Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Përgatitet plani i masave për 6 qendra pritëse në Jug



    Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime të sigurta bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me Greqinë.


    Sic bëjnë me dije burime e sigurta të Top Channel, Emergjencat, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po ndajnë detyrat në rast se ndodh qw Shqipëria të përballet me fluksin e refugjatëve sirianë të ardhur nga Greqia. Opsioni për qendrat pritëse mund të jenë sipas burimeve në Elbasan, Gjirokastër, Korçë por edhe në Lezhë.

    Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë. në një rast të tillë të fluksit të refugjatëve parashikimi fillestar i institucioneve përkatëse është edhe hapja e vendgrumbullimeve përpara shpërndarjes së refugjatëve drejt qendrave. mendohet tha një burim që këto vende pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, qafë botë, 3 urat dhe Kapshticë.

    E thënë ndryshe në të gjitha pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. ky plan masash që është nën diskutim përfshin edhe angazhimin e mjekëve por edhe të logjistikës nga institucionet e tjera. Një diskutim i tillë nëse Shqipëria do të strehonte apo jo refugjatë sirianë u hap edhe gjatë 2015, kur u kërkua ngritja e një mekanizmi për të marrë masat në kushte nevoje. kriza e refugjateve u rihap pak dite me pare kur Turqia hapi dyert për te lejuar rrugëtimin e refugjatet siriane drejt vendeve te BE=se, ndërkohë që menjëherë pas kë

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Shqipëria gati për 30 mijë sirianë/ Përgatitet plani i masave për 6 qendra pritëse në Jug

    A thua valle te jete e vertete ?!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •