Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709

    Thithja e gishtit eshte nje rrezik per femijen

    Shumica e fėmijėve ndalojnė thithjen e gishtit nga mosha 3 deri nė 6 vjeē. Por pėr fėmijėt qė e vazhdojnė kėtė zakon, pasi e dhėmbėt pėrhershėm fillojnė tė dalin, ekzistojnė disa pasoja.
    Probleme me dhembėt
    Problemet nė dhembėt mund tė shkaktohen nga thithja e vazhdueshme e gishtit tė madh. Dhembėt e fėmijėve nuk mund tė rriten nė mėnyrėn e duhur. Dhe me shumė mundėsi mund drejtohen jashtė nofullave dhe tė dalin katarosh. Kėshtu nė varėsi tė problemit, mund tė jetė e nevojshme ndėrhyrja pėr ortodon.
    Vėshtirėsi nė tė folur
    Nėse fėmija vazhdon thithjen e gishtit tė madh edhe pasi i kanė dalė dhembėt e pėrhershėm, mund tė ketė pasoja nė tė folur. Dhembėt katarosh ndikojnė negativisht nė tingullin e zėrit. Pėr kėtė arsye fėmijėt qė e vazhdojnė kėtė zakon tė keq mund tė kenė probleme edhe nė tė folur.
    Pėr mė tepėr, thithja e gishtit pėr njė kohė tė gjatė ndikon edhe nė pozicionin e gjuhės. Pėr shkak tė kėsaj, fėmija mund tė ketė probleme me shqiptimin saktė tė disa shkronjave edhe pasi tė shkojė nė shkollė.
    Pėrhapja e mikrobeve nėse fėmija thith gishtin
    Mikrobet perhapen me thithjen e gishtit, nėse fėmijėt e vazhdojnė edhe gjatė vajtjes nė shkollė. Fėmijėt prekin gjėra tė ndryshme, rrezik ky, qė mund tė infektoi gojėn me mikrobe tė ndryshme.
    Gisht tė infektuar
    Fėmijėt qė thithin fortė gishtin e madh mund t’i shkaktojnė plagė dhe infeksion.
    Ngacmim nga bashkėmoshatarėt
    Fėmijėt qė e vazhdojnė kėtė zakon tė keq edhe gjatė viteve, nga kopshti por edhe mė vonė, kanė shumė mundėsi qė tė bėhen qendėr ngacmimi nga shokėt e klasės. Thithja e gishtit tė madh konsiderohet si diēka normale pėr foshnjat ose fėmijėt e vegjėl. Kėshtu qė, nėse e vazhdojnė kėtė edhe nė mosha mė tė madhe mund tė hasin komente tallėse nga persona tė moshės sė tyre. Kėto pra ishin disa nga pasojat nėse fėmijėt vazhdojnė thithjen e gishtit tė madh edhe nė moshė madhore. Prandaj bėni kujdes nėse fėmija thith gishtin.
    burimi: Femija thith gishtin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga driniluka : 09-11-2019 mė 06:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •