Kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj ka dhėnė dorėheqjen nga pozicioni i kreut tė qeverisė.

Shkak ėshtė bėrė thirrja pėr t’u marrė nė pyetje nga Gjykata Speciale qė po heton pėrfshirjen e drejtuesve tė UĒK-sė nė krime tė mundshme gjatė luftės.

Haradinaj tha pas mbledhjes sė qeverisė sė Kosovės se dorėheqja ėshtė e parevokueshme, pasi dėshiron tė shkojė si qytetar i lirė pėrpara Gjykatės Speciale.

“Arsyeja ėshtė se jam ftuar qė tė intervistohem nga Gjykata Speciale. Kam vlerėsuar se nuk mundem tė paraqitem si kryetar i qeverisė por si njė qytetar pėr tė ruajtur nderin e kryetarit tė qeverisė dhe ndaj kam marrė kėtė vendim”, tha midis tė tjerash Haradinaj pėrpara gazetarėve.