Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Perplasje mes banoreve dhe policise te “Astiri”



    Perplasje mes banoreve dhe policise te “Astiri”
    •Nov 12, 2019
    RTV KLAN

    Ky është momenti kur banorët e zonës së Astirit iu përgjigjën me molotov e gurë punonjësve të Inspektorit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit qe nisën shembjen e objekteve që preken nga projekti i nënkalimit të Unazës së Madhe.

    Një bombë me molotov shpërthen fare pranë një autobusi me pasagjerë, i cili fatmirësisht shpëton nga zjarri.

    Sulmit të banorëve, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Nga përleshja, 12 persona mbetën të plagosur, mes tyre 5 punonjës të policisë dhe 7 banorë. 8 prej tyre lanë ambientet e Spitalit të Traumës dhe vetëm 4 protestues po marrin ende ndihme mjekësore.

    Fillimisht Partia Demokratike raportoi se nga përplasja një protestues kishte humbur jetën. Por fatmirësisht, asnjë nga banorët dhe efektivët e plagosur nuk pati rrezik për jetën.

    Pas përplasjes në orët e para të mëngjesit, situata u qetësua dhe Inspektoriati vijoi me prishjen e 33 objekteve që preken nga projekti i përfolur për shkak se tenderi i parë u fitua nga kompania “DH Albania” me dokumente të falsifikuara.

    Shembja e objekteve i hap rrugë ndërtimit të nënkalimit tek sheshi “Shqiponja”, një nyje që pritet të lirojë trafikun në kryeyqytet.

    Nga 33 objektet që do të shemben, 21 prej tyre janë shpronësuar, ndërsa pjesa tjetër është skualifikuar nga procesi i legalizimit. Për pronarët e objekteve pa leje, Bashkia e Tiranës ka ofruar bonus qiraje për 3 vite ose banesa sociale, por kjo ofertë është refuzuar prej tyre.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,642

    Për: Perplasje mes banoreve dhe policise te “Astiri”





    Report TV-Gërmadha, inerte, rrënoja/ 'Astiri' një ditë pas shembjeve, banorët nisin pastrimin
    Nov 13, 2019

    Report TV

    TIRANË- Gërmadha, rrënoja, grumbullime intertesh...është kjo çfarë ka mbetur në Astir, pas shembjes së 33 banesave nga IKMT-ja. Një ditë më pas, ka nisur pastrimi i kësaj zone në mënyrë individuale nga ana e banorëve. Ato tregojnë për mikrofonin e Report Tv se kanë punësuar punëtorë për të bërë pastrimin e inerteve. Ata shprehen të zhgënjyer që një vit protestë nuk pati një "fund të lumtur", por edhe për mënyrën se si janë lajmëruar për të lënë banesat e tyre.

    “Lajmërimi erdhi në një mënyrë shumë skandaloze. Largohuni, këtu deri të hënën të mos shoh njeri. Me letër me gjë, nuk na dhanë asgjë. Nuk jam dëmshpërblyer. Unë vetë isha në proces legalizimi. Një vit protestuam, hajde një herë fol. Ne nuk kërkojmë karrige. Nuk kërkuam t'i zëmë vendin kryeministrit apo dikujt tjetër. Le të vazhdojë projekti. Del projekti dhe hajde bisedo me banorët”, tha Adem Sadikaj, banor i “Astirit".Nga ana tjetër, ndonëse nuk u pa në asnjë moment në protestën e banorëve të Astirit, nënkryetari Edi Paloka doli në një deklaratë nga selia blu ditën e sotme, duke thënë se PD-ja do të depozitojë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj drejtuesve dhe punonjësve të Policisë dhe IKMT për dhunim të banorëve të Astirit ditën e djeshme

    "Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune, ndaj çdo drejtuesi dhe punonjësi policie që ka qenë dje në shërbim të krimit dhe jo në shërbim të ligjit. Edi Rama dhe veglat e tij në prokurori mund të vonojnë vënien e drejtësisë në vend, por nuk do t’ia dalin ta pengojnë dot. Korrupsioni me këtë projekt do të ndëshkohet. Dhuna ndaj banorëve do të ndëshkohet", tha Paloka.

    Një ditë më parë IKMT ndërhyri në zonën e Astirit për të shembur 33 objektet, për t'i hapur rrugë projektit për Unazën e Re, ku sipas IKMT-së 21 prej tyre janë kompensuar. Për shembjen e objekteve, banesave e biznese, IKMT dhe efektivë të policisë shkuan në Astir që prej orës 4 të mëngjesit, ku pati edhe tensione mes tyre dhe banorëve. Këta të fundit hodhën gurë e bomba molotovë, ndërsa nga ana e policisë u hodh gazi lotsjellës. Pas përplasjes, policia shoqëroi në komisariat disa persona dhe në përfundim u arrestua 46 vjeçari Shkëlzen Sadikaj, i shpallur në kërkim për kundërshtim të forcave të rendit në protestat e mëparshme, e ndërsa u proceduan 25 persona të tjerë për 6 vepra të ndryshme penale.
    Category
    News & Politics

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •