Pėrse Erion Velia luan rolin e Satanait tė Tiranės

Kush e ka parė filmin ku Al Pacino luan rolin e Shejtanit tek filmi i njohur Avokati i Djallit, do tė kujtonte se njė nga sentencat mė tė preferuara tė Djallit ishte fraza shkodrane: ``t`u rritte mėndja!``, dhe fjala ``krenaria`` ishte passėord pėr tu bėrė njeri i keq apo i Djallit, pėr njerėzit qė i hynin mėkatit
Kjo po i ndodh dhe derėziut Erion Veliaj, alias Lali Eri, nė mandatin e tij tė dytė tė drejtimit tė Bashkisė mė tė madhe nė vėnd – Tiranės, me 1 milion banorė sė bashku me rrethinat e mbledhura sipas Reformės administrative tė vitit 2014.
Pėrse Lali Eri na qėnka bėrė Mėndjemadh , Arrogant, Krenar, apo siē thonė rėndom qytetarėt e pakulturuar tė Tiranės- pordhac? Pėr punėn e bėrė? Pėr lajkat dhe falenderimet pėr kthimin e Tiranės nė njė qytet atraktiv? Pėr punėn nė kthimin e dhe nė shtimin e parqeve tė lodrave? Pėr korsitė e pafund tė bicikletave nė rrugėt e makinave? Pėr parkingjet me pagesa tė larta? Pėr zėnien e vendeve nga makinat e taxistėve? Pėr kalimin me vėshtirėsi tė automjeteve nga sektori perėndimor nė sektorin lindor andej ku janė Spitalet? Pėr ndėrtimin e shkollave dhe kopshteve jo cilėsore dhe me orare tė papėrshtatėshme pėr fėmijet e kopshteve dhe tė rėnda pėr nxėnėsit? Pėr mospagimin siē duhet tė shpronėsimeve tė rrugėve dhe tė shtėpieve bazuar nė planet e mėdha urbanistike? Apo pėr rrugėn e Ndroqit qė e ka bėrė me arrna-arrna duke harxhuar mė shumė seē duhet nga fondi??
Fondet e mėdha qė i jep qeverria Lali Erit, sigurisht i jep mė shumė nė mirėbesim -se sa sipas njė buxheti tė caktuar dhe tė detajuar se ku do tė pėrdoren.
Pavarėsisht sukseseve tė shumta tė cilat Lali Erik a marrė pėrgėzimet e Qeverrisė, dhe nga tė Huajt sidomos pėr qėndrėn, Lali Eri ka lėnė pas dorė apo i ka shpėtuar syrit tė tij tė mprehtė se ku mund tė nxirren fitime tė mėdha (ndoshta kėshilltarėt e tij groteskė nuk mund tė pėrfytyrojnė fitime nga plehrat dhe ***..at), duke rėnduar gjendjen e jetesė sė banorėve tė Tiranės tė cilat sidoqoftė janė mė tė lumtur se para zgjedhjeve tė dyta locale kur morėn vesh se Lali Eri u zgjodh njėzėri nga populli trim, moskokėēarės ( nė vėnd tė fjalės injorant), dhe artdashės i Tiranės.
Po ku janė kėto mangėsi tė mėdha o njeri, do tė mė thoshte Lali Eri me atė pėrvuajtjen hipokrite tė fytyrės sė tij, po tė mė shihte.
Dhe unė o Satana i ardhur nga Berati, do ti them kėto mangėsi qė po dėmtojnė rėndė ndotjen e mjedisit, jetesėn e njerzve tė qytetit, dhe vėshtirėsite nė transport, dhe ecje qoftė mė kėmbė, qoftė me biēikletė, qoftė me makinė, qoftė me mosfunksionimin e administratorrėve tė ish minibashkive tė cilėt i marin rrogat kot, tė tė moshuarve, tė tė vetmuarve, tė sėmurėve kronikė, tė lypsave, tė romėve qė ndotin dhe pėrhapin sėmundje si pėr vethten e tyre ashtu dhe pėr tė tjerėt, etj, etj.
Kėto janė tre Problemet mė tė mėdha nga 12 Problemet qė ka Tirana:

Sė pari industria e grumbullimit, pastrimit- pėrpunimit dhe largimit tė plehrave nuk funksion mirė nė Tiranė. Pėrse? Sepse grumbullimi ėshtė jo i rregullt i pamjaftueshėm, dhe pėrhapet nė ēdo vėnd pėrreth pėr faj tė mungesės sė monitorimit tė ndotjes nga Bashkia dhe Administratoreėt e Bashkive.
-Makinat e plehrave vijnė nė mes tė ditės pėr tė larguar plehrat
-Nuk ka kosha plehrash tė mjaftueshėm,
-kazanėt e plehrave prishen shpejt,
-plehrat pėrhapen nė rrugė nga romėt.
-nuk ėshtė vendosur njė incinerator modern pėr plehrat dhe pėr ato mjekėsore.

Sė dyti Parkingjet pėr banorėt. Kemi plot kundėrshtime me mėnyrėn se si ka operuar Lali Eri i cili ka bėrė shumė kundėrshtarė nga qytetarėt e Tiranės. Ėshtė njė nga turpet dhe disfatat e Lali Erit i cili nuk besoj tė krenohet pėrveēse tė zgėrdhihet me inatin e banorėve tė Tiranės. Mendojmė (duke parė dhe botėn), problemi i parkingjeve mund tė zgjidhet nė kėtė mėnyrė sidomos nė qėndrat e Tiranės:
- Parkingje nėn tokėsorė por me ēmim shumė tė lirė 20 lek ora.
- Largim i vendosjes nė mėnyrė stacionare tė taxive nė rrugė kryesore dhe aq mė keq nė ato dytėsore dhe bėrja e dy ose tre parkingeve tė mėdha pėr taksitė tė cilat nėpėr qytet duhet tė jenė nė lėvizje, dhe kur tė mbarojnė punėn duhet ti cojnė tek parkinget kryesore qė duhet ti kėtė pėrgatitur Bashkia pėr taksitė, dhe jo nė rrugėt, ku kanė zėnė vėndet e parkingeve tė banorėve.
- Parkinget pėr pallatet duke pėrdorur me pagesė kartėn e rezidentit madje dhe me nr. e targės.
- Largim i zėnies sė vėndit afėr pėr parking tė punonjėsve tė zyrave shtetėrore apo dyqanve private. Ato le ti cojnė makinat e tyre nė Parkinget nėntokėsore.
- po ashtu makinat e institucioneve tė parkohen nė parkingjet nėntokėsore nėse nuk kanė vėnd.
- Largim i makinave `nė shitje` qė zėnė vėndet e parkingut anės rrugėve.
- Korsitė e biēikletave tė vėndosen nė trotuare dhe jo nė rrugėt e zakonshme, me pėrjashtim tė bulevardeve tė cilat kanė vėnd pėr korsi.
- Largimi i Distributorėve tė naftė&gaz&benzinė nga brėnda qytetit tė Tiranės e tė kompensohen nė perferi se janė rrezik pėr zjarr dhe mund tė dėmtojnė rėndė banesat dhe baonrėt. Skandali mė i madh ėshtė njė distributor tek blloku qė rrezikon cdo dite jetėn e banorėve dhe ndot ēdo ditė rėndė ajrin me gazė e tym , Pėrbėn njė turp pėr Erion Velinė.
- Rregullimi dhe mbajtja nėn observim ēdo ditė i rrugėve tė dėmtuara brėnda qytetit, tubave tė ujesjellsit, dhe harxhimit kot tė ujit nga Lavazhet, katet e para; sipas kontrollit tė kujdesėshėm tė Administratorėve tė 11 zonave tė cilėt deri tani nuk shohin asgjė pėrveēse `pinė raki e janė llokma mishi` gjatė orarit tė punės.
- Gjetja e njė zgjidhje me rrugė nėntokėsore apo mbitokėsore pėr tė kaluar nė qėndrėn e Tiranės nga perėndimi nė lindje tė saj, sepse hapėsira e bukur qė ka fituar ēmim nė qėndėr tė Tiranės ka bllokuar lėvizjen e automjeteve duke mbyllur 7 rrugė tė qėndrės dhe duke rritur ndotjen e mikroklimės ė qėndrės nė maximum.
Sė treti janė Problemet shumė tė rėnda sociale tė cilat i famshmi Satana, Erion Velia, nuk ka fonde pėr tė pėrmirėsuar dhe me sa duket nuk i intereson sepse nuk i kupton gjėrat meqėnėse ėshtė akoma nė moshė tė re. Kush janė kėto problem tė rėnda sociale?
- Hapja e Shtėpive Bashkiake pėr tė Moshuarit, pėr individėt qė jetojnė vetė dhe nuk munden tė ushqehen apo tė rrinė vetė pėr shkak invaliditeti kronik, lypėsit fėmijė dhe pleq pa tė ardhura. Kėto shtėpi tė bėhen me ēmime tė lira.
- Hapja e institucioneve pėr tė mbledhur romėt qė lypin dhe trainimi i tyre pėr tė mėsuar profesione dhe romėt e vegjėl pėr ti shkolluar me detyrim. Edukimin e Nėnave tė reja rome trainuar dhe edukuar pėr shėndetin riprodhues, edukatėn sexuale dhe mirėrritjen e fėmijėve, kontrollin e lindjeve, marėdhėniet e incestit tek romėt, problemet e drogės tek romėt.
- Pyllėzimi i mjediseve, i rotondove, dhe mos harxhimi i parave duke prishur e rindėrtuar parqe qė janė rregulluar njėherė.
- Ngritja e institucioneve tė korrektimit pėr drogaxhinjte.
- -Shkollat fillore tė funksionojnė deri nė 18.00, me ushqim tė drekės, nė mėnyrė qė ti pėrgjigjen orareve tė punės nė public dhe privat.
- Institucionet Bashkiake tė punojnė edhe tė shtunave dhe me orar tė zgjatur qė tu pėrgjigjen banorėve.
Kėto tre Probleme tė mėdha nuk duhet tė nėnvleresojnė nga Nėntė Problemet e tjera tė mėdha tė Tiranės, midis tė cilave edhe hapja e klubeve tė natės nė periferi tė qytetit, me njė ligj tė veēantė dhe tė kontrolluar, kėto janė nė fakt njė sfidė e lehtė pėr Lali Erin e ri.
Sigurisht. kėto kėrkojnė fonde tė mėdha. Lali Eri ti kėrkojė qeverisė fondet pikėrisht sipas kėtyre tre Projekteve tė cilat janė parėsore, dhe tė mos merret me llaē e tulla dhe levizje dherash tė panevojshėm nė mes tė qytetit aty tek Taivani, apo gjetkė, sepse shumė kush e quan korrupsion.
Sė fundmi, shpresojmė qė Lali Eri tė mos na luajė tė dy rolet: edhe Al Pacinon (Milton nė rolin e Satanait) edhe Kevin Lomax (Keanu Reeves), sepse ndryshe rezultati do tė jetė i njėtė si ai i filmit.