Protesta në Tiranë, kundër Minishengit ballkanik
Dec 21, 2019





Nisma “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” po protestojnë përpara hotelit ku do të mbahet sesioni plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic

“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na con turravrap drejt rilindjes” tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.

Në orët e para të mëngjesit u shënua një incident me policinë.
Kalaja tregon se policia nuk ka pranuar që të vendoset një flamur të madh dhe nuk i lejon që ata të mbajnë protestën tek busti “Ismail Qemali” përballë hotelit ku do të mbahet samiti.
Gjithashtu Kalaja tregon se u mor forcërisht dhe një vajzë dhe është përplasur në tokë nga policia.
Gjatë protestës pati dhe thirrje: "Vuçiç kriminel”