Emri:  Ismail-Kadare.jpg

Shikime: 1255

Madhësia:  84.4 KB

Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar, është nderuar me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit” në shtetin francez. Këtë lajm e ka bërë me dije, ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila ka thënë se ky vit i parë kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë. Në postimin e Kumbaros mësohet se titulli i lartë i është dhënë Kadaresë nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.
“Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.
Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke lënë pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00. Por me plasjen e fishekzjarreve pati edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy bebet e para, një djalë dhe një vajzë.
Burimi: Dosja.al