Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Ndarja e Nobelit për Peter Handke, të hënën protestohet në Prishtinë

    Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Ndarja e Nobelit për Handke u cilësia vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore. Madje, në Prishtinë të hënë pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.

    Për profesorin Bardh Rugova, ndarja e Nobelit për Letërsi 2019, për shkrimtari austriak Peter Handke, është zgjedhje e gabuar dhe shumë e dëmshme.

    Sipas tij, e njëjta vë në pikëpyetje rolin e artit për njerëzimin.

    “Ekziston edhe ana tjetër e problemit, që është ana njerëzore, humane e këtij shkrimtari, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi, nuk besoj se do të mund të kualifikohej për të marrë çmim dhe për t’u bërë shembull për diçka. Kjo vë në dilemë arsyen pse japin çmime, çka dëshirojmë si komunitet njerëzor të arrijmë përmes këtyre çmimeve. Dhe në këtë kuadër, e quaj, për hesapin tim një zgjedhje shumë të gabuar dhe të dëmshme e cila mbi të gjitha vë në pikëpyetje rolin e artit për njerëzimin”, thotë ai.

    Rugova thotë të ketë lexuar një libër nga Peter Handke, dhe sipas tij, nuk ishte ndonjë vlerë e tillë sa të meritonte një çmim të këtij niveli.

    Ai thotë se ka pasur edhe raste të tjera kur Nobeli i është ndarë personave që nuk kanë pasur ndonjë vlerë, mirëpo, ai thekson që këtë e vendosë juria dhe është përgjegjësi e tyre.

    Sipas Rugovës, një rast i tillë si i Peter Handke duhet vetëm të shpërfillet.

    Ndërsa regjisori Ben Apolloni, i ka thënë KosovaPress-it, se të hënën nga ora 11:00, do të organizohet protestë para ambasadës suedeze në Prishtinë, për të kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.

    Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

    AShAK është shprehur e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

    Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

    Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar duke thënë se Komiteti i Nobel’it i ka dhënë çmimin njeriut të gabuar.

    Menjëherë pas vendimit të Akademisë Suedeze, ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Nju Jork, Vlora Çitaku duke e konsideruar skandaloz vendimin e komitetit Nobel për të shpërblyer shkrimtarin Peter Handke.

    Sipas saj, ky vendim është absurd dhe i turpshëm Handke ishte një njeri që lavdëroi “Kasapin e Ballkanit” dhe ka mbështeti regjimin e tij gjenocidial.

    Ndërsa sot, Çitaku ka shkruar se duhet t’i marrim të gjitha email adresat e anëtarëve të akademisë që lejuan që një mohues i gjenocidit ta fitojë çmimin Nobel dhe t’u dërgojmë atyre emrat dhe fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë.

    Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës i është bashkuar zërave vendorë dhe atyre ndërkombëtarë duke dënuar ashpër ndarjen e çmimit për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

    Jo vetëm institucionet e Kosovës, por edhe profesorë botërorë nuk janë pajtuar me këtë vendim.

    Profesoresha në universitetin e Nju Jork-ut, Ana Di Lellia, ka thënë se ishte i akuzuar për mbrojtjen e Millosheviçit.

    Ajo ka shkruar se në funeralin e presidentit serb Handke kishte thënë “Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë dëgjoj. Unë ndiej. Më kujtohet. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviç”.
    https://www.botasot.info/aktuale-laj...-ne-prishtine/
    Revokimin e Çmimit Nobel për Letërsi 2019 për Peter Handke e kanë kërkuar edhe nënat e Srebrenciës.

    Reagime ka pasur edhe nga institucionet e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama e ka quajtur të turpshëm vendimin e Komitetit të Nobelit, ndërkohë që Akademia e Shkencave atje ka thënë se është absurde që një akademi që promovon paqen, të vlerësojë me Nobel dikë që nxit urrejtjen.

    Dy ditë më parë, në Akademinë Suedeze në Stokholm u ndanë çmimet “Nobel” për letërsi ku shkrimtarja polake Olga Tokarczuk është fituese për vitin 2018, ndërsa autori austriak Peter Handke për çmimin “Nobel” në letërsi 2019.

    Pas reagimeve të jashtëzakonshme që shkaktoi dhënia e Nobelit të sivjetshëm të letërsisë shkrimtarit Peter Handke, një përkrahës i regjimit të Sllobodan Milloshevicit, foli dhe Akademia Suedeze.

    Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për Neë York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”.


    Ivo Andriq: Shqipërinë duhet ndarë

    Dr. Musa Ahmeti, që kemi në dorë ka njohur dy botime në origjinal sllavisht (B. Krizman, 1977, Zagreb dhe te revista “Sveske” 1988 Beograd, ky botimi i dytë është mbështetur te botimi i parë e nuk ka autorë. Redaktor i revistës “Sveske” më 1988 ishte Slobodan Zubanoviq (L. Radoviq, 2008). Për këtë dorëshkrim është shkruar e debatuar edhe nga autorë shqiptar në shqip e sllavisht. Është përkthyer në shqip në mënyrë fragmetare a të plotë që nga viti 1981, J. Grvalla, (Zvicër), më 1990 në revistën Fjala, (Prishtinë), në vitin 2003 H. Islami, (V. Shita) dhe 2005 R. Qosja (V. Shita).


    http://kosovapersanxhakun.org/?p=4369
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 13-10-2019 më 05:20

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Ndarja e Nobelit për Peter Handke, të hënën protestohet në Prishtinë

    Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi, arsye edhe Handke

    Dy anëtarë të jashtëm të Komitetit për Çmimin e Letërsisë Nobel u larguan pasi kritikuan Akademinë Suedeze.

    Madje, sipas BBC, përcjell Telegrafi, njëri nga të dorëhequrit Gun-Britt Sundstrom tha që zgjedhja e Peter Handke si fitues i këtij viti ishte interpretuar si “letërsia të qëndronte mbi politikën” për të cilën ajo nuk pajtohej.

    Siç kujton tutje BBC, zgjedhja e Handke u kritikua për shkak të mbështetjes së tij të zëshme për serbët gjatë luftës jugosllave të viteve 1990.

    Ndërsa i dorëhequri i dytë, Kristoffer Leandoer tha se ai do të largohej për shkak të “mungesës së reformave” Akademi.

    Leandoer shkroi në gazetën suedeze Svenska Dagbladet se po largohej sepse ai nuk kishte “as durim dhe as kohë” për të pritur që komiteti të përfundonte reformat e tij.

    Ai shtoi se vendimi i tij nuk ishte i lidhur me vendimin për dhënien e çmimit 2019 për Handke.

    Po sipas BBC, Akademia konfirmoi që Leandoer dhe Sundstrom ishin larguar nga komiteti Nobel, i cili deri sot ishte i përbërë nga katër anëtarë të Akademisë Suedeze dhe pesë anëtarë të jashtëm.

    “Ne jemi mirënjohës për përpjekjen e rëndësishme që ata bënë gjatë vitit dhe tani po rishikojmë se si do të organizohet puna e komitetit Nobel për Çmimin Nobel 2020 në letërsi”, ka thënë Mats Malm, sekretar i përhershëm i Akademisë Suedeze në një deklaratë.

    /MekuliPress/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 03-12-2019 më 15:03

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Ndarja e Nobelit për Peter Handke, të hënën protestohet në Prishtinë

    Peter Handke është me origjinë nga nëna sllave(Jugosslave) dhe nga babai gjerman
    Gjermanet kur nuk i kan dashur sllavet, ky ka ngja nga (nena)serbe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 11-12-2019 më 10:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •