Ėshtė ndarė nga jeta nė moshėn 89 vjeēare Marika Kallamata, aktorja shqiptare qė ka realizuar dhjetėra role nė teatėr e nė kinema.


E mbetur nė kujtesė edhe si gjyshja e pėrrallave, Kallamata do tė mbahet mend pėr rolet e saj nė filmat “Nxėnėsit e klasės sime”, “Kur xhirohej njė film”, “Fillim i vėshtirė”, etj.

Homazhet pėr “Artisten e Merituar” do tė mbahen nesėr, nė ambientet e “arTurbinės” nė Tiranė, nga ora 11:00-13:00.

Biografia

Marika Kallamata u lind nė Fier mė 17 nėntor 1930.

Aktivitetin artistik e filloi nė Teatrin Popullor, nė vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndėr mė tė suksesshmit janė: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe nė mjaft role episodike ka qenė njė aktore shumė e mirė.

Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetėra aktore tė suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet.

Doli nė pension, nė tetor 1985, por Marika nuk u shkėput nga skena.

Nė vitin 2004 ajo u ngjit me kolegėt e saj nė skenė pas shumė vitesh, nė dramėn “Streha e tė harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role nė filma artistikė.

Ėshtė nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.