Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2013
    Postime
    6
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shkollat e rrethit Puke ne vitin 1938

    Sipas emertimeve te Prefektures se Qarkut Shkoder te vitit 1938 rrethi i Pukes kishte 8 shkolla fillore te cilat ishte:

    -Shkolla fillore Qender (Puke) me mesues Hoxha i Pukes
    -Shkolla fillore Kabash (1)
    -Shkolla fillore Qerret
    -Shkolla fillore Mal i Zi
    -Shkolla fillore Iballe (2)
    -Shkolla fillore Qelez
    -Shkolla fillore Dardhe
    -Shkolla fillore Sakat

    Sipas nje shkrimi te Prof.Dr. Njazi Kazazi kemi se: “…Perpjekjet per arsimin dhe hapje te shkollave shqipe ne zonen e Pukes kan qene te hershme. Per keto eshte shkruar ne shtypin shkencore, kryesisht nga studiues pukjane. Ne baze te te dhenave te deritanishme, ne tetor te vitit 1903 u hap e para shkolle shqipe ne kete treve, ne fshatin Iballe me mesues Kole Zezaj , i njohur per veprimtarin e tij te hershme arsimore, si themelues i shkolles se pare shqipe ne Dajē me 1901. Kola me origjine nga nje lagje e vogel e Pukes, Zezaj…”
    Po ne kete shkrim te Prof.Dr.Njazi Kazazi kemi se:
    “Ne vitet 1920 Puka si nenprefektur bente pjese ne Prefekturen e Shkodres. Ne botimet e kohes (1920) paraqiten keto te dhena:
    -Prefektura Shkoder ka 84 shkolla gjithsej me 3567 numer nxenesish.
    -Nenprefektura e Pukes 5 shkolla fillore me 150 numer nxenesish.”

    Sqarim: Shkolle e mesme e Pukes apo Gjimnazi i Pukes eshte hapur fillimisht tek shkolla 9-vjecare “Migjeni” Puke ne vitin 1963, per te kaluar tek godina aktuale ne vitin 1979.
    1. Per me shume kliko ketu: http://gezimkopani.com/2019/07/09/mejtepi-i-kabashit/
    2. Shkolla e fshatit Iballe eshte nder shkollat e para te hapura ne veriun e Shqiperise
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Forumi Pukjan : 03-01-2020 mė 11:21

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •