Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    ADN zbulon sekretet e Filistejve të lashtë: Ata janë përmendur në Testamentin e Vjetër, dhe kjo ësht

    ADN-ja zbulon sekretet e Filistejve të lashtë: Ata janë përmendur në Testamentin e Vjetër, dhe kjo është historia e tyre


    Analizat e mbetjeve gjenetike të Filistejve, një popull i përmendur në Testamentin e Vjetër,
    dhe ato të zbuluara në Izrael zbulojnë origjinën e këtij kombi, thanë biologët izraelitë.

    Për mijëra vjet Filistinët janë përmendur në versionin hebre të Biblës së Testamentit të Vjetër.
    Historia e Filistejve mund të gjendet në shkrimet e armiqve të tyre si egjiptianët e lashtë, babilonasit, asirianët, dhe në Bibël kundërshtari i mbretit hebre David - Goliath ishte gjithashtu një filistin.
    Historitë e Filistejve janë të pakta, por analiza e ADN-së e skeleteve të tyre të te epokës bronzitsë dhe hekurit të zbuluar në rrënojat e qytetit portual Ashkelon zbuluan se ata kanë origjinë nga Evropën Jugore.
    Një ekip arkeologësh dhe gjenetistësh, të cilët kanë gërmuar Ashkelon për 30 vjet, gjetën eshtra 3,600 deri në 2.888 vjeç dhe analizat e tyre sugjerojnë që Filistinët i përkisnin gjenetikisht banorëve të Evropës Jugore, nga brigjet e Mesdheut.
    Ata lëvizën drejt lindjes, dhe kështu arritën në brigjet e Azisë së Vogël, ku u bashkuan me vendasit, dhe kështu u formuan popullin e Filistejve.
    Këto gjetje u botuan javën e kaluar në revistën Advanced Science.
    Arkeologët kanë kohë te gjate që kërkojnë origjinën e Filistejve, të cilët mendohet se janë vendosur në Azinë e Vogël në shekullin XII para Krishtit, ku jetuan deri në 604 para Krishtit, kur u skllavëruan nga babilonasit.
    Bibla Hebraike përmend se ata erdhën nga "Kaftor", që mund të ishte Kreta bashkëkohore ndërsa një interpretim bashkëkohor i disa teksteve egjiptiane sugjeron që Filistenët ishin një "popull i detit" që u vendosën në Azinë e Vogël të Jugut.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 02-08-2019 më 16:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •