Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    121

    Lightbulb Biografia e Hz. Hatixhes

    Biografia e Hz. Hatixhes (r.a.): pjesa e dyte

    Sejjid Ali Asghar Razvi


    Hatixheja dhe Muhammedi
    4. Martesa e Muhammedit me Hatixhen

    Hatixheja, e bija e Khuvejlidit, ishte banore e Mekkes dhe i takonte fisit Kurejsh. Ajo respektohej nga mekkasit pėr karakterin e saj shembullor dhe pėr aftėsinė organizative. Njėsoj siē njihej Muhammedi me titujt “i besueshmi” dhe “i sinqerti”, edhe Hatixheja u bė e njohur si “Tahira” (e pastra). Ndėr arabėt ajo njihej si “princesha e tregtarėve”. Kurdo qė karvanėt largoheshin nga Mekkeja ose ktheheshin nė Mekke, devetė e saja ishin pėrherė mė tė ngarkuara se devetė e tė gjithė mekkasve bashkė.

    Kur Muhammedi ishte 25 vjeē, kujdestari dhe xhaxhai i tij Ebu Talibi i sugjeroi Hatixhes qė ta punėsonte Muhammedin si udhėheqės tė njėrit nga karvanėt e saj, i cili ishte gati pėr t’u nisur drejt Sirisė. Edhe Hatixheja ishte nė kėrkim tė njė personi tė tillė dhe u pajtua menjėherė qė Muhammedit t’i jepej kjo detyrė. Muhammedi e mori pėrgjegjėsinė dhe karvani u nis pėr nė Siri. Shėrbėtori i saj, i quajtur Mejsere, i bėri shoqėri Muhammedit dhe shėrbeu si ndihmėsi i tij. Kjo ekspeditė pėr nė Siri solli shumė fitime pėr Hatixhen dhe ajo u ndikua aq shumė nga aftėsitė e Muhammedit, sa e vendosi atė nė krye tė tė gjitha tregtive tė saja. Ky rast u bė edhe prelud i martesės sė tyre.

    Edward Gibbon

    Nė vendlindje dhe jashtė, nė luftė e nė paqe, Ebu Talibi ishte xhaxhai mė i respektuar i Muhammedit dhe udhėzuesi e mbrojtėsi i tij nė rini. Me njėzet e pesė vjet, Muhammedi u punėsua pranė Hatixhes, njė vejushė e pasur dhe fisnike, e cila sė shpejti e shpėrbleu besnikėrinė e tij duke ia falur dorėn pėr martesė. Marrėveshja e martesės, nė stilin e thjeshtė tė antikitetit, flet pėr dashurinė e dyanshme tė Muhammedit dhe Hatixhes, e pėrshkruan Muhammedin si mė tė mirin e fisit Kurejsh dhe parashikon njė mehr prej dymbėdhjetė florinjsh dhe dymbėdhjetė devesh, tė cilat i siguroi Ebu Talibi (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”).


    Ebu Talibi e mbajti fjalimin e rastit gjatė martesės sė Muhammedit me Hatixhen dhe fjalimi i tij nuk lė dyshim pėr faktin se ai ishte monoteist. Ai e filloi fjalimin nė stilin “mysliman”, duke e lėvduar Zotin pėr mėshirėn e Tij dhe pėr dhuratat e Tija tė pafundme dhe e pėrfundoi duke u lutur qė t’i mėshironte e t’i bekonte tė porsamartuarit. Martesa e Muhammedit me Hatixhen ishte njė martesė e suksesshme dhe e bekuar me lumturi pėr tė dyja palėt. Hatixheja ia dedikoi jetėn Islamit. Ajo e harxhoi gjithė pasurinė e saj pėr ta forcuar Islamin dhe pėr t’i shėrbyer mirėqenies sė myslimanėve.

    Hatixheja e kishte po atė aftėsi sakrifikimi si Muhammedi dhe kishte shumė dėshirė ta shihte triumfin e Islamit mbi paganizmin. Kėsaj dėshire tė flaktė ajo ia shtoi edhe pėrkushtimin dhe fuqinė. Ajo e ēliroi Muhammedin nga barra e tė fituarit pėr ta ushqyer familjen dhe i mundėsoi atij t’ia kushtonte gjithė kohėn tė menduarit dhe thurjes sė planeve pėr punėn e madhe qė e priste. Ky ėshtė kontributi mė i madh qė ajo ia bėri tė shoqit. Ajo ishte pėrkrahja kryesore e Muhammedit nė ato vite pėrgatitjeje pėr profetėsinė. Martesa e Muhammedit dhe e Hatixhes u bekua edhe me lindjen e vajzės sė tyre Fatimesė, tė njohur si “Zehra” (e Shkėlqyeshmja). Ndonėse dhuratat e Zotit pėr ta ishin tė shumta, asgjė nuk ishte mė e ēmueshme se Fatimeja. Ajo ishte “drita e syve” tė tė atit, qė nė tė ardhmen do tė quhej “zonja e parajsės”. I ati dhe e ėma i falėn dashuri prindėrore dhe ajo solli nė folenė e tyre shpresė, lumturi dhe bekim nga Zoti.

    5. Nė vigjilje tė shpalljes sė profetėsisė

    Ndonėse Arabia ishte foleja e pabarazive dhe kėshtjella e idhujtarisė, vetė Muhammedi asnjėherė nuk u njollos nga kėto tė liga e mėkate dhe asnjėherė nuk adhuroi ndonjė idhull. Edhe pėrpara se tė shpallte hapur se ishte dėrguar pėr ta themeluar “Mbretėrinė e Qiejve” nė tokė, karakteri dhe sjellja e tij ishin gjithmonė njė pasqyrim i Kur’anit tė lavdishėm. As kritikuesit e tij mė tė zellshėm nuk kanė mundur tė gjejnė ndonjė papėrshtatshmėri ndėrmjet sjelljes sė tij dhe Kur’anit, qoftė kjo para ose pas shpalljes sė profetėsisė. Pas shpalljes si i Dėrguar i Zotit, ai i ndaloi traditat dhe praktikat pagane por nuk ka asnjė dėshmi qė tė tregojė se pėrpara kėsaj ndalese, ai i kishte ndjekur vetė kėto tradita dhe se kishte bėrė diēka nė kundėrshtim me Kur’anin.


    Vetvetiu fitohet pėrshtypja se Libri i Zotit ishte mbjellė nė zemrėn e Muhammedit qė nga fillimi dhe mund tė shihet se ai e “ligjėronte” Islamin edhe pėrpara Shpalljes, ndonėse jo me fjalė por vetėm me vepra. Veprat e tija ishin po aq tė rrjedhshme sa edhe gojėtaria e tij dhe i shpallnin hapur botės se ēfarė njeriu ishte Muhammedi. Nė fund tė fundit, ishin vetė paganėt qė atė e quanin “i besueshmi” dhe “i sinqerti” ndonėse po kėta njerėz, vite mė vonė do ta persekutonin nė mėnyrė tė pamėshirshme, do ta dėbonin dhe do tė caktonin njė ēmim pėr kokėn e tij. Ndonėse ishin njė popull i pakujdesshėm dhe i pamoralshėm, arabėt e ēmonin sinqeritetin, qoftė kjo edhe tek armiku. Por prapėseprapė, respekti qė kishin pėr Muhammedin nuk i pengoi qė tė pėrpiqeshin pėr ta shkatėrruar atė nė ēastin qė ai e kritikoi hapur idhujtarinė e tyre dhe politeizmin. Ata u bėnė tė etur pėr gjakun e tij qė nė ēastin qė i ftoi drejt Islamit dhe asnjėherė nuk u pėrpoqėn ta kujtonin besueshmėrinė e tij tė mėhershme.


    Mekkasit e respektonin jo vetėm sinqeritetin e Muhammedit por edhe aftėsinė e tij pėr tė gjykuar. Njėherė, Kurejshi po e rindėrtonte Qaben dhe tek njėri nga muret duhej tė vendosej “Guri i Zi” (haxher’ul-esved). Dikush duhej ta sillte Gurin e Zi, ta ngrinte nga toka dhe ta vendoste nė vendin e tij nė mur. Por kush do ta bėnte kėtė?


    Secili fis e kėrkonte pėr vete kėtė nder dhe nuk ishte i gatshėm t’ia linte askujt tjetėr. Ky mospajtim solli ca diskutime tė zjarrta, ku tė gjithė bėheshin gati pėr tė vendosur me shpatė se kujt do t’i takonte kjo vepėr e lavdishme.


    Atė ēast, njė plak i ndėrpreu dhe u sugjeroi qė nė vend tė luftės kundėr njėri-tjetrit, prijėsit e fiseve ta prisnin mėngjesin e ardhshėm dhe tė vepronin sipas gjykimit tė njeriut tė parė qė do tė kalonte tė nesėrmen qė andej. Ishte njė ide e menēur dhe tė gjithė e pranuan. Mėngjesin e ardhshėm, kur porta e Qabes u hap, e panė Muhammedin tek hynte brenda. Tė gjithė ishin tė lumtur qė ishte ai dhe u pajtuan qė t’ia linin atij vendimin dhe tė gjithė ta pranonin atė qė ai do t’ua thoshte.


    Muhammedi kėrkoi qė tė sillnin njė pėlhurė dhe ta shtronin nė tokė. Pastaj e mori Gurin e Zi, e vendosi mbi tė dhe i kėrkoi prijėsit tė secilit fis ta kapte njė cep tė pėlhurės. Kėshtu ata e mbajtėn sė bashku Gurin e Zi deri nė Qabe dhe mė nė fund vetė Muhammedi e mori gurin dhe e vendosi nė vend.


    Ky vendim i Muhammedit i la tė gjithė tė kėnaqur. Me urtėsinė e tij, ai parandaloi njė gjakderdhje tė panevojshme. Kjo ngjarje tregon se nė raste tė vėshtira, arabėt e kėrkonin mendimin e tij.

    6. Lindja e Islamit dhe shpallja e profetėsisė nga ana e Muhammedit


    Kur Muhammedi ishte 40 vjeē, ai nėpėrmjet engjėllit Xhibril (Xhebrail ose Gabriel) u urdhėrua nga Zoti qė t’ua shpallte Njėshmėrinė e Tij politeistėve dhe tė gjithė botės e t’i sillte sihariqe paqeje njė njerėzimi tė shkatėrruar. Pas kėtij urdhri, Muhammedi e nisi lėvizjen e tij tė quajtur “Islam”, e cila do ta ndryshonte pėrgjithmonė historinė e njerėzimit.


    Para se tė vinte kjo thirrje e Zotit, Muhammedi kishte krijuar njė shprehi tė tė kaluarit njė pjesė tė gjatė tė kohės sė tij nė pėrsiatje dhe meditim. Pėr tė qenė larg nga pengesat e jashtme, shpesh shkonte nė njė shpellė malore tė quajtur Hira, rreth 5 km larg Mekkes, ku i kalonte ditėt e gjata tė verės. Ishte pikėrisht nė shpellėn Hira qė njė ditė iu shfaq engjėlli Xhibril dhe ia solli lajmin se Zoti e kishte zgjedhur atė pėr tė qenė i Dėrguari i Tij i fundit pėr botėn dhe pėr ta nxjerrė njerėzimin nga mėkatet e gabimet drejt dritės sė Udhėzimit, tė Vėrtetės dhe Diturisė. Xhibrili pastaj i urdhėroi Muhammedit t’i “lexonte” (ose recitonte) [1]vargjet nė vijim:


    Lexo me emrin e Zotit tėnd qė krijoi! Qė e krijoi njeriun nga njė gjak i mpiksur... Lexo, se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai ia mėsoi njeriut pendėn. Ia mėsoi atė qė s’e dinte...

    Kėto janė pesė vargjet e para tė Shpalljes, tė cilat iu zbritėn Muhammedit nė natėn qė njihet si “Nata e Fuqisė” (Lejletu’l-kadr) ose “Nata e bekuar” nė muajin e Ramazanit (muaji i nėntė i kalendarit islamik), nė vitin 40 pas vitit tė Elefantit. Kėto janė pesė vargjet e para tė kapitullit 96 tė Kur’anit. Emri i kapitullit ėshtė “Ikre” (Lexo!) ose “Alak” (Gjaku i mpiksur). Sipas traditės, “nata e fuqisė” ose “nata e bekuar” ėshtė nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė Ramazanit, me mundėsinė mė tė madhe qė tė jetė nė datat 21, 23, 25 dhe 27 tė atij muaji.

    Nė lidhje me pėrshkrimin e pranimit tė shpalljes sė parė nga Muhammedi, sunnitėt dhe shiitėt kanė kėndvėshtrime tė kundėrta. Sipas traditės sunnite, shfaqja e Xhibrilit e befasoi Muhammedin dhe kur ky i urdhėroi tė lexonte, Muhammedi tha: “Unė s’di tė lexoj.” Kjo u pėrsėrit tri herė me radhė dhe secilėn herė qė Muhammedi i thoshte engjėllit se nuk dinte tė lexonte, ai ia shtrėngoi gjoksin. Mė nė fund, Muhammedi arriti t’i pėrsėriste pesė vargjet, engjėlli e la tė lirė dhe u zhduk.

    Kur Xhibrili u largua, Muhammedi, i cili tashmė ishte “emėruar” i Dėrguar i Zotit, zbriti nga shpella Hira dhe u kthye nė shtėpi nė njė gjendje tė tmerruar. Ai po dridhej i tėri dhe sapo hyri nė shtėpi, i kėrkoi tė shoqes, Hatixhesė, ta mbulonte me njė batanije. Kur i kishte kaluar pak shqetėsimi, ai i rrėfeu tė shoqes pėr kėtė takim tė ēuditshėm me Xhibrilin nė shpellėn Hira.


    Rrėfimi tradicional sunnit i ngjarjes jepet nė njė artikull tė Dr. Shejh Ahmed Zeki Hammadit, tė titulluar “Kini shpresė!”, nė revistėn mujore “Horizonte islame” tė Shoqėrisė Islame tė Amerikės Veriore nė Plainfield, Indiana. Ky shkrim i botuar nė vitin 1987, thotė:

    “Nė periudhat e hershme tė shpalljes, Profeti (paqja qoftė mbi tė) kishte frikė se vizionet qė i pėrjetonte mund tė ishin njė magji e bėrė ndaj tij, e cila ia rrezikonte mendjen, ia prishte qetėsinė dhe e shqetėsonte shpirtėrisht. Ai kishte frikė se ndonjė xhind mund ta kishte prekur. Kėtė ia shprehu Hatixhes. Frika e tij shkoi deri aty (dhe mos u habitni me pjesėn vijuese qė ėshtė njė hadith i marrė nga Sahihu i Buhariut!!!) sa mendonte se do tė ishte mė mirė t’ia merrte jetėn vetes sesa tė ishte viktimė e magjisė sė zezė...

    Por sipas burimeve shiite, Muhammedi jo vetėm qė nuk ishte i habitur dhe i trembur nga pamja e Xhibrilit, por e mirėpriti atė sikur tė ishte duke e pritur prej kohėsh. Xhibrili ia solli Muhammedit lajmin se Zoti e kishte zgjedhur pėr tė qenė Profeti i tij i fundit pėr njerėzimin dhe e uroi pėr kėtė nder qė ishte nderi mė i madh qė mund t’i bėhej njė tė vdekshmi.

    Muhammedi nuk dyshoi aspak nė pranimin e profetėsisė dhe as qė i erdhi vėshtirė t’i pėrsėriste vargjet e para tė Shpalljes. Ai i lexoi ose i pėrsėriti ato pa ndonjė mundim dhe nė mėnyrė krejt spontane. Nė tė vėrtetė, Xhibrili nuk ishte njė i huaj pėr tė njėsoj siē nuk ishte i huaj edhe fakti se arsyeja e ekzistencės sė tij ishte pėrmbushja e misionit qė Zoti ia kishte ngarkuar mbi supe. Ai ishte i vetėdijshėm pėr qėllimin e tij edhe para shfaqjes sė Xhibrilit. Ky i fundit vetėm sa ia dha sinjalin se duhej tė fillonte.

    Shiitėt, gjithashtu, besojnė se Xhibrili nuk kishte nevojė fare t’ia shtrėngonte gjoksin Muhammedit qė ky i fundit tė mund tė lexonte. Kjo do tė ishte njė mėnyrė krejt e ēuditshme dhe e pakuptimtė. Ata gjithashtu besojnė se Muhammedi, as edhe nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė tij, nuk mendoi tė bėnte vetėvrasje dhe as qė e pati ndjesinė se ishte i prekur nga magjia ose nga e liga.

    Muhammedi u ndje i shqetėsuar pėr shkak tė vėshtirėsisė sė punės qė e priste. Ai e kishte tė qartė se nė kėtė rrugė do tė duhej tė pėrballej me kundėrshtimet masive dhe kokėforta tė paganėve tė tė gjithė botės. Shqetėsimi i tij ishte i dukshėm dhe ai u largua nga shpella i zhytur nė mendime. Pastaj i kėrkoi Hatixhes ta mbulonte me njė batanije dhe filloi t’ia rrėfente ngjarjet nė shpellėn Hira.

    Kur Hatixheja e dėgjoi kėtė rrėfim, e qetėsoi me fjalėt e saja. Ajo tha: “O biri i xhaxhait tim! Ji i lumtur! Zoti tė ka zgjedhur ty si tė Dėrguarin e Tij. Ti je gjithmonė i sjellshėm me fqinjėt, i dobishėm pėr tė afėrmit, bujar me jetimėt, me vejushat e me tė varfrit dhe miqėsor me tė huajt. Zoti nuk ka pėr tė tė lėnė nė baltė..”.
    Muhammedi, i cili ishte i shqetėsuar nga pėrgjegjėsia e madhe qė Zoti ia kishte ngarkuar mbi supe, u qetėsua me fjalėt e tė shoqes. Ajo e qetėsoi atė dhe e bindi se me ndihmėn e Zotit, ai do t’i pėrmbushte kėto pėrgjegjėsi dhe do t’i tejkalonte vėshtirėsitė.

    Pas njė kohe tė shkurtėr, Xhibrili iu shfaq pėrsėri nė shpellėn Hira dhe ia shpalli vargjet nė vijim:

    O i mbėshtjellur! Ngrihu dhe paralajmėro! Dhe madhėroje Zotin tėnd! (Kur’an 74: 1-3)

    Urdhri hyjnor pėr “t’u ngritur e paralajmėruar” ishte shenjė pėr Muhammedin (i cili atė ēast ishte i mbėshtjellė me njė batanije) se duhej tė fillonte me punėn e tij. Xhibrili ia tregoi atij detyrat e tija, ndėr tė cilat mė e rėndėsishmja ishte shkatėrrimi i idhujve dhe ngritja e flamurit tė “Njėshmėrisė” (Teuhidit) sė Krijuesit nė tė gjithė botėn. Ai duhej ta ftonte njerėzimin drejt fesė sė vėrtetė, drejt Islamit qė nuk ishte tjetėr veēse dorėzimi nė duart e Zotit dhe tė dėshmuarit se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij.

    Atė mbrėmje Muhammedi u kthye nė shtėpi, i vendosur dhe i vetėdijshėm pėr detyrėn qė kishte dhe pėr faktin se duhej tė fillonte me pėrhapjen e Islamit nga shtėpia e tij. Muhammedi i rrėfeu Hatixhes pėr shfaqjen e dytė tė Xhibrilit dhe pėr detyrimin qė ia kishte pėrcjellė nė lidhje me ftesėn e njerėzve nė Islam. Pėr Hatixhen, jeta e deriatėhershme e tė shoqit dhe morali i tij i pastėr ishin njė shenjė e pakundėrshtueshme e faktit se ai ishte njė i dėrguar hyjnor. Andaj ajo pa mėdyshje e pranoi Islamin. Nė tė vėrtetė, ndėrmjet saj dhe Islamit ekzistonte njė “afinitet ideologjik” qė mė herėt. Andaj, kur Muhammedi ia pėrshkroi Islamin, ajo e “njohu” menjėherė dhe e pranoi pa asnjė mėdyshje. Ajo besonte se Krijuesi ishte Njė dhe se Muhammedi ishte i Dėrguari i tij, andaj tha:

    “Dėshmoj se s’ka zot tjetėr veē Zotit (Allahut) dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob i Zotit dhe i Dėrguari i Tij”.

    Me kėtė Muhammedi e kishte fituar tashmė ndjekėsen e tij tė parė, Hatixhen. Ajo ishte e para qė e dėshmoi Njėshmėrinė e Krijuesit dhe e para qė e dėshmoi profetėsinė e Muhammedit. Ajo ishte e para myslimane.

    Muhammedi ia “prezantoi” Islamin Hatixhes. Ai ia shpjegoi kuptimin e Islamit dhe e udhėzoi drejt kėsaj rruge. Nderi i tė qenit personi i parė nė botė qė e dėshmoi Njėshmėrinė e Zotit dhe profetėsinė e Muhammedit, i takon pėrjetėsisht Hatixhes.






    F.E. Peters


    Ajo (Hatixheja) ishte personi i parė qė e pranoi vėrtetėsinė e shpalljes sė Muhammedit dhe e para nga besimtarėt pas vetė Profetit. Ajo e pėrkrahu Muhammedin gjatė viteve tė para tė vėshtira tė ligjėrimeve tė tija publike dhe, gjatė njėzet e pesė vjetėve tė martesės sė tyre, ai nuk mori grua tjetėr. Marrėdhėnia e tyre, sipas ēdo logjike standarde, ishte njė lidhje dashurie po aq sa ishte njė bashkėjetesė mes dy partnerėsh... (“Commonwealth-i i Allahut”, botuar nė Nju Jork).

    Siē thamė edhe mė sipėr, nė kėtė kohė Ali ibn Ebu Talibi jetonte me “prindėrit” e tij tė dytė, Muhammedin dhe Hatixhen. Dy djemtė e tyre, Kasimi dhe Abdullahu, kishin vdekur qė nė fėmijėri. Pas vdekjes sė tyre, ata e adoptuan Aliun, i cili ishte pesė vjeē kur iu bashkėngjit familjes dhe i kishte mbushur tashmė tė dhjetat kur Muhammedit i erdhi shpallja. Muhammedi dhe Hatixheja e rritėn dhe e edukuan atė. Nė vitet qė do tė vijonin, do tė shihej se Aliu ishte njė “produkt” i mrekullueshėm i kujdesit dhe i edukatės qė ia dhanė Muhammedi dhe Hatixheja.

    Sir William Muir

    Fill pas rindėrtimit tė Qabes, Muhammedi u ngushėllua pėr humbjen e tė birit Kasimit duke e adoptuar Aliun, djalin e mikut dhe mbrojtėsit tė tij Ebu Talibit. Aliu, i cili asokohe nuk ishte mė shumė se pesė ose gjashtė vjeē, mbeti pėrgjithmonė me Muhammedin dhe ndėrmjet tyre ekzistoi pėrherė njė dashuri si mes prindit dhe fėmijės... (“Jeta e Muhammedit” botuar 1877, Londėr).

    Ngase Aliu ishte pjesėtar i familjes sė Profetit, nė mėnyrė tė pashmangshme ishte i pari nga meshkujt qė do ta pranonte mesazhin e Islamit. Ai dėshmoi se Zoti ėshtė Njė dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij dhe me plot dėshirė qėndronte prapa Muhammedit gjatė adhurimit tė Zotit. Qė atėherė, Muhammedi nuk u pa nė lutje pėrveē me Aliun pranė tij. Ky djalosh do t’i mbante mend edhe vargjet e Kur’anit si dhe rrethanat nė tė cilat ato do tė shpalleshin. Andaj mund tė thuhet se ai u rrit bashkė me Kur’anin. Nė tė vėrtetė, Aliu dhe Kur’ani u “rritėn” sė bashku si “binjakė” nė shtėpinė e Muhammed Mustafa-sė dhe Hatixhe’tul Kubra-sė. Profeti i Zotit e gjeti myslimanen e parė nė personin e Hatixhes dhe myslimanin e parė tek Ali ibn Ebu Talibi.

    Muhammed ibn Is’hak

    Aliu ishte mashkulli i parė qė i besoi tė Dėrguarit tė Zotit, qė fali namaz me tė dhe qė e besoi porosinė hyjnore, kur ishte akoma njė djalė dhjetėvjeēar. Zoti e zgjodhi atė qė tė rritej nėn kujdesin e Profetit edhe pėrpara se tė lindte Islami. (“Jeta e tė Dėrguarit tė Zotit”)
    Muhammed Husejn Hajkal

    Aliu ishte asokohe i riu i parė qė hyri nė Islam. Ai u ndoq nga Zejd ibn Harithe-ja, shėrbėtori i Muhammedit. Pėr njė kohė, Islami mbeti i kufizuar brenda katėr mureve tė shtėpisė sė tij. Pėrveē vetė Muhammedit, tė konvertuar nė fenė e re ishin edhe e shoqja, kushėriri i tij dhe shėrbetori i tij... (“Jeta e Muhammedit”, botuar nė Kairo, 1935)

    Marmaduke Pickthall

    E para nga ndjekėsit e Muhammedit ishte e shoqja Hatixheja. I dyti ishte kushėriri i tij i parė Aliu, tė cilin e kishtė birėsuar dhe i treti, shėrbetori i tij Zejdi, njė skllav i liruar.. (“Fjala hyrėse e pėrkthimit tė Kur’anit”, botuar nė Lahore, Pakistan, 1975).

    Siē mund tė kuptohet nga tekstet e mėsipėrmet, “dėshmitari” i tretė i Islamit ishte Zejd bin Harithe, ish-skllavi i Muhammedit dhe asokohe pjesėtar i familjes sė tij.

    Tor Andre

    Zejdi ishte ndėr tė parėt qė e pranuan Islamin. Mė saktė, ai ishte i treti pas Hatixhes dhe Aliut (“Muhammedi, njeriu dhe besimi i tij”, botuar 1960).

    Ali ibn Ebu Talibi ishte mashkulli i parė qė e pranoi Islamin dhe ky ėshtė njė fakt i padiskutueshėm. Allame Muhammed Ikbali, poeti filozof i Indo-Pakistanit, e quan atė jo vetėm “mysliman tė parė” por edhe “mė tė mirin e myslimanėve”.
    Ibn Is’hak

    Jahja ibn Eshath el-Kindiu pėrcjell nga i ati dhe ai nga gjyshi i tij, Afifi, i cili thotė: “Abbas ibn Abd’ul-Muttalibi ishte njė miku im, i cili shkonte shpesh nė Jemen pėr tė blerė erėza qė i shiste pastaj. Kur isha me tė nė Mina, erdhi njė njeri, i cili mori abdest, u ngrit dhe u fal. Pastaj erdhi njė grua, e cila e bėri tė njėjtėn. Mė nė fund erdhi edhe njė djalosh qė i afrohesh burrėrisė, u pastrua dhe filloi tė falej pranė tė parit. Kur e pyeta Abbasin se ē’ishte ajo qė po shihja, ai tha se ishte nipi i tij Muhammedi, djali i Abdullahut, i cili thoshte se ishte i Dėrguari i Zotit. Tjetri ishte Ali ibn Ebu Talibi, djali i vėllait tė tij tė madh dhe e treta ishte gruaja e Muhammedit, Hatixheja, e bija e Khuvejlidit, e cila e ndiqte nė kėtė fe tė tijėn”. Pasi u bė mysliman dhe besimi zuri vend nė zemrėn e tij, Afifi tha: “Ah sikur tė isha unė i katėrti!” (Jeta e tė Dėrguarit tė Zotit).



    I katėrti qė e pranoi Islamin ishte Ebu Bekri, njė tregtar mekkas. Nė fillim, Muhammedi e shpallte fshehurazi Islamin nga frika e armiqėsisė sė idhujtarėve. Ai i ftonte vetėm ata njerėz qė i njihte personalisht. Pėrcillet se me pėrpjekjet e Ebu Bekrit, myslimanit tė katėrt, edhe disa mekkas tė tjerė u bėnė myslimanė. Ndėr ta ishin Osman bin Affani, Kalif i ardhshėm i myslimanėve, Talha ibn Ubejdullahu, Zubejr ibn Avvami, Abdurrahman bin Aufi, Sa’d bin Ebu Vakkasi dhe Ubejdullah ibn Xherrahu. Pėr njė kohė tė gjatė, myslimanėt ishin tė paktė nė numėr dhe nuk guxonin t’i bėnin hapur adhurimet e tyre. Njėri ndėr konvertitėt e parė nė Islam ishte Arkam ibn Ebi’l Arkami, njė burrė nga fisi Makhzum. Ai ishte i pasur dhe jetonte nė njė shtėpi tė madhe nė luginėn Safa, nė tė cilėn myslimanėt mblidheshin pėr tė bėrė adhurim. Kėshtu kaluan tre vjet. Pastaj nė vitin e katėrt, Muhammedit iu urdhėrua ta ftonte fisin e tij nė Islam.

    Dhe paralajmėroji tė afėrmit e tu! (Kur’an 24:214)

    Tė afėrmit e Muhammedit ishin fisi i Hashimitėve dhe nė veēanti pasardhėsit e Abd’ul-Muttalibit. Ai i urdhėroi Aliut qė t’i ftonte tė gjithė burrat e rėndėsishėm tė fisit pėr darkė. Ishin dyzet vetė.

    Kur tė gjithė ishin mbledhur nė njė sallon tė shtėpisė sė Ebu Talibit dhe kishin mbaruar sė ngrėni, Muhammedi u ngrit dhe filloi tė fliste. Njėri nga tė ftuarit ishte Ebu Lehebi, njė xhaxha i Profetit. Ai i kishte dėgjuar fjalėt qė qarkullonin pėr aktivitetet e fshehta tė nipit tė tij nė Mekke dhe me shumė gjasa e dinte arsyen e ftesės sė Muhammedit. Profeti sapo kishte nisur tė fliste kur ai u ngrit, ia ndėrpreu fjalėn dhe filloi tė fliste vetė, duke thėnė:

    “Vėllezėr dhe kushėrinj! Mos e dėgjoni kėtė tradhtar dhe mos u largoni nga feja e tė parėve tuaj nėse ju fton nė njė fe tė re. Nėse e pranoni ftesėn e tij, mos harroni se do ta merrni pėrballė mllefin e tė gjithė arabėve kundėr vetes. Ne nuk kemi fuqi t’i luftojmė tė gjithė sepse nė fund tė fundit, jemi tė paktė nė numėr. Andaj ėshtė mė mirė pėr ju qė tė jeni tė vendosur nė fenė e tė parėve tuaj..”.

    Me fjalėt e tija, Ebu Lehebi ia doli mbanė tė krijonte huti e ērregullim nė mesin e njerėzve dhe pas pak, tė gjithė u ngritėn nė kėmbė. Nė sallon u krijua njė tollovi dhe njerėzit nisėn tė largoheshin njėri pas tjetrit. Shumė shpejt, salloni u zbraz i tėri.

    Pėrpjekja e parė e Muhammedit pėr ta konvertuar fisin e tij kishte dėshtuar. Por pa e humbur kurajon nga ky dėshtim fillestar, ai i urdhėroi Aliut t’i ftonte edhe njėherė tė njėjtėt mysafirė. Pas disa ditėsh, miqtė erdhėn sėrish dhe pasi e kishin ngrėnė darkėn e tyre, Muhammedi u ngrit dhe foli:


    I falėnderohem Zotit pėr mėshirėn e Tij. E lėvdoj Zotin dhe Atij i kėrkoj udhėzim. E besoj Atė dhe tek Ai mbėshtetem. Dėshmoj se nuk ka tjetėr zot veē Zotit. Ai nuk ka tė barabartė dhe unė jam i Dėrguari i Tij. Zoti mė ka urdhėruar t’ju ftoj nė fenė e Tij duke mė thėnė: “Dhe paralajmėroji tė afėrmit e tu!”. Andaj po ju paralajmėroj dhe ju ftoj qė tė dėshmoni se nuk ka zot tjetėr veē Zotit dhe se unė jam i Dėrguari i Tij. O bijtė e Muttalibit, askush nuk ju ka ardhur mė parė me diēka mė tė mirė se kjo qė ju kam sjellė unė. Duke e pranuar atė, ju do ta siguroni mirėqenien tuaj nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Kush nga ju do mė pėrkrahė nė kėtė detyrė tė madhe? Kush do ta ndajė me mua barrėn e kėsaj pune? Kush do t’i pėrgjigjet thirrjes sime? Kush do tė jetė pėrfaqėsuesi, mėkėmbėsi dhe ndihmėsi im?


    Nė sallon ishin dyzet burra. Muhammedi heshti njė grimė pėr tė lejuar qė fjalėt e tija tė depėrtonin nė mendjet e tyre por asnjėri nuk u pėrgjigj. Mė nė fund, kur heshtja po bėhej gjithė mė e padurueshme dhe shtypėse, Aliu i ri u ngrit dhe tha se ai do ta pėrkrahte tė Dėrguarin e Zotit, do ta ndante barrėn e tij dhe do tė bėhej pėrfaqėsues, mėkėmbės dhe ndihmės i tij nė kėtė rrugė. Muhammedi i bėri shenjė qė tė ulej dhe i tha: Prit! Mbase ndonjė mė i vjetėr se ti do t’i pėrgjigjet thirrjes sime...


    Pastaj e pėrsėriti edhe njėherė ftesėn e njėjtė por askush nuk i ktheu pėrgjigje dhe pėrballė vetes gjeti vetėm njė heshtje mbytėse. Edhe kėsaj radhe, Aliu u pėrgjigj por i Dėrguari i kėrkoi tė kishte durim, me shpresėn se ndonjė mė i vjetėr do tė pėrgjigjej. I pyeti edhe njėherė tjetėr dhe pėrsėri ndodhi e njėjta gjė. Asnjėri nga tė ftuarit nuk shfaqi interes pėr kėtė ftesė tė tijėn. Mė nė fund, e pa vetėm figurėn e Aliut qė u ngrit nė kėmbė nė mesin e tyre dhe ia ofroi shėrbimin e tij.


    Kėsaj radhe Muhammedi e pranoi fjalėn e Aliut. E mori pranė vetes, e pėrqafoi dhe duke u drejtuar nga tė tjerėt tha: “Ky ėshtė ndihmėsi (veziri), pasardhėsi dhe mėkėmbėsi im. Dėgjojeni atė dhe binduni!”.

    Edward Gibbon

    Tre vjet kaluan qetėsisht me konvertimin e katėrmbėdhjetė personave qė ishin frytet e para tė misionit tė tij. Por nė vitin e katėrt tė profetėsisė, me qėllim tė tė ftuarit tė fisit tė tij nė Islam, Muhammedi organizoi njė darkė pėr dyzet miq nga fisi i Hashimitėve. “Miq dhe tė afėrm”, ia nisi fjalės Muhammedi, “Po jua ofroj dhuratėn mė tė ēmueshme, atė qė mund t’jua ofroj vetėm unė: thesaret e kėsaj botė dhe tė asaj qė vjen. Zoti mė ka urdhėruar qė t’ju ftoj ta adhuroni Atė. Cili prej juve do ta ndajė me mua kėtė barrė? Cili nga ju do tė bėhet shoqėruesi dhe ndihmėsi im?”


    Nuk erdhi ndonjė pėrgjigje derisa heshtja e habisė dhe e dyshimit u thye nga guximi i Aliut, njė i ri katėrmbėdhjetė vjeēar. “O Profet!”, ia nisi ai. “Unė jam ai qė kėrkon. Kujtdo qė tė ngrihet kundėr teje, do t’ia copėtoj dhėmbėt, do t’ia verboj sytė, do t’ia thyej kėmbėt dhe do t’ia pres mjedisin. O Profet, unė do tė jem ndihmėsi yt kundėr tyre.”.

    Muhammedi e pranoi fjalėn e tij dhe Ebu Talibi u kėshillua qė ta nderonte dinjitetin e tė birit (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”).

    Washington Irving

    “O bij tė Abdul Muttalibit”, thirri Muhammedi me entuziazėm. “Nė mesin e njerėzve, vetėm juve ju zgjodhi Zoti pėr dhuratėn mė tė ēmueshme. Nė emėr tė Tij, unė po jua ofroj bekimet e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr. Kush nga ju do ta ndajė me mua barrėn e kėsaj pune? Kush do tė jetė vėllai, mėkėmbėsi dhe ndihmėsi im?” Tė gjithė heshtėn, disa tė habitur dhe disa duke qeshur me tallje dhe mosbesim. Mė nė fund Aliu, me njė entuziazėm rinor ia ofroi shėrbimin e tij, duke thėnė nė mėnyrė modeste se ishte i ri dhe i dobėt. Muhammedi e pėrqafoi tė riun, e shtrėngoi fort nė gjoks dhe tha: “Ky ėshtė vėllai, ndihmėsi dhe mėkėmbėsi im. Dėgjojeni fjalėn e tij dhe binduni!” (“Jeta e Muhammedit”).

    Sir Richard Burton

    Pas shumė meditimesh, pas zemėrimit ndaj fanatizmit absurd tė hebrenjve, ndaj bestytnive tė tė krishterėve arabė e sirianė dhe ndaj idhujtarisė sė poshtėr tė bashkėqytetarėve tė tij, entuaziast siē ishte (dhe cili shpirt i madh vallė nuk ka qenė entuziast), Muhammedi vendosi ta ndryshonte kėtė abuzim ku shpallja urrehej dhe ishte viktimė e paragjykimeve. Ai u prezantua si njė njeri i frymėzuar (nga Zoti) pėrpara njė grupi burrash nga fisi i tij. Ky hap ishte njė dėshtim pėrveē faktit se i pėrfitoi njė ndjekės qė vlente mė shumė se njėmijė shpata: Aliun, tė birin e Ebu Talibit (“Hebrenjtė, romakėt dhe Islami”, botuar nė San Francisko, 1898).

    Aliu ia ofroi Muhammedit shėrbimin e tij dhe i Dėrguari i Zotit e pranoi kėtė. Pėr pleqtė e fisit, vepra e Aliut mund tė dukej si njė vepėr e pamenduar, e bėrė vetėm sa pėr tė rėnė nė sy, por ai shumė shpejt dėshmoi se ishte i aftė tė bėnte mė shumė gjėra se ē’mund vetėm tė ėndėrronin tė tjerėt. I Dėrguari jo vetėm qė e pranoi kėtė shėrbim tė Aliut me shumė gėzim por edhe shpalli se qė nga ajo ditė, Aliu ishte mėkėmbėsi i tij.

    Kjo thėnie e Muhammedit ishte e drejtpėrdrejtė dhe shumė e qartė. Ėshtė krejt e pakuptimtė qė tė thuhet, siē pretendojnė disa, se kjo “mėkėmbėsi” e Aliut ishte e kufizuar vetėm nė fisin e Hashimitėve. Muhammedi nuk bėri njė kufizim tė tillė. Aliu ishte mėkėmbėsi i tij pėr tė gjithė myslimanėt dhe nė ēdo kohė. Darka nė tė cilėn i Dėrguari i Zotit e shpalli Aliun pasardhės tė tij, ėshtė e famshme nė histori si “Darka e tė afėrmve (dhu’l-ashira)”. Ky emėrtim rrjedh nga vetė Kur’ani fisnik (kapitulli 26, vargu 214). Ėshtė e ēuditshme se Sir William Muir e ka quajtur njė trillim kėtė ngjarje historike. Por ē’ėshtė e pavėrtetė ose aq e pamundur nė tė? A ka diēka mė tė logjikshme pėr tė Dėrguarin e Zotit se fillimi i shpalljes sė Islamit pėrpara familjes dhe fisit tė tij, veēanėrisht pas njė urdhri kaq tė prerė nga Zoti?

    “Darka e tė afėrmve”, nė tė cilėn i Dėrguari i Zotit e emėroi Ali ibn Ebu Talibin si pasardhės tė tij, ėshtė njė ndodhi historike, vėrtetėsia e tė cilės ėshtė konfirmuar, mes tjerash, nga historianėt e mėposhtėm arabė:

    1- Taberiu, nė veprėn “Historia e profetėve dhe mbretėrve” (e njohur shkurt si “Historia e Tabariut), vėll.2, fq. 217.

    2- Ibn Ethiri nė “Historinė” e tij, vėll. 2, fq. 22.

    3- Ebu’l-Fida nė veprėn “Historia e shkurtėr e njerėzimit” (e njohur si “Historia e Ebu’l-Fida-sė) vėll.1, fq.116.

    Sir William Muir

    Kushėriri i tij Aliu, asokohe trembėdhjetė ose katėrmbėdhjetė vjeē, i shfaqte tashmė shenjat e urtisė, e cila do ta dallonte nė jetėn e tij nė vazhdim. Ndonėse kishte njė guxim tė fortė, atij i mungonte energjia pozitive qė do ta kishte bėrė atė njė pėrhapės efektiv tė Islamit. Ai u rrit nga njė fėmijė nėn kujdesin e Muhammedit dhe lidhjet e tija tė hershme e forcuan vendosmėrinė e tij nė tė ardhmen... (“Jeta e Muhammedit”, Londėr, 1877.)

    Nuk mund tė pajtohemi me Sir William Muir nė lidhje me faktin se Aliut “i mungonte energjia pozitive qė do ta kishte bėrė atė njė pėrhapės efektiv tė Islamit”. Nė tė gjithė krizat e Islamit, pikėrisht ai u zgjodh pėr t’i kryer detyrat mė tė rrezikshme, tė cilat i kreu nė mėnyrė tė pėrsosur.

    Edhe si misionar, Aliu ishte i pashoq. Nuk kishte ndėr ndjekėsit e Profetit ndonjė qė ishte mė efektiv se ai nė pėrhapjen e Islamit. Ai ua shpalli publikisht paganėve mekkas 40 vargjet e para tė kapitullit tė nėntė tė Kur’anit, si misionar i Islamit dhe si pėrfaqėsues i tė Dėrguarit tė Zotit. Ishte pikėrisht Aliu qė i konvertoi nė Islam tė gjithė fiset e Jemenit. Muhammedi e kishte rritur Aliun si tė ishte djali i tij dhe sikur atij t’i mungonte diēka, me siguri Muhammedi do ta dinte kėtė. Por ai e shpalli Aliun ndihmės (vezir), pasardhės dhe mėkėmbės tė tij, ndonėse askush nė atė kohė nuk mund ta parashikonte tė ardhmen e Islamit. Kjo flet qartė pėr besimin e palėkundur qė Profeti i Islamit e kishte tek ky djalosh katėrmbėdhjetė vjeēar. Aliu ėshtė simbol i shpresės dhe i aspiratave tė Islamit. Nė revolucionin e madh qė Muhammedi e shpalli nė “darkėn e tė afėrmve”, ai e mobilizoi dinamizmin, idealizmin dhe entuziazmin e rinisė, tė cilat u mishėruan tek Aliu. Dy gjėra ndodhėn nė kėtė darkė. Gjėja e parė ishte se Profeti e shpalli Islamin hapur, me ēfarė Islami pushoi sė qeni njė “lėvizje e nėntokės” dhe doli nė sipėrfaqe. Nė darkėn me tė afėrmit e tij, Muhammedi e kaloi pikėn pas tė cilės nuk kishte mė kthim. Kishte ardhur koha qė ai ta shpallte mesazhin e Islamit pėrtej fisit tė tij, sė pari Kurejshit tė Mekkes, pastaj arabėve dhe mė nė fund gjithė njerėzimit. Gjėja e dytė ishte fakti se ai e “gjeti” njė Ali, i cili ishte mishėrimi i guximit, i devotshmėrisė dhe i vendosmėrisė, i vlefshėm “sa njėmijė shpata”.

    Thuhet se disa ditė pas darkės sė dytė pėr tė afėrmit, Muhammedi u ngjit nė kodrėn Safa afėr Qabes dhe thirri: “O bijtė e Fehrit, o bijtė e Loit, o bijtė e Adit dhe i gjithė Kurejshi! Ejani kėtej e mė dėgjoni! Kam diēka shumė tė rėndėsishme pėr t’ju thėnė”.

    Shumė nga ata qė e dėgjuan, erdhėn. Pastaj ai vazhdoi: “Do mė besonit vallė, sikur t’ju thosha se njė ushtri rri fshehur pas kėsaj kodre dhe po bėhet gati t’ju sulmojė posa t’ju gjejė tė papėrgatitur?”. Tė gjithė thanė se do t’i besonin, sepse nuk e kishin parė asnjėherė tė gėnjente. “Nė ėshtė ashtu.”., vazhdoi Muhammedi, “..atėherė mė dėgjoni me kujdes! Zoti i qiejve dhe i tokės mė ka urdhėruar t’ju paralajmėroj pėr kohėrat e liga qė do tė vijnė. Por nė bėheni tė kujdesshėm, do tė shpėtoni nga dėnimi i pėrjetshėm.”.. Kur arriti kėtu, Ebu Lehebi, i cili gjendej mes dėgjuesve, ia ndėrpreu pėrsėri fjalėn dhe tha: “Tė marrtė mortja! A pėr kėtė na e more kohėn? S’duam tė tė dėgjojmė. Mos na thirr edhe njėherė!”.

    Qė nga ajo kohė, Ebu Lehebi vazhdimisht u pėrpoq ta pengonte Profetin kudo qė tė shkonte ai. Po tė lexonte pjesė nga Kur’ani ose tė thoshte diēka, ai menjėherė ia ndėrpriste fjalėn ose ironizonte me tė. Kėtė urrejtje ndaj Islamit ai e ndante me tė shoqen Umm Xhemil. Qė tė dy u mallkuan nga Zoti nė Kur’an (shih kapitullin e 111-tė tė Kur’anit).

    7. Myslimanėt e hershėm dhe pėrndjekja e tyre

    Ndonėse Ebu Lehebi shumė shpesh i shpėrndante njerėzit qė mblidheshin pėr ta dėgjuar tė Dėrguarin, nė Mekke ishte pėrhapur fjala nė lidhje me tė dhe shumė njerėz tashmė po flisnin pėr Islamin. Mė tė menēurit nė mesin e tyre pyeteshin ē’ishte kjo fe drejt tė cilės po i ftonte Muhammedi. Ky kuriozitet i tyre nė lidhje me Islamin bėri qė disa tė pėrpiqeshin pėr tė kuptuar mė shumė. Nė ditėt nė vijim, Muhammedi bėri pėrpjekje tė shumta pėr t’u folur nė publik mekkasve. Por Ebu Lehebi dhe bashkėpunėtori i tij Ebu Xhehli bėnė ēmos pėr ta penguar njė gjė tė tillė, ndonėse nuk arritėn ta thyenin vendosmėrinė e Muhammedit.


    Muhammedi e kuptoi se puna e tij nuk do tė ishte e lehtė. E dinte se do tė pėrballej me shumė pengesa dhe se do ta kishte pėrballė kundėrshtimin e ashpėr tė idhujtarėve. Por ai u mbėshtet nė Zotin pėr t’i tejkaluar tė gjitha kėto. Ajo qė u kishte sjellė arabėve ishte njė mėsim i ēuditshėm dhe i pashoq. Askush prej tyre nuk kishte dėgjuar mė parė diēka tė tillė. Ai u thoshte arabėve qė tė mos i adhuronin ata idhuj tė pajetė, tė cilėt vetė i krijonin prej guri ose prej druri dhe tė cilėt nuk kishin kurrfarė fuqie pėr t’u dhėnė diēka ose pėr t’u marrė. Ai u tha se duhej ta adhuronin Allahun, Zotin e vetėm tė universit. Gjithashtu, u tha se nė sytė e Krijuesit tė tyre, tė gjithė ata ishin tė barabartė dhe se po tė bėheshin myslimanė, do tė ishin vėllezėr tė njėri-tjetrit. Ai dėshironte ta riorganizojė shoqėrinė arabe. Doktrina e re, tė cilėn e solli me kėtė qėllim, nė vend tė gjakut, e bėnte besimin shtyllė tė shoqėrisė. Por arabėt ishin tė rritur me “kanunet” e traditave pagane dhe besonin fort nė strukturėn fisnore tė shoqėrisė. Pėr ta, gjaku ishte themeli i organizimit shoqėror. Andaj nė kėndvėshtrimin e tyre, nėse besimi e shtypte gjakun nė kėtė sistem tė ri, kjo do tė ēonte nė shkatėrrimin e gjithė strukturės shoqėrore arabe.

    Pėrveē kėsaj, Muhammedi i ftoi tė pasurit ta ndanin pasurinė e tyre me tė varfrit dhe me nevojtarėt. Tė varfėrve, sipas tij, u takonte njė pjesė nga prona e pasanikėve. Ky lloj dhėnieje do tė krijonte njė baraspeshė tė pasurisė nė shoqėri.

    Shumė nga arabėt e pasur ishin fajdexhinj dhe madje “pėrbindėsha tė fajdes”. Ata ishin pasuruar duke u dhėnė hua tė varfėrve me nivele shumė tė larta interesi. Tė varfrit asnjėherė nuk arrinin t’i paguanin borxhet e tyre dhe prandaj bėheshin shėrbėtorė ekonomikė tė tė pasurve. Pėr arabėt e pasur, ndarja e pasurisė pikėrisht me kėta njerėz, tė cilėt deri tani i kishin shfrytėzuar, ishte krejt e papranueshme. Duke u kėrkuar qė ta ndanin pasurinė e tyre me tė varfrit, Muhammedi i kishte prekur nė sedėr.

    Tė gjitha kėto ide ishin tė huaja pėr arabėt. Nė tė vėrtetė, ato ishin revolucionare. Por duke pėrhapur ide tė tilla revolucionare, Muhammedi e provokonte rendin e vjetėr shoqėror. Ndėr mė tė ashprit nė reagimin kundėr tij ishte familja Umejje nga Kurejshi. Pjesėtarėt e kėsaj familjeje ishin flamurtarėt e fajdexhinjve dhe tė “kapitalistėve” tė Mekkes, duke qenė njėherėsh edhe “priftėrinjtė” e panteonit pagan. Tek Muhammedi dhe tek mesazhi i Islamit, ata shihnin njė kėrcėnim pėr rendin e tyre social, tė themeluar nė forcė dhe privilegje. Andaj atyre u vinte mirė ta vazhdonin kėtė status quo. Nė vitet nė vijim, ata do tė ishin prijėsit e njė lufte tė vendosur kundėr Islamit dhe njėherėsh edhe armiqtė mė kokėfortė tė kėsaj feje.





    Por nė mesin e Kurejshit kishte edhe tė tillė qė i pėlqyen kėto ide tė reja, tė sjella nga Muhammedi dhe tė pėrmbledhura nėn emrin Islam. Shumė prej tyre nuk i rezistuan dot bukurisė sė tyre dhe i pranuan ato. Ndėr myslimanėt e hershėm ishin Jasiri, e shoqja Sumejje dhe djali i tyre Ammari. Ata e pėrbėnin familjen e parė, tė gjithė anėtarėt e tė cilės e kishin pranuar Islamin. Ata ishin familja e parė myslimane. Islami ishte nė veēanti tėrheqės pėr klasat e shtypura tė Mekkes. Kur pjesėtarėt e kėsaj klase shoqėrore bėheshin myslimanė, e shihnin se nė jetėn e tyre pagane kishin qenė tė nėnēmuar dhe tė shkelur nga aristokracia mekkase. Por Islami u falte atyre vetėbesim dhe u mundėsonte tė gjenin njė krenari tė re brenda vetes. Pjesa mė e madhe e myslimanėve tė parė ishin “tė varfėr dhe tė dobėt”. Por kishte edhe disa pasanikė nė mesin e tyre, ndėr tė cilėt bien nė sy Hudhajfa bin Utba dhe Erkam ibn Ebi’l-Erkami. Po kėtij grupi i takojnė edhe ata, tė cilėt Ebu Bekri i solli drejt Islamit: Osmani, Talha-ja, Zubejri, Abdurrahman ibn Aufi, Sa’ad ibn Ebi Vakkasi dhe Ebu Ubejde ibn Xherrahu. Tė gjithė ishin pjesėtarė tė fiseve tė ndryshme tė Kurejshit.

    Nė fillim, me sa duket, paganėt aristokratė tė Mekkes e shihnin mė shumė me tallje sesa me urrejtje pėrpjekjen e Islamit pėr t’u njohur publikisht. Por me rritjen e kėsaj lėvizjeje tė re, ata ndjenė se idetė e Muhammedit ishin vėrtet “tė rrezikshme” dhe se nuk kishte asgjė pėr tė qeshur. Ata tregonin me ngulm se stėrgjyshėrit e tyre i kishin adhuruar idhujt pėr shekuj me radhė dhe me kėtė e argumentonin faktin se idhujtaria ishte njė gjė e drejtė. Andaj nuk mund t’i lejonin Muhammedit qė t’ua prishte kėtė besim.

    Por ē’ishte mė e keqja pėr ta, Muhammedi nuk ndalej vetėm me tė kritikuarit e idhujtarisė. Akoma mė tė rrezikshme dhe tė frikshme pėr Umajjadėt, ishin idetė e tija pėr drejtėsi ekonomike dhe shoqėrore, gjė qė i kėrcėnonte me shkatėrrim kėshtjellat e privilegjeve tė tyre dhe tė hierarkisė sė krijuar nė rendin shoqėror tė tė kaluarės. Ata ia bėnė tė qartė se nuk do t’i dorėzonin privilegjet e tyre dhe se do t’i mbronin me ēdo kusht. Megjithatė, ideja e cila ishte mė e padurueshme pėr aristokracinė e vetėshpallur tė Kurejshit ishte koncepti i Muhammedit se pjesėtarėt e klasave tė shkelura tė shoqėrisė, shumė prej tyre skllevėr ose ish-skllevėr tani tė kthyer nė myslimanė, ishin tė barabartė me ta. Tė barabartė me Kurejshėt e lavdishėm dhe tė fuqishėm!!! Thelbi i jetės sė tyre ishte krenaria dhe arroganca. Barazia me skllevėrit ose ish-skllevėrit e tyre ishte e pamendueshme. Ata e kishin mani mitin e “superioritetit” tė tyre kundrejt tė tjerėve.

    Duke e pėrhapur doktrinėn “heterodokse” tė barazisė sė skllavit me tė zotin, tė tė pasurit me tė varfėrin e tė arabit me jo-arabin, duke i mohuar pretendimet pėr superioritet vetėm pėr hir tė prejardhjes dhe duke thėnė se nė sytė e Zotit, statusi i njė besimtari ishte shumė mė i lartė se ai i tė gjithė jobesimtarėve tė botės, Muhammedi kishte kryer njė “krim kundėr popullit” pėr Kurejshin. Kurejshėt adhuronin shumė idhuj dhe njėri prej tyre ishte edhe raca e tyre.
    Pėrkundėr kėsaj, Islami krejtėsisht e zhvleftėson krenarinė racore. Sipas Kur’anit Fisnik, tė gjithė njerėzit janė pasardhės tė Ademit, i cili nuk ishte tjetėr veēse njė grusht pluhur. Iblisi (djalli, satana) u bė i mallkuari i Zotit pikėrisht ngase mendonte se prejardhja e tij “e lartė” ishte superiore ndaj prejardhjes sė “ulėt” tė njeriut. “Njeriu”, tha ai, “u krijua nga dheu por unė u krijova nga zjarri.”. Kjo ndjenjė superioriteti, duke u mbėshtetur vetėm nė prejardhjen e gjakut, ėshtė kritikuar ashpėr nga Islami. Kjo fe e ka zhvleftėsuar krejtėsisht rėndėsinė e racės, kombėsisė, ngjyrės dhe privilegjeve, duke ua ndaluar myslimanėve ndarjen e njerėzve sipas gjakut ose sipas pėrkatėsisė sė tyre gjeografike.

    Sipas Kur’anit, njeriu mė i vlefshėm ėshtė ai qė ėshtė muttaki, gjegjėsisht ai i cili e do Zotin dhe i bindet pėrherė. Nė Islam, dėshmia e vetme e karakterit tė njė njeriu ėshtė dashuria e tij ndaj Krijuesit. Tė gjithė pėrcaktimet tjera tė jetės individuale tė njeriut janė tė pakuptimta.


    Por Kurejshi, siē u tha edhe mė sipėr, mbase nga paaftėsia intelektuale nuk ishte i gatshėm tė pranonte ide tė tilla. Pėr ta, kėto ide ishin tė barabarta me blasfeminė dhe ishin krejtėsisht tė papranueshme. Dhe kur e kuptuan kėtė, ata vendosėn jo vetėm qė duhej ta kundėrshtonin Muhammedin, Profetin e Islamit, por edhe ta shkatėrronin kėtė “herezi” tė quajtur Islam, pėrpara se tė lėshonte rrėnjė e tė forcohej. Ata udhėhiqeshin nga krenaria e tyre dhe nga dėshira pėr t’i dhėnė njė goditje tė tillė Muhammedit dhe Islamit.


    Me kėtė vendim dhe me qėllim qė t’i mbronte idhujt e tij si dhe sistemin shoqėror e ekonomik, fisi i Kurejshit i shpalli luftė Muhammedit. Mekkeja ishte nė gjendje lufte tashmė...

    Kurejshėt e filluan kampanjėn e tyre kundėr Islamit duke i dhunuar dhe duke i pėrndjekur myslimanėt. Nė fillim, kėto sulme ishin kryesisht tallje nė publik dhe ofendime. Por me kalimin e kohės, idhujtarėt filluan qė kėtė dhunė ta pėrcillnin nga fjalėt nė veprat e tyre. Nga frika e hakmarrjes sė fisit tė tij, ata nuk e dhunuan fizikisht Muhammedin por nuk hezituan t’i sulmonin myslimanėt e klasave tė ulėta. Pėr njė kohė tė gjatė, ishin pikėrisht kėta myslimanė tė varfėr qė e vuajtėn pėrndjekjen dhe dhunėn e Kurejshit.

    Ibn Is’hak

    Pastaj Kurejshi i provokonte njerėzit kundėr ndjekėsve tė tė Dėrguarit. Secili fis i pėrndiqte njerėzit e tij qė ishin bėrė myslimanė, duke i rrahur pėr t’i kthyer nga feja e tyre. Zoti e mbrojti tė Dėrguarin nėpėrmjet xhaxhait tė tij (Ebu Talibit), i cili sapo i pa kėto veprime tė Kurejshit, i mblodhi tė gjithė Hashimitėt dhe bijtė e Muttalibit e u kėrkoi ta mbronin Muhammedin. Tė gjithė u pajtuan, pėrveē Ebu Lehebit (“Jeta e tė dėrguarit tė Zotit”)
    Disa nga viktimat e pėrndjekjes


    Bilalli ishte skllavi etiopian i Umejje bin Khalafit. Umejje dhe idhujtarėt e tjerė e torturuan atė nėn diellin e nxehtė tė Mekkes me metoda qė shkonin pėrtej kufijve tė durimit njerėzor. Por Bilalli ishte i mbrojtur nga fuqia e tij e brendshme, tė cilėn s’e humbi kurrė. Dashuria pėr Zotin dhe pėr tė Dėrguarin e Tij i mundėsuan t’i duronte kėto dhimbje. Ebu Bekri e bleu atė nga i zoti dhe ia fali lirinė. Kur i Dėrguari emigroi drejt Medines, Bilallin e shpalli muezzin (thirrės tė ezanit) tė parė tė Islamit. Zėri i tij i kumbueshėm dhe i bukur jehoi nėpėr Medine me thirrjen “Allah-u-Ekber” (Zoti ėshtė mė i madh). Nė vitet nė vijim, kur ēlirimi i gjithė Gadishullit Arabik pėrfundoi, i Dėrguari i Zotit e shpalli Bilallin pėrgjegjės tė thesarit shtetėror.


    Khabab ibn el-Arati ishte njė i ri njėzetvjeēar, i cili e pranoi Islamin. Ai ishte robi i fisit Zuhra. Kurejshėt e torturuan atė me ditė tė tėra. Ai u shpėrngul drejt Medines bashkė me Profetin.


    Suhaib ibn Sinani ishte zėnė rob nga grekėt dhe ishte shitur. Kur u bė mysliman, pjesėtarėt e Kurejshit e rrahėn ashpėr por nuk ia lėkundėn dot besimin.


    Ebu Fukaiha ishte skllavi i Safvan bin Umejjes. Ai e pranoi Islamin bashkė me Bilallin dhe njėsoj si ai, u tėrhoq zvarrė nėpėr rėrėn e shkretėtirės me kėmbėt e lidhura pas njė kafshe. Edhe atė e bleu Ebu Bekri dhe ia fali lirinė. Ebu Fukaiha u shpėrngul drejt Medines bashkė me Profetin por vdiq para betejės sė Bedrit.


    Lubina ishte njė robėreshė e Mumil bin Habibit. Emin Davidari, nė veprėn e tij “Imazhe nga jeta e Profetit” (botuar nė Kairo, 1968), thotė se Umar ibn Khattabi, qė mė vonė do tė bėhej Kalifi i dytė i myslimanėve, e torturoi atė dhe kurdoherė qė kėsaj torture i jepte njė pushim, thoshte: “Nuk u ndala ngase mė dhimbsesh por ngase u lodha tė tė rrahuri..”. Pas njė pushimi tė shkurtėr, ai vazhdonte me rrahjen. Ebu Bekri e bleu edhe atė dhe ia fali lirinė.


    Zunajra ishte njė robėreshė tjetėr myslimane. Kur e shpalli besimin e saj, Umar ibn Khattabi dhe Ebu Xhehli e rrahėn atė me radhė derisa u verbua. Autori Emin Davidar thotė se asaj iu kthye shikimi vite mė pas. Kėtė shėrim ata ua veshėn “magjive” tė Muhammedit. Edhe Zunajran e bleu Ebu Bekri dhe ia fali lirinė.

    Pėrveē kėtyre, kishte edhe tė tjerė myslimanė, tė cilėt ndonėse nuk ishin skllevėr, ishin shumė tė varfėr e tė dobėt. Edhe ky grup pėsoi nga torturat e mekkasve. Ndėr ta ishin Ammar bin Jasiri dhe prindėrit e tij. Ky i fundit u dallua nė mesin e ndjekėsve tė Profetit pėr diturinė e tij dhe ishte njėri ndėr hafidhėt e parė tė Islamit. Pas shpalljes sė njė vargu, ai e dėgjonte atė nga i Dėrguari dhe e regjistronte nė kujtesėn e tij.


    Pėrcillet se kur u shpall kapitulli “Rahman” (nr. 55), i Dėrguari i pyeti ndjekėsit e tij se cili prej tyre do tė shkonte nė Qabe pėr t’ua recituar publikisht idhujtarėve. Abdullah ibn Mesudi u paraqit si vullnetar, shkoi nė Qabe dhe e lexoi me zė kapitullin e ri tė shpallur. Pas vetė tė Dėrguarit, Abdullah ibn Mesudi ishte njeriu i parė, i cili e lexoi me zė Kur’anin nė Qabe, para njė publiku qė e urrente Islamin dhe qė bėri ēmos qė ta pengonte e ta heshtte.

    Ibn Is’hak


    Jahja bin Urvan bin Zubejri mė pėrcolli nga gjyshėrit e tij se pas tė Dėrguarit tė Zotit, njeriu i parė qė e lexoi me zė Kur’anin brenda Qabes ishte Abdullah ibn Mesudi... (“Jeta e tė dėrgurit tė Zotit”)
    Njė pjesėtar tjetėr i kėtij grupi tė myslimanėve tė varfėr ishte Ebu Dherr Giffariu. Ai i takonte fisit Giffar, i cili jetonte nga plaēkitjet. Nga disa udhėtarė, Ebu Dherri kuptoi se njė profet i ri ishte shfaqur nė Mekke, i cili i ftonte njerėzit tė largoheshin nga idhujtaria, ta adhuronin njė Zot tė vetėm, tė mos gėnjenin dhe tė mos i varrosnin tė gjalla vajzat e tyre. Atij i pėlqyen kėto ide dhe udhėtoi drejt Mekkes pėr tė parė nė ishin tė vėrteta fjalėt qė thuheshin pėr tė.


    Nė Mekke ishte i huaj. Kishte dėgjuar se Muhammedi kishte krijuar shumė armiq duke e sulmuar idhujtarinė arabe dhe pėr kėtė arsye kishte frikė t’i pyeste njerėzit nė lidhje me tė. Kėshtu e kaloi gjithė ditėn duke ndenjur nėn hijen e Qabes dhe duke i vėshtruar kalimtarėt. Nė mbrėmjen e asaj dite, Aliu kaloi aty pranė dhe vėrejti se Ebu Dherri ishte i huaj. E ftoi pėr darkė dhe Ebu Dherri e pranoi ftesėn e tij, duke ia zbuluar njėkohėsisht arsyen e ardhjes sė tij. Aliu, i gėzuar nga fjalėt e tė huajit, e ēoi atė nė prani tė tė Dėrguarit, prej tė cilit Ebu Dherri e mėsoi Islamin. Pėr tė, si Islami ashtu edhe i Dėrguari ishin shumė tėrheqės. Kjo bukuri e Islamit e magjepsi dhe ai e pranoi fenė e re. Gjėja e parė qė bėri Ebu Dherri ishte mohimi publik i idhujtarisė. Ai shkoi nė Qabe dhe thirri:


    “S’ka Zot tjetėr veē Zotit dhe Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij.”.


    Dhe siē mund tė pritej, idhujtarėt e sulmuan dhe filluan ta rrihnin. Ai i shpėtoi kėtij sulmi falė ndėrhyrjes sė Abbas-it, xhaxhait tė Profetit. Ai u tha mekkasve se Ebu Dherri i takonte fisit Giffar, nėpėr territorin e tė cilit kalonin karvanėt e tyre drejt veriut. Po t’i bėnin diēka kėtij njeriu, fisi i tij do ta ndėrpriste rrugėn pėr nė Siri.


    Ebu Dherr Giffariu ėshtė njėri nga njerėzit mė tė pazakontė nė historinė e Islamit. Ai ishte njė njeri sypatrembur dhe shumė i sinqertė e i drejtpėrdrejtė nė fjalėt e tija. Pėr tė Muhammedi thoshte: “Qielli s’ka mbuluar njė njeri mė tė sinqertė se Ebu Dherri”. Frika nga dhuna e Kurejshit nuk i ktheu kėto shpirtra tė shenjtė dhe heroikė nga pranimi i tyre i Islamit dhe ata lanė gjurmė tė thella nė historinė e kėsaj feje.

    Ndėr myslimanėt e hershėm ishte edhe Masab ibn Umari, njė kushėri i babait tė Muhammedit. Shumė vite mė vonė, nė Besėlidhjen e parė tė Akabes, banorėt e Jethribit do t’i kėrkonin Profetit qė t’u dėrgonte njė mėsues tė Kur’anit dhe pikėrisht ai do tė ishte zgjedhja e Muhammedit. Kjo gjė e bėri atė “zyrtarin” e parė tė Islamit. Ai ishte poashtu edhe flamurtari i ushtrisė myslimane nė betejėn e Uhudit, nė tė cilėn ra dėshmor.

    Nėse ndonjė pjesėtar i njė familjeje mekkase e pranonte Islamin, ai pėrjashtohej pėrjetėsisht nga familja e tij, pa shpresėn pėr t’u kthyer ndonjė ditė. Pėr kėtė arsye, shumė mekkas e shihnin Islamin si njė “forcė pėrēarėse”, e cila i shkatėrronte familjet e tyre. Shumė prej tyre vendosėn se duhet ta parandalonin pėrhapjen e kėtij fenomeni. Por ata nuk gjetėn ndonjė mėnyrė efektive pėr ta ndalur Islamin, pėrveē pėrdorimit tė dhunės. Ata e shihnin se sikur tė mos vepronin sa mė shpejt dhe me vendosmėri, nuk ishte aq e largėt dita kur ēdo shtėpi e Mekkes do tė kthehej nė fushėbetejė ndėrmjet pjesėtarėve tė saj qė e ndiqnin fenė e vjetėr dhe atyre qė e kishin pranuar Islamin.

    Kishte edhe tė tillė nė mesin e mekkasve, qė mendonin se Muhammedi i bėnte gjithė kėto gjėra vetėm nga ambicia e tij pėr pushtet. Tė gjithė u mblodhėn dhe kėrkuan njė zgjidhje qė do t’i sillte njė fund tė shpejtė kėtij problemi. Pas njė diskutimi tė gjatė, vendosėn qė Utbe-ja, njėri nga prijėsit e Kurejshit, tė takohej me Muhamemdin dhe tė pėrpiqej ta bindte pėr t’u tėrhequr nga rruga e tij. Utbe ishte i njohur pėr aftėsinė e tij pėr t’i bindur njerėzit.

    Ai e thirri tė Dėrguarin dhe i tha: “O Muhammed! Mos e mbill farėn e urrejtjes dhe pėrēarjes mes arabėve. Pusho sė mallkuari perėnditė dhe perėndeshat, tė cilat stėrgjyshėrit tanė i kanė adhuruar pėr shekuj dhe qė ne i adhurojmė sot. Nė ėshtė pushteti qėllimi yt, ne jemi gati tė tė pranojmė ty si sovran tė Mekkes. Nė do pasuri, mjafton tė na thuash dhe ne do tė ta falim atė qė kėrkon. Dhe nė do grua nga ndonjė familje fisnike, vetėm thuaja emrin dhe ne menjėherė do t’tė martojmė me tė”.
    Muhammedi i dėgjoi tė gjitha fjalėt e Utbes por nė vend qė tė shfaqte interesim pėr gjėrat qė i ofroi ky i fundit, vetėm ia recitoi kapitullin “Sexhde” (kapitull 32-tė i Kur’anit) qė ishte shpallja mė e re hyjnore. Kur mbaroi me recitimin, Utbe-ja u kthye tek Kurejshi dhe u tha se duhej ta linin tė qetė Muhammedin dhe tė mos e ngacmonin mė tej. Ai gjithashtu u tha se sikur Muhammedi tė dėshtonte nė misionin e tij, Kurejshi nuk do tė humbte gjė. Por sikur t’ia dilte mbanė, ata do tė kishin hise nė fuqinė dhe nė lavdinė e tij.


    Por Kurejshi nuk i pranoi kėshillat e Utbes pėr tė qenė i pėrmbajtur ndaj Muhammedit dhe ndaj ndjekėsve tė tij. Ata vazhduan me pėrndjekjen e myslimanėve si mė parė dhe gjithė kohės u pėrpoqėn pėr tė gjetur njė metodė mė tė mirė pėr ta ndalur hovin e Islamit, me tė parė se dhuna qė ushtronin nuk jepte fryte.


    Muhammedi ishte i mbrojtur nga xhaxhai i tij Ebu Talibi dhe pėr sa kohė qė tė ishte gjallė ky i fundit, paganėt nuk do tė guxonin ta preknin. Disa prej tyre menduan se mund ta bindnin Ebu Talibin qė nė emėr tė solidaritetit fisnor, ta tėrhiqte mbrojtjen e tij nga Muhammedi. Nė fund tė fundit, solidariteti i fisit ishte njė gjė tepėr e rėndėsishme, tė cilėn as Ebu Talibi nuk mund tė mos e mendonte, edhe pėrkundėr dashurisė sė madhe qė ushqente pėr tė nipin.


    Kurejshi dėrgoi tek Ebu Talibi njė grup tė pėrbėrė nga figurat kryesore tė fisit. Kėta i kėrkuan Ebu Talibit qė nė emėr tė solidaritetit fisnor tė Kurejshit, ta tėrhiqte mbrojtjen e tij nga Muhammedi, i cili po e shkatėrronte pikėrisht kėtė.


    Por Ebu Talibit as qė i kalonte nėpėr mendje qė ta linte Muhammedin tė pambrojtur. Ai vetėm sa i kėnaqi tė dėrguarit e Kurejshit me fjalė tė bukura dhe me lėvdata, pėr t’i kthyer mė nė fund duarbosh.


    Edhe kėta tė fundit e kishin tė qartė se kjo pėrpjekje ishte njė dėshtim i radhės pėr ta por nuk u dorėzuan dhe bėnė njė tjetėr pėrpjekje pėr ta prishur marrėdhėnien mes Ebu Talibit dhe Muhammedit. Njė delegacioni ri u dėrgua tek Ebu Talibi bashkė me njė tė ri tė pashėm, tė quajtur Ammara ibn Velid, tė cilin ia ofruan Ebu Talibit tė bėhej djali i tij nė shkėmbim tė Muhammedit.


    Ebu Talibi duhet tė ketė qeshur me kėtė “tregti” tė Kurejshit. A mund vallė tė besonin se ai do t’ua jepte djalin e tij qė ta vrasin dhe nė vend tė tij, ta merrte njėrin nga bijtė e tyre? Ideja ishte qesharake dhe Ebu Talibi, me delikatesėn e tij, i ktheu pėrsėri duarbosh.
    Me kėtė dėshtoi edhe pėrpjekja e dytė e Kurejshit pėr ta detyruar Ebu Talibin ta dorėzonte Muhammedin. Kur u zgjuan nga ndikimi i kėsaj pėrpjekjeje tė fundit, e kishin kuptuar tashmė se pėrpjekjet paqėsore pėr ta zgjidhur problemin ishin tė pamundura. Andaj vendosėn tė merrnin masa mė drastike.


    Tė mllefosur sa mė s’ka, prijėsit e Kurejshit morėn njė qėndrim mė tė ashpėr dhe i dėrguan Ebu Talibit njė delegacion tė tretė. Kėrkesa e tyre ishte dorėzimi i Muhammedit. Prijėsit i thanė Ebu Talibit se kishte dy zgjedhje: ose do t’ua dorėzonte Muhammedin ose do t’i shijonte pasojat e njė refuzimi tė tillė.


    Ebu Talibi ishte njė njeri fytyrėqeshur dhe i hareshėm por kjo ditė ishte njė ditė e errėt pėr tė. E dinte se Kurejshi e kishte shumė seriozisht kėsaj radhe. Andaj e thirri Muhammedin, i rrėfeu pėr ultimatumin e Kurejshit dhe shtoi: “O shpirti i xhaxhait! Mos mė ngarko me njė barrė qė ėshtė pėrtej fuqisė sime!” Muhammedi ia ktheu: “Xhaxha, dije se sikur Kurejshi tė ma falte diellin nė dorėn e djathtė dhe hėnėn nė tė majtėn, nuk do tė pushoj sė shpalluri Njėshmėrinė e Zotit. Nė kėtė rrugė, o do t’ia dal mbanė dhe Islami do ngadhnjejė o do tė vdes duke u pėrpjekur”.


    Qėllimi i Ebu Talibit nuk ishte ta pengonte Muhammedin nga shpallja e Islamit por ta shihte vendosmėrinė e tij. Pėrgjigja e hapur dhe e vendosur e Muhammedit e la tė kėnaqur dhe i tha: “Shko biri im dhe bėj ē’tė duash! Askush s’ka pėr tė tė prekur.”..

    Sir William Muir

    ...por mendimi se mbrojtėsi i tij mund ta linte nė baltė e pushtoi Muhammedin, ai filloi tė qante dhe u ngrit pėr tė dalė. Atėherė Ebu Talibi i thirri: “O djali i tim vėllai! Kthehu prapa!” Muhammedi erdhi prapė pranė tij dhe Ebu Talibi i tha: “Shko nė paqe nipi im dhe thuaje fjalėn qė do. Pėr Zotin, asnjėherė s’kam pėr tė tė lėnė vetėm” (“Jeta e Muhammedit”, botuar 1877).

    Muhammed Husejn Hajkal


    Ebu Talibi tha: “Shko nipi im dhe thuaje atė qė do. Pėr Zotin s’kam pėr tė tė dorėzuar kurrė nė duart e armiqve tė tu..”. Ebu Talibi ua shpalli vendimin e tij Hashimitėve dhe bijve tė Muttalibit dhe u foli me lėvdata pėr pozitėn e lartė tė Muhammedit. Ai u kėrkoi tė gjithėve qė ta mbronin Muhammedin nga Kurejshi. Tė gjithė u betuan se do ta mbronin pėrveē Ebu Lehebit, i cili e shpalli hapur armiqėsinė e tij dhe faktin se do t’i bashkėngjitej palės tjetėr.
    Kurejshi i persekutoi ndjekėsit e Muhammedit nė tė gjitha mėnyrat e mundshme. Muhammedi u shpėtoi kėtyre dhunimeve vetėm falė mbrojtjes sė Ebu Talibit, fisit tė Hashimitėve dhe bijve tė Muttalibit (“Jeta e Muhammedit”).

    Tė zhgėnjyer dhe tė dėshpėruar nga manovrat e Ebu Talibit, idhujtarėve mekkas po u harxhohej durimi. Pas dėshtimit tė pėrpjekjes sė tyre tė tretė , ata e shfaqėn me plot forcė zemėrimin e tyre dhe filluan t’i sulmonin myslimanėt e pambrojtur. Qėllimi i tyre ishte shkatėrrimi i kėsaj feje tė re nėpėrmjet dhunės dhe frikės.

    Viktimat e para tė mizorisė pagane ishin ata myslimanė qė nuk ishin pjesėtarė tė ndonjė fisi mekkas. Jasiri, e shoqja Sumejje dhe djali i tyre Ammari ishin tė tillė. Nė Mekke ata ishin “tė huaj”, tė cilėt nuk e gėzonin mbrojtjen e asnjė fisi. Qė tė tre u torturuan nga Ebu Xhehli dhe grupi i tij. Sumejjeja vdiq derisa e torturonin dhe me kėtė e fitoi titullin e dėshmores sė parė tė Islamit. Pak kohė pas saj, edhe i shoqi u torturua deri nė vdekje dhe u bė dėshmori i dytė i kėsaj feje.

    Kurejshi tashmė i kishte njollosur duart me gjakun e tė pafajshmėve. Nė listėn e dėshmorėve tė Islamit, Sumejje dhe i shoqi Jasiri janė ndėr mė tė lartit. Ata u vranė pa ndonjė arsye tjetėr pėrveē devotshmėrisė sė tyre ndaj Zotit dhe dashurisė qė ushqenin pėr Profetin Muhammed. Ata myslimanė qė mė vonė do tė vriteshin nė betejat e Bedrit dhe tė Uhudit, kishin pas vetes njė ushtri qė mund t’i mbronte dhe t’i pėrkrahte. Por Jasiri dhe gruaja e tij nuk kishin askėnd, nuk ishin tė armatosur dhe ishin pa dyshim martirėt mė tė pambrojtur qė pati Islami. Duke i sakrifikuar jetėt e tyre, ata e theksuan vėrtetėsinė e Islamit dhe i dhanė forcė kėsaj lėvizjeje. Ata e bėnė sakrificėn dhe martirizimin njė pjesė integrale tė doktrinės sė kėsaj feje.

    Bilalli, Khabab ibn Arati, Suhaib Rumiu dhe tė tjerė myslimanė tė pambrojtur u shtruan mbi rėrėn e nxehtė dhe u rrahėn me kamxhikė. Atyre nuk u jepej as bukė e as ujė, duke shpresuar se etja dhe uria do t’i detyronin ta mohonin Islamin dhe tė distancoheshin nga Muhammedi.

    Kur pjesėtarėt e Kurejshit e gjenin tė vetmuar Muhammedin, ata e sulmonin edhe atė. Por nuk e vrisnin dot sepse njė akt i tillė do t’i fuste nė gjak me Hashimitėt dhe do tė ishte fillimi i njė lufte civile.

    Njė ditė Muhammedi shkoi nė Qabe pėr ta lexuar Kur’anin. Teksa recitonte, pėrnjėherė e rrethuan idhujtarėt dhe filluan ta rrihnin. Mbase do ta dėmtonin shumė mė tepėr sikur tė mos arrinte Harith ibn Ebi Hala, nipi dhe djali i adoptuar i Hatixhes, e cili po kalonte andej pari dhe ndėrhyri pėr ta mbrojtur tė Dėrguarin nga dhuna e politeistėve.


    Harithi i dėboi idhujtarėt me grushte e me shqelma. Me shumė gjasa, edhe ai mbante me vete njė shpatė si tė gjithė arabėt. Por nuk e nxori shpatėn e tij nga kėllėfi pėr tė mos derdhur gjak nė Qabe. Por gjatė konfliktit me idhujtarėt, njėri prej tyre e nxori njė thikė tė vogėl dhe e plagosi nė disa vende. Harithi ra pėrtokė, i mbuluar nga gjaku i tij dhe vdiq nga plagėt qė mori nė gjoks, nė shpatulla dhe nė tėmth. Ai ishte myslimani i parė qė u vra nė rrethinat e Qabes.

    Ai ishte njė djalė shtatėmbėdhjetėvjeēar, i cili jetėn e vet e bėri mburojė pėr tė Dėrguarin e Zotit. Ai ishte viktima mė e re e dhunės gjithnjė nė rritje tė idhujtarėve. Me vdekjen e tij, ai u bė dėshmori i tretė i Islamit. Vdekja e tij nė njė moshė aq tė re e zymtoi jashtė mase Profetin.

    Historianėt arabė janė disi tė heshtur nė lidhje me kėtė temė por shumė konflikte tė pėrgjakshme duhet tė kenė ndodhur ndėrmjet myslimanėve dhe idhujtarėve pėrpara se Profeti tė shpėrngulej pėr nė Medine. Ebu Talibi e mbrojti Muhammedin derisa ishte gjallė. Pas vdekjes sė tij, kėtė detyrė e mori pėrsipėr djali i tij Aliu.

    Aliu ishte akoma njė adoleshent kur u bė truproja e Muhammedit. Pas vrasjes sė Harith ibn Ebi Hala-sė nė Qabe, Aliu e shoqėronte mėsuesin e tij kurdoherė qė ai dilte nė rrugė dhe pėrherė qėndronte mes tij dhe armiqve. Nėse ndonjė njeri i dhunshėm i afrohej nė mėnyrė tė dyshimtė Muhammedit, Aliu reagonte menjėherė dhe e largonte prej tij.

    D.S.Margoliouth

    Personat, konvertimi i tė cilėve nė Islam ishte mė i mirėpritur ishin burrat me trup tė fuqishėm, sepse shumė shpesh duhet tė kenė ngjarė konflikte fizike nė Mekke pėrpara Shpėrnguljes. Pėrndryshe, do tė ishte krejtėsisht e pashpjegueshme se si myslimanėt arritėn tė nxirrnin nga radhėt e tyre luftėtarė aq tė aftė menjėherė pas shpėrnguljes nė Medine. Luftėtarėt e aftė duhet tė kishin ushtruar diku dhe historia nuk flet pėr asnjė konflikt tė jashtėm tė mekkasve nė kėtė periudhė (“Muhammedi dhe rritja e Islamit”, Londėr, 1931).

    Mekkeja vėrtet nuk kishte luftėra tė jashtme nė kohėn para shpėrnguljes sė Profetit nė Medine por beteja dhe konflikte tė vogla ngjanin brenda qytetit. Pikėrisht nė kėto “fushėbeteja”, luani i ri Aliu i zhvilloi aftėsitė e tija luftarake. Kėto “beteja” nė Mekke ishin nga njė provė pėr rolin qė do ta luante pas disa vitesh nė Medine, gjatė konflikteve tė armatosura tė Islamit me idhujtarinė. Ishte po ashtu nė kėto ditė para shpėrnguljes qė Aliu u bė “vija e parė e frontit” nė mbrojtjen e Islamit. Nė tė vėrtetė, ai do tė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe vija e dytė edhe vija e fundit e kėsaj mbrojtjeje. Ai ėshtė i vetmi qė mbeti i palėkundur nė kėtė detyrė deri nė fund tė jetės sė tij.
    Kurejshi i dhunonte myslimanėt e pambrojtur nė Mekke me shpresėn se ata do ta mohonin Islamin e do tė tėrhiqeshin nga rruga e tyre. Por kjo pėrpjekje dėshtoi. Asnjėri nga kėta “varfanjakė tė dobėt” nuk e la Islamin dhe nuk u dorėzua. Rrethanat ekstreme mund ta thyejnė edhe vendosmėrinė e njerėzve mė tė fuqishėm por myslimanėt nuk u thyen edhe nė kohėt kur rrethanat i kishin arritur kufijtė mė tė largėt. Ishte pikėrisht Islami qė i mbante tė bashkuar. Pėr kėta myslimanė tė “varfėr e tė dobėt”, Islami kishte njė efekt “dehės”. Ai u kishte dhėnė jetė, i kishte falur kuptim ekzistencės sė tyre, u kishte dhėnė njė qėllim drejt tė cilit hapėronin dhe u kishte hapur horizonte tė reja. Andaj ata nuk i lakmoheshin sigurisė, rehatisė dhe lukseve tė jetės. Madje disa prej tyre, si Sumejje-ja dhe i shoqi, nuk i lakmoheshin as jetės. Ata vdiqėn por nuk bėnė kompromis me tė pavėrtetėn.

    Zoti qoftė i kėnaqur me kėta shpirtra fisnikė dhe i bekoftė ata! Siē do tė kuptonte mė vonė edhe Kurejshi, besimi dhe vendosmėria e tyre ishte po aq e pathyeshme sa ē’ishin besimi dhe vendosmėria e mėsuesit dhe udhėheqėsit tė tyre Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit. Ata ishin diamantė qė Muhammedi i gjeti ndėr gurėt e botės. Ata ishin tė paktė nė numėr por tė paēmueshėm nė vlerėn e tyre.

    8. Dy shpėrnguljet e myslimanėve pėr nė Abisini (vitet 615-616)


    Muhammedi (paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) nuk i mbronte dot ndjekėsit e tij, ndonėse i ndante me ta dhimbjet dhe vuajtjet e tyre, tė cilat i pėrjetonin vetėm ngase thoshin se “Zoti ėshtė Njė”. Kur dukej se dhuna e idhujtarėve ndaj myslimanėve nuk do tė pushonte sė shpejti, ai u tha ndjekėsve tė tij tė largoheshin nga Mekkeja dhe tė strehoheshin nė Abisini (Etiopia e sotme), njė shtet i cili sundohej nga njė mbret i krishterė, i njohur pėr drejtėsinė dhe pėr pėrshpirtshmėrinė e tij. Pas kėtij urdhri, njė grup myslimanėsh, i pėrbėrė nga njėmbėdhjetė burra dhe katėr gra, u nisėn nga Mekkeja pėr nė Abisini. Nė grup binin nė sy Osman bin Affani, Kalifi i ardhshėm i myslimanėve, e shoqja Rukajja dhe Zubejr bin Avvami, njė kushėri i Profetit. Muhammedi e emėroi Osman bin Mazunin si udhėheqės tė grupit.

    Ibn Is’hak


    Ndonėse vetė ishte nėn mbrojtjen e xhaxhait tė tij, kur i Dėrguari i pa vuajtjet e ndjekėsve tė vet dhe faktin se nuk i mbronte dot, u tha: “Po tė shkoni nė Abisini do tė ishte mė mirė pėr ju sepse mbreti i atjeshėm nuk lejon padrejtėsi. Ajo ėshtė njė tokė miqėsore pėr ju, derisa Zoti t’ju shpėtojė nga kėto vuajtje”. Pas kėsaj, ndjekėsit e tij shkuan nė Abisini, duke e pasur frikė idhujtarinė dhe duke u strehuar tek Zoti me fenė e tyre. Ky ishte hixhreti i parė nė Islam.. (“Jeta e tė Dėrguarit tė Zotit”).

    Shpėrngulja e parė ishte nė vitin e pestė tė Shpalljes, qė pėrkon me vitin 615 tė erės sonė. Mbreti i Abisinisė i priti mirė refugjatėt myslimanė tė Mekkes nė mbretėrinė e tij. Ai u dha strehim dhe ata jetuan tė qetė, tė sigurt dhe tė lirė pėr tė bėrė adhurim. Pas rreth njė viti, myslimanėt nė Abisini dėgjuan thashetheme se Kurejshi e kishte pranuar Islamin. Po tė ishte e vėrtetė, atėherė do tė thoshte se nuk kishte arsye qė ta vazhdonin jetėn nė ekzil. Malli pėr vendin e tyre i kishte kapluar tashmė dhe ata u nisėn drejt Mekkes. Por kur arritėn atje, kuptuan se Kurejshi jo vetėm qė s’e kishte pranuar Islamin por ishte bėrė akoma mė i ashpėr nė pėrndjekjen e myslimanėve. Andaj ata u larguan edhe njėherė nga Mekkeja bashkė me disa emigrantė tė tjerė qė iu bashkėngjitėn grupit. Kėsaj radhe ishin 83 burra dhe 18 gra. Si udhėheqės tė grupit Profeti e zgjodhi kushėririn e tij Xhafer ibn Ebu Talibin, vėllain e madh tė Aliut.


    Emigrimi i dytė i myslimanėve drejt Abisinisė ishte nė vitin e gjashtė tė Shpalljes, qė pėrkon me vitin 616 tė erės sonė. Kjo shpėrngulje e dytė pėr nė Abisini dhe pranimi i tyre miqėsor nė kėtė mbretėri, e alarmoi Kurejshin. Ata kishin frikė se myslimanėt mund tė rriteshin nė fuqi duke krijuar aleatė tė rinj dhe njė ditė tė ktheheshin nė Mekke e t’i sfidonin ata. Pėr ta parandaluar kėtė rrezik potencial, ata vendosėn tė dėrgonin njė delegacion drejt oborrit tė mbretit abisinian pėr t’i kėrkuar qė t’i ekstradonte myslimanėt.

    Refugjatėt myslimanė, tė cilėt kishin shpresuar se do tė liheshin tė qetė, u befasuan me ardhjen nė kryeqytetin abisinian tė njė tė delegacioni nga Mekkeja, tė udhėhequr nga njė person i quajtur Amr ibn As. Ai kishte sjellė dhurata tė shumta pėr mbretin dhe pėr kėshilltarėt e tij. Kur i pranoi tė dėrguarit e Kurejshit, ata i thanė mbretit se myslimanėt nė Abisini nuk ishin refugjatė por njerėz qė iknin nga drejtėsia dhe ligji. Me kėtė pretekst, ai kėrkoi qė tė ekstradoheshin drejt Mekkes. Megjithatė, mbreti kėrkoi ta dėgjonte edhe palėn tjetėr pėrpara se tė sillte njė vendim dhe pėr kėtė qėllim, e thirri Xhafer ibn Ebu Talibin nė pallatin e tij, qė ky i fundit t’i pėrfaqėsonte myslimanėt.

    Xhaferi bėri njė mbrojtje tė shkėlqyer. Ajo qė jepet nė vijim, ėshtė njė pėrmbledhje e shkurtėr e fjalimit tė tij nė pallatin mbretėror tė Abisinisė, si pėrgjigje e pyetjeve tė mbretit:

    “O mbret! Ne ishim njerėz injorantė dhe jetonim si kafshėt e egra. Tė fuqishmit nga mesi ynė jetonin duke i shkelur tė dobėtit. Nuk ndiqnim kurrfarė ligji dhe nuk njihnim kurrfarė autoriteti pėrveē atij tė forcės. I adhuronim idhujt e bėrė nga guri dhe druri dhe nuk dinim asgjė pėr dinjitetin njerėzor. Por pastaj, Zoti na dėrgoi si mėshirė njė tė Dėrguar tė tij, i cili ishte njėri nga ne. Ai ishte i njohur pėr sinqeritetin dhe pėr moralin e pastėr. Karakteri i tij ishte shembullor dhe vinte nga njė gjak fisnik. Ai na ftoi drejt adhurimit tė njė Zoti dhe na e ndaloi adhurimin e idhujve. Na kėshilloi qė ta themi tė vėrtetėn e t’i mbrojmė tė dobėtit, tė varfrit, vejushat dhe jetimėt. Ai na urdhėroi t’i nderonim gratė dhe tė mos bėnim shpifje. Ne iu bindėm dhe i ndoqėm mėsimet e tija. Shumica e njerėzve nė tokėn tonė janė akoma idhujtarė dhe janė tė zemėruar me ne ngase e ndjekim kėtė fe tė re qė quhet Islam. Ata filluan tė na pėrndjekin dhe ishte pikėrisht dėshira pėr t’i shpėtuar kėsaj pėrndjekjeje qė na solli nė mbretėrinė tuaj”.

    Kur Xhaferi e mbaroi fjalimin e tij, mbreti i kėrkoi tė lexonte me zė disa vargje qė iu shpallėn Profetit tė myslimanėve. Si pėrgjigje, Xhaferi i recitoi disa vargje nga kapitulli “Merjem” (Maria), i nėntėmbėdhjeti me radhė nė Kur’an. Pasi i dėgjoi kėto vargje, mbreti tha se burimi i tyre ishte i njėjtė me atė tė Ungjijve. Pastaj ai shpalli se i besonte fjalėt e tija dhe si pėr ironi tė Amr ibn As-it, shtoi se myslimanėt ishin tė lirė tė jetonin nė mbretėrinė e tij pėr sa kohė qė tė kishin dėshirė.

    Por Amr bin Asi kishte njė strategji tjetėr kundėr fjalėve tė Xhaferit, tek e cila kishte shumė besim. Ditėn tjetėr erdhi nė oborrin mbretėror dhe i tha mbretit qė ta tėrhiqte mbrojtjen e tij nga myslimanėt me pretekstin se ata e mohonin natyrėn hyjnore tė Krishtit dhe thoshin se ai ishte njė njeri si tė tjerėt. Kur u pyet nė lidhje me kėtė, Xhaferi u pėrgjigj: “Besimi ynė pėr Jezusin ėshtė ajo qė na ka mėsuar Zoti dhe i Dėrguari i tij. Ai ėshtė njė rob i Zotit, njė Profet i Tij, njė Shpirt nga Ai dhe Urdhri i Tij i drejtuar Marisė, virgjėreshės sė pastėr..”..

    Mbreti ia ktheu: “Jezusi ėshtė pikėrisht i tillė siē e pėrshkrove ti dhe asgjė mė tepėr.”. Pastaj duke u folur myslimanėve, tha: “Shkoni nė shtėpitė tuaja dhe jetoni tė qetė. Kurrė nuk kam pėr t’ju dorėzuar nė duart e armiqve tuaj”. Ai refuzoi t’i ekstradonte myslimanėt, ia ktheu dhuratat Amr ibn As-it dhe i lejoi tė largohej.

    Washington Irving

    Nė mesin e refugjatėve pėr nė Abisini ishte Xhaferi, djali i Ebu Talibit dhe vėllai i Aliut, pra kushėriri i parė i Muhammedit. Ai ishte njė njeri me gojėtari tė fortė dhe me njė pamje tė hijshme. Qėndroi pėrpara mbretit tė Abisinisė dhe ia shpjegoi doktrinat e Islamit ashtu si u kishte hije. Mbretit, i cili ishte njė i krishter nestorian, iu dukėn aq tė afėrta kėto doktrina me ato tė besimit tė tij dhe aq tė kundėrta me idhujtarinė e Kurejshit, sa jo vetėm qė nuk i dėboi, por i mori akoma mė shumė nėn mbrojtjen e tij myslimanėt dhe duke ia kthyer dhuratat Amr bin As-it, i kėrkoi tė largohej nga pallati (“Jeta e Muhammedit”).





    Myslimanėt qėndruan nė Abisini pėr vite me radhė dhe jetuan tė qetė. Pas trembėdhjetė vjetėsh, nė vitin e shtatė pas Hixhrit (628 i erės sonė), ata u kthyen prapa, tashmė jo nė Mekke por nė Medine. Arritja e tyre pėrkon me pushtimin e kėshtjellės sė Hajberit nga myslimanėt. Xhafer ibn Ebu Talibi ishte prijėsi i atyre qė kishin emigruar drejt Abisinisė nė vitet 615 dhe 616. Ai ėshtė i vetmi nga Hashimitėt qė u largua nga Mekkeja. Tė gjithė tė tjerėt nga kjo familje mbetėn nė Mekke.

    Montgomery Watt


    Pėrveē dy pėrjashtimeve, tė gjithė myslimanėt e hershėm qė mbetėn nė Mekke (dhe nuk emigruan drejt Abisinisė) u takonin pesė fiseve, nė krye tė tė cilėve ishin Hashimitėt. Ky grup ishte njė formė e ringjallur e “Lidhjes sė tė Virtytshmive”. Pėr kėtė arsye, ishte zemra e opozitės kundėr tregtarėve tė mėdhenj, me praktikat e tyre monopoliste (“Muhammedi, Profet dhe burrė shteti”, 1961).

    Emri:  faqja.jpg

Shikime: 225

Madhėsia:  55.6 KB

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    121

    Pėr: Biografia e Hz. Hatixhes

    Vazhdimi…

    9. Hamza e pranon Islamin (viti 615)


    I Dėrguari i Zotit, ndonėse i sigurt nėn mbrojtjen e xhaxhait tė tij Ebu Talibit, nuk ishte i mbrojtur nga ofendimet dhe talljet e idhujtarėve. Kurdo qė tė gjenin njė mundėsi pėr ta ngacmuar, ata e pėrdornin atė deri nė fund. Nė njė rast, Ebu Xhehli e gjeti vetėm dhe e ofendoi me fjalė tė ndyra. Por po atė mbrėmje, Hamza ibn Abdu’l Muttalibi u kthye nga gjuetia dhe robėresha e tij i tregoi pėr ofendimet e Ebu Xhehlit ndaj Muhammedit dhe pėr durimin e kėtij tė fundit, tė cilin e kishte dėshmuar me sytė e saj.


    Hamza ishte luftėtar, gjuetar dhe ishte pak i interesuar pėr ēėshtjet e pėrditshme tė qytetit. Por sjellja e Ebu Xhehlit ndaj nipit tė tij e zemėroi aq shumė, sa e mori harkun e tij dhe shkoi nė mbledhjen e Kurejshit ku Ebu Xhehli ua rrėfente ndodhitė e ditės miqve tė tij. Hamza e goditi me harkun e tij nė kokė, ia gjakosi ballin dhe tha: “Edhe unė u bėra mysliman”. Kjo ishte njė sfidė pėr Ebu Xhehlin, i cili kuptoi se heshtja ishte mė e mirė se trimėria dhe pėr kėtė arsye nuk iu pėrgjigj Hamzės, duke i ndalur edhe miqtė e tij.
    Betty Kelen


    Hamza, xhaxhai i Muhammedit, ishte njė njeri i fuqishėm dhe mė i spikaturi nga Kurejshi pėr luftė dhe pėr sporte. Kohėn e kalonte kryesisht nė gjueti nė kodrinat rreth Mekkes. Njė ditė, kur u kthye nga gjuetia me harkun qė i varej nė krah, robėresha e tij i tha se Ebu Xhehli e kishte ofenduar nipin e tij.
    Durimi i Hamzės kishte arritur nė pikėn e fundit. Atij i pėlqente Muhammedi, ndonėse shpesh nuk e kuptonte atė. Me tė shpejtė shkoi nė Qabe, ku e pa Ebu Xhehlin duke ndenjur mes shokėsh. E ngriti harkun e tij tė rėndė dhe i dha njė tė goditur nė kokė. “Do ta ofendosh prapė sikur unė t’i bashkėngjitem fesė sė tij?”, i bėrtiti duke i shfaqur muskujt e tij tė fuqishėm pėrpara hundėve tė Kurejshit. Hamza u bė mysliman dhe kjo i dha fuqi fesė. Pas kėsaj, disa prej Kurejshit ishin mė tė kujdesshėm kur e quanin Muhammedin poet... (“Muhammedi, i Dėrguari i Zotit”, 1975)

    Hamza u bė njė mysliman i devotshėm dhe njė luftėtar i Islamit. Ai do tė ishte shok lufte i nipit tjetėr tė tij Aliut. Ishin pikėrisht kėta tė dy qė do ta vrisnin shumicėn e prijėsve tė Kurejshit nė betejėn e Bedrit, e cila do tė bėhej pas disa vitesh. Nė betejėn e Uhudit, Hamza e vrau nė dyluftim flamurtarin e dytė tė paganėve dhe pasi ata sulmuan, ai u fut nė mesin e tyre duke i shkatėrruar. Derisa ishte duke i shpėrndarė radhėt e tyre, u godit me shtizė nga Vahshiu, njė skllav abisinian. Vahshiu ishte sjellė nė fushėbetejė nga Hindi, gruaja e Ebu Sufjanit dhe nėna e Muavijes, vetėm pėr kėtė qėllim. Hamza ra nė tokė dhe vdiq nė vend.

    Pas disfatės sė myslimanėve, Hindi dhe disa tė tjerė nga Mekkeja i copėtuan trupat e myslimanėve. Ajo e preu barkun e Hamzės, ia nxori mėlēinė dhe e hėngri. Ajo ia preu edhe hundėn, veshėt, duart e kėmbėt dhe tė gjitha i vari nė njė “qafore”, me tė cilėn hyri nė Mekke si tė ishte njė trofe lufte. Muhammedi u pikėllua jashtė mase pėr vdekjen dhe pėr masakrimin e trupit tė njė besniku tė tillė tė Islamit siē ishte Hamza. Atij ia fali titujt “Luan i Zotit” dhe “Prijės i Dėshmorėve”.

    Hamza e pranoi Islamin nė vitin e pestė pas Shpalljes.

    10. Bojkoti ekonomik dhe shoqėror kundėr Hashimitėve (vitet 616-619)


    Vitit tė gjashtė tė Shpalljes po i afrohej fundi. Paganėt kishin shpenzuar tashmė tre vjet nė betejėn e tyre kundėr Islamit. Ata kishin shfaqur njė armiqėsi dhe dhunė tė pashoqe ndaj myslimanėve por kishin arritur shumė pak rezultate. I kishin pėrdorur tė gjitha armėt kundėr tyre, duke nisur nga pėrpjekja pėr t’i korruptuar deri tek pėrpjekja pėr t’i bindur, nga talljet dhe ofendimet deri tė kėrcėnimet dhe pėrdorimi i dhunės, por tė gjitha pa ndonjė rezultat konkret. Fuqia e besimit tė myslimanėve i kishte lėnė tė dėshpėruar.

    Dėshtimet e tyre tė vazhdueshme i detyruan qė ta rivlerėsonin situatėn e Muhammedit dhe tė Islamit dhe disa prej tyre u pėrpoqėn ta shihnin problemin nga njė kėndvėshtrim i ri. Gjatė kėrkimit tė tyre pėr njė zgjidhje, ata dalngadalė e kuptuan se armiku i tyre i vėrtetė nuk ishte grupi i myslimanėve tė pambrojtur dhe tė varfėr nė Mekke. E kuptuan se armiku i vėrtetė i politeistėve dhe i idhujtarėve tė Mekkes ishte Ebu Talibi. Nė fund tė fundit, ishte pikėrisht ai qė e mbronte me ngulm dhe me kujdes Muhammedin dhe Islamin. Vetė myslimanėt, nė anėn tjetėr, nuk kishin fuqi tė mjaftueshme pėr ta mbrojtur Muhammedin, pėr tė mos pėrmendur se ata vetė ishin nė gjendje tė mjerueshme dhe nė nevojė mbrojtjeje. Suksesi i tyre nė identifikimin e armikut tė vėrtetė pati ndikim tek prijėsit e Kurejshit dhe u ndihmoi atyre tė hartonin njė strategji tė re nė luftėn kundėr Islamit.

    Abd’al-Rahman Azzam

    Mė nė fund, oligarkia mekkase vendosi dėshpėrimthi tė merrte masa kundėr Ebu Talibit. Sipas tyre, ai ishte mbrojtėsi i vėrtetė i blasfemisė, ndonėse akoma pėrkrahės i sistemit mekkas dhe i pakonvertuar nė fenė e Muhammedit. Ata vendosėn qė t’i dėrgonin njė ultimatum...(”Mesazhi i pėrjetshėm i Muhammedit”, Londėr, 1964).

    Nė tė kaluarėn, Kurejshi kishte bėrė pėrpjekje pėr ta izoluar Muhammedin nga fisi i tij dhe shpresonte se do tė mund ta bindte ose ta trembte Ebu Talibin qė ta tėrhiqte nga i nipi dhe nga Islami mbrojtjen e fisit. Po t’ia dilnin mbanė ta izolonin Muhammedin nga mbrojtja e fisit tė tij, ata ishin tė bindur se do tė mund ta zgjidhnin kėtė problem kaq kompleks duke e eliminuar atė fizikisht.

    Por Ebu Talibi nuk i lejoi Kurejshit qė ta izolonte atė. Jo vetėm qė ai vetė qėndroi nė mbrojtje tė nipit tė tij, por e aktivizoi gjithė fisin e Hashimitėve pas vetes. Hashimitėt ishin tė bashkuar nė mbrojtjen e Muhammedit dhe pėrballė kėtij uniteti, Kurejshi ishte i pafuqishėm pėr tė bėrė ndonjė gjė. Pas shumė diskutimesh, prijėsit e Kurejshit arritėn nė pėrfundimin se pathyeshmėria e Hashimitėve kėrkonte masa mė drastike dhe vendosėn tė mos e izolonin vetėm Muhammedin por gjithė fisin e tij. Ishte e pashmangshme qė ēdo pėrpjekje pėr t’i izoluar Hashimitėt tė ēonte nė polarizim tė grupeve brenda Mekkes. Tė gjithė nė Mekke do tė duhet tė deklaroheshin “pro” ose “kundėr” Hashimitėve. Por shumė shpejtė u pa qartė se nė kėtė konfrontim, Hashimitėt do tė mbeteshin tė vetėm pėrballė gjithė arabėve.

    Muhammed Husejn Hajkal


    Ėshtė gati e pamundur tė paramendohen pėrmasat e pėrpjekjeve tė Kurejshit pėr ta luftuar Muhammedin dhe vendosmėria e tyre e palėkundur pėr vite me radhė. Ata e kėrcėnuan Muhammedin bashkė me familjen e tij dhe u tallėn me tė dhe me porosinė qė kishte sjellė duke i ofenduar edhe ndjekėsit e tij. Ata i aktivizuan tė gjithė poetėt e tyre qė ta kritikonin me fjalėt e tyre mė tė mprehta dhe t’ia drejtonin Muhammedit shprehjet mė tė pamėshirshme. Ata e sulmuan atė dhe ndjekėsit e tij. U pėrpoqėn ta blenin me para, me pozita e me fuqi, gjėra tė cilave as njerėzit mė tė fuqishėm nuk u rezistojnė dot. Kurejshi jo vetėm qė i dėboi ndjekėsit e Muhammedit nga shtėpitė e tyre por ua pengoi edhe tregtinė, me qėllim qė t’i varfėronte edhe mė. Ata e kėrcėnuan Muhammedin dhe ndjekėsit e tij se do tė pėrballeshin me njė luftė tė pėrgjakshme. Si njė pėrpjekje tė fundit, ata nisėn njė bojkot qė kishte pėr qėllim t’i bėnte tė vdisnin nga uria... (“Jeta e Muhammedit”, Kairo, 1935).

    Disa ditė para fillimit tė vitit tė shtatė tė Shpalljes, prijės tė fiseve tė ndryshme tė Kurejshit organizuan njė mbledhje solemne nė “ndėrtesėn bashkiake” tė Mekkes dhe me konsensus, e nėnshkruan njė dokument sipas tė cilit Hashimitėt do tė pėrballeshin me njė bojkot shoqėror dhe ekonomik, pėrderisa nuk e dorėzonin Muhammedin. Ata u betuan se nuk do tė blenin asgjė prej tyre dhe se asgjė nuk do t’u shisnin. Gjithashtu u ndaluan edhe martesat me pjesėtarėt e Hashimitėve. Pastaj kėtė dokument ua dėrguan edhe fiseve tė tjera pėr t’u kėrkuar pėrkrahje. Kur tė gjithė fiset e nėnshkruan, ky dokument u var nė mėnyrė solemne nė murin e Qabes si njė provokim i qartė.

    Ebu Talibi e shihte qartė se njė stuhi po drejtohej nga Hashimitėt. Atmosfera nė Mekke ishte bėrė aq e tendosur sa Hashimitėt ndjeheshin tė rrezikuar. Ebu Talibi e shihte se nuk ishte njė ide e menēur qė tė mbeteshin nė qytet, ku armiku ēdo ēast mund t’ua vinte zjarrin shtėpive tė tyre. Andaj, pėr hir tė sigurisė sė fisit tė tij, ai vendosi qė tė largoheshin nga Mekkeja dhe tė strehoheshin nė njė kanjon nė rrethinat e Mekkes, i cili mė vonė do tė njihej si “Sh’ib Ebu Talib” (Lugina e Ebu Talibit). Ky vend u ofronte njė mbrojtje natyrore dhe ishte mė i sigurt sesa shtėpitė e tyre nė qytet, tė cilat nuk ishin tė mbrojtura nga sulmet. Nė ditėn e parė tė vitit tė shtatė pas Shpalljes, bijtė e Hashimit (Benu Hashim) dhe bijtė e Muttalibit (Benu el Muttalib) u larguan nga Mekkeja dhe u strehuan nė luginėn ku do tė jetonin nėn rrethim. Do tė ishte ky njė rrethim i gjatė.

    Muhammed Husejn Hajkal

    Marrėveshja qė fiset e Kurejshit e kishin bėrė pėr ta bojkotuar Muhammedin dhe pėr t’i bllokuar myslimanėt, vazhdoi tė ishte e vlefshme pėr tre vjet me radhė... (“Jeta e Muhammedit”, Kairo, 1935).

    Marmaduke Pickthall

    Pėr tre vjet, Profeti u ngujua bashkė me fisin e tij nė njėrėn nga luginat nė rrethinat e Mekkes (“Hyrja e Pėrkthimit tė Kur’anit tė Shenjtė”, 1975).
    Tregimi i ngujimit tė Hashimitėve ėshtė njė kapitull i lavdishėm nė epin e Islamit dhe ėshtė pėrcjellė nga secili historian qė ka shkruar mbi kėtė temė. Ndėr ta:


    William Muir


    Kurejshi krijoi njė lidhje kundėr Hashimitėve, sipas tė cilės askush nuk do tė martohej me gratė e tyre, nuk do t’u jepte gra pėr martesė, nuk do t’u shiste ndonjė gjė dhe as do tė blinte prej tyre. Tė gjitha lidhjet me ta do tė ndėrpriteshin. Kjo ndalesė u shkrua me kujdes dhe u vulos me tri vula. Kur tė gjithė u pajtuan me tė, dokumenti u var nė Qabe dhe me kėtė iu dha edhe bekimi fetar. Hashimitėt, tė paaftė ta kundėrshtonin kėtė qėndrim tė ashpėr publik kundėr tyre dhe mbase duke e parė qartė se ky bojkot ishte vetėm prelud i njė lufte tė hapur ose i sulmeve tinzare natėn, u tėrhoqėn nė njė pjesė tė zbrazur tė qytetit tė njohur si “Sheb Ebu Talib”. Ishte kjo njė luginė e formuar nga grykat e ngushta tė maleve, atje ku shkėmbinjtė e Ebu Kubejsit ngriheshin nė periferinė lindore tė Mekkes. Nė luginė hyhej nėpėrmjet njė grykė tė ngushtė, nėpėr tė cilėn vėshtirė kalonte njė deve. Nė tė gjitha anėt e tjera, lugina ishte e mbrojtur nga qyteti me shkėmbinj dhe me ndėrtesa.


    Nė natėn e parė tė muajit tė parė tė vitit tė shtatė tė profetėsisė sė Muhammedit, Hashimitėt, duke pėrfshirė edhe Profetin me familjen e tij, u tėrhoqėn nė “distriktin” e Ebu Talibit. Bashkė me ta shkuan edhe pasardhėsit e Muttalibit, vėllait tė Hashimit. Ndalesa kundėr tyre ushtrohej nė mėnyrėn mė tė rreptė. Shumė shpejt, Hashimitėt u gjendėn tė ndarė nga drithėrat e tyre dhe nga nevojat e tjera themelore. Rezervat e tyre, nė harxhim e sipėr, tė cilat furnizoheshin rrallėherė me tregti tė fshehta, iu afruan fundit. Mekkasit e dėgjonin vajin e foshnjave tė uritura brenda luginės. Kishte tė tillė nga tė afėrmit e tyre, qė edhe pėrkundėr ndalesave tė Kurejshit, u sillnin ushqime fshehurazi. Hakimi, nipi i Huvejlidit, i ēonte shpesh furnizime hallės sė tij Hatixhes, ndonėse kjo pėrpjekje ishte njė rrezik i madh pėr tė (“Jeta e Muhammedit”, Londėr, 1877).

    Nė fillim tė ngujimit, Aliu ishte 16 vjeē dhe u vu nė krye tė pėrpjekjeve pėr tė gjetur ushqim pėr njerėzit. Ai e bėri kėtė detyrė duke e rrezikuar shumė herė jetėn e tij dhe duke sjellė ujė dhe drithėra, kurdoherė qė arrinte t’i gjente. Pėr njė shtambė uji i duhej tė paguante njė flori dhe ndihej fatlum sikur tė mund tė gjente kaq. Megjithatė, pėrpjekjet e tija sillnin vetėm njė ēlirim tė pėrkohshėm tek njerėzit e luginės.

    Vetė Ebu Talibi nuk flinte mbrėmjeve. Pėr tė, siguria e tė nipit ishte mė e rėndėsishme se gjithēka tjetėr. Kur Muhammedin e zinte gjumi, Ebu Talibi e zgjonte dhe e ēonte nė shtratin e njėrit prej djemve tė tij dhe i urdhėronte tė birit qė tė flinte nė shtratin e Muhammedit. Pak mė vonė, e zgjonte sėrish dhe e shtrinte nė shtratin e njėrit prej djemve tė tjerė tė tij.

    Kėshtu e kalonte gjithė natėn duke ia ndėrruar vendin Muhammedit nga njė shtrat nė tjetrin. Ai i njihte armiqtė e tij. Ata ishin kokėfortė, tė pabesė, tė ligė dhe hakmarrės. Pėr kėtė arsye, ai nuk i nėnvlerėsonte. Nėse ndonjėri prej tyre do tė hynte fshehurazi nė luginė pėr ta vrarė Muhammedin, do ta vriste njėrin nga djemtė e Ebu Talibit. Ebu Talibi dhe e shoqja ishin gjithmonė tė gatshėm t’i sakrifikonin bijtė e tyre pėr Muhammedin. Kishte raste kur Aliu, edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė tija, nuk gjente dot ushqim dhe fėmijėt mbeteshin tė uritur. Por uria ishte tashmė gjendja normale e tyre. Kur kishte ujė, nėnat zienin gjethe nė tė dhe ua jepnin fėmijėve tė tyre pėr t’i qetėsuar. Vajit tė fėmijėve tė uritur qė dėgjohej edhe jashtė luginės, Ebu Xhehli dhe Umajjadėt i pėrgjigjeshin me tė qeshura. Ata kėnaqeshin me “triumfin” e tyre, me tė cilin i bėnin tė qanin pėr bukė e pėr ujė fėmijėt e Hashimitėve.

    Nė kėto tre vjet, gjėja mė e ēmueshme pėr fiset e ngujuara ishte uji. Uji ishte eliksiri i jetės dhe tė dy fiset (Benu Hashim dhe Benu Muttalib) e merrnin atė falė Hatixhes. Ajo nga pasuria e saj i jepte Aliut florinj pėr tė blerė ujė. Kujdesi i saj pėr njerėzit e tjerė manifestohej nė shumė mėnyra. Ajo i lutej Zotit pėr t’i mėshiruar tė ngujuarit. Lutja ishte strategjia e saj kundėr problemeve. Njė strategji e thjeshtė, e cila solli rezultate. Herė pas here, miqtė e mbetur tė Hashimitėve nė Mekke pėrpiqeshin pėr tė “kontrabanduar” ushqime brenda luginės por paganėt i kapnin dhe e konfiskonin ushqimin.


    Njėri nga miqtė e Hashimitėve nė Mekke ishte Hisham ibn Amr el-Amiriu. Ai u sillte ushqim dhe ujė, aq herė sa mundej. Koha qė kishte zgjedhur pėr t’ua dorėzuar ushqimin ishte disa orė para agimit. Por pas njė kohe Kurejshi e kapi dhe e kėrcėnoi me vdekje sikur tė vazhdonte t’u sillte ndihmė Hashimitėve.


    Njė tjetėr mik i fshehur i Hashimitėve ishte Hakim ibn Hizami, nipi i Hatixhes. Ai, bashkė me skllavin e tij, i ēonin ushqime dhe ujė Hatixhes, e cila ua shpėrndante fėmijėve kėto gjėra. Ebu’l Buhtariu ishte njė mik i Hakimit. Edhe ai shumė shpesh u sillte ushqime Hashimitėve. Njė natė teksa po ēonin njė deve tė ngarkuar drejt luginės, u gjendėn ballė pėr ballė me Ebu Xhehlin. Ai u tha se do t’ua konfiskonte mallrat dhe devenė. Nė fillim, Ebu’l Buhtariu u pėrpoq ta bindte me fjalė por Ebu Xhehli nuk dėgjonte. Ai e bllokoi hyrjen pėr nė luginė dhe nuk u lejoi tė kalonin. Ebu’l Buhtariu u pėrpoq tė kalonte dhe mes tyre filloi njė zėnkė e dhunshme. Konflikte tė tilla nuk ishin tė rralla nė rrethinat e luginės por disa miq tė pėrzemėrt tė Hashimitėve nuk u dėshpėruan dhe vazhduan tė bėnin gjithēka pėr t’i ndihmuar.


    Hisham bin Amr el-Amiriu, Hakim bin Hizami dhe Ebu’l Buhtariu nuk ishin myslimanė. Por ata nuk i shihnin dot fėmijėt dhe robėrit e Hashimitėve tek vdisnin nga uria. Andaj kėta burra e rrezikuan jetėn e tyre pėr tė sjellė ushqim dhe ujė nė Luginėn e Ebu Talibit. Ata nuk kėrkuan asnjė shpėrblim pėr kėtė vepėr tė tyre dhe e gjitha qė donin ishte siguria e fiseve tė ngujuara.


    Kėtu duhet theksuar se urrejtja dhe mllefi i familjes Umajjade tė Kurejshit nuk ishte dhe aq kundėr myslimanėve, sa ishte kundėr Hashimitėve. Qėllimi i tyre pėrfundimtar ishte shkatėrrimi i Islamit. Por nuk mund ta shkatėrronin Islamin pa e vrarė Muhammedin. Ata bėnė shumė pėrpjekje pėr ta vrarė por dėshtuan sepse ai ishte gjithmonė i paarritshėm pėr ta. Ai ishte i sigurt nė “kėshtjellėn” qė Ebu Talibi dhe Hashimitėt e kishin ndėrtuar rreth tij. Umajjadėt me shumė tė drejtė i shėnjestruan Hashimitėt si arsyeja kryesore e dėshtimeve tė tyre nė luftėn kundėr Islamit. Ata kurrė nuk i falėn Hashimitėt pėr pengesat qė u nxirnin nė pėrpjekjet e tyre kundėr Muhammedit.


    Nė ndėrkohė, kishte shumė myslimanė qė nuk i takonin fisit tė Hashimitėve dhe qė tė gjithė qėndruan nė Mekke gjatė kėtij ngujimi. Ata nuk shkuan nė Luginėn e Ebu Talibit bashkė me Hashimitėt. Thuhet se disa prej tyre ishin tė pasur, tė fuqishėm dhe me ndikim dhe ndonėse tė gjithė pretendonin se e donin Profetin e tyre, asnjėri nuk shkoi ta shihte ose ta ndihmonte gjatė kėtyre tre vjetėve. Ata e gėzonin rehatinė dhe sigurinė e shtėpive tė tyre pėr tre vjet me radhė, nė njė kohė kur Profeti Muhammed jetonte nė tehun e shpatės, i rrethuar nga armiqtė e tij tė etur pėr gjak dhe nė njė gjendje pasigurie, ku nuk dihej se ē’tmerre do tė sillte dita tjetėr pėr fisin e tij.


    Ngujimi i Hashimitėve pėrfundoi pas tre vjetėsh nė vitin 619 tė erės sonė dhe ata u kthyen nė Mekke. Dhjetė vjet kishin kaluar qėkur Muhammedi (paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij) e kishte nisur misionin e vet. Bojkoti i Kurejshit nuk i solli rezultatet e pritura sepse edhe pas tij, Hashimitėt nuk dorėzoheshin dhe morali i tyre mbetej i lartė. Nė fund tė ngujimit, dorėzimi i Muhammedit ishte pėr ta po aq i papranueshėm sa ē’kishte qenė nė fillim.


    Hashimitėt dhe bijtė e Muttalibit u kthyen nė shtėpitė e tyre nė Mekke pas tre vjetėsh. Gjatė kėsaj kohe, pasuritė e mėdha tė Hatixhes dhe tė Ebu Talibit ishin shterur. Ata duhej ta rindėrtonin jetėn nga e para duke i vendosur njė nga njė tullat.


    Nėse Kurejshi i dha fund ngujimit tė Hashimitėve, kjo nuk ishte pėr shkakun se qėndrimi i tyre kishte ndryshuar. Ata i dhanė fund rrethimit sepse faktorė tė tjerė kishin hyrė nė lojė. Rrėfimi qė do tė japim mė poshtė, ėshtė i marrė nga burimi mė i hershėm nė lidhje me historinė e Islamit, qė ėshtė biografia (arabisht: Sira) e Profetit tė Islamit nga Muhammed ibn Is’haku. Nė tė pėrshkruhen ngjarjet qė mundėsuan kthimin e Hashimitėve dhe tė pasardhėsve tė Muttalibit nė Mekke, pas tre vjetėsh ngujimi nė Luginėn e Ebu Talibit.


    Heqja e bojkotit


    Benu Hashimi dhe Benu Muttalibi ishin nė Shi’b (luginė) pėr shkak tė bojkotit qė Kurejshi kishte nisur kundėr tyre. Por pastaj, vetė disa pjesėtarė tė Kurejshit ndėrmorėn hapa pėr ta hequr kėtė bojkot. Askush nuk u pėrpoq pėr kėtė gjė mė tepėr se Hisham bin Amri, pėr shkak se ishte i biri i njėrit nga vėllezėrit e Nadla bin Hashim bin Abd’al Menafit nga ana e nėnės dhe me kėtė, ishte i lidhur me Hashimitėt. Ai ishte njeri i rėndėsishėm nė fisin e tij. Kam dėgjuar se derisa dy fiset ishin tė ngujuar nė luginė, ai u sillte deve tė ngarkuara me ushqim deri tek hyrja e ngushtė e grykės dhe pasi i lironte, i godiste devetė qė tė hynin me vrap drejt luginės. Tė njėjtėn e bėri edhe disa herė tė tjera pėr t’u sjellė veshmbathje.


    Ai shkoi tek Zuhajr ibn Ebu Umejje ibn Mugire, nėna e tė cilit ishte Atika, e bija e Abdul Muttalibit, dhe i tha: “A tė vjen mirė tė hash bukė e tė vishesh kur e di gjendjen e dajallarėve tė tu? Ato as mund tė bėjnė tregti me dikė dhe as tė martohen. Pėr Zotin, sikur ata tė ishin dajallarėt e Ebu’l Hakem ibn Hishamit (Ebu Xhehlit) e ti t’i kėrkoje t’i bojkotonte, ai kurrė nuk do tė kishte bėrė njė gjė tė tillė”. Zuhajri ia ktheu: “Po ē’mund tė bėj unė Hashim? Unė jam veē njė njeri i vetėm. Pėr Zotin, sikur tė kisha tė tjerė tė mė pėrkrahnin, do ta hiqja atė bojkot”. Hishami i tha: “Mė ke mua..”. “Shko gjej edhe tė tjerė!”, i tha Zuhajri.


    Kėshtu Hishami shkoi tek Mutim bin Adij dhe i tha: “A jeni tė kėnaqur qė dy fiset e Abdul Menafit tė vdesin derisa ju vazhdoni t’i ndiqni Kurejshėt? Do tė shihni se njė ditė do t’ua bėjnė tė njėjtėn edhe juve”. Ai ia dha pėrgjigjen e njėjtė si Zuhajri dhe kėrkoi tė gjendej njė i katėrt. Kėshtu Hishami shkoi tek Ebu’l Buhtari ibn Hishami, i cili kėrkoi njė tė pestė, tė cilin Hishami e gjeti tek Zama’a bin Esved bin Muttalibi, i cili kėrkoi njė njeri tė gjashtė por Hishami ia pėrkujtoi atij farefisninė dhe detyrat qė kishte ndaj fisit. Zama’a pyeti nė ishin tė gatshėm tė tjerėt pėr tė bashkėpunuar. Tė gjithė u pajtuan tė takoheshin natėn afėr Huxhunit mbi Mekke dhe kur u takuan, vendosėn tė merreshin me punėn e bojkotit derisa ta hiqnin nga fuqia.


    Ditėn tjetėr, kur njerėzit po mblidheshin, Zuhajri u vesh, eci shtatė herė rreth Qabes dhe pastaj tha: “O mekkas! A tė hamė e tė vishemi kur Hashimitėt janė duke vdekur, pa mundur tė shesin e tė blejnė? Pėr Zotin, nuk kam pėr t’u ndalur derisa ky dokument i poshtėr bojkoti tė griset!


    Ebu Xhehli bėrtiti: “Po gėnjen. Ai dokument nuk ka pėr t’u grisur asnjėherė.”.


    Zama’a ia ktheu: “Ti je gėnjeshtari i vėrtetė. Ne nuk e deshėm kėtė bojkot edhe kur u pėrpilua nė fillim”.

    Ebu’l Buhtariu iu bashkėngjit: “Zama’a ka tė drejtė. Ne s’qemė tė kėnaqur me tė qėkur u shkrua dhe nuk jemi tė kėnaqur as tani.”.

    Pas tij shtoi Mutimi: “Qė tė dy keni tė drejtė dhe kushdo qė thotė ndryshe ėshtė gėnjeshtar. Qoftė Zoti dėshmitar se ne distancohemi prej asaj qė thuhet nė atė dokument”. Mė nė fund foli edhe Hishami, i cili i pėrkrahu shokėt e tij.

    Pastaj Mutimi shkoi ta merrte dokumentin pėr ta grisur. Por kur arriti atje, pa se krimbat e kishin ngrėnė gjithė dokumentin pėrveē pjesės ku ishte shkruar “Me emrin tėnd o Zot!”. Kjo ishte formula me tė cilin Kurejshėt i fillonin shkrimet e tyre. Shkruesi i kėtij dokumenti ishte Mensur bin Ikrime-ja”.

    Mutim ibn Adijj e copėtoi pjesėn e mbetur tė dokumentit tė Kurejshit. Copėzat u shpėrndanė nga era dhe nuk mbeti asnjė gjurmė prej tyre mė pas. Ishte kjo njė vepėr qė kėrkonte vendosmėri dhe guxim. Vendosmėri nė pretendimin se Hashimitėt ishin viktima tė padrejtėsisė dhe guxim pėr t’u rebeluar kundėr gjithė Kurejshit. Kjo vepėr e vendosur e tij ishte shenjė se ngujimi i Hashimitėve kishte marrė fund dhe se pjesėtarėt e tyre mund tė ktheheshin nė Mekke. Mutimi dhe luftėtarėt e rinj tė fisit tė tij shkuan me kuajt e tyre drejt luginės, tė armatosur deri nė dhėmbė. Ata i shoqėruan Muhammedin dhe pjesėtarėt e dy fiseve tė ngujuara gjatė kthimit tė tyre nė Mekke.


    Dr. Muhammed Hamidullah, nė faqen e dhjetė tė librit “Hyrje nė Islam”, tė botuar nga Federata Ndėrkombėtare Islame e Organizatave Studentore nė Salimiah tė Kuvajtit (1977), shkruan:


    Pas tre vjetėsh, katėr ose pesė jomyslimanė, mė tė njerėzishėm se tė tjerėt dhe pjesėtarė tė fiseve tė ndryshme, e shpallėn publikisht distancimin e tyre nga bojkoti i padrejtė...

    Dr. Hamidullahu e ka shfaqur dėshtimin e bojkotit, si njė fryt tė humanitetit tė “katėr a pesė jomyslimanėve”. Ata, siē thotė autori, “ishin mė tė njerėzishėm se tė tjerėt” dhe ka tė drejtė. Por a ishin vallė edhe mė tė njerėzishėm se vetė myslimanėt qė jetonin nė Mekke? Ėshtė e pabesueshme dhe e vėrtetė se pėrgjigja e kėsaj pyetjeje aspak tė kėndshme ėshtė pozitive. Nė fund tė fundit, pėrveē kėtyre trimave qė ishin tė gjithė jomyslimanė, askush tjetėr nė Mekke nuk u ndje i detyruar qė pėr hir tė humanitetit tė rebelohej kundėr Kurejshit dhe tė vepronte nė mbrojtje tė Hashimitėve.


    Njė tjetėr gjė interesante ėshtė fakti se Zuhajri ndihej i vetėm. Kur Hishami pėr herė tė parė ia pėrmendi atij ngritjen e bojkotit kundėr Hashimitėve dhe e kritikoi se bėhej i shurdhėr ndaj vuajtjeve tė tė ngujuarve dhe se dėshtonte nė eliminimin e kėsaj vuajtjeje, ky i fundit ia ktheu: “Po ē’mund tė bėj unė o Hisham? Unė jam veē njė njeri i vetėm. Pėr Zotin, sikur tė kisha tė tjerė qė tė mė pėrkrahnin, do ta hiqja atė bojkot”.


    Pėrgjigja e Zuhajrit ėshtė intriguese. Pėrse ndihej i vetėm? Pėrse nuk mendoi ta merrte pas vetes pėrkrahjen e myslimanėve qė ishin nė Mekke? Nė fund tė fundit, sipas historianėve, disa nga myslimanėt e Mekkes ishin njerėz tė rėndėsishėm e tė pasur dhe kishin ndikim tek idhujtarėt. Por pėr ndonjė arsye misterioze, as Zuhajri dhe as shokėt e tij nuk menduan se mund t’i merrnin edhe myslimanėt nė “ekipin” qė i solli fund ngujimit tė Hashimitėve.


    Zuhajri me shokė arritėn t’i kthenin Hashimitėt nė qytet. Por me veprėn e tyre, ata demonstruan se myslimanėt qė kishin mbetur nė Mekke nuk ishin dhe aq tė “pazėvendėsueshėm” pėr Muhammedin dhe pėr Islamin. Ėshtė njė paradoks i historisė sė Islamit fakti se dora qė u shtri pėr ta grisur dokumentin e bojkotit tė Kurejshit kundėr Hashimitėve nuk ishte dora e njė myslimani por pikėrisht e njė “jobesimtari” tė quajtur Mutim ibn Adij. As Mutimi dhe as shokėt e tij si Hisham ibn Amr, Zuhajr bin Ebu Umejje, Ebu’l Buhtari bin Hisham dhe Zama’a el-Esved nuk ishin myslimanė. Por qė tė pestė ishin trima me moral shembullor, tė cilėt nuk e gėlltisnin dot padrejtėsinė qė u bėhej Hashimitėve. Ata nuk u ndalėn derisa e sollėn nė vend drejtėsinė.


    Teknikisht, kėta pesė trima nuk ishin myslimanė. Por vetėm ata e patėn guximin dhe vendosmėrinė e duhur pėr ta mbajtur nė kėmbė njė princip tėrėsisht islamik siē ėshtė drejtėsia. Ata e sollėn nė vend drejtėsinė dhe me kėtė vepėr tė tyre, fituan pėrjetshmėri nė sagėn e Islamit. Nė anėn tjetėr, myslimanėt jo vetėm qė nuk vepruan dot por as qė protestuan kundėr cinizmit dhe arrogancės Kurejshe nė ngujimin e Hashimitėve. Pėr tre vjet me radhė, ata mbajtėn njė distancė tė sigurt dhe njė heshtje aspak bindėse. Me sa duket, veprat e tyre kontrolloheshin vetėm nga ndjenja e kujdesit dhe e sigurisė. Andaj gjithė ē’bėnė ata ishte shtyrja e veprimit pėr mė vonė dhe vėzhgimi nga anash si spektatorė tė painteresuar.

    11. Vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit (viti 619)


    Falė trimėrisė sė pesė burrave nga Mekkeja, Hashimitėt tani mund tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Por pikėrisht kur kishte filluar disi tė pėrmirėsohej gjendja e tyre, pas njė jete tė vėshtirė trevjeēare nė njė grykė malore, Hatixheja, e shoqja, pėrkrahėsja e ndjekėsja e Muhammedit dhe bamirėsja e tė gjithė myslimanėve, u sėmur dhe vdiq. Gjatė gjithė jetės, ajo kishte jetuar nė luks dhe nė pasuri por tre vitet e fundit nė ngujim kishin qenė pėr tė njė lodhje e tepėrt, e cila tani po jepte pasoja.


    Siē u tha edhe mė sipėr, Hatixheja ishte personi i parė qė pranoi se Zoti ėshtė njė dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij pėr njerėzimin. Nderi dhe lavdia e tė qenit besimtarja e parė nė botė i takon pėrjetėsisht asaj. Ajo e sakrifikoi pėr Islamin gjithė rehatinė e saj, pasurinė dhe shtėpinė qė kishte, pėr ta sakrifikuar mė nė fund edhe jetėn. Pa dyshim, sikur tė jetonte nė shtėpinė e saj tė madhe e tė rehatshme nė Mekke, e rrethuar nga shėrbėtoret e saja, ajo do tė kishte jetuar edhe mė gjatė. Por ajo preferoi tė qėndronte pranė tė shoqit dhe fisit tė tij dhe ta ndante me ta barrėn e jetės. Gjatė ngujimit, ajo jo vetėm qė vuajti nga uria dhe etja por gjithashtu edhe nga vapa e verės dha nga ftohtėsia e dimrave. Por askush nuk dėgjoi ndonjėherė tė ankohej dhe kurrė nuk e panė ta humbte durimin. Pa dallim nė kalonin kohė tė mira ose tė vėshtira, pa dallim nė ishte e pasur ose krejt e varfėr, ajo ishte gjithnjė me fytyrė tė qeshur. E tillė ishte edhe gjatė ngujimit. Varfėria dhe shkelja kurrė nuk e prishėn disponimin e saj dhe sjelljen. Pikėrisht sjellja e saj ishte njė burim i pashtershėm fuqie, rehatie dhe guximi pėr tė shoqin, nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė tij.


    Gjatė viteve tė kaluara nė ngujim, Hatixheja e harxhoi gjithė pasurinė e saj duke i blerė pėr fisin e tė shoqit gjėrat e nevojshme si ushqimi, uji dhe veshmbathjet. Kur u kthye nė shtėpi, e gjithė pasuria e saj ishte shterur, aq sa kur vdiq, nuk kishte para tė mjaftueshme as pėr tė blerė njė qefin. Njė xhybe e tė shoqit u pėrdor si qefin pėr Hatixhen dhe ajo u varros e mbėshtjellė me tė.


    Muhammedi nuk u martua me asnjė grua tjetėr derisa ishte gjallė Hatixheja dhe sikur tė mos vdiste, mbase kurrė nuk do tė martohej edhe njėherė.

    Edward Gibbon


    Gjatė 24 vjetėve tė martesės sė tyre, burri i ri i Hatixhes nuk e pėrdori tė drejtėn e tij pėr t’u martuar me njė grua tjetėr dhe krenaria dhe butėsia e kėsaj zonje kurrė nuk u ofendua nga prania e njė rivaleje. Pas vdekjes sė saj, Profeti e vendosi atė nė shkallėn e katėr grave tė pėrsosura, bashkė me motrėn e Mojsiut, nėnėn e Krishtit dhe me Fatimen, vajzėn e tij mė tė dashur (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”).



    Sir John Glubb


    Hatixheja ishte ndjekėsja e parė e Muhammedit. Qė nga ēasti i thirrjes sė tij tė parė deri nė vdekjen e saj pas nėntė vjetėsh, ajo kurrė nuk u dorėzua. Kurdo qė ai tė ofendohej ose tė sulmohej, e dinte se kur tė kthehej nė shtėpi do tė gjente njė fytyrė tė qeshur e tė dashur pėr ta rehatuar. Me qetėsinė e saj, ajo ishte pėrherė pranė tij qė t’ia rikthente guximin dhe t’ia lehtėsonte barrėn e frikės. (“Jeta dhe koha e Muhammedit”, Nju Jork, 1970)

    Biografi i Profetit Ibn Is’haku thotė se kur erdhi shpallja e dytė pas njė afati tė gjatė kohor nga e para, Hatixhesė iu dėrgua njė lėvdatė hyjnore dhe njė pėrshėndetje nga Zoti. Kjo porosi iu soll Muhammedit nėpėrmjet Xhibrilit dhe kur ai ia pėrcolli Hatixhes, ajo tha: “Zoti ėshtė paqja (selami) dhe e gjithė paqja ėshtė prej Tij. Paqja qoftė mbi Xhibrilin!”

    Muhammedi pėrherė e kujtoi Hatixhen me dashuri, me mirėnjohje dhe me mallėngjim tė thellė. Gjatė sėmundjes sė saj tė shkurtėr, ai ndenji gjithė natėn pa gjumė duke u kujdesur pėr tė, duke e qetėsuar dhe duke iu lutur Zotit. Ai i tha se Zoti i kishte ndėrtuar njė pallat nga perlat e Parajsės. Vdekja e saj do t’ia mbushte zemrėn plot dhimbje.


    Hatixheja vdiq nė ditėn e dhjetė tė muajit Ramazan tė vitit tė dhjetė pas Shpalljes. Ajo u varros nė Huxhun, nė rrethinat e Mekkes. Pas varrimit, vetė i Dėrguari e rrafshoi dheun e varrit tė saj. Njė muaj pas vdekjes sė Hatixhes, Profeti pėrjetoi njė goditje tjetėr me vdekjen e Ebu Talibit, xhaxhait dhe mbrojtėsit tė tij. Ebu Talibi kishte qenė mburoja e Islamit qė nga lindja e kėsaj feje. Vdekja e kėtyre dy njerėzve tė dashur ishte goditja mė e madhe qė Muhammedi do ta pėrjetonte nė jetėn e tij. Kėtė vit e quajti “Viti i pikėllimit”. Viti 619 ishte pėr Muhammedin njė vit i pikėllueshėm nė mė shumė aspekte. Vdekja e tė dashurve tė njė njeriu ėshtė njė shkak i natyrshėm pikėllimi. Por nė kėtė rast, vdekja e kėtyre dy personave nuk ishte vetėm njė pėrvojė subjektive e Muhammedit. Ai shumė shpejt do ta shihte kuptimin e humbjes sė tyre nė ndodhitė qė do tė vijonin.

    Ibn Is’hak

    Hatixheja dhe Ebu Talibi vdiqėn nė po tė njejtin vit, njėri pas tjetrit. Hatixheja kishte qenė njė pėrkrahėse besnike e Muhammedit nė Islam dhe ai i ndante me tė problemet e tija. Me vdekjen e Ebu Talibit, ai humbi forcė nė mbrojtjen kundėr fisit tė tij. Ebu Talibi vdiq tre vjet para shpėrnguljes pėr nė Medine dhe pikėrisht atėherė, Kurejshi filloi ta sulmonte me njė ashpėrsi, me tė cilėn s’do tė guxonte mė parė gjatė jetės sė Ebu Talibit. Njė djalė i ri madje, i hodhi pluhur mbi kokė.
    Hishami pėrcjell nga i ati Urva-ja, se Profeti njė ditė shkoi nė shtėpinė e tij dhe po thoshte: “Kurejshi kurrė s’mė ka trajtuar kėshtu derisa ishte gjallė Ebu Talibi” (“Jeta e tė Dėrguarit tė Zotit”).

    Washington Irving

    Muhammedi shumė shpejt e kuptoi se ē’do tė thoshte vdekja e Ebu Talibit, i cili nuk kishte qenė vetėm njė i afėrt i dhembshur por edhe njė mbrojtės i vendosur e i fuqishėm, falė ndikimit tė madh qė kishte nė Mekke. Pas vdekjes sė tij, nuk kishte asgjė qė ta pengonte dhunėn e Ebu Sufjanit dhe tė Ebu Xhehlit.


    Fati i Muhammedit po bėhej gjithė mė i errėt nė vendlindjen e tij. Hatixheja, ndihmėsja e tij, mikesha e vetmisė dhe besimtarja e devotshme e doktrinės sė Muhammedit, kishte vdekur. Kishte vdekur edhe Ebu Talibi, mbrojtėsi i tij besnik dhe i fortė. I mbetur pa ndikimin mbrojtės tė kėtij tė fundit, Muhammedi ishte bėrė i huaj nė Mekke, i detyruar tė fshihej dhe t’u bėhej barrė atyre qė pėr shkak tė doktrinės sė tij po pėrndiqeshin (“Jeta e Muhammedit”).

    Me fjalinė “t’u bėhej barrė atyre qė pėr shkak tė doktrinės sė tij po pėrndiqeshin”, historiani nė fjalė ka shprehur njė mendim me tė cilin nuk mund tė pajtohemi. Muhammedi kurrė nuk ka qenė barrė pėr tė tjerėt. Pjesėtarėt e fisit tė tij, pra Hashimitėt, e shihnin si privilegj dhe nder mbrojtjen e tij nga armiqtė.

    Sir William Muir


    Sakrificat qė Ebu Talibi dhe familja e tij i bėnė pėr hir tė Muhammedit, ndonėse akoma nuk e besonin mesazhin e tij, flet pėr karakterin e tij fisnik dhe bujar. Kėto sakrifica flasin nė tė njėjtėn kohė edhe pėr sinqeritetin e Muhammedit. Ebu Talibi nuk do t’i bėnte gjithė ato gjėra pėr njė gėnjeshtar sepse ishte mė se i aftė nė vlerėsimin e njerėzve.


    Kur ndjeu se jeta e tij po i afrohej fundit, ai e mblodhi familjen, bijtė e Abdul Muttalibit, dhe mbasi e la tė nipin e tij nė mbrojtje tė tyre, vdiq i qetė. Ai u varros jo shumė larg varrit tė Hatixhes. Muhammedi vajtoi pėr xhaxhain e tij dhe ky vajtim nuk ishte pa shkak. Pėr dyzet vjet, ai kishte qenė miku i tij besnik, mbėshtetja e tij nė fėmijėri, mbrojtėsi i rinisė sė tij dhe kėshtjella e tij nė vitet nė vijim. Vetė mosbesimi i tij e kishte rritur ndikimin qė kishte. Pėr sa kohė qė ishte gjallė Ebu Talibi, Muhammedi s’kishte pse t’u trembej sulmeve dhe dhunės. Por pas tij, nuk kishte njeri qė tė mund ta mbronte nga armiqtė. Njė Hatixhe e dytė mund tė gjendej por jo edhe njė Ebu Talib i dytė (“Jeta e Muhammedit”, 1877).
    Sir John Glubb


    I Dėrguari dha pėrpjekje tė mėdha pėr ta bėrė Ebu Talibin t’i pėrsėriste dėshmitė e besimit islam por ky i fundit vetėm qėndronte i heshtur derisa vdiq. Ebu Talibi ėshtė pėr ne njė karakter tėrheqės. Fjalėhapur, besnik dhe simpatik, ai i pėrballoi vuajtjet, humbjet dhe kontradiktat pėr ta mbrojtur tė nipin, ndonėse nuk i besonte fjalėt e tija. Myslimanėt nuk e konsiderojnė atė njė hero sepse vdiq si jobesimtar. Megjithatė, sikur tė mos ishte guximi i vendosur, me tė cilin ai qėndroi pranė tė nipit, Islami mbase do tė kishte vdekur qė nė djep... (“Jeta dhe koha e Muhammedit”, Nju Jork, 1970).

    Mė sipėr i kam pėrcjellė pikė pas pike fjalėt e Sir William Muir dhe Sir John Glubb. Ata kanė lėnė tė kuptohet se Ebu Talibi vdiq si jobesimtar. Sikur tė pyeteshin pėr kėtė pretendim, ata do tė sillnin argumente nga Sahihu i Buhariut, nė tė cilin thuhet se kur Ebu Talibi ishte nė prag tė vdekjes, i Dėrguari insistonte qė tė bėhej mysliman por ai thoshte se diēka e tillė do ta turpėronte pėrpara miqve tė tij tė Kurejshit.

    Autori (ose autorėt) e kėtij “hadithi” kanė harruar diēka. Ebu Talibi po vdiste dhe e dinte se nuk kishte pėr t’i parė mė kurrė “miqtė” e tij nga Kurejshi. Ai e dinte se po shkonte nė prani tė Krijuesit tė tij. Nė njė ēast tė tillė, ai vėshtirė se do tė merakosej pėr kėta miq kurejshitė. Qėllimi i tij kishte qenė pėrherė tė fituarit e kėnaqėsisė sė Zotit dhe mė shumė se ē’mund ta vėrtetonin tė tjerėt me fjalėt qė tha, ai e vėrtetoi me veprat e tija se besimi i tij nė Njėshmėrinė e Zotit dhe nė misionin e Muhammedit si i Dėrguar i Tij ishte i fortė dhe i palėkundur. Ai ishte njė besimtar i devotshėm i Islamit. Lidhja e tij e fortė me Islamin mund tė shihet nga vendosmėria e tij dhe dėshmohet nga logjika e fakteve.


    Askush nuk mund ta dojė Muhammedin dhe idhujtarinė njėkohėsisht. Kėto dy dashuri nuk mund tė bashkėjetojnė tek njė person. Dhe nė anėn tjetėr, askush nuk mund ta dojė Muhammedin dhe ta urrejė Islamin. Dashuria pėr Muhammedin dhe urrejtja pėr Islamin nuk mund tė gjenden nė njė vend. Ai qė e do Muhammedin, e do edhe Islamin. Dhe as qė mund tė thuhet se mund ta urresh Muhammedin dhe ta duash Islamin njėkohėsisht. Njė fjali e tillė do tė ishte absurde.


    Nė ka diēka pėr tė cilėn nuk dyshon askush nė historinė islame, ėshtė pikėrisht dashuria e Ebu Talibit pėr Muhammedin. Siē u tha mė sipėr, Ebu Talibi dhe e shoqja Fatima bint Esad, e deshėn Muhammedin siē i donin fėmijėt e tyre. Burrė e grua, ata ishin gjithmonė tė gatshėm pėr t’i sakrifikuar bijtė e tyre pėr hir tė Muhammedit. Njė dashuri e tillė mund tė kishte vetėm njė burim, atė tė besimit tek Muhammedi dhe tek Islami. Gruaja e Ebu Talibit Fatima bint Esad, gruaja qė e rriti Muhammedin, ishte femra e dytė qė e pranoi Islamin pas Hatixhes.


    Ebu Talibi ishte tejet krenar qė Muhammedi, djali i vėllait tė tij Abdullahut, ishte zgjedhur nė mesin e krijesave tė Zotit pėr tė qenė i Dėrguari i Zotit pėr njerėzimin. Muhammedi ishte dashuria dhe krenaria mė e madhe e Ebu Talibit.


    Veprat e lavdishme tė Ebu Talibit janė njė pjesė e pandashme e historisė sė Islamit. Asnjė tregim mbi Islamin nuk do tė ishte i plotė, sikur nė tė tė mos pėrshkruhej roli i tij si mbrojtės i Muhammedit dhe i Islamit. Veprat e tija janė dėshmia mė e qartė e besimit tė tij nė Zotin dhe nė tė Dėrguarin e Tij.


    Zoti i bekoftė robėrit e tij tė devotshėm Hatixhen, Ebu Talibin dhe tė shoqen, Fatima bint Esad. Qė tė tre ishin “mjetet”, me tė cilat Ai e forcoi Islamin dhe e mbajti nė kėmbė.


    12. Nėna e besimtarėve


    Pėrpara Islamit, Hatixhja ishte Princesha e Mekkes. Kur dielli i Islamit lindi mbi horizont, Allahu ishte i kėnaqur qė ta bėjė atė edhe Princeshė tė Islamit. Allahu gjithashtu ishte i kėnaqur qė ta bėjė atė Nėnėn e Besimtarėve, siē thotė nė Librin e Tij:


    Profeti ėshtė mė afėr besimtarėve se vetė ata, dhe gratė e tij janė nėnat e tyre. (Kur’an, 33:6)


    Shėnim i pėrkthyesit


    “Kjo sure (33) e vendos dinjitetin dhe pozitėn e grave tė Profetit tė shenjtė, tė cilat patėn njė mision tė veēantė dhe pėrgjegjėsi si Nėnat e Besimtarėve. Ata nuk ishin si gratė e zakonshme: duhej t’i udhėzonin gratė nė ēėshtjet shpirtėrore, t’i vizitonin dhe ndihmon ata qė ishin tė sėmurė ose tė shqetėsuar, dhe tė bėnin detyra tė tjera tė mira nė ndihmė tė misionit tė Profetit.” (A. Jusuf Ali)


    Titulli Nėna e Besimtarėve duket se ishte krijuar nė veēanti pėr Hatixhen. Pa Hatixhen, ky titull e humb kuptimin. Ajo dhe vetėm ajo ua dha besimtarėve dashurinė e shenjtė qė vetėm njė nėnė mund ta jep. Njė nėnė mund tė jetė e uritur, por nėse fėmijėt e saj janė tė uritur, ajo nė fillim do t’i ushqej ata. Kjo ka ndodhur nė shumė raste nė histori, nė veēanti gjatė luftėrave dhe kohės sė urisė. Fakti se fėmijėt e saj janė tė ushqyer mirė dhe tė kėnaqur, mjafton qė ta bėj njė nėnė tė lumtur dhe tė kėnaqur, dhe mjafton qė ta bėj atė ta harrojė urinė dhe etjen e vetė. Dashuria e njė nėne ėshtė e pakushtėzuar; tė mbron dhe mbėshtjellė nga gjithēka.


    Shumica e muslimanėve tė Mekkes ishin tė varfėr. Ata nuk kishin burim tė ardhurash, dhe nuk kishin mjete pėr tė bėrė njė jetesė nė njė qytet jeta ekonomike e tė cilit kontrollohej nga njė aleancė idhujtarėsh. Anėtarėt e aleancės kishin sjellė njė dekret qė askush tė mos ia jep pagėn njė muslimani pėr ēfarėdo pune qė e kishte bėrė ai, dhe askush nuk do blinte asgjė nga ai. Ata e dinin se mungesa materiale kishte ndikim edhe nė trup edhe nė shpirt, dhe erdhėn nė pėrfundim se kur rezistenca muslimane tė thyhej nėpėrmjet dobėsimit ekonomik, ata do ta mohonin Islamin, dhe do ta braktisnin Muhammedin. Njėkohėsisht qėllimi i kėsaj politike ishte t’i linin muslimanėt tė vdisnin urie. Por, Hatixheja i ushqente muslimanėt e varfėr, ditė pėr dite, qė askush nga mesi i tyre tė mos rrinte kurrė i uritur, dhe ajo ju siguroi strehė atyre. Pėr tė, bamirėsia nuk ishte asgjė e re, por numri dhe sfera e pėrkushtimit ishin; ajo harxhoi shumė para pėr tė varfrit dhe tė pastrehėt e Mekkes, dhe kėshtu i pengoi qėllimet e aleancės.


    Mbėshtetja qė Hatixheja ja dha komunitetit musliman nė Mekke, ishte e domosdoshme pėr mbijetimin e Islamit. Mbėshtetja e saj ia garantoi mbijetesėn komunitetit musliman kur ai ishte nė njė gjendje bllokade. Nė kėtė kuptim, ajo e shkroi historinė, historinė e Islamit.


    Tė gjitha gratė e Muhammed Mustafait, tė Dėrguarit tė Allahut, janė Nėnat e Besimtarėve; por ndėrmjet tyre dhe Hatixhes ka njė dallim themelor. Tė gjitha gratė me tė cilat ai u martua nė Medine, morėn njė pagė nga Thesari Publik (ar. Bejt-ul Mal). Disa prej tyre pretendonim privilegje tė veēanta, dhe kėrkonin “tė pėrfitonin” nga ai. Thanė se pagat qė ju jepeshin nuk ishin tė mjaftueshme pėr nevojat e tyre, dhe nuk mund tė blinin mjaftueshėm ushqim nga ajo.


    Hatixheja, nė anėn tjetėr, asnjėherė nuk kėrkoi diēka nga burri i saj. Larg nga tė kėrkuarit qė ai tė sjellė diēka pėr tė, ajo e bėri ēantėn e saj njė thesar publik pėr muslimanėt. Nė Mekke nuk kishte Bejt-ul Mal, dhe ishte zemėrgjerėsia e pafund dhe pasuria e pakufishme e Hatixhes qė e shpėtuan Komunitetin e Besimtarėve qė tė mos vdiste urie. Ajo ishte aq e kujdesshme pėr mirėqenien e ndjekėsve tė burrit tė saj saqė nuk e kurseu as qindarkėn e fundit qė e kishte, dhe e harxhoi pėr ta.


    Le ta bekojė Zoti robin e tij, Hatixhen, Nėnėn e Besimtarėve, mė tė pėrsosurėn.


    Hatixheja si njė nėnė


    Dr. Muhammed Ikbali (v. 1938) ishte poet-filozof i Indo-Pakistanit. Ai ishte gjithashtu njė katalizator nė rilindjen e muslimanėve nė shekullin e njėzetė. Ai thotė se si njė krijuese, njė nėnė radhitet vetėm pranė Vetė Zotit. Ajo sjellė jetė tė re nė botė, qė do tė thotė, ajo krijon; dhe ky veprim – veprimi i tė sjellit jetė tė re nė botė ose vepra e tė krijuarit, thėrret nė sakrificė. Gjatė sjelljes sė jetės sė re nė botė, njė nėnė e rrezikon jetėn e vetė. Prandaj ajo e meriton nderin dhe respektin mė tė madh. Ajo qė e bėn atė ta sakrifikojė jetėn e saj ėshtė dashuria – dashuria e fėmijės sė saj. Dashuria pėr fėmijėn e saj ėshtė dashuria mė e shenjtė. Nė shenjtėri, dashuria e njė nėne pėr fėmijėn e saj radhitet e dyta pas dashurisė sė Vetė Zotit.


    Hatixheja ishte nėnė krenare e tre fėmijėve – dy djemve dhe njė vajze, siē u tha mė parė. Tė dy djemtė, Kasimi dhe Adullahu – kur vdiqėn ishin akoma fėmijė. Fėmija i saj i fundit dhe i vetmi qė mbijetoi ishte vajza e saj, Fatime Zahra.


    Nėse Hatixheja ishte nėna ideale, Fatime Zahra ishe vajza ideale.


    Fatime Zahra, vajza ideale e Muhammed Mustafasė dhe Hatixhes, gjithashtu u bė nėna ideale. Ajo ishte nėna e dy djemve – Hasanit dhe Husjenit – dhe e dy vajzave – Zejnebit dhe Umm Kulthumit.


    Hatixheja dhe Fatime Zahra -nėna dhe vajza – ishin dy nga vetėm katėr gratė e pėrsosura nė botė. Qė tė dyja e bėnė amėsinė tė shenjtė. Ata i sollėn madhėshti dhe nder amėsisė.


    Siē u tha mė herėt nė kėtė libėr, gratė nuk kishin status nė Arabinė paraislame. Nė shoqėrinė arabe tė mbizotėruar nga meshkujt ata ishin shfrytėzuar pa mėshirė dhe ishin trajtuar si bagėti. Muhammed Mustafai, i Dėrguari i Allahut, i dha fund shfrytėzimit tė tyre nga burrat, dhe ju dha atyre njė status qė ata nuk e kishin nė asnjė shtet, nė asnjė kohė. Pėr nėnat, tha:


    “Parajsa ėshtė nėn kėmbėt e nėnės.”


    Kjo do tė thotė se askush nuk mund tė gėzojė shpresėn e tė hyrit nė parajsė nėse e ka hidhėruar nėnėn. Pranimi nė parajsė varet nė mundėsin e tė fituarit tė shpėtimit, dhe ai qė e ka hidhėruar nėnėn, asnjėherė nuk do ta fitojė shpėtimin.


    Profeti i Islamit prandaj e ka bėrė fitimin e kėnaqėsisė sė nėnės, njė gruaje, njė parakusht pėr fitimin e shpėtimit dhe hyrjes nė parajsė.

    13. Gruaja e pėrsosur


    Ka pasur shumė gra nė historinė e botės qė janė bėrė tė madhėrishme dhe tė mirėnjohura si pasojė e veprave tė tyre tė mėdha. Njerėzimi me tė drejtė mund tė jetė krenar me to.


    Por nė tė gjithė historinė e botės, ekzistojnė vetėm katėr gra qė mund tė barazohen me standardet e larta tė madhėshtisė sė vėrtetė dhe pėrsosmėrisė qė janė vendosur nga Islami. Ata i arritėn kėto standarde nėpėrmjet shėrbimeve tė tyre tė mrekullueshme nė rrugė tė Zotit. Muhammed Mustafa (s.a.a.), Profeti i Islamit, pranuesi i shpalljes hyjnore dhe interpretuesi i saj, i ka identifikuar kėto katėr gra, qė janė:


    1. Asija, gruaja e Faraonit
    2. Merjemja (Maria), nėna e Isės (Jezusit)
    3. Hatixheja, vajza e Khuvejlidit dhe
    4. Fatima Zehraja, vajza e Muhammed Mustafasė (s.a.a)

    Muhammed Mustafai (s.a.a.) gjeti vetėm katėr gra tė pėrsosura nė gjithė historinė e njerėzimit. Nga kėto katėr, dy tė fundit i takojnė familjes sė njėjtė dhe janė Hatixheja dhe Fatimeja, nėnė e bijė. Hatixheja ishte imazhi i shpirtit tė pėrsosur. Nė pjesėn tjetėr tė njerėzimit, gratė e vetme qė mund tė kualifikoheshin si tė pėrsosura, do tė ishin gratė e tjera tė Muhammed Mustafasė. Por vetė ai e dha vendimin pėrfundimtar pėr kėtė ēėshtje dhe ky vendim mbeti i pandryshuar. Ai, nga tė gjitha gratė e tija, e pėrmendi vetėm Hatixhen si grua tė pėrsosur dhe, me kėtė, i pėrjashtoi, si me dekret, gratė e tjera tė tij nga grupi i grave tė pėrsosura.

    Hatixheja i kombinonte nė personalitetin e saj tė gjitha cilėsitė qė pėrputhen me pėrsosmėrinė. Nėse asaj do t’i kishte munguar ndonjė nga kėto cilėsi, burri i saj nuk do ta kishte klasifikuar atė si tė pėrsosur. Dhe nuk ka dėshmi se ajo kishte ndonjė nga dobėsitė qė thuhet se gjenden rregullisht nė natyrėn femėrore.


    Njė nga dobėsitė karakteristike tė grave ėshtė xhelozia. Hatixheja ishte e paprekur nga xhelozia e ēfarėdo lloji. Ajo ishte njė grua qė gjeti pėrmbushje, lumturi dhe kėnaqėsi nė dhurimin e gjėrave. Ishte njė mbėshtetėse bujare e tė varfėrve. Ajo ishte mė e lumtur kur i ushqente tė uriturit dhe kur i ngushėllonte tė pikėlluarit. Pėr veprat e tė ushqyerit dhe ngushėllimit tė tė uriturve ajo nuk kishte nevojė pėr njė pėrpjekje tė vullnetit. Pėr tė, kėto gjėra ishin tashmė njė veprim refleksiv.


    Siē ishte e ēliruar nga xhelozia, ajo ishte e ēliruar edhe nga cinizmi. Njė gjė qė nuk e bėri asnjėherė ishte ta lėndonte dikė. Ajo asnjėherė nuk u tall me ndonjė grua; asnjėherė nuk u mundua ta poshtėronte dikė; asnjėherė nuk shprehi urrejtje ndaj dikujt; asnjėherė nuk u shfaq e zemėruar ose e ligė dhe kurrė nuk i gjykonte njerėzit. Ajo asnjėherė nuk shqiptoi ndonjė fjalė tė ligė ose njė fjalė pėrbuzėse kundėr dikujt. Besnike siē ishte ndaj cilėsive tė njė zemre tė kuptueshme, ajo ishte e kujdesshme ndaj ndjenjave tė grave mė tė pėrulura dhe tė varfra, dhe ajo shqetėsohej nga shqetėsimi i njerėzve tė tjerė.


    Ishte njė kohė kur Hatixheja njihej si “Princesha e Tregtarėve” dhe “Princesha e Mekkes”. Pastaj erdhi njė kohė kur pasuria e saj e madhe ndryshoi pronar. Nga duart e saja, ajo kaloi nė duart e Islamit. Ajo ishte e pasur dhe u bė e varfėr nė kuptimin material. Ajo e kėmbeu njė jetė luksoze me njė jetė tė thjeshtė. Por asgjė nuk ndryshoi nė temperamentin e saj. Ajo mbeti e lumtur, zemėrgjerė dhe ideale si mė parė. Ajo kalonte mė shumė kohė se kurrė nė devotshmėri ndaj Allahut, dhe nė shėrbim tė tė Dėrguarit tė Tij, dhe sigurisht, asnjėherė nuk e harronte mirėqenien dhe mbarėvajtjen e komunitetit tė besimtarėve.


    Vargu vijues nė Kur’anin Fisnik mbase i referohet pikėrisht asaj:


    Dhe nė mesin e tyre ka tė tillė qė janė tė parėt nė vepra tė mira. Ky ėshtė bekimi mė i lartė. (Kur‘an, 35:32)


    Hatixheja, si njė idealiste, ishte e para nė kryerjen e “veprave tė mira”. Ajo kishte njė shenjtėri tėrheqėse rreth vetes. Nėpėrmjet “veprave tė mira” ajo u bė pranuese e “bekimeve mė tė larta” nga qiejt.
    Hatixheja ishte gruaja ideale, bashkėshortja ideale pėr Muhammed Mustafanė (s.a.a.), nėna ideale pėr fėmijėt e saj dhe nėna ideale e besimtarėve.


    Besimi nė mėshirėn e Zotit ishte burimi prej tė cilit Hatixheja i mori pėrgjigjet e jetės sė saj. Ajo ishte e pajisur me atė qė Kur’ani Fisnik e ka quajtur kalb salim (= zemėr e pastėr) nė vargun 89 tė kapitullit 26. Kalb salim ėshtė definuar nga A. Jusuf Aliu, pėrkthyesi dhe komentuesi i Kur’anit Fisnik, si vijon:


    “Njė zemėr qė ėshtė e pastėr dhe e paprekur nga sėmundje qė i lėndojnė tjerėt. Meqė zemra, nė arabisht, nuk definohet vetėm si vendi i ndjenjave dhe i dhembshurisė, por edhe i inteligjencės dhe veprimeve, kjo fjalė nėnkupton tė tėrė karakterin e personit.”


    Simetria e karakterit tė Hatixhes ishte njė tregues pėr zemrėn e saj tė pastėr (ar. kalb salim).


    Hatixheja ishte e lindur me njė kalb salim, pra me “zemėr tė pastėr”, ashtu siē lindin vetėm tė zgjedhurit e Allahut. Ishte njė zemėr e mbushur me bindje tė thella, pėrkushtim ndaj Islamit, dhe me dashuri dhe mirėnjohje ndaj Allahut.

    14. Zemėrgjerėsia

    Hatixheja, princesha e Arabisė, dhe Muhammed Mustafai (s.a.a.) u martuan nė vitin 595 pas Krishtit. Pas pesėmbėdhjetė vjetėsh, Muhammedi (s.a.a.) u zgjodh nga Allahu si i Dėrguari i Tij. Si i dėrguari i Zotit, detyra e tij ishte tė pėrhapte Islamin nėpėr botė. Qė nga ai ēast, gjithēka ndryshoi pėr Hatixhen. Ajo e dhuroi gjithė pasurinė e saj pėr Islamin dhe kjo dhuratė nuk mund tė kishte ardhur nė njė kohė mė tė mirė. Hatixheja i tha tė shoqit se e gjithė pasuria e saj ishte e tija, dhe se ai mund ta shpenzonte si tė kishte dėshirė.


    Zemėrgjerėsia e Hatixhes kishte njė spontanitet shkėlqimtar.


    Muhammed Mustafai (s.a.a.) e “investoi” pasurinė e Hatixhes nė Islam. Nė gjithė historinė e kėsaj feje, nuk ka pasur njė “investim” mė tė mirė. Ky “investim” ishte njė garanci se marshi i Islamit nuk do tė ndalej e madje as nuk do tė vonohej pėr shkak tė mungesės sė mjeteve materiale dhe mbėshtetjes. Ishte njė investim qė, deri mė sot, ėshtė duke paguar “dividentė” tė shumtė, dhe do tė vazhdojė tė paguajė edhe pėr ēdo gjeneratė tė muslimanėve, deri nė fund tė kohės.

    Por pasuria materiale nuk ishte i vetmi investim qė Hatixheja e bėri pėr Islamin. Ajo e investoi nė Islam edhe kohėn e saj, talentin, energjinė, shpirtin dhe zemrėn – njė investim i njohur ndryshe si “pėrkushtim”. Ajo i dinte ėndrrat dhe shpresat e burrit tė saj, dhe i ndante tė gjitha me tė.


    Qėllimi i Hatixhes nė mbėshtetje tė Islamit ishte aq transparent sa Allahu i Madhėruar ishte i kėnaqur ta konsideronte tė Zotit pasurinė e saj. Duke iu drejtuar Profetit (s.a.a.), Zoti thotė:


    A nuk tė gjeti (Zoti) nevojtar dhe tė bėri tė pavarur? (Kur’an, 93:8)


    Shėnim i pėrkthyesit tė Kur’anit:


    Profeti i shenjtė nuk trashėgoi pasuri dhe ishte i varfėr. Dashuria e vėrtetė, e pastėr dhe e sinqertė e Hatixhes, jo vetėm qė e ngriti Muhammedin shumė lart, por e bėri atė tė pavarur nga nevojat e pėrbotshme nė jetėn e tij tė mėvonshme, duke i mundėsuar atij t’ia dedikonte tė tėrė jetėn shėrbimit ndaj Allahut. (A. Jusuf Ali).


    Nėpėrmjet pasurisė sė Hatixhes, Allahu i Madhėruar e bėri tė pasur robin e Tij Muhammedin (s.a.a.).


    Hatixheja dhe dy migrimet drejt Abisinisė


    Dy grupe muslimane u larguan nga Mekkeja nė vitin 615 dhe 616 pėr t’i ikur pėrndjekjes nga kurejshitėt dhe kėrkuan strehė nė Abisini. Numri i pėrgjithshėm i burrave dhe grave nė tė dy grupet ishte rreth njėqind.


    Me disa pėrjashtime, si Osman bin Affani dhe Zubejr bin Avvami, pjesa tjetėr e refugjatėve nė kėta grupe ishin tepėr tė varfėr pėr t’i pėrballuar shpenzimet e udhėtimit pėr nė Abisini. Kush i pajisi karvanėt e tyre dhe kush i pagoi shpenzimet e tyre tė rrugės? Historianėt nuk i janė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje. Por ėshtė shumė e mundshme qė Hatixheja t’i ketė pajisur karvanėt dhe ta ketė financuar shpėrnguljen e muslimanėve prej Mekkes pėr nė Abisini. Nė Mekke, vetėm ajo i kishte burimet pėr tė siguruar njė shpėrngulje tė pėrmasave tė tilla.





    15. Hatixheja dhe Muhammedi (s.a.a.)


    Pėrgjatė pesėmbėdhjetė viteve tė para tė martesės sė saj, detyrat e Hatixhes ishin thjesht ato tė njė amvisje dhe tė njė nėne.


    Nė vitin 610 pas Krishtit, Allahu i Madhėruar e zgjodhi Muhammedin (s.a.a.) si tė Dėrguarin e Tij dhe, prej atėherė, Hatixhes iu shtuan edhe detyra tė reja. Tani, pėrveē qė ishte i shoqi, Muhammedi gjithashtu ishte bėrė udhėzuesi i saj dhe udhėheqėsi nė tė dy botėt, nė kėtė botė dhe nė botėn e pėrtejme. Ajo kishte qenė shumė e ndėrgjegjshme nė punėt e saj si grua dhe nėnė. Por tani, ajo gjithashtu u bė e ndėrgjegjshme edhe nė detyrat e saja si muslimane dhe njė besimtare e vėrtetė (ar. mu’mina). Ajo ishte e lumtur qė Allahu e kishte zgjedhur burrin e saj nga tė gjitha krijesat, pėr t’ia pėrcjellė botės mesazhin e Islamit, dhe ia pėrkushtoi zemrėn, mendjen dhe shpirtin e vet punėve tė tija, pėr t’i bėrė ato edhe mė tė suksesshme.


    Prindėrit e Hatixhes, si prindėrit e Muhammed Mustafasė (s.a.a.), kishin vdekur kur ajo kishte qenė shumė e re. Kėshtu, njėsoj si Muhammedit (s.a.a.), asaj i ishte mohuar dashuria dhe butėsia prindėrore. Edhe ajo edhe burri i saj kishin ngelur jetimė shumė herėt nė jetė, por tė dy ishin tė destinuar pėr t’ua falur dashurinė dhe butėsinė e tyre jetimėve tė botės. Atė qė ata e humbėn nga dashuria dhe butėsia e prindėrve tė tyre, e fituan nė dashurinė dhe mėshirėn e pafundme tė vetė Allahut tė Madhėruar.


    Kur Hatixheja erdhi nė shtėpinė e Muhammedit (s.a.a.) si gruaja e tij, ajo nuk shfaqi kurrfarė interesi pėr luks, kozmetikė, dhurata tė shtrenjta dhe ekzotike etj. Pas martesės sė saj, ajo kishte vetėm njė interes parimor dhe ky nuk ishte tjetėr veēse qė t’i siguronte srehati dhe lumturi tė shoqit. Ajo i siguroi ato duke e shfrytėzuar tė tėrė energjinė dhe vendosmėrinė e saj. Ajo rehatohej vetėm kur ai ishte nė rehati, dhe ishte e lumtur vetėm kur ai ishte i lumtur. Lumturia e tij ishte lumturia e saj.


    Ajo ishte e pajisur me njė gjenialitet dhe njė dorė tė shkathėt, qė e bėnė shtėpinė e burrit tė saj njė parajsė nė kėtė tokė. Roli qė luajti Hatixheja pas shpalljes hyjnore, gjatė misionit tė tė shoqit si i Dėrguari i Zot, ka njė rėndėsi jetike nė historinė e Islamit. Sa dilte nga shtėpia, i Dėrguari vendosej nė vijėn e zjarrit. Paganėt e keqtrajtonin atė me sharjet e tyre dhe e lėndonin me duart e tyre. Puna e tij, e vėshtirė siē ishte, bėhej edhe mė e vėshtire nga fqinjėt e zhurmshėm dhe tė paedukuar. Por sa futej nė shtėpi, Hatixheja e pėrshėndeste atė me njė buzėqeshje qė ia largonte tė gjithė pikėllimet. Ajo i fliste fjalė lumturie, shprese dhe qetėsimi, qė tė gjithė shqetėsimet dhe frika e tij tė zhdukeshin.


    Buzėqeshjet dhe fjalėt e Hatixhes vepronin si njė balsam mbi plagėt qė idhujtarėt ia shkaktonin Muhammedit (s.a.a.) ēdo ditė. Dhe ēdo ditė, Hatixheja ia rigjallėronte shpirtin dhe ia rikthente moralin. Lumturia e saj “e zbuste” shtypjen shkatėrruese tė ngjarjeve tė jashtme, dhe ai ishte i gatshėm tė ballafaqohej pėrsėri me armiqtė e tij me njė vetėbesim tė ri. E vetmja lumturi qė ai e gjeti gjatė atyre viteve tė tmerrit dhe terrorit, ishte koha kur ishte me Hatixhen. Pikėllimet dhe fatkeqėsitė vinin si dallgė, njėra pas tjetrės, duke e kėrcėnuar ta mbulonin tė tėrin, por ajo ishte gjithmonė aty pėr ta rikthyer guximin e tij dhe vendosmėrinė pėr t’i tejkaluar ato. Pėr tė, ajo ishte njė “mburojė” psikologjike kundėr traumės sė dhunės sė vazhdueshme dhe nė rritje tė kurejshitėve.


    Hatixheja e kishte tė njėjtėn ndjesi misioni dhe detyrimi si Muhammedi (s.a.a.) dhe ajo ishte po aq e etur sa ai pėr ta parė Islamin tė triumfonte mbi paganizmin. Etjes sė saj pėr ta parė triumfin e Islamit, ajo i shtoi pėrkushtim dhe fuqi. Kėtė e bėri duke e liruar burrin e saj nga nevoja e tė fituarit tė bukės sė gojės. Pra ajo i mundėsoi atij qė ta pėrqendronte tė tėrė vėmendjen e tij, gjithė energjinė e tij fizike dhe gjithė kohėn pėr pėrparimin e Islamit. Ky ėshtė ndėr kontributet mė tė rėndėsishme qė Hatixheja i ka bėrė pėr punėn e burrit tė saj si njė i Dėrguar i Zotit. Ajo ishte, nė fjalėt e A. Jusuf Aliut: “e tėrė mbėshtetja qė i nevojitej gjatė gjithė atyre viteve tė pėrgatitjes.” Vitet pėrpara shpalljes sė Islamit ishin vėrtet “vitet e pėrgatitjes” sė tij pėr profetėsinė.


    A. Jusuf Ali


    Ditėt dhe netėt i kaloi atje (nė shpellėn Hira) me Zotin e tij. Tė rėnda ishin problemet qė ai i zgjidhte nė mendje, shumė mė tė rėnda dhe tė koklavitura se ai granit i kuq i shkėmbit rreth tij. Ishin kėto probleme qė s’ishin tė tijat, por tė njerėzve tė tij. Pėrsiatej edhe mbi fatin njerėzve, mbi pyetjen e mėshirės sė Zotit dhe mbi konfliktin e lashtė ndėrmjet tė ligės dhe tė mirės, mėkatit dhe mirėsisė sė pafundme hyjnore. (Kur’ani i Shenjtė – Parathėnia e pėrkthimit nė anglisht)


    Ka shumė mundėsi qė Muhammedi, i zgjedhuri i Zotit, ta ketė sistematizuar dhe optimizuar Islamin nė shpellėn e Hirės. Tiparet e Islamit ishin tė shquara dhe qartėsisht tė dukshme nė jetėn e tij personale shumė para se ai tė shpallte formalisht se ishte i Dėrguari i Zotit. Nuk e dimė me saktėsi se sa gjatė zgjatėn “vitet e pėrgatitjes” pėr tė, por kur i kishte mbushur tė dyzetat, struktura e Islamit ishte tashmė e gatshme nė mendjen e tij.


    Koha ishte njė faktor thelbėsor nė sistematizimin e Islamit dhe Hatixheja ishte e vetėdijshme pėr rėndėsinė qė ajo kishte pėr tė shoqin nė punėn e tij. Prandaj ajo krijoi njė mjedis optimal, ku ai do tė mund tė pėrfitonte maksimalisht nga koha, dhe ta shfrytėzonte atė mė sė miri.


    Hatixheja ishte shumė e ndjeshme. Ajo i parashikonte dėshirat e pathėna tė burrit tė saj dhe menjėherė e bėnte atė qė ai do tė kishte dashur tė bėhej. Njėzet e pesė vjet tė jetės martesore kishin krijuar njė pėrshtatshmėri tė plotė tė tė dyve, pikė pėr pike.


    Nė vitin e dhjetė pas shpalljes, Hatixheja vdiq. Vdekja e tė dashurve e tregon dobėsinė e dashurisė sė vdekshme. Por dashuria e Muhammedit dhe Hatixhes nuk ishte e tillė. Ajo ishte e pavdekshme. Kur vdiq Hatixheja, dashuria e Muhammedit pėr tė nuk vdiq. Nė fakt, dashuria e tij pėr Hatixhen jo vetėm qė jetoi mė gjatė se ajo, por nė tė vėrtetė shkoi duke u rritur madje edhe pas vdekjes sė saj. Madje as prania, nė shtėpinė e tij, e nėntė grave tė tjera, nuk mundi t’ia zinte udhėn rritjes sė kėsaj dashurie. Kjo dashuria e tij pėrherė kėrkonte udhė pėr tė dalė nė shesh.


    Nėse Hatixheja i kishte bėrė mirėsi dikujt, edhe sikur ta kishte bėrė vetėm njėherė, Muhammedi (s.a.a.) e mbante mend atė, dhe vazhdonte t’ia shfaqte tė njėjtėn mirėsi atij personi, edhe pas vdekjes sė saj, aq shpesh sa mundej.


    Nė Medine, njėherė erdhi njė grua plakė pėr ta parė Muhammed Mustafanė (s.a.a.) dhe pati disa kėrkesa prej tij. Ai e pėrshėndeti atė pėrzemėrsisht, shfaqi shumė merak pėr mirėqenien e saj dhe sakaq ia pranonte tė gjitha kėrkesat. Kur ajo u largua, Aisheja, e cila ishte njėra nga gratė e tija nė atė kohė, e pyeti atė se kush kishte qenė gruaja. Ai tha: “Kur unė dhe Hatixheja ishim nė Mekke, kjo grua vinte herė pas here dhe e vizitonte atė.”


    Gjatė jetės sė saj, Hatixheja kishte treguar zemėrgjerėsi dhe mirėsi ndaj shumė njerėzve. Pas vdekjes sė saj, Muhammedi (s.a.a.) nuk i harroi kėta njerėz. Kėta pranues tė zemėrgjerėsisė dhe mirėsisė sė Hatixhes, pas vdekjes sė saj, u bėnė subjekt i zemėrgjerėsisė dhe i mirėsisė tė tė shoqit. Nė lidhje me kėtė, Aisheja pėrcillet tė ketė thėnė:


    “Kurdoherė qė therej njė dhi ose njė dele (nė shtėpi), i Dėrguari i Allahut urdhėronte qė mishi i tyre t’u dėrgohej zonjave qė njė kohė kishin qenė shoqe me Hatixhen. Njė ditė e pyeta pėrse e bėnte kėtė, dhe ai tha: “I dua tė gjithė ata njerėz qė e kanė dashur Hatixhen.” (Isaba, vėll. 4, f. 283)


    Allahu i Madhėruar e nderoi shėrbėtoren e Tij tė dashur, Hatixhen, dhe e shpėtoi atė nga vuajtjet e ndarjes sė dashurisė sė tė shoqit me gra tė tjera (nė njė martesė poligame). Pėrgjatė ēerek-shekullit tė jetės si e martuar, ajo dhe vetėm ajo ishte shoqėruesja dhe bashkėshortja e burrit tė saj, Muhammed Mustafasė (s.a.a.). Ata jetuan pėr njėri-tjetrin dhe i ndanė tė mirat dhe tė hidhurat e jetės sė pėrbashkėt.


    Allahu i kishte falur shumė cilėsi tė mrekullueshme karakteri dhe personaliteti shėrbėtores sė Tij, Hatixhes. E pasur siē ishte me virtyte, ajo “i pėrforcoi” ato edhe mė me vepra tė mira pėr Islamin. Ajo i zbukuroi ato cilėsi nėpėrmjet dashurisė pėr Allahun, bindjes ndaj burrit tė saj, dhe shėrbimit ndaj Islamit. Nėpėrmjet dashurisė dhe shėrbimit, ajo u ngrit nė njė pozitė qė nuk mund ta fitonte asnjėra nga gratė e tjera tė Muhammed Mustafasė (s.a.a.).


    Pas vdekjes sė Hatixhes, shumė gra tjera u futėn nė shtėpinė e Muhammed Mustafasė (s.a.a.) si gra tė tija. Disa prej tyre bėnė shumė pak, nė bėnė vėrtet ndonjė gjė, pėr t’i sjellė lumturi, rehati dhe paqe tė Dėrguarit. Nė tė vėrtetė, ata shpesh e bėnė tė kundėrtėn dhe e larguan prej tij lumturinė, rehatinė dhe paqen, duke i sjellė mė shumė pikėllim.


    Vetėm Hatixheja, me afrinė e karakterit tė saj, e bėnte shtėpinė e Muhammed Mustafasė (s.a.a.), tė Dėrguarit tė Allahut, njė “ishull” paqeje, kėnaqėsie dhe lumturie nė njė det konfliktesh dhe grindjesh.


    Ishte vendosur nė qiej qė Muhammed Mustafai (s.a.a.) tė martohej me gruan mė fisnike dhe mė tė kuptueshme nė tė gjithė Arabinė. Nuk ekzistonte grua tjetėr pėrveē Hatixhes. Allahu kishte njė qėllim tė veēantė, tė cilin ajo do ta pėrmbushte. Ndaj martesa e tyre ishte caktim qiellor. Abbas Mahmud Akkadi i Egjiptit, nė librin e tij Aisheja, thotė:


    “Ishte vendimi i veēantė i Allahut qė gruaja e tė Dėrguarit tė Tij tė jetė njė grua aq e ndjeshme dhe e pastėr si Hatixheja.”


    Hatixheja ishte mishėrimi i mėshirės dhe dėlirėsisė. Ajo ishte njė mbrojtėse e idealeve supreme dhe e vlerave mė tė larta nė jetė. Ishte tejet e mundshme qė, po tė mos ekzistonte Muhammedi (s.a.a.), Hatixheja ta kalonte gjithė jetėn e saj nė vetmi. Muhammed Mustafa (s.a.a.) pėrcillet se ka thėnė lidhur me vajzėn e tij, Fatima Zehranė, se pėrveē Ali ibn Abi Talibit, askush nuk ishte i denjė pėr t’u martuar me tė. Do tė ishte po aq e vėrtetė tė thuhej se pėrveē Muhammedit, askush tjetėr nuk ishte i denjė pėr t’u martuar me Hatixhen.


    Sa i pėrket kėsaj, A. Jusuf Ali, pėrkthyesi dhe komentuesi i Kur’anit Fisnik, shkruan si vijon:


    E vetmja martesė rinore e Profetit tė shenjtė ishte martesa e tij e parė – ajo me Hazreti Hatixhen, mė e mira e femrave dhe mė e mira e bashkėshorteve. Ai u martua me tė pesėmbėdhjetė vjet pėrpara se tė ngarkohej me profetėsinė. Jeta e tyre martesore zgjati njėzet e pesė vjet, dhe pėrkushtimi i tyre i ndėrsjellė ishte ndėr mė fisnikėt, gjykuar qoftė sipas standardeve shpirtėrore, qoftė atyre shoqėrore. Nė tė gjallė tė saj, ai nuk pati grua tjetėr, gjė qė ishte e pazakontė pėr njė burrė nė pozitėn e tij. Kur ajo vdiq, ai ishte tashmė 50 vjeē, dhe po tė mos ishte pėr dy shkaqe, mbase nuk do tė ishte martuar asnjėherė, si njė njeri tejet i pėrkorė qė ishte.


    Dy kushtet qė i motivuan martesat e tija tė mėvonshme ishin:


    1. Butėsia dhe mėshira, nė rastet kur ai dėshironte t’u siguronte mbrojtje tė vejave qė vuanin e qė nuk mund tė siguroheshin nė asnjė mėnyrė tjetėr nė atė gjendje tė shoqėrisė. Disa prej tyre, si Sauda bint Zam’a, kishin fėmijė nga martesat e tyre tė mėparshme, tė cilėt duhej tė merreshin nėn mbrojtje


    2. Ndihma nė detyrat e tij tė udhėheqėsisė, pėr gratė, tė cilat duhej tė udhėzoheshin dhe tė mbaheshin tė bashkuara nė familjen e madhe tė Islamit, ku burrat dhe gratė kishin tė drejta tė ngjashme shoqėrore.


    Muhammed Mustafai (s.a.a.), i Dėrguari i Allahut, e shfrytėzoi ēdo lloj mundėsie pėr ta shprehur admirimin dhe dashurinė e tij pėr Hatixhen, si dhe pėr t’i njohur shėrbimet e saja tė mėdha dhe tė rėndėsishme pėr Islamin. Ai e bėri kėtė, nė radhė tė parė, pėr t’iu pėrshtatur urdhrit hyjnor qė gjendet nė vargun vijues tė Kur’anit:


    Dhe pėrkujtoni bekimet e Zotit... (Kur’an, 2:231)
    Dhe fol pėr tė mirat e Zotit tėnd. (Kur’an, 93:11)


    Muhammed Mustafai (s.a.a.), robi dhe i dėrguari i Allahut, mori shumė bekime dhe dhunti prej Tij nėpėrmjet Hatixhes. Dhe tė gjitha i pėrkujtoi dhe i shpalli.


    Pėrveē kėsaj, Muhammed Mustafait (s.a.a.) i pėlqente t’i rikujtonte veprat e madhėrishme tė Hatixhes nė shėrbim tė Allahut dhe tė Islamit, nga dashuria qė kishte pėr tė. Ishte pėr tė njė mėnyrė pėr ta shprehur kėtė dashuri. Gjithashtu, pėr tė ishte njė mėnyrė pėr t’i rikujtuar kohėt qė ai dhe Hatixheja i kishin kaluar sė bashku nė Mekke. Qartazi mund tė shihet se nė kujtimet e tija, ai e “vizitonte” ose e rijetonte tė kaluarėn e tij, siē ndodh nė jetėn e ēdo individi, kur ai kaplohet nga nostalgjia.


    Autorėt e dy librave tė mirėnjohur, El-Isaba (red. El-Isaba fi temjiz es-sahaba nga Ibn Haxher Eskalani) dhe El-Isti’ab (red. El-Isti’ab fi marifat el-as’hab nga Ibn Abd el-Berr), e kanė pėrcjellur nga Hz. Aisheja thėnien nė vijim: “Kurdo qė i Dėrguari i Allahut dilte nga shtėpia pėr tė shkuar diku, atij i kujtohej Hatixheja. Pastaj e lėvdonte dhe lutej pėr tė.”


    Me kalimin e viteve nė martesė, dashuria e Muhammedit dhe Hatixhes u thellua dhe u forcua edhe mė. Me dashurinė e saj, ajo i largoi tė gjithė shqetėsimet e tij, frikėn dhe pikėllimet, siē u theksua mė herėt. Pėr tė pėrdorur njė metaforė orientale, Hatixheja i hoqi tė gjithė gjembat nga jeta e Muhammed Mustafasė (s.a.a.) dhe, nė vend tė tyre, ajo mbolli trėndafila tė dashurisė dhe tulipanė tė ndjeshmėrisė. Kėta trėndafila asnjėherė nuk u vyshkėn, ngjyra e tyre, aroma dhe freskia ishin tė pėrjetshme. Nėse ekzistonte njė martesė qė ishte “e pėrjetshme”, ishte pikėrisht martesa e Muhammedit dhe Hatixhes. Ajo ishte po aq e freskėt nė ditėn e fundit, sa ē’kishte qenė edhe nė tė parėn. Hatixheja mbeti gjithmonė e gjallė nė zemrėn e tij. Ishte emri i saj qė e kishte gjithmonė nė buzė, dhe ishte dashuria e saj qė ia mbushte zemrėn. Ai ishte i lumtur edhe vetėm duke folur pėr tė dhe duke e lėvduar atė.


    Ēdo fjalė dhe ēdo vepėr e Hatixhes e nxirrte nė pah zgjuarsinė e saj. Nė zgjedhjen e burrit tė saj, ajo tregoi intuitė mahnitėse dhe mendjemprehtėsi tė shkallės mė tė lartė. Por intuita dhe mendjemprehtėsia janė dhurata qė mund t’i kenė edhe gratė e tjera, dhe Hatixheja nuk ishte e vetmja grua qė ishte e pajisur me to. I vetmi shpjegim i mundur ėshtė se, nė aktin e t’u martuarit me Muhammedin (s.a.a.), ajo mori njė vendim tė frymėzuar dhe tė udhėzuar nga vetė Allahu i Madhėruar. Ajo nuk mund tė gabonte. Kur e takoi Muhammedin, profetin e ardhshėm tė Zotit, ajo e njohu te ai madhėshtinė e hyjnores dhe e vendosi fatin e saj nė duart e tija tė bekuara. Kėta duar e ngritėn fatin e saj dhe e bėnė atė tė madhėrishėm.



    ________________________________________


    [1] (pėrkthyesi) Fjala arabe “ikre”, e pėrdorur nė kėtė varg, ka dy kuptime dhe mund tė nėnkuptojė si leximin e njė teksti tė shkruar, ashtu edhe recitimin. Si pasojė, ky varg ėshtė pėrkthyer nė tė dy versionet. Nė kėtė rast do tė ishte mbase mė me vend qė tė pėrdorej folja “kėndoj” nė shqip, e cila njėsoj si fjala “ikre”, mund tė nėnkuptojė leximin por edhe recitimin (shih Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe). Megjithatė i jemi shmangur kėtij pėrdorimi tė vjetėruar pėr tė mos lėnė vend pėr keqkuptime dhe e kemi pėrkthyer vargun me foljen “lexoj”, siē ėshtė pėrkthyer edhe nga Efendi Nahiu, Feti Mehdiu dhe Sherif Ahmeti.

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •