Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Grimca Urtie

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    121
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 6 postime

    Lightbulb Grimca Urtie

    MYSAFIRI I GJYKATĖSIT

    Njė njeri erdhi mysafir nė shtėpinė e Imam ‘Aliut. Ai ndejti mik pėr disa ditė, edhe pse i
    paftuar, duke ndrydhur diēka nė gjoks tė cilėn s’kish mundur ta zbulonte qė nė fillim.
    Nė tė vėrtetė, ky njeri kishte njė mosmarrėveshje me dikė tjetėr, dhe po priste qė ai
    person tė vinte nė praninė e Imam ‘Aliut, qė tė mund tė vepronte kundėr tij. Mė nė fund,
    ai e zbuloi ēėshtjen dhe e ngriti padinė.
    Imam ‘Aliu e pyeti: “Atėherė, hėpėrhė, ti je paditėsi, apo jo?”
    Njeriu iu pėrgjigj: “Po, o Prijėsi i Besimtarėve.”
    Imami i tha: “Kėrkoj ndjesė. Qė sot, unė nuk mund tė tė ofroj mikpritje si mysafir nė
    shtėpinė time. Sepse i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė: “Kur para gjykatėsit paraqitet njė
    padi, ai nuk ka tė drejtė ta ftojė njėrėn palė, pėrderisa tė mos jetė e pranishme edhe
    tjetra.”

    (Marrė nga libri “Tregimet e tė Virtytshmėve” i Profesorit martir Murteza Mutahhari;
    cituar nga el-Vasa’il, vėll. III, fq 395)

    GAZALIU DHE KUSARĖT

    Gazaliu, dijetari i shquar islam, ishte me origjinė nga Tusi, njė qytezė pranė Meshhedit
    tė Iranit. Asokohe (rreth shek. V Hixhri), Nisaburi ishte qendra dhe kryeqyteti i zonės
    dhe shquhej si qendėr akademike e dijes. Studentėt qė kėrkonin dije udhėtonin nė
    Nisabur. Edhe Gazaliu mbėrriti atje.
    Ai i vazhdoi me zell studimet e tij dhe fitoi njohuri nga profesorėt dhe dijetarėt e shquar,
    pėr shumė vjet. Pėr tė mos harruar asnjė ēėshtje tė diturisė, e as pėr tė mos i humbur
    frytet e vjelura nga duart e tij, ai mbante gjithmonė shėnime nga leksionet dhe i bėnte
    fletore. Ai i ruajti kėto shėnime - qė ishin rezultatet e punės sė tij tė pėrkushtuar ndėr
    vite - po aq sa edhe jetėn e tij.
    Vite mė vonė, pasi kishte kryer studimet, ai vendosi tė kthehej nė vendlindje. Pasi i
    mblodhi tė gjitha fletoret dhe i lidhi ato, ai u nis me njė karvan pėr nė shtėpi. Papritur,
    karvani u ndesh me njė bandė hajdutėsh dhe kusarėsh. Ata e ndaluan karvanin dhe
    plaēkitėn ēdogjė qė mundėn tė gjenin nė tė. Mė nė fund, i erdhi rradha Gazaliut dhe
    plaēkės sė tij.
    Teksa po vinin dorė mbi togun e fletoreve tė tija, Gazaliu filloi tė qahej e tė pėrgjėrohej
    duke thėnė: “Merrini tė gjitha qė kam, por ju lutem ma lini kėtė tog!”
    Grabitėsit menduan se nė togun e lidhur mesiguri duhet tė kishte gjėra shumė tė
    ēmueshme dhe tė vyera. Ata e zgjidhėn, por s’panė gjė tjetėr veē disa letrave tė
    shkruara. Ata e pyetėn: “Ē’janė kėto dhe pėrse duhen?” Gazaliu u tha: “Ēfarėdo qė tė
    jenė, pėr ju s’kanė asnjė dobi, por pėr mua kanė vlerė tė madhe.”
    Kusarėt e pyetėn: “Po ē’tė duhen ty ato?” Gazaliu u pėrgjigj: “Kėto janė frytet e punės
    sime tė lodhshme gjatė shumė vjet studimesh. Nėse m’i merrni, dituria ime do tė
    zhduket dhe tė gjitha vitet e pėrpjekjeve tė mia nė rrugėn e dijes, do tė shkojnė kot.”
    Plaēkitėsit ia kthyen: “Domethėnė, dija jote ndodhet nė kėto letra, apo jo?”
    Po, - tha Gazaliu. Kusarėt atėherė i thanė: “Dija qė ndodhet nė njė trastė e qė mund tė
    vidhet lehtė, nuk ėshtė dije. Shko e mendohu mirė pėr veten tėnde.”

    Kjo vėrejtje e thjeshtė dhe e zakonshme e shkundi thellė nė shpirt e nė mendje Gazaliun.
    Ai e kuptoi se gjer nė atė ditė kishte qenė si njė papagall, qė hidhte nė letėr gjithēka qė
    dėgjonte nga profesorėt.
    Qė nga ajo ditė, ai mendoi tė bėnte ē’ishte e mundur pėr ta stėrvitur mendjen me anė tė
    thellimit, soditjes, hulumtimit, dhe regjistrimit tė lėndėve tė dobishme nė kokė.
    Gazaliu shpesh pohonte: “Kėshilla mė e mirė qė u bė praktika e jetės time intelektuale
    ishte ajo qė dėgjova nga njė kusar karvanesh.”
    (Marrė nga libri “Tregimet e tė Virtytshmėve”)

    ALEKSANDRI DHE DIOGJENI

    Aleksandri i madh, mbreti i Maqedonisė, ishte zgjedhur kryekomandant i Greqisė pėr tė
    udhėhequr ushtrinė kundėr Iranit; njerėz nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė kishin ardhur
    ta pėrgėzonin. Por Diogjeni, mė i menēuri i Greqisė, i cili jetonte nė Korinth, s’i kushtoi
    as vėmendjen mė tė vogėl atij. Aleksandri shkoi personalisht ta takonte. I njohur si njė
    nga burrat e urtė, slogani i tė cilit ishte: Vetėpėrmbajtje, zemėrgjerėsi, pavarėsi dhe
    maturi nė jetė, Diogjeni ishte shtrirė pėrtokė nėn ndriēimin e diellit tė asaj dite tė
    kthjellėt. Duke parė se njė numėr njerėzish po vinin drejt tij, ai u ngrit pak dhe ia nguli
    sytė Aleksandrit, i cili po afrohej me mburrje. Ai iu duk si njė person i zakonshėm qė po
    vinte ta takonte duke respektuar motot e parimeve tė shpirtmadhėsisė dhe lirisė.
    Aleksandri e pėrshėndeti, dhe e pyeti nėse kishte ndonjė kėrkesė.
    Diogjeni u pėrgjigj: “Dua vetėm njė gjė prej teje: Po shijoja ndriēimin e diellit dhe ti
    erdhe e mė pengove, ndaj lėviz pak mėnjanė, tė lutem!”
    Kėto fjalė tingėlluan si tė vogla dhe tė parėndėsishme nė sytė e shoqėruesve tė
    Aleksandrit. Ata menduan se sa i trashė ishte treguar ai duke mos pėrfituar nga njė
    mundėsi kaq e madhe. Por Aleksandri, i cili u ndje i mospėrfillur pėrpara madhėshtisė
    sė sjelljes dhe lartėsisė sė dinjitetit tė Diogjenit, ra nė mendime. Pasi e pėrshkoi rrugėn e
    tij kokulur, ai u tha shoqėruesve tė tij tė cilėt po e tallnin filosofin: “Nė tė vėrtetė, po tė
    mos isha Aleksandėr, do tė doja tė isha Diogjen.”
    (Marrė nga libri “Tregimet e tė Virtytshmėve”; cit. nga George Sarton, History of
    Science, fq 525)

    KĖSHILLA E VYER

    Imam ‘Ali ibn Husein Zejn ul-‘Abidinit iu kėrkua nga i biri, Muhammed el-Bakir, t’i
    jepte njė kėshillė. Imami i tha:

    - “O bir, mos u shoqėro, mos fol, e as mos rri me pesė lloje njerėzish.”
    - “Cilėt janė ata, o baba?” pyeti i biri, dhe Imami u pėrgjigj:

    “Kujdes nga shoqėria e gėnjeshtarit, sepse ai ėshtė si mirazhi: tė largon atė qė ėshtė
    pranė, dhe tė afron atė qė ėshtė larg. Kujdes nga shoqėria e mėkatarit, sepse ai do tė tė
    zhgėnjejė pėr njė kafshatė tė vetme, e madje edhe mė pak. Kujdes nga shoqėria e
    koprracit, sepse ai do tė tė lėrė nė baltė kur t’ia kesh mė shumė nevojėn. Kujdes nga
    shoqėria e budallait: ndonėse synon tė tė bėjė mirė, ai vetėm tė sjell dėm; dhe kujdes
    nga shoqėria e shpėrfillėsit tė farefisnisė, sepse e kam parė tė mallkohet nė Librin e
    Allahut.”

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ArtanMasa pėr postimin:

    Paralog (23-12-2020)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •