Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    RRETH DISA EMRAVE TOPIKË ME PREJARDHJE SHQIPTARE NË MAL TË ZI NË VËSHTRIM GJUHËSOR

    Idriz Ajeti

    Në këtë analizë gjuhësore do t'u sillemi t'i vështrojmë disa emra toponomik të Kuçit si dhe të Kuçit vetë.

    Krahina e Kuçit përmendet për herë të parë në Krisobulat e Deçanit më 1330.

    Prof Gjurgjev, në studimin e tij 1, shkruan: Përveç në Bushat, kuçët i përmendin edhe në katunin e Lezhës dhe të Tuzit qysh figuron në Krisobulat e Deçanit, pastaj në Kadastrën e Shkodrës. Nje fshat me emrin Kuç zihet ngoje në lindje të Vlorës më 1342 2.

    Emri topik Kuçi ka marrë një përhapje të gjerë në gjithë Shqipërinë dhe në ngulimet e kolonistëve shqiptarë në Greqi dhe në Italinë Jugore.

    Kur marrim e gjurmojmë burimin e këtij topinimi - një gjë që në këtë mes na intereson është se studiuesit nuk pajtohen në mendime: në hetimin e gurrës së këtij emri topik janë shfaqur dyshime, lëkundje dhe përfundime të gabuara.

    Mendimi më i përhapur që në lidhje me prejardhjen e toponimit në vështrim zotëron, është ai që origjinën e tij e nxjerr dalë nga mbiemri "i kuq" i shqipes, duke menduar se kemi të bëjmë me një truall të kuq;3 një mendimi të tillë i mbahet edhe Skok 4.

    Ç'është e drejta, edhe vetë jemi lëkundur sa herë që është dashur të marrim qëndrim në lidhje me gurrën e këtij toponimi.

    Por, kur merret e puna këqyret më imtas del se ekzistenca e apelativit kuç që në gjuhën shqipe ka kuptim "një lloj kuthi a vorbe me dy veshë edhe emër vendi i ngulur në një gropë, në një luginë", emër që i përgjigjet vorbës, vihet në dyshim të madh dhe merr lëkundje mendimi i gjertanishëm që sundonte në lidhje me burimin e emrit topik këtu në vështrim.
    1 Iz istorijc Crne Gore, Sarajevo 1954.
    2 H. Inalcik, Ankara 1954.
    3 K. Jirecek, Die Romanen, I.
    4 ER, II, 219.
    Burimi nga googl.

    Tringë Smajlja
    Mujo Ulqinaku
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-08-2019 më 13:25

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    Mendimin e sipërm s'e ka gjetur të drejtë, sidomos, Çabej, i cili është i pari studiues që e ka lëkundur me argumente të forta gjykimin e save - ndonëse dijetarë të njohur në fushën e gjuhësisë, ballkanologjisë, albanologjisë, për të cilët kemi përshtypjen sikur nuk i afroheshin me gjithë mend e seriozisht rrahjes se çështjes në shqyrtim.


    Prejardhja e emrit topik të Kuçit, pas shumë gjasave, nuk ka urë për të besuar një bazë nga adjektivi "i kuq", sikundër pandehin një palë shkencëtarësh albanologë.

    Ndonëse edhe pala tjetër kundërshtare, më në fund e ka gjetur të drejtë prejardhjen e emërtimit Kuçi nga një bazë kuç, që ndër dialektet dhe oroniminë shqiptare - sikur u pa këtu sipër, ka një shtrirje të hapët, tani lind një problem tjetër në mes dy gjykimeve e mendimeve mbi përkatësinë e kësaj baze: ku do kërkuar e parë origjina e saj: ndër shqiptarë apo sllavë.

    Formime nga kjo bazë ndeshen edhe ndër sllavë të Ballkanit: Kuevo, Kuajna, Kuaj, planina.

    Ka në lagjen e mendimit kun-dërshtar edhe asish, sikur është këtu sipër i përmenduri Vanja Stani§i edhe të tjerë që thonë se gurra e kësaj baze do të kërkohet te vllehtë, tek apelativi ci, sh. kuçi (mal), i regjistruar tek fjalori etimologjik i moldav- ishtes, Kishinjov, 1978; kurse në një fjalor tjetër Dictionnaire aroumain (macëdo-roumain) gënëral et ëtymologique, Bucarest 1974, ndonjë cuc, këtu me kuptim "mal" nuk e gjejmë, por edhe sikur të jetë e vërtetë — po a pak fjalë shqipe kanë të folmet e asaj gjuhe?!


    Kur dihet se emërtimi kuç dhe shumë emra të tjerë në trevën e zënë ngoje kanë karakter të gjuhës shqipe, atëherë dalin vështirësi, pothuajse, të pakapërcyeshme rreth pajtimit me pohimin e disa studiuesve etnografë dhe historianë (Erdeljanovi, Filipovi, Cubrilovi) që, fjala e tyre në Krahinën e Kuçit të sotëm s'janë vërtetuar gjurmë të barinjve shqiptarë deri nga mbarimi i shekullit XIV dhe XV, kur serbet, siç thonë ata, kishin formuar qarkun e tyre administrativ fisnor - një njësi territoriale malore të tyre dhe, rrjedhimisht, do të shtrohet pyetja - qysh e bën edhe prof.

    Gjurgjev me plot të drejtë, si bëhet që kuçët nuk u quajtën, nuk morën emrin malorë (gorani) sipas emërtimit të krahinës së tyre?

    Me zanafillën e fisit Kuç, dikur i gjithë shqiptar, është marrë një lagje e madhe historianësh dhe hetuesish të tjerë duke mos harruar gurrën e emrit Kuç të tyre.
    Ajo palë kërkuesish dhe studiuesish të këtij fisi të njohur bigëzohet në dy tabore, i pari, ai kryesisht sllav (Erdeljenovic, Dedier, A. Jovicevic, Cubrilovic) popullsinë e fisit kuç e sheh me prejardhje sllave, të përzier me shqiptarë - fjala e tyre, të ardhur në Kuç nga shekulli XV e tëhu.5



    Ali Pash Gucia
    Dedë Gjo Luli
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-08-2019 më 13:57

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    Në këtë mes do të vihet re që gati të gjihë ata nuk lënë pa gjetur tipare shqiptare të popullsisë së fisit kuç.
    Sa i përket burimit të emrit Kuç shumica sish, sikur u tha sipër, atë e lidhin me fjalën shqipe "i kuq".
    Filologu i njohur serb Djuro Danisic në lidhje me origjinën e emrit Kuç, kuçët, shprehet kësisoj: "Sipas dialektit të shqiptarëve veriorë emërtimin kuç e gjen të së njëjtës rrënjë me emrat topikë Kuçevo, Kuçaja".
    Dijetari rus Rovinski,6 mendonte se emri i krahinës Fund'na, që bie në Nahijen e Kuçit s'është gjë tjetër veçse reflektim i latinizmës fontana; këtë gjykim ai e mbështeste me faktin se Krahinës së Kuçit natyra i paska falur shumë burime të freskëta; një mendim i tillë ndesh në pengesa të pakapëreyeshme sepse një fontana, kur mbahen parasysh ligjet fonetike të shqipes, mund të kishte reflektim fundana, analogjikisht me shembullin solanus shq.shullani, një fund'na në shqiptim të popullsisë së atjeshme, nuk ka urë të përligjet, prandaj kombinimi me të latinishtes fontana nga pikëpamja gjuhësore nuk mund të merret në vështrim.
    Po të përjashtohen zbërthimet e Çabejt, kur është fiala për burimin e emrave të Kuçit, Fund'na-s - i marrim këto dy toponime, trajtimi i të tjerëve sikur kemi përshtypjen se nuk është bërë seriozisht e me gjithë mend; ka në punë të tyre mendime arbitrare, e pra puna e kërkimeve etimologjike do të bëhet sipas parimit të njohur: "etimologjitë nuk kërkohen, ato gjenden" (Le ethnologie non si cereano, esse si trovano). Ka në gjykimet, në hetimet e tyre, të thuash spekulime, gjykime pa vlerësime objektive.
    Ç'është e drejta, edhe albanisti i ri Vanja Stanisic — këtu i përmendur, ndonjëherë nuk i del krah asaj pale studiuesish - albanologë që në këto troje nuk shohin gjurmë lashtërisht shqiptare.
    Ai emrin topik Fund'na në Nahijen e Kuçit e gjen drejt duke mbështetur mendimin për prejardhjen shqiptare të tij, sikur e nxirrte Çabej vetë. Pranë këtij toponimi ky albanist, ky gjurmues i bashkëmarrëdhënieve të ndërsjella serbo-shqiptare a shqiptare-serbe radhit edhe një fjalë, mbase të rrallë në këto tërthore malazeze - Krung "rrafshnaltë, pllajë".
    Pleme Kuci u narodnoj prici pjestni, H, 1967, f. 205-225. 6 cernogoria, I, 93.
    Veshja kombtare shqiptare nga treva e Rozhajës.
    Baca Kurti, 1878
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-08-2019 më 13:53

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    Do të bëjmë përpjekje disa raste emrash topikë si Krusa Glavica, Krusi Dolovi, që si emërtime dalin në rrafshin e Ulqinit në trajtën Krute (Kryth).

    Që të gjitha format e sjella këtu sipër do rë çohen tek apelativi bazë "kryeth, kryth" (glava, glavica) - rrjedhojë toponimike e pajisur me formantin prapashtesor - th, sikur shfaqet në të folmet malazeze (glava, glavica) e që do të jetë riadaptim fonetik i fjalës kryeth, kryth (CKryeth, Kryth).


    Në punën c adaptimit të këtij emërtimi do të vihet në dukje një gjë që spiranti ndërdhëmbor th në të folmen malazeze ka marrë e është kthyer në sibilantin s, sikur vërtetojnë shumë raste: frus nga fruth i shqipes, në rumanishte cursa nga e shqipes kurthë; sarbad, shqip. tharbët.

    Për ta përligjur kalimin e spirantit ndërdhëmbor të shqipes (th) në sibilantin s të të folmeve malazeze, s-ja e dhënë këtu sipër do të mbështetet edhe me frus-in në ato të folme.

    Në Fjalorin e vet Vuk Karadic i shënon atë shprehje (frus) me kuptim "puçrra që u dalin fëmijëve", me vërejtje që e kishte regjistruar në Mal të Zi; fjalën e ka edhe Fjalori i Akademisë Kroate të Shkencave.
    Kjo sëmundje e fëmijëve në shqipen quhet fruth, e shprehja, siç shihet sheshazi, kaloi ne të folmet malazeze të zonave kufitare.

    Është me interes të theksohet që në të folmen e arbëneshëve të Zarës këtë sëmundje e quajnë ruth, rus, që do njehur rrënjë e kryehershme e fialës shqipe, e cila në ligjërimet e tjera shqipe sot del vetëm me prefiksin f, pra fruth.
    Kur dihet që trajta arbëneshe përbën bazën më të hershme të kësaj fjale të shqipes (fruth), atëherë ajo do lidhur me bazën indoevropiane rud(h) "i kuq" dhe nuk ka kurrfarë dyshimi që shprehja indoevropiane përbën bazën e formave sllave të saj, rus. e vjetër ruds, lit. rausvas "diçka e kuqe", lat. russus (ruber).

    Ne nuk e vëmë në dyshim prejardhjen c përbashkët sllave, por nuk mund të pranojmë prejardhjen sllave të kësaj shprehjeje të shqipes, një mendim te cilit i dalin zot autorët e Fjalorit të Akademisë Kroate të Shkencave: "nga gjuhët sllave kjo fjalë kaloi në shqipen dhe rumanishten".

    Tani shtrohet çështja e mundësisë së burimit a e kalimit të fjalës sllave (e serbokroatishtes) rus, rusa në të folmet shqipe, që sikur është vërte-tuar, ruhet vetëm në formën e arbëneshëve të Zarës.


    Ali Pash Gucia dhe Jakup Ferri me shtabin e Plav-Guci's, para Luftes te Nokshiqit,1876.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    Prejardhjes sllave të kësaj fjale të Arbëneshit të Zarës nuk i bie ndesh kurrfarë pengese fonetike e as formale: tingulli i fundit, frikativi th i fjalës ruth fonetikisht mund të shpjegohet: një s e vjetër serbe në disa raste është zëvendësuar në disa fjalë të shqipes me interdentalen th: sinje (more); thinjë, folje thinj "jam thinjur", mirëpo nga ana tjetër, s'mund të përjashtohet mundësia e përftimit të pavarur si ne shqipen dhe serbokroatishten, e tingulli th i Arbëneshit të Zarës të jetë reflektim i palatalit indoevropian kth.


    Emri i katundit eret në Zagaraçin e Poshtëm, është identik me emërtimin e një vargu emrash topikë me të njëjtën formë në mjedise shqiptare; në vende ku rriten shkurret, dushqet e lisnajat.
    Në këtë mes është me rëndësi të vihet re se emri i këtij toponimi del një rrjedhojë e fjalës bazë "qarr" e zgjeruar me anë të sufiksit latino-roman etum që duket në të trija gjuhët ballkanike: në shqipen, dalmatishten romane dhe në rumanishten me vështrim oronimesh që tregon fjala e parë, në truallin e shqipes: Kashnjet (castagnetum), kallmet (kallm), Shkozet (shkozë), Shkorret (shkorre, shkurre), Shelqet (shelk, shelg), Mollet (mollë).
    Në lidhje me ç'u tha më sipër jo për të gjitha shpjegimet etimologjike të emrave topikë brenda Nahijes së Kuçit, por vetëm tre emrave topo-nimikë të asaj Krahine: Kuçi, Fund na, Krung do t'u kthehemi rrjedhime-ve që rezultojnë nga zbërthimet e tyre.


    Në punë të derivimit të dy të parëve, sikur shihej, merrnin pjesë dy palë studiuesish, njëra lagje, pa u thelluar në çështjet në hetim, marrin e përsërisin mendimin e njëri tjetrit pa shtuar gjë prej gjëje; ne punën tonë këtu në trajtim, emrin topik Kuçi - mbi një bazë që duket faqeza e bien të ardhur nga latinizma cuceus, që në shqipen ka dhënë "i kuq", jo "kuç"; një grup tjetër gjurmuesish, duke mos u kënaqur me përsëdytje boshe e të mërzitshme në kërkim shtigjesh të reja, pa u larguar nga mundësitë që ofrojnë dialektet e të folmet e shqipes, kanë gjuajtur shenjën mirë.

    Vetëm emri Kuç (Kuth) - ç'është e drejta, një fjalë e rrallë në leksikun e shqipes "një lloj kuthi a vorbe me dy veshë edhe emër vendi i ngulur në një gropë, në një luginë, emër që i përgjigjet vorbës", si nga pikëpamja e fonetikës edhe ajo e vështrimit të topikut në fjalë, i përgjigjet më së miri prejardhjes së tij.


    Edhe për prejardhjen e emrit tjetër - Fund'na, si u pa nga zbërthimi i tij, jepen argumente të parrëzueshme e të qëndrueshme.

    Vanja Stanisic, te vepra e tij Srpsko-albanski jeziki odnosi në Nahijen e Kuçit ka regjistruar një lloj emri topik Krung "një rrafshnaltë a pllajë", që është reflektim i fjalës së serbishtes së vjetër krogu (qark, rreth) me -un të dalë nga o-ja e sllavishtes së vjetër.

    Në qoftë se fjala etimologji do të thotë burim, gurrë apo prejardhje e një fjale, atëherë emrat topikë Kuçi dhe Fund'na janë, pa dyshim, të leksi-kut burimor të shqipes në një anë dhe në anë tjetër, - në ato treva, në ato tërthore janë shqiptarët ajo popullsi që kanë zënë vend në arealet e Kuçit që para një etnie tjetër që fliste sllavisht; ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti që gjithë Krahina a Nahija të jetë emërtuar shqip, gjithashtu krahinëza Fundna që përthekon disa katunde, të mbajë emër shqip -fund, shm. Fund-na, Fund'na, Fundna.





    Territori i Malit të Zi është i njohur për numrin e madh të monumenteve të kulturës ilire.
    Për të dëshmuar këtë trashëgimi, këto ditë doli nga shtypi një libër, i cili përmbledh dëshmi dhe dokumentime arkeologjike dhe paraqet guidën e parë për monumentet e kulturës ilire.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-08-2019 më 06:01

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    Po të jetë e vërtetë që një lloj rrafshnalte a pllaje mban emrin krung, në Kuç të Malit të Zi, është edhe ajo një dëshmi që Kuçi do të jetë një ngulim i hershëm në ato anë, sepse krung, sikur u vu në dukje saherë në këtë tekst, është reflektim shqip i sllavishtes krogu, që përmban o-në hundore e që nuk del kund në dialektet e sllavishtes jugore pas shek. X, pasojisht shqiptarët gjëllinin vonë-vonë në Kuç e gjetkë ge nga shekulli X në Mal të Zi.
    Gjurmë të shqipes gjejmë edhe më herët, por edhe më vonë.
    Ka në Mal të Zi, bie fjala, një vëllazëri të quajtur Mataguzhi (një etni e vjetër) "stari narod zagonetnog imena koji je sedeo na danasnjoj kuckoj zemlji" zabeleen 1335, kraj Podgorice kao Arbanasi"7, pastaj Ma(h)ine - Sufflay-it ia kujtojnë Manioi-t e ilirëve, edhe Malonshiçtë-në Fushën e Zetës; të kujtojnë fialën Mal të shqipes.

    Ka një fshat me emrin Malenza (shq.mal); një toponim Malosin Do, patronim: Malosevic; të mesjetës: Bukumirët; vëllazëri e barinjve Golemade (gojëmadh - thellë në Mal të Zi;9
    Vëllazëri në Zetë: Bitodosi (Bythëdosë); Bushat ë+shat Bushat "Mbi shat"; emër i një mali në Kuç.
    Ne s'i kishim vënë vetes për detyrë të hartojmë një listë toponimesh llojesh të ndryshme shqipe, të regjistruara në botime të çfarëdo natyre, ndonëse sikur është e ditur, Mali i Zi është plot e përplot emrash topikë, antroponimesh, vëllazërish që nga antika, mesjeta e më vonë.
    7 J. Erdeljanovic, SEZB VIII, 1907
    8 V. Cubrilovic,1964
    9 Suffilay, Arhiv, II, 1925

    Akademik Rexhep Qosja Dritero Agolli krijuesi i madh i letersise shqipe
    Akademik Esad Mekuli (1916- 1993), poet dhe revolucionar shqiptar
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-08-2019 më 06:51

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,526

    Për: Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    . Synimi që donim të arrinim përqendronte në një pikë, në mbështetjen e shpjegimit e të sqarimit kryesisht të dy emrave topikë (Kuçi, Fundna) me anë të të cilëve do të zgjidhej një problem mjaft kompleks i mbetur pezull tash sa kohë.
    Tani që, pas gjykimit tonë këta dy emra topikë (Kuçi e Fundna) pas shpjegimit të Çabejtl° morën përgjigje të drejtë e të pranueshme në lidhje me ta shtrohet një problem tjetër, gjithashtu me interes etnogjuhësor.

    Për vetë faktin se emrat topikë Kuçi dhe Fundna janë krijuar a formuar nga shqiptarët shqip - ishin edhe të konfesionit katolik - si shkruante Marin Bolica (1610)- "Chuzzi del rito romano cattolico", në këtë mes do te merret në vështrim edhe një dëshmi a provë që mbështet e vërteton lashtësinë e banorëve shqiptarë në Nahijen e Kuçit,- është fjala për emrin topik të Krungë-s të regjistruar në toponiminë e Kuçit edhe nga prof. Dragoljub Petrovill "një rrafshnaltë a pllajë".
    Në qoftë se rezulton e drejtë etimologjia e toponimit të fundit, fjala krung(ë) krogu provon vazhdimësinë e shqiptarëvc edhe në arealin e Kuçit e që mbështetet në reflektimin e vokaleve hundore të sllavishtes së vjetër o, e të ruajtura në gjuhën shqipe e të ndryshuara në dialektet malazeze të këtyre anëve vonë-vonë në gjymsën e dytë të shekullit X. Dukuria në fjalë, pas mendimeve të përgjithshme të sllavistëve, nuk gjente kund realizim pas shekullit të pastajmë në të folmet sllave të këtyre anëve.
    Në mbështetje të tyre-disa toponime dhe antroponime të ruajtura në territorin e Malit të Zi, të para këtu sipër bashkë me këtë në shtjellim e sipër (krungu), flasin qartë në të mirë të dëshmimit e të vërtetimit të vazhdimësisë së shqiptarëve në anën e Zetës e në kohën e Mesjetës së hershme.
    Për periudhat më të hershme mbështetjet i kemi në ruajtjen e disa toponimeve dhe antroponimeve malazeze që heqin gurrën ilire të tyre; për kohën paraturke viset e Malit të Zi janë përplot emrash topikë, vëllazërish, fshatrash e katunesh shqiptare, e ne po lejohemi të sjellim vetëm një dokument shkrimor që historiani i mirënjohur çek K. Jireek e kishte gjetur në Arkivin e Dubrovnikut: Audivi unam vocen clamantem in monte in lingua albanesca i vitit 1285.12

    10 E. Çabej, Lingua Posnaniensis, VII, VIII, 1959, 1960; Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, Tiranë 1967
    11 Onomatoloska prilozi, IX, 82.

    Enver Gjokaj (lindi 12 shkurt 1980 në Orange County, California, ShBA)[1] është një aktor shqiptaro-amerikan.
    Nikolle Nikprelaj is an Albanian singer from Tuzi,
    Pjetër Malota është menaxher në filmin me të ri të Van Dammit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 25-08-2019 më 07:40

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në mal të zi në vështrim gjuhësor

    Kuci,,Kucova,,,,,,,,toponime sllavobullgare qe shtrihen nga Pogradeci e Korca dhe deri ne Berat

    ,,,,,,,,,,,ajo ngjyra e kuqe nje idiotllik me brina

    Jeshile - turqisht
    e verdhe - latinisht
    e kuqe- greqisht

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •