Sejjid Husein Nasr


Nė mjaft vargje tė Kur′anit tė Shenjtė si XXXIV: 50, XL: 55 dhe XLVII: 19, pėrmendet fakti se Profeti i Islamit ishte njerėzor e jo hyjnor nė kuptimin e njė mishėrimi, mirėpo kėto ajete nuk e mohojnė aspak madhėshtinė pėrparėsore tė Profetit tė Bekuar si mė i pėrkryeri i qenieve njerėzore, si ″xhevahiri midis gurėve″ nė vargun e cituar mė parė. Pėrndryshe, si mundet po ai Kur′an Fisnik tė pohojė se ai ishte zgjedhur si shembulli (uswe) mė i mirė pėr t�u ndjekur. Pikėrisht nė sajė tė pėrsosjes sė mbartur prej tij, ai u ka shėrbyer si shembull i pėrkryer brezave tė muslimanėve. Nuk ka asnjė dyshim se atij iu dha nga Zoti njė shquarje e atillė, qė ėshtė e pazakontė dhe jo thjesht njerėzore, siē pėrdoret kjo fjalė sot, ndonėse teologjikisht ai nuk ishte i njė prejardhjeje hyjnore por njeri. Nuk ka provė mė tė mirė tė shquarjes sė tij tė jashtėzakonshme, sesa pagabueshmėria e tij (′ismeh), pra faktit qė ai ishte i mbrojtur nga Zoti prej gabimit, qoftė nėse kjo merret nė kuptimin e veēantė shi′it - qė vetė lėnda e tij kishte qenė imune nga mėkati qė nė fillim, ose qė ai ishte ″larė″ dhe kulluar nga engjėjt - siē dėshmon ngjarja e treguar mė lart pėr larjen e kraharorit tė tij nga melekėt [nė burimet sunnite]. Gjithsesi nuk ka rrezik mė tė madh pėr muslimanėt e sotėm se ai i tė reduktuarit tė madhėshtisė sė mrekullueshme tė Profetit tė Bekuar nė terma mendjengushta njerėzore me justifikimin e jashtėm se ai ishte thjesht njeri por ndėrkohė duke i shėrbyer nė tė vėrtetė [me kėtė reduktim] humanizmit mbizotėrues tė Perėndimit modern. Fakti se Profeti i Bekuar ishte njeri nuk do tė thotė se ai ishte i zakonshėm si ēdo qenie njerėzore, por qė gjendja njerėzore e zotėron mundėsinė e madhėshtisė dhe plotėsisė tė shpalosur nga personaliteti dhe karakteri i tij. Tė pėrsiaturit mbi jetėn, virtytet dhe arritjet e Profetit tė Bekuar do tė thotė tė kuptohet jo vetėm madhėshtia e fuqisė sė Zotit dhe e profetėve tė tij, por edhe fakti se njerėzimi si tėrėsi jeton kaq poshtė nivelit tė njerėzores sė vėrtetė. Profetėt dhe shenjtorėt i shpalosin njerėzimit mundėsinė totale tė ekzistencės. Janė pikėrisht ata, qė e ngrenė kuptimin e fjalės ″njeri″ nė rasėn e saj mė tė lartė dhe njeriut s′mund t′i bėhet dėm mė i madh sesa tė reduktuarit e tyre nė standartet mendjengushta dhe shpesh tė papėrfillshme tė njeriut modern; nė vend qė t′i mbajnė ata si ideale e shembuj tė pėrhershėm, qė mund t′i ndihmojnė njerėzit ta realizojnė - tė paktėn nė njėfarė shkalle - natyrėn tėrėsore dhe tė plotė tė gjendjes njerėzore.

Pėr breza tė tėrė muslimanėsh, para se humanizmi i botės moderne tė ndotėte mendjet dhe shpirtrat e shumė prej tyreve, Profeti i Bekuar e pėrmbushi njė mision tė tillė nė nivelin mė tė lartė dhe ai mbetet e do tė mbesė, pėr sa kohė qė Islami tė jetojė si fe, shembulli i epėrm pėr t′u ndjekur nga njerėzit. Profeti i Bekuar, nė njėfarė kuptimi, e kaloi plotėsisht gjithēka njerėzore pėr tė qenė nė gjendje ta pėrmbushte kėtė funksion, ashtu siē depėrtoi Islami nė ēdo aspekt tė jetės njerėzore, qė tė mund ta integronte krejt jetėn nė Qendrėn, qė i shenjtėron dhe u jep kuptim tė gjitha gjėrave.

Nuk ekziston praktikisht asnjė aspekt i jetės njerėzore, tė cilin Profeti i Islamit tė mos e ketė kaluar. Nė nivelin personal dhe njerėzor ai provoi humbjen e tė dy prindėrve nė moshė tė njomė, vetminė, trysnitė shoqėrore, varfėrinė materiale dhe praktikisht ēdo lloj vėshtirėsie qė mund tė kalojė njė i ri nė shoqėri. Mė vonė, ai do tė dėshmonte ēdo formė pikėllimi, humbjen e gruas sė tij tė dashur Hatixhe, vdekjen e hershme tė djemve, tradhtinė e anėtarėve tė vetė fisit tė tij, kėrcėnime tė vazhdueshme tė jetės, pronės e familjes sė tij, pa pėrmendur rreziqet e vazhdueshme qė ndeshi kauza, pėr tė cilėn ai ishte zgjedhur dhe sė cilės ai ia kishte kushtuar tėrėsisht vetveten, e kjo ėshtė Islami.
Ngaqė jeta njerėzore ėshtė e thurur me fije gėzimi e pikėllimi, Profeti i Islamit u bekua gjithashtu me pėrvojėn e ēdo gėzimi tė mundur pėr qeniet njerėzore, duke filluar sigurisht me atė gėzim mė tė lartė, e nė fakt ekstazė, qė ėshtė njohja dhe dashuria e Zotit, dhuntia supreme qė iu dha atij si bekim i veēantė nga Qielli, me njė gradė ekzaltimi dhe intensiteti tė papėrfytyrueshėm pėr qeniet e tjera njerėzore. Por nė nivelin mė tė zakonshėm tė jetės njerėzore, ai u bekua me gėzimin e njė martese shumė tė lumtur me Hatixhen, e tė paturit tė njė bije si Fatimja, e cila ishte si njė substancė engjėllore e rėnė mbi tokė, e njė kushėriri dhe dhėndri si ′Aliu, devotshmėria e tė cilit ndaj Profetit tė Bekuar dhe pėrkushtimi ndaj thirrjes sė tij janė tė jashtėzakonshme me ēfarėdolloj standardesh qė tė gjykohen. Profeti i Bekuar kishte gjithashtu shokė dhe nxėnės tė pėrkushtuar si Ebu Bekrin dhe Selmanin dhe e kishte shijuar kuptimin e plotė si tė miqėsisė njerėzore, ashtu dhe tė asaj Hyjnore (duke qenė vetė miku i Zotit, �habib-u�Llah�). Ai kishte provuar aspekte tė natyrės njerėzore, qė nga pozita e favorshme e tė qenit jetim i varfėr, tregtar i suksesshėm, udhėheqėsi i rrezikuar i njė bashkėsie gjysėm-klandestine dhe prijėsi triumfues i njė shoqėrie tė re, e cila sė shpejti do tė pushtonte pjesėn mė tė madhe tė botės. Ai u kishte shitur mallra tregtarėve tė vegjėl si dhe u kishte dėrguar letra perandorėve e sundimtarėve mė tė fuqishėm mbi dh�, duke i ftuar ata nė kauzėn e Islamit. Ai kishte shijuar si humbjen edhe fitoren e madje ishte bekuar me mundėsinė e provimit tė gėzimit tė pakrahasueshėm tė faljes sė armiqve tė tij mė tė kėqinj nė ēastin e ēlirimit tė Mekės. Sė fundi, ai kishte shijuar edhe dėshtimin edhe suksesin. Ai kishte ngulmuar pėr vite tė gjata me durim e mbėshtetje te Zoti duke dėshmuar dėshtime tė hidhura dhe pastaj u destinua tė shijonte ėmbėlsinė e sukseseve tė njėpasnjėshme, deri nė shkallėn sa ai mundi tė realizonte, para vdekjes, gjithēka qė kishte synuar tė arrinte. Me siguri ka pakgjė, qė njė musliman mund tė kalojė dhe pak situata qė mund tė ndeshė nė jetėn njerėzore, pa patur njė precedent nė jetėn e Profetit tė Bekuar, qė mund t′i shėrbejė si model dhe burim frymėzimi e udhėzimi.

Pėrsa u pėrket funksioneve themelore nė shoqėri, pėrsėri i Dėrguari i Allahut ishte destinuar nga Zoti t′i pėrmbushte gati tė gjitha. Ai ishte mėsues, kryetar familjeje, tregtar, prijės politik dhe shoqėror, udhėheqės ushtarak, gjykatės dhe sundues suprem pėr tė mos folur pėr funksionet e tija specifikisht profetike si sjellja e njė Ligji Hyjnor dhe e Fjalės sė Zotit pėr njerėzimin, duke i udhėzuar njerėzit nė dije si ezoterike, ashtu edhe ekzoterike, i dhuntisur me njohje tė plotė tė natyrės njerėzore dhe psikologjisė sė njerėzve nė ēaste tė ndryshme e raste tė lloj-llojshme, etj.

Nė secilin prej kėtyre funksioneve ai la pas njė trashėgimi tė vyer, e cila ėshtė bėrė pjesė dhe parcelė e Islamit dhe e kulturės sė tij. Si mėsues, Profeti i Bekuar ishte jashtėzakonisht i suksesshėm nė pėrcjelljen e diturisė sė niveleve tė ndryshme tek tipa shumė tė ndryshėm njerėzorė. Ai nė tė vėrtetė ishte mėsuesi i epėrm. Ai ishte aq i suksesshėm si mėsues saqė ende sot mbetet mėsuesi mė i rėndėsishėm pėr muslimanėt. Thėniet dhe veprat e tija, mendimet dhe veprimet e tija e mėsojnė akoma bashkėsinė e tij ditė e natė, ndėrkohė qė udhėzimet mė intelektuale e shpirtėrore tė kumtuara prej tij vazhdojnė tė formojnė dhe mbrujnė mendjet e shpirtrat e atyre anėtarėve tė bashkėsisė Islame, qė janė nė kėrkim tė pėrsosjes shpirtėrore.

Si kryetar familjeje, Profeti i Bekuar krijoi njė shoqėri nė miniaturė dhe nė fakt njė univers, struktura dhe marrėdhėniet e brendshme tė tė cilit u interesojnė pamasė muslimanėve tė devotshėm edhe sot e kėsaj dite. Mėnyra e tij e tė sjellurit me bashkėshortet, fėmijėt dhe nipat e tij tė vegjėl, Hasanin e Huseinin, detyrimet dhe funksionet e tija brenda shtėpisė, ndjenja e tij e pėrgjegjėsisė ndaj familjes, ngulitja nga ana e tij e dashurisė dhe besimit mes anėtarėve tė familjes e shumė elemente tė tjera janė pjesė e Sunne-tit dhe pėrbėrės tė karakterit tė tij. Kėto e bėjnė atė njė shembull pėr t′u ndjekur dhe imituar jo vetėm si individ, por edhe nė kontekstin e familjes njerėzore. Po ashtu, mėnyra nė tė cilėn ai sillej kur ishte tregtar, ose kur gjykonte njė rast, ose kur vepronte si prijės ushtarak nė mejdan, apo sundonte njė bashkėsi njerėzore ose vendoste mbi njė problem diplomatik zbulojnė secila aspekte tė njė qenieje, qė ishte zgjedhur pėr tė pėrmbushur tė gjitha mundėsitė e ndodhura nė natyrėn njerėzore. Ėshtė mendim kthjellues tė mbahet mend se i njėjti person qė udhėhoqi betejėn e Bedrit dhe i cili mė vonė sundoi njė segment tė tėrė tė universit do tė pėrulej nė dyshemenė e shtėpisė sė tij modeste, qė nipat e tij t�i ngjiteshin mbi shpinė e ta ngisnin nėpėr dhomė. Vetėm njė profet mund tė arrijė njė pėrsosje tė tillė madhėshtie dhe pėrulėsie, fuqie e bujarie, por fakti se mund ta arrinte kėtė tregon se sa i madh mund tė jetė njeriu sikur vetėm ta dinte se kush ėshtė.
Sigurisht ēdo profet dhe sidomos i fundit prej tyre i zotėron tė gjitha virtytet njerėzore, por nė rastin e secilit profet veēohen dhe theksohen njė sėrė virtytesh, qė lidhen me strukturėn e fesė sė sjellė nė kėtė botė prej tij. Virtyti i dallueshėm i disa profetėve ka qenė dashuria dhe i disave tėrheqja, frika e Zotit dhe asketizmi. Pėrsa i pėrket Profetit tė Bekuar, virtytet e tij dalluese ishin sinqeriteti ndaj Zotit dhe tė Vėrtetės, bujaria ndaj tė gjitha qenieve dhe varfėria e pėrshpirtshme e shoqėruar me thjeshtėsi dhe pėrulėsi. Profeti i Bekuar ka thėnė: ″Varfėria ėshtė krenaria ime″ (el-fekru fakhri) dhe spiritualiteti islam quhet shpesh ″varfėria muhammedane″ (el-fekr el-muhammedi).

Kjo nuk donte tė thoshte se Profeti i Bekuar ishte kundėr njerėzve tė pasur apo se i pėrbuzte tė mirat e kėsaj bote. Fundja, vetė bashkėshortja e tij Hatixhja ishte njė tregtare e pasur. Ajo ēfarė ky fekr donte tė thoshte ishte nė thelb pėrulėsia dhe vetėdija pėr hiēin tonė pėrpara Zotit, duke parapėlqyer thjeshtėsinė pėrpara zbukurimeve dhe luksit. Profeti i Bekuar ishte i rreptė ndaj vetes dhe kėrkonte vazhdimisht ta disiplinonte veten. Ai gjithmonė e theksonte pėrulėsinė, ndonėse ishte mė i madhi i njerėzve dhe pa dyshim i ndėrgjegjshėm pėr natyrėn e tij. Por shumė nga Sunne-ti dhe edeb-i, ose mėnyra e tė sjellurit tė tij, ekziston me qėllimin e rrėnjosjes sė virtytit tė pėrulėsisė (tewadu� apo khushu�), forma mė e lartė e tė cilit ėshtė vetėdija jonė e tė qenit asgjė pėrpara Zotit, e simbolizuar gjithashtu edhe nga sexhdet gjatė namazit tė pėrditshėm.
Profeti i Bekuar ishte gjithashtu plot me bujari e zemėrgjerėsi (keramet ose sheref). Nė po atė shkallė sa ē′ishte i rreptė me veten, ai ishte bujar me tė tjerėt. Fisnikėria e karakterit do tė thotė edhe tė japėsh edhe tė marrėsh, dhėnien e vetes dhe pėrpjekjeve, mendimeve e zotėrimeve tuaja tė tjerėve dhe faljen e gabimeve tė tyre dhe asaj qė tė kanė bėrė. Jeta e Profetit tė Bekuar ishte plot me raste nė tė cilat ai i dhuroi tė tjerėve dhe ishte bujar nė kuptimin mė tė plotė tė termit, si dhe me ēaste faljeje, ndėr tė cilat pushtimi i Mekės ėshtė shembulli i epėrm. Kėtu u shpalos fisnikėria e karakterit nė majėn e saj sepse ai ua fali, duke qenė nė kulmin e fuqisė, atyre qė i kishin bėrė padrejtėsi nė mėnyrėn mė tė keqe pėrgjatė viteve. Gjatė disa ēasteve kur ai vepronte si gjykatės dhe nuk i falte shkeljet e dikujt, ai kishte ndėrmend drejtėsinė e Zotit dhe mirėqenien e bashkėsisė. Ai nuk veproi si individ, por si njė funksionues i njė kolektiviteti njerėzor. Pėrndryshe, nuk kishte kurrė ndonjė ndjenjė hakmarrjeje personale ose shpagimi nė veprimet dhe nė trajtimin e tij ndaj tė tjerėve.

Sė fundi, Profeti i Bekuar zotėronte virtytin e sinqeritetit (ikhlas) nė plotėsishmėrinė e vet. Nuk ka asnjė veprim qė ai kreu ose fjalė qė shqiptoi pa sinqeritet tė plotė. Por mbi tė gjitha ai qe i sinqertė me Zotin dhe sinqeriteti i tij ishte i njėjtė si besnikėria (sidk) e tij. Fakti se ai u quajt el-Emin (i besuari) qysh nė rini, do tė thotė se kjo cilėsi ishte e pranishme nė mėnyrė tė dallueshme tek ai qė nga fėmijėria dhe ishte pėrsosur kur ai u zgjodh si Profeti i Zotit. Jo vetėm qė Profeti i Bekuar nuk gėnjente kurrė, por si rezultat i kėtij virtyti tė sinqeritetit dhe tė besnikėrisė, ai mundi ta vendoste gjithēka nė vendin e vet, tė ishte i logjikshėm dhe objektiv nė gjykimin e ngjarjeve, ideve e personave dhe tė shmangte shtrembėrimet subjektive e individualiste. Por mbi tė gjitha kjo donte tė thoshte se ai ishte i prirur tė shihte tė vėrtetėn e ta merrte atė pa ia ndryshuar natyrėn dhe pėrmbajtjen. Ja pėrse ai u bekua me dijen e mė tė thellės prej tė vėrtetave, qė ėshtė La ilahe il-la′Llah dhe u zgjodh pėr ta pėrhapur kėtė tė vėrtetė qendrore dhe thelbėsore mbi sipėrfaqen e tokės.
Karakteri i Profetit tė Bekuar, i stolisur me virtytet e sinqeritetit, bujarisė dhe pėrulėsisė ose besnikėrisė, fisnikėrisė dhe thjeshtėsisė, u spėrkat gjithashtu edhe nga parfumi i butėsisė dhe derdhja e lumturisė me tė cilat ai kujtohet edhe sot nė mbarė botėn islame. Kur termi ″karakter muhammedan″ (el-khulk el-muhammedi nė arabisht dhe khuj-i muhammedi nė persisht e urdisht) pėrdoret nė disa gjuhė islame ai nėnkupton gjithmonė kėtė ndjesi butėsie dhe gėzimi tė shoqėruar me thjeshtėsinė, fisnikėrinė dhe besnikėrinė e pėrmendur mė lart. Kur thuhet se filani ka khu ose khulk-i muhammedi, do tė thotė se ai ėshtė i bekuar me kėto virtyte, se nuk zemėrohet pa shkak, ėshtė i qetė dhe i pėrmbajtur, ka durim dhe ėshtė i mirė ndaj tė tjerėve dhe se ai ėshtė nė gjendje gėzimi e lumturie dhe nuk jepet pas agjitimit e ankimit tė vazhdueshėm. Muslimanėt nuk dėshtojnė tė kujtojnė se Profeti i Bekuar qeshte gjithmonė dhe kishte njė ndjesi lumturie e gėzimi qė i buronte nga fytyra, e cila sigurisht nuk pėrjashtonte ″zemėrimin e shenjtė″, kur ndeshte ata qė kundėrshtonin tė Vėrtetėn. Por gjėja e mahnitshme ėshtė se nė shpirtin e tij ekzistonte si fuqia, ashtu dhe butėsia, si ashpėrsia dhe pastėrtia e shkretėtirės, ashtu dhe puhiza e parfumi i njė kopshti me trėndafila. Ai e shndėrroi botėn dhe kreu detyrat mė tė jashtėzakonshme nėn vėshtirėsi tė pabesueshme, por gjithmonė me mirėsinė dhe bujarinė qė i karakterizon tė dashurit e Zotit (ewlija′). Nė atė ishin bashkuar pėrsosjet mė tė larta. Ai ishte me tė vėrtetė njeriu i pėrkryer para tė cilit engjėjt u urdhėruan tė pėruleshin. Ja pėrse Zoti dhe engjėjt e Tij e lavdėrojnė dhe e bekojnė atė dhe besimtarėt urdhėrohen qė edhe ata ta lavdėrojnė dhe ta bekojnė e t′i modelojnė jetėt e tyre sipas tij. Ē′ėshtė e vėrteta, lavdėrimi i Profetit ėshtė akti i vetėm qė njeriu e ndan me Zotin dhe me engjėjt.

pėrgaditi: Edin Q. Lohja