Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Shiu i madh që shkaktoi përmbytje paralizoi kryeqytetin libanez

    Një stuhi e ndjekur nga reshjet e mëdha të shiut paralizoi pjesët e Bejrutit, kryeqytetin e Libanit, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke bllokuar njerëzit në automjete.

    Shiu filloi të godiste të dielën në mëngjes në të gjithë vendin, por Beiruti dhe periferitë e kryeqytetit u goditën më rëndë.

    Në periferitë jugore, uji arriti në atë nivel që automjetet u zhytën pothuajse plotësisht.
    Tuneli që kalon nën Aeroportin Ndërkombëtar të Rafik Haririt u mbyll për disa orë për shkak të sasisë së madhe të ujit.

    Një foto e pazakontë mund të shihej në atë tunel - një burrë përdori një dërrasë sërf për të kaluar atë pjesë. Në pjesë të tjera të qytetit, banorët përdorën anije.

    Përmbytjet goditën Bejrutin në protesta, të nisura gati dy muaj më parë, kundër elitës politike dhe korrupsionit.

    gjdo vit kur bie shi, rrugët në Liban përmbyten për shkak të ujërave të zeza të papërshtatshme, shenon AP
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 15-12-2019 më 04:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •