O Zot!
O Ti q'e zgjat gjuhėn e mėngjeseve nė t'folurėn e agimit
Ti q'i mbyt copėzat e natės s'errėt nė bėlbėzimin e muzgut t'saj
Ti qė aq bukur i krijove trupat e qiejve
dhe dritėn e diellit pastaj
me shkėlqimin e rrezeve shpėrndave...
O Ti qė udhėzon Vetė drejt Vetes Tėnde!
Ti tepėr i Madh je, krijesave pėr t'u ngjarė
Je sė tepėrmi i Lartėsuar
qė tė ngjashėm tė tė kenė Cilėsitė...
O Ti q'i afrohesh mendimit t'zemrave
dhe nga vėshtrimet gjithė fshehur rri...
Ti, qė pa ardhur akoma
e di atė qė do tė vijė...
O Ti qė mė shtrove nė djepin e mbrojtjes Tėnde
e nė detin e tė mirave mė zgjove,
qė falur m'i ke...
Ti, qė nga kthetrat e tė ligės
me dorėn Tėnde mė mbrove
e me fuqinė...
Zoti im!
Bekoje Udhėzuesin drejt Teje nė ato net errėsire!
Atė, qė n'ėr shtigjet e tua, mė fisnikun e litarėve mban
dhe qė shkruar e ka lavdinė nė majė tė lartėsive...
Atė, pra, bekoje
qė kėmbėt s'i rrėshqitėn as nė kohė t'vėshtira
dhe pasardhėsit e tij
tė virtytshmit
tė zgjedhurit
tė dėlirė...
O Zot! M'i hap dyert e mėngjesit me ēelėsa bekimi e begatie!
Mė mbath me udhėzimin mė tė mirė
dhe mbill njė burim pėrulėsie
nė pusin e zemrės sime!
Zoti im!
Bėj lot tė rrjedhin pėr madhėshtinė Tėnde
nga cep i syve t'mi
e mė qorto pėr pakujdesinė
me frerėt e lutjeve tė pėrulura!
Zoti im! Nė s'do ma falė shpėtimin mėshira Jote
kush tjetėr mund t'mė udhėzojė drej Teje nė njė udhė tė qartė?
E nėse durimi Yt, nė duart e shpresės mė lė dhe tė dėshirave
kush do m'i mbrojė hapat nga huti e lakmisė?
Dhe po t'mė lėsh tė pandihmė pėrballė shpirtit tim e djallit
i mbetur nė tokė t'mjerimit e tė humbjes
do tė jem...
Zoti im! A s'mė sheh si vij drejt Teje
me shpresėn qė m'ke falur nė gji?
A s'mė sheh pas litarit Tėnd tek kapem
tash qė m'kanė ndarė mėkatet
nga shtėpi e bashkimit?
Sa e ligė qė ish' bisha,
ku plot lakmi ngau shpirti im
e ku nė hamendje e nė dėshira u humb krejt...
E mallkuar qoftė
qė s'iu bind Zotit tė saj!
O Zot! Nė dyert e mėshirės Sate me dorėn e shpresės sime trokita!
Unė drejt Teje ika, qė t'gjeja strehė prej lakmisė
dhe fort i lidha gishtat e dashurisė sime
pas litarit Tėnd...
Mė fal, o Zoti im, pėr gabimet qė kam bėrė
e pėr mėkatet!
Mė ndihmo qė tė mos e heq nga vetja gunėn e drojes sime!
Sepse Ti je Zoti im,
Ti je Mbrojtėsi,
Ti Pėrkrahja ime
dhe ti je Shpresa.
Ti je fundi i kėrkesave tė mia dhe Ti je dėshira ime nė amshim...
Zoti im!
A do ta pėrzije vallė njė tė mjerė
qė nga mėkatet po ik dhe pranė Teje kėrkon strehim?
A thua do ta dėshpėroje atė, qė me vrap vjen nė pragun Tėnd
udhėzimin pėr tė gjetur?
A do ta pėrzije njė tė etur
qė me ngut i avitet lumit Tėnd
etjen ta shuajė?
Kurrė!
Se tė mbushur janė lumejtė e tu edhe nė kohė thatėsie
dhe dyert e Tua gjithnjė tė hapura
pėr t'kėrkuar e pėr tė hyrė...
Sepse Ti je qėllimi i lutjeve
dhe Ti
caku i shpresės...
Im Zot! Ja ku janė frerėt e shpirtit tim,
qė nė krahėt e vullnetit Tėnd po i var...
Ja ku i kam mėkatet,
qė me faljen Tėnde i pastrova
dhe me mėshirėn...
Dhe ja ku ėshtė lakmia ime,
qė po e lė nė dorė tė mirėsisė Sate...
Zoti im!
Bėje kėtė mėngjes tė zbresė mbi mua
me bukuritė e udhėzimit
dhe me mbrojtje nė fenė time e nė kėtė botė...
Bėje mbrėmjen time njė mburrojė kundėr kurthit tė armiqve
dhe njė mbrojtje nga goditjet e lakmisė...
Vėrtet Ti je i fuqishėm pėr gjithēka...
Ti ia fal sundimin atij qė do
dhe cilit do ia merr nga duart...
Ti lartėson atė qė do
dhe kė tė duash e bėn tė ulėt...
Nė duart e Tua janė tė mirat
dhe ti je i fuqishėm pėr gjithēka...
Ti e fut natėn brenda ditės
dhe ditėn e fut nė natė...
Ti e nxjerr tė gjallin nga e vdekura
dhe tė vdekurėn nga i gjalli
dhe atė qė do
e bekon pa kufi...
Zoti im! S'ka zot tjetėr veē Teje!
Ty tė takon lavdia dhe Ty tė gjitha lėvdatat...
Kush i ka ditur cilėsitė e tua e tė mos ketė patur droje?
Dhe cili ka ditur se kush je e tė mos mahnitet?
Ti, me fuqinė Tėnde, i ke bashkuar kundėrshtitė,
me butėsinė Tėnde e ke ndarė mėngjesin
dhe me bujarinė e ke ndrirė terrin e natės...
Ti nxjerr nga shkėmbinjtė
uj'n e ėmbėl e t'kripur
dhe e bėn tė rrjedhė...
Dhe Ti
pa u lodhur fare
shira t'fuqishėm ke zbritur nga retė.
Diellin e hėnėn
i ke bėrė dritė tė jenė
pėr krijesat...
O Ti qė je i vetėm nė Fuqinė Tėnde dhe i vetėm nė tė qenė!
Ti q'i nėnshtron robėrit me shkatėrrimin e me vdekjen!
Bekoje Muhammedin dhe familjen e tij!
Pėrgjigjju thirrjes sime
ma dėgjo lutjen
e m'i plotėso me mirėsinė Tėnde
shpresat dhe dėshirat...
O mė i miri i atyre qė thirren pėr t'i hequr dhimbjet!
Ti qė je shpresa nė vėshtirėsi e nė lehtėsim...
Ty t'i kam shprehur nevojat e mia.
Andaj mos mė largo nga dhuntitė
e nė dėshpėrim mos mė lėr, o Bujar!
Pėr hir tė mėshirės Sate, o mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!
I bekuar qoftė Muhammedi, mė i miri i krijesave t'Zotit
dhe e bekuar qoftė familja e tij!
Pastaj duke qenė nė sexhde, thuhet:
Zoti im!
Zemrėn tė mbėshtjellė e kam e shpirtin tė njollosur
mendjen tė humbur e lakminė fitimtare
bindjen e kam tė paktė e plot kam mosbindje
dhe ja tek i pranon mėkatet kjo gjuha ime...
Ē'tė bėj tani o Njohės i tė fshehtės?
Ē'tė bėj o Falės i mėkateve?
Ti
mbulues i gabimeve
ti Falės!
Pėr hir tė Muhammedit m'i fal mėkatet
e pėr hir tė familjes sė tij!
Pėr hir tė mėshirės Sate
o mė i Mėshirshmi i mėshiruesve...
Imam Ali
Krijoni Kontakt