Kapitulli i parė
Botėkuptimi islam

I. Metodat e njohjes nė Islam

1. Islami pranon tri metoda themelore pėr tė fituar njohuri mbi botėn e mbi realitetet fetare, duke e njohur vlefshmėrinė e secilės prej tyre nė sferėn e vete pėrkatėse. Kėto tri mėnyra janė:


- shqisat, gjegjėsisht aftėsia e tė pamurit dhe e tė dėgjuarit


- intelekti dhe arsyeja, tė cilat arrijnė t’i kuptojnė tė vėrtetat e sigurta dhe qartėsisht tė definuara, ndonėse nė njė sferė tė kufizuar dhe duke u mbėshtetur nė principe specifike e nė pėrshtatshmėri me kushte tė caktuara


- shpallja hyjnore, qė ėshtė mėnyra nėpėrmjet tė cilės njerėz tė zgjedhur pranojnė njohuri nga sfera e tė padukshmes.


Dy metodat e para janė tė pėrbashkėta pėr tė gjithė njerėzit dhe i ndihmojnė ēdo individi ta kuptojė botėn. Kėto dy metoda janė njėherit edhe njė pėrkrahje efektive nė tė kuptuarit e ligjit hyjnor. Mėnyra e tretė ka tė bėjė me individėt qė kanė pranuar njė bekim tė veēantė nga i Gjithėfuqishmi, gjė qė mishėrohet mė sė miri nė shembullin e profetėve tė Zotit.[1] Shqisat mund tė shfrytėzohen si njė mjet pėr fitimin e njohurisė vetėm nė sferėn e botės shqisore, ndėrsa intelekti, nga ana tjetėr, ėshtė i burgosur brenda kufijve tė arsyes. Pėr dallim prej tyre, sfera e shpalljes ėshtė pafundėsisht mė e gjerė dhe hedh dritė mbi fusha tė ndryshme, duke pėrfshirė besimet fetare dhe detyrimet praktike tė fesė.


Lidhur me mjetet e fitimit tė diturisė, Kur’ani i shenjtė ka disa vargje, prej tė cilave kėtu do tė pėrmendim vetėm dy. Lidhur me shqisat dhe intelektin, Kur’ani thotė:


Zoti ju nxorri nga barku i nėnave tuaja teksa nuk dinit asgjė. Dhe Ai ju dha tė pamurit, tė dėgjuarit dhe zemra (arab. afida), qė tė ishit mirėnjohės. (Kur’an, 16:78)


Fjala arabe afida ėshtė shumėsi i emrit fu’ad, njė fjalė qė pėrdoret pėr ta pėrshkruar sferėn e brendshme tė njeriut, ku vijnė nė shprehje aftėsitė si dėgjimi, tė pamurit dhe arsyeja. Nė fund tė vargut, Zoti kėrkon mirėnjohje. Kjo tregon se njeriu duhet tė pėrfitojė nga tė tri kėto aftėsi, tė cilat duhet tė shihen si bekime tė Zotit. Kuptimi i vėrtetė i mirėnjohjes ėshtė qė njeriu tė shprehė mirėnjohje pėr ēdo bekim, nė mėnyrėn e pėrshtatshme pėr tė.


Lidhur me shpalljen hyjnore, Kur’ani thotė:


Edhe para teje nuk dėrguam tjetėr veēse burra, tė cilėve u zbritėm shpallje. Pyesni tė diturit nėse nuk dini. (Kur’an, 16:43)


Njeriu fetar, pėr tė fituar njohuri lidhur me botėn dhe fenė, pėrfiton fillimisht nga shqisat e tija. Megjithatė, perceptimet shqisore pėrbėjnė vetėm themelin empirik tė gjykimeve intelektuale. Mė tej, njeriu fetar pėrfiton nga intelekti pėr tė fituar njohuri lidhur me Zotin, cilėsitė e Tija dhe veprimet e Tija. Pėrdorimi i saktė i kėtyre tri mėnyrave nė fushat e tyre pėrkatėse do ta dėshmojė efikasitetin e tyre nė zbulimin e tė vėrtetės nė shkallė tė ndryshme.[2]


2. Bėrthama e porosisė qė Zoti ua shpalli profetėve mund tė pėrmblidhet nė dy kategori: besimet dhe veprat. Nė shkallėn e besimit, nė fillim vjen besimi nė realitetin e Zotit, tė cilėsive tė tija tė Bukurisė (xhemal) e tė Madhėshtisė (xhelal), si dhe nė veprimet e Tija.[3] Pėrkundėr kėsaj, nė shkallėn e veprave ekzistojnė detyrime dhe urdhra tė caktuar, tė cilėt janė pėrcaktuar qė njeriu tė mund ta jetojė jetėn e tij nė pėrshtatshmėri me normat hyjnore.


Qėllimi i besimit tė vėrtetė ėshtė dituria dhe bindja. Dhe ėshtė e natyrshme se vetėm dėshmitė e palėkundshme (huxh’xhe) mund tė ēojnė drejt bindjes. Ndaj ėshtė njė detyrim pėr ēdo musliman qė vetė ta arrijė shkallėn e bindjes nė besimin e tij. Nė kėtė pikė, nuk pranohet imitimi i tė tjerėve. Nė rastin e detyrimeve tė ndėrlidhura me veprat, njeriu duhet tė kuptojė se qėllimi i tyre ėshtė qė jeta e njeriut tė jetė e pėrshtatshme me besimet e tija. Krahas bindjes, personi duhet tė ketė qasje tek mėnyrat e veprimit qė janė tė miratuara nga ligji hyjnor (sheriati) dhe kjo, nė anėn tjetėr, do tė thotė se njeriu duhet t’i drejtohet njė muxhtehid-i, pra njė eksperti tė ligjit islam. Kjo temė do tė trajtohet nė vijim.


3. Nė tė kuptuarit e besimit dhe tė urdhrave fetarė, ne pėrfitojmė nga tė gjitha mėnyrat e vlefshme tė perceptimit. Megjithatė, mėnyrat kryesore tė konfirmimit tė kėtyre principeve janė intelekti dhe shpallja. Me fjalėn “shpallje” nėnkuptojmė librin hyjnor, gjegjėsisht Kur’anin e Shenjtė, bashkė me thėniet e Profetit (s.a.a), tė pėrcjellura nėpėrmjet njė zinxhiri tė besueshėm transmetimi. Edhe thėniet e Imamėve tė Ehl-i Bejtit (a.s), tė cilat do tė trajtohen nė vijim, konsiderohen nėn kategorinė e Sunnetit sepse pėrbėjnė njė pjesė tė dėshmisė hyjnore (huxh’xhe).


Intelekti dhe shpallja janė dy dėshmi qė e pėrkrahin njėra-tjetrėn. Njėsoj siē e konfirmon gjykimi i vėrtetė intelektual vėrtetėsinė e shpalljes, edhe shpallja e konfirmon vlefshmėrinė e intelektit nė sferėn e tij pėrkatėse. Nė shumė pjesė, Kur’ani i Shenjtė na fton ta pėrdorim gjykimin intelektual, tė pėrsiatemi lidhur me mrekullitė e krijimit dhe madje shkon aq larg sa tė mbėshtetet nė intelektin si njė dėshmi pėr vėrtetėsinė e thirrjes sė tij pėr ta pranuar tė vėrtetėn mbi Zotin dhe mbi Islamin. Asnjė libėr tjetėr i shpallur nuk i ka dhėnė kaq shumė rėndėsi dėshmimit logjik tė besimit e tė doktrinave tė tija, gjė qė mund tė haset bollshėm nė Kur’an.


Imamėt e Ehl-i Bejtit (a.s) e kanė theksuar gjithashtu rėndėsinė e dėshmive tė siguruara nėpėrmjet intelektit, nė sferat ku intelekti ėshtė i aftė pėr tė gjykuar. Imami i shtatė, Musa el-Kadhim (a.s), thotė madje se, ndėrkohė qė shpallja ėshtė dėshmia e jashtme, intelekti ėshtė dėshmia e brendshme pėr njeriun.[4]


4. Duke pranuar se shpallja ėshtė njė udhėzim i pėrpiktė dhe intelekti njė dritė e brendshme, e vendosur nga Zoti tek ēdo individ, duhet thėnė se nuk duhet tė ketė kurrfarė papėrshtatshmėrie ndėrmjet tė kėtyre dy burimeve hyjnore tė dėshmisė. Nėse, megjithatė, ndėrmjet tyre shfaqet njė kundėrshtim, duhet tė deduktojmė se ose bėhet fjalė pėr njė mangėsi nė aftėsinė tonė tė tė kuptuarit tė pyetjes fetare nė fjalė, ose njė gabim nė premisat tona tė arsyetimit logjik. Kjo sepse Zoti, me urtinė e tij tė pakufishme, kurrė nuk e fton njeriun tė ndjekė dy rrugė kundėrthėnėse.


Njėsoj siē nuk ka kurrfarė kundėrthėnieje ndėrmjet intelektit dhe shpalljes, nuk mund tė ketė kundėrthėnie as ndėrmjet shpalljes dhe shkencės. Nėse ekziston njė papėrputhshmėri ndėrmjet tyre nė sfera tė caktuara, sėrish duhet thėnė se ose aftėsia jonė e tė kuptuarit tė fesė nė kėtė sferė specifike ėshtė e mangėt, ose shkenca ende nuk e ka arritur shkallėn e njohurisė sė sigurt nė kėtė fushė. Nė tė shumtėn e rasteve, kundėrthėniet ndėrmjet shkencės dhe fesė kanė tė bėjnė me tė dytėn nga kėto dy alternativa, me ē′rast hipoteza dhe pandehje tė ndryshme pranohen me ngut si shkencė e dėshmuar dhe pėrdoren sakaq si pėrgėnjeshtrime tė principeve tė caktuara fetare.


5. Kur bėhet fjalė pėr ligjet qė sundojnė nė rendin ekzistencial - pra pėr ligje qė janė objektive dhe tė pavarura nga mendimet dhe nga imagjinata jonė – duhet tė pranojmė se kėto janė realitete tė dėshmuara dhe tė pėrhershme. Kjo do tė thotė se, nėse njerėzimi arrin, nėpėrmjet ndonjėrės prej aftėsive tė perceptimit, tė zbulojė njė aspekt tė caktuar tė realitetit, i cili ėshtė i saktė nė shkallė absolute, atėherė duhet tė pranojmė se ky realitet ėshtė i saktė nė njė mėnyrė tė pakushtėzuar dhe tė pėrhershme. Por nėse, gjatė procesit tė zbulimit tė kėtij realiteti, njė pjesė e diturisė qė buron prej tij pėrshtatet me tė vėrtetėn, ndėrsa njė pjesė tjetėr jo, pjesa qė pėrshtatet duhet tė jetė e saktė pėrherė, sepse ndryshimi nė kushtet mbizotėruese nuk duhet tė ketė ndikim mbi njė realitet universal. Me fjalė tė tjera, kuptimi i konceptit tė relativitetit nė kontekstin e ekzistencės ėshtė se njė e vėrtetė qė ėshtė e vlefshme nė njė periudhė kohore dhe e pavlefshme nė njė periudhė tjetėr, nuk mund tė konsiderohet e vėrtetė. Nėse dy plus dy bėjnė katėr, kjo duhet tė jetė kėshtu gjithnjė dhe nė mėnyrė tė pakushtėzuar. Nėse nuk ėshtė kėshtu, atėherė ky princip nuk ka vlefshmėri nė asnjė rrethanė dhe nė shkallė absolute. Nuk ėshtė e mundur qė njohuria tė jetė e vėrtetė nė njė rast dhe e gabuar nė njė rast tjetėr.


Nė kontekstin e diturisė, “relativiteti” rėndom nėnkupton se realiteti nuk ka njė ekzistencė tė veten jashtė mendimit njerėzor dhe degėzimeve tė tij. Pėr shembull (duke e aplikuar kėtė koncept nė sferėn politike), shoqėritė qė nuk jetojnė sipas ligjeve tė frymėzuara hyjnore, kanė tė drejtė tė vendosin vetė lidhur me politikat e tyre dhe kanė njė liri tė pakufizuar nė kėtė drejtim. Kėshtu, nėse arrihet pajtim lidhur me njė pikė tė caktuar, pėr sa kohė qė ekziston ky pajtim i pėrgjithshėm, ajo gjė do tė konsiderohet e mirė dhe e saktė. Por nėse mė vonė arrihet pajtim pėr ta kundėrshtuar tė njejtėn, atėherė “e vėrteta” ėshtė ky version i dytė i ndryshuar dhe i shprehur nė vendimin e dytė. Nė tė vėrtetė, secili nga kėta dy vendime kundėrthėnėse do tė pranohet si "i vėrtetė" sipas kapacitetit intelektual tė individit.


Nė anėn tjetėr, nė rastin e principeve qė konsiderohen tė pavarura nga perceptimi subjektiv dhe aftėsia intelektuale e individit, dhe tė cilat kanė cilėsi specifike e objektive, si dhe pėrkufizime qė mund tė definohen saktėsisht brenda horizontit intelektual, thuhet se ato janė tė sakta gjithnjė dhe nė mėnyrė tė pakushtėzuar, se janė tė vlefshme e tė besueshme. Si rrjedhojė, kundėrshtimi i tyre domosdoshmėrisht do tė konsiderohet i gabuar dhe i pabazė.





II. Ekzistenca nga kėndvėshtrimi islam

6. Kozmosi, pra gjithēka tjetėr veē Zotit, ėshtė njė krijim i Tij dhe kurrė nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė i pavarur nga Zoti, qoftė edhe pėr njė ēast tė vetėm. Kur themi se bota ėshtė njė krijim i Zotit, nėnkuptojmė se ajo ka ardhur nė ekzistencės nėpėrmjet vullnetit tė Tij. Megjithatė, marrėdhėnia ndėrmjet botės dhe Zotit nuk ėshtė si marrėdhėnia e pėrgjithshme e llojit baba-bir, siē ėshtė thėnė:


Ai nuk ėshtė i lindur dhe as ka lindur dikė. (Kur’an, 112:3)


7. Rendi i tanishėm i universit nuk ėshtė i pėrjetshėm dhe i pėrhershėm. Pėrkundrazi, pas njė kohė tė caktuar, gjatėsia e tė cilės ėshtė e njohur vetėm pėr Zotin, ky rend do tė rrėnohet dhe njė rend tjetėr do tė lindė, i cili ka tė bėjė me Ringjalljen dhe Amshimin. Siē thotė edhe Zoti:


Kur toka tė bėhet njė tokė tjetėr e qiejt tė tjerė qiej dhe tė gjithė tė nxirren pėr tė dalė para Zotit, qė ėshtė Njė e Nėnshtrues. (Kur’an, 14:48)


Duke aluduar nė kėtė realitet tė fshehur, nė njė vend tjetėr tė Kur’anit ėshtė thėnė:


Vėrtet tė Zotit jemi dhe tek Ai ėshtė kthimi ynė. (Kur’an, 2:156)


8. Rendi i botės mbėshtetet nė shkaqe dhe pasoja. Tė gjithė fenomenet i binden kėsaj marrėdhėnieje qenėsore. Megjithatė, ndikimi i njė fenomeni mbi njė fenomen tjetėr ėshtė i varur nga autoriteti i vullnetit hyjnor. Urtia e vullnetit tė Zotit e shpėrfaq veten nė kėtė rend dhe rrjedha e bekimit tė Tij shkėlqen nė vetė natyrėn e gjėrave, duke u manifestuar nė marrėdhėnien e vėzhgueshme ndėrmjet shkakut dhe pasojės.


Kur’ani i ka shpjeguar kėto dy pika, gjegjėsisht faktin se fenomenet i binden marrėdhėnies sė shkakshmėrisė (kauzalitetit) dhe se ndikimi efektiv i ēdo shkaku nė botėn e krijuar buron nga autoriteti i vullnetit universal hyjnor. Lidhur me pikėn e parė, t’i referohemi vargut vijues kur’anor:


Ai e ka caktuar qiellin si njė kulm dhe ka dėrguar shi prej qiejve, me tė cilin i bėn frutat tė rriten si njė begati pėr ju. (Kur’an, 2:22)


Lidhur me pikėn e dytė, vargu vijues ėshtė njė dėshmi e mjaftueshme:


Nė tokė tė mirė rriten bimet me lejen e Zotit tė tyre. (Kur’an 7:58)[5]


9. Ekzistenca nuk ėshtė e barabartė me natyrėn materiale. Pėrkundrazi, ajo qė quajmė “natyrė” nuk ėshtė veēse shprehja formale e njė dimensioni tė rendit tė krijuar, i cili vazhdon shumė pėrtej rrafshit tė natyrės. Kėtė shkallė “tė pėrtejme”, Kur’ani e quan “bota e tė padukshmes” (alem el-ghajb). Njėsoj si ndikohen fenomenet natyrore ndėrmjet veti, sipas vullnetit tė Zotit, edhe fenomenet e botės sė padukshme kanė njė ndikim mbi botėn natyrore. Thėnė mė ndryshe, ato janė mjete nėpėrmjet tė cilave manifestohet bekimi i Zotit. Kur’ani e ka pėrmendur ndikimin e ėngjėjve tė Zotit mbi ndodhitė nė botėn e natyrės, kur thotė pėr shembull:


Betohem nė ata qė punėt i rregullojnė. (Kur’an, 79:5)
Ai ėshtė Sundues mbi robėrit e Vet dhe Ai ju dėrgon roje. (Kur’an, 6:61)


Nga vargjet e sipėrpėrmendura mund tė arrijmė nė pėrfundimin se rendi i krijuar, qoftė natyror ose mbinatyror, duke qenė i sunduar nga ligji i shkakshmėrisė (kauzalitetit), ekziston nėpėrmjet vullnetit tė Zotit, prej tė cilit ėshtė i varur.


10. Bota ėshtė njė realitet i udhėzuar. Ēdo grimcė e saj, nė cilėndo shkallė tė ekzistencės, pėrfiton prej dritės sė udhėzimit hyjnor varėsisht nga kapaciteti i vet pranues. Shkallėt e ndryshme tė kėtij udhėzimi universal hyjnor janė: udhėzimi natyror, udhėzimi instinktiv dhe udhėzimi kreativ.


Nė shumė vargje tė tij, Kur’ani i Shenjtė e pėrmend kėtė udhėzim universal:


Zoti ynė ėshtė Ai qė ia fali ēdo gjėje natyrėn e saj dhe pastaj e udhėzoi atė. (Kur’an, 20:50)


11. Rendi i krijimit ėshtė i plotė dhe posedon njė pėrsosuri esenciale. Struktura e botės sė ekzistencės ėshtė trajtėsuar deri nė shkallėn mė tė lartė tė pėrsosurisė, aq sa nuk mund tė paramendohet njė shkallė mė e lartė pėrsosurie. Kur’ani i Shenjtė thotė:


(Ai ėshtė) Njohėsi i tė fshehtės dhe tė dukshmes, i Madhėruari, Mėshiruesi, i cili e bėri tė pėrsosur ēdo gjė qė krijoi. (Kur’an 32:6-7)


Dhe thotė gjithashtu:


Madhėruar qoftė Zoti, mė i miri i krijuesve. (Kur’an, 23:14)


Ėshtė e vetėkuptueshme se pėrsosuria e Krijuesit e bėn tė domosdoshme edhe pėrsosurinė e krijesės. Argumenti intelektual qė buron nga ky princip ėshtė se veprimi i ēdo vepruesi ėshtė nė pėrpjesėtim me cilėsitė dhe pėrsosurinė e vepruesit nė fjalė. Kėshtu, nėse vepruesi ėshtė i pastėr nga ēdo mangėsi ontologjike, ėshtė e natyrshme qė edhe veprimet e tija tė jenė tė pastra nga ēdo mangėsi ose papėrsosuri e tillė. Kur tė pranohet se Zoti i Madhėruar ėshtė zotėruesi i ēdo pėrsosurie ontologjike, domosdoshmėrisht edhe veprimet e Tija janė veprimet mė tė plota dhe mė tė pėrsosura.


Krahas kėsaj, urtia e Zotit mund tė dėshmohet nėpėrmjet faktit se edhe pėrkundėr mundėsive tė shumta pėr shfaqjen e gjėrave negative nė krijimin e njė bote tė pėrsosur, asgjė tjetėr veē pėrsosurisė nuk ėshtė krijuar nga Zoti. Duhet theksuar, nė kėtė pikė, se asgjė qė konsiderohet “e ligė” nė rrafshin natyror, nuk bie nė kundėrshtim me pėrsosurinė e rendit tė natyrės. Shpjegime tė mėtejme lidhur me kėtė temė do tė japim mė poshtė, nė diskutimin e titulluar “Njėshmėria nė krijimin hyjnor”.


12. Ngase bota ėshtė njė krijim dhe njė veprim i Zotit, i cili ėshtė vetė e Vėrteta absolute, edhe vetė bota ėshtė e vėrtetė dhe ka njė rėnd tė mbėshtetur nė urtėsi, larg ēdo kotėsie dhe pakuptimėsie. Ky princip pėrmendet nė shumė vargje tė Kur’anit, prej tė cilave mund tė pėrmendet vargu nė vijim:


Qiejt e tokėn dhe gjithė ē’ėshtė mes tyre nuk i krijuam veēse me tė vėrtetėn e pėr njė kohė tė caktuar. (Kur’an, 46:3)


Fati pėrfundimtar i njeriut dhe i botės ėshtė dita e Ringjalljes. Siē thotė edhe Imam Aliu (a.s): Vėrtet Ringjallja ėshtė caku.[6]





III. Njeriu nga perspektiva islame

13. Njeriu ėshtė njė qenie e pėrbėrė nga shpirti dhe nga materia. Pas vdekjes, ndėrsa trupi shndėrrohet nė njė kufomė tė kalbur, shpirti vazhdon tė jetojė. Vdekja e njė njeriu nuk nėnkupton shkatėrrimin e tij. Pėrkundrazi, ai vazhdon tė jetojė nė sferėn e berzakh-ut deri nė ditėn e ringjalljes. Nė kontekstin e shkallėve tė krijimit tė njeriut, lidhur me shkallėn pėrfundimtare, nė tė cilėn shpirti i fryhet trupi, Kur’ani thotė:


...pastaj e bėmė atė njė krijesė tjetėr. (Kur’an, 23:14)


Shumė vargje aludojnė nė jetėn e berzakh-ut, si pėr shembull:


Pas tyre ka njė perde (arab. berzakh) deri nė ditėn kur tė ngrihen prapė. (Kur’an, 23:100)


Ka edhe shumė vargje tė tjera qė flasin pėr jetėn nė berzakh.


14. Ēdo njeri ėshtė i krijuar me njė natyrė tė lindur (fitra) dhe me vetėdijen lidhur me njėshmėrinė e Zotit. Sikur ta zhvillonte kėtė natyrė tė tij tė lindur, duke iu shmangur ēdo prirjeje qė bie ndesh me tė, ēdo njeri do ta gjente mė nė fund rrugėn qė ēon drejt tė Vėrtetės absolute.


Askush nuk lind mėkatar, i ligė ose me qėllime tė kėqija. Ēdo papastėrti dhe ligėsi buron nga faktorė tė jashtėm, si rezultate tė elementeve tė jashtme, tė kombinuara me ushtrimin e vullnetit tė lirė. Pėr mė tepėr, edhe prirjet negative tė fituara nga trashėgimia mund tė tejkalohen nėpėrmjet vullnetit njerėzor, pėr sa kohė qė ekziston motivacioni i duhur. Pra, koncepti i krishter i “mėkatit zanafillor” tek bijtė e Ademit, ėshtė njė koncept tėrėsisht i huaj pėr Islamin.


Lidhur me kėtė, Kur’ani thotė:


Atėherė kthehu drejt fesė sė vėrtetė, drejt natyrės sė lindur, nė tė cilėn Zoti e krijoi njeriun. Nuk ka ndryshim nė krijimin e Zotit. (Kur’an, 30:30)


Ndėrsa i Dėrguari i Zotit (s.a.a) thotė: Ēdo fėmijė vjen nė jetė me natyrėn e tij tė lindur (fitra).[7]


15. Njeriu ėshtė i pajisur me vullnet tė lirė dhe ėshtė i aftė tė marrė vendime tė pavarura. Kjo do tė thotė se, teksa vendos nė duhet tė kryejė njė veprim tė caktuar ose jo, ai i shqyrton nėpėrmjet intelektit dimensionet e ndryshme tė kėtij veprimi. Kur’ani i Shenjtė thotė:


Vėrtet ia kemi treguar rrugėn, qoftė mirėnjohės a mohues. (Kur’an, 76:3)


Dhe thotė gjithashtu:


Thuaj: ėshtė e vėrteta nga Zoti juaj. Kush do le tė besojė e kush nuk do, le tė mos besojė. (Kur’an, 18:29)


16. Pėr sa kohė qė individi pėrfiton plotėsisht nga natyra e tij e lindur, nga aftėsia pėr tė dalluar ndėrmjet tė mirės dhe tė ligės dhe nga aftėsia pėr ta ushtruar vullnetin e tij tė lirė, zhvillimi i tij shpirtėror bėhet njė mundėsi reale. Porta hyrėse drejt rrugės transhedente tė udhėzimit tė vėrtetė drejt Zotit ėshtė gjithnjė e hapur pėr njeriun. Kjo portė mbyllet vetėm nė ēastin e vdekjes, pas tė cilit nuk pranohet mė pendimi.


Ndaj edhe thirrja e profetėve ėshtė njė thirrje universale, qė u drejtohet tė gjithė njerėzve, madje edhe tė tillėve si Faraoni. Musa (a.s) urdhėrohet nga Zoti si vijon:


Dhe thuaji (faraonit): “A dėshiron tė dėliresh, tė tė udhėzoj drejt rrugės sė Zotit e tė jesh i druajtur para Tij? (Kur’an, 79:18-19)


Njeriu, pra, nuk guxon tė humbė shpresė nga mėshira dhe falja e Zotit, siē thotė edhe Kur’ani:


Mos humbni shpresė nga mėshira e Zotit! Zoti i fal tė gjithė mėkatet. Ai ėshtė Falės dhe i Mėshirshėm. (Kur’an, 39:53)


17. Ngase njeriu pėrfiton nga drita e urtisė dhe ngase ėshtė i pajisur me vullnet tė lirė, ai ėshtė njė qenie qė bart pėrgjegjėsi. Ai ėshtė pėrgjegjės karshi Zotit, tė Dėrguarit tė tij dhe karshi prijėsve tė frymėzuar hyjnorė. Ai ėshtė gjithashtu pėrgjegjės edhe karshi vetė qenies sė tij njerėzore, karshi njerėzve tė tjerė dhe karshi botės. Kur’ani ka shumė vargje qė e kanė shpjeguar natyrėn e pėrgjegjėsisė njerėzore.


Ju jeni pėrgjegjės pėr fjalėn e dhėnė. (Kur’an, 17:34)
Vėrtet, veshi, syri e zemra, tė gjitha do tė japin llogari. (Kur’an, 17:36)
Mos pandeh vallė njeriu se do tė lihet nė kokė tė vete (e pa pėrgjegjėsi)? (Kur’an, 75:36)


Edhe i Dėrguari i Zotit (s.a.a), duke u folur atyre qė kanė autoritet mbi popullin, thotė: A nuk jeni edhe ju barinj? Tė gjithė jeni pėrgjegjės pėr kopenė tuaj.[8]


18. Asnjė njeri nuk ėshtė superior ndaj tjetrit, pėrveē nėse ka arritur njė shkallė mė tė lartė realizimi tė dhuntive tė tija shpirtėrore. Superioriteti mė i vlefshėm ėshtė ai qė mbėshtetet nė virtyte, tė cilat duhet tė manifestohen nė ēdo dimension tė jetės. Siē thotė edhe Kur’ani:


O njerėz! Vėrtet ju krijuam nga njė burrė e njė grua dhe ju ndamė nė popuj e fise qė tė njiheshit mes veti. Vėrtet mė tė mirėt nga ju, pranė Zotit, janė ata qė janė mė tė druajtur para Tij. (Kur’an, 49:13)


Si rrjedhojė, faktorėt racorė ose gjeografikė nuk mund tė pėrdoren nė Islam si themeli i njė pretendimi pėr superioritet ose krenari.


19. Vlerat etike, tė cilat mbėshteten nė vetė principet e humanitetit dhe tė cilat janė tė rrėnjosura nė natyrėn e lindur njerėzore (fitra), janė tė pėrhershme dhe tė pandryshueshme. As kalimi i kohės dhe as ndryshimi i shoqėrisė nuk mund t’i bėjė kėto vlera tė ndryshojnė. Pėr shembull, detyrimi pėr ta mbajtur fjalėn e dhėnė ose kthimi i tė mirės me tė mirė, janė vlera tė tilla etike, tė cilat janė tė pėrhershme, tė krijuara qė nė zanafillėn e ekzistencės dhe qė do tė vazhdojnė tė vlejnė pėr sa kohė qė tė ekzistojė njeriu. Normat e tilla morale nuk janė subjekt ndryshimesh. Por edhe e kundėrta e kėsaj nuk ėshtė mė pak e saktė. Shėmtia e tradhėtisė ose e mosmbajtjes sė fjalės sė dhėnė, pėr shembull, ėshtė e pėrhershme. Ndaj, kur tė shihet nga njė perspektivė intelektuale, do tė kuptojmė se ekzistojnė njė sėrė principesh tė pandryshueshme dhe tė rrėnjosura nė vetė esencėn e karakterit njerėzor, tė cilat e definojnė jetesėn e tij morale dhe shoqėrore. Nė periferi tė kėtyre principeve etike mund tė shfaqen njė sėrė traditash dhe shprehish, tė cilat ndikohen nga vendi dhe koha e qė, si pasojė, janė tė ndryshueshme. Megjithatė, ndryshimet e tilla nuk mund tė kenė ndikim ose t’i ndryshojnė principet e pandryshueshme tė moralit.


Kur’ani i Shenjtė nėnkupton pikėrisht kėta principe tė kuptueshme e tė pandryshueshme, kur thotė:


A mund tė jetė tjetėr shpėrblimi i mirėsisė veēse mirėsia? (Kur’an, 55:60)
Pėr tė mirėt nuk ka rrugė qortimi. (Kur’an, 9:91)
Vėrtet Zoti nuk lejon qė tė shkojė dėm shpėrblimi i atyre qė bėjnė mirė. (Kur’an, 12:90)
Vėrtet Zoti urdhėron drejtėsinė, mirėsinė dhe kujdesin ndaj tė afėrmve. Ai jua ndalon paturpėsinė, tė ligėn dhe tejkalimin e kufijve. Kėshtu ju kėshillon qė tė merrni mėsim. (Kur’an, 16:90)


20. Veprat e njeriut, pėrveē qė kanė si pasojė shpėrblimin ose dėnimin nė amshim, nuk janė pa pasoja edhe nė kėtė botė. Shumė ndodhi nė botė janė pasoja direkte tė veprimeve njerėzore. Kjo dėshmon njė finesė shumė tė rėndėsishme, tė cilėn e ka nėnkuptuar edhe shpallja hyjnore dhe tė cilėn edhe njeriu e ka tė qartė vetvetiu. Ka shumė vargje qė flasin pėr kėtė, por vargu vijues kur’anor do tė ishte i mjaftueshėm si dėshmi:


Dhe sikur banorėt e qytetit tė kishin besuar e tė kishin qėndruar larg tė ligės, vėrtet Ne do t’ua hapnim dyert e bekimit nga qielli e nga toka. Por ata mohuan dhe Ne i dėnuam pėr shkak tė asaj qė fituan (me veprat e tyre). (Kur’an, 7:96)



Edhe profeti Nuh (a.s) ua pėrkujtoi njerėzve tė tij lidhjen ndėrmjet tė qėndruarit larg mėkateve dhe hapjen e dyerve tė mėshirės nga Zoti:


Dhe u thashė: “Kėrkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai ėshtė falės. Ai ka pėr tė zbritur pėr ju shi tė dobishėm nga qiejt dhe ka pėr t’ju pėrkrahur me pasuri e me bij. Dhe pėr ju ka pėr tė krijuar kopshte e lumej. (Kur’an, 71:10-12)


21. Zhvillimi ose shkatėrrimi i njė populli ėshtė i ndėrlidhur me njė varg tė ndėrlikuar shkaqesh, tė cilat, duke i lėnė mėnjanė ndikimet e faktorėve tė jashtėm, janė tė rrėnjosura nė mėnyrėn si trajtohen besimet fetare dhe principet morale nga populli nė fjalė. Ky princip nuk bie ndesh me besimin nė caktimin hyjnor (kada ve kadar)[9]. Kjo sepse principi i shkakshmėrisė (kauzalitetit) ėshtė vetė njė shprehje e vullnetit universal tė Zotit. Me fjalė tė tjera, vullnetit i Zotit manifestohet nė njė mėnyrė qė u lejon shoqėrive njerėzore ta trajtėsojnė fatin e vet nėpėrmjet besimit dhe veprave tė tyre. Njė shoqėri qė mbėshtetet nė drejtėsi dhe nė vlera morale do tė jetė pėrparimtare dhe stabile, ndėrsa njė shoqėri qė ėshtė e themeluar mbi elementet e kundėrta do tė pėsojė njė fat tė pakėndshėm. Ky princip ėshtė pėrmendur nė Kur’an me emrin Sunnet Allah, pra “mėnyra e Zotit”:


Dhe kur u erdhi njė paralajmėrues, ata veē sa u larguan mė shumė dhe u sollėn me mendjemadhėsi e bėnė tė liga mbi tokė. Por e liga e dėmton vetėm atė qė e kryen. Dhe a mund tė presin vallė njė fat tė ndryshėm nga ai i popujve tė kaluar? Nuk do tė gjesh njė zėvendėsim pėr “mėnyrėn e Zotit” (Sunnet Allah) dhe as njė ndryshim nė tė. (Kur’an, 75:42-42)


Mos jini tė pavėmendshėm e mos u trishtoni, sepse ju do tė dilni fitimtarė nėse besoni vėrtet. Nėse ju jeni lėnduar, edhe ata u lėnduan mė parė. Kėto janė ditė qė ne i shkėmbejmė mes njerėzve. (Kur’an, 3:139-140)


22. Fati i njeriut ėshtė i kthyer drejt njė ardhmėrie shpresėplotė. Ndonėse ėshtė e saktė se jeta njerėzore ėshtė kryesisht e shoqėruar nga pabarazia dhe vėshtirėsitė, kjo nuk ka pėr tė qenė gjithnjė kėshtu. Historia njerėzore lėviz drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė, nė tė cilėn ka pėr tė dominuar njė sistem gjithėpėrfshirės i drejtėsisė. Sipas Kur’anit, tė virtytshmit do tė sundojnė nė tokė:


Dhe vėrtet kemi shkruar edhe nė Zebur pas Tevratit: robėrit e mi tė virtytshėm do ta trashėgojnė botėn. (Kur’an, 21:105)


Dhe gjithashtu:


Atyre qė besojnė e qė bėjnė vepra tė mira, Zoti u ka premtuar se do t’i bėjė trashėgimtarė e sundues mbi tokė, njėsoj siē i bėri tė tjerėt para tyre. (Kur’an 24:55)


Andaj, pas njė beteje tė stėrzgjatur ndėrmjet tė vėrtetės dhe tė gabuarės, e ardhmja do ta dėshmojė triumfin e tė vėrtetės, pavarėsisht sa kohė do tė zgjasė arritja e kėsaj. Kur’ani thotė:


Ne e godasim tė gabuarėn me tė vėrtetėn dhe e gabuara thyhet e shkatėrrohet. (Kur’an, 21:18)


23. Nga kėndvėshtrimi kur’anor, njeriu ėshtė i dhuntisur me disa bekime tė veēanta, aq sa edhe ėngjėjt pėrkulen para tij. Kur’ani thotė:


Vėrtet i kemi nderuar bijtė e Ademit. Ata i bartim nė tokė e nė det dhe pėr ta kemi caktuar bekime tė shumta e i kemi pėrzgjedhur mbi shumė prej gjėrave qė krijuam. (Kur’an, 17:69)


Duke e pasur parasysh faktin se themeli i jetesės sė njeriut ėshtė ruajtja e dinjitetit tė tij shpirtėror, ēdo veprim qė e largon njeriun nga ky dinjitet dhe nga ēdo cilėsi qė i ėshtė dhuruar nga Zoti, ėshtė i ndaluar nė Islam. Pėr tė qenė mė tė pėrpiktė, ēdo autoritet tiran, qoftė nga pikėvėshtrimi i sunduesit tiran ose i popullit qė i bindet njė sunduesi tė tillė, ėshtė i ndaluar rreptėsisht. Siē thotė edhe Imam Aliu (a.s): Mos u bėj skllav i tė tjerėve, sepse Zoti tė ka krijuar tė lirė.[10] Ai thotė gjithashtu: Zoti ia ka falur besimtarit ēdo tė drejtė, pėrveē asaj tė poshtėrsimit tė vetvetes.[11]


24. Nga pikėpamja islame, jeta intelektuale e njeriut ka njė rėndėsi dhe dinjitet tė veēantė, sepse superioriteti i njeriut, qė ėshtė njėherit edhe themeli i pozitės sė tij tė lartėsuar karshi krijesave tė tjera, buron pikėrisht nga aftėsia e tij pėr t’u pėrsiatuar e pėr tė menduar, duke e shfrytėzuar gjithė spektrin e intelektit. Duke u nisur nga kjo, shumė vargje tė Kur’anit e ftojnė njeriun t’i shfrytėzojė aftėsitė e tija intelektuale, aq sa kultivimi i intelektit dhe pėrsiatja lidhur me fenomenet e krijimit janė pėrmendur gjithnjė nė mesin e cilėsive tė njerėzve tė urtė. Nė shumė pjesė tė tij, ku theksohet rėndėsia e pėrsiatjes dhe e tė menduarit lidhur me shenjat dhe mrekullitė e krijimit, Kur’ani ka njė qėndrim tė ngjashėm:


Ata qė e pėrkujtojnė Zotin nė kėmbė, ulur e shtrirė, dhe pėrsiaten lidhur me krijimin e qiejve e tė tokės. (Dhe thonė “Zoti ynė! Ti nuk i krijove kėto sė koti.” (Kur’an, 3:192)


Nė vazhdė tė kėsaj perspektive vjen edhe ndalimi kur’anor pėr imitimin e verbėr tė paraardhėsve.


25. Liria qė Islami ia jep individit nė sferat ekonomike dhe politike, ėshtė e kushtėzuar nga principi i cili thotė se kjo liri nuk duhet tė jetė nė konflikt me parimet e prioritetet shpirtėrore tė njeriut dhe tė mos bjerrė nė kundėrshtim me themelet e mirėqenies shoqėrore. Nė tė vėrtetė, filozofia e detyrimeve nė Islam ėshtė e rrėnjosur nė nevojėn pėr ta bėrė njeriun tė vetėdijshėm pėr shkallėn e pėrgjegjėsisė sė tij, nė mėnyrė qė ta ruajė dinjitetin e vet dhe mirėqenien e shoqėrisė. Ndalimi i idhujtarisė, alkoolit dhe i veseve tė tjera mbėshtetet pikėrisht nė nevojėn pėr ta ruajtur dinjitetin dhe shenjtėrinė e njeriun. Kur tė kihet nė konsideratė kjo pikė, personi do tė mund ta vlerėsojė edhe mė shumė urtinė e fshehur pas ligjit islam tė shpagimit (arab. kisas).


Ligjin e kisas-it (p.sh. dėnim me vdekje pėr vrasėsin), Kur’ani e konsideron burim tė ruajtjes sė jetės njerėzore:


Dhe nė kisas ka jetė pėr ju, o njerėz tė mendjes. (Kur’an, 2:179)


I Dėrguari i Zotit (s.a.a) ka thėnė: Nėse njė njeri mėkaton fshehurazi, ai e dėmton veē veten. Por nėse mėkaton hapur dhe nuk pengohet, atėherė e gjithė shoqėria dėmtohet prej kėsaj.[12]


Imam Xhaferi (a.s), pasi pėrcjell disa hadithe, thotė: Njė njeri qė mėkaton hapur, e dhunon shenjtėrinė e ligjeve tė Zotit dhe miqėsohet me armiqtė e Tij.[13]


26. Nė mesin e manifestimeve tė lirisė individuale nė Islam ėshtė fakti se nuk ka detyrim nė fenė qė njeriu zgjedh pėr ta ndjekur:


Nė fe nuk ka detyrim. E vėrteta ėshtė dalluar qartė nga e gabuara. (Kur’an, 2:256)


Nė Islam, feja kėrkohet vetėm kur tė jetė rezultat i bindjes sė brendshme dhe i besimit tė brendshėm shpirtėror, gjėra kėto, qė nuk mund t’i imponohen njė njeriu nga jashtė. Bindja dhe besimi burojnė nga tė kuptuarit paraprak tė njė sėrė faktorėsh, mes tė cilėve radhiten aftėsia pėr ta dalluar tė vėrtetėn nga gėnjeshtra dhe nga e gabuara. Kur tė arrihet kjo pikė, atėherė individi, nėn kushte normale, do ta zgjedhė domosdo rrugėn e tė vėrtetės.


Ėshtė e vėrtetė se xhihadi ėshtė njė detyrim pėr muslimanėt. Por kjo nuk do tė thotė t’i detyrosh tė tjerėt ta pranojnė Islamin. Qėllimi i xhihadit ėshtė eliminimi i faktorėve qė e pengojnė pėrcjelljen e porosisė hyjnore nė mėnyrė paqėsore nė botė, nė mėnyrė qė “rruga e drejtė” tė mund t’u qartėsohet dhe t’u prezantohet tė gjithėve. Ėshtė e natyrshme se, sikur tė pengohet pėrhapja paqėsore e mėsimit ēlirues tė Islamit, xhihadi bėhet njė detyrim, por vetėm pėr sa kohė qė ka qėllim eliminimin e kėtyre pengesave dhe krijimin e kushteve tė nevojshme pėr pėrhapjen paqėsore tė porosisė islame mes njerėzve.


Siē jemi pėrpjekur tė tregojmė deri nė kėtė pikė, perspektive islame e pėrndrit natyrėn e njeriut dhe tė universit. Kuptohet, mbeten edhe shumė pika tė kėsaj teme tė gjerė, qė mund tė trajtohen edhe mė tej dhe qė, pjesėrisht, do tė pėrmenden nė vijim tė veprės.


VAZHDON


[1] Nė hadithet islame, personat e tillė janė emėrtuar muhaddath (atyre, tė cilėve u folet). Kjo do tė shpjegohet nė vijim tė veprės. (Shih shpjegimin e kėtij termi nė artikullin "Termi muhaddath in Shi′izmin Dymbėdhjetės" nga Kohlberg, Besimi dhe Ligji, v.5, fq.39-47)
[2] Pastrimi i shpirtit nga tė gjithė mėkatet dhe tė ligat krijon tek njeriu njė frymėzim, i cili mund tė konsiderohet njė burim i tė fituarit tė diturisė
[3] Dėrgimi i profetėve, caktimi i pasardhėsve tė tyre dhe ringjallja e tė vdekurve, tė gjitha kėto janė manifestime tė veprimeve tė Zotit
[4] Vėrtet Zoti ka dy dėshmi pėr njerėzit: njė tė jashtme dhe njė tė brendshme. Dėshmia e jashtme janė tė dėrguarit, profetėt dhe imamėt, ndėrsa dėshmia e brendshme ėshtė intelekti. (Kulejni, Usul el-Kafi, v.1, fq.16; botim i vitit 1980, Beirut)
[5] Lidhur me kėtė pikė, shih kapitullin Bakara, vargjet 102 dhe 249, si dhe kapitullin Al-i Imran, vargjet 49 dhe 166; Pėr informata tė mėtejme, shih tefsiret e Kur′anit, p.sh. El-Mizan, v.1, fq.72
[6] Nehxhu′l-Belaga, thėnia nr.190; botim i vitit 1975, Kom
[7] Shejh Saduk, Kitab et-teuhid, kapitulli 53, hadithi nr.9; botuar 1978, Kom
[8] Ahmad bin Hanbel, Musned, v.2, fq.54; Bukhari, Sahih,v.2, Kitab el-xhum′a, kapitulli 11, hadithi nr.2, fq.284
[9] Nė kėtė pikė, shprehjen kada ve kader e kemi pėrkthyer si "caktimi hyjnor", pra nė kuptimin qė pėrdoret kjo shprehje nė persisht, ndonėse nė gjuhėn arabe tė dyja fjalėt kanė dy konotacione tė ndryshme. Kada ėshtė e ndėrlidhur me urdhrin hyjnor, ndėrsa kadar me caktimin e masės sė gjėsė sė urdhėruar. Ky dallim do tė shprehet nė vijim tė veprės, ku autori e trajton mė hollėsisht ēėshtjen e caktimit. (shėnim i pėrkthyesit nė anglisht)
[10] Nehxhu′l-Belaga, letra nr.38
[11] Hurr el-Amili, Vesa′il el-shia (botuar Beirut, 1982), v.11, kapitulli 12, fq.424
[12] Po aty, kapitulli 4, fq.407
[13] Po aty