Ajeti i pastrimit (aje et-tat′hir) ėshtė njė nga provat tekstuale pėr papėrlyeshmėrinė e Ehl ul-Bejtit, i cili dėshmon pastėrtinė e plotė dhe pozitėn unike tė tyre: {Allahu dėshiron tė largojė tė gjithė ndytėsinė (e mėkateve) nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė skajshėm} (33:33).

Fjala rixhs nė kėtė ajet, e pėrkthyer si ′ndytėsi′, nė gjuhėn arabe ka kuptimin e papastėrtisė, qoftė tė jashtme apo tė brendshme, ku kjo e fundit ėshtė sinonim i mėkatit. Fjala rixhs ėshtė pėrdorur nė Kur′an me tė dyja kuptimet. Papastėrtia e jashtme ėshtė ajo qė nėnkuptohet nė ajetin: {Cofėtira, gjaku i derdhur dhe mishi i derrit - janė tė gjitha ndytėsi} (6:145). Pėrkundrazi, ėshtė papastėrtia e brendshme ajo qė nėnkuptohet nė ajetin: {E sa u pėrket atyre qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, ajo (zbritja e sures) ndytėsisė sė tyre u shton ndytėsi dhe ata vdesin si jobesimtarė} (9:125).

Nė ajetin ku flitet pėr heqjen e ndytėsisė dhe papastėrtisė nga Ehl ul-Bejti, fjala rixhs s′mund tė interpretohet si referim ndaj papastėrtisė sė jashtme, pasi tėrė muslimanėve u kėrkohet t′i heqin papastėrtitė trupore si obligim fetar; kjo pra, s′ėshtė diēka qė vlen ekskluzivisht pėr Ehl-i Bejtin, ndėrkohė qė ajeti e tregon qartė dhėnien e njė merite tė veēantė atyre nga Allahu. Pėr mė tepėr, shmangia e ndytėsisė dhe papastėrtisė nuk numėrohet si virtyt qė sipas Kur′anit karakterizon njė grup tė veēantė njerėzish. Pėr pasojė, qė ajeti tė jetė i kuptueshėm, fjala rixhs duhet tė merret nė kuptimin e ndotjes sė brendshme tė shpirtit.

Dėshira dhe qėllimi i Allahut pėr ta larguar tėrė ndytėsinė nga Ehl ul-Bejti ėshtė nė suazėn e tėrė skemės sė krijimit, nė atė qė Allahu dėshiroi qė, brenda rendit tė Tij, pjesėtarėt e asaj Shtėpie tė jenė tė ēliruar nga ēdo papapastėrti dhe tė stolisur me papėrlyerje. Po t′ia referonim dėshirėn e Allahut ēėshtjeve tė ligjit dhe dispozitave tė tij, kuptimi do tė ishte se nė sferėn ligjore ata nuk do tė kryenin shkelje apo ta pėrlyenin veten. Ėshtė e qartė se njė kuptim i tillė do tė ishte i papranueshėm, sepse shmangia e mėkatit dhe heqja e tė papastrės ėshtė njė obligim fetar universal, imponimi i tė cilit nuk i jep nder apo status tė posaēėm askujt. Ai mesiguri nuk do ta bėnte Profetin (s) t′i pėrvishej veprimit tė paprecedent tė mbledhjes sė anėtarėve tė Ehl ul-Bjetit tė tij pas dyerve tė mbyllura, e t′u hidhte atyre njė mbulojė (kisa′) pėrsipėr.

Shpallja e ′ajetit tė pastrimit′ fitoi vėmendje tė madhe nė kohėn e Profetit (s) mes shokėve tė tij, dhe grupi i pėrzgjedhur tė cilėve u drejtohej ky ajet dhe shenjtėria e pastėrtia e tė cilėve u bė diēka e pranuar nga tė gjithė, u bėnė tė njohur si ′njerėzit e mbulojės′ (ehl ul-kisa′). Saherė qė anėtarėt e Ehl ul-Bejtit e shihnin tė nevojshme ta theksonin rangun e tyre tė veēantė shpirtėror, ata i referoheshin me krenari kėtij ajeti. Pėr shembull, Imam ′Aliu iu referua atij gjatė rastit tė Fedekut, apo konsultimit pėr zgjedhjen e khalifit, pas vdekjes sė ′Umerit. Prijėsi i Besimtarėve shtroi kėtė argument: ″A ėshtė shpallur pėr ndonjėrin prej jush ajeti i pastrimit?″ Kur ata thanė ′jo′, ai vazhdoi: ″Anėtarėt e Ehl ul-Bejtit janė tė mbuluar me virtyte tė shumta, sepse Kur′ani thotė: {Allahu dėshiron ta largojė tėrė ndytėsinė e mėkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė deri nė skaj}. Allahu pra e ka larguar nga ne tėrė ndytėsinė, tė jashtme e tė brendshme, dhe na ka fiksuar nė rrugėn e sė vėrtetės dhe sė drejtės.″ (Gajet ul-Meram, f. 295

Po i referohemi ngjarjeve tė shpalljes sė ′ajetit tė pastrimit′ nga disa prej burimeve mė autentike tė dijetarėve sunni. Sejjid Ebu Bekr Shihabuddin el-Shafi′i transmeton nė veprėn e tij Kitab Rushfet us-Sa′di min Bahr ul-Fada′il Beni Nebi el-Hadi (Darul-Ilmije, Egjipt, 1303 H) Kr. I, f. 14-19, nga Tirmidhiu, Hakimi, Ibn Xheriri, Ibn Mundhiri, Ibn Mardawejhi, Bejhekiu, Ibn Ebi Hatimi, Taberaniu, Ahmedi, Ibn Kethiri, Muslimi, Ibn Ebi Shejbe e Samhudiu, se ky ajet u shpall pėr pesė personat nėn pelerinė: tė Dėrguarin e Allahut (s), Hazreti Fatimenė, Imam ′Aliun, Imam Hasanin e Imam Huseinin.

Shumė transmetues kanė regjistruar ngjarjen e harrire-s*. Mes tyre, Imam Tha′lebiu nė Tefsir, Imam Ahmedi nė Musned dhe Ibn Athiri nė Xhami ul-Usul, duke cituar nga Sahih-u i Tirmidhiut (shih mė poshtė) dhe i Muslimit, transmetojnė nga gruaja e Profetit (s), Ummi Seleme se: ″I Dėrguari i Allahut (s) ishte nė shtėpinė time kur Fatimeja i solli njė pjatė harrire. Nė atė ēast ai ishte ulur nė verandėn e tij ku zakonisht flinte. Ai kishte njė pelerinė Khajberi nėn kėmbė. Unė po falesha nė dhomėn time. Profeti (s) i tha Fatimesė tė thėrriste burrin e djemtė e saj. Pas pak, ′Aliu, Hasani dhe Huseini erdhėn brenda dhe hėngrėn harriren. Xhibra′ili erdhi e i shpalli Profetit ajetin: {Allahu dėshiron tė largojė tė gjithė ndytėsinė (e mėkateve) nga ju, O Ehl ul-Bejt, e t′ju pastrojė me njė pastrim tė skajshėm} (33:33). Atėherė, i Dėrguari i Allahut (s) i mbuloi tė gjithė me pelerinėn e tij, ngriti duart nga qielli, dhe tha: ′O Allah, kėta janė Ehl ul-Bejti im. Largoje ēdo papastėrti nga ata, e pastroji me njė pastrim tė pėrkryer.′ Ummi Seleme thotė se ajo lėvizi pėrpara e deshi tė hynte nėn pelerinė duke thėnė: ′O i Dėrguari i Allahut, a tė vij dhe unė?′ Profeti (s) u pėrgjigj: ′Jo, qėndro nė vendin tėnd, ti je nė tė mirė′.″

Fakhr ed-Din Raziu shton nė Tefsir ul-Kebir, se Profeti (s) tha: ″Ju janė hequr tė gjitha mėkatet″ e ″Ju janė dhėnė mbulojet e bekimeve.″ Hazreti ′Aisheja thotė: ″Njė mėngjes, i Dėrguari i Allahut (s) doli nga shtėpia e tij i mbuluar me njė mbulojė (kisa′) leshi tė zi. Pas pak hyri Hasani, dhe Profeti e futi nėn mbulojė. Pastaj erdhi Huseini i cili u fut aty. Mė pas erdhi Fatimeja dhe ai e mori edhe atė nėn mbulojė. Pastaj erdhi ′Aliu dhe u fut nėn mbulojė, dhe atė ēast i Dėrguari (s) recitoi: {Allahu dėshiron qė tė largojė tė gjithė ndytėsinė (e mėkateve) nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė plotė}″. Kjo pėrcillet nė Sahih Muslim: Kitab Fada′il us-Sahabeh, vėll. VII, f. 130, nr. 4450; Musned Ahmed: Baki Musned el-Ensar, nr. 24132; Sahih ul-Tirmidhi: Kitab el-Adab, nr 2738; Sunen Ebu Da′ud: Kitab el-Libas, nr. 3513; Tefsir ul-Keshshaf i Zemakhsheriut vėll. I, f. 370 (ajeti 3:61); Tefsir Durr ul-Menthur i Sujutiut, vėll. V, f. 198; Jenabi ul-Muwedde e el-Kunduzi Hanefiut, Kreu LV, f. 174 (bot. Stambollit); Mustedrek us-Sahihejn e Hakimit, vėll. III, f. 159; et-Taxh el-Xhami′ li′l-Usul e Prof. Mensur ′Ali Nassifit, vėll. III, f. 333...etj.

′Umer ibn Ebu Seleme, djali i umm ul-mu′minin Ummi Selemes, thotė: ″Ajeti i pastrimit u shpall nė shtėpinė e Ummi Selemes. I Dėrguari i Allahut (s) thirri Fatimenė, Hasanin, Huseinin, dhe ′Aliu ishte pas tij. Pastaj ai i mbuloi ata me njė pelerinė (kisa′) dhe tha: ″O Allah! Kėta janė Ehl ul-Bejti im, prandaj largoje ndytėsinė e mėkatit prej tyre e pastroji ata!″ Atė ēast, Ummi Selemja pyeti: ″O i Dėrguari i Allahut! A jam unė mes tyre?″ Ai (s) u pėrgjigj: ″Ti je nė vendin tėnd dhe je nė tė mirė.″ Ky hadith transmetohet nė Sahih-un e Tirmidhiut (red. nga Ibn Arabi el-Maliki, bot. Egjiptit), Kitab et-Tefsir, vėll. II, f. 200, nr. 3129, Kitab el-Menakib, vėll. II, f. 308, nr 3719; Xhami ul-Usul e Ibn ul-Athirit, vėll. I, f. 101; Rijad un-Nedire e Muhibb et-Taberiut, vėll. II, f. 188. Nė hadithin 3806 tek Sahih Tirmidhi, Kitab el-Menakib, vėll. II, f. 309, kjo citohet drejtpėrdrejt nga Ummi Seleme. Ajo pohon se Profeti (s) mbuloi Hasanin, Huseinin, ′Aliun dhe Fatimenė me pelerinėn e tij dhe tha: ″O Zot! Kėta janė Ehl ul-Bejti im dhe tė zgjedhurit e mi. Largoje mėkatin prej tyre dhe pastroji ata!″ Umm Seleme thotė: ″E pyeta Profetin: ′A jam unė mes atyre?′ Ai u pėrgjigj: ′Ti je nė tė mirė′.″ Tirmidhiu komenton: ″Ky hadith ėshtė sahih dhe i mirėdokumentuar; ai ėshtė mė i miri qė citohet nė kėtė kontekst.″

Pastaj, Tirmidhiu citon Enes bin Malikun, qė thotė se i Dėrguari i Allahut (s) pėr gjashtė muaj me rradhė kalonte pranė derės sė Fatimesė ēdo herė qė ngrihej pėr tė falur sabahun dhe thonte, ″Ėshtė koha e namazit, o Ehl ul-Bejt! {Allahu padyshim dėshiron ta largojė tėrė papastėrtinė nga ju, O Ehl ul-Bejt, e t′ju pastrojė me njė pastrim tė skajshėm}.″ Kėtė e transmeton edhe Taberaniu nė Xhami′ ul-′Usul, vėll. IX, f. 156, Hakimi nė el-Mustedrek, vėll. III, f. 158; Dhehebiu nė Telkhis, vėll. II, f. 150; Imam Ahmedi nė Musned, vėll. III, f. 285; Ibn Kethiri nė Tefsir, vėll. III, f. 495 dhe el-Bidaje we′n-Nihaje, vėll. IV, f. 438; Taberiu nė Tefsir, vėll. XXII, f. 6; Sujutiu nė Durr ul-Menthur, vėll. V, f. 199; el-Mutteki el-Hindi nė Kenz ul-Ummal, vėll. VII, f. 102; Ibn es-Sebaghu nė Fusul ul-Muhimme, f. 8; Ibn ul-′Athiri nė Usd ul-Ghabeh, vėll. V, f. 521; el-Kunduzi el-Hanefi nė Jenabi ul-Muwedde, Kreu LV, f. 174 (bot. Stambollit); el-Hasakani nė Shewahid ut-Tenzil, vėll. II, f. 32; el-Hejthemi nė Mexhma′ uz-Zewa′id, vėll. IX, f. 168 dhe Baladhuriu nė Ansab ul-Ashraf, vėll. II, f. 104.

Gjithashtu, Sujutiu nė Tefsir Durr ul-Menthur, transmeton nga Ebu Sa′id el-Khudriu se kur u zbrit ajeti {Dhe urdhėroje familjen tėnde tė falė namaz} (20:132), Profeti (s) pėr tetė muaj me rradhė, shkonte tek dera e ′Aliut nė kohėn e faljes dhe thonte: ″Ėshtė koha pėr namaz, Allahu ju mėshiroftė! {Allahu ka pėr qėllim tė largojė tėrė ndytėsinė e mėkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė skajshėm}.″ (Shih dhe Tefsir-in e Fakhr ed-Din Raziut)

Nė komentimin e ajetit 33:33, Sujutiu shkruan: ″Ibn Xheriri, Hakimi e Ibn Mardawejhi transmetojnė se Sa′di tha: ′Shpallja [e ajetit 33:33] zbriti mbi tė Dėrguarin e Allahut (s). Atėherė, ai solli ′Aliun, Fatimenė dhe dy djemtė e saj nėn pelerinėn e tij. Pastaj, ai tha: O Allah! Kėta janė familja ime dhe Ehl ul-Bejti im!′″

Pėrkthyesi i Kur′anit nė gjuhėn shqipe, H. Sherif Ahmeti e ka kaluar nė heshtje komentin e kėsaj pjese tė ajetit 33:33, duke mos e pėrmendur as se kush janė familja e Pejgamberit, por ai s′e ka fshehur tė vėrtetėn nė sqarimin e shkurtėr tė ajetit 3:61, nė faqen 89. Nė paragrafin e tretė tė shėnimit, gjatė pėrshkrimit tė ngjarjes sė Mubahile-s, ai pohon: ″Pejgamberi u tha dhe doli me familjen e vet; me Huseinin ngryk, Hasanin pėrdore, Fatimen pas tij dhe Aliu pas.″ Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė Botėve.

Tahawiu transmeton nė Mushkil el-Athar, vėll. I, f. 336: ″Umm Seleme thotė: ′Kur u shpall ajeti fisnik, nė shtėpi nuk ndodhej askush pėrveē Xhibra′ilit, tė Dėrguarit tė Allahut (s), Fatimesė, Hasanit, Huseinit dhe ′Aliut. Unė e pyeta: ″O i Dėrguari i Allahut, a jam unė nga Ehl ul-Bejti?″ Ai u pėrgjigj: ″Vėrtet, ti ke vepra tė mira tek Zoti.″ Sa do tė doja tė kishte thėnė ′po′. Ajo do tė kishte qenė pėr mua mė e ēmuar se gjithēka mbi tė cilėn ndriēon dielli.″ Tahawiu pėrmend 11 hadithe me tė njėjtin kuptim, tė cituara nga Umm Seleme me zinxhirė tė ndryshėm transmetimi. Ai po ashtu citon dy hadithe me kėtė formė: ″Ēdo mėngjes, i Dėrguari i Allahut vinte tek dera e Fatimesė dhe thėrriste ′Es-selamun aleikum, o Ehl ul-Bejt. Allahu ka pėr qėllim tė largojė ndytėsinė e mėkateve nga ju′.″ Pastaj, ai shton: ″Gjithashtu, ajo qė transmetohet nė lidhje me kėtė tregon se ajeti i pastrimit ėshtė pėr nder tė tyre.″ (Shih f. 332-339)
Ahmedi transmeton nga Shedded ibn Ebu Ammari: ″Shkova tek Wathile ibn el-Aska′i me disa tė tjerė. Ata pėrmendėn ′Aliun. Kur u ngritėn pėr tė ikur, ai mė tha: ″A tė tė pėrmend diēka qė e pashė ta bėnte i Dėrguari i Allahut (s)?″ Unė i thashė, ″Sigurisht!″ Ndaj, ai tha: ″Iu afrova Fatimesė pėr ta pyetur atė pėr ′Aliun. Ajo tha: ′Drejtoju tė Dėrguarit tė Allahut.′ Prandaj, e prita atė (s). Mė nė fund, i Dėrguari i Allahut (s) erdhi me ′Aliun, Hasanin dhe Huseinin; kėta kishin kapur secili njėrėn dorė tė tij. Kur arriti, ai e uli ′Aliun dhe Fatimenė para vetes, kurse Hasanin e Huseinin mbi kofshė. Pastaj ai hodhi pelerinėn e tij mbi ta, dhe recitoi ajetin: {Allahu ka pėr qėllim qė tė largojė ēdo papastėrti nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė pėrkryer}, dhe tha: ″O Allah! Kėta janė Ehl ul-Bejti im! Dhe Ehl ul-Bejti im gėzon mė shumė tė drejta.″ (Musned, vėll. IV, f. 107)

Nė Tefsir-in e tij tė njohur tė Kur′anit, ed-Durr ul-Menthur, nė zbėrthimin e kėtij ajeti, Xhelal ed-Din es-Sujutiu transmeton nga Ibn ′Abbasi: ″Pėr nėntė muaj rresht e vura re tė Dėrguarin e Allahut (s) tė vinte tek dera e ′Aliut pesė herė nė ditė, nė kohėt e namazit, dhe tė thėrriste: ′Paqja qoftė me ju, o Ehl ul-Bejt, dhe bekimet e mėshira e Allahut! {Allahu dėshiron tė largojė nga ju ndytėsinė e mėkateve, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė pėrkryer}; ėshtė koha e namazit, Allahu ju bekoftė!′ ″ (Po ashtu: Ahmedi nė Musned, vėll. I, f. 330; Nesa′iu nė Khasa′is ′Ali, f. 11; Muhibb et-Taberiu nė Rijad un-Nedire, vėll. II, f. 269; Hejthemiu nė Mexhma′ uz-Zewa′id, vėll. IX, f. 119, 207, el-Genxhi el-Shafi′i nė Kifajet et-Talib, Kreu 100, f. 232, ku jepen 6 hadithe tė sakta).

Ebu′l-Hamra′i, njė tjetėr sahab i Profetit (s), transmeton se: ″Pėr tetė muaj me rradhė nė Medine, i Dėrguari i Allahut (s) shkonte tek dera e ′Aliut pėr ēdo namaz tė sabahut. Ai i vendoste duart nė secilėn anė tė derės dhe thėrriste: ′Es-Salat! Es-Salat! Allahu dėshiron qė tė largojė gjithė ndytėsinė prej jush, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė pėrkryer′.″ (Sujutiu nė Durr ul-Menthur, vėll. V, f. 198; Ibn ul-Athiri nė Usd ul-Ghabeh, vėll. V, f. 174; Hejthemiu nė Mexhma′ uz-Zewa′id, vėll. IX, f. 169, ku autori pėrcjell njė hadith tė ngjashėm edhe nga Ebu Barzah.)

Vini re me kujdes, lexues tė ēmuar, se Profeti (s) i nderuar e ka veēuar hazreti Ummi Selemen - gruan e tij, nga Ehl ul-Bejti. Kėtė e dėshmojnė edhe hadithet e hazreti Aishes, Umer ibn Selemes, Ibn ′Abbasit, Enes ibn Malikut.. etj, cituar mė lart. Transmetohet nė Sahih Muslim e Xhami ul-Usul, se Hasan ibn Samrai pyeti Zejd ibn Arkamin: ″Kush janė Ehl ul-Bejti? A janė gratė e Profetit (s) mes tyre?″ Ai u pėrgjigj, ″Jo! Gruaja jeton me tė shoqin pėr ca kohė, pastaj ai e divorcon atė dhe ajo kthehet tek i ati dhe fisi i saj.″ (Sahih Muslim: Kitab Fada′il Sahabeh, vėll. VII, f. 124, nr 4425). Gjithashtu, nėse kjo pjesė e ajetit do t′u drejtohej grave tė Profetit (s), do tė ishte pėrdorur veta e dytė e shumėsit nė gjininė femėrore, e jo veta e dytė e shumėsit nė gjininė mashkullore (′ankunne nė vend tė ′ankum, dhe jutahhirekunne nė vend tė jutahhirakum).

Nė disa raste, Profeti (s) ua shpjegoi muslimanėve kuptimin e kėtij ajeti kur ua tėrhoqi vėmendjen pėr rėndėsinė e tij. Ebu Sa′id el-Khudriu transmeton hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut (s): ″Ky ajet ėshtė shpallur pėr pesė persona: mua, ′Aliun, Fatimenė, Hasanin dhe Huseinin; {Allahu dėshiron qė tė largojė ndytėsinė e mėkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė pėrkryer}.″ (Ibn Xheriri, Ibn Ebu Hatimi dhe Taberaniu. Po ashtu, Imam Tha′lebiu nė Tefsir, Ibn Merdewejhi, dhe Bejhekiu nė Sunen, nga Ummi Seleme.)

Taberaniu citon nė Mu′xhem ul-Kebir Imam Hasanin, duke thėnė: ″Jini korrektė ndaj ēėshtjeve tona; neve jemi sundimtarėt tuaj... ne jemi po ai Ehl ul-Bejt pėr tė cilėt Allahu ka thėnė: {Allahu dėshiron tė largojė nga ju tėrė ndytėsinė e mėkateve, o Ehl ul-Bejt, e t′ju pastrojė me njė pastrim tė skajshėm}.″ (vėll. III, f. 93, bot. 2-tė, Maktabe Ibn Tejmijje). Hejthemiu e citon nė Mexhma′ uz-Zewa′id nga Taberaniu dhe pohon: ″Transmetuesit e kėtij hadithi janė tė besuar.″ (vėll. IX, f. 172) Ai pėrfshihet edhe nė shumė libra tė tjerė, si Shewahid ut-Tenzil nga Hasakani, vėll. II, f. 32 (bot. 1-rė, 1411 H.), Ibn Kethiri nė Tefsir, vėll. III, f. 495 (Dar ul-Ma′rife, 1412), Ibn ′Asakiri nė Tarikh Dimeshk, vėll. XIII, f. 270 (Dar ul-Fikr, 1415)...

Sė fundi, po citojmė hadithin relevant tė Profetit tė pėrcjellė nga Ibn ′Abbasi:
″Allahu Fuqiplotė i ndau njerėzit nė dy grupe, dhe mė vendosi tek mė tė mirėt. Ai tha: {Sa u pėrket atyre tė djathtėve ... ata janė nėn drunjė pemėsh pa gjemba!} (56:27-8), e {Tė majtit janė nė nxehtėsinė e zjarrit dhe ujin pėrvėlues!} (56:42) Unė jam prej tė djathtėve e jam vėrtet mė i miri ndėr ta.
Pastaj Allahu i ndau njerėzit nė tre grupe, e mė vendosi prapė tek mė tė pastrit prej tyre. Ai tha: {E ata tė djathtit, kush janė ata tė djathtit? Po tė majtit, kush janė tė majtit? Ndėrsa tė pėrparmit janė nė ballė} (56:8-11). Dhe unė jam mė i miri i atyre qė janė nė ballė.

Pastaj Allahu i ndau njerėzit nė popuj dhe fise, e mė vendosi mua tek mė tė mirėt. Ai tha: {O njerėz, vėrtet Ne ju krijuam prej njė mashkulli e njė femre, dhe ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni me njėri tjetrin, dhe mė i miri ndėr ju tek Allahu ėshtė ai qė ėshtė mė i pėrzotshėm} (49:13). Dhe unė jam mė i pėrzotshmi e mė i miri ndėr njerėz, e megjithatė nuk krekosem pėr kėtė.
Pastaj Allahu i ndau njerėzit nė tė afėrm dhe familje e mė vendosi mua nė mė tė virtytshmen e tė gjitha familjeve, sepse Ai tha: {Allahu dėshiron tė heqė tė gjithė ndytėsinė e mėkateve nga ju, o Ehl ul-Bejt, dhe t′ju pastrojė me njė pastrim tė skajshėm} (33:33). Unė dhe Ehl ul-Bejti im atėherė, jemi tė pastruar nga tė tėra ndytėsitė dhe tė mbrojtur nga mėkatet.″ (Sujuti, ed-Durr ul-Menthur, vėll. V, f. 199)