Sejjid Husein Nasr


Aty nga fundi i vitit 10 H. Profeti i Bekuar vendosi tė bėnte haxhxhin e parė plotėsisht islam nė Mekė, nė tė cilin muslimanėt do tė ishin tė pranishėm nė Shtėpinė e Zotit dhe nė rrethinat e saj sipas praktikės sė ndjekur qė atėherė. Ky pelegrinazh, qė e pėrcaktoi haxhxhin si njė institucion tė pastėr islam, qe destinuar gjithashtu tė ishte “Haxhxhi i Lamtumirės”. Ai shėnoi arritjen pėrfundimtare tė karrierės sė pashoqe tė krijesės mė tė pėrsosur tė Zotit. Thelbi i ligjėratės sė paharrueshme tė Profetit tė Bekuar me kėtė rast, qė ka ushtuar nėpėr zemrat dhe mendjet e muslimanėve ndėr kohėra, pėrmbahet nė kėto vargje tė famshme kur’anore, tė cilat gjithashtu i kanė dhėnė emrin Islam fesė sė sjellė nga Muhammed ibn ‘Abdullāhi - paqe e bekime pastė mbi tė.


{Tashmė ata qė mohuan e kanė humbur shpresėn pėr (ta lėnduar ndonjėherė) fenė tuaj, ndaj mos iu frikėsoni atyre, por Mua! Sot pėrsosa fenė tuaj pėr ju dhe i plotėsova favoret e Mia ndaj jush e zgjodha pėr ju si fe ISLAMIN} (V: 3).


Fjalimet e mbajtura nga Profeti i Bekuar gjatė “Haxhxhit tė Lamtumirės” kishin tė gjitha njė gojėtari e bukuri tė madhe, duke i pėrmbledhur mėsimet e Islamit dhe Sunne-tin e tij, tė cilin ai do ia linte porosi bashkėsisė islame. Kjo ėshtė ndoshta mė e paharruara e ligjėratave, e mbajtur mė 9 Dhu’l-Hixhxheh tė vitit 10 H., afėr fundit tė ceremonive tė “Haxhxhit tė Lamtumirės”, nė ‘Arafāt:



Lavdet janė pėr Allahun. Ne e madhėrojmė Atė, kėrkojmė ndihmėn dhe faljen e Tij; dhe i kthehemi Atij. Kėrkojmė strehim tek Allahu nga tė kėqijat e vetes sonė dhe pasojat negative tė veprimeve tona. S’ka kush e shmang atė qė Allahu e ka udhėzuar nė tė drejtė dhe s’ka kush e udhėzon atė qė Ai e ka shmangur. Dėshmoj se nuk ka zot pėrveē Allahut, qė ėshtė i Vetėm e i Pashoq dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė shėrbėtori dhe i dėrguari i Tij. Ju kėshilloj, o robėr tė Allahut, t’i frikėsoheni Allahut dhe ju nxis t’i bindeni Atij dhe e hap fjalėn me atė qė ėshtė e mirė.

Tani duke vazhduar, o njerėz, mė dėgjoni; do t’ju kumtoj njė mesazh. Sepse nuk e di nėse do tė kem rastin pėr t’ju takuar ndonjėherė nė kėtė vend, pas kėtij viti.

O njerėz, padyshim qė gjaku juaj, prona juaj dhe nderi juaj janė tė shenjtė e tė padhunueshėm deri kur tė shfaqeni pėrpara Zotit tuaj, porsi shenjtėria e kėsaj dite tuaj, nė kėtė qytet tuajin. Vėrtet, do ta takoni Zotin tuaj dhe Ai do t’ju pyesė pėr veprimet tuaja. Pa shihni, a e pėrcolla mesazhin? O Allah, dėshmo.

Prandaj ai qė mban me vete ndonjė amanet, duhet t’ia rikthejė personit qė ia ka lėnė atė.

Bėni kujdes; askush nuk ėshtė pėrgjegjės pėr kryerjen e njė krimi pėrveē atij qė e bėn atė. Asnjė bir nuk pėrgjigjet pėr krimin e tė atit dhe as babai nuk pėrgjigjet pėr krimin e tė birit.

Vini re, o njerėz, dėgjojini fjalėt e mia dhe kuptojini ato! Duhet ta dini se muslimani ėshtė vėllai i muslimanit dhe muslimanėt janė njė vėllazėri. Asgjė nga pėrkatėsitė e tė vėllait nuk ėshtė hallall pėr muslimanin, pėrveē asaj qė ai ia lejon vetė. Prandaj, nuk duhet t’i bėni padrejtėsi vetes. O Allah, a e pėrcolla mesazhin?

Dėgjoni, gjithēka nga xhāhilijje-ti ėshtė nėn kėmbėt e mia. Gjakmarrjet e Kohės sė Injorancės hiqen. Vėrtet, gjakmarrja e parė qė po anulloj ėshtė gjakmarrja e Ibn Rabī’eh ibn Hārithit tė rritur nė fisin e Sa‘dit, qė u vra nga Hudheili. Kamata e Kohės sė Injorancės hiqet. Por do tė merrni kapitalin tuaj. Mos bėni zullum se nuk do ju bėhet zullum. Allahu ka urdhėruar se nuk ka kamatė. Kamata e parė qė po anulloj ėshtė e ‘Abbās ibn ‘Abdul-Muttalibit. Vėrtet, ajo anullohet krejtėsisht.

O njerėz, kijeni frikė Allahun lidhur me gratė tuaja. Ju i keni marrė nė amanet nga Zoti dhe ju janė bėrė tė lejuara pjesėt e tyre intime me fjalėn e Zotit. Pa dyshim qė ju janė dhėnė disa tė drejta mbi gratė tuaja dhe grave tuaja disa tė drejta mbi ju. E drejta juaj mbi to ėshtė se ato nuk duhet tė lejojnė askėnd qė ju nuk e pėlqeni tė shkelė shtretėrit tuaj, dhe ato s’duhet tė lejojnė askėnd qė ju nuk doni nė shtėpitė tuaja. Nėse kryejnė njė veprim tė tillė, atėherė Allahu ju lejon t’i qortoni, t’i mbani tė veēuara nė shtretėr dhe t’i rrahni, por jo rėndė. Nėse heqin dorė, ato duhet tė marrin furnizim dhe veshje tė drejtė nga ju.

Kujdes, merreni me butėsi rekomandimin e dhėnė pėr gratė. Sepse ato janė ndihmėse pėr ju. Ato nuk zotėrojnė asgjė pėr vete dhe ju s’mund tė keni prej tyre mė tepėr se aq. Nėse ju binden kėsisoj, atėherė nuk duhet t’i trajtoni padrejtėsisht. Pa shihni, a e pėrcolla? O Allah, dėshmo.

O njerėz, dėgjoni e binduni edhe nėse njė skllav i gjymtuar abisinas bėhet sundimtari juaj, qė ekzekuton Librin e Allahut mes jush. O njerėz, padyshim Allahu ia ka caktuar gjithkujt hakun e vet. Nuk i vlen testamenti asnjė trashėguesi dhe nuk lejohet testament (wasijet) pėr mė shumė se njė tė tretėn (e pronės).

Fėmija i takon shtratit (martesor) dhe pėr kurorėshkelėsin ėshtė gurėzimi. Ai qė ia mvesh gjenealogjinė njė tjetri pėrveē tė atit ose pretendon pėrkatėsi ndaj tjetėrkujt veē tė zotit, mallkimi i Allahut, i engjėjve dhe i njerėzve - i tė gjithė atyre - qoftė mbi tė. Allahu nuk do tė pranojė prej tij as pendim, as vepra tė mira.

O njerėz, padyshim Shejtani ėshtė i zhgėnjyer nga tė qenit i adhuruar ndonjėherė nė kėtė tokė tuajėn. Por ai ėshtė i kėnaqur qė t’i bindeni nė ēėshtje tė tjera qė ju i mendoni si vogėlsira nga veprimet tuaja. Prandaj ruajuni atij nė fenė tuaj.

Vėrtet, kam lėnė pas nė mesin tuaj atė qė, nėse kapeni pas saj, nuk do tė shmangeni kurrė mė pas - diēka tė spikatur: Librin e Allahut dhe Sunne-tin e tė Dėrguarit tė Tij.

O njerėz, Xhibra’īli mė erdhi me selām nga Zoti im dhe tha: ‘Vėrtet, Allahu Fuqiplotė e i Madhėrishėm ua ka falur tė metat njerėzve tė ‘Arafātit dhe tė Faltores.

‘Umer ibn el-Khattābi u ngrit dhe tha: ‘O i Dėrguari i Allahut, a vetėm neve?’ Ai u pėrgjigj: ‘Juve dhe atyre qė do tė vijnė pas jush deri nė Ditėn e Ringjalljes.’

Dhe kur tė pyeteni pėr mua, ēfarė do tė thoni?’ Ata u pėrgjigjėn: ‘Dėshmojmė se e ke pėrcjellė mesazhin, kryer pėrgjegjėsinė dhe tėrhequr vėrejtjen.’

Atėherė ai tha, duke ngritur gishtin e unazės drejt qiellit dhe duke ua treguar njerėzve: ‘O Allah, dėshmo; O Allah, dėshmo; O Allah, dėshmo.’ *



Gjatė kthimit nga Meka pėr nė Medine ndodhi njė ngjarje madhore nė Ghadīr Khumm, pranė njė pellgu me ujė - njė incident ky, qė e ka ndikuar historinė e Islamit deri sot e kėsaj dite. Ishte pikėrisht nė kėtė vend qė, sipas njė pjese tė muslimanėve tė quajtur “mbėshtetėsit e ‘Alīut” (shī‘atu ‘Alī) dhe mė vonė tė njohur si shī‘itėt, Profeti i Bekuar e zgjodhi ‘Alīun si zėvendėsin dhe trashėguesin e tij. Edhe burimet sunnite e tregojnė ngjarjen e Ghadīr Khummit, por natyrisht e interpretojnė atė nė njė mėnyrė tjetėr. Pėr ta, lavdėrimi i ‘Alīut nga Profeti i Bekuar edhe si “trashėgimtari” i tij nuk donte tė thoshte zėvendėsim politik nė mėnyrėn siē do ta kuptonin mė vonė ēėshtjen juristėt sunni. Gjithsesi, ky incident ėshtė ngjarja historike qė simbolizon dhe gjithashtu kristalizon perspektivat e ndryshme tė sunnizmit dhe shī‘izmit, madje edhe gjatė jetės sė Profetit tė Bekuar dhe nė njėfarė kuptimi shpalos sė jashtmi atė qė ekzistonte qė mė pėrpara nė shpirtin e themeluesit tė fesė. Sepse pa dyshim, kėto dy interpretime madhore tė Islamit - qė tė dyja ortodokse dhe tė vendosura nga duart e Providencės brenda shpalljes islame, pėr tė integruar mentalitete dhe lloje tė ndryshme nė perspektivėn njėsuese tė Islamit - pasqyrojnė dy dimensione pėrbrenda shpirtit tė Profetit tė Bekuar dhe ishin reflektuar te shokėt e tij mė tė ngushtė. Asnjė fe qė ėshtė e destinuar tė pėrfshijė shumė kombe dhe popuj nuk mund tė kufizohet nė vetėm njė interpretim. Uniformiteti nuk ėshtė unitet, por antiteza e tij. Megjithė luftėrat dhe tensionet historike, uniteti i Islamit nuk u shkatėrrua mė shumė nga divergjenca sunni-shī‘ī sesa nga katėr shkollat sunnite tė ligjit. Megjithatė, ky unitet kėrcėnohet sot nga depėrtimi i modernizmit nė tė gjitha format e tij, pėrfshi fanatizmin fetar sipas modeleve tė huaja dhe manipulimin e dallimeve sunnite-shī‘ite nga forcat politike ndėrkombėtare, e jo nga interpretimet e Ghadīr Khummit qė shėnon kristalizimin e jashtėm tė dallimeve sunnite-shī‘ite [dhe] i cili vetėm e shpalosi sė jashtmi, nė ēastin providencial, atė qė ishte shkruar ta manifestonte veten pėrmes ecurisė sė historisė islame.

Sidoqoftė, mė poshtė vijon tregimi i ngjarjes sė Ghadīr Khummit dhe i ligjėratės sė famshme tė Profetit tė Bekuar, sipas njė burimi tradicional shī‘ī:



Kur ceremonitė e haxhxhit pėrfunduan, Profeti (paqe pastė mbi tė dhe pasardhėsit e tij), i ndjekur nga ‘Alīu dhe muslimanėt, u nisėn pėr nė Mekė. Para se tė mbėrrinin nė Medine, ai u ndal, edhe pse ai vend nuk kishte qenė kurrė vendndalesė pėr karvanet, sepse nuk kishte as ujė, as gjelbėrim. Arsyeja e fushimit nė njė vend tė tillė ishte se vargjet e ndritura tė Kur’anit i zbritėn fuqishėm, duke e urdhėruar qė ta vendoste ‘Alīun nė kalifat. Ai kishte marrė mė parė shpallje nė po kėtė drejtim, por jo qė ta kishin pėrcaktuar shprehimisht kohėn e kurorėzimit tė ‘Alīut, kurorėzim tė cilin pra, ai e kishte shtyrė qė tė mos nxitej ndonjė kundėrvėnie dhe disa tė braktisnin fenė. Sikur turma e haxhinjve ta kishte kaluar Ghadīr Khumin, ata do tė ishin shpėrndarė nėpėr vendet e tyre tė ndryshme; prandaj Zoti i botėrave dėshiroi qė ata tė mblidheshin nė kėtė vend, nė mėnyrė qė tė gjithė ta dėgjonin se ē’do t’i thuhej prijėsit tė besimtarėve dhe qė dėshmia pėr ēėshtjen nė fjalė tė ishte e plotė, e qė asnjė musliman tė mos kishte ndonjė shfajėsim pėr tė mos e dėgjuar emėrimin. Ky ishte mesazhi nga Mė i Larti: {O i Dėrguar, kumtoje atė qė t’u zbrit nga Zoti yt, sepse nėse nuk e bėn, nuk do ta kesh kumtuar aspak shpalljen; dhe Zoti do tė tė mbrojė nga njerėzit, sepse Zoti nuk e udhėzon popullin mohues} (V: 67) Duke u urdhėruar kėshtu prerazi pėr ta caktuar ‘Alīun si zėvėndėsin e tij dhe duke u kėrcėnuar me dėnim nėse e shtynte, kur Vetė Zoti ishte bėrė siguruesi i tij, Profeti ndaloi nė kėtė vend tė pazakontė dhe muslimanėt zbritėn rreth tij.

Meqenėse dita ishte shumė e nxehtė, ai i urdhėroi ata tė strehoheshin nėn disa pemė me gjemba. Pasi u kėrkoi qė samaret e deveve tė grumbulloheshin pėr tė bėrė njė minber, ai urdhėroi muezinin e vet t’i thėrriste njerėzit rreth tij. Shumica prej tyre i kishin hedhur pelerinat mbi kėmbė pėr t’u mbrojtur nga tė nxehtit e madh. Kur u mblodhėn tė gjithė, Pejgamberi u ngjit nė minberin prej samareve dhe, duke e thirrur pranė vetes prijėsin e besimtarėve, e vuri atė nė tė djathtė. Muhammedi - paqe e bekime pastė mbi tė dhe familjen e tij - i shprehu falėnderimin Allahut dhe atėherė u drejtoi njerėzve njė ligjėratė elokuente, nė tė cilėn parashikoi vdekjen e vet dhe tha: ‘Jam thirrur te porta e Zotit dhe ėshtė afruar koha kur do tė nisem pėr te Zoti, fshehur qoftė prej jush, dhe pėr t’i dhėnė lamtumirėn kėsaj bote tė pavlerė. Po lė mes jush dy gjėra, tė cilave po t’u pėrmbaheni nuk do tė devijoni kurrė: Librin e Allahut dhe pjesėtarėt e familjes sime (Ehlu’l-Bejtin), qė nuk do tė ndahen nga Libri i Allahut gjersa tė takohen me mua te bazeni i Keutherit.’ Atėherė, me njė zė tė lartė, ai pyeti, ‘A nuk kam mė tepėr autoritet mbi ju sesa vetė ju?’ dhe njerėzit pohuan. Pastaj, ai mori dorėn e ‘Alīut dhe e ngriti aq lart, saqė iu duk e bardha e sqetullės dhe tha: ‘Kujtdo qė mė merr mua pėr mawla-in [mbikėqyrėsin, kujdestarin, prijėsin] e tij, ‘Alīu i ėshtė mawla. O Zot, bėhu mik i atij qė e miqėson ‘Alīun dhe bėhu armiku i tėrė armiqve tė tij; ndihmoji ata qė e ndihmojnė atė dhe braktisi ata qė e braktisin atė.’

Ishte gati mesditė dhe pjesa mė e nxehtė e ditės, dhe Pejgamberi zbriti nga minberi e fali dy rekate derisa hyri dreka e me t’u thirrur ezani, Pejgamberi dhe muslimanėt falėn drekėn, me ē’rast ai shkoi nė ēadrėn e vet, pėrbri sė cilės urdhėroi tė ngrihej njė ēadėr pėr prijėsin e besimtarėve. Kur ‘Alīu u ul nė ēadėr, Profeti i Bekuar i urdhėroi muslimanėt, grupe-grupe, tė prisnin ‘Alīun, ta uronin pėr ngjitjen nė Imamet dhe ta pėrshėndesnin me fjalėn emīr (prijės) dhe mbret i besimtarėve. E gjithė kjo u bė si nga gratė ashtu edhe nga burrat, ku askush s’dukej mė i gėzuar pėr emėrimin e ‘Alīut sesa ‘Umeri...

“Hadīthet qė po ndjekim tani pohojnė se Profeti i Bekuar urdhėroi tė ndėrtohej kėtu [nė Ghadīr Khumm] njė minber me gurė, nė tė cilin ai u ngjit dhe tha, ‘Zoti ėshtė i denjė pėr falėnderim dhe madhėrim, duke qenė i Lartėsuar nė Njėshmėrinė e Tij dhe i Lavdishėm nė sovranitet; madhėshtia e Tij i ėshtė shpalosur tė gjitha krijesave tė Tija, gjithdija e Tij shtrihet mbi ēdogjė dhe plotfuqia e Tij sundon mbi tė tėrė. Ai ėshtė pėrjetė Zot i madhėrisė sė Tij dhe i denjė pėr ēdo lavdėrim e adhurim. Ai i krijoi qiejt e lartė dhe shtroi tokat e ulėta. Ai ėshtė mė i shenjti dhe pafundėsisht i pastri nga ēdo e metė, Zoti i engjėjve dhe i Shpirtit (rūh). Ai ėshtė bujar ndaj tė gjitha krijesave tė Tija dhe u dhuron mirėsi tė gjithė atyre qė i afron nė portėn e pendesės sė Tij. Ai i sheh tė gjithė sytė, por ato s’e shohin dot. Ai i furnizon mėshirshėm krijesat e Tij dhe ėshtė Zoti i dijes e i dinjitetit. Mėshira e Tij shtrihet mbi gjithēka dhe ēdo gjė i detyrohet mirėsisė sė Tij. Ai dėnon sipas drejtėsisė. Hakmarrja e Tij nuk nxiton dhe Ai ndėshkon me mė pak se ē’meritohet. Ai i njeh tė fshehtat e tė gjitha zemrave dhe prej Tij asgjė nuk ėshtė e fshehur. Atij asgjė nuk i ėshtė sekret ose e dyshimtė. Ai pėrfshin tė gjitha gjėrat dhe ėshtė Fuqiplotė mbi tė gjithė. Asgjė nuk i ngjan Atij. Ai krijoi gjithēka kur nuk kishte akoma asgjė. Ai ėshtė i pėrjetshėm e i pasosur. Ai sundon me drejtėsi ndėr njerėz. Nuk ka Zot pėrveē Tij. Ai ėshtė i plotfuqishėm me hak pėr tė ekzekutuar ēfarėdo qė tė deklarojė dhe tė gjitha veprat e Tij janė me urti. Ai di ēdo ēėshtje tė imėt qė bėhet dhe ėshtė Krijuesi i thėrmijave mė tė vogla. Nė atė qė ėshtė e dukshme dhe e qartė ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet madje edhe njė pjesė nga pėrsosja qė Ai shpalos. Mėnyra e Tij e tė qenit ėshtė e panjohur dhe rreth mistereve tė Tij nuk njihet asgjė, pėrveē asaj qė Ai shpall. I dėshmoj njerėzimit, pasha natyrėn e Tij tė shenjtė, se Ai ėshtė Zoti pėrveē tė Cilit nuk ka Zot tjetėr dhe asnjė qenie tjetėr s’ėshtė e denjė pėr t’u adhuruar. Ai e ka mbushur botėn me shpalosjet e shenjtėrisė, kullueshmėrisė, dritės dhe pranisė sė Tij e qė nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi Ai i ndriēon tė gjithė. Ai ėshtė Zoti, qė ekzekuton vendimet e Veta pa kėshillėn e asnjė qenieje inteligjente dhe nuk ka shok nė urdhėrimin e veprave tė Tija, as kundėrshti nė kėshillat e Tija. Ai i krijoi tė gjitha gjėrat pa ndonjė model dhe i solli nė ekzistencė pa u trazuar lidhur me tė. Ai e krijoi njeriun nga mosekzistenca dhe pėrveē Tij nuk ka Krijues. Ai i vendosi fuqimisht veprat e Tij dhe i dhuntisi me peshqeshe krijesat e Veta. Ai ėshtė i Drejti, qė nuk shtyp kurrė dhe mė i Mėshirshmi, tek i Cili kthehen tė gjitha gjėrat. Dėshmoj se Ai i nėnshtron tė gjitha gjėrat para madhėrisė sė Vet me anė tė madhėshtisė sė Tij tė jashtėzakonshme. Ai ėshtė Mbreti universal, i Cili ndėrtoi qiejt dhe e udhėzon diellin e hėnėn pėr tė mirėn e krijesave tė Tij, trupat e tė cilėve do tė rrotullohen deri nė njė kohė tė caktuar. Ai ul perden e natės mbi faqen e ditės dhe perden e ditės mbi faqen e natės. Ai ėshtė dėrrmuesi i ēdo armiku dhe shkatėrruesi i ēdo djalli.

Asgjė nuk pėrkon me Atė dhe nuk ėshtė si Ai. Ai ėshtė Njė, Zoti i tė gjitha krijesave, i Vetmi tė Cilit mund t’i drejtohen nė nevojat e tyre. Ai as nuk ėshtė atėsor e as birėsor nė natyrėn e Tij dhe nuk i nėnshtrohet rastėsisė. Ai adhurohet nė Njėshmėrinė e Tij dhe ėshtė Zoti i madhėrishėm. Ai synon e vepron; dėshiron e pastaj urdhėron dhe njeh e numėron tė gjitha gjėrat. Ai bėn tė vdesė dhe pas vdekjes rikthen nė jetė. Ai pasuron dhe varfėron. Ai bėn tė qeshet dhe tė qahet. Ai afron dhe largon. Nganjėherė ndalon dhe nganjėherė lejon. Sovraniteti ėshtė privilegji i Tij i veēantė. Ai ėshtė i denjė pėr adhurimin mė tė mirė. Gjithēka ėshtė nė dorėn e Tij dhe Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi tė gjithė. Ai ėshtė ngadhėnjyes dhe falės, Dėgjuesi i lutjes, Dhėnėsi i madh i mirėsive. Ai numėron frymėmarrjet dhe ėshtė Ruajtėsi i xhinnėve e i njerėzimit dhe asgjė nuk ėshtė e vėshtirė a e mundimshme pėr Atė e as qė e lodhin Atė ngulmimet e kėrkuesve. Ai ėshtė mbrojtėsi i tė mirėve dhe u dhuron tė mira tė pėrparuarve. Ai ėshtė Zoti i besimtarėve dhe ruajtėsi i gjithėsisė; Zoti tė Cilit i takon falėnderimi i tė gjitha krijesave tė Tija, si nė kohėn e begatisė sė tyre, ashtu dhe nė stinėn e fatkeqėsisė sė tyre mė tė madhe.

Unė besoj nė Atė dhe nė engjėjt, librat dhe profetėt e Tij. Unė i dėgjoj urdhrat e Tij, u bindem atyre, nxitoj pėr tė bėrė gjithēka qė e kėnaq Atė dhe pranoj ēdo gjė qė Ai dėshiron tė dėrgojė; e tillė ėshtė dėshira ime pėr tė kryer urdhrin e Tij dhe e tillė ėshtė frika ime pėr hakmarrjen e Tij; sepse Ai ėshtė Zoti, prej zemėrimit tė tė Cilit nuk ka strehim, ndonėse shtypja ėshtė e pamendueshme prej Tij. E mbaj veten shėrbėtor tė Tij. E deklaroj Atė si mbrojtėsin Tim dhe shpall atė qė Ai mė ka kumtuar, i frikėsuar se, po tė mos e bėja, njė ndėshkim i madh do tė binte mbi mua, tė cilin askush, sado i stėrvitur nė dredhi, nuk mund ta mėnjanojė, sepse nuk ka Zot pėrveē Tij. Vėrtet, Ai mė ka shpallur se nėse nuk e kryej atė qė mė ka urdhėruar, nuk do t’i jem besnik profetėsisė sė Tij; padyshim, Ai mė garanton siguri nga dėmi i njerėzve dhe ėshtė i aftė ta largojė ligėsinė e tėrė armiqve. Ai tregon mėshirė ndaj miqve tė Tij.

Zoti, o njerėz, mė ka shpallur njė urdhėr, tė cilin nuk kam gabuar duke mos jua kumtuar deri mė sot, e tė cilin tani po jua komunikoj. Tri herė mė ka vizituar Xhibra’īli me njė pėrshėndetje nga Zoti im dhe mė ka urdhėruar qė duhet tė ngrihem kėtu dhe t’u deklaroj tė gjithėve, tė bardhė e tė zinj, se ‘Alī ibn Ebī Tālibi ėshtė vėllai, trashėguesi, dhe zėvendėsi im, si dhe udhėheqėsi pas meje. Pozita dhe marrėdhėnia e tij ndaj meje ėshtė si ajo e Harūnit ndaj Mūsait, vetėm se nuk do tė ketė profet pas meje. Ai ėshtė ligjėruar mbi ju, me autoritetin pėr tė komanduar, pas Zotit dhe profetit tė Tij. Ky ėshtė kuptimi i ajetit, qė mė i Larti mė ka shpallur nė Kur’an: {Vėrtet, kujdestari juaj ėshtė Zoti, dhe i Dėrguari i Tij, dhe besimtarėt qė e falin namazin dhe e japin zekatin duke bėrė ruku’} (V: 55)...

E di se i Lartėsuari nuk do tė jetė kėnaqur pėrderisa tė mos e kryej atė qė mė ka urdhėruar. Dijeni atėherė o njerėz, se Zoti i gjithėsisė e ka caktuar ‘Alīun tė jetė prijėsi dhe sunduesi juaj, imami e udhėheqėsi juaj dhe e ka bėrė tė bindurit ndaj tij tė detyrueshėm pėr muhāxhirėt dhe ensārėt, qytetarėt dhe beduinėt, arabėt dhe persianėt, tė lirėt dhe robėrit, tė voglin e tė madhin, tė bardhin e tė ziun, pėr tė gjithė ata qė e adhurojnė Zotin nė Njėshmėrinė e natyrės sė Tij. Mbi tė gjithė kėta zgjatet autoriteti i ‘Alīut dhe mbėrrijnė urdhrat e tij. Kushdo qė nuk i bindet atij ėshtė i mallkuar dhe tė gjithė ata qė ia japin hakun bindjes ndaj tij do tė gėzojnė mėshirėn e Allahut. Dhe kėdo qė dėshmon pėr tė vėrtetėn dhe tė drejtat e tij, e dėgjon dhe i bindet atij, Zoti do ta falė.

O njerėz, kjo ėshtė hera e fundit qė po rri nė njė tubim tė tillė; atėherė dėgjojini fjalėt e mia, bindjuni udhėzimeve tė mia dhe pranojini urdhrat e Zotit tuaj. Vėrtet, Zoti ėshtė Mbikėqyrėsi i jetės suaj dhe Krijuesi juaj e pas Tij pejgamberi i Tij Muhammedi ėshtė mbikėqyrėsi juaj, i fuqizuar pėr tė drejtuar, pėr t’i udhėrrėfyer kėshillimet tuaja dhe deklaruar tė nevojshmen. Pas meje, ‘Alīu ėshtė prijėsi dhe udhėheqėsi juaj, nė ndjekjen e urdhėresave tė Zotit tė gjithėsisė...” **



Versioni sunni i kėtij episodi ėshtė sigurisht jo identik me atė shī‘ī por ka njė mori referencash nė literaturėn sunnite tė hadīth-it lidhur me marrėdhėnien e veēantė tė Profetit tė Bekuar e ‘Alīut si dhe me ngjarjet e Ghadīr Khummit, tė cilat sigurisht janė interpretuar nė njė mėnyrė tjetėr nga juristėt sunni. Pėr shembull, i famshmi hadīth ul-menzīleh , ku Sa‘d ibn Ebī Wakkāsi tregon se Profeti i Bekuar iu drejtua ‘Alīut me fjalėt: “A nuk je i kėnaqur tė jesh pėr mua siē ishte Hārūni pėr Mūsain, veēse se nuk do tė ketė profet pas meje?” ėshtė parė tė transmetohet nė mėse njėqind versione nga burimet sunnite.

Pėrsa i pėrket vetė hadīth-it tė Ghadīr Khumm-it, burime tė tilla tė mirėnjohura si Sunen-et e Ibn Māxhes, Tirmidhīut dhe Musned-i i Ahmed ibn Hanbelit e pėrmendin atė nė veēanti. Tek Ibn Māxheh (el-Mukaddimeh, bāb 11, hadīth nr. 116, vėll. I, Kairo, 1954) nė njė hadīth qė i referohet ‘Alīut, Profeti i Bekuar thotė: “Dhe ai ėshtė mawlā-i i kujtdo qė unė i jam mawlā.” Tek Tirmidhīu (Kitāb el-menākib, bāb 20, vėll. V, fq 633, Kairo, p.d.) dhe Ahmed ibn Hanbeli (vėll. I, ff. 1, 84, 118, 119, 152, 331 dhe vėll. IV, ff. 281, 327, 370; e madje edhe nė mjaft vende tė tjera, Beirut, p.d.) ky hadīth pėrsėritet nė formėn: “Kujtdo qė unė i jam mawlā, vėrtet ‘Alīu i ėshtė mawlā.”

Prandaj, ēėshtja thelbėsore nuk ėshtė vėrtetėsia e ngjarjes sė Ghadīr Khumm-it apo zgjedhja e ‘Alīut si mawlā pėrpara bashkėsisė islame, e konfirmuar nga aq shumė burime sunnite dhe shī‘ite, por domethėnia e fjalės mawlā , e cila u kuptua nė mėnyra tė ndryshme nga bashkėsitė sunnite e shī‘ite, pėrkatėsisht. Kjo fjalė vjen nga rrėnja w-l-j nė arabisht dhe termat walī e mawlā shfaqen nė Kur’anin Fisnik, ku edhe janė interpretuar nė mėnyra tė ndryshme nga komentues tė ndryshėm. Termat e nxjerrė nga kjo rrėnjė nėnkuptojnė njėherėsh mik, sundimtar, kujdestar e trashėgimtar dhe shumė koncepte tė tjera kyē, qė janė shtjelluar ndėr shekuj nga mendimtarė islamė, ku termi welājeh/wilājeh ėshtė njė nga mė kompleksėt nė mendimin islam. Prandaj, s’ka dyshim se mawlā me siguri e pėrmban nė tė vėrtetė kuptimin e kujdestarit dhe trashėgimtarit, por ajo nėse ai nėnkupton edhe udhėheqės i bashkėsisė nė sensin politik si zėvėndės i Profetit tė Bekuar apo jo ėshtė pika mbi tė cilėn nuk ėshtė rėnė dakort gjatė caktimit tė ‘Alīut si “zėvėndės” i tij.

Sot, ajo qė ka rėndėsi ėshtė krijimi i njė mirėkuptimi mė tė thellė ndėrmjet sunnive dhe shī‘itėve mbi bazėn e fakteve historike tė kuptuara tradicionalisht, por me interpretime tė freskėta nė drejtim tė harmonisė mes tė gjitha shkollave tė mendimit islam dhe duke iu referuar vetė Profetit tė Bekuar nė qenien, mendimet dhe veprimet e tė cilit u njėsuan tė gjitha shpalosjet e vėrtetėsishme tė Islamit nė njė unitet qė duhet t’u shėrbejė si pikė referimi dhe model tėrė brezave tė muslimanėve e veēanėrisht tė sotmit, qė ka aq shumė nevojė pėr bashkim. Sidoqoftė, Ghadīr Khummi mbetet njė nga ēastet mė domethėnėse tė jetės sė Profetit pėrsa i pėrket historisė sė mėvonshme tė bashkėsisė islame.

Pas kėsaj ngjarjeje madhore, Profeti i Bekuar u kthye nė Medine duke i patur plotėsuar detyrat e tija tokėsore dhe prandaj, ndonėse dukej nė shėndet tė plotė e nė fakt po pėrgatitej pėr njė fushatė nė veri dhe po kryente punėt e shtetit, ai u rithirr te Zoti i tij. Ai u sėmur papritur, duke u kapluar nga ethet. Pas tri ditėsh sėmundjeje tė fortė ai kaloi nė duart e Krijuesit, mė 13 Rebī‘ ul-ewwel tė vitit 10 H. duke lėnė pas vetes njė punė qė ishte sa e qėndrueshme aq edhe madhėshtore. Me Vullnetin e Allahut, jetimi i gjorė i Mekės e kishte shndėrruar pėrgjithmonė tėrė historinė njerėzore. Trupi i tij tokėsor u varros nga ‘Alīu, Fātimja dhe anėtarėt e tjerė tė familjes sė tij nė po atė shtėpi ku ai jetoi, ndėrkohė qė disa medinas po debatonin tė ardhmen e bashkėsisė islame nė xhaminė aty pranė. Shpirti i tij i lartėsuar u ngjit nė qiellin mė tė lartė, te Prania Hyjnore, pėr tė ruajtur dhe mbrojtur me Dėshirėn e Allahut fazėn e fundit tė udhėtimit tė karvanit tė jetės sė atij segmenti madhor tė njerėzimit qė ėshtė destinuar tė ndjekė fenė e sjellė nga ai nė kėtė botė, fenė e Islamit e cila do tė zgjasė gjersa nė kėtė botė tė jetojnė dhe tė marrin frymė njerėz.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi atė qė ishte vetė mėshirė pėr botėn.


* N ga Maulana M. Ubaidul Akbar, The Orations of Muhammad (Lahore: 1954), ff. 78-79 (me disa ndryshime).

* * C ituar nga Hajāt el-kulūb, pėrk. J. L. Merrick, ff. 334-9, me ca ndryshime nga S. H. Nasr.