1. I Dėrguari (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Ai qė e reciton Kur′anin dhe ai qė e dėgjon atė, kanė shpėrblim tė barabartė." (Mustadrakul Vasa′il, vėll.1, fq. 293)

2. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Mė i miri nė mesin tuaj ėshtė ai qė e mėson Kur′anin dhe pastaj ua mėson atė tė tjerėve." (“Al-Amali” nga Shejh et-Tusiut, vėll.1, fq. 5)

3. Imam Xhafer Ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Recitimi i Kur′anit nga faqet e Kur’anit (domethėnė shikimi nė tė dhe leximi i tij - jo nga kujtesa) e lehtėson dėnimin e nėnės dhe tė babait tė lexuesit, edhe sikur ata tė kenė qenė jobesimtarė." (Usul el-Kafi, vėll.2, fq. 613)

4. I Dėrguari i Zotit (bekimet e Zotit qofshin mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Ēdo gjė nė ekzistencė, madje edhe peshku nė det, lutet pėr faljen e personit i cili ua mėson njerėzve Kur′anin." (Usul el-Kafi, vėll.3, fq.301)

5. Imam Ali ibn Musa el-Ridha (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Mos i nėnvlerėsoni fjalėt e Zotit tė Madhėruar dhe mos kėrkoni udhėzim nga tė tjerė pos Tij! Pėrndryshe s’ka dyshim se do tė jeni tė humbur." (Ujun’ul-Ekber er-Ridha, vėll.2, fq.57)

6. I Dėrguari i Zotit (paqja dhe mėshira e Zotit qofshin mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Kėto zemra ndryshken, njėsoj si ndryshket hekuri. Ato lėmohen pėrmes recitimit tė Kur′anit." (“Irshad’ul-Kulub, fq. 78)

7. Imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Kur′ani ėshtė amaneti i Zotit tė Lartėsuar pėr krijesat e Tija. Andaj ėshtė e pėlqyeshme pėr ēdo musliman qė ta ruajė kėtė amanet dhe tė lexojė tė paktėn 50 ajete tė Kur′anit ēdo ditė." (Usul el-Kafi, vėll.2, fq.609)

8. Prijėsi i Besimtarėve Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Shtėpia nė tė cilėn lexohet Kur′ani dhe pėrmendet Zoti i Madhėruar, fiton bekime tė shumta hyjnore, engjėjt janė tė pranishėm nė tė, ndėrkohė qė djajtė do tė jenė larguar prej saj. Pėrveē kėsaj, ajo shtėpi do tė shkėlqejė pėr njerėzit nė qiell, ashtu si shkėlqejnė yjet pėr njerėzit nė tokė." (Usul el-Kafi, vėll.2, fq.610)

9. Nė amanetin e tij tė fundit pėr Aliun (paqja qoftė mbi tė), i Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tha: "O Ali! Tė kėshilloj ta lexosh Kur’anin nė ēdo gjendje.” (Men La Jahdh’hurul Fakih, vėll.4, fq.188)

10. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi dhe familjen e tij) ka thėnė: "Asgjė nuk ėshtė mė vėshtirė pėr tė duruar pėr shejtanin, sesa njė person qė e lexon Kur′anin nga faqet e tija” (Thavabul A′mal, fq.231)

11. I Dėrguari i Zotit (paqja qofshtė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Ndriēojini shtėpitė tuaja nėpėrmjet recitimit tė Kur′anit dhe mos i bėni ato si varre, ngjashėm me atė qė hebrenjtė dhe tė krishterėt kanė bėrė (duke mos kryer lutjet dhe adhurimin e Zotit nė shtėpitė e tyre dhe duke e kufizuar kėtė nė sinagogat dhe kishat)." (Usul el-Kafi, vėll.2, fq. 610)

12. Imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Ai qė e lexon Kur′anin do tė jetė i pavarur dhe mė pas nuk do tė ketė nevojė pėr asgjė. Ndėrsa ai qė nuk e lexon Kur′anin, kurrė nuk do tė jetė i pavarur dhe gjithnjė do tė ketė nevojė pėr tė tjerėt." (Thavabul A′mal, fq. 230)

13. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Njė besimtar, i cili lexon dhjetė ajete nga Kur’ani ēdo natė, nuk do tė llogaritet nė mesin e tė pakujdesshmive (arab. ghafilin) dhe njė besimtar qė lexon pesėdhjetė ajete do tė shėnohet nė mesin e atyre qė e kujtojnė Zotin (arab. dhakirin). Njė musliman qė lexon njėqind ajete do tė shėnohet si bindės dhe adhurues i Zotit tė Madhėruar (arab. kanitin)." (Thavabul A′mal, fq. 232)

14. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Unė ju kėshilloj ta lexoni Kur′anin dhe ta kujtoni Zotin sa mė shumė qė tė jetė e mundur. S’ka dyshim se edhe Kur′ani do t’ju kujtojė juve nė qiej dhe kjo do tė jetė njė dritė hyjnore pėr ju nė tokė." (Al-Khisal, fq. 525)

15. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) ka thėnė: "Epėrsia e Kur’anit kundrejt fjalėve tė tjera, ėshtė si epėrsia e Zotit tė Madhėruar kundrejt krijesave tė Tija." (Mustadrak al-Vasa′il, vėll.4, fq. 237)

16. Imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Ėshtė e kėshillueshme pėr personin qė e lexon Kur’anin, qė kurdoherė qė arrin nė ndonjė ajet ku i bėhet ndonjė kėrkesė Zotit, t’ia kėrkojė Zotit tė njejtėn gjė. Dhe kurdo qė arrin ndonjė ajet ku flitet pėr dėnimin, ėshtė e kėshillueshme qė t’i kėrkojė Zotit mbrojtje nga zjarri dhe dėnimi i xhehennemit." (Usul el-Kafi, vėll.3, fq.1-3)

17. Imam Xhafer ibn Muhammed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Tri gjėra do t’i ankohen Zotit tė Madhėruar (nė Ditėn e Gjykimit): xhamia e braktisur nė tė cilėn njerėzit e qytetit nuk falin namaz, njė dijetar nė mesin e injorantėve (diturinė e tė cilit nuk e shfrytėzon populli) dhe Kur’ani i cili nuk lexohet dhe lihet pėr t’u pluhurosur.” (Usul el-Kafi, vėll.2, fq.613)

18. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Kush i lexon katėr vargjet e para tė sures (kapitullit) Bekare, Ajet’ul Kursi-nė (ajetin 255 tė sures Bekare), sė bashku me dy ajetet qė e ndjekin atė (vargjet 256 dhe 257 deri nė ′Ve Khalidun Hum Fiha′) dhe tre ajetet e fundit (tė tė njejtės Sure) nuk do tė shohė ndonjė tė keqe apo trishtim nė jetėn ose nė pasurinė e tij, djalli nuk do t’i afrohet dhe nuk ka pėr ta harruar Kur’anin." (Thavabul A′mal, fq. 234)

19. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Pėr ēdo gjė ka njė stoli dhe stolia e Kur′anit ėshtė zėri i bukur". (Bihar’ul-Enver, vėll.92, fq.190)

20. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Vėrtet ky Kur′an ėshtė litari i Zotit tė Madhėruar, njė dritė e qartė dhe njė shėrim i dobishėm. Prandaj merruni me recitimin e tij pėr hir tė Zotit tė Madhėruar e tė Gjithėfuqishėm, i cili jua dhuron shpėrblimin e dhjetė veprave tė mira pėr ē’do shkronjė tė lexuar ". (Bihar’ul-Enver, vėll.92, fq.19)

21. Prijėsi i Besimtarėve Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Mėsojeni Kur′anin sepse ai ėshtė rrėfimi mė i bukur dhe tė kuptuarit e tėrėsishėm tė tij ėshtė lulėzimi i zemrave. Kėrkojeni shėrimin me dritėn e tij sepse ai ėshtė shėrim i zemrave. Lexojeni atė bukur, sepse ai ėshtė mė i dobishmi i tregimeve." (Nehxhul Belaga, fjalimi 110 ose 109, sipas botimit)

22. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Sa herė qė valėt e fatkeqėsive t’ju pėrfshijnė si njė natė e errėt, kėrkoni strehim tek Kur′ani Famėlartė, sepse ai ėshtė njė ndėrmjetės, ndėrmjetėsimi i tė cilit do tė pranohet. Atė, qė e merr Kur’anin si udhėzues nė jetėn e tij, Zoti do ta ēojė nė parajsė dhe kėdo qė e shpėrfill atė ose shkon kundėr tij, do ta dėrgojė nė zjarrin e ferrit." (Fadhl’ul-Kur′an, fq.599)

23. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Lexojeni Kur′anin nė mėnyrė qė nė zemrat tuaja tė zhvillohet njė dashuri pėr tė dhe lėkura juaj tė bėhet mė e butė nėpėrmjet tij. Megjithatė, kur zemrat tuaja tė bėhen shpėrfillėse (qė do tė thotė se Kur′ani nuk ka efekt mbi ju), atėherė ndaleni recitimin." (Mustadrak’ul Vasa′il, vėll.4, fq.239)

24. Imam Muhammed Ibn Ali el-Bakiri (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Ai qė e pėrfundon leximin e tėrė Kur′anit nė qytetin fisnik tė Mekkes nga njėra xhuma (e premte) deri nė tjetrėn ose pak mė shumė se sa kjo (mė shumė se njė javė), duke e pėrfunduar sidoqoftė leximin e Kur’anit nė ditėn e xhumasė, Zoti i Madhėruar do ta shėnojė pėr tė shpėrblimin e veprave tė mira nga xhumaja e parė qė ka jetuar nė kėtė botė, deri nė xhumanė e fundit, nė tė cilėn do tė mbetet gjallė nė tė." (Thavab’ul A′mal, fq.225)

25. Imam Xhafer ibn Muhammed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Zoti i Madhėruar do ta shpėrblejė me njė shpėrblim tė dyfishtė personin qė e lexon Kur’anin dhe bėn njė premtim pėr tė bėrė pėrpjekje pėr ta mėsuar atė pėrmendėsh, ndonse kjo gjė mund tė ketė vėshtirėsi tė mėdha pėr tė." (Thavab’ul-A′mal, pg. 227)

26. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij tė bekuar) ka thėnė: "Ai qė e dėgjon recitimin e Kur’anit do tė mbahet larg nga tė ligat e kėsaj bote dhe ai qė e reciton Kur’anin do tė mbahet larg nga gjykimet e botės tjetėr. Pėr njeriun qė dėgjon qoftė edhe njė varg tė vetėm nga libri i Zotit tė Madhėruar, kjo gjė ėshtė mė mirė se njė shtėpi prej ari.” (Bihar’ul-Enver,vėll.92, fq.19)

27. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Numri i shtresave nė qiell ėshtė i barabartė me numrin e ajeteve nė Kur’an. Kėshtu, kur njė recitues i Kur′anit hyn nė qiell, do t′i thuhet atij: "Lartėsohu njė shtresė pėr ēdo varg qė mund ta recitosh!" Kėshtu, askush nuk do tė jetė nė nivel mė tė lartė se ai qė e ka mėsuar pėrmendėsh tėrė Kur′anin." (Bihar’ul-Enver,vėll.92, fq.22)

28. Prijėsi i besimtarėve Ali ibn Ebi Talibi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Lexoje Kur′anin dhe kėrko ndihmė prej tij! Vėrtet Zoti i Madhėruar nuk do ta dėnojė atė qė e ka mėsuar pėrmendėsh Kur’anin." (Bihar’ul-Enver, vėll.92, fq.19)

29. Prijėsi i Besimtarėve Ali ibn Ebu Talibi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Njė njeri qė i reciton 100 vargje nga Kur’ani dhe pastaj thotė ”Ja Allah” shtatė herė, edhe po tė dojė tė heqė njė gur tė madh nga toka, do tė mund ta bėjė kėtė me lejen e Zotit.” (Thavab’ul A′mal, fq.233)

30. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Nėse doni lehtėsim dhe sukses nė kėtė botė, njė vdekje prej martiri, mbrojtje nė Ditėn e Humbjes, njė hije nė Ditėn e Djegies dhe udhėzim nė ditėn kur humbet rruga, merrni mėsim prej Kur’anit! S′ka dyshim se ai ėshtė fjala e tė Mėshirshmit, ėshtė njė mbrojtje nga shejtani i mallkuar dhe njė nga gjėrat me peshė mė tė madhe nė peshoren e veprave (nė Ditėn e Gjykimit)." (Xhemi′ul Ekber, fq.78)

31. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Vėrtet recitimi i Kur′anit ėshtė njė shlyerje e mėkateve, njė mbulesė (mbrojtje) nga zjarri i xhehennemit dhe njė siguri prej dėnimit. Mėshirė do tė zbresė mbi recituesin e tij, engjėjt do tė kėrkojnė falje e qielli do tė zgjatet pėr tė dhe Krijuesi i tij do tė jetė i kėnaqur." (Bihar’ul-Enver, vėll.93, fq.17)

32. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Populli i Kur’anit (ata qė e lexojnė dhe ata qė e mėsojnė atė pėrmendėsh ) do tė jetė nė nivelin mė tė lartė (nė parajsė) nga tė gjithė njerėzit, me pėrjashtim tė profetėve dhe tė dėrguarve. Andaj mos kėrkoni t’i poshtėrsoni njerėzit e Kur′anit dhe as mos ua merrni tė drejtat, sepse vėrtet atyre u ėshtė dhėnė njė pozitė e lartė nga Zoti." (Thavabul A′mel, fq.224)

33. Imam Muhamed ibn Ali el-Bakiri (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Vėrtet Libri i Zotit ėshtė mė i vėrteti i rrėfimeve dhe mė i miri i tregimeve. Zoti ka thėnė: Kur lexohet Kur’ani, ju dėgjonie atė (me vėmendje) dhe heshtni, nė mėnyrė qė tė fitoni mėshirė..."[Kur’an 7:204] (Usul el-Kafi, vėll.3, fq. 422)

34. Imam Muhamed ibn Ali el-Bakiri (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Pėr kėdo qė reciton Kur′anin derisa ėshtė duke qėndruar nė kėmbė nė namaz, Zoti do tė shėnojė njėqind vepra tė mira pėr ēdo shkronjė tė lexuar. Pėr kėdo qė e reciton Kur′anin duke qenė i ulur nė namazin e tij, Zoti i Madhėruar do tė shėnojė pesėdhjetė vepra tė mira pėr ēdo shkronjė tė lexuar. Dhe pėr atė qė e reciton Kur′anin jashtė namazit tė tij, Zoti do tė shėnojė dhjetė vepra tė mira pėr ēdo shkronjė.” (Thavab’ul A′mal, fq.227)

35. I Dėrguari i Zotit (paqja qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: "Vendosni njė pjesė tė mirėsisė sė Kur′anit nė shtėpitė tuaja, sepse atėherė do t’u jepet lehtėsim njerėzve tė asaj shtėpie, mirėsitė e tyre do tė rriten dhe do t’u jepen bekime tė shumta." (Vasailu’sh-Shi′a, vėll.4, fq.85)

36. Imam Ali ibn el-Husejni (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Ajetet e Kur′anit janė thesare dhe ēdo herė kur njė thesar tė hapet, ėshtė e pėlqyeshme tė shihet se ēfarė ka brenda." (Usul el-Kafi, vėll.2, fq.609)

37. Imam Xhafer ibn Muhammed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Ai qė e mbron Kur’anin dhe vepron siē thuhet nė tė, do tė jetė me ėngjėjt fisnik dhe tė pėrkushtuar nė Ditėn e Gjykimit." (Usul el-Kafi, vėll.2, fq.603)

38. Imam Xhafer ibn Muhammed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Nėse Kur′anin e lexon njė djalosh besimtar, Kur′ani pėrzihet me mishin e me gjakun e tij dhe Zoti e vendos atė pranė ėngjėjve fisnikė dhe tė pėrkushtuar. Pėrveē kėsaj, Kur′ani do tė veprojė si njė pengesė ndėrmjet tij dhe zjarrit tė ferrit nė Ditėn e Gjykimit." (Thavabul A′mal, fq.226)

39. Imam Xhafer ibn Muhammed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Vėrtet Kur′ani nuk duhet tė lexohet me ngut ose shumė shpejt. Pėrkundrazi, ai duhet tė lexohet mė ngadalė dhe nė mėnyrė tė matur. Kur do tė arrini nė njė ajet qė flet pėr parajsėn, atėherė ndaluni nė atė ajet dhe kėrkojani Zotit tė Gjithėfuqishėm tė mirat e parajsės. Dhe sa herė qė tė arrini nė njė ajet qė flet pėr ferrin, ndaluni dhe kėrkojini mbrojtje Zotit nga zjarri i tij!" (Usul el-Kafi, vėll.3, fq.301)

40. Imam Xhafer ibn Muhamed es-Sadiku (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Do tė doja tė shihja nga njė Kur′an nė ēdo shtėpi, qė tė mund Zoti nėpėrmjet tij ta pengojė hyrjen e djallit nė to." (Fadh’lul Kur′an, fq.669)