Koment

Islami radikal vazhdon tė rrezikojė Shqipėrinė dhe Kosovėn

               PUBLIKUAR NĖ : 10:35 - 02/08/19PIRRO PRIFTI

 

23

 

 

 

 

 

Pirro Prifti

Nė njė kohė kur Shqipėria, Kosova, janė pėrfshirė nė vorbullat e konflikteve politike dhe tė korrupsionit, nė njė kohė kur Bosnjė dhe Hercegovina (ish-Dukagjini), megjithėse tė lėna nė varfėrinė e tyre dhe nė paqe tė brishtė politike (Bosnja pas luftėrave etnike dhe fetare), kėto vende, ku emigracioni ėshtė i madh, varfėria e madhe, praktikisht nė ditėt e sotme, po pėrmbyten heshturazi nga ideologjia radikaliste dhe nga xhamitė qė po ngrihen kudo.

Nė njė kohė kur SHBA dhe BE po pėrpiqen tė integrojnė Shqipėrinė dhe Maqedoninė, dhe u japin shpresa Serbisė dhe Bosnjės, duke u shpjeguar dhe duke dhėnė kushte se si t’i realizojnė ato nė mėnyrė qė tė integrohen, nga ana tjetėr njė lumė i madh i ideologjisė radikaliste vazhdon heshturazi tė futet nė tė ēarat e demokracisė sė brishtė tė kėtyre shteteve, sidomos nė pjesėt rurale tė vendit, aty ku injoranca dhe varfėria lulėzojnė ashtu si gjembaēėt e shkretėtirės.

Por, si po ndodh ky fenomen pasi ISIL, Al Qaeda, Al Nusra, Vehabizmi, janė shpartalluar, pasi lajmi pėr djalin e Bin Ladenit – Hamza Bin Laden na qenka vrarė, kur Al Bagdadi jeton i fshehur diku nė rrėnojat e qyteteve sirianė. Kur talebanėt e mundur vazhdojnė tė dėmtojnė dhe tė mos u lėnė kėnaqėsinė amerikanėve pėr tė shijuar fitoren ndaj radikalizmit islamik nė Afganistan?

Pėrballė idesė sė BE pėr tė pėrfshirė, integruar edhe Ballkanin Perėndimor nė shtetin e madh demokratik europian, BE, vazhdon tė mbetet si kundėrshtar i kėsaj ideje – gjeopolitika turke (por dhe arabe) pėr tė ribėrė njė perandori tė re islame nėn drejtimin e Turqisė (dhe Arabisė), duke pasur pėrparėsinė nė kėto vende dikur nėn varėsinė e tyre, por pėrparėsia mė e fuqishme ėshtė ideologjia fetare islame, e cila ka zėnė rrėnjė 500-vjeēare nė kėto vende.

Dihet se islami radikal ėshtė politik dhe jo vetėm fetar.

Le tė merremi me vendin tonė dhe me Kosovėn e tė shohim pėrse vėrehet njė indiferencė ndaj kontrollit tė radikalizmit islam. Islami radikal ka ndryshuar taktikat, por jo objektivin: atė tė bėrjes me dhunė tė njė islami-stani ballkanik (madje dhe europian po mundėn) me ligjet e sheriatit dhe tė vehabizmit, duke shkatėrruar laicizmin dhe demokracinė.

Praktikisht taktikat janė si ajo qė shkruante Lenini dhe tė KGB:

– Revolucioni socialist do tė fitojė aty ku zinxhiri kapitalist ėshtė mė i dobėt. Kėtu vetėm zėvendėsoni fjalėn socialist me fjalėn islam dhe del taktika djallėzore. Kush janė vendet mė tė dobėta sot nė zinxhirin kapitalist? Sigurisht vendet e Ballkanit: Shqipėria, Kosova, Bosnja Maqedonia;

– Varfėria dhe injoranca, sidomos nė pjesėt rurale tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Ballkanit Perėndimor janė faktor tjetėr ku po mbėshtetet invazioni i heshtur radikalist islamik, i cili jep ndihma dhe vazhdon tė japė ndihma tė kondicionuara nė kėto vende (pra me kushte qė ēdo ndihmė ose financim i madh nga shoqata islame apo tė kamufluara tė shoqėrohen me ngritjen e xhamive dhe medreseve);

– Brishtėsia dhe indiferenca e institucioneve tė demokracisė perėndimore janė ato tė ēara ligjore dhe etike, mbi tė cilat mbėshtetet invazioni radikalist i heshtur islamik. Kjo ka shkaktuar qė emigrantėt refugjatė me kalimin e kohės kėrkojnė (duke shfrytėzuar ligjet laike europiane tė ruajtjes dhe zbatimin e tė drejtave tė njeriut) ngritjen e institucioneve fetare nė ato vende, ndėrsa nė Shqipėri, Kosovė, Bosnjė dhe Hercegovinė, pėr shkak tė anarkisė ligjore dhe konflikteve politike, si dhe varfėrisė, kanė abuzuar duke ndėrtuar institucione fetare pa hesap;

– Ateizmi nė rritje, i cili ėshtė armiku mė i madh i demokracisė perėndimore, sepse nėpėrmjet ateizmit, zbehen dhe shemben pragjet etike dhe morale tė popullit dhe kombit, duke krijuar iluzionin masiv tė lirisė pa kufi, sidomos te tė varfrit dhe injorantėt, tė cilėt bėhen skalioni i parė i ushtrisė radikaliste nė shėrbim tė “ujqėrve tė vetmuar” dhe tė tė huajve,

– Emigracioni dhe refugjatėt, njė nga mėnyrat mė tė kamufluara tė hyrjes sė radikalistėve islamikė nė vendet e BE, SHBA, Kanada, Australi dhe Rusi, kurse nė vendet e Ballkanit Perėndimor, refugjatėt janė tė paktė, mė tepėr vijnė individė qė hapin biznese tė vogla apo tė mėdha, tė cilėt janė si ato celulat e heshtura tė pėrhapjes sė komunizmit dikur nga BRSS. Taktikat e pėrhapjes dhe invazionit radikalist islamik nė mėnyrė tė fshehtė janė tė ngjashme me taktikat e KGB.

– Zhgėnjimi dhe depresioni masiv moral, social dhe ekonomik, nga rėnia e sistemit komunist, sidomos nė ish-vendet e bllokut komunist shkaktuan njė anarki morale, institucionale dhe ishin “triger”-ėt e radikalizmit fetar, madje dhe tė atij kristian, ashtu siē ngjau nė luftėn nė Bosnjė dhe Kosovė.

– Pėrkrahja me armė dhe me para nė disa raste e radikalistėve fetarė muxhahedinė nga ana e SHBA-sė pėr tė luftuar BRSS nė luftėn e Afganistanit tė viteve 1979-1989, si dhe nxitja e luftės civile, e cila nuk ka mbaruar akoma nė Siri, shkaktoi dyndjen e luftėtarėve islamikė aty edhe nga Ballkani Perėndimor dhe Shqipėria. Mendohet se janė me qindra luftėtarė radikalistė qė luftuan aty, dhe me dhjetėra luftėtarė, tė cilėt janė kthyer nė Ballkanin Perėndimor.

Presidentja e Kroacisė, Kolina Kitaroviē, nė njė takim pėr 75-vjetorin e Holokaustit nė Izrael, kėto ditė deklaroi se “Bosnja dhe Hercegovina drejtohen nga islami radikal, i cili ėshtė pėrcaktues nė rregullimin e axhendave”.

Sipas Koha.net, nė Kosovė aktualisht ekzistojnė rreth 750 xhami, ku qytetarėt kryejnė ritet e tyre fetare. Nė mesin e tyre janė mbi 200 syresh qė janė ndėrtuar qė nga pėrfundimi i luftės (pas 1999).

Xhamizimi i tokave shqiptare vazhdon me shpejtėsi nė Kosovė dhe Shqipėri dhe kjo nuk ėshtė rastėsi, por njė politikė religjioze e induktuar nga Gjeopolitika turko-arabe, e cila ka filluar qė pas shembjes sė komunizmit, tė cilėn e kam shpjeguar edhe nė shkrimet e kaluara.

Nė Shqipėri, pavarėsisht largimit masiv tė shqiptarėve nė vendet e BE, SHBA, Angli, Australi, ku mendohet se janė 1.8 milionė shqiptarė tė shpėrndarė kryesisht nė Greqi, Itali, Angli, SHBA dhe Belgjikė etj., gjendja nė Kosovė ėshtė gjithashtu e ngjashme dhe mendohet se nga Kosova janė larguar rreth 1 milion banorė qė pas 1993.

Popullsia qė ka mbetur, kryesisht ajo fshatare (dihet qė popullsia rurale nė Shqipėri ėshtė 70% e popullsisė totale, e cila mė 2013 zbriti nė 50%) pėrballet nga dy probleme madhore: papunėsia dhe varfėria. Zgjidhja momentale, sipas vetė mentalitetit fshatar, ėshtė: ardhja me shumicė nė qytete dhe pėrqafimi i ēdo lloj mundėsie pėr tė mbijetuar: si kriminaliteti, prostitucioni, amoraliteti, imoraliteti dhe radikalizimi.

Radikalizimi i individėve po ndodh pikėrisht pėr shkak tė ateizmit dhe propagandės islamike, e cila godet pikėrisht plagėt e kapitalizmit, si prishja dhe shthurja e familjes, e cila nuk do tė ndodhte nėse, sipas islamit, do tė kishte sheriat.

Kjo vėrteton atė qė ka thėnė Xhorxh Bernard Shou, se “Nuk ka krim mė tė madh se tė jesh i varfėr”.

Ky invazion i fshehtė i radikalizmit islamik, i cili ka ndryshuar taktikėn, nga sulmet dhe pretendimet e hapura si nė rastin e luftės nė Afganistan, Irak, Siri, Jemen, nė luftėn e fshehtė dhe tė pėrhapjes sė ideve tė radikalizmit nėpėrmjet investimeve politiko-religjioze dhe fondacioneve bamirėse apo ngritjes sė bizneseve private.

Zonat tona rurale tė varfra janė mė tė rrezikuara, duke pasur parasysh qė edhe injoranca, traditat, pėrēarja dhe urrejtja janė duke zėnė vend gradualisht, pikėrisht pėr shkak tė propagandės radikaliste, e cila godet pikat mė tė dobėta tė demokracisė shqiptare: prishjen e familjes, ateizmin, i cili shoqėrohet me anarki morale dhe sociale, varfėrinė; sidoqoftė edhe popullsia qytetare ėshtė e prekur, sepse shumica e saj pėrbėhet nga tė ardhur prej fshati, qoftė pėr tė gjetur punė, qoftė pėr tė mbijetuar me format e paligjshme, qoftė nga pėrdorimi i militantizmit politik, nė tė cilin njerėz pa kurrfarė identiteti emėrohen drejtues nė shtet. Kėta janė mė tė rrezikshmit, sepse, sikundėr thotė dhe Bibla, “ruaju nga fukarai qė bėhet mbret”.

Detyra e shtetit ėshtė nė radhė tė parė tė investojė pėr tė tė pakėsuar varfėrinė, pėr tė rritur punėsimin, pėr tė pėrmirėsuar arsimimin laik dhe pėr tė ndihmuar qė familjet tė mos ndahen.

Shpresojmė qė qeveritė e Shqipėrisė dhe Kosovės tė marrin parasysh kėto mundėsi dhe tė marrin masa, pavarėsisht nga ideja se na mbron SHBA dhe BE, sepse “Ujku, ujku, por ēakalli vazhdon tė bėjė namin” te ne…./Gazeta Liberale

 

23