 5 raste
    Rrogozhinë 2 raste

    Prej tyre:
    12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina)

    Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri.
    Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./topchannel

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

    Urojme qe numri i te infenktuareve te jete sa me i perballueshem per kapacitet e mjekesise shqiptare.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

    Shpresojme, qeveria ka bere vertet "shtet rrethim" per kete situate.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

    38 nga ata qe dihen nga rastesia,problemi do jete sa do jene ata qe nuk dihen,qe nuk jane kontrolluar...
    Por duke pare Italine (shpresoj te gaboj ) numrat e te prekurve nga virusi duhet te jene shume e me shume here te larta(duhet ti jete afruar mijshes)

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

    Shtohen rastet me COVID 19 në Shqipëri. Zv/ministrja Mira Rakacolli tha në një dalje për mediat se në 24 orët e fundit janë shtuar 4 raste te reja, duke e cuar në 42 raste numrin e të prekurve. Rakacolli tha se 3 prej tyre janë në terapi intensive.

    Nese masat do te ishin marre qe ne momentin qe u konstatuan rastet ne Italine e Veriut, situata ne Shqiperi do te ishte me ndryshe.
    Tani gjendemi ne nje situate ne te cilen na u premtua qe jane marre te gjitha masat nga Qeveria, por te vetmet masa qe po shikojme jane thjeshte Bllokimi i Levizjes. Pastaj, jo te gjithe i kane mundesite ekonomike per te siguruar ushqim per nje kohe te papercaktuar.
    Nuk e di se si do te shkoje, por e vetmja shprese e imja eshte: mbaje doren o Zot me ne Shqiptaret ��
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

    Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 20 në Infektiv.
    Fieri i dyti pas Tiranës me më shumë raste.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Covid-19/ Shkon në 38 numri i të prekurve në vend, dy në gjendje të rëndë

    COVID-19/ Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda.

    Shkon në 2 numri i viktimave në COVID-19, ndërron jetë në spitalin Infektiv 66-vjeçari nga Lushnja.

    Shkon në dy numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Mësohet se mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •