Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2012
    Postime
    26
    Postimet nė Bllog
    1

    Ēfare eshte sunneti dhe bidati?

    Autor: Prof. H. Vehbi Sulejman Gavoēi (1)

    Ēfare eshte sunneti dhe bidati? (2)

    Fjala “Bidat” arabisht do te thote ; “nje e shpikun” pa shembulla te kaluara nga feja. Gjeja e shpiukun pa shembull te sakte por bazohet ne pelqimin e fese ose bashkepunon me opinionin e fese. Ajo edhe ne qofte se eshte e shpikun pa shembull te vecante pranohet e quhet Bidat I pranuar e I pelqyter per ndryshe eshte e ndaluar. Po japim disa shembuj:
    1. Vdiq Profeti a.s. dhe u perfundua zbritja e Kur’anit, ketu mendoj Umeri r.a. dhe Ebu Bekri r.a. se mos po pakesohen ato njerez qe e dine Kur’anin permendesh dhe menduan se keshtu ndoshta humbe ndonje gje ose pjese nga Kur’ani dhe menduan qe ta mbledhin Kur’anin ne nje fletore.
    Thirren Zeidin djalin e Thabitit, shkruesin e Kur’anit ne urdher te Profetit a.s. dhe para Tij. Ai porsa degjoj propozimin e tyre tha: Po beni nje gje qe nuk e ka bere Profeti a,s, d.m.th (se po shpikni “Bidat”).
    Ato ju pergjigjen se kjo eshte nje gje e mire dhe mbron Kur’ani nga humbja, dhe Zeidi atehere pranoi dhe mblodh Kur’ani prej nje grupi dijetaresh ku kryetari ishte Zeidi dhe kujdestare per kete pune ishin: Umeri r.a dhe Abdullahi r.a. djali i Mesudit r.a.
    2. Nderroi jete Profeti a.s. pa lene zevendes mbas tij. U mblodhen Sahabet ku vendosen me vu nje njeri ne vend te Profetit a.s. dhe menduan per Ebu Bekrin me sundu dhe me drejtu popullin si drejtu Profeti a.s. Kjo qe nje shpike (bidat), por ishte per ruajtjen e Qeverise dhe popullit qe te jetoje i ruajtur e i bashkuar, pra kjo quhet shpikje (bidat) i mire.
    3. Ne vitin 80 urdheri Halifi Abdul Melik me e nda Kur’anin ne 30 gjuze qe te lexohet per cdo muaj krejt Kur’ani dhe udheroi me dallu disa germ ate caktuara duke I vendosur pika, p.sh. i vuri germes “b” nje pike poshte, germes “t” dy pika lart, dhe i lidhi disa germa te ndara ne shkrimin e Kur’anit. Kjo shpikje (bidat) njihet si shpikje e mire mbasi ndihmon me lexu Kur’anin si i eshte zbrite zemres dhe veshit te Profetit a.s.
    4. Profeti a.s. fali Teravine ne Ramazan per tri dite rresht pa na caktu ne sa rekate eshte fale. Ne naten e katert nuk doli me fale teravin, e te nesermen ju tha sahabeve(shokeve): “Isha zgjuar, por nuk dola me u fal mos po e ben Allahu xh.sh. namazin e teravis detyrim per ju sic eshte detyrim namazi i Jacise.”

    Ne ate kohe sahabet faleshin Teravin grupe-grupe. Ne kohen e Halifit Umer r.a. kjo gje ndryshoi. Umeri r.a. i shikoj te ndare sahabet dhe vendosi ti bashkoj ne nje grup ne Teravi si ne faljet e detyrume, ku vendosi nje prijes (imam) te falet me burrat e nje tjeter tu fal namazin ne drejtim grave, kjo gja u pranua nga sahabet. I bashkoj me u fal 8 rekat te gjata, kur shikoj se po merziten njerezit, atehere e beri namazin e Teravise me 20 rekat me te shkurta. Vazhdoj ky sunet ne kohen e tij e me mbrapa e deri so qe falet Teravije 20 rekat ne Mekke, ashtu ne Mendine e ne te gjitha vendet islame qe falet teravia. Puna e Umerit r.a edhe ne qofte se qe shpikje, ajo quhet sunnet (i pelqyer) mbasi ka lidhme me rregullu faljen, me caktu prijesin (imamin) dhe numrin e rekateve.
    5.Dijetaret mbas Sahabeve kane shkru disa libra per jeten e Profetit a.s. Kan ba disa libra per komentimin e Kur’anit te bekuar, per akaid dhe besim si ka fillu Ebu Hanifja, libra per Fikh ne nje rregull qe s’e ka shpike Ebu Hanifje, dhe eshte pasu deri ne rregull te Hadithit, disa libra qe jane shkruar per gjuhe e lende te tjera, te gjitha keto jane te shpikura, mirepo mbasi kane te bejne me ruajtjen e dijes e fese, me e shut dhe me e perhape, ato quhen shpikje (bidat) te pelqyeshme, mbasi feja na kerkon me mesuar cfare na duhet.
    6. Po ashtu thuhet per libra qe kan sqaru doktrinat fetre te ndryshme jashte islamizmes dhe per librat qe kane shkruar per disa pjese fetare si Havarihte, e ato qe thojne se Zoti xh.sh,m ashte trup etj, mbasi shkruen me e ruajt fene e paster e me pastru ate nga ato njolla qe mundohet dikush me ia vu fese, sip o mundohem sot “Kadjanija” , “Behaija” e disa sekte batinije. Po ashtu autori rendit rastin e shtate e te tete tek nenti thote:
    9. Kur vdiq Profeti a.s. ishin ne kohen e tij vetem 14 njerez qe iu pergjigjeshin pyetjeve te njerezve. Mbasj tij, ne kohen e Sahabeve arriten deri ne 140 e kjo sic thone ulemat e tjere. Mijera besimtare pyetshin keto per ceshtjet e fese qe kane neveoje me dite cfare thote feja. Zoti xh.sh.ka thene ne Kur’anin e bekuar: “Ne qofte se nuk dini, pyetni ato qe dine…” Me vone kur u shkruan librat dhe u caktuan dis njerez te mire ne jeten e tyre e dhane shume per dije dhe mesim ne kohet e tyre dhe ju mblodhen disa njerez si studenta, te cilet moren dijen e mesuesve te tyre, e perhapen, shkruan edhe ato libra , e keshtu u formuan disa shkolla dije te cilat ne Fikh jane kater: 1. Ebu Hanifja (Hanefi), 2. Maliku (Maliki), 3. Shafiu (Shafi), 4.Ahmed , djali i Hanbelit (Hanbeli).
    Prej kohra te vjetra e deri me sot, me shume se 13 shekuj, njihen keto kater Meth’hebe. Ato nuk jane fe as nuk jane pjese fetare, ato jane vellezer ne nje rruge. Kan studiuar, kan degjuar kane marre nga njeri-tjetri ne baze te parimeve te fese dhe e kane perhape dijen e tyre te pelqyeshme. Ne jemi te detyruar me u marr me Meth’heb , ne ketu me Meth’hebin Hanefi se jemi mesuar nga baballaet tne me kete meth’heb dhe dihme se ka fakte te pelqyme per ceshtjet qe permendem. Kjo gje nuk eshte Bidat (shpikje) mbasi vete Kur’ani thote sic e permendem edhe me larte: “Ne qofte se nuk dini, pyetni ato qe din.”

    Disa bidate te ndaluara

    1. I pari Bidat qe ka ndodhe ne jeten islame ishte Bidati I Havarixhve te cilet dolen ne kohen e Halifit Ali r.a. kunder atij deri sa e akuzuan edhe si qafir ate dhe shoket e tij, mandje edhe e luftuan dhe vrane shume njerez pasi nuk ndoqen rrugen e tyre te shtrembet.

    2.Prej atyre bidateve te keqija eshte edhe me dal kunder kater medhe’hebeve. Myslimanet qe prej shekullit te kater e deri me sot jane lidhe me medh’hebet dmth kane adhuru Zotin xh.sh kan zbatua kerkesat e tij ne baze te atyre medh’hebeve qe u mbeshteten Kur’anit e Haditheve dhe fjaleve te medha qofshin sahabe e te tjereve pas tyre. Shume kohe me perpara erdh nje njeri ne mesimin e Ameshit dhe e pyeti per nje gje, ai ia solli studentit te vete Ebu Hanifes pyetjen dhe u pergjigj Ebu Hanifja si duhet, I tha mesuesi: Cfare fakti ke? Dhe Ebu Hanifja i permendi disa hadithe qe kishte degjuar prej tij. Keshtu i tha mesuesi Ebu Hanifes: Nuk kam dite se ti i din e punon keto gjera. Ju qe dini Fikhun jeni si doktoret, na qe dijme Hadithet jena si farmacistet, d.m.th farmacisti ka shume ilace kunder dhimbjes se kokes, por nuk na urdheron doktorin se ndoshta nje ilace eshte me i mire per dhimbje koke, pork y ilace demton zemren. Po permend nje shembull qe ka ndodh ne kohen e Profetit a.s. Ne nje lufte ne kohen e Profetit a.s. u ēa ne koke nje sahib, erdhi nata e fjeten ne fushe, e ba per tu lare. Te nesermen pyeti disa shoke si me i aba? I thane disa guximtare: e ke detyre (boxh) me u la dhe pse je i care ne koke pasi ajeti i Kur’anit thote: Nese jeni per tu lare (pastruar) lahuni. Ai degjoj fjalet e shokeve dhe u la, por ju pezmatu plaga dhe per pasoj vdiq. Kur e mesoi Profeti a.s. kete ngjarje tha: “E mbyten. Pse nuk kan pyetur kur nuk dine. Sherimi i atij qe nuk din eshte pyetja.” (Ebu Davud) Ata e diten ajetin Kur’anor por nuk diten ku perdoret.

    3.Prej bidateve te keqija e demtuese eshte me perbuze e me ofendu te paret duke fol keq per ta. Ky lloj bidati ēvlerson historin fetare dhe dijetaret e fese, dhe sjell percarje ne popull, mbasi ndahen grupe gupe secili akuzon njeri-tjeterin me dije e pa dije me fakte e pa fakte. Mbjell mosbesim ne popull per ato sahib te medhenje “Tabiine” te medhenje te paret e medh’hebeve , shkrimtareve te medhenje ne tem ate ndryshme, ne libra qe kan mbajte fame te “Ulemate” me qindar vite. Eshte gjynah i madh me dale disa njerez qe i cileson Profeti a.s. duke thene: “Disa te rinje mendjelehte, perserisin hadithin e Profetit a.s. pa dije te plote , ato dalin nga feja si del shigjeta kur leshohet nga vendi i vet.” (Buhari)

    Suneti dhe Bidati

    a).Sunet do te thote; gje e pelqyer ose e lavderueshme . Qelloi ne kohe te Profetit a.s. ti vije disa te huaj qe dukeshin nevojtare, me fytyra te zbehta e rroba te grisura. Mbasi arka nuk kishte gje, as edhe vete Profeti a.s. nuk kishte gje u prek dhe u merzit se nuk mundi ti ndihmonte ata. Kur nje sahab e shikoj merzitjen e Profetit a.s. u prek shume dhe shkoj ne shtepin e tij dhe solli disa hurma. Ashtu u ngriten edhe disa te tjere. E mbas pak u mblodhen dy grumbuj para Profetit a.s. ku njeri ishte me rroba e tjetri me ushqime. Kur e shikoj kete , Profeti a.s. u gezua shume dhe tha: “Ai qe hap nje rruge (sunet) te mire, ai e ka shperblimin e vet edhe shperbimin e atyre qe bejne si ky, po ju pakesuar shperblimin e atyre. Po ashtu ai qe hape nje rruge (sunet) te keq ai mban barren e mekatit tevete e barren e atyre qe bejne ate pa ju pakesu barra.” (Buhari) Thote Profeti a.s.: “Ai njeri qe therret nje njeri tjeter per nje te mire ose pune a sjellje, ai ka shperblimin e vet dhe shperbilin e atyre qe e ndjekin, pa ju pakesu gje nga shperblimi atyre te tjereve. Po ashtu ai qe therret (keshillon) ne te keqe, gabim ose humbje, ai e ka shperblimin e vet barren e gjynaheve te tije dhe gjynahet e atyre qe e ndjeken ate po ju mungu atyre barra e gjynaheve.” (Muslim)

    b).Bidati eshte gjeja, fjala ose puna qe shpiket pa shembull te kaluar. Thote Zoti: “Ai eshte krijuesi (shpiksi) i qiejve dhe i tokes pa kurrfare shembulli te meparshem, e kur deshiron dicka, ai vetem thote: Behu, e ne ate moment ajo behet.” (Bekare; 117)

    Thote Profeti a.s.; “Ai qe shpike ne fene tone cfare nuk eshte prej saj , ajo shpikje eshte e refuzuar.” (Muslimi) Ndersa ne nje hadith Profeti a.s. thote: “Me e mira fjale eshte fjale e Allahut xh.sh. dhe me i miri udherrefyes eshte udherrefyesi Profeti a.s. dhe me te keqijat gjera jane gjerat e shpikura dhe cdo shpikje qe nuk perputhet me kerkesat e fese eshte humbje “dalalet”. (Muslim)
    Thote Profeti a.s.; “Ju porosis me ju frigesu Zotit xh.sh. dhe me ken prej te devotshmeve dhe me ju bind sunduesit dhe me mbajt urdherat e tyne, edhe ne qofte se behet i pari i juaj nje qole Abisine, dhe ai qe jeton mbas meje ka me jetu e ka me shiku ngaterresa shume. Pra merruni me sunetin (rrugen) time e ate te Hulefave te mire (drejtueseve te mire)…” (Tirmidhiu)

    Fjala bidat ne gjuhen araba ka kuptinin e nje gjeje te shpikur, fjale ose sjellje, kjo si fjale gjuhet nuk lavderohet as nuk fyhet prandaj eshte perdore prej sahabeve per lavdi, si fjale gjune psh; Profeti a.s. fali teravine me disa sahab tri dite rresht per nje Ramazan, pastaj nuk doli me fal perseri. Te nesermen kur doli per te fal sabahun dhe u tha shokeve: “Vura re se me keni prit mbrem per tju bere imam, por nuk dola se kisha frike se mos u behet teravije obligim.” Shoket vazhduan te falin namazin e Teravive disa mbrapa tjeterit, disa para, totalisht pa rregull. Kur nje nate Halifi Umeri r.a. shikoj gjendje tha: “Do te ishte me mire t’I mbledhim te gjitha mbasj nje imami (prijesi) dhe ashtu u vendos duke i bashkuar ne faljen e Teravive mbas nje imami , e ky ishte Ubejje djali i Kabit , ndersa naten tjeter beri imam Umeri . Kur xhemati e shikuan urtesin e miresisn e bashkimit te teravis i than Umerit; Sa e mire ky bidati (shpikja).” (Shiko Buharin)

    Na tregon Muxhahi qe thote se hyra une me djalin e Zybejrit, Urven ne xhami te Profetit a.s. ku gjetem Abdullahin dhe djalin e Umerit ulur me shpin mbeshtetur (murin) e dhomes se Aishes r.a. (aty ishte edhe varri i Profetit a.s.) kur e shikuam qe disa njerez po faleshin ne xhami namazin e “Duhase” tha Muxhahidi; e pyetem Abdullahin per ate falje, ai na tha qe eshte bidat. (Buhari)
    Sic dihet falja e nemazit te Duhas ne 2, 4, apo 8 rekate eshte sunet beri Profeti a.s. kur hyri ne Mekke fitues. Thote Aise r.a.: “Pejgamberi a.s. e ka fale namazin e Duhas kater rekate e ka shut sa ka dasht.” (Muslim) Pra Abdullahi tregon se nuk a ken fal ne xhami namazi I Duhas, por sahabet e fallen ne xhami e cila vlen me u fale edhe ne fushe, e nuk do te thote se falja ne ate menyre eshte shpikje e ndaluar.
    Disa shpikje te pranuara

    1. Gjeja e shpikun ne fjale transmeton Buhari se nje Sahab ju bente imam shokeve ne xhami te Kubase ne Kohen e Profetit a.s. ku lexonte suren “Ihlas” e meqe lexonte kete vazhdimisht njerezit u merziten pse ky lexon per cdo rekat vetem kete sure? I thane: Pse kendon vetem suren Ihlas e nuk kendon edhe ndonje sure tjeter? Ai tha: Nuk e nderroj kete sure nese doni qe te jem imam. Shoket e dinin se ai ishte i dijshem dhe nuk donin qe ai te lej sherbimin si imam. I shkon lajmi Profetit a.s. i cili thirri imamin dhe me te arritur Profeti a.s. i thote: Pse nuk ben cfare kerkoj shoket, por i kundershton ato? Imami tha: Une e dua shume kete sure (Ihlasin), atehere Profeti a.s. i thote imamit: “Dashuria jote per kete sure do te fut ne xhnnet.” Pra ky sahabi e shpiki kete dhe Profeti a.s. e prani dhe sic dihet ai lloj leximi ne falje nuk eshte sunnet.

    2. Gjeja e shpikur ne lutje; Transmeton Buhari se Ebu Said Hudri r.a. ishe ne nje kavan me disa shoke (sahab). Arriten ne nje fshat, kerkuan prej fshatit pak uje e disa gjera qe ju nevojiteshin atyre si udhetare qe ishin, mirepo fshati rrefuzoi. Ne kete kohe e pickoj akrepi te parin e atij fshati. Ata derguan dike tek keto sahabet (qe kerkuan ndihme) duke u thene: A keni ndonje qe sheron njeriun tone pasi e ka pickuar agrepi? Tha Ebu Saidi: Une jam, por nuk vij per ta sheruar vetem nese na jepni 30 bageti. Ata pranuan dhe Ebu Saidi i lexoj suren: El Fatiha, per shtat here e pastaj iu ndal dhumbja e u sherua. Ai qe lexon Kur’anin tha: Nuk po presim keto bageti derisa te arrim tek Profeti a.s. ku do e pyesim. Kur arriten tek Profeti a.s. dhe i treguan ngjarjen Profeti Muhammed a.s. pyeti: Kush ta tregoi se leximi (Kur’ani) eshte ilaēe? Dhe Ebu Saidi u pergjigj: “Zoti ma vendosi ne mendje.” Profeti a.s.tha: “Mire keni vepru, tani ndani bagetit mesh jush dhe mua me jepni nje hise.” (Muslim)
    3.Te mbledhesh per te permend Allahun xh.sh. Transmeton Musli se doli Muavija ne xhami, ku gjeti nje grumbull njerezish ulur. I pyeti; Cfare jeni shtri ulur? Thane: Jemi ulur per te permend Zotin . Muavija u pergjigjet: Betem ne Allahun xh.sh. se nuk jeni ulur pa ndonje shkak? Thane, per ate shkak jemi ulur. Por qello qe te dal Profeti a.s. pas nje mbledhjeje me disa sahab dhe pyeti: Pse jane mbledh e jane ulur bashke? U pergjigje: Qendrojme ulur bashke per te permend Allahun xh.sh.. Profeti a.s. u thote: Betoheni se jeni ulur vec per kete qe thate? Ata thane: “Betohemi se vec per ate shkak jemi bashku e ulur.” Profeti a.s. tha: “Une kerkova betimin tuaj por me erdhi Xhebraili e me tregoj se Allahu xh.sh. mburret me ju perpara Melekeve.”

    Disa shpikje te refuzuara

    1.Na trasnmeton Buhariu se tha Abdullahu r.a. djali i Abasit: “Ndersa ishte Profeti a.s. duke dhene ligjerate shikoj nje njeri i cili qendronte ne kembe dhe pyete per te. I thane se ai eshte Ebu Israili e eshte betu me qendru ne kembe dhe pse ne dile pa u fut ne hije, e po ashtu mos me fole dhe me agjeru. Ne kete caste thote Profeti a.s.; “Urdheroni ate te flase, te ulet nen hije dhe te plotesoje agjerimin.” Pra Profeti a.s. ndaloi ate sahab me bere ato gjera qe ai ia kishte ven qellim vetes pasi ato veprime nuk perputheshin me islamin.

    2.Transmeton Buhariu se tha Ebu Xhuhajfe: I vellazeri Profeti a.s. Selmanin me Ebid Derda. Nje dite vizitoi Selmani Ebi Derdan ku shikoj gruan e vellaut me rroba jot e rregullta e pyeti: Pse je vesh keshtu? Ajo i tha: Vellai yt Ebu Derda ska nevoje e kerkese per gruan e tij. Ne kete kohe arrin Ebu Derda dhe mbas pak kohe i nxori per te ngrene Selmanit i cili i tha: Ha ti se une jam agjerueshem. Selmani tha: Une nuk ha deri sa te hash edhe ti, dhe greni edhe Ebu Derda. Kur erdhi koha per tu ul ne gjume, Ebu Derda deshiroj te falet dhe i thote Selmanitlej ti derisa sa te kaloj krejt nata, atehere u ngrit Selmani dhe I thote Ebu Derdas; zgjohu e falu tani, dhe u falen bashk. Ne kete kohe Selmani thote; O vella! Zoti ka vendosur kerkesa tek ti, e ti ke kerkesa tek vetja jote, edhe gruaja e jote ka te drejta dhe kerkesa tek ti ,pra jepja seciles nga ato te drejtat dhe kerkesat e tija. Kur e mesoj kete gje Profeti a.s. tha: “Selmani that e verteten.” Pra feja i kerkon njeriut me ken mesatar ne jeten e tij e mos me e humb trupin e familjen per hire te shpirtit. E ndaloi Profeti a.s. besimtarin me e lodh veten ma shume se duhet, dhe ne qofte edhe me Ibadet (lutje) sepse nuk pelqehet.

    3.Transmeton Ibnu Hibbani nga Ibni Ebi Oufa se ky tha: Kur u kthy Muadhi r.a. nga Shami kur ishte i Romakeve bani Sexhde perpara Profetit a.s. E Pyeti Profeti a.s. cfare eshte ky veprim? Muadhi tha: O i derguari i Zotit une erdha nga Shami ku shikova se njerezit benin sexhde priftave te tyre, prandaj deshta me ba si ato. Profeti a.s. tha: Mos ben ashtu, se Une nuk urdheroj me i ba sexhde ndokujt nese do kisha urdheruar ndokend per te ba sexhde do ta kisha urdheruar gruan qe ti bej sexhde burrit te saj… Pra sexhdja nuk i behet kuj tjeter pervecse Allahut xh.sh.

    4.Transmeton Buhariu e te tjere se Beshiri i dha djalit te vete Numan nje dhurate dhe femijeve te tjere jo. Gruaja i thote: Nuk me pelqen sellja jote, shko e pyete Profetin a.s. A ben qe baba me vecu nje femije nga te tjeret? Burri shkoi tek Profeti a.s. dhe i tregoi. Profeti a.s. e pyet: A nuk deshiron ti qe femijet e tu me pas te njejten sjellje e bindje ndaj teje?Po tha ai., Atehere tha Profeti a.s. “Mos i dallo femijet tuaj me dicka nga vellezerit e motrat e tyre.”

    5.Transmeton Muslimi nga Ibni Abasi se Profeti a.s. shikoi nje njeri qe kishte nje unaze ari ne gisht. Profeti a.s. i zgjati doren dhe i hoqi unazen duke ia hedh larg dhe i thote: “Si merr nje njeri prej jush gacen e zjarrit e vendos ne gishtin e tij. Kaloi Profeti a.s. dhe tha dikush atij sahabi, mere unazen e perfito nga ajo. Tha: Jo, nuk e marr kurre mbasi e hodhi Profeti a.s.” Pra gjeja qe eshte kunder kerkesave te fese nuk duhet vepru.

    Me pas autori permend disa Shpikje (Bidate) te pelqyera ne kohe te sahabeve. Per te vijuar me “Keto Shpikje nuk jane humbje” duke sjell Transmetimin e Tirmidhiut e te tjere nga Safije gruaja e Profetit a.s. se: “Hyri Profeti a.s. ku isha ne ibadet, dhe shikoj 4000 guraleve me te cilet permendja Allahun xh.sh. Me pyeti: E ke permend Allahun xh.sh. me te gjitha ato guralece?A te mesoj disa fjale ma te mira se ato q eke permend?Tha ajo: I thash me meso. Me tha: Thuaj SubhanaAllah, e sa jane krijesat e Tij kjo gje peshon sa peshon Arshi i Tij dhe pasha e fjaleve te Tija.
    Transmeton djali Ahmed djalit te Hambelit se Sahabja Ebu Hurejre ka pas nje pet e gjate me 12000 nyja, nuk flente pa e permend Allahu xh.sh. aq here sa nyje kishte gjatesia e perit.

    Bidati ma i rrezikshem

    Ne nuk flasim per Zotin xh.sh. vec cfare n aka mesu vet, ose Profeti i Tij a.s. Nuk japim emra as cilesime nga mendja e jone. Zoti xh.sh ka thene: “Nuk eshte kush si Zoti xh.sh. dhe ai eshte degjuesi dhe shikuesi.” Pra eshte bidat me thane psh se Zoti xh.sh. ka vend se ai I ka kriju te gjitha vendet eshte Bidat i madh me thene se eshte ne qiellin e vet, ose permbi qiell, mbasi Ai i ka krijuar qiejet, atehere ku ka qene perpara? Eshte bidat me i caktu Zotot ane, sepse ajo ane cilado qe te jete , eshte e krijuar nga Zoti xh.sh e Zoti thote: “Nuk i ngjan kujt”. Le te ruhemi e most e futemi ne keto gabime e Bidate ne te cilat skan hyre as te paret ne kohen e Profetit a.s. , as sahabet as te paret e kater Medh’hebeve.

    Me pas autori permend: “Pika te arta per udhezimin e njerezve.” Fq.40 per te vijuar me “Guxim” duke permend disa raste edhe nga Shqiperia Per te arritur tek “Fjala e Fundit” Ku shpjegon disa fenomen si dhe disa sekte si;Kadjani, Behai, Batini etj.

    Pergatiti
    Gezim KOPANI


    http://gezimkopani.com/2019/11/12/cfare-eshte-sunneti-dhe-bidati/
    _______
    1. H.Vehbi Sulejman Gavoēi (1923-2013) Ka lindur me 17 maj 1923 ne Shkoder. Ne 1937 sebashku me babin e tij Sulejmanin , vellaun Muhammedin dhe familjen e tij emigruan ne Damask te Sirise. Me von ai vazhdon studimet ne Kajro te Egjiptit ku perfundon per Sheriat. Ne 1947 kthet ne Siri duke filluar ne vitin 1949 pune si mesues. Me pas ne vitin 1965 shkon ne Damask ku vijon punen si mesues, me von si pedagog ne Universitetin e Damaskut. Pas 1966 shkon ne disa vende per tu emruar pedadod ne Universitetin e Riadit ne Arabi Saudite. Me pas kalon ne Medine . Me pas kthehet perseri ne Siri duke sherbyer perseri si mesues. Pasi kthehet perseri ne Arabi ai shkon ne Jordani ku zhvilloi disa studime dhe botime librash. Pas vitit 1986 ai emrohet pedagog ne Fakultetin Fetare te Duabit te Emirateve te Bashkuara Arabe ku vdiq me 19 shkurt 2013. Imam Vehbi Sulejman Gavoēi ka botuar mbi 20 vepra ne gjuhen arabe dhe mbi 30 ne gjuhen shqipe. Me 10 mars 2012 Keshilli Bashkiak i Shkodres e shpall H.Vehbi Sulejman Gavoēin “Qytetar Nderi.”
    2.Marr nga libri: “Syneti e Bidati” Shkoder 1994.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GezimKopani : 07-12-2019 mė 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •