Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Enver Sekiraqa dėnohet me 30 vjet burg

    Enver Sekiraqa, tė hėnėn, ėshtė dėnuar me 30 vjet burgim pėr shtytje tė vrasjes sė ish-policit Triumf Riza.

    Ai akuzohej pėr nxitje nė kryerjen e veprės penale tė vrasjes sė rėndė, pasi po pretendohet pėr nxitje tė vrasjes sė Triumf Rizės, pėr tė cilėn vrasje ai ishte dėnuar me 37 vite burgim, mirėpo rasti ndaj tij ishte kthyer nė rigjykim, raporton “Betimi pėr Drejtėsi.

    Nė kėtė dėnim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nė paraburgim prej 30 janarit tė vitit 2014, ku edhe i ėshtė vazhduar kjo masė, raporton “Betimi pėr Drejtėsi”.

    Aktgjykimi nė fjalė ėshtė shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, sipas tė cilit pala e dėmtuar ėshtė udhėzuar nė kontest civil.

    Ndryshe, nė fjalėn pėrfundimtare tė mbajtur mė 4 shtator 2019, prokurori Haki Gecaj kishte kėrkuar dėnim shembullor pėr Sekiraqėn, me qellim qė sipas tij, tė tjerėt tė kenė mė tė vėshtirė dhe tė mendojnė para se tė kryejnė vepra penale si Sekiraqa.

    Ndėrsa, i akuzuari Sekiraqa kishte kėrkuar drejtėsi ndaj tij.

    Ai ishte dėnuar mė 17 maj 2016 nga ana e Gjykatės Themelore nė Prishtinė pėr dy vepra penale pėr “nxitje nė kryerje tė vrasjes sė rėndė” dhe pėr veprėn “detyrimi” me dėnim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar pėr veprėn penale “dhunimi”.

    Gjykata e Apelit, mė 24 tetor tė vitit tė kaluar, kishte mbajtur njė seancė dėgjimore lidhur me caktimin e masės sė sigurisė ndaj Enver Sekiraqės, pasi e njėjta gjykatė mė 19 tetor, nė orėt e mbrėmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atė dhe ndaj tij kishte shqiptuar masėn e arrestit shtėpiak.

    Pėr ndryshimin e masės sė sigurisė ndaj tij, kishin votuar tri gjykatėset e Apelit, dy nga radhėt e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatėsja vendore Mejreme Memaj.

    Por, kjo gjykatė, pas vetėm dy ditėsh, kishte vendosur qė sėrish ta rikthej nė paraburgim, Enver Sekiraqen dhe pėr kėtė, shkak ishte bėrė njė fotografi e publikuar nė rrjetin social, nga miqtė qė e kishin vizituar atė pas lirimit nga paraburgimi.

    Me kėtė, gjykata e shkallės sė dytė, kishte vlerėsuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masėn e arrestit shtėpiak, qė i ishte caktuar.

    Ndryshe, nė seancėn e Gjykatės sė Apelit, e cila ishte mbajtur me 6 shtator tė vitit tė kaluar, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore tė palėve, Enver Sekiraqa, kishte kėrkuar qė tė lirohet nga paraburgimi dhe tė mbrohet nė liri.

    E si garancion pėr lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinė e tij, pėrfshirė shtėpinė, lokalin dhe njė shumė parash, tė cilat tha se do t’i mblidhte me ndihmėn e familjes.

    Prokurorja ndėrkombėtare e Prokurorisė sė Apelit, Anca Stan, nė seancėn e 6 shtatorit tė kolegjit tė Apelit, kishte deklaruar se pėrveē pretendimeve nė ankesė nuk kishte ēfarė tė shtonte tjetėr, por e njėjta kishte thėnė se kėrkesa e palės mbrojtėse qė tė pėrjashtohen disa nga provat kruciale janė tė gabuara.

    Nė prill tė vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikės sė Kosovės kishte ngritur aktakuzė ndaj Enver Sekiraqes pėr tri vepra penale, pėr nxitje nė vrasjen e Triumf Rizės, “detyrim” dhe “dhunim”, ku pėr kėtė tė fundit, gjykata e shkallės sė parė e kishte shpallur tė pafajshėm.

    Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur nė “Sėiss Casino” nė mes tė Sekiraqės dhe Rizės ishte njėri nga motivet qė ēuan nė vrasjen e Triumf Rizės.

    Incidenti nė “Sėiss Casino”, kishte ndodhur nė dhjetorin e vitit 2006, ndėrsa nė tė ishin tė pėrfshirė Enver Sekiraqa dhe disa shoqėrues tė tij nė njėrėn anė, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani nė anėn tjetėr. Nė kėtė incident i plagosur rėndė kishte mbetur Arben Selmani.

    Triumf Riza u vra mė 30 gusht tė vitit 2007, vrasje pėr tė cilėn Arben Berisha ėshtė dėnuar me 35 vjet burg, ndėrsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.
    https://www.botasot.info/aktuale-laj...-30-vjet-burg/




    Qfar ligji ka shteti i Kosoves me denu njerze pa e vrare aske 30 vite burg
    Norvegjezi i ka vrar 100 vete vetum 10 vite burg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 16-09-2019 mė 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •