Mėsimi i njėzetenjėtė
Njė interpretim i gabuar i caktimit dhe i paracaktimit

Disa pseudointelektualė kanė mendime tė gabuara nė lidhje me paracaktimin dhe caktimin, dhe ata paramendojnė se kjo doktrinė shkakton ngecje dhe pasivitet, duke e pėrmbajtur njeriun prej tė gjitha pėrpjekjeve pėr ta pėrmirėsuar jetėn e tij.
Burimi i kėtij nocioni nė Perėndim rrjedh prej kuptimit joadekuat tė konceptit, sikur qė ėshtė parashtruar nė mėnyrė tė posaēme nė mėsimet Islame. Ndėrsa, nė Lindje ėshtė shtuar ndikimi i tij pėr shkak tė tatėpjetės dhe prapambetjes.
Ėshtė e njohur mirė se ēdoherė qė individėt dhe komunitetet historike kanė dėshtuar nė arritjen e qėllimeve dhe idealeve tė tyre, pėr arsye tė ndryshme ata e kanė ngushėlluar veten me fjalėt si “shansi”, “rastėsia”, “paracaktimi “dhe “fati”.
I Dėrguari mė Fisnik (s.a.a.), e parashtroi kėtė ēėshtje nė mėnyrė elokuente: “Do tė vijė njė kohė pėr njerėzit e bashkėsisė sime kur do tė kryejnė mėkate dhe padrejtėsi, dhe pėr t'i justifikuar korrupsionet dhe njollosjet e tyre, ata do tė thonė: ‘paracaktimi dhe fati i Zotit na urdhėroi qė tė veprojmė nė kėtė mėnyrė’. Nėse i takoni njerėzit e tillė, u thoni se ata nuk janė prej njerėzve tė mi.”
Besimi nė caktimin dhe paracaktimin nuk e ndalon njeriun prej pėrpjekjeve tė tij pėr ta arritur qėllimin nė jetėn e tij. Sikurse qė ėshtė e njohur pėr ata qė kanė dituri tė mjaftueshme religjioze, Islami i bėn thirrje qenies njerėzore qė tė bėjė pėrpjekje maksimale pėr ta pėrmirėsuar jetėn e tyre morale dhe materiale. Vetė kjo ėshtė njė faktor i fuqishėm pėr intensifikimin e pėrpjekjeve tė njeriut.
Njė prej mendimtarėve perėndimorė qė ka njė mendim joadekuat pėr caktimin dhe paracaktimin ėshtė Jean -Paul Sartre. Ai paramendon se ėshtė e pamundur qė tė besohet njėkohėsisht nė caktimin dhe paracaktimin tė pėrcaktuar nga ana e Zotit dhe nė lirinė e njeriut, prandaj ėshtė e nevojshme qė tė zgjedhim ose besimin nė Zot ose lirinė e njeriut: ”Nėse besoj nė liri, nuk mund tė besoj nė Zot; nėse besoj nė Zot, duhet tė pranoj konceptin e fatit, dhe nėse e pranoj fatin, mė duhet tė heq dorė nga liria. Pasi qė unė jam i lidhur pėr lirinė, atėherė unė nuk besoj nė Zot.” Megjithatė, nuk ka kundėrshtim nė mes tė besimit nė caktimin, nė njėrėn anė, dhe nė lirinė e njeriut, nė anėn tjetėr. Duke e konsideruar vullnetin e Zotit si tė pėrgjithshėm, Kurani Fisnik i atribuon njeriut rolin aktiv dhe tė lirė, duke e pėrshkruar si tė aftė pėr formimin e vetėdijshėm tė fatit tė tij pėrmes njohurisė sė tė mirės dhe tė keqes, tė bukurės dhe tė shėmtuarės, dhe aftėsisė pėr tė zgjedhur nė mes tyre. “ Ne ia kemi treguar rrugėn njeriut, dhe ai ėshtė i lirė pėr tė zgjedhur rrugėn e drejtė dhe pėr t'u bėrė falėnderues ose tė zgjedhė rrugėn e mosmirėnjohjes.”(Insan, 3). “Kushdo qė dėshiron vendbanimin e pėrhershėm dhe mundohet pėr tė nė mėnyrė tė duhur, do ta gjejė mundimin e tij tė shpėrblyer” (Isra, 19)
Ata qė nė ditėn e gjykimit do tė kėrkojnė strehim nė determinizėm duke thėnė: “Sikur tė kishte dashur Zoti, ne nuk do tė adhuronim tė tjerėt pėrpos Atij.” (Nahl, 35), Tė tillėt janė tė qortuar pėr dhėnien e atributit mėkateve tė tyre ndaj vullnetit dhe fatit hyjnor.
Nė asnjėrėn prej ajeteve tė Kuranit, veprat e liga tė individėve ose tė shoqėrive nuk u janė tė atribuuar caktimit dhe paracaktimit. Nė mėnyrė tė barabartė, caktimi dhe paracaktimi nuk janė pėrshkruar si pengesa pėr reformimin e shoqėrisė sė korruptuar dhe tė njollosur. Nuk mund tė gjendet asnjė ajet i vetėm nė tė cilin Zoti e ka zėvendėsuar vullnetin e njeriut ose nė tė cilin thuhet se njeriu filloi tė vuajė pėr shkak tė caktimit dhe paracaktimit.
Kurani pėrmend pandėrprerė se mallkimi i Zotit do tė jetė mbi tiranėt dhe ata qė korruptojnė, duke u sjellė dėnime tė dhimbshme pėr zgjimin e tyre.
Pasi qė Zoti ka dashuri dhe mėshirė tė madhe ndaj robėrve tė Tij, duke u dhuruar bekime tė shumta dhe njėkohėsisht i gatshėm pėr tė pranuar pendimet e tyre, Ai gjithmonė e mban tė hapur rrugėn e kthimit nė pastėrti dhe ndershmėri pėr mėkatarėt. Vetė pranimi i pendimit, pėr Zotin ėshtė njė instancė e lartė e mėshirės sė tij.
Edhe pse horizonti i vullnetit tė njeriut ėshtė mė i madh dhe mė i gjerė sesa i tė gjitha krijesave tjera tė gjalla dhe luan njė rol mė kreativ, vullneti i tij ka efekt vetėm nė ato fusha qė janė tė pėrkufizuara nga ana e Zotit pėr aktivitetet dhe veprat e tij. Prandaj, ai nuk mund tė realizojė ēdo dėshirė nė jetėn e tij.
Shpesh ndodh qė njeriu vendos tė bėjė diēka, por sado qė tė mundohet ai nuk ėshtė nė gjendje ta realizojė atė. Arsyeja pėr kėtė nuk qėndron aty se vullneti i Zotit e kundėrshton vullnetin e njeriut, dhe e parandalon qė tė bėjė atė qė dėshiron. Mė tepėr ėshtė qė nė raste tė tilla njė faktor i jashtėm dhe i panjohur qė ėshtė jashtė fushės sė diturisė dhe kontrollit tė njeriut, krijon pengesa nė rrugėn e njeriut dhe e parandalon nė arritjen e qėllimit.
Edhe individėt edhe shoqėritė vazhdimisht ndeshen me pengesa tė tilla. Duke e konsideruar faktin se nė mbretėrinė e natyrės nuk ekziston asnjė shkak pa njė pasojė, ose njė pasojė pa njė shkak, dhe se kuptimet tona janė tė kufizuara ndaj kėsaj bote dhe mbretėrisė sė njeriut, nuk do tė jetė vėshtirė pėr ne qė tė pranojmė se aspiratat tona mund tė mos pėrmbushen nė atė mėnyrė qė dėshirojmė ne.
Zoti ka vendosur me miliona faktorė qė tė veprojnė nė renditjen e qenies. Ndonjėherė, ato faktorė janė tė dukshėm pėr njeriun, dhe nė raste tė tjera mbesin tė panjohur dhe nuk mund tė pėrfshihen nė llogaritjet e tij. Edhe kjo gjithashtu ka tė bėjė me caktimin dhe paracaktimin. Por, jo vetėm qė e parandalon njeriun prej vullnetit tė lirė ose prej pėrpjekjeve pėr tė arritur kėnaqėsinė nė jetė, por edhe e udhėheq atė nė mendime dhe aktivitete, si dhe i plotėson thellėsitė e qenies sė tij me forcė jetėsore mė tė madhe. Ai kėrkon qė ta shtojė diturinė e tij dhe t’i identifikojė sa mė saktė qė ėshtė e mundur faktorėt qė ia hapin rrugėn e arritjeve tė sukseseve mė tė mėdha nė jetė. Atėherė besimi nė caktimin dhe paracaktimin ėshtė njė faktor potencial nė pėrparimin e njeriut drejt qėllimeve dhe idealeve tė tij.
*****
Ēėshtja e shpėtimit ose e dėnimit tė njeriut ėshtė e zgjedhur nė mėnyrė tė padyshimtė nė diskutimin paraprak, pasi qė shpėtimi dhe dėnimi rrjedhin prej veprave dhe akteve tė njeriut, jo prej ēėshtjeve qė shtrihen matanė vullnetit tė tyre ose fenomeneve natyrore qė janė tė ngulitur nė ekzistencėn e njeriut nga ana e Krijuesit.
As faktorėt e mjedisit dhe trashėgues, dhe as aftėsitė natyrore qė janė prezentė te njeriu, nuk kanė ndonjė ndikim nė shpėtimin ose dėnimin e njeriut, ato nuk mund ta formojnė fatin e tij. Ajo qė e cakton tė ardhmen e njeriut, ėshtė boshti nė tė cilin rrotullohen shpėtimi dhe dėnimi i tij, si dhe lartėsimi dhe ulja e tij; ėshtė njė shkallė nė tė cilėn njeriu, si njė qenie e pajisur me zgjedhje, e shfrytėzon mendjen, diturinė dhe fuqitė tjera.
Lumturia dhe shpėtimi nuk varen prej begatisė sė aftėsive natyrore. Megjithatė, ėshtė e vėrtetė se ai qė zotėron aftėsi mė tė mėdha se tė tjerėt, mban edhe pėrgjegjėsi mė tė madhe. Njė gabim i vogėl i kėtij personi, ėshtė shumė mė domethėnės sesa njė gabim i vogėl i individit tė dobėt dhe tė pafuqishėm. Ēdokush do tė jetė pėrgjegjės sipas dhuntisė dhe aftėsive qė i zotėron.
Ėshtė plotėsisht e mundshme qė njė person, aftėsitė dhe burimet e lindura tė tė cilit janė tė dobėta, duhet ta rregullojė jetėn e tij sipas detyrave dhe pėrgjegjėsive qė u janė tė imponuara atij dhe tė arrijė lumturinė e vėrtetė, qė ėshtė i denjė pėr pozitat e larta tė njeriut. Ajo ēka ia mundėson arritjen e rezultateve tė tilla, ėshtė intensiteti i pėrpjekjeve tė tij qė i bėn pėr tė shfrytėzuar sa mė korrekt aftėsitė e kufizuara qė u janė dhėnė.
Anasjelltas, njėrit qė u janė dhėnė aftėsitė dhe burimet e begatshme tė brendshme, jo vetėm qė nuk mund t'i shfrytėzojė ato pėr pėrfitimin e tij, por ai mund t'i keqpėrdorė ato duke marrė nėpėr kėmbė dinjitetin e tij njerėzor, dhe ta hedhė veten nė moēalin e korrupsionit dhe mėkatit.

Pa dyshim qė njė person i tillė ėshtė njė mėkatar i destinuar pėr dėnim dhe asnjėherė nuk do tė arrijė shpėtimin.
Kurani thotė: “Ēdokush do tė jetė pengu i asaj qė ka fituar“ (Mudethir, 38 ). Kėshtu qė shpėtimi ose dėnimi i njė personi varet prej akteve tė tij tė vullnetshme, dhe prej pėrgatitjes sė tij natyrale ose psikologjike. Ky ėshtė manifestimi mė i qartė i Zotit.
*****
Njė prej karakteristikave tė doktrinės sė Shi’izmit ėshtė bida, njė shprehje qė e ka kuptimin se fati i njeriut ndėrron kur tė ndėrrohen faktorėt dhe shkaqet qė e rregullojnė atė. Ajo ēka na duket se ėshtė e pėrhershme dhe e pandryshueshme, ndėrrohet me ndėrrimin e akteve dhe tė sjelljeve tė njeriut. Njėjtė, sikurse faktorėt materialė qė mund ta riformojnė fatin e njeriut, ashtu edhe faktorėt jomaterialė i nxjerrin fenomenet e reja.
Ėshtė e mundshme qė faktorėt e tillė jomaterialė tė shfaqin atė ēka ėshtė e fshehtė dhe nė kundėrshtim me drejtimin e ēėshtjeve tė dukshme. Nė fakt, pėrmes ndėrrimit tė shkaqeve dhe rrethanave, Zoti do tė urdhėrojė qė tė shfaqet njė fenomen i ri, mė i dobishėm se sa fenomeni tė cilin e zėvendėson. Kjo mund tė krahasohet me parimin e abrogimit (shfuqizimit) nė ligjin e shpalljes. Nėse ėshtė i shfuqizuar njė ligj i mėhershėm nė favor tė njė ligji tjetėr, kjo nuk ėshtė tregues i paditurisė ose tė pendimit tė pjesės sė ligjdhėnėsit hyjnor, por vetėm se vlefshmėria e ligjit tė shfuqizuar ėshtė shuar.
Ne nuk mund tė interpretojmė konceptin bida-sė nė atė kuptim qė Zoti po e ndėrron mendjen e Tij, pasi qė realiteti i asaj qė ka qenė e panjohur mė herėt, tani mė ėshtė e njohur pėr Tė. Kjo do tė kundėrshtonte parimin e gjithanshmėrisė sė diturisė sė Zotit, kėshtu qė kėtė nuk mund tė pranojė asnjė mysliman.
*****
Lutja ėshtė njė faktor tjetėr, efektiviteti i sė cilės nuk mund tė zhvleftėsohet. Ėshtė e qartė se Zoti ėshtė i vetėdijshėm pėr sekretet mė tė thella tė ēdonjėrit, por nė marrėdhėniet e njeriut me Zotin, lutja luan rolin e njėjtė sikur pėrpjekjet e njeriut dhe vepron nė marrėdhėnie tė njėjta me natyrėn. Larg prej efektit tė tij psikologjik, lutja ushtron njė efekt tė pavarur.
Ēdo fenomen i ri shfaqet nė natyrė dhe pėr shfaqjen e tij luan rol shkaku paraprijės. Gjithashtu, nė njė sferė tė madhe tė ekzistencės lutja ėshtė thellėsisht efektive nė pėrparimin e njeriut drejt qėllimit tė tij. Nė tė njėjtėn mėnyrė qė Zoti ka caktuar njė rol nė sistemin e shkakėsisė pėr tė gjitha elementet e natyrės, ashtu edhe ia ka caktuar njė rol tė rėndėsishėm pėr lutjen.
Kur ėshtė i rrethuar njė person me vėshtirėsi, ai nuk duhet tė humbė shpresėn dhe tė dėshpėrohet. Dyert e mėshirės sė Zotit nuk janė tė mbyllura asnjėherė pėr askėnd. Mund tė ndodhė qė nesėr tė paraqitet njė situatė e re qė nuk i pėrgjigjet asaj qė ishte duke pritur qė tė ndodhė. Sikur qė thotė Kurani: ”Ēdo ditė Zoti ėshtė i angazhuar nė ēėshtje tė ndryshme“ (Rahman, 29)
Prandaj, njeriu nuk duhet tė heqė dorė asnjėherė prej pėrpjekjeve tė tija. Lutja qė nuk ėshtė e bashkangjitur pėrpjekjeve tė pėrshtatshme ėshtė, siē ka thėnė prijėsi i besimtarėve Aliu (a.s.): “Sikur njė person qė dėshiron tė gjuajė njė shigjetė prej harkut qė nuk ka litar.”
Duke bėrė pėrpjekje tė vazhdueshme, njeriu duhet t’i vendosė dėshirat e tija para Zotit , duke qenė i sinqertė dhe me shpresė, dhe tė kėrkojė ndihmėn me tėrė qenien e tij prej atij burimi tė pafundmė tė fuqisė. Patjetėr qė Zoti do ta marrė pėr dore dhe do ta ndihmojė atė. Kurani thotė: ”Kur tė pyesin robėrit e mi a jam i afėrt pėr ata apo larg, thuaju se jam afėr atyre. Kushdo qė mė thirr, unė do t'i pėrgjigjem dhe do ta plotėsoj lutjen e tij. Le tė dėgjojnė me vėmendje thirrjen Time dhe le tė besojnė nė Mua, nė mėnyrė qė tė arrijnė lumturinė.” (Bekare, 186)
Shpirti i njeriut do tė lartėsohet drejt Zotit dhe do tė zhytet nė lumturin e vėrtetė kur tė shmanget grackės sė nevojės, duke e ndarė veten prej tė gjitha shkaqeve dhe duke u drejtuar drejtpėrdrejtė te Zoti. Atėherė, do ta shikojė veten tė lidhur drejtpėrdrejtė me esencėn e Zotit dhe do ta ndiejė qartė mirėsinė dhe pėrkrahjen e Tij tė pafundme.
Imam Sexhadi (a.s) i drejtohet Zotit nė lutjen e njohur si lutja e Ebu Hamzės: “ O Krijues! Unė i shoh qartė shtigjet e kėrkesės dhe tė lutjes qė tė ēojnė tek Ti dhe te burimet e shpresės nė begatinė Tėnde. Unė e shoh tė lejueshme qė tė kėrkoj ndihmė prej mėshirės dhe mirėsisė Tėnde, dhe unė i shoh dyert e lutjes tė hapura pėr tė gjithė ata qė tė thėrrasin Ty dhe qė kėrkojnė ndihmėn Tėnde. Unė jam i sigurt se Ti je i gatshėm pėr t’iu pėrgjigjur lutjeve tė atyre qė tė thėrrasin Ty dhe t’u dhurosh strehė atyre qė kėrkojnė prej teje.”(38a)
Ėshtė edhe njė transmetim qė ka tė bėjė me pasojat e mėkatit dhe veprave tė mira: ”Ata qė vdesin pėr shkak tė mėkatit janė mė tė shumtė se sa ata qė vdesin prej vdekjes natyrore, dhe ata qė jetojnė pėr arsye tė kryerjes sė veprave tė mira janė mė tė shumtė se ata qė jetojnė jetėn e tyre natyrore.” (39)
Ishte pasoja e lutjes qė ia mundėsoi Zekerijasė (a.s), Profetit tė vėrtetė i cili e kishte humbur shpresėn pėr tė pasur fėmijė, qė tė arrijė deri te plotėsimi i dėshirės sė tij; ishte pasoja e pendimit qė e ruajti Profetin Junus (a.s.) dhe popullin e tij prej shkatėrrimit dhe asgjėsimit.
Nė ligjet qė i ka rrėnjosur Krijuesi madhėshtor nė sistemin e universit, nė asnjė mėnyrė nuk e kufizojnė fuqinė e Tij tė pafundme ose e zvogėlojnė fushėveprimin e Tij. Ai e ka maturinė e njėjtė absolute pėr ndėrrimin e ligjeve tė tilla, duke i konfirmuar ose shfuqizuar efektet e tyre, njėjtė sikur qė bėri gjatė vendosjes sė tyre. Esenca unike, mbikėqyrja e kujdesshme dhe gjithėpėrfshirėse e tė cilit mbulon gjithė sistemin e ekzistencės, vėshtirė qė mund tė bėhet njė subjekt i pafuqishėm i ligjeve dhe i fenomeneve tė cilat vetė i krijoi ose tė humbė fuqinė dhe aftėsinė pėr tė bėrė atė qė dėshiron.
Kur tė themi se Zoti ėshtė nė gjendje qė nė ēdo moment tė ndėrrojė fenomenin e krijuar nė kėtė botė, me kėtė nuk nėnkuptojmė se ai po e shkatėrron rendin e botės dhe rregullat e Tij tė vendosura, ose po i pėrmbys ligjet dhe parimet e natyrės. Procesi i ndėrrimit zė vend sipas parimit tė caktuar tė panjohur dhe kriterit qė nuk mund tė vėrehet pėrmes perceptimit dhe njohurisė sonė. Nėse njeriu vėshtron me kujdes dhe nė mėnyrė kritike nė kėtė ēėshtje dhe tė marrė parasysh fushėn e gjerė tė mundėsive me tė cilat ai pėrballet, kjo do ta parandalojė atė prej pėrpjekjeve ambicioze pėr t’i parashikuar tė gjitha gjėsendet nė bazė tė disa parimeve tė cilat ka mundur t'i vėrejė nė mbretėrinė natyrore.

Shėnimet shtesė

1. Rusell, Pse nuk jam i krishterė, f. 37
2. King, Sociologjia, f. 99
3. Du’a-yi Arafa nė Mafatih al-Xhanan, f. 265
4. Bihar al-Anvar III, f. 41
5. Nahxh al Blaghah, ed. Subhi Salih, f. 43
6. Ėshtė njė referencė e qartė nė lidhje me kėtė ēėshtje, qė mund tė vėrehet nga fjalėt e Imam Sexhadit (a.s.): “I Pastėr dhe i Lartėsuar je Ti o Zot, qė e din peshėn e qiejve! I Pastėr dhe i Lartėsuar je Ti o
Zot, qė e din peshėn e tokės! I Pastėr dhe i Lartėsuar je Ti o Zot, qė e din peshėn e errėsirės dhe tė dritės! I Pastėr dhe i Lartėsuar je Ti o Zot, qė e din peshėn e hijes dhe ajrit” (Sahifa-yi Saniya, lutja 55)
6a. Hiss-i Dini, pėrkthyer nga Engineer Bayani
7. Bihar al-Anvar III, f. 51-53
8. Tafssir al-Mizan, vol. VIII, f. 255
9. Bihar al-Anvar III, f. 103-104
10. Morrison, Raz-i Afarinish, f. 102-104
11. Bihar al-Anvar II, f. 21
12. Rusell, Pse nuk jam i krishterė, f. 9
13. I cituar nga Furughi, Saur-i Hikmat dar Urupa, III, f. 162
14. Will Durant, Historia e filozofisė II, f. 497
15. Rusell, Pse nuk jam i krishterė, f. 20
16. Bihar al-Anvar I, f. 166
17. Isbat-i Vujud-i Khuda, f. 17
18. Kjo ka tė bėjė me ajetin e Kuranit: “Sikur tė gjithė drurėt e botės tė ishin shndėrruar nė lapsa dhe shtatė dete bashkė me oqeanin tė shndėrrohen nė ngjyrė, prapė nuk do tė
pėrfundonte regjistrimi i fjalėve tė Zotit, sepse me tė vėrtetė Zoti zotėron urtėsi dhe fuqi” (Kehf, 109)
19. Dau Hazar Danishman dar Justuju-yi Khuda-yi Buzurg, f. 13
20. Isbat-i Vuxhud-i Khuda, p. 60
20a. Bihar al-Anvar III, f. 152
21. Shayk al-Mufid, Irshad, f. 142
22. Mafatih al-Xhanan, f. 400
23. Nahxh al-Balaghah, fjalimi 220
24. Nahxh al-Balaghah, fjalimi 225
25. Sahifa-yi Sajjadiya, f. 163-198
26. Dau Hazar Danishman dar Justuju-yi Khuda-yi Buzurg, f. 61 dhe 99
27. Nahxh al-Balaghah, fjalimi 181
28. Nahxh al-Balaghah, ed. Fayz al-Islam, f. 14
29. Usul al-Kafi, Kitab at-Tevhid f. 150
30. Usul al-Kafi, Kitab at-Tevhid
31. Nahxh al-Balaghah, fjalimi 159
32. Bihar al-Anvar IV, f. 143
33. Saduq, Tauhid, f. 73
34. Bihar al-Anvar III, f. 297
35. Kifayat at- Muvahhidin I, f. 442 35a. Nahxh al-Balaghah ed. Subhi Salh f. 493 35b Muntaha al-Amal, f. 299
36. al-Kafi I, f. 160
37. al-Kafi I, f. 160
38. al-Kafi I, f. 183
38a. Mafatih al-Xhanan, f. 185
39. Safinat al-Bihar I, f. 488

FUND