Prej prindit i cili është i vdekshëm, i cili i pranon vështirsitë e kohës, i cili ia ka kthyer shpinën jetës, i cili i është dorëzuar fatit të kohës, i cili e qorton këtë botë, i cili banon vendbanimet e të vdekurve dhe i cili nesër do t’i braktisë-djalit i cili lakmon atë që nuk mund të arrihet, i cili ecë rrugës së atyre që janë zhdukur, i cili është shënjestër e sëmurjeve, i cili është syrgjyn i ditës i cili është viktimë e vuajtjeve, rob i kësaj bote, tregtar i mashtrimit të saj,obligues i dhëshirave, i vdekjes, aleat i brengave, shokë i mjerimit, viktimë e vaujtjeve, i cili është i pushtuar nga pasionet dhe i cili është pasardhës i të vdekurve!

Kurse tani, vërtet, atë që e kam kuptuar nga rrotullimi i kësaj bote rreth meje, nga sulmet e furishme të kohës ndaj meje dhe të afruarit e asaj bote, mjafton të më mbrojë nga të kujtuarit e kujdo qoftë, pos të vetes dhe nga të persiaturit jashtë vetes. Mirëpo, kur të kufizohen në brengat e mija duke i lënë brengat e të tjerëve, mendja ime më shpëton dhe mbron nga dëshirat e mija. Kjo spastron çështjet e mija dhe më udhëheq drejt seriozitetit, ku nuk ka lojë, dhe drejt së vërtetës e cila nuk është turbulluar me gënjështrë. Të konsideroj pjesë të vetëvetes; më saktësisht- të konsideroj tërësi timen. Kështu, nësë të ndodhë diç, ajo është sikur të më ndodhë mua. Dhe nësë vdekja të vjen, është njësoj si të më vinte mua. Ajo që është e jotja më intereson njesoj si edhe ajo që është e imja. Prandaj, po ta shkruaj këtë këshillë si rrugë të kërkimit të ndihmës përmes saj, qoftë se mbeten gjallë, qoftë se nuk do të egzistoj më.

Të këshilloj të jesh i vetëdijshëm ndaj Zotit, biri im, të jesh i patundur në dispozitat e Tij, ta përmbush zemrën tënde me përkushtim ndaj Tij dhe të mbahesh për litarin e Tij. Cila lidhje është më e sigurt se lidhja midis teje dhe Zotit, nëse mbahesh për litarin e Tij?!

Fresko zemrën tënde me këshillë të mirë, qetësoje atë me durim, forcoje atë me besim të qëndrueshëm, ndriçoje me urtësi,bëre të përvujtur duke kujtuar vdekjen, nxite të besojë në kalueshmëri, mundësoj të shikojë vuajtjet e kësaj bote, paralajmëroje për fuqitë e kohës dhe shpejtësin e ndrrimit të natës dhe ditës, njohtoje me ngjarje e popujve të lashtë, përkujtoja atë që u ka ndodhur atyre të cilët kanë qenë para teje, si dhe kalo midis vendbanimeve dhe gjurmëve të tyre, shiko ate që kanë bërë, prej ç’vendi janë larguar nga miqët dhe janë vendosur në shtëpit e vetmisë. Së shpejti do të jeshë i ngjajshëm me ndonjërin prej tyre. Prandaj përgaditë vendin e qëndrimit tëndë dhe mos e shit botën e ardhshme tënden për këtë për këtë botë.

Hiqu diskutimit rrethë asaj për çka nuk ke njohuri dhe mos fol lidhur me atë që nuk ka të bëjë me ty. Largohu nga shtegu nga i cili frigohesh që të mos humbesh, ngase të përbajturit, kur ekziston friga nga të shtemëngurit, është më i mirë se të përzierit në punë të rrezikshme. Urdhëro për punë të mira, do të jeshë nga të mirët. Pengo kryerjen e veprave të këqia me dorë e fjalë dhe përpiqu të jesh sa më largë atij që bënë keq. Lufto në emër të All-llahut, me luftë të sinqertë dhe mos të largojë kurrë një qortim nga Zoti. Hedhu në rrezik për të Vërteten, kudo qoftë ajo, dhe orientohu në të kuptuarit e fesë. Mëso shpirtin tënd të pësojë vuajtje, meqë vetia më e mirë e karakterit është durimi ne çeshtjet e së Vërtetës në të gjitha punët tua mbështetu te Zoti yt, ngase ashtu do të mbështetesh në ndihmtar të sigurt dhe mrojtës të fortë. Kërko vetëm nga Zoti yt, ngase Ai në dorë ka gjithçka, dhënjen dhe refuzin. Kërko të mira sa më shumë që mundesh.
Kuptoje këtë porosi timen dhe mos e harro kurrë, ngase me të vërtetë fjala më e mirë është ajo e cila sjell dobi. Dhe dije se nuk ka kurrë një të mirë nga dituria e cila nuk sjell dobi. Nëse dituria nuk është e dobishme, atëherë as mësimi i saj nuk është i arsyeshëm.

Biri im, kur kuptova se jamë plakur mirë dhe kur hetova se po ligështohem, nxitova ta lë këtë amanet ty dhe i paraqita këshillat kryesore të saj, ashtu që vdekja të mos më arrijë para se ta zbuloj ate që më flenë në zemër, para se urtia ime të goditet siç është goditur trupi im dhe para se të mposhtin fuqitë e pasionit dhe tundimet të kësaj bote, duke të bërë si deve kokëfortë. Zemra e të riut vërtet është si ara e papunuar, e cila pranon çdo gjë që hedhet në te. Nxitova pra të këshilloj para se zemra të ngurtësohet dhe përmes mendjes tënde frytet e përvojave të tjerëve. Kështu do të ishte kursyer që vetë të kalosh nëpër këto përvoja. Në këtë mënyrë do ta shmangish barrën e kërkimit të tyre dhe do të ruheshë nga vështirsitë e përpjekjeve. Me këtë arrin njohuri mbi atë që na e kemi përjetuar, e kupton madje edhe atë që na ndoshta e kemi lëshuar.

Biri im, edhe nëse nuk arrita moshën që e arritën ata para meje, megjithatë i kam shqyrtuar veprat e tyre dhe kam menduar mbi ngjarjet nga jeta nga jeta e tyre. Kam ndjekur gjurmët e tyre, ashtu që jamë bërë si ata; në realitet, përmes asaj që kam mësuar nga ata sikur kam jetuar me ta prej fillimit gjerë ne fund. Prandaj kam qenë në gjendje të dalloj atë që është e pastër nga ajo që është e flliqur dhe atë që është e dobishme nga ajo që është e dëmshme.