Mi‘rāxhi i Pejgamberit
Sejjid Hussein Nasr

21 Tetor 2006


Njė ngjarje me rėndėsi tė veēantė ndodhi nė njėrin prej viteve tė fundit tė qėndrimit tė Profetit tė Bekuar nė Mekė, e cila ka lėnė gjurmėn e saj mbi tėrė jetėn fetare tė Islamit dhe qė ėshtė e vėshtirė tė kuptohet pėr njerėzit, bota e tė cilėve ėshtė kufizuar nė pėrmasėn fizike tė realitetit. Kjo ngjarje ėshtė ngjitja e natės nė Qiell dhe mė nė fund deri nė praninė e Vetė Zotit. Nė njėrėn prej netėve tek tė dhjetė ditėve tė fundit tė Ramazanit, Profeti i Bekuar u mor mrekullisht nga Meka nė Jerusalem dhe sė andejmi kreu mi‘rāxhin ose ngjitjen nėpėr tė gjitha shkallėt e ekzistencės deri nė pjesėn mė tė skajshme tė kosmosit, “Pemėn e Kufirit tė Skajshėm” ( el-sidret ul-muntehā) dhe madje pėrtej kėsaj nė afrinė e menjėhershme tė Zotit, e pėrshkruar si ndalesa e “distancės sė dy harqeve” ( kāb ul-kausejn). Ai ngau kalin mitik el-burāk dhe u udhėhoq nga kryeengjėlli Xhibra’īl. Kur’ani i Shenjtė i referohet kėtij udhėtimi tė natės kur thotė:
{Pa tė meta ėshtė Lartmadhėria e Atij, qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhīd-i Haramit (Qa‘bes) gjer nė Mesxhīd-i Aksā (nė Jerusalem),rrethinėn e sė cilės Ne e kemi bekuar, pėr t’i treguar atij disa nga argumentet Tona. Vėrtet, vetėm Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi} (Kur’an, XVII: 1).

Kjo pėrvojė e fuqishme dhe qendrore shpirtėrore e Profetit tė Bekuar ėshtė shembulli i ngritjes spirituale dhe modeli i jetės shpirtėrore. “Nata e ngjitjes” ( lejlet ul-mi‘rāxh)ėshtė plotėsuesja e “natės sė fuqisė” ( lejlet ul-kadr) , kur u shpall Kur’ani i Shenjtė, po ashtu gjatė pjesės sė fundit tė muajit Ramazan. Kjo pėrvojė e Profetit tė Bekuar nė mi‘rāxh ėshtė burimi i shumė kryeveprave tė letėrsisė islame, qė pėrfshijnė punime nga Ibn ‘Arabīu dhe Sānā‘īu, tė cilat madje ndikuan edhe letėrsinė evropiane e veēanėrisht KoMedine Hyjnore tė Dantes, e cila po ashtu mbėshtetet nė idenė e ngjitjes nė qiell. Mi‘rāxh-i ka shėrbyer gjithashtu si burim frymėzimi pėr breza shenjtorėsh dhe mistikėsh muslimanė. Ai ka ravijėzuar kosmosin islam. Po ashtu, janė pėrvojat e brendshme, tė kaluara nga Profeti i Bekuar gjatė mi‘rāxh-it, qė pohohet se pasqyrohen nė lėvizjet dhe shqiptimet e lutjeve tė pėrditshme, salāt-it ose namāz-it, qė pėrbėn ritin qendror e mė themelor tė Islamit. Kur’ani i Shenjtė i udhėzon muslimanėt tė falen, mirėpo forma konkrete e tė falurit mbėshtetet nė praktikėn ( Sunneh) e Profetit tė Bekuar dhe lidhet me mi‘rāxh-in e tij. Ja pėrse ai gjithashtu ka thėnė: “Lutjet e pėrditshme janė mir‘āxh-i i besimtarit.” Megjithatė, sipas tėrė burimeve tradicionale islame, tė gjithė muslimanėt janė nė gjendje ta arrijnė mi‘rāxh-in spiritualisht ( rūhānī), ndėrkohė qė nė rastin e Profetit tė Bekuar, dhe vetėm nė rastin e tij, mir‘āxh-i ishte jo vetėm shpirtėror, por edhe trupor ( xhismānī). Pėr ta kuptuar domethėnien e kėtij pohimi tė thellė ėshtė e domosdoshme t’u kthehemi rrėfimeve tradicionale tė mir‘āxh-it e tė kuptojmė domethėnien e kosmosit tradicional, ku ai ndodhi. Kjo pėrpjekje nga ana e vet kėrkon pėrgjigje ndaj vėrejtjeve tė caktuara tė disa kritikėve modernė, tė verbuar nga suksesi i shkencės moderne nė rrafshin fizik dhe njė lloj totalitarizmi, i cili shndėrron, shpeshherė nė mėnyrė tė pavetėdijshme, njėshkencė tė njė rrafshi tė caktuar tė realitetit nė shkencėn e tėrė realitetit, duke e varfėruar kėshtu realitetin deri nė atė shkallė sa ta bėjė nėn-njerėzor.
Kėtu vijon njė pėrmbledhje e shkurtėr e rrėfimeve tradicionale tė mi‘rāxh-it qė ndodhet nė Hajāt ul-Kulūb, e cila ka mbetur njė vepėr popullore pėr njė kohė tė gjatė mes muslimanėve tė nėnkontinentit tė Indisė dhe Persisė. Pasi tregon udhėtimin e tij prej Mekės nė Jerusalem, Profeti i Bekuar thotė:

Xhibra’īli atėherė mė drejtoi nė qiellin e parė. Atje pashė Ismā‘īlin, vepruesin engjėllor tė atij qielli dhe zotėruesin e meteorėve, me tė cilin djajtė largohen prej vilave qiellore. Janė shtatėdhjetė mijė qenie engjėllore, qė ndodhen nėn urdhrat e Ismā‘īlit, ku secili engjėll nga ana e vet urdhėron shtatėdhjetė mijė engjėj tė tjerė. Ismā‘īli e pyeti Xhibra’īlin: ‘Kush ėshtė ky me ty?’ Udhėrrėfyesi im u pėrgjigj: ‘Muhammedi.’ ‘A ėshtė shfaqur ai?’ ‘Po’, u pėrgjigj udhėrrėfyesi. Atėherė Ismā‘īli hapi portėn e qiellit dhe ne shkėmbyem pėrshėndetje (selāme) e lutėm bekime hyjnore (salawāte) mbi njėri tjetrin. Ai tha: ‘Lavdi dhe mirėseardhje, o vėllai im i denjė dhe profet!’ Engjėjt u afruan drejt meje dhe tė gjithė ata qė mė panė qeshėn me gėzim.
Mė tej takova njė qenie engjėllore, qė ishte mė e pamatė se ēdo gjė qė kisha parė. Ai kishte pamje tė shėmtuar dhe shenja zemėrimi nė fytyrė. Edhe ai luti bekime mbi mua por nuk qeshi si ata. E pyeta Xhibra’īlin kush ishte ai, sepse mė ngjallte frikė. Udhėrrėfyesi im m’u pėrgjigj: - Ke pėrse t’i frikėsohesh; edhe ne qėndrojmė nė frikėnderim ndaj tij. Ai ėshtė mbikėqyrėsi i Skėterrės dhe nuk ka qeshur asnjė herė qė kur Allahu Fuqiplotė e ka bėrė sunduesin e asaj bote tė tmerrshme. Zemėrimi i tij ndaj armiqve tė Zotit dhe mėkatarėve qė shkelin Ligjin Hyjnor rritet vazhdimisht dhe nėpėrmjet tij Zoti hakmerret ndaj tyre... *

Nė kėtė mėnyrė Profeti i Bekuar kaloi nga njėri nivel i qenies nė tjetrin, duke kapėrcyer nga shtresat e ferrit deri nė parajsat e ndryshme, ēdonjėra prej tė cilave mbizotėrohej nga njė profet dhe nga njė mori engjėjsh, deri nė qiellin e shtattė dhe pėrtej tij nė bejt ul-ma‘mūr (Tempullin e Vizituar tė Zotit), ku fali dy rekate. Ai pa pemėn e parajsės, Shexharet ul-tūbā dhe pastaj kaloi nė “Pemėn e Kufirit tė Skajshėm” (sidret ul-muntehā) dhe mė nė fund nė Praninė e vetė Zotit.
Etapa e fundit nė kėtė udhėtim tė Profetit tė Bekuar pėrshkruhet nga Sujūtīu nė veprėn e tij el-Le‘ālī el-masnū‘ah, si vijon:

Atėherė, kur u ēova te [vendi i] Arshit dhe iu afrova atij, njė rafraf i gjelbėr (copė e ngushtė brokade mėndafshi) u hodh mbi mua, diēka tepėr e bukur pėr t’jua pėrshkruar, me ē’rast Xhibra’īli u afrua dhe mė uli nė tė. Pastaj, atij iu desh tė tėrhiqej, duke vendosur duart e tij mbi sy, i frikėsuar se mund t’i dėrrmohej shikimi nga drita vezulluese e Arshit dhe filloi tė qante me zė tė lartė, duke i bėrė tesbīh, tehmīd dhe tethnijeh Allahut. Me lejen e Allahut, nė shenjė mėshire ndaj meje dhe pėrsosjeje tė mirėsisė sė Tij mbi mua, rafrafi mė mbarti deri nė [praninė e] Zotėruesit tė Arshit, njė gjė tepėr mahnitėse pėr gjuhėn qė ta tregojė ose pėr imagjinatėn ta pėrfytyrojė. Shikimi im ishte aq i magjepsur prej tij, sa u frikėsova se mos verbohesha. Prandaj i mbylla sytė, ēka erdhi prej favorit tė mirėsishėm tė Allahut. Kur e mbulova shikimin nė kėtė mėnyrė Allahu ma lėvizi shikimin [nga sytė] tek zemra, kėshtu qė nisa tė shoh me zemėr atė qė kisha parė me sy. Ishte njė dritė aq e shndritshme nė vezullimin e saj saqė trishtohem nga pamundėsia pėr t’jua pėrshkruar ndonjėherė atė ēfarė pashė prej madhėshtisė sė Tij. Atėherė e pėrgjėrova Zotin tim t’i plotėsonte favoret e Tij mbi mua duke mė dhuruar nderin pėr tė patur njė vizion tė palėkundur tė Tij, me zemrėn time. Zoti im e bėri kėtė, duke ma dhuruar atė mirėsi, ndaj unė E vėshtrova me zemrėn time derisa ajo u bė e patundur dhe pata njė vizion tė palėkundur tė Tij.
Ja ku isha, me mbulesėn qė ishte hequr prej Tij, i ulur nė Arshin e Tij, nė dinjitetin e Tij, fuqinė e Tij, lavdinė e Tij, lartmadhėrinė e Tij, por pėrtej kėsaj nuk mė lejohet t’jua pėrshkruaj Atė juve. I madhėruar qoftė! Sa i mrekullueshėm ėshtė! Sa bujare janė veprat e Tij! Sa e lartėsuar ėshtė pozita e Tij! Sa e shkėlqyer ėshtė drita e Tij. Pastaj Ai e uli pak pėr mua dinjitetin e Tij dhe mė afroi pranė Vetes, siē ka thėnė nė Librin e Tij, duke ju treguar se si do tė vepronte ndaj meje dhe si do tė mė nderonte: {i pajisur me fuqi. Ai u ngrit kur ai ishte nė pikėn mė tė lartė tė horizontit. Pastaj ai u lėshua dhe u afrua e ishte afėr sa dy harqe, apo edhe mė afėr} (LIII, 6-9). Kjo do tė thotė se Ai m’u drejtua dhe mė afroi pranė Tij sa largėsia midis dy skajeve tė harkut, jo madje, mė afėr se largėsia midis bigėzimit tė harkut dhe dy skajeve tė tij tė pėrkulura. {Dhe atėherė i shpalli robit tė Tij atė qė i shpalli} (10), d.m.th. ato ēėshtje qė Ai kishte vendosur tė urdhėronte mbi mua. {Zemra e tij nuk e pėrgėnjeshtroi atė qė pa} (11), d.m.th. tė pamurit tim tė Tij me zemrėn time. {Vėrtet ai po shihte disa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė vet} (18).
Atėherė, kur Ai - i madhėruar qoftė - e zbuti dinjitetin e Vet pėr mua, Ai vendosi njėrėn prej duarve tė Tija midis shpatullave tė mia dhe unė ndjeva ftohtėsinė e majave tė gishtave tė Tij pėr ca kohė nė zemrėn time, me ē’rast provova njė kėnaqėsi tė tillė, njė parfum aq kundėrmues, njė freski aq tė kėndshme, njė ndjenjė tė atillė nderimi nė [tė lejuarit e] tė shikuarit tė Tij, saqė tė gjitha tmerret e mia u shkrinė tutje dhe frikėrat e mia u larguan tej, ashtu qė zemra m’u qetėsua. Atėherė u mbusha me gėzim, sytė m’u rifreskuan e mė pėrfshiu njė kėnaqėsi dhe lumturi e tillė, saqė fillova tė pėrkulesha dhe tė tundesha majtas e djathtas - si ai qė zhytet nė gjumė. Me tė vėrtetė, mė dukej sikur gjithkush nė qiell e nė tokė kishte vdekur, sepse nuk i druhesha asnjė zėri tė engjėjve dhe as qė pashė ndonjė trup tė errėt gjatė vizionit tė Zotit tim. Zoti im mė la atje pėr sa kohė qė dėshiroi, pastaj mė solli nė vete dhe ishte sikur tė kisha fjetur e tė isha zgjuar. Mendja m’u kthye dhe isha i qetė, duke e kuptuar se ku ndodhesha dhe si po shijoja favor tė pashoq e po pėrfitoja pėlqim tė hapėt.
Atėherė, Zoti im, i madhėruar e i falėnderuar qoftė, mė foli: ‘O Muhammed, a e di se pėr ēfarė po debaton Kėshilli mė i Lartė?’ Unė u pėrgjigja: ‘O Zot, Ti e di mė sė miri, ashtu si gjithēka tjetėr, sepse Ti je Ai qė e di tė fshehtėn’ (V, 109) ‘Ata po debatojnė pėr gradat (daraxhāt) dhe shkėlqyeshmėritė (hasanāt). A e di, o Muhammed, se ē’janė gradat dhe shkėlqyeshmėritė?’ ‘Ti, o Zot, u pėrgjigja, e di mė mirė dhe je mė i urtė.’ Atėherė Ai tha: ‘Gradat kanė tė bėjnė me marrjen e abdesit nė kohė tė pakėndshme, tė shkuarit nė kėmbė nė tubime fetare dhe pritjen me padurim tė vaktit tė ardhshėm tė faljeve kur mbaron njėri vakt. Sa pėr shkėlqyeshmėritė, ato qėndrojnė nė tė ushqyerit e tė varfėrve, pėrhapjen e paqes (selām) dhe faljen e namazit tehexhxhudnatėn, kur tė tjerėt flenė.’ Kurrė nuk kam dėgjuar ndonjė gjė mė tė ėmbėl ose mė tė kėndshme se tingulli melodioz i zėrit tė Tij.
Aq e madhe ishte ėmbėlsia e zėrit tė Tij melodioz, saqė mė dha zemėr dhe kėshtu i fola pėr nevojėn time: ‘O Zot, Ti e more Ibrāhīmin pėr mik, i fole Mūsait drejtpėrdrejt, e ngrite Idrizin nė njė vend tė lartė, i dhe Sulejmānit njė mbretėri, qė asnjeri pas tij nuk mund ta arrijė e i dhe Dā‘ūdit Psalmet. Ēfarė ka atėherė pėr mua, o Zot?’ Ai u pėrgjigj, ‘O Muhammed, Unė tė marr ty pėr mik siē mora Ibrāhīmin. Po flas me ty ballė pėr ballė siē i fola Mūsait. Po tė jap Fātihanė dhe vargjet pėrmbyllėse tė el-Bekāresė (284-286), ēdonjėra nga tė cilat janė prej thesareve tė Arshit Tim dhe tė cilat s’ia kam dhėnė asnjė profeti para teje. Po tė nis si profet pėr njerėzit e bardhė tė tokės dhe njerėzit e zinj dhe njerėzit e kuq, pėr xhinnėt dhe njerėzit nė tė, ndonėse pėrpara teje nuk kam dėrguar kurrė ndonjė profet pėr tė gjithė ata. Po ta caktoj tokėn, pjesėn e saj tė thatė dhe detin pėr ty dhe pėr bashkėsinė tėnde si vend pastrimi e adhurimi. Po i jap bashkėsisė tėnde tė drejtėn e presė, qė s’ia kam dhėnė si furnizim asnjė bashkėsie para tyre. Unė do tė tė ndihmoj me tmerre tė tilla, qė do t’i bėjė armiqtė e tu t’ia mbathin para teje kur tė jesh akoma njė muaj larg. Do tė tė zbres Kreun e tėrė Librave dhe mbikėqyrėsin e tyre, njė Kur’an qė Ne vetė e kemi ndarė nė pjesė (XVII: 106). Do tė ta lartėsoj famėn (XCIV: 4), deri nė atė shkallė sa tė ta bashkoj me emrin Tim, kėshtu qė asnjė prej rregullave tė fesė sime nuk do tė pėrmendet kurrė pa u pėrmendur edhe ti me Mua.’
Atėherė, pasi mė komunikoi ēėshtje qė nuk mė lejohet t’jua them dhe kur kishte bėrė zotimin e Tij me mua dhe mė kishte lėnė atje pėr sa kohė kishte dėshiruar Vetė, Ai u ul pėrsėri mbi Arshin e Tij. I lėvduar qoftė nė madhėshtinė, dinjitetin dhe fuqinė e Tij. Pastaj shikova, kur ja, diēka kaloi midis nesh dhe njė mbulesė drite u lėshua para Tij, duke flakėruar me shkėlqim deri nė njė largėsi, qė askush s’e di pėrveē Allahut dhe qė ishte aq intensive, saqė po tė ndalej nė cilėndo pikė do ta digjte tėrė krijimin e Allahut. Pastaj rafrafi i gjelbėr mbi tė cilin u zbrita, u ngrit dhe ra ngadalė me mua nė ‘Ilijūn... gjersa mė ktheu te Xhibra’īli, i cili mė mori prej tij. Atėherė rafrafi u ngrit lart, gjersa m’u zhduk nga sytė. *

Mi‘rāxh- i i Profetit tė Bekuar, qė ka njė rėndėsi qendrore nė Islam, ėshtė bėrė njėkohėsisht njė prej elementeve mė tė vėshtira nė mėsimet islame pėr t’u kuptuar pėr shumė tė rinj muslimanė tė ndikuar nga botėkuptimi shkencor modern. Ē’ėshtė e vėrteta, disa muslimanė tė modernizuar, qė duan ta reduktojnė Islamin nė racionalizėm dhe ta zbrazin atė nga tėrė bukuria e madhėshtia kanė kėrkuar ta shpjegojnė kėtė ngjarje qendrore pėrgjatė linjash racionaliste. Nė tė vėrtetė nuk ka asgjė jologjike apo “joshkencore” nė lidhje me ngjitjen e natės, sikur njerėzit vetėm tė kujtonin kufizimet me tė cilat fillon shkenca fizike. Vėshtirėsia qėndron nė atė se kėto kufizime zakonisht harrohen dhe kushtet qė shkenca moderne vendos mbi veten nė studimin e saj tė realitetit fizik ngatėrrohen me kushtet dhe kufizimet e vetė realitetit. Ėshtė pikėrisht ky reduksionizėm ai qė e bėn mi‘rāxh-in si dhe ngritjen e Krishtit nė qiell, ashtu si shumė ngjarje tė tjera fetare tė pėrmendura nė Kur’anin Fisnik dhe Shkrimet e tjera tė Shenjta, tė duken si “joreale” dhe “iluzore”.
Shkenca moderne pretendon tė studiojė realitetin fizik dhe jo nivelet e tjera tė realitetit, si ai shpirtėror pėr shembull. Shkencėtarėt mė tė shquar janė nė tė vėrtetė tė parėt qė e pranojnė kėtė kufizueshmėri dhe zakonisht protestojnė ndaj mbipėrgjithėsimit tė pikėpamjes shkencore moderne nga vulgarizuesit dhe pseudofilosofėt. Megjithatė, prestigji i shkencės sot ėshtė i atillė qė njerėzit thjesht e marrin si joreale ēdo gjė qė nuk studiohet nga shkenca moderne. Ky element ėshtė nė tė vėrtetė tragjedia e madhe e shkencės moderne, qė e bėn atė njė forcė kaq shkatėrrimtare, megjithė aspektet e caktuara pozitive qė ajo pėrmban.
Pėrsa i pėrket mi‘rāxh-it, ai i referohet udhėtimit drejt gjendjeve tė larta tė qenies dhe jo thjesht nėpėr hapėsirėn astronomike. Pėr mė tepėr, meqė shpirtėrorja ėshtė baza e psikikes dhe psikikja ėshtė baza e fizikes, ėshtė gjithmonė e mundur qė niveli i ulėt i realitetit tė integrohet dhe tė pėrthithet nė nivelin mė tė lartė. Ngjitja e Profetit tė Bekuar fizikisht si dhe psikologjikisht e shpirtėrisht donte tė thoshte se tė gjitha elementet e qenies sė tij ishin integruar nė atė pėrvojė tė pėrfundme, qė ishte pėrmbushja e plotė e unitetit ( tewhīd). Ngjitja e tij shpirtėrore simbolizon gjithashtu fisnikėrinė dhe dinjitetin e trupit njerėzor, tė krijuar nga Zoti. Nuk ka asgjė joshkencore ose jologjike tek mi‘rāxh-i po tė kuptohet diēka mbi nivelet e shumėfishta tė universit tradicional dhe tė kufizuarit e tėrė shkencės moderne nė njė nivel tė vetėm tė realitetit - pikėrisht atė fizik - pavarėsisht se sa gjerė e gjatė shtrihet dhe zgjatet ai. Nuk ka asgjė mė tė keqe se tė reduktohen ngjarjet e mrekullueshme, qė lidhen me themeluesit e mėdhenj tė feve, nė ndodhi tė rėndomta tė “jetės sė zakonshme” pėr t’i bėrė ato tė pranueshme. Kjo ėshtė shumė mė tepėr e rrezikshme nė njė kohė, kur e ashtuquajtura “jetė e zakonshme” ėshtė bėrė nė pjesėn mė tė madhe triviale dhe e zbrazur nga dinjiteti e bukuria, qė janė karakteristike pėr ekzistencėn normale njerėzore.
* Mbėshtetur nė pėrkthimin e J. L. Merrick, The Life and Religion of Mohammed, Boston, 1850.
* Pėrkthyer nga A. Jeffrey nė Islam, Muhammad and His Religion.