Emri:  13941.jpg

Shikime: 22

Madhėsia:  43.3 KB

Kurrėsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e Allahut. Pėrkundrazi, ata janė gjallė dhe ushqehen te Zoti i tyre! (Kur′an 3:169)

Imam Huseini ishte nipi i Profetit Muhammed, paqe pastė mbi tė dy, qė u martirizua nga forcat e errėta tė despotizmit. Kjo ėshtė njė pėrmbledhje citatesh tė shkurtra nga njė larmi e gjerė personalitetesh jomuslimane nga e mbarė bota.

Reynold Alleyne Nicholson

"Huseini u rrėzua, i goditur nga njė shigjetė, dhe mbėshtetėsit e tij trima u vranė njėri pas tjetrit pranė tij, deri tek i fundit.


Tradita muhammedane, e cila me pėrjashtime tė rralla ėshtė armiqėsore ndaj dinastisė umejjade, e konsdieron Huseinin si martir dhe Jezidin si vrasėsin e tij.”


(1868-1945) Professor “Sir Thomas Adams” i arabishtes nė Universitetin e Kembrixhit. [A Literary History of the Arabs, Cambridge, 1930, f. 197]


Robert Durey Osborn

"Huseini kishte njė foshnje tė quajtur ‘Abdullah, vetėm gjashtė muajsh. Ai e kishte shoqėruar tė atin nė kėtė marrshim tė tmerrshėm. I prekur nga vaji i tij, Huseini e mori fėmijėn nė krahė dhe qau.


Nė kėtė ēast, njė shigjetė nga radhėt e armikut shpoi veshin e foshnjės dhe u ngul nė krahėt e tė atit. Huseini e vendosi kufomėn e njomė mbi tokė.


Tė Allahut jemi dhe tek Ai ėshtė kthimi ynė!


thirri ai;


‘O Zot, mė jep forcė ta duroj kėtė mynxyrė!’...


I tharė nga etja dhe i dėrrmuar nga plagėt, ai luftoi me kurajo tė dėshpėruar, duke vrarė mjaft nga armiqtė e tij.


Mė nė fund, ai u godit nga prapa dhe njė shtizė ia pėrshkoi trupin, duke e rrėzuar pėrtokė; teksa gjuajtėsi e shkuli armėn, biri fatzi i ‘Aliut ra mbi njė kufomė.


Kokėn ia ndanė prej trupit, i cili u shkel nėn thundrat e kuajve tė fitimtarėve dhe mėngjesin vijues gratė [e familjes] dhe njė bir mbijetues i tij u ēuan nė Kufa.


Kufomat e Huseinit dhe tė ndjekėsve tė tij u lanė tė pavarrosura aty ku kishin rėnė.


Pėr tre ditė me rradhė, ata qėndruan nėn pėrzhitjen e diellit dhe dhėmbėt e ēakajve, grabitqarėve dhe kafshėve endacake tė shkretinės; por mė nė fund banorėt e njė fshati fqinj, tė llahtarisur nga tmerri qė trupi i nipit tė Profetit tė braktisej kaq paturpėsisht ndaj bishave tė fėlliqura tė fushės, sfiduan zemėrimin e Ubeidullahut dhe i varrosėn trupat e martirit dhe ato tė shokėve tė tij heronj.


” (1835-1889) Major i Bengal Staff Corps. [Islam Under the Arabs, Delaware, 1976, ff. 126-7]


Sir William Muir

“Tragjedia e Qerbelasė nuk vendosi vetėm fatin e kalifatit, por edhe tė mbretėrive muhammedane shumė kohė pas venitjes dhe zhdukjes sė atij kalifati.”


(1819-1905) Dijetar dhe shtetar skocez. Mbajti postin e Ministrit tė Jashtėm tė qeverisė indiane si dhe Guvernatorit tė provincave tė Indisė veriperėndimore. [Annals of the Early Caliphate, London, 1883, ff. 441-2]


Peter J. Chelkowski

“Huseini pranoi dhe u nis nga Meka me familjen e tij dhe rret shtatėdhjetė mbėshtetės qė e shoqėronin.


Por nė fushėn e Qebelasė ata u zunė nė pusinė e ngritur nga... kalifi, Jezidi.


Edhe pse humbja ishte e sigurtė, Huseini refuzoi t’i jepte betimin atij.


I rrethuar nga njė forcė e stėrmadhe armiqėsh, Huseini dhe shoqėruesit e tij qėndruan dhjetė ditė pa ujė nė shkretėtirėn pėrzhitėse tė Qerbelasė.


Mė nė fund, Huseini, tė rriturit dhe disa djem tė familjes sė tij u ēanė copash nga shtizat dhe shpatat e ushtrisė sė Jezidit; gratė dhe fėmijėt e mbetur iu ēuan si robėr Jezidit nė Damask.


Historiani i shquar Ebu Rejhan el-Biruni shkruan:


“... atėherė nė kampin e tyre u ndezėn zjarre dhe kufomat u shkelėn nga thundrat e kuajve; askush nė historinė e njerėzimit nuk ka parė tmerre tė tilla.”


Profesor i Studimeve tė Lindjes sė Mesme, Universiteti i Nju Jorkut. [Ta′ziyeh: Ritual and Drama in Iran, New York, 1979, f. 2]


Simon Ockley

"Atėherė Huseini hipi mbi kalė, mori Kur’anin dhe e hapi para vetes e, duke iu drejtuar njerėzve, i ftoi ata nė kryerjen e detyrės sė tyre, duke shtuar:


‘O Zot, Ti je mbėshtetja ime nė ēdo lėngatė, dhe shpresa ime nė ēdo sprovė!’...


Pastaj, ai u kujtoi atyre shkėlqyeshmėrinė e tij, prejardhjen e tij fisnike, madhėshtinė e fuqisė sė tij dhe tė parėt e tij tė lartė, e tha:


‘Vendosni vetė nėse njė njeri si unė ėshtė mė i mirė se ju apo jo; unė jam djali i bijės sė Profetit tuaj, pėrveē tė cilit nuk ka tjetėr mbi faqen e dheut. Aliu ishte im atė, Xhaferi dhe Hamzai, prijėsi i shehidėve, ishin xhaxhallarėt e mi; dhe i Dėrguari i Allahut, bekime pastė mbi tė tha se unė dhe im vėlla jemi prijėsat e rinisė sė Xhennetit. Nėse mė besoni, ajo qė po ju them ėshtė e vėrtetė, sepse pėr Allah, unė nuk kam thėnė ndonjė gėnjeshtėr qėkur kam fituar vetėdije; pasi Allahu e urren gėnjeshtrėn. Nėse s’mė besoni, pyetini sahabėt e Pejgamberit tė Allahut [kėtu ai i pėrmendi ata nė emėr] dhe ato do t’ju tregojnė tė njėjtėn. Mė lini t’i kthehem asaj qė zotėroj.’ Dikush e pyeti: ‘Ē’tė pengoi qė tė sundoheshe nga kushėrirėt e tu?’ Ai u pėrgjgj: ‘Allahu mos dhashtė qė t’i shtrij dorėn [pėr betim], duke tėrhequr tė drejtėn time, njė tė shthururi. I mbėshtetem Allahut ndaj ēdo tirani qė nuk beson nė Ditėn e Llogarisė’.”


(1678-1720) Profesor i Arabishtes nė Universitetin e Kembrixhit. [The History of the Saracens, London, 1894, ff. 404-5]


Edward G. Brown

"… njė kujtim i fushės sė pėrgjakur tė Qerbelasė, ku nipi i tė Dėrguarit tė Zotit dha jetėn, i torturuar nga etja dhe i rrethuar nga kufomat e tė afėrmve tė vrarė, ka qenė pėrherė e mjaftueshme pėr tė ngjallur, madje edhe te mė tė vaktit dhe moskokėēarėsit, emocionet mė tė thella, pikėllimin mė tė furishėm dhe njė ekzaltim shpirtėror para tė cilit dhimbja, rreziku dhe vdekja tkurren nė hiēgjė.”


Profesor “Sir Thomas Adams” i Arabishtes dhe i studimeve orientale nė Universitetin e Kembrixhit. [A Literary History of Persia, London, 1919, f. 227]


Ignaz Goldziher

"Qė nga dita e zezė e Qerbelasė, historia e kėsa familjeje... ka qenė njė seri e vazhdueshme vuajtjesh dhe persekutimesh.


Kėto rrėfehen nė poezi dhe prozė, nė njė letėrsi tė pasur tė kultivuar martirologjishė – njė specialitet shi’i ky – dhe formojnė motivin e tubimeve shi’ite nė dhjetėditėshin e parė tė muajit Muharrem, dita e dhjettė e tė cilit (‘ashura) pėrkujtohet si pėrvjetori i tragjedisė sė Qerbelasė.


Gjithashtu, nė kėtė ditė paraqiten skena tė kėsaj tragjedie nė formė dramatike (ta’zije). ‘Festat tona janė tubime vajtimi’ – kėshtu mbyllet njė poemė nga njė princ shi’i qė kujton vuajtjet e shumta tė familjes sė Profetit.


Pikėllimi dhe lotėt pėr ligėsitė dhe persekutimet e vuajtura nga familja e ‘Aliut, dhe vajtimi i martirėve tė saj - kėto janė ēėshtje nga tė cilat mbėshtetėsit besnikė tė kauzės s’mund tė heqin dorė.


Shprehja ‘mė prekėse se lotėt e shi’itėve’ madje ėshtė bėrė proverb arab”


(1850-1921) Orientalist i famshėm gjerman. [Introduction to Islamic Theology and Law, Princeton, 1981, f. 179]


Edward Gibbon

"Nė njė epokė dhe atmosferė tė largėt skena tragjike e vdekjes sė Huseinit do ia zgjojė simpatinė edhe lexuesit mė tė ftohtė.”


(1737-1794) I konsideruar si historiani mė i madh britanik i kohės sė tij. [The Decline and Fall of the Roman Empire, London, 1911, vėll. V, ff. 391-2]