Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Marreveshja e Ohrit nuk do te implementohet

    Keshtu u shpreh sonte Aber Xhaferi ne intervisten qe pati te RTK. Ai tha se per nje qendrim te tille, maqedonet kane perkrahje edhe nga qarqet nderkomebtare dhe se Cervenkovski paska deklaruar se ajo marreveshje nuk do te zbatohet.
    Ne mes te tjerash ai foli per shoqerine multietnike ne Maqedoni dhe shtetin etnik maqedon. Shteti drejtohet nga maqedonet , nderrsa shoqeria eshte multietnike. Ai tregoi se Georgievski nuk i beson nje shteti multietnik, dhe tregoi se as ai vet nuk i beson nje shteti te tille dhe permendi perandorine osamne, Austrohungarine si dhe Jugosllavine si shembuj te rrenimeve te shteteve multietnike dhe gjithasht theksoi se kurre nje shtet etnik nuk shembet, por gjithmone shtetet heterogjene.
    Ai tha se Serbia eshte e interesuar per teritore dhe se Mitrovica eshte faktikisht e ndare dhe se serbet ne Kosove kane me shume te drejta se sa shqiptaret ne Maqedoni...se korpusi i Prishtines gjendet per rreht Kosoves dhe pret rastin e volitshem per tu futur ne Kosove... Gjithashtu permendi marreveshjen e Gjingjicit me maqedonet per ndarjen e teritoreve dhe tha se nese Kosova ndahet, atehere do te ndahet edhe Maqedonia.
    Doreheqjen e tij e quajti parimore dhe tha se si poltikan qe ka nenshkruar marreveshjen e Ohrit nuk mund te qendroje ne krye te nje partie e cila nuk mund te realizoje ate qe ka nenshkruar.

    Arberi dukej shendetlig, por kthejlleesia dhe qartesia ne vizione politike nuk i mungonte fare dhe qendrimi i tij ishte i admirueshem dhe duhet te jete shembull se si te sillen poltikanet tane me pergjegjesine politike. Nese ai terhiqet, atehere ceshtja shqiptare do te demtohet shume. Politikan parimor dhe largepames si ai, kemi pak ne hapesiren shqiptare.

    Ai disa here theksoi se ne prapaskene eshte duke u punuar per ndarjen e teritoreve dhe hodhi posht akuzat qe i ben Qeveria e Kosoves dhe e Shqiperise duke i quajtur qendrime e tyre qendrime per tu pelqyer nga perendimi.

    Njerez si Arberi i duhen politikes tone. Te shpresojme se hjek dore nga doreheqja!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 25-04-2003 mė 17:30

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    per mendimin tim duhet te filloj lufta dhe ndarja e maqedonise si shtet!!!!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Maqedonet jane te interesuar per ndarjen e Maqedonise, paradoksi eshte se politika jone refuzon nje gje te tille.

    Mendoj se mund te ndahet edhe pa lufte, varet se cilat teritore i ofrojne ata. Ata kane teritore tona, jo ne te atyre, mirepo rreziku qendron se pastaj serbet deshriojne ndarje te Kosoves, ketun doshta qendron arsyeja pse politika jone refuzon...

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Mosha
    42
    Postime
    604

    Shteti Multietnik apo Etnik

    Nga Arbėn XHAFERI


    Kohė mė parė lideri i njė partie tė rėndėsishme nė Maqedoni VMRO-DPMNE, njėkohėsisht ish- kryeministėr i Maqedonisė, z Lubēo Georgievski shprehu idenė nė mėnyrė tė qartė, pa lėnė fije dyshimi pėr domethėnien e fjalėve tė tij se Maqedonia duhet tė ndahet, ngaqė sipas tij, Marrėveshja e Ohrit e paska rrėnuar atė ide tė Maqedonisė siē e paskan ėndėrruar maqedonasit gjysh e stėrgjysh. Ai konstaton se ky shtet dhe populli maqedonas me tė cilin ai parapėlqen ta identifikojė shtetin janė nė rrezik nga sfida kanceroze shqiptare dhe sugjeron mjetin e vetėm kirurgjikal, ndarjen e saj. Natyrisht ai, si nacionalist i devotshėm u ofron shqiptarėve zonat e pėrthara qė, nga aspekti historik, ekonomik, etnik, komunikativ fare nuk pėrkojnė me realitetin dhe aspiratat shqiptare. Para tij kėtė ide e hodhi Akademia e Shkencave maqedonase qė nė atė periudhė u prit me reagime histerike nga faktorė tė ndryshėm. Mirėpo sot reagimet ndaj idesė se Georgievskit janė tė mefshta, sikur opinioni ėshtė familjarizuar me kėtė ide. Po ashtu, kohė mė parė kryeministri i vrarė serb Gjingjiē doli me njė ide tė ngjashme pėr nevojėn e rishqyrtimit tė vlefshmėrisė sė Marrėveshjes sė Dejtonit duke aluduar nė nevojėn e gjetjes sė njė parimi tjetėr pėr zgjidhjen e konflikteve dhe kontesteve tė ndryshme ndėretnike nė hapėsirat e ish- Jugosllavisė. Ėshtė e nevojshme tė theksohet se edhe kjo ide e tė ndjerit Gjingjiē nuk ishte e re. Para tij kjo ide ka qarkulluar nė kokat e akademikėve serbė, qarqeve politike, ushtarake dhe intelektuale etj. Me kėtė rast duhet pėrmenduar se ish- presidenti jugosllav, shkrimtari Dobrica Qosiē, babai shpirtėror i serbėve mė 1992 impononte idenė e ndarjes sė Kosovės, por dhe ndarjes sė Maqedonisė. Nė vijė tė konkretizimit tė ēėshtjes, duhet pėrkufizuar konteksti hapėsinor dhe kohor ku dhe kur shfaqen kėto ide, pėr tė mos e pėrzier atė me ēėshtjet e ngjashme nė hapėsira tė tjera, bie fjala nė Rumani, Bullgari, Turqi apo Indi. Pra, konteksti ėshtė Jugosllavia e cila u shpėrbė. Por ky proces ende nuk ka pėrfunduar. Kanė mbetur ende ēėshtje tė hapura si ēėshtja e Bosnje –Hercegovinės e Kosovės, e Maqedonisė, por edhe e unionit Serbi-Mali i Zi qė i ka hyrė njė testimi tė ri tė qėndrueshmėrisė nė afat prej tre vjetėsh. Kėto opsione nuk janė skandaloze nga vetė fakti se kemi tė bėjmė me njė proces tė thellė historik qė nuk shfaqet vetėm nė Jugosllavi por nė tė gjitha shtetet federative. Problemi kryesor teorik, politik, praktik dhe historik nė shtetet federative ėshtė arritja e kohezionit tė brendshėm. Nė kohėn e komunizmit apo nė sistemet e tjera nė hapėsira jodemokratike, ky kohezion arrihej pėrmes represionit ideologjik, fashizoid, apo trajtash tė tjera. Me shfaqjen e pandalshme nė skenėn historike tė demokracisė dhe tė pluralizmit, objektivisht u hap tema e kohezionit. Nga ky kėnd duhet analizuar ēfarėsia e pluralizmit te shtetet e dikurshme federative qė morėn tatėpjetėn e shpėrbėrjes. Pluralizmi nė kėto hapėsira u shfaq si pluralizėm etnik, me ngjyrime nacionaliste, shoviniste e diku-diku edhe naciste. Mbi kėto parime nacionaliste natyrisht se nuk mund tė ndėrtohej, vetvetiu kohezioni i ri nė shoqėritė heterogjene apo siē parapėlqehet tė quhen multietnike, prandaj duke refuzuar parimet e demokracisė liberale, sėrish u fillua tė zbatohej represioni. Ai ishte tash edhe mė i egėr, edhe mė jotolerant qė legjitimohej, jo me argumente neutrale ideologjike, por me ato tė interesave tė shenjta parciale nacionale, regjioze dhe tė tjera. Ky represion mėtonte t'i ē'bijė, t'i shfarosė kundėrshtarėt etnikė. Prandaj patėm spastrime etnike dhe tragjedi pėrmasash mė tė errėta. Ėshtė me shumė interes tė konstatohet se ndėrrimi i doktrinave, asaj komuniste, moniste me atė demokratike dhe pluraliste nuk u pėrcoll me ndėrrimin e mendėsisė dhe sistemit tė vlerave. Emėruesi i pėrbashkėt i kėsaj mendėsie ėshtė ekskluzivizmi, jotoleranca ndaj tjetrit. Nė kohėn e komunizmit ekskludoheshin, destimuloheshin, margjinalizoheshin konkurrentėt ideologjikė, ndėrkaq nė kohėn kur doktrina komuniste u zėvendėsua me dokrinėn nacionaliste filloi procesi i ekskludimit tė konkurrentėve etnikė, qė pėr pasojė mė tragjike kishte spastrimet apo shfarosjet etnike. Varret masive janė monumenti mė pikėllues i kėsaj kohe. Pra, nė kohėn e perandorive, apo federatave qė i zėvendėsuan ato, funksiononin kodet mė tė gjėra, mė tolerante, imperiale apo federative qė nuk i provokonin vlerat e identifikimit dhe tė kohezionit. Kur kėto kode u zėvendėsuan me ato mė tė ngushta, parciale nacionale vetvetiu u shfaq problemi i identifikimit. Boshnjakėt, kroatėt, serbėt pranonin tė ishin gjithsesi jugosllavė, por jo tė jenė serbė tė kroatizuar, kroatė tė serbizuar apo boshnjakė tė kroatizuar dhe anasjelltas. Ngjashėm ndodhi edhe me kurdėt: ata ishin tė fjetur derisa ishin osmanė dhe filluan tė zgjohen kur tentuan t'i turqizojnė, t' i irakizojnė apo t'i iranizojnė. Nė kėtė kohė tė transformimit tė shoqėrive, ēėshtja kryesore qė parashtrohet ėshtė kodi i identifikimit, kodi mbi tė cilin duhej tė ndėrtohet kohezioni i ri. Meqė gjendemi nė Evropė, nė hemisferėn perėndimore tė sistemit tė vlerave, ky kohezion nuk mund tė ndėrtohet mbi parime tė represionit despotik aziatik, mbi parime tė proviniencave tė ndryshme parciale, ideologjike, nacionale apo teokratike. Sistemi i vlerave tė ēdo qytetėrimi nė majė tė zhvillimit, siē ėshtė ai perėndimor ka karakteristika dominante tė kozmopolitizmit, tė tolerancės dhe tė inkluzivitetit ose anasjelltas, karakteristikė e ēdo qytetėrimi qė ėshtė nė pikėnisje ėshtė intoleranca, ekskluziviteti. Prandaj nė Evropė nuk mund tė lejohen projekte tė ndėrtimit tė kohezionit mbi baza tė represionit. Ėshtė e paimagjinueshme tė tentohet qė sfida baske tė qetėsohet me represion, me pėrdorim tė paselektuar tė armėve si nė Maqedoni kundėr fshatrave shqiptare, ose me spastrim etnik si nė Kosovė. Sėkėndejmi duhet kuptuar reagimi e tyre, shpeshherė i vonuar kundėr bartėsve tė ndėrtimit tė kohezionit tė ri mbi baza tė represionit. Millosheviēi ndodhet nė Hagė jo pėr shkak tė ideve tė tij, por pėr shkak tė metodave tė tij qė nėnkuptonin pėrdorimin e mjeteve brutale nė krijimin e kohezionit tė ri nė shoqėrinė qė shpėrbėhej. Nė kohėn e fillimit tė kėtij procesi shpėrbėrės, nė kuadėr tė asaj mendėsie posesive ekskluziviste u shfaqen teori politike nacionaliste dhe u ndėrmorėn aksione konkrete. Regjimi serb kėtė e filloi nė Kosovė nė vitin 1989 duke abroguar statusin autonom tė krahinės sė atėhershme tė Kosovės. Ėshtė me interes tė theksohet se njė projekt i ngjashėm po nė kėtė vit u zbatua nė Maqedoni, ku me amendamente ndaj kushtetutės sė vitit 1974 u zhvleftėsua statusi politik i shqiptarėve tė Maqedonisė dhe u abroguan njė mori tė drejtash qė i gėzonin ata deri nė atė periudhė. Shtetet, shoqėritė multietnike zunė tė etnocentrizohen, duke imponuar kodet nacionale si pika tė reja tė kohezionit. Natyrisht se kjo hasi nė kundėrshtime tė vazhdueshme. Kundėrshtimet anuloheshin o me represion, o me manipulime, apo me forma mikse. Nė Maqedoni kundėrshtimet shqiptare luftoheshin me metoda tė kombinuara, me represion sipas kapaciteteve tė shtetit, me retorikė tė skajshme nacionaliste dhe me manipulime tė ndryshme. Kur u shfaq PDSH-ja nė skenėn politike, kėrkoi marrėveshjen historike, si formė mė tė pėrshtatshme pėr pėrkufizimin e kodit tė ri tė kohezionit. Por, asokohe etnocentrikėt e dalldisur maqedonas dhe opurtunistėt shqiptarė e refuzuan me zemėrim kėtė ide. Refuzimi i idesė e solli luftėn qė ishte shprehje e mosfunksionimit tė kodit identifikues tė shtetit. Ashtu si boshnjakėt qė nuk pranonin tė kroatizohen apo tė serbizohen, ashtu edhe shqiptarėt nuk pranonin tė maqedonizoheshin. Kėrkonin qė nė Maqedoni tė ndėrtohet njė shoqėri qė i legalizon diversitetet dhe lejon lirshėm zhvillimin e tyre duke insistuar qė kodi identifikues i shtetit tė jetė diversiteti dhe jo unifikimi mbi simbolet e njė kombi. Sot e kėsaj dite reliket e kėsaj kohe dhe mendėsie vėrehen kudo, qė nga himni i shtetit e deri te stemat e ndryshme apo emrat e shkollave, spitaleve, rrugėve etj. Lufta e riaktualizoi nevojėn e marrėveshjes historike. Nė kėto bisedime qė filluan nė Ohėr shqiptarėt startuan me pozicione inkluzive evro-perėndimore. Kėrkohej qė karakteri multienik i shoqėrisė maqedonase tė pasqyrohet nė rregullimin shtetėror, pra kėrkoheshin tė drejta dhe jo territore. Pala maqedonase mbante pozicion agresiv ekskluzivist duke refuzuar kėrkesėn pėr pasqyrim optimal tė diversitetit objektiv tė shoqėrisė nė konceptin e shtetit. Ata gjithnjė synonin tė zvogėlonin tė drejtat e shqiptarėve, ndėrkaq shqiptarėt aspak nuk ndėrhynin nė tė drejtat e tyre, tė imagjinuara apo reale, siē bėjnė sot e gjithė ditėn grekėt, serbėt dhe bullgarėt. Fundi i kėsaj odisiade nė Ohėr ishte Marrėveshja Kornizė e Ohrit ku shqiptarėt fituan gjysmėn e asaj ēfarė kėrkonin. Ndonėse ata nė planin ushtarak mund tė fitonin shumė mė tepėr, megjithatė nė planin politik, tė dedikuar qė tė mos vijnė ndesh pėrcaktimeve evro-perėndimore e pranuan kompromisin: e nėnshkruam Marrėveshjen e Ohrit me shpresė nė implemetimin e plotė tė saj, duke pritur transformime tė prekshme nė shoqėri. Kjo mendėsi refraktare maqedonase pėr ndėrtimin e pėrbashkėt tė kodit tė unitetit tė ri shfaqet nė trajta edhe mė tinzare gjatė implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit. Shmangiet janė nė tė tre segmentet mbi tė cilat u arrit paqja: - nė pėrdorimin e gjuhės shqipe, u shfaqėn tendenca pėr ndėrrimin fyes tė frymės sė Marrėveshjes sė Ohrit ku gjuha shqipe trajtohet si gjuhė zyrtare; - nė pėrfaqėsimin adekuat tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore, ku jo vetėm qė nuk shihet progresi por shfaqen shenja alarmante tė regresit dhe - nė mosrespektimin e ligjit pėr amnisti. Periudha e pas Ohrit nė thelb i godet themelet e marrėveshjes mbi tė cilat u arrit paqja, akordi pėr rrėnimin e kodeve ngatėrrestare etnocentrike dhe ndėrtimin e kodeve tė reja qė do tė duhej ta pėrshpejtonin procesin e krijimit tė kohezionit tė ri nė shoqėrinė konfliktuale. Faktet janė tė shumta, qė dėshmojnė nė mėnyrė tė qartė dhe pa dilema se kėtu as pėr sė afėrmi nuk tregohet gatishmėria pėr ndėrrim tė konceptit tė shtetit dhe tė situatės. Faktori ndėrkombėtar nga ana tjetėr nuk brengoset nga kjo gjendje pėr shkak se mendon se koha do tė zgjidhė kėto dilema, por dhe pėr njė aspekt tjetėr, mbase pėr neve ėshtė mė serioz: ata nuk dėshirojnė tė lejojnė qė tė pėrhapen bindjet se me luftė mund tė arrihen tė drejtat. Prandaj ata tolerojnė njė tendencė tė dėnimit tė butė tė aspiratave tė shqiptarėve qė synojnė me kėto forma t'i realizojnė tė drejtat e tyre. Me njė fjalė gjendemi nė fazėn e dekurajimit tė aspiratave tė padurueshme te shqiptarėt. Aktualisht nė skenė konfrontohen tri tendenca: -refuzimi maqedonas qė tė pranojė idenė e ndėrtimit tė shtetit real multietnik, por kėtė e zėvendėsojnė me njė ide retorike pėr krijim tė shoqėrisė multietnike qė nė esencė nuk ėshtė kurrfarė oferte. Ata synojnė t'i mashtrojnė shqiptarėt, si zakonisht me kategorinė e tė drejtave tė pashfrytėzueshme. Mendėsia refraktare maqedone ndahet nė dy blloqe. Nė ata qė mendojnė se bashkėjetėsė ėshtė e pamundshme, prandaj duhet tė ndahemi (projekti Georgievski) dhe nė ata qė mendojnė se ende nuk janė shpenzuar mundėsitė pėr mashtrim tė shqiptarėve, prandaj duhet tė bashkėjetojmė se kemi llogari (projekti Cervenkovski). Pėrvoja e Georgievskit u krijua me PDSH-nė ku ai u bind se s'ka mundėsi pėr mashtrime tė dobishme, ndėrkaq Cėrvenkovski ka tjetėr pėrvojė, derisa tė mos merr thua edhe ai vetė; 2- refuzimi i faktorit ndėrkombėtar perėndimor qė tė inkurajojnė ekstremizma tė ndryshėm nė vijė tė shquarjes sė tė drejtave, qofshin ato edhe tė natyrshme; 3- refuzimi i shqiptarėve, kudo qė janė tė pajtohen me ofertat aktuale. Forma mė ekstreme e kėtij refuzimi ėshtė shfaqja e AKSH-sė nė skenė. Shqiptarėt gjenden para njė dileme historike, tė pranojnė ofertat e mefshta, tė reduktuara deri nė fyerje nga pala maqedone dhe nė emėr tė moskonfrontimit me faktorin ndėrkombėtar tė kėrkojnė zgjidhjen nė njė proces tė gjatė historik. Ky orientim duhet tė pėrballet me rrezikun qė buron nga pamundėsia objektive e kontrollimit tė procesit historik ku mund tė shfaqen konstelacione tė disfavorshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike pėr ta. Zgjidhja tjetėr ėshtė kundėrshtimi i vetėdijshėm, i organizuar, sistematik dhe gjithėpėrfshirės, nė fillim ideor, pastaj politik, ekonomik dhe pse jo ushtarak, po qe se rrezikohet substanca kombėtare. Kėto fjalė tingėllojnė ashpėr, por duhet tė mos harrojmė se njėherė ishim nė greminė dhe se i ashtuquajturi Korpusi V ushtarak i Prishtinės i ushtrisė serbe ende funksionon dhe ėshtė i stacionuar pėrreth Kosovės. Nuk do mend se nė Serbi dhe nė Maqedoni kėto projekte pėrgatiten dhe presin momentin e volitshėm se kur do tė aktivizohen. Faktori politik shqiptar e mbi tė gjitha elita shqiptare duhet tė heqė dorė nga retorika gudulisėse, vardisėse dhe tė ballafaqohet me probleme qė vijojnė:
    1- Statusi i Kosovės nuk ėshtė zgjidhur ende; 2- Serbėt nuk pranojnė tė integrohen nė Kosovė dhe shfaqin shenja tė hapura qė duan sėrish ta gllabėrojnė Kosovėn ose tė ndajnė njė pjesė tė konsiderueshme tė saj. Duhet theksuar se serbėt e Kosovės, edhe pse gėzojnė mė shumė tė drejta se shqiptarėt nė Maqedoni, ata megjithatė nuk kėnaqen me tė drejtat qė u ofrohen, por kėrkojnė territore; 3- Maqedonasit refuzojnė nė trajta tė ndryshme tė ndėrtojnė shtet multietnik, prandaj nuk realizohen marrėveshjet edhe pse shqiptarėt u pajtuan me kompromise tė disfavorshme pėr ta. 4- Nė tė gjitha zonat konfliktuale tė Jugosllavisė shfaqen vėshtirėsi tė mėdha nė krijimin e kohezionit tė ri, kėshtu qė tendencat pėr krijim tė shteteve etnike janė mė tė fuqishme se ato pėr krijim tė shteteve multietnike. Faktori ndėrkombėtar qė nuk arriti ta shpėtojė Jugosllavinė imponon idenė e krijimit tė mini-Jugosllavive qė po ashtu lėngojnė nga i njėjti sindrom: pengesa tė papėrballueshme nė krijim tė kohezionit tė ri; 5- Faktori ndėrkombėtar duke mos pėrkrahur ekstremizmat ofron njė proces tė gjatė nė tė cilin mund tė realizohen kėto aspirata. Nė kėtė pikė duhet theksuar se oferta e procesit ka tė bėjė vetėm me aspiratat e shqiptarėve meqė tė tjerėt, nė mėnyrė imediate i fituan tė drejtat pėr shtete tė mėvetėsishme, ose tė drejta tė tjera, si serbėt e Kosovės, bie fjala. Nėse ne do tė pajtohemi me procesin qė na ofrohet, fundin e tė cilit nuk e kontrollojmė vetė, kėtė duhet ta bėjmė me vetėdije, me pėrkushtim, pėr ta kontrolluar procesin politik brenda korpusit shqiptar qė tė mos ndeshemi orė e ēast me refuzimin dhe kritikat e faktorit ndėrkombėtar. Kėtė nuk mund ta bėjmė parcialisht, ngaqė shpeshherė interesat parciale mund t'i rrezikojnė ato tė pėrgjithshmet. Aktualisht kėtė nuk e bėjmė, prandaj shfaqen formacione tė ndryshe ushtarake, qė apatizmin e elitės politike dhe intelektuale e kompensojnė me vitalitetin proverbial tė vegjėlisė. Ėshtė e qartė qė nė Maqedoni konfrontohen dy lloj tendencash imperative. Sė pari ajo e faktorit ndėrkombėtar perėndimor qė u kundėrvihet ekstremizmave dhe mbėshtet projekte inkluzive pėr shoqėritė, pra ato multietnike dhe tendencės historike qė nė vazhdimėsi, pėr shkak tė vėshtirėsive objektive nė krijimin e kohezionit tė brendshėm nė kėto shoqėri heterogjene i shkėrmoq kėto formacione duke afirmuar funksionalitetin dhe vitalitetin e shteteve etnike. Kėto tendenca imperative, e para politike dhe e dyta inherente historike janė tė fuqishme. Shtetet multietnike qė dolėn nga konfliktet do tė funksionojnė si tė tilla nėse do tė arrijnė tė ripėrkufizojnė ndėrshmėrisht kontratėn e bashkėjetesės sė tyre. Nėse kėtė nuk do ta bėjnė, atėherė do tė aktivizohet tendenca e pandalshme historike qė krijon formacione shoqėrore mė tė natyrshme, mė pragmatike dhe mė pak tė kushtueshme: shtetet etnike. Kėmbanat nė Maqedoni filluan tė bien. Kėta zėra, kėto procese nuk ndalen me sanatizime tė ndėrsjellta, por me angazhime tė plota nė ndėrtimin e formacioneve reale multietnike shoqėrore ose me konstatimin e dėshtimit tė kėtyre projekteve. Nė Maqedoni, por dhe nė Bosnje shfaqen shenja alarmante qė tregojnė se kėto projekte nuk kanė perspektivė. Ne me pėrkushtim u angazhuam nė projektin multietnik. Tash, tė paktėn si xhentėllmenė duhet tė kuptojmė se jemi tė refuzuar.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •