Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Mosha
    76
    Postime
    1,005

    Edhe unë jam njeri

    EDHE UNË JAM NJERI
    I mbusha të shtatëdhjetë e pestat, kalovanë të shtatëdhjetë e gjashtat. Nga viti 2019 në Vitin e Ri 2020 më shëndet kam kaluar TOP! Më shëndet të mrekulluar. Gjatë jetës sime kam lexuar libra 80% për shëndetin 20% tjera sidomos romane të ndryshme. Qellimi im është të postoi të gjitha ato qe ia kam përkushtuar shëndetit.
    Jam ithtar i ENERGJISË POZITIVE! Jo i MENDIMIT POZITIV, por, i VEPRIMIT POZITIV!
    Mendimi pozitiv, sipas meje është vepër eksperimentuese. Ndërsa,
    Veprimi pozitiv është vepër kapitale e shëndetshme për mirqenien e njeriut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga salihaj : 08-01-2020 më 17:08

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar salihaj për postimin:

    Neteorm (09-01-2020)

  3. #2
    Super Moderator Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Mosha
    31
    Postime
    1,501

    Për: Edhe unë jam njeri

    Gëzuar dhe mirësevjen po prap në forum!
    Nëse do mundoheshe të lexoje mendjen time, do të humbisje tënden..

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Mosha
    76
    Postime
    1,005

    Për: Edhe unë jam njeri

    Mirë se u gjeta! Gjithashtu kam respekt të madhë për juve dhe FORUMIN SHQIPTAR.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Mosha
    76
    Postime
    1,005

    Për: Edhe unë jam njeri

    Metodat qe i përdori për shëndet:
    • Terapi më medikamente (preventivë)
    • Terapi fizike (ecëje)
    • Terapi trajtim më ujë
    • Terapi sugjestive (autosugjestion)
    • Terapi kombinuese (trajtim më ujë dhe sugjestion)
    • Terapi më qaj dhe ushqim.
    Terapitë qe i kam përdorur jan vepër e këtyre autorve: Frojd, Knajp, Tepeven, Coue dhe i fundit Pellagiq.
    Tepeven: “do vie koha, kur pasardhësit tonë do tallën më neve, sesi sherohem (kurohem) më medikamente! Kur organizmin e njeriut e sulmonin 25% të sëmundjeve biologjike e të cilat duhet trajtuar më medikamente-ilaqe. Ndërsa 75% të sëmundjeve jan burim psikologjik”.
    Andaj nuk është e kotë fjala e urtë popullore qe thot: “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”.
    Për ti plotësuar nevojat për shëndet të mirë dhe për të siguruar mirëqenie për vehtën e vet, kam konstatuar se jan dy faktor qenësor të pa diskutuar: Kujdesi dhe Disciplina.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Mosha
    76
    Postime
    1,005

    Për: Edhe unë jam njeri

    Çfarë do prezentoi në vijim:
    Përveç metodave qe i përdori për shëndetin tim, do prezentoi shumë çfarë qe atakojnë: shëndetin, mirëqenien, rehatinë, qetësinë, gëzimin e shumë të tjera qe lehtësonin jetën e njeriut qysh nga ngjizëja e deri në vdekje

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Mosha
    76
    Postime
    1,005

    Për: Edhe unë jam njeri

    MADIKAMENTËT APO ILAQET Duke shkruar për përdorimin tim të ilaqeve, në vijim do ceku përvojën time, mendimet e mia si dhe shkëmbimin e mendimëve më mjek përkatës. Unë për momentin përdori këto ilaqe: Aspirin-ën, Laciks-in, Dilatrent 12.5, Atoris-in, Sintrom-in dhe Tenlop-in. Sa i përket aspirin-es nuk do bëjë fjalë fare, sepse qysh në vitet e pesdhjeta më është preferua pa e kontestuar fare! Laciks – diauretik ndihmon largimin e ujit (urinës) dhe zbret tensionin e lartë. Në terapinë e mjekut gjeta se shruan Insufiencia. Kërkova këtë term dhe ashtu si e gjeta unë ishte përtacia (dembelia)e qelizave për ta liruar ujin nga vetja për shkak të kontraktimeve të dobëta të qelizave. Andaj termin e pranova si të tillë, sepse mosha ime ishte mbi shtatëdhjetë vjeç. Kjo përtaci e qelizave plakut i sjellë kokëçarje. Mirëpo, Mirëpo, edhe përtacia, vet plakut i sjellë kokëçarje, familjës dhe rrethit. Andaj për tu liruarn ga kjo përtaci e vetmëja rrugëdalëje është aktivitetët fizike, për të cilil do shkruaj në vijim.
    Dilatrent 12.5; e përdori dy herë në ditë, andaj nuk dyshoi për efektin pozitiv për preventivë. Gjithëashtu edhe për atorisin kndër yndyrës edhe pse nuk kam pasur kurr yndyrë gjatë analizave. Por, e pranoi si ilaq preventiv qe mos të më lajmërohet yndyra.
    Sintrom 4! Përdori pët mbrojtjen e gjakut nga mpiksja (koagulimi apo trashëja). Kjo dukuri të njeriu qe ka pasur intervenime kirurgjike është mjaft delikate apo komplekse. Sa mbrohet gjaku nga koagulimi – trashëja aq varet edhe mbrojtëja e gjakut nga tëhollimi i tepruar. Kjo terapi në gjuhën mjekësore nënkuptohet edhe si INR. Në këtë rast nuk përdoret vetëm ilaqi. Por, rol të madh luan edhe usqimi te njeriu më këtë problem. Përveç ilaqit në mbrojtjën e gjakut nga koagulimi, këtu bëjnë pjesë edhe artikut ushqimor. Arikuj kryesor ushqimor janë: hudhëra, speca e freskët dhe vaji i ullirit. Ndërsa,artikujt ushqimor qe shkaktonin koagulimin janë: produktet e misrit, spinaku, sallata e gjelbër, bananeja e një mori ushqimesh e sidomos ato të gjelbërta siq është edhe molla e gjelbër. Sa i përket përcaktimit të dozës është punë mjaftë komplekse duke marrë përbazë edhe metodën e ushqyerjës!
    Polemikat: më mjekun unë “ mirë bre doktor, sintroma qenka helm për mijë sepse ajo përmbanë varfarinë” Doktori: “po ashtu është, por mini ka 300 gr. Ndërsa ti ke 80 kg (8000gr!). Ok dr.
    Polemika më plaka: Një plakë mu drejtua duke më thënë: “ shumë mu ka tëholluar gjaku”. Unë thash: “ përdori ushqimet e ndaluar siq i kam cekur më parë, atëhere do trashet (koagulohet) gjaku”. Pa e kryar mirë spjegimin, një plakë tjetër flet: “jo zojë po të mashtron ky njeri, mjeku ka thënë qe ushqimet e tilla mos mi përdorur!”
    Këte qe e shkrova në këtë postim, ka për qelim qe pjesa dermuese e njerëzimit, nuk është e shkolluar apo emancipuar, të cilëve ju duhet ndihmë e patjetërsuar, nga ekspertët përkatës. Por, ka edhe asi njerëz qe nuk pranojnë edukimin. Andaj, të tillët janë rigjid (kokëfortë-të ngurtë), me një fjalë tjetër popullore mund të thuhet “taksirati i kokës vet!”
    Tenlop 50 (100); përdoret për ulëjën e tensionit. Tennlop 50 përdoret një herë në ditë. Mirëpo, për shkak të kostos si pensionist bleja Tenlop 100 të cilin e ndaj për gjysëm në dy pjesë dhe vetëm gjysmën e përdori në ditë. Kështu më kushton më lirë. Kam pasur peripeci të mëdha më tension sa isha i ri. Jam kujdesur shumë qe ta thyej këtë barierë! Mjeku më ka sugjeruar qe pas bukës në drekë ta përdori këtë ilaq. Unë nuk iu kam përfillur kësajë preference. Por, e përdori para se të bie në gjum, ja pse?
    Gjatë viteve të gjashtëdhjeta nga tensioni pata një sulmë jo të fortë, por e detyrova djalin të më shpie në urgjencë. Mirë kalova. U detyrova të bëjë “kalkulime” hulumtuese rreth kësajë dukurie, mirëpo jo më një seriozitet të përshkallëzuar.
    Një natë në ora një pas gjysëm natës më sulmon tensioni në mënyrë drastike dhe trishtuese për familëje, ndërsa unë asgjë nuk kam kuptuar gjerë sa e kam pa vehtën në shtratin e spitali.
    Nga ky moment, unë këtë ilaq e përdori para se të bie me flejtë, për arësye se sulmet e tensionit jan shum më prezente natën sesa ditën. Përveç efektit të ilaqit, është edhe efekti psikologjik, kur bie më flejt pa kasavet. Shkaqet për mua janë të njohura. Nëse kërkohet do i ceku gjatë postimit, sepse më shumë i takonin shkencës Frojdiane.
    Jashtë kësaj dukuritë qe i kam përjetuar janë: 1. Përjetimi im gjatë tensionit, 2. përjetimi im kur biri im ka ra në komë dhe 3. Përjetimi im gjatë vdekjës së kusheririt tim.
    E para; unë nuk kam hetuar dhimbje apo trazira gjatë fazës së sulmit. Por, sulmi ka qenë aq i bezdisëshem dhe trishtues për familjën time, sa kur jam qetësuar dhe kur i kam hapur sytë, të gjithë kan qajtur më zë e më lotë.
    E dyta; Çuni im gjat garave në Joudo. Pas një furëje përjeton komë për dy minuta. Të gjithë qe ishim rreth tij u sjellëm në akt çmendurie “se si djali po vdes nga një furëje e tillë!” Intervenoi mjeku dhe shokët për rreth, djali volli (kthej) sekret më mgjyrë të verdhë dhe erdh në vete duke i hapur sytë! Në vijim më tregon për kohën e tij në komë dhe më thot: “babi gjatë asaj kohe më është përfytyruar një tren më plot djem dhe vajza të reja të veshur në rroba të bardha të pastërta dhe pikante. Ambienti rreth trenit ishte si një parajsë nga lulishtët. Djemtë dhe vajzat zgjatnin duar duke më thirrur: “Fatmirë eja më neve!” Ajo ishte mrekulli për mua. Në momentin qe jam kthyar në këtë botë ka ndie dhimbje të papërshkruar. Andaj, ja sot po ta rrëfei këtë dukuri.
    E tret; kushëriri im ishte 78 vjeç i mbështetur në gjoksin tim, pritetj qe ta dorëzoi jetën e vet. Unë dhe të tjerët për rreth bezdiseshim, ndërsa ai pa kurrfarë pengese komunikonte më anëtarët e vdekur të familje sonë.
    Krejtë çfarë shkrova për këto raste. Mesazhi im ishte. qe për raste të tilla të jetë kujdesi maksimal, por edhe jo bezdisës qe ndokush të vie gjerë të çmenduria apo pasoja tjera negative të pa para.
    Për ta përfunduar më terapi medikamentoze, kam edhe një dukuri qe do e rrëfei.
    Kam pasur probleme më frymë marrëje. Tre mjek më kanë preferuar të njejtin ilaq të cilin ua kam refuzuar! Kur lexoja udhëzimin e këti ilaqi. nuk më lente përshtypje si një ilaq bindës për largimin e sekretit dhe rregullimin e frymë marrëjës të duhur. Çfarë më ngacmoi nga ky ilaq kur shkruante: “ ky ilaq ka efekte anësore, pikërishtë ndikon negativisht në potencë. Atë e ulë dukshëm apo e zhdukë fare!” Atëherë i thash mjekut: “ eu ky efekt anësor i këtij ilaqi më ka prekur thellë në plagë qe nuk e duroi dot! Andaj, nuk do e përdori dhe nuk e kam përdorur fare, sepse u paraqit ilaqi popullor më efekt shumë më të madh dhe bindës pa efekte anësore. Këtu përfundoi më terapi medikamentoze.

  8. #7

    Për: Edhe unë jam njeri


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •