Zvicra pėrfaqėsohet nė “Eurovision 2020” nga kėngėtari shqiptar Gjon Muharremaj
Transmetuesi publik Zviceran SRF njoftoi sot se artisti Gjon’s Tears ėshtė zgjedhur tė pėrfaqėsojė shtetin helvetik nė “Eurovision 2020” me kėngėn “Répondez-moi”. Ai do tė performojnė nė gjysmėfinalen e dytė mė 14 maj.
Gjon’s Tears, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Gjon Muharremaj ėshtė kėngėtar me prejardhje shqiptare. Babai i tij ėshtė nga Kosova, ndėrsa mamaja e tij nga Shqipėria.
Kjo ėshtė hera e parė nė historinė e shtetit zviceran nė “Eurovision”, qė pėrfaqėsohet nga njė kėngėtar me prejardhje shqiptare.
Pas mė shumė se 10 vjetėsh, Zvicra ka zgjedhur njė kėngė franceze pėr konkursin e kėngėve nė “Eurovision”.
Muzikanti 21-vjeēar Gjon, me kėngėn e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga njė panel i 100 anėtarėve tė audiencės dhe njė juri ndėrkombėtare qė pėrfshin 20 ekspertė tė muzikės pasi paraqiti kėngėn e tij nė njė thirrje tė hapur pėr hyrje nė kėtė garė. Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 pėr qind tė vendimit, shkruan Eurovision.Tv.
Tema e kėngės ėshtė shumė personale pėr kėngėtarin shqiptar dhe ėshtė gjithashtu universale dhe flet pėr tė gjithė. Gjon thotė pėr kėngėn e tij: “Tė gjithė pyesin veten pse ne jemi saktėsisht kėtu, nga vijmė dhe ku po shkojmė. Kėto janė pyetje kryesore, veēanėrisht pėr njerėzit me prejardhje migrante. Prindėrit e mi janė nga Shqipėria dhe Kosova. Jam rritur nė Zvicėr dhe ėshtė shtėpia ime, kėto janė pyetje pėr tė cilat mendoj shumė”.
Gjon’s Tears bashkė-shkroi kėngėn “Répondez-moi” me kantautorėt Xavier Michel, Alizé Oswald dhe producentin Jeroen Swinnen si pjesė e njė kampi tė kėngėtarėve nė Zvicėr. Kėnga ėshtė pėrshkruar si kombinim i zėrave, korėve dhe vargjeve tė pėrziera me rrahje moderne qė krijojnė njė pamje tė re dhe unike tė tingullit.
https://telegrafi.com/zvicra-perfaqe...on-muharremaj/
Krijoni Kontakt