Duke qenė njėkohėsisht baba, udhėheqės i njė bashkėsie dhe profet e themelues i njė feje mbarėbotėrore, Pejgamberi i Bekuar pa dyshim nuk mund tė kishte qenė mospėrfillės ndaj tė rinjve dhe mirėqenies sė tyre. Pėrkundrazi, gjithēka qė ka tė bėjė me rininė, rritjen, arsimimin, detyrat, detyrimet dhe tė drejtat e tyre ishte e njė rėndėsie qendrore pėr tė, siē ėshtė natyrisht pėr tėrė Islamin, tė cilin ishte e shkruar qė ai t′ia sillte botės. Kur′ani i Shenjtė dhe Hadith-i pra, janė plot referime ndaj ēėshtjeve tė ndryshme qė lidhen me tė rinjtė dhe Sheri′a-ti pėrmban shumė urdhėresa qė i pėrcaktojnė detyrimet e prindėrve dhe tė bashkėsisė ndaj tė rinjve dhe gjithashtu tė tė rinjve ndaj vetes sė tyre, fesė, familjes dhe rendit mė tė gjerė shoqėror qė i rrethon. Pėr mė tepėr, Sunne-ti i Profetit tė Bekuar pėrmban njė mori elementesh, qė lidhen specifikisht me tė rinjtė dhe ka ndihmuar nė shumė mėnyra pėr mbrujtjen e qėndrimit tradicional tė shoqėrisė muslimane ndaj tė rinjve.

Karakteristikat mė tė spikatura tė qėndrimit tė Profetit tė Bekuar ndaj tė rinjve janė interesimi dhe dashuria e tij pėr ta, qė pasqyrohet qartė jo vetėm nė korpusin e Hadith-it, por edhe nė praktikat e tij tė pėrditshme, siē dėshmojnė shumė shokė tė tij. Profeti i Bekuar i donte fėmijėt e madje edhe kur ishte profet e sundimtar i njė segmenti tė tėrė tė kosmosit, pėr tė mos folur pėr njė pjesė tė madhe tė Arabisė, ai e kishte zakon tė luante, siē e pėrmendėm mė parė, me fėmijėt e tij, Hasanin dhe Huseinin - paqe pastė mbi ta - e madje u lejonte atyre t′i ngjiteshin mbi shpinė. Ai tregonte gjithmonė respekt pėr bijėn e tij Fatime - paqe pastė mbi tė - deri nė atė shkallė sa ngrihej nė kėmbė para saj dhe e pėrshėndeste, sa herė qė ajo i dilte pėrpara. Sipas njė thėnieje tė mirėnjohur, tė pohuar pikėrisht nga ′A′ishja: ″Nuk kam parė asnjeri t′i ngjajė mė shumė nė sjellje, udhėrrėfim dhe edukatė Profetit tė Shenjtė se Fatimja. Sa herė qė ajo i vinte, ai ngrihej nė kėmbė pėr tė dhe e merrte pėr dore, e puthte dhe e vendoste tė ulej nė vendin e tij. Dhe kurdoherė qė ai shkonte tek ajo, ajo ngrihej nė kėmbė pėr tė, e merrte pėr dore, e puthte dhe e vendoste tė ulej nė vendin e saj.″? Ai gjithashtu i puthte shpesh fėmijėt dhe nipat e tij dhe i urdhėronte muslimanėt tė bėnin njėlloj. Ai i urdhėronte ata qė jo vetėm t′i respektonin pasardhėsit e tyre, por t′i trajtonin me butėsi tė madhe, pėrfshi pėrkėdheljen e pėrqafimin. Ai e theksoi se fėmijėt ishin dhuratat e Zotit pėr prindėrit dhe rritja e pėrkujdesja e tyre ishte detyrė fetare dhe pėrgjegjėsi e detyrueshme pėr ta. Ai, nė tė vėrtetė, i quajti fėmijėt ″lulet e Zotit″.

Profeti i Bekuar theksoi veēanėrisht kujdesin ndaj vajzave dhe jetimėve, dy grupet mė tė keqtrajtuara tė tė rinjve nė shoqėrinė ku ai jetonte dhe me mė shumė gjasa pėr t′u keqtrajtuar gjetiu. Pėr shkak tė praktikave shumė tė ashpra ndaj pasardhėseve femra nė Arabinė paraislamike, Profeti i Bekuar iu rikthye pareshtur nė mėsimet e tija rėndėsisė sė dashurisė ndaj bijave dhe trajtimit tė mirė tė tyre. Mesa duket Vetė Zoti deshi ta theksojė domėthėnien e bijės pėr bashkėsinė islame duke i dhėnė Fatimen - paqe pastė mbi tė - si bijė Profetit tė Bekuar dhe duke e patur tėrė linjėn gjenealogjike tė pasardhėsve tė tij tė zbresė nėpėrmjet saj. Ndonėse pa njė trashėgimtar mashkull, ai u bekua pėrmes Fatimes me njė pasardhėse tė njė pastėrtie qiellore, e cila u bė nėna e jo vetėm njėmbėdhjetė Imamėve shi′itė qė vijuan ′Aliun - paqe pastė mbi ta - por e krejt bashkėsisė sė Ehl ul-Bejtit, qė do tė luanin njė rol aq qendror nė historinė islame.

Duke i patur vuajtur tė gjitha vėshtirėsitė e jetės sė njė jetimi, Profeti i Bekuar ishte gjithashtu jashtėzakonisht i ndjeshėm ndaj fatit tė atyre fėmijėve, qė u duhet tė kalojnė pėrvojat sprovuese tė bėrjes burra e gra, pa mburojėn mbrojtėse tė prindėrve tė tyre. Pikėrisht si rezultat i kėtij theksimi nga Profeti i Bekuar i virtytit tė trajtimit tė mirėsishėm tė jetimėve dhe sigurisht urdhėresave tė pėrgjithshme kur′anore lidhur me ta, jetimėve u ėshtė kushtuar aq shumė vėmendje pėrgjatė tėrė historisė islame. Mbase asnjė shoqėri tradicionale nuk ka ngritur aq shumė institucione pėr jetimėt dhe nuk e ka theksuar karakterin e virtytshėm, duke folur nga ana fetare, tė kujdesjes pėr ta si Islami. Prapa kėtij shqetėsimi tė pėrgjithshėm musliman pėr jetimėt dhe urdhėresave fetare pėr t′i trajtuar ata me dhembshuri shihet dashuria dhe dashamirėsia e veēantė e themeluesit tė fesė pėr ta.

Shqetėsimi i Profetit tė Bekuar pėr tė rinjtė dhe mirėqenien e tyre mund tė kuptohet mė sė miri duke iu kthyer hierarkisė sė vlerave, nė dritėn e sė cilės ai i pėrhapi mėsimet e tij mbi ta. Profeti i Bekuar e theksoi rėndėsinė e respektit pėr prindėrit dhe tė moshuarit, [rėndėsinė e] arsimimit dhe sidomos edeb-it, por ai vendosi nė nivelin mė tė lartė dashurinė pėr tė Vėrtetėn, pėr Zotin, pėr fenė. Ashtu siē i quan Kur′ani fėmijėt dhe pasurinė armiq tė njeriut, nėse bėhen pengesė pėr ndjekjen e fesė dhe shfajėsim pėr shmangien nga kodet etike kur′anore, fėmijėve u mėsohet tė zgjedhin Zotin dhe fenė e Tij, madje pėrpara prindėrve e familjes sė tyre, nėse ēėshtja shkon deri aty. Megjithėse mund tė duket qė njė situatė e tillė duhet tė ketė ndodhur vetėm nė bashkėsinė e hershme islame, kur shumė tė rinjve iu desh tė zgjidhnin ndėrmjet praktikave politeiste tė prindėrve tė tyre dhe Islamit, ky problem nuk ėshtė zhdukur plotėsisht. Zakonisht tė rinjtė e mėsojnė fenė nga prindėrit dhe i ndjekin ata si shembuj. Kalimi normal i traditės ėshtė nga prindi te fėmija dhe nė kohėt moderne shkėputja graduale nga kallėpi i shenjtė i Islamit duket mė shumė te brezi i ri nė krahasim me tė vjetrin. Por ka gjithmonė raste, kur dashuria pėr Zotin dhe dėshira pėr ta praktikuar fenė seriozisht nga njė fėmijė i caktuar, ose nga njė i ri ėshtė mė e madhe se ajo e njėrit ose e tė dy prindėrve. Udhėzimi i Profetit tė Bekuar pėr tė zgjedhur Zotin edhe pėrmbi diktatet apo dėshirat e prindėrve bėhet veēanėrisht domethėnės nė raste tė tilla dhe prandaj mbetet direktivė e pėrhershme pėr tė rinjtė muslimanė, kudo e kurdo qė tė jetojnė.

Respekti pėr prindėrit mbetet gjithsesi i njė rėndėsie parėsore nė mėsimet e Profetit tė Bekuar pėr rininė dhe mesazhin e tij drejtuar tė rinjve. Ai nė tė vėrtetė ka thėnė: ″Nuk i sheh biri i dėgjueshėm prindėrit me mirėsi e qė Zoti tė mos i shkruajė njė haxhxh tė pranuar pėr ēdo shikim. E pyetėn: ′Edhe sikur t′i shikojė njėqind herė nė ditė?′ ′Po′, tha ai, ′sepse Zoti ėshtė mė i Madhi dhe Gjithmėshiruesi′.″?

Respekti prindėror, bashkė me respektin pėr tė moshuarit nė pėrgjithėsi, buron nga bindja ndaj Zotit dhe dashuria pėr Profetin e Tij. Ja pėrse, kur prindėrit reshtin sė pėrfaqėsuari vlerat e fesė nė sytė e fėmijėve tė tyre dhe nuk i praktikojnė mė mėsimet e Islamit, autorieti prindėror lėkundet dhe shpesh ēon nė rebelim tė tė rinjve ndaj tėrė rendit tradicional. Megjithatė, edhe nė raste kur prindėrit s′arrijnė t′i pėrkrahin normat dhe parimet islame, Profeti i Bekuar i ka kėshilluar tė rinjtė t′i respektojnė prindėrit pa i pranuar pikėpamjet e vokėta fetare tė brezit mė tė vjetėr. Ai madje i urdhėroi ata ndjekės tė tij, nėnat e tė cilėve nuk e kishin pėqafuar akoma Islamin, tė silleshin mirė me to. Nė mesazhin profetik ka njė hierarki tė bazuar nė njė barazpeshė delikate, sipas tė cilės dashuria pėr Islamin vjen madje pėrpara dashurisė dhe respektit pėr prindėrit e megjithatė respekti pėr ta ėshtė detyrė edhe nėse nuk i pėrmbushin detyrimet fetare si burra e gra muslimane. Nė raste tė tilla fėmijėt duhet tė luten pėr prindėrit e tyre ngase e kanė detyrė tė luten pėr ta pas vdekjes sė tyre. Kur dikush e pyeti Profetin e Bekuar se ē′duhet tė bėnte pėr prindėrit pasi ata tė vdisnin, ai u pėrgjigj: ″Lutu dhe kėrko falje pėr ta. Pėrmbushi premtimet dhe dėshirat e tyre pasi ata tė kenė vdekur.″

Duke e kapėrcyer kėtė ēėshtje delikate, respekti dhe dashuria pėr prindėrit mbetet qendrore pėr mėsimet e Islamit. Profeti i Bekuar ka lėnė aq shumė thėnie, nė tė cilat bindja ndaj prindėrve konsiderohet ēelės i hyrjes nė parajsė. Hadith-i i famshėm: ″Parajsa shtrihet nėn kėmbėt e nėnave″, pėrveē kuptimit tė vet shpesh tė mospėrfillur metafizik, tregon respektin e madh qė Profeti i Islamit kishte pėr nėnat. Profeti i bekuar ka thėnė gjithashtu se prindėrit janė parajsa dhe ferri i fėmijėve tė tyre, duke nėnkuptuar se qėndrimi i fėmijėve ndaj tyre dhe kėnaqėsia [e prindėrve] ose mungesa e saj me fėmijėt e tyre janė vendimtare nė pėrcaktimin e mėnyrės sė jetės sė pėrtejme tė fėmijės. Nė tė vėrtetė, disa mėsues shpirtėrorė nė Islam e kanė bėrė bindjen ndaj prindėrve kusht pėr zhvillimin e lartė shpirtėror. Ndonėse ėshtė larg nga tė qenit universale, ajo tregon domethėnien shpirtėrore qė respekti dhe dashuria pėr prindėrit mund tė ketė pėr synimin pėrfundimtar dhe qėllimin shpirtėror e tė riut musliman.

Njė tjetėr element qendror nė mėsimet e Profetit tė Bekuar, qė ka lidhje me tė rinjtė ėshtė arsimimi. Nėse hadith-e tė tilla si: ″Kėrkimi i diturisė ėshtė i detyrueshėm pėr muslimanėt dhe muslimanet″ tregojnė universalitetin e detyrės pėr tė arritur dijen, ″Kėrkojeni dijen qė nga djepi gjer nė varr″ thekson moshėn e hershme, kur njė proēes i tillė duhet tė fillojė. Virtyti i tė mėsuarit dhe i kėrkimit tė diturisė, qė u bė guri themeltar i sistemit arsimor tradicional islam, bazohet nė mėsimet e Profetit tė Bekuar dhe interesimin e tij pėr rininė muslimane, si dhe rėndėsinė e proēesit mėsimor nė vitet e hershme tė jetės, kur aftėsitė mendore, psikologjike dhe fizike janė mė tė gatshme pėr pėrvojėn shndėrruese tė edukimit. Tė duash Profetin do tė thotė tė duash edhe atė mėsim e dituri tradicionale, e cila - duke qenė nxjerrė pėrfundimisht nga Kur′ani i Shenjtė - e udhėheq kėrkuesin rishtas te Zoti dhe ėshtė njė veprimtari fetare.

Plotėsues i theksimit tė fitimit tė dijes nga tė rinjtė ėshtė arritja e edeb-it, atij kombinimi tė njerėzisė, edukatės, mirėsjelljes, virtytit dhe kulturės, qė nuk mund tė pėrkthehet me njė fjalė tė vetme nė anglisht. Siē ka thėnė Profeti i Bekuar: ″Asnjė baba s′mund t′i japė diēka mė tė mirė fėmijėve tė tij sesa edeb-in″; ″Mėsimi i edeb-it fėmijėve tė vet, nga njė njeri, ėshtė mė e mirė pėr tė se aktet e mėdha tė bamirėsisė.″ Nė njėfarė kuptimi edeb-i nė zemėr pėrkon me disa aspekte tė Sunne-tit dhe nuk ėshtė thjesht njė trajtė kalimtare dhe e paqėndrueshme sjelljeje, e pėrcaktuar nga kushtet kulturore. Elemente tė tilla relative dhe lokale ekzistojnė pėrbrenda shtrirjes sė gjerė tė edeb-it, por nė zemrėn e tij ndodhet diēka me rėndėsi tė pėrhershme pėr edukimin e trupit dhe shpirtit tė tė riut musliman. Domethėnia e tij vjen mėnjėherė pas sė Vėrtetės, ndaj sė cilės ai, megjithatė, duhet tė mbetet i nėnshtruar. Brenda fushės sė edeb-it pėrfshihen tė gjitha ato virtyte, me tė cilat duhet ta stolisė veten rinia muslimane. Ajo pėrfshin veprat dhe qėndrimet qė duhen rrėnjosur brenda qenies sė tė rinjve: pėrulėsinė, bujarinė, fisnikėrinė dhe virtytet e tjera qė gjenden nė formėn e tyre tė plotė te Profeti i Bekuar. Ulja me edukatė nė tavolinė, pėrshėndetja e njerėzve me respekt, disiplinimi i trupit gjatė ndejtjes ose ecjes, tė folurit jo vetėm me vėrtetėsi por edhe me respekt, tė ngrėnit me qetėsi e dinjitet dhe aq shumė veprime e sjellje tė tjera tė pėrfshira nė edeb-in tradicional islam prodhojnė njė aftėsi marrėse tė thellė tek rinia pėr pranimin e tė vėrtetave tė traditės, ed-dinit. Edeb-i ėshtė nė thelbin e vet mėnyra me tė cilėn muslimani merr pjesė pėr t′i mėsuar fenė vetvetes, me veprimet dhe me fjalėt e tij tė pėrditshme. Ja pėrse bashkė me fitimin e diturisė, arritja e edeb-it ėshtė theksuar aq shumė nga Profeti i Bekuar dhe pėrse prindėrit muslimanė janė kėshilluar kaq fuqimisht t′ua mėsojnė edeb-in fėmijėve tė tyre.

Interesimi i Profetit tė Bekuar pėr tė rinjtė pėrfshin jo vetėm rininė, por edhe tė rriturit. Ka njė sėrė detyrimesh pėr prindėrit dhe bashkėsinė ndaj tė rinjve. Ato pėrfshijnė para sė gjithash dashurinė dhe kujdesin pėr ta. Fitimi i jetesės pėr fėmijėt ėshtė detyrim fetar pėr babain e gjithashtu pėr nėnėn, ashtu siē ėshtė kujdesi pėr prindėrit dhe pjesėtarėt e tjerė tė moshuar tė familjes detyrė e tė rinjve kur tė rriten dhe sapo tė jenė nė gjendje tė punojnė. Mėsimi i parimeve tė Islamit, i tekstit tė Kur′anit tė Shenjtė, i lutjeve tė pėrditshme dhe mė vonė i riteve e detyrimeve tė tjera tė Sheri′a-tit ėshtė po aq detyrė fetare e prindėrve, sikurse dhe sigurimi i arsimimit nė shkallėn mė tė lartė tė mundur. Edhe bashkėsia Islame si e tėrė e ka kėtė pėrgjegjėsi ndaj tė rinjve. Ajo duhet t′u sigurojė atyre pėr nevojat trupore e mendore si dhe udhėrrėfimin shpirtėror, qė ėshtė suaza brenda sė cilės marrin domethėnie tė gjitha aktivitetet e tjera.

Ėshtė e vėrtetė se Profeti i Bekuar - dhe duke ndjekur shembullin e tij shoqėria tradicionale islame - e ka shmangur ″adhurimin e rinisė″ aq karakteristik pėr segmente tė caktuara tė botės moderne dhe e ka kundėrshtuar atė tė pafr� tė ashtuquajtur ″liri″, e cila i ka ēuar aq shumė tė rinj nė njė ndjesi nihilizmi dhe mungese tė kuptimit tė jetės. Ėshtė po ashtu e vėrtetė se Islami e ka theksuar detyrimin e rinisė pėrpara se tė pėrkufizonte tė drejtat e saj. Por kjo mėnyrė e tė pėrfytyruarit tė nevojave dhe kushteve tė tė rinjve nuk do tė thotė se Islami dhe Profeti i Bekuar - qė ishte trupėzimi i tij i pėrkryer - s′qenė tė interesuar pėr to. Pėrkundrazi, ai tregon se sa shumė shqetėsohej ai pėr tė rinjtė dhe nevojat e tyre mė tė thella si muslimanė, mbi shpatullat e tė cilėve varet rregullimi dhe funksionimi i shoqėrisė sė ardhshme islame nė ēdo fazė tė historisė sė saj. Udhėzimet e tij mbėshteten nė dashurinė mė tė thellė pėr rininė dhe nevojat e tyre, qė nuk janė vetėm fizike, por edhe psikologjike, intelektuale e shpirtėrore. Ato parashtrohen pėr t′i aftėsuar tė rinjtė qė tė fitojnė lirinė e vetme kuptimplote dhe tė pėrhershme, qė buron nga kryerja e detyrave dhe obligimeve ndaj Zotit, vetes, familjes e shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Kurdoherė qė familja tradicionale ka funksionuar plotėsisht, fytyra e tė rinjve me siguri nuk ka qenė pa buzėqeshjen, me tė cilėn Zoti e krijoi njeriun dhe as qė ėshtė bėrė rinia problem madhor pėr shoqėrinė, siē ndodh nė botėn moderne.

Sejjid Husein Nasr
shqipėroj: Edin Q. Lohja