Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mit'hat Frasheri dhe Indipendenca

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon pikpamjet e panjohura tė ish-Ministrit tė Qeverisė sė Vlorės pėr Pavarsinė e Shqipėrisė dhe pengesat nga shtetet fqinjė

    Mit'hat Frashėri: "Ja konjukturat politike qė bllokuan Ismail Qemalin"


    -------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Ngritja e Flamurit Kombėtar nė 28 nėntorin e vitit 1912 prej plakut tė urtė tė Vlorės, Ismail Qemalit, gjė e cila shėnoi Shpalljen e Pavarsisė sė Shqipėrisė dhe krijimin e shtetit tė ri shqiptar, ėshtė konsideruar vazhdimisht si njė nga ngjarjet mė madhore dhe faqe e ndritur nė historinė e Shqipėrisė. Por ashtu si shumė ngjarje tė tjera tė historisė sė kėtij vėndi qė nga kohėt mė tė lashta ashtu dhe ato tė kohėve moderne, edhe ajo ngjarje ka pasur kontestime nga shumė politikanė apo personalitete tė tjerė tė fushės sė letrave tė asaj kohe. Kohėt e fundit nė kuadrin e rishikimit tė Historisė sė Shqipėrisė, ajo ngjarje ėshtė rihapur pėrsėri duke u bėrė objekt i diskutimeve tė shumta dhe ka ngjallur debate nga historianė e publicistė tė ndryshėm tė cilėt pikpamjet e tyre i kanė bėrė publike nė shtyp dhe medjat vizive. Lidhur me kėtė, nė shkrimin e sotėm ne zgjodhėm pėr tė botuar pikpamjet e Mithat Abdyl Frashėrit, i cili ka qenė njė ndėr aktorėt e asaj ngjarje dhe mė pas mjaft i njohur si politikan e publicist. Kėto pikpamje mbi "Indipendencėn e Shqipėrisė", Mitahat Frashėri i pati botuar nė revistėn "Diturija" (viti 1928, nr. 6 fq.201-210) e cila ėshtė ribotuar sė fundmi nė njė libėr tė veēantė nga historianėt e njohur Sherif Delvina e Luan Malltezi.


    Problemet e Shqipėrisė indipendente

    "Me indepindencėn e saj Shqipėria u gjend pėrpara problemeve mė tė rėnda dhe mė tė vėshtira qė mund tė takojė njė komb. Ngushtėsia e kufijve, pakica e numurit, nė vend qė tė lehtėsonin situatėn, e bėnin dėshprimisht akoma mė tė komplikuar. Nga kaosi i njė mbledhje fisesh duhesh nxjerrė njė komb dhe njė shtet. Me brumin amorf tė popullsive tė vogla ishte pėr tė bėrė njė kristalizim i rregullt nė kondita tepėr tė pavolitshme pėrpara cirkonstancave tė krijuara prej njė lufte tė egėr. Tridhjetėpesė vjet para se tė buēasė kriza ballkanike, me Shoqėrin e Stambollit dhe me Lidhjen e Prizrendit ishte bėrė nisja e njė pritmi pėr Shqipėrinė, tė ndryshėm prej jetės qė ishte rrojtur gjermė atėherė. Lėvizja dhe zgjimi kombiar-shfaqur prej tronditjes qė solli lufta ruso-tyrke, me traktatin e Shėn Stefanit dhe Kongresin e Berlinit-po e vinte Shqipėrinė pėrpara realiteteve tė rrojtjes, duke i dėftyer gjithė rrezikun qė i ishte ngrehur nė fund tė asaj gremine qė gjendesh: pa njė zhvillim kombėsie, pa forcėn morale qė pjell bashkimi, pa tė drejtėn e pranuar prej botės sė qytetėruar e shtetit mbi Bosforin qenė fare inkompetentė nė ēėshtje politike, fanatikė dhe intolerantė: donin mė mirė njė katastrofė sesa zgjimin e njė nacionalizme qė inteligjenca e tyre s'e kuptonte dot. Kėshtu qė ballkanikėt gjetėn njė aleat te Tyrqia kur ishte fjala pėr popullin dhe truallin e Adriatikut. Pėrgatitja donte kohė dhe pėrpjekje tė mėdha; kishe tė bėsh me tradita konservatore, me ide rebele, me zakone reaksionare, me inercinė qė paraqit grumbulli vitet e kaluar, tė vdekurėt e shkuar. Nė njė anė kishim, pra, punimin dhe gatimin e brendshėm; nė atė anė antipatinė dhe hostiliterin (armiqėsinė) e sundimtarit; dhe nga ana tjetėr kishim njė detyrė mė imediate, problemin e racės, i vogėlsuar, i pakėsuar prej trubullimeve permanente dhe, mė tepėr akoma, prej shėrbimit ushtarak dhe mėnyrės me tė cilėn aplikohesh. Mezi qė pak vjet e tėhu, kishte filluar raca tė marrė njė zgjerim, tė bėhet prapė e zonja e kufijve etnografike, tė hyjė nė pronjė dhe tė jepet pas njė pune pjellore. Nė kėto kondita shqiptari ishte i shtrėnguar, kishte detyrėn tė mejtojė: nė ishte mė mirė tė durojė akoma ca kohė zgjedhėn e shkatėrruar tė njė dominate tė dobėsuar dhe tė drejtojė gjithė fuqinė dhe vitalitetin e tij pėr tė siguruar pritmin e racės, pėr tė ndaluar sulmin e shqehėve dhe tė grekėve, apo nė duhesh tė humbasė durimin kundėr dominonjėsit pesėherė shekullor?


    Turqia: dilema e patriotėve

    Nga ky dilem i tmerr-shėm rridhnin edhe hezitimet e patriotėve: e shihnin se rrėzimi i Tyrqisė mund tė sillte me vete fatkeqėsinė e Shqipėrisė, copėtimin e tokės arbėnore. Dhe nė mes tė dy udhėve preferohesh-tė paktėn nė teori-shtegu i parė: pak durim akoma qė tė forcohet ndėrgjegja tė marrė fuqi i rilinduri, tė fitohet njė e drejtė pėrpara opinionit tė pėrbotshėm. Qe njė mėnyrė punimi pėr tė fituar qind pėr qind, tė mos lozim fatin e kombit me njė zar. Regjimi qė u proklamua me aq bujė nė korrik tė motit 1908 e pruri ēėshtjen shqiptare nė njė shkallė mė akute, e bėri mė tė gjallė problemin e kombit tonė: a duhesh njė luftė e ēelur kundėr dominatorit tė huaj, njė shkėputje e krejtė, pa le tė dalė ku tė dalė, apo njė pėrpjekje e brendshme pėr njė fuqi intrenseke, pėr koherencėn e molekulave qė i quajmė individė dhe njerėz? Pyetja qe e tmerrshme: alternativa e parė kishte tėrheqjen e aventurės, e njė luftimi tė rreptė ashtu si e ka dashur arbėreshi. Vepra e dytė ishte mbase mė pjellore, por edhe mė e rėndė; pemėt e saj do tė ishin mė tė durueshme, por edhe lypte njė bashkėpunim, makar pėr ca kohė me autoritetet e njohura, njė farė paqe, bese provizore, kurse mėnyra e parė parashihte njė kolaborim me ballkanikėt, me ata qė lakmonin truallin dhe gjakun arbėror. E para donte kohė, vullnet, organizim, disiplinė, edukatė kombiare, njė patriotizmė inteligjent, njė politikė tė matur fuqi mbi veten tonė. E dyta lypte bujė dhe zhurmė. Tek gjendeshim ndėrmjet dy udhėve, tek pėrpiqeshim herė me veten tonė, herė me sjelljet verbėrore dhe fanatike tė Tyrqve tė Rinj, herė me pritat e ngrehura prej fqinjėve, kėrcėllima e luftės ballkanike i dha zjarrin barutit. Lufta po ngjante bash me njė sukses, qoftė dhe i pjesshėm, ishte fituar mbi Tyrqinė, kur qeveria e Stambollit po ulesh pėrpara kėrkesave nacionale tė shqiptarėve. Edhe lufta ballkanike kėrciste pėr tė ndaluar kėtė realizim tė rivendikimeve tė Shqipėrisė. Nė atė zjarr, si edhe kurdoherė qė flakėron shtėpia, duhesh tė shpėtonim ē'tė ishte e mundur, Indipendenca jonė na gjente pėrpara njė faktori tė vetėm, njė ndalim qė kishte zėnė vendin e tė treve tė mėparshėm: tani mė s'bėhesh fjalė as pėr dominatorin e Bosforit qė nuk pėrfaqėsohesh prej ndonjė fuqie, as edhe prej veprės sė brendshme tė shqiptarėve, tė cilėt rreziku i beftė po i bashkonte nė njė tė vetėm aspiratė: shpėtimi nė indipendencė.


    Ambicjet e fqinjėve

    Po mbetesh faktori i tretė, i tmerruar tani qė kishte ndihmėn e armėve dhe tė ushtrive: ambicioni pa masė i fqinjėve tanė, tė atyre qė kishin marrė armėt nė emėr tė njerėisė dhe tė drejtėsisė pėr tė shpėtuar tė robėruarit dhe qė tani donin tė aplikojnė kėto parime tė bukura duke copėtuar, robėruar, shkretuar Shqipėrinė, kryengritjet e sė cilės kundėr Tyrqisė u kishin lehtėsuar dhe siguruar arritjen e qėllimit. Nė mendjet e aleatėve ballkanikė nuk kishte zėnė vend ideja e tė drejtave shqiptare: nė mes tė tyre nuk parashihesh tolerimi i njė kombi, i njė shteti shqiptar. Ishte mohim komplet, pa pėrgjigje. Edhe mė tepėr se njė fuqi e madhe, tė paktėn dy, Rusija cariste me aleaten e saj, favorizonin qėllimet shqeho-grekėve. Qeveria provizore e Vlorės qė nė fillesė u gjend pėrpara njė tė vetmi problem: ay i kufijve, shpėtimi i tokės prej ushtėrive tė huaja. Ēėshtja e Tyrqisė mė nuk preokuponte njeri; kėrcėllimat e topave bullgarė mbi vijėn e mbrojtjes, tė Ēatallxhesė nuk mė linin asnjė dyshim pėr shkėputje definitive tė ēdo marrėdhėnie ndėrmjet Bosforit dhe Adriatikut, kėshtu qė edhe kush kish shpresuar njė forcim tė kombėsisė shqiptare dhe tė shqiptarizmės me fitimin e Tyrqisė dhe mundjen e fqinjėve lakmitarė, tani po e shihte realitetin fatal. Mbetesh vetėm brenga e tokės, e truallit arbėresh, i shkelur prej ushtrive serbe qė po pėrparonin pa gjetur ndalim dhe po unjeshin nė zall tė detit. Tė dy luftėtarėt e tjerė kishin gjetur nga njė pengim nė Shkodėr dhe nė Janinė dhe, pėrpara rrezikut fare tė afėrm, vetė shqiptari, pas zakonit tė tij dhe instiktit, mbante njė qetėsi, pa ndonjė sforcim. Shqipėria e lirė kufizohesh nga veriu me Fierin dhe Mallakastrėn, ndehesh nė lindje gjer nė Berat dhe nga juga mezi zgjatesh gjer nė Gjinokastėr. Shkodra qe rrethuar, pa komunikim me botėn e jashtme. Janina i bėnte ballė ushtrisė greke me njė ushtėri tė prishur tyrke, njė pjesė e saj e mbledhur prej mbeturinave tė ushtrive tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, e gjendur keq pėr municion dhe ushqim. Kjo situatė e jugės zgjoi pyetjen: a duhesh ndihmuar ushtria tyrke nė Janinė dhe t'i bėhesh ballė Greqisė me ēdo mėnyrė qė tė ishte, apo, duke besuar fatin e saj nė duart e fuqive tė mėdha, Shqipėria duhesh tė ruante njė neutralitet strikt, tė mos duket se ka luftė me ndokė, se lufton me fqinjėn e saj tė jugės? Teza e parė nisesh prej pikėpamjes se ē'vise tė shpėtonin prej shkeljes sė ballkanikėve nga trupi i tokės shqiptare, nuk mund veēse t'i mbeteshin Shqipėrisė. Fuqia e Tyrqisė duhesh ndihmuar, meqėnėse rezultati do tė ishte jo pėr Tyrqinė, por pėr Shqipėrinė. Njė tjatėr pikė, dhe jo mė pak me rėndėsi e argumentave tė tyre, ishte kjo: shqiptarėt duhet tė kuptojnė se kanė pėr detyrė tė mbrojnė dheun e tyre; tė bėjnė therori pėr mbrojtjen e tij, tė luftojnė, tė vriten, tė pėrpiqen qė tė ndiejnė tė drejtėn, detyrėn pėrkundrejt mėmėdheut. Pra njė therori, edhe e dėshpėruar tė ishte, do tė kishte fitimin e saj moral: ishte njė risi qė po mbillesh nė shpresė pėr tė ardhmen. Teza e dytė pretendonte se Shqipėria, sapo e lindur dhe pa mjete mbrojtjeje, nuk mundte pa rrezik tė rrėfehet sikur merr pjesė nė luftėn me ballkanikėt. Fuqia e saj ishte dhe duhet tė jetė neutraliteti. Mbi kėtė parim qe shtrėnguar tė mbėshtetesh qeveria e re kur grekėt kishin bėrė tentativė tė shkarkojnė nė Himarė ose ditėn qė njė vapor grek kishte ardhur pėrpara Vlorės dhe qėlluar me top. S'kishte dyshim se qeveria, dhe mė tepėr akoma kryetari i saj, prirej nga kjo anė e dytė, e cila, nė mos ishte fare pas idealit tė patriotizmės, kishte sė paku meritėn tė jetė diplomatike dhe kėrkonte njė sforcim mė tė pakėt, pra mbante me vete edhe njė aparencė (nuk them realitet) sigurimi. Edhe sado qė, miturisė dhe pafuqisė u pėlqen mė tepėr inaktiviteti, prapė u bė njė sforcim pėr tė interesuar bajonetat shqiptare nė mbrojtjen e Janinės nė perservencė dhe therori patriotike. Mjerisht gjendja psikologjike (e cila i shtynte shumė njerėz tė besojnė se proklamimi i indipendencės e lironte dhe e shkarkonte shqiptarin prej ēdo pėrgjegjėsie) u komplikua edhe me njė vėshtirėsi krejt materiale, mungesa e ushqimit dhe kjo shkaktoi njė dezertim nė tufė, dezertim nga mė tė pikėllueshmit, i vazhduar prej njė mėsytjeje tė ushtėrive armike, njė shkelje tė tokės.


    Pengesat nga Greqia

    Nuk mundim kėtu tė mos kujtojmė me njė lavdi tė mallėngjyshme tė posaēme taborin e Gjinokastrės qė, duke kuptuar detyrėn e tij pėrkundrejt mėmėdheut, flamurit dhe shtetit, u bė prapė gati tė vejė nė llogorete Janinės t'i verė krahėrorin obuzeve dhe mitralozit dhe nė qoftė se ky vendim i tyre mbeti pa zbatim praktik, faji ėshtė i fatit qė plotėsoi rėnien e Janinės. Tė mbetur, ose mė mirė, tė lindur pa fuqi pėr mbrojtjen e trashėgimit tė stėrgjyshėve, shqiptarėve s'u paraqitesh veēse fuqia e drejtėsisė: ishin tė shtrėnguar qė tė vėnė gjithė shpresėn e tyre te gjykatorja qė u shfaqesh nėn formėn e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr. Kriza e arritur nė njė formė akute, rreziku imediat me gjithė tė kėqijat e luftrave ballkanike, na shtrėngonin qė tė ngremė duart drejt tė mėdhenjve qė rrinin rreth tryezės diplomatike. Padyshim ėshtė njė fatkeqėsi e madhe pėr njė popull tė verė gjithė besimin e tij te njė i huaj, tė presė shpėtimin e tij prej njė dore tė tretė. Gjendeshim larg atyre luftimeve-qofshin dhe me therori e dėshpėrim, mė mirė akoma, bash prej atyre pėrleshjeve tė pėrgjakta-nė tė cilat zgjohet dhe mprehet ndėrgjegjja kombiare, ata rreziqe tė pėrbashkta qė ngurosin njėsinė, forcojnė karakterin dhe mbėrthejnė solidaritetin. Cirkonstancat nė tė cilat ishte shpejtuar lindja e shtetit tė ri, kriza e flakėruar qė s'e linte tė shohė gjėkund ndonjė ndihmė tė brendshme, po ngjallte njė mentalitet tė regretushėm, ay i "hė pėr hėsė" i "provizores", e shpresimit vetėm prej "Evropės", qė s'u bėmė vetė, po na bėnė tė tjerėt, besim, pa dyshim, jo i pėrshtatun realitetit tė atij fakti qė dėshmonte pėr njė pėrpjekje mė tepėr se tri herė dhjetėvjeēare po edhe mė komod, me mė pak mundime. Nė kėto kondita dhe ditėn qė njė vapor grek pėrpiqesh tė priste kabllin telegrafik tė Vlorės (tė vetmin mjet komunikimi me botėn e jashtme) u dėrguan rivendikimet delegatėve qė ishin emėrua pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė: kufijtė e Shqipėrisė nė truallin etnografik; indipendenca e plotė e shtetit tė ri. Rivendikimet e formuluara nė atė telegraf ishin njė program pėr politikėn e ndjekur prej Shqipėrisė, njė program plotėsimi i tė cilit vėrtet dipendonte prej fuqisė dhe qejfit tė tė tjerėve. Nė orėn kur po shkrojmė kėto rradhė, procesverbalet e Konferencės sė Londrės akoma s'janė botuar qė tė dijmė faqen e brendshme tė politikės sė lojtur prej tė dy palė shteteve. Por s'duhet tė ketė njeriu njė imagjinatė tė madhe pėr tė kuptuar se mamitė qė kryesonin lindjen tonė kishin kujdes fare tė kundėrt dhe jo kurdoherė konform me gjallimin e foshnjes. Nė qoftė se nė ēėshtjen tokėsore, ajo e kufinjve, Shqipėria e re ishte fare e pafuqishme dhe zgjidhja e saj dipendonte prej vullnetit dhe interesave tė Fuqive tė Mėdha, mbi pikėn e statusit tė shtetit tė ri mund tė thuhet se dėshira e vetė shqiptarėve nuk qe fare pėr t'u neglizuar. Opinioni ishte i theksuar nė Vlorė: njė mbret i huaj; as komisar i Fuqive tė Mėdha, as njė princ nėn suzerenitetin otoman, as edhe njė sovran mysliman. Kjo pikė e fundit s'ishte pėr t'u habitur; meritonte njė vėrejtje: Zihjet dhe luftimet ndėrmjet shqiptarėve dhe tyrqve qenė njė konflikt ndėrmjet orinetit dhe oksidentit. Autoritetet e Stambollit donin tė na orientalizojnė me fenė, me konviksionet politike, me shkronjat e tyre dhe ne kundėrqėndronim, se e njihnim qė s'kishim gjė tė pėrbashkėt me Orientin; pa ditur, dhe instiktėrisht, e ndienim veten tonė tė ndarė prej tyrqve, njė race tė Oksidentit. Nuk mundnim tė kemi njė mentalitet nė kundėrshtim me parimin e racės. Nuk qe e mundur pėr shtetin e ri, qė shkėpuste ēdo marrėdhanie me Orientin dhe sundimin e njė mbretėrie orientale, tė pranonte kandidaturėn e njė princi mysliman dhe oriental: do tė ishte mohimi i vullnetit tė pėrparimit, i dėshirės tė bėhemi njė faktor ndėrmjet kombeve dhe shteteve tė Ballkanit, tė asaj pjese tė Europės".


    -------------

    Kush u lodh familjarisht 120 vjet rresht per te bere Shqiperine e kush e pronesoi kto 12 vjet...

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mithat A Frasheri Fytyr E Kombit












    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mithat A Frasheri Fytyr e Kombit













    ps, pse sot historianet shqyptar shum pak bile asepak nuk folin per dy figurat kombetare pr Vasil Antonin dhe pr Zef Palin dhe shum fugura tjera qe i mbuloj pluhuni historis gjkatare fashisto komuniste?!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #4
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443



    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Lumo Skendo per Sulin dhe suljotet

    Lumo Skendo per Sulin dhe suljotet
    » Dėrguar mė: 20/09/2011 - 11:32



    Enver Kushi

    Vite mė parė, nė njė nga sallat e Bibliotekės Kombėtare pata fatin tė shfletoja revistėn
    “Diturija”, themelues i sė cilės ėshtė Mid’hat Frashėri. Ditė dhe javė tė tėra u njoha me njė nga botimet mė serioze dhe mė tė kulturuara tė botimeve shqiptare tė gati njė shekulli. E megjithatė, ndonėse kam lexuar dhe rilexuar edhe librat “Udhėtarėt e huaj nė Shqipėri” (gjer nė fund tė shek XIX), tė Lumo Skėndos apo Mid’hat Frashėri. Ministėr Fuqiplotė Athinė (1923- 1926), pėrgatitur falė punės pasionante tė Prof Dr Luan Malltezi dhe Sherif Delvina, mendoj se akoma lexuesi shqiptar nuk ka tė plotė veprėn e Mid’hat Frashėrit. Dhe jo vetėm tė tij, por edhe tė disa personaliteteve tė tjera , qė u anatemuan pėr gati 50 vite tė diktaturės komuniste. Brezi im u rrit dhe u shkollua me kėtė frymė mohimi apo vlerėsimi dhe gjykimi tė skajshėm ideologjik tė shumė syresh. Nga ana tjetėr unė kam edhe njė ndjeshmėri tjetėr apo detyrim ndaj personalitetit tė Mid’hat Frashėri, qė lidhet me Ēamėrinė, rrėnjėt e tė parėve tė mi. Ēamėria, me historinė, kulturėn, trashėgiminė, por edhe me dramėn e saj, ėshtė pjesė e veprimtarisė krijuese shkencore dhe diplomatike tė tij. Krahina e tė parėve tė mi ėshtė njėkohėsisht njė nga brengat e mėdha tė Mid’hat Frashėrit. Bindesh pėr kėtė pot ė lexosh librin “Mid’hat Frashėri, Ministėr Fuqiplotė Athinė (1923- 1926). E them me bindje se qė nga momenti qė ai shkeli nė tokėn greke me detyrėn e re (28 shkurt 1923) e deri sa dha dorėheqjen nė muajt e parė tė vitit 1926, nė mbrojtjen e ēėshtjes ēame dhe pėrpjekjeve pėr normalizimin e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Greqisė, ka bėrė atė qė nuk e kanė bėrė tė gjithė ambasadorėt shqiptarė qė nga viti 1926 e deri mė sot. Kjo sepse ai kishte njė epėrsi qė nuk e kanė pasur pasardhėsit e tij: kulturėn e gjerė, njohjen e shkėlqyer tė historisė dhe kulturės sė madhe tė Greqisė si dhe kurajėn pėr tė thėnė tė vėrtetat dhe demaskuar synimet e politikės shovene tė shtetit grek.
    Ēamėria, popullsia e saj martire e tė shkuarės, tė sotmes dhe tė ardhmes, i janė dhe do t’i jenė mirėnjohės Mid’hat Frashėrit. Tė gjitha kėto mendime dhe vlerėsime modeste pėr veprimtarinė e Mid’hat Frashėrit, mė erdhėn ndėrmend kėto ditė, kur rilexova njė nga rrėfimet mė tė bukura e tė ndjera, por edhe aktuale tė tij, “Suljotėt”. Rrėfimi nė fjalė (unė do ta quaj reportazh tė shkurtėr, ndoshta skicė, siē e pėrcakton Prof Dr Emil Lafe), ėshtė pėrfshirė nė librin e Lumo Skėndos (pseudonimi i Mid’hat Frashėrit) “Hi dhe Shpuzė”, botuar nė vitin 1915, nė shtypshkronjėn “Mbrodhėsia” tė Kristo Luarasit nė Sofje. Vepra ėshtė botuar nė vitin 1995 me tė njėjtėn emėr dhe pėrgatitur, nga prof Nasho Jorgaqi.
    Skica “Suljotėt”, sipas shėnimit tė vėnė nė fund tė saj, ėshtė shkruar mė 30 qershor 1912 , nė Zafranboll. Sipas tė dhėnave qė jep autori qė nė fillim tė skicės, Zafranbolli ėshtė njė qytet nė Anadoll, i humbur nė njė gropė “dhe plot konopė tani nė verė”. Me penelata tė shpejta, frazė tė saktė dhe lakonizėm tė admirueshėm (duket se ėshtė shkruar me njė frymė), autori shpalos njė dramė tė tėrė: zhbėrjen e njė prej viseve mė epike tė Shqipėrisė dhe banorėve tė saj: Sulit dhe suljotėve. Nuk kemi pėrshkrim tė betejave apo heroizmit tė suljotėve as tė vrarė. As tė plagosur. As vaje apo kuje tė nėnave suljote. E megjithatė lexuesi ndjen nė thellėsi, si gjėmime tė largėta bubullimash apo dallgė detrash, ulėrima.
    Qindra kilometra larg Sulit, nė Anadollin e largėt, shfaqet befas trupi dhe shpirti i plagosur nė zhbėrje i Sulit: vajzat e vogla tė shkollės greke tė qytetit Zafranboll kėndojnė e kėrcejnė vallen e famshme tė Zallongut, jo nė gjuhėn shqipe, jo nė dialektin ēam tė tė suljotėve, por nė gjuhėn greke. Autori befasohet, pastaj …. “zemra ime pėrnjėherė mė ngushtohet dhe mejtime tė hidhura mė sulen nė mendje”. Lumo Skėndo hesht vetėm njė ēast, pėr tė rikujtuar vizitėn e tij nė Sul nė vitin 1909, ku “njė helm i madh mė pritte: atje pashė njė tė keqe, njė mėkat qė s’rrėfehet, atje pashė fshatra ku, jo shqiptarėria, por edhe shqipja ka zėnė tė harrohet”.
    Rrėfenja ose mė saktė skica “Suljotėt” qė botojmė dhe qė njihet pak ose aspak nga lexuesi shqiptar tė vė nė mendime dhe tė trondit me tė vėrtetat qė kumton.
    …Njėqind vite pas rrugėtimit tė Mid’hat Frashėrit nė viset mitike tė Sulit, pata fatin tė rrugėtoj edhe unė atje. Nuk do ta harroj kurrė kėtė rrugėtim nga mė emocionuesit, por edhe nga mė tė dhimbshmit qė kam bėrė. Atje heroizmi i dikurshėm, qėndresa, kėngėt, vallet, kishin formėn e gurit. Edhe zėrat njerėzor dukej sikur kishin ngrirė. Braktisja kėtu ishte uluritėse. Shtėpi tė braktisura gjysmė tė rrėnuara ose tė rrėnuara. Puse. Muret e njė kėshtjelle nė bregun pėrballė Sulit dhe hone tė frikshme. Dhe ndėrsa vėshtroja kėtė peizazh si nė fillimbotė, befas mė erdhi ndėrmend kujtesa popullore ēame pėr Sulin, kėngėt pėr suljoten e bukur, vallja e Zallongut, kėnga pėr Marko Boēarin ose Marko Ēamėrinė, siē thuhet nė kėngėt ēame.… M’u kujtua edhe skica “Suljotėt” e Lumo Skėndos (Mid’hat Frashėrit) dhe m’u bė sikur dėgjova zėrin e tij: “ …. Atje pashė njė tė keqe, njė mėkat qė s’rrėfehet, atje pashė fshatra ku jo shqiptaria, po edhe shqipja ka zėnė tė harrohet.” Ishte i vetmi zė nė atė shurdhėri dhe shkretim me emrin Sul.

    Sul, vjeshtė e parė 2011 gazeta shqiptare

    Suljote
    Lumo Skėndo
    (Mid’hat Frashėri)

    Kam njė javė kėtu nė
    Zafranboll, nė kėtė qytet
    tė Anadollit, tė humbur nė gropė, tė nxehtė dhe plot konupe tani nė verė.
    Lumtėrisht kam fatnė tė gjej njė ndėnjtje tė mirė me njė kopsht tė bukur rreth e rrotull nė kėtė mėhallė tė krishterė, qė njerėzia – ngaqė tė dy fetė s’piqenė dot – e shikojnė si njė pshat veēan dhe e quajnė Keran- Qoj. Nga penxheret shoh dy vargje malesh tė ndarė me njė grykė, atė qė kam pėrpara tė xveshur dhe gurishte, me anė tė djathtė male tė zez tėrė drurė, pyje tė thellė. Nga penxherja tjatėr shoh majėn e kishės Shėnt Stefan, Aja Theodhora e moēme, e cila dhe mbase i ep emėrin e qytetit (Theodhorian Polin – Zafranboll).
    Kajmekami, miku im z. Kadri Pėrmeti, mė tha qė dje se do tė vemi nė shkollė greqisht tė ēupavet, tė ndodhemi nė provimet e tyre, dhe me gėzim e pranova ftimin e tij….
    Nė sallė tė shkollės janė radhitur nja tridhje tė ēupa, nė rreshtat e para; prapa tyre janė djemtė, nė mes tė tyre disa gjashtė apo shtatė vjeē, po dhe dymbėdhjetė e trembėdhjetė. Provimet rrjedhin mi dhe shkronjė, gjuhė tyrqisht, frėngjisht, orthografi ; nxėnėsit pėrsėriten pėrpara pllakės sė zezė dhe kushdo prej tė ftuarvet ka tė drejtė tė pyesė.
    Unė po vė re. “Ēupat qė kam pėrpara janė tė krehura mirė, tė kujdesura, tė veshura tė gjitha me njė mėnyrė: rroba tė bardha me kordhela tė kaltėrta: ngjyrat e Greqisė! Edhe mė vjen keq pėr kėto ēupa, pėr kėta djem dhe pėr mėmat e atėrit e tyre qė janė radhitur afrė murit, mė tė djathtė e mė tė mėngjėr, mė vjen keq pėr kėtė njerėzi pa kombėsi, pa gjuhė: flasin vetėm tyrqisht, janė fjesht anadollakė, s’di njeriu nga ēkombėsi janė, dhe duan tė rrėfehen grekėr! S’kanė as hisori, as kujtime tė moēme, as nonjė ndjenjė tė tanishme, dhe duan tė ngushėllohen me njė shtet tė vogėl atje poshtė, me Greqinė e largėt, se ashtu ua do feja, ashtu u ka thėnė kasha dhe dhaskali. Edhe vėrtet mė vjen keq si pėr jetimė, si pėr djem pa mėmė, pa baba, pa shtėpi, dhe them: kur s’janė gjėsend, dobare le tė thonė qė janė grekėr.
    Po dal! Ēupat tani mė s’po pyeten, kanė zėnė e kėrcejnė. Ē’ėshtė kjo valle, kjo kėngė e njohur? “Lamtumirė o jetė e ėmbėl…. Suljotka ! … “nė gjuhė greqisht.
    Kėng e Sulit! Kėng e shqipėtarkavet, kėng e vendit tim edhe krahėrori mė fryhet, zemra mė mallohet, mė vjen dhe mua t’ia dredh njė herė , a t’ia marr me to.
    Kėng e Sulit ! Po shoh ato shqipėtarka trimėresha, ato gra zemėr luaneshe, vallen e tyre mi shkėmpt, varur mi rripėt, njė valle vdekjeje, njė zė i qiellit dhe i varrit.! Ushtarėt e Ali Tepelenės po afrohen, po sulen, po gratė kėndojnė, dridhen, tė zėna prej dore, dhe ay vark mė ēdo grimė humbet nga njė shpirt, edhe njė nga njė gratė lėshohen poshtė shkėmbit, hidhėn nė greminė, nė skėterrė, nė gojė tė vdekjes qė ikapėrcen njė nga njė. Edhe vdesin me kėngė nė gojė, pa u dredhur zemra e tyre.!
    Mė mirė vdekje e lirė se sa turp dhe robėri, na fjala e kėtyre shqipėtarkave, e sulotkave me kujtim tė pavdirshėm, qė i apin njė emėr tė pėrmotshėm kombit tonė, qė trimėri e tyre do tė inspirojė gjithnjė poetėt e gjithė kombevet ! Suljotėt, njė grusht njerėz, qė kanė mbushur me famėn e tyre faqet mė tė shkėlqyera tė historisė sė tanishme, qė kanė lėnė kujtime trimėrie tė paharruar!
    Edhe e ndjeva veten time fatore tė jem nga kjo racė, nga ky popull, nga ky dhe, nga kėta shkėmbinj qė nxjerrin tė tillė njerėz, tė tilla gra. Edhe krahėrori m’u fry edhe njė herė duke dėgjuar kėtė kėngė, kėta emra, duke parė kėtė valle kėtu nė kėtė qytet tė Anadollit.

    Po pse zemra ime pėrnjėherė mė ngushtohet dhe mejtime tė hidhur mė sulen nė mendje? A ėshtė pse kėta suljotė kanė derdhur gjakun e tyre kaq tė famshėm pėr njė ēėshtje tė huaj, pėr njė komp qė s’ish i tyre? – Jo, s’ėshtė ky mejtim qė mė hidhėron kėshtu, se e di, e kam ditur, dhe gjithė bota e di qė dhe kėta shqiptarė, si kaq tė tjerė, si edhe Sina Pasha, a Qypruliu, a Mehmed Aliu, kanė shėrbyer njė kauzė jo tė tyren!
    Ajo qė mė hidhėron ėshtė Suli i sotmė.
    Ku je, o Sul? N’ato rripat e tua ata njerėz trima a e kanė akoma atė zemėr trime, a e dinė qė janė shqiptarė, qė gjaku shqiptar rreh nė rrembat dhe nė zemrat e tyre ?
    Tre vjet po bėhen, kur qeshė nė Shqipėri vajēė nga Llura nė Llakė tė Lelovės, nė kėtė copė tė Sulit . Po sa njė helm i madh mė pritte: atje pashė njė tė keqe,njė mėkatė qė s’rrėfehet, atje pashė fshatra ku, jo shqipėtarėria, po dhe shqipja ka zėnė tė harrohet ! Si tani po e shoh atė djalė mi mur tė Papadhates, kur m’u pėrgjigj greqisht fjalės shqipe.- Kush tė tha qė tė mos dish shqip, or bir? – O dhaskalos, mė tha djaloshi, pa ditur se ē’tė vėrtetė tė helmshime po thosh!
    Ah ,jo! E kuptoj qė kėta anadollakė tė gjorė, kėta jetimė tė varfėr tė thonė se janė grekėr. Po ne, ne shqiptarėt, me kujtime, me histori tė shkėlqyer, me fytyra dhe emėr tė ndershėm, ne tė themi se jemi grekėr, kėtė s’ma pret dot mendja!
    Edhe nuk di, nė duhet tė kem njė cmir tė vdekshim pėr atė “ o dhaskalos” , apo nė duhet tė mė vijė keq pėr atė djalosh edhe pėr prindėt e tij?

    Zafranboll, 30 qershor 1912. t
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 23-09-2011 mė 01:54
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Luan Malltezi: Mit’hatin e shpallėn tradhtar se kėrkoi Kosovėn
    Publikuar te Merkuren, 05 Tetor 2011 03:00 SOT


    Historianėt dhe specialistėt duhet tė njohin mirė, tė gjitha dokumentet e kohės, brenda dhe jashtė vendit, pėr tė dhėnė njė radioskopi tė saktė, tė periudhės sė luftės, qė nga pushtimi i Shqipėrisė, e deri nė ditėn e ēlirimit tė saj”. Kėshtu, u shpreh, dje, pėr gazetėn “Sot”, njėri nga historianėt, mė tė njohur, tė vendit tonė dhe njėkohėsisht, drejtori i Muzeut Historik, Kombėtar, Luan Malltezi, i cili, i bėri njė pasqyrė tė plotė, zhvillimeve politiko-shoqėrore, tė asaj kohe, duke e pohuar ekzistencėn e luftės civile.


    Zoti Malltezi, a ka pasur luftė civile, nė Shqipėri, gjatė viteve 1939-1941?



    Ky ėshtė njė problem, qė mund tė trajtohet, mė mirė, nga specialistėt apo historianėt e asaj periudhe, por pėr kėtė, ata, duhet tė njohin mirė, jo, vetėm, dokumentet e PKSH-sė, qė janė botuar tashmė, por edhe dokumentet e Ballit Kombėtar, tė Legalitetit, e tė misioneve angleze, nė Shqipėri, nė kohėn e luftės.

    Z. Uran Butka, ka botuar, njė studim qė pohon kėtė, por historianėt nuk kanė tė njėjtin mendim me tė. Ju si mendoni?

    Personalisht, kam mendimin, se, problemi mund tė shtrohet ndryshe; mė e drejtė do tė ishte, tė shtronim, pyetjen, a pati luftė, midis PKSH-sė, nga njėra, anė dhe Ballit Kombėtar, e Legalitetit, nga ana, tjetėr? Sigurisht, qė pati luftė, tė ashpėr, pėr pushtet, midis forcave politike dhe kėtė luftė e fitoi PKSH-ja.

    Sipas jush, pėrse, fitoi PKSH-ja, midis shumė grupimeve politike?

    Pėr kėtė, ka shumė arsye. Sė pari, PKSH, ishte njė parti marksiste leniniste, parti ideologjike, qė pretendonte, tė merrte pushtetin politik, nė duart e veta, pa e ndarė atė, me forcat e tjera. Nė luftėn e saj, kundėr pushtuesve, PKSH-ja, pati mbėshtetjen e Kominternit dhe tė Partisė Komuniste Jugosllave, qė dėrgoi, nė Shqipėri, tė dėrguarit e vet, Miladin Popoviē dhe Dushan Mugoshėn, pa pėrmendur, kuadro tė tjerė, tė lartė, qė erdhėn mė pas, si Vukmanoviē Tempo, etj. Pa ndihmėn e Kominternit dhe tė komunistėve jugosllavė, zor, se mund tė krijohej PKSH-ja, nga komunistėt shqiptarė; kėta ishin deri, atėhere tė paktė, (200 petrita-lule- siē thoshte Enver Hoxha) dhe nė grindje e mosmarrėveshje tė vazhdueshme, midis tyre. Krijimi i PKSH-sė, u bė me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė, tė tė dėrguarve jugosllavė; ata, morėn pjesė nė mbledhjen, themeluese, tė PKSH-sė dhe nė tė gjithė drejtimin e luftės, sė mėpasme, siē tregojnė dokumentet e PKSH-sė, tė Pleniumit tė Beratit (nėntor 1944).

    Kush e nisi luftėn kundėr pushtuesve, nė Shqipėri?

    Nė Shqipėri, luftėn kundėr pushtuesve, italianė, e nisėn, nė tė vėrtetė, patriotėt dhe nacionalistėt e njohur, si, Abaz Kupi, mė 7 prill 1939 dhe tė tjerė, pas tij, menjėherė, pas pushtimit; shumė nga kėta, si, ish kryeministri Mehdi Frashėri, u internuan nė ishujt e Italisė. Nė kėtė kohė, komunistėt shqiptarė, nuk ndiheshin shumė, nė jetėn politike tė vendit, ata, madje, nė fillim, nuk e shihnin edhe keq, Gjermaninė naziste, pėr shkak, tė paqes, qė vendosi me Stalinin. Komunistėt shqiptarė u radhitėn, nė luftė, pas sulmit, tė Gjermanisė, naziste, ndaj Bashkimit Sovjetik, nė qershor 1941. Ndėrkohė, nacionalistėt shqiptarė ishin hedhur nė luftė, kishin krijuar edhe ēetat e para, tė Muharrem Bajraktarit, major Abaz Kupit, Baba Faja Martaneshit, Myslim Pezės, etj. Me kohė, u ngritėn edhe rreth, 100 ēeta tė tjera, shumė nga tė cilat, u krijuan nga PKSH-ja. Taktikat e adoptuara, nga kėto grupe, tashmė, afro 100, ishin shmangia e operacioneve, nė shkallė tė gjerė, organizimi i pritave, kundėr autokolonave italiane, kapja rob e ushtarėve, marrja e pajimeve luftarake dhe marrja nėn kontroll, e zonave tė kontrolluara nga armiku. Pas formimit tė Frontit Nacional Ēlirimtar, patriotėt dhe nacionalistėt shqiptarė, formuan organizatėn e tyre, “Balli Kombėtar”, me nė krye, Mit`hat Frashėrin. Ballistėt, zhvilluan disa luftime, tė rėndėsishme, antifashiste, qė deri mė sot, nuk janė pėrmendur, pėr lexuesin shqiptar, nga historiografia marksiste; nė kėto beteja, ranė edhe dėshmorė tė shumtė, tė Ballit Kombėtar. Megjithatė, duhet tė kemi parasysh, se, ballistėt luftonin, sipas, traditės sė hershme, ēetat vepronin tė shkėputura, midis tyre; nė krye tė tyre ishin krerė tė njohur, tė zonės. Po kėshtu, duhet tė themi, se, kreu i kėsaj organizate, Mit`hat Frashėri nuk kishte autoritetin e duhur, pėr drejtuar luftėn dhe pėr tė urdhėruar komandantėt e ēetave. Disiplina, nė rradhėt e Ballit ishte pėrtokė, anėtarė tė rėndėsishėm tė kėsaj organizate, si Lef Nosi, etj., morėn pjesė, nė qeveritė kuislinge. Balli konstatoi nga ana tjetėr, se armiku kthehej me ashpėrsinė mė tė egėr, ndaj popullsisė sė zonės, kur sulmohej, nga ēetat antifashiste dhe kjo, bėri qė Balli tė ishte i kujdesshėm, nė luftė, tė mos sulmonte armikun, kur ky mund tė kundėrpėrgjigjej, me ashpėrsi ndaj fshatarėve dhe popullsisė vendase. Mirėpo, me kėtė qėndrim, Balli nuk mund tė tėrhiqte pas vehtes, rininė, qė kėrkonte luftė tė vendosur, pėr tė shporrur armikun. Qėndrime tė tilla, si, tė Ballit, nuk ndodhnin nė PKSH; ajo luftonte, pa vrarė mendjen, pėr reagimin e armikut, ndaj popullsisė; pėr atė, kishte rėndėsi, vetėm, qė populli tė ngrihej nė luftė. PKSH-ja u ngrit, si, njė parti e organizuar; ajo sulmoi Ballin, kur ishte e fortė dhe afirmuar, tashmė, si forcė e vendosur, kundėr pushtuesve italianė. Midis PKSH-sė dhe Ballit, pati njė moment, kur mund tė bashkėpunonin, midis tyre; e kam fjalėn pėr Marrėveshjen e Mukjes (1-3 gusht 1943), pėr tė cilėn, Butka, shkruan, se, u shkel, nga PKSH-ja. Sigurisht, qė u shkel dhe kjo ėshtė e natyrshme, tė ndodhte, kur bėhej fjalė, pėr njė forcė komuniste, si PKSH-ja, qė kėrkonte, tė merrte, pas luftės, pushtetin nė duart e veta. Marrėveshja e Mukjes vendosi krijimin e “Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė”, (me njė numėr tė barabartė pėrfaqėsuesish, nga Balli dhe PKSH-ja), qė do tė drejtonte luftėn. Nė marrėveshje u vendos tė luftohej, pėr njė “Shqipėri Etnike”. Fjala sigurisht, ishte pėr Kosovėn, por, kuptohet, se tė dėrguarit jugosllavė, qė drejtonin PKSH-nė, nuk mund tė pranonin kėtė marrėveshje, qė e shkėpuste Kosovėn nga serbėt; po kėshtu kėtė marrėveshje ishte e natyrshme, tė mos e pranonte, Enver Hoxha; ai nuk kishte asnjė arsye, pėrse tė ndante pushtetin, me Ballin. Duhet tė kemi parasysh, se nė kohė, kur PKSH-ja, u hodh kundėr Ballit, ky nuk ishte i armatosur, si PKSH-ja, e cila merrte armė, nga misionet angleze, qė i dėrgonin ato, me avionė, nė Shqipėri. Misionet angleze, siē, bėn tė ditur, vetė, Mit`hat Frashėri nuk vendosėn dot, lidhje, me Ballin Kombėtar, por me Abaz Kupin, kryetarin e Legalitetit. Ata u pėrpoqėn ta hidhnin kėtė, nė luftė kundėr gjermanėve, qė ishin armiku kryesor, i tyre. Abaz Kupi lėkundej, sepse, kishte armik dhe kundėrshtar, kryesor, Enver Hoxhėn.

    Pas kėtyre qė pėrmendėt mė lart, a mendoni se, nė Shqipėri, pati luftė civile?

    Sigurisht, qė pati; pas prishjes sė Marrėveshjes sė Mukjes, PKSH-ja, mori vendim, nė Konferencėn e Labinotit, t’i shpallte luftė, Ballit Kombėtar dhe nacionalistėve shqiptarė; kėshtu filloi edhe pėrplasja, midis Ballit dhe PKSH-sė; burimet njoftojnė, se pati shumė tė vrarė, midis palėve. Pas sulmit tė ndėrmarrė, nga komunistėt, prapa krahėve, Balli u detyrua tė ndėrpriste luftėn, kundėr forcave gjermane. Nė Arkivin e Shtetit, ruhet vendimi, pėrkatės, i ndalimit tė luftės sė Ballit. Por edhe pas kėsaj, nuk qe nė gjendje, tė qėndronte nė kėmbė. PKSH-ja e vuri atė pėrpara, me armė nė dorė. Balli u thye shpejt, u tėrhoq nė Veri dhe mė pas, krerėt, me nė krye Mit`hat Frasherin u hodhėn nė Itali dhe krijuan Komitetin “Shqipėria e Lirė”.

    Pak fjalė ju lutem, kush ishte Mit`hat Frasheri pėr ju?

    Mit`hat Frashėri ishte njė patriot, i shquar shqiptar, nga familja e Frashėrllinjve, tė mėdhenj. Ai ishte i biri i Abdyl Frashėrit, njė nga figurat e mėdha, tė Lidhjes Shqiptare, tė Prizrenit. Mit`hati u rrit, nė njė kohė, kur i ati, mbahej si i burgosur, nė Prizren; ai u edukua nga Naim Frashėri dhe Sami Frashėri. Qė nė moshė tė re, ai nisi botimin e disa librave, pėr mėsimin e gjuhės shqipe, nga shqiptarėt. Pas shpalljes sė Kushtetutės, (1908) nga sultan, Abdyl Hamiti II, Mit`hati, nisi nė Selanik, botimin e gazettes, shqipe “Lirija”. Mė 1912, mori pjesė nė Kuvendin e Vlorės dhe u zgjodh Ministėr i Punėve Botore, nė Qeverinė e Ismail Qemalit dhe mė pas ishte pėrsėri, ministėr nė Qeverinė e Durrėsit, tė Turhan Pashės. Nė vitet 1915-1919, botoi vepra tė rėndėsishme, me karakter historik, mbi shtrirjen e trojeve shqiptare. Mė 1919, mori pjesė, si delegate, nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, pėr tė mbrojtur interesat e Shtetit Shqiptar; mė 1923-1926, ishte ambasador i Shqipėrisė, nė Greqi. Mit`hati ishte njeri i ditur, ai kishte lidhje, me tė gjithė albanologėt e shquar, tė kohės; emri i tij ishte i njohur dhe i nderuar, nga tė gjithė shqiptarėt, pėr shkrimet e tij, tė shumta, tė botuara nė tė gjithė organet e shtypit shqiptar, nė periudhėn e monarkisė. Mit`hati hyri nė histori, si politikan, pas pushtimi fashist tė vendit dhe forcimit tė lėvizjes komuniste, nė Shqipėri. Qėllimi i tij ishte tė kontribuonte, sa tė ishte e mundur, mė shumė, pa dėmtuar e djegur vendin, pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe tė evitonte, ardhjen nė fuqi tė forcave komuniste, por nė kėtė pike, nuk pati sukses. Ngjarjet politike, nė Shqipėri u pėrcaktuan nė njė masė tė ndjeshme, nga qėndrimi i Fuqive tė Mėdha, Antifashiste, qė ishin tė interesuara tė ngrinin popullin nė luftė. Burimet provojnė, se, si udhėheqės, Mit`hat Frashėri nuk kishte njė qėndrim tė prerė, ndaj kundėrshtarėve tė tij: “janė bijtė tanė - thoshte ai pėr kundėrshtarėt, nė njė kohė qė PKSH-ja, sulmonte forcat armike, pa pėrjashtuar, kėtu, kundėrshtarėt e vet politikė. Mit`hati, i shpallur si tradhėtar, nga PKSH-ja, ishte nė tė vėrtetė, njė patriot i madh; “tradhėtia e tij”, ishte se, kėrkonte me ngulm, Kosovėn, kėtė tokė, tė shenjtė shqiptare, siē e kishte kėrkuar edhe i ati i tij, nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit dhe Ismail Qemali, mė 1912. PPSH-ja mbajti kėtė kurs tė egėr edhe pas luftės ndaj pasardhėsve tė “tradhėtarėve“ tė dėnuar, e tė persekutuar. PPSH-ja i konsideroi kėta, pa tė drejtė, deri nė fund, tė rregjimit tė saj, diktatorial, si “armiq tė popullit” e “tė partisė”. Kjo, shpjegon, pse edhe sot, ka kundėrshti, midis studiuesve, pėr problemet e luftės. Ilir Bushi
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pėrkujtohet Mithat Frashėri nė 132 vjetorin e lindjes
    Postuar tek HISTORIA me 24/03/2012 nga Lajmi


    Ėshtė pėrkujtuar dje 132 vjetori i lindjes sė Mithat Frashėrit, personalitet i njohur i politikės dhe letrave shqipe nė vitet 1900-1945, themelues i lėvizjes “Balli Kombėtar”.Me kėtė rast pėrfaqėsues tė Partisė “Balli Kombėtar Demokrat” si dhe tė shoqatės Lumo Skėndo organizuan njė konferencė tė pėrbashkėt shkencore ku ishte i pranishėm edhe ministri i Kulturės, Aldo Bumci.Studiuesit vlerėsuan krijimtarinė letrare, sociokulturore dhe politike tė Mithat Frashėrit. Gjatė pesė dekadave tė sundimit komunist figura e tij ėshtė sulmuar dhe anatemuar nga sistemi totalitar, ndėrkohė qė pėrkrahės tė tij shprehin rezerva se edhe sot pas 20 vitesh vepra e tij ka mbetur nė hije.Mithat Frashėri ose Lumo Skendo sic ėshtė njohur gjatė luftės, ka qenė ministėr i Punėve Botore nė qeverinė e parė shqiptare, delegat i Stambollit dhe “Vatrės” nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1920. Njėherazi pjesėmarrės nė Konferencėn e Mukjes (1943) kur mes forcave politike shqiptare u arrit marrėveshje pėr mbrojtjen e atdheut, e cila mė pas u prish, kurse Mithat Frashėri, pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet u arratis nė Amerikė. Mithat Frashėri vdiq mė 3 tetor 1949 nė Nju Jork.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #8
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.ereniku.net/MFrasheri01.jpg




    Seksion shkencor pėr Mit’hat Frashėrin
    Bota Sot


    http://www.botasot.info/mesme/shkencor.jpg



    Nė Akademinė e Shkencave ėshtė mbajtur nė seksion shkencor nė kuadėr tė 132 vjetorit tė Mit’hat Frashėrit ose siē njihet ndryshe me emrin Lumo Skėndo. Organizatori i kėtij eventi Aleko Gergo vlerėsoi figurėn e spikatur tė politikės shqiptare nė gjysmės se parė tė shekullit XX.

    Ministri i Kultures Aldo Bumēi theksoi faktin se nė kėtė 100 vjetor tė shtetit shqiptar do tė vendosen nė piedestal figurat qė u anatemuan nga sistemi komunist. Ndėrkohė qė edhe historianė vlerėsuan kontriburin e tij shumėdimensional.

    E pranishme nė kėtė pėrvjetor tė Mit’hat Frashėrit ishte edhe Ana Kėlcyra, e cila rrėfen detaje rreth emigrimit tė tij.

    Mithat Frashėri ka lindur ne mars te vitit 1980 nė Janinė; vdiq mė 3 tetor 1949 nė Neė York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashėrit dhe nipi i Sami Frashėrit dhe Naim Frashėrit, nga Familja Frashėri. Ai e njohu shumė pak babain e tij dhe u rrit nėn kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi nė Stamboll. Pas mbarimit tė shkollės, deri nė vitin 1905, punoi nė administratėn turke dhe mė pas kaloi nė Selanik, nė administratėn shtetėrore.

    Nė 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri nė testamentin e tij i lė shtetit shqiptar pasurinė e tij, tė tundshme dhe tė patundshme me qėllim krijimin e njė instituti albanologjik nė Tiranė, i cili do tė merrej me studime nė fushėn e historisė sė Shqipėrisė.



    Perkujtimi Gjeniut Komebit para 7 viteve;

    Mithat Frashėri thithi gjirin e dy nėnave – nė Janinė dhe nė Prishtinė.
    Lum Toskėria dhe Gegėria - SHQIPĖRIA, qė e lindi dhe e rriti
    nga BEQIR SINA, Nju Jork, 06 dhjetor 2005

    Cana : "Te vone jemi prane ketij varri – faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit qe shkelqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike – te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore dhe te pasluftes."

    "Ferncliff Cemetery" Westchester County, New York : U futem brenda nje teritori si te zymte, te varrezave, ku mbreteronte heshtja dhe ankthi i "ngjyrosur" i gjithi ne gri te himte . Nje korridor i gjate pllakash perkujtimore qe hapej andej e kendej para nesh, si shkalle - shkalle, pa krye. Nga te dyja anet e korridoreve te ketyre pllakave te mermerta dhe te bronxeta, skalitur me emrat e atyre qe kishin vdekur, veshtronim te gjenim varrin e nje patrioti te madh sheqiptare. Ne shikonim me verejtje tabelat e tyre, ndersa varrin e Mitah'at Frasherit, e kishim pasur mu parasyve. Une interesohesha te shikoja emra te tjere shqiptaresh, ndersa profesor Zekeria Cana, me kishte kapur prej krahu, dhe thoshte ne murmeritje: " Kurre ne jeten time nuk kame perjetuar ndonjehere, emocione te tilla". Siē, dukej ky nderim, qe Cana, do t'i bente ketij kolosi te patriotizmit shqiptare, a thua se do t'a ēlironte ate te nga te gjitha ato emocionet qe i ka sjell vete jeta ketij njeriu te madhe.


    http://www.ereniku.net/varriMFrasherit01.jpg




    E ndersa une dhe kolegu im - Dalip Greca, shkrepim foto - aparatet, te pikelluar dhe duke medituar ne kembe prane varrit te Mit'hat Frasherit, qendrojne Niko Kirka, Genc Leka, Pellumb Kulla, Orhan Kostreci, Skender Shkreli, Sinan Kamberi, Xhaferr Krasniqi, Muhamet Omari, Zija Lepenica, Feti Rexhepi. Profesor Zekeria Cana, mbasi vendos nje tuf me lule te fresketa, dhe e lemon me ngadal ate pllak ku eshte skalitur emri i Mit'hat Frasherit, lexone edhe nje leter perkujtimore: Profesor Cana , tha se: "Te vone jemi prane ketij varri – faltore kombetare, per te nderuar kujtimin e birit te Abdyl Frasherit, atij veprimtari te flakte te kombit, qe shkelqeu prore ne qiellin shpesh te perflakur e te kapluar nga rete e shtrengates te truallit shqiptar, figures se madhe poliendrike te udhekryqeve historike – te etapes se fundit te Rilindjes, Pavaresise, Luftes se Dyte Boterore, dhe te pasluftes. Nje strumbullar, qe me vullnet te ēelnikte e ngulm te madh, urti e menēuri, ka pershkuar udhen me gjemba per te hapur shtigje te reja qe ēojne ne qafen e malit. Eshte Lumo Skendua, ai qe ka lene gjurme te pashlyera ne historine dhe kulturen e kombit ne te gjtha rrafshet ku ka shkelur – si erudit, enciklopedist dhe poliglot.



    Sot, perkulemi me epitet dhe respekt te madh perpara varrit te nje udherrefyesi shpirtndritur, sherbetari te devotshem dhe gjithnje besnik te shqiptarise, protagonisti te dite e netshem te historise, ngadhenjyesi dhe humbesi te madh. Jemi ketu jo vetem per te nderuar kete burre te madh te botes shqiptare por edhe per te marre mesimin e historise. Ku qene baballaret tane te ndritur ku jemi ne, sa jemi dhe ē’jemi sot. Mithat Frasheri thithi gjirin e dy nenave – ne Janine dhe ne Prishtine. Lum Toskeria dhe Gegeria qe e lindi dhe e rriti. E keshtu me pase oratoret kerkuan qe figura te tilla me prominente te historise sone, ne Amerike, te perbaltosura dhe te lena ne harrese nga rregjimi anti -shqiptare i Tiranes, te nderohen e kujtohen me pjetete te medha - duke i dhene vendin e meritat qe kane ne histrorine kombetare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  9. #9
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Pėrkujtohet Mit`hat Frashėri

    http://www.ora-news.com/v2/img/foto/mithat_frasheri.jpg



    Pėrkujtohet Mit`hat Frashėri
    time.al


    Nė njė ceremoni zyrtare tė organizuar nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve nė Tiranė u pėrkujtua Mit`hat Frashėri, figura e shquar shqiptare dhe kryetari i Kongresit tė Manastirit. (VIDEO)

    Mė 25 mars tė vitit 1879-tė, nė Janinė lindi njė nga figurat mė tė shquara tė vendit tonė Mit`hat Frashėri. Me rastin e kėsaj ditė nė Akademinė e Shkencave u mbajt njė konferencė, ku u trajtua kontributi i tij nė disa periudha historike tė ndryshme tė vendi tonė. Nė fjalėn e tij Ministri i Kulturės, Aldo Bumci, e cilėsoi Frashėrin si njė figurė shumėdimensionale.

    E ndėrsa Bujar Leskaj e konsideroi Frashėrin njė nga figurat mė tė spikatura tė politikės shqiptare.

    I biri i Abdyl Frashėrit, Mit`hati ishte kryetari i Kongresit tė Manastirit, ndėrkohė qė nė qeverinė e Ismail Qemalit ai mbajti njė post ministror. Nė vitin 1941 ai ishte njė nga themeluesit kryesorė tė Partisė Nacionaliste, ose tė njohur ndryshe si Partia e Ballit Kombėtar. Nė vitin 1944 ai largohet nga Shqipėria dhe 5 vite mė vonė do tė ndahej nga jeta nė Neė York tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. (Ora News/INA)



    KUJTOHET MIT'HAT FRASHERI ABC NEWS AL

    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Njeri i Madh ka qen.

    Lavdi ktij biri te madh te Frasherllinjve !

    Kush ma gjen ne forum nje tregim te Lumo Skendos (Mid-had Frasherit) per Malin e Tomorrit..
    Ay Mal.. titullohet tregimi fantastik.. qe e kam sjell un ketu ne forum para ca vitesh..

    I dashur Plaku.. A ne USA eshte varri i Mithatit apo jan sjelle ne Atdhe eshtnat?

    Rast i jashtzakonshem kur Baba dhe Biri shkelqejne ne atdhetari..

    Abdyli dhe i biri Mithati..

    Kemi dhe Petro Nini Luarasin e te birin Skender Luarasin..

    Mund te ket dhe tjere..

  11. #11
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I nderumi Brari, nuk jan sjelle eshtnat e Gjeniut Kombit ne Atedhe !




    Mirserdhe Mit’hat Frashėri
    Reshat Kripa: Mirserdhe Mit’hat Frashėri
    E Diel, 28-03-2010, 05:00pm (GMT+1)


    Nė 130 vjetorin e lindjes


    MIRSERDHE MIT-HAT BEJ FRASHĖRI


    Nga Reshat Kripa



    Kishim vite qė tė prisnim Mit’hat Bej. Ishim ne, nacionalistėt qė tė prisnim. Nuk kishim luftuar duke thirrur emrin tėnd. Nuk kishim rėnė nėn emrin tėnd. Po tė pranonim kėtė do tė ishim servilė dhe hipokritė, si komunistėt, qė ēdo gjė e bėnin pėr udhėheqėsin e tyre, duke harruar atdheun Ne luftuam dhe ramė pėr Shqipėrinė, pėr atdheun tonė tė shtrenjtė. Natyrisht ti ishe njė nga inspiratorėt e saj dhe na pranove kėshtu siē ishim.
    Mirserdhe Mit’hat Bej!
    Ti erdhe pėrsėri nė atdhe. Shumė u munduan tė tė pengonin. Shumė u munduan tė tė diskriminonin. Dhe jo pak, por pėr gati shtatėdhjetė vjet. Megjithatė nuk ia arritėn. Ti u lartėsove si njė Promete, ndarsa ata u fundosėn nė llumin qė kishin pėrgatitur vetė. Dhe nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe. Njė jetė e tėrė nė shėrbim tė kombit nuk mund tė hidhet poshtė me njė tė rėnė tė lapsit. Kėtė u munduan tė bėjnė pseudohistorianėt servilė, por nuk mundėn ta realizojnė. Ti i shpėrtheve dyert e errėsirės komuniste dhe dole nė dritėn e demokracisė, asaj demokracie sė cilės i kishe kushtuar jetėn.
    Mirserdhe Mit’hat Bej!
    Ti nuk je mė midis nesh qė tė na kėshillosh me fjalėn tėnde tė ėmbėl. Por ne e ndjejmė zėrin tėnd tė ngrohtė E kemi ndjerė kėtė zė shumė shpejt, vite mė parė, nė Kongresin e Manastirit, ku ishe Kryetar i tij. E kemi ndjerė nė vitet e shpalljes sė pavarėsisė, ku zėri yt ishte dominues mbi tė tjerėt dhe ku nuk pranoje tė bėje kompromis me idealet. E kemi ndjerė nė vitet e Republikės dhe Mbretėrisė shqiptare ku zėri yt ishte violina e parė e politikės shqiptare. Por nė njė shkallė mė tė lartė e ndiem zėrin tėnd nė vitet e pushtimit nazi-fashist, kur qė nė ditėt e para tė tij ishe ti dhe shokėt e tu ata qė do tė hartonin programin e asaj lėvizje tė madhe nacionaliste, qė mė vonė do tė merrte emrin “Balli Kombėtar”. Ti ishe me tė vėrtetė balli i kėtij kombi.
    Mirserdhe Mit’hat Bej!
    Kemi njėzetė vjet qė tė presim. Kemi njėzetė vjet qė presim qė nė tekstet shkollore tė shkruhet emri yt ashtu siē i takon, qė fėmijtė tanė tė mos helmohen mė me propagandėn e vjetėr, por tė mėsojnė tė vėrtetėn pėr ty dhe idealet e tua. Por, pėr fat tė keq, ti po kthehe me shumė vonesė. U ktheve tri vjet mė parė, kur Presidenti i Republikės me propozimin e Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė , tė dha dekoratėn e lartė. Ju faleminderit zoti President! Ju faleminderit zonja Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė. Ju nuk nderuat vetėm simbolin e Shqipėrisė. Ju nderuat veten tuaj dhe nėpėrmjet jush, tė gjithė ne nacionalistėt shqiptarė.
    Por nė mėnyrė madhėshtore ti u ktheve nė qytetin tėnd, nė Pėrmetin e bukur, qė pati meritėn tė tė jepte titullin mė tė lartė, “Qytetar Nderi” i tij. Atje ti u ringjalle pėrsėri. Zėrat e atyre vajzave tė reja dhe kėngėt e grupeve artistike tė ngritėn nga vendi ku pushoje dhe tė sollėn nė trojet ku kishe lindur. Dhe zėri yt kumboi fuqishėm nė ato troje, si dikur kur mėsoje dishepujt e tu.
    Mirserdhe Mit’hat Bej!
    Ti u ktheve, por unė e ndjej se zemra jote ėshtė ende e thyer. Tė mė falin organizatorėt e asaj ceremonie, por e ndjej se zemra jote ėshtė e thyer edhe pėr disa aspekte tė saj. Ajo u zhvillua nė sheshin e qytetit, pranė lapidarit tė luftės Nacional-Ēlirimtare. Pas portretit tėnd ishte pėrmendorja e partizanit nė ballin e tė cilit shkėlqente ylli i kuq. Pak mė lart ishte stema e komunizmit, me njė yll tjetėr tė kuq. Mua mė dukej sikur gjembat e atij ylli vazhdonin tė nguleshin nė zemrėn e “Apostullit tė Shqiptarizmės”. Tė mė falin familjarėt e dėshmorėve tė luftės Nacional-Ēlirimtare pėr sa po shkruaj. Por dua t’i pyes:
    -Pėrse u vranė bijtė e tyre, pėr partinė komuniste apo pėr atdheun?
    Nėse u vranė pėr partinė komuniste, atėhere le ta mbajnė yllin e kuq nė ballė, por nėse kanė rėnė pėr atdheun, atėhere ai yll nuk duhet tė ekzistojė. Ai yll nuk duhet tė ekzistojė as nė varrezat e dėshmorėve tė kombit, se ekzistenca e tij ėshtė mohim i luftės sė kėtij populli pėr lirinė e Shqipėrisė, ėshtė pėrēmim i kontributit tė tė rėnėve pėr liri. Ndaj them se zemra jote Mit’hat Bej ėshtė akoma e thyer.
    Mirserdhe Mit’hat Bej!
    Ti u ktheve, por unė e ndiej se nuk je kthyer plotėsisht. Do tė doja tė ishe nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Do tė doja tė tė shikoja nėpėr libra dhe gazeta, nėpėr radio dhe televizione. Por vendin tėnd e kanė zėnė ata qė zhytėn kėtė vend nė errėsirėn mesjetare. Do tė doja tė tė shikoja tė pėrjetėsoheshe nė pėrmendore nė njė nga sheshet kryesore tė kryeqytetit. Do tė doja qė emrin tėnd ta mbanin institucionet mė tė rėndėsishme tė vendit. Nė tetorin e vitit tė kaluar u mbushen 60 vjet qė t’i je ndarė nga gjiri ynė. Nė kėtė jubile do tė doja qė eshtrat e tua tė lėnduara tė preheshin mė nė fund nė atdhe. Mjaft lėngove nė dhe tė huaj. Megjithse ai vend tė priti dhe tė respektoi, vendi yt ėshtė Shqipėria. Pėr atė u sakrifikove dhe ajo duhet tė tė japė shtratin e prehjes tėnde. Ishte detyra e shtetit shqiptar t’i kishte sjellė eshtrat e tua nė atdhe dhe t’u kishte dhėnė njė vend dinjitoz. A do ta bėjė vallė nė tė ardhmen? Nuk e di. Ėshtė nė nderin e saj njė gjė e tillė. Kėtė kėrkesė e bėjė unė, njė qytetar i thjeshtė.
    Mirserdhe Mit’hat Bej!
    Xhaxhaj yt, i paharruari Naim Frashėri, shkroi shumė poezi tė pavdekshme. Mė lejo tė citoj disa vargje tė tij, tė cilat mendoj se janė shkruar pikėrisht pėr figurėn tėnde:


    Kur mė shihni qė jam tretur,
    Mos pandehni se kam vdekur,
    Jam i gjallė e jam nė jetė,
    Jam nė dritė tė vėrtetė.


    Mirserdhe Mit’hat Bej Frashėri!


    » Reshat Kripa: Mirserdhe Mit’hat Frashėri


    MITHAT FRASHERI eshte pasqyre ku duhet tč shihemi a jemi e sa jemi SHQIPTARE
    Ksenofon Male Dilo 28-03-2010, 10:37pm

    Zoti KRIPA!!
    Je njeriu qč kuron plaget e demokratčve te vertete. Fjala dhe llogjika tč peshon,ndan tč mirčn me tč ligen,lartčson nderin e shqiptarit.,Burra si Ti nuk mund te rinč me gatimin "urdhero" "si urdhron"apo "peqe" "leppe" po, i jep jetč dhe shpirt asaj organizate krijese kombetare se,shpirti atdhetar qe u frymčzon kapak floriri i fjaleve e ndjenjave tuaja. Tani qč jeta.. sulmon me gjithč egčrsinč e saj ,drite e forcč,ndihme e ngushčllim čshtč visari kombčtar, krenaria e kombit, MITHAT FRASHERI,kčtč e tregon historia,koha, ideali i Tij qč shoqčron shqiptarin e včrtetč porsi hija trupin,qč i freskon zčmren,ruan e pčrcjell gjithč ato veti tč mira qč ,pčrbčjnč jetčn,shpirtin e karakterin pčr tč ēmuar faktorin e vlerave shqiptare sa jeta.Lahen e luhen me formula demokracie e pčrparimi e kthyer "Drejtesine nč azil Padrejtesie "ata, qč mbajnč pčr pčrparim hipokrizinč komuniste po, varret e zemres janč tč hapura e shpirti shqiptar po lčngon. MITHAT FRASHéRI čshtč i vetmi qč pčrfaqčson tč tčrč shqiptaret e ndershčm ,eshte vete SHQIPTARI e DEMOKRATI I VERTETE
    Tč lumtč dora Zoti Reashat Kripa,o shqiptar i ēmuar,burrč trim dhe fisnik.





    Atje ku ka drite erresira s'ka vend
    Ylli 28-03-2010, 07:57pm

    I nderuari Reshat,
    Urimet me te mira per misjonin e shenjte qe i kini caktuar vehtes.Cdo popull e ka te sigurt te ardhmen kur di se nga vjen dhe cili eshte.Puna juaj vetmohuese dhe pse jo e shenjte i sherben ndergjegjesimit te ceshtjes tone kombetare.Mit'hat Frasheri,nje nga baballaret e kombit tone,luftoi " Per shqiptare te lire ne nje Shqiperi te lire".ATIJ i takon vend nderi ne altarin e shenjtete katedrales shqiptare.
    Juve pershendetje te perzemerta!





    Kryetar i Shoqates Antikomuniste te Perndjekurve Politike te Tiranes
    Reshat Kripa 28-03-2010, 06:10pm

    Falemnderit Luan! Sot u zhvillua nje takim me rastin e 130 vjetorit te lindjes se Mit-hat Frasherit, organizuar nga Partia e Ballit Kombetar Demokrat. Ishte pikerisht ky takim qe me frymezoi te shkruaj kete artikull. Mendoj se Mit-hat Frasheri eshte nje nga figurat me madhore te ketij kombi. Pershendetje!





    Mit'hat Frasheri, krenari kombetare
    Luani, nga Vlora 28-03-2010, 04:46pm

    Shkrimi i Reshat Kripes evokon probleme me se te rendesishme:
    -Rivleresimin e plot te Mit'hat Frasherit, per ta vendosur ne nje pozicion monumental, sic e meriton;
    -Denimin me te thelle te komunizmit dhe te liderve komunist, evidentimin me te kthjellet te demeve dhe te te keqijave, qe shkaktoi ne vendin tone;
    -Clirimin nga simbolet e komunizmit dhe te gjurmeve te tij, ne vleresimin me te paster te luftes per clirim, te sakrificave popullore dhe te deshmoreve te saj.
    Reshat Kripen duhet ta degjojne drejtuesit e shtetit dhe te partive, nese e vendosin veten ne rradhet e demokrateve, pavaresisht nga spektri pozicional i tyre, ne te djathte, apo te majte.Reshat Kripa perfaqson zerin e paster te Kombit Shqiptar, qe kerkon , sipas porosive te Mit'hat Frasherit, bashkim e vellazerim.
    Solidarizohem me mendimet e drejta dhe te guximshme te tij.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  12. #12
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Sot ne oren 20:05 top channel, ne emisionin ekskluzive do kemi fatin te shofim pamje filmike te ketij Komandanti legjendar.
    Exclusive
    Rrefimi i deshmitarit te fundit te Operacionit te koduar amerikan “BGFIEND” kunder regjimit te Enver Hoxhes, Tomas Mangelli. Stervitjet, perplasjet, infiltrimet.

    Te mjeret shqiptare, na shkoj jeta me perkujtimore intelektualesh, sepse nuk kemi mundesi te gezohemi per ndonje intelektual qe eshte akoma gjalle, te gjith i vrau enver Qeni.
    .

  13. #13
    Pse nuk me ngroh fare mua kjo teoria e agjenturave Amerikane ne Shqiperi gjat kohes moniste ?
    Revolution 1848

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    mit,hat frasheri,me pak fjale''nje patriot i madh''

  15. #15
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.noa.al/news/admin/home/no...t-Frasheri.jpg










    Si u helmua Mithat Frashėri
    Transmetuar mė 27.03.2012 10:15



    Vlorė, 27 mars 2012, NOA/Gėzim Llojdia

    – “Ehu flamur i vjetėr/ehu flamur i ri/mėrgimtar nė dhe tė huaj,mėrgimtar nė qiej tė zi.. Dhe ja shkėndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymė e fundit Frashėri/Vakef pėr ne, pėr Shqipėri”. Ky ėshtė njė varg i poemės “Drita jote” e gjeniut tė kombit Mithat Frashėri. Diademė ose guri i xhevahirit ėshtė i kostueshėm nė tė vėrtetė ata janė tė fshehur nė shpirtra njerėzor dhe shkėndijimi i tij ėshtė marramendės. Njė diademė i kėtillė shqiptari ishte edhe Mithat Frashėri. Aguar nė lindje. Nė farėn e jetės Frashėri. Ndrit hapėsira. E maleve tė gjelbėr. Tė ulur nė prerin e vetmisė.Mijėra vite e i pritėm rilindasit.Atėherė, Frashėri, sigurisht qė ka ekzistuar. Nė suaz tė maleve kishte ruajtur formėn e vet.Dokumenti i parė qė sjell dėshmi. Kėtu nė kėtė vendbanim Frashėllinjtė janė vendosur aty nga 1710. Dokument ky i prurė nga koha, rreth viteve 1901 nga pinjolli i Frashėllinjėve Mit’hat Frashėri. Ky personalitet i nadh shqiptar u shua jashtė trojeve tona,nė tokėn e premtuar. Nė shtėpinė e studiuesit Fahri Shaska, nė Skelė tė Vlorės, bėmė kėtė bisedė lidhur me ditė-ikjen e gjeniut tė kombit siē e ka pėrkufizuar Uran Butka.

    -Zoti Shaska kur mbylli sytė gjeniu i kombit shqiptar nė tokėn e premtuar?

    Shpirti i kėtij njeriu tė ndriēėm u shkėput ditėn e hėnė,dita 3,vjeshta e dytė ora 9.25 minuta nė New Jork, hoteli Winthrop.

    -A keni ndonjė dėshmi tė njerėzve tė cilėt i kanė qėndruar pranė nė kohėn e shtegtimit yllėsor tė Mithatit?

    Ėshtė dėshmia e Talat Karagjozit qė unė e disponoj nė gazetėn Flamuri qė thotė:”Me lot nė sy dhe me zemėr tė brengosur po ju pėrshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bė varrimi i Kryetarit tonė tė dashur. Ishte ora 12 e drekės ditėn e diel kur shkova nė hotel pėr tė parė nė mė kishte ndonjė ndonjė punė dhe pėr ēudi. E gjeta nė shtrat. Kur e pyeta se si sishte mė tha se i ishin marrė pak mėndė dhe nuk hėngri drekė,mbasi nuk ndihesh mirė.

    Nga ora 13 mbas dreke fillon tė shqetėsohet,tė fėrkoj gjoksin tė ngrihet nga shtrati dhe tė bjerė pėrsėri. Ngrihet pėrsėri nxjerr nga valixhja njė shishe me ilaēe dhe pi njė kokėr me pak ujė,por pa dobi,sepse shqetėsimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dėshmia qartėson se Telati mė vonė ka telefonuar tek Dr. Laci nė klinikė dhe nė shtėpi,por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhėr. Telati i ka kėrkuar Mithatit qė ti thėrrisnin njė mjek tė huaj ,mirėpo frashėlliu nuk e kė miratuar kėtė propozim. Dr Laci ėshtė gjetur dhe ka ardhur. Dėshmitari ka shpjeguar se deri mė mbritjen e Dr Laci,Mithati nuk ka qenė mirė dhe disa herė ka folur pėrēartė.

    Dėshmitari kujton se atė mbasdite tė zezė ,Mithati i frashėllinjėve ky burrė i shquar e kombit ka kujtuar miqtė e B.Kombėtar.

    A mbahet mėndė ndonjė shprehje e tij nė kėto ēaste para ikjes sė pėrgjithmonė?

    “Tani biri imė,qė bėmė atė thirrjen nė radio Londrėn thamė se shqiptarėt duhet tė jenė tė denjė,pėr tė qenė shėrbėtorėt e Shqipėrisė. Unė besoj se tė gjithė ballistėt janė shėrbėtorė tė Shqipėrisė.

    Ēfarė ngjau mė tej nė orėt e asaj dite ?

    Tek hoteli nė dhomėn e gjeniut tė kombit kanė mbritur me urgjencė Dr Laci,Ilia Chapulari,Nuē Kota.I ėshtė bėrė njė injeksion. Dr Laci ka thėnė se ataku ka qenė me tė vėrtetė serioz.Po u pėrsėrit sėrish zor se mund ta hidhte,por a ishte atak. Dėshmitari Telat ka hedhur mė tej kėto rreshta ka vėnė nė dijeni tė mbesėn e tij si dhe Z.Dostin. Dėshmitari ka shkruar se gjatė natės ka bėrė nj gjumė tė qetė,por kjo ka ngjarė deri nė orėn 7.30 tė mėngjesit.Pra kishte ardhur e hėna. Aty rreth orės 8.30 bėnė njė lėvizje tė fuqishme tė kėmbės dhe krahut.Nė orėn 9.10 minuta pėrsėrit tė njėjtėn veprim. Cfarė ka pėrshkruar T.Karagjozi.Lajmėrova doktorin dhe nga ana tjetėr afrohem nė te shtrati i flasė,e luaj por nuk pėrgjigjet,mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime,hap sytė ma bėnė me shenjė tė ulem dhe vėrė dorėn e djathtė mbi dorėn time dhe me sy hapėt sai ishte mbaron menjėherė....

    Si ishte ceremoniali pėr gjeniun e kombit shqiptar?

    Ėshtė pėr tu admiruar se ndonėse ne mėrgim i ndjekur nga regjimi,tė gjithė gazetat janė shprehur pėr vdekjen e burrit tė shtetit dh si dhe kanė folur pėr veprat etij. Tė mėrkurėn ka filluar procesioni i shqiptarėve qė shkuan tė pėrcillnin patriotin djalin e Abdylit tė madh pėr nė shtegikjen e tij tė pėrhershme. Por nė atė dhomė qė ku u vendosur trupi i Mithatit erdhėn dhe bėnė homazhe edhe tė huaj. Shqiptarėt kanė ardhur nga tė gjithė vendet nga ku banonin shqiptarėt nė mėrgim duke shprehur pikėllimin e madh,pėr ikjen e djalit tė Abdylit njeriut tė madh,Mithat Frashėrit. Tek trupi i tij kanė bėrė roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkėpia,Skėnder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti.Gazeta pėrshkruan se ditėn diell u vendos njė sallė tė madhe dhe filluan tė vijnė kurorat,25 kurorar nga organizatat,grupe personalitetet tė huaj. Nė orėn 14 ka filluar ceremonia e varrimit .Imam Vehbi i ardhur ngė Detroit ka bėrė lutjet kanė folur:Nuēi Kota nė emėr tė Komitetet Kombėtar “Shqipėria e Lirė”,Grigor Tashkovite,-ishsenator jugosllavė, nė emėr tė Internacional Peasant Union,Dr Bistrev ish deputet bullgar nė emėr tė Komitetit Kombėtar Bulllgar,Zj Gold Veliko nė emėr tė rinisė shqiptare tė lindur nė Amerikė,ter fjalimet e fundit kanė qenė nė gjuhėn anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombėtar dhe nė sallė ishin 200 veta. Kortezhi pėr nė varrezat “Fernchff”.Arkivoli merret nė krahė dhe aty kanė folur Sejfi Protopapa,At Paul V.Rado.

    Njė vit me vonė nė njė numėr shtator-tetor 1950 nė Nr 9-10 shkruhet:”Pėrkujtojmė shėrbėtorin e Shqipėrisė ku midis tė tjerave thuhet”Njė vit mė parė nėn qiellin e muzgut tė Njy Jorkut trashėgimtari i denjė i Frashėllinjėve,Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare,ushtari i madh i rezistencės sė kombit nė robni,pikėrisht kur po luftonte pėrpara botės sė lirė pėr lirin e kombit tė vetė, njė shpresė e madhe nė mes kaq dėshpėrimesh, MITHAT FRASHĖRI,shuhet fiket pėr jetė. Aty gjejmė edhe njė poezi tė Bardhyl Pogonit pėr Mithatin:”Iku e s’kthehet mė/ qepallat i mbylli n vetmi/ e mbeti fytyrė e pa zė?me buzė qė s’flasin mė/me duar qė s’dridhen mė/tė ikė Sherbestar i kombit/e skthesh mė...

    Pėrkujtim i bame nė Radio Londrėn:”Sot mbushet moti qysh kur ndėrroi jetė Midhat Frashėri,ai qė mishnonte njė gjysme shekulli historije Shqipėrie.Nji mot,qė pa forcimin e shpresave tė kombit shqiptar pėr liri dhe pavarėsi dhe farkėtimin e vullnetit tė ngulun tė Botės sė Lire me i thye kokėn agresionit komunist.Sot nderojmė me pėrvuejtni kujtimin e kėtij simboli tė shqiptarizmit,qė shkrimi energjitė e tij si ushtari nė krye tė detyrės,pėr njė Shqipni tė lirė,tė lumtur dhe tė nderuar..Nė kėtė pėrkujtimore tė kėsaj radio prestigjioze pėrfshihet aktiviteti patriotik i Mithatit.Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bame qendra e tė gjithė atyre shqiptarėve,pleq e tė rinj qė ėndėrronin njė Shqipėni me tė vėrtetė demokratike. Cilėsohet edhe ėndrra e tij pėr tė ngritur Institutin e Albanologjisė pėr ti dhuruar bibliotekėn e tij me 40.000 vėllime. Nė atė komunikatė pėrkujtimi vlerėsohet qėndrimi i Mithatit qė nga 7 prilli i 1939 e deri nė mėrgimin e dytė me jetėn nėpėr kampe me brenga e vuajtje qė nuk e tronditen aspak zellin patriotik...

    Ehu flamur i vjetėr/ehu flamur i ri/mėrgimtar nė dhe tė huaj,mėrgimtar nė qiej tė zi..Dhe ja shkėndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymė e fundit Frashėri/Vakef pėr ne,pėr Shqipėri.

    Shpirtrat ne nuk i kemi parė dhe skemi asnjė mundėsi ti shohim. Ato janė shpirtra. Shpirtra,qė presin nė vendroje. Te kėmbėt e urės me diell. Shpirtra,qė rrojnė. Shpirtra qė vijnė.Pėr frashėllinjtė ka qėnė njė bekim pėr tė sjelur pėrparim,mirėsi e zhvillim kombit tė tyre. Nė librin e madh,qindra,miliarda fletėsh tė Perėndisė,tre djem ishin pėrcaktuar nga Zoti, pėr tė ardhur nė jetė nė katundin Frashėr, nė familjen e feudalit ushtarak tė zhveshur nga timari ,Halid Bej Frasherit.Tė tre fletėt njė gėrvimė i pėrshkonte. Fletėt sidoqoftė ishin tė pa depėrtueshme .Shiu si njomte as era si rrihte.Ndonėse embrioni i lules ishte riformuar nga e para .Kjo ishte shkruar nė librin qindra milionė fletė tė Perėndisė. Kėshtu ndoshta ishte shkruar dita e Frashėllinjėve nė librin e Perėndisė. I kėtij trungu dhe i kėsaj peme ėshtė Mithati. Mithati ėshtė kujtimi mė i bukur i njerėzve pėr luftėn pėr demokraci e qytetėrim perėndimor. Gjurma e tij ėshtė e rėndė dhe e thellė nė themele tė lirive dhe qytetėrimit perėndimor.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Tema tė Ngjashme

  1. Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
    Nga shendelli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  2. Naim Frashėri, aspostulli i shqiptarizmės
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 05:05
  3. Mithat Frashėri pėr autoqefalinė
    Nga murik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  4. Mithat Frasheri dhe "veteranet"
    Nga karaburuni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 09:21
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •