S. J. Hussain

Një çështje i ka vënë në dilemë disa besimtarë, siç është, pse luftoi Husein me shpatë, ndërsa pasardhësit e tij nuk e bënin atë, veçanërisht ashtu si të gjithë Imamët u pajtuan me një ideoligji të vetme dhe koherente. Sepse, nëse Husein, përkundër numrit të vogël të pasuesve të tij u ngrit kundër padrejtësisë, duke kërkuar të drejtat e tij të uzurpuara, pse, për shembull, Imam Sadik nuk u ngrit kur numri i partizanëve të tij u rrit.

Kjo çështje kërkon njohuri për rrethanat që u përballën me Husein, të krahasuara me ato të përballura me imamët e tjerë, kështu që ne mund të njohim detyrën tonë sot.

Natyrisht, është e mirë-njohur se Profeti e filloi misionin e tij në paqe dhe në mënyrë të fshehtë dhe se kjo vazhdoi për më shumë se dhjetë vjetë. Gjatë këtyre viteve ai pati sukses në formimin e një grupi pasuesish, që u basuan vërtetë në mesazhin e ri dhe refuzoi çdo gjë që lidhej me kohën e xhahilëve. Eventualisht, Profeti ndjente se ky grup ishte i aftë t’i përballet fuqisë së xhahilëve dhe kështu u ngritën në xhihad me shpatë dhe pas një lufte të hidhur ushtarake, patën sukses të formojnë shtetin Islam në Medinë. Kjo detyrë e vështirë që çoi në themelimin e një shoqërie të re të Profetit, iu la e tëra, Imam Aliut, kështu që ai mund të përfundonte atë që kishte nisur Profeti, siç ishte eliminimi i tërësishëm i besimeve të xhahilëve dhe pastaj të themelonte një shoqëri që do të bazonte marrëdhëniet e saj sipas rregullit të urdhëruar të ligjit të Zotit.

Megjithatë Imam Aliu nuk erdhi në fuqi menjëherë pas vdekjes së Profetit. Në të kundërtën ai u ndalua të vijë në fuqi dhe pati pak përkrahës besnik, duke zbuluar shumë prej atyre që ishin kthyer në Islam se e kishin përqafuar atë nga jashtë, pa besim të vërtetë në zemrat e tyre dhe vepronin sipas zakoneve të xhahilëve ndërsa e mbulonin atë me një besim sipërfaqësor në Islam. Një situatë e tillë konfirmoi predikimet e vargjeve të Kuranit që thotë: “Nëse ai vdes ose vritet a do të ktheheshit ju mbrapa” (Imran, 144), që do të thotë: ju do të ktheheni tek besimet tuaja të vjetra. Imami gjeti se ai nuk mund të ngrihej për të marë të drejtat e tij, kështu ai nuk u rrebelua, por u përpoq përgjatë jetës së tij, të organizojë një grup besimtarësh të sinqertë nga komuniteti, të kujdesur për objektivat e fesë së re, duke besuar në legjitimitetin e deklaratave të Aliut për Imamatin dhe duke zbatuar Synetin e Profetit në jetën e përditshme. Kur, si përfundim erdhi në fuqi, pas vdekjes së Uthmanit, Imam Aliu nuk kërkoi heshtjen për korrupcionin ekonomik dhe politik, por e inkurajoi më shumë komunitetin për të pastruar zemrat e tyre dhe veprimet e tyre dhe për të luftuar ata muslimanë që kërkonin të shfrytëzonin përhapjen e Islamit për qëllimet e tyre ose të interpretonin ligjet e Islamit sipas dëshirave dhe ineresave të tyre, për llogari të atyre të shoqërisë në liri.

Hasani ndoqi gjurmët e babait të tij në luftën kundër fuqisë së xhahilëve dhe kundër disa muslimanëve, shpirtrat e të cilëve nuk u pastruan nga frika e Zotit dhe që shfrytëzonin avantazhet ekonomike dhe politike të zgjerimit Islam në Siri. Për këtë arsye ai vazhdoi të luftojë dhe t’i inkurajojë pasuesit e tij në luftën e tyre, por disa nga pasuesit e tij refuzuan t’i binden urdhrave të tij dhe madje njëri u përpoq ta vrasë atë në al-Mada’in, si rezultat i të cilës Hasani mori një plagë serioze në këmbë, që kontribuoi në marrëveshjen e tij të më vonëshme për një armëpushim.

Përçarjet mes pasuesve të Hasanit dhe përhapja e çregullimit mes ushtrisë së tij, në njërën anë dhe bashkimi i kundërshtarit dhe këmbëngulja e tyre në armiqësi të vazhdueshme në anën tjetër, e detyroi Hasanin të nënshkruaj armëpushimin me Muavinë. Disa nga kushtet më të rëndësishme të këtij armëpushimi ishte se Muavija nuk do të rrezikonte jetën ose pronat e pasuesve të Hasanit, ose të shajë njerëzit e shtëpisë në xhami dhe se Huseini do të pasojë Muavinë pas vdekjes së këtij të fundit.

Imam Husein e angazhoi veten të veprojë sipas kushteve të kësaj marrëveshjeje, ndërsa kundërshtari, gjatë njëzet vjetëve të sundimit të Muavisë, i theu vazhdimisht pikat e marrëveshjes një pas një. Në vitet e fundit të sundimit të tij Muavia emëroi Jezidin si pasardhës të tij, duke thyer kështu premtimin e tij ndaj Hasanit, se Huseini do të pasonte atë.

Huseini kishte bërë një vëzhgim të kujdesshëm të veprimeve të Muavisë gjatë sundimit të tij dhe i kishte përgaditur pasuesit e tij përkatësisht për ndonjë ndodhi. Ajo që e pruri atë nga Iraku ishte se Huseini besonte se njerëzit ishin të pjekur për rrebelim në njërën anë ndërsa në anën tjetër, ai vërejti se komuniteti si tërësi kishte stagnuar dhe i nevoitej dikush që ta sjellë atë në jetë. Kështu që ai shkoi drejtë Kufas dhe përkundër faktit se kufjanët që i kishin premtuar ta ndihmojnë atë më parë e kishin tërhequr përkrahjen e tyre dhe dëgjuan propozimet e autoriteteve, ai vendosi të luftojë përkundër pakicës së pasuesve të tij, derisa gjithçka u prish në luftën e Qerbelasë.

Prej kësaj është e qartë se vendimi i Huseinit për të luftuar nuk ishte me çdo kusht një risi por një vazhdimësi e politikës së vëllait të tij, babait dhe gjyshit, si kundërshtarë të fuqisë së xhahilëve kurdo që të ishte e mundur. Vrasja e Huseinit e çoi Sexhadin dhe imamët e tjerë të adaptojnë politikën e tyre drejtë autoriteteve që e kishin marrë fuqinë, sepse ai kuptoi se:

I. (Së pari). Përkundër numrit të tyre pasuesit e Huseinit nuk kishin besnikëri të mjaftueshme për ta dorëzuar veten dhe pronat e tyre në rrugën e Zotit sipas udhëzimeve të imamit;

II. (dhe së dyti). Shumë nga komuniteti ishin të pavetëdijshëm se Huseini ishte Imami i drejtë dhe lideri i komunitetit Islam, emëruar nga Profeti, ashtu siç ishin të pavetëdijshëm se autoritetet egzistuese ishin jolegale.

Për këtë arsye e gjejmë al-Zajjadin të ndjekë një politikë të heshtjes për autoritetin e Umayyadëve, megjithatë kjo heshtje nuk tregoi njohjen e autoritetit të tyre, por atë se pasuesit e tij ishin pak. Në mënyrë të ngjajshme izolimi i tij nga shoqëria nuk ishte në asnjë mënyrë një arratisje nga realiteti, por në fakt ishte një shtypje e heshtur ndaj korrupsionit dhe tiranisë që kishin çuar në vrasjen e Huseinit, djegien e Qabesë dhe sulmimin dhe plaçkitjen e qytetit të Profetit për tre ditë.

Sexhad, gjatë kohës së imamatit të tij, i koncentroi përpjekjet e tij në pastrimin e shpirtrave të popullit të tij dhe duke inkurajuar frikën ndaj Zotit në veprimet dhe deklarimet e tyre, duke u dhënë prioritet pastrimit të shpirtit duke zbatuar rregullat e Zotit në fillim ndaj individit, duke e dekorajuar atë nga interesi vetjak që kishte kontribuar në vdekjen e Huseinit. Qëllimet e Sexhadit ishin për të bashkuar një grup muslimanësh të sinqertë që ju përmbajtën objektivave të Islamit dhe shpallën rregullat e tij, që i thirrën njerëzit për t’iu bindur Zotit në veprimet e tyre përpara gjuhëve të tyre dhe ndoqën imamin në të gjitha gjërat. Edhe më tej, Sexhad insistoi që pasuesit e tij të kuptojnë se çdo luftë me shpatë do të ishte xhihad, nëse ai që e shpall atë posedonte cilësinë e duhur për t’i thërritur njerëzit tek Zoti përmes veprimeve të tij se sa përmes deklaratave të tij. Thuhet se ai përmendi vargun e më poshtëm Kuranor: “Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falenderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë të këqijat, edhe ata që përmbushin dispozitat e Allahut. Pra, përgëzoi besimtarët.(112 Tevbe). Pastaj ai deklaroi: “Kur i gjejmë ata që posedojnë këto cilësi, xhihadi për ta është më mirë se Pelegrimi.” (Kafi, 5/22).

Imam el-Bakir ndoqi politikën e babait të tij dhe nuk u ngrit kundër Umayyatit dhe këshilloi vëllain e tij Zaydin të mos ngrihet kundër autoritetit ilegal të Umayyadëve sepse komuniteti nuk ishte mjaft i ndërgjegjshëm politikisht për tu rrebeluar kundër qeverisë. Kështu el-Bakir filloi të përhapë ndërgjegjien politike në komunitet me anë të traditave profetike, ashtu siç urdhëroi ai disa nga pasuesit e tij për të përkujtuar njerëzit e luftës së Huseinit dhe martirizimin e tij gjatë Haxhit, çdo vit, duke shpresuar të ndezin ndjenjat e komunitetit, për t’i prekur zemrat e tyre dhe për t’i zgjuar emocionet e tyre ashtu që ata mund të ngushëllohen me ideologjinë e revulucionit për kauzat e drejta. Sepse, koha e Haxhit është ajo që mbledh muslimanët nga të gjitha vendet dhe propagandimin e objekteve të luftës dhe martirizimin e Huseinit dhe ilustrimin e marrëdhënies së ngushtë me profetin, inkurajoi pakënaqësinë dhe dyshimin për sa i përket legjitimitetit të autoriteteve, të cilët si kthim krijuan një ambijent të begatshëm për një lëvizje që solli rënien e tyre.

Përkundër faktit se aktivitetet kulturore të Sexhad dhe el-Bakirit tërhoqën një numër të madh pasuesish pas vetes, el-Bakiri nuk i konsideroi ata të përshtatshëm për rrebelim, sepse atyre u mungonte besnikëria dhe organizimi i duhur. Al-Kulayni raporton se ‘Abd Allah b. al-‘Ata i tha njëherë el-Bakirit: “Në të vërtetë partia juaj është e madhe në Irak. Për Zotin, nuk ka asnjë mes njerëzve tuaj si ju. Pse nuk i ngreni armët?” Pastaj ai u përgjigj: “O ‘Abd Allah b. al-‘Ata, ti i dëgjon njerëzit.” Ndërsa kjo lidhet gjithashtu me Sadikin vetë që nuk e mori parasysh numrin e madh të pasuesve të tij si një pjesë integrale të planeve të tij për revoltë. Në të kundërtën, ai i dha përparësi besimit të tyre, frikës së tyre ndaj Zotit, kurajos së tyre duke qëndruar pranë të vërtetës, besnikërisë dhe bindjes së tyre ndaj Imamit.

Politikat përfundimtare të Imamëve el-Bakir e Sadik nuk ishin të paplanifikuara, por në fakt ishin bazuar në përvojën e hidhur. Shumë raporte pohojnë se planet e Imamëve përfshijnë një rrebelim në vitin 70 P. H., por martirizimi i Huseinit i shtyu këto plane. Ka gjithashtu një evidencë për këto plane të një revolte të ndodhur në 140 H. Për këtë shkak të mungesës së organizimit mes pasuesve të Imamit dhe paaftësisë së tyre ta mbanin sekret datën e revulucionit, planet e tyre u bënë të njohura për armiqtë e tyre dhe kështu Imamët e mëvonshëm nuk i informuan pasuesit e tyre për ndonjë kryengritje të vendosur të rradhës.

Nga kjo analizë, është e qartë se Imamët posedonin politikë të qartë dhe koherente. Për shëmbull Imam Aliu bëri një armëpushim me sunduesit e kohës kur kishte vetëm pak pasues, por kur numri i pasuesve të tij u rrit, ai rroku haptas armët dhe ngjajshëm edhe Hasani luftoi, kur ai dhe partia e tij ishin të fortë, por bënë armëpushim në kohë dobësie. Huseini bëri njësoj dhe u ngrit në rrugën e Zotit, duke u varur në besimin e Kufanëve, ndërsa Imamët e tjerë u përmbajtën ta bënin këtë, derisa themeluan një trup të besueshëm pasuesish, të aftë për të transformuar ideologjinë e komunitetit në favor të ligjit të Zotit.

Detyra kryesore e besimit në kohën e sotme është pastrimi i vetëvetes për çdo veprim që lidhet me kohën e xhahilëve dhe kjo mund të arrihet duke ndjekur urdhërat e Zotit, të ilustruara nga sjellja dhe jeta e përditshme e profetit dhe e familjes së tij. Çdo besimtar që shpall besnikëri për Imamin e tashëm duhet të paraqesë besnikërinë dhe besueshmërinë e tij tek Imami duke kryer urdhërat dhe rregullat e obliguara siç janë: falja, agjërimi, zeqati, haxhi dhe të bindurit ndaj Ulemasë legal të Ehl ul-Bejtit, duke ndjekur udhëzimet e tyre duke i thirrur njerëzit kah e mira dhe duke i ndaluar veprimet e këqia.

Në mënyrë të njejtë ata duhet të kryejnë veprime që forcojnë lidhjet shoqërore të shoqërisë dhe themelojnë atë në mënyrë të përshtashme dhe të sigurtë, siç është dëgjimi i prindërve dhe të afërmëve, respektimi i fqinjëve, besueshmëria në marrëveshje dhe kontrata, besnikëria në detyrat e tyre dhe punët e tyre me njerëzit dhe ndaj vendit ku jetojnë.

Ai që është besnik ndaj Ehl ul-Bejtit dhe Imamit të periudhës, është person që përmbahet nga veprimet e këqia, siç është politeizmi, mosbindja ndaj prindërve të tyre, shpifja ndaj grave si bashkëshorte, vrasja e njerëzve të pafajshëm, gënjeshtra, vjedhja, pirja e alkoolit dhe çdo veprim që të ndan nga Zoti.

Nëse besimtari kryen detyrat e obligueshme, përmbahet nga ajo që është e ndaluar dhe i bindet Zotit me besnikëri, kjo do të çojë në themelimin e një shoqërie të lirë nga kompleksiteti dhe korrupcioni, në të cilën besimtari mund të jetë besnik sinqerisht ndaj urdhërave të Imamit të kohës.