Tema e kėtij punimi ėshtė figura e Merjemes, paqe pastė mbi tė, nė Islam. Nė Kuranin Fisnik, ajo ėshtė e vetmja grua, tė cilės i jepet titulli Siddika, pra pėrherė e vėrtetėsishme, besnike, njė atribut qė u jepet vetėm atyre tė cilėt janė mė tė afruarit me Allahun e Madhėruar dhe tė Lartėsuar, pas profetėve (a.s.). Edhe pse Merjemja a.s. nuk ishte profete, virtyti dhe afria e saj me Zotin duhet tu shėrbejnė si frymėzim tė gjithė atyre qė kėrkojnė Rrugėn e Drejtė.
Nė Kuranin Famėlartė, ndodhia e saj pėrshkruhet sidomos nė Suren 3 (Al-i Imran) e 19 (Merjem), por ka edhe vargje tė tjera nė sure tė ndryshme tė Kuranit ku ajo pėrmendet.
Qėllimi i kėtij punimi nuk ėshtė rrėfimi i hollėsishėm i ngjarjes sė saj, pasi kjo do tė kėrkonte kohė tė madhe, por mė shumė njė sprovė pėr tė shpjeguar pozitėn shpirtėrore tė Merjemes a.s. siē jepet nė vargjet e Kuranit tė Madhnueshėm dhe burimet e tjera islame. Duket me vend qė tė fillojmė duke cituar ajetin e fundit tė Sures 66 (et-Tahrimė), nė tė cilėn Merjemia a.s. paraqitet si shembull pėr gratė e Pejgamberit (s.a.v.s.):
Dhe Merjemja, bija e Imranit, qė ruajti dėlirėsinė e saj dhe Ne frymė nė tė nga Shpirti Ynė. Ajo dėshmoi vėrtetėsinė e fjalėve tė Zotit tė saj dhe Librave tė Tij e ishte nga tė pėrkushtuarat (66:12)
Nė kėtė ajet pėrmenden tre merita tė Merjemes a.s. Ajo ishte njėra nga tė pėrkushtuarat (Kanitah), dėshmoi vėrtetėsinė e fjalėve tė Zotit (Siddikah) dhe nė fund pranoi Shpirtin nga Zoti. Nė njė ajet tjetėr, nė Suren 3, asaj i njihet edhe njė meritė tjetėr e rėndėsishme:
Dhe kur engjėjt thanė: Vėrtet, o Merjem, Allahu tė ka zgjedhur, pastruar e lartėsuar mes grave tė botės (3:42)
Sipas kėtij ajeti, ajo u zgjodh dhe u pastrua nga vetė Zoti. Dhe ajo qė ka edhe mė tepėr rėndėsi ėshtė se Merjemja u njoftua pėr kėtė nga engjėjt. Pėrveē kėsaj, rreth Merjemes tregohet njė ngjarje e habitshme, pėrpara se ajo ta merrte kėtė mesazh nga engjėjt, kur ishte veēse fėmijė dhe po lutej nė tempull:
Saherė futej nė tempull, Zekerijai gjente ushqim pranė saj dhe thoshte: O Merjem, nga vjen kjo? Ajo pėrgjigjej: Nga Allahu. Vėrtet, Allahu i jep pa kufi kujt do Ai (3:37)
Krahas mrekullisė sė Merjemes a.s. qė citon ky ajet, pėrgjigjja qė ajo i jep Zekerijasė ishte e papritur pėr njė fėmijė tė moshės sė saj. Merjemes a.s. i njihen shumė cilėsi nė Kuranin e Lartėsuar.
Sikurse thamė, nuk mund ti pėrmendim kėtu tė gjitha, por le tė pėrqendrohemi nė tri karakteristikat e cituara, tė cilat sipas nesh e shpalosin mė qartė pozitėn shpirtėrore tė Merjemes a.s. Kėto cilėsi janė tė qenit mė besnikja, e dėlira e Zotit dhe pranuesja e Shpirtit. Tė gjitha kėto koncepte pėrdoren nė Kuran nė njėfarė zhargoni teknik, duke sjellė me vete mė shumė kuptime nga ēmund tė krijojė pėrshtypja e parė. Para se tė vazhdojmė me analizimin e kėtyre koncepteve tė veēanta, duhet kujtuar njė nocion shumė i rėndėsishėm qė theksohet nė Kuran. Sipas kėtij nocioni, njerėzit klasifikohen nė tri kategori: tė dėshpėruarit tė pėrparuarit dhe miqtė e Zotit.[1]
Ndėrkohė qė pjesėtarėt e grupit tė dytė janė besimtarėt e zakonshėm nė nivelet dhe gradat e tyre tė ndryshme, grupi i fundit zotėron njė cilėsi shumė tė veēantė: ata u prijnė tė tjerėve nė ēėshtje besimi.[2]
Ndaj dhe afrohen nga Zoti, nė kuptimin qė nga zemrat e tyre hiqen shumė perde, ēka u mundėson atyre tė shohin dhe dėgjojnė atė nga e cila privohen besimtarėt e zakonshėm.[3] Ndonėse tė tillėt janė tė paktė[4], ata nderohen lart nga Krijuesi i tyre.
Atyre u jepet njė tė kuptuar i kėsaj bote dhe vetėdije pėr Krijuesin e tyre qė dallon nga ajo e zakonshmja e tė tjerėve: ata shohin thelbin e kėsaj bote, ndėrkohė qė tė tjerėt shohin tė jashtmen[5] dhe Allahu u pėrshpėrit nė mendje dhe u flet intelekteve tė tyre, prandaj ata ndezin njė dritė pėr zemrat, veshėt dhe sytė e tė tjerėve.[6] Kėta janė njerėzit qė kanė marrė favorin e Zotit dhe ndahen nė katėr kategori:
Ata qė i binden Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij do jenė mes atyre qė Allahu ka mbuluar me mirėsinė e Tij: pejgamberėt, besnikėt, dėshmuesit dhe tė mirėt. Ēshoqėri e shkėlqyer! (4:69)
Jemi urdhėruar ti ndjekim ata nė veprat, bindjet dhe sjelljet tona e, si muslimanė, ti kėrkojmė Zotit tė paktėn 17 herė nė ditė qė tė na udhėzojė nė Rrugė tė Drejtė:
Udhėzona nė Rrugėn e Drejtė, rrugėn e atyre qė ke favorizuar (1:6-7)
Gjithashtu, besimtarėve u ėshtė dhėnė sihariqi qė, nėse i binden Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij, do tė jenė me shoqėrinė e shkėlqyer tė pėrmendur nė Kuran.[10] Nė kėtė shoqėri tė shkėlqyer, Merjemja a.s. ėshtė ndėr besnikėt (siddikah).[11]
Siē pėrmendet nė ajetin 69 tė Sures 4, bėhet fjalė pėr njė kategori qė vjen mėnjėherė pas nivelit tė profetėve a.s. dhe ndodhet mbi atė tė dėshmuesve dhe tė mirėve. Mjerisht, nė kėtė punim si pėrshkruajmė dot mjaftueshėm konceptet e dėshmuesit dhe tė mirit, qė pėrsėriten shpesh nė Kuran.
Sidoqoftė, pjesėmarrėsit nė secilėn kategori tė epėrme pėrfshijnė meritat e atyre nėn to, ndaj dhe besnikėt janė mė tė virtytshmit e miqve tė Allahut, pas profetėve a.s. Nė tė vėrtetė, profetėt a.s. dhe besnikėt (siddikin) janė nė rang aq tė afėrt, saqė disa profetė quhen edhe besnikė nė Kuran. Po kėshtu, siddikėt e pėrmendur nė Kuran dhe hadithe janė, nė pėrgjithėsi, persona me tipare tė jashtėzakonshme, tė cilėt madje marrin njėfarė frymėzimi (ilham), siē ishte rasti i Merjemes a.s.
Besnikėria zakonisht ėshtė njė cilėsi qė i referohet tė folurit, por edhe veprimet mund tė karakterizohen si tė tilla, nėse pėrputhen me bindje dhe qėllime tė caktuara. Nė tė vėrtetė, bėhėt fjalė pėr njė nivel tė epėrm besnikėrie. Gjithashtu, nė mendje nganjėherė shfaqen ide, opinione dhe qėllime qė mund tė arrijnė tė shkatėrrojnė - nė mėnyrė tė pavetdijshme - njė sistem tė tėrė bindjesh. Pėr tė shmangur kėtė nevojitet njė nivel edhe mė i lartė besnikėrie.
Nė terminologjinė teknike kuranore, njė individ besnik ėshtė ai qė plotėson tė gjitha standartet e besnikėrisė dhe tė trija karakteristikat e lartpėrmendura.[9]
Sigurisht, nuk janė tė shumtė personat, edhe nė mesin e besimtarėve tė sinqertė madje, qė i plotėsojnė tė gjitha kėrkesat e nevojshme. Nė Kuran, gruaja e vetme e pėrfshirė me besnikėt ėshtė Merjemja. Megjithatė, edhe gra tė tjera, si Fatimja a.s., bija e Pejgamberit (s.a.v.s), pėrmenden nė hadithe si besnike, edhe pse nė kuptimin e veēantė kuranor termi besnike i referohet vetėm Merjemes a.s.
Koncepti i dytė, ai i dėlirėsisė, ėshtė njė tjetėr karakteristikė qė i njihet Merjemes a.s. nė Kuranin Fisnik. Sipas Librit tė Shenjtė, konceptet dhe domethėniet shpirtėrore tė parathėna nga Libri janė plotėsisht tė arritshme vetėm nga ata qė Allahu ka zgjedhur ti pastrojė:
Nė tė vėrtetė ky ėshtė njė Kuran i bekuar, nė njė libėr tė ruajtur, qė vetėm tė pastruarit e prekin (56:77-79)
Kurani na thotė se Zoti ėshtė mė i pastri i tė pastėrve, mė i shenjti i tė shenjtėve, burimi i tėrė shenjtėrisė dhe dėlirėsisė[10]: kurrfarė papastėrtie dhe asnjė lloj e mete nuk i afrohen dot Atij. Ėshtė e pamundur pėr njė zemėr tė ligė qė tė kuptojė sadopak rreth Tij, tė besojė nė Tė e tė arrijė njohje minimale tė cilėsive tė tija tė shkėlqyera. Kushdo qė aspiron ti afrohet Atij, duhet tė pastrojė doemos egon dhe tė kullojė zemrėn. Sidoqoftė, pastrimi vullnetar nga ana e dikujt ka kufij tė caktuar, matanė tė cilėve ėshtė vetė Zoti ai qė e udhėzon personin nė pėrpjekjet e tija drejt pastrimit tėrėsor.
Njė proēes i tillė nis pas njė periudhe sprovimi tė besnikėrisė sė individit, qė konfirmon se ai ėshtė vendosur nė rrugėn drejt Tij. Pikėrisht nė kėtė kuptim flet Kurani pėr pastrimin e Ehlul-Bejtit tė Profetit tė Bekuar (s.a.v.s.):
Allahu ka pėr qėllim qė nga ju, o Ehlul-Bejt, tė largojė ēdo papastėrti e tju dėlirė tėrėsisht(33:33)
Nė mėnyrė tė ngjashme flitet pėr pastrimin e Merjemes a.s.:
Dhe kur engjėjt thanė: Vėrtet, o Merjem, Allahu tė ka zgjedhur, pastruar dhe lartėsuar ndėr gratė e botės (3:42)
Pa njė pastrim tė tillė Merjemi do ta kishte tė pamundur pranimin e shpirtit, qė pėrbėn konceptin e tretė pėr tė cilin do flasim. Ka ajete tė ndryshme kuranore, nė tė cilat thuhet se Zoti ia zbriti shpirtin Merjemes a.s.[11] Koncepti i shpirtit ėshtė ndėr mė kompleksėt mbi tė cilėt mund tė flasė njė fe, pėrfshirė Islamin. Nė Suren 17 tė Kuranit pėrmendet njė pyetje qė iu shtrua Profetit (s.a.v.s) lidhur me natyrėn e shpirtit:
Tė pyesin rreth shpirtit. Thuaju: Shpirti ėshtė nga Urdhri i Zotit tim dhe nga dija sju ėshtė dhėnė, veēse pak (17:85)
Kėtu, shpirti identifikohet me njė Urdhėr nga Allahu, qė nuk njihet aspak nga njeriu. Nuk kemi pėr qėllim tė citojmė tė gjitha opinionet e dijetarėve muslimanė mbi kėtė pikė pėrgjatė historisė. Megjithatė, do tė dėshironim tė ceknim disa ajete tė Kuranit Famėlartė lidhur me kėtė ēėshtje, tė cilat vėnė nė pah se si pranohet Shpirti nga qeniet njerėzore. Nga shumė ajete shihet qartė se asnjė njeri nuk mund tė marrė shpallje nėse nuk niset, dėrgohet ose frymėzohet nga Shpirti:
Ai ėshtė qė ngre nė nivelet mė tė larta, Zotėruesi i Arshit. E dėrgon Shpirtin e Tij te ai qė do Ai nga shėrbėtorėt e Tij, qė tė paralajmėrojė pėr Ditėn e Takimit (40:15)
Sigurisht qė nga ēfarė u diskutua deri tani rrjedh se njė privilegj i tillė u rezervohet vetėm tė pastėrve, dhe ky ėshtė njė kriter qė Zoti pėrdor pėr tė zgjedhur njė shėrbėtor tė Tij mes tė tjerėve. Nė njė varg tjetėr, Pejgamberit i thuhet se ai nuk do ta kishte marrė shpalljen sikur tė ishte frymėzuar nga Shpirti.
Dhe kėshtu tė kemi shpallur njė shpirt (qė buron) nga Urdhri Ynė. (Para kėsaj) ti nuk njihje as Shkresė as fe (42:52)
Disa e intepretojnė kėtė shpirt si shpirti i Kryeengjėllit Xhibrail a.s., mirėpo nė fillim tė Sures en-Nahl thuhet se qė tė dy - engjėjt dhe shpirti - i zbresin njė personi pėrpara se ai tė urdhėrohet qė ti kėshillojė njerėzit:
Me urdhrin e Tij zbresin engjėjt me shpirtin mbi kė dėshiron Ai nga shėrbėtorėt e Tij: Kėshilloji njerėzit se nuk ka zot pėrveē Meje, ndaj frikomuni Mua! (16:2)
Edhe Ali ibn Ebi Talibi u pyet nėse shpirti i referohet Xhibrailit e ai u pėrgjigj: Xhibraili ėshtė engjėll, kurse shpirti tjetėr gjė. Kur dikush e dyshoi kėtė, Imami citoi vagun 2 tė Sures en-Nahl si provė. Mund tė citohen shumė ajete tė tjera si provė e faktit se shpirti nuk i pėrket engjėjve, pėrfshirė kėtu edhe Xhibrailin a.s. Sipas njė tradite tjetėr nga Imam Xhafer es-Sadiku, bėhet fjalė pėr diēka mė tė madhe se Xhibraili dhe Mikaili.[12]
Nė rastin e Isait a.s., shpirti quhet shpirt i shenjtė[13] nė Kuran dhe nė rastin e Profetit Muhammed (s.a) nganjėherė shpirt i shenjtė[14] e nganjėherė shpirt besnik[15]. Sidoqoftė, sipas Kuranit, pranuesit e shpirtit nuk janė persona tė rėndomtė. Ata shquhen qartė dhe pėrfitojnė nga njė begati e veēantė prej Zotit. Nė kėtė kategori individėsh spikat figura e virgjėreshės Marie a.s., edhe pse ajo nuk ishte profete.
Shėnime:
[1] Kuran, 56:7-11. [2] Kuran, 56:10. [3] Nehxhul-Belaghah, Sermone 222. [4] Nehxhul-Belaghah, Sentenza 147. [5] Nehxhul-Belaghah, Sentenza 432. [6] Nehxhul-Belaghah, Sermone 222. [7] Kuran, 4:69. [8] Kuran, 66:12, 6:75. [9] Kuran, 2:177, 33:23. [10] Kuran, 62:1, 59:23. [11] Kuran, 19:17, 21:91, 66:12. [11] S.M.H. Tabatabai, el-Mizan fi Tefsir el-Kuran, Libano, Muassas al-A°lami, 1997, vėll. 13, p. 209. [13] Kuran, 2:87. [14] Kuran, 16:102. [15] Kuran, 26:193.
Krijoni Kontakt