Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    121

    Lightbulb Lutja e muajit Sha`ban

    Lutja nė vijim, ėshtė njė lutje e recituar nga Imam Aliu dhe nga tė gjithė Imamėt e Ehl-i Bejtit (paqja qoftė mbi ta) gjatė muajit tė shenjtė Sha`ban:


    Me emrin e Zotit, Bamirės dhe Mėshirues!


    Zoti im! Bekoje Muhammedin dhe familjen e tij tė dėlirė! Pėrgjigjju lutjes sime kur tė tė lutem, mė dėgjo kur tė thėrras dhe mė shih kur tė pėrgjėrohem me nėnshtrim! Drejt Teje u ktheva i nėnshtruar dhe po qėndroj nė praninė Tėnde, shpresėplot pėr shpėrblimin qė ke pranė.


    Ti e di atė qė fsheh pėrbrenda, Ti m`i njeh nevojat dhe vetėm Ti e sheh tė fshehtėn e zemrės sime. S`ėshtė e fshehur prej Teje e ardhmja ime, as fjala qė kam pėr t`thėnė. S`tė rri fshehur Ty as nevoja qė kam pėr tė ta shprehur dhe as shpresa ime pėr tė nesėrmen.
    Zoti im! Do t`mė gjejė domosdo vullneti Yt dhe urdhri qė ke dhėnė pėr mua. Gjithnjė i vlefshėm do tė jetė nė kėt` trup e shpirt timin, gjersa tė vdes. Sepse nė duart e Tua ėshtė pėrsosmėria ime ose mangėsia. Nė duart e tua janė fitimet dhe humbjet e mia. Nė duart e Tua e tė askujt tjetėr!


    Zoti im! Kush mund t`mė falė begati po s`mė fale Ti? Dhe po t`mė lėsh tė vetėm e tė pandihmė, kush vallė mund t`mė ndihmojė?
    Unė tek Ti strehohem nga mllefi dhe nga dėnimi Yt. Dhe ndonse s`e meritoj mėshirėn, Ty tė shkon pėr shtati tė mė falėsh e t`mė mėshirosh.


    Zoti im! Mė vjen sikur jam nė Ditė tė Gjykimit dhe qėndroj i vetėm para Teje, nėn hijen e besimit tim. Dhe Ti e ke bėrė atė q`i shkon pėr shtati Madhėrisė Tėnde dhe mėkatet m`i ke mbuluar...


    Zoti im! Po tė mė falėsh, vėrtet s`ka kush tė mė falė veē Teje. Por nėse nė ēast tė vdekjes, veprat e mia s`mė kanė afruar tek Ti, atėherė ja ku i pranoj mėkatet q`i kam kryer. Po i pranoj o Zoti im! Bėje kėtė njė mjet pėr tė tė ardhur mė pranė!


    Unė vėrtet i bėra dėm vetvetes. Dėshirat e mia i ndoqa dhe nga tė mallkuarit do tė jem po t`mos mė falėsh.


    Por Ti kurrė s`i ndėrpreve tė mirat e Tua. Mos m`i ndėrprit as nė atė rrugėtim qė nis me vdekjen! A mund vallė tė humb shpresė nga mirėsia Jote pas vdekjes, kur veē tė mira mė ke falur pėr njė jetė tė tėrė?


    O Zoti im! M`i rregullo punėt dhe fale me mėshirėn Tėnde kėtė mėkatar tė fundosur nė baltėn e padijes! Ti m`i mbulove mėkatet nė kėtė jetė. Mos m`i zbulo nė amshim! Ti mė nderove qė s`mi zbulove mėkatet para tė virtytshmive. Mos mė turpėro nė Ditė tė Gjykimit para gjithė njerėzisė!


    Zoti im! Mėshira Jote m`i ka bėrė tė shumta dėshirat dhe e di mirė se falja Jote ėshtė mė e madhe se virtytet e mia. Atė ditė kur tė gjykosh ndėrmjet robėrve tė Tu, mė fal lumturi e mė lejo tė tė takoj!


    Zoti im! Pėrgjėrimi im para Teje, ėshtė pėrgjėrimi i atij qė s`ka tjetėr shpėtim veē faljes Tėnde. O mė i Lartėsuari i atyre q`i pranojnė pėrgjėrimet! Dėgjoje pėrgjėrimin tim!


    Zoti im! Mos ma kthe prapa kėrkesėn, mos i nxirr tė kota dėshirat e mia dhe mos mė lėr tė pashpresė nga mirėsia Jote! Po tė doje t`mė nėnēmosh, s`do t`mė falje udhėzim. Po tė doje tė turpėrohem, kurrė s`do m`kishe shpėtuar...


    Zoti im! Ti s`ke pėr t`ma lėnė tė paplotėsuar nevojėn, pėr tė cilėn kam njė jetė qė tė lutem. Ty tė takojnė lėvdatat, gjithnjė dhe pėrjetėsisht. Ty tė takojnė lėvdatat dhe gjithė mė tepėr rriten, ashtu si do Ti.


    Zoti im! Po t`mė dėnosh pėr gabimet e mia, do tė kapem fort pas mėshirės Sate. Dhe po t`mė largosh pėr mėkatet qė kam bėrė, pas faljes Tėnde do t`i lidh duart. E nė zjarr po t`mė hedhėsh, do t`u klith njerėzve t`zjarrit se vetėm Ty tė dua.


    Zoti im! Si tė ik nga prania Jote i dėbuar dhe i mjerė, kur kaq shumė shpresoj tė kthehem i shpėtuar dhe i falur me mirėsinė Tėnde?


    Zoti im! Nė fėlliqėsinė e padijes mė iku rinia dhe nė dehjen e largėsisė prej Teje. S`u zgjova dot nga gjumi i padijes, atėherė kur krenohesha me begatinė dhe po ecja dalngadalė drejt dėnimit Tėnd.


    Por unė rob` i Yt jam dhe fėmija i njė robi Tėndit. Tani po qėndroj pėrpara Teje dhe me mirėsinė Tėnde kėrkoj tė tė afrohem.


    Zoti im! Po qėndroj pėrpara Teje, duke ikur nga mėkatet qė i kreva pa turp dhe falje duke t`kėrkuar. Dhe vėrtet madhėshtisė Tėnde i takon falja...


    Zoti im! S`kisha fuqi pėr t`i shpėtuar mosbindjes, para se t`mė zgjoje me dashurinė Tėnde. Dhe kur mė ndriu dashuria Jote nė zemėr, i tillė u bėra si mė ke kėrkuar tė jem. Tani Ty tė falėnderohem qė mė mbulove me begatinė Tėnde dhe me tė mira. Ty tė falėnderohem qė mė pastrove nga njollat e mosnjohjes Tėnde.


    Zoti im! O i Afėrt qė s`je larg tė humburve! O Bujar qė u fal atyre qė presin prej Tij! Mė shih si njė njeri qė i ėshtė pėrgjigjur thirrjes Tėnde dhe qė tė ėshtė bindur kur e ke ndihmuar nė tė mira!


    O Zot! Mė fal njė zemėr qė kthehet me mall drej Teje! Mė fal njė gjuhė, drejtėsia e tė cilės drejt Teje lartėsohet! E mė fal njė vėshtrim, vlera e tė cilit ėshtė njė mjet pėr t`tu avitur gjithė mė pranė.
    Zoti im! Ai qė tė njeh, s`mbetet i panjohur. Ai qė tek Ti strehohet, s`gjen dėshpėrim dhe atij drejt tė cilit kthehesh, kurrė s`bėhet rob i tjetėrkujt.


    Zoti im! I ndritur ėshtė ai q`i kthehet rrugės Tėnde dhe i mbrojtur ai qė pranė Teje gjen strehim. O Mbrojtėsi im! Unė tek Ti strehohem. Mos mė lėr tė dėshpėruar nga mėshira Jote dhe mos mė largo nga mirėsitė!


    Zoti im! Mė vendos nė mesin e miqve tė tu, nė pozitėn e atyre qė shpresojnė t’u rritet dashuria Jote.


    Zoti im! Mė frymėzo me njė dashuri tė zjarrtė pėr t’tė pėrmendur, qė tė tė pėrmend Ty dhe me Emrin Tėnd tė Shenjtė e me Pozitėn Tėnde tė lartėsuar tė ngadhnjej.


    Zoti im! Tė pėrgjėrohem tė mė pranosh nė vendin e ndarė pėr ata qė tė binden Ty e tė mė marrėsh nė vendin e atyre qė e shijojnė kėnaqėsinė Tėnde. Unė nuk mund ta mbroj veten time dhe as ta di atė qė ėshtė e dobishme pėr mua.


    Zoti im! Unė jam robi yt i pafuqishėm e mėkatar dhe njė skllav i penduar i Yti. Andaj mos mė bėj tė jem nga ata, prej tė cilėve e ke kthyer fytyrėn, e tė cilėt pakujdesia i ka larguar nga falja Jote.


    Zoti im! Mė mundėso t’i kėpus tė gjitha lidhjet me gjėrat e tjera dhe tė tė bindem vetėm Ty. Ndriēoi sytė e zemrės sonė me dritėn e tė pamurit Tėnd, aq sa tė kalojnė pėrtej perdeve tė dritės dhe tė arrijnė nė Burimin e Madhėshtisė! Dhe le tė lidhen shpirtrat tanė pas lavdisė sė shenjtėrisė Sate!


    Zoti im! Mė bėj nga ata qė i thėrret e qė tė pėrgjigjen, e nga ata qė mahniten me madhėshtinė Tėnde kurdo qė t’i vėshtrosh. Ti u pėrshpėrit atyre nė fshehtėsi, e ata punojnė hapur pėr Ty. Zoti im! Nuk kam lejuar qė dėshpėrimi im ta tejkalojė mendimin e mirė qė kam pėr Ty. Unė kurrė s’kam humbur shpresė nga mirėsia Jote.


    Nė mė kanė turpėruar mėkatet e mia, mė fal pėr hir tė kėsaj mbėshtetjeje time nė Ty!


    Zoti im! Ndonse mėkatet mė bėnė tė pavlerė pėr mirėsinė Tėnde, besimi im ma kujtoi Mėshirėn qė ke. Ndonse mė pėrgjumi shpėrfillja ime pėr t`tė takuar, mirėsitė e Tua mė zgjuan. O Zot! Teksa dėnimi Yt i ashpėr mė thėrret drejt zjarrit, nė kopshte parajse po mė thėrret shpėrblimi Yt.


    Zoti im! Tė lutem dhe tė pėrgjėrohem... Bekoje Muhammedin dhe familjen e tij dhe mė bėj njė njeri qė tė pėrmend gjithnjė, njė njeri qė s`e thyen besėn, qė s`ėshtė i pakujdesshėm nė tė falėnderuar dhe s`i shpėrfill urdhrat e Tu!


    Zoti im! Mė kaplo me Dritėn e Madhėshtisė Tėnde, qė Ty tė tė njoh dhe tė qėndroj larg gjithēkaje tjetėr!


    Paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi Muhammedin dhe mbi pasardhėsit e tij tė dėlirė!

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ArtanMasa pėr postimin:

    Paralog (23-12-2020)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •