Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėbėrėsit Nė hapėsirėn kozmike, qeniet njerėzore janė si topa tė ēliruara nė hapėsirė qė kanė brenda vetes njė energji potenciale tė fshehtė pėr fluturim nė njė botė pafundėsisht madhėshtore.


Por tėrheqja gravitacionale e kėnaqėsive botėrore i tėrheq ata drejt thellėsive tė botės materiale, si rezultat i tė cilės ata bien dhe bėhen tė degjeneruar; dhe tendencat vetjake dhe ngacmimet Satanike qė janė mishėruar nė civilizimet materialiste dhe kulturat rrisin shpejtėsinė e rėnies sė tyre.


Nė mes tė gjithė kėsaj ka disa individė dhe grupe njerėzish sytė e zemrat e tė cilėve janė hapur pėr tė vėrtetat shpirtėrore dhe veshėt e shpirtėrave tė tė cilėve janė bėrė tė njohur me mesazhet hyjnore qė kanė vendosshmėrinė tė largohen nga ndotja e dėshirave tė tyre shtazore, qė i hapin krahėt e tyre nė horizontin e ndriēuar tė pronės engjėllore dhe nė kursin e zhvillimit tė tyre ata fillojnė ngjitjen nė zanafillėn e tė gjitha bukurive, mrekullive, fuqive dhe gėzimeve dhe burimeve tė pafundme tė pėrsosjeve dhe me njė fjalė, ngritjen drejt Zotit.


Ashtu si topat qė hidhen poshtė nė tokė, ata janė zhgėnjyer me fundin e materializmit dhe sėrisht, me shpejtėsinė e njejtė me tė cilėn zbritėn, ata lėvizin nė drejtim tė kundėrt dhe ngrihen drejt botės sė madhėrishme.


Nė mėnyrė tė ngjajshme ky proēes do tė ndodhė vazhdimisht. Ky reaksion mund tė vėzhgohet mirė, nė ditėt e sotme, mes grupeve tė njerėzve qė janė zhgėnjyer me kulturėn e korruptuar perėndimore dhe qė ndjejnė nė veten e tyre njė etje tė madhe, njė dėshirė tė madhe pėr vlerat shpirtėrore dhe enden andej kėndej pėr tė gjetur kokėn e burimit tė kėtij uji tė kthjellėt.


Por pėr fat tė keq, shumica e tyre bien nė hendeqet e shtruara nga magjistarėt qė nė vend tė nektarit tė njohurisė derdhin helmin e mallkimit nė fytet e tyre.


Ata i ēojnė nga gropa nė humnerė dhe pėrmes njė dere tė prapme nė mbretėrinė e gėrmadhės dhe shkatėrrimit.


Lėvizja centrifugale e kulturės materialiste dhe kthimi pas, drejt kulturės shpirtėrore nuk ėshtė thjeshtė e kufizuar me tendencat individuale. Tani jemi duke dėshmuar lėvizjet drejt Islamit nė tė gjitha kėndet e botės, edhe nė vendet mė tė ndotura dhe mė tė korruptuara tė tokave tė mjerueshme.


Kėto lėvizje janė pėrshpejtuar nga njė revolucion i madh Islam tė drejtuar nga njė njohės i dalluar, qė duke marrė pėrparėsinė e talenteve nė lulėzim tė popullit, ishte nė gjendje tė fitojė mbi forcat Satanike nė rrezet e dritės tė mėsimeve Islame.


Pėr kundėr pengesave tė mėdha nė rrugėn e tij nė tė gjitha anėt, ai akoma pėrparon pėrpara.


Por, megjithatė, kjo nuk ėshtė hera e parė qė njė njeri hyjnor dhe njohės i Zotit ka ndėrmarrė kryesimin e lėvizjes popullore, nuk ėshtė e lehtė pėr tė gjetur njė shembull tjetėr me njė horizont dhe thellėsi tė tillė me qėndrueshmėri dhe stabilitet tė tillė. Megjithatė, ky fenomen nė tė kundėrtėn mund tė jetė gjithashtu njė motiv shumė i fortė pėr zbulimin e rolit tė tendencave shpirtėrore, veēanėrisht rolin e njohurisė Islame, nė ndryshimet pozitive dhe tė dėshirueshme nė jetėn e qenies njerėzore.


Gnosa nė botėn Islame

Prej lashtėsisė, nė botėn Islame ka pasur tendenca nė emėr tė gnosės (irfan) dhe sufizmit (tasavuf), dhe prej shekullit tė 4/10 deri nė shekullin e 8/14 ata arritėn bashkimin e shumė vendeve si Irani dhe Turqia.


Sot ka shumė shkolla sufiste nėpėr tė gjithė botėn.


Tendenca tė ngjajshme mund tė gjinden gjithashtu mes pasuesve tė feve tė tjera.


Pėr sa i pėrket kėtij aspekti tė pėrbashkėt, ėshtė e natyrshme tė ngrehet pyetja nėse ka me tė vėrtetė njė gjė tė tillė si gnosa Islame nė Islam ose muslimanėt e kanė marrė kėtė prej tė tjerėve, kėshtu qė ajo ēfarė quhet gnosa Islame ėshtė nė tė vėrtetė gnosa e muslimanėve, jo njė njohuri e vėrtetė Islame. Nėse ka njė gjė tė tillė si gnosa Islame, a ėshtė pikėrisht kjo gjėja qė ekziston vazhdimisht mes muslimanėve ose ajo u ėshtė nėnshtruar ndryshimeve? Duke iu pėrgjigjur kėtyre pyetjeve, disa e kanė mohuar apsolutisht ekzistencėn e njohurisė nė Islam dhe e kanė parė atė si risi heretike pėr tu hedhur poshtė.


Tė tjerė e konsiderojnė atė se ka arrdhur nga jashtė kontekstit tė Islamit, derisa e mbrojnė atė tė jetė nė pajtim me tė. Nė kėtė drejtim disa kanė thėnė se sufizmi ėshtė risi e pranueshme nė Islam si murgėsia nė krishterizėm.


Nė lidhje me kėtė, Kurani i famshėm deklaron:


Ndėrsa murgėsinė ata vetė e shpikėn; Ne atė nuk ua bėmė obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin pėr qėllim me tė vetėm tė arrijnė kėnaqėsinė e Allahut. (57:27)


Pėrfundimisht ka njė grup qė e konsideron njohurinė jo vetėm njė pjesė tė Islamit, por thelbin dhe shpirtin e tij qė vjen nga Kurani dhe syneti i profetit ashtu si pjesėt e tjera tė Islamit.


Nuk ėshtė se ai u pėrshtat nga shkollat dhe drejtimet e tjera tė mendimit dhe aspektet e pėrbashkėta tė njohurisė nė Islam dhe feve tė tjera nuk ka arsye pėr tė mbrojtur se gnosa Islame rrjedh prej tyre, ashtu si ngjajshmėritė mes ligjit fetar (sheriatit) Islam dhe ligjeve fetare hyjnore tė feve tė mėparshme nuk do tė thotė se i pari rrjedh prej tė dytit.


Ne miratojmė pėrgjigjen e fundit tė pyetjes dhe shtojmė se pohimi i origjinės sė njohurisė Islame nuk ėshtė pėr tu anashkaluar si do qė tė jetė quajtur njohuri ose sufizėm nė Islam.


Gjithashtu ai nuk ėshtė njė lloj i besimit ose lidhje e gjetur mes grupeve nė lidhje me Islamin qė mund tė konsiderohen besime dhe praktika tė vėrteta Islame; pėr ndryshe, Islami duhet tė jetė njė komplet kontradiktor i besimeve me njė komplet vlerash konfliktuoze ose do tė ketė Islame konfliktuoze dhe kontradiktore.


Nė kėtė rast, me pranimin tonė tė origjinės sė njohurisė Islame, njė njohuri shkalla mė e lartė e sė cilės u arrit nga Profeti i nderuar, Paqja dhe Bekimet e Allahut qofshin mbi tė dhe familjen e tij dhe mbi pasardhėsit e tij tė vėrtetė ne nuk e mohojmė ekzistencėn e elementeve tė huaja mes njohėsve dhe sufistėve muslimanė.


Shumica e pikėpamjeve dhe metodave tė sjelljes tė rregullave sufiste janė tė diskutueshme.


Konceptet e Irfanit, Sufizmit, Hikmetit dhe filozofisė

Para se ta shpjegojmė origjinalitetin e njohurisė Islame, pėr tė shmangur konfuzionin dhe keqkuptimin ėshtė e nevojshme tė jepet njė shpjegim i termeve gnosė (irfan) dhe sufizėm (tasavuf).


Termi gnosė (irfan) si dhe termi tjetėr i familjes sė njejtė, marifah qė fjalė pėr fjalė do tė thotė njohje, por kuptimi i tij teknik ėshtė i veēantė me diturinė e njė lloji tė caktuar qė nuk mund tė arrihet as pėrmes kuptimeve as me eksperiencė, as pėrmes arsyes dhe as me tregim, por mė mirė fitohet me dėshmi tė brendėshme dhe zbulime tė brendshme.


Pastaj, ata janė pėrgjithėsuar nė disa propozime qė pėrshkruajnė kėto dėshmi dhe zbulime. Duke konsideruar faktin se fitimi i dėshmive dhe zbulimeve tė tilla qė varen nga ushtrime tė veēanta dhe disiplinė shpirtėrore quhen gjithashtu njohuri (irfan), ajo ėshtė e njohur me cilėsimin amali (praktike), si njohuri praktike, ose mėnyra e udhėtimit shpirtėror (sejr ve suluk), ashtu si propozimet qė pėrshkruajnė dėshmitė janė quajtur njohuri teorike dhe gjithashtu si Filozofia e Ndriēimit [1] ėshtė pėrzier nė njė masė me argumentimin racional.


Shpreja sufizėm (tasavuf) qė sipas shumicės sė mundėshme ngjajshėm, rrjedh nga fjala suf (lesh), qė do tė thotė veshja e rrobave prej leshi, qė simbolizon jetėn e vėshtirė larg nga konfortet dhe hedonizmi, ėshtė pėrdorur nė mėnyrė mė tė pėrshtatur pėr njohurinė praktike, si termi njohuri (irfan) ėshtė mė i pėrshtatshėm me njohurinė teorike. Nė kėtė mėnyrė, nė sferėn e njohurisė, mund tė identifikohen tė paktėn tre elemente. Njėra ėshtė, udhėzimet specifike praktike qė janė dėshmuar pėr tė drejtuar njeriun nė njohurinė intuitive dhe tė brendėshme dhe nė diturinė e vetėdijshme nga prania nė lidhje me Zotin e Lartėsuar dhe emrat e Tij mė tė bukur dhe veēoritė e Tij mė fisnikė dhe manifestimet e tyre. E dyta ėshtė, gjendjet specifike shpirtėrore dhe fizike dhe tiparet e karakterit dhe pėrfundimisht zbulimet dhe dėshmitė e arritura nga udhėtari.


E treta ėshtė, propozimet dhe deklarimet qė tregojnė kėto gjetje intuitive direkte dhe madje pėr ata qė nuk e kanė pėrhapur bulēimėn e njohurisė praktike, mund tė jetė mė shumė ose mė pak e kuptuar, megjithėse gjetja e tė vėrtetės dhe thelbit tė tyre ėshtė specifike pėr njohuritė e vėrteta.


Duke u marrė me kėto shpjegime bėhet e qartė se gnosa e vėrtetė ėshtė ajo qė ndjek njė program specifik praktik dhe arrin njė njohuri intuitive dhe direkte pėr Zotin e Lartėsuar dhe veēoritė dhe veprimet e Tij.


Gnosa teorike, nė fakt ėshtė njė pėrllogaritje dhe interpretim i kėsaj njohurie, qė natyrisht ka shumė shkelje.


Nėse nuk jemi shumė tė saktė me terminologjinė dhe e zgjerojmė sferėn e veprimtarisė ne mund ta pėrdorim termin njohuri pėr tė gjithė udhėtimin shpirtėror qė ndėrmeret pėr tė gjetur tė vėrtetėn dhe pėr tė arritur lumturinė, si dhe pohimet dhe dėshmitė pėrfunduese shpirtėrore.


Nė kėtė mėnyrė gnosa do tė pėrfshijė madje llojet e njohurisė tė gjetura nė Budizėm dhe Hinduizėm dhe gnosa e disa fiseve tė Siberisė dhe fiseve vendase tė Afrikės, siē mund tė zbatohet termi fe, me llojin e njejtė tė kuptimit tė zgjeruar tė Budizmit, totemizmit dhe tė tjerė.


Kėtu ėshtė e pėrshtatshme tė tregohen konceptet e diturisė dhe filozofisė gjithashtu. Shprehja hikmah (dituri), qė ėshtė njė fjalė me origjinė arabe, do tė thotė njė njohuri e mirė dhe e caktuar (marifah) dhe shpesh e zbatuar me njohurinė praktike, si ndjenja nė tė cilėn ėshtė pėrdorur nė Kuranin e Madhėruar (17:39).


Megjithatė nė terminologjinė e sotme ajo ka kuptimin e filozofisė hyjnore si dhe filozofisė praktike dhe shkencės sė etikės dhe nė etikė ai ėshtė pėrdorur nė kuptimin e njė veēorie tė shpirtit lidhur me pėrdorimin e arsyes dhe si mjeti mes ekstremeve tė shkathtėsisė dhe ēmendurisė.


Pėr ēdo rast, ai nuk ėshtė zbatuar me filozofitė ateiste ose skepticizmin, me tė kundėrtėn e filozofisė qė rrjedh nga rrėnjėt greke qė nėnkupton ēdo pėrpjekje intelektuale ose racionale pėr tė kuptuar problemet e tė gjithė ekzistencės, edhe nėse kjo ēon nė pėrjashtimin e njohurisė sė caktuar dhe tė krijuar, ose edhe pėrjashtimin e ekzistencės objektive.


Origjinaliteti i Gnosės Islame

Ēdo kush qė merret me kujdes me ajetin e Kuranit Famėlartė, fjalėt e Profetit fisnik dhe njerėzve tė pastėr nga familja e tij, Bekimet e Allahut qofshin mbi ta, tė gjithė ata, pa dyshim do tė mund tė gjejnė shumė tema madhėshtore dhe tė thelluara nė sferėn e njohurisė teorike, si dhe urdhėra tė panumėrta dhe udhėzime praktike nė lidhje me udhėtimin shpirtėror tė njohurisė.


Pėr shembull, ne mund t’i referohemi ajetit nė lidhje me tė vetmin thelb hyjnor, tiparet dhe veprimet nė Surat al-Tavhid (ikhlas) si dhe fillimit tė Surat al-Hadid dhe ajetit tė fundit tė Surat al-Hashr dhe sikurse ajeti qė duke treguar praninė hyjnore nėpėr botėn e qenies dhe pėrgjithėsimin e tij mbi tė gjitha qeniet dhe lartėsimin ekzistencial dhe pėruljet e tė gjitha krijesave pėr Zotin e Lartėsuar.


Gjithashtu, ka ajete qė pėrfshinė urdhėrat dhe mėnyrat speciale qė mund tė quhen mėnyra tė udhėtimit shpirtėror Islam, siē ėshtė ajeti pėrkitazi me synimin dhe meditimin, kujtesėn konstante (vikr) dhe kujdesin, zgjimi nė orėt e agimit dhe qėndrimi zgjuar gjatė natės, agjėrimi, pėrkuljet dhe madhėrimet e zgjatura gjatė natės, pėrulja dhe nėnshtrimi, qarja dhe tė ulurit poshtė kur recitohet dhe dėgjohet ajeti i Kuranit, sinqeriteti nė adhurim dhe paraqitja e veprave tė mira me dashuri dhe dhembshuri ndaj Zotit pėr ta arritur afėrsinė ndaj Tij dhe kėnaqėsinė e Tij si dhe ajetin pėrkitazi me besimin tek Zoti, kėnaqėsia Hyjnore dhe nėnshtrimi para Zotit.


Ēėshtjet qė mund tė gjinden mes tregimeve pėr Profetin e nderuar dhe Imamėt e pastėr, Bekimi i Allahut qoftė mbi tė gjithė ata dhe nė lutjet dhe pėrkushtimet intime lidhur me temat e mėsipėrme janė tė pallogaritshme.


Nė pikėpamjen e kėtyre ajeteve tė sakta dhe shpjegimeve tė ēmueshme tė Profetit tė nderuar dhe famijes sė tij tė panjėllosur, Bekimet e pafundta tė Zotit qofshin mbi ta, dy grupe shkuan nė ekstreme kundėrshtare.


Njė grup njerėzish mendje ngushtė dhe tė cekėt u japin njė kuptim tė thjeshtė dhe tė parėndėsishėm kėtyre ajeteve dhe madje e konsiderojnė Zotin tė ketė deklarata tė dykuptimta dhe pasardhės dhe paraardhės fizik dhe i shprazin ajetet dhe tregimet e pėrmbajtjeve madhėshtore dhe tė mrekullueshme.


Kėta janė lloji i njerėzve dhe pėrgjithėsisht pėrjashtojnė ekzistencėn e ēdo gjėje nė emėr tė njohurisė me tekstet Islame.


Grupi tjetėr nė ndikimin e faktorėve tė ndryshėm shoqėror ka zbuluar dhe ka pranuar disa elemente tė huaja tė ēuditshme nga tė tjerėt, si rezultat i tė cilave ata kanė besuar gjėra qė nuk mund tė konsiderohen tė kenė origjinėn nga tekstet fetare dhe pėrmbajtjet e Librit hyjnor dhe Synetit.


Ndėrsa, disa prej tyre mund tė jenė nė kundėrshtim me tekstet e sakta qė nuk janė tė afta pėr interpretim ekzoterik.


Gjithashtu, pėr sa i pėrket praktikės ata kanė zbuluar ritet dhe zakonet e tyre, nga njėra anė, ose i kanė huazuar ato nga sektet jo-Islame. Nė anėn tjetėr ata besojnė nė varjen e detyrimeve pėr njohurinė e pėrkryer.


Sigurisht ata qė kanė njė mendim veēanėrisht tė favorizueshėm tė tė gjitha njohurive dhe atyre sufiste kanė dhėnė arsyet dhe interpretimet pėr tė gjitha kėto ēėshtje.


Por ėshtė e drejtė tė thuhet se tė paktėn disa nga kėto pėrmbajtje nuk kanė njė justifikim tė pranueshėm dhe ne nuk duhet tė jemi kaq tė mbishtypur me madhėshtinė dijetare dhe shpirtėrore tė disa figurave qė ne pranojmė ēfarė do qė ata thonė ose shkruajnė me sytė dhe veshėt e mbyllur dhe i pranojmė ata dhe e mohojmė tė drejtėn e tė tjerėve pėr tė kritikuar dhe pėr tė kėrkuar nė punėt e tė tjerėve.


Sigurisht, ėshtė e qartė se pranimi i tė drejtės pėr tė kritikuar nuk do tė thotė tė kalosh gjykimet e papėrpunuara ose tė keq konsideruara, ose shprehjen e padrejtė tė paragjykimit, ose dėshtimit pėr t’ia kushtuar vėmendjen ēėshtjeve pozitive dhe tė vlefshme.


Nė kėtė rast, ne duhet tė kėrkojmė ēfarė ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė dhe tė ecim nė rrugėn e drejtėsisė dhe tė mirėsisė dhe tė shmangim optimizmin dhe pesimizmin ekstrem tė paarsyeshėm dhe tė kėrkojmė ndihmė nga Zoti pėr tė njohur tė vėrtetėn dhe pėr tė qenė kėmbėngulės nė rrugėn e tė Vėrtetės. Ėshtė e vetkuptueshme se pėr tė vėzhguar tė gjitha ēėshtjet pėrkitaze me gnosėn, sufizmin, diturinė dhe filozofinė dhe ndėrlidhjet e tyre dhe ēdo lidhje tė tyre me Islamin nuk ėshtė njė detyrė pėr tu paraqitet brenda kornizave tė njė artikulli tė vetėm.


Kėshtu nė lidhje me natyrėn pėrmbledhėse tė vėrejtjeve, ne do tė meremi me ēėshtjet mė tė rėndėsishme dhe ta shtyjmė pėr mė vonė zbulimin e mė tejshėm nė rast tė diskutimit mė tė zgjatur.


Gnosa dhe arsyeja

Njė nga problemet mė themelore qė ėshtė ēėshtje e pėrmbajtjes mes pėrkrahėsve dhe oponentėve tė gnosės ėshtė nėse arsyeja mund tė bėjė ose jo ēdo lloj gjykimi pėr atė qė ėshė dhėnė pėrmes njohurisė, qė me hamendje ėshtė arritur nga zbulimet dhe dėshmitė e brendshme ose nėse pėr shembull, arsyeja mund tė pėrgėnjeshtrojė apo jo disa prej tyre. Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė e rėndėsishme nė lidhje me faktin se shumė njohuri bėjnė pohime qė nuk mund tė japin shpjegim tė arsyeshėm.


Ato deklarojnė se i kanė zbuluar kėto gjėra pėrmes mėnyrės sė brendėshme dhe se arsyeja nuk ka aftėsinė pėr t’i kuptuar ato dhe natyrisht, se arsyeja kėshtu nuk ka tė drejtė pėr t’i pėrgėnjeshtruar ose refuzuar ato Tema mė e rėndėsishme e kėtij lloji tė kundėrshtimit ėshtė ajo e unitetit tė ekzistencės (vahdat al-vuxhud), qė ėshtė parashtruar nė forma tė ndryshme.


Njėra ėshtė se, thelbėsisht nuk ka asgjė, nuk ka pasur asgjė dhe nuk do tė ketė asgjė pėrveē Zotit tė Lartėsuar. Ēfarė do qė mund tė jetė thėnė veē Tij, nuk ėshtė thėnė asgjė pėrveē iluzioneve dhe fantazive.


Formė tjetėr e kėtij propozimi ėshtė se asgjė nuk ekziston jashtė thelbit tė Zotit ose jashtė diturisė sė Tij.


Nė kėtė mėnyrė, njė lloj shumėfishimi mund tė pranohet nė identitet. Formė tjetėr e kėtij deklarimi qė ėshtė mė i pėrhapur, ėshtė se udhėtari nė fund tė udhėtimit tė tij arrin stacionin e shfarosjes (fana’), dhe asgjė nuk mbetet prej tij veē emrit.


Pėrfundimisht forma mė e moderuar e deklarimit ėshtė se udhėtari arrin njė stacionin nė tė cilin nuk sheh asgjė veē Zotit dhe tė gjitha gjėrat zhduken tek Zoti.


Nė terminologjinė mė tė saktė ai dėshmon zhdukjen e tė gjitha gjėrave nė ekzistencėn e Zotit tė Lartėsuar, si shuarjen e dritės sė dobėt para dritės sė Diellit.


Nė raste tė kėtilla, pėrgjithėsisht oponentėt kanė pėrparėsinė e argumenteve tė arsyeshme dhe propozuesit qartė thonė se kėto lloj ēėshtjesh kalojnė limitet e arsyes.


Nė kėtė mėnyrė ata kalojnė kufirin e shpjegimit tė arsyeshėm tė pohimeve tė tyre nė lidhje me kėto zhvillime, do tė shtrohej kjo pyetje bazė:


A ka tė vėrteta pėr tė cilat arsyeja ėshtė e paaftė pėr tė kuptuar dhe nuk ka tė drejtė pėr tė refuzuar? Ajo ēfarė mund tė thuhet si pėrmbledhje kėtu ėshtė se megjithėse arsyeja meret me konceptet dhe funksionin e arsyes nuk meret me njohjen e vėrtetės sė ekzistencės objektive ose origjinėn e ēdo gjėje objektive duke lėnė manėsh ekzistencėn e lartėsuar Hyjnore, por gjykimet pozitive dhe negative tė arsyes kur ato janė vetė-evidentuese ose mund tė ēojnė nė vetė-evidencė, janė tė pamohueshme dhe pėrmes koncepteve mund tė zbatohen me gjėrat objektive. Supozimi i gabimit tė gjykimeve tė tilla pėrfshin kontradiktėn.


Me fjalė tė tjera megjithėse funksioni i arsyes nuk ėshtė gnosa e origjinės sė ekzistencės, me cilėsimet e lartėpėrmendura, nuk mund tė ketė dyshim pėr vlefshmėrinė e gjykimeve pėr fenomenin.


Si pėr ēėshtjen e unitetit tė ekzistencės duhet tė thuhet se mohimi i ekzistencės sė gjėrave tė tjera veē Zotit dhe mohimit absolut i shumėfishimit jo vetėm qė pėrfshin mohimin e vlefshmėrisė tė gjykimeve tė arsyes por gjithashtu pėrfshin mohimin e vlefshmėrisė sė njohurisė nė prezencėn qė i pėrket aspekteve aktive dhe pasive tė shpirtit.


Nė kėtė mėnyrė, si mund tė mbrojmė qė dėshmitė dhe zbulimet tė kenė ndonjė vlefshmėri nė lidhje me faktin se evidenca mė e mirė pėr vlefshmėrinė e tyre ėshtė tė qenurit tė pranishėm me vetėdije? Kėshtu, uniteti i ekzistencės nė kėtė interpretim nuk ėshtė aspak i pranueshėm.


Megjithatė ne mund tė konsiderojmė njė interpretim tė pranueshėm qė ėshtė parashtruar nė filozofinė transhedentale [2] nga e cila ėshtė arritur se ekzistenca e krijesave nė lidhje me Zotin e Lartėsuar, ėshtė ekzistencė relative dhe e varur dhe pėr tė qenė mė tė saktė mund tė thuhet se ajo ėshtė pikėrisht lidhja dhe varėsia dhe se ajo nuk varet prej tyre.


Ajo qė ėshtė zbuluar nga gnosa ėshtė pikerisht ky mohim i pavarėsisė sė gjėrave tė tjera [pėrveē Zotit], tė cilin ata e quajnė mohimin e ekzistencės sė tyre tė vėrtetė.


Kėtu pyetja mund tė shtrohet nė formė tjetėr: A mund ta konsiderojmė gjykimin e arsyes prioritet tė intuitės dhe zbulimit? Si pėrgjigje duhet tė thuhet se dituria e pastėr nė paraqitje nė tė vėrtetė ėshtė zbulimi i vetė realitetit.


Kėshtu qė ėshtė e pakundėrshtueshme.


Si do qoftė, gnosa nė paraqitje zakonisht shoqėrohet nga njė interpretim subjektiv nė mėnyrė tė tillė qė ēdo dallim mes tyre kėrkon kujdes tė madh. Kėto interpretime subjektive qė pėrfshijnė dituri konceptuale janė tė dėshtuara.


Ato qė refuzohen nga provat e arsyeshme janė interpretime tė pasakta subjektive tė vėzhgimeve dhe njohurive me pretekst, jo objektet e njohurisė nė vetė paraqitjen e tyre. Nė rastin e unitetit tė ekzistencės, asaj qė ėshtė kuptuar pėrmes dėshmive ėshtė kufizuar me ekzistencėn e pavarur tė Zotit tė Lartėsuar qė si pasojė e pakujdesisė ėshtė quajtur ekzistencė e vėrtetė, sipas tė cilės ekzistenca e vėrtetė ėshtė mohuar nga ekzistencat e tjera.


Ėshtė e vlefshme tė pėrmendet se njohuritė madhėshtore Islame kanė deklaruar qartė se disa zbulime janė satanike, tė pavlefshme dhe mund tė pranohen pėrmes ndonjė evidence dhe mund tė ndryshojnė pėrfundimisht nga tė tjerėt duke i vendosur ata nėn vėzhgimin e argumenteve tė caktuara racionale Librin Hyjnor dhe Sunetin. Ėshtė e qartė se njė investigim mbi tė gjitha llojet e zbulimeve, dėshmive dhe llojeve tė njohurisė nė paraqitje dhe tė mėnyrave – nė tė cilat ato reflektohen nė mėnyrė cilėsore nė mendje, shkaqet pėr pasaktėsinė e disa interpretimeve subjektive dhe mėnyra pėr tė dalluar tė saktėn nga e pasakta, janė pėrtej mundėsisė sė ketij artikulli.


Gnosa dhe ligji fetar

Problem tjetėr i rėndėsishėm qė ia vlen pėr tu marė me tė nė fund tė kėtij artikulli ėshtė lidhja mes njohurisė praktike dhe perceptimeve tė ligjit fetar, ose lidhja mes tarikatit dhe sheriatit.


Njė grup ka imagjinuar se gnosa praktike ėshtė njė mėnyrė e pavarur pėr tė zbuluar tė vėrtetat, pėr tu pėrdorur pa iu drejtuar ligjit fetar dhe se Islami ose e vėrteton atė (me risi tė pranueshme) ose; tė paktėn nuk i paraqet asnjė pengesė atij.


Ata kanė vazhduar nė kėtė drejtim me ēėshtjen e mbrojtjes – se thelbėsisht ata e kanė konsideruar atė si tė panevojshme pėr ta zbatuar nė ndonjė fe pėr tė arritur stacionet njohėse ndėrsa tė tjerė e kanė konsideruar zbatimin e ēdo lloj feje dhe nė njė formė mė tė moderuar, zbatimin e njė feje hyjnore si tė mjaftueshėm.


Megjithatė nga pikėpamja Islame, udhėtimi shpirtėror njohės nuk ėshtė pėrgjatė njė rruge tė pavarur nga dhe veē nga ajo e ligjit fetar; ndėrsa ajo ėshtė njė pjesė mė e qartė dhe e pakapshme e tijj. Nėse e kufizojmė termin sheriat me perceptimet e jashtme, duhet tė thuhet se tarikati ėshtė pėrgjatė sheriatit, ose nė brendi tė tij dhe mund tė realizohet vetėm me vėzhgimin e perceptimeve tė sheriatit.


Pėr shembull, sheriati pėrcakton perceptimet pėr lutėsin ritual; dhe tarikati ndėrmerr mėnyrat e koncentrimit dhe prania e zemrės tek lutėsi; dhe kushtet pėr pėrsosjen e adhurimit.


Nė sheriat paraqitja e adhurimit pėr tė shmangur ndėshkimin hyjnor dhe pėr tė arritur bekimet e parajsės ėshtė e mjaftueshme. Si do qoftė, gnosa thekson pastrimin e qėllimeve tė ēdo gjėje tjetėr pėrveē Zotit.


Kjo ėshtė ajo qė njihet nė gjuhėn e Ahl al-Bejtit, paqja qoftė mbi ta, “si adhurimi i tė lirit”.


Gjithashtu, idolateria (shirk) sipas sheriatit ėshtė idolateri ekzoterike duke adhuruar idolet dhe fshehtėsinė.


Duke pasur shpresė nė ēdo gjė tjetėr veē Zotit, frikė nga tė tjerėt veē Atij, nėse tė gjitha kėto janė marrė si fundamentale dhe tė pavarura dhe tė pabazuara nė bindjen tek urdhėrat hyjnore, ato do tė konsiderohen lloje tė idolaterisė.


Prandaj tė gjitha llojet e risive (bidateve) dhe ritet arbitrare nuk janė vetėm tė padėshirueshme por mund tė jenė pengesa pėr arritjen e njohurisė sė vėrtetė, duke lėnė pėrdorimin e gjėrave qė kanė qenė tė ndaluara nė mėnyrė tė qartė dhe tė pėrcaktuar. Megjithatė ai mund tė jetė rasti qė disa vepra mund tė sjellin gjendje kalimtare tė ashtuquajtura njohėse, ata nuk kanė pėrfundim tė mirė.


Ata mund tė jenė kurth i Shejtanit pėr rėnien pėrfundimtare dhe ne nuk duhet tė mashtrohemi nga ata. Duhet tė pėrfundojmė se rruga e vėrtetė ėshtė ajo qė Zoti i Lartėsuar e ka pohuar:


Pas tė vėrtetės nuk ka tjetėr pos iluzione, e si ia ktheni shpinėn (tė vėrtetės)? (10:32).


Paqja qoftė mbi ata qė ndjekin Udhėrrėfimin. Shenime:


[1] Filozofia e iluminizmit u formulua nga Shihab ed-Din Jahja Suhraverdi (1153-1191). [2] Filozofia Transhedentale i referohet filozofisė sė Sadr ed-Din Shirazi, i njohur si Mulla Sadra (1571-1640).