Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Ali Asllani

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Ali Asllani

    Ali Asllani kthehet nė vendlindje”. Busti i poetit, shkrimtarit, politikanit tė mirėnjohur shqiptar vendoset nė qendėr tė fshatit Vajzė tė Vlorės, ne vendlindjen e tij. Ne ceremoni morėn pjesė shumė personalitete.


    Deputeti i zonės Vullnet Sinaj, vlerat e Ali Asllanit i shpreh nėpėrmjet poezisė sė tij “Hakėrrim “, vargje aktuale, tė cilat tregojnė edhe sot situatėn politike nė vend.N

    Ndėrkohė pjesė e kėtij aktiviteti kanė qenė edhe nipi dhe mbesa e Ali Asllanit tė cilėt shprehėn falenderimet pėr kėtė dhe emocionet e tyre lidhur me prezantimin e bustit te Ali Asllanit.

    Ali Asllani njė ikon e letėrsisė shqipe, por mbi tė gjitha njė politikan, pėr qytetin e Vlorės por edhe pėr fshatin ku u lind, ka lnėn vepra tė jashtėzakonshme tė vlefshme edhe nė kohėn qė jetojmė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 25-11-2019 mė 14:12

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ali Asllani

    Poezi nga Ali Asllani*: Vlorėn edhe Vlorėn thelp e kam nė zemėr, ditėn e kam dritė, natėn e kam ėndėrr…

    Emri:  Ali_Asllani_portrait.jpg

Shikime: 41

Madhėsia:  17.5 KB

    Poezi nga Ali Asllani qė i ngre hymn Vlorės dhe qė i shkon sot kėtij qyteti me tradita patriotike.

    Ai ishte poet, diplomat dhe atdhetar i flaktė. Asllani lindi nė Vajzė tė Vlorės me 28 Nentor 1884 dhe vdiq nė 20 dhjetor 1966.

    “Shėtita Evropėn, shėtita Azinė,
    gje’ te moll’ e kuqe vajta gjer nė Kinė,
    sa tutje mė tutje, sa lark e mė shumė,
    dhe atje ku piqej buka mu nė kumė;

    Deri prapa diellit, nė tingli majmun,
    dhe atje ku zoti quhej Firaun!
    Tobe ja rabi! fryhemi gjynah,
    kapėrceva qiellin si njė zok me krah!

    Kapėrceva dete mbushur me inxhira,
    kapėrceva male gurė xhevahira,
    gjithė mė gostitėn, gjithė i gostita,
    sa mė velesitėn, sa u velesita!

    Ē’do qė desha pata, qumėsht dallandyshe,
    sa tė hanin gjithė, gjyshe dhe stėrgjyshe;
    dhe me re tė bardha dhashė edhe mora,
    hazinera gjeta, kur mė hante dora!
    dhe me re tė bardha mora edhe dhashė,
    po si Vlorėn time njė qytet nuk pashė!

    Vlorėn edhe Vlorėn thelp e kam nė zemėr,
    ditėn e kam dritė, natėn e kam ėndėrr…
    ēdo or’ e minutė ty tė kam nė gojė,
    mbase tė zė lemza, kur un’ tė kujtojė!
    Vlora im’ e bukur, Vlora im’ e lirė,
    vetėm ty tė dua dhe njė gun’ tė dhirė!

    Aty n’ata rrethe, aty n’ato rrėza
    ēdo zonj’ e zonjushe matet me thėllėza!
    Aty shpirti dridhet, aty zemra hidhet,
    aty rreth e rrotull lozėn gugulidhet;
    dhe pėr her’ tė parė po nė atė vėnd
    njė zogėz, njė… hajde, mė rrėmbeu mėnd!

    Vlora im’ e bukur, Vlora im’ e lirė,
    vetėm ty tė dua dhe njė gun’ tė dhirė!
    E kudo qė isha e kudo qė jamte
    kėng’ nė buz’ tė kishja, lot nė sy tė kamte!”

    *I biri i myftiut dhe myderizit Asllan efendi Sylejmani ndhe Hyries sė Isuf Meminajt, nga fshati Trevllazėr. Ngeli jetim nė moshė tė re, kur ishte ende 6 vjeē. Me ndihmėn e tė afėrmve dhe miqve tė tė atit, mundi tė ndiqte ruzhdijen e Vlorės. Gjithashtu ndiqte shkollėn greke qė tė mund tė nxėnte alfabetin grek. Mė 1898 nisi tė studiojė nė shkollėn Zosimea tė Janinės. Gjatė kėsaj periudhe nisi tė thurte poezi nė turqisht dhe persisht.

    Shkoi tė studionte mjekėsi nė Stamboll, por pas njė viti e la. Me ndihmėn e Ismail Qemal Vlorės dhe Mulla Xhaferr Drashovicės mundi tė kalonte provimin hyrės nė Institutin e Lartė administrativ “Mülkiye” nė Stamboll, ku u diplomua mė 1906.

    Pas shkollės kreu stazhin nė Janinė. Nė vitin 1908 zevėndėsoi pėr tre muaj nėnprefektin e Delvinės dhe u kthye pėrsėri nė Janinė. Ai ishte njė nga anėtarėt e shquar tė Klubit “Bashkimi”. Pėr mbėshtetjen qė i dha Ismail Qemalit filloi tė persekutohej nga organet qeveritare osmane, madje u dha urdhėr tė internohej nė Halep tė Sirisė. Mundi t’i shpėtojė internimit, kaloi nė Korfuz dhe prej andej nė Vlorė. Mori pjesė nė Kuvendin e Dibrės, si pėrfaqėsues i Klubit “Bashkimi” tė Janinės.

    Nė vitin 1910 u kthye nė Stamboll, pas rėnies sė kabinetit qė e internoi. U emėrua sėrish nėnprefekt me ndėrhyrjen e Shahin bej Kolonjės, por me kusht qė tė punonte nė viset shqiptare. Deri nė 1912 punoi si nėnprefekt nė Akseqi, Ellgen dhe Boskėr tė Vilajetit tė Konjės nė Anadoll.

    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Ismail Qemali, i besoi atij detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidencės tė Kėshillit tė Ministrave, ku qėndroi deri mė 22 janar tė vitit 1914. Mė pas punoi pėr disa kohė si nėnprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit tė Princ Vidit shkoi disa kohė nė Itali e u kthye sėrish ku administrata lokale e caktoi sekretar tė pėrgjithshėm (10 nėntor, 1915 – 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nėnprefekt, por, meqenėse kundėrshtoi pushtimin, u pushua nga puna.

    Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer mė 5 nėntor tė vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisė sė Vlorės. Nė vitet 1921 – 1922 ishte kryekėshilltar i qeverisė dhe mė pas sekretar i pėrgjithshėm i kryeministrisė.

    Mė pas u caktua konsull nė Triestė, ku qėndroi deri nė fund tė prillit 1925. Po atė vit u emėrua “Zėvėndės i ngarkuar me punė” nė Sofje e mė pas, po aty, “sekretar i parė” dhe “i ngarkuar me punė”. Nė vitet 1930 – 1932 ishte ministėr i akredituar nė shtetin grek.

    Mė 1934 pėrsėri ėshtė kryetar i Bashkisė sė Vlorės deri nė prag tė pushtimit fashist 1939, ku u emėrua anėtar i Kėshillit tė Lartė nė Tiranė.[2] Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia nė 1939, Asllani qe pjesė e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Vėrlaci dhe ministri Ypi qė i dėrguan kurorėn e Skėnderbeut monarkut italian Viktor Emanuelit nė Romė.

    Pak kohė mė pas u largua nga jeta politike dhe vajti nė fshatin Vajzė tė Vlorės.

    Me ardhjen e regjimit komunist ėshtė ndėr tė parėt themelues tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Deri nė vitin 1952 mbahej nga tė ardhurat e pakta nga pėrkthimet pėr llogari tė Institutit tė Shkencave, por kjo mundėsi iu pre mė vonė.

    Vdiq nė Tiranė nė 20 dhjetor 1966.


    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Ali Asllani

    Temen me poezi nga poeti e gjeni ketu: https://www.forumishqiptar.com/threa...29-Ali-Asllani

Tema tė Ngjashme

  1. Rrėfehet Muho Asllani pėr tėrmetin e 1979
    Nga Akuamarini nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2019, 12:09
  2. Ali Asllani
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 30-07-2014, 15:39
  3. Bajram Asllani (Ebu Hatab) akuzohet pėr planifikim tė terrorizmit islamik
    Nga ZbatoRregullat nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 14:26
  4. The new Zidane (Armend Asllani)
    Nga LaCosTa nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 10-01-2008, 17:25
  5. Samedin Asllani
    Nga RTP nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2007, 10:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •