Sejjid Husejn Muhammad Xhaferi

Periudha pas abdikimit dhe vdekja e Imam Hasanit (a.s)


Edhe pėrkundėr abdikimit nga pozita e kalifit, Hasani vazhdoi tė konsiderohej prijės, pra imami i shi’itėve pas vdekjes sė Aliut. Edhe ata shi’itė qė e patėn kritikuar aktin e tij tė abdikimit asnjėherė nuk pushuan sė afirmuari faktin se ai ishte emėruar nga i ati si pasardhės i tij dhe si Prijės i Besimtarėve (Emir el-Muminin). Nuk ka dyshim se hollėsitė e teorisė sė Imamatit u pėrpunuan mė vonė, por ėshtė njė fakt se pėr sa kohė qė ishte gjallė Hasani, ai u konsiderua si pinjoll i shtėpisė sė Aliut, qoftė nga shi’itėt dhe qoftė nga pjesėtarėt e tjerė tė kėsaj familjeje. Kjo ka mjaftuar qė tė gjithė shi’itėt ta njihnin atė si Imam tė dytė pas Aliut.


Abdikimi i Hasanit kishte qenė shumė i pakėndshėm pėr ata irakianė qė e kishin pėrkrahur atė dhe babain e tij mė parė, kryesisht pėr shkak tė urrejtjes qė ndienin ndaj sirianėve. Ky akt abdikimi ishte po kaq i pakėndshėm edhe pėr khavarixhėt qė ishin mbledhur rreth Hasanit pėr ta luftuar Muavijen. Fundja, ishte pikėrisht njė khavarixh qė e kishte sulumuar e plagosur Hasanin me tė dėgjuar pėr vendimin e tij pėr tė abdikuar. Por ishte edhe njė grup tjetėr, i prirė nga Huxhr bin Adi el-Kindi, i cili ishte i shqetėsuar nga vendimi i Hasanit, por pėr arsye tė tjera. Pikėrisht pjesėtarėt e kėtij grupi e pėrbėnin atė qė mund tė quhej “shi’itėt e mirėfilltė” tė Aliut. Ata ishin njerėzit qė besonin se Aliu dhe pasardhėsit e tij ishin zgjedhur pėr kalifatin nė kuptimin fetar, pėrkundėr atyre qė e kishin pėrkrahur Aliun dhe Hasanin pėr shkak tė qėllimeve politike ose ekonomike.


Shi’itėt e Aliut, pra, qė nga koha e dominimit umajjad nė provincat nėn kontrollin e Uthmanit, duhet tė ndahen nė dy grupe: shi’itėt politikė dhe shi’itėt fetarė. Nė luftėn civile ndėrmjet Aliut dhe Muavijes, kėta dy grupe pėrkohėsisht u gjendėn tė bashkuar kundėr njė armiku tė pėrbashkėt. Por kur fuqia mbisunduese politike dhe ushtarake e Muavijes e solli konfliktin nė njė pikė ku mė nuk kishte dyshim pėr fitoren e tij, grupi politik i pėrkrahėsve tė Hasanit u shkatėrrua dhe u shpėrnda, ndėrsa ndjekėsit e tij fetarė mbetėn tė palėkundur nė besimin e tyre. Ata u dėshpėruan nga vendimi i Hasanit pėr tė abdikuar, por mbetėn tė palėkundur nė idealet e tyre lidhur me prijėsinė (imamatin) e muslimanėve. Ata nuk e humbėn identitetin e tyre si njė grup opozitar karshi armiqve tė familijes sė Profetit, as atėherė kur pėrkrahja politike pėr famlijen e Muhammedit (s.a.a) ishte shkatėrruar tashmė. Ata nuk u pajtuan ta pranonin atė qė shumica, me ose pa dėshirė, e kishte pranuar tashmė. Mė vonė, kur ndodhitė e hershme tė Islamit u shėnuan nė veprat historike, edhe historianėt sunnitė edhe ata shi’itė e shpjeguan abdikimin e Hasanit si njė “veprim tė virtytshėm”, i cili pajtoi dy palė luftuese.

Viti i abdikimit tė tij u bė i njohur si ‘Am el-Xhema’a, pra viti i xhemaatit (komunitetit), dhe u pėrcoll shumė shpesh njė hadith qė i njihej Profetit (s.a.a), nė tė cilin ai thotė: “Ky biri im ėshtė Zotėri (Sejjid) dhe ai ka pėr t’i bashkuar dy grupe muslimanėsh.”[73] Ky hadith i pasqyron pėrpjekjet e gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė dhe tė pjesės sė hershme tė shekullit tė dytė pas Hixhrit, kur po shfaqej dalngadalė njė “trup qendror” ose njė xhema’at nga situata e turbullt qė kishte mbisunduar deri atėherė. Si i tillė, ai i pasqyron prirjet, me tė cilat u krijua ky “trup qendror”. Kėshtu, shi’itėt i mbrojtėn veprimet e Hasanit karshi ekstremistėve qė e kishin akuzuar pėr abdikimin e tij, ndėrsa nė anėn tjetėr, sunnitėt e pranuan njė shpjegim tė tillė sepse pėrshtatej me nevojėn e tyre pėr tė krijuar pajtim mes dy palėve: grupit “uthmanid”, tė pėrfaqėsuar tashmė nga Muavijeja, dhe grupit tė Aliut, tė prirė nga Hasani. Mė pas, ky “trup qendror” i muslimanėve e mori emrin e xhemaatit islam (pra ehl-i sunne ve’l-xhema’a, i konsideruar shpesh nė perėndim si dega “orthodokse” (besimdrejtė) e Islamit ), duke e lėnė pas dhe duke e etiketuar si “sektariane” atė pjesė qė nuk mund dhe nuk do tė pranonte tė pajtohej me kėtė sintezė.


Ndonėse Hasani e pengoi njė zgjidhje tė pėrgjakshme tė konfliktit duke abdikuar nė favor tė Muavijes, kjo gjė nuk e shėroi vetvetiu edhe pėrēarjen e komunitet musliman. Nė tė vėrtetė, abdikimi tij pati ndikime shumė afatgjata pėr zhvillimin e mėvonshėm tė shi’izmit. Mė parė, sė paku zyrtarisht, ai kishte qenė prijėsi i besimtarėve. Por tani gjėrat zhvilloheshin nė drejtim tė kundėrt dhe dega “uthmanide”, nė krye me Muavijen, ishte bėrė “trupi qendror” i muslimanėve, ndėrsa “shi’itėt (ndjekėsit) e Aliut” ishin reduktuar nė njė grup tė vogėl opozitar dhe ishin hedhur nė pozitėn e njė sekte. Zėdhėnėsi i kėsaj opozite, megjithatė, nuk ishte vetė Hasani, por mė shumė Huxhr bin Adi el-Kindiu dhe grupi i tij.


I pėrkrahur nga njė numėr shi’itėsh fanatikė tė Kufes, ai kurrė nuk pushoi sė protestuari kundėr Muavijes dhe mallkimit publik tė Aliut nga foltoret e xhamive, njė politikė kjo, tė cilėn Muavije e nisi si mjet propagande. Periudha nėntėvjeēare ndėrmjet abdikimit tė Hasanit nė vitin 41/600 dhe vdekjes sė tij nė vitin 49/669 ėshtė periudha, nė tė cilėn sentimentet dhe prirjet shi’ite po kalonin njė fazė “zjarri tė nėntokės”, pa kurrfarė aktiviteti tė dukshėm e tė dyshimtė nė sipėrfaqe. Njė pėrshkrim historik lidhur me zhvillimet shi’ite tė kėsaj periudhe ėshtė tejet i vėshtirė, sepse burimet tona janė krejtėsisht tė heshtura. Por edhe pėrkundėr kėsaj, kjo periudhė nuk ishte krejt pa zėra, qė herė pas here ngriheshin aty-kėtu nė pėrkrahje tė familjes sė Profetit dhe kundėr sundimit tė Muavijes. Herė pas herė shohim se pėrmenden individė ose grupe tė vogla, kryesisht nga Kufeja, qė e vizitonin Imam Hasanin dhe Imam Husejnin, duke u kėrkuar tė nisnin njė kryengritje, gjė qė ata nuk pranuan.[74]

Heshtja shi’ite nė kėtė periudhė mund tė ketė qenė pėr dy arsye. Si e para, kontrolli i hekurt i Muavijes mbi perandorinė e tij, nėpėrmjet forcave tė tija besnike dhe tė trajnuara siriane, ishte tepėr i fortė pėr tė lejuar ēfarėdo lloj kryengritjeje; dhe sė dyti, lėvizja shi’ite nuk ishte akoma mjaft e organizuar sa tė mund tė vepronte kundėr njė fuqie kaq tė madhe. Por ajo kalonte njė proces tė natyrshėm evoluimi, deri nė kohėn kur do tė kishte njė pėrkrahje tė gjerė dhe do tė mund tė shndėrrohej nė veprim. Muavije, megjithatė, ishte gjithnjė i vėmendshėm karshi ndjesive shi’ite tek njė pjesė e popullatės nė Kufe dhe ndėrmori masa pėr tė parandaluar ēdo mundėsi rebelimi. Fill pasi e pushtoi Kufen, ai i dėboi nga qyteti disa fise qė i ishin besnike Aliut dhe i zėvendėsoi me fise tė tjera nga Siria, Basra dhe Xhezireja, tė cilat do t’i qėndronin atij besnikė.[75]

Pas abdikimit tė tij, Hasani u largua nga Kufeja dhe u vendos nė Medine, duke ēuar njė jetė tė tėrhequr dhe larg politikės. Qėndrimi i tij mund tė kuptohet nga fakti se gjatė udhėtimit pėr nė Medine, teksa ishte nė Kadisijje, ai mori njė letėr nga Muavijeja, nė tė cilėn ky i fundit i kėrkonte tė merrte pjesė nė njė ekspeditė ushtarake kundėr njė rebelimi tė khavarixhėve. Pėrgjigja e Hasanit ishte se ai kishte hequr dorė nga lufta kundėr Muavijes qė populli tė mund tė jetonte nė paqe, dhe se nuk do tė luftonte nė krah tė tij.[76] Kėtė qėndrim tė njejtė pasiv dhe tė tėrhequr ndaj Muavijes do ta ruante edhe pėr t’i qetėsuar ata nga shi’itėt e tij, tė cilėt herė pas here e vizitonin dhe i shprehnin ndjenjat e tyre tė hidhura pėr sunduesin umajjad.

Megjithatė, Hasani nuk jetoi shumė gjatė. Ai vdiq nė vitin 49/669, shumė kohė para vdekjes sė kundėrshtarit tė tij. Muavije e mori kalifatin nga Hasani kur vetė ishte 58 vjeē dhe vdiq nė vitin 60/680, kur ishte 77 vjeē. Nė anėn tjetėr, Hasani ishte 38 vjeē kur abdikoi dhe 45 ose 46 vjeē kur vdiq. Ėshtė tejet me rėndėsi qė tė theksohet ky dallim nė moshė, veēanėrisht kur t’i lexojmė planet ambicioze tė Muavijes pėr ta vazhduar kalifatin nė familjen e tij dhe pėr ta emėruar tė birin Jezidin si trashėgimtar tė fronit. Njė emėrim i tillė pamundėsohej nga marrėveshja, pas tė cilės kishte abdikuar Hasani. Nė anėn tjetėr, duke e konsideruar dallimin e madh nė moshė, Muavije nuk mund tė shpresonte se Hasani do tė vdiste para tij. Ndaj, pėr ta realizuar planin e tij dhe pėr t’i pėrmbushur dėshirat e veta, Muavije duhej ta eliminonte Hasanin. Shumica e burimeve tona, qofshin sunnite ose shi’ite, nga historianėt ose nga dijetarėt e hadithit, pėrcjellin se shkaku i vdekjes sė Hasanit ishte helmi qė iu dha nga njėra nga gratė e tija, e quajtur Xhu’da bint Esh’ath.[77]Sipas asaj qė pėrcillet, Muavijeja e kishte tėrhequr atė me premtimin se do t’i jepte njė shumė tė majme parash dhe do ta martonte me tė birin Jezidin. Pasi e kreu detyrėn, Muavije vėrtet ia pagoi shumėn e parave, por nuk pranoi ta martonte me Jezidin, duke thėnė se jeta e tė birit i vlente mė shumė.[78]

Dėshmitė e bindshme historike, dėshira e Muavijes pėr ta emėruar tė birin si pasardhės, gjė qė e bėri fill pas vdekjes sė Hasanit, e kombinuar me shumė gjurmė tė tjera qė gjenden nė burimet historike, e bėjnė tejet tė mundur qė Muavije tė ketė qenė personi qė e porositi helmimin e Hasanit, ndonėse kjo gjė kurrė nuk do tė mund tė dėshmohet qartėsisht. Megjithatė, fakti se shkaku i vdekjes sė Hasanit ishte helmi qė iu dha nga e shoqja, Xhu’da bint Esh’ath, ėshtė pėrtej ēdo dyshimi.

Sipas fjalėve tė vetė Hasanit, kjo ishte hera e tretė qė po helmohej, ndonėse vetėm kėsaj radhe helmi do tė ishte vdekjeprurės. Burimet tona pėrcjellin se, me ta marrė lajmin e vdekjes sė Hasanit, Muavije nuk arriti ta fshihte ndjesinė e lehtėsimi dhe madje tė lumturisė, duke i hedhur fjalė ofenduese dhe plot sarkazėm Ibn Abbasit.[79] Njė fakt tjetėr, mbi tė cilin pajtohen tė gjithė burimet, ėshtė se fill pas vdekjes sė Hasanit, Muavije e nisi procesin e emėrimit tė Jezidit si pasardhės tė vetin[80], siē do tė shihet nė vijim. Ndėrsa Muavije e shfrytėzoi vdekjen e Hasanit si njė mundėsi pėr tė vazhduar mė tej me planin e tij pėr ta siguruar emėrimin e Jezidit si kalif tė radhės, shi’itėt e Kufes, nė anėn tjetėr, e gjetėn mundėsinė e duhur pėr tė bėrė edhe njė pėrpjekje pėr ta rikthyer kalifatin e familjes sė Aliut.

Me tė dėgjuar pėr vdekjen e Hasanit, shi’itėt e Kufes mbajtėn njė takim nė shtėpinė e Sulejman ibn Surad el-Khuzaiut dhe i shkruan njė letėr tė gjatė Husejnit. Nė tė, pasi e shprehėn pikėllimin e tyre dhe ngushėllimet pėr vdekjen e “djalit tė Vasiut (trashėgimtarit tė Profetit), djalit tė vajzės sė Profetit dhe flamurit tė udhėzimit”, e ftuan Husejnin tė kryengritej kundėr Muavijes dhe e siguruan se do tė ishin gati pėr t’i sakrifikuar jetėt e tyre pėr kauzėn e tij. Megjithatė, Husejni, duke e nderuar marrėveshjen qė kishte bėrė i vėllai me Muavijen, nuk e pranoi kėtė ftesė dhe i kėshilloi sėrish qė tė qėndronin larg thirrjeve tė tilla dhe tė rrinin tė qetė nė shtėpitė e tyre, pėr sa kohė qė ishte gjallė Muavijeja.[81]

Por mė entuziastėt nė mesin e shi’itėve nuk mund tė rrinin tė qetė. Huxhr bin Adi el-Kindi dhe shokėt e tij, tė cilėt kurrė nuk kishin bėrė kompromis me idealet e tyre shi’ite, tani dolėn nė skenė me njė revoltė tė hapur kundėr Muavijes dhe mėkėmbėsit tė tij, Zijad bin Ebu Sufjanit, i cili ishte bėrė guvernator edhe i Kufes edhe i Basrės, pas vdekjes sė guvernatorit tė kaluar, Mughire bin Shu’ba, nė vitin 51/671. Revolta ėshtė pėrshkruar me shumė hollėsi nga burimet e hershme, tė cilat dėshmojnė pėr ndjesitė e forta shi’ite tė saj. Ndonėse nuk pati ndonjė pasojė serioze ose ndonjė rėndėsi ushtarake, fakti se shumė vepra tė hershme i kushtojnė kapituj tė tėrė Huxhrit[82] lė tė kuptohet se ky episod nuk ishte i njė rėndėsie tė vogėl nė ndodhitė revolucionare tė Islamit tė hershėm. Pėrcillet se kėta shi’itė fanatikė kishin protestuar gjithė kohės, jo vetėm kundėr mallkimit tė Aliut, por edhe kundėr vetė sundimit tė Muavijes, tė cilin e konsideronin njė uzurpues tė tė drejtės sė familjes sė Aliut pėr kalifatin. Sllogani i tyre ishte se “kalifati nuk ėshtė legjitim dhe i lejuar veēse pėr famlijen e Ebu Turabit (njė nofkė e Aliut)”.[83] Ndėrsa vetė Zijadi ishte nė Basra dhe Kufeja po administrohej nga zėvendėsi i tij Amr bin Hurejth, ata shpesh shkuan nė xhami dhe folėn hapur kundėr Muavijes dhe Zijadit. Kur Amri, nė njė ligjėratė tė xhumasė, u pėrpoq t’i paralajmėronte pėr pasojat e kėtij rebelimi tė hapur, ata e goditėn me gurė dhe e detyruan tė strehohej nė pallatin e guvernatorit.[84] Fuqia numerike e atyre qė ia shprehėn pėrkrahjen kauzės shi’ite mund tė gjykohet sipas asaj qė pėrcillet se ata “e zinin gjysmėn e xhamisė sė Kufes”.[85] Duhet thėnė se xhamia e Kufes e kishte kapacitetin pėr tė pritur rreth 40 mijė njerėz.


I informuar nga mėkėmėbėsi i tij, Zijadi u kthye me shpejtėsi drejt Kufes. Fillimisht, ai dėrgoi tek Huxhri disa prijės shi’itė nga Jemeni, me tė cilėt kishte krijuar tashmė marrėdhėnie tė mira, qė ta paralajmėronin Huxhrin pėr rrugėn e rrezikshme qė kishte ndėrmarrė. Burimet japin dėshmi tė mjaftueshme se, qė nga koha kur Zijadi e mori nė dorė sundimin e Kufes nė vitin 51/671, ai bėri ēmos pėr ta tėrhequr Huxhrin nė anėn e tij. Ai tashmė i kishte ofruar njė pozitė nė kėshillin e tij administativ dhe ishte i gatshėm ta lartėsonte pozitėn e tij brenda fisit el-Kinda.


Megjithatė, asgjė nuk mund ta ndryshonte qėndrimin e Huxhrit. Pėrkundrazi, nėse e kundrojmė ēėshtjen nga aspekti politik, duhet thėnė se tė gjithė kompromiset politike dhe shpėrblimet materiale i ishin ofruar Huxhrit nga ana e guvernatorit tė Kufes. Pėr mė tepėr, vetė mospranimi i kompromiseve qė ia ofronte guvernatori me aq bujari, nuk mund t’i sillnin Huxhrit ndonjė autoritet dhe fuqi politike, pėr vetė faktin se ishte tepėr i moshuar. Edhe sikur tė arrinte t’i sillte shi’itėt nė pushtet, duke e bėrė Husejnin kalif, pozita e tij nuk do tė ishte shumė mė e mirė se ē’kishte qenė nė kohėn e Aliut. Pėrfitime tė tilla i ishin ofruar tashmė nga Zijadi, por ai i kishte refuzuar tė gjitha. Si pėrfundim, nuk na mbetet tjetėr veēse tė pranojmė se motivimi i vetėm i Huxhrit ishte bindja e tij fetare dhe besimi i palėkundur nė prijėsinė e Ehl-i Bejtit.

Prijėsit fisnore jemenas, disa prej tyre miq tė vjetėr tė Huxhrit, qė u dėrguan pėr tė ndėrmjetėsuar dhe pėr tė gjetur njė kompromis, dėshtuan nė pėrpjekjen e tyre, por megjithatė, i kėrkuan guvernatorit qė tė sillej karshi Huxhrit me butėsi.[86] Kjo flet shumė pėr respektin dhe pozitėn e lartė qė kishte Huxhri pranė tyre. Nuk mund tė pritet qė prijėsit fisnorė ta mbronin njė njeri ambicioz e tė etur pėr pushtet, i cili do tė mund t’i sfidonte edhe vetė ata dhe prijėsinė e tyre. Megjithatė, ata do ta mbronin njė njeri, bindjet e thella fetare tė tė cilit pėrshtateshin krejtėsisht me ato tė tyret dhe i cili e kishte guximin moral pėr t’i mbrojtur deri nė fund principet e veta.
Por Zijadi nuk i pranoi lutjet e tyre pėr Huxhrin dhe e dėrgoi policinė e tij pėr ta arrestuar. Megjithatė, numri i pėrkrahėsve tė Huxhrit ishte mjaft i madh sa pėr t’i dėbuar forcat e guvernatorit. Duke e kuptuar seriozitetin e situatės, Zijadi menjėherė i mblodhi fisnikėt dhe prijėsit e Kufes, veēanėrisht ata nga fiset jemenase, dhe u foli, duke u thėnė se pikėrisht njerėz nga fiset e tyre po e ndihmonin Huxhrin. Ai u tha se sikur tė mos e tėrhiqnin pėrkrahjen, guvernatori do t’i thirrte forcat ushtarake siriane pėr njė shtypje tė pėrgjakshme dhe tė plotė tė kryengritjes. Njė shprehje nga fjalimi i Zijadit, e pėrcjellur nė shumė burime, jep njė pėrshkrim tė bukur dhe ilustrues tė karakterit dhe qėndrimit tė prijėsve fisnorė nė Kufe. Sipas Taberiut, Zijadi tha: “Trupat tuaj janė me mua, por ndjenjat tuaja janė me Huxhrin.”[87]


Ebu’l-Ferexhi pėrcjell njė shprehje mė tė gjatė, pėrmbajtja e tė cilės ėshtė si vijon: “Trupat tuaj janė me mua, por ndjenjat tuaja janė me kėtė njeri tė ēmendur, tė rrethuar nga aq shumė miza (duke nėnkuptuar se njerėzit janė mbledhur rreth tij si mblidhen mizat rreth njė objekti). Ju jeni me mua, por vėllezėrit tuaj, bijtė tuaj dhe pjesėtarėt e fiseve tuaja janė me Huxhrin.” [88]


Me frikėn se mund t’i humbnin pozitat e tyre, prijėsit fisnorė tė Kufes prapė e dėshmuan atė dobėsi karakteristike tė tyre dhe i bindėn pjesėtarėt e fiseve tė veta qė tė mos binin ndesh me ushtrinė siriane. Ndėrsa shumica e atyre qė ishin mbledhur rreth Huxhrit u larguan prej tij, mbeti prapėseprapė njė grup i konsiderueshėm, i cili nuk pranoi tė ikte dhe vazhdoi ta kundėrshtonte arrestimin e tij. Si rezultat, Zijadi e thirri ushtrinė, duke zgjedhur veēanėrisht trupa qė ishin nga kontingjenti jemenas i ushtrisė, dhe i ngarkoi ata me detyrėn e zgjidhjes sė kėsaj situate.


Detyra nuk ishte e lehtė, megjithatė, jo vetėm pėr shkak tė prestigjit personal dhe pėrkrahjes sė madhe qė gėzonte Huxhri mes masave nė Kufe, por edhe pėr shkak tė frikės nga hakmarrja fisnore. Si njė politikan me aftėsi tė jashtėzakonshme pėr t’u kundėrvėnė kryengritjeve, Zijadi arriti t’i pėrfshinte nė operacion pikėrisht trupat jemenase, fiseve tė tė cilėve u takonte edhe vetė Huxhri. Kėshtu, ai arriti tė shmangte njė konflikt ndėrmjet grupeve nizarite dhe jemenase mes fiseve. Nė mesin e vetė fiseve jemenase, ai e pėrdori njėrėn degė kundėr tjetrės dhe i frikėsoi prijėsit e fisit Kinda, tė cilit i takonte Huxhri, duke i kėrcėnuar me vdekje dhe shkatėrrim tė tė gjithė pasurisė sė tyre nėse nuk e dorėzonin Huxhrin. Pėrshkrimi i gjatė dhe i detajuar i kėsaj ndodhie, i pėrcjellur nga Ebu Mikhnafi dhe burime tė tjera tė hershme e i shėnuar nga Taberiu dhe Ebu’l-Ferexhi, ėshtė interesant nė shumė aspekte. Nė tė shihet se si interesi personal i prijėsve fisnorė u shfrytėzua pėr t’i bindur qė tė vepronin kundėr bindjes sė tyre fetare, se si rivalitetet fisnore u pėrdorėn kundėr njėri-tjetrit, si u detyruan me forcė pėrkrahėsit e Huxhrit dhe si, mė nė fund, Zijadi arriti ta arrestonte njėrin nga prijėsit mė tė nderuar tė shi’itėve tė Kufes dhe ta shuante njė lėvizje tė rrėnjosur fort. Pėrveē Huxhrit, edhe trembėdhjetė shi’itė tė tjerė u rrethuan dhe u kapėn.[89] Pėrkatėsitė fisnore tė katėrmbėdhjetė burrave tė arrestuar ishin si vijon: dy nga fisi Kinda, njė nga fisi Hadramaut, dy nga fisi Abs, njė nga fisi Khath’am, dy nga fisi Baxhila, njė nga fisi Rab’ia, njė nga fisi Hamdan, tre nga fisi Tamim dhe njė nga fisi Havazin. Vlen tė shihet se nga kėta katėrmbėdhjetė, tetė ishin nga fise tė ndryshme jemenase, si Kinda, Hadramaut, Khath’am, Baxhila dhe Hamdan, ndėrsa gjashtė nga fiset nizarite tė veriut, si: Abs, Rabi’a, Tamim dhe Havazin. Kjo i tregon pėrmasat e lėvizjes dhe dėshmon se sentimentet shi’ite nė Kufe nuk ishin tė kufizuara tek jemenasit.

Zijadi vendosi t’i dėrgonte tė burgosurit nė Siri, qė Muavije tė merrej me ta. Bashkė me tė burgosurit, do tė dėrgonte edhe njė aktakuzė, tė dėshmuar edhe nga banorėt e Kufes. Pėr kėtė qėllim, ai i ftoi katėr prijėsit e katėr distrikteve administrative tė popullatės sė Kufes.[90]Kėta prijės i shprehėn akuzat ndaj Huxhrit, si vijon:

1. Huxhri i mbledh njerėzit rreth vetes dhe hapur e ofendon dhe e mallkon Kalifin,
2. Ai i stimulon njerėzit qė tė luftojnė kundėr Prijėsit tė Besimtarėve (nėnkuptohet kalifi),
3. Ai shkaktoi trazira nė qytet dhe e dėboi guvernatorin e Kalifit,
4. Ai e beson dhe e pėrhap pretendimin se kalifati nuk ėshtė legjitim dhe i pranueshėm veēse nė familjen e Ebu Turabit,
5. Ai thotė se Ebu Turabi (Aliu) ėshtė i dėlirė nga ēdo mėkat e gabim, ai e lėvdon atė dhe i stimulon njerėzit qė ta duan e ta nderojnė,
6. Ai i fton njerėzit qė tė largohen e shkėputen (arab. teber’ra) nga armiqtė e Aliut dhe nga tė gjithė ata qė kanė luftuar kundėr tij,
7. Njerėzit qė janė me tė janė prijės tė ndjekėsve tė tij dhe i ndajnė tė njejtat mendime.[91]

Akuzat e shprehura nė kėtė dokument kundėr Huxhrit, nga katėr prijėsit e Kufes, ishin tė sakta pėrtej ēdo dyshimi dhe i pasqyronin mendimet, ndjenjat dhe aktivitetet e Huxhrit dhe tė shokėve tė tij. Ky dokument, i cili duket se ėshtė ruajtur pa ndonjė pėrpjekje pėr ta falsifikuar ose pėr t’ia censuruar pėrmbajtjen, na e jep ndoshta imazhin mė tė qartė tė pozitės fetare tė shi’itėve nė kohėn e Huxhrit, tė ndjenjave dhe aspiratave tė tyre, tė dashurisė pėr famlijen e Aliut dhe tė urrejtjes ndaj Muavijes si njė uzurpues.


Megjithatė, Zijadit nuk iu pėlqeu kjo aktakuzė. Arsyeja, e shėnuar aq qartė nga burimet, ėshtė shumė me rėndėsi tė theksohet, sepse hedh dritė mbi situatėn reale. Pasi e shqyrtoi dokumentin, Zijadi tha: “Nuk mendoj se kjo aktakuzė ėshtė mjaft vendimtare. Dua qė tė sillen dėshmitė e mė shumė dėshmitarėve se thjesht katėr prijėsve tė Kufes.”[92]


Akuzat e numėruara nė dokumentin origjinal merreshin thuajse vetėm me kauzėn shi’ite tė Huxhrit dhe me dashurinė e tij pėr familjen e Aliut. Zijadi ishte i mendimit se jo shumė jemenas, prej tė cilėve do tė kėrkonte qė tė ishin dėshmitarė pėr kėto akuza, do tė pranonin tė nėnshkruanin njė dokument tė tillė, i cili mbėshtetej nė aktivitetin e Huxhrit pėr hir tė idealeve shi’ite. Shumica e jemenasve kishin prirje shi’ite, me shkallė tė ndryshme tė bindjes praktike, kuptohet. Pėr mė tepėr, me aq sa duket, Zijadi nuk kishte shumė dėshirė qė ta informonte zyrtarisht Muavijen se ndjenjat dhe aktivitetet shi’ite nė Kufe ishin aq tė fuqishme, nė njė kohė kur ai vetė ishte guvernator i provincės. Ishte vėrtet njė privilegj pėr tė, qė tė ishte guvernator edhe i Kufes edhe i Basrės njėkohėsisht, njė nder ky qė nuk e kishte gėzuar asnjė zyrtar tjetėr mė parė. Si pasojė, u pėrpilua njė aktakuzė tjetėr, me akuzat vijuese:


1. Huxhr bin Adi e ka tėrhequr betimin pėr besnikėri ndaj Kalifit,
2. Ai ka shkaktuar pėrēarje nė ummetin musliman,
3. Ai e mallkon Kalifin,
4. Ai i thėrret njerėzit pėr luftė dhe ka krijuar trazira,
5. Ai i mbledh njerėzit rreth vetes dhe i stimulon qė ta tėrheqin betimin e tyre pėr besnikėri ndaj Prijėsit tė Besimtarėve (Muavijes) dhe ta zbresin atė nga froni,
6. Ai e mohon Zotin.[93]

Dallimi i theksuar ndėrmjet dy dokumenteve ėshtė tejet i qartė. Ndėrsa akuzat e radhitura nė aktakuzėn e parė pėrqėndroheshin nė aktivitetet e Huxhrit dhe nė rebelimin e tij tė hapur pėr hir tė kauzės shi’ite, nė tė dytėn theksohet rebelimi i tij kundėr shtetit dhe pushtetit tė Muavijes, duke mos e pėrmendur fare lėvizjen e tij shi’ite. Dokumenti i parė vė theks mbi dashurinė e palėkundur tė Huxhrit pėr Aliun dhe devotshmėrinė ndaj familjes sė tij, duke u mbėshtetur nė bindjen fetare, ndėrsa dokumenti i dytė e zėvendėson kėtė akuzė me njė akuzė tjetėr, atė tė mohimit tė Zotit, gjė qė, sipas shembullit tė vendosur nga Ebu Bekri, do tė ishte njė arsye e mjaftueshme pėr ekzekutimin e tij. Dėshmitė qė i kemi nė dispozicion nuk lėnė dyshim se akuzat e shprehura nė dokumentin e parė ishin tė gjitha autentike, ndėrsa aktakuza e dytė nuk ishte tjetėr veēse njė version i ndryshuar, i krijuar pėr qėllimet qė shpjeguam mė sipėr.


Kjo i shpjegon edhe rrėfimet se Muavije hezitoi pėr ta pranuar aktakuzėn dhe nuk ishte shumė i vullnetshėm pėr tė ndėrmarrė ndonjė veprim drastik kundėr Huxhrit. Pėr mė tepėr, siē do tė shohim nė vijim, kushti i vetėm qė ua vendoste Muavije prijėsve shi’itė, pėr t’ua falur jetėn, ishte qė ta mallkonin Aliun e tė distancoheshin prej tij. Kjo tregon gjithashtu se krimi i tyre mė i rėndėsishėm ishte aktiviteti i tyre pro-shi’it dhe jo krimet kundėr shtetit ose kalifit, siē pėrshkruhet nė aktakuzėn e dytė.


As qė ka nevojė tė pėrmendet se Huxhri shihej nga tė gjithė banorėt e Kufes si njė prijės shi’it i pakompromis. Pėr mė tepėr, ai konsiderohej njė musliman i devotshėm, gjė qė e dėshmojnė edhe njerėz qė nuk pajtoheshin me mendimet e tija. Kryegjykatėsi (kadiu) Shurejh bin Harith, i shkroi Muavijes, tė cilit i thoshte: “Dėshmoj se Huxhri ėshtė njė musliman i devotshėm, i rregullt nė namaze. Ai jep sadaka, agjėron nė Ramazan dhe gjithnjė e kryen haxh’xhin dhe umren... Ai vėrtet ka njė pozitė tė lartėsuar nė Islam.”[94]


Edhe pėrkundėr kėsaj, Zijadi u kėrkoi njerėzve qė tė dėshmonin se aktakuza e dytė ishte e vėrtetė. Shtatėdhjetė vetė, dyzet e pesė prej tė cilėve janė shėnuar veēanėrisht me emėr, pėrcillet se e nėnshkruan dokumentin.[95] Disa nga nėnshkrimet ishin dukshėm tė falsifikuara, siē pėrcillet nga burimet qė i pėrmendin emrat. Madje Kadi Shurejhu, nė letrėn e dėrguar Muavijes, protestoi duke thėnė se nuk e kishte nėnshkruar kėtė dokument dhe se emri i ishte shtuar pa dijeninė e tij. Disa tė tjerė kėrkuan falje mė pas pėr nėnshkrimin e dhėnė, duke nėnkuptuar se Zijadi u kishte bėrė shtypje pėr tė dėshmuar pėr kėto akuza.[96]

Kur tė burgosurit erdhėn pranė Muavijes, pati shumė shtypje nga fiset e ndryshme qė tė liheshin tė lirė pjesėtarėt e tyre. Shtatė nga tė katėrmbėdhjetė tė burgosurit u lanė tė lirė falė pėrpjekjes dhe ndikimit tė tė afėrmve tė tyre. Huxhrit dhe gjashtė tė burgosurve tė tjerė u dha mundėsia qė t’i shpėtonin jetėt e tyre, duke e mallkuar hapur Aliun dhe duke u distancuar prej tij. Xhelatėt e Muavijes u thanė: “Na ėshtė urdhėruar qė t’ju japim njė mundėsi pėr tė shpėtuar, nėse e mallkoni Aliun dhe distancoheni prej tij. Nėse nuk pranoni, do t’ju vrasim.” Pėrgjigja e vendosur e Huxhrit dhe e gjashtė shokėve tė tij ishte: “Pėr Zotin, kurrė nuk do ta bėjmė kėtė gjė.” Pas kėsaj, atyre ua prenė kokat.[97]

Fakti se kėta njerėz pranuan t’i sakrifikonin jetėt e tyre por nuk pranuan tė distancoheshin nga Aliu, ėshtė diēka qė nuk duhet kaluar shpejt e shpejt. Nė gjithė kėtė duhet tė ketė pasur diēka shumė mė tė thellė se sfera e interesave politike. Historia e fesė ėshtė e mbushur me njerėz qė e kanė zgjedhur vdekjen nė vend qė tė bėnin kompromis me besimin e tyre. Duhet pranuar se historia njerėzore nuk mund tė shpjegohet vetėm nėpėrmjet rrethanave politike dhe ekonomike. Leximi i historisė vetėm nga kėndvėshtrimi materialist ėshtė njė fenomen tejet i dhimbshėm i historiografisė moderne. Nė anėn tjetėr, tė pranuarit e vetėdijes fetare nė njė rast tė caktuar dhe tė mohuarit e saj nė njė rast tjetėr, nuk ėshtė tjetėr veēse njė shembull keqardhės i paragjykimit.


Nuk ka dyshim se nė tė shumtėn e rasteve, lėvizjet popoullore nė shoqėritė njerėzore janė dominuar nga faktorėt politikė dhe ekonomikė. Megjithatė, nuk janė tė paktė rastet kur vetėdija individuale i ka tejkaluar tė gjitha konsideratat. Pa dyshim, Huxhr bin Adi ėshtė njėri nga kėta shembuj. Atij jo vetėm qė iu dha mundėsia pėr ta shpėtuar jetėn e tij, por mė parė i ishin ofruar edhe shumė pėrfitime politike dhe ekonomike nga Zijadi. Ai i refuzoi tė gjitha. Pėr tė, arritja e kėtyre gjėrave nėpėrmjet distancimit nga Aliu dhe mallkimit tė tij, nuk ishte tjetėr veēse distancim dhe mohim i vetė fesė. Ky episod ka pasur pasoja politike, vetėm aq sa mund tė thuhet se konsideratat politike ishin efekte anėsore tė qėllimeve fetare. Pra, merakosja e Huxhrit lidhur me pyetjen se kush do tė bėhej kalif i muslimanėve nuk ishte aspak njė pyetje politike ose ekonomike. Ai e besonte dhe ishte i gatshėm tė vdiste, siē edhe bėri, pėr idenė se Zoti i kishte falur njė bekim tė veēantė familjes sė Profetit, duke e bėrė atė tė zgjedhur pėr detyrėn e sundimit tė muslimanėve.

Huxhri dhe ndjekėsit e tij, pra, duhet tė konsiderohen pėrfaqėsues tė atyre shi’itėve tė parė, tė cilėt e thanė zėshėm mendimin e tyre fetar nė pėrkrahje tė Aliut, madje fill pas vdekjes sė Profetit, duke qenė pararendės tė njė lėvizjeje qė zhvillohej me vrull e qė, sė shpejti, do tė kristalizohej si njė degėzim mė vete brenda komunitetit musliman. Ai ishte njė sahabe i dalluar i Profetit, i respektuar pėr virtytshmėrinė e tij dhe pėr devotshmėrinė fetare, edhe pėrkundėr faktit se ishte njė pėrkrahės i zjarrtė i Aliut. Fundi i tij tragjik krijoi njė valė tronditjeje nė qytetet e shenjta muslimane. Madje edhe e veja e Profetit, Aisheja, dhe Abdullah ibn Umari, protestuan kundėr ekzekutimit tė tij.[98] Ėshtė interesante tė theksohet se martirizimi i Huxhrit u bė nismėtar i martirologjisė nė Islamin shi’it, ndėrsa vdekja e tij u vajtua nė elegji tė shumta, tė cilat do tė zhvillohesin mė pas nė njė letėrsi tė pasur.

Kuptohet, kjo tragjedi pati mė sė shumti ndikim tek banorėt e Kufes. Ata u tronditėn me ndjesinė e njė fatkeqėsie tė thellė dhe dhanė reagime serioze. Ata dėrguan njė delegacion tek Husejni nė Medine dhe i kėrkuan t’i printe njė kryengritjeje tė armatosur kundėr Muavijes. Husejni e refuzoi ftesėn e tyre me fjalėt e njejta si mė parė.[99] Muavije nuk ishte i panjohur me kėto ftesa qė i dėrgoheshin Husejnit dhe u alarmua menjėherė nga kėto aktivitete, veēanėrisht kur pranoi njė letėr nga guvernatori i tij nė Medine, Mervan bin Hakemi, i cili paralajmėronte se delegacioni i ardhur nga Kufeja po qėndronte nė Medine dhe kishte takime tė shpeshta me Husejnin. Kalifi i shkroi Husejnit njė letėr plot kėrcėnime, por ky i fundit, nė pėrgjigjen e tij, e mbajti qėndrimin e njejtė mospėrfillės ndaj rendit tė atėhershėm, duke e siguruar Muavijen se do tė vazhdonte ta nderonte marrėveshjen e tė vėllait.[100]

Pėrveē revoltės sė Huxhrit, qė u shtyp me masa tė ashpra, periudha ndėrmjet vdekjes sė Hasanit dhe vdekjes sė Muavijes ėshtė sėrish njė periudhė e qetė dhe e heshtur nė historinė e lėvizjes shi’ite. Pėrshtypja e pėrgjithshme qė mund tė fitohet nga burimet ėshtė ajo e njė atmosfere tė frikės dhe kujdesit nga tė dyja palėt. Qėndrimi i kujdesshėm i Muavijes karshi potencialit tė njė kryengritjeje shi’ite dėshmohet nga masat e tepėruara qė ndėrmori kundėr revoltės sė kufizuar, por prapėseprapė serioze, tė Huxhr bin Adiut. Fakti se Muavije, i mirėnjohur pėr diplomacinė e tij tė mprehtė nė arritjen e qėllimeve tė veta, veproi nė njė mėnyrė aq tė dhunshme kundėr Huxhrit, flet pėr qėndrimin e tij pa kompromis kundrejt simpative shi’ite, njė qėndrim qė buronte mbase nga frika prej lėvizjes sė rrėnjosur shi’ite, veēanėrisht nė Kufe, ku ky grup ishte mė i fuqishėm.

Nė anėn tjetėr, refuzimet e njėpasnjėshme tė Husejnit karshi ftesės pėr t’u prirė entuziastėve tė Kufes nė njė revoltė tė hapur, e shfaq qėndrimin e tij tė kujdesshėm dhe dėshirėn pėr tė mos i dhėnė Muavijes njė pretekst pėr t’i shkatėrruar plotėsisht ndjekėsit e famlijes sė Aliut. Pėrgjatė kėsaj periudhe, Muavije duket se pėrpiqej t’i shkatėrronte, edhe me arsyetimin mė tė vogėl, tė gjithė ata ndjekės tė Aliut, tė cilėt nuk mund tė bliheshin ose tė nėnshtroheshin. Pėr sa kohė qė nuk ishte realizuar kjo gjė, pushteti umajjad do tė mbetej i pasigurt.


Nuk ėshtė shumė e pamundur qė praktika e mallkimit tė Aliut nga foltoret e xhamive tė ketė qenė vetėm pėr t’i provokuar shi’itėt pėr njė revoltė tė hapur, nė mėnyrė qė tė mund tė sulmoheshin e shkatėrroheshin lehtė nga forcat umajjade. Kur Mughire bin Shu’ba u emėrua guvernator i Kufes nė vitin 41, njėra nga detyrat specifike qė iu dha nga Muavijeja ishte pikėrisht praktikimi me kėmbėngulje i mallkimit tė Aliut, propaganda kundėr tij dhe ndjekėsve tė tij, rritja e intensitetit tė kampanjave pėr ta ēnderuar e ofenduar karakterin e Aliut e tė ndjekėsve tė tij, duke bėrė ēmos pėr t’i propaganduar virtytet e Uthmanit dhe tė pėrkrahėsve tė kėtij tė fundit.


Udhėzimet e njejta iu dhanė edhe Zijad bin Ebu Sufjanit, kur ky i fundit u emėrua edhe guvernator i Kufes pas vdekjes sė Mughires nė vitin 50/670.[101] Qė tė dy kėta qeveritarė i kryen kėto detyra nė njė mėnyrė qė do ta kėnaqte Muavijen. Huxhri dhe disa tė tjerė nuk mundėn ta toleronin kėtė provokim tė vazhdueshėm dhe ranė nė kėtė kurth, ndėrsa disa tė tjerė mbetėn tė vėmendshėm e tė kujdesshėm. Husejni, i cili e kuptonte plotėsisht situatėn, me shumė urtėsi iu shmang ēdo provokimi kundėr Muavijes dhe e priti mundėsinė e duhur pėr tė vepruar. Nė kėtė mėnyrė, ai, nė njėrėn anė, e shpėtoi veten, familjen dhe ndjekėsit e tij nga dėnimet e ashpra, ndėrsa nė anėn tjetėr, vazhdoi ta nderonte marrėveshjen qė kishte bėrė i vėllai, e cila e pėrfshinte edhe Husejni nė njė mėnyrė tė tėrthortė.

Mbase ndodhia mė e rėndėsishme nė zhvillimin e “pasionit” shiit ishte emėrimi i Jezidit si pasardhės i Muavijes. Kalifi nuk mund ta bėnte kėtė gjė pėr sa kohė qė ishte gjallė Hasani. Ėshtė interesante se pikėrisht pas vdekjes sė Hasanit, Muavije nisi tė punonte nė mėnyrė aktive pėr kėtė projekt, i cili do ta vendoste sundimin e muslimanėve nė familjen e tij. Kjo nuk ishte njė detyrė e lehtė dhe Kalifi do tė duhej tė vepronte me shumė kujdes e t’i pėrdorte tė gjithė mjetet karakteristike tė sundimit tė tij: diplomacinė, dhuratat bujare, ryshfetet dhe, mė nė fund, kėrcėnimet dhe shtypjen. Qėllimi ynė nuk ėshtė qė tė japim njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė asaj se si Muavije arriti t’i blente prijėsit e fiseve dhe t’i heshtte me shtypje ata qė ishin mė tė vendosur nė kundėrshtimin e tyre. Kėto hollėsi janė ruajtur nė burimet historike, thuajse pa kurrfarė dallimi mes tyre. Kėtu do tė mjaftonte tė themi se, pas pėrgatitjeve tė kujdesshme nga guvernatorėt e tij, Muavije arriti tė sillte, nga ēdo provincė, njė delegacion qė do t’ia shprehte bindjen Jezidit si trashėgimtar tė fronit.[102]

Por situata ishte pak mė ndryshe nė Hixhaz, ku jetonte elita e fisnikėve muslimanė dhe bijtė e shumė prej shokėve tė Profetit, mes tė cilėve mė tė rėndėsishmit ishin: Husejn ibn Aliu, Abdullah ibn Umari, Abdullah ibn Zubejri dhe Abdurrahman ibn Ebu Bekri. Njė delegacion nga Hixhazi, qė nuk do t’i pėrfshinte kėta katėr, do tė ishte i pakuptimtė. Si pasojė, refuzimi i tyre do tė kishte pasoja shumė tė rėnda. Pėr kėtė arsye, Muavije shkoi personalisht nė Medine, bashkė me njėmijė kalorės tė zgjedhur, nė mėnyrė qė tė merrej me kėta katėr.

Sipas njėrit version, ai i ftoi kėta persona qė ta takonin nė periferi tė Medines dhe i trajtoi aq ashpėr, sa ata u larguan drejt Mekkes. Kjo e pati efektin e duhur, dhe nė mungesė tė tyre, Muavije e shpalli nė Medine emėrimin e Jezidit. Kjo gjė u pranua dhe u miratua nga pėrkrahėsit e tij, ndėrsa tė tjerėt nuk patėn guxim t’i kundėrviheshin. Me ta zgjedhur problemin e Medines, ai vazhdoi pėr nė Mekke. Atje, Muavije e ndryshoi qėndrimin e tij dhe u pėrpoq t’i tėrhiqte kėta katėr duke u sjellur miqėsisht me ta. Pasi kaloi njė kohė tė gjatė me ta dhe u shprehu miqėsi e dashuri, pak para se tė nisej, u kėrkoi sėrish qė ta pėrkrahnin emėrimin e Jezidit.

Ai u shpjegoi se nuk u kėrkonte shumėēka, u shpjegoi se Jezidi do tė ishte sundues vetėm formalisht dhe se, nė emėr tė Jezidit, ata tė katėrt do tė kishin kontroll mbi qeverisjen. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, Ibn Zubejri foli dhe, nė emėr tė tė gjithėve, e refuzoi kėtė kėrkesė tė kalifit. Muavijeja, tashmė i zemėruar, tha: “Nė raste tė tjera, kur flas nė foltore, i lejoj gjithkujt qė tė ma ndėrpresė fjalimin nėse ka dėshirė. Por ai qė mė kundėrshton sot, do tė heshtet me shpatė.” Pastaj hyri nė Xhaminė e Shenjtė nė Mekke, duke i marrė me vete edhe katėr kundėrshtarėt e tij, dhe shpalli: “Kėta katėr burra, pa tė cilėt nuk mund tė merret asnjė vendim pėr kalifatin, e kanė pranuar emėrimin e Jezidit. Ndaj tani asnjėrit prej juve nuk duhet t’i vijė vėshtirė ta bėjė tė njejtėn gjė.” Pas kėsaj, njerėzit iu betuan Jezidit pėr besnikėri, ndėrsa katėr kundėrshtarėt heshtėn nga frika.[103] Edhe sikur ky version tė jetė njė rrėfim i shpikur mė vonė, nuk mund tė mohohet fakti se Muavije shkoi nė Hixhaz me qėllim qė t’i detyronte kėta katėr njerėz tė mos e kundėrshtonin Jezidin.[104]

FUND

[73] Usud el-Ghabe, v.2, fq.13; Isti’ab, v.1, fq.384; Sahih el-Bukhari, v.2, fq.198; Taberi, v.2, fq.199; Xhehiz, Resail, kapitulli Risala fi Beni Umejje, fq.65; Amili, Ajan, v.4, fq.54
[74] Dinavari, fq.220
[75] Taberi, v.1, fq.1920
[76] Balad’huri, Ensab, v.4, fq.138; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh Nehxh el-Belagha, fq.14
[77] Mes’udi, Muruxh, v.2, fq.426; Mekatil, fq.73; Hadid, Sherh, v.16, fq.10; Isti’ab, v.1, fq.389; Usud el-Ghabe, v.2, fq.14; Jakubi, v.2, fq.225; Ibn Khallikan, Wafajat, v.2, fq.66
[78] Mes’udi, Muruxh, v.2, fq.427; Mekatil, f.73; Hadid, Sherh, v.16, fq.11
[79] Dinavari, Akhbar, fq.222; Jakubi, v.2, fq.225
[80] Ibn Atham, v.4, fq.206, 224; Mekatil, fq.73; Jakubi, v.2, fq.228; Isti’ab, v.1, fq.391
[81] Jakubi, v.2, fq.228; Dinavari, fq.221
[82] Taberi, v.2, fq.223-225; Baladhuri, v.4, fq.211-236; Afghani, v.16, fq.78-96; Dinavari, fq.223-225; Isti’ab, fq.329-333
[83] Taberi, v.11, fq.131; Dinavari, fq.223; Afghani, v.8, fq.79
[84] Afghani, v.16, fq.81; Baladhuri, v.4, fq.214
[85] Afghani, v.16, fq.81; Baladhuri, v.4, fq.214
[86] Ibn Sa’d, v.6, fq.219
[87] Taberi, v.2, fq.117; Baladhuri, v.4, fq.214
[88] Afghani, v.17, fq.82
[89] Taberi, v.2, fq.117, 136
[90] Pasi e mori kontrollin mbi Kufen, Zijadi e riorganizoi gjithė popullatėn nė katėr njėsi administrative dhe emėroi katėr prijės tė vet pėr kėto katėr pjesė.
[91] Taberi, v.2, fq.131; Afghani, v.17, fq.89
[92] Taberi, v.2, fq.131; Afghani, v.17, fq.89
[93] Taberi, v.2, fq.132, Afghani, v.17, fq.89; Baladhuri, v.4, fq.221
[94] Baladhuri, v.4, fq.222; Taberi, v.2, fq.137
[95] Taberi, v.2, fq.133; pėrcjellur me disa dallime tek Baladhuri, v.4, fq.221; Afghani, v.17, fq.89
[96] Shih burimet e shprehura nė shėnimin e mėsipėrm
[97] Taberi, v.2, fq.140; Afghani, v.12, fq.92; Baladhuri, v.4, fq.224
[98] Taberi, v.2, fq.145; Isti’ab, v.1, fq.229; Baladhuri, v.4, fq.22, 228, 229
[99] Dinavari, fq.224
[100] Po aty
[101] Taberi, v.2, fq.111; Baladhuri, v.4, fq.211
[102] Pėr hollėsi, shih historinė e Taberiut, ndėrmjet viteve 56 dhe 60 pas Hixhrit; gjithashtu shih Mes’udi, Muruxh edh-Dheheb, v.3, fq.27
[103] Pėr hollėsi, shih Ibn A’tham, v.4, fq.235-249; Ibn Ethir, El-Kamil fi’l-Tarikh, (botuar Beirut 1965), fq.508-511
[104] Shih referencat nė shėnimet 103, 104 dhe gjithashtu Taberi, v.2, fq.175