Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shen Silvestri i Romės - 31 dhjetor

    Oshėnar Silvestri i Romės.

    Emri:  ShenSilvestriRomes.jpg

Shikime: 1238

Madhėsia:  29.3 KB

    Ati ynė i lumur Silvestri vinte nga njė familje e devotshme e Romės dhe qė fėmijė tregoi zell tė zjarrtė pėr mbrojtjen dhe pėrhapjen e besimit. Gjatė persekutimit, praktikoi me kurajė mikpritjen pėr rrėfyesit e besės, qė ishin dėbuar nga autoritetet, nė veēanti martirin e shenjtė Timoteu i Antiokisė, tė cilin e varrosi fshehurazi, pasi e ekzekutuan. E kapėn, pastaj u lirua mrekullisht dhe u hirotonis prift nga papa shėn Miltiadhi dhe, pas vdekjes sė kėtij tė fundit (314), u detyrua tė pranonte tė kryente funksionin e tij nga besimtarėt, tė cilėt e ēmonin pėr virtytet dhe dashurinė. Silvestri u bė imitues i denjė i apostull Pavlit me anė tė kujdesit baritor pėr grigjėn e tij shpirtėrore dhe me anė tė zellit pėr dogmat e shenjta. Ai organizoi me kujdes shėrbimin pėr tė varfrit, rregulloi zakonet e Kishės, nė mėnyrė qė t’i diferenconte nga ato tė paganėve dhe shkėlqeu me shumė mrekulli.

    Kur Konstandini i Madh, me fuqinė e Kryqit tė ēmuar, mposhti Maksentin, hyri nė Romė dhe nxori shumė dekrete nė favor tė Krishterimit; shėn Silvestri mundi tė dilte nga veprimtaria e tij e fshehtė dhe nisi tė mėsonte turmat pėr misteret e besės. Tė shumtė ishin ata qė u pagėzuan. Sa pėr perandorin, ai u katekizua nga shenjti dhe preferoi tė pagėzohej nė Jordan, nė vendin ku u pagėzua Shpėtimtari. Me kėshillat e shėn Silvestrit, Konstandini ndėrtoi nė Romė shtatė bazilika tė mėdha, pėr tė celebruar denjėsisht dhe pa pengesa tė kremtet e Zotit dhe tė martirėve tė shenjtė.

    Vetėm djalli, armiku i gjinisė njerėzore, kėrcėllinte dhėmbėt dhe mendonte pėr hakmarrje. I sugjeroi nėnės sė perandorit, shėn Elenės, e cila atėherė ishte ende pasuese e judaizmit, tė organizonte ballafaqim tė madh publik tė 12 skribėve mė tė ditur, drejtuar nga njėfarė Zambre, i cili qe magjistar, dhe 12 episkopėve tė krishterė, nėn drejtimin e Silvestrit. Gjithė kundėrshtimeve tė judenjve, i lumuri u rezistoi, nė mėnyrė tė padiskutueshme, nėpėrmjet fjalėve tė profetėve, se tėrė ngjarjet e Dhiatės sė Vjetėr dhe tėrė premtimet e Perėndisė e gjejnė plotėsinė e realizimit tė tyre nė Personin e Krishtit Shpėtimtar.

    Pasi u tregoi se pohimi i tre Personave: Atė, Bir dhe Shpirt i Shenjtė, nuk kundėrshton, por pėrforcon mė shumė unitetin e njė Perėndie nė natyrėn e Tij, ai iu pėrgjigj pyetjeve rreth Mishėrimit me ndihmėn e shembujve. Duke marrė nė dorė njė mantel tė purpurt tė perandorit, tha: “Ashtu si ndodh qė ky stof pritet dhe punohet, ngjyroset me tė purpurt, pritet e qepet qė tė shėrbejė si stoli dhe emblemė e dinjitetit perandorak, ndėrkohė qė perandori nuk pėson asgjė, kėshtu duhej qė dhe mishi i Krishtit, qė u mbajt prej Tij, t’i nėnshtrohej sprovės, por pa pėsuar gjė Hyjnia e Tij, me qėllim qė njeriu i tėrė, shpirt e trup, tė bėhet stoli e denjė e Lavdisė sė Perėndisė.”

    Njė kundėrshtimi tjetėr pėr vdekjen e Krishtit, ai iu pėrgjigj: “Sepse njeriu ishte bėrė i burgosur i vdekjes nga shkelja, dhe Perėndia nuk dėrgoi ndonjė engjėll, por vetė Birin e Tij, pėr t’ia lėnė si peng vdekjes. Por, kur u zbulua se ky peng ishte i paprishshėm, pasi ishte vetė Perėndia i mishėruar, ajo (vdekja) e hodhi poshtė bashkė me Tė dhe mbarė natyrėn njerėzore, e bindur pėr pafuqinė e vet. Kėshtu me Krishtin njeri, njeriu i rėnė jo vetėm qė u ēlirua nga vdekja, por fitoi qiellin dhe banimin me Perėndinė”. Atėherė skribėt judenj mbetėn pa fjalė para kėtyre argumenteve.

    Por, duke dashur tė tregonte me gjithė kėto fuqinė e Perėndisė sė tij, Zambreja tha diēka magjike nė veshin e njė demi tė egėr, i cili ra i vdekur me njė goditje dhe e detyroi Silvestrin tė shtonte: “Perėndia im nuk jep vdekje, por jetėn dhe ngjalljen” dhe, duke ngritur duart drejt qiellit, e ngjalli kafshėn dhe e zbuti. Perandori dhe turma pėrgėzuan shenjtin, duke britur, dhe shumė prej tyre vendosėn tė pagėzoheshin. Shėn Silvestri vazhdoi tė punonte pėr lavdinė e Kishės dhe pėr mbrojtjen e dogmave tė shenjta. Fjeti nė paqe mė 31 dhjetor 335.

    KOASH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-01-2020 mė 07:52

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •