Sejjid Sa‘id Akhtar Rizvi

Nė librat sunni gjenden disa hadithe sipas tė cilave Pejgamberi (s.a.v.s), kur migroi nė Medine i gjeti ēifutėt duke agjėruar mė 10 Muharrem. Ai i pyeti pėrse dhe ata i thanė: "Ajo ėshtė ditė e mbarė; dita kur Zoti i ēliroi bijtė e Israilit nga armiku i tyre [Faraoni]; ndaj dhe Musai agjėronte nė atė ditė.” Pejgamberi (s.a.v.s.) tha: "Unė jam mė i denjė [i afėrt] pėr Musain sesa ju." Qė atėherė, ai filloi tė agjėronte nė atė ditė dhe u urdhėroi muslimanėve ta agjėronin. (es-Sahih el-Bukharii, vėll. III, f. 54, bot. Egjyptit;Mishkatul-Mesabih; f. 172, Delhi, 1307 H.)

Komentuesi i librit Mishkat ul-Mesabih vėren se "kjo ndodhi nė vitin e dytė H., sepse nė vitin e parė Pejgamberi (s.a.v.s.) kishte mbėrritur nė Medine pas 'Ashures, nė Rabi'ul-ewwel."


Se sa shumė rėndėsi supozohej tė kishte ky agjėrim mund tė gjykohet nga njė hadith tjetėr i pėrcjellė nė Sahih el-Bukhari: "Pejgamberi (s.a.v.s.) e urdhėroi njė njeri nga (fisi i) Eslemit: ‘Tregoju njerėzve se kushdo qė ka ngrėnė duhet tė agjėrojė pjesėn e mbetur tė ditės, dhe kushdo qė nuk ka ngrėnė duhet tė agjėrojė (krejt ditėn), sepse sot ėshtė 'Ashure (10 Muharrem)’."


Po atė vit u obligua agjėrimi i muajit tė Ramazanit dhe detyrimi i agjėrimit tė 'Ashures u shfuqizua, si ē pohohet nė hadithe tė tjera tė transmetuara nė tė njėjtin libėr. Prapėseprapė, thuhet, ai mbart shumė rėndėsi si agjėrim vullnetar.



Le t’i vėshtrojmė tani kėto hadithe nga afėr:



Sė pari: Ēifutėt kishin kalendarin dhe muajt e tyre. Nuk ka logjikė tė pohohet se ata e agjėronin 10 Muharremin – pėrveē nėse mund tė vėrtetohet se kjo datė pėrkonte gjithmonė me njė ditė agjėrimi tek ēifutėt.



Nė artikullin tonė, "Shehadeti i Imam Huseinit dhe Kalendarėt Muslimanė e Ēifutė" (Al-Serat Journal, vėll.VI, nr 3 & 4; Muharrem 1401/Nėntor1980) u pėrmend se muaji i parė i ēifutėve (Abib, i quajtur mė vonė Nisan) pėrkonte me Rexhebin e arabėve. W. O. E. Oesterley dhe Theodore H. Robinson kanė shkruar se nė Arabi "festa mė e rėndėsishme e tė gjitha hėnave tė reja ishte ajo qė binte nė muajin e Rexhebit, i cili ėshtė i njėvlershėm me muajin hebre 'Abib, sepse kjo ishte koha kur arabėt e lashtė festonin ditėn e Pranverės." (Hebrew Religion; S.P.C.K., London; 1955; f. 128)



Mesa duket, nė lashtėsi dy degėt e familjes sė Ibrahimit ndoqėn tė njėjtin sistem tė ndėrfutjes sė njė muaji shtesė, shtatė herė brenda njė cikli 19 vjeēar. Kėsisoj, muaji i shtatė ēifut, Tishri I, pėrkonte me Muharremin. Dhe 'Ashurja e Muharremit sinkronizohej me 10 Tishrin I, ditėn ēifute tė Shlyerjes, nė tė cilėn agjėrohet. Nė atė artikull, u vėrejt se dy kalendarėt e humbėn sinkronizimin mes tyre kur Islami, nė vitin 9 tė hixhrės, e ndaloi ndėrfutjen mujore. Por pas njė shqyrtimi mė tė thellė doli se pariteti mes tyre u humb shumė kohė pėrpara shfaqjes sė Islamit, sepse arabėt nuk ndiqnin ndonjė llogaritje matematikore nė ndėrfutjen e tyre. Kjo ishte arsyeja pėrse Muharremi i vitit tė dytė tė hixhrės filloi mė 5 Korrik 623 e.s. (el-Munxhid, bot. 21tė), disa muaj pėrpara Tishrit I (qė pėrkon gjithmonė me periudhėn Shtator-Tetor).



Ėshtė e qartė se 'Ashurja e Muharremit nė atė vit (apo madje, gjatė tėrė jetės sė Pejgamberit s.a.v.s. nė Medine) nuk kishte kurrfarė domethėnieje pėr ēifutėt.



Shtrohet pyetja: Pėrse agjėronin ata nė kėtė ditė?



Sė dyti: Literatura midrashike ēifute e lidh ditėn e dhjetė tė muajit tė shtatė (JomHakippurim – “Dita e Shlyerjes”) me ngjarjen e sjelljes sė pllakave tė Besėlidhjes nga Mali i Sinait, siē ka shkruar nė letrėn e tij Dr. Mishael Maswari-Caspi, tė cituar nė artikullin tonė tė lartpėrmendur.



Shtrohet pyetja: nėse ēifutėt dėshironin ta mbanin parasysh sinkronizimin e humbur qėmoti mes Tishrit I dhe Muharremit, si ka mundėsi qė ata harruan t’ia tregonin Pejgamberit (s) kėtė traditė?



Sė treti: Muaji nė tė cilin Zoti i shpėtoi beni israilėt nga Faraoni ishte Abibi (d.m.th. Rexhebi), siē pohohet qartė nė Bibėl: "Mbajeni muajin e Abibit, dhe pashkėn e Perėndisė, Zotit tuaj: sepse nė muajin e Abibit Perėndia, Zoti juaj ju nxori nga Egjipti natėn." (Deuteronomi, 16:1)



Shtrohet pyetja: Si mund ta transferonin ēifutėt njė ngjarje tė muajit Abib (i cili burimisht pėrkonte me Rexhebin) nė Muharrem, nė shkelje tė hapėt me Teuratin e tyre?



Dhe sė fundmi njė pikė mbi tė cilėn muslimanėt duhet tė thellohen: Pejgamberi (s.a.v.s.) u nis me njė fe e cila do tė shfuqizonte tė gjitha fetė dhe legjislaturat e mėparshme. Si paska denjuar ai tė imitonte zakonin e ēifutėve?


Nga faktet e mėsipėrme ėshtė e qartė se ēifutėt nuk kishin kurrfarė arsyeje pėr tė agjėruar nė 'Ashure tė Muharremit asokohe; dhe kjo ngjarje, e ndėrtuar mbi bazėn e njė premise tė tillė ėshtė vetėm kaq - fiksion. Sigurisht, ajo u shpik nga njė rrėfyes i cili e dinte se njėherė e njėkohė Muharremi pėrkonte me muajin Tishri I tė ēifutėve; por i cili ama ishte krejtėsisht i pavetdijshėm mbi fenė dhe kulturėn bashkėkohore ēifute.


Ndjehesh i detyruar tė pėrmendėsh kėtu se ky hadith dhe tė tjerė si ai u fallsifikuan nga ndjekėsit e kampit umejjad, pas shehadetit tė Imam Huseinit, si pjesė e fushatės sė tyre pėr ta kthyer 10 Muharremin nė ditė hareje dhe gėzimi. Kėto hadithe janė tė tė njėjtit soj me ato qė thonė se mė 10 Muharrem barka e Nuhit u ndal nė Malin e Arafatit, se zjarri u bė i ftohtė dhe i padėmshėm pėr Ibrahimin dhe se Isai u ngjit nė qiell. Nė tė njėjtėn kategori hyjnė edhe hadithet qė i kėshillojnė muslimanėt ta trajtojnė 'Ashuren si festė e gėzueshme e t’i depozitojnė drithėrat nė kėtė ditė qė t’u rritet rrizku dhe tė marrin bekimet e Allahut pėr familjet e tyre.


(shqipėroi: Edin Q. Lohja)