Emri:  happy-muslim-family-cartoon.jpg

Shikime: 2336

Madhësia:  22.6 KB

Lois Lamya’ al-Raruqi

Vol I

Tema e kësaj letre u zgjodh nga bindja se njerëzimi po vuan sot nga sërë problemesh serioze shoqërore lidhur me gratë dhe ndërlidhjet e dy gjinive në shoqëri. Megjithatë këto probleme mund të jenë më të shqiptuara, shqetësuese, më të dobëta për disa nga ne se sa për të tjerët, ka pikërisht pak në ndonjë regjion të botës bashkëkohore qytetarët e të cilës nuk kanë ndjerë në një farë mënyre ndikimet e këtyre problemeve. Prandaj është një nevojë shtypëse për të zbuluar zgjidhje të mundshme. Problemi i grave është i lidhur për studimin e tanishëm, me Kuranin dhe siç e kam quajtur “Shoqërinë Kuranore”, jashtë bindjes së fortë se Kurani ofron sygjerimet më të qëndrueshme për reformën bashkëkohore shoqërore që mund të gjendet në çdo model ose literaturë. Shumë nga ju mund të hutohen nga titulli i kësaj letre-“Gratë në një shoqëri Kuranore”. Mund të pyesni veten, “Pse ajo nuk tha “Gratë në shoqërinë muslimane” ose “Gratë në një shoqëri Islame?” Më lejoni t’iu shpjegoj pse shprehjet “muslimane” dhe “Islame” u përjashtuan për këtë letër dhe si përdorimi i apeleve më të pazakonta “Shoqëri Kuranore” është justifikuar.

Ka të paktën tre arsye për zgjedhjen time për këtë titull. E para buron nga frika se shumë besime dhe praktika janë etiketuar si “muslimane” ose “Islame” pa i justifikuar këto emra. Përafërsisht ka 40 kombe në botë që deklarojnë se kanë popullatë shumicë muslimane dhe rrjedhimisht të jenë shembuj të shoqërive “muslimane” ose “Islame”. Kjo sigurisht rezulton në konfuzion kur pyetja: Cilat nga këto regjione përfaqëson me më besnikëri shoqërinë e vërtetë “Islame”? Mes muslimanëve kjo pyetje më e përgjigjur me deklarimin se shoqëria e tyre nacionale ose rajonale është më e vërteta për qëllimet e All-llahut subhanahu wa ta’ala.

Jo-muslimanët, nga ana tjetër dhe veçanërisht antropologët perëndimorë që udhëtojnë nëpër botë për të analizuar zakonet dhe më shumë për popujt e tyre, tentojnë të trajtojnë çdo variantë brenda Botës muslimane si barazisht të vlefshme. Kjo rezulton nga besnikëria e tyre të cilën e quaj “teoria e kopshtit zoologjik” të diturisë. Pasuesit e kësaj teorie shikojnë të gjithë muslimanët – dhe sigurisht trajtimi i ngjajshëm të popujve të tjerë jo-perëndimor është i dallueshëm – si specie të ndryshme brenda kopshtit zoologjik njerëzor. Protagonistët e “teorisë së kopshtit zoologjik” shkojnë në fushë, inçizojnë dhe fotografojnë fotografi të çdo praktike të çuditshme ose ekzotike që shohin ose dëgjojnë; dhe për ta, ky është Islami ose praktika Islame. Një udhëtim në një pjesë tjetër të botës muslimane për të inçizuar dhe fotografuar krijon një trup tjetër materialesh që dokumentojnë variacione sipërfaqësore të zakoneve. Por ky gjithashtu është Islami ose praktikë Islame për kërkuesin ose etnografin e “teorisë së kopshtit zoologjik”. Ka pak përpjekje në të kuptuarit e Islamit si tërësi. Si rezultat, premisa bazë e skepticizmit dhe relativizmit është konfirmuar në mendjen e kërkuesit; dhe ai ose ajo kthehet në shtëpi i ose e bindur se nuk ka vetëm një Islam, por çarje të ekzistencës së Islamit në botë. Në këtë mënyrë kërkuesi raporton se ka shumë definime ose përshkrime të statusit dhe rolit të grave në shoqërinë muslimane. Çdo njeri nga përcaktimet ose përshkrimet rezultante dublohet si “muslimane” ose “Islame” edhe nëse ne si muslimanë mund të mbrojmë disa nga këto praktika si shtrembërime ose çoroditje të parimeve dhe besimeve tona nga të keqdrejtuarit ose të painformuarit mes nesh.

Për të shmangur pjesërisht konfuzionin me këto përshkrime dhe keqkuptime të ndryshme zgjodha emrin “Kuranor” për diskutimin e tashëm. Në këtë mënyrë, shpresoj të dal jashtë relevancës dhe partikulasizmit të kufizuar të një prezentimi që shmang fraksione të tilla dhe ideologjikisht është një përputhje me përshkrimet e vërteta të Islamit. Nga ana e çështjeve kaq përcaktuese të fatit tonë dhe ekzistencës sonë, nuk mund të jemi asnjëherë të kënaqur me reportazhin e thjeshtë për shtazë të caktuara njerëzore në “kopshtin zoologjik” që statistikisht janë “muslimanë” ose zakonet e tyre janë etiketuar si “Islame”. Këto emërime ndonjëherë janë keqpërdorur. “Kuranor”, nga ana tjetër është një term i qartë. Ai tregon qartë temën e kësaj letre.

Së dyti “shoqëria Kuranore” gjykohej se ishte titulli më i përshtatshëm që na orjenton drejt zbulimit të këtyre parimeve thelbësore në vetë Kuranin, që formojnë kornizën e kufizuar të shoqërive tona nëpër Botën Muslimane. Shoqëria e bazuar në parimet Kuranore është qëllimi ynë, edhe pse ne mund të devijojmë pa e ditur kohë pas kohe nga këto parime. Është përshtatja me një shoqëri të bazuar në Kuran për të cilën duhet të gjithë të punojmë nëse popujt Muslimanë janë për të gëzuar një ardhmëri të lumtur. Nuk është verzioni indonezian, pakistanez, saudikoarab, egjyptian ose nigerian i kësaj shoqërie që ne duhet ta shohim si normë të padiskutueshme, por si një normë të qëndrueshme të bazuar në mësimet e Kuranit të Shenjtë. Vetëm atje mund të gjejmë një definicion të saktë të rolit të gruas në shoqëri. Qëkur këto mësime janë subjekt i letrës sime, “Gratë në një shoqëri Kuranore” duket se është titulli i saktë.

Së treti, dëshiroj me këtë zgjedhje të titullit për të theksuar se duhet ta shikojmë Kuranin e Shenjtë si drejtuesin tonë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Nuk është vetëm burimi primar i diturisë për besimet fetare, obligimet dhe praktikat, është gjithashtu drejtuesi, qoftë specifik apo i nënkuptuar, për çdo aspekt të civilizimit Islam. Në shekujt e lavdisë së kaluar ai përcaktonte krijimin politik, ekonomik, shoqëror dhe artisktik të popujve muslimanë. Nëse kemi sukses si anëtarë të një shoqërie Islame në dekadat dhe shekujt e ardhshëm, ai duhet sërisht të na përcaktojë të menduarit tonë dhe veprimet tona në një mënyrë gjithë-përfshirëse. Dini nuk kufizohet me Pesë Shtyllat deklarimin, namazin, agjërimin, zeqatin dhe haxhin. Dini në fakt gjen barazim me termin anglez “religjion”, për rëndësinë e mëparshme depërton në çdo kënd dhe shprastirë të ekzistencës dhe sjelljes së njerëzimit. Sigurisht duhet të jetë qëllimi ynë të lidhim çdo veprim me Dinin tonë. Ne mund ta bëjmë këtë vetëm duke lejuar Kuranin e Shenjtë të informojë dhe reformojë çdo sferë të jetës sonë.

Si hap në këtë drejtim, të konsiderojmë se çfarë duhet të na mësojë Kurani për shoqërinë për të cilën ne duhet të luftojmë dhe të mendojmë ndikimin e saj në pozitën e grave. Cilat janë karakteristikat bazë të një shoqërie Kuranore që ndikojnë veçanërisht gratë?

Pesë karakteristikat – që janë bazë, vendimtare dhe të pakundërshtueshme – të shoqërisë Kuranore do të merren bazë. Edhe pse paraqiten në seri, çdo njëra prej tyre varet nga njëra-tjetra dhe ndikon në to. Ndërvarësia e këtyre pesë karakteristikave e bën të vështirë të flitet për çdonjërën prej tyre pa përmendjen e të tjerave dhe sigurisht ato nuk mund dhe nuk ekzistojnë të izoluara nga njëra-tjetra.


1. Statusi dhe vlera e barabartë e gjinive


Karakteristika e parë e një shoqërie Kuranore që ndikon gratë është se të dyja gjinitë janë të barabarta në status dhe vlerë. Me fjalë të tjera, Kurani na mëson se gratë dhe burrat janë të gjithë krijesa të All-llahut, që jetojnë në një nivel të barabartë vlere dhe rëndësie, edhe pse rëndësia e barabartë e tyre nuk vërteton deklaratën për barazinë e tyre ose identitetin e përsosur. Kjo barazi e mashkullit dhe femrës është dokumentuar në Kuran në vargjet që kanë të bëjnë me të paktën katër aspektet e jetës dhe bashkëveprimit njerëzor.



A. Çështjet fetare

Të parët mes këtyre konfirmimeve Kuranore të barazisë mes mashkullit dhe femrës përfshihen në deklarimet që kanë të bëjnë me çështje të tilla fetare si origjina e njerëzimit, ose obligimet fetare dhe shpërblimet.

1. Origjina e njerëzimit. Kurani është larguar nga tregimet që gjinden në Dhiatën e Vjetër që denigrojnë gratë. Nuk ka dyshim se gruaja e parë krijuar nga Zoti është një krijesë me më pak vlerë se mashkulli i parë, ose se ajo është një lloj shtese e formuar nga njëra prej brinjëve të tij. Në vend të, mashkulli dhe femra janë krijuar, ne lexojmë, min nafsin wahidatin (“prej një shpirti të vetëm ose prej një njeriu”) për të plotësuar njëri-tjetrin (Kuran 4:1; 7:189). Kurse Teurati ose Dhiata e Vjetër e trajton Evën si tunduesen e Kopshtit të Edenit që ndihmoi shejtanin për ta shtyrë Adamin për të mos iu bindur Zotit, Kurani meret me çiftin në barazi të përsosur. Të dy janë barazisht fajtorë për gjynahet; të dy janë dënuar barazisht nga Zoti me largim nga kopshti; dhe të dy janë falur barazisht kur u penduan.

2. Obligimet fetare dhe shpërblimet. Kurani nuk është pak i qartë në urdhërimin për barazi mes burrave dhe grave në direktivat e tij nga ana e obligimeve fetare dhe shpërblimeve. Lexojmë:

Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslmanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh. (33:35)



B. Obligimet etike dhe Shpërblimet

Së dyti, Kurani shpalosi tek njerëzimi barazinë e dëshiruar të dy gjinive duke themeluar obligimet e njejta etike dhe shpërblimet për gratë dhe burrat.

Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhenet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie. (4:124)

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (16:97)
Nëse Allahu subhanahu wa ta’ala nuk i kishte gjykuar të dy gjinitë me status dhe vlerë të barabartë, deklarata të tilla eksplicite të barazisë së tyre në obligimet etike dhe shpërblimet, nuk do të bëheshin në Kuran.



C. Edukimi

Edhe pse më shumë urdhëra specifike për të drejtat e barabarta të grave dhe burrave për të ndjekur edukimin mund të gjinden në literaturën e haditheve, Kurani ushtron të paktën ndjekjen e diturive nga të gjithë Muslimanët pa dallim gjinie. Për shembull, ai vazhdimisht urdhëron të gjithë lexuesit të lexojnë, citojnë, mendojnë, të sodisin, si dhe të mësojnë nga shënimet (ajetet) e Allahut në natyrë. Në fakt, shpallja e parë për Profetin Muhamed (s) kishte të bënte me diturinë. Në një shoqëri Kuranore, nuk mund të ketë asnjëherë kufizim të kësaj diturie për një gjini. Është detyrë e çdo Muslimani që çdo Musliman të ndjekë dituri gjatë jetës, edhe nëse e çojnë kërkuesin në Kinë. Profeti (s) madje urdhëroi që vajzat skllave të edukoheshin dhe i kërkoi Shifa’bint ‘Abdillah të mësojë gruan e tij Hafsah bint’Umar. Ligjëratat e Profetit (s) ndiqeshin nga auditor me burra dhe gra sëbashku; dhe nga koha e vdekjes së Profetit, kishte shumë shkollare gra.



D. Të drejtat legale

Evidenca e katërt në Kuran për barazinë e burrave dhe grave është specifikimi i të drejtave legale që janë të garantuara për çdo individ prej djepit në varr. Ndryshe nga situata në perëndim ku deri në shekullin e fundit ishte e pamundur për një grua të martuar të posedojë pronën në emër të saj, të bëjë kontrata me persona të tjerë ose të shfrytëzojë pasurinë e saj pa miratimin e burrit të saj, Kurani deklaron të drejtën e çdo gruaje të blejë dhe shesë, të bëjë marrëveshje dhe të kursejë dhe të mbajë dhe menaxhojë paratë dhe pronën e saj. Gjithashtu përveç këtyre të drejtave, Kurani i jep gruas një pjesë në trashëgiminë e familjes (4:7-11), paralajmëron kundër privimit nga trashëgimia e saj (4:19) sqaron se paja e martesës së saj i takon vetëm asaj dhe asnjëherë të mos meret nga bashkëshorti i saj (2:229; 4:19-21,25) deri sa nuk ofrohet nga gruaja si një dhuratë (4:44).

Si me çdo privilegj tjetër, këto të drejta të grave përmbajnë përgjegjësi të dy anëshme. Nëse ajo kryen një ofendim civil, Kuarani na tregon, se dënimi i gruas nuk është as më pak e as më shumë i ndryshëm nga i burrit në raste të ngjajshme (5:41; 24:2). Nëse ajo gabon ose dëmton, asaj i jepet e drejtë për kompenzim si një burri.

Është e qartë se Kurani jo vetëm rekomandon, por insiston barazinë e burrave dhe grave si një karakteristikë themelore të një shoqërie Kuranore. Deklarata e kritikëve jo-musliman se islami denigron gratë mohohet thellësisht nga Kurani. Ngjajshmërisht mohohen argumentet e muslimanëve të caktuar se gratë janë fetarisht, intelektualisht dhe etikisht inferiore ndaj burrave siç kanë pretenduar literaturat e më hershme çifute dhe krishtere.



2. Më mirë një shoqëri dygjinore se një shoqëri unigjinore

Të marim në konsideratë karakteristikën e dytë bazë të shoqërisë Kuranore që ndikon pozitën e grave. Kjo gjendet në direktivat për një shoqëri më mirë dygjinore se një shoqëri unigjinore. Deri sa pretendojmë vlerësimin e vlerës së barabartë të burrave dhe grave, Kurani nuk e gjykon këtë barazi për të kuptuar ekuivalencë ose identitet të gjinive.

Përgjithësisht të gjithë ju jeni të njohur me lëvizjen bashkëkohore për veshjet dhe këpucët unigjinore, për bizhuteritë dhe stilin e flokëve unigjinor, për veprimet dhe zbavitjet unigjinore. Në fakt, është e vështirë që në amerikë të vendosësh nëse po shikon një djalë apo një vajzë. Kjo rezulton nga nocioni i vazhdueshëm në shoqërinë perëndimore se ka pak ndryshim mes dy gjinive në dhuntinë fizike, intelektuale dhe emocionale; prandaj nuk duhet të ketë asnjë ndryshim në funksionet dhe rolet e tyre në shoqëri. Veshja dhe veprimet janë vetëm një evidencë sipërfaqësore e kësaj besnikërie të thellë. Shoqëruar nga një rënie e cilësive dhe roleve tradicionalisht të asociuara me gjininë femërore, kjo ide e vazhdueshme ka gjeneruar një shoqëri unigjinore në të cilën vetëm roli i mashkullit respektohet dhe ndiqet. Edhe pse ka pasur qëllim të sjellë një sasi më të madhe të barazisë për gratë, ideja se burrat dhe gratë nuk janë vetëm të barabartë por ekuivalentë dhe identik, aktualisht ka shtyrë gratë në imitimin e burrave dhe madje në përçmimin e femërisë së tyre. Kështu, ajo po krijon një tip të ri të shovinizmit mashkullor. Shtypjet e mëdha shoqërore kanë rezultuar në zhveshjen e grave nga roli i përgjegjësive të tyre të paraqitura formalisht nga ato dhe shtyhen të jetojnë një jetë të veçuar nga personaliteti dhe individualiteti.

Shoqëria e bazuar në Kuran është në të kundërtën shoqëri dy-gjinore në të cilën të dyja gjinitë kanë caktuar përgjegjësitë e tyre të veçanta. Kjo siguron funksionimin e shëndoshë të shoqërisë për të mirën e të gjithë anëtarëve të saj. Kjo ndarje e punës imponon tek burrat më shumë përgjegjësi ekonomike (2:233, 240-241; 4:34) kurse prej grave pritet të luajnë rolin e tyre në lindjen dhe rritjen e fëmijëve (2:233; 7:189). Kurani duke njohur rëndësinë e këtij caktimi plotësues gjinor të roleve dhe përgjegjësive, lehtëson kërkesat e mëdha ekonomike të bëra mbi anëtarët meshkuj të popullatës, duke u caktuar atyre një pjesë më të madhe se grave në trashëgimi. Në të njejtën kohë kjo i garanton grave të drejtën për përkrahje në ndrim për kontributin e saj për mirëqenien fizike dhe emocionale të familjes dhe kujdesin që bën ajo në rritjen e fëmijëve. Ideologjia unigjinore krijon një marëdhënie garuese midis gjinive që e gjejmë në Amerikë dhe që është shkatërrim për të gjithë autorët e shoqërisë: të riun; të vjetrin; fëmijët; prindërit; beqarin dhe të martuarin; mashkullin dhe femrën. Shoqëria dygjinore, në të kundërtën është një përgjigje më natyrore për pyetjen e marrëdhënieve seksuale, një plan që inkurajon bashkëpunim më mirë se garim mes gjinive. Ai është një plan që është gjetur i përshtatshëm në shoqëritë e panumërta përgjatë historisë. Vetëm në kohët e fundit ideja e mosdiferencimit ose identitetit gjinor ra në sy dhe atëherë kryesisht në shoqërinë perëndimore. Edhe evidenca mjeksore për ndryshimin mental ose emocional mes gjinive theksohet në kërkimet perëndimore, prandaj ajo kanos trendet më të përhapura të mendimit. Sa gjatë do të vazhdojë kjo lëvizje shkatërruese shoqërore, para se të përjashtohet si e falimentuar nuk dihet. Por sigurisht ne si muslimanë duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e saja të rrezikshme dhe mangësitë dhe t’i bëjmë shoqëritë tona dhe të rinjtë të vetëdijshëm për shkatërimin që shkakton ajo.

Protagonistët e shoqërisë unigjinore kanë e dënuar organizatën humane dygjinore si të rrezikshme për mirëqenien e grave. Nëse dygjinia nënkupton se njëra gjini është superiore mbi tjetrën, rezulton situatë e tillë. Por në shoqërinë e vërtetë Kuranore drejt të cilës ne të gjithë aspirojmë të lëvizim kjo është e pamundur. Siç e kemi parë më lartë, Kurani mbron qartë statusin e barabartë të grave dhe burrave ashtu siç njeh në të njejtën kohë ndryshimet e tyre relevante nga natyra dhe funksioni. Kështu deri sa pohon barazinë fetare, etike, intelektuale dhe legale të meshkujve dhe femrave, Kurani asnjëherë nuk i shikon të dyja gjinitë si identike ose ekuivalente. Ai e justifikon këtë qëndrim në shënimet e tij për përgjegjësitë e ndryshme dhe parapregatitjet e tij për trashëgiminë dhe përkrahjen që lidhin këto përgjegjësi.



3. Ndërvarshmëria e antarëve të shoqërisë

Karakteristika e tretë e shoqërisë Kuranore që ndikon fuqishëm në pozitën e grave është insistimi në ndërvarshmërinë e antarëve të shoqërisë. Përkundër trendit bashkëkohor për theksimin e të drejtave të individit në përkrahjen e shoqërisë, ne gjejmë te Kurani bën theksimin e vazhdueshëm të ndërvarshmërisë së mashkullit dhe femrës si dhe të të gjithë anëtarëve të shoqërisë. Gruaja dhe burri për shembull, përshkruhen si “veshje” (libas) të njëri-tjetrit (2:187), dhe si shokë që jetojnë dhe banojnë në qetësi (33:21; shiko gjithashtu 7:139). Burrat dhe gratë janë drejtuar të plotësojnë njëri-tjetrin, dhe jo të konkurojnë me njëri-tjetrin. Ata janë mbrojtësit e njëri-tjetrit (9:71) secili thirret të plotësojë përgjegjësi të caktuara për të mirën e të dyve dhe të grupit më të madh.

Për të siguruar këtë ndërvarshmëri që është shumë e nevojshme për mirëqenien fizike dhe psikologjike të burrave dhe grave, Allahu, në Kuranin e Shenjtë kushtëzoi detyrimet dhe obligimet reciproke ose të ndërsjella të anëtarëve të ndryshëm të familjes – burrat dhe gratë, baballarët dhe nënat, fëmijët dhe të rriturit dhe kushërinjtë e të gjitha shkallëve (17:23-26; 4:1, 7-12; 2:177; 8:41; 16:90; etj). Kujdesi për anëtarët e tjerë të shoqërisë është njejtë një detyrim për muslimanin.

Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve... (2:177)

Kurani, me anë të kësaj fut tek muslimani një kuptim brenda një vendi dhe përgjegjësi për shoqërinë. Kjo nuk shikohet ose përjetohet si shtypje të individit. Në vend që muslimani të inkurajohet në mënyrë konstante në këtë ndërvarshmëri duke provuar të mirat që sjell ajo. Përparësitë ekonomike, shoqërore dhe psikologjike të lidhjeve të tilla të ngushta dhe angazhimeve brenda grupit shoqëror sigurojnë më shumë se kompenzim të mjaftueshëm për individin për të arritur aspiratat e tij ose të saj individuale. Autoriteti dhe mungesa e ndërvarshmërisë shoqërore mes anëtarëve në shoqërinë bashkëkohore perëndimore kanë shkaktuar shumë probleme serioze. Vetmia, kujdesi joadekuat i të moshuarve, hendeku i brezit, shkalla e lartë e vetëvrasjes dhe krimi rinor mund të shprapsen të gjitha në pushimin e keqësuar të ndërvarshmërisë shoqërore dhe mohimi i nevojës njerëzore për kujdesin reciprok.



4. Familja e zgjeruar

E ndërdyjëzuar ngusht me ndërvarshmërinë është karakteristika e katërt bazë e shoqërisë Kuranore që shërben të përmirësojë marrëdhëniet mashkull-femër. Ky është ndërtimi i familjes së zgjeruar. Bashkë me anëtarët e qendrës që përbën familjen – nëna, babai dhe fëmijët e tyre – familja Islame ose ‘a’ilah gjithashtu përfshin gjyshërit, xhaxhallarët ose dajat, nuset e tyre, tezet dhe hallat dhe pasardhësit e tyre. Normalisht familjet muslimane janë “banime të zgjeruara”; pra, anëtarët e saj jetojnë bashkërisht me tre ose më shumë gjenerata kushërirënjsh në një ndërtesë të vetme ose të përbërë. Edhe aty ku ky verzion banimi i familjes së zgjeruar është i pamundur ose i papërmbajtur me lidhjet familjare që arrijnë përtej njësisë bërthamore evidentohet në lidhjet e fuqishme psikologjike, sociale, ekonomike dhe madje politike.

Familja e zgjeruar solidarisht porositet dhe forcohet nga Kurani i Shenjtë, ku gjejmë referime të përsëritshme të të drejtave të fisit (17:23-26; 4:7-9; 8:41; 24:22; etj) dhe rëndësinë e trajtimit të tyre me mirësjellje (2:83; 16:90; etj). Gjendjet e trashëgimisë, jo vetëm për anëtarët e familjes bërthamore, por edhe për ata të familjes së zgjeruar gjithashtu, porositen në mënyrë specifike (2:180-182; 4:33,176). Dënimi i tmerrshëm kërcënohet për ata që injorojnë këto masa për përkrahjen brenda familjare (4:7-12). Familja e zgjeruar e kulturës Islame nuk është thjeshtë një produkt i kushteve shoqërore, ajo është një institucion i ankoruar në fjalën e vet Zotit dhe goditur nga këshillat dhe rregullat Kuranore.

Familja e zgjeruar është një institucion që mund të sigurojë të mira të panumërta për gratë dhe burrat kur ajo egziston në lidhje me karakteristikat e tjera bazë të një shoqërie Kuranore.

1) Ajo lufton kundër egoizmit ose sjelljes së çuditshme të çdo njësie, kur fytyrat individuale jo vetëm të një bashkëshorti, por të gjithë familjes, të riturve dhe fëmijëve nëse ai ose ajo “largohet nga kursi”.

2) Ajo lejon karierat për gratë pa u shkaktuar dëm vetes, bashkëshortëve, fëmijëve ose të rriturve, kur ka gjithmonë të rritur të tjerë në shtëpi për t’i ndihmuar bashkëshortes ose nënës punëtore. Gratë me karierë në një familje të zgjeruar Islame nuk vuajnë as nga mundimi fizik dhe emocional i mbipunës, as nga ndjenja e fajësisë për neglizhimin e përgjegjësive amënore, bashkëshortore ose familjare. Në fakt pa këtë lloj të ndërtimit familjar, është e pamundur të imagjinosh ndonjë zgjedhje të mundshme për problemet që ballafaqon shoqëria perëndimore. Gjithnjë e më shumë që gratë hyjnë në forcën e punës, familja bërthamore është e pamundur të përballojë nevojat e anëtarëve të saj. Vështirësitë në familjen me një prindër janë zmadhuar sigurisht 100 herë. Zinxhiri që vendosin sisteme të tilla familjare në gruan punëtore po shkatërrojnë individin gjithashtu dhe martesën dhe detyrimet familjare. Moszgjidhjet e familjeve që rezultojnë edhe degëzimet psikologjike dhe sociale të shkallës së lartë të divorsit në Amerikë dhe kombet e tjera perëndimore janë shqetësimi më i madh i doktorëve, gjygjtarëve, psikiatërve dhe sociologëve gjithashtu, sigurisht, të viktimave të pafata të këtyre fenomeneve.

3) Familja e zgjeruar siguron socializimin adekuat të fëmijëve. Këshilla e nënës ose babait në një familje bërthamore ose me një prindër mund të jetë e vështirë të ndiqet nga një fëmijë i padëgjueshëm ose kokëfort, por shtypja e kombinuar e anëtarëve të një familje të fuqishme të zgjeruar është një kundërshtim efektiv ndaj mospranimit ose mosbindjes.

4) Familja e zgjeruar siguron për shumëllojshmërinë psikologjike dhe shoqërore në shoqërinë për të rriturit si dhe për fëmijët. Kur ka pak pavarësi në marrëdhënien një me një, ka pak kërkesa emocionale mbi çdo anëtar të familjes. Një mospajtim ose përplasje mes të rriturve, fëmijëve ose mes personave të gjeneratave të ndryshme nuk arrin proporcionet shkatërruese që mund të arrijë në familjet bërthamore. Ka gjithmonë anëtarë alternativ të familjes që lehtësojnë dhimbjen dhe sigurojnë këshillim dhe shoqërim terapeutik. Madje edhe lidhja martesore nuk vihet në tendosje të panumërta që pëson në familjen bërthamore.

5) Familja e zgjeruar ose a’ilah drejton kundër zhvillimit të çarjes së gjeneratës. Ky problem shoqëror lind kur çdo grup moshe izolohet kaq shumë nga gjeneratat e tjera sa që e ka të mundur në arritjen e ndërveprimit të suksesshëm dhe kuptimplotë me njerëz të grup moshave të ndryshme. Në ‘a’ilah, jetojnë së bashku tre ose më shumë gjenerata dhe vazhdimisht ndërveprojnë me njëri tjetrin. Kjo situatë siguron të mira në mësim dhe eksperienca shoqërore për fëmijët dhe kuptimin e nevojshëm të sigurisë dhe të dobisë për gjeneratën e vjetër.

6) ‘A’ilah eliminon problemet e vetmisë që dëmton banorët e izoluar dhe të panjohur në qendra urbane të shumë shoqërive bashkëkohore. Gruaja e pamartuar, e divorcuar ose gruaja e ve në një familje të zgjeruar Islame nuk do të vuajë asnjëherë problemet që përballin gratë e tilla për shembull në shoqërinë bashkëkohore amerikane. Në një shoqëri Kuranore, nuk ka nevojë për krijimet e të dhënave komerciale kompjuterike, klubet e beqarëve dhe baret, ose izolimin e qytetarëve të vjetër në fshatrat e penzionistëve ose shtëpitë e pleqve.

Nevojat shoqërore dhe psikologjike të individit, qoftë mashkull ose femër përmbushen në familjen e zgjeruar.

Ashtu siç rriten çarjet martesore gjithnjë e më shumë vuan shoqëria njerëzore, gratë tentojnë të jenë viktimat kryesore të ndryshimit. Ato janë më pak në gjendje të ri themelojnë martesën ose çarjet e tjera se sa burrat dhe janë më të dëmtuara psikologjikisht nga këto humbje.

7) Familja e zgjeruar siguron një ndarje më njerëzore dhe më të arsyeshme në kujdesin për të vjetrit. Në njësinë e familjes bërthamore, kujdesi ndaj prindërit ose prindërve të moshuar të një bashkëshorti mund të bjerë tërësisht mbi një individ zakonisht nënës së familjes. Ajo duhet të sigurojë përkujdesin mbi fizik si dhe për mirëqenien emocionale të të moshuarve. Kjo është një barrë e madhe mbi një grua e cila duhet të përmbushë nevojat e fëmijëve dhe bashkëshortit gjithashtu. Nëse ajo është nënë punëtore, barra mund të jetë e pamenaxhueshme; dhe pleqtë vendosen në një shtëpi pleqsh të presin vdekjen. Me përgjegjësitë dhe detyrat e ndara që siguron familja e zgjeruar, barra lehtësohet dukshëm.



5. Organizimi i familjes patriarkale

Karakteristika e pestë bazë e shoqërisë Kuranore është se ajo është patriarkale. Përkundër qëllimeve të lëvizjes Për Lirimin e Grave, Kurani thërret për një shoqëri që shënon kryesimin ultimativ dhe rolin e vendim marrjes së burrave në familje.

Çdo shoqëri përbëhet nga organizata më të vogla të njerëzve, qeverive, partive politike, organizatave fetare, ndërmarjeve tregtare, familjeve të zgjeruara etj. Çdo njëra prej këtyre organeve duhet të jenë stabile, kohezive dhe të manovrueshme në qoftë se janë për të mirën e përbërësve të saj. Për t’i njohur këto karakteristika organizata duhet të caktojë përgjegjësitë ultimative të disa individëve ose të disa grupeve brenda rangut të tij.

Prandaj, qytetarët mund të votojnë, parlamenti mund të nxjerrë ligje dhe policia mund të mbështesë ligjin; por ultimativisht është kryesia e shtetit që mban rëndësinë për marjen e vendimeve të rëndësishme për kombin, si dhe përgjegjësinë ose miratimin e përgjegjësisë për ato vendime. Në mënyrë të ngjajshme puna e një fabrike kryhet nga shumë individë, por të gjithë ata nuk janë të aftë njësoj për të marë vendimet përfundimtare për kompaninë, as edhe çdo nëpunës i ngarkuar me përgjegjësi të njejta për suksesin ose dështimin e organizatës.

Familja gjithashtu ka nevojë për dikë që të mbajë barrën e përgjegjësisë themelore për të gjithë. Kurani ia ka caktuar këtë rol mashkullit më të vjetër të familjes. Është ky caktim patriarkal i fuqisë dhe përgjegjësisë që nënkuptohet nga shprehjet e atilla si “wa lil rijali’alathinna darajatun” (2. 228; shiko supra, fq. 40,41), dhe “al-rijalu qawwdmuna ‘ala al-nisa’i...” (4:34). Përkundër keqprezantimeve nga armiqtë e Kuranit këta rreshta nuk nënkuptojnë nënshtrimin e grave nga burrat në një diktaturë me bazë gjinore. Interpretim i tillë tregon një mospërfillje zhurmëmadhe të thirrjeve të përsëritshme për barazi të gjinive dhe për urdhërin e tij për të treguar mirësi ndaj grave. Thëniet për çështjen kanë qëllim për të larguar keqkuptimin e brendshëm dhe mosvendimin për të mirën e të gjithë anëtarëve të familjes. Ato mbrojnë një shoqëri patriarkale.

Gjithashtu, do t’iu tërheqim vëmendjen në përdorimin e fjalës qawwamun në thënien, al-rijalu qawwamuna ‘ala al-nisa’i... (4:34). Sigurisht folja qawwama, prej së cilës rrjedh emri foljor qawwamun, nuk paraqet mbizotërim despotik. Në vend të kësaj, termi i referohet dikujt që qëndron në këmbë (prej qama-s, “me qëndruar”) për dikë në mënyrë mbrojtëse dhe mirëdashëse. Nëse nënkuptohej roli autokratik ose dominues për gjysmën mashkullore të shoqërisë, ka shumë derivate të tjera foljore që do të ishin më të përdorshme, për shembull, musaytirun dhe muhayminun. Shembuj të tjerë të përdorimit Kuranor të termit qawwamun vërtetojnë këtë kuptim përkrahës se sa kuptimin autoritativ ose tiranik të termit (shiko 4:127-135; 5:9). Cilësimi i një rëndësie tjetër të thënies në fjalë është ideologjikisht i pa qëndrueshëm si dhe gjuhësisht i pa përkrahshëm.

Pse duhet Kurani ta specifikojë kryesimin mashkullor psh. familjen patriarkale se sa organizatën matriarkale? Kurani i përgjigjet kësaj pyetjeje në këtë mënyrë:

Burrat janë në krye të grave, sepse Allahu e ka bërë njërin prej tyre të shquhet nga tjetri dhe sepse ata shpenzojnë nga prona e tyre (për të mbajtur gratë)... (4:34)

Kontributet dhe përgjegjësia fizike dhe ekonomike janë arsyet Kuranore për të propozuar më mirë një shoqëri patriarkale se sa matriarkale.

Disa perëndimorë, të përballur me problemet e shoqërisë bashkëkohore, kanë filluar të pyesin pyetje të tilla si: ku të kërkojmë ndihmë? Çfarë mund të bëjmë përball disinegrimit të shoqërisë së sotme? Është kohë dëshpërimi dhe kërkimi kur shoqëria perëndimore lëkundet nën fryrjet e rritjes së vazhdueshme të disorientimit personal dhe shpërbërjes shoqërore.
Çfarë mund të bëjmë ne si muslimanë? Së pari ne duhet të ndërtojmë shoqëri të vërteta Kuranore në tërë Botën muslimane. Pa këtë, ne nuk mund të themelojmë marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme për ndërveprimin e burrave dhe grave në shoqëri. Gjithashtu ne nuk mund të shpresojmë të krijojmë në gjeneratat e ardhshme një respekt dhe besnikëri për shoqëritë tona dhe instituteve të tyre shoqëruese nëse shoqëritë pseudo-Islame janë të vetmet që ne mund të prodhojmë dhe pretendojmë. Masat ose institutet pseudo-Islame aktualisht janë anti-Islame; sepse ato ndjekin një model që nuk mund të respektohet dhe ngjet në të emrin e “Islamit” në mendjet e shumë muslimanëve si dhe jomuslimanëve. Kjo rezulton në një transferë të gabuar të barrës së institucionit të gabuar në vetë fenë Islame.

Ne duhet t’i edukojmë miqtë tanë muslimanë – veçanërisht rininë sepse ata janë liderët e të nesërmes – për rëndësinë dhe qëndrueshmërinë e traditave të tyre Kuranore duke marrë parasysh gratë, familjen dhe shoqërinë. Përkundër dështimit të modeleve alternative të shoqërisë bashkëkohore perëndimore, disa muslimanë dëshirohen pas modelit perëndimor të barazisë gjinore, ideve të saj unigjinore dhe mënyrave të sjelljes, mbitheksimin në individualizëm ose lirinë personale nga përgjegjësia dhe sistemin e familjes bërthamore. Ne duhet të zgjohemi nga rreziqet që shoqërojnë ide dhe praktika të tilla shoqërore dhe nëse pasojat e këtyre ideve dhe praktikave nuk evidentohen dhe luftohen ne jemi të dënuar me një të ardhme të pafatë ashtu siç eksperimente të tilla shoqërore do të dështojnë përfundimisht.

Por edhe kjo nuk është një përgjigje adekuate për ne si muslimanë. Si mëkëmbës të Allahut në tokë (2:30), është detyra jonë të shqetësohemi për mbarë Botën dhe për të gjitha krijesat e Zotit. Nën dritën e urdhërit për shpalljen e vullnetit të Allahut në çdo kënd të tokës, ne nuk duhet të neglizhojmë të sygjerojmë ose ofrojmë të mirën që e dimë për të tjerët. Është koha për Islamin dhe muslimanët të paraqesin zgjidhjet e tyre për problemet e shoqërisë bashkëkohore, jo vetëm auditorit musliman, por edhe auditorit jo-musliman gjithashtu. Kjo mund dhe duhet të bëhet përmes shembullit të gjallë të shoqërive të vërteta Kuranore në të cilat problemet e burrave dhe grave janë rizgjedhur. Kjo gjithashtu duhet të bëhet përmes shkrimeve informuese dhe diskutimeve nga shkollarët tanë që mund të jenë në dispozicion të muslimanëve dhe jo-muslimanmëve.

Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer vullnetit të Allahut dhe tërë njerëzimit. Nuk ka da’wah më të mirë se sa afrimi i një dore të tillë ndihmuese ndaj viktimave vuajtëse të shoqërisë bashkëkohore.