Sejjid Husejn Muhammad Xhaferi

Pjesa e parė

Gjatė viteve tė fundit tė kalifatit tė Aliut, Muavije ibn Ebu Sufjani, guvernator i Sirisė dhe sfiduesi kryesor i Aliut, arriti ta merrte nėn kontroll pjesėn mė tė madhe tė perandorisė islame. Pėrveē kėsaj, ai e kishte edhe autoritetin e ngarkuar nga Amr bin As-i nė kushte shumė tė dyshimta gjatė arbitrazhit tė bėrė nė Adruh, pas betejės sė Siffinit. Por edhe pėrkundėr kėsaj, ai nuk mund tė kishte pretendime pėr titullin Emir el-muminin (Prijėsi i besimtarėve) pėr sa kohė qė Aliu ishte gjallė. Aliu ishte akoma kalifi legjitim, i zgjedhur nga shumica e shoqėrisė muslimane nė Medine. Kjo e vėrtetė nuk mohohej nga pjesa e madhe e shoqėrisė dhe as arbitrazhi nė Adruh, nė tė cilin Ebu Musa el-Eshari e zhvleftėsoi kalifatin Aliut, ndėrsa Amr bin As e shpalli kalif Muavije ibn Ebu Sufjanin, nuk ishte pranuar nga muhaxhirėt dhe ensarėt. Kėshtu, edhe pėrkundėr suksesit tė tij ushtarak dhe politik, Muavije nuk mundi tė bėnte mė tepėr veēse ta shpallte veten Emir.[1]


Por me vrasjen e Aliut, mė nė fund u hap rruga pėr realizimin e qėllimeve madhore tė Muavijes. Kushtet tejet tė volitshme qė mbisundonin asokohe, tė manifestuara nė pasivitetin e Medines dhe tė pjesės tjetėr tė tė virtytshmive nė shoqėri, si dhe nė natyrėn krejtėsisht jostabile tė pėrkrahėsve irakianė tė pasardhėsit tė Aliut, tė kombinuara me dinakėrinė karakteristike tė Muavijes, e bėnė shumė mė tė lehtė realizimin e detyrės qė e kishte nisur qėkur kishte vdekur Uthmani, gjegjėsisht uzurpimin e kalifatit pėr vete dhe pėr fisin e tij.


Hasani, djali i madh i Aliut dhe Fatimesė, u pranua si kalif nga dyzet mijė vetė nė Kufe, fill pas vdekjes sė tė atit.[2] Pėrcillet se gjatė betejės sė Siffinit (Safar 37/ qershor 657), tre vjet para vdekjes sė tij, Aliu kishte nė ushtrinė e vete shtatėdhjetė nga shokėt e Profetit qė kishin luftuar nė betejėn e Bedrit, shtatėqind nga ata qė kishin marrė pjesė nė “besėlidhjen e Riduan-it” dhe katėrqind tė tjerė nga muhaxhirėt dhe ensarėt.[3] Shumė prej tyre jetonin akoma nė Kufe me Aliun, ndėrsa ky i fundit bėnte pėrgatitje pėr njė pėrballje tė fundit me Muavijen. Ata duhet tė kenė marrė pjesė nė zgjedhjen e Hasanit dhe duhet ta kenė pranuar atė si kalif tė ri, sepse pėrndryshe, burimet historike do ta kishin shėnuar kundėrshtimin e tyre, pėr tė cilin nuk ka kurrfarė dėshmie. Me aq sa duket, populli i Mekkes dhe i Medines e pranoi kėtė lajm me kėnaqėsi ose sė paku me njė pajtim tė pėrgjithshėm. Kjo dėshmohet edhe nga fakti se nuk pati as edhe njė zė tė vetėm proteste ose kundėrshtimi nga kėta qytete lidhur me zgjedhjen e Hasanit (a.s) si kalif.


Pėr kėtė qėndrim mund tė ketė dy arsye. E para ėshtė se nė kohėn e vdekjes sė Aliut, thuajse tė gjithė shokėt e shquar tė Profetit, qofshin nga muhaxhirėt ose nga ensarėt, kishin vdekur tashmė. Nga tė gjashtė pjesėtarėt nė kėshillin zgjedhės qė kishte emėruar Umari, vetėm Sa’d bin Ebi Vakkasi ishte akoma gjallė, ndėrsa pjesėtarėt e tjerė tė elitės udhėheqėse tė shoqėrisė kishin vdekur gjithashtu.


Nė mesin e elitės mė tė re, ku mund tė radhiten persona si Abdullah ibn Abbas, Abdullah ibn Zubejr, Muhammed ibn Talha dhe Abdullah ibn Umar, asnjėri nuk mund tė krahasohej me Hasanin, nipin mė tė madh dhe mė tė dashur tė Profetit. Njerėzit e Medines e mbanin mend mirė dashurinė dhe dhembshurinė, tė cilėn Profeti ua kishte treguar nipėrve tė tij, faktin se e kishte ndėrprerė ligjėratėn e tij dhe kishte zbritur nga foltorja vetėm pėr ta marrė Hasanin, i cili, duke hyrė nė xhami[4], ishte penguar nė veshjen e tij tė gjatė dhe ishte rrokullisur pėrtokė. Tė gjithė kujtonin mirė se Profeti kishte lejuar qė nipėrit e tij t’i ngjiteshin mbi supe teksa bėnte sexhde gjatė namazit.[5]


Ka shumė raste qė flasin pėr bekime tė shumta qė Profeti (s.a.a) ua falte nipėrve tė tij. Kėto informata nuk janė ruajtur vetėm nė burimet shi’ite por janė pėrcjellur me tė madhe edhe nė veprat sunnite.[6] Siē edhe pėrcillet nė mėnyrė unanime, Hasani i ngjasonte shumė Profetit (s.a.a) pėr nga pamja.[7]


Sė dyti, njerėzit e Mekkes dhe tė Medines, siē mund tė pritet, nuk mund tė ishin tė lumtur nėn udhėheqėsinė e Muavijes, djalit tė Ebu Sufjanit, pėrfaqėsues i fisit Umejje. Kishte qenė pikėrisht Ebu Sufjani qė e kishte organizuar opozitėn kundėr Profetit dhe qė i kishte udhėhequr tė gjitha ekspeditat kundėr tij.


Fisi Umejje nė pėrgjithėsi por bijtė e Ebu Sufjani nė veēanti, nuk e kishin pranuar Muhammedin (s.a.a) deri nė rėnien e Mekkes. Ndaj edhe Islami i tyre pėrherė ishte konsideruar njė besim pėr hir tė interesit dhe jo njė besim nga bindja. Muavijeja, ndėrkohė, ishte i varur nga pėrkrahja e sirianėve, pėrkrahjen e tė cilėve e kishte siguruar dhe me tė cilėt kishte njė lidhje tė gjitha prej thuajse njėzet vjetėsh si guvernator i provincės, si dhe nga pėrkrahja e fisit tė tij tė madh e tė fuqishėm, bashkė me aleatėt e tij, tė cilėn u mblodhėn rreth Muavijes. Nė kėto rrethana, ishte tejet e natyrshme qė banorėt e dy qyteteve tė shenjta, qė e pėrbėnin bėrthamėn e ummetit musliman, tė mos e kundėrshtonin kalifatin e Hasanit, veēanėrisht duke e pasur parasysh faktin se alternativa e vetme ishte Ebu Sufjani, djali i Hindės.


Sa pėr banorėt e Irakut, djali mė i madh i Aliut ishte zgjedhja e vetme logjike, ndonėse jo tė gjithė pėrkrahėsit e tij ishin tė motivuar nga ndjenjat e njejta ose nga besnikėria ndaj njė kauze tė pėrbashkėt. Pėr shumė prej tyre, trashėgimi i fronit nga Hasani nėnkuptonte njė vazhdim tė politikave tė Aliut kundėr sundimit tė Muavijes dhe kundėr dominimit sirian tė Irakut. Pėr disa tė tjerė, ndėrkaq, parė nga aspekti fetar, Hasani ishte personi i vetėm i denjė pėr ta udhėhequr shoqėrinė muslimane.


Qoftė nga prirjet politike ose fetare, nuk mund tė mohohet se irakianėt e njohėn Hasanin si kalif duke u mbėshtetur nė faktin se ai ishte nipi i Profetit (s.a.a) nėpėrmjet Aliut dhe Fatimesė. Zgjedhja spontane e Hasanit pas vdekjes sė Aliut i nxori nė pah edhe prirjet e irakianėve, ndonėse nė mėnyrė jo shumė tė qartė, lidhur me legjitimitetin e vazhdimėsisė sė udhėheqėsisė islame nėpėrmjet pasardhėsve tė Aliut. Duket se banorėt e Irakut, edhe nė atė periudhė madje, e kishin tė qartė nė kokė dallimin ndėrmjet pasardhėsve tė Profetit (s.a.a) nėpėrmjet Fatimesė dhe pjesėtarėve tė tjerė tė fisit Hashim. Po tė mos ishte kėshtu, ata do tė duhej ta zgjidhnin, pėr shembull, Abdullah ibn Abbasin, i cili ishte njė kushėri i Profetit (s.a.a), ishte mė i moshuar se Hasani dhe kishte pėrvojė nė administratėn shtetėrore si guvernator i Aliut nė Basra.[8] Lidhja e veēantė e Hasanit me Profetin (s.a.a) pėrmendet shumė shpesh si arsyeja pėrse njerėzit e ēmonin aq shumė.


Sipas traditės sė nisur nga Ebu Bekri, Hasani mbajti njė fjalim fill pasi e mori titullin e kalifit. Nė fjalimin e tij, tė pėrcjellė nė gjatėsi tė ndryshme e nė trajta tė ndryshueshme nė varėsi prej burimit, ai i theksoi meritat e familjes sė tij (Ehl-i Bejtit) dhe tė drejtėn e veēantė dhe tė pakrahasueshme tė tė atit. Ai vuri theks mbi marrėdhėnien e tij tė afėrt me tė Dėrguarin e Zotit (s.a.a), i pėrmendi meritat e veta dhe recitoi disa vargje tė Kur’anit qė e lėvdonin Ehl-i Bejtin.[9] Kajs bin Sa’d bin Ubada el-Ensari, njė pėrkrahės i zjarrtė i Aliut dhe njė komandant i besueshėm i ushtrisė sė tij, ishte i pari qė ia shprehu besnikėrinė.


Dyzet mijė trupat e Irakut, qė i ishin betuar pėr besnikėri Aliut me kushtin pėr tė vdekur pėr tė, menjėherė e pranuan Hasanin si kalif.[10] Qartėsisht duke i shprehur ndjenjat e tija dhe ato tė ushtrisė irakiane, Kajsi u pėrpoq tė impononte si kusht qė betimi i besnikėrisė, krahas Kur’anit dhe Sunnetit, tė mbėshtetej edhe nė kushtin pėr tė luftuar (kital) kundėr atyre qė e shpallnin tė lejuar tė palejuarėn. Hasani, megjithatė, iu shmang njė besėlidhjeje tė tillė, duke thėnė se kushti, nė mėnyrė tė vetėkuptueshme, ėshtė i pėrfshirė brenda dy tė parėve. Pjesa mė militante nė ushtrinė e Irakut, e etur pėr tė luftuar kundėr Muavijes, nuk ishte pėr heqjen e kėtij kushti tė tretė por prapėseprapė ia shprehu Hasanit besnikėrinė.[11]


Ndodhitė e mėvonshme do tė dėshmonin se Hasani, qė nga fillimi, e kishte shumė tė qartė mendėsinė jostabile tė irakianėve dhe mungesėn e vendosmėrisė nė kohė sprovash. Kėshtu, ai nuk deshi tė zotohej pėr njė qėndrim ekstrem, i cili do tė ēonte drejt njė katastrofe tė plotė. Pėr mė tepėr, ai ishte njė njeri paqedashės dhe i butė, i cili nuk donte tė shihte si derdhej gjaku i muslimanėve.[12] Megjithatė, sipas shumicės sė burimeve, betimi i besnikėrisė atė ditė, kishte pėr kusht qė tė betuarit “tė luftonin kundėr atyre qė e luftonin Hasanin dhe tė ishin nė paqe me ata qė ishin nė paqe me Hasanin”.[13]


Njohja e Hasanit si kalif nga irakianėt dhe miratimi i nėnkuptuar (sė paku duke gjykuar nga mungesa e kundėrshtimit ose e protestės tė ēfarėdo lloji) i Hixhazit, Jemenit dhe Persisė, ishte shkak paniku pėr Muavijen, i cili kishte punuar pėr t’u bėrė kalif qė nga vdekja e Uthman bin Affanit dhe i cili, pas pesė vjetėsh pėrpjekjeje tė pandalur, e shihte tė hapur rrugėn drejt autoritetit tė padiskutueshėm, tani qė Aliu nuk ishte mė gjallė. Ai nuk humbi kohė pėr tė vepruar. Sė pari, fill pas arritjes sė lajmit tė zgjedhjes sė Hasanit, ai e dėnoi publikisht kėtė zgjedhje dhe, qoftė nė fjalimet qė i mbajti dhe qoftė nė letrat qė shkroi, e shprehu vendosmėrinė e tij pėr tė mos e njohur Hasanin si kalif.[14] Sė dyti, ai dėrgoi shumė agjentė dhe spiunė pėr t’i provokuar njerėzit kundėr Hasanit. Njerėz tė tillė kishin qenė tashmė aktivė nė Jemen, Persi dhe Hixhaz, krahina qė ishin nėn sundimin formal tė Aliut para se tė vdiste, ndonėse jo nėn kontrollin e tij tė plotė.


Kėta agjentė ishin aktivė edhe nė qendėr tė Irakut dhe madje nė Kufe, qė ishte sundimi i vetėm i sigurt i Aliut. Tashmė nuk ka kurrfarė dyshimi lidhur me kėtė aktivitet. Ky rrjet tashmė i organizuar spiunazhi ishte intensifikuar tani edhe mė nga Muavijeja dhe arriti njė shkallė edhe mė tė lartė. Ndėrmjet Hasanit dhe Muavijes, si dhe ndėrmjet Abdullah ibn Abbasit dhe Muavijes, pati njė shkėmbim intensiv letrash lidhur me kėtė temė.[15] Fundja, Muavijeja as qė i mohonte kėta aktivitete. Mė nė fund, ai nisi me pėrgatitjet pėr luftė dhe i mblodhi pranė vetes tė gjithė komandantėt e forcave tė tija, nga Siria, Palestina e Transjordani.


Jo shumė kohė pas kėsaj, guvernatori sirian e kishte nisur tashmė marshimin drejt Hasanit me njė ushtri prej gjashtėdhjetė mijė ushtarėsh[16], duke pėrparuar rrugės sė zakonshme ushtarake nėpėr Mesopotami, nga kufiri i Mosulit nė anėn e lumit Tigėr dhe drejt Savad-it. Kur qėllimet ushtarake tė Muavijes u qartėsuan, edhe Hasani nisi tė pėrgatitej pėr luftė dhe u detyrua tė nisej drejt fushėbetejės pa patur kohė pėr ta stabilizuar veten nė pozitėn e tij ose pėr ta riorganizuar administratėn shtetėrore qė kishte rėnė nė kaos pas vdekjes sė tė atit.


Qėllimet i kėtij veprimi tė shpejtė nga ana e Muavijes ishin dy. Fillimisht, duke demonstruar armė dhe fuqi, ai shpresonte tė arrinte marrėveshje me trupat e Hasanit. Dhe, sė dyti, sikur mundėsia e parė tė dėshtonte, ai do t’i sulmonte trupat irakiane para se tė kishin kohė pėr t’i konsoliduar pozitat e tyre. Ishte pikėrisht pėr shkak tė qėllimit tė parė qė Muavijeja pėrparoi drejt Irakut me njė ritėm shumė tė ngadaltė, duke i dėrguar Hasanit letėr pas letre dhe duke i kėrkuar tė mos luftonte kundėr tij, por tė merrej vesh me tė.


Sikur Hasani tė pėsonte disfatė nė fushėbetejė, kjo do t’i jepte Muavijes vetėm fuqi dhe autoritet. Por nėse Hasani abdikonte, kjo do t’i jepte Muavijes njė themel ligjor dhe do ta legjitimizonte autoritetin e tij. Kjo ishte pikėrisht gjėja qė pėrpiqej tė arrinte. Pėr mė tepėr, Hasani, edhe sikur tė pėsonte disfatė ose tė vritej, do tė pėrfaqėsonte njė kėrcėnim serioz, pėr sa kohė qė nuk kishte hequr dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tija. Ndonjė pjesėtar tjetėr i fisit Hashim mundej lehtėsisht tė pretendonte se ishte pasardhėsi i Hasanit. Por nėse dorėhiqej nė favor tė Muavijes, pretendimet e tilla do tė ishin tė pavlefshme dhe pozita e umajjadėve do tė sigurohej. Kjo strategji doli e suksesshme, siē do tė shohim nė vijim. Edhe pas vdekjes sė Hasanit, dhjetė vitė mė pas, kur populli i Irakut iu drejtua vėllait tė kėtij tė fundit, Husejnit, lidhur me njė kryengritje tė mundshme, ai, duke e respektuar marrėveshjen e Hasanit, i kėshilloi ata tė prisnin e tė duronin pėr sa kohė qė ishte gjallė Muavije ibn Ebu Sufjani.


Letėrkėmbimi ndėrmjet Hasanit dhe Muavijes, i cili vazhdoi gjatė gjithė kėsaj periudhe, ėshtė njė burim interesant, i cili na jep shumė informata tė dobishme. Qė tė dy iu referuan pyetjes sė vjetėr tė kalifatit me argumente polemike. Nė njėrėn nga letrat e tija tė gjata drejtuar Muavijes, Hasani e argumenton tė drejtėn e vete pėr tė qenė kalif, duke u mbėshtetur nė idenė se kalifati buron nga i Dėrguari i Zotit (s.a.a), i cili ishte njeriu mė i mirė dhe mė i lartėsuar mbi tokė dhe nėpėrmjet udhėzimit tė tė cilit, arabėt gjetėn dritė ndėrsa ishin nė errėsirė e fituan nder dhe lavdi ndėrsa kishin qenė tė poshtėrsuar mė parė. Ai e mbėshteste argumentin e tij pikėrisht nė afėrsinė me tė Dėrguarin e Zotit (s.a.a). Hasani, nė kėtė rast, e pėrdori argumentin, tė cilin babai i tij Aliu e kishte pėrdorur kundėr Ebu Bekrit, fill pas vdekjes sė Muhammedit (s.a.a), gjegjėsisht se, sikur Kurejshi tė kishte pėrparėsi karshi medinasve (ensarėve) duke u mbėshtetur nė faktin se Profeti (s.a.a) i takonte Kurejshit, atėherė familja e tij (Ehl-i Bejti), qė ishte mė e afėrt me tė se tė gjithė tė tjerėt, ishte mė e kualifikuar dhe mė e denjė pėr ta udhėhequr shoqėrinė muslimane. Nė pjesėn e fundit tė letrės sė tij, Hasani shkruan:


Ne u habitėm me tė parė se disa njerėz e vodhėn nga ne tė drejtėn tonė, ndonėse kishin qenė njerėz tė dalluar, tė virtytshėm e me merita, duke qenė edhe nga tė parėt nė Islam (nėnkupton tre kalifėt e parė). Por tani, ē’habi e madhe ėshtė qė ti, o Muavije, po pėrpiqesh ta marrėsh pėr vete njė gjė qė nuk e meriton. Ti as nuk ke merita nė fe, as ke lėnė ndonjė gjurmė nė Islam, pėr tė cilėn mund tė tė lėvdojnė njerėzit. Pėrkundrazi, ti je biri i prijėsit tė palės kundėrshtuese mes palėsh tė tjera (hizb min el-ahzab; duke iu referuar “aleancės” qė babai i Muavijes, Ebu Sufjani, kishte krijuar pėr ta shkatėrruar Medinen). Ti je djali i armikut mė tė madh tė Profetit (s.a.a) mes Kurejshit... Ndaj hiq dorė nga vendosmėria jote nė tė gabuarėn dhe mė shpreh besnikėri siē kanė bėrė tė tjerėt, sepse edhe ti je i vetėdijshėm se unė jam mė i denjė se ti pėr t’u bėrė kalif, nė sytė e Zotit dhe nė sytė e njerėzve tė ēmuar. Kije drojė Zotin, pėrmbaje veten nga rebelimi dhe nga derdhja e gjakut tė muslimanėve, sepse pėr Zotin, nuk do tė ketė gjė tė mirė pėr ty, nėse e takon Zotin me pėrgjegjėsinė e gjakut tė derdhur tė muslimanėve.[17]


Pėrgjigja e hollėsishme e Muavijes ėshtė edhe mė interesante, veēanėrisht kur tė shihet se e pėrdor pikėrisht argumentin qė Umar bin Khattabi e pėrdori kundėr Aliut. Duke iu pėrgjigjur Hasanit, Muavije thotė:


Gjithė ē’ke thėnė lidhur me virtytin dhe meritat e tė Dėrguarit tė Zotit, (nuk ka dyshim) se ai ishte mė i miri mes njerėzve para tij dhe pas tij, tė kaluar e tė tanishėm, tė rinj e pleq. Vėrtet Zoti e zgjodhi Muhammedin pėr porosinė e Tij dhe nėpėrmjet tij ne u udhėzuam, shpėtuam nga shkatėrrimi dhe dolėm nga errėsira dhe nga e gabuara.


E ke pėrmendur vdekjen e tė Dėrguarit dhe mosmarrėveshjen qė ngjau ndėrmjet muslimanėve nė atė kohė. Nė kėtė rast, ti qartėsisht po e akuzon Ebu Bekrin, Umarin dhe Uthmanin, si dhe ata njerėz tė virtytshėm nga muhaxhirėt dhe nga ensarėt. Unė e urrej kėtė akuzė ndaj njerėzve, veprat e tė cilėve, sipas neve dhe tė tjerėve, janė pėrtej ēdo dyshimi dhe kritike.


Kur ky ummet pati mospajtime pas tė Dėrguarit lidhur me prijėsinė, ai nuk ishte i pavėmendshėm karshi meritave tė familjes suaj, pėrparėsisė suaj dhe marrėdhėnies suaj tė afėrt me tė Dėrguarin. Ummeti nuk ishte as i pavetėdijshėm lidhur me pozitėn tuaj tė lartėsuar nė Islam ose cilėsitė tuaja. Por ummeti pa se kjo punė (kalifati) do tė ishte mė me vend tek Kurejshi nė pėrgjithėsi (pra jo tek Hashimitėt) dhe kėshtu e zgjodhi Ebu Bekrin.


Kėshtu menduan ata pėr tė mirėn e ummetit. Tani ti mė kėrkon qė ta zgjidh kėtė ēėshtje nė mėnyrė paqėsore dhe tė dorėzohem. Por situata ndėrmjet teje dhe meje sot, ėshtė si situata ndėrmjet juve dhe Ebu Bekrit pas vdekjes sė tė Dėrguarit. Sikur ta dija se ti ke njė kontroll mė tė fortė mbi njerėzit e sunduar se unė, se mund ta mbrosh ummetin mė mirė se unė dhe se je mė i fuqishėm pėr t’i mbrojtur pronat e muslimanėve e pėr ta lėnė jashtė loje armikun, menjėherė do ta bėja atė qė thua.


Por unė kam pasur njė sundim mė tė gjatė dhe jam mė me pėrvojė. Unė jam mė i aftė nė politikė dhe mė i vjetėr se ti. Ndaj do tė ishte mė mirė pėr ty qė tė mos insistoje nė atė qė ma kėrkon. Nėse tani bėhesh i bindur, ti do tė bėhesh kalifi i rradhės pas meje.[18]





Letra e Muavijes ėshtė e rėndėsishme pėr faktin se jep njė ide tė qartė tė drejtimit qė do tė merrte politika muslimane nė vijim. Argumentet e Muavijes pėr pretendimin e tij pėr kalifatin i shfaqin ata principe dhe themele, me tė cilat ishte vendosur ēėshtja e kalifatit mė herėt, nė rastin e tre kalifėve tė parė. Ai pretendonte se tė njejtat gjėra duhet tė mbeteshin faktorėt vendosės edhe nė tė ardhmen.


Pėr tė, ishte interesi i shtetit dhe aspekti profan i shoqėrisė muslimane qė duhej tė vendoste lidhur me pyetjen e udhėheqėsisė. Muavije nuk e mohonte pozitėn e lartėsuar tė Hasanit pranė tė Dėrguarit (s.a.a) dhe as pozitėn e tij tė lartė nė Islam, por pretendonte se ky nuk mund tė ishte njė kriter pėr udhėheqėsinė e shoqėrisė. Kualifikimi i nevojshėm pėr kėtė post, sipas argumentit tė Muavijes, ishte fuqia personale, aftėsia nė ēėshtjet politike dhe administrative, rritja e perandorisė dhe aftėsia pėr t’i mbrojtur muslimanėt dhe pėr t’i sunduar nė mėnyrė efektive. Nė kėtė mėnyrė, Muavije e tha hapur atė qė nuk ishte shprehur qartė deri atėherė: ndarjen ndėrmjet principeve politike dhe fetare, gjė qė do tė rrėnjosej pėrgjithmonė mė pas. Kėshtu, me kohė, muslimanėt ia ngarkuan autoritetin fetar “shumicės sė shoqėrisė” (xhema’atit), tė pėrfaqėsuar nga dijetarėt, si mbrojtės tė fesė dhe shkoqitės tė Kur’anit e tė Sunnetit tė tė Dėrguarit (s.a.a), duke e pranuar autoritetin shtetėror si tė detyrueshėm.


Pjesėtarėt e kėtij grupi u bėnė tė njohur si sunnitė. Njė pakicė mes muslimanėve, ndėrkohė, nuk gjeti pėrmbushje tė aspiratave tė tyre fetare veēse nė udhėheqėsinė karizmatike tė prijėsve tė familjes sė tė Dėrguarit (s.a.a), pra tek Ehl-i Bejti, si autoriteti i vetėm mbi Kur’anin dhe Sunnetin profetik, ndonėse edhe kjo pakicė u detyrua ta pranonte autoritetin e shtetit. Ky grup i dytė u bė i njohur si shia.


Para se tė vazhdojmė mė tej me pėrpjekjen tonė pėr t’i rindėrtuar ndodhitė qė sollėn pėrfundimisht nė abdikimin e Hasanit, duket se do tė ishte me vend qė tė themi disa fjalė lidhur me burimet tona nė kėtė temė. Pėrballja ndėrmjet Hasanit dhe Muavijes akoma nuk ėshtė studiuar thellėsisht dhe nė mėnyrė kritike. Si e tillė, ajo mbetet njė nga kapitujt mė tė panjohur tė historisė sė hershme tė Islamit. Wellhausen, duke dhėnė vetėm njė pėrshkrim tė shkurtėr e tė mangėt tė abdikimit tė Hasanit[19], ankohet se ndodhitė janė shėnuar nė mėnyrė tė hutueshme dhe tė fragmentuar dhe se, pikėrisht pėr kėtė shkak, ėshtė e vėshtirė tė vendosen nė njė rend kronologjik disa hollėsi kritike lidhur me kėtė episod tė historisė islame.


Kronologjia ėshtė vėrtet njė problem serioz nė historinė e hershme muslimane. Por nė pėrshkrimin e tij tė shkurtėr tė temės, Wellhausen, me sa duket, mbėshtetej vetėm tek Jakubiu[20], Dinavariu[21] dhe Taberiu[22]. Edhe Jakubiu edhe Dinavariu rėndom kalojnė pa i pėrmendur hollėsitė nė veprat e tyre tė shkurta dhe kompakte tė historisė. Ndaj do tė ishte e kotė qė tė pritej prej tyre njė pėrshkrim gjithėpėrfshirės i abdikimit tė Hasanit.


Taberiu na jep mė shumė informata se dy tė parėt, por nuk e trajton temėn me atė kujdesin e tij tė zakonshėm, duke e lėnė lexuesin tė pakėnaqur nė shumė pyetje. Pėr mė tepėr, qė tė tre kėta burime vuajnė nga njė mangėsi e pėrbashkėt, qė ėshtė pikėrisht kronologjia e pėrpiktė e ngjarjeve, njė problem qė e vėshtirėson pėrgjigjen e pyetjes nė abdikoi Hasani me vullnetin e tij tė lirė ose u detyruar ta bėntė kėtė pėr shkak tė rrethanave.


Ekzistojnė, megjithatė, tre burime tė tjera tė hershme dhe tė rėndėsishme, tė cilat ose nuk u pėrdorėn nga Wellhausen ose nuk ishin tė qasshme pėr tė. Kėto vepra, tė pėrmendura edhe mė herėt nė kėtė punim, janė veprat e Ibn A’tham el-Kufiut[23] (v.314/926), Ebu’l-Ferexh Isfahaniut[24] (v.356/967) dhe Ibn Ebi’l-Hadidit[25] (v.655/1257). Ebu’l-Faraxhi e pėrcjell tė tėrė ndodhinė nga Ebu Mikhnafi, me verifikime dhe shtesa nga pesė zinxhirė tė tjerė transmetimi, duke komentuar se “kėto transmetime janė tė gėrshetuara me njėra-tjetrėn por janė tė pėrafėrta nė kuptim.”


Ibn Ebi’l-Hadidi, ndonėse njė autor i vonė, ėshtė njėri nga autorėt mė tė mirėinformuar. Ai e merr materialin e tij kryesisht nga historiani i shquar i hershėm, Meda’iniu, dhe e plotėsuan rrėfimin e tij nėpėrmjet Ebu Mikhnafit. Pjesa e dytė e rrėfimit tė Ibn Ebi’l-Hadidit ėshtė e ngjashme dhe pėrputhet me pjesėn pėrkatėse nga Ebu’l-Ferexhi. Fakti se Ebu Mikhnafi dhe Meda’iniu vėrtet kanė shkruar mbi kėtė temė konfirmohet nga lista e veprave tė tyre, tė shėnuara nga Ibn Nedimi.[26]


Ebu Muhammed Ahmed bin A’tham el-Kufi el-Kindiut duhet t’i kushtohet njė vėmendje e veēantė, sepse vepra e tij Kitab el-Futuh ėshtė njė nga veprat mė tė hershme gjithėpėrfshirėse dhe sistematike lidhur me pushtimet islame dhe konfliktet e brendshme nė shoqėrinė muslimane. Sipas dr. Sha’banit[27], njė dijetar bashkėkohor, kjo vepėr u pėrpilua nė vitin 204/809. Kjo nėnkupton se koha e vdekjes sė tij duhet tė ketė qenė diku nė shekullin e tretė (hixhri)/nėntė (gregorian) dhe jo nė vitin 314/926, siē ėshtė konsideruar deri tani. Sidoqoftė, vepra e tij e historisė ėshtė dėshmuar si njė burim parėsor lidhur me historinė e hershme tė arabėve, posaēėrisht tė ndodhive nė Irak. Ibn A’thami ishte mjaft fatlum tė kishte qasje nė veprat e Zuhriut, Ebu Mikhnafit, Ibn El-Kalbiut dhe tė disa dijetarėve mė pak tė rėndėsishėm tė haditheve, nė formėn e tyre origjinale dhe tė pandryshuar. Sipas kėsaj metodologjie, siē shihet qartė nė rastin e Futuh-ut, ai i kombinon transmetimet e kėtyre autorėve tė hershėm nė njė rrėfim tė ndėrlidhur dhe koherent historik, pa ndėrprerje dhe pa cituar burime pėr secilin transmetim.


Edhe pėrkundėr kėsaj, kurdoherė qė rrėfen njė transmetim tė rėndėsishėm, ai e pėrmend emrin e burimit tė tij, me ē’rast Meda’iniu ėshtė autori i pėrmendur mė shpesh. Sipas Sha’banit, Ibn A’thami, duke qenė bashkėkohės i Meda’iniut, e pati mundėsinė e theksuar tė tė cituarit prej kėtij mjeshtri tė madh qė nė tė gjallė tė tij.[28] Krahasimi ndėrmjet transmetimeve tė Ibn A’thamit dhe tė atyre tė Meda’iniut, siē janė pėrcjellur nga Taberiu, tregon se Ibn A’thami shėrben jo vetėm si njė verifikim i dobishėm i materialit tė shėnuar nga Taberiu, por edhe shton hollėsi tė rėndėsishme, tė cilat Taberiu i ka shpėrfillur, por qė janė ruajtur nė Kitab el-Futuh. Nė ndodhitė e kalifatit tė Hasanit, pikėrisht Ibn A’thami ėshtė burimi, nėpėrmjet tė cilit ka ardhur deri tek ne rrėfimi i plotė i Meda’iniut. Kjo mund tė konfirmohet edhe nėpėrmjet njė krahasimi tė rrėfimit tė Ibn A’thamit me atė tė Ibn Ebi’l-Hadidit, i cili gjithashtu pėrcjell nga Meda’iniu. Ibn Ebi’l-Hadidi jep veē njė version tė shkurtuar tė abdikimit tė Hasanit, ndėrkohė qė Ibn A’thami ka pėrcjellur nga Meda’iniu njė pėrshkrim tė plotė tė rrjedhės sė ngjarjeve.


Nga kėta burime e kemi marrė edhe tekstin e plotė tė korrespondencės sė gjatė ndėrmjet Hasanit dhe Muavijes, prej tė cilės vetėm dy letra i pėrcollėm mė sipėr. Mund tė thuhet se nuk kemi kurrfarė arsyeje pėr tė dyshuar lidhur me vėrtetėsinė e kėtyre letrave. Ekziston njė literaturė e pasur mbi korrespondencėn e personaliteteve tė rėndėsishme gjatė periudhės klasike tė Islamit dhe kėto materiale janė cituar shpesh nė burimet arabe.[29]Korrespondenca ndėrmjet Hasanit dhe Muavijes duhet tė konsderiohet nė dritė tė kėsaj informate dhe asaj duhet t’i kushtohet rėndėsia qė meriton. Bashkė me burimet e tjera tė pėrmendura mė sipėr, kjo literaturė na lejon tė krijojnė njė imazh tė ndodhive tė kėsaj periudhė, qė ėshtė mė i qarti se ai qė kemi patur deri sot.


Taberiu e pėrcjell ndodhinė nė dy versione tė pavarura nga Zuhriu dhe ‘Avana. Rrėfimi i Zuhriut, me sa duket, e favorizon Muavijen nė dėm tė Hasanit[30], ose sė paku i lė pa pėrmendur hollėsitė qė mund ta dobėsojnė pozitėn e themeluesit tė kalifatit umajjad. Kjo ėshtė e kuptueshme, kur tė kihet parasysh se Zuhriu ishte i lidhur sė afėrmi me oborrin umajjad dhe shkruante nė periudhėn e sundimit tė pasardhėsve tė Muavijes. Rrėfimi i tij ėshtė njė pėrshkrim i paqartė dhe i fragmentuar, i papėrcjellur nga burimet e tjera. Pėrkundėr kėsaj, rrėfimi i ‘Avana-sė[31] duket mė i baraspeshuar nė pėrshkrimin e rrethanave nė tė cilat abdikoi Hasani. Pėr dallim nga versioni i Zuhriut, rrėfimi i‘Avana-sė ka njė meritė mė tė madhe historike, pėr vetė faktin se pėrshtatet shumė mė tepėr me rrėfimet e pėrcjellura nga burime tė tjera si Jakubiu dhe Dinavariu.


Sipas Zuhriut, Hasani qė nė fillim ishte i prirė pėr t’ia dorėzuar kalifatin Muavijes, nė rast se ky i fundit i ofronte kushte tė volitshme, tė cilat do ta siguronin Hasanin karshi atij. Para vdekjes sė tij, Aliu e vendosi ushtrinė e tij prej dyzet mijė ushtarėsh nėn komandėn e Kajs bin Sa’d-it, qė ishte njėri nga pėrkrahėsit e tij mė tė zjarrtė dhe tė besueshėm, qė ky i fundit t’i udhėhiqte nė njė ekspeditė ushtarake kundėr Muavijes. Kajsi ishte njė armik i Muavijes dhe i sirianėv, qė i kishte shprehur Aliut betim pėr besnikėri deri nė vdekje. Hasani e dinte se Kajsi kurrė nuk do tė pajtohej me planin e tij pėr tė abdikuar nė favor tė Muavijes, ndaj edhe e liroi nga detyra e komandantit tė ushtrisė dhe nė vend tė tij e emėroi Abdullah ibn Abbasin.


Banorėt e Kufes kishin tashmė dyshime lidhur me qėllimet e Hasanit, sepse ai nuk i ishte pėrkushtuar qartė luftės kundėr Muavijes kur populli i shprehu besnikėri. Shumė shpejt, ata arritėn nė pėrfundimin se Hasani nuk ishte njeriu i duhur pėr t’i udhėhequr kundėr armiqve tė tyre sirianė. Si pasojė, ata u bėnė gjithė e mė tė vėshtirė pėr t’u kontrolluar. Jo shumė kohė pasi Hasani u informua pėr ndjenjat e tyre, ai u sulmua nga kufasit dhe u plagos me njė shtizė nė kėmbėn e tij. Pėr dallim nga gjithė rrėfimet e tjera, Zuhriu nuk e shpreh as vendin dhe as kohėn e kėtij sulmi kundėr Hasanit, gjė qė e bėn rrėfimin e tij edhe mė tė turbullt dhe tė paqartė.


Pasi u sulmua, Hasani shpejt e shpejt i shkroi Muavijes se hiqte dorė nga kalifati, me kusht qė ky i fundit t’i paguante njė shumė tė caktuar parash. Nė tė njejtėn kohė, Muavijeja i dėrgoi njė emisar tė vetin me njė letėr tė zbrazur, tė vulosur e tė nėnshkruar nga vetė ai, nė tė cilėn Hasani do tė duhej t’i shėnonte kushtet e dėshiruara pėr tė abdikuar. Kur Muavijeja e pranoi letrėn e Hasanit, u kaplua nga lumturia me tė parė se Hasani ishte i gatshėm tė abdikonte pa shumė vėshtirėsi. Ai e ruajti letrėn e Hasanit si njė dėshmi tė kėsaj dhe e informoi se i pranonte kushtet e tija. Ndėrsa Hasani, kur e pranoi letrėn e bardhė tė Muavijes, shtoi edhe disa kushte financiare nė tė. Pasi u takua me Muavijen, me shumė gjasa gjatė dorėzimit tė pushtetit, Hasani kėrkoi qė tė shpėrfillej letra e tij e parė dhe tė zėvendėsohej me letrėn e dytė, nė tė cilėn Hasani kishte shėnuar kushte tė reja financiare lidhur me marrėveshjen e tyre.


Por me kėtė rast, sipas Zuhriut, Muavijeja nuk pranoi tė shtonte asgjė, duke thėnė: “Gjithēka qė kėrkove qė nė fillim, unė e pranova. Letra e zbrazur qė ta dėrgova nuk mund tė jetė e detyrueshme pėr mua, pasi ti vetė u dorėzove qė nė fillim.” Pas kėsaj, Hasani nuk mundi tė pėrfitonte asgjė tjetėr prej Muavijes dhe ndjeu keqardhje pėr veprimin e tij tė ngutur gjatė abdikimit. [32]


Mė tej, Zuhriu na rrėfen se Abdullah ibn Abbasi, kur vėrejti se Hasani bėnte bisedime me Muavijen lidhur me abdikimin, edhe ai vetė e kontaktoi Muavijen dhe i kėrkoi atij garanci dhe njė shumė parash qė t’i paguhej atij vetė. Muavijeja menjėherė e pranoi edhe kėtė kėrkesė tė Ibn Abbasit, me ē’rast ky i fundit u nda nga ushtria dhe kaloi nė kampin e Muavijes gjatė natės.[33]


Ushtria e Hasanit, e gjendur pa njė komandant, e rizgjodhi Kajsin si komandant tė ushtrisė, me kushtin qė tė vazhdonte me luftėn derisa ndjekėsve tė Aliut t’u jepej amnesti dhe t’u sigurohej jeta dhe pasuria. Kajsi arriti t’i merrte kėto gjėra lehtėsisht prej Muavijes, i cili ishte i gatshėm tė jepte dhurata tė tilla pėr tė arritur njė marrėveshje paqeje dhe pėr t’iu shmangur pėrballjes me ushtrinė e fuqishme tė Kajsit. Ai i bėri disa oferta tė drejtpėrdrejta edhe vetė Kajsit, por ky i fundit nuk pranoi tė merrte kurrfarė dhurate nga Muavijeja dhe, pa kėrkuar diēka pėr veten e tij, hoqi dori nga rezistenca me kushtin e vetėm qė ushtria e Irakut tė amnestohej dhe tė ishte e sigurt.[34]


Rrėfimi i Zuhriut lidhur me abdikimin e Hasanit krijon shumė mė tepėr pyetje nga ē’jep pėrgjigje. Ky rrėfim, i cili qartėsisht na pėrcjell njė rezistencė minimale nga Hasani, duhet tė jetė vėnė nė qarkullim nga vetė umajjadėt, tė cilėt, nė mungesė tė principeve tė ixhma-sė (koncensus), nass-it (emėrimit) ose tė zgjedhjes nga njė kėshill (arab. shura), kėrkonin dėshpėrimthi njė themel ligjor pėr ta legjitimuar sundimin e tyre. Abdikimi vullnetar i Hasanit nė favor tė Muavijes, gjė pėr tė cilėn kėrkon tė na bindė Zuhriu, ėshtė pikėrisht njė themel i tillė ligjor. Ėshtė shumė e natyrshme qė Zuhriu, nė mjedisin umajjad tė Damaskut, ta pėrcillte rrėfimin qė ishte mė i famshėm dhe mė i qarkulluar nė qytet. Ndodhitė qė ēuan drejt abdikimit tė Hasanit, megjithatė, nuk duket se janė aq tė thjeshta sa thotė Zuhriu.


Rrėfimi i ‘Avana-sė, i pėrcjellur nga Taberiu[35] dhe nga burimet e tjera tė sipėrpėrmendura, krijon njė pėrshtypje paksa tė ndryshme lidhur me ndodhitė, dhe bie ndesh me rrėfimin e Zuhriut. Sipas ‘Avana-sė, Kajsi nuk ishte komandant i gjithė ushtrisė as nė tė gjallė tė Aliut, por vetėm i njė regjimenti prej dymbėdhjetė mijė ushtarėsh, komandėn e tė cilėve vazhdoi ta mbante edhe kur Hasani e trashėgoi tė atin. Pasi u pėrhap lajmi pėr pėrparimin e Muavijes drejt Irakut, Hasani e dėrgoi Kajsin me dymbėdhjetė mijė trupat e tija, pėr tė shėrbyer si njė forcė parandaluese karshi armikut dhe pėr t’i dhėnė kohė Hasanit tė pėrparonte drejt fushėbetejės me pjesėn kryesore tė forcave tė tija.[36] Sipas Jakubiut, Ebu’l-Ferexh-it dhe Ibn Ebi’l-Hadid-it, ndėrkaq, Hasani i dėrgoi dymbėdhjetė mijė ushtarėt nėn komandėn e Ubejdullah ibn Abbasit, ndėrsa Kajs bin Sa’d-i dhe Said bin Kajsi u dėrguan bashkė me ushtrinė si kėshilltarė ushtarakė pėr Ubejdullahun.[37]


Arsyeja e vonesės nė nisjen e Hasanit duket se ishte mungesa e entuziazmit tek ndjekėsit e tij. Kjo ėshtė e qartė nga rrėfimi, sipas tė cilit, kur Hasani u bėri thirrje qė tė marshonin bashkė me tė kundėr Muavijes, reagimi i popullit ishte i dobėt. Ata dolėn dhe pranuan tė niseshin pėr tė luftuar, vetėm pasi ‘Adi ibn Hatimi, njė ndjekės i vjetėr dhe i pėrkushtuar i Aliut, njėherit prijės i fisit Tajji, u foli irakianėve, duke u kėrkuar t’i pėrgjigjeshin thirrjes sė “Imamit tė tyre dhe djalit tė vajzės sė Profetit”.[38]


Shumė shpejt, Hasani u largua nga Kufeja dhe arriti nė Meda’in, ku e vendosi ushtrinė nė periferi tė qytetit. Kajsi dhe regjimenti i tij tashmė kishin arritur nė Meskin, ku ishin ballė pėr ballė me ushtrinė e Muavijes. Guvernatori sirian u pėrpoq ta korruptonte Kajsin, duke i ofruar njė milion dirhemė, nėse do tė shkėputej nga Hasani dhe do t’i bashkėngjitej atij. Kajsi e refuzoi kėtė ofertė me pėrēmim, duke thėnė: “Ti dėshiron tė mė mashtrosh nė fenė time.”[39] Mė pas, Muavije i bėri njė ofertė tė ngjashme Ubejdullah ibn Abbasit (ose vėllait tė tij tė madh Abdullahut, sipas asaj qė pėrcjell Zuhriu), i cili e pranoi ofertėn dhe dezertoi drejt radhėve tė Muavijes bashkė me tetė mijė ushtarė. Kėshtu, Kajsi mbeti vetėm me katėr mijė ushtarė, nė pritje tė ardhjes sė Hasanit.[40] Kėtu vlen tė theksojmė se, ndonėse Ubejdullahu vėrtet dezertoi para se Hasani ta shpallte abdikimin e tij, koha e dezertimit tė tij, ashtu siē ėshtė pėrcjellur nga Jakubiu, nuk duket shumė e saktė. Dezertimi i Ubejdullahut duhet tė ketė ngjarė pak kohė para abdikimit tė Hasanit, siē do tė shpjegojmė nė vijim.


Megjithatė, ndėrsa pjesa e pėrparme e ushtrisė sė Hasanit e priste arritjen e tij nė Meskin, vetė Hasani duhej tė pėrballonte njė situatė serioze nė Meda’in. Disa nga trupat e tija u rebeluan kundėr tij, ia plaēkitėn ēadrėn dhe e sulmuan atė vetė. Lidhur me kėtė ndodhi janė pėrcjellur pesė versione tė ndryshme nė burimet historike. Sipas ‘Avana-sė[41], dikush nė ushtrinė e Hasanit e pėrhapi lajmin se Kajsi ishte mundur nė betejė dhe ishte vrarė, ndėrsa trupat e tija kishin ikur. Paskėtaj, ēadra e Hasanit u plaēkit dhe ai vetė u sulmua. Nėse ėshtė i saktė ky version, atėherė duhet tė pranojmė se pėrhapja e kėsaj thashethemeje duhet tė ketė qenė njė dredhi e mirėllogaritur dhe njė akt spiunazhi i agjentėve tė Muavijes, pėr tė cilėt nuk ka dyshim se ishin infiltruar tashmė nė radhėt e ushtrisė sė Hasanit.


Njė versioni i dytė ėshtė pėrcjellur nga Jakubiu[42], i cili thotė se fill pas arritjes sė Hasanit nė Meda’in, Muavije e dėrgoi Mughire bin Shu’banė, Abdullah bin Amirin dhe Abdur’rahman bin Umm el-Hakemin tek Hasani si ndėrmjetės. Pasi biseduan me Hasanin nė fshehtėsi dhe teksa largoheshin prej kampit tė tij, ata e pėrhapėn lajmin se Hasani ishte pajtuar tė abdikonte nė favor tė Muavijes, me ēfarė ushtarėt e Hasanit e sulmuan atė dhe e plaēkitėn ēadrėn e tij. Jakubiu shėnon gjithashtu se Muavije i dėrgoi njerėzit e vet nė kampin e Hasanit, pėr tė pėrhapur lajmin se Kajsi kishte bėrė paqe me Muavijen dhe kishte kaluar nė anėn e tij, ndėrkohė qė nė vetė ushtrinė e Kajsit, e pėrhapi lajmin se Hasani kishte bėrė paqe me Muavijen.[43] Edhe nė kėtė rast, sėrish kemi tė bėjmė me makinerinė e Muavijes si njė faktor pėr rebelimin e ushtrisė sė Hasanit.


Versioni i tretė pėrcillet nga Dinavariu. Sipas rrėfimit tė tij, Hasani u nis nga Kufeja drejt Meda’init dhe nė kohėn kur kishte arritur nė Sabat, nė afėrsi tė Meda’init, vėrejti pakėnaqėsi, mungesė qėllimi dhe njė qėndrim indeferent tek disa nga ushtarėt e tij.[44] Me ta parė kėtė, ai e ndali ushtrinė nė Sabat dhe mbajti njė fjalim, nė tė cilin tha:


Nuk ndiej urrejtje ose armiqėsi ndaj asnjė muslimani. Unė, aq sa jam mbikqyrės mbi ju, jam mbikqyrės edhe mbi veten time. Tani jami duke u menduar lidhur me njė plan veprimi dhe nuk dua qė tė mė kundėrshtoni. Pajtimi, tė cilin shumė nga ju nuk e pėlqeni, ėshtė mė i miri (nė kėto rrethana) nga pėrēarja qė ju pėlqen, veēanėrisht kur shoh se shumė nga ju i druhen luftės dhe nuk kanė shumė dėshirė pėr tė luftuar. Ndaj nuk e shoh me vend qė t’ju imponoj diēka qė nuk e doni.[45]


Kur ushtarėt e Hasanit e dėgjuan kėtė, ata e vėshtruan njėri-tjetrin me dyshim. Ata qė ishin nga khavarixhėt thanė: “Hasani ėshtė bėrė jobesimtar, njėsoj si babai i vet para tij.” Ata menjėherė u vėrsulėn drejt tij, ia tėrhoqėn qilimin nėn kėmbė dhe ia shqyen rrobat nga trupi. Hasani kėrkoi ndihmė nga ndjekėsit e tij besnikė prej fiseve Rabi’a dhe Hamdan, tė cilėt u ngutėn pėr ta ndihmuar dhe i larguan sulmuesit prej tij.[46]


Versioni i katėrt pėrcillet nga Meda’iniu nė veprėn e Ibn Ebi’l-Hadidit[47], ku thuhet se ndėrsa Hasani ishte nė rrugė drejt Meda’init, u lėndua nga njė shtizė nė Sabat, ndėrsa pronat e tija e plaēkitėn. Kur Muavijeja e kuptoi kėtė, ai e pėrhapi lajmin gjithandej, me ēfarė prijėsit dhe fisnikėt nė mesin e dymbėdhjetė mijė ushtarėve tė pjesės sė pėrparme tė ushtrisė sė Hasanit nisėn tė dezertonin drejt Muavijes. Abdullah ibn Abbasi e informoi Hasanin lidhur me gjendjen e rėndė dhe ishte pikėrisht nė kėtė pikė, qė Hasani i thirri prijėsit irakianė tė pjesės qendrore tė ushtrisė dhe, me shumė dėshpėrim, u tregoi pėr qėllimin tij pėr t’i dhėnė fund luftės e pėr tė abdikuar. Para se ta pėrcjellim versionin e pestė tė kėsaj ndodhie, do tė ishte me vend qė tė pėrmendim kalimthi se sipas tė katėr versioneve tė mėsipėrme, vendimi i Hasanit pėr tė abdikuar iu imponua atij nga rrethanat dhe nuk u mor me vullnet tė lirė.


Versioni i pestė pėrcillet nga Ibn A’thami dhe Ebu’l-Ferexhi[48], burimet e tė cilėve nuk janė tė qarta. Ibn A’thami, siē kemi pėrcjellur edhe mė sipėr, rėndom nuk i jep burimet e tija. Nė fillim tė rrėfimit tė tij, Ebu’l-Ferexhi pėrcjell nga Ebu Mikhnafi dhe nga pesė persona tė tjerė. Ndaj nuk ėshtė e qartė nė ėshtė ky rrėfim specifik i marrė nga vetė Ebu Mikhnafi ose nga njėri prej katėr burimeve tė tjerė tė tij. Sipas kėtij versioni, kur Hasani arriti nė Meda’in, ai papritur e ndali ushtrinė e tij dhe mbajti njė fjalim, nė tė cilin e shprehu qėllimin e tij pėr tė abdikuar.


Pėrmbajtja e fjalimit, e pėrcjellur nė burimet e ndryshme me dallime shumė tė vogla, ėshtė thuajse e njejtė me versioni e pėrcjellur mė sipėr prej Dinavariut. Pasi e dėgjuan fjalimin e Hasanit, disa nga trupat e tija iu vėrsulėn, ia plaēkitėn ēadrėn dhe ia shqyen rrobat. Ky version, pėr dallim prej katėr versioneve tė mėsipėrme, nuk jep ndonjė arsye pėr vendimin e Hasanit pėr tė mbajtur njė fjalim nė kėtė ēast specifik dhe ngre shumė pyetje tė paqarta. Mund tė pyetet, pėr shembull, se pėrse Hasani i stimuloi njerėzit dhe mbajti fjalime pėr t’u dhėnė kurajo qė t’i bashkėngjiteshin luftės kundėr Muavijes, siē kemi pėrcjellur mė sipėr prej vetė Ebu’l-Ferexhit. Pėrse e kaloi gjithė atė rrugė prej Kufes deri nė Meda’in, me pėrgatitjet e plota pėr luftė, dhe pastaj pėrnjėherė ndryshoi mendim dhe vendosi tė bėnte paqe nė Meda’in? Jemi tė mendimit se duhet ta pranojmė njėrin nga katėr versionet e mėsipėrme, tė cilėt thonė se fjalimi i Hasanit dhe shpallja e abdikimit nga pozita e kalifit ishin pasojė e qėndrimeve jo tė besueshme tė irakianėve, tė plotėsuara nga pėrdorimi i suksesshėm i spiunazhit dhe diplomacisė nga ana e Muavijes.


Pas njė trajtimi tė tillė nga trupat e veta, njė Hasan i tronditur dhe i dėshpėruar kuptoi se ishte e pamundur tė qėndronte nė kamp, ndaj i hipi kalit tė tij dhe, i shoqėruar nga ndjekėsit e tij besnikė, u largua nė siguri drejt Kėshtjellės sė Bardhė tė Meda’init, qė ishte zyra e guvernatorit tė atjeshėm. Pikėrisht nė kėtė rrugė, pak para se tė arrinte nė kėshtjellė, njė khavarixh fanatik, i quajtur Xherrah bin Sinan el-Esadi, arriti t’i zinte pritė Hasanit dhe e plagosi nė kofshė me njė thikė, duke thirrur: “Ti je bėrė jobesimtar (kafir), njėsoj si babai yt para teje.”[49] Xherrahu u nėnshtrua dhe u vra, ndėrsa Hasani, me njė gjakderdhje tė fuqishme, u dėrgua nė kėshtjellė, ku u mor nėn kujdesin e guvernatorit tė tij, Sa’d bin Mes’ud el-Thakafi. Lajmit tė sulmit ndaj Hasanit, tė vėnė nė qarkullim nga Muavijeja, nuk iu desh shumė kohė pėr t’u pėrhapur me shpejtėsi gjithandej. Kjo edhe mė tepėr i demoralizoi trupat edhe ashtu tė dėshpėruara tė Hasanit dhe shkaktoi njė dezertim masiv tė ushtrisė sė tij.[50]


Pas kėtij pėrshkrimi, Jakubiu, Dinavariu dhe Taberiu nuk arrijnė tė japin njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė ndodhive vijuese dhe menjėherė kalojnė nė pėrshkrimin e abdikimit tė Hasanit, ndonėse dy burimet e para kanė prapėseprapė disa fragmente tė pėrmendura kalimthi, tė cilat nuk kanė ndonjė vlerė pėr diskutimin tonė. Duke e pasur parasysh metodėn dhe stilin e kėtyre autorėve, shkurtėsia e kėtij rrėfimi ėshtė e kuptueshme. Ibn A’thami dhe Ebu’l-Ferexhi, megjithatė, i kanė shėnuar hollėsisht ngjarjet qė ndodhėn ndėrmjet sulmit ndaj Hasanit dhe abdikimit tė tij. Megjithatė, kėta dy rrėfime dallojnė nė pika tė caktuara dhe duhet tė trajtohen ndarazi.


Sipas Ibn A’thamit, nė kohėn kur Hasani pėrballej me kėto vėshtirėsi nė Meda’in, Kajs bin S’adi, me dymbėdhjetė mijė ushtarėt e tij, ishte tashmė nė Meskin, ballė pėr ballė me ushtrinė e Muavijes dhe nė pritje tė Hasanit. Kur e mori lajmin e sulmit ndaj Hasanit, Kajsi mendoi se do tė ishte mė me vend qė ta fuste ushtrinė e tij nė luftė me sirianėt, nė mėnyrė qė tė mos kishin mundėsi tė demoralizoheshin nga situata e tė dėshpėroheshin edhe mė. Njė pėrballje ndėrmjet dy ushtrive ndodhi vėrtet, me disa humbje tek tė dyja palėt. Mė pas, emisarėt e Muavijes erdhėn tek Kajsi dhe i thanė: “Pėr cilėn kauzė je duke luftuar kundėr nesh dhe po e vret veten tėnde? Ne kemi lajme tė sigurta se populli ėshtė larguar prej prijėsit tėnd, se ai ėshtė plagosur me njė thikė dhe ėshtė nė prag tė vdekjes. Ndaj mė mirė pusho sė luftuari kundėr nesh, derisa tė informohesh hollėsisht lidhur me situatėn.” Kėshtu, Kajsi u detyrua t’i ndėrpriste luftimet dhe ta priste lajmin zyrtar pėr ngjarjen qė i kishte ndodhur Hasanit. Por trupat e tija tashmė kishin nisur tė dezertonin masivisht nė anėn e Muavijes. Kur Kajsi e vėrejti dezertimin e madh tė ushtarėve, ai i shkroi Hasanit dhe e informoi lidhur me situatėn.[51]


Pasi e pranoi letrėn e Kajsit, Hasani humbi shpresė, i ftoi menjėherė prijėsit dhe fisnikėt irakianė e u tha:


O banorė tė Irakut! Ēfarė tė bėj me ju qė jeni me mua? Ja tek e keni letrėn e Kajs bin Sa’dit, qė mė informon se edhe fisnikėt nė mesin tuaj kanė dezertuar nė anėn e Muavijes. Pėr Zotin, ē’sjellje e turpshme dhe tmerruese nga ana juaj! Ju ishit ata qė e detyruat babaim tim ta pranonte arbitrazhin nė Siffin. Dhe kur ndodhi arbitrazhi qė ai e kundėrshtoi e ju e deshėt, ju u bėtė armiqtė e tij. Dhe kur ju ftoi sėrish tė luftoni kundėr Muavijes, u treguat tė lodhur e tė lėkundur. Pas vdekjes sė babait tim, ju vetė erdhėt tek unė dhe m’u betuat pėr besnikėri me dėshirėn e me vullnetin tuaj. Unė i pranove betimet tuaja dhe dola kundėr Muavijes dhe vetėm Zoti e di sa i vendosur isha pėr kėtė gjė. Ndėrsa ju tani po silleni njėsoj si u sollėt mė parė (me babain tim). O banorė tė Irakut! Mua do tė mė mjaftonte prej juve, qė tė mos ma fyeni fenė e besimin, sepse kam pėr t’ia dorėzuar Muavijes kėtė ēėshtje (kalifatin).[52]


Edhe Jakubiu e jep shkakun e njejtė pėr vendimin e Hasanit, ndonėse, siē kemi thėnė, shumė shkurtimisht e pėrcjell ndodhinė.


Nėse pranohen tė dhėnat e mėsipėrme, atėherė qartėsohet e gjithė situata dhe rrethanat, tė cilat e detyruan Hasanin tė vendoste pėr tė abdikuar. Fjalėt e tija pasqyrojnė qartėsisht se Hasani, qė nga fillimi kishte qenė dyshues lidhur me karakterin e lėkundur tė irakianėve. Nė gjykimin e tij, ata ishin njerėz euforikė qė flisnin plot ndjenja, por kur vinte koha e veprimit dhe sprovės, nuk duronin shumė. Ky fakt nuk pėrmendet drejtpėrdrejt nga burimet qė e pėrshkruajnė abdikimin e Hasanit, por na shfaqet shumė qartė nė kohė kur vėllai i tij Husejni do tė shkonte nė Irak pas thirrjes sė banorėve tė Kufes pėr t’u prirė atyre nė njė kryengritje kundėr Jezidit. Tė gjithė njerėzit qė e kėshilluan Husejnin qė tė mos e pranonte kėtė ftesė, ia pėrkujtuan atij faktin se kėta njerėz e kishin braktisuar babain dhe vėllain e tij nė ēaste shumė kritike.[53] Ndjenjat e Hasanit, nė kėtė rast, janė njė jehonė e qėndrimit tė Aliut karshi shumicės sė ndjekėsve tė tij irakianė, njė sentiment qė ai e shprehu shumė herė nė fjalimet e tija tė ruajtura nė Nehxhu’l-Belaga dhe nė burime tė tjera.


Pas fjalimit tė tij para prijėsve irakianė, Hasani menjėherė i ēoi fjalė Muavijes, duke e informuar pėr gatishmėrinė e vete pėr tė abdikuar. Kur ky lajm arriti tek Kajsi, ai u tha ndjekėsve tė tij: “Tani keni dy rrugėdalje: ose do tė luftoni pa njė prijės (imam) ose do t’i shprehni besnikėri njė tė devijuari (pra Muavijes)” Ata u pėrgjigjen: “Shprehja e besnikėrisė ėshtė mė e lehtė pėr ne se gjakderdhja.” Kėshtu, Kajsi u nis prej Meskinit drejt Kufes, bashkė me ata ushtarė qė kishin mbetur ende me tė. Ėshtė pėr t’u habitur se emri i Ubejdullah ibn Abbasit nuk pėrmendet fare nė kėtė rrėfim.


Nėse shohim nga perspektiva e Ebu’l-Ferexhit, qė ėshtė pėrcjellur nga Jakubiu, siē shprehėm mė sipėr, del se prijėsi i pjesės sė pėrparme tė ushtrisė prej dymbėdhjetė mijė ushtarėsh, ishte Ubejdullah ibn Abbasi dhe jo Kajs bin Sa’di. Edhe Muavijeja edhe Ubejdullahu arritėn nė Meskin bashkė me ushtritė e tyre nė natėn e ditės, nė tė cilėn Hasani arriti nė Meda’in. Nė ditėn e dytė, pas namazit tė sabahut, ndėrsa Hasani u pėrball me rebelimin e trupave tė tija dhe u lėndua, nė Meskin pati njė korrespondencė letrash ndėrmjet Muavijes dhe Ubejdullahut. Kur ra nata, Muavije i dėrgoi fjalė Ubejdullahut, duke thėnė: “Hasani mė ka informuar pėr vendimin pėr tė bėrė paqe dhe pėr tė ma dorėzuar mua kalifatin. Nėse tani hyn nėn autoritetin tim, do tė trajtohesh si prijės, pėrndryshe do t’i sulmoj trupat e tua dhe do tė bėhesh i nėnshtruar. Nėse mė bashkėngjitesh tani, do tė tė paguaj njė milion dirhemė, gjysmėn e tė cilės kam pėr ta dorėzuar menjėherė, ndėrsa gjysmėn tjetėr kur tė hyjė nė Kufe.[54]


Gjatė natės, Ubejdullahu fshehurazi u arratis drejt kampit tė Muavijes. Nė mėngjes, njerėzit u mblodhėn dhe prisnin qė ai tė dilte pėr t’u prirė nė namaz. Kur, pas njė kėrkimi tė shkurtėr, nuk mundėn tė gjenin, Kajsi doli pėrpara, u priu njerėzve nė namaz dhe u mbajti njė fjalim tė zjarrtė, nė tė cilin e sulmoi ashpėr Ubejdullahun, babain e tij Abbasin dhe vėllain e tij Abdullahun, pėr karakterin e tyre tė lėkundur e tė pabesueshėm. Duke e dėgjuar Kajsin, njerėzit nisėn tė brohorisnin: “Falėnderuar qoftė Zoti qė Ubejdullahu u nda nga mesi ynė. Tani mund tė ngrihemi e ta sulmojmė armikun.” Pas kėsaj, ushtria nisi tė pėrgatitej pėr sulm. Por atė ēast, Busr bin Ebi Ertat, njė njeri i besueshėm i Muavijes, doli para tyre me njėzet mijė trupa dhe thirri: “Ja komandanti juaj (Ubejdullahu), i cili tashmė i shprehu Muavijes besnikėri, ndėrsa edhe Hasani ka pranuar tė bėjė paqe. Atėherė pėr ēfarė doni ta vrisni veten tuaj?” Pas kėsaj, Kajsi u foli prapė njerėzve tė tij dhe u tha: “Zgjidhnji njėrėn nga tė dy rrugėt: ose do tė luftoni pa imam ose do t’i shprehni besnikėri njė tė devijuari.” Njerėzit thanė se do tė luftonin edhe pa imam (prijės), bėnė njė sulmė tė beftė kundėr sirianėve dhe mė pas u tėrhoqėn nė kamp. Por kur u qartėsua tashmė se Hasani kishte abdikuar, ata u kthyen nė Kufe.[55]


Shpjegimi, nga perspektiva e Ebu’l-Ferexhit, e ndodhive ndėrmjet sulmit ndaj Hasanit dhe abdikimit tė tij, ėshtė njė shpjegim i rėndėsishėm, sepse jep njė kohė mė tė logjikshme dhe tė kuptueshme pėr dezertimin e Ubejdullahut, gjė qė ėshtė shėnuar nė njė mėnyrė tė paqartė nė disa burime. Nga pėrshkrimi i tij kuptohet qartė se nė mesin e dy vėllezėrve, ishte Ubejdullahu ai qė dezertoi dhe jo Abdullah ibn Abbasi, emri i tė cilit pėrmendet vetėm nė rrėfimin e Zuhriut. Megjithatė, rrėfimi i Ebu’l-Ferexhit se irakianėt pranuan tė luftonin edhe pa njė prijės duhet tė pranohet si i gabuar, thjesht sepse bie ndesh me tė gjithė burimet e tjera, tė cilėt thonė unanimisht se trupat zgjodhėn t’i bindeshin Muavijes.


Kushtet e marrėveshjes sė paqes, nėpėrmjet tė cilės abdikoi Hasani, janė pėrshkruar nė shumė burime dhe me dallime serioze, shpesh me shumė paqartėsi dhe nė mėnyrė tė turbullt. Jakubiu dhe Mesudiu nuk i pėrmendin fare kushtet e marrėveshjes sė paqes. Taberiu pėrmend tre kushte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, ndėrsa njė kusht tė katėrt tėrthorazi. Tre kushtet e para, sipas Taberiut, ishin:


- qė Hasanit t’i mbeteshin pesė milionė dirhemė nga paratė qė asokohe gjendeshin nė thesarin e Kufes


- qė Hasanit t’i jepeshin tatime vjetore tė distriktit pers tė Daraxhbird-it


- qė Aliu tė mos ofendohej ose mallkohej, sė paku jo nė prani tė Hasanit, gjė qė kishte qenė njė praktikė e Muavijes qė nga fillimi i kalifatit tė Aliut.[56]


Kushti i parė, qė Hasanit t’i mbeteshin pesė milionė dirhemė nga paratė e ndodhur asokohe nė thesarin e Kufes, ėshtė i pakuptimtė pėr dy arsye tė qarta. Si e para, deri nė abdikimin e tij, Hasani ishte kalifi i vetėm i Kufes dhe thesari ishte tashmė nėn kontrollin e tij. Sė dyti, burimet tona pajtohen njėzėri se ishte njė praktikė e Aliut qė thesari tė zbrazej nė fund tė ēdo jave. Ndaj ėshtė vėshtirė tė besohet se vetėm nė pak muajt e sundimit tė Hasanit[57], veēanėrisht duke i pasur parasysh shpenzimet e shumta pėr pėrgatitjet luftarake dhe gjendjen kaotike tė administratės shtetėrore (pra edhe tė tatim-mbledhėsve) si pasojė e vdekjes sė papritur tė Aliut, thesari i Kufes mund tė ishte i mbushur me pesė milionė dirhemė. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se pas shumė faqesh ku pėrmenden kėto ndodhi, duke folur pėr brutalitetin gjatė administrimit tė Basrės nga ana e Busr bin Ebi Ertatit, Taberiu e pėrmend edhe kushtin e katėrt tė marrėveshjes dhe thotė: “Hasani bėri paqe me Muavijen me kusht qė miqve dhe ndjekėsve e Aliut, kudo qofshin, t’u jepej amnesti dhe tė ishin tė sigurt.”[58] Siē do tė shohim nė vijim, ky kusht ėshtė pėrmendur nga burimet tė tjera nė vendin e duhur.


Nė pėrshkrimin e tij tė abdikimit tė Hasanit, Dinavariu i shėnon kushtet vijuese:


- asnjė nga banorėt e Irakut nuk do tė trajtohet me urrejtje dhe secilit prej tyre do t’i garantohet paqja dhe siguria, pavarėsisht akuzave qė janė ngritur ndaj tyre,


- Hasanit do t’i jepen tė ardhurat nga tatimet vjetore tė krahinės sė Ahvazit (pėr dallim nga Darabxhirdi i pėrmendur prej Taberiut),


- fisit Hashim duhet t’i jepet pėrparėsi karshi fisit Beni Abdu’sh-Shems nė dhėnien e dekoratave dhe pensioneve.[59]


Ibn Abd el-Berr dhe Ibn el-Ethiri, dy autorė tė rėndėsishėm lidhur me jetėn e shokėve tė Profetit, si dhe disa burime tė tjera, kanė shtuar edhe dy kushte tė tjera, gjegjėsisht:

- qė asnjėri nga banorėt e Medines, Hixhazit dhe tė Irakut tė mos shpronėsohet nga asgjė qė ka poseduar gjatė kalifatit tė Aliut,


- qė kalifati t’i kthehet Hasanit pas vdekjes sė Muavijes.[60]

Ebu’l-Ferexhi, si shumė tė tjerė, nuk duket shumė i interesuar pėr t’i shėnuar nė hollėsi kushtet e marrėveshjes. Sipas tij, Muavije e dėrgoi Abdullah bin Amirin dhe Abdurrahman bin Samra-nė si emisarė tė tij tek Hasani, pėr t’i diskutuar kushtet e marrėveshjes sė paqes.


Nė emėr tė Muavijes, “ata i pranuan kushtet e Hasanit, me tė cilat ishte pajtuar Muavijeja: se asnjėr nga ndjekėsit e Aliut (shiat Ali) nuk do tė lėndohej, se emri i Aliut nuk do tė pėrmendej veēse pėr tė mira dhe disa gjėra tė tjera qė i kishte kėrkuar Hasani.[61]


Megjithatė, pėrshkrimi mė i plotė jepet nga Ibn A’thami[62], i cili duket se pėrcjell nga Meda’iniu, sepse edhe Ibn Ebi’l-Hadidi[63] i pėrmend thuajse kushtet e njejta, duke e pėrmendur Meda’iniun si burim tė tij. Sipas Ibn A’thamit, pas ndodhisė nė Meda’in dhe pas shpalljes qė bėri Hasani para parisė sė Irakut, siē pėrmendėm mė sipėr, ai e dėrgoi Abdullah bin Navfal bin Harithin tek Muavijeja pėr ta informuar lidhur me vendimin e Hasanit pėr tė abdikuar dhe pėr t’i diskutuar kushtet e abdikimit me sunduesin sirian. Kushti i vetėm qė Hasani e pėrcolli nėpėrmjet Abdullahut ishte amnestia e pėrgjithshme pėr ndjekėsit e tij. Abdullahu arriti nė Meskin dhe i tha Muavijes se Hasani e kishte autorizuar pėr t’i biseduar kushtet e marrėveshjes sė paqes nė emėr tė tij, duke i shprehur kushtet nė vijim:


- qė kalifati t’i kthehej Hasanit pas vdekjes sė Muavijes,


- qė Hasani tė merrte pesė milionė dirhemė nė vit nga thesari i shtetit


- qė Hasanit t’i jepeshin tė ardhurat e tatimeve vjetore tė Darabxhirdit
- qė tė garantohej bashkėjetesa paqėsore e njerėzve[64]

Me ta dėgjuar kėtė, Muavije mori njė fletė boshe dhe, pasi e nėnshkroi dhe vulosi, ia dha Abdullahut, duke i thėnė: “Ēoja kėtė fletė boshe Hasanit dhe thuaji tė shkruajė ēfarėdo qė tė ketė dėshirė.” Ndėrkohė, u kėrkoi bashkėpunėtorėve dhe ndjekėsve tė tij tė afėrt tė dėshmonin pėr kėtė gjė. Abdullahu, bashkė me letrėn dhe i shoqėruar nga disa fisnikė tė Kurejshit, si: Abdullah ibn Amiri e Abdurrahman bin Samra, si dhe disa nga fisnikėt nė mesin e sirianėve, erdhi tek Hasani dhe i tha: “Muavije i pranoi tė gjithė kushtet qė i kėrkova pėr ty dhe tė cilat ti mund t’i shkruash tani nė kėtė letėr tė bardhė.” Hasani u pėrgjigj: “Sa pėr kalifatin, mė nuk kam kurrfarė interesi pėr tė. Po ta kisha dashur, nuk do t’ia jepja Muavijes. Sa pėr paratė, Muavije nuk ka tė drejtė tė mė kushtėzojė, sepse kjo ēėshtje ėshtė njė ēėshtje e shoqėrisė muslimane.” Pastaj, Hasani e thirri sekretarin e tij dhe i urdhėroi tė shkruante: “Kėto janė kushtet, tė cilat Hasan ibn Aliu i parashtron pėr tė bėrė paqe me Muavije ibn Ebu Sufjanin, duke ia dorėzuar atij qeverisjen e Prijėsit tė Besimtarėve Aliut:

- Muavije duhet tė sundojė sipas Librit tė Zotit, Sunnetit tė Profetit dhe sjelljes sė kalifėve besimdrejtė,
- Muavije nuk guxon tė emėrojė ose propozojė dikėnd si kalif pas vetes dhe kjo zgjedhje do t’i mbetet njė kėshilli (arab. shura) tė muslimanėve,
- njerėzit do tė jetojnė tė qetė e nė paqe, kudo qofshin nė tokėn e Zotit
- ndjekėsit dhe miqtė e Aliut, si dhe jetėt, pronat, gratė dhe fėmijėt e tyre, do tė jenė tė mbrojtura dhe nuk do tė preken. Kjo ėshtė njė marrėveshje dhe besėlidhje nė emėr tė Zotit, e detyrueshme pėr Muavije bin Ebu Sufjanin,
- asnjė veprim i dėmshėm, qoftė hapur ose fshehurazi, nuk do tė ndėrmerret karshi Hasan ibn Aliut, vėllait tė tij Husejnit dhe askujt nga familja e Profetit (arab. ehl en-nebi).

Kjo marrėveshje dėshmohet nga Abdullah bin Navfali, Umar bin Ebi Selemeja etj.[65]

Mėnyra se si i ka pėrshkruar Ibn A’thami kushtet e diktuara nga Hasani pėr marrėveshjen e paqes, zgjidh shumė probleme dhe shpjegon shumė pika tė paqarta nė burimet e tjera. Koha e dėrgimit tė letrės sė zbrazur nga Muavijeja ishte e paqartė tek Taberiu, ndėrsa koha e dhėnė tek Ibn A’thami e qartėson gjendjen dhe e bėn tė kuptueshme.

Taberiu, Ebu’l-Ferexhi dhe disa burime tė tjera i pėrmendin emrat e Abdullah bin Amirit dhe Abdurrahman bin Samra-sė si emisarė tė Muavijes tek Hasani, pėr t’i diskutuar kushtet e marrėveshjes sė paqes. Ibn A’thami, ndėrsa e konfirmon kėtė rrėfim, e jep edhe kontekstin e duhur logjik tė dėrgimit tė tyre. Ibn A’thami i shėnon kushtet nė dy pjesė: nė pjesėn e parė janė kushtet e shprehura nga emisari i Hasanit, Abdullah bin Navfali, ndėrsa nė pjesėn e dytė kushtet e vetė Hasanit, tė cilat i pėrmendėm mė sipėr. Kur tė konsiderohen bashkė tė gjithė kėta kushte, pėrveē dy kushteve tė para tė pėrmendura pak mė sipėr, do tė shohim se janė tė njejta me kushtet, tė cilat nė veprat e ndryshme janė shprehur tė shkėputur nga njėri-tjetri.

Kushti i parė, qė Muavije tė sundonte sipas Kur’anit, Sunnetit tė Profetit dhe sjelljeve tė kalifėve besimdrejtė, shumė qartė i pasqyron tendencat dhe shpirtin e epokės nė fjalė, nė tė cilėn kėto elemente ishin mbisunduese nė karakterin e pozitės sė kalifit. Nė do tė jemi skeptikė nė pranimin e kėtij formulimi, duhet tė kuptojmė se pasardhėsi i drejtpėrdrejtė i Aliut dhe i kalifėve besimdrejtė nuk do ta kishte dorėzuar kalifatin, pa e shprehur kėtė kusht tradicional, sė paku sė jashtmi. Megjithatė, duhet tė theksohet se qė nga koha e kėshillit ku u zgjodh Osmani, Aliu, famlija e tij dhe pėrkrahėsit e tij, pėrherė e kishin theksuar ndjekjen e vetėm tė Sunnetit tė Profetit, duke e refuzuar vlefshmėrinė e traditės sė tre kalifėve tė parė. Ndaj mund tė thuhet se ėshtė tejet e mundur qė referenca lidhur me traditėn e kalifėve besimdrejtė tė jetė shtuar mė pas, nė njė pėrpjekje pėr ta pajtuar shoqėrinė muslimane. Dihet se Hasani nuk mund ta kundėrshtonte qėndrimin e tė atit nė kėshillin ku u zgjodh Osmani, nė tė cilėn ai refuzoi ta ndiqte traditėn e Ebu Bekrit dhe tė Umarit.


Kushti i dytė, qė Muavije tė mos emėronte askėnd pėr kalif pas vetes dhe t’ia linte zgjedhjen njė kėshilli mes muslimanėve, nuk duhet tė jetė i vėshtirė pėr t’u pranuar. Shembulli i emėrimit tė njė pasardhėsi, i cili do tė miratohej vetėm nga njė numėr i caktuar njerėzish nga paria, ishte njė veprim i bėrė mė parė nga Ebu Bekri, i cili e emėroi Umarin si pasardhės. Megjithatė, vendimi i Ebu Bekrit buronte nga konsiderata e tij lidhur me interesin e muslimanėve nė pėrgjithėsi, dhe ai nuk e emėroi tė birin ose ndonjė tė afėrm tė vetin pėr kėtė post. Por kjo nuk do tė ishte kėshtu me Muavijen dhe umajjadėt. Ndaj imponimi i kėtij kushti nga Hasani ishte njė pasojė e natyrshme e situatės. Kushti qė kalifati t’i rikthehej Hasanit pas vdekjes sė Muavijes, tė cilin e kanė pėrcjellur disa burime, duhet sė paku tė jetė pėrmendur gjatė diskutimeve.


Nga letra e Muavijes, e pėrmendur mė sipėr, mund lehtėsisht tė arrijmė nė pėrfundimin se Muavije e kishte lėnė hapur mundėsinė e rikthimit tė kalifatit tek Hasani si njė mundėsi tė fuqishme, por pa shprehur ndonjė gjė tė qartė nga ana e tij lidhur me kėtė hollėsi. Pas njė kohė, njė grup shi’itėsh do t’ia shprehnin Hasanin pakėnaqėsinė e tyre, duke e kritikuar pėr faktin se nuk kishte kėrkuar garanti tė mjaftueshme dhe nuk ishte siguruar pėr njė veprim tė shkruar prej Muavijes, se ky i fundit vėrtet do t’ia rikthente kalifatin pas vdekjes.


Sė fundmi, pika mė interesante duket se ėshtė pajtimi i Muavijes pėr t’u falur njė amnesti tė plotė tė gjithė ndjekėsve tė Aliut. Pranimi i kėtij kushti e nxjerr nė pah edhe gėnjeshtrėn qė fshihej pas pretekstit tė Muavijes pėr tė luftuar kundėr Aliut, gjegjėsisht hakmarrja pėr gjakun e Osmanit dhe dėnimi i atyre qė ishin pėrgjegjės. Nė mesin e shi’itėve tė Aliut, tė cilėve u dha njė amnesti e plotė nė marrėveshjen mes Muavijes dhe Hasanit, ishin njerėz si Amr bin Hamik el-Khuzai, i cili thuhej se ishte pėrfshirė nė vrasje dhe madje Malik el-Eshter, i cili ishte prijėsi i kryengritėsve tė Kufes nė kohėn e Osmanit. Kėshtu qartėsohet se hakmarrja pėr gjakun e Osmanit, siē ėshtė pėrmendur nė shumė vende, nuk ishte tjetėr veēse njė preteks qė Muavije e shfrytėzoi pėr ta pėrmbushur qėllimin e marrjes nė dorė tė kalifatit.


Pas pėrfundimit tė marrėveshjes, Hasani u kthye nė Kufe, ku atij iu bashkėngjit edhe Kajsi. Pa kaluar shumė kohė, Muavije hyri nė qytet me forcėn e plotė tė ushtrisė sė tij. Mė pas u mbajt njė mbledhje dhe grupet e ndryshme tė njerėzve ia shprehėn besnikėrinė, njėri pas tjetrit. Burimet tona japin njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė ndjenjave tė pėrziera tė njerėzve gjatė pranimit tė sunduesit tė ri. Shumė prej tyre patėn njė qėndrim tė kujdesshėm veē sa pėr t’i mbrojtur interesat e tyre, ndėrsa tė tjerė nuk arritėn ta fshihnin mospėlqimin dhe madje urrejtjen qė ndienin ndaj sunduesit umajjad, paēka se ishin tė detyruar tė pajtoheshin me situatėn. [66]


Replikat e nxehura, fjalėt e hidhura dhe dialogje pėrplot pėrēmim tė tė dyja palėve janė njė burim interesant informatash, me tė cilin nuk mund tė merremi nė kėtė vepėr. Fjalimi qė mbajti Hasani pas kėmbėnguljes sė Amr bin Asit dhe Muavijes, megjithatė, vlen tė pėrcillet. Ndonėse ėshtė pėrmendur nga tė gjithė burimet, ky fjalim ėshtė shėnuar me pėrmbajtje tė ndryshme. Versioni mė i shkurtėr ėshtė ai i pėrcjellur nga Taberiu nėpėrmjet Zuhriut dhe thotė: “O njerėz! Zoti ju udhėzoi nėpėrmjet tė vjetėrve nė mesin tuaj (Muhammedit dhe Aliut) ndėrsa ju mbrojti nga gjakderdhja nėpėrmjet atyre qė erdhėn mė pas (duke nėnkuptuar veten). Vėrtet ky kalifat ėshtė njė gjė e kalueshme dhe gjėrat e kėsaj bote ndėrrojnė zot, kalojnė nga dora nė dorė. Zoti i tha Profetit tė Shenjtė:

Dhe nuk di, nė ėshtė kjo pėr ju njė sprovė a njė afat qė tė kėnaqeni njė kohė tė caktuar. (Kur’an, 21:111)

Nė kėtė pikė, Muavijeja u alarmua dhe i kėrkoi Hasanit tė ulej, duke e qortuar Amr bin Asin, tė cilit i tha: “A kjo ishte gjėja qė mė kėshillove tė bėj?”[67]

Meda’iniu, siē pėrcillet nga Ebu’l-Hadidi, jep njė version shumė mė tė gjatė tė fjalimit, nė tė cilin Hasani, si njė arsye pėr abdikimin e tij, krahas ambicjeve dhe rebelimit tė Muavijes, e pėrmend karakterin jo tė besueshėm dhe tradhėtar tė pėrkrahėsve tė tij. Hasani madje e pėrmend edhe kohėn e Aliut dhe mėnyrėn si e kishin lėnė nė baltė po kėta njerėz.[68] Njė burim tjetėr, Ebu’l-Ferexhi, pėrmend vetėm njė fjali nga fjalimi i Hasanit, si vijon:


“Kalif ėshtė ai qė i pėrkushtohet rrugės sė Zotit dhe Sunnetit tė Profetit dhe jo ai qė ėshtė zullumqar dhe i ashpėr. Ky i fundit nuk ėshtė tjetėr veēse njė mbret (arab. melik), i cili e sundon mbretėrinė e tij, ku e paktė dhe e shkurtėr ėshtė kėnaqėsia, e nuk lė pas tjetėr veēse ca gjurmė. Nuk di nė ėshtė kjo gjė njė sprovė pėr ju, ose njė dhunti pėr t’u kėnaqur pėr njė kohė.”[69]


Vlen tė pėrmendet se, nėse ėshtė i saktė ky rrėfim historik, fjalimi i Hasanit mund tė jetė burimi i pėrdorimit tė fjalės melik (mbret) nė vend tė khalif (kalif) pėr ta pėrshkruar sundimin e Muavijes dhe tė pasardhėsve tė tij, tė pėrdorur gjerėsisht nga historianėt mė tė hershėm muslimanė. Por edhe krahas kėsaj, ka shumė raste ku ėshtė pėrcjellur se Muavijeja thotė pėr veten e tij: “Unė jam mbreti i parė i Islamit.”[70]


Rrėfimet historike lidhur me kushtet me tė cilat u pėrball Hasani qė nga fillimi i kalifatit tė tij, tregojnė se abdikimi i tij nuk ishte i motivuar nga dashuria pėr rehati e pėr njė jetė luksoze, siē kanė dashur tė na lėnė tė kuptojmė disa autorė bashkėkohorė. Burimet qartėsojnė se abdikimi i Hasanit ishte pėr shkak tė dashurisė qė kishte pėr paqen, pėr shkak tė urrejtjes qė ndiente karshi politikės dhe pėrēarjeve qė krijonte ajo, si dhe pėr shkak tė dėshirės pėr tė shmangur njė gjakderdhje tė madhe mes muslimanėve. Pėr mė tepėr, ai e vlerėsoi nė mėnyrė shumė realiste situatėn dhe ishte i vetėdijshėm pėr pasojat katastrofale pėr veten, pėr familjen dhe pėr tė paktėt ndjekės tė tij, sikur tė kishte nisur njė konflikt tė armatosur.[71]Ai, pra, i pranoi realitetet politike tė kohės, ndėrkohė qė fitoi kohė qė mėsimi shi’it t’i konsolidonte ndjekėsit e vet nė themele tė fuqishme ideologjike. Kjo ėshtė e kuptueshme nga secili version i fjalimit tė pėrcjellur mė sipėr, tė mbajtur gjatė transferimit tė pushtetit.


VAZHDON

[1] Taberi, vėll. 1, f.5
[2] Taberi, vėll.2, f.1; Mesudi, Muruxh edh-dheheb, vėll.2, f.426; Tenbih, f.300; Iqd, vėll.4, f.361; Jakubi, vėll.2, f.214; Dinavari, fq.216; Isti’ab, vėll.1, f.385; Usud el-Ghabe, vėll.2, f.14
[3] Jakubi, vėll.2, f.188; Sipas Ibn Sa’dit, vėll.6, f.4,370; Shokėt e hershėm tė Profetit u shpėrngulėn drejt Kufes dhe u vendosėn nė qytet menjėherė pasi Umari e themeloi qytetin
[4] Usud el-Ghabe, vėll.2, f.12; Tirmidhi, vėll.2, f.306; Musned, vėll.5, fq.354; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll.15, f.27
[5] Musned, vėll.2, f.513
[6] Veprat standarde tė haditheve zakonisht ndajnė njė kapitull tė veēantė pėr hadithet lidhur me meritat e Hasanit dhe tė Husejnit (Bab Menakib el-Hasan ve’l-Husejn)
[7] Ibn Habib, Muhabbar, f.46; Bukhari, Sahih, vėll.2, f.175, 198; Usud el-Ghabe, vėll.2, f.13
[8] Siē pėrcillet nė veprėn Mekatil el-Talibejn, f.52 tė Ebu’l-Ferexh Isfahaniut, Abdullah ibn Abbasi ishte personi qė e nominoi Hasanin si kalif dhe i ftoi njerėzit qė t’i shprehnin atij betim besnikėrie pas vdekjes sė Aliut. Shih edhe Ibn Hadid, Sherh Nehxhu’l-Belaga, vėll.16, f.31
[9] Dinavari, fq.216; Mekatil, f.52; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll.16, f.30
[10] Taberi, vėll.2, pjesa e parė; Usud el-Ghabe, vėll.2, f.14
[11] Hadid, si mė sipėr; Isti’ab, vėll.1, f.383
[12] Po aty
[13] Ibn A’tham, vėll.4, f.148; Taberi, vėll.2, f.5; Sherh-i Ibn Ebi’l-Hadid, vėll.15, f.22
[14] Mekatil, f.52; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll.16, f.25
[15] Afghani, vėl..21, f.26; Mekatil, si mė sipėr; Jakubi, vėll.2, f.214; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll.16, f.31
[16] Ibn A’tham, vėll.4, f.153; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll.16, f.26
[17] Mekatil, f.56 (pėrcjellur nga Ebu Mikhnafi); Ibn A’tham, vėll.4, f.151; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll.16, f.24 (pėrcjellur nga Meda’iniu), f.33 (pėrcjellur nga Ebi Mikhnafi me dallime tė vogla)
[18] Mekatil, f.57 (pėrcjellur nga Ebu Mikhnafi); Ibn A’tham, vėll.4, f.152; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vėll.16, f.25 (pėrcjellur nga Meda’iniu), f.35 (pėrcjellur nga Ebi Mikhnafi me dallime tė vogla)
[19] Mbretėria arabe, f.104-7
[20] Tarikh, vėll.2, f.214
[21] Akhbar, f.217
[22] Tarikh, vėll.2, f.1-8
23.Kitab al-Futuh, IV, pp.148-67
24.Maqatil, pp. 46-77
25.Sharh, XVI, pp. 9-52
26.Fihrist, PP.03, 101 f., respectively. The importance of these two authors in early Muslim historiography has been discussed in Chapter 2.
27.M. A. Sha′ban, E12 article ′Ibn A′tham”
28.Sha′ban, op. cit. Cf. Yaqut, Irshad al-Arib ila ma′rifat al-Adib, ed. D.S. Margoliouth, (Leiden, 1007-31), I, p. 379; C.A. Storey, Persian Literature: a Bio-bibliographical Survey (London, 1927), I, ii, p.1260
29.See Ali mad Zaki Safwat, Jamharat Rasa′il al-′Arab fi ′usur al- ′Arabiyat az-Zahira (Cairo, 1937), a four-volume work in which all the letters from the time of the Prophet until the end of the ′Abbasid period have been collected with documentation.
30.Tabari, II, pp., f., 5-8. See Wellhausen, Arab Kingdom, p.107
31.Tabari, II, pp.2-5
32.Tabari, II, pp. I, 5 ff.
33.Tabari, II, pp.2, 7
34.Tabari, II, pp.7-8
35.Tabari, II, Pp.2-4
36.Tabari, II, p.2
37.Ya′qubi, II, p.214; Maqatil, p.62; Sharh, XVI, p.40
38.Maqatil, p. 61; Sharh, XVI, p.38
39.Ya′qubi, II, p.214
40.ibid.
41.Tabari, II, p.2
42.Ya′qubi, II, p. 115
43.ibid.
44.The Arabic phrase reads .fa lamma intaha ila Sabat raya min ashabihi fashl wa tawakul ′an al-harb.
45.Dinawari, p.216
46.ibid.
47.Sharh, XVI, p.22
48.Futuh, IV, p.154; Maqatil, p.63
49.Dinawari, p.217; Ibn A′tham, IV, p.155; Ya′qubi, II, p.215; Maqatil, p.64
50.Dinawari, loc. cit.; Ibn A′tham, loc. cit.; Ya′qubi, loc. cit.; Maqatil, loc. cit.
51.Ibn A′tham, IV, pp.156 f.
52.ibid., p. 157
53.Tabari, II, pp.220, 223, 274; Dinawari, pp.243, 299; ,Iqd, IV, p.376
54.Maqatil, pp.64 f.
55.Maqatil, pp.65 ff.
56.Tabari, II, pp.3-4
57.The shortest period given for his caliphate is three months, the longest is seven months.
58.Tabari, II, p.13
59.Dinawari, p. zi8
60.Isti′ab, I, pp.355 f. Usd al-Ghaba, II, p. 14 adds: “and some other conditions like this.” See also Ibn Hajar al-Haythami, Sawa′iq al-muhriqa, p.134; Al-Imama wa′s-siyasa, I, p.140
61.Maqatil, pp. 66 f.; Sharh, XVI, pp.43 f.
62.Ibn A′tham, IV, pp. 158 f.
63.Sharh, XVI, pp.22 f.
64.Ibn A′tham, IV, p. 158
65.Ibn A′tham, IV, pp.159 f.; Sharh, XVI, pp.22 f.
66.Ibn A′tham, IV, p. 165
67.Tabari, II, p.6; Ya′qubi, II, p.215
68.Hadid, Sharh, XVI, p.28
69.Maqatil, pp.72 f.
70.Isti′ab, III, p.1420; Ibn Kathir, al-Bidaya Wa′n-Nihaya, VII I, p.135