Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    110
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit

    PJESA 1

    Aliu i takonte fisit Hashim, mė tė shquarit ndėr arabėt. Brenda kėtij fisi, ai i takonte familjes mė tė famshme, asaj tė Abd’ul-Muttalibit. Abd’ul-Muttalibi kishte pasur dhjetė djem. Nė mesin e tyre ishin edhe Abdullahu, babai i Muhammedit dhe Ebu Talibi, babai i Aliut. Abdullahu dhe Ebu Talibi ishin bijtė e Abd’ul-Muttalibit nga e njėjta grua, ndėrkohė qė djemtė e tjerė ishin nga gratė e tjera tė tij. Nėna e Aliut Fatimeja i takonte gjithashtu fisit Hashim dhe ishte e bija e Esadit, djalit tė Hashimit. Esadi dhe Abd’ul-Muttalibi kishin qenė vėllezėr dhe ajo ishte kushėrira e parė e Abdullahut dhe e Ebu Talibit, me tė cilin ajo do tė martohej mė pas. Nė tė njėjtėn kohė, ajo ishte edhe gruaja qė u kujdes pėr Muhammedin, tė Dėrguarin e Zotit. Ajo e rriti atė bashkė me fėmijėt e tjerė tė saj dhe ai shumė shpesh do ta quante nėnė tė tijėn.


    Ebu Talibi kishte qenė mbrojtėsi i Islamit dhe i Muhammedit. Ai vazhdimisht e mbrojti Islamin dhe Muhammedin dhe qėndroi i palėkundur pėrballė kundėrshtimeve dhe kėrcėnimeve tė paganėve. Edhe nė Mekke edhe nė Medine, Muhammedi shpalli se Aliu ishte vėllai tij nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Aliu kishte qenė heroi i betejės sė Bedrit. Nė tė, nga shpata e Aliut kishte vdekur gjysma e mekkasve tė vrarė. Pikėrisht Aliut Muhammedi ia dha vajzėn e tij tė vetme si grua. Martesėn e Aliut me Fatimenė Zoti e bekoi me fėmijė, tė cilėt do tė ishin nga robėrit mė tė devotshėm tė Zotit.


    Nė betejėn e Uhudit, kur myslimanėt iknin nga fushėbeteja, Aliu ishte i vetmi qė nuk iku dhe qė ia shpėtoi jetėn Muhammedit atė ditė. Nė rrethimin e Medines, ishte Aliu qė e vrau Amr bin Abd Vudin dhe me kėtė e parandaloi pushtimin e Medines dhe masakrimin e popullsisė sė saj. Aliu ishte personi qė e pushtoi kėshtjellėn e Hajberit, pas tė cilės Islami u kthye nė njė shtet tė mirėfilltė me territore tė gjera. Deri nė pushtimin e Hajberit, Islami kishte qenė njė qytet-shtet i kufizuar brenda mureve tė Medines.


    Aliu ishte sekretari qė e shkroi marrėveshjen e Hudejbijes.


    Kur Mekkeja iu dorėzua tė Dėrguarit, Aliu u ngjit mbi shpatullat e kėtij tė fundit dhe i rrėzoi idhujt brenda Qabes. Ai dhe mėsuesi i tij Muhammedi e pastruan Shtėpinė e Zotit njėherė e pėrgjithmonė, duke i larguar tė gjitha shenjat e idhujtarisė dhe tė politeizmit. Nė gjithė kėto gjėra, Aliu ishte bashkėpunėtori i Muhammedit, i cili i krijoi kornizat e Mbretėrisė sė Qiejve mbi tokė.


    Nė betejėn e Hunejnit, myslimanėt u shpėrndanė dhe ikėn sėrish. Dhe sėrish ishte Aliu qė e vendosi veten si mburojė ndėrmjet tė Dėrguarit dhe ushtarėve paganė qė donin ta vrisnin atė. Ai luftoi kundėr tyre deri kur myslimanėt e tjerė u kthyen prapa.


    Nė tetor tė vitit 630 (viti 9 pas Hixhrit), i Dėrguari e udhėhoqi njė ekspeditė pėr nė Tebuk dhe e emėroi Aliun si mėkėmbės tė vetin nė Medine. Nė mesin e shokėve tė Profetit, Aliu ishte mė i dituri dhe kishte njohuri tė mėdha nė lidhje me Kur’anin dhe me interpretimin e tij. Ai ishte mė i miri i gjykatėsve dhe oratori mė i famshėm i arabėve. Pak para vdekjes sė tij, Profeti e pėrgatiti dhe e organizoi njė ekspeditė pėr nė Siri dhe e emėroi Usame bin Zejdin nė krye tė saj. Nė pėrjashtim tė Aliut, tė gjithė muhaxhirėt dhe ensarėt u urdhėruan tė shėrbenin nėn urdhrat e Usames. Aliu u caktua pėr tė qėndruar nė Medine, pranė tė Dėrguarit.


    Nė mbrojtjen e Islamit, ishte pikėrisht familja e Aliut qė do t’i bėnte sakrificat mė tė mėdha. Ubejdullah ibn el-Harithi qė vdiq nė betejėn e Bedrit dhe qė ishte dėshmori i parė i Islamit nė njė fushėbetejė, ishte kushėriri i tij i parė. Masab ibn Umajri dhe Hamza qė u vranė nė betejėn e Uhudit, ishin qė tė dy xhaxhallarė tė tij. Xhafer Tajjari, i cili u vra nė betejėn e Mut’asė ishte vėllai i tij i madh.


    Kur Muhammedi vdiq, Aliu i kreu ritualet e larjes sė trupit tė tij dhe e varrosi atė. Ai e dinte se ē’ishin duke bėrė shokėt e tjerė tė Profetit teksa ai ishte duke e kryer kėtė detyrė tė tijėn. Megjithatė, kjo nuk ia prishi qetėsinė. Ai e mbajti detyrėn e tij para interesave dhe principet para politikės.

    Edward Gibbon

    Lindja, besnikėria dhe karakteri i Aliut, qė e dallonin atė nga pjesa tjetėr e njerėzve tė kohės, mund ta arsyetonin njė pretendim tė tij pėr fronin e zbrazur tė Arabisė. Djali i Ebu Talibit ishte nė tė vėrtetė prijėsi i familjes Hashim dhe mbrojtėsi trashėgimtar i qytetit dhe i tempullit nė Mekke. Drita e profetėsisė ishte humbur tashmė dhe i shoqi i Fatimesė mund ta priste trashėgiminė dhe bekimin e babait tė saj. Arabėt ngaherė kishin qenė tė durueshėm ndaj sundimit tė njė gruaje dhe dy nipėrit e Profetit shumė shpesh ishin pėrkėdhelur nė prehėrin e tij dhe ishin shfaqur nė foltore si shpresa e kohės sė tij dhe si prijėsit e tė rinjve tė parajsės. Tė parėt nė mesin e besimtarėve tė vėrtetė mund tė aspironin pėr tė ecur para tyre nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. E ndonėse disa kishin njė imazh mė tė ashpėr dhe tė vendosur, zellin dhe virtytet e Aliut s’i tejkalonte asnjė i konvertuar i mėvonshėm. Nė tė kombinoheshin cilėsitė e poetit, tė ushtarit dhe tė shenjtorit. Urtėsia e tij akoma jeton nė njė pėrmbledhje thėniesh morale dhe fetare dhe ēdo kundėrshtar, qoftė nė betejė tė shpatės ose tė gjuhės, i ėshtė nėnshtruar gjithmonė gojėtarisė dhe guximit tė tij. Qė nga ēasti i parė i misionit tė tij dhe deri tek ritualet e varrimit, i Dėrguari i Zotit kurrė nuk u tradhtua nga njė mik besnik, tė cilin e nderoi duke e quajtur vėlla e pasardhės tė vetin dhe njė Aron (Harun) tė njė Moisiu (Musai) tė dytė. I biri i Ebu Talibit do tė kritikohej mė pas pėr faktin se nuk e shpalli hapur tė drejtėn e tij, me ēfarė do t’i kishte heshtur tė gjithė pretendentėt e tjerė dhe do ta kishte vulosur pasardhėsinė e tij me njė urdhėr tė Qiejve. Por heroi qė s’dyshonte u mbyll nė vete. Xhelozia e njė perandorie dhe ndoshta frika nga kundėrshtimi mund ta ketė penguar njė urdhėr tė tillė tė Muhammedit. Shtrati i Muhammedit tė sėmurė ishte rrethuar nga Aisheja e zgjuar, vajza e Ebu Bekrit dhe njė armike e Aliut. Pretendimet pėr trashėgimi dhe shpirti fisnik i Aliut u pengonin aristokratėve arabė, tė cilėt preferonin t’i ktheheshin traditės sė zgjedhjes sė lirė tė prijėsve. Kurejshi kurrė s’do tė duronte njė udhėheqėsi krenare tė familjes Hashim. (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”)

    Pėrshkrimi i mėsipėrm ėshtė i saktė nė pėrgjithėsi por disa hollėsi tė tija duhet tė qartėsohen. Gibboni ka gabuar kur thotė se Aliu nuk e shpalli hapur tė drejtėn e tij pėr ta trashėguar Profetin. Vetė Profeti kishte bėrė tashmė njė deklaratė tė tillė, jo njėherė por shumė herė me radhė, siē kemi pėrmendur edhe mė parė. Historiani ka folur edhe pėr njė “frikė” tė Profetit “nga kundėrshtimet”. Profeti nuk i trembej askujt. Ai ishte pėrballur me armiq shumė mė tė rrezikshėm se ata qė mund ta “trembnin” atė nė ēastin e tij tė triumfit.


    Mė tej, Gibbon flet pėr njė “zgjedhjet tė lirė” tė udhėheqėsit. Aristokracia dhe pleqėsia s’kishte qėllim tjetėr veēse ta merrte vetė udhėheqėsinė por jo domosdo nėpėrmjet njė zgjedhjeje tė lirė. Ardhja e Ebu Bekrit nė fron ishte njė improvizim i ēastit, nė tė cilin Umari ishte “mbretbėrėsi”. Kur Ebu Bekri po vdiste, ai e emėroi Umarin nė vend tė tij. Duke e bėrė kėtė, ai vetėm sa e zhvleftėsoi idenė e zgjedhjes dhe tregoi se s’kishte qenė tjetėr veēse njė farsė. Umari, para se tė vdiste, formoi njė kėshill gjashtėvetėsh dhe e kufizoi tek ata zgjedhjen e Kalifit. Askush pėrveē kėtyre tė gjashtėve nuk mund tė zgjidhej Kalif.


    Zgjedhja e vetme qė do tė ishte vėrtet e lirė ishte ajo e Ali ibn Ebu Talibit. Ai u zgjodh nė tė parėn dhe tė fundit zgjedhje tė lirė nė tėrė historinė e Islamit.


    Sė fundmi, Gibbon thotė se Kurejshi kurrė nuk do tė mund tė pajtohej me udhėheqėsinė krenare tė familjes Hashim. Ka tė drejtė. Por i njejti Kurejsh qė nuk do ta pranonte kurrė njė gjė tė tillė, ishte tejet i zellshėm pėr ta pranuar udhėheqėsinė e fajdexhinjve dhe idhujtarėve tė deridjeshėm tė Mekkes. Pėr hir tė pajtimit me kėta tė fundit, Kurejshi, i cili e kishte marrė sundimin nė duar, do t’ua dorėzonte atė atyre.


    Rimėkėmbja e Mbretėrisė sė Qiejve mbi tokė – Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit


    Pas vrasjes sė Osmanit, frika dhe paniku i kaploi shokėt e Profetit. Pjesėtarėt e kėshillit zgjedhės tė Umarit u tėrhoqėn nė vende tė sigurta dhe nė anonimitet. Fati i Osmanit u kishte mbjellė tmerr nė zemėr. I gjithė vendi po fundosej nė agjitacion dhe askush, pavarėsisht sa i guximshėm dhe ambicioz qė ishte, nuk kishte dėshirė ta rrezikonte jetėn duke e marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e udhėheqjes sė shtetit. Anija e Islamit nuk mund tė lihej e humbur pėr njė kohė tė gjatė dhe duhej domosdo tė gjendej njė dorė e fuqishme pėr ta mbajtur nė vijė tė drejtė.


    Dymbėdhjetė vite qeverisjeje tė gabuar i kishin tronditur myslimanėt dhe i kishin zgjuar nga plogėshtia e tyre. Tani ata e kishin kuptuar se udhėheqėsia e shoqėrisė duhej tė kalonte nė duart e njė njeriu qė do t’i vendoste interesat e shoqėrisė para interesave tė familjes sė tij. Andaj, sapo vdiq Osmani, tė gjithė sytė u kthyen drejt Aliut. Shokėt e Profetit nuk e paramendonin dot dikė tjetėr qė do tė ishte i aftė dhe i guximshėm pėr t’i dhėnė fund anarkisė dhe kaosit qė mbretėronte gjithkah dhe pėr ta rikthyer rendin dhe paqen nė tokėn e Islamit, e cila po shkatėrrohej nga konfliktet shoqėrore dhe ekonomike.


    Si pasojė, tė gjithė muhaxhirėt dhe ensarėt mė nė zė u mblodhėn nė Xhaminė e Profetit dhe u pajtuan njėzėri qė t’i kėrkonin Aliut ta merrte pėrsipėr kėtė pėrgjegjėsi dhe ta ēonte anijen e Islamit drejt njė limani tė sigurt. U dėrgua njė delegacion tek Aliu dhe atij iu shpreh kjo kėrkesė.


    Nė “Historinė” e tij, Taberiu thotė se muhaxhirėt dhe ensarėt u mblodhėn nė turma pėr ta bindur Aliun. Ata i thanė se shoqėria myslimane ishte pa udhėheqės dhe qeveria pa njė prijės dhe se ai ishte personi mė i kualifikuar pėr ta marrė kėtė pozitė, jo vetėm pėr shkak tė afėrsisė me tė Dėrguarin e Zotit por edhe pėr shkak tė cilėsive tė tija personale dhe shėrbimeve pėr Islamin.


    Ishte hera e parė qėkur kishte vdekur i Dėrguari i Zotit, qė dikujt nė Medine i kujtohej tė fliste pėr “cilėsi” nė zgjedhjen e Kalifit. Nė tė kaluarėn, ēėshtja e cilėsive dhe kualifikimeve ishte hequr nga tavolina kurdoherė qė vinte koha pėr tė zgjedhur njė udhėheqės. Umari e bėri Ebu Bekrin Kalif, vetėm ngase ky ishte mė i vjetri nė mesin e shokėve tė Profetit. Ebu Bekri ia ktheu Umarit kėtė shėrbim duke e emėruar si pasardhės tė vetin. Pas tij, Osmani u zgjodh Kalif ngase ishte i pasur dhe i plakur.


    Megjithatė, Aliu nuk e pranoi ofertėn e shokėve tė Profetit dhe u tha se preferonte tė ishte njė kėshilltar nė vend qė tė ishte udhėheqės. Por shokėt e Profetit nuk e pranuan kėtė refuzim dhe i thanė: “Askush nuk ka shėrbime mė tė mėdha pėr Islamin se ti dhe askush nuk ėshtė mė i afėrt me Muhammedin nga ē’je ti. Ne mendojmė se ti meriton mė sė shumti tė bėhesh Kalifi ynė”. (“Tarih Kamil”, nga Ibn Ethiri, vėll.3, fq.98).


    Aliu nuk pranonte akoma. Por shokėt e Profetėt kėmbėngulėn dhe thanė:


    “Ne po tė kėrkojmė nė emėr tė Zotit qė ta pranosh Kalifatin. A nuk e sheh gjendjen e shoqėrisė myslimane? A nuk i sheh gjithė kėto trazira qė po shfaqen gjithandej nė tokėn e Islamit? Kush do t’i ndalė kėto gjėra nė jo ti?” (“Tarih Kamil” nga Ibn Ethiri, vėll.3, fq.99).


    Aliu ishte tejet i qetė dhe i qartė nė mospranimin e Kalifatit. Nuk ishte kjo njė qetėsi e rastėsishme por rezultat i njė pėrsiatjeje tė gjatė dhe tė thellė.


    Nė tė kaluarėn, “ambicia” i kishte kushtuar shumė Aliut. Umari kishte thėnė se ai do ta kishte emėruar Aliun pėr Kalif po tė mos kishte qenė aq “ambicioz”. Umari po fliste sikur tė qenit ambicioz tė ishte njė gjė e ligė. Kėto fjalė tė tija sikur nėnkuptonin se ai dhe tė tjerėt ishin bėrė Kalifė pa kurrfarė ambicieje. Mbase Kalifati ishte diēka qė u ishte ngarkuar me detyrim dhe kundėr dėshirės sė tyre, nė ē’rast ata nuk kishin pasur zgjedhje tjetėr veēse ta pranonin kėtė ngarkesė!!!

    Ngase Umari dhe Ebu Bekri nuk kishin asnjė ambicie, bashkė me Ebu Ubejden, ata duhet tė jenė ēuar me forcė e me detyrim nė Sakife!

    Reagimi i Aliut ndaj kėrkesės sė shokėve tė Profetit pėr ta pranuar Kalifatin, nėnkuptonte se mė nė fund, Aliu kishte hequr dorė nga ambicia e tij. Nė tė kaluarėn, ai nuk e kishte humbur asnjė mundėsi pėr t’ua tėrhequr vėmendjen njerėzve drejt tė drejtės sė tij. Ai besonte se ishte e drejta e tij qė tė bėhej pasardhės i tė Dėrguarit tė Zotit. Kjo e drejtė nuk ishte njė gjė qė tė tjerėt mund t’ia jepnin, ndonėse ata mund t’ia merrnin atė, siē edhe bėnė.


    Pika kyēe e politikės sė veprimit tė qeverisė sė Sakifes, siē kemi theksuar edhe mė sipėr, ishte mbajtja larg e Aliut dhe e fisit Hashim nga Kalifati. Nė kėtė gjė, dy mbajtėsit e parė tė postit ishin tė suksesshėm. Megjithatė, Kalifi i tretė, i cili u vra nė njė kaos total tė shoqėrisė, nuk pati kohė ta emėronte pasardhėsin e vet. Por sikur tė kishte mbijetuar, s’ka dyshim se ai do ta emėronte pėr pasardhės Mervanin ose Muavijen.


    Aliu ishte shpėrfillur tri herė tashmė. Por tani, pas vdekjes sė Osmanit, myslimanėt ndjenin se pėr herė tė parė ishin vėrtet tė lirė tė zgjidhnin njė Kalif tė vetin. Zgjedhja e tyre do tė ishte Aliu. Njė zinxhir rastėsish, mė nė fund e solli Kalifatin e shumėkėrkuar nė duart e tija. Por pėr befasi tė tė gjithėve, Aliu nuk shfaqte aspak interes pėr kėtė pozitė. Pėrse?


    Nė tė vėrtetė, dėshira e Aliut pėr t’u bėrė Kalif nuk buronte nga ambicia, siē pretendonte Umari, ndonėse nuk ka asgjė tė keqe nė tė qenit ambicioz. Aliu dėshironte tė bėhej Kalif sepse e dinte se vetėm ai mund ta kontrollonte si duhet anijen e Islamit dhe ta mbante nė drejtimin, nė tė cilin i Dėrguari i Zotit e kishte vendosur. Ai e dinte se tė tjerėve u mungonte kjo aftėsi.
    Kalifati qė ishte trashėgimia e Muhammedit dhe qė do tė duhej tė ishte simboli i autoritetit shpirtėror dhe moral tė Islamit kundrejt botės, vetėm njė ēerek shekulli pas vdekjes sė tij ishte kthyer nė simbolin e njė materializmi dhe imperializmi tė pastėr. Nė mėnyrėn e jetesės sė myslimanėve ishin bėrė ndryshime tė mėdha. Nė vend qė tė imitohej jeta e pastėr dhe modeste e Muhammedit, shumė prej njerėzve imitonin mėnyra tė huaja pėr Islamin. Ajo qė i motivonte tani nuk ishin idetė e Islamit por dėshira pėr t’u pasuruar dhe pėr t’u fuqizuar me ēdo ēmim. Thjeshtėsia e shenjtė dhe barazia e kohės sė Profetit tė Islamit ishin zhdukur nga skena dhe cilėsia e jetesės sė shoqėrisė islame kishte rėnė dukshėm.


    Aliu e dinte kėtė mė mirė se tė gjithė. Ai kishte kohė qė ishte duke ia “matur pulsin” shoqėrisė myslimane dhe duke e vėzhguar pėrparimin ose mungesėn e pėrparimit tė saj. Aliu gjithashtu e dinte se Kalifati nuk ishte njė gjė qė mund tė merrej “me gjithė trėndafilat e me gjembat”. Trėndafilat ishin vyshkur tė gjithė tashmė dhe vetėm gjemba kishin mbetur. Pranimi i Kalifatit nė atė ēast s’do tė thoshte tjetėr veēse tė mbaje njė kurorė gjembash nė kokė.


    Nė vitin 656, Kalifati s’ishte tjetėr veēse njė trashėgimi mangėsish dhe trazirash. Aliu e kuptoi se po ta pranonte Kalifatin, do tė kishte dy rrugė, prej tė cilave do tė duhej ta zgjidhte njėrėn. Rruga e parė do tė ishte qė tė ndiqej rrjedha e ngjarjeve, tė mbyllej njėri sy para rrėnimit moral, para paaftėsisė sė guvernatorėve provincialė, t’i jepej njė dorė e lirė burokracisė pėr ta shkelur shoqėrinė dhe tė toleroheshin praktikat anti-islame dhe neo-pagane tė aristokracisė rioshe. Njė rrugė e tillė ishte kundėr Islamit dhe pėr Aliun ishte mė se e papranueshme.


    Rruga e dytė pėr tė ishte qė, pa dallim se ē’do tė ishin pasojat, tė pranohej sfida e gjithė botės kundėr tij, gjė qė nė mėnyrė tė pashmangshme do t’i kthente tė gjithė kundėr Aliut. Po ta bėnte kėtė, ai vetėm sa do ta imitonte mikun dhe mėsuesin e tij Muhammedin. Edhe ai e kishte sfiduar gjithė botėn dhe kishte luftuar kundėr saj, pavarėsisht pasojave qė do tė buronin nga shpallja e tij e parė e profetėsisė. Aliu e dinte se kur ta pranonte Kalifatin, aristokracia e re arabe do ta sfidonte dhe sundimi i tij do tė ishte fillimi i njė lufte civile. Njė luftė civile nuk ėshtė kurrė njė rezultat i dėshiruar por ē’alternativė tjetėr i mbetej vallė?


    Zgjedhja e Aliut, pra, nuk ishte ndėrmjet fitores nė njė luftė tė mundshme civile dhe mosluftimit. Zgjedhja me tė cilėn ai pėrballej ishte ajo ndėrmjet tė drejtės dhe tė gabuarės. Ishte njė zgjedhje ndėrmjet tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės, ndėrmjet ndjekjes sė principeve, nė njėrėn anė, dhe ndjekjes sė njė Realpolitik-e nė anėn tjetėr. Ai donte ta rindėrtonte infrastrukturėn e shoqėrisė islame dhe ta rikthente atė nė gjendjen qė kishte pasur nė kohėn e tė Dėrguarit tė Zotit, ndonėse e kuptonte se kėtė do tė mund ta bėnte vetėm duke e tejkaluar njė opozitė tė vendosur kurejshe.

    Aliu i mendoi tė gjitha kėto dhe ngase s’kishte dėshirė ta fillonte sundimin e tij me njė luftė civile, nuk e pranoi ofertėn pėr tė qenė Kalif i myslimanėve.


    Autori i librit “Kitab’ul-Imama ve’s-sijasa” e jep pėrshkrimin vijues tė ngjarjeve.


    Kur delegacioni i muhaxhirėve dhe i ensarėve shkoi tek Aliu e i kėrkoi qė ta pranonte postin e Kalifit, ai refuzoi. Delegacioni u kthye nė Xhami dhe e raportoi kėtė dėshtim tek shokėt e Profetit qė ishin mbledhur atje. Ata thanė: “Kur lajmi i vrasjes sė Osmanit tė arrijė nė pjesėt e tjera tė perandorisė, njerėzit nuk do tė pushojnė sė pyeturi se kush ėshtė Kalifi i ri. Mė pas, kjo anarki e kufizuar nė Medine do tė pėrhapet edhe nėpėr provinca. Ka vetėm njė mėnyrė pėr ta ndalur kėtė kaos dhe ajo ėshtė qė ta detyrojmė Aliun tė bėhet Kalif. Andaj, shkoni sėrish tek ai dhe insistoni qė ta marrė nė duar qeverisjen. Mos u ktheni derisa ta bindni pėr kėtė! Nė kėtė mėnyrė, lajmi mbi vdekjen e Osmanit dhe mbi ardhjen e Aliut nė pushtet do tė pėrhapen sė bashku nė tokat e Islamit dhe situata do tė mbetet nėn kontroll”.


    Delegacioni u kthye tek Aliu dhe kėsaj radhe, ata shkuan pėrtej fjalėve tė zakonshme. Ata i thanė se shoqėria myslimane ishte nė njė kaos total dhe se sikur ai tė mos vepronte, do tė jepte llogari para Zotit dhe para tė Dėrguarit. A do ta linte kėshtu ummetin e Muhammedit, pyetėn ata. Kėto fjalė sikur filluan tė tregonin ndikim. Por duke e ditur opozitėn e fortė kurejshe kundėr tij, Aliu ende hezitonte nė pranimin e kėtij propozimi. Andaj, ai e kushtėzoi pranimin e tij me disa gjėra:


    “Unė kam njohuri tė pėrsosur tė Librit tė Zotit dhe tė praktikave tė tė Dėrguarit tė Tij. Gjatė sundimit tė njerėzve, urdhrat dhe ndalesat fetare kam pėr t’i vėnė nė rend tė parė. Nė kėtė drejtim, s’kam pėr tė treguar kurrfarė fleksibiliteti. Do ta marr qeverisjen vetėm sikur ta pranoni kėtė kusht. Nėse vėrtet myslimanėt duan tė ma shprehin besnikėrinė, le tė mblidhen nė Xhaminė e Profetit”.


    Delegacioni ishte i gatshėm tė pranonte ēdo kusht. Andaj menjėherė u pajtuan me kushtet e Aliut. (“Kitab’ul-Imam ve’s-sijasa).


    Pas vdekjes sė Umarit, i besuari i tij Abdurrahman bin Aufi ia kishte ofruar Aliut Kalifatin, me kusht qė tė betohej se do t’i ndiqte politikat dhe principet e Ebu Bekrit e tė Umarit. Aliu nuk e pranoi kėtė gjė dhe e refuzoi ofertėn e Abdurrahmanit. Tani i njejti Kalifat po i ofrohej sėrish dhe pa kushte. Kėsaj radhe, ishte Aliu qė vinte kushte pėr ta pranuar ofertėn e shoqėrisė myslimane. Ai u tha shokėve tė Profetit se nuk do t’ia varte veshin gjykimit tė tyre dhe se ata do tė duhej t’i bindeshin gjykimit tė tij, nėse vėrtet dėshironin qė ta merrte nė duar qeverisjen. Pėrveē kėsaj, ai shtoi se myslimanėt duhet tė betoheshin se do t’i mbeteshin besnikė, qoftė nė luftė e qoftė nė paqe. Ata u pajtuan dhe u bė marrėveshja qė do tė ishte njė triumf i principeve. Me kėtė, shoqėria myslimane u ishte dorėzuar principeve tė Aliut.


    Ummeti i Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit, duke kėrkuar siguri dhe shpėtim, e kishte zgjedhur Ali ibn Ebu Talibin pėr ta shkatėrruar anarkinė dhe kaosin nė tokat e Islamit. Taberiu thotė se Aliu u zgjodh ditėn e enjte. Medinasit ishin shumė tė lumtur me kėtė sukses tė tyre dhe thoshin se do ta falnin namazin e Xhumasė me udhėheqėsinė e tyre tė ri.


    “Pėrse tė mos e zgjedhim mė tė mirin?” ishte pyetja nė kokėn e myslimanėve gjatė zgjedhjes sė Aliut si Kalif. Kur mė nė fund ishte e lirė pėr tė zgjedhur, shoqėria myslimane, nė mėnyrė instinktive dhe tė pashmangshme, e zgjodhi mė tė mirin. Kur shoqėria myslimane insistonte qė Aliu ta merrte nė duar udhėheqjen e Islamit, ajo nė mėnyrė tė pavetėdijshme i mohonte privilegjet e padrejta qė mbisundonin nė atė kohė.


    Tė premten, mė 18 Dhilhixhxhe tė viti 35 pas Hixhrit (17 Qershor 656), Ali ibn Ebu Talibi hyri nė Xhaminė e Profetit nė Medine dhe eci nė mes tė turmės sė njerėzve drejt mimberit (foltores). Turma rrinte ulur pėrplot kureshtje dhe me shumė nervozizėm. Thuajse ndihej tensioni dhe rilindja e shpirtit “kombėtar” tė myslimanėve. Aliu mbante njė hark nė dorė, tė cilėn e mbėshteti ndanė mimberit, teksa myslimanėt po ia shprehnin besnikėrinė. Ndėrmjet tyre dhe atij po bėhej njė besėlidhje e hapur, nė tė cilėn s’kishte asgjė tė fshehtė. Shumica e muhaxhirėve dhe e ensarėve tė gjendur nė Medine ia shprehėn atij besnikėrinė.


    Ibn Haxher Mekkiu, nė veprėn e famshme “el-Savaik el-Muhrika”, shkruan:

    Veteranėt e Bedrit i thanė: “Askush s’e meriton Kalifatin mė shumė se ti. Zgjate dorėn qė tė ta shprehim besnikėrinė!”. Mė pas ia shprehėn besnikėrinė Aliut.

    Ishte hera e parė dhe e fundit nė historinė e Islamit qė njė sundues nuk i imponohej shoqėrisė myslimane. Vetė myslimanėt e zgjodhėn udhėheqėsin e tyre dhe zgjedhja ishte krejtėsisht spontane. As forca, as kėrcėnimet, as shtypja, as ryshfeti dhe as fjalimet mashtruese nuk u pėrdorėn nė zgjedhjen e tij. Nuk pati ndonjė histeri pėr ta marrė nė dorė pushtetin. Gjithkush ishte i lirė ta shprehte ose jo miratimin e tij. Ali, thuajse nė mėnyrė mekanike i pranonte shprehjet e tyre pėr besnikėri, mbase i humbur nė nostalgjinė e kohėve tė mėsuesit tė tij Muhammedit, kur ky i fundit, menjėherė pas ēlirimit tė Mekkes, i pranonte betimet pėr besnikėri tė Kurejshit.


    Edward Gibbon


    Njė anarki pesėditore mori fund me inaugurimin e Aliut si Kalif. Refuzimi i tij do tė thoshte njė masakėr e pėrgjakshme. Nė kėtė gjendje tė vėshtirė, si prijės i Hashimitėve, ai tha se mė mirė do tė shėrbente sesa tė sundonte. Me kėtė, ai tregoi se ishin tė pavėrteta supozimet e disave dhe nė fund kėrkoi qė prijėsit e popullit ta shprehnin pajtimin e tyre formal, nė jo edhe vullnetar. (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”).


    Talha ibn Ubejdullah dhe Zubejr bin Avvami ishin tė parėt qė ia shprehėn besnikėrinė Kalifit tė ri. Muhaxhirėt dhe ensarėt e tjerė vepruan pas tyre. Mė pas, edhe populli i rėndomtė e bėri kėtė gjė. I pari nga ata qė s’ishin shokė tė Profetit (sahabe) dhe qė ia shprehėn besnikėrinė Aliut, ishte Malik el-Eshteri, luftėtari mė i famshėm nė mesin e arabėve tė asaj kohe.


    Hudhejfe ibn el-Jemeniu ishte njėri nga shokėt e famshėm tė Muhammedit. Ai jetonte nė Kufe dhe ishte duke lėnguar nė shtrat nga sėmundja. Kur e dėgjoi lajmin se Aliu ishte shpallur Kalif, ai kėrkoi tė dėrgohej nė xhaminė e Kufes. Kur myslimanėt u mblodhėn pėr tė falur namaz, ai u ngjit nė mimber dhe filloi tė mbante njė fjalim. Pasi iu falėnderua Zotit pėr bekimet e Tija dhe iu lut pėr mėshirė pėr Muhammedin e pėr pjesėtarėt e familjes sė tij, ai tha:


    “O myslimanė! Nga Medineja e kam marrė lajmin se Ali ibn Ebu Talibi ėshtė zgjedhur si pasardhės i tė Dėrguarit tė Zotit. Unė ju kėrkoj qė t’ia shprehni atij besnikėrinė sepse ai ėshtė me tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta ėshtė me tė. Pas tė Dėrguarit, ai ėshtė mė i miri i krijesave tė Zotit”.


    Mė pas, nė mėnyrė simbolike, Hudhejfeja e vendosi dorėn e vet tė djathtė mbi dorėn e majtė dhe tha: “O Zoti im! Ti dėshmo se unė ia kam shprehur besnikėrinė Aliut, Kalifit tim tė ri. Pranoje falėnderimin tim qė mė mundėsove ta shoh atė si sundues tė ummetit tė Muhammedit, tė Dėrguarit Tėnd”.


    Hudhejfeja u kthye nė shtėpinė e tij dhe vdiq pas disa ditėsh. Ai ishte njėri nga miqtė mė tė dashur dhe mė tė besueshėm tė Muhammedit. Nė pėrgjithėsi, ensarėt shfaqėn njė entuziazėm tė madh pėr ta sjellė Aliun nė pushtet. Megjithatė, nė mesin e tyre pati edhe tė tillė qė nuk ia shprehėn Aliut besnikėrinė. Ata ishin:


    Zejd bin Thabit


    Hassan bin Thabit


    Kaab bin Malik


    Ebu Said Khudri


    Muhammed bin Mesleme


    Nu’man ibn Bashir


    Rafa’ bin Khudaixh


    Mesleme bin Mukhalid


    Kaab bin Arxha


    Nė mesin e mekkasve, ata qė nuk ia shprehėn Aliut besnikėrinė ishin:


    Abdullah ibn Umar ibn el-Khattab


    Saad bin Ebi Vakkas


    Mughira bin Shaaba


    Abdullah bin Selam


    Kudama bin Ma’azun


    Suhajb bin Sinan


    Vahban bin Saif

    Usame bin Zejd bin Harithe


    Kur iu pėrmendėn kėta njerėz qė nuk dėshironin t’ia shprehnin besnikėrinė, Aliu u pėrgjigj se besnikėria nuk ishte diēka qė mund tė merrej me forcė. Qė tė ketė kuptim, thoshte ai, besnikėria duhet tė jetė vullnetare. Mė pas, iu raportua se kėta njerėz dalėngadalė po largoheshin nga Medineja. Aliu nuk bėri kurrfarė pėrpjekjeje pėr t’i ndalur. Ai thoshte se nėn sundimin e tij, gjithkush ishte i lirė tė qėndronte nė Medine ose tė largohej qė andej dhe se ai vetė s’kishte pėr ta detyruar askėnd pėr njė gjė tė tillė. Tė gjithė kundėrshtarėt e tij politikė u larguan nga Medineja dhe shkuan nė Mekke ose nė Siri.


    (Disa muaj mė pas, beteja e Basrės dhe e Devesė do tė bėheshin. Abdullah ibn Umar ibn el-Khattabi dhe Saad bin Ebi Vakkasi do tė shpallnin se ishin neutralė. Kjo paanėsi e tyre ishte njė neutralitet moral mbi ēėshtje tė tė drejtės dhe tė gabimit, ndonėse ata e dinin mirė se kush ishte nė rrugė tė drejtė dhe kush po gabonte. Disa tė tjerė do tė thoshin se ata deshėn tė ishin tė paanshėm. Por kjo paanėsi e tyre ishte vetėm nė dobi tė armiqve tė Aliut).

    Historiani i famshėm Jakubiu thotė se pas “kurorėzimit” tė Aliut, Sa’saa ibn Sauhan Abidiu, njė shok i Profetit, i tha atij: “Betohem se ti i ke sjellė nder dhe lavdi Kalifatit, kurse Kalifati s’tė ka sjellė ty asgjė. Ti e ngrite vlerėn e Kalifatit duke e pranuar atė dhe ty s’tė ka ngritur Kalifati. Ti s’kishe nevojė pėr tė. Kalifati kishte nevojė pėr ty”.

    Njė historian tjetėr, Khatib Bagdadiu, i pėrcjell fjalėt e Imam Ahmed bin Hanbelit (themeluesit tė shkollės hanbelite tė ligjit): “Kalifati nuk ishte njė stoli pėr Aliun. Aliu ishte njė stoli pėr Kalifatin:”


    Vėrtet Imam Ahmed bin Hanbeli e ka pėrfshirė gjithė tė vėrtetėn nė njė fjali. Aliu vėrtet ishte stolia dhe lavdia e Kalifatit.

    Pasi muezzini e recitoi ezanin pėr namazin e Xhumasė, Aliu, si Kalif i ri, e udhėhoqi namazin. Pas lutjes, ai e bėri fjalimin e tij hapės. Nė fillim, e lėvdoi Zotin dhe e falėnderoi Atė pėr bekimet e tija tė pafundme dhe pėr mėshirėn, me tė cilėn ia kishte kthyer tė drejtėn. Nė vijim, ai iu lut Zotit qė ta mėshironte Muhammedin dhe familjen e tij dhe tha:


    “O myslimanė! Ju ma keni shprehur besnikėrinė dhe unė e di se kėtė s’e keni bėrė pa menduar. Megjithatė, qėllimet tuaja dhe qėllimet e mia nė punėt qė na mbeten mund tė mos jenė tė njėjta. Unė dua t’ju bėj tė bindur ndaj Zotit por shumė prej juve shpresojnė se do t’ju jap pasuri, prona dhe pozita tė larta nė qeverisje. Kjo s’ka pėr tė ndodhur kurrė.


    Dijeni se ka dy rrugė nė jetė: e drejta dhe e gabuara. Disa prej juve do tė hapėrojnė nė tė drejtėn dhe disa tė tjerė nė tė gabuarėn. Ju jeni tė lirė pėr tė zgjedhur. Por nėse shihni se shumica e ka zgjedhur rrugėn e gabuar, mos u habisni me kėtė! Shumė shpesh ka qenė kėshtu dhe bota ėshtė e mbushur me kundėrthėnie. Por Drejtėsia dhe e Vėrteta gjithnjė ngadhėnjejnė nė fund, ndonėse mund tė duken tė dobėta nė njė ēast tė caktuar.


    Vėrtet Zoti e dėrgoi Muhammedin si tė Dėrguarin e Tij nė kėtė botė, nė njė kohė kur s’kishte njeri nė gjithė Arabinė qė dinte ndonjė gjė pėr udhėzimin e pėr drejtėsinė. Ai i nxori arabėt nga egėrsia e mėkatit dhe e gabimeve, derisa e panė dritėn e udhėzimit dhe e gjetėn shpėtimin e pėrjetshėm. Unė isha pranė tij qė nga fillimi e deri nė fund dhe gjithė jetėn luftova kundėr mosbindjes ndaj Zotit. Kurrė nuk jam lodhur nga pėrpjekja dhe as qė kam humbur guxim nga kundėrshtimi i atyre qė e mbronin rendin e kohės para Islamit, pavarėsisht sa i ashpėr qė tė ishte kundėrshtimi i tyre.


    O myslimanė! Ju ftoj tė mė ndihmoni nė rrugėn time tė rindėrtimit. Zoti ėshtė Dėshmitar se qėllimi im ėshtė rikthimi i drejtėsisė nė tokat e Islamit, njėsoj siē ėshtė edhe dėshira e Zotit. S’kam pėr tė pushuar derisa ta shkatėrroj padrejtėsinė. Dėgjoni me kujdes! Nuk kam pėr t’i kaluar kufijtė e Librit tė Zotit nė asgjė. Nuk do tė jem i padrejtė ndaj dikujt, kushdo qoftė ai. Nė sytė e mi, tė gjithė jeni tė barabartė. Unė do t’i ushtroj Ligjet e Zotit, siē janė shkruar nė Librin e Tij dhe do t’i ndjek shembujt e tė Dėrguarit tė Tij tė bekuar Muhammedit. Detyra ime sot ėshtė e njėjtė si nė tė gjallė tė tė Dėrguarit tė Zotit, paqja qoftė mbi tė dhe mbi familjen e tij”.


    Me kėto fjalė, Aliu e qartėsoi politikėn qė do ta ndiqte. Ai i definoi qėllimet e tija dhe shpjegoi si do t’i realizonte. Ai u pėrqendrua nė rindėrtimin e pozitės mė tė lartė nė Islam dhe i bėri tė qarta principet e filozofisė sė tij politike.


    Tė zotėt e mendjes mund tė ndjenin se qeverisja e Aliut do tė ishte shumė e ndryshme nga qeverisjet e kaluara, jo vetėm nė stil, nė mėnyra dhe nė pikat kyēe por edhe nė karakter, nė substancė dhe nė filozofinė e saj. Ata e ndjenin se do tė kishte njė dallim thelbėsor ndėrmjet tyre dhe Aliut. Ata e dinin se ai do tė pėrpiqej ta ndalte shthurjen morale, si nė nivelin publik ashtu edhe nė atė privat. Si pasojė, ardhja e tij nė fron nuk u pėlqente atyre qė e mbronin sistemin e vjetėr shoqėror, i cili mbėshtetej nė privilegjet e disave dhe nė pėrdorimin e forcės.


    Ēuditėrisht, dukej sikur historia po pėrsėritej. Nė Mekke, Muhammedi u pėrball me mbrojtėsit e sistemit shoqėror qė mbėshtetej pikėrisht nė privilegje, nė shfrytėzim dhe nė dhunė. Kur u pėrpoq ta ndryshonte sistemin, mbrojtėsit e tij e sfiduan. Sfida e tyre u rrit deri nė njė konflikt tė armatosur. Tani Aliu po pėrballej me tė njėjtin sistem dhe pėrpjekja e tij pėr ta ndryshuar, njėsoj si ajo e Muhammedit, do tė pėrfundonte me konflikte tė armatosura.


    Nė anėn tjetėr, ardhja e Aliut nė fron ishte shumė e mirėpritur pėr njė grup tjetėr njerėzish: atė qė pėrbėhej nga tė varfrit, tė mjerėt, tė paaftit dhe tė shfrytėzuarit. Pjesėtarėt e kėsaj klase tė shoqėrisė e dinin nė mėnyrė instinktive se Aliu do t’i shpėtonte nga varfėria dhe nga tmerri. Ata e dinin se po t’i jepej mundėsia, Aliu do tė merrej me gjithė pėrbėrjen e shoqėrisė myslimane dhe do ta ndryshonte atė. Ritmi dhe rėnie-ngritjet e zėrit tė tij ndiznin drita tė reja shprese dhe krijonin njė idealizėm tė ri nė zemrat e tyre. Ata tashmė e shihnin se ai e ringjallte trashėgiminė politike tė Muhammedit dhe qeverisjen e tij.


    Gjendja e shoqėrisė myslimane nė kohėn e ardhjes sė Aliut nė fron


    Kur Aliu i mori nė duar frerėt e pushtetit, ai u pėrball me njė gjendje shumė alarmuese. I gjithė shteti ishte pėrfshirė nė kaos dhe armiqtė e tij po pėrhapeshin gjithandej. Dy historianė bashkėkohorė pakistanezė, profesor Sejjid Abd’ul-Kadir dhe Profesor Muhammed Shuxha’ud-Din, e kanė pėrshkruar kėshtu gjendjen e shoqėrisė myslimane nė vitin 655 tė erės sonė:


    Myslimanėt s’ishin mė tė bashkuar dhe ishin ndarė nė shumė kampe. Pjesa mė e madhe e tyre i ndiqnin interesat e veta nė vend tė interesave tė shoqėrisė.


    Pushtimet e fundit i kishin sjellė nė duart e myslimanėve pasuritė e dy prej perandorive mė tė mėdha tė botės: Perandorisė Perse dhe Perandorisė Romake. Gjithkush kėrkonte njė hise nė kėtė thesar dhe pėrpiqej tė merrte sa mė tepėr qė mundej. Nė kėtė luftė tė paskrupullt pėr pasuri, shumė myslimanė i lanė anash idealit e Islamit.


    Ndonėse Talhaja dhe Zubejri, dy nga shokėt mė tė fuqishėm tė Profetit, ishin tė parit qė ia shprehėn besnikėrinė Aliut, ata do tė ishin tė parėt qė do ta thyenin kėtė zotim. Duke mos e mbajtur premtimin e tyre, ata e ēuan shoqėrinė myslimane drejt njė lufte civile.


    Muavije ishte guvernatori i Sirisė. Rebelimi i Talhasė dhe i Zubejrit kundėr pushtetit legjitim tė Medines, i dha guxim edhe atij tė rebelohej kundėr Aliut. Aliu e ftoi qė t’i shprehte besnikėri por ai refuzoi dhe nė vend tė kėsaj, i kėrkoi Aliut qė tė merrte masa kundėr vrasėsve tė Osmanit. Muavijes nuk i interesonte fare Osmani por i interesonte vėshtirėsimi i detyrės sė Aliut. Ai shpresonte se Aliu do t’i dėnonte tė gjithė ata qė ishin rebeluar kundėr Osmanit. Mė pas, ata do t’i rezistonin dhe rezistenca e tyre do tė ēonte drejt njė lufte civile. Lufta civile nė Medine, sipas tij, do t’i mundėsonte atij vetė ta merrte Kalifatin.


    Por Aliu nuk hapėroi nė kėtė kurth tė tij dhe i tha: “Njėherė ma shpreh besnikėrinė tėnde dhe mė pas mė jep kohė qė ta vendos rendin nė perandori! Kur gjendja tė qetėsohet, atėherė tė gjithė ne do t’i sjellim vrasėsit e Osmanit para drejtėsisė, qė mė nė fund drejtėsia tė fitojė”. Por Muavije nuk kishte ndėrmend t’ia shprehte Aliut besnikėrinė. Andaj vazhdoi tė insistonte nė arrestimin dhe nė dėnimin e vrasėsve tė Osmanit.

    Duke komentuar mė tej nė lidhje me pėrgjigjen e Muavijes, dy profesorėt thonė:


    Pėr mendimin tonė, Aliu kishte plotėsisht tė drejtė. Interesat e individėve, pavarėsisht sa tė rėndėsishme ishin, nuk mund t’i vinin nė rrezik interesat e shoqėrisė. Ēfarėdo qė tė ishte tragjedia personale e ndonjė personi tė rėndėsishėm, integriteti i shtetit duhet tė ruhej me ēdo kusht. Garantimi i sigurisė sė shtetit islam duhet tė ishte qėllimi kryesor i prijėsit tė kėtij shteti. Po tė vepronte Aliu sipas dėshirave tė Muavijes, lufta do tė fillonte nė ēdo cep tė perandorisė. Por armiqtė e Aliut nuk e kishin atė dėshirė pėr paqe qė e kishte Aliu. Pikėrisht qėndrimet e tyre do tė shkaktonin njė luftė civile mes myslimanėve. Nėse Talhaja, Zubejri dhe Muavije tė kishin qenė vėrtet tė sinqertė, ata do t’i mbanin interesat e Islamit mbi interesat e tyre personale dhe me kėtė, myslimanėt nuk do ta derdhnin gjakun e njėri-tjetrit. (Historia e Islamit, pjesa I).

    Teksti i mėsipėrm ėshtė njė vlerėsim mė se i saktė i gjendjes sė myslimanėve nė kohėn kur Aliu erdhi nė pushtet. Shumė historianė tė tjerė janė pėrpjekur t’i analizojnė ngjarjet qė ndodhėn para luftės sė parė civile tė myslimanėve. Ata janė pėrpjekur t’i gjejnė arsyet e ngjarjeve por shumė prej tyre, me sa duket, kanė anashkaluar ose kanė dashur ta fshehin njė pikė shumė me rėndėsi. Rrėnimi i “pallatit tė Sakifes” domosdo do tė ndiqej nga trazira tė mėdha. Por pika qė shumė prej historianėve nuk kanė dashur ta pranojnė, ėshtė fakti se dhėmbėt e kėtij “pėrbindėshi” qė u shfaq gjatė Kalifatit tė Aliut, i kishin rrėnjėt nė kohėn e paraardhėsve tė tij. Rebelimi qė ngjau nė sundimin e tij i kishte rrėnjėt tek qeverisjet paraprake. Sir John Glubb, njė historian bashkėkohor, nė lidhje me Kalifatin e Umar bin Abd’ul-Azizit shkruan:


    Sundimi i Umar bin Abd’ul-Azizit ishte i jashtėzakonshėm pėr faktin se pati shumė pak trazira dhe luftėra civile. Megjithatė, mund tė thuhet fare lehtė se fara e revolucionit qė do ta shkatėrronte dinastinė e tij, u hodh pikėrisht gjatė kėsaj periudhe. Kjo nuk ėshtė aspak befasuese por krejtėsisht e pėrshtatshme me zhvillimet normale politike. Shumė shpesh ndodh qė shteti tė mbetet i qetė dhe paqėsor gjatė periudhave tė sundimeve arbitrare dhe autokrate por tė shpėrthejė nė trazira menjėherė pas pėrfundimit tė njė sundimi tė tillė, pas tė cilit vjen njė qeverisje mė liberale. Si pasojė, edhe Kalifati i famshėm i Umar bin Abd’ul-Azizit ishte fillimi i lėvizjes qė do ta shkatėrronte sundimin e familjes sė tij. (“Perandoria e arabėve”, fq .175, botuar 1963).

    Nė paragrafin e mėsipėrm, Sir John Glubb ka ardhur nė njė pėrfundim tė gabuar dhe njė tė saktė. Ai ka tė drejtė kur thotė se “shpesh ndodh qė shteti tė mbetet i qetė dhe paqėsor gjatė periudhave tė sundimeve arbitrare dhe autokrate por tė shpėrthejė nė trazira menjėherė pas pėrfundimit tė njė sundimi tė tillė, pas tė cilit vjen njė qeverisje mė liberale”. Perandoria e arabėve ishte e qetė gjatė sundimeve arbitrare dhe autokrate tė qeverive tė Sakifes por menjėherė pas themelimit tė qeverisjes liberale dhe tė drejtė tė Aliut, trazirat filluan.


    Megjithatė, nuk mund tė pajtohemi me historianin kur thotė se pikėrisht nė kohėn e Umar bin Abd’ul-Azizit u hodh fara e revolucionit qė do ta shkatėrronte dinastinė e familjes sė tij. Kėto fara nuk u hodhėn nė kohėn e Umar bin Abd’ul-Azizit por nė kohėn e paraardhėsve dhe tė pasardhėsve tė tij. Shumė mė e saktė do tė ishte sikur tė thuhej se sjellja prej shenjtori e Umar bin Abd’ul-Azizit ishte ajo qė i dha sėrish prestigj dinastisė umajjade, e cila pa tė, do tė ishte zhdukur shumė mė herėt nga faqja e dheut.


    Umar bin Abdul Azizi nuk i pėrshtatej stereotipit tė Umajjadėve. Ai i druhej aq shumė Zotit dhe ishte aq i devotshėm ndaj Tij, sa ishte i pakrahasueshėm me atmosferėn jofetare tė Umajjadėve tė tjerė. Kjo ishte edhe arsyeja pėrse ai u vra me helm.

    Dr. Hamid’ud-Din


    Gjatė sundimit tė Umar bin Abd’ul-Azizit nuk pati ndonjė ekspeditė tė madhe ose pushtime tė reja. Megjithatė, Kalifati i tij ėshtė tejet i rėndėsishėm nė historinė e Islamit pėr shkak tė reformave qė i kreu. Ai e ringjalli demokracinė e vėrtetė islame dhe traditėn e Kalifėve tė Drejtudhėzuar.


    Qė nga koha e Muavijes, Kalifati ishte bėrė pronė personale e Kalifit. Tė gjitha tė ligat e njė sundimi autokrat dhe despotik ekzistonin tashmė edhe nė Kalifatin islam. Njerėzit e kishin humbur lirinė e tyre dhe thesari shtetėror ishte bėrė kuleta private e sunduesit. Asgjė nuk shpenzohej pėr ta pėrmirėsuar gjendjen e tė varfėrve dhe e gjithė pasuria shkonte pėr luksin dhe kėnaqėsinė e klasės sunduese. Umar bin Abd’ul-Azizi vendosi t’u jepte fund kėtyre praktikave. E para gjė qė bėri ishte konfiskimi i pronave tė mėdha, tė cilat umajjadėt i kishin kthyer nė pasuri personale.


    Shumė mėnyra ilegale ishin krijuar pėr tė siguruar tė ardhura tė reja pėr buxhetin shtetėror. Pėr shembull, ata “dhimmi” (jo-myslimanė qė jetonin nėn mbrojtjen e Shtetit Islam) qė e pranonin Islamin, detyroheshin tė vazhdonin me pagesėn e tatimit tė “xhizjes”, ndonėse sipas Kur’anit, vetėm personat jomyslimanė duhet ta paguanin xhizjen. Umar bin Abd’ul-Azizi dėrgoi urdhėresa nė tė gjitha provincat e shtetit dhe urdhėroi qė xhizjeja tė mos merrej nga njė dhimmi qė e kishte pranuar Islamin. Ai i dha fund kėsaj praktike, me tė cilėn qindra mijėra dhimmi u bėnė myslimanė.


    Muavije e kishte filluar traditėn e mallkimit tė Ali ibn Ebu Talibit nė publik. Ai vetė dhe guvernatorėt e tij i pėrdornin fjalėt mė poshtėruese pėr Aliun, kurdoherė qė mbanin fjalime nė publik. Pas Muavijes, pasardhėsit e tij e vazhduan kėtė praktikė. Por Umar bin Abd’ul-Azizi e ndaloi atė. Nė vend tė mallkimit tė Aliut, ai urdhėroi qė gjatė fjalimeve tė tyre, guvernatorėt e tij tė recitonin vargje nga Kur’ani.


    Kėto reforma nuk u mirėpritėn nga familja e Umajjadėve dhe dėshira e Kalifit pėr drejtėsi dhe barazi, nuk pati ndonjė ndikim tė mirė tek ta. Aristokratėt Umajjadė besonin se po tė vazhdonte edhe gjatė kohė sundimi i tij, ata vetė do ta humbnin gjithė pushtetin dhe fuqinė qė kishin. Andaj, ata pėrpiluan njė plan dhe e vranė duke e helmuar ushqimin e tij nė muajin Rexheb tė vitit 101 pas Hixhrit (720 tė erės sonė). (“Historia e Islamit”, botuar nė vitin 1971 nga Ferozson Ltd. Karaēi dhe Lahore, Pakistan, fq. 324, 331, 332, 333).

    Ishte e pashmangshme qė njė njeri si Umar bin Abd’ul-Azizi tė vdiste si dėshmor Ai ishte njėri nga dėshmorėt e Islamit. Mėshira e Zotit qoftė mbi shpirtin e tij fisnik!

    Aliu u pėrball me sfida monumentale por ai kurrė nuk pati droje pėrballe tyre. Me njė zemėr tė pastėr dhe me mendimet e pėrqendruara tek Zoti, ai e filloi punėn e tij pėr ta rikthyer paqen dhe sundimin hyjnor nė tokėn e Islamit. Akoma s’kishte mbaruar shprehja e besnikėrisė ndaj Aliut, kur kryengritjet filluan tė shfaqeshin nė ēdo anė. Po tė merrej me njėrėn, njė tjetėr i mbinte pas shpine. Si pasojė, vitet e sundimit tė tij kaluan nė pėrpjekje pėr t’i shuar kėto kryengritje. Disa nga kritikėt kanė thėnė se rebelimet ishin pasojė e gabimeve tė tija. Por rebelimet e kohės sė Aliut s’ishin fare tė tilla. Siē u shpreh edhe mė sipėr, rrėnjėt e tyre ishin nė tė kaluarėn. Ēdo njeri tjetėr nė vend tė Aliut do tė ishte pėrballur me tė njėjta gjėra dhe me shumė gjasa, nuk do tė ishte i aftė tė merrej me tė gjitha.


    Nėn kėto rrethana, Aliu e administroi shtetin dhe paralelisht u pėrpoq t’i shuante kryengritjet. Ai e mundi njėrin grup nė Basra dhe do ta mundte edhe grupin e dytė nė Siffin, sikur kėta tė fundit tė mos fillonin me mashtrime dhe dinakėri. Por edhe pėrkundėr kėsaj periudhe pėrplot trazira, Aliu arriti tė bėnte edhe shumė reforma ekonomike dhe shoqėrore. Ndonėse shkaqet e rebelimeve gjatė sundimit tė Aliut buronin nga shumė kohė mė parė, pėr t’i kuptuar sa mė mirė ngjarjet qė do tė vinin, ato mund tė radhiten si vijon:


    1. Politika e Aliut ishte plotėsisht kuranore. Ai nuk bėnte kompromis me etikėn dhe me principet islame pėr hir tė mbajtjes nė dorė tė pushtetit dhe sundimit. Po ta kishte ndjekur rrugėn e “politikės reale”, Aliu do tė kishte pasur sukses por duke e bėrė kėtė do ta kishte ndryshuar karakterin e qeverisjes sė tij nga njė qeverisje islame nė njė qeverisje “aristoteliane”.

    Nė veprėn e tij “Edeb el-Arabij”, nė faqen 174, Ahmed Hasan shkruan:

    Aliu nuk njihte kompromis nė ēėshtjet e fesė dhe nuk pranonte kurrfarė standardi tė dyfishtė. Por pikėrisht nga kjo fisnikėri e karakterit tė tij do tė pėrfitonte Muavije nė ēdo mėnyrė.

    2. Aliu nuk u pėrqoq t’i kėnaqte tė pasurit dhe tė fuqishmit nė kurriz tė tė varfėrve dhe tė dobėtive. Ai i vendosi interesat e tė varfėrve pėrmbi interesat e aristokracisė arabe. Nga ana e saj, aristokracia arabe u zemėrua me tė dhe e shprehu shumė qartė zemėrimin.


    Kur i shpėrndante tė ardhurat nga thesari shtetėror, Aliu nuk bėnte kurrfarė dallimi ndėrmjet aristokratėve dhe njerėzve tė rėndomtė, ndėrmjet tė pasurit dhe tė varfrit, ndėrmjet arabit dhe jo-arabit. Nė sytė e tij, tė gjithė ishin tė barabartė. Aristokratėt arabė protestuan kundėr kėsaj praktike por ai i shpėrfilli kundėrshtimet e tyre. Shumė shpejt, protestat e tyre shpėrthyen nė njė luftė civile.

    3. Sapo e mori nė duar sundimin, Aliu i liroi nga detyra guvernatorėt dhe zyrtarėt e emėruar nga Osmani. Por shumė prej tyre nuk kishin ndėrmend ta linin postin qė e kishin.

    Lirimi nga detyra i guvernatorėve tė Osmanit

    Kur Aliu e mori nė duar qeverisjen, guvernatorėt dhe tatim-mbledhėsit e Osmanit po e plaēkisnin popullin, pa frikėn se mund t’u kėrkohej llogari nga pushteti qendror. Dekreti i parė i Aliut ishte nė lidhje me lirimin e tyre nga detyra.

    Mughire bin Shaaba ishte njėri nga shokėt e Profetit (sahabet). Umari e kishte emėruar pėr guvernator tė Kufes por Osmani e kishte liruar nga detyra. Ai nuk ia kishte shprehur besnikėrinė Aliut por e kėshilloi atė qė tė mos ndėrmerrte ndryshime radikale nė politikė dhe nė radhėt e qeveritarėve. Ai thoshte se sikur guvernatorėt e emėruar nga Osmani tė mos e pranonin Kalifatin e tij, Aliu kurrė nuk do tė mundej t’i largonte nga detyra. Ai e paralajmėroi Aliun se sikur t’i lironte nga detyra para se ta pėrforconte njėherė pushtetin e tij, guvernatorėt do tė rebeloheshin.


    Edhe kushėriri i parė i Aliut, Ibn Abbasi, e kėshilloi pėr tė njėjtėn gjė. Sipas tij, Aliu duhej tė ishte i kujdesshėm.


    Por njė kėshillė e tillė ishte e papranueshme pėr Aliun. Ai besonte se ishte pėrgjegjės ndaj Zotit pėr tė gjithė veprimet e tija dhe si pasojė, nuk mund tė lejonte qė njerėz tė pavlerė dhe tė korruptuar t’i sundonin myslimanėt. Nė tė vėrtetė, ai e mbante veten pėrgjegjės jo vetėm pėr veprat e tija, por edhe pėr veprimet e guvernatorėve tė tij. Andaj, ai i refuzoi kėto kėshilla, duke u mbėshtetur nė Zotin dhe duke qenė i bindur se e bėnte atė qė ishte e drejtė.


    Disa njerėz kanė thėnė se sikur Aliu tė mos i lironte nga detyra guvernatorėt e Osmanit, ata nuk do tė rebeloheshin kundėr tij. Por ky mendim ėshtė tejet naiv. Guvernatorėt e Osmanit do ta sfidonin domosdo Aliun, pavarėsisht si do tė vepronte Aliu. Ata ishin armiqtė e tij tė vjetėr.


    Nė vijim do tė japim disa arsye pėrse Aliu i liroi nga detyra guvernatorėt e Osmanit:


    1. Qėllimi i Aliut ishte ringjallja e qeverisjes sė Muhammedit dhe pėrforcimi i sistemit islam. Pėr ta bėrė kėtė, ai duhej ta “pastronte” qeverisjen e trashėguar nga Osmani, duke e shpėtuar fillimisht nga kthetrat e Umajjadėve. Nė vend tė tyre, ai emėroi njerėz qė i druheshin Zotit dhe qė besonin sinqerisht se mbanin pėrgjegjėsi para Tij nė gjithēka qė bėnin.


    2. Myslimanėt i kishin kėrkuar Osmanit qė t’i largonte guvernatorėt e tij tė korruptuar dhe nė vend tė tyre, tė emėronte njerėz tė virtytshėm. Por Osmani u bė i shurdhėr pėrballė kėrkesave tė tyre dhe ata ndėrmorėn hapa drastikė pėr ndėrrimin e guvernatorėve. Sikur Aliu tė bėnte manovra tė ngjashme me Osmanin, edhe qeverisja e tij do tė pėrfundonte njėsoj si ajo e Osmanit.


    3. Po tė mos i lironte nga detyra guvernatorėt e Osmanit, Aliu do tė vendosej nė pozitėn e bashkėpunėtorit nė bėmat e tyre.


    4. Muavije nuk ishte i kėnaqur thjesht me sundimin e Sirisė. Ai dėshironte ta sundonte gjithė perandorinė dhe tė bėhej Kalif i myslimanėve. Kur vėrejti se Osmani i kishte krijuar shumė armiq vetes, ai provoi tė pėrfitonte nga rasti. I sugjeroi Osmanit qė tė largohej nga Medineja dhe tė shkonte bashkė me tė nė Siri, ku e siguroi se do tė mund tė jetonte i sigurt, ndėrkohė qė nė kryeqytetin e tij (nė Medine) mund tė vritej ēdo ēast. Po tė shkonte nė Damask, Osmani do tė bėhej njė “kukull” e Muavijes. Muavije do ta merrte nė duar gjithė pushtetin e Osmanit dhe do tė ishte Kalifi de facto i myslimanėve. Por Osmani nuk shkoi nė Siri dhe strategjia e Muavijes nuk funksionoi. Kur Osmani u vra mė pas, ai filloi njė ekspeditė kundėr Aliut, me pretekstin se po kėrkonte hakmarrje pėr gjakun e Osmanit. Pėrballė Muavijes, Aliu s’kishte mundėsi tjetėr veēse ta lironte nga detyra.


    5. Osmani nuk i kishte emėruar guvernatorėt e tij sipas aftėsive ose sipas vullnetit tė tyre pėr t’u shėrbyer myslimanėve. Ai emėroi njerėz pėr guvernatorė vetėm ngase ishin tė afėrt me tė. Sipas Aliut, ky ishte njė diskriminim i atyre qė ishin tė kualifikuar pėr tė qenė guvernatorė duke u mbėshtetur nė aftėsitė e tyre, nė virtytet dhe nė shėrbimet e bėra pėr Islamin. Pėr kėtė arsye, ai i liroi nga detyra guvernatorėt e Osmanit.


    6. Osmani i kishte emėruar vetėm pjesėtarėt e familjes sė tij si guvernatorė tė provincave. Tė gjithė guvernatorėt kishin njerėz dhe materiale tė mjaftueshme pėr luftė. Osmani ishte nė gjendje rrethimi nė pallatin e tij pėr 49 ditė. Ai u dėrgoi shumė thirrje ndihme atyre por asnjėri nuk erdhi pėr ta shpėtuar. Mė nė fund, Osmani u vra. Nėse kėta njerėz ishin tė gatshėm ta linin nė baltė personin qė ua kishte falur atė pozitė, si mundej Aliu tė mbėshtetej nė ta?


    Njėfarė Ebu Tufajl Kinaniu, njė banor i Medines, njė ditė shkoi nė Damask pėr t’u takuar me Muavijen. Kur erdhėn ballė pėr ballė, dialogu nė vijim u zhvillua mes tyre:


    Muavije: Ku ishe kur u vra Osmani?


    Kinaniu: Isha nė Medine.


    Muavije: A bėre diēka pėr t’ia shpėtuar jetėn nga armiqtė?


    Kinaniu: Jo!


    Muavije: Pėrse jo? E dije se ishte detyra jote tė bėjė ēmos pėr ta shpėtuar.


    Kinaniu: Mbase ishte. Por e njėjta gjė qė s’tė lejoi ty tė vije pėr t’ia shpėtuar jetėn, s’mė lejoi edhe mua ta bėja tė njėjtėn.





    Guvernatorėt e ri


    Nė muajin Muharrem tė vitit 36 pas Hixhrit, Aliu i emėroi guvernatorėt nė vijim:

    1. Kajs ibn Saad Ensari, guvernator i Egjiptit


    Kajsi hyri nė Egjipt pa u pėrballur me rezistencė dhe e mori kontrollin e qeverisjes. Nė Egjipt, ai i gjeti myslimanėt tė ndarė nė tre grupe. Njėri grup ishin pėrkrahėsit e tij, tjetri ishte grupi i kundėrshtarėve tė tij (d.m.th., i pėrkrahėsve tė Osmanit) dhe i treti ishte grupi i tė pavendosurve. Kajsi vendosi qė tė mos i ngacmonte dy grupet e fundit dhe u pėrqėndrua vetėm nė administrimin sa mė cilėsor tė provincės.


    Pėrnga pamja fizike, Kajsi ishte njeriu mė mbresėlėnės nė Medine. Ishte shtatlartė, me trup tė zhvilluar e tė fuqishėm dhe ishte mjaft i njohur pėr diturinė, pėr moralin dhe pėr oratorinė e tij. Kajsi ishte njė njeri i zgjuar dhe largpamės, i denjė pėr t’u bėrė ballė nė menēuri tipave si Muavije, Amr bin As dhe Mughire ibn Shaaba. Por njėsoj si udhėheqėsi i tij Aliu, edhe ai nuk besonte se qėllimi i arsyeton mjetet. Filozofia e tij ishte se principet e politikės duhet t’i bindeshin etikės sė Kur’anit.

    2. Osman bin Hunejf, guvernator i Basrės

    Edhe Osmani arriti tė hynte nė Basra dhe ta merrte nėn kontroll qytetin. Njėsoj si Kajsi nė Egjipt, edhe ai i gjeti njerėzit tė ndarė nė tre grupe. Edhe ai ndoqi njė strategji tė ngjashme me atė tė Kajsit.

    Osman bin Hunejfi i takonte njė familjeje tė shquar medinase. Ai ishte njė shok i afėrt i tė Dėrguarit tė Zotit dhe gjatė Kalifatit tė Umarit kishte qenė pėrgjegjės financiar i Irakut.

    3. Ammare bin Shihab Ensari, guvernatori i emėruar i Kufes

    Ammare u nis nga Medineja pėr ta marrė nė duar administrimin e Kufes. Por kur arriti nė Zabala, njė ndalesė nė mes tė rrugės, u takua me njėfarė Talha bin Huvejlid Esadi qė vinte nga Kufeja. Ai e kėshilloi qė tė kthehej nė Medine, duke i thėnė se nė Kufe mund tė vritej. Pas kėsaj, Ammare u kthye nė Medine.

    4. Sehl bin Hunejf Ensari, guvernatori i emėruar i Sirisė


    Sehli u nis nga Medineja dhe para se tė hynte nė kufijtė e Sirisė, u ndal nga njė grup kalorėsish. Ata i thanė se ishin sirianė dhe se nuk do ta njihnin askėnd si sundues pėrveē Muavijes. Ata e paralajmėruan se po tė shkonte njė hap mė tej, do ta vrisnin sakaq. Pas kėsaj, Sehli nuk hyri dot nė Siri dhe u kthye nė Medine. Sehli ishte vėllai i Osman bin Hunejfit. Edhe ai ishte nga shokėt e Profetit dhe kishte luftuar nė tė gjitha betejat e tija, duke u dalluar me guximin e tij.

    5. Ubejdullah ibn Abbas, guvernatori i Jemenit


    Ubejdullahu ishte kushėriri i parė i Muhammedit dhe i Aliut. Ai hyri nė Jemen pa u pėrballur me rezistencė dhe e mori nė duar qeverisjen. Jajla bin Umejje, i cili kishte qenė guvernatori i Osmanit nė Jemen, kishte ikur para se tė vinte ai dhe e kishte marrė me vete edhe thesarin.

    6. Kathm ibn Abbas, guvernatori i emėruar i Mekkes


    Kathmi ishte vėllai i vogėl i Ubejdullahut. Thuhet se ai kishte njė ngjashmėri tė jashtėzakonshme me Profetin. Ai ishte akoma nė Medine kur Mekkeja u kthye nė njė qendėr tė kundėrshtuesve tė Aliut. Andaj, ai priti derisa gjendja nė Mekke tė qetėsohej. Pas vdekjes sė Aliut, ai u largua nga Arabia, shkoi nė Semerkand, nė Azinė Qendrore dhe atje vdiq.

    Disa muaj pas ardhjes nė pushtet, Aliu u nis nga Medineja pėr nė Basra, pėr t’u pėrballur me sfidėn e rebelėve tė atjeshėm. Si mėkėmbės tė tij nė Medine e emėroi Sehl bin Hunejf Ensariun.


    Pas betejės sė Basrės, Aliu e emėroi Abdullah ibn Abbasin si guvernator tė ri tė qytetit. Abdullahu ishte njė “prodhim” i mėsuesit tė tij Aliut dhe ishte tejet i njohur pėr diturinė qė kishte. Ai ishte njėri nga zėrat mė autoritarė nė lėmin e komentimit tė Kur’anit. Vdiq nė Taif kur ishte 70 vjeē.

    Emri:  kalifati.jpg

Shikime: 23

Madhėsia:  27.0 KB

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    110
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb Pėr: Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit

    PJESA 2
    Beteja e Devesė dhe lufta e parė civile nė historinė e Islamit


    Preludi luftės


    Siē u tha edhe mė sipėr, guvernatorėt e Aliut nuk arritėn tė hynin nė Siri dhe nė Kufe pėr shkak tė kundėrshtimeve tė guvernatorėve tė Osmanit qė gjendeshin atje. Por Siria dhe Kufeja nuk ishin qendrat e vetme tė trazirave. Edhe nė vetė Medinen ishin shfaqur probleme, tė cilat mund ta rrezikonin sigurinė e Shtetit. Andaj, Aliu u detyrua qė ta shtynte pėr njė kohė zgjidhjen e problemeve nėpėr provinca.


    Siē thamė, kur Aliu e mori postin e Kalifit tė myslimanėve, dy nga njerėzit mė me ndikim nė Medine, Talha ibn Ubejdullahu dhe Zubejr bin Avvami, ishin tė parėt qė ia shprehėn besnikėrinė. Qė tė dy, si shumė tė tjerė, ishin pasuruar mjaft gjatė sundimit tė tre Kalifėve para Aliut. Ata u bėnė gjithė mė tė pasur dhe tani, me ardhjen e Aliut nė fron, dėshironin tė bėheshin guvernatorė tė Kufes dhe tė Basrės. Kur ia shprehnin besnikėrinė Aliut, ata shpresonin fshehurazi se Aliu, si njė falėnderim pėr besnikėrinė e tyre, do t’i emėronte nė kėto poste. Por Aliu zgjodhi njerėz tė tjerė dhe nuk u dha atyre asgjė. Kjo i dėshpėroi mjaft qė tė dy. Ndonėse mbetėn tė pezmatuar, ata nuk e shprehėn hapur zemėrimin e tyre dhe si njerėz pragmatikė qė ishin, vendosėn tė vepronin.


    Talhaja dhe Zubejri bėnė njė plan pėr t’iu shmangur Aliut. Ata shkuan tek Aliu dhe i thanė se do tė shkonin nė Mekke pėr tė bėrė Umre. Por sapo arritėn nė Mekke, kėta dy veteranė tė Islamit e thyen betimin e tyre pėr besnikėri ndaj Aliut dhe thanė se ishin betuar pėr besnikėri me shumė pikėpyetje nė kokė. Nė kėtė kohė, Aisheja, e bija e Ebu Bekrit dhe njėra nga tė vejat e Profetit, ishte gjithashtu nė Mekke. Ajo e kishte kryer haxhin por nuk ishte kthyer nė Medine me tė dėgjuar se Aliu ishte bėrė Kalif. Ajo shpalli se do tė kėrkonte hakmarrje pėr vrasjen e Osmanit. Tek Talhaja dhe Zubejri, ajo gjeti pėrkrahės pėr kėtė “sipėrmarrje” tė saj. Kėshtu u krijua treshja e pėrbėrė nga Aisheja, Talhaja dhe Zubejri, e cila do tė pėrballej me Aliun, pasardhėsin e Muhammedit dhe sovranin legjitim tė myslimanėve. Boshti i kėsaj tresheje s’ishte tjetėr veēse antipatia ndaj Aliut.

    Njė pėrshkrim i shkurtėr i secilit pjesėtar tė “treshes” do tė ishte i dobishėm pėr t’i kuptuar ndodhitė qė sollėn deri nė kėtė luftė civile.

    Talha bin Ubejdullah

    Ubejdullahu (babai i Talhasė) dhe Ebu Kuhafeja, babai i Ebu Bekrit, ishin vėllezėr. Nėna e Talhasė ishte e bija e Hadhramit dhe babai i tij Ubejdullahu, ishte burri i saj i dytė. Pėr njė kohė tė shkurtėr, ajo kishte qenė edhe e shoqja e Ebu Sufjanit, i cili ishte divorcuar prej saj mė pas.


    Talhaja u martua me Umm Kulthumin, tė bijėn e Ebu Bekrit dhe kjo e bėnte atė njė kunat tė Aishes. Kur Ebu Bekri e emėroi Umarin si pasardhės, Talhaja kundėrshtoi ashpėr dhe ia tėrhoqi vėmendjen drejt ashpėrsisė sė Umarit. Mė pas, kur vetė Umari ishte duke vdekur, ai e bėri Talhanė pjesėtar tė kėshillit zgjedhės. Talhaja e theu premtimin qė ia kishte dhėnė Aliut sepse ky i fundit nuk e bėri guvernator tė Basrės. Me shumė gjasa, edhe kundėrshtimet e tija ndaj Osmanit ishin tė motivuara nga e njėjta gjė. Historiani arab Balad’huriu, nė veprėn e tij “Enseb’ul-Eshref”, nė faqen 113 tė vėllimit tė parė, shkruan:

    “Nė mesin e shokėve tė Profetit kishte pak njerėz qė i nxisnin njerėzit kundėr Osmanit aq sa Talhaja..”.

    Kur pallati i Osmanit u rrethua nga rebelėt, ishte Talhaja qė nuk u lejoi skllevėrve tė Osmanit t’i sillnin ujė. Natėn, ai hidhte shigjeta drejt pallatit tė tij dhe Osmani e dinte kėtė gjė. Taberiu thotė:

    Osmani shpesh lutej: “O Zot! Mė mbro nga e liga qė Talhaja mund tė ma bėjė. Ai ėshtė personi qė i nxit njerėzit kundėr meje dhe ai bėri qė tė mė rrethohej shtėpia. (“Historia”, vėll. 3, fq. 411).

    Urrejtja e Talhasė pėr Osmanin duhet tė ketė qenė shumė e madhe. Reagimet e tija ndaj Osmanit nuk morėn fund as me vdekjen e kėtij tė fundit. Ai urdhėroi qė tė goditej me gurė arkivoli i Osmanit dhe personat qė e mbanin atė. Osmanit nuk iu lejua qė tė varrosej nė varrezėn myslimane. Si pasojė, ai u varros nė varrezėn e hebrenjve.

    Zubejr bin Avvami

    Nėna e Zubejrit ishte Safijeja, e bija e Abd’ul-Muttalib bin Hashimit. Ajo, pra, ishte halla e Muhammedit dhe e Aliut.


    Edhe Zubejri u martua me njėrėn nga vajzat e Ebu Bekrit dhe kjo e bėnte edhe atė njė kunat tė Aishes. Njėsoj si Talhaja, edhe ai e kundėrshtoi vjehrrin e tij kur ky i fundit e emėroi Umarin si pasardhės tė vetin. Dhe kur Umari po vdiste, ai e emėroi edhe Zubejrin si pjesėtar tė kėshillit zgjedhės. Nė veprėn “Tabakaat”, Ibn Saadi thotė se edhe Zubejri ishte shumė i pasur, njėsoj si Talhaja.


    Zubejri e ndante me Talhanė dėshirėn pėr pasuri dhe ambicien pėr pushtet politik. Ai shpresonte se Aliu do ta trajtonte njėsoj siē i kishte trajtuar Osmani kushėrinjtė e tij dhe se do ta bėnte guvernator tė ndonjė province. Nė fund tė fundit, ai ishte kushėriri i Aliut.


    Por Aliu nuk kishte ndėrmend tė sillej me Zubejrin si ishte sjellė Osmani me kushėrinjtė e tij. Kur Zubejrit s’i mbeti kurrfarė dyshimi se Aliu nuk do ta emėronte si guvernator, ai e theu premtimin pėr besnikėri dhe u rebelua kundėr tij. Njėsoj si Talhaja, edhe Zubejri e urrente Osmanin dhe i nxiste njerėzit kundėr tij. Ibn Kutejbeja, njė historian arab, thotė se disa ditė pas ardhjes nė pushtet tė Aliut, Talhaja dhe Zubejri erdhėn pėr ta parė dhe mes tyre u zhvillua dialogu nė vijim:

    Talhaja dhe Zubejri: A e di pėrse t’u betuam pėr besnikėri?

    Aliu: Pėr arsyen e njėjtė, pėr tė cilėn myslimanėt e tjerė m’u bindėn.

    Talhaja dhe Zubejri: Jo! Ne ta shprehėm besnikėrinė me shpresėn se ti do ta shpėrbleje kėtė gjest tonin, duke nga dhėnė njė hise nė qeverisjen tėnde. Nė fund tė fundit, me pėrkrahjen tonė ti u bėre Kalif.

    Aliu: E shumta, unė mund tė konsultohem me ju nė ēėshtjet e qeverisjes por nuk ekziston njė “hise” pėr ju nė qeverisje.

    Talhaja dhe Zubejri u dėshpėruan thellė nga refuzimi i Aliut pėr ta ndarė fuqinė me ta dhe komenti i tyre pas kėtij takimi ishte:

    Talhaja: Nė Medine janė tre pjesėtarė tė kėshillit zgjedhės. Njėri prej tyre (Saadi) nuk ia shprehu besnikėrinė Aliut. Por unė dhe Zubejri e bėmė kėtė gjė. Ne dy i mundėsuam tė bėhej Kalif dhe ai tani ka harruar se ē’kemi bėrė pėr tė.

    Zubejri: Ne i mblodhėm rrethuesit e Osmanit dhe ne e dėnuam atė, tė gjitha pėr hir tė Aliut. Nė kėtė kohė, Aliu qėndroi nė shtėpi. Pastaj, me ndihmėn tonė u bė Kalif. Por menjėherė pasi e mori Kalifatin, ai i harroi shėrbimet tona dhe tė gjitha postet ua dha njerėzve tė tjerė.

    Fjalėt e tyre arritėn deri tek Aliu. Ai e thirri Abdullah ibn Abbasin dhe i kėrkoi njė kėshillė pėr kėtė rast. Nė veprėn “Kitab’ul-Imama ve’s-sijasa”, pėrcillet se Abdullah ibn Abbasi tha:

    “Pėr mendimin tim, ti duhet ta emėrosh Talhanė si guvernator tė Basrės dhe Zubejrin si guvernator tė Kufes. Kjo do t’i kėnaqė dhe do t’i heshtė qė tė dy”.

    Aliu heshti pėr njė ēast pėr tė menduar nė lidhje me kėshillėn e kushėririt tė tij dhe mė pas tha: “Nuk pajtohem me ty nė lidhje me kėtė. Unė i njoh mirė qė tė dy. Po t’i bėj guvernatorė, tirania, shtypja dhe shfrytėzimi do tė pėrhapen nė Basra e nė Kufe dhe sėrish do tė lartėsohen klithmat e tė shtypurve. Po t’i bėj guvernatorė njerėzit si Talhaja dhe Zubejri, atėherė do tė duhet tė lejoj qė edhe Muavije tė mbetet guvernator i Sirisė”.

    Mė tej, Ibn Kutejbe shkruan:
    “Amr bin As, Talha dhe Zubejri ishin tė parėt qė e kritikuan hapur Osmanin. Ata ishin tė parėt qė u kėrkuan njerėzve ta vrisnin atė. Talhaja dhe Zubejri ishin tė parėt qė ia shprehėn besnikėrinė Aliut dhe tė parėt qė e thyen premtimin e tyre”.

    Qėkur Umari i kishte caktuar pėr kėshillin zgjedhės, Talhaja dhe Zubejri kishin ushqyer ambicie pėr t’u bėrė Kalif. Nė vend tė tyre, Abdurrahmani e kishte bėrė Osmanin Kalif.

    Njė mundėsi e dytė erdhi menjėherė pas vdekjes sė Osmanit. Por kėsaj radhe ata e ndjenin se myslimanėt nuk i donin. Ata kuptuan se pavarėsisht se ē’do tė bėnin, myslimanėt nuk do ta pranonin ndonjėrin prej tyre si Kalif. Gjithkush nė Medine e kishte parė sjelljen e tyre ndaj Osmanit gjatė rrethimit tė pallatit tė kėtij tė fundit.


    Talhaja dhe Zubejri gjithashtu panė se nuk ishte Aliu qė pėrpiqej tė ngjitej nė pushtet por ishin vetė myslimanėt qė pėrpiqeshin ta vendosnin atė nė postin e Kalifit. Zgjedhja e Aliut si Kalif ishte njė proces spontan dhe rezistenca e vetme kundėr kėtij procesi ishte nga vetė Aliu. Talhaja dhe Zubejri e dinin gjithashtu se sikur tė mos ia shprehnin besnikėrinė Aliut, do tė dukeshin tepėr tė dyshimtė. Duke mos dashur njė gjė tė tillė, ata ia shprehėn Aliut besnikėrinė.


    Duke parė se Kalifati u kishte rrėshqitur nga duart, Talhaja dhe Zubejri vendosėn se tė qenit guvernatorė tė Basrės e tė Kufes respektivisht, do tė ishte njė dhuratė e mjaftueshme ngushėlluese pėr ta. Ata shpresonin se Aliu nuk do ta shpėrfillte statusin e tyre tė lartė nė shoqėri, si pjesėtarė tė kėshillit zgjedhės qė kishin qenė. Ata gjithashtu mendonin se Aliu nuk do tė mundej ta shpėrfillte prestigjin dhe ndikimin qė kishin nė Basra dhe nė Kufe. Por Aliu nuk ndikohej fare nga statusi e nga prestigji i tyre dhe nuk ua dha postet e kėrkuara nė Basra dhe nė Kufe. Talhaja dhe Zubejri kuptuan se Medineja ishte njė tokė shterrpė pėr ambiciet e tyre. Andaj vendosėn qė tė shkonin nė Mekke dhe tė provonin atje. Aliu nuk bėri asgjė pėr t’i ndalur. Tė dy u nisėn nga Medineja me tradhti nė zemrat e tyre. Sikur Aliu t’i kishte emėruar pėr guvernatorė tė Basrės dhe tė Kufes, ata do t’i pėrforconin pozitat e tyre nė kėto vende dhe do ta tėrhiqnin premtimin pėr besnikėri ndaj pushtetit qendror. Nė kėto rrethana, shoqėria do tė ishte e sunduar nga katėr sundues tė ndryshėm dhe armiqėsorė me njėri-tjetrin. Talhaja nė Basra, Zubejri nė Kufe, Muavije nė Siri dhe Aliu nė Hixhaz. Nė njė luftė potenciale civile tė kėtyre katėr sunduesve, Shteti Islam do tė ishte mbytur nė anarki dhe sėrish do tė ishte kthyer nė “qeverisjen” e fiseve arabe si nė kohėn e Injorancės. Ishte pikėrisht vizioni dhe gjenialiteti i Aliut qė e shpėtoi Islamin nga njė katastrofė e tillė.

    Ėshtė shumė e qartė se vendimet qeveritare zakonisht pėrpilohen nė bazė tė shtypjeve tė grupeve tė ndryshme tė interesit. Talhaja, Zubejri dhe pėrkrahėsit e tyre formonin pikėrisht njė grup tė tillė. Ata krijuan shtypje por kur kjo shtypje e tyre u pėrball me rezistencė, ata iu drejtuan luftės.


    Aisheja, e bija e Ebu Bekrit


    Aisheja ishte e bija e Ebu Bekrit, Kalifit tė parė tė myslimanėve. Ajo u lind katėr vite pasi Profeti i Islamit e kishte shpallur misionin e tij dhe ishte 9 vjeēe kur u kurorėzua me tė. Ajo ishte gruaja e tij e tretė. Ngase nuk lindi njė fėmijė, ajo e adoptoi Abdullah ibn Zubejrin, djalin e motrės sė saj. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ajo u njoh edhe si “nėna e Abdullahut” (Ummu Abdullah).

    Aisheja ishte e pranishme nė betejėn e Uhudit. Buhariu pėrcjell nga Enesi se ai e kishte parė Aishen dhe Umm Selemen duke sjellė ujė pėr ushtarėt e plagosur. Aisheja e urrente Aliun. Madje e urrente aq shumė sa nuk kishte dėshirė as t’ia pėrmendte emrin. Buhariu e pėrcjell ndodhinė nė vijim:


    Aisheja thotė: kur tė Dėrguarit tė Zotit iu pėrkeqėsua gjendja, ai kėrkoi leje nga gratė e tjera qė tė sillej nė dhomėn time dhe unė tė kujdesesha unė pėr tė. Atė ditė ishte nė dhomėn e Mejmunes. Ngase nuk kishte fuqi pėr tė ecur, ai u soll nga dy burra, tė cilėt i ndihmuan deri nė dhomė. Njėri prej tyre ishte Abdullah ibn Abbasi. Ky rrėfim i Aishes iu pėrcoll Abdullah ibn Abbasit dhe ai tha se njeriu tjetėr qė e kishte ndihmuar tė Dėrguarin deri tek dhoma e Aishes kishte qenė Aliu.

    Historianėt janė pėrpjekur ta zbulojnė arsyen e urrejtjes sė Aishes ndaj Aliut. Njė arsye e mundshme supozohet se ishte rasti i “shpifjes” qė ndodhi nė vitin e gjashtė pas Hixhrit. Kur ushtria medinase po kthehej nga ekspedita e Beni Mustalikut, Aisheja, e cila e kishte shoqėruar tė Dėrguarin, aksidentalisht mbeti prapa karvanit. Mė vonė, ajo u shfaq sėrish mbi devenė e njė njeriu tjetėr. Ky rast bėri qė njerėzit tė fillonin tė flisnin fjalė tė ndryshme, gjė qė i shkaktoi shumė vuajtje tė Dėrguarit. Thuhet se nė lidhje me kėtė, i Dėrguari u konsultua me Usame bin Zejdin dhe me Ali ibn Ebu Talibin. Usameja i tha se Aisheja ishte krejtėsisht e pafajshme por Aliu i tha se nuk ishte fare e nevojshme tė duronte probleme tė tilla sepse mundej fare lehtė tė ndahej prej saj dhe tė martohej me gra tė tjera.

    Aisheja gjithashtu pretendonte se Aliu e kishte rrahur njė robėreshė tė sajėn pėr ta kuptuar tė vėrtetėn. Profeti ishte akoma duke u lodhur me kėtė punė, kur erdhi njė shpallje e re nga Zoti, e cila vėrtetonte se Aisheja ishte e pafajshme. Pafajėsia e saj u pranua dhe ky incident u mbyll. Ndonėse ky rast u pėrmbyll nė mėnyrė tė lumtur pėr Aishen, ajo kurrė nuk e fali Aliun pėr kėtė kėshillė, tė cilėn thuhej se ai ia dha Muhammedit. Nėse vėrtet Aliu i dha njė kėshillė tė tillė Muhammedit, ai s’bėri tjetėr veēse e parafrazoi vargun e pestė tė kapitullit 66 tė Kur’anit, ku thuhet:

    Dhe nėse ai ndahet prej juve, Zoti do t’i japė gra mė tė mira...


    Sipas kėtij vargu tė Kur’anit, kishte gra qė ishin mė tė mira se gratė e Profetit dhe Zoti mund t’ia jepte ato tė Dėrguarit tė Tij. Rrėfimi se Aliu e kishte rrahur robėreshėn e Aishes nuk pėrshtatet me karakterin e tij. Ai ishte i njohur si njė njeri guximtar dhe as nė betejė kurrė s’e kishte goditur i pari armikun. Gjithnjė e ftonte armikun qė tė sulmonte i pari. Vetėm kur armiku tė kishte sulmuar, Aliu ndjehej i lirė pėr ta mbrojtur veten. Ėshtė e pamendueshme qė njė njeri i tillė tė rrahė njė vajzė tė dobėt. Kur ushtria ishte nisur dhe Aisheja kishte mbetur prapa ushtrisė, robėresha e saj nuk ishte me tė. Si mund ta dinte ajo se ē’kishte ngjarė me tė zonjėn? Edhe sikur dikush ta kėrcėnonte me vdekje, ajo sėrish s’do tė kishte ndonjė gjė pėr tė thėnė.

    Historiani britanik Sir William Muir ka shkruar se rrėfyesja e rastit tė “rrahjes” sė robėreshės ishte vetė Aisheja dhe se kjo gjė, sipas tij, e bėn tė dyshimtė kėtė tregim. Por Aishes nuk i duhej incidenti i shpifjes pėr ta urryer Aliun. Urrejtja e saj pėr tė kthehej shumė mė prapa nė kohė, shumė para kėtij rasti. Ajo gjithnjė e xhelozonte Hatixhen, e xhelozonte vajzėn e Hatixhes dhe fėmijėt e saj. Muhammedi kalonte shumė kohė me fėmijėt e Fatimesė dhe Aisheja mund tė ketė menduar se sikur ajo tė kishte pasur fėmijė, Muhammedi do t’u kishte kushtuar vėmendje edhe atyre, njėsoj siē u kushtonte nipėrve tė Hatixhes. Pėr fat tė keq, Aisheja nuk i lindi fėmijė tė Dėrguarit.

    Ta xhelozonte tė bijėn dhe nipėrit e Hatixhes mund tė ishte diēka tejet normale pėr Aishen. Por gjithsesi, ajo qė nuk ishte aspak normale pėr bashkėshorten e njė tė Dėrguari tė Zotit, ishte njė xhelozi qė shkonte pėrtej vetėkontrollit dhe kthehej nė njė obsesion. Aisheja thoshte shpesh se ndonėse kurrė s’e kishte parė Hatixhen, atė e xhelozonte mė shumė se gratė e tjera tė tė Dėrguarit. Njė arsye e xhelozisė sė saj ishte fakti se i shoqi gjithnjė e kujtonte Hatixhen me shumė dashuri dhe mirėnjohje. Nė njė rast, ai po e lėvdonte Hatixhen kur Aisheja e humbi durimin dhe i tha: “Pėrse flet pėr atė grua plakė gjithė kohės? A s’tė ka dhėnė Zoti gra mė tė mira se ajo?” .

    “Kurrė!”, ia ktheu i Dėrguari. “Zoti kurrė s’mė ka dhėnė njė grua mė tė mirė se Hatixheja. Ajo mė besoi kur gjithkush mė kundėrshtonte. Ajo mė pėrkrahu kur nuk kisha askėnd tė mė pėrkrahte. Ajo ishte e para qė e pranoi Islamin kur tė gjithė tė tjerėt ishin idhujtarė. Dhe Zoti mė bekoi me fėmijė vetėm nėpėrmjet saj”(pėrcjellė nga Buhariu).

    Sido qė tė ishte, Aisheja nuk arrinte ta shtypte ose ta fshihte urrjetjen qė kishte ndaj Hatixhes, vajzė sė saj dhe nipėrve. As vdekja e Hatixhes dhe e Fatimesė nuk ia ndryshoi qėndrimin. Ajo i urrente Aliun dhe nipėrit e Hatixhes.

    Kishte qenė e pashmangshme qė Aisheja ta kundėrshtonte Osmanin. Njė ditė teksa ishte nė foltore, Osmani po pėrdorte fjalė tė pahijshme pėr Abdullah ibn Mesudin, njė shok tė tė Dėrguarit tė Zotit. Nė kėtė rast, Aisheja ishte ngritur nė mbrojtje tė kėtij tė fundit. Kishte pasur edhe raste tė tjera kur ajo e kishte kundėrshtuar Osmanin. Njė derė e dhomės sė saj hapej drejt xhamisė dhe kohė pas kohe, ajo vendoste para derės njė palė kėpucė dhe njė kėmishė qė i kishte veshur i Dėrguari, duke thėnė: “Para se tė mund tė mblidhej pluhuri mbi kėto gjėra tė tė Dėrguarit, ti i ke ndryshuar urdhrat e tij dhe traditėn, duke e prishur fenė”.

    Aisheja kishte dyshime se Osmani po e “shpėrfillte” statusin e saj. Mė pas, Osmani do t’ia ndėrpriste edhe pagesėn e saj tė zakonshme nga thesari. Kjo e zemėroi Aishen jashtė mase dhe bashkė me shumė gjėra tė tjera, ishte arsyeja qė e bėri atė njė armike tė Osmanit. Abbas Mahmud el-Akkad nga Egjipti, nė veprėn “Ekberijet el-Imam Ali” (botuar 1970 nė Kairo), thotė se Aisheja ia kishte ngjitur Osmanit emrin “Na’thal”. Na’thali ishte njė ēifut plak nga Medineja. Thuhet se mjekra e Osmanit i ngjante mjekrės sė tij. Nė ēaste zemėrimi, Aisheja i nxiste hapur njerėzit kundėr Osmanit duke thėnė: “Vriteni kėtė Nathal! Ai ėshtė bėrė mohues!” Umar Faruku, nė faqen 190 tė veprės “Historia e mendimtarisė arabe deri nė ditėt e Ibn Khaldunit” tė botuar nė vitin 1983 nė Beirut, shkruan:

    “Pėrcillet se Aisheja thoshte: “Vriteni kėtė Na’thal! Ai ėshtė bėrė mohues”.

    Rrethimi i pallatit tė Osmanit kishte filluar tashmė kur Aisheja u nis nga Medineja pėr nė Mekke pėr ta kryer haxhin. Mervani iu lut qė tė qėndronte nė Medine por ajo nuk ia vari veshin dhe u largua. Gjatė mungesės sė saj, Osmani u vra. Nė Mekke, Aisheja ishte e interesuar tė dėgjonte se ē’po ndodhte nė Medine. Pas haxhit, ajo i mblodhi rrobat e saja pėr t’u kthyer. Por para se tė nisej nga Mekkeja, dėgjoi se njė njeri i quajtur Akdhar sapo kishte ardhur nga Medineja nė Mekke. Ajo e thirri dhe e pyeti ē’po ndodhte nė Medine. Ai i tha: “Osmani i vrau rebelėt nė qytet dhe e mori situatėn nėn kontroll”.

    Aisheja u tmerrua nga ky lajm dhe tha: “A i vrau Osmani ata njerėz qė kishin ardhur tė protestonin kundėr tiranisė dhe tė kėrkonin drejtėsi? Pėr Zotin, ne s’jemi tė kėnaqur me kėtė gjė”. (“Historia” e Taberiut, vėll.3, fq. 468) .

    Por ditėn tjetėr, njė tjetėr udhėtar erdhi nga Medineja dhe i tha Aishes se rebelėt e kishin vrarė Osmanin dhe se njeriu i djeshėm e kishte lajmėruar gabim. Kėsaj radhe, ajo tha: “Zoti e largoftė Osmanin nga mėshira e Tij! Gjithė ē’tė ketė ndodhur, Osmani ia bėri vetė vetes sė tij. Zoti nuk e shtyp askėnd”.
    Kur u konfirmua lajmi i vrasjes sė Osmanit, Aisheja vendosi tė largohej menjėherė nga Mekkeja. Ajo ishte e bindur se prania e saj nė Medine ishte jetike para zgjedhjes sė njė Kalifi tė ri. Ajo u nis nga Mekkeja por pa u larguar shumė, u takua me njė udhėtar qė vinte nga Medineja dhe qė quhej Ubejd ibn Ebi Selma. Ajo e pyeti pėr tė rejat mė tė fundit nė Medine dhe ai i tha: “Osmani u vra dhe njerėzit e Medines iu bindėn Ali ibn Ebu Talibit si Kalif”.


    Ardhja e Aliut nė pushtet nuk ishte njė lajm qė Aisheja ishte e gatshme ta dėgjonte. Por duke shpresuar se kishte kuptuar gabim, pyeti sėrish: “A the se njerėzit e Medines iu betuan Aliut pėr besnikėri?” Ubejdi u pėrgjigj: “Po, Aliut iu betuan. Dhe kujt tjetėr mund t’i bindeshin pėrveē tij?”.

    Aisheja klithi:

    “Oh mė mirė tė ēahej toka ose qielli tė binte mbi ne, sesa Aliu tė bėhej Kalif. Tani s’mund tė kthehem nė Medine. Nė Mekke do tė shkoj sėrish”. (Tarih el-Kamil” nga Ibn Ethiri, vėll.3, fq.105).

    Aisheja u urdhėroi njerėzve tė saj qė tė ktheheshin drejt Mekkes dhe tha:

    “Osmani u vra pa ndonjė faj. Pėr Zotin kam pėr tė kėrkuar hakmarrje pėr gjakun e tij”.

    Kėto fjalė tė Aishes e befasuan Ubejdin, i cili pyeti: “O nėnė e besimtarėve! A do tė kėrkoni hakmarrje pėr Osmanin, ndonėse ju ishit ajo qė e quajtėt Na’thal dhe qė i nxitėt myslimanėt pėr ta vrarė, duke thėnė se ishte bėrė mohues?”.

    Aisheja u pėrgjigj: “Ėshtė e vėrtetė se e quajta Osmanin me atė emėr por edhe tė tjerė e thirrnin ashtu. Ėshtė gjithashtu e saktė se unė thashė qė ka devijuar dhe se duhet tė sillet nė rrugė tė drejtė. Por ajo qė them tani ėshtė mė e saktė se ajo qė thashė atėherė dhe po tė them se Osmani u pendua para se tė vdiste. Andaj kur u vra, ai ishte i pafajshėm dhe unė kam pėr tė kėrkuar hakmarrje pėr gjakun e tij”.

    Nga e dinte Aisheja se Osmani ishte penduar? Derisa Aisheja ishte akoma nė Medine, Osmani s’ishte penduar akoma. Edhe pasi ajo e kishte kryer haxhin dhe po bėhej gati pėr t’u kthyer nė Medine, ai nuk ishte penduar. Pėrndryshe, Aisheja nuk do tė shprehte kėnaqėsi me tė dėgjuar se ai ishte vrarė. Por kur e dėgjoi lajmin se Aliu ishte bėrė Kalif, ajo pėrnjėherė zbuloi se Osmani qenka penduar dhe se ai ishte i pafajshėm. Ajo shpalli se do tė ishte njė mbrojtėse e Osmanit dhe se do tė shpallte njė kampanjė pėr tė kėrkuar hakmarrje pėr gjakun e tij.

    Gjatė kėsaj kohe, edhe Mervani, i cili ishte larguar nga Medineja me ardhjen nė pushtet tė Aliut, erdhi nė Mekke. Ai shkoi tek Aisheja dhe i bėri njė pėrshkrim aq prekės tė vrasjes sė Osmanit, sa thuhet se Aisheja mezi i mbajti lotėt. Mė pas, ajo filloi njė kampanjė dydimensionale. Nga njėra anė, ajo duhej tė vėrtetonte se Osmani ishte “i pafajshėm” dhe nė anėn tjetėr, tė vėrtetonte se Aliu ishte “fajtor”.

    Udhėtarėt po i bartnin fjalėt e Aishes drejt Medines. Talhaja dhe Zubejri u mrekulluan kur i dėgjuan kėto gjėra. Nė kėtė kampanjė tė Aishes, ata panė njė shpresė pėr veten e tyre dhe i shkruan asaj njė letėr, duke e miratuar veprimtarinė e saj dhe duke ia shprehur pėrkrahjen. Kėshtu, ata e motivuan Aishen qė ta rriste akoma mė shumė propagandėn e saj kundėr Aliut. Shumė shpejt, edhe ata tė dy do tė niseshin drejt Mekkes “pėr tė bėrė Umre”. Me ndihmėn e Mervanit, Aisheja kishte filluar ndėrkohė tė mblidhte pėrkrahės. I pari qė iu pėrgjigj thirrjes sė saj ishte Abdullah bin Amir el-Hadhremiu, guvernatori i Osmanit nė Mekke. Bashkė me tė, ai e solli edhe Said bin Asin, Velid bin Akaben dhe Umajjadėt e tjerė qė ndodheshin nė Mekke. Nė ndėrkohė, edhe Talhaja dhe Zubejri arritėn nga Medineja dhe bėnė njė aleancė me Aishen dhe me Mervanin kundėr Ali ibn Ebu Talibit. Dalėngadalė, tė gjithė dirigjuesit nė prapaskenėn e vrasjes sė Osmanit ishin mbledhur nė Mekke. Ngase nė mes tyre kishte njė unitet nė metoda dhe nė qėllim, formimi i njė aleance tė tillė nuk ishte shumė i vėshtirė.

    Qėllimi “zyrtar” i kėsaj aleance ishte kėrkimi i hakmarrjes pėr gjakun e Osmanit. Aleatėt vendosėn se kjo gjė nuk mund tė bėhej ndryshe, veēse duke e marrė nė dorė vetė Kalifatin. Por prapaskena e kėsaj ekspedite hakmarrjeje ishte e mbushur me lakminė pėr fuqi, me frikėn e ca burrave dhe me xhelozinė dhe dinakėrinė e njė gruaje.

    60. Beteja e Basrės (Beteja e Devesė)
    Lufta e dytė civile nė Islam

    Myslimanėt tashmė kishin bėrė njė luftė civile gjatė Kalifatit tė Ebu Bekrit. Brenda gjeneratės sė njėjtė, tani sėrish po shfaqej problemi i luftės sė brendshme. Lufta e parė civile ishte bėrė nga ana e qeverisė kundėr disa njerėzve disidentė, kurse e dyta u bė nga disa njerėz disidentė kundėr qeverisė sė tyre. Prof. Sejjid Abdul Kadir dhe Prof. Muhammed Shuxha’ud Din, nė veprėn e tyre “Historia e Islamit”, nė pjesėn e parė shkruajnė:

    Kur dėgjoi se Osmani ishte vrarė dhe se Aliu ishte zgjedhur Kalif, Aisheja ishte duke u kthyer nga Mekkeja nė Medine pas kryerjes sė ritualeve tė haxhit. Me ta marrė kėtė lajm, ajo vendosi tė mos shkonte nė Medine dhe u kthye sėrish nė Mekke. Talhaja dhe Zubejri arritėn gjithashtu nė Mekke. Guvernatori i Osmanit nė Mekke ishte Abdullah bin Amir Hadhremiu. Mervani dhe pjesėtarėt e tjerė tė fisit Umejje po qėndronin nė qytet si mysafirė tė tij. Qė tė gjithė u mblodhėn dhe vendosėn tė kėrkonin hakmarrje pėr gjakun e Osmanit. Nė Mekke, ata mblodhėn njė ushtri prej 3000 vetash dhe pas shumė diskutimesh, vendosėn tė marshonin drejt Basrės. Ata e okupuan Basrėn, e konfiskuan thesarin shtetėror dhe duke pėrhapur tmerr nėpėr qytet, vranė 600 myslimanė, pėr tė cilėt dyshonin se ishin kundėr tyre.

    Pėrpjekja pėr tė kėrkuar hakmarrje pėr vrasjen e Osmanit ishte vetėm njė pretekst pėr tė luftuar. Kjo gjė s’ishte tjetėr veēse njė maskė pėr ambiciet e prijėsve tė kėsaj lėvizjeje dhe pėr krimet e tyre. S’kishte mėnyrė tjetėr pėr t’i fshehur qėllimet e tyre tė vėrteta, ambiciet dhe pėrfshirjen nė vrasjen e Osmanit, veēse nėpėrmjet pretendimit se ishin mbrojtės tė gjakut tė tij. Njė gjė qė e dinin tė gjithė ishte se sikur Aliu ta konsolidonte pushtetin e tij, gjėja e parė qė do tė bėnte ishte njė hetim i hollėsishėm i vrasjes sė Osmanit. Njė hetim i tillė domosdo do t’i ēonte hetuesit tek gjurmėt e vetė prijėsve rebelė. Roli qė kishin luajtur gjatė rrethimit tė pallatit tė Osmanit nuk ishte i fshehur nga njerėzit. Tė gjithė dėshmitarėt okularė gjendeshin nė Medine dhe qė tė gjithė do tė dėshmonin duke u betuar pėr atė qė kishin parė. Pėr prijėsit rebelė, kishte vetėm njė rrugė pėr ta penguar drejtėsinė e Aliut dhe kjo ishte ngritja e njė “britme” pėr hakmarrje para se Aliu tė mund ta vinte nė funksion aparatin e drejtėsisė. Dhe pikėrisht kėtė e bėnė. Disa prej tyre pranonin se ajo qė ishin duke bėrė ishte njė pendim pėr mėkatet e tyre dhe s’kishte pendim mė tė mirė sesa “tė lahej gjaku me gjak”. Ata e kishin vrarė njė Kalif tashmė dhe do ta vrisnin edhe njė tjetėr. Kjo ishte mbase mėnyra e vetme qė ata ta arrinin “shpėtimin”.

    Askush nuk e di se me ēfarė tė drejte Aisheja, Talhaja dhe Zubejri po kėrkonin hakmarrje pėr gjakun e Osmanit. Asnjėri prej tyre s’kishte lidhje familjare me tė dhe secili i takonte njė fisi tė ndryshėm. Mė tė afėrmit e Osmanit ishin e veja e tij Naileja dhe djemtė dhe vajzat e tija. Si pėr ironi, asnjėri prej tyre nuk po kėrkonte hakmarrje. Vetėm pas vrasjes sė tij, Osmani gjeti “trima” tė tė dyja gjinive qė ishin tė gatshėm pėr tė qenė “mbrojtės” tė tij.

    Aisheja nuk e shihte dot Aliun nė fronin e Kalifatit. Urrejtja e saj pėr Aliun ishte e jashtėzakonshme. Nėse dikush tjetėr do tė bėhej Kalif, ajo mbase kurrė nuk do ta niste kėtė aventurė tė kotė qė pėrfundoi me vdekjen e dhjetėra mijėra myslimanėve. Ndonėse arsyeja e vėrtetė nė rastin e saj ishte urrejtja ndaj Aliut, ajo gjeti edhe njė arsye tjetėr pėr tė luftuar mė me vullnet. Nė rast tė largimit tė Aliut nga posti i tij, ajo do ta bėnte Kalif nipin dhe djalin e saj tė adoptuar Abdullah ibn Zubejrin.

    Tre guvernatorėt e Osmanit, tė cilėt Aliu i largoi nga detyra, ishin Amir Hadhremiu nė Mekke, Ja’la bin Umejje nė Jemen dhe Abdullah bin Amir bin Kurejz nė Basra. Pas lirimit nga detyra, guvernatori i Mekkes qėndroi nė Mekke dhe dy tė tjerėt iu bashkėngjitėn, duke i sjellė me vetė edhe thesaret e provincave pėrkatėse. Edhe disa qytetarė tė Mekkes dhanė njė kontribut tė majmė nė xhepin e rebelėve. Nė kėtė mėnyrė, rebelėt i gjetėn tė ardhurat e nevojshme pėr ta filluar luftėn e tyre.

    Prijėsit e rebelėve u mblodhėn nė shtėpinė e Abdullah bin Amir Hadhremiut, ish-guvernatorit tė Mekkes, pėr tė diskutuar si do tė vepronin. Njė sulm i drejtpėrdrejtė kundėr Medines dhe njė marshim drejt Sirisė ishin nė mesin e opcioneve. Por mė nė fund, Abdullah bin Amir bin Kurejzi, ish-guvernatori i Basrės, sugjeroi qė tė marshonin drejt Basrės. Kjo ide u pėlqeu tė tjerėve dhe u pranua. Talhaja e pranoi menjėherė kėtė sugjerim, duke thėnė se kishte shumė pjesėtarė tė fisit tė tij nė atė qytet dhe se tė gjithė do ta pėrkrahnin me siguri.

    Mė pas, rebelėt krijuan njė strategji tė tyren. Fillimisht do ta merrnin Basrėn dhe mė pas, duke e pėrdorur atė si bazė, do ta sulmonin Kufen, ku Zubejri kishte shumė pėrkrahės. Me Basrėn dhe Kufen nė duart e tyre, ata do tė mund ta izolonin Aliun nė Hixhaz, t’i pushtonin territoret e tija, ta mundnin dhe mė nė fund, t’ia merrnin Kalifatin. Qėllimi qė rebelėt e shpallėn nė fillim tė aventurės sė tyre ishte vrasja e njerėzve qė e kishin vrarė Osmanin. Njerėzit qė e vranė Osmanin ishin tė gjithė nė Medine. Por kėta mbrojtės tė vetėshpallur tė gjakut tė Osmanit po marshonin drej Basrės, 800 milja (rreth 1300 km) nė lindje tė Medines.

    Talhaja dhe Zubejri i kėrkuan Abdullah ibn Umar ibn el-Khattabit qė t’u bashkėngjitej por ai nuk pranoi. Aisheja u bėri shtypje tė gjitha vejushave tė Profetit qė tė shkonin bashkė me tė por asnjėra prej tyre nuk pranoi, pėrveē Hafsės. Por edhe ajo nuk u nis dot, pasi i vėllai Abdullah ibn Umari i ndaloi njė gjė tė tillė. Umm Selemeja ishte njėra nga tė vejat e Profetit. Aisheja i dėrgoi asaj njė letėr nė Medine dhe e ftoi qė t’i bashkėngjitej. Umm Selemeja iu pėrgjigj:

    “Aishe, a ke harruar se i Dėrguari tė ka urdhėruar tė qėndrosh nė shtėpi dhe tė mos i kalosh kufijtė e caktuar nga feja? Lufta ėshtė e ndaluar pėr gratė. Sytė dhe zėri i tyre nuk duhet tė ngrihen lartė. Mos mendon vallė se nėse i Dėrguari i Zotit tė shihte duke u endur me deve nėpėr shkretėtirė, do tė ishte i kėnaqur me ty? Po tė mos i bindem tim shoqi, me ēfarė fytyre do tė dal para tij? Andaj kije droje Zotin gjithmonė! Do tė ishte mė mirė pėr ty qė tė qėndroje nė shtėpi”.

    Aisheja pretendonte se misioni i saj ishte njė mision paqeje. Nėse vėrtet ishte kėshtu, atėherė s’mund tė kalojmė pa thėnė se ky ishte mbase misioni mė i ēuditshėm i paqes qė ėshtė bėrė ndonjėherė. Ajo shoqėrohej nė Basra nga 3000 ushtarė tė armatosur deri nė dhėmbė dhe tė etur pėr ta derdhur gjakun e myslimanėve tė tjerė.

    Tė gjitha pėrgatitjet morėn fund the ushtria e Aishes, Talhasė dhe Zubejrit u nis me shumė entuziazėm nga Mekkeja drejt destinacionit tė saj Basrės. Teksa ushtria mekkase po marshonte drejt lindjes, dikush e parashtroi pyetjen se kush do tė bėhej Kalif, nėse Aliu humbiste. Djali i Talhasė tha se babai i tij do tė ishte Kalifi i ardhshėm. Tė njėjtėn e bėri edhe djali i Zubejrit. Njė diskutim i zjarrtė u zhvillua mes tyre, derisa Aisheja hyri nė skenė. Ajo ndėrmjetėsoi mes tyre dhe pėrkrahėsve tė tyre dhe tha se ishte shumė herėt qė tė bisedohej pėr kėtė gjė.

    Ndonėse ajo e shtyu kėtė pyetje pėr mė vonė, prapėseprapė shpalli se nipi i saj Abdullah ibn Zubejri do tė ishte imam nė namaz. Nė kontekstin e atėhershėm, njė emėrim i tillė kishte shumė rėndėsi simbolike. Nė njė rast gjatė sėmundjes sė Profetit, babai i Aishes Ebu Bekri i kishte udhėhequr myslimanėt nė namaz. Fakti se ai i udhėhoqi nė namaz u pėrdor menjėherė pas vdekjes sė Profetit si argument pėr Kalifatin e Ebu Bekrit por edhe si njė “kualifikim” i tij pėr kėtė post.

    Aisheja e donte tė nipin mė tepėr nga ē’e donte vetė e ėma. Ajo ishte e vendosur pėr ta bėrė Abdullahun Kalif. Me insistimin e saj, edhe Zubejri u detyrua tė qėndronte nė namaz pas tė birit. Nė sytė e Aishes, asnjėri nė ushtrinė rebele nuk mund tė pretendonte tė bėhej Kalif pas rastit kur Abdullahu i udhėhoqi njerėzit nė namaz.
    Pyetja e udhėheqėsisė e brente edhe Said bin Asin. Ai e hapi kėtė ēėshtje me Talhanė dhe Zubejrin dhe ndėrmjet tyre u zhvillua dialogu nė vijim:

    Saidi: Po ta fitojmė luftėn kundėr Aliut, kush do tė bėhet Kalifi i ardhshėm?
    Talhaja: Kushdo qė tė zgjidhet nga myslimanėt, ai do tė bėhet Kalif.
    Saidi: Kur u nisėt nga Mekkeja, ju thatė se po luftonit me Aliun pėr t’u hakmarrė pėr gjakun e Osmanit. Nėse ende nuk e keni ndryshuar qėllimin, do tė duhej qė njėrin nga bijtė e Osmanit ta bėni Kalif, sepse dy prej tyre janė me ne nė ushtri.
    Talha: A mendon se do t’i lėmė anash muhaxhirėt mė tė vjetėr pėr t’ia lėshuar kėtė pozitė njė tė riu? Kurrėn e kurrės!

    Atė ēast, Saidi e kuptoi se ēėshtja e hakmarrjes pėr gjakun e Osmanit ishte vetėm njė lojė, qėllimi i vėrtetė i tė cilės ishte qė “treshja” ta merrte nė duar pushtetin.

    Njė vizitor i dalluar nė kampin rebel ishte Mughire ibn Shaaba. Ai bisedoi me Aishen dhe me Mervanin dhe i kėshilloi qė tė hiqnin dorė nga plani i tyre pėr ta sulmuar Basrėn. Ai i tha Mervanit: “Nėse vėrtet jeni nisur pėr t’i gjetur vrasėsit e Osmanit, atėherė dijeni se ata janė pikėrisht kėtu nė kampin tuaj dhe jo nė Basra. Ata s’janė tjetėr veēse gjeneralėt e kėsaj ushtrie. Ata e vranė Osmanin sepse secili prej tyre dėshironte tė ishte Kalif. Por dėshtuan nė kėtė gjė dhe pas kėtij dėshtimi, e nxorėn kėtė tregim tė hakmarrjes”.

    Por Aisheja dhe Mervani nuk kishin ndėrmend tė hiqnin dorė nga plani i tyre i pushtimit tė Basrės. Ata nuk i pranuan kėshillat e Mughires, me ēfarė ky i fundit, bashkė me Said bin Asin, Abdullah bin Halidin dhe disa tė tjerė, u nda nga ushtria rebele dhe shkoi nė Taif.

    Ushtria rebele vazhdoi me marshimini e saj drejt Basrės por njė ndodhi e ēuditshme e bėri tė ndalojė. Teksa Aisheja po kalonte pranė pusit tė njė katundi ndanė rrugės, disa nga qentė rrugaēė tė fshatit u mblodhėn rreth devesė sė saj dhe filluan tė lehnin ashpėr. Aisheja e zgjati kokėn pėr tė parė dhe e pyeti djalin e Talhasė nė e dinte si quhej katundi ku po kalonin. Ai iu pėrgjigj se ishte njė vendbanim i vogėl qė quhej Havab.

    Kur Aisheja e dėgjoi kėtė emėr, pėrnjėherė u kaplua nga njė shqetėsim i thellė. Ajo urdhėroi qė deveja e saj tė ulej dhe mė pas tha se do tė nisej drejt Medines, nė vend qė tė shkonte nė Basra.

    Ky ndryshim i menjėhershėm drejtimi i Aishes e befasoi djalin e Talhasė dhe ai e pyeti pėrse nuk duhej tė shkonin nė Basra. Ajo i tha se i ishte kujtuar njė parashikim i tė Dėrguarit tė Zotit dhe i rrėfeu atij:

    Njė ditė i Dėrguari ishte me gratė e tija dhe u tha: “Do tė vijė njė ditė, kur qentė e Havabit do t’i lehin njėrės prej juve, derisa ajo tė jetė nė njė gabim tė qartė”. Pastaj u kthye drejt meje dhe mė tha: “Ki kujdes Humejra (nofkė e Aishes), tė mos jesh ti ajo!” Dhe ja ku jam tani duke i dėgjuar tė lehurat e qenve tė Havabit. Kjo do tė thotė se unė jam nė njė gabim tė qartė”.

    Por djali i Talhasė nuk ishte i bindur pėr kėtė dhe tha:

    “Oj nėnė e besimtarėve! Mos ua var veshin kėtyre qenve qė lehin! Kemi gjėra mė tė rėndėsishme pėr tė bėrė. Andaj ejani tė vazhdojmė nė drejtimin tonė tė caktuar!”

    Por Aisheja ishte e vendosur pėr t’u kthyer nė Medine. I alarmuar nga kėmbėngulja e saj, djali i Talhasė e thirri Abdullah ibn Zubejrin, me shpresė se ai do tė mund ta bindte.

    Abdullahu erdhi dhe e dėgjoi tregimin e Aishes. Ēfarėdo qė tė ishte e vėrteta, ai duhej ta ndalte atė me ēdo kusht. Po tė ndahej ajo nga ushtria rebele, e gjithė pėrpjekja e tyre pėr ta marrė pushtetin do ta humbte ndikimin e saj. Pėr mė tepėr, nuk do tė kishin vend ku tė shkonin. Andaj, ai i tha tezes sė tij se vendi ku qentė i kishin lehur dhe e kishin shqetėsuar aq shumė, nuk ishte Havabi por njė katund tjetėr. Megjithatė, Aisheja nuk u bind nga pėrgjigja e tij dhe shpalli se nuk do tė shkonte nė Basra.

    Abdullah ibn Zubejri bėri ēmos pėr ta bindur tezen e tij se duhej tė shkonte nė Basra, se nuk duhej tė devijonte nga kjo rrugė dhe se nuk duhej qė qentė t’ia lėkundnin vendosmėrinė. Mė pas, ai u betua se ushtria ishte larguar prej kohėsh nga Havabi. Pėrveē kėsaj, ai mblodhi nja pesėdhjetė arabė tė shkretėtirės, i solli para Aishes dhe i bėri tė gjithė t’i betoheshin asaj se Havabi ishte shumė larg vendit ku ndodheshin ata. Historianėt arabė thonė se “dėshmia” e Abdullah bin Zubejrit para Aishes ishte dėshmia e parė e gėnjeshtėrt nė Islam.

    Edhe Taberiu, mbase mė i dalluari i historianėve arabė, e ka pėrcjellė kėtė incident. Ai shton se me pėrpjekjet e djalit tė saj tė adoptuar Abdullah ibn Zubejrit dhe tė pesėdhjetė “dėshmitarėve” qė ai solli, Aisheja mė nė fund u bind se qentė qė i lehėn nuk ishin qentė e Havabit por tė njė katundi tjetėr. Mė pas, ajo e harroi kėtė ndodhi dhe e quajti njė gabim tė pafat. Ndėrgjegjja e saj “u ēlirua” sėrish dhe ajo ishte e gatshme pėr tė vazhduar drejt Basrės.

    Nė ndėrkohė, Aliu po e analizonte situatėn. Nga tė gjithė armiqtė e tij, ai e dinte se Muavije, guvernatori i Sirisė, ishte mė i rrezikshmi dhe se me tė duhej tė merrej sė pari. Por pikėrisht atėherė dėgjoi se Talhaja dhe Zubejri, qė ishin larguar nga Medineja “pėr tė bėrė Umre nė Mekke”, e kishin thyer premtimin e tyre pėr besnikėri dhe se Aisheja e kishte ngritur flamurin e kryengritjes kundėr Aliut. Pėrveē kėsaj, atij iu pėrcoll se tre udhėheqėsit po pėrparonin nė krye tė njė ushtrie tė armatosur mirė, pėr ta pushtuar qytetin e Basrės nė Irak.


    Aisheja kurrė s’e kishte fshehur antipatinė qė ndjente ndaj Aliut. Por ky i fundit nuk kishte menduar kurrė se ajo do tė shkonte deri nė ekstrem dhe t’i shpallte luftė atij. Pėr tė, aleanca e Talhasė, Zubejrit dhe Muavijes ishte dukur tejet e mundshme por kurrė s’kishte menduar se Talhaja dhe Zubejri do tė bėnin njė aleancė me Aishen. Por ja ku ishin Aisheja dhe aleatėt e saj, tė cilėt ishin bėrė njė rrezik mė i madh pėr Shtetin Islam se vetė Muavijeja. Aliu u detyrua tė anulonte ēdo gjė tjetėr dhe tė merrej me sfidėn e Aishes, Talhasė dhe Zubejrit. Atė e pikėlloi shumė ky veprim krejtėsisht i pakohė dhe i paarsyeshėm i kėtyre personave dhe bėri ēmos pėr t’i bindur qė tė mos derdhnin gjak tė myslimanėve, gjė qė do tė ishte domosdo njė revoltė kundėr pushtetit legjitim. Ai i dėrgoi Aishes njė letėr, nė tė cilėn thoshte:

    Me emrin e Zotit, Bamirės dhe Mėshirues!

    Ti ke dalė nga shtėpia jote dhe me kėtė u je kundėrvėnė urdhrave tė Zotit dhe tė tė Dėrguarit tė Tij. Tani po pėrpiqesh ta hedhėsh farėn e luftės vėllavrasėse nė mesin e myslimanėve. Vetėm ndalu pėr njė ēast dhe mendo pėr kėtė gjė: ē’punė ke ti me ushtritė dhe me luftėn? A ėshtė detyra jote tė luftosh?Dhe kundėr kujt vallė? Kundėr myslimanėve? Vendi yt ėshtė nė shtėpi. Zoti tė ka urdhėruar tė qėndrosh nė shtėpinė tėnde. Andaj kije droje Atė dhe mos trego mosbindje! Kthehu menjėherė nė Medine!

    Aisheja e mori letrėn e Aliut por fjalėt e tija nuk patėn ndikim tek ajo. Aliu u dėrgoi letra tė ngjashme edhe Zubejrit dhe Talhasė por asnjėri nuk iu pėrgjigj.

    Aliu kuptoi se rebelėt ishin tė vendosur pėr tė derdhur gjak myslimanėsh. Pėr tė parandaluar njė gjė tė tillė, Aliu vendosi tė pėrballej me ta. Por pėr t’u pėrballur me rebelėt, atij i duhej njė ushtri dhe pikėrisht kjo i mungonte.

    Kalifi i ri do tė duhej tė mblidhte njė ushtri pėr ta penguar pushtimin e Basrės nga ushtria rebele. Ai shkoi nė xhami, i informoi myslimanėt pėr planin e rebelėve, u shpjegoi se duhej njė ushtri pėr t’u pėrballur me sfidėn e tyre dhe i ftoi tė gjithė qė t’i bashkėngjiteshin ushtrisė si vullnetarė.

    Aliu mbeti i shtangur nga reagimi i njerėzve. Askush nuk po bėhej vullnetar pėr tė luftuar kundėr rebelėve. Ai e pėrsėriti disa herė thirrjen e tij dhe pėrgjigja ishte e njėjta.

    Megjithatė, pas disa ditėsh, njė njeri u ngrit nė xhami dhe tha se do t’u bindej urdhrave tė Aliut. Edhe disa tė tjerė, tė guximshėm si ky i pari, e ndoqėn shembullin e tij. Shumė shpejt, Aliu arriti tė mblidhte njė forcė tė vogėl ushtarake, tė pėrbėrė nga 700 burra.





    Sir John Glubb


    Sapo dėgjoi se Zubejri, Talhaja dhe Aisheja ishin nisur nga Mekkeja, Aliu vendosi t’i ndiqte por pati vėshtirėsi tė mblidhte forca tė mjaftueshme ushtarake pėr njė gjė tė tillė. Vetėm disa muaj mė parė, shokėt e Profetit dhe banorėt e Medines e kishin lutur qė tė bėhej Kalif. Kurse tani, kishte shumė pak njerėz qė po e pėrkrahnin, ndonėse Zubejri dhe Talhaja kishin mbledhur njė ushtri prej 3000 burrash nga Mekkeja dhe nga fiset pėrreth. Nė tetor tė vitit 656, katėr muaj pas vrasjes sė Osmanit, Aliu u nis pėr t’u pėrballur me Talhanė dhe Zubejrin. Me vete kishte vetėm 700 vetė. Duke qenė tepėr i dobėt numerikisht, ai e ndali ushtrinė rreth njė pusi nė Nexhd. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq.318).

    Para se tė nisej nga Medineja, Aliu shkoi pėr t’i thėnė lamtumirė Umm Selemes, njėrės nga tė vejat e Profetit. Umm Selemeja i tha:

    “Me emrin e Zotit po tė lė nėn mbrojtjen e Tij. Betohem nė fuqinė dhe nė madhėshtinė e Tij, se vetėm ti je me tė vėrtetėn dhe tė gjithė armiqtė e tu janė duke gabuar. Po tė mos ishte urdhri i Zotit qė gratė e tė Dėrguarit tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre, unė vetė do tė vija bashkė me ty nė kėtė rrugė”. (“Historia” nga Ebu’l-Fida).

    Umm Selemeja kishte njė djalė nga martesa e saj e parė. Atė ia ofroi Aliut dhe i tha: “Ky ėshtė fėmija im i vetėm dhe ėshtė gjithė ē’mė ka mbetur nė kėtė botė. Kėtė po ta jap ty dhe po tė duhet, pėr ty do ta japė edhe jetėn”.

    Aliu u prek mjaft nga ky gjest i Umm Selemes. E falėnderoi atė dhe u nda prej saj, pa e ditur nė do tė kthehej sėrish nė Medine. Djali i saj e shoqėroi Aliun pėr nė Irak. Aliu e emėroi Sehl bin Hunejf Ensariun si guvernator tė Medines nė mungesė tė tij dhe e dėrgoi Kathm ibn Abbasin nė Mekke qė ta merrte nėn kontroll qytetin, si guvernator i ri i tij.

    Gjėje e fundit qė Aliu bėri nė Medine ishte vizita e varrit tė Muhammedit dhe tė Fatimesė. Muhammedi ishte udhėzuesi, bamirėsi dhe miku i tij kurse Fatimeja shoqja e tij. Ai u tha lamtumirė qė tė dyve, me njė zemėr tė pikėlluar dhe me sy tė mbushur lot. Pas arritjes nė Irak, Aliu dhe forcat e tija tė pakta u ndalėn nė vendin e quajtur Dhikar. Abdullah ibn Abbasi, kushėriri i Aliut, kėshtu e pėrcjell arritjen nė kamp tė njė njeriu tė ri:

    Ishim nė Dhikar njė pasdite dhe pamė njė njeri qė vinte drejt kampit tonė. Ishte shumė i plakur dhe shėndetlig. Gjėja e vetme qė kishte ishte njė copė buke dhe njė trastė lėkure e mbushur me ujė. Ai hyri nė kamp dhe kėrkoi tė shihej me Aliun. Kur e ēuam tek Aliu, njeriu tha se ishte Uvejsi Karaniu nga Jemeni. Me ta dėgjuar emrin e tij, tė gjithė e kuptuam se ai ishte miku i largėt i mėsuesit tonė Muhammedit. Ai i kėrkoi Aliut qė t’ia zgjaste dorėn dhe ky i fundit pranoi. Pastaj ai e vendosi dorėn e tij mbi atė tė Aliut dhe iu bind atij pėr besnikėri.

    Aliu e pėrshėndeti mikun e dashur tė mėsuesit tė tij, njėsoj siē do tė bėnte vetė Muhammedi po tė ishte gjallė. Uvejsi i famshėm u pėrfshi nė ushtrinė e Medines. Pėr Aliun, arritja e Uvejsit ishte njė rast i rrallė lumturie nė mes tė gjithė atij skenari tė mbushur me ndarje, tradhti, intriga dhe rebelime qė po mbisundonte nė tokat e Islamit. Pėr disa ēaste, ai e harroi tė tanishmen dhe u kthye plot nostalgji nė tė kaluarėn, nė kohėn e mėsuesit tė tij Muhammedit. Kishin qenė vėrtet ditė tė bukura. Me siguri do tė ketė dashur tė kthehej nė ato kohė, kur si krahu i djathtė i Muhammedit ai e kishte mbrojtur Islamin dhe shoqėrinė myslimane nga idhujtarėt. Tani, nė njė kontrast tė jashtėzakonshėm, pikėrisht ajo shoqėri po e sfidonte autoritetin e tij dhe dukej e etur pėr gjak. Nga kėto kujtime tė bukura dhe tė lavdishme tė tė kaluarės, Aliu u zgjua nė njė tė sotme tė shėmtuar sa mė s’ka.

    Pėrpjekjet e Aliut pėr ta parandaluar luftėn qė nė Medine kishin dėshtuar. Por ai akoma pėrpiqej pėr tė mos lejuar njė luftė civile mes myslimanėve. Andaj, kur ushtarėt e tij u vendosėn nė kamp, ai e nisi ofensivėn e tij paqėsore dhe bėri njė sėrė pėrpjekjesh diplomatike kundrejt udhėheqėsve rebelė, pėr t’i bindur qė tė bisedonin dhe tė vendosnin njė paqe, nė vend qė t’i drejtoheshin gjykimit tė armėve. Ai i dėrgoi disa nga shokėt mė tė famshėm tė Profetit tek Aisheja, Talhaja dhe Zubejri por pa ndonjė rezultat konkret.

    Edward Gibbon

    Njė jetė pėrplot pėrsiatje dhe lutje nuk i kishte dobėsuar aftėsitė luftarake tė Aliut. Por nė moshė tė pjekur, ndonėse pas njė pėrvoje tė gjatė me njerėzit, nė sjelljen e tij ishin tė dukshme pakujdesia dhe veprimi nė mėnyrė tė hapur. Nė ditėt e para tė sundimit tė tij, ai dėshtoi qė nėpėrmjet dhuratave ose dhunės, ta siguronte besnikėrinė e dyshimtė tė Talhasė dhe tė Zubejrit, dy nga prijėsit mė tė fuqishėm arabė tė kohės. Ata ikėn nga Medineja nė Mekke dhe mė pas shkuan nė Basra, ku e ngritėn flamurin e revoltės dhe e uzurpuan qeverisjen e Irakut, tė cilėn dėshpėrimthi e kishin kėrkuar si njė shpėrblim pėr shėrbimet e tyre. Maska e patriotizmit arrin t’i mbulojė edhe kundėrthėniet mė tė mėdha. Kėshtu, armiqtė dhe mbase vrasėsit e Osmanit tani po kėrkonin hakmarrje pėr gjakun e tij. Nė kėtė ekspeditė tė tyre, ata shoqėroheshin edhe nga Aisheja, e veja e Profetit, e cila deri nė ēastet e fundit tė jetės sė saj, ruajti njė urrejtje ndaj tė shoqit dhe pasardhėsve tė Fatimesė. (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”).





    Duke mos e siguruar nėpėrmjet dhuratave besnikėrinė e dyshimtė tė Talhasė dhe tė Zubejrit, Aliu nuk shfaqte pakujdesi siē pretendon Gibboni. Aliu e dinte mirė se Talhaja dhe Zubejri kishin intriga nė zemėr. T’u jepeshin dhurata atyre tė dyve s’do tė ishte veēse njė ryshfet, gjė qė Aliu kurrė nuk do ta bėnte. Nė Medine, Abdullah ibn Abbasi e kishte kėshilluar Aliun qė Talhanė dhe Zubejrin t’i bėnte guvernatorė tė Basrės e tė Kufes respektivisht. Po tė gjykohet sipas karakterit tė tyre, njė emėrim i tillė do tė ishte njė goditje vdekjeprurėse pėr Aliun. Po ta bėnte kėtė, nė vend tė njė Muavijeje nė Damask, do tė kishte pėrballė tre “Muavije” pėrnjėherė.

    Sa pėr dhunėn, Aliu kurrė nuk do ta arrestonte njė njeri pėr ndonjė krim qė e kishte menduar por qė s’e kishte realizuar kurrė. Kur Talhaja dhe Zubejri erdhėn pėr t’i kėrkuar leje qė tė niseshin drejt Mekkes, ai u lejoi tė shkonin por u tha se qėllimi i tyre nė kėtė udhėtim nuk ishte pelegrinazhi. Siē u tha edhe mė sipėr, Aliu arriti tė mblidhte vetėm 700 vetė nė Medine. Me njė forcė kaq tė vogėl ushtarake, ai nuk mund tė pėrballej me sfidėn e rebelėve. Andaj, ai e dėrgoi Muhammed ibn Xhaferin dhe Muhammed ibn Ebu Bekrin nė Kufe, pėr tė siguruar pėrforcime nga ky qytet. Guvernatori i Kufes ishte Ebu Musa el-Eshariu, i cili e kundėrshtoi kėtė kėrkesė tė Aliut. Kur pa se pėrforcimet nuk po vinin, Aliu e dėrgoi fillimisht Abdullah ibn Abbasin dhe Malik el-Eshter kurse mė pas, djalin e vet Hasanin dhe Ammar bin Jasirin.

    Hasani i shpėrfilli kundėrshtimet e Ebu Musės, hyri nė xhaminė e madhe tė qytetit dhe u mbajti njerėzve tė Kufes njė fjalim, nė tė cilin ua pėrkujtoi detyrimet qė i kishin ndaj Zotit dhe ndaj tė Dėrguarit tė Tij. Arritja nė Kufe e Hasanit, nipit tė dashur tė Muhammedit, krijoi shumė entuziazėm. Fjalimi i tij s’kishte mbaruar akoma kur njerėzit filluan tė bėrtisnin: “ty tė bindemi”. Nė ndėrkohė, Malik el-Eshteri hyri nė pallatin e guvernatorit. I pėrzuri qė atje skllevėrit e Ebu Musa el-Eshariut dhe e mori ndėrtesėn nėn kontroll. Ebu Musa u arratis gjatė natės dhe u strehua tek Muavijeja nė Damask.

    Hasani, Ammar bin Jasiri, Abdullah ibn Abbasi dhe Malik el-Eshteri u kthyen nė kampin e Dhikarit bashkė me 12 mijė ushtarė nga Kufeja. Guvernatori i Aliut nė Basra ishte Osman bin Hunejf Ensariu, i njejti sahabe i tė Dėrguarit tė Zotit, tė cilin Umari e kishte emėruar si pėrgjegjės financiar pėr Irakun. Kur kuptoi se ushtria e Aishes, Talhasė dhe Zubejrit ishte nė rrethinat e Basrės, ai e dėrgoi Ebu Esved el-Duelin, njėrin nga miqtė e Aliut, pėr t’i kuptuar arsyet e ardhjes sė tyre. Ebu’l Esvedi u takua me Aishen dhe ndėrmjet tyre u zhvillua dialogu nė vijim:

    Ebu’l Esvedi: “O nėnė e besimtarėve! Ē’ėshtė arsyeja e ardhjes suaj nė Basra me njė ushtri?”.

    Aisheja: “Kam ardhur pėr tė kėrkuar hakmarrje pėr vrasjen e Osmanit, i cili u vra nė shtėpinė e tij ndonėse s’kishte kryer ndonjė krim”.

    Ebu’l Esvedi: “Kushdo qė e vrau Osmanin nuk ėshtė nė Basra”.
    Aisheja: “E di atė. Por qė tė mund tė hakmerremi, neve na duhet pėrkrahja dhe bashkėpunimi i popullit tė Basrės”.

    Ebu’l Esvedi: “Shpresoj se nuk keni harruar qė i Dėrguari i Zotit ju urdhėroi tė qėndroni nė shtėpi. Sido qė tė jetė situata, nuk ju takon juve tė pėrziheni nė politikė e nė luftė. Ėshtė e padenjė pėr tė venė e tė Dėrguarit qė tė dalė prej shtėpie dhe tė luftojė kundėr myslimanėve”.

    Aisheja: “A ka mysliman qė do tė guxojė tė luftojė kundėr meje?”.

    Aisheja besonte se kur tė shfaqej nė krye tė ushtrisė nė fushėbetejė, ushtarėt armiq, me ta parė atė, ose do tė vinin nė anėn e saj, ose do ta tradhtonin udhėheqėsin e tyre.

    Pas bisedės me Aishen, Ebu’l Esvedi shkoi tek Talhaja dhe Zubejri pėr ta kuptuar qėllimin e ardhjes sė tyre.

    Talhaja dhe Zubejri: “Prej Aliut, ne kėrkojmė hakmarrje pėr vrasjen e Osmanit”.

    Ebu’l Esvedi: “Aliu nuk e vrau Osmanin dhe nuk pati ndonjė rol nė vrasjen e tij. Ju e dini mirė kėtė.

    Talhaja dhe Zubejri: “Nė ėshtė ashtu, atėherė pėrse i mbron vrasėsit e tij?”

    Ebu’l Esvedi: “A do tė thotė kjo se ju e keni thyer premtimin qė ia dhatė Aliut?”

    Talhaja dhe Zubejri: “Premtimi ynė u mor nėpėrmjet shpatės. Andaj nuk ėshtė i vlefshėm.

    Ebu’l Esvedi shihte se prijėsit rebelė ishin tė obsesionuar me luftėn dhe se bisedat e mėtejme me ta ishin tė padobishme. Andaj, ai u kthye nė Basra dhe raportoi tek Osman bin Hunejfi nė lidhje me fjalėt e Aishes, Talhasė dhe Zubejrit.

    Prijėsit rebelė nuk i kishin mbajtur fshehur qėllimet qė kishin por Osman bin Hunejfi nuk kishte ndonjė ushtri tė fuqishme pėr ta mbrojtur qytetin kundėr tyre. Andaj, kur ata u shfaqėn tek portat e qytetit, ai filloi bisedime me ta. Tė dyja palėt u pajtuan se derisa tė arrinte Aliu, rebelėt nuk do ta prishnin rendin nė Basra dhe Osman bin Hunejfi do tė mbetej guvernator i qytetit.

    Por vetėm dy ditė kishin kaluar kur prijėsit rebelė e prishėn marrėveshjen. Ushtria e tyre e sulmoi natėn qytetin dhe e mori nė dorė. Me tė hyrė brenda mureve tė qytetit, gjendja doli jashtė kontrollit. Ushtarėt rebelė e pushtuan gjithė qytetin dhe vranė rreth 600 myslimanė, prej tė cilėve 40 nė vetė Xhaminė Qendrore tė qytetit. Talhaja dhe Zubejri hynė me forcė nė pallatin e guvernatorit dhe e robėruan Osman bin Hunejfin, duke i vrarė ata qė deshėn ta mbronin. Ata deshėn ta vrisnin edhe Osmanin por ai u tha se po ta bėnin kėtė, vėllai i tij Sehl bin Hunejfi, qė atėherė ishte mėkėmbės i Aliut nė Medine, mund t’i vriste si hakmarrje tė gjithė tė afėrmit e tyre qė jetonin nė atė qytet. Pas kėtyre fjalėve, ata vendosėn tė mos e vrisnin kėtė shok tė famshėm tė Muhammedit. Prapėseprapė e rrahėn ashpėr, ia rruan flokėt, mjekrrėn dhe qepallat dhe e dėbuan nga Basra. Osmani disi arriti t’i bashkėngjitej Aliut nė kampin e tij dhe tė dilte nė prani tė Kalifit, mė shumė i vdekur sesa i gjallė. Aliu u tmerrua nga gjendja e Osman bin Hunejfit, i cili vėshtirė njihej. Ai u pėrpoq ta ngushėllonte kėtė mik tė Muhammedit. Ushtria rebele tashmė e kishte nė dorė Basrėn, me ēfarė e kishte pėrmbushur qėllimin e saj tė parė. Prijėsit e ushtrisė i dėbuan ose i vranė tė gjithė pėrkrahėsit e Osman bin Hunejfit nė Basra.

    Aliu nuk pati zgjidhje tjetėr veēse t’i urdhėronte ushtrisė qė tė nisej drejt Basrės. Duke u ndalur nė Zavije, nė veri tė Basrės, ai u dėrgoi letra prijėsve tė rebelėve, duke u kėrkuar qė tė dyja palėt t’i tejkalonin me bisedime mosmarrėveshjet e tyre, nė vend qė tė luftonin me njėra-tjetrėn. Por prijėsit rebelė nuk kishin dėshirė t’u pėrgjigjeshin letrave tė Aliut. Pėr tė mos i lėnė dyshim Aliut nė lidhje me faktin se prej kohėsh e kishin pėrjashtuar paqen si njė mundėsi, ata e ftuan pėr t’u takuar nė rrethinat e qytetit.

    Sir John Glubb

    Teksa Kalifi i afrohej Basrės, rebelėt dolėn pėr ta takuar atė, tė prirė nga Zubejri dhe Talhaja. Por e tėrė Basra nuk ishte me ta. Fisi Bekr, qė dikur ishte udhėhequr nga trimi i famshėm Muthana, iu bashkėngjit ushtrisė sė Aliut. Fisi Tamim vendosi tė mbetej i paanshėm. Ushtria e Aliut ishte pak mė e fuqishme se ajo e rebelėve. Nė ditėt e Injorancės, gratė e hipura mbi deve shumė shpesh i shoqėronin fiset e tyre nė beteja pėr t’u dhėnė pėrkrahje luftėtarėve. Kėsaj radhe, “nėna e besimtarėve” Aisheja po e shoqėronte ushtrinė rebele, e hipur mbi devenė e saj. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq.320, botim i vitit 1967) .

    Kur dy ushtritė erdhėn ballė pėr ballė, Aliu doli nga radhėt e tija dhe e thirri Talhanė dhe Zubejrin pėr t’u takuar me tė. Dr. Taha Husejn nga Egjipit shkruan se tė dy gjeneralėt dolėn nga radhėt e tyre tė pėrgatitur dhe tė armatosur deri nė dhėmbė, aq sa pjesa e vetme qė shihej nga trupi i tyre ishin sytė. Kur Aisheja i pa se shkonin, filloi tė merakosej pėr pasojat e mundshme nėse ata dy pėrballeshin drejpėrdrejt me Aliun. Por mė pas e qetėsuan duke i thėnė se Aliu nuk ishte i armatosur dhe madje nuk e kishte veshur as parzmoren e tij. Aliu i pyeti pėrse e kishin thyer premtimin qė ia kishin dhėnė vullnetarisht dhe pėrse dėshironin tė luftonin kundėr tij.

    Si pėrgjigje, Talhaja dhe Zubejri e filluan kėngėn e vjetėr se Aliu po i mbronte vrasėsit e Osmanit dhe se ata vetė po kėrkonin hakmarrje pėr vrasjen e kėtij tė fundit. Aliu ua ktheu se ata e dinin shumė mirė se ai s’kishte tė bėnte fare me vrasjen e Osmanit ose me vrasėsit e tij. Mė pas, ai shtoi: “Ngase nuk dėshironi ta dėgjoni zėrin e arsyes, unė sugjeroj qė tė provojmė njė gjė tjetėr pėr ta zgjidhur kėtė problem. Ju kujtohet se Muhammedi, i Dėrguari i bekuar i Zotit njėherė mbajti njė “mubahala” (mallkim) me tė krishterėt e Nexhranit. Ejani edhe ne ta ndjekim shembullin e tij, tė bėjmė “mubahala” dhe t’i lutemi Zotit si vijon:

    “O Zot i tė gjitha krijesave! E kėrkoj mėshirėn Tėnde. Ti je i vetėdijshėm pėr gjithė ē’them dhe ē’mendoj. Prej Teje asgjė nuk rri fshehur. Nėse drejtpėrdrejt ose tėrthorazi kam marrė pjesė nė vrasjen e Osmanit ose nėse i kam fshehur e mbrojtur vrasėsit e tij dhe jam gėzuar sė brendshmi qė ai u vra, atėherė shfaqe pakėnaqėsinė Tėnde ndaj meje! Por nėse jam i pastėr nga faji nė vrasjen e Osmanit, atėherė shfaqe pakėnaqėsinė Tėnde ndaj njerėzve qė mė akuzojnė me kėto gjėra”.

    Talhaja dhe Zubejri nuk e pranuan ofertėn e Aliut pėr “mubahala” dhe i thanė hapur: “Ne nuk mendojmė se ti je i denjė pėr tė qenė Kalif. Ne nuk jemi mė pak tė denjė se ti pėr ta mbajtur kėtė post”. (“Historia” nga Taberiu, vėll.3, fq.519).

    Ajo qė bėnė Talhaja dhe Zubejri ishte heqja dorė nga pretendimi se po luftonin pėr hakmarrje pėr Osmanin. Ata luftonin kundėr Aliut qė tė mund tė bėheshin Kalifė.

    Edhe njė pėrpjekje tjetėr pėr ta ruajtur paqen kishte dėshtuar por Aliu akoma nuk dėshironte t’i shihte myslimanėt tė vriteshin ndėrmjet veti. Andaj, ai e thirri sėrish Zubejrin, i cili ishte kushėriri i tij dhe nė njė takim privat me tė, ia pėrkujtoi ditėt e kaluara kur tė dy kishin qenė shokė armėsh dhe kishin luftuar kundėr armiqve tė besimit nėn flamurin e tė Dėrguarit tė Zotit. Duke ia pėrkujtuar bukurinė e atyre ditėve, Aliu e pyeti sėrish Zubejrin se si mund tė luftonte kundėr tij, se si ishte e mundur qė Zubejri tė luftonte kundėr kushėririt tė vet?

    Pėrveē kėsaj, Aliu ia pėrkujtoi Zubejrit njė parashikim tė tė Dėrguarit tė Zotit. “A tė kujtohet”, tha Aliu, “dita kur i Dėrguari i Zotit, nė praninė time, tė tha se njė ditė do tė luftoje kundėr meje dhe do tė gaboje duke e bėrė kėtė?” “Po” , tha Zubejri. “Vetėm tani mu kujtua kjo fjalė e tė Dėrguarit. Por e kisha harruar atė krejtėsisht. Pas kėsaj, s’kam pėr tė luftuar mė kundėr teje”.

    Zubejrit iu kujtua edhe njė thėnie tjetėr e tė Dėrguarit tė Zotit nė lidhje me mikun e tij Ammar bin Jasirin, nė tė cilėn ai e paralajmėronte Ammarin se ai do tė vritej nga njė grup njerėzish tė devijuar. Zubejri tani po shihte se Ammari ishte nė anėn e Aliut.

    Zubejri i ktheu frerėt e kalit tė tij dhe u kthye nė kampin e vet, me shenja tė dallueshme tė njė konflikti tė brendshėm dhe shqetėsimi. Pas pyetjeve tė merakosura tė Aishes, ai i tregoi se Aliu ia kishte pėrkujtuar njė thėnie tė tė Dėrguarit tė Zotit, pas tė cilės ai kishte kuptuar se ėshtė duke bėrė gabim dhe ishte betuar se nuk do tė luftonte kundėr tij. Por djali i tij dhe njėherit djali i adoptuar i Aishes, Abdullah ibn Zubejri, filloi ta akuzonte se shkaku i tėrheqjes sė tij ishte frika prej Aliut.


    Zubejri u zemėrua me kėto fjalė tė tija. I tha tė birit se ishte betuar pėr tė mos luftuar kundėr Aliut dhe shtoi se zgjedhja para tij ishte shumė e thjeshtė: ose do ta humbte nderin para arabėve ngase tėrhiqej nga lufta si frikacak ose do ta hidhte veten nė dėnimin e pėrjetshėm tė Zotit. Ai e preferonte tė parėn. Zubejri u largua nga fushėbeteja, mbase pėr t’u kthyer nė Medine. Ai kishte udhėtuar disa kilometra kur ndjeu se po ndiqej nga njė i huaj. Ky i huaj ishte njė njeri nga Basra, i quajtur Amr bin Xhermuz. Ndonėse Zubejri dyshoi, ai vazhdoi tė udhėtonte derisa arriti nė njė katund. Atje zbriti nga kali i tij pėr t’u pastruar dhe pėr ta falur namazin. Por ky do tė ishte fundi i rrugės pėr tė. Teksa po e falte namazin, Amr bin Xhemruzi e sulmoi dhe e vrau.

    Zubejri ishte hequr nga llogaritė por Talhaja dhe Aisheja ishin tė vendosur pėr tė luftuar edhe pa tė. Por Aliu ende nuk dėshironte tė bėnte luftė dhe vendosi tė bėnte njė pėrpjekje tė fundit pėr ta ruajtur paqen. Ai dėrgoi njė tė ri tė quajtur Muslim ibn Abdullah, i cili ishte i njohur pėr virtytet e tij tė larta, bashkė me njė kopje tė Kur’anit, qė t’u kėrkonte armiqve t’i bindeshin gjykimit tė Zotit dhe ta ruanin paqen pėr hir tė shenjtėrisė sė gjakut tė myslimanėve.

    Duke qėndruar afėr radhėve tė armikut, Muslimi e hapi Kur’anin dhe tha: “Do tė recitoj njė pjesė nga Kur’ani, qė ju ta dini se ē’janė urdhrat e Zotit dhe ndalesat e Tija”. Por fjala e tij u ndėrpre nga njė shigjetar i armikut, i cili filloi tė hidhte shigjeta drejt Kur’anit qė mbante nė dorė Muslimi. Teksa Muslimi pėrpiqej ta mbronte Kur’anin, njėri nga skllevėrit e Aishes erdhi drejt tij dhe e vrau me shpatė. Trupi i Muslim ibn Abdullahut u soll para Aliut dhe u vendos nė tokė. Aliu ishte akoma duke u pikėlluar pėr vdekjen e tij, kur e sollėn edhe njė tjetėr tė vrarė nga shigjetat e ushtrisė sė Basrės. Ai u pėrpoq t’i hiqte me duart e veta shigjetat e ngulura mbi trupat e tyre por pa i hequr ato, trupa tė tjerė vinin. Rebelėt kishin filluar ta godisnin me shigjeta ushtrinė e Aliut.

    Nė “Historinė” e tij (vėll.2, fq. 522), Taberiu thotė se Aliu i pa kėta trupa para vetes dhe tha: “Tani ėshtė e lejuar tė luftojmė kundėr tyre”. Mė pas i ngriti duart drejt qiejve dhe u lut: “O Zot! Ti bėhu Dėshmitar se nuk lamė gjė pa bėrė pėr ta ruajtur paqen mes myslimanėve. Tani nuk ka zgjidhje tjetėr pėr mua veēse t’i lejoj ushtrisė sime qė tė mbrohet nga sulmet e tyre. Ne jemi robėrit e tu tė pėrulur. Na fal mirėsinė Tėnde dhe na mėshiro! Na fal fitore kundėr armikut dhe nėse kėnaqėsia jote ėshtė qė ata tė fitojnė, atėherė na beko me kurorėn e dėshmorėve!”.

    Mė pas, pak para se ta jepte urdhrin qė tė luftonin, ai u foli ushtarėve tė tij:

    O myslimanė! Mos jini tė parėt pėr tė goditur dhe lėreni armikun t’ju sulmojė i pari. Kur ta bėjė kėtė, ju mbrojeni veten tuaj! Nėse Zoti ju fal fitore kundėr armiqve, mos harroni se edhe ata janė myslimanė! Andaj mos i vrisni tė plagosurit mes tyre! Nėse ikin nga fushėbeteja, mos i ndiqni dhe lėrini t’i shpėtojnė jetėt! Nėse zini robėr, mos i vrisni! Mos i masakroni tė vrarit dhe mos i plaēkisni pėr gjėrat e vlefshme, armėt ose parzmoret e tyre! Mos e sulmoni kampin e tyre dhe mos ua prekni gratė, edhe sikur ato tė flasin keq pėr ju ose pėr udhėheqėsin tuaj! Para se tė gjithash, mos jini tė pakujdesshėm ndaj pranisė sė Krijuesit nė jetėn tuaj! Ai ju sheh ēdo ēast...

    Mė pas, tė dyja ushtritė e sulmuan njėra-tjetrėn. Rebelėt tashmė e kishin humbur Zubejrin, njėrin nga gjeneralėt e tyre. Edhe gjenerali tjetėr Talhaja, do tė pėrballej me njė fund tė ngjashėm. Sipas Ebu’l-Fidasė, Mervani i urdhėroi skllavit tė tij qė ta mbulonte pėr tė mos u dukur. Pasi u kamuflazhua si duhet, ai vendosi njė shigjetė nė hark dhe i tha skllavit: “Kėtė njeri e kam parė gjatė ditėve kur shtėpia e Osmanit ishte e rrethuar. Ai i nxiste njerėzit pėr tė hyrė nė shtėpinė e tij dhe pėr ta vrarė. Shih sot si kėrkon hakmarrje pėr gjakun e tij! Shih sa prekėse! Shumė e ka dashur Osmanin dhe unė tani kam pėr ta shpėrblyer pėr kėtė “dashuri”.

    Me ta thėnė kėtė, Mervani e lėshoi shigjetėn. Ishte njė goditje vdekjeprurėse qė Talhanė e kapi nė kofshė. Talhaja u zvarrit nė krye tė ushtrisė derisa vdiq.

    Ibn Saad

    Nė betejėn e devesė, Talhaja ishte mbi njė kalė pranė Aishes, kur Mervani hodhi njė shigjetė drejt tij, e cila ia sakatoi kėmbėn. Mervani tha: “Pėr Zotin, tani s’kam mė pse ta kėrkoj vrasėsin e Osmanit”. (“Tabakaat”, vėll.3, fq. 223).

    Hakim el-Nishapuri

    Ibrahim ibn Muhammed ibn Talhaja ka thėnė se Mervan bin Hakemi ishte ai qė ia vrau gjyshin (Talhanė) me njė shigjetė nė betejėn e Devesė (pėrcjellė nė veprėn “Mustadrak”).

    Sir John Glubb

    Zubejri ishte kushėri i parė i Profetit. Nėna e tij ishte motra e babait tė Muhammedit. Zubejri dhe Aliu njiheshin prej kohėsh dhe kishin bashkėpunuar gjatė gjithė jetės sė tyre. Kur u takuan mes dy ushtrive, Aliu e pyeti Zubejrin nė i kujtohej koha e rinisė sė tyre, kur tė dy kishin luftuar pėrplot devotshmėri fetare dhe besnikėri ndaj Muhammedit. Aliu ia pėrkujtoi fjalėt e Muhammedit dhe fjalėt e tyre nė ato kohė tė bukura. Zubejrit iu mbushėn sytė nga kėto fjalė tė Aliut dhe u betua se kurrė nuk do tė luftonte kundėr tij. Aliu ishte i famshėm si njė orator bindės.

    Kur filloi beteja, Zubejri, siē kishte premtuar, u tėrhoq nga fushėbeteja. Duke udhėtuar nė shkretėtirė, nė pak largėsi nga Basra, ai u sulmua dhe u vra nga njė kalimtar. Kėshtu, nė njė dėshtim tė plotė dhe nė gjendje tė turpshme, vdiq njėri nga heronjtė e hershėm tė Islamit. Nė ndėrkohė, Talhaja ishte lėnduar nga njė shigjetė dhe ishte dėrguar nė Basra, ku vdiq mė pas. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq.320, botim i vitit 1967)

    Zubejri dhe Talhaja vdiqėn pėr njė kauzė krejtėsisht tė dyshimtė. Me sa duket, ata ishin tė vetėdijshėm se kauza pėr tė cilėn luftonin nuk u takonte atyre dhe se nuk ishte e drejtė. Qė tė dy kishin qenė nga heronjtė kryesorė tė ditėve tė hershme tė Islamit. Por nė betejėn e Basrės, heroizmi u largua prej tyre. Ata nuk shfaqėn kurrfarė heroizmi dhe vdiqėn si dele. Shpjegimi i vetėm pėr kėtė dėshtim tė tyre mund tė jetė degradimi moral, pėr shkak tė tė cilit ata e kishin humbur luftėn edhe pa filluar ajo. Disfata e tyre, pra, ishte njė disfatė morale.

    Nė tė vėrtetė, Talhaja dhe Zubejri kishin hyrė nė njė qorrsokak. Nė fillim, ata ishin tė zellshėm pėr ta eliminuar Osmanin. E luajtėn kėtė gur dhe humbėn. Pas vdekjes sė Osmanit, qėndrimi i tyre nė Medine do tė ishte i rrezikshėm. Pėr kėtė gjendje tė tyre, ata nuk gjetėn njė rrugėdalje tjetėr veēse tė fillonin tė bėrtisnin se kėrkonin hakmarrje pėr gjakun e tij. Arrestimi i vrasėsve tė Osmanit ishte detyra e pushtetit legjitim qė ekzistonte dhe i cili kishte shpallur se do ta hetonte kėtė rast. Por pikėrisht ky hetim ishte gjėja qė i trembte mė shumė Talhanė dhe Zubejrin. Ata nuk donin njė hetim. Mėnyra e vetme qė ta shpėtonin kokėn ishte qė ta shtynin vendin drejt njė kaosi dhe ta mbanin nė njė gjendje tė tillė. Kėsaj ia dolėn mbanė me shumė sukses. Ata kishin “sukses” nė kuptimin qė nuk i lejuan Aliut ta hetonte vrasjen e Osmanit dhe nė vend tė kėsaj, e detyruan tė merrej me rebelimin e tyre.

    Ėshtė vėrtet e pabesueshme se si Talhaja dhe Zubejri, dy shokė tė famshėm tė Profetit dhe dy nga myslimanėt mė tė hershėm, mundėn aq lehtė ta thyenin premtimin e tyre pėr besnikėri ndaj Aliut. Nėse vėrtet besonin se Aliu kishte rol nė vrasjen e Osmanit, ata do tė duhej ta thoshin kėtė qė nė Xhaminė e Profetit, nė mbledhjen e muhaxhirėve dhe tė ensarėve e jo t’ia shprehnin Aliut besnikėrinė. Por ata nuk thanė gjė dhe iu betuan Aliut pėr besnikėri. Derisa kishin shpresė se Aliu mund t’i emėronte si guvernatorė, ata heshtėn. Por nė ēastin qė e humbėn kėtė shpresė, ata e thyen premtimin e dhėnė dhe filluan tė rebeloheshin. Rebelimi ishte mėnyra e vetme pėr tė penguar njė hetim tė vrasjes sė Osmanit. Sikur Talhaja dhe Zubejri tė kishin qenė tė sinqertė kur kėrkonin hakmarrje pėr vrasjen e Osmanit, do tė duhej tė bėnin vetėm njė gjė: t’i thoshin Aliut se do tė vendosnin njė afat tė caktuar, brenda tė cilit ai do tė duhej ta hetonte vrasjen e Osmanit dhe t’i gjente vrasėsit. Por ata nuk vendosėn njė afat tė tillė dhe nė vend tė kėsaj, filluan njė rebelim, duke u fshehur pas pretekstit se po luftonin pėr hakmarrje tė vrasjes sė Osmanit.

    Disa historianė kanė thėnė se Aliu vajtoi pėr vdekjen e Talhasė dhe tė Zubejrit. Nėse vėrtet ndodhi njė gjė e tillė, ai duhet ta ketė menduar fillimin e lavdishėm dhe fundin e mjerė tė kėtyre dy heronjve tė hershėm tė Islamit. Talhaja dhe Zubejri e paguan shtrenjtė ambicien e tyre pa principe dhe siē thotė njė shprehje moderne arabe, “u mbytėn nė mllefin e tyre”.





    Me eliminimin e Talhasė dhe tė Zubejrit, deveja mbi tė cilėn gjendej Aisheja u bė pika ku do tė mblidheshin ushtarėt e Basrės. Ushtarėt e saj luftuan ashpėr dhe me vendosmėri, duke krijuar njė mur prej mishi pėrreth devesė. Njėri nga ushtarėt ia mbante frerėt. Gjenerali i famshėm i Aliut, Malik el-Eshteri, ia preu krahun. Sakaq njė tjetėr e zėvendėsoi tė parin por edhe ai e humbi krahun nga goditja e Malikut. E njėjta ngjau edhe me njė tė tretė. Kjo vazhdoi kėshtu derisa para devesė u mblodh njė grumbull krahėsh tė prerė. Gjithkund rreth devesė sė Aishes, njerėzit po luftonin dhe po vdisnin. Aisheja qė rrinte ulur nė shpinė tė devesė, po u jepte kurajo ushtarėve qė ta mbronin nga armiku, i cili sipas saj, e kishte vrarė Osmanin e pafajshėm. Secilėn herė qė dėgjohej zėri i saj, ushtarėt frymėzoheshin pėr tė luftuar mė shumė. Ata e godisnin armikun jo vetėm pėr ta mbrojtur “nėnėn e besimtarėve” por edhe pėr t’u hakmarrė pėr Kalifin e vrarė.

    Maliku ishte akoma i zėnė me “lojėn” e tij tė prerjes sė krahėve, kur e pa Abdullah ibn Zubejrin, nxitėsin e ushtrisė mekkase dhe nipin e dashur tė Aishes. Ai kishte qenė “lokomotiva” kryesore e betejės sė Basrės, nė tė cilėn mijėra myslimanė ishin vrarė. Po tė mos ishin nxitjet e tija, mbase beteja e Basrės nuk do tė kishte ngjarė kurrė.

    Maliku u largua nga deveja e Aishes dhe e sulmoi ashpėr Abdullahun, duke e rrėzuar pėrtokė. Kur ia afroi shpatėn nė fyt pėr ta vrarė, njė klithmė u dėgjua nga Aisheja, e cila ishte e sigurt se Maliku do ta vriste Abdullahun. E zėnė nga paniku, ajo klithi: “Shpėtojeni Abdullahun ose Maliku ka pėr ta vrarė.”.

    Por kush mund ta shpėtonte nipin e Aishes nga duart e Malikut? Kushdo qė i afrohej Malikut, vdiste. I vetmi njeri qė mund ta shpėtonte Abdullahun, ishte vetė Maliku. Kur e dėgjoi klithmėn e Aishes, ai i tha Abdullahut: “Tani dua shumė tė tė copėtoj me shpatėn time por ta fal jetėn pėr shkak tė afėrsisė qė ke me tė Dėrguarin e Zotit”.

    Mė shumė sesa nga mėshira, Maliku ia fali jetėn Abdullahut pėr shkakun se ai nuk kishte kurrfarė vlere nė sytė e tij. Ky i fundit u ngrit nga toka dhe i shqetėsuar nga ky takim me vdekjen, menjėherė iku larg Malikut, i vendosur pėr tė mos dalė mė kurrė para tij.

    Maliku u kthye nė luftimet rreth devesė sė Aishes, ku ushtarėt nuk e humbnin guximin nga rreziku i humbjes sė krahėve tė tyre. Aisheja u jepte kurajo duke bėrtitur: “Tė bekuar qofshi bijtė e mi, qė me kaq guxim e mbroni nėnėn tuaj!”

    Maliku, i lodhur sė preri krahė tė ushtarėve armiq, vendosi t’i jepte njė fund kėsaj loje qė kishte zgjatur pak tepėr. Ai shkeli mbi trupat e tė vrarėve dhe me shpatėn e tij, e goditi dhe e vrau devenė e Aishes.


    Deveja ra nė tokė, me gjakun e saj qė derdhej pėrreth. Bashkė me tė, edhe ulėsja ku rrinte Aisheja ra nė tokė. Por vetė Aisheja shpėtoi pa ndonjė lėndim. Aliu e dėrgoi Ammar bin Jasirin dhe vėllain e Aishes Muhammed ibn Ebu Bekrin qė ta shoqėronin atė deri tek shtėpia e njė vejushe fisnike nga Basra. Deveja e Aishes kishte qenė njė emblemė pėr tė cilėn luftonte ushtria e Basrės. Kur ajo u vra, “emblema” e tyre u zhduk. Pėrnjėherė, ushtrisė sė Basrės nuk i mbeti asgjė pėr tė luftuar dhe ajo filloi tė shpėrndahej. Tė gjithė filluan tė arratiseshin nė ndonjė anė. Gjatė arratisjes sė tyre, ushtarėt e harruan edhe Aishen, pėr tė cilėn kishin luftuar me aq heroizėm deri atėherė. Shumė shpejt, nė fushėbetejė nuk mbetėn tjetėr pėrveē tė vrarėve dhe tė plagosurve. Ngase Aliu e kishte ndaluar ndjekjen e ikanakėve, shumica e rebelėve arritėn tė largoheshin, me ēfarė edhe beteja mori fund.

    Aliu i pėrsėriti edhe njėherė urdhrat se tė vdekurit nuk do tė masakroheshin, se kampi armik nuk do tė plaēkitej dhe se tė dorėzuarit nuk do tė vriteshin. Ai insistonte qė ushtria e tij tė tregonte njė shembull butėsie, vetėkontrolli dhe drejtėsie, si vlerat mė themelore tė njė organizimi ushtarak qė ishte pastėr islamik.

    Sir John Glubb

    Beteja e Devesė u bė nė dhjetor tė vitit 656. Menjėherė pas tėrheqjes sė armikut, Aliu dha urdhėr qė askush tė mos ndiqej dhe qė vrasjet tė pushonin sakaq. Kur Aliu hyri nė Basra, ai u pėrpoq tė arrinte pajtim mes palėve. Ushtria armike u trajtua me bujari. Aliu insistoi qė tė kaluarat tė mbeteshin tė kaluara, sepse ishte njė njeri i butė dhe bujar, i cili dėshironte ta bashkonte Shtetin dhe jo tė hakmerrej kundėr armiqve. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq. 322; botim i vitit 1963).

    Aliu ishte bujar dhe dėshironta ta ribashkonte shoqėrinė myslimane tė mėsuesit tė tij Muhammedit. Arsyeja pėrse Aliu nuk i dėnoi rebelėt ishte se ai kishte njė urrejtje ndaj gjakderdhjes nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti ndaj gjakderdhjes mes myslimanėve. Ai gjithashtu ndaloi qė tė sulmohej qyteti rebel i Basrės pėr shkaqet e njėjta, gjegjėsisht ngase e konsideronte tė shenjtė gjakun e myslimanėve. Ironikisht, asnjėri nga bashkėkohėsit e tij nuk e ndante kėtė besim. Ata nuk hezitonin fare kur bėhej fjalė pėr tė derdhur gjak myslimani dhe kėtė e bėnė me tė madhe. Aisheja ndėrmjetėsoi pranė Aliut dhe i kėrkoi qė nipi dhe djali i saj i adoptuar Abdullah bin Zubejri tė falej. Aliu iu pėrgjigj: “Falje vetėm pėr Abdullah bin Zubejrin? Jo! Do tė ketė falje pėr tė gjithė”.

    Aliu jo vetėm qė e fali Abdullah bin Zubejrin por i fali edhe shumė armiq tė pandreqshėm si Mervan bin Hakemi, Velid bin Akabeja, Abdullah ibn Amiri dhe tė gjithė Umajjadėt e tjerė. Asnjėherė nė historinė e njerėzimit, njė fitimar nuk i ka trajtuar me aq bujari armiqtė e tij, siē i trajtonte Aliu. Duke i falur tė gjithė rebelėt, Aliu sėrish vetėm sa e imitonte shembullin e mikut dhe mėsuesit tė tij Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit, i cili i kishte falur politeistėt e Mekkes menjėherė pas ēlirimit tė qytet, ndonėse mes tyre ndodheshin disa nga armiqtė e tij mė tė pėrbetuar. Aliu hapėronte mbi gjurmėt e Muhammedit dhe jetonte nė njė imitim tė plotė tė jetės sė shenjtė tė tij.

    Pas disa ditėsh, Aisheja ishte gati pėr tė udhėtuar. Nė pėrshtatshmėri me kėrkesėn e saj, Aliu e dėrgoi atė nė Mekke, nė shoqėri tė vėllait tė saj Muhammed ibn Ebu Bekrit. Nė Mekke, ajo bėri Umre dhe mė pas u nis drejt Medines. Aisheja njihet si njė person shumė i ditur nė ēėshtjet e fesė dhe konsiderohet si njė pėrcjellėse e haditheve tė Profetit. Duke qenė kaq e ditur, si ėshtė e mundur qė ajo tė mos e dinte se s’kishte tė drejtė tė kėrkonte hakmarrje pėr vrasjen e Osmanit? Kėrkimi pėr hakmarrje ėshtė njė e drejtė qė i takon palės sė dėmtuar dhe ushtrimi i dėnimit ėshtė njė detyrė e qeverisė sė myslimanėve. Por edhe pėrkundėr kėsaj, ajo e sfidoi njė qeverisje legjitime pėr hir tė hakmarrjes dhe ēoi shumė myslimanė drejt luftės. Obsesioni i saj me luftėn i la jetimė mijėra fėmijė dhe mijėra gra i bėri vejusha.

    Njė grua e quajtur Umm Aufa el-Abdija njė ditė e pyeti Aishen: “O nėnė e besimtarėve! Ē’ėshtė mendimi juaj pėr njė grua qė e vret fėmijėn e saj?” Aisheja iu pėrgjigj se njė grua e tillė do tė hidhej nė zjarr. Umm Aufa pyeti prapė: “Dhe ē’do t’i ndodhė atėherė njė gruaje qė vret 20 mijė fėmijė tė saj pėrnjėherė?” Aisheja u mllefos nga kėto fjalė tė gruas dhe i bėrtiti asaj (marrė nga vepra “Ikd’ul-Farid”,vėll.3, fq.108).

    Edhe disa pjesėtarė tė familjes sė Aishes dėshironin qė ajo kurrė tė mos kishte marrė pjesė nė luftėra. Nė njė rast, ajo dėrgoi lajmėtar tek njė nip i saj i quajtur Ibn Ebi’l Atik dhe i kėrkoi qė t’i dėrgonte njė mushkė. Kur nipi i saj e mori porosinė, ai iu pėrgjigj lajmėtarit: “Thuaji nėnės sė besimtarėve se pėr Zotin, ende nuk i kemi larė duart nga gjaku i derdhur nė betejėn e Devesė. A dėshiron tani tė fillojė njė betejė tė mushkave?”. (nga vepra “Ensab’ul Eshref”, vėll.1, fq. 431).

    Fjalėt e Ibn Ebi’l Atikut ishin thjesht ironike. Por nė vitin 669, do tė vinte dita kur Aisheja, e hipur mbi njė mushkė do tė nisej nė njė “ekspeditė” tjetėr. Kur arkivoli i Imam Hasan ibn Aliut u soll pėr t’u varrosur nė tyrben e gjyshit tė tij Muhammedit, Mervan bin Hakemi dhe pjesėtarėt e tjerė tė fisit Umejje dolėn para tyre tė armatosur. Qėllimi ishte qė Imam Hasanit tė mos i lejohej njė varrim pranė tė gjyshit. Dhe Umajjadėt nuk ishin vetėm. Edhe Aisheja ishte pranė tyre, e hipur mbi njė mushkė. Ajo mbase e humbi betejėn nė Basra por ngadhnjeu nė “betejėn e Medines”. Pėr shkak tė Aishes dhe tė Umajjadėve, Hasanit nuk iu lejua tė varrosej pranė gjyshit tė tij. Si pasojė, ai u varros nė varrezat “Xhennet’ul-Baki”.

    Nuk ka mundėsi pėr t’i racionalizuar rolet e Aishes, Talhasė dhe Zubejrit pas vdekjes sė Osmanit. Fakti se ata ishin personalitete tė famshme tė historisė sė myslimanėve nuk e ndryshon rolin e tyre nė gjithė kėto ndodhi. Njė gabim nuk bėhet mė pak i papranueshėm vetėm nėse njė njeri i rėndėsishėm e kryen atė. Gabimi mbetet njė gabim, pavarėsisht se prej kujt kryhet.

    Veēanėrisht nga bashkėshortet e Profetit pritej qė tė ishin tė kujdesshme nė gjėrat qė bėnin dhe qė thoshin. Nė fund tė fundit, ato duhet tė ishin modele tė sjelljes shembullore pėr shoqėrinė myslimane. Njė gabim mund t’i falej bashkėshortes sė njė njeriu tė rėndomtė por jo edhe atyre. Duke u folur atyre, Kur’ani thotė:
    O ju gra tė Profetit! Nėse ndonjėra nga ju bėnė ndonjė tė ligė, dėnimi i saj do tė dyfishohet. Kjo ėshtė e lehtė pėr Zotin...(Kur’an 33:30)

    Disa historianė kanė bėrė pėrpjekje pėr ta zbutur goditjen e kėtyre ndodhive tek gjeneratat e ardhshme, duke thėnė se veprat e “shokėve tė Profetit” (sahabeve) ishin vetėm gabime tė vogla gjykimi. Dhjetėra mijėra myslimanė u vranė nė betejėn e Basrės pa ndonjė arsye tjetėr pėrveē kėtij “gabimi tė vogėl nė gjykim”. Mė herėt e kemi pėrmendur edhe karakterin misterioz dhe mitik, tė quajtur Abdullah ibn Sebe, i cili sipas historianėve sunnitė, ishte “katalizatori” i vėrtetė i vrasjes sė Osmanit. Tė njėjtėt historianė e kanė parė tė nevojshme qė edhe disa ndodhi tė tjera tė komplikuara dhe tė pashpjegueshme, t’i shpjegojnė nėpėrmjet tij.

    Sipas kėtyre historianėve, Abdullah ibn Sebe dhe ndjekėsit e tij e shihnin paqen si njė dėnim tė tyre. Ata ishin tė bindur se nėse pėrpjekjet e Aliut pėr paqe do tė ishin tė suksesshme, ata vetė do tė ishin viktimat e para. Andaj, garancia e vetme qė mund ta gjenin pėr sigurinė e tyre, ishte pikėrisht nė njė luftė civile nė mesin e myslimanėve. Me kėto mendime, sipas historianėve sunnitė, Abdullah ibn Sebe dhe grupi i tij i sulmuan natėn tė dy kampet njėkohėsisht. Nė errėsirė, asnjėra anė nuk mund t’i shihte provokatorėt dhe sulmuesit e vėrtetė dhe secila anė do tė ishte e bindur se pala tjetėr e kishte filluar luftėn.

    Shpikja e Abdullah ibn Sebes ėshtė pasojė e nevojės pragmatike pėr t’i maskuar disa pjesė tė turpshme tė historisė. Ndonėse njė shpikje tejet gjeniale, Abdullah ibn Sebe, pėr fatin e keq tė shpikėsve tė tij, nuk ėshtė njė pėrgjigje pėr tė gjitha pyetjet. Pėr shembull, a ishte Abdullah ibn Sebe ai qė e dhunoi marrėveshjen me Osman bin Hunejfin dhe qė e sulmoi natėn Basrėn, e plaēkiti thesarin e qytetit dhe vrau 600 myslimanė? Dhe a ishte sėrish Abdullah ibn Sebe qė e kėrcėnoi me vdekje Osman bin Hunejfin, e torturoi atė, e dėboi nga shtėpia e tij dhe pėrfundimisht edhe nga Basra?

    Dhe si ndodhi qė Aliu e dėrgoi Abdullah ibn Muslimin me njė kopje tė Kur’anit dhe rebelėt filluan tė hidhinin shigjet derisa e vranė Abdullahun? A ishte sėrish Abdullah ibn Sebe qė e vrau? Aisheja jetoi edhe shumė vite pas betejės sė Basrės por ajo kurrė nuk e pėrmendi ndonjė njeri tė quajtur Abdullah ibn Sebe dhe rolin e tij nė gjithė kėtė luftė. Ajo shpesh thoshte se do tė kishte dashur tė vdiste shumė kohė para asaj beteje, nė tė cilėn u vranė mijėra myslimanė. Po tė kishte qenė Abdullah ibn Sebe njė figurė kaq historike, Aisheja do ta akuzonte atė domosdo pėr gjėrat qė ndodhėn nė Basra. Por e vėrteta ėshtė se Abdullah ibn Sebe u shpik shumė kohė pas betejės sė Basrės dhe shumė vite pas vdekjes sė Aishes.
    Nėse vėrtet Abdullah ibn Sebe ishte njė karakter i tillė historik, kjo do tė thoshte se ai gjendej nė qendėr tė ngjarjeve tė kėsaj epoke, veēanėrisht pas gjithė atij roli tė jashtėzakonshėm nė historinė e hershme tė Islamit. A nuk ishte i pranishėm nė betejėn e Siffinit ose tė Nehrevanit? A nuk i shkaktoi vallė edhe kėto dy beteja, pasi kishte qenė kaq i suksesshėm nė Basra? Dhe a nuk u bėnė edhe Muavijeje dhe arixhinjtė viktima tė intrigave tė tija? Ē’ngjau vėrtet me njė karakter kaq tė rėndėsishėm tė historisė sė myslimanėve? Abdullah ibn Sebe ishte njė karakter krejtėsisht artificial, i krijuar pėr nevojat e ēastit. Ai u shpik qėllimisht nga adhuruesit e disa prej personazheve mė tė rėndėsishėm historikė tė Islamit tė hershėm. Qėllimi i tyre ishte qė tė mbrohej reputacioni dhe po tė jetė e mundur, tė maskohej identiteti i kėtyre personave, tė cilėt ishin pėrgjegjės fillimisht pėr vrasjen e Osmanit dhe mė pas edhe pėr fillimin e luftės sė dytė civile nė Islam, gjegjėsisht tė betejės sė Basrės. Shpikėsit e Ibn Sebes mendonin se kėto personazhe tė historisė sė Islamit do tė ishin tė mbrojtur nga gjykimi i historisė, nėse shpikej njė Abdullah ibn Sebe qė do tė mund tė fajėsohej pėr gjithēka.

    Abdullah ibn Sebe, me sa duket, ishte njė njeri i jashtėzakonshėm nė historinė e myslimanėve. Ai arriti qė fillimisht ta sillte nė Basra njė person aq “tė pavullnetshėm” si Aisheja dhe gjeneralė aq “paqedashės” si Talhaja, Zubejri, Abdullah ibn Zubejri dhe Mervani. Ai arriti qė tė sillte njė ushtri tė tėrė nėpėr shkretėtirėn arabe dhe mė pas, i detyroi qė ta sulmonin ushtrinė e Aliut. Dhe myslimanėt, jo vetėm qė i bindeshin me zell por edhe ishin tė gatshėm pėr tė vdekur pėr tė, siē vdiqėn shumė prej tyre nė betejėn e Basrės. Ai duhet tė ketė qenė njė njeri shumė karizmatik. S’ka si tė mos i admirojė njeriu aftėsitė e tija!!!

    Por edhe pėrkundėr gjithė “karizmės” dhe aftėsive tė tija, Abdullah ibn Sebe duket se ishte njė njeri shumė i turpshėm. Kjo vėrtetohet nga fakti se ai ishte “alergjik” ndaj tė qenit publik. Menjėherė pas betejės sė Basrės, ai u zhyt nė fshehtėsi dhe kurrė nuk u shfaq mė. Mbase vdiq diku i pavajtuar. Ėshtė e mundur madje qė “mamicat” e pranishme nė lindjen e tij, tė kenė qenė edhe nė “varrim” dhe tė kenė qenė tė bindura se detyra e tij kishte pėrfunduar dhe se mund tė varrosej pėr t’u mos e nxjerrė kurrė mė.

    Beteja e Basrės ose Beteja e Devesė, siē njihet ndryshe, ėshtė njėra nga tragjeditė mė tė mėdha tė Islamit. Ajo ia dha goditjen e parė unitetit tė myslimanėve, prej tė cilės Islami kurrė nuk do tė shėrohej mė pas. Shumė historianė myslimanė e kanė pėrcjellė historinė e kėsaj beteje por gjithnjė duke u pėrpjekur t’i zbusin disa ēėshtje jetike, sa pėr ta turbulluar lexuesin. Arsyeja e kėsaj ėshtė fakti se prijėsit rebelė nė betejėn e Basrės ishin “shokė” (sahabe) tė Profetit dhe si tė tillė, duhet tė ishin tė pastėr nga ēdo krim ose faj. Nė fund tė fundit, “statusi” i tyre special kėrkonte njė gjė tė tillė. Por njė historian duhet t’i jetė besnik tė vėrtetės dhe jo personave, qofshin ata edhe “shokė” tė Profetit. Detyra e historianit ėshtė t’i shprehė faktet. Ai mund t’i analizojė ato, t’i interpretojė ose tė pėrgjithėsojė duke u mbėshtetur nė to, por kurrė nuk guxon t’i ndryshojė. Njė historian duhet t’i mundėsojė lexuesit qė t’i gjykojė vetė meritat e shokėve tė Profetit, duke u mbėshtetur nė bėmat e tyre dhe jo tė krijojė njė mjegullnajė pėr t’i maskuar “shenjat” nė fytyrat e tyre. Dėshtimi i njė historiani nė kėtė drejtim ėshtė shtypj e tė vėrtetės, gjė qė s’ėshtė gjė tjetėr veēse pėrhapja e gėnjeshtrave. Po tė mos zhvillohej beteja e Basrės, as beteja e Siffinit dhe ajo e Nehrevanit nuk do tė zhvilloheshin. Fara e ndarjes nė Islam u mboll nė betejėn e Basrės. Sikur Aisheja, Talhaja dhe Zubejri tė mos e kishin sfiduar sovranin legjitim tė myslimanėve, dyert e pėrēarjes nė mes tyre nuk do tė hapeshin kurrė. Prijėsit rebelė ishin njerėz tė lirė. Zgjedhja e tyre ndryshonte nė varėsi prej kombinimit tė tyre personal tė ambicies, urrejtjes, fajit dhe xhelozisė. Nuk ishin principet qė e trajtėsonin veprimtarinė e tyre por thjesht interesi, altruizmi dhe dėshira pėr fuqi. Dėshira e tyre pėr tė luftuar nuk pati pasoja tė dėmshme vetėm pėr myslimanėt por edhe pėr veten e tyre.

    A janė ndalur ndonjėherė historianėt myslimanė tė mendojnė se ē’do tė kishte ngjarė sikur “treshja” e Basrės tė triumfonte kundėr Aliut? Nė njė rast tė tillė, do tė kishin ngjarė dy gjėra:

    1. Tė mbushur me urrejtje siē ishin, ata nė vitin 656 do ta bėnin nė Basra atė qė do ta bėnte Jezidi mė pas nė vitin 680 nė Qerbela: do ta masakronin gjithė familjen e Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit.

    2. Pas fitores kundėr Aliut, ata do tė pėrballeshin me Muavije ibn Ebu Sufjanin, guvernatorin e Sirisė. Nė kėtė organizim tė ri tė forcave, Aisheja, Talhaja dhe Zubejri do tė ishin nė njėrėn anė, kurse Muavije ibn Ebu Sufjani dhe Amr bin Asi nė anėn tjetėr. Bota myslimane do tė ishte e ndarė ndėrmjet kėtyre dy kampeve armike dhe nė luftėn e tyre pėr hegjemoni, tė dyja anėt do ta masakronin njėra-tjetrėn. Lexuesi duhet ta ketė parasysh se nė kėtė pėrballje tė re, asnjėra nga palėt nuk do tė ishte “e hendikepuar” nga humaniteti, vetėkontrolli dhe urrejtja ndaj gjakderdhjes siē ishte Aliu. Si pasojė, lufta ndėrmjet tyre do tė ishte e egėr dhe e pamėshirshme, pa ndonjė kufizim pėr hir tė shenjtėrisė sė gjakut tė myslimanėve. Bota myslimane do tė fundosej nė gjak dhe do tė krijohej njė vakum i madh pushteti. Dhe brenda kėtij vakumi tė pushtetit do tė marshonte perandori bizantin me ushtrinė e tij, pėr ta shuar njėherė e pėrgjithmonė dritėn e Islamit.

    Qėllimisht dhe nė mėnyrė tė paskrupullt, “treshja” e Basrės kishte shkaktuar njė luftė qė mund tė kthehej nė njė katastrofė tė pėrgjithshme pėr shoqėrinė myslimane. Ishte pikėrisht shkathtėsia, vizioni, humaniteti dhe udhėheqėsia e Aliut qė e shpėtoi shoqėrinė myslimane nga njė katastrofė e tillė. Disa historianė kanė thėnė se shokėt e Profetit qė luftuan nė ushtrinė e Basrės ndjenė keqardhje pėr atė qė bėnė dhe ngase ishin “penduar” sinqerisht, ata duhet tė konsideroheshin tė pafajshėm. Ndoshta atyre u duhej njė “katarsis”, njė ritual i pendimit, pėr t’i pastruar nga ndjenja e fajit. Por nuk kemi asnjė dėshmi historike se ata u penduan vėrtet pėr atė qė bėnė. Aliu u dha atyre shumė mundėsi pėr t’u penduar dhe pėr tė hequr dorė por ata vazhdimisht i refuzuan kėto oferta tė tijat.


    Nėse ata vėrtet u penduan, atėherė i mbetet Zotit t’i pranojė pendimet e tyre, nėse ishin vėrtet tė sinqertė. Por pranimin e pendimit tė tyre nga Zoti nuk mund ta dimė deri nė Ditėn e Gjykimit. Detyra e historianit, siē thamė edhe mė sipėr, ėshtė ndarja e tė vėrtetės nga gėnjeshtrat, nė tė cilat ėshtė fshehur dhe mė pas, shprehja e saj me qartėsi. Historiani duhet t’i interpretojė faktet por kurrė nuk guxon t’i ndryshojė, t’i fshehė ose t’i shpikė nga mendja, me frikėn se e vėrteta mund ta dėmtojė imazhin e ndonjė personazhi tė tij tė dashur nė historinė e Islamit.

    Pas betejės, Aliu u lut pėr tė vdekurit e tė dyja ushtrive dhe urdhėroi qė tė varroseshin tė gjithė trupat nė fushėbetejė. Urdhrat e tij ishin qė secili trup tė trajtohej me respekt, qoftė ushtar i tij ose i armikut. Vetėm pas varrimit tė tė gjithė myslimanėve tė vrarė nė kėtė betejė, Aliu mundi tė pėrqendrohej nė gjėra tė tjera.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    110
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit

    PJESA 3

    Hyrja e Aliut nė Basra


    Mesudiu, historiani qė konsiderohet “Herodoti i arabėve”, nė veprėn e tij “Livadhet prej ari” (Muruxh’udh-dheheb), e jep pėrshkrimin vijues nė lidhje me hyrjen e ushtrisė sė Aliut nė Basra. Ky ėshtė njėherit edhe njė pėrshkrim i mirė i organizimit tė tij ushtarak dhe tregues i pozitės sė rėndėsishme tė ensarėve nė kėtė ushtri. Ai shkruan:

    Njė banor i dalluar i Basrės mė rrėfeu se kur dėgjoi se ushtria fitimtare po afrohej drejt portės kryesore tė qytetit, ai u ngjit mbi muret rrethuese pėr ta parė atė. Ai tha:

    Kishte shumė njėsi kalorėsiake dhe kėmbėsore nė ushtrinė e Medines, ndonėse vetė ushtria ishte relativisht e vogėl. Nė krye tė njė kontingjenti kalorėsish, qė ishin tė parėt qė hynė nė Basra, ishte njė kalorės mė nė moshė. Anash i luhatej shpata dhe ai e mbante flamurin e njėsisė qė udhėhiqte. I pyeta njerėzit se kush ishte ky njeri dhe ata mė thanė se ishte Ebu Ejjub Ensariu, miku dhe nikoqiri i dikurshėm medinas i Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit. Kontingjenti i tij prej 1000 burrash pėrbėhej nga ushtarėt e ensarėve.

    Pas tyre ishte njė kalorės tjetėr. Ai mbante njė turban tė verdhė dhe rroba tė bardha. Kishte njė hark nė krahun e djathtė dhe nė dorėn e majtė e mbante flamurin e njėsisė sė tij. Edhe ai ecte nė krye tė njė njėsie prej 1000 kalorėsish qė ishin tė gjithė ensarė. Mė pas kuptova se ai ishte Khuzajma ibn Thabit Ensariu.

    Komandanti i tretė kalėronte mbi njė kalė tė fuqishėm bojė kafeje. Ai kishte njė turban tė bardhė, mbante njė shpatė e njė hark dhe udhėhiqte njė kontingjent prej 1000 kalorėsish. Kuptova se ishte Ebu Katade ibn Rabii Ensariu.


    Komandanti i katėrt ngiste njė kalė tė bardhė. Tė bardha i kishte rrobat dhe turbanin tė zi. Dukej se ishte njė njeri i dalluar dhe me emėr, i cili krijonte respekt tek ēdo vėzhgues. Ishte shumė i plakur por kishte njė qėndrim ushtarak. Teksa lėvizte drejt qytetit, recitonte vargje tė Kur’anit. Anash vetes kishte tė varur njė shpatė dhe nė shpatullėn e djathtė kishte njė hark. Pas tij ishin 1000 kalorės, kryesisht burra mė tė moshuar qė mbanin nga njė shtizė tė gjatė secili. Kur pyeta, mė thanė se ishte Ammar bin Jasiri, miku i dashur i Muhammedit dhe i Ali ibn Ebu Talibit. Kalorėsit qė vinin pas tij ishin edhe muhaxhirė edhe ensarė dhe shumė prej tyre ishin veteranė tė Bedrit.

    Pastaj vėrejta njė burrė shumė tė pashėm. I hipur mbi njė kalė me ngjyrė tė errėt, ai kishte mbathur rroba tė bardha dhe njė turban tė zi. Ky ishte Abdullah ibn Abbasi, kushėriri i Muhammedit dhe i Ali ibn Ebu Talibit. Bashkė me tė ishin edhe vėllezėrit dhe nipėrit e tij.

    Nė ndėrkohė, pjesa mė e madhe e kalorėsve kishte hyrė nė Basra dhe vėrejta se dy njėsitė e fundit tė ushtrisė po afroheshin drejt dyerve tė qytetit. Pas disa ēastesh, u duk njėsia e parė. Nė krye tė saj ishte njė kalorės me trup tė zhvilluar mirė. Ai ishte i mbathur me rroba tė luftės dhe mbillte tmerr nė zemrat e atyre qė e shihnin. Nė dorėn e djathtė kishte njė flamur tė zi dhe nė tė majtėn njė shtizė. Me sa dukej, ai ishte flamurtari i ushtrisė ose njėri nga komandantėt e saj. Parashikimi im ishte i saktė. Njeriu ishte Malik el-Eshteri, njeriu kryesor i ushtrisė sė Medines dhe luftėtari mė i madh qė arabėt e kanė pasur ndonjėherė. S’kishte armik qė u pėrball me tė dhe qė shpėtoi gjallė. Ai udhėhiqte 4000 ushtarė, kalorės dhe kėmbėsorė.

    Njeriu i fundit qė vėrejta ishte njė burrė me fytyrė tė ndritur si dielli. Nė tė djathtė dhe nė tė majtė tė tij ishin dy tė rinj, secili me fytyrė shkėlqimtare si hėna. Qė tė tre ishin veshur me tė zeza. Tė zi ishin edhe kuajt e fuqishėm dhe krenarė mbi tė cilėt po kalėronin. Njė burrė i ri ecte para tyre dhe mbante nė dorė njė shtizė tė gjatė. Kuptova se njeriu qė qėndronte nė mes ishte gjenerali i kėsaj ushtrie, Ali ibn Ebu Talibi. Dy tė rinjtė qė i kishte nė tė djathtė dhe nė tė majtė ishin bijtė e tij Hasani dhe Husejni, dritat e syve tė Muhammedit. Edhe ushtari i tretė qė ecte para tyre ishte njėri nga djemtė e tij, Muhammed ibn Hanefijje.

    Pas tyre kishte shumė njėsi tė tjera me ushtarė. Ata e pėrbėnin njėsinė e pasme tė ushtrisė. Nė mesin e tyre ishin bijtė e Xhafer Tajjarit, bijtė e Akil ibn Ebu Talibit dhe tė rinjtė e tjerė tė fisit Hashim. Ata ishin kalorėsit e fundit qė hynė nė Basra.
    Para derės sė Xhamisė sė Basrės, Aliu zbriti nga kali i tij. Mė pas hyri nė xhami, fali namaz dhe e falėnderoi Zotin pėr bekimet e Tija dhe pėr fitoren.

    Banorėt e Basrės ishin mbledhur nė oborrin e xhamisė pėr ta pritur Aliun. Atė ēast, ai doli nga xhamia dhe u foli atyre. Ai i qortoi pėr sjelljen e tyre tė pamenduar gjatė gjithė kėsaj beteje dhe u tha: “Ju ishin ndjekės tė njė bishe. Kur ajo klithte, ju e ndiqnit. Kur u vra, ju tė gjithė ikėt dhe u shpėrndatė”. Mė pas Aliu mori betim pėr besnikėri nga banorėt e Basrės. Ai i kėshilloi t’i bindeshin Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij dhe kurrė mė tė mos silleshin si dele tė humbura.

    Nga xhamia e qytetit, Aliu shkoi drejt e tek thesari, i cili ishte plaēkitur. Mė pas urdhėroi qė tė gjitha gjėrat e vjedhura tė ktheheshin sakaq nė thesar. Kur shkoi sė dyti, thesari ishte i mbushur plot me copėza floriri dhe argjendi. Ai e vėshtroi pasurinė e madhe qė fshihej aty dhe tha: “Pėrpiqu ta mashtrosh dikė tjetėr!” Mė pas, urdhėroi qė e gjithė pasuria t’u shpėrndahej trupave. Pėrgjegjėsi i thesarit i shpėrndau tė gjitha dhe mė nė fund thesari u zbraz i tėri.

    Pėr disa arsye misterioze, Aliu dhe ensarėt ishin gjithnjė nė njė anė. Dhe pėr arsye po kaq misterioze, ensarėt kurrė nuk e deshėn Kurejshin. Ndėrmjet Kurejshit dhe ensarėve kishte vetėm njė mirėsjellje formale. Me ardhjen e Aliut nė pushtet, ishte hera e parė qė nga koha e Muhammedit qė ensarėt kishin pasur mundėsi tė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė qeverisjen e myslimanėve. Aliu i emėroi ata nė pozitat mė tė larta nė perandori, qoftė nė detyra ushtarake dhe qoftė si guvernatorė tė provincave. Nė tė dyja sferat, ensarėt u dalluan me aftėsitė dhe me vendosmėrinė e tyre.

    Aliu e shkatėrroi karakterin “provincial” tė Kalifatit, duke e “dekurejshizuar” administratėn shtetėrore dhe duke ua dhėnė ensarėve tė drejtėn e tyre. Nė qeverinė e tij, njė njeri s’duhej tė ishte domosdo nga Kurejshi qė tė mund tė arrinte nė poste tė larta. Ēdo njeri, qoftė nga Kurejshi ose jo, mund tė ngrihej nė pozita tė larta gjatė Kalifatit tė Aliut, pėrderisa kishte dy cilėsi: karakter dhe aftėsi.
    61. Transferimi i kryeqytetit nga Medineja nė Kufe

    Nė muajin Rexheb tė vitit 36 pas Hixhrit (Janar 657), Aliu vendosi ta transferonte kryeqendrėn e tij nga Medineja drejt Kufes nė Irak. Kur u vendos rendi nė Basra, ai e emėroi Abdullah ibn Abbasin si guvernator tė ri dhe mė pas u largua drejt Kufes qė do tė ishte kryeqytetit i ri i Islamit.

    Nė ditėn e dymbėdhjetė tė muajit Rexheb, Aliu arriti para portave tė Kufes. Fisnikėt e qytetit dolėn pėr ta pėrshėndetur dhe pėr ta pėrgėzuar pėr fitoren. Pas hyrjes nė qytet, Aliu fillimisht shkoi nė Xhaminė e Madhe, e fali namazin aty duke iu falėnderuar Zotit pėr fitoren dhe mė pas, mbajti njė fjalim, nė tė cilin i falėnderoi banorėt e Kufes pėr pėrkrahjen e tyre, duke i pėrgėzuar pėr suksesin e treguar nė betejėn e Basrės.

    Fisnikėt e Kufes i kėrkuan Aliut qė tė vendosej nė pallatin e guvernatorit por ai nuk pranoi. Nė vend tė kėsaj, ai zgjodhi njė shtėpi modeste pėr tė banuar. Historianėt janė pėrpjekur ta shpjegojnė arsyen pėrse Aliu e barti kryeqytetin nga Medineja nė Kufe. Nė veprėn “Historia e Islamit” (botuar nė Lahore tė Pakistanit), Prof. Sejjid Abd’ul-Kadir dhe Prof. Muhammed Shuxha’ud-Din, shkruajnė:


    Shtatė muaj pasi e mori pėrsipėr qeverisjen, Aliu e bėri Kufen kryeqytet. Nė vijim po i japim disa nga arsyet e kėtij vendimi:
    1. Beteja e Basrės u zhvillua dhe u fitua me ndihmėn e popullit tė Kufes. Aliu e bėri Kufen kryeqytet, pjesėrisht nė shenjė falėnderimi pėr kėtė shėrbim tė tyre.
    2. Aliu dėshironte ta shpėtojė Medinen nga kaosi i luftės civile qė kishte pėrfunduar me vrasjen e Osmant. Ai nuk dėshironte qė Medineja tė bėhej vatėr e trazirave politike. Me kėtė, Qyteti i Profetit do tė mbrohej nga shkatėrrimi i mundshėm i luftėrave qė mund tė ngjanin nė tė ardhmen.
    3. Kufeja kishte njė pozitė mė qendrore nė perandori. Kushtet administrative tė njė territori shumė tė madh e impononin njė lėvizje tė tillė.
    4. Nga Kufeja, Aliu e kishte mė lehtė t’i vėzhgonte lėvizjet e Muavijes.

    (“Historia e Islamit”).

    Muhammed Latif Ensari, njė historian bashkėkohor nga Pakistani, nė veprėn e tij tė titulluar gjithashtu “Historia e Islamit”, thotė se njėsoj siē ishte Ebu Sufjani (bashkė me Ebu Xhehlin) pėrgjegjės pėr shpėrnguljen e Muhammedit nga Mekkeja nė Medine, edhe djali i Ebu Sufjanit ishte pėrgjegjės pėr shpėrnguljen e Aliut nga Medineja drejt Kufes. Ai thotė se luftėrat civile kishin filluar tashmė dhe Medineja mbetej larg skenave tė luftės. Aliu, pra, e ndėrroi kryeqytetin pėr arsye strategjike. Kjo e pėrkrah pretendimin e historianit nė fjalė se ishte pikėrisht rebelimi i Muavijes qė e detyroi Aliun tė bėnte njė gjė tė tillė.

    Nė tė vėrtetė, kishte edhe arsye idealiste edhe pragmatike pėr ta transferuar kryeqytetin nga Medineja nė Kufe. Kėto arsye mund tė radhiten si vijon:
    1. Kur Aliu erdhi nė pushtet, qendrat mė tė rėndėsishme urbane tė perandorisė ishin Damasku nė Siri, Mekkeja dhe Medineja nė Hixhaz dhe Basra e Kufeja nė Irak. Damasku ishte nė duart e Muavijes dhe rrjedhimisht, ishte qendra e opozitės kundėr Aliut. Nga katėr qytetet e tjera, Mekkeja kishte qenė fillimisht nė duart e treshes rebele tė pėrbėrė nga Talhaja, Zubejri dhe Aisheja. Nė Mekke ata kishin formuar njė ushtri prej 3000 vetėsh, me tė cilėn u nisėn pėr nė Basra dhe e pushtuan qytetin. Shumė nga ata mekkas qė nuk dėshironin tė shkonin nė Basra me ushtrinė rebele, i dhanė asaj vetėm pėrkrahje materiale. Si pasojė e gjithė kėsaj, Aliu nuk mund tė mbėshtetej tek Mekkeja.

    Edhe Medineja nuk ishte shumė mė mirė se Mekkeja. Siē u tha edhe mė parė, kur Osmani u vra, Medineja mbeti nė mėshirė tė protestuesve. Muhaxhirėt dhe ensarėt e kuptuan se nė gjithė tokėn e Islamit nuk kishte njeri tjetėr pėrveē Aliut qė mund ta shpėtonte Medinen nga plaēkitja, masakra dhe shkatėrrimi. Andaj pikėrisht Aliut iu kėrkua qė ta merrte nė duar pushtetin. Ai u tha muhaxhirėve dhe ensarėve se do ta pranonte ofertėn e tyre vetėm nėse i premtonin se do t’i bindeshin nė luftė e nė paqe. Ata iu zotuan dhe ai e pranoi detyrėn e Kalifit.


    Vetėm pak ditė kishin kaluar prej kėtij rasti, kur nė Mekke filloi rebelimi kundėr Kalifit. Aliu shkoi nė xhami dhe i ftoi muhaxhirėt dhe ensarėt qė tė dilnin nė mbrojtje tė qeverisė. Pėrgjigja e vetme qė mori Aliu ishte heshtja. Ai sėrish ua pėrkujtoi premtimin pėr t’iu bindur por tė gjithė vazhdonin tė heshtnin. Thirrjet e Aliut u pėrballėn me veshė tė shurdhėr.

    Pas shumė javėsh dhe pas njė pėrpjekjeje tė jashtėzakonshme, mė nė fund u paraqitėn shtatėqind vullnetarė nga Medineja. Kjo ishte e tėra qė Medineja arriti tė bėnte pėr tė. Mė pas, Aliu u nis nga ky qytet pėr tė mos u kthyer kurrė mė.

    Qyteti i katėrt, Basra, e kishte njohur autoritetin e Aliut dhe ai e kishte emėruar Osman bin Hunejf Ensariun si guvernator tė qytetit. Por kur Aliu arriti nė Irak, “treshja” e pėrbėrė nga Aisheja, Talhaja dhe Zubejri e kishte pushtuar tashmė Basrėn. Osman bin Hunejfi mezi arriti ta shpėtonte kokėn.

    Tani mundėsia pėr tė zgjedhur ishte kufizuar tek njė qytet i vetėm dhe ky qytet ishte Kufeja. Aliu e kishte dėrguar tė birin Hasanin dhe Ammar bin Jasirin qė tė sillnin pėrforcime nga ky qytet. Si pėrgjigje, Kufeja i dėrgoi 12 mijė ushtarė dhe ishin pikėrisht kėta burra qė luftuan nė betejėn e Basrės dhe qė e mundėn “treshen” rebele.

    Mekkeja, Medineja dhe Basra i kishin treguar qartė Aliut se ē’do tė bėnin nė raste trazirash. Por qytetarėt e Kufes i kishin dėrguar pėrforcime nė njė ēast shumė kritik nė karrierėn e tij si Kalif. Aliu tani e shihte se sikur tė duhej tė luftonte me Muavijen, ai mund tė mbėshtetej vetėm tek ushtria e Kufes. Ishte, pra, rrjedha e ngjarjeve qė e detyroi Aliut ta bėnte Kufen kryeqytet tė tij.

    Me aq sa dukej, populli i Medines nuk ishte shumė i interesuar pėr ngjarjet qė ndodhnin rreth tyre. Kur Aliu shpalli se do ta lėvizte selinė e shtetit drejt Kufes, askush nuk kundėrshtoi. Medinasit nuk shfaqėn kurrfarė reagimi, sikur tė mos kishte kurrfarė dallimi pėr ta nė do tė ishte qyteti i tyre kryeqytet i Islamit ose jo.
    2. Medineja ishte djepi i kulturės islame dhe i civilizimit islamik. Nė Medine mund tė shihej mėnyra mė origjinale e jetesės islame. Luftėrat dhe pushtimet kishin sjellė njerėz tė kulturave tė ndryshme nė Islam. Sikur Medineja tė mbetej qendra politike dhe administrative e shtetit, siē ishte qendra shpirtėrore e saj, atėherė shumė tė huaj, me kulturat e tyre dhe me prapavijėn joislame, do tė ishin vendosur nė Medine. Ata do ta sillnin moralin e tyre, traditat, mėnyrėn e jetesės dhe praktikat fetare. Kėshtu, ata ose do ta nėnshtronin kulturėn e pastėr islame ose nė rastin mė optimist, do ta dėmtonin atė. Sido qė tė ishte, Islami burimor do tė bėhej viktimė e shumė ndikimeve tė huaja.






    Joel Carmichael


    Islami u pėrball me trashėgiminė e madhe intelektuale tė Krishterimit, tė ngarkuar me idetė e Greqisė dhe tė Romės sė lashtė. Trashėgimia intelektuale e Krishterimit jo vetėm qė i pėrfshinte idetė heleniste por edhe idetė aktuale tė Persisė e tė vendeve tė tjera tė Lindjes. Kėshtu, njė llojllojshmėri e jashtėzakonshme idesh dhe traditash, tė gjitha pak shumė tė pėrfshira brenda Krishterimit, iu transferuan masivisht universit tė ri tė Islamit. (“Trajtėsimi i arabėve”, fq. 194, botim i vitit 1967).

    Por Aliu e lėvizi kryeqytetin larg Medines, duke e shpėtuar kėshtu mėnyrėn islame tė jetesės nė djepin e Islamit. Ai e shpėtoi Mekken dhe Medinen nga hegjemonia e tė krishterėve, hebrenjve, romakėve dhe zoroastrianėve. Ai e ruajti karakterin e kėtyre dy qyteteve tė tillė siē ishte nė kohėn e Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit.
    3. Nė tė shumtėn e rasteve, kryeqyteti i njė shteti ėshtė edhe kryeqendra e tė ligave, e krimeve dhe e intrigave. Kryqyetetet e perandorive tė mėdha si Babiloni, Roma dhe Bizantiumi (mė pas i emėruar Konstantinopolis nga Konstantini dhe Istanbul nga Osmanėt), ishin gjithnjė epiqendra tė ngarjeve mė tė mėdha tė kohės. Shumė njerėz i vizitojnė kryeqytetet perandorake dhe sjellin shumė probleme me vete. Rritja e pakontrollouar dhe mbipopullimi i qyteteve tė mėdha krijon potenciale tė shumta pėr ēdo lloj krimi. Edhe shumė kryeqytete tė periudhės sonė nuk dallojnė shumė nė kėtė drejtim nga Babiloni ose nga Roma.

    Medineja ishte qendra e mėsimeve tė Kur’anit dhe nė tė ndodhej tyrbeja e Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit dhe Shpjeguesit tė Porosisė sė fundit hyjnore pėr njerėzimin, qėllimi i tė cilės ishte qė njeriu tė jetonte njė jetė tė pastėr, fisnike dhe tė ndershme. Islami ishte njė ndėrtues i pėrsosur i karakterit dhe pėr kėtė nuk kishte njė shembull mė tė mirė se vetė jeta e shenjtė e Profetit tė tij. Sikur Medineja tė bėhej si kryeqytetet e tė kaluarės, ftesa e Islamit pėr njerėzimin do ta kishte humbur peshėn. Aliu e shpėtoi shenjtėrinė e Medines dhe etosin e programit misionar tė Islamit, duke e ndarė kryeqendrėn shpirtėrore (ose fetare) tė perandorisė nga kryeqendra politike e saj.

    Aliu ishte vėrtet profetik nė vizionin e tij. Ai e shpėtoi Medinen nga degradimi qė do ta gjente mė pas Damaskun, Bagdadin ose Kordobėn. Civilizimi u zhvillua shumė shpejt nė Siri, i ushqyer nga dinamizmi i njė perandorie nė rritje. E gjithė pasuria e popujve tė pushtuar u derdh drejt Damaskut (dhe mė pas Bagdadit dhe kryeqendrave tė tjera tė botės islame). Por me pasurinė, erdhi edhe jeta luksoze dhe ambicia e klasave sunduese pėr t’u bėrė mbrojtėsė tė “arteve tė bukura”. Muzika greke ose perse dhe valltaret e ndryshme erdhėn me shpejtėsi drejt qendrave tė perandorisė arabe. Lexuesit qė duan t’i hedhin njė vėshtrim periudhės kulmore tė sundimit umajjad dhe abbasid, kanė nė dispozicion libra tė shumtė, ndėr tė cilėt “Kitab el-aghani” (Libri i kėngėve) nga Ebu’l-Ferexh Isfahaniu ose “Unaza e pėllumbit” nga Ibn Hazmi janė nga njė pasqyrė tejet besnike e epokave tė tyre.
    A.J. Arberry

    Pasuria e perandorisė rritej, teksa tregtia shkonte gjithė mė larg e mė larg. Pasuria e mbledhur ishte e pėrqėndruar nė duart e disa personve, tė cilėt arritėn njė fuqi qė paraardhėsit e tyre beduinė as qė mund ta paramendonin. Pallate tė bukura dhe shtėpi luksoze e zbukuronin Bagdadin si kryeqytet por edhe qendrat e tjera si Buhara, Semerkandi, Balkhu, Shirazi, Damasku, Aleppoja, Jerusalemi, Kairoja, Tripoli, Tunisi, Fezi, Palermoja dhe Kordoba. “Dolce vita” e aristokracisė nė kohėn qė pėrkonte me pushtimin norman tė Anglisė, pėrshkruhet nė mėnyrė tė mrekullueshme tek “Unaza e pėllumbit”, e shkruar nga teologu Ibn Hazm. Robėr e robėresha dhe lukse tė panjohura pėr arabėt e lashtė tani i kėnaqnin zotėrinjtė myslimanė dhe krijonin njė thesar tė ri fjalėsh pėr poetėt. Vera ishte e ndaluar pėr besimtarėt me njė ndalesė tė qartė nė Shkrimin tė Shenjtė. Por sunduesit e Islamit, bashkė me qeveritarėt e tyre, garonin me njėri-tjetrin pėr t’i thurrur lavde “bijės sė rrushit”. (“Disa aspekte tė civilizimit islamik”, fq.15, botim i vitit 1967).

    Megjithatė, nuk duhet tė mendohet se vetėm qytetet e largėta si Kordoba ose Bagdadi ishin tė infektuara nga veset e luksit dhe tė ekstravagancės. Edhe vetė Mekkeja dhe Medineja nuk ishin plotėsisht tė mbrojtura prej kėtyre gjėrave.

    Ella Mamura

    Poezia erotike gjeti shprehje nė dy zhanre tė ndryshme. Njėri pėrbėhej nga poezi tė hareshme dhe u zhvillua nė qytetet si Mekkeja dhe Medineja. Qė tė dy qytetet kishin njė ndikim tė madh por pak rėndėsi politike. Shumė aristokratė myslimanė qė nuk ishin aktivizuar nė ndonjė post qeveritar, e harxhonin pasurinė e tyre nė kėrkim tė kėnaqėsisė. Shkolla tė muzikės ishin hapur dhe disa poezi ishin kthyer nė kėngė. Prijėsi i kėsaj shkolle tė poezisė ishte Umar ibn Ebi Rabiah (vdiq nė vitin 720), njė aristokrat mekkas. Zhanri i dytė i poezive u zhvillua kryesisht nė mesin e beduinėve dhe zakonisht i kishte tiparet e njė poezie ku shpreheshin ndjenja tė forta dhe ku pėrshkruhej i gjithė dėshpėrimi i njė dashurie tragjike. (“Letėrsia arabe: njė trashėgimi e gjallė”, botuar nė veprėn “Hyrje nė civilizimin islam” nga R.M. Savory, New York, 1976).

    Philip K. Hitti

    Dorėzimi i Mekkes do tė thoshte pranim i Islamit. Njėri pas tjetrit, pjesėtarėt e Kurejshit u shpėrngulėn nė Medine, pėr tė marrė pjesė nė pėrhapjen e fesė sė re dhe pėr tė krijuar karriera tė reja pėr veten. Pozitat mė tė larta tė qeverisjes ishin tė hapura pėr ta. Shumė kurejshitė morėn pjesė nė ekspeditat, tė cilat nė periudhėn e Kalifėve Besimdrejtė, veēanėrisht nėn udhėheqėsinė Umar ibn el-Khattabit, rezultuan me pushtimin e Irakut, Persisė dhe Egjiptit. Pas kėsaj, disa prej tyre shėrbyen si guvernatorė tė provincave tė sapopushtuara. Me kėtė, jeta nė Mekke u zhvillua nė dy vija tė kundėrta: nė atė tė modestisė dhe nė atė tė luksit. Pas pushtimeve tė mėdha, preja e luftės dhe tatimet filluan tė vinin drejt qytetit, duke u bėrė burimi kryesor i tė ardhurave. Ky ishte njė kompensim mė se i mjaftueshėm pėr humbjen e karvanėve tregtarė. Pelegrinazhi vazhdonte gjithsesi dhe madje u rrit edhe mė. Dhe kur u bė njė qendėr e tregtisė, Mekkeja filloi tė ishte edhe qendra e kėnaqėsisė. Pasanikėt e rinj vinin bashkė me haremin, me valltaret dhe me kėngėtaret e tyre, duke sjellė njė koncept tė ri tė asaj qė e quanin “njė jetė e mirė”. Ata jetonin si aristokratė nė pallate dhe oborre, tė cilat Mekkeja s’i kishte dėshmuar mė parė. (fq.21-22)

    Njėkohėsisht, edhe jeta nė Medine po lėvizte nė njė vijė tė ndryshme: nė atė tė pėrbotshmėrisė. Nė fund tė fundit, rrjedha e arit nga provincat, e pėrbėrė nga tatimet e tokės dhe tatimet pėr kokė, fillimisht vinin nė Medine. Sasia e pasurisė nė thesarin shtetėror ishte e jashtėzakonshme. Nė “betejėn” pėr ta fituar elitėn e re tė kėrkuesve tė kėnaqėsisė, Medineja, krahasuar me konkurrenten e saj nė jug (Mekken), e kishte pėrparėsinė e njė lartėsie mė tė madhe mbidetare, e burimeve mė tė bollshme tė ujit dhe tė kopshteve mė tė gjera. Zyrtarėt e pensionuar qeveritarė, qofshin ushtarakė ose civilė, vinin nė Medine bashkė me skllevėrit dhe konkubinat e tyre, me kėngėtarėt, me valltaret dhe me muzikantėt, pėr tė krijuar njė atmosferė tė paparė nė Qytetin e Shenjtė. (“Kryeqytetet e Islamit arab”, 1973).

    E tillė ishte Medineja pasi u “zvogėlua” dhe u bė njė qytet provincial. Por sikur tė mbetej qendra politike dhe tregtare e shtetit mysliman, s’ka dyshim se ajo do tė bėhej edhe kryeqendra e “argėtimeve” tė tyre, duke i tėrhequr tė gjithė personat bohemianė tė kohės, kėrkues tė kėnaqėsisė dhe ndjekės tė epsheve.

    4. Kur’ani qė ishte Libri i Zotit, ishte shpallur nė njė arabishte tė pastėr. Mekkeja dhe Medineja ishin djepi i arabishtes kuranore. Tė huajt qė jetojnė nė kryeqytetin e njė shteti dhe qė flasin gjuhė tė huaja, pak nga pak e prishin edhe gjuhėn e vendit. Sikur Medineja tė mbetej kryeqytet, arabishtja e Kur’anit pa dyshim do tė ndikohej nga gjuhėt e huaja. Shkencat kuranore dhe leksikoni kuranor nuk ekzistonin nė njė formė tė organizuar asokohe. Qė tė mund tė kuptohej Kur’ani nga gjeneratat e reja, ishte jetike qė arabishtja e Mekkes dhe e Medines tė ruhej e tillė siē kishte qenė nė kohė tė Profetit, nė mėnyrė qė fjalėt tė mos fitonin kuptime qė ndryshonin nga kuptimet e tyre nė kėtė periudhė.

    Tė gjitha gjuhėt e gjalla ndryshojnė dhe fjalėve u ndryshon kuptimi. Si ēdo organizėm tjetėr i gjallė, edhe fjalėt lindin dhe vdesin. Dhe njėsoj si organizmat, edhe ato ndikohen nga faktorė tė jashtėm. Shembulli mė i mirė ėshtė “deformimi” i anglishtes moderne. Edhe arabishtja mund tė pėrjetonte njė deformim tė tillė por u shpėtua nga njė fat i tillė nėpėrmjet Aliut, i cili e ndryshoi drejtimin e lėvizjes sė tė huajve dhe e barti atė larg Medines. Aliu, pra, ėshtė bamirėsi i parė dhe mė i madh i gjuhės arabe dhe i shkencave tė Kur’anit.


    5. Sunduesit umajjadė tė Damaskut i imitonin perandorėt bizantinė dhe persė nė mėnyrėn e tyre tė jetesės. Ata ishin tė rrethuar nga njė luks i pafund, tė cilin ua siguronte pushteti qė kishin. Thjeshtėsia zanafillore dhe barazia e Islamit ishte zhdukur nė Siri, nėse vėrtet kishte ekzistuar ndonjėherė. Aliu, nė anėn tjetėr, dėshironte t’ia shfaqte botės imazhin e vėrtetė tė Islamit. Ky imazh do tė ishte imazhi i njėjtė qė Muhammedi ua kishte shfaqur arabėve nė Mekke dhe nė Medine. Pėr fat tė keq, ishte njė imazh qė fqinjtė e sirianėve dhe pjesa mė e madhe e vetė sirianėve kurrė s’e kishin parė. Nė tė vėrtetė, ajo qė sunduesit e tyre e kishin prezantuar si njė imazh tė Islamit, s’ishte tjetėr veēse anti-Islami.

    John Alden Williams

    Tė gjithė mbretėrit persė qė nga Ardashiri, djali i Papakut dhe deri tek Jazdegerdi, e ndanin veten nga shėrbetorėt e tyre me njė perde. Njė ditė e pyetėn (muzikantin oborrtar) Is’hak ibn Ibrahim el-Mevsiliun nė shfaqeshin Kalifėt umajjadė para kėngėtarėve dhe shėrbetorėve tė tyre. Ai mė tha: “Muavije I dhe Mervani I, Abdul Maliku, Velidi I, Sulejmani, Hishami dhe Velidi II qėndronin pas njė perdeje, nė mėnyrė qė asnjė shėrbetor tė mos shihte se ē’bėnte Kalifi nėse humbej nė tingujt e muzikės, i luante shpatullat, vallėzonte ose zhvishej. Askush nuk e shihte Kalifin pėrveē shėrbėtorėve tė tij tė veēantė. Kurse pjesa tjetėr e Kalifėve umajjadė nuk turpėroheshin tė vallėzonin dhe tė zhvisheshin nė prani tė shėrbėtorėve ose muzikantėve tė tyre. Por nė kėtė drejtim, asnjėri prej tyre nuk ishte mė ekstrem se Jezid ibn Abdul Meliku dhe Velid bin Jezidi, tė cilėt nuk mėrziteshin fare pėr atė qė bėnin nė prani tė shėrbėtorėve”. (“Jeta nė pallatin e Kalifit”, nė veprėn “Libri i kurorės” (Kitab el-taxh), botuar nė Kairo nė vitin 1914; pėrcjellė nga librin “Motive tė civilizimit islamik” nga Berkeley, botuar nė vitin 1971).
    Kur Aliu e bėri Kufen kryeqytet, miqtė dhe armiqtė e dėshmuan me sytė e tyre Islamin e Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit. Ata panė se si sovrani i myslimanėve punonte me duart e tija nė fusha e nė kopshte dhe e ushqente familjen e tij me paratė qė i fitonte nga kjo punė. Ata panė se si ai jetonte vetėm me pak ushqim, ndonėse gjithkush nė tokėn e tij ishte i ushqyer mirė. Ata shihnin se kėmisha e tij ishte e arnuar gjithandej, ndonėse populli qė sundonte ishte i veshur bukur. Ata gjithashtu panė se ai nuk kishte njė pallat prej mermeri por jetonte nė njė kasolle prej balte, pa ushtarė me shtiza nė dyert e saja qė ishin gjithnjė tė hapura pėr njerėzit.

    6. Pėr hir tė sigurisė sė Mekkes dhe Medines, Aliu dėshironte t’i bėnte kėto qytete politiksht tė parėndėsishme, qė ato tė mos tėrhiqnin vėmendje tė panevojshme (dhe tė rrezikshme). Mbretėria e Qiejve mbi tokė, tė cilėn Muhammedi e themeloi, kishte pushuar sė qeni “qiellore” pas vdekjes sė tij dhe ishte bėrė njė imitim i qeverisjeve greke dhe persiane. Nė kėto rrethana, dinjiteti dhe karakteri i shenjtė i Mekkes dhe i Medines ishte nė rrezik tė vazhdueshėm. Duke i parashikuar kohėt qė do tė vinin, Aliu i nxori kėta dy qytete jashtė orbitės sė ngjarjeve politike. Edhe djali i tij i vogėl Husejni do ta kishte kujdesin e njėjtė pėr ta mbrojtur shenjtėrinė e qytetit tė gjyshit tė tij. Edhe ai vėrejti stuhi qė afroheshin nė horizont dhe u largua nė kohė edhe nga Medineja edhe nga Mekkeja, qė ta tėrhiqte vėmendjen e qeverisė larg tyre.

    Pas masakrės sė Qerbelasė nė vitin 680, qytetet e shenjta tė Islamit, Mekkeja dhe Medineja, do ta tėrhiqnin vėmendjen e Jezidit, djalit tė Muavijes. Ai e dėrgoi gjeneralin e tij Muslim bin Akabe nė Medine, me njė ushtri siriane, e cila masakroi rreth 10 mijė banorė. Nė mesin e tė vrarėve kishte edhe shumė shokė tė Profetit (sahabe). Medineja u la nė mėshirė tė ushtrisė okupuese, e cila do ta pėrdorte qytetin pėr kėnaqėsite e tyre tė shfrenuara. Xhamia e Profetit do tė pėrdorej si njė stallė pėr kuajt e kalorėsisė siriane. Ata tė paktė qė shpėtuan gjallė u detyruan t’i betoheshin Jezidit pėr besnikėri. Muslim bin Akabeja u tha atyre se Jezidi ishte i zoti i jetės sė tyre dhe mund t’i shiste si skllevėr po tė dėshironte.

    Alfred Guillaume

    Ndėrmjet periudhės sė pėrshkruar nė veprėn “Sira” (tė Ibn Is’hakut) dhe kohės kur vepra u pėrpilua, ndodhėn dy tragjedi. E para ishte tragjedia e Qerbelasė nė vitin 61, nė tė cilėn Husejni dhe ndjekėsit e tij u masakruan dhe e dyta, plaēkitja e Medines nė vitin 63 pas Hixhrit, kur dhjetėra mijėra ensarė u vranė, duke pėrfshirė jo mė pak se 80 shokė tė Profetit. (“Jeta e Muhammedit”, fq.28, botim i vitit 1967)

    Muslim bin Akabeja u largua nga Medineja e mbetur nė gėrmadha dhe u nis drejt Mekkes. Por ai vdiq gjatė rrugės dhe komanda kaloi nė duart e njė oficeri tjetėr tė ushtrisė sė Jezidit, tė quajtur Ibn Namir.

    Nė Mekke, Abdullah ibn Zubejri ishte vetėshpallur Kalif. Ibn Namiri e bombardoi qytetin nga kodrat pėrreth dhe e dogji Qaben. Por akoma nuk e kishte marrė nėn kontroll qytetin kur Jezidi vdiq nė Damask. Pas kėsaj, Ibn Namiri e ndaloi rrethimin dhe u tėrhoq nė Siri. Por gjithė ē’fitoi Abdullah ibn Zubejri ishte njė shtyrje e shkurtėr e afatit. Kur Abd’ul Melik ibn Mervani u bė Kalif, Mekkeja sėrish u bė skenė lufte. Gjenerali i tij Haxhaxh ibn Jusufi e rrethoi Mekken dhe e bombardoi, duke e dėmtuar edhe vetė Qaben. Abdullah ibn Zubejri duroi shtatė muaj. Mė pas u vra nė rrethinat e Qabes dhe qyteti iu dorėzua pushtuesit.

    Philip K. Hitti

    Nė vitin 683, njė ushtri u dėrgua nga Jezidi kundėr pretendentit pėr Kalif Abdullah ibn Zubejrit. Rebelėt u strehuan nė tokėn e shenjtė por pavarėsisht kėsaj, u sulmuan dhe madje edhe Qabeja u dogj. Guri i Zi u thye nė tri pjesė. Shtėpia e Zotit, siē thotė historiani i madh Taberiu, “dukej si gjoksi i grisur i njė gruaje qė vajton”. (“Kryeqytetet e Islamit”, botuar nė vitin 1973)


    Duke e lėvizur kryeqytetin nga Medineja nė Kufe, Aliu dėshiroi t’i shpėtonte Mekken dhe Medinen nga ky fat, i cili fatkeqėsisht do t’i gjente nė vitet nė vijim. Por nė fund tė fundit, kush tjetėr pėrveē Aliut dhe djemve tė tij mėrzitej pėr dinjitetin dhe pėr sigurinė e kėtyre dy qyteteve? Kur Husejn ibn Aliu ndjeu se rreziku po i afrohej, ai menjėherė u largua drejt Irakut, bashkė me miqtė dhe me familjen, ndonėse e dinte se atje e priste vdekja. Por Abdullah ibn Zubejri nuk hezitoi fare “ta ftonte” shkatėrrimin dhe masakrėn drejt qyteteve tė shenjta.

    Bota myslimane i ka borxh njė falėnderim Aliut pėr vizionin dhe pėr humanitetin e tij. Ai e mbrojti djepin e Islamit nė tė gjallė tė tij dhe mori masa pėr ta mbrojtur edhe pasi tė vdiste. Nuk kishte ndonjė mėnyrė tjetėr pėr ta mbrojtur Hixhazin nga pėrvojat e trazirave tė shkaktuara nga politika dhe nga lufta, veēse duke e lėvizur kryeqytetin nga Medineja nė Kufe.

    Kur Aliu e lėvizi kryeqytetin drejt Kufes, Muavije mendoi se mė nė fund e kishte zėnė Aliun duke bėrė diēka “tė dyshimtė” dhe menjėherė i shkroi, duke i thėnė se ai e kishte “lėnė” qytetin e Profetit. Njė lėvizje kjo qė, sipas tij, “nuk mund tė falej”.

    Vetėm katėr vite mė vonė, vetė Muavije ibn Ebu Sufjani u bė sunduesi absolut i perandorisė myslimane dhe askush nuk guxonte t’i kėrkonte llogari pėr ndonjė veprim qė bėnte. Sikur vėrtet ta kishte dashur qytetin e Profetit aq sa pėrpiqej tė tregonte nė letrėn e dėrguar Aliut, ai mund ta bėnte atė kryeqytet. Por as ai dhe as ndonjėri nga pasardhėsit e tij nuk bėri njė gjė tė tillė, njėsoj siē nuk do tė bėnin edhe Kalifėt abbasidė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    110
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit

    PJESA 4

    Ringjallja e umajjadėve dhe Beteja e Siffinit


    Fisi Umejje ishte njėri nga fiset e Kurejshit nė Mekke. Siē kemi pėrshkruar tashmė, ata ishin armiq tradicionalė tė fisit Hashim, i cili ishte njė degė tjetėr e Kurejshit. Kur Muhammedi, njė pjesėtar i fisit Hashim, shpalli se ai ishte i Dėrguari i Zotit dhe i ftoi arabėt qė tė largoheshin nga idhujtaria dhe tė besonin nė njė Zot tė vetėm, Umajjadėt e kundėrshtuan dhe luftuan kundėr tij pėr njėzet vite me radhė.


    Por kjo luftė e tyre dėshtoi. Pėrpjekja e gjatė dhe e hidhur kundėr Muhammedit dhe Islamit mori njė fund turpėrues pėr ta nė vitin 630, kur Muhammedi e pushtoi Mekken. Ata u detyruan ta pranonin disfatėn dhe ta “pranonin” edhe Islamin. Megjithatė, nė zemrat e Umajjadėve fitorja e Islamit ndezi flakė tė reja urrejtjeje kundėr mbrojtėsve tė tij, gjegjėsisht Muhammedit dhe Aliut. Ata ishin mjaft tė aftė sa ta fshihnin urrejtjen e tyre ndaj Muhammedit por kur bėhej fjalė pėr Aliun, ata kurrė s’e bėnė tė njėjtėn pėrpjekje. Ishte pikėrisht Aliu, i cili jo vetėm qė i kishte shkatėrruar simbolet e dukshme tė fesė sė Umajjadėve por edhe u kishte dhėnė njė goditje vdekjeprurėse privilegjeve tė tyre. Shumė shpejt, Umajjadėt do tė tregonin se ndonėse kishin humbur fuqi, nuk ishin shkatėrruar akoma. Andaj, ata pritėn tridhjetė vjet me radhė deri nė vitin 661, kur mė nė fund e fituan shpėrblimin e shumėkėrkuar: Kalifatin e myslimanėve. Umajjadėt ishin armiqtė mė tė ashpėr tė Islamit. Si pasojė, suksesi i tyre nė marrjen e Kalifatit i ka habitur shumė historianė. Nė vijim po i japim komentet e disa prej kėtyre historianėve nė lidhje me kėtė paradoks tė historisė myslimane.





    Edward Gibbon


    Persekutuesit e Muhammedit e uzurpuan trashėgiminė e fėmijėve tė tij dhe me kėtė, avokatėt mė tė mėdhenj tė idhujtarisė u bėnė sunduesit kryesorė tė fesė dhe tė perandorisė sė tij. Opozita e Ebu Sufjanit kishte qenė e ashpėr dhe e vendosur, konvertimi i tij kishte qenė i pavullnetshėm dhe besimi i tij i ri mbėshtetej vetėm nė nevojat dhe interesat. Ai shėrbeu, luftoi, mbase besoi dhe me kėtė, mėkatet e kohės sė injorancės u shlyen nga meritat e shumta tė familjes Umejje. Muavije, djali i Ebu Sufjanit dhe i Hindės sė ligė, u nderua qė nė rini me pozitėn e sekretarit tė Profetit. Gjykimi i Umarit mė pas do t’ia besonte atij qeverisjen e Sirisė, njė provincė tė cilėn ai e qeverisi pėr dyzet vite, ose si guvernator ose si sundues absolut. Detyra e shenjtė e gjetjes sė vrasėsve tė Osmanit kishte qenė lokomotiva dhe preteksti i ambicieve tė tija. (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake”).





    E.A. Freeman


    Mund tė paramendohej qė Kalifati t’i jepej mė tė mirit nė mesin e besimtarėve ose tė bėhej i trashėgueshėm nė familjen e Profetit. Por Muhammedi kurrė nuk mund ta kishte imagjinuar se Kalifati do tė bėhej i trashėgueshėm nė familjen e armiqve tė tij mė tė ashpėr. (“Historia e saracenėve”)





    R.A. Nicholson


    Kur aristokratėt mekkas e pranuan Islamin, ata vetėm iu nėnshtruan tė pashmangshmes. Por tani do tė kishin mundėsi pėr hakmarrje. Osman bin Affani, i cili e trashėgoi Umarin si Kalif, i takonte familjes sė dalluar mekkase tė Umajjadėve, e cila gjithnjė kishte qenė prijėse e opozitės kundėr Muhammedit, pavarėsisht se vetė Osmani ishte ndėr nxėnėsit mė tė hershėm tė tij. Ai ishte njė plak i virtytshėm dhe pa qėllim tė keq, njė lodėr e lehtė nė duart e familjes sė tij ambicioze. Ata shumė shpejt do tė ngjiteshin nė pozitat mė tė rėndėsishme dhe do tė jetonin njė jetė luksoze, ndonėse shumė shpesh, sjellja e tyre jofetare do tė bėnte qė tė parashtrohej pyetja nė ishin akoma jobesimtarė kėta konvertitė tė sekondave tė fundit. Edhe shumė arsye tė tjera do tė jepnin kontribut pėr tė shkaktuar njė pakėnaqėsi tė pėrgjithshme. Rritja e shpejtė e jetės luksoze dhe e imoralitetit nė Qytetet e Shenjta dhe nė provincat e reja do tė ishte njė gjemb nė sytė e myslimanėve tė devotshėm. Aristokracia e vėrtetė islame, gjegjėsisht shokėt e Profetit si Aliu, Talhaja dhe Zubejri, bėnin pėrpjekje pėr ta shkatėrruar kėtė fisnikėri tė re, e cila e rrezikonte ekzistencėn e tyre. Ushtria e tė pakėnaqurve ishte e gatshme pėr njė revoltė kundėr lakmisė dhe arrogancės umajjade. Rebelimi filloi shpejt dhe mė nė fund, Kalifi i moshuar, pas njė rrethimi shtatėjavor, u vra nė shtėpinė e tij. (“Njė histori letrare e arabėve”, fq.190; botim i vitit 1969).





    Nicholsoni gabon kur thotė se Aliu, Talhaja dhe Zubejri po pėrpiqeshin t’i shkatėrronin Umajjadėt, tė cilėt e rrezikonin ekzistencėn e tyre. Aliu nuk bėri njė pėrpjekje tė tillė, ndonėse Talhaja dhe Zubejri u pėrpoqėn ta shkatėrronin Osmanin dhe ia arritėn kėtij qėllimi. Nė anėn tjetėr, Umajjadėt e kėrcėnonin Aliun por nuk e kėrcėnonin Talhanė dhe Zubejrin me shkatėrrim. Nė tė vėrtetė, Talhaja, Zubejri dhe Aisheja do tė luftonin nė betejėn e Basrės kundėr Aliut, tė bashkuar pikėrisht me Umajjadėt.





    Philip K. Hitti


    Nga tetė Kalifėt umajjadė tė periudhės ndėrmjet viteve 715 dhe 750, vetėm dy e meritonin trashėgiminė e krijuar nga Muavije dhe tė pasuruar nga Abdul Meliku dhe Velidi. Gjashtė tė tjerėt, tre prej tė cilėve ishin bij tė robėreshave, ishin tė paaftė, pėr tė mos thėnė tė degjeneruar. Vėllai trashėgimtar i Velidit ishte mė shumė i interesuar tė pinte, tė bėnte gjueti dhe tė dėgjonte muzikė sesa tė merrej me punėt e shtetit. Djali i tij ishte akoma mė ekstravagant. Ai kalonte mė shumė kohė nė shtėpitė e tij tė qejfit nė shkretėtirė, sesa nė kryeqytetin ku bėhej politika. Ai thuhet se notonte nė njė pishinė tė mbushur me verė dhe pinte njė sasi tė mjaftueshme kurdoherė qė niveli i pishinės duhet tė ulej. Pėrveē tė qenit njė libertin i pandreqshėm, ky Kalif bėri edhe njė sakrilegj tė pazakontė: e goditi Kur’anin me shigjeta nga harku i tij. Ishte e qartė se rritja e madhe e pasurisė, numri i pafund i skllevėrve dhe i konkubinave, mundėsitė e pakufizuara tė luksit dhe tė kėnaqėsisė dhe veset e tjera karakteristike tė njė civilizimi urban, kundėr tė cilit bijtė e shkretėtirės nuk kishin zhvilluar asnjė mekanizėm mbrojtjeje, kishin nisur ta dobėsonin forcėn arabe. (“Kryeqytetet e Islamit arab”, fq.78-79; botim i vitit 1973) .





    Arnold J. Toynbee


    Njėra nga ironitė mė tė mėdha tė historisė ėshtė fati i “shtėpisė” qė ndėrtoi Muhammedi. Muhammedi pėsoi njė rėnie tė madhe. Profeti i dėshtuar iu nėnshtrua lakmisė pėr tė qenė njė burrė shteti dhe strateg. Por duke kėrkuar sukses tė pėrbotshėm nė Medine, Muhammedi po punonte pėr armiqtė e tij mekkas. Kur ishte fjala pėr garimet nė “Realpolitik”, princėrit tregtarė tė Mekkes ishin mė se tė denjė si armik pėr bashkėqytetarin e tyre dhe shumė mė tė aftė se kushėriri dhe dhėndri i guximshėm por i paaftė i Muhammedit, Aliu. Pasi Muhammedi i ndėrpreu me sukses rrugėt tregtare tė Mekkes me Sirinė, mekkasit u dorėzuan para kushteve tė lehtė qė ua ofronte ky ekzil sentimental mekkas. Por teksa i bindej sė jashtmi Muhammedit dhe Islamit, fisi Umejje s’ishte aspak serioz. Ata nuk kishin ndėrmend tė mbeteshin larg pushtetit pėrjetėsisht. Tani qė kishin dėshtuar nė shkatėrrimin e Islamit dhe mė pas nė largimin e tij, alternative e vetme e mbetur ishte qė ta merrnin atė nė duar nėpėrmjet njė konvertimi formal. Ata pritėn derisa e gjetėn tek Aliu viktimėn e tyre dhe tek Muavijeja heroin kyē.


    Muavije ishte njėri nga mjeshtrit mė tė mėdhenj tė historisė kur bėhet fjalė pėr politikėn e zgjuar dhe tė durueshme. Ai mund tė krahasohet me Augustin, Filipin e Maqedonisė, Liu Pangun dhe Cavourin. Aliu i shkretė u mashtrua mjeshtėrisht prej tij. Vetėm njėzet vjet pas vdekjes sė Muhammedit, shteti i themeluar prej tij dhe i zgjeruar nga pasardhėsit e tij nė madhėsinė e njė perandorie, u bė njė plaēkė e padiskutueshme e Muavijes, djalit tė Hindės, asaj princeshe-tregtare tė Mekkes, e cila kishte qenė armikja mė e ashpėr e Muhammedit. Pėr dallim nga Muhammedi, Muavije themeloi njė dinasti, atė tė Umajjadėve, e cila zgjati 90 vite dhe sundoi nga Multani dhe Tashkenti deri nė Eden dhe nga Edeni deri nė Gjibraltar dhe Narbonne.


    Muavije dhe pasardhėsit e tij, duke qenė paganė tė pandreqshėm nė gjithēka pėrveē emrit tė tyre (kėtu mund tė pėrjashtohet vetėm Umar bin Abdulazizi si njė mysliman i devotshėm), shkuan larg nė mosrespektimin e Islamit, duke i kryer veset mė tė liga tė njė jete tė civilizuar. Ata pinin verė dhe i dekoronin pallatet e tyre me mozaiqe dhe piktura tė stilit helenist qė kishte mbijetuar nė Siri pėr 1000 vjet. Ata e thyen tabunė islame duke bėrė piktura tė gjallesave. Pėr kėtė detyrė, ata i aktivizuan artistėt e krishterė qė ishin mjeshtėr tė zanatit. Pėr mė tepėr, ata nuk u mjaftuan vetėm mė pikturimin e gjallesave dosido. Zgjedhja e tyre mė e preferuar ishin pikturat e grave, mundėsisht lakuriqe, ose sė paku lakuriqe deri nė mjedis.


    Si arritėn Umajjadėt tė mbijetonin 90 vite edhe pėrkundėr kėtij imoralitet kaq tė hapur? Kur Zhezabeli dhe Ahabi treguan mosbindje ndaj adhurimit ortodoks tė Jahvesė, dėnimi ishte i shpejtė. Atėherė si arritėn Umajjadėt t’ia kalonin kaq lehtė? Dikush mund tė mos i dojė ose tė mos i admirojė Umajjadėt, por zgjuarėsia e tyre meriton respekt dhe ne s’kemi si tė mos jemi mirėnjohės pėr veprat e artit qė na kanė lėnė pas. (“Nga lindja nė perėndim: njė udhėtim pėrreth botės”, fq.214,215; botuar nė vitin 1958).





    Toynbee mund tė pretendojė se ėshtė njė historian i madh por ky pretendim nuk i bėn domosdo tė sakta ose tė menēura idetė e tija, tė cilat ai i shpreh me aq bindje dhe siguri. Duke u pėrpjekur ta nėnēmojė Muhammedin dhe Aliun, ai vetėm sa e nxjerr nė sipėrfaqe astigmatizmin e tij aq karakteristik pėr njė misionar britanik tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Mendimet e tija janė tė njė natyre agresive dhe polemike, me njė analizė mė shumė qesharake sesa objektive tė fakteve.


    Fjalėt e fillimit janė mjaft interesante. Toynbee thotė “Njėra nga ironitė mė tė mėdha tė historisė ėshtė fati i “shtėpisė” qė ndėrtoi Muhammedi. Muhammedi pati njė rėnie tė madhe”. Ironia duhet tė ketė pasur shkaqe por Toynbee nuk thotė se ē’ishin ato. Ai vetėm sa i konsideron pasojat.


    Toynbee ėshtė njė produkt i kulturės moderne, materialiste dhe mekaniste perėndimore dhe shumė myslimanė mund t’ia falin paaftėsinė pėr ta kuptuar etosin e Islamit. Suksesi i Islamit mbėshtetej pak a shumė nė idenė klasike (tė profetit Ibrahim) mbi sakrificėn. Muhammedi dhe Aliu jo vetėm qė e sakrifikuan pasurinė e tyre materiale por i sakrifikuan edhe jetėt qė ta bėnin Islamin tė fuqishėm. Por pas vdekjes sė tyre, Islami kėrkonte sakrifica tė reja dhe tė freskėta, tė cilat do t’i bėnin sėrish fėmijėt e Aliut. Nipėrit e Muhammedit dhe fėmijėt e Aliut do tė masakroheshin nė Qerbela pėr idealet, tė cilat ata tė dy ishin pėrpjekur t’i bėnin tė pėrjetshme.


    Sakrificat e bėra nga Muhammedi, Aliu dhe nga fėmijėt e tyre janė vetė triumfi dhe lavdia e Islamit. Por Toynbee i barazon ato me njė “ironi”.


    Muhammedi nuk pati ndonjė rėnie, qoftė tė vogėl ose tė madhe, ndonėse Toynbee do tė kishte dėshiruar njė gjė tė tillė. Mė tej, ai e quan Muhammedin njė “profet tė dėshtuar”, i cili iu nėnshtrua lakmisė pėr t’u bėrė burrė shteti. Por vėrtet, si mund tė thuhet se dėshtoi Muhammedi? Detyra e tij ishte qė t’i pėrcillej njerėzimit porosia e fundit e Zotit dhe ai e bėri kėtė gjė, duke bėrė qė i gjithė Gadishulli Arabik ta pranonte kėtė thirrje qė nė tė gjallė tė tij. Ai nuk iu “nėnshtrua lakmisė” pėr “t’u bėrė” burrė shteti. Ai ISHTE burrė shteti. Misioni i tij ishte gjithėpėrfshirės dhe njėra nga detyrat e tė Dėrguarit tė Zotit ishte qė t’i edukonte myslimanėt nė lidhje me principet e organizimit politik. Pikėrisht kėtė e bėri Muhammedi nė Medine.


    Muhammedi nuk ishte duke garuar me paganėt ose me kripto-paganėt e Mekkes. Ai erdhi nė botė pėr t’i shpallur ligjet e Mbretėrisė sė Qiejve dhe jo pėr tė garuar me dikė, aq mė pak me idhujtarėt dhe fajdexhinjtė e Mekkes. Mendimi se ai garonte me Umajjadėt ėshtė mendimi mė qesharak dhe mė i ēmendur i historianit Toynbee.


    Idhujtarėt e Mekkes nuk ishin “mė se tė denjė si armik” pėr Muhammedin ose pėr Aliun dhe Aliu nuk ishte “i paaftė” ose “i mashtruar” nga Muavijeja. Toynbee ėshtė i paaftė pėr tė gjykuar nga pikėpamja e etosit tė Islamit. Ai nuk kupton se ajo qė quan “Realpolitik” mund tė ketė qenė krejt e parėndėsishme pėr Muhammedin dhe pėr Aliun. Pėrfundimet qė ai i sjell, nė mėnyrė tė pashmangshme janė tė ndikuara nga kultura e tij oportuniste dhe sekulare e Perėndimit modern. Ai ishte i panjohur me kulturėn e Kur’anit, i cili e mohon tė ashtuquajturėn “Realpolitik”.


    Muhammedi dhe Aliu i tregonin botės se nė politikė, jo mė pak se nė fe, qėllimi nuk i arsyetonte mjetet. Nė Islam, vetė mjetet bėhen njė qėllim. Mjetet qė armiqtė e tyre Umajjadė i pėrdorėn, ishin mjetet qė siguronin “sukses”. Por Muhammedi dhe Aliu nuk e gjykonin suksesin ose dėshtimin sipas standardit tė njėjtė, me tė cilin e gjykonin Umajjadėt ose vetė Toynbee. Pėr Muhammedin dhe Aliun, sukses do tė thoshte tė fitohej kėnaqėsia e Zotit dhe dėshtimi s’ishte tjetėr veēse humbja e kėsaj kėnaqėsie. Duke gjykuar sipas kėtij standardi, edhe Muhammedi edhe Aliu ishin tejet tė suksesshėm. Zoti i bekoftė pėrjetėsisht ata dhe pasardhėsit e tyre!


    Toynbee thotė mė tej se Umajjadėt nuk kishin ndėrmend tė mbeteshin gjatė kohė larg pushtetit. Por a thua qėllimet e umajjadėve kishin ndonjė kuptim nė vitin 630, kur Muhammedi e ēliroi Mekken? Ai e kishte shkatėrruar politeizmin dhe fuqinė e tyre ekonomike dhe politike, ndėrkohė qė Aliu ua kishte shkatėrruar forcėn ushtarake. Ata qėndronin tė pėrkulur para kėmbėve tė Muhammedit dhe mbase tė tillė do tė mbeteshin pėrgjithmonė, sikur Ebu Bekri dhe Umari tė mos i zgjidhnin dhe tė mos ua rikthenin atyre kėtė fuqi. Pėrnjėherė, ajo qė nė kohėn e Muhammedit ishte dukur e pamundur, ishte bėrė e pashmangshme nė kohėn e Ebu Bekrit dhe tė Umarit. Ishin pikėrisht ata dy qė perandorinė e myslimanėve e bėnė “njė plaēkė tė padiskutueshme tė Muavijes, djalit tė Hindės”.


    Admirimi, respekti dhe mirėnjohja qė Toynbee “nuk ka si tė mos ua shprehė” Umajjadėve, ėshtė mė se e kuptueshme. Ai ėshtė njė aleat i tyre filozofik. Qė tė dy e kanė tė pėrbashkėt armiqėsinė pėr Islamin dhe pėr mbrojtėsit e tij Muhammedin dhe Aliun.


    “Verdikti” i historianit Toynbee nė lidhje me Muhammedin dhe Aliun ėshtė njė shembull klasik i gjėrave tė pakuptimta qė ndonjėherė dinė tė burojnė nga dijetarė tė famshėm.


    Edhe Hitti edhe Toynbee kanė bėrė njė pėrshkrim tė disa Kalifėve tė Islamit nga radhėt e dinastisė Umejje. Fakti se shoqėria myslimane duhej tė duronte mbi shpinė Kalifė tė tillė ėshtė vėrtet “njėra nga ironitė mė tė mėdha tė historisė”. Por a ka njė shpjegim kjo ironi? S’ka dyshim se po. Ky libėr ėshtė pikėrisht njė pėrpjekje pėr ta shpjeguar kėtė ironi.


    Umajjadėt kishin gėzuar njė rėndėsi lokale nė Mekke si mbrojtės tė panteonit pagan dhe si fajdexhinj tė pasur. Kur Muhammedi e ēliroi Mekken, ai i dha fund edhe idhujtarisė sė tyre edhe fajdes, tė cilat u eklipsuan krejtėsisht.


    Por ky eklips nuk do tė zgjaste shumė. Ai zgjati vetėm nga ēlirimi i Mekkes nė shkurt tė vitit 630 deri nė vdekjen e Muhammedit nė qershor tė vitit 632. Me perėndimin nėn horizonte tė “diellit” tė profetėsisė, edhe “ylli” i umajjadėve filloi tė lartėsohej.


    Nuk do tė ishte e saktė qė fillimi i ringjalljes umajjade tė barazohej me datėn nė tė cilėn Osmani u bė Kalif dhe as me kohėn kur Muavije e mori Kalifatin nė duar. Data e vėrtete e ringjalljes umajjade ėshtė pikėrisht 8 qershori i vitit 632, dita nė tė cilėn vdiq Muhammedi, Profeti i Islamit.


    Por ē’ėshtė ndėrlidhja mes vdekjes sė Muhammedit dhe ringjalljes sė Umajjadėve?


    Siē u tha edhe mė sipėr, Muhammedi ishte pėrgjegjės pėr eklipsin e fisit Umejje. Por sapo vdiq ai, ata u rikthyen nga eklipsi, ndonėse jo me forcat e tyre. Ebu Bekri dhe Umari, sunduesit e ri tė shtetit qė Muhammedi e kishte themeluar, e ngritėn fisin Umejje nga eklipsi dhe anonimiteti i tyre dhe i vendosėn ata si njė forcė nė peisazhin politik tė Islamit.


    Fisi Umejje u ringjall me njė qėllim tė vendosur: tė kėrkonte hakmarrje nga Muhammedi dhe nga Aliu ose nga pasardhėsit e tyre. Pranimi i Islamit nga ana e Umajjadėve dhe dėshtimi i tyre pėr ta shkatėrruar atė, ishin vetėm njė dėshmi e fleksibilitetit tė tyre. Ata kuptuan se pėrballja frontale me Islamin kishte marrė fund dhe se kishte ardhur koha qė tė provonin ndonjė gjė tė re. Dhe kėtė do ta bėnin. Strategjia e tyre ishte qė tė infiltroheshin nė radhėt e besimtarėve, tė maskuar si myslimanė, pėr t’i parė ngjarjet nga brenda dhe mė pas, pėr ta goditur Islamin nė njė ēast tė volitshėm.


    Ēasti i volitshėm erdhi menjėherė pas vdekjes sė Muhammedit. Mė sipėr e kemi pėrmendur ofertėn qė Ebu Sufjani ia bėri Aliut pėr t’i mbushur rrugėt e Medines me ushtarė tė gatshėm pėr tė vdekur pėr tė, me kusht qė ta sfidonte qeverinė e Sakifes.


    Ebu Sufjani dėshiroi ta godiste sėrish Islamin por goditja e tij shkoi huq. Ai ishte pėrpjekur tė bashkėpunonte me mbrojtėsin e Islamit dhe kishte dėshtuar. Ky i fundit ishte mė i kujdesshėm se kurrė. Por Ebu Sufjani nuk u dėshpėrua nga ky dėshtim. Ai pa se mund t’i afronte me veten prijėsit e qeverisė sė Sakifes, tė cilėt do ta mirėprisnin njė gjė tė tillė mė shumė se Aliu. Ai e bėri kėtė dhe ata e pranuan afrimin me Ebu Sufjanin.


    Gjatė Kalifatit tė patronėve tė tyre Ebu Bekrit dhe Umarit, fisi Umejje heshturazi e konsolidoi pozitėn e tij. Ata nuk u pėrpoqėn tė bėnin zhurmė ose tė dukeshin hapur. Koha akoma s’kishte ardhur pėr tė bėrė njė sulm kundėr Islamit. Andaj, ata mbetėn nė prapavijė. Por kur Osmani u bė Kalif, ata e panė se kishte ardhur koha pėr tė hequr dorė nga kujdesi dhe fshehja. Pas kėsaj, ata erdhėn mbi perandorinė islame si vampirė tė etur, tė gatshėm tė gllabėrojnė gjithēka. Osmani i liroi nga detyra tė gjithė guvernatorėt e Ebu Bekrit dhe Umarit dhe postet e zbrazura i mbushi me familjarėt e tij. Ai gjithashtu ua fali Umajjadėve tokat mė pjellore dhe kullotat mė tė mira, bashkė me shumė ar dhe argjend nga thesari shtetėror.


    Nė vitin 656, Aliu e mori nė duar pushtetin. Ai i liroi nga detyra guvernatorėt qė e plaēkisnin shtetin dhe u urdhėroi Umajjadėve qė t’ia kthenin Shtetit tė gjitha tokat, pronat dhe kullotat qė i kishin marrė nė mėnyrė ilegale.


    Por Umajjadėt nuk kishin ndėrmend tė hiqnin dorė nga kėto gjėra. Ata e bėnė tė qartė se do t’i mbanin aq sa tė ishte e mundur pozitat e tyre tė vjetra dhe privilegjet. Dhe nėse Aliu akoma dėshironte t’ua merrte, do tė duhej ta bėnte kėtė me forcė.


    Aliu e dinte se do tė pėrballej me shumė rezistencė nėse fillonte ta shpėrndante nė mėnyrė tė barabartė pasurinė. Por ai e vendosi detyrimin e tij ndaj Zotit dhe ndaj shoqėrisė myslimane para dėshirave dhe mospėlqimeve tė klasave tė privilegjuara tė tokave tė Islamit. Ai nuk pati zgjedhje tjetėr dhe ishte i detyruar t’i shkatėrronte bastionet e privilegjeve, pavarėsisht pasojave qė do tė sillte kjo gjė. Nė kėtė drejtim, nuk kishte aspak hapėsirė pėr kompromis.





    Presidenti Jimmy Carter


    Kjo s’ėshtė punė pėr frikacakėt sepse do tė pėrballet me kundėrshtime tė ashpra nga ata qė tani gėzojnė privilegje tė veēanta, ata qė preferojnė tė punojnė nė errėsirė dhe pasuria e tė cilėve rrezikohet. (“Pse jo mė i miri?” fq.148; botim i vitit 1975).





    Talhaja dhe Zubejri ishin jashtė barazimeve ushtarake dhe pėrballja e re e Aliut do tė ishte me Umajjadėt, armiqtė e kahmotshėm dhe sabotuesit e Islamit. Kjo pėrballje ishte dėshmi e suksesit tė Umarit nė polarizimin e shoqėrisė arabe ndėrmjet armiqve tė shumtė dhe miqve tė paktė tė familjes sė Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit.


    Sfida e Umajjadėve kundėr Aliut ishte manifestimi i reagimit tė paganizmit kundėr Islamit. Pėr njė kohė tė gjatė, urrejtja e fisit Umejje kundėr Islamit dhe fisit Hashim ishte djegur “pa tym”, derisa Aliu erdhi nė pushtet dhe kjo urrejtje u kthye nė njė flakė qė e rrezikonte, siē thotė Toynbee, “shtėpinė qė ndėrtoi Muhammedi”.


    Pas betejės sė Basrės, tė gjithė pjesėtarėt e fisit Umejje ishin radhitur pas Muavijes, guvernatorit tė Sirisė. Ai ishte udhėheqėsi i tyre dhe udhėheqėsi i opozitės pagane kundėr Islamit. Nė luftėn e tij kundėr Aliut, ai u ndihmua dhe u strehua nga Amr bin Asi. Amri nuk ishte Umajjad por interesat e pėrbashkėta e kishin afruar atė me Muavijen. Nė vijim do tė japim nga njė pėrshkrim tė kėtyre dy armiqve tė Aliut, me ēfarė lexuesi do tė njihet mė mirė me arsyet e kundėrshtimeve tė tyre tė ashpra.





    Muavije ibn Ebu Sufjani


    Muavije ishte djali i Hindės dhe i Ebu Sufjanit, i cili ishte burri i saj i tretė. Ajo ishte ndėr armiqtė mė tė ashpėr tė Islamit, tė Profetit dhe tė familjes sė tij. Nė betejėn e Bedrit, babai i saj Utbeja ishte vrarė nga Hamza. Djali i saj i madh Hanzalaja, vėllai i saj Velidi dhe daja i saj Shaiba ishin vrarė nga Aliu. Pikėrisht pėr kėtė, ajo u betua se do t’ua pinte gjakun atyre. (“Sirat’un-Nebi” nga M.Shibli Nomani, vėll.1, fq.370; botuar nė Azamgarh, Indi).


    Nė betejėn e Uhudit, ajo e preu barkun e Hamzės, ia nxori mėlēinė dhe e hėngri atė, duke u bėrė e famshme qė atėherė me emrin “ngrėnėsja e mėlēisė”.


    Dhe nėse Muavije ishte djali i Hindės, ai ishte gjithashtu edhe babai i Jezidit, “kasapit” tė Qerbelasė, i cili i tmerroi dhe i masakroi nipėrit dhe stėrnipėrit e tė Dėrguarit tė Zotit. Njėri nga shokėt e Profetit, i cili iu betua pėr besnikėri Jezidit si Kalif, ishte edhe Abdullahu, djali i Umar ibn el-Khattabit. Ai ishte njėri nga “spektatorėt” e kėsaj masakre, nė tė cilėn faqet e historisė sė Islamit u lagėn me gjakun mė tė shenjtė tė njerėzimit.


    Jezidi ėshtė i famshėm me njė pedigre “tė dalluar” pėr armiqėsitė ndaj fisit Hashim.


    Kur Profeti e pushtoi Mekken nė vitin 630, Ebu Sufjani, Hinda dhe djali i tyre Muavije, bashkė me pjesėtarėt e tjerė tė fisit Umejje, e pranuan Islamin. Xhelaleddin Sujutiu, nė faqen 135 tė librit “Historia e Kalifėve”, shkruan:


    Muavije e pranoi Islamin bashkė me babain e tij Ebu Sufjanin ditėn qė Mekkeja u ēlirua. Ata ishin tė pranishėm nė betejėn e Hunejnit dhe ishin “mualefetul kulub”.





    Disa historianė thonė se pas ēlirimit tė Mekkes, Profeti e emėroi Muavijen si njėrin nga sekretarėt e tij. Si sekretar, ai mbase shkroi disa letra tė Profetit.


    Si nė Mekke ashtu edhe nė Medine, Profeti krijoi “vėllazėri” ndėrmjet myslimanėve. Si rezultat, edhe Muavijes i caktoi njė vėlla.





    Muhammed ibn Is’hak


    I Dėrguari krijoi vėllazėri ndėrmjet Muavije ibn Ebu Sufjanit dhe el-Huttatit. Ai e bėri kėtė ndėrmjet disa shokėve tė tij, pėr shembull Ebu Bekrin e kishte vėllazėruar me Umarin, Osmanin me Abdurrahman bin Aufin, Talhanė me Zubejrin, Ebu Dherrin me Mikdadin dhe Muavije ibn Ebu Sufjanin me el-Huttat bin Jezid el-Muxhashiut. El-Huttati vdiq nė prani tė Muavijes dhe gjatė Kalifati tė tij. Duke u mbėshtetur nė kėtė “vėllazėri”, Muavije e mori mbi vete gjithė pasurinė e tij. El-Farazdaku i tha Muavijes:


    “Babai yt dhe daja im, o Muavije, na ka lėnė trashėgimi


    Qė ta trashėgojnė tė afėrmit e tij.


    Si i lakmohesh pasurisė sė Huttatit


    Kur ende pronat e Harbit tė shkrihen mbi duar? (“Jeta e tė Dėrguarit tė Zotit”)





    Siē kemi shpjeguar mė sipėr, Ebu Bekri e emėroi Jezid bin Ebu Sufjanin si njėrin nga gjeneralėt e tij nė ekspeditėn siriane. Siria u pushtua pas vdekjes sė Ebu Bekrit, gjegjėsisht gjatė Kalifatit tė Umarit. Ky i fundit e bėri Jezidin guvernator tė Sirisė. Megjithatė, nė vitin 639, Siria dhe Palestina u pėrfshinė nga murtaja qė shkaktoi mijėra viktima, ndėr tė cilėt edhe Jezid ibn Ebu Sufjani dhe Ubejdullah ibn el-Xherrahu. Pas vdekjes sė Jezidit, Umari e emėroi vėllain e tij tė vogėl Muavijen si guvernator tė ri.





    Sir John Glubb


    Nė Hixhaz pati njė thatėsi tė madhe nė vitin 639. Pėrveē thatėsisė, viti 639 e solli edhe murtajėn nė Siri dhe nė Palestinė. Shumė arabė vdiqėn dhe mijėra njerėz u strehuan nė shkretėtirė pėr tė shpėtuar nga qytetet e infektuara. Para se tė mbaronte ky emigrim drejt shkretėtirės, vetė komandanti i trupave Ebu Ubejdeja, vdiq. Ai u varros nė luginėn e Jordanit. Edhe Jezid ibn Ebu Sufjani, i cili kishte pasur njė rol tė rėndėsishėm si komandant nė ekspeditėn siriane, vdiq nga murtaja.


    Kalifi sypatrembur vendosi ta vizitonte vetė Sirinė qė ta riorganizonte administratėn pas humbjes tė kaq shumė udhėheqėsve. Aq vdekjeprurėse ishte murtaja nė mesin e arabėve, prej tė cilėve thuhet se vdiqėn 25 mijė vetė, sa ekzistonte frika se Bizanti mund tė pėrpiqej ta ripushtonte Sirinė.


    Nė vend tė Ebu Ubejdes dhe tė Jezid ibn Ebu sufjanit, Muavije ibn Ebu Sufjani u emėrua guvernator i Sirisė. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq.214; botim i vitit 1967).





    Nė pjesėn e mbetur tė Kalifatit tė Umarit, Muavije ibn Ebu Sufjani mbeti guvernator i tij nė Siri. Kur Osmani e zėvendėsoi Umarin si Kalif, edhe ai e konfirmoi Muavijen si guvernator. Muavije ndoqi njė politike tė tolerancės fetare ndaj tė krishterėve tė Sirisė dhe me shumė kujdes i “kultivoi” sirianėt qė tė bėhej mjaft i dashur pėr ta.





    Francesco Gabrieli


    Djali i Ebu Sufjanit ishte emėruar nga Umari si guvernator i Sirisė, nė pushtimin e tė cilės kishte marrė pjesė nėn urdhrat e tė vėllait Jezidit. Njėzet vite sundimi nė kėtė provincė ia kishin siguruar pėrkrahjen e elementit tė fuqishėm arab nė kėtė krahinė. (“Arabėt: njė histori e pėrmbledhur”, fq.74; botim i vitit 1963).





    Gjatė Kalifateve tė Umarit dhe tė Osmanit, ai e ktheu Sirinė nė njė kėshtjellė tė tij dhe e bėri veten tė paprekshėm.





    E. A. Belyaev


    Edhe gjatė kohės kur ishte vetėm guvernator i Sirisė, Muavije krijoi njė bazė tė fortė materiale pėr veten, pėr familjarėt e tij dhe pėr klasėn ushtarake, duke u bėrė njė feudal i vėrtetė nėpėrmjet konfiskimit tė tokave tė ndryshme. Kalifi umajjad Muavije kishte krijuar themele shumė mė tė forta ekonomike dhe forca shumė mė tė besueshme ushtarake sesa kundėrshtarėt e tij. Ai ishte bėrė guvernatori i gjithėfuqishėm i Sirisė sė pasur dhe tė civilizuar qė nė ditėt e Umarit dhe duke qenė se kaloi njėzet vjet nė kėtė post, u njoh si prijėsi i aristokracisė fisnore arabe nė Siri. (“Arabėt, Islami dhe Kalifati arab nė Mesjetė”, botim i vitit 1969)





    Pikėrisht nė kėtė mėnyrė, Muavijeja, feniksi politik i arabėve, u ngrit nga hiri i njė pėrpjekjeje tė dėshtuar pėr ta rikthyer paganizmin dhe u bė fillimisht armiku kryesor i Aliut, pasardhėsit legjitim tė Profetit dhe mė pas, e mori mbi vete edhe vetė titullin e pasardhėst tė Profetit.


    Muavije ishte njė njeri i risive. Ai e ktheu Kalifatin nė monarki dhe mburrej haptazi se ishte “mbreti i parė i arabėve”. Dhe kuptohet se monarkia do tė ishte e trashėgueshme pikėrisht nė familjen e tij. Andaj, ai e emėroi tė birin Jezidin si pasardhės tė vetin. Edhe ata myslimanė qė e kishin mbyllur njėrin sy para krimeve tė tija, nuk ishin tė kėnaqur me kėtė lėvizje. Emėrimi i Jezidit si Kalif ishte njė thyerje e hapur e premtimit qė ia kishte dhėnė Hasan ibn Aliut se nuk do tė emėronte njė pasardhės tė vetin. Por Muavije nuk ishte njė njeri qė do tė kufizohej nga premtimet e tija ose nga ndonjė kod etik. Etika ishte viktima e parė nė duart e tija. Megjithatė, Muavije e kishte tė qartė se myslimanėt nuk do ta pranonin vullnetarisht Jezidin si Kalif tė tyre. Andaj, ai fillimisht e heshti me ar dhe argjend ēdo lloj opozite. Atė qė nuk arriti ta blente, e heshti me kėrcėnime. Por nė rastet kur nuk funksiononte asnjėra nga kėto dy metoda, ai e pėrdorte njė armė tė fshehtė qė kurrė nuk dėshtonte: helmin. Nė historinė e Islamit, ai ėshtė njėri nga nismėtarėt nė pėrdorimin e helmit pėr t’i eliminuar kundėrshtarėt e tij. Duke ndjerė se Hasan bin Aliu do ta kundėrshtonte emėrimin e Jezidit, ai e orkestroi vdekjen e kėtij tė fundit. Historiani i famshė Mesudiu shkruan:


    “Muavije i ēoi fjalė Xhodah bint Eshathit, gruas sė Hasanit, se sikur ta vriste tė shoqin, ai do t’i jepte 100,000 dirhemė dhe do ta martonte me tė birin Jezidin”.


    Tek Xhodah, Muavije e zgjoi ambicien pėr t’u bėrė mbretėreshė dhe pasi ia dėrgoi helmin siē ishin marrė vesh, ajo ia dha atė tė shoqit, i cili vdiq. Muavije e shpėrbleu me 100,000 dirhemė por nuk e mbajti premtimin pėr ta martuar me Jezidin, duke i thėnė: “E dua tim bir”.


    Edhe Abdurrahman bin Halid bin Velidi, njė ish-guvernator i Emesės, u eliminua nė tė njėjtėn mėnyrė tė heshtur. Njė ditė Muavije shkoi nė Emesė, hyri nė xhami dhe duke u folur njerėzve, tha:


    “Unė jam plakur tashmė dhe nuk jam larg nga vdekja. Andaj kam dėshirė ta emėroj dikė si sundues tuajin”.


    Ai fshehurazi shpresonte qė populli, pėr ta kėnaqur atė, t’ia sugjeronte Jezidin si Kalif tė ardhshėm. Por askush nuk kishte njė mendim tė tillė. Pėrkundrazi, populli e donte mjaft Abdurrahman bin Halid bin Velidin dhe e dha emrin e tij si njė kandidat pėr Kalif tė ardhshėm tė myslimanėve. Muavije e fshehu dėshpėrimin e tij dhe u kthye nė Damask. Popullariteti i Abdurrahmanit e trembte dhe shumė shpejt filloi ta shihte si njė rival potencial pėr fronin e tij. Andaj, vendosi qė ta “siguronte” fronin pėr tė birin Jezidin. Pak kohė mė pas, Abdurrahamani u sėmur dhe ra nė shtrat. Muavije e bindi mjekun e Abdurrahmanit qė t’i hidhte helm nė ilaēet e tija dhe t’ia jepte pėr t’i pirė. Nė rast se e bėnte kėtė, Muavije i premtoi se do ta shpėrblente me tė ardhurat vjetore tė qytetit. Mjeku u pajtua dhe ia dha Abdurrahmanit “ilaēin”nė fjalė, i cili e pati ndikimin e vet dhe e vrau. (Marrė nga Isti’aab, vėll.2, fq.401).


    Pas vdekjes sė Osmanit, shumica e myslimanėve e njohėn Aliun si sunduesin e ri tė perandorisė myslimane. Por kishte edhe disa qė nuk e njohėn si tė tillė dhe kuptohet, Muavije ishte njėri prej tyre.


    Ahmed ibn Daud Dinavari, njė historian arab, shkruan:


    “Shoqėria myslimane e njohu Aliun si sundues suprem tė Islamit por Muavije dhe pjesa tjetėr e fisit Umejje, baza e tė cilėve ishte Siria, nuk e bėnė kėtė”.


    Aliu i dėrgoi Muavijes njė lajmėtar pėr t’i kėrkuar betim pėr besnikėri. Por nė vend qė t’i pėrgjigjej, Muavije e mbajti peng lajmėtarin nė pallatin e tij dhe e ftoi Amr bin Asin nga Palestina pėr t’u “kėshilluar” me tė. Qėllimi i tij i vėrtetė ishte qė ta fitonte pėrkrahjen e Amrit.





    Amr bin As


    Asokohe Amr bin Asi ishte duke jetuar nė Palestinė dhe duke e vėzhguar skenėn politike prej anash. Ai u mrekullua nga ftesa e Muavijes dhe veproi menjėherė pėr ta shfrytėzuar rastin. Por pėrkrahja e tij do tė kishte njė ēmim dhe ky ēmim s’ishte tjetėr veēse sundimi i Egjiptit.


    Pėr Muavijen, ēmimi ishte tepėr i lartė por pas njė kohe, ai vendosi t’ia paguante ēmimin nė shkėmbim tė kėshillave tė Amrit dhe tė shėrbimeve tė tija nė luftėn kundėr Aliut, pasardhėsit tė tė Dėrguarit tė Zotit dhe sovranit tė myslimanėve. Muavije do ta emėronte Amrin sundues tė Egjiptit, nėse ai arrinte ta merrte Egjiptin nga Aliu. Amr bin Asi ishte i destinuar pėr tė luajtur njė rol tė rėndėsishėm, pavarėsisht se tė ligė, nė historinė e Islamit. Ai ishte njė njeri tejet i aftė. Dėshmi pėr aftėsinė e tij ėshtė pozita e lartė qė kishte pasur gjatė Kalifatit tė Ebu Bekrit dhe mė pas tė Umarit. Megjithatė, kishte njė njollė nė lindjen e tij: ai kishte lindur si djali i njė “gruaje tė flamurit” nė Mekke.





    Edward Gibbon


    Lindja e Amrit ishte ēnderuese. Nėna e tij, njė prostitutė e famshme, s’ishte e sigurt se cili ishte babai nė mesin e pesė burrave nga Kurejshi. Por verifikimi i ngjashmėrisė e solli nė pėrfundimin se ai ishte fėmija i Asit, mė tė moshuarit nga tė dashurit e saj. (“Rėnia dhe shkatėrrimi i Perandorisė Romake).





    Washington Irving


    Nga sulmuesit mė tė ashpėr tė Muhammedit ishte njė i ri i quajtur Amr, djali i njė kurtizaneje nga Mekkeja, qė s’ishte mė pak e famshme mes arabėve se Phryneja dhe Aspasia nė mesin e grekėve dhe qė nė mesin e tė dashurve tė saj kishte disa nga fisnikėt mė tė famshėm. Kur i lindi djali, ajo pėrmendi disa emra qė mund tė ishin baba potencial i fėmijės. Mė pas, u shpall se fėmija mė sė shumti i ngjante Asit, mė tė moshuarit nga adhuruesit e saj, me ēfarė emrit tė Amrit iu shtua cilėsimi “Ibn el-As” ose djali i Asit.


    Natyra ia fali dhuntitė mė tė zgjedhura fėmijės, si tė donte ta shpaguante pėr lindjen e tij tė “njollosur”. Ndonėse i ri, ai ishte njėri nga poetėt mė tė famshėm nė Arabi. Ai e sulmonte Muhammedin me poezi tė ndryshme tallėse. (“Jeta e Muhammedit”).





    R.V.C. Bodley


    Dhe ishte Amr ibn el-Asi, djali i njė prostitute tė bukur mekkase. Tė gjithė mekkasit mė tė famshėm kishin qenė klientė tė saj dhe si pasojė, gjithkush, duke filluar nga Ebu Sufjani e poshtė, mund tė ishte babai i Amrit. Ngase asnjėri nuk mund tė ishte i sigurt pėr atėsinė, ai lehtėsisht mund tė quhej Amr ibn Ebi Leheb ose Amr ibn el-Abbas ose Amr ibn el-tjetėrkushi nga paria mekkase. (“I Dėrguari”, New York, fq.73; botim i vitit 1946).





    Njėherė Kurejshi e kishte dėrguar Amrin si emisar nė pallatin e mbretit abisinian pėr ta kėrkuar rikthimin e myslimanėve tė arratisur nga Mekkeja dhe tė strehuar nė Abisini. Ky mision i tij pėrfundoi me dėshtim.


    Nė vitin 629, Amri e pranoi Islamin. Pas konvertimit tė tij, Profeti e dėrgoi disa herė nė krye tė ndonjė ekspedite ushtarake kundėr fiseve pagane. Detyra e tij mė e rėndėsishme nė tė gjallė tė Profetit ishte udhėheqėsia qė iu dha nė ekspeditėn Dhat es-Salasil, nė tė cilėn Amri u vendos nė krye tė 500 vetėve, nė mesin e tė cilėve edhe Ebu Bekri, Umar ibn el-Khattabi dhe Ebu Ubejde ibn el-Xherrahu. Kėsaj radhe, Amri pati sukses nė misionin e tij.


    Amri ishte guvernatori i Umarit nė Egjipt. Por kur Osmani u bė Kalif, Amri u lirua nga detyra dhe u kthye nė Medine, ku filloi tė krijonte trazira. Ai ishte njė “specialist” nė thurrjen e komploteve dhe nė pėrhapjen e trazirave. Tė gjithė kėto talente ai i pėrdori kundėr Osmanit, ndaj tė cilit filloi njė sulm propagandistik. Ai mburrej haptazi se kishte arritur t’i nxiste edhe barinjtė nėpėr male qė tė ngriheshin pėr ta vrarė Osmanin dhe e vėrteta ėshtė se kjo mburrje e tij nuk ishte e kotė. Osmani e kishte shtyrė Amrin nė njė anonimitet politik por ai nuk kishte ndėrmend tė qėndronte i heshtur pėr njė kohė tė gjatė, teksa e shihte Osmanin qė tallej me tė dhe i imagjinonte familjarėt e Osmanit tek kėnaqeshin nė Egjipt, njė provincė tė cilėn ai vetė ua kishte shtuar tokave islame. Amri vendosi tė vepronte.


    Humbja e pushtetit ėshtė mbase pėrvoja mė e dhimbshme pėr njė njeri. Njė gjė e tillė jo vetėm qė ia merr njeriut aftėsinė pėr t’u dhėnė formė ngjarjeve por ia merr edhe atė vlerė simbolike tė fituar falė zyrės dhe postit. Talhaja dhe Zubejri kurrė nuk u kishin dhėnė trajtė ngjarjeve. Ata bėnė njė pėrpjekje pėr ta marrė nė duar Kalifatin nėpėrmjet forcės por dėshtuan. Kjo pėrpjekje jo vetėm qė ua mori jetėn por edhe prestigjin qė kishin. Amr bin Asi, nė anėn tjetėr, kishte pasur njė rol tė rėndėsishėm nė ngjarje tė rėndėsishme. Tani pėrnjėherė, Osmani e kishte bėrė njė njeri anonim. Qė nga ai ēast, ndjenja e hakmarrjes u rrit gjithė kohės brenda Amrit, bashkė me dėshirėn pėr ta shkatėrruar burimin e zemėrimit tė tij: Osmanin.


    Shumė shpejt, Medineja ishte gati pėr tė shpėrthyer. Qė mė herėt, Amri kishte ndėrtuar njė pallat pėr veten e tij nė Palestinė. Pak para se Medineja tė “shpėrthente” nė trazira, ai u arratis nga qyteti dhe shkoi pėr tė jetuar nė kėtė pallat. Mė pas, ai u ul dhe i vėshtroi frytet e pėrpjekjeve tė tija. Kur dėgjoi se Osmani ishte vrarė, Amri u gėzua tej mase dhe filloi tė mburrej hapur pėr “suksesin” e tij.


    Aftėsitė dhe mendjemprehtėsia e Amrit ishin pėrtej dyshimit. Duke u larguar nga Medineja nė ēastin e duhur dhe duke u “tėrhequr” drejt Palestinės, ai nuk shpėtoi vetėm nga akuzat e mundshme nė atė kohė por edhe nga gjykimi i historisė.


    E vetmja gjė qė dinte Amri ishte se nuk mundej kurrė ta merrte Aliun nė anėn e tij. Ata dy ishin njerėz me stile dhe filozofi krejtėsisht tė papajtueshme me njėra-tjetrėn. Por e dinte se njė aleancė me Muavijen ishte mė se e mundshme. Qė tė dy ishin oportunistė tė mrekullueshėm dhe qė tė dy kishin dhėnė kontribut nė vrasjen e Osmanit: njėri duke i nxitur njerėzit pėr ta vrarė dhe tjetri duke i mohuar ēdo lloj ndihme. Tani qė tė dy ishin tė etur pėr t’i korrur frytet e suksesit tė tyre.


    Kėshtu, Amr bin Asi dhe Muavije ibn Ebu Sufjani, dy mjeshtėr tė komplotit, tė intrigės, tė mashtrimit, tė paradoksit, tė gėnjeshtrės por megjithatė, tė njė qėllimi tė njėjtė, krijuan njė aleancė pėr ta pėrkrahur njėri-tjerin kundėr Ali ibn Ebu Talibit. Kur Muavije ia ofroi Amrit pozitėn e kryestrategut politik nė ekspeditėn e tij, Amri nuk pranoi derisa nuk u sigurua pėr njė shpėrblim tjetėr. Ky shpėrblim do tė ishte Egjipti.


    Duke marrė mėsim nga “treshja” e Basrės, Amri e kėshilloi Muavijen qė ta niste ekspeditėn me propagandė kundėr Aliut, duke e akuzuar atė mė vrasjen e Osmanit. Muavije menjėherė e pranoi kėtė sugjerim dhe e filloi sakaq “luftėn e ftohtė” kundėr Aliut.


    Nė xhaminė qendrore tė Damaskut, flamuri i umajjadėve valėvitej pėrditė dhe pranė tij, dy objekte tė tjera rrinin varur. Njėra ishte njė kėmishė e pėrgjakur, qė thuhej se ishte kėmisha tė cilėn Osmani e kishte veshur natėn qė u vra dhe objekti tjetėr, ishin gishtat e prerė tė Nailes, gruas sė Osmanit. Sirianėt ecnin pėrreth flamurit, duke vajtuar dhe duke e mallkuar Aliun, pjesėtarėt e fisit Hashim dhe duke u betuar se do tė hakmerreshin pėr vrasjen e Osmanit. Sejjid Abd’ul-Kadir dhe Muhammed Shuxha’ud-Din, nė veprėn e tyre “Historia e Islamit”, thonė se ky ishte fillimi i praktikės qė mė pas do tė njihej me emrin “teberri”.


    Muavije dhe Amr bin As e futėn Sirinė nė njė gjendje histerike, nė tė cilėn ēdo sirian filloi tė ishte i mllefosur me Aliun dhe i etur pėr gjakun e tij. Pas tre muajsh, lajmėtari i Aliut u kthye sėrish nė Kufe dhe raportoi se misioni i tij nė Damask kishte dėshtuar.


    Muavije kishte kėrkuar luftė kundėr Aliut. Por Aliu nuk dėshironte luftė sepse pėr tė, s’kishte gjė mė tė urryer se kur myslimanėt vriteshin ndėrmjet veti.


    Duke shpresuar nė njė gjendje tė pashpresė dhe duke mos lėnė pas dore asnjė pėrpjekje, Aliu i dėrgoi njė letėr Muavijes. Nė tė, ai nuk u pėrpoq t’i pėrkujtonte Muavijes se i Dėrguari i Zotit e kishte emėruar si pasardhės tė vetin dhe si sovran tė myslimanėve. E dinte se pėr Muavijen, ky argument nuk ishte aspak bindės. Nė vend tė kėtij argumenti, Aliu i dha njė argument qė kishte mundėsi ta “prekte” mė shumė atė. Pėrmbajtja e letrės sė tij ėshtė si vijon:


    Tė ftoj qė t’i bindesh Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij dhe tė mos bėsh ndonjė gjė kundėr interesit tė myslimanėve. Ti e di se tė njėjtėt njerėz qė ia shprehėn besnikėrinė Ebu Bekrit dhe Umarit, ma kanė shprehur besnikėrinė edhe mua tani. Nė kėtė ēėshtje, s’ka vend pėr diskutime. Ti e di se muhaxhirėt dhe ensarėt e kanė zgjedhur Kalifin nė tė kaluarėn dhe tani po ata mė kanė zgjedhur mua pėr Kalif. Edhe myslimanėt e tjerė mė janė betuar pėr besnikėri. Andaj edhe ti duhet ta bėsh tė njėjtėn. Ti ke pėrhapur shumė trazira dhe gėnjeshtra nė emėr tė hakmarrjes pėr gjakun e Osmanit, ndonėse e di mirė se kush e derdhi gjakun e tij. Pasi tė ma shprehėsh besnikėrinė, eja tek unė dhe hape ēėshtjen e vrasjes sė Osmanit. Mė pas, unė do tė gjykoj sipas Librit tė Zotit dhe sipas traditės tė tė Dėrguarit, qė tė mund tė ndahet e vėrteta nga gėnjeshtra.





    Por Muavije nuk kishte ndėrmend tė hiqte dorė nga ambiciet e tija. Ai besonte se e vetmja gjė qė mund ta pengonte realizimin e ambicieve tė tija ishte paqja. Andaj, ai tregohej po aq “alergjik” ndaj paqes, sa ē’kishte qenė “treshja” e Basrės mė parė. Pėrgjigja e tij ndaj thirrjeve pėr paqe tė Aliut ishte lufta.


    Nga pikėpamja e Muavijes, klithma pėr hakmarrje pėr gjakun e Osmanit ishte njė mjet i shkėlqyeshėm pėr ta luftuar Aliun. Ai derdhi shumė lot krokodili pėr Osmanin por me sjelljet e tija, si para vrasjes sė Osmanit ashtu edhe mė pas, ai tregoi qartė se nuk i interesonte fare Osmani. Ai formoi njė ushtri prej 80 mijė vetash pėr tė luftuar kundėr Aliut por nuk arriti tė dėrgonte disa dhjetėra ushtarė nė Medine pėr ta penguar rrethimin e shtėpisė sė Osmanit dhe pėr t’ia shpėtuar jetėn nė kėtė mėnyrė.


    Pėr Osmanin mbase do tė kishte qenė njė ndjenjė e keqe qė tė dijė se do tė vinte njė ditė kur kritikėt e tij do tė bėheshin adhuruesit e tij mė tė mėdhenj dhe kur armiqtė do ta mbronin kauzėn e tij (pasi tė kishte vdekur). Ai kishte shumė kritikė nė Medine, nė mesin e tė cilėve ishin Aisheja, Talhaja dhe Zubejri. Por kritiku mė i zėshėm nė mesin e kritikėve tė tij, siē shprehėm mė sipėr, ishte pikėrisht Amr bin Asi. Ai madje mund tė ketė qenė edhe autori i vėrtetė i vrasjes sė Osmanit. Por nė njė kthim ironik tė fatit, pikėrisht Amr bin Asi po marshonte tani nė krye tė ushtrisė siriane, pėr tė kėrkuar nga Aliu “hakmarrje” pėr vrasjen e Osmanit.


    Njėsoj si Talhaja dhe Zubejri, pararendėsit e tij nė punėn e hakmarrjes, edhe Amri ėshtė njė temė e mrekullueshme pėr studimin e “metamorfozės” sė njė karakteri dhe tė shndėrrimit ironik tė njė personi. Ai ishte njė figurė komplekse, enigmatike dhe e ndryshueshme, e vėshtirė pėr t’u analizuar dhe pėr t’u klasifikuar qartė.


    Njėra nga arsyet pėrse Muavije kishte filluar njė luftė nervash kundėr Aliut ishte qė ta detyronte atė t’i dėnonte tė gjithė njerėzit qė kishin ardhur nė Medine pėr tė protestuar kundėr Osmanit. Njė strategji e tillė, po tė ndiqej nga Aliu, do tė shkaktonte njė luftė tė pafundme. Por Aliu nuk do tė ndiqte njė politikė shtypjeje dhe nė dėshpėrim tė plotė tė Muavijes, do tė vijonte me pėrpjekjet e tija pėr t’i bindur njerėzit. Ky komplot i Muavijes kishte dėshtuar.


    Muavije ia kėrkoi Aliut tė njėjtėn qė ia kishte kėrkuar edhe “treshja” e Basrės mė parė: qė t’ia dorėzonte ata njerėz tė pacaktuar, tė cilėt nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė kishin marrė pjesė nė vrasjen e Osmanit. Megjithatė, kjo kėrkesė na sjell tek disa pyetje shumė fundamentale:


    1. A ka tė drejtė guvernatori i njė province t’i kėrkoje pushtetit legjitim qendror qė atij t’ia dorėzojė njerėzit e dyshimtė pėr njė vrasje, ndonėse vrasja s’kishte ndodhur nė provincėn e guvernatorit nė fjalė? Dhe a ka tė drejtė njė guvernator i tillė ta kėrcėnojė pushtetin qendror me luftė, nėse pushteti qendror nuk i plotėson kėrkesat e tija?


    2. Muavije nuk ishte as trashėgimtar dhe as familjar i afėrt i Osmanit. Ai ishte thjesht njė familjar i largėt nga i njejti fis me Osmanin. A ka shembuj nė histori kur nė nė rastin e njė vrasjeje, nė vend tė familjarėve mė tė afėrt tė njė personi, njė familjar i largėt t’i kėrkojė qeverisjes qendrore qė t’i dorėzojė atij qindra ose mijėra vetė tė dyshimtė pėr pjesėmarrje nė vrasjen nė fjalė? A mund njė njeri ta marrė ligjin nė duart e veta? A guxon pushteti qendror i njė shteti tė lejojė qė secili qytetar tė bėhet gjykatės nė vete? Po tė jetė kėshtu, ēfarė autoriteti i mbetet pushtetit qendror dhe ē’do tė mbetet nga ligji dhe rendi?


    3. Muavijeja pati njė letėrkėmbim tė gjatė me Aliun. Nė njėrėn nga letrat e tija, ai shkruan: “Ne do t’i kėrkojmė vrasėsit e Osmanit nė ēdo cep tė botės dhe do t’i vrasim tė gjithė. S’kemi pėr tė pushuar derisa nuk i vrasim tė gjithė ata ose derisa ne vetė nuk vdesim”. Ē’vendosmėri pėr t’u admiruar!!! Por kur vetė Muavije u bė Kalif, a u pėrcoll vallė nė vepra kjo vendosmėri e tij?


    Pas abdikimit tė Hasan ibn Aliut nga froni nė vitin 661, Muavije u bė sunduesi i myslimanėve dhe tė gjithė njerėzit e dyshuar pėr vrasjen e Osmanit jetonin nėn sundimin e tij. A e arrestoi vallė ndonjėrin prej tyre? A ekzekutoi dikė pėr kėtė vrasje? A hapi ndonjė hetim zyrtar pėr vrasjen e Osmanit? Jo! Ambicia e tij ishte thjesht marrja e Kalifatit. Pasi e arriti atė, vrasja e Osmanit u harrua.


    E vėrteta ėshtė se vetė Muavije dėshironte qė Osmani tė vritej. Shpresa e tij ishte se pas vdekjes sė Osmanit do tė kishte kaos gjithkah dhe kjo do t’i mundėsonte atij hapėsirė pėr tė manovruar mė lehtė dhe pėr ta marrė nė dorė pushtetin. Kur ia kėrkonte Aliut vrasėsit e Osmanit, Muavije e dinte mirė se ata ishin shpėrndarė nėpėr Hixhaz, Irak e Egjipt dhe se ishte e pamundur tė vriteshin qė tė gjithė. Por edhe sikur tė ishte e mundur njė gjė e tillė, nuk do tė ishte fare e drejtė qė qindra njerėz tė vriteshin pėr vrasjen e njė njeriu tė vetėm.


    Kėrkimi i hakmarrjes pėr njė vrasje i takon trashėgimtarit tė viktimės, me ē’rast kėrkimi i drejtėsisė bėhet njė detyrim i qeverisjes qendrore. Muavije nuk ishte as trashėgimtari i Osmanit dhe as prijėsi i myslimanėve. Ai nuk ishte trashėgimtar i Osmanit, mė shumė se ē’ishte Aisheja, Talhaja ose Zubejri. Interesi i vetėm i tij dhe i atyre ishte marrja e Kalifatit.


    Ngase nuk kishte arritur tė vepronte nė kohė pėr ta shpėtuar Osmanin, Muavije do ta shfrytėzonte rastin pėr tė dėshmuar se ishte njė gjakmarrės i sinqertė pėr vrasjen e Osmanit. Kur tre “gjakmarrėsit” e tjerė, Aisheja, Talhaja dhe Zubejri e sfiduan Aliun, Muavije do tė duhej t’u kishte ndihmuar. Nė fund tė fundit, tė gjithė e kishin tė njėjtin qėllim. Vrasja e Osmanit e kishte ngjallur tek tė gjithė dėshirėn pėr gjakmarrje. Uniteti i qėllimit do tė duhej tė kishte krijuar njė lidhje tė fortė ndėrmjet tyre. Por tė njėjtat arsye qė e penguan Muavijen nga shkuarja nė Medine pėr ta shpėtuar Osmanin, nuk do t’i lejonin atij tė shkonte nė Basra pėr t’i pėrkrahur aleatėt e tij “shpirtėrorė”.


    Pretendimi se Muavije nuk interesohej fare pėr Osmanin, qoftė i gjallė ose i vdekur, pėrforcohet akoma mė shumė nga pėrgjigja qė ai ia dha vajzės sė Osmanit. Kur u bė Kalif, ai shkoi nė Medine dhe e vizitoi familjen e Osmanit, bija e tė cilit, nė mėnyrė ironike e pyeti nė e mbante mend akoma atė deklaratėn e tij aq shumė tė pėrmendur se kishte kėrkuar hakmarrje pėr vrasėsit e babait tė saj.


    Pėrgjigja e Muavijes ishte si vijon:


    Arrita tė sjell paqe nė shtet pas shumė trazirave dhe ti duhet tė jesh e lumtur qė ke qenė e bija e njė Kalifi dhe mbesa e njė Kalifi tjetėr. Por nėse tani pėr hatrin tėnd do tė filloja me arrestimin dhe me vrasjen e vrasėsve tė babait tėnd, atėherė paqja do tė zhdukej sėrish. Dhe po tė zhdukej, unė mund ta humbas fuqinė qė e fitova me aq mund dhe nėse ajo ndodh, ti do tė biesh nė statusin e njė gruaje tė rėndomtė. (“Ikd’ul Farid”)





    Muavijeja, pragmatisti i pandreqshėm, gjithnjė ishte i aftė pėr tė gjetur njė pėrgjigje. Pėr tė, tė gjitha mjetet ishin tė drejta pėrderisa i mundėsonin t’ia arrinte qėllimit. Nuk kishte njė gjė qė s’do ta kishte bėrė pėr tė qenė Kalif i myslimanėve. Nė tė vėrtetė, ai do tė shkonte aq larg sa tė bėhej vasal i njė fuqie jomyslimane, vetėm e vetėm qė tė mund tė luftonte kundėr pasardhėsit legjitim tė tė Dėrguarit tė Zotit. Duke e bėrė kėtė, ai po mbillte njė politike qė do tė linte gjurmė nė rrėnjėt e Islamit.





    Sir John Glubb


    Qė tė mund tė ishte i lirė pėr tė luftuar me rivalin e tij (Aliun), Muavije bėri njė marrėveshje paqeje me Bizantin, sipas tė cilės do tė duhej t’i paguante njė tatim vjetor Perandorit. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq.338; botim i vitit 1967).





    D.M. Dunlop


    Para se Muavije ta merrte Kalifatin, teksa akoma pas Siffinit konfrontimet me Aliun vazhdonin, ai e siguroi kufirin e tij verior duke bėrė marrėveshje paqeje me Bizantin, sipas tė cilės pajtohej t’i paguante njė tatim Perandorit Konstantin II. Nė vitin 678, kur po afrohej fundi i Kalifatit tė tij, pas dėshtimit tė sulmit tė madh arab kundėr Konstantinopolit nė tė ashtuquajturėn “Luftė tė shtatė viteve” dhe pas njė sulmi tė mardaitėve nė kufirin e tij verior, Muavije sėrish pranoi t’i paguante tatime Bizantit, kėsaj radhe Konstantinit IV. Mė pas, ushtritė bizantine do ta sulmonin Sirinė dhe do ta rimerrnin Antiokun dhe Aleppon. (“Civilizimi arab deri nė vitin 1500”, botim i vitit 1971).





    “Statusi” i ri qė Muavije e fitoi si vasal i perandorit bizantin, i lejonte atij tė luftonte mė lehtėsisht kundėr Ali ibn Ebu Talibit, pasardhėsit tė tė Dėrguarit tė Zotit. Ai luftoi kundėr Prijėsit tė Besimtarėve, kundėr veteranėve tė Bedrit, kundėr sahabeve tė “Pemės sė besnikėrisė”, kundėr muhaxhirėve dhe ensarėve, duke qenė nėn mbrojtjen e tė krishterėve tė Perandorisė Lindore Romake.


    Por pėr Muavijen, nuk duhej domosdo tė bėhej fjalė pėr kurorėn dhe pėr fronin qė tė mund tė ishte “fleksibėl”. Ai mund tė ishte fleksibėl edhe nė ēėshtje mė tė vogla. Pėr shembull, ai kishte njė lidhje tejet sentimentale me paranė dhe besonte se pėr ta fituar atė, rreptėsia e “dalė mode” e principeve islame nuk ishte dhe aq e nevojshme. Ajo qė ishte me rėndėsi ishte tė fitoje para. Tashmė e kemi pėrcjellė rrėfimin e Ibn Is’hakut, biografit tė Profetit, nė lidhje me sekuestrimin nga ana e Muavijes tė pronave tė el-Huttat bin Jezid el-Muxhashiut, “vėllait” tė tij. Kjo “vėllazėri” e tyre ishte e dobishme vetėm pėr Muavijen. Pėr t’i mbushur xhepat e tij, Muavije do tė shiste edhe idhuj. Muavije, pasardhėsi i Ebu Bekrit, i Umarit dhe i Osmanit, mund tė bėhej edhe njė tregtar idhujsh po ta dinte se kjo gjė do t’i sillte para.





    Sir John Glubb


    Sicilia u plaēkit disa herė nga flotat arabe gjatė sundimit tė Muavijes. Njė rrėfim interesant pėrcjell se nė njė rast, plaēkitėsit sollėn me vete edhe disa “idhuj” prej ari dhe argjendi, tė stolisur me perla. Ėshtė interesant ndryshimi i mentalitetit arab, ku Kalifi, nė vend qė tė urdhėronte tė shkatėrroheshin idhuj tė tillė, urdhėronte qė ato tė dėrgoheshin nė Indi, ku mund tė shiteshin pėr mė tepėr para. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq.355, botim i vitit 1967).





    Shitja e idhujve nga Muavije ibn Ebu Sufjani ishte pa dyshim njė “defekt” atavist i Umajjadėve. Nė parim, kėto veprime tė tija nuk ishin tė prira nga vlerat e shpallura (islame) por nga vlerat nostalgjike (pagane), karakteristike pėr emrin dhe pėr gjakun e Umajjadėve. Mbase nė nėnvetėdijėn e tij, Muavije po e kėrkonte “Injorancėn e humbur” tė dinastisė sė tij. Ai ishte njė reflektim dhe njėherit edhe trajtėsues i “Xhahilijjetit” post-islamik. Sfida kundėr Aliut, pra, nuk ishte njė sfidė thjesht ose kryesisht fizike por njė sfidė metafizike. Nė kėtė pėrballje, Islami si njė forcė morale, u pėrball me rrezikun mė tė madh tė mishėruar tek Muavijeja dhe tek Umajjadėt e tjerė.








    63. Beteja e Siffinit





    Pėr ta bindur Muavijen qė tė mos luftonte kundėr myslimanėve, Aliu i pėrdori tė njėjtat argumente qė i kishte pėrdorur me Aishen, Talhanė dhe Zubejrin. Por rezultati ishte i njėjtė edhe nė kėtė rast. Nė perceptimin e armiqve tė tij, paqja mundej vetėm t’i komplikonte problemet tashmė tė komplikuara tė tokės sė Islamit. Pėr ta, zgjidhja e vetme pėr problemet ishte lufta.


    Por kėsaj radhe, Aliu pėrballej me njė armik qė ishte mė dinak, mė djallėzor dhe mė i rrezikshėm se “treshja” Aishe-Talha-Zubejr. Nė tė vėrtetė, Muavije ishte aq dinak, sa Talhaja dhe Zubejri mund tė konsideroheshin amatorė politikė pranė tij.


    Nė Basra, grupi rebel ishte njė koalicion me interesa tė ndryshme qė mbahej bashkė vetėm nga urrejtja qė tė gjithė e kishin ndaj Aliut. Atyre u mungonte njė qėllim i pėrbashkėt. Aisheja po luftonte pėr ta bėrė Kalif nipin e saj, Abdullah ibn Zubejrin. Por Talhaja dhe Zubejri s’kishin ndėrmend ta dėgjonin atė nė kėtė ēėshtje sepse vetė dėshironin tė ishin Kalifė. Andaj, koalicioni i tyre ishte shumė larg tė qenit njė koalicion ku tė gjithė ishin pėr secilin dhe ku secili ishte pėr tė gjithė.


    Treshja e Basrės ishte e pėrēarė me sugjerimet e ndryshme por Muavije nuk ishte i tillė. Ai i kėrkonte kėshilla Amr bin Asit por vetė i merrte tė gjithė vendimet. Nė anėn tjetėr, Aliu pėrpiqej pėr ta ruajtur unitetin e shoqėrisė myslimane, e cila po kėrcėnohej nga tensione dhe trazira tė reja gjithė kohės. Pėr fat tė keq, armiqtė e tij nuk mėrziteshin pėr kėto gjėra. Interesi i tyre i vetėm ishte qė ta shkatėrronin unitetin dhe kėsaj ia dolėn mbanė.


    Nė pranverė tė vitit 657, Muavije u nis nga Damasku pėr nė Irak me njė ushtri. Ai e kaloi kufirin e Sirisė dhe ndaloi nė njė fshat tė quajtur Siffin, nė breg tė lumit Eufrat. Veprimi i parė i tij ishte qė t’i okuponte burimet e ujit.


    Pasi e mori lajmin e nisjes sė ushtrisė siriane, Aliu e emėroi Akaba ibn Amr Ensariun si guvernator tė Kufes, e thirri Ibn Abbasin nga Basra qė t’i bashkėngjitej dhe mė pas u nis drejt Siffinit nė prill tė vitit 657.


    “Shtatėdhjetė veteranė tė betejės sė Bedrit dhe 250 sahabe tė Pemės sė Besnikėrisė marshuan nėn flamurin e Aliut pėrgjatė bregut tė Eufratit, derisa arritėn nė Siffin” (“El-Mustadrak”, vėll. 3).





    Pas arritjes nė Siffin, ushtria e Aliut pa se ushtria armike i kishte marrė nėn kontroll burimet e ujit. Aliu e dėrgoi Sa’sa ibn Sauhanin, njė shok tė Profetit, pėr t’i kėrkuar Muavijes qė t’i hiqte ushtarėt nga burimet, qė gjithkush tė mund ta pėrdorte ujin lirisht. Siē mund tė pritet, Muavije nuk e pranoi kėtė. Pas kėsaj, Aliu u urdhėroi trupave tė tija qė t’i merrnin me forcė burimet. Trupat e tij i pėrzunė trupat siriane dhe i morėn nėn kontroll burimet. Atė ēast filloi paniku dhe shqetėsimi nė kampin e Muavijes. Hija e vdekjes nga etja filluan tė dukeshin nė horizont. Por Amr bin Asi e siguroi se Aliu nuk do t’ia mohonte ujin askujt.


    Sirianėt nuk kishin mundėsi tė merrnin ujė. Gjeneralėt e Aliut ishin tė mendimit se duhet t’ia kthenin Muavijes nė tė njėjtėn mėnyrė siē kishte vepruar ai. S’kishte gjė mė tė lehtė se t’i lije sirianėt tė vdisnin nga etja. Por Aliu i qortoi butėsisht pėr dėshirėn e tyre pėr ta imituar njė shembull tė cilin vetė e patėn kritikuar mė parė dhe u tha: “Lumi i takon Zotit. Askush nuk mund t’ia ndalojė ujin njė tjetri dhe gjithkush mund tė marrė aq sa tė dojė”.


    Nė muajin Dhilhixhxhe (muaji i fundit sipas kalendarit islamik) tė vitit 36 pas Hixhrit pati disa konfrontime tė vogla qė vazhduan nė mėnyrė sporadike. Me hyrjen e muajit Muharrem (muaji i parė i vitit hixhri), luftimet u shtynė pėr njė muaj. Gjatė kėtij muaji tė paqes, Aliu sėrish filloi me pėrpjekjet e tija pėr ta zgjidhur problemin nėpėrmjet negociatave ose pėr tė gjetur njė zgjidhje qė nuk do tė lejonte luftė ndėrmjet myslimanėve. Por tė gjitha pėrpjekjet e tija mbetet pa rezultate, pėr vetė faktin se armiku i tij nuk e shihte paqen si njė opcion. Pėr Muavijen, paqja nuk ishte nė pėrshtatshmėri me interesat e tija.


    Edhe pėrkundėr pėrvojave tė hidhura, Aliu ishte i gatshėm tė besonte se paqja ishte e mundur.


    Por kur muaji Muharrem mbaroi dhe filloi muaji Safar, Aliu e dėrgoi Merthid ibn Harithin pėr t’u dėrguar njė porosi sirianėve. Merthidi qėndroi para tyre dhe e lexoi porosinė:


    O sirianė! Prijėsi i Besimtarėve Aliu ju informon se ai ju dha ēdo mundėsi pėr t’i verifikuar faktet dhe pėr t’u informuar. Ai ju urdhėroi qė ta ndiqni Librin e Zotit por ju nuk ia varėt veshin thirrjes sė tij. Tani ai s’ka gjė tjetėr pėr t’ju thėnė. S’ka dyshim se Zoti nuk i do ata qė e kundėrshtojnė tė Vėrtetėn. (“Historia” e Taberiut, vėll.4, fq.6)





    Kur tė dyja ushtritė u pėrballėn, Aliu, njėsoj si para betejės sė Basrės, ua dha trupave tė tij urdhrat nė vijim:


    O myslimanė! Prisni qė armiku ta fillojė luftėn dhe mbrohuni vetėm kur tė sulmoheni! Nėse armiku dėshiron tė largohet nga fushėbeteja, atėherė lejoni qė ta shpėtojė jetėn e tij! Nėse Zoti ju fal fitore, atėherė mos e plaēkisni kampin e armikut, mos i masakroni trupat e tė vrarėve, mos ua merrni armėt ose parzmoret dhe mos i sulmoni gratė e tyre! Por para se tė gjithash, kujtojeni Zotin ēdo ēast!





    Aliu i vendosi trupat e tija nė fushėbetejė. Komandėn e krahut tė djathtė ia dha Abdullah ibn Abbasit, atė tė krahut tė majtė Malik el-Eshterit kurse pjesėn qendrore tė ushtrisė e komandoi ai vetė. Me tė ishin shokėt e tė Dėrguarit tė Zotit, nė mesin e tė cilėve edhe Ammar bin Jasiri. Nė fillim sulmuan sirianėt dhe mė pas Aliu u urdhėroi trupave tė tija qė t’i pėrgjigjeshin sulmit tė tyre. Beteja e Siffinit kishte filluar.





    Ammar bin Jasiri i kishte kaluar tė shtatėdhjetat asokohe por besimi nė Zotin dhe dashuria pėr tė Dėrguarin e tij Muhammedin akoma i ndizej nė zemėr dhe i mundėsonte tė luftonte si njė djalė i ri. Pėr t’ia rritur tonin dramatik kėsaj beteje, ai e e kishte me vete armėn e njėjtė qė e kishte pėrdorur nė Bedėr kundėr politeistėve tė Mekkes.


    Armiku me tė cilin Ammar po pėrballej nė Siffin, ishte vetėm i maskuar si mysliman por nuk arrinte ta mashtronte atė. Sytė e mprehtė tė Ammarit e shihnin qartė fytyrėn pas maskės. Pėr tė duhet tė ketė qenė njė pėrvojė interesantė qė sėrish pas shumė vitesh, tė pėrballej me armikun e vjetėr nė njė betejė tė re. Pėr tė, beteja e Siffinit ishte vetėm njė pėrsėritje e betejės sė Bedrit. Dhe ai sėrish po luftonte nė anėn e Muhammedit e tė Aliut, kundėr armiqve tė tyre. Teksa po i godiste sirianėt, ai thoshte: “Sot luftojmė kundėr juve pėr interpretimin e Kur’anit, njėsoj siē luftuam nė kohė tė Profetit pėr shpalljen e tij”


    Imam Ahmed bin Hanbeli nė veprėn “Musned” dhe Hakimi nė veprėn “el-Mustadrak”, nėpėrmjet Ebu Said Khudriut e kanė pėrcjellė hadithin nė vijim nga i Dėrguari i Zotit: “O Ali! Njėsoj si luftoj unė kundėr idhujtarėve pėr shpalljen e kėtij Kur’ani, ti ke pėr tė luftuar njė ditė pėr interpretimin e tij”.





    Ammari pushoi pėr disa ēaste dhe duke u folur shokėve tė tij, tha: “Miqtė e mi! Sulmojeni armikun! Nuk ka kohė pėr tė dyshuar e pėr tė pritur. Dyert e Qiejve janė hapur sot por qė tė mund tė hyni, duhet t’i pėrdornit shpatat tuaja kundėr kėtyre armiqve tė Zotit dhe tė tė Dėrguarit tė Tij. Sulmojini! Thyeni shpatat e tyre, shtizat dhe kokėt, qė tė mund tė hyni nėpėr dyert e dritės dhe tė lumturisė sė pėrjetshme. Atje do tė jeni nė shoqėri tė Muhammedit, tė tė Dashurit tė vetė Zotit”.


    Vetė Ammari po e udhėhiqte sulmin dhe shumė shpejt hyri nė mesin e trupave siriane. Por gjatė kėtij sulmi filloi tė ndjente njė etje tė madhe dhe dalėngadalė u tėrhoq prapa drejt ushtarėve tė tij dhe u kėrkoi ujė bashkėluftėtarėve tė vet. Atė ēast nuk gjetėn dot ujė dhe dikush i zgjati njė tas me qumėsht.


    Kur Ammari e pa tasin me qumėsht para vetes, njė dridhmė i kaloi nėpėr trup. Buzėt iu lakuan nė njė buzėqeshje dhe thirri: “Allahu Ekber (Zoti ėshtė mė i madh). I Dėrguari i Zotit e tha tė vėrtetėn”. Njeriu qė ishte pranė tij e pyeti pėrse kishte thėnė kėshtu. Ai iu pėrgjigj:


    “I Dėrguari i Zotit mė kishte thėnė se gjėja e fundit qė do tė shijoja nė kėtė botė do tė ishte qumėshti. Tani e di se mė ka ardhur koha tė takohem me tė. Aq shumė kohė dhe me aq shumė dėshirė e kisha pritur kėtė ēast. Ja ku erdhi mė nė fund. Lavdi i qoftė Zotit!”


    Ammari ishte i trajtėsuar me dashurinė ndaj Zotit dhe ndaj tė Dėrguarit. Ai e piu qumėshtin, i hipi kalit tė tij dhe me tė shpejtė u nis drejt radhėve siriane. Pas pak, nė mesin e tyre e vėrejti Amr bin Asin dhe thirri: “I mallkuar qofsh o shėrbėtor i Muavijes! E shite fenė tėnde pėr Egjiptin. A e ke harruar parashikimin e tė Dėrguarit se njė grup i lig ka pėr tė mė vrarė mua? Mė vėshtro mirė! A s’mė njohe? Unė jam Ammari. Ammari, i biri i Jasirit, miku i Muhammedit”.





    Amr bin Asi i kishte konsideruar tė gjitha mundėsitė dhe e kishte zgjedhur Egjiptin. Por heshti, duke e ditur se po ta hapte gojėn, vetėm sa do ta pranonte gabimin dhe pavarėsisht se ēdo tė thoshte, vetėm sa do ta tradhtonte vetveten.


    Ammari po kalėronte pėr herė tė fundit mbi tokė. Shumė shpejt do tė shkonte drejt Qiejve pėr t’u takuar me mikun e tij tė dashur Muhammedin, i cili po e priste pėr ta pėrshėndetur dhe pėr t’ia shkundur nga flokėt pluhurin e Siffinit, njėsoj siē ia kishte shkundur vite mė parė pluhurin e hendekut tė Medines nga flokėt dhe nga fytyra e tij shkėlqimtare.


    Duke sulmuar nė tė djathtė e nė tė majtė, Ammari po pėrparonte, krejtėsisht shpėrfillės ndaj rrezikut. Koka dhe fytyra i ishin kapluar nė pluhur e nė gjak dhe ishte vėshtirė ta njihje. Atė ēast, njė ushtar sirian, duke marrė shėnjestėr, e hodhi drejt tij njė shtizė, e cila e goditi pikėrisht mbi zemėr. Duke rėnė nga kali i tij, ai tashmė e kishte shkėmbyer jetėn e tij me kurorėn e dėshmorit. Me kėtė kurorė mbi kokė, Ammar bin Jasiri hyri nė shoqėrinė e tė Pėrjetshmive tė Parajsės, tė prirė nga miku i tij Muhammedi.


    Dy kalorės sirianė erdhėn tek Muavijeja dhe secili pretendonte se ai e kishte hedhur shtizėn qė e vrau Ammarin, duke shpresuar se Muavije do t’i shpėrblente. Amr bin Asi ishte me Muavijen dhe i pyeti: “Pėrse keni aq shumė dėshirė tė futeni nė zjarrin e ferrit?”.


    Historianėt dhe shkencėtarėt e hadithit e kanė pėrcjellė parashikimin e tė Dėrguarit tė Zotit se Ammar bin Jasiri do tė vritej nga njė grup i devijuar.





    Sir John Glubb


    Kur myslimanėt e parė nė Medine u kėrcėnuan nga Kurejshi, tė cilin e dėbuan duke hapur njė hendek, Ammar bin Jasiri punoi duke mbajtur njė sasi tė madhe dheu. Vetė Profeti e vėrejti kėtė gjė dhe i erdhi nė ndihmė, duke e ēliruar nga sasia e madhe e dheut dhe duke ia shkundur kokėn dhe rrobat. Me atė shpirt prej babai, i cili ishte ndėr arsyet pėrse ndjekėsit e tij ishin aq tė devotshėm, ai tha: “Mjerė ti o Ammar! Ca njerėz tė ligė e tė padrejtė do tė jenė vrasėsit e tu”. Ėshtė e mundshme qė fjalėt e tija tė ishin thėnė me shaka, duke i akuzuar shokėt e vet se e kishin ngarkuar tepėr Ammarin. Por kjo frazė u mbajt mend si njė profeci. Dhe tani, nė ditėn e dytė tė Siffinit, Ammari ishte vrarė duke luftuar pėr Aliun dhe duke thirrur me sa i mjaftonte zėri: “O parajsė! Sa pranė qė je!” Aq i madh ishte nderimi i tė dyja ushtrive pėr kujtimin e tė Dėrguarit, sa vdekja e Ammarit krijoi aq vullnet tek ushtria e Aliut, sa ē’kishte krijuar dyshim tek ajo e Muavijes. Pėrfundimi qė sillte ky parashikim i Profetit ishte se njerėzit qė e vranė Ammarin do tė ishin ndjekės tė njė kauze tė gabuar. (“Pushtimet e mėdha arabe”, Londėr, fq.326; botim i vitit 1963).





    Sir John Glubb gabon kur thotė se Profetit e kishte “me shaka”. I Dėrguari nuk po bėnte shaka sepse rrethanat nuk ishin ato tė njė shakaje. Ai ishte tmerrėsisht serioz kur i thoshte Ammarit se njė grup i ligė dhe i padrejtė do ta vriste atė.


    Vdekja e Ammarit pati njė ndikim tė thellė si tek miqtė ashtu edhe tek armiqtė. Irakienėt filluan tė luftonin me mė shumė vullnet, duke qenė tė siguruar se po luftonin nė anėn e tė Vėrtetės. Nė tė njėjtėn kohė, sirianėt filluan tė dyshonin. Shumė prej tyre pushuan sė luftuari dhe nė mesin e tyre edhe vetė Amr bin Asi. Djali i tij, Abdullahu, i tha: “Sot e vramė njė njeri, nga fytyra e tė cilit vetė i Dėrguari e ka shkundur pluhurin dhe i ka thėnė se do tė vritet nga njė grup njerėzish tė ligė”.


    Muavije i kėrkoi Amrit qė tė heshtte dhe tė mos lejonte qė tė tjerėt ta dėgjonin kėtė thėnie tė Profetit, duke shpallur se ishte Aliu qė e kishte vrarė Ammarin, duke qenė se Aliu e kishte sjellė atė nė kėtė betejė.


    Njėri nga shokėt e Profetit qė ishte i pranishėm nė anėn e Muavijes, i komentoi kėto fjalė tė tija duke thėnė se po tė ishte Aliu vrasėsi i Ammarit, atėherė edhe Muhammedi ishte vrasėsi i Hamzės sepse ai e kishte sjellė Hamzėn nė betejėn e Uhudit.


    Kur Aliu dėgjoi se Ammari ishte vrarė, ai e recitoi vargun 156 tė kapitullit tė dytė tė Kur’anit, i cili thotė:


    Ne tė Zotit jemi dhe tek Ai ėshtė kthimi ynė...


    Vdekja e Ammarit ishte njė goditje e jashtėzakonshme pėr Aliun. Ata kishin qenė miq qė nga dita kur Ammari dhe prindėrit e tij ishin torturuar nga Kurejshi pėr shkak tė pranimit tė Islamit dhe kur miku i tyre Muhammedi i kishte ngushėlluar. Por vetė Muhammedi ishte ndarė prej kohėsh nga kjo botė. Tani Ammari i kishte mbetur Aliut, por edhe ai do ta linte vetėm. Aliu u kaplua nga pikėllimi dhe nga njė ndjenjė e jashtėzakonshme “vetmie”.


    Aliu dhe miqtė e tij e falėn namazin e tė vdekurit pėr Ammar bin Jasirin, mikun e Zotit e tė Muhammedit dhe dėshmorin e betejės sė Siffinit. Mė pas, Ammari u varros.


    Njėsoj si dy miqtė e tij Muhammedi dhe Aliu, Ammari gjithė jetėn kishte luftuar kundėr Kurejshit. Kurejshi i njėjtė qė dikur ia kishte vrarė prindėrit, tani e kishte vrarė edhe vetė atė. Qė tė tre pjesėtarėt e familjes Jasir ishin stolisur me kurorėn e dėshmorit.


    Pikėllimi i Aliut pas vrasjes sė Ammarit mund tė krahasohej vetėm me gėzimin e madh tė Muavijes. Ai shpesh thoshte se Ammari ishte njėri nga dy krahėt e Aliut dhe se tani, ai e kishte prerė atė.


    Pas vazhdimit tė luftimeve, tė dy bijtė e Hudhejfe ibn el-Jemeniut, Saidi dhe Safvani, u vranė nga trupat siriane. Lutja e fundit e babait tė tyre kishte qenė qė ata tė vdisnin duke luftuar pėr Aliun.


    Shumė ditė kaluan nė luftime qė nuk sollėn ndonjė rezultat. Pikėrisht nė kėto luftime, Aliu pėsoi edhe dy humbje tė mėdha nga radhėt e shokėve tė Profetit. Njėri prej tyre ishte Khuzejme ibn Thabit Ensariu (dėshmia e tė cilit, sipas fjalėve tė Profetit, njihej si e barabartė me dėshminė e dy vetėve) dhe tjetri Uvejs Karaniu. Ky i fundit, siē shpjeguam edhe mė sipėr, kishte ardhur nga Jemeni dhe ishte takuar pėr herė tė parė me Aliun nė vigjilje tė betejės sė Basrės. Dėshira jetėsore e Khuzejmes dhe e Uvejsit kishte qenė qė tė bėheshin dėshmorė tė Islamit. Kėtė nder e fituan nė betejėn e Siffinit.


    Vdekja e Khuzejmes dhe e Uvejsit ishte aq dėshpėruese pėr Aliun sa ai i dėrgoi fjalė Muavijes qė tė dilnin ata tė dy dhe tė luftonin njė me njė, qė nė kėtė mėnyrė t’i shpėtonin jetėt e mijėra myslimanėve qė po vdisnin nė tė dyja anėt. Muavije, kuptohet, nuk e pranoi ftesėn e Aliut. Ishte mė se e qartė se zgjuarėsia politike dhe guximi nuk gjendeshin domosdo nė tė njėjtėn pemė.


    Shumė njerėz po vdisnin por pa ndonjė rezultat tė dukshėm. Aliu shihte se kjo mungėse suksesi ndikonte mbi moralin e trupave dhe vendosi tė bėnte diēka vendimtare. Atė natė, ai e thirri Abdullah ibn Abbasin qė ishte kėshilltari i tij kryesor dhe mė pas edhe Malik el-Eshterin, i cili ishte kryekomandant i trupave. Bashkė me ta, ai pėrpiloi njė strategji, e cila do t’i jepte betejės njė pėrfundim tė suksesshėm.


    Ditėn e ardhshme, Aliu dhe Maliku do ta sulmonin njėkohėsisht armikun, njėri nga ana e djathtė dhe njėri nga e majta. Me njė koordinim, sinkronizim dhe pėrpikmėri tė pėrsosur, ata do ta rrethoshin armikun nga tė dyja anėt dhe duke lėvizur drejt qendrės sė kampit armik, Maliku do t’i printe sulmit vendimtar qė do ta bėnte armikun tė dorėzohej.


    Pas namazit tė natės, Aliu u foli trupave tė tija:


    O myslimanė! Nesėr do ta bėjmė betejėn vendimtare. Andaj kalojeni kėtė natė nė adhurim tė Krijuesit tuaj! Kėrkoni mėshirė prej Tij dhe lutuni qė t’ju falė vendosmėri dhe fitore. Dhe nesėr, dėshmojini gjithkujt se ju jeni ushtarėt e Drejtėsisė dhe tė tė Vėrtetės! (“Historia” nga Ibn Ethiri, vėll.3, fq.151).





    Beteja e “natės sė zhurmave” (Lejlet’ul-Harir)


    Ditėn tjetėr, Aliu dhe Maliku u hipėn kuajve tė tyre dhe kalėruan para trupave siriane, duke e vėzhguar vendosjen e tyre. Pasi bėnė disa ndryshime tė vogla nė planin e betejės, me njė shenjė tė Aliut, Maliku filloi ta sulmonte krahun e majtė tė ushtrisė armike.


    Sirianėt ishin superiorė nė numėr ndaj Malikut dhe gjeneralėt e tyre e jepnin maksimumin. Kurdoherė qė i sulmonte Maliku, ata arrinin tė mblidheshin dhe tė riorganizoheshin.


    Maliku luftoi gjatė gjithė ditės. Siē ishte norma, tė dyja ushtritė pushuan kur perėndoi dielli dhe u kthyen nė kampet e tyre. Por Maliku nuk pranoi tė kthehej dhe nuk u lejoi trupave siriane tė largoheshin nga fushėbeteja.


    Pas njė pushimi tė shkurtėt pėr namaz, Maliku urdhėroi njė sulm tė ri kundėr sirianėve. Kėsaj radhe sulmi ishte aq i fuqishėm sa trupat siriane filluan tė shpėrndaheshin para tij si dele. Pas namazit, edhe Aliu u rikthye nė fushėbetejė dhe e sulmoi krahun e djathtė tė ushtrisė siriane. Ndėrmjet tyre, Aliu dhe Maliku po e copėtonin armikun. Ata vranė qindra sirianė dhe i tmerruan radhėt e tyre. Klithmat dhe britmat e sirianėve qė po vdisnin, zhurma e shpatave dhe zėri i shpatės sė Malikut qė i copėtonte parzmoret e sirianėve, bashkė me thirrjen e tij “Allahu Ekber”, po e mbushnin qiellin e shkretėtirės.


    Veprimet e Malikut ishin tejet tė guximshme. Nė sytė e armikut, ai ishte gjeniu i fitores sė Aliut. Ai ishte njė shpatė vdekjeprurėse nė duart e Fatit. Ngado qė shkonte Maliku, fitorje vinte nga pas.





    Edward Gibbon


    Nė kėtė pėrballje tė pėrgjakshme, Kalifi legjitim shfaqte njė karakter sipėror pėrplot trimėri dhe humanitet. Trupat e tija u urdhėruan tė prisnin qė armiku tė sulmonte i pari, t’i falnin vėllezėrit e tyre qė do tė arratiseshin dhe t’i respektonin trupat e tyre tė vdekur dhe nderin e robėreshave. Nė mėnyrė shumė bujare, ai ofroi qė gjaku i myslimanėve tė ruhej duke e zgjidhur kėtė ēėshtje me njė dyluftim tė vetėm, por rivali i tij frikacak nuk e pranoi kėtė ftesė, qė e dinte se do tė ishte njė vdekje e pashmangshme pėr tė. Radhėt e sirianėve u thyen me sulmin e njė heroi tė hipur mbi kalė, i cili e pėrdorte me njė fuqi tė parezistueshme shpatėn e tij me dy tehe. Kurdo qė tė vriste ndonjė rebel nga ushtria armike, ai thėrriste “Allahu Ekber”, Zoti ėshtė fitimtar. Gjatė natės mė tė ashpėr tė betejės, thuhet se ai e pėrsėriti katėrqind herė kėtė shprehje. (“Rėnia dhe shkatėrrimi i perandorisė Romake”).





    Heroi qė i theu radhėt siriane ishte Maliku. Por ai kishte vrarė aq shumė ushtarė tė rėndomtė sirianė, sa filloi tė humbte interes pėr kėtė gjė. Ai kėrkonte njė viktimė tė njė grade mė tė lartė. Nė betejėn e Basrės, ai i kishte dhėnė fund luftimit duke e vrarė devenė qė e mbante Aishen mbi shpinė. Qėllimi i tij i tanishėm ishte qė ta vriste ose ta robėronte Muavijen dhe me kėtė, t’i jepte fund betejės sė Siffinit. Me instinktin e njė gjuetari, ai filloi tė lėvizte drejt gjahut tė tij.


    Maliku po hapėronte mbi gjakun dhe mbi trupat e vrarė tė sirianėve. Kushdo qė i qėndronte pėrpara, copėtohej sakaq. Muavije mund tė shihte me sytė e tij tashmė se Maliku po afrohej. Tek Maliku ai nuk e shihte thjesht kryekomandantin e trupave tė Aliut por vetė Engjėllin e Vdekjes. Toka nėn kėmbė i dukej se po i rrėshqiste. Truprojat e tij, ndonėse tė zgjedhur me kujdes pėr guximin, forcėn dhe devotshmėrinė ndaj tij, ishin tė paaftė para shpatės sė Malikut. Ata nuk e ndalnin dot pėrparimin e tij por arritėn ta bėnin gjėnė e dytė mė tė mirė: i sollėn Muavijes kuaj tė shlodhur, me tė cilėt mund tė largohej nga fushėbeteja duke pėrfituar nga errėsira e natės.


    Nė kėtė gjendje tė tensionuar, Muavije u kthye drejt Amr bin Asit dhe i tha: “A ka shpresė se mund ta shpėtojmė jetėn? Ose a thua ky rrafsh do tė bėhet varr pėr ne?Edhe diēka, e dėshiron ende Egjiptin? Nėse po, atėherė mendo ndonjė gjė pėr ta ndalur Malikun sepse po s’e bėrė kėtė, qė tė gjithė do tė vritemi”.


    Instinkti i mbijetesės ishte shumė i zhvilluar tek Amr bin Asi. Ai mund ta tejkalonte thuajse ēdo situatė tė vėshtirė dhe kishte tashmė njė dredhi pėr ta tejkaluar situatėn nė fjalė. Kjo dredhi e Amrit do tė bėnte qė jo vetėm “gjahu” i kėrkuar, por edhe fitorja t’i rrėshqiste Malikut nga duart.


    Beteja qė Maliku po bėnte atė natė njihet nė histori si “Lejlet’ul-Harir” (Nata e zhurmave). Kjo betejė ishte kulmi i pėrballjes sė pėrgjakshme nė rrafshin e Siffinit, pranė bregut tė Eufratit. Njėkohėsisht, siē do tė tregonin ngjarjet nė vijim, kjo betejė ishte edhe pika kulmore e karrierės politike dhe ushtarake tė Aliut dhe tė Malikut. Qėkur Aliu i kishte kėrkuar premtim pėr besnikėri Muavijes, ai kishte filluar njė luftė psikologjike kundėr tij. Njėra nga armėt qė Muavije kishte pėrdorur nė kėtė luftė, ishte pikėrisht fuqia e floririt. Nėna e tij Hinda e kishte pėrdorur seksin nė betejėn e Uhudit, si njė armė nė luftėn e saj kundėr Islamit. Me armėn e quajtur “flori”, Muavije arriti t’i mashtronte disa nga oficerėt e lartė tė ushtrisė sė Irakut dhe ta thyente vullnetin e tyre pėr tė luftuar. Pėrveē qė i kishte ngarkuar me ar dhe argjend, ai u kishte premtuar t’i emėronte nė poste tė rėndėsishme qeveritare ose ushtarake, me kusht qė ta tradhtonin Aliun nė ēastet mė kritike tė betejės.


    Ēasti kritik kishte arritur. Goditjet e fuqishme tė Malikut i kishin hedhur trupat siriane nė njė gjendje tė pashpresė kaosi. Shpresa e tyre e vetme pėr tė shpėtuar ishte errėsira e natės, e cila mund t’i fshihte nga sytė e Malikut.


    Maliku qė e dinte se i kishte mbetur pak pėr ta vrarė ose robėruar Muavijen ose Amrin, nuk e dinte se ata dy posedonin njė armė tė fshehtė qė do t’ua shpėtonte jetėt. Arma e fshehtė e Muavijes po funksiononte tashmė qetėsisht por me ndikim. Kjo armė ishte pikėrisht fara e tradhtisė qė e kishte mbjellė nė mesin e trupave tė Aliut. Kjo farė filloi tė “gjelbėronte” pikėrisht nė “natėn e zhurmave”.


    Maliku akoma po i copėtonte radhėt siriane kur Amr bin Asi u urdhėroi ushtarėve qė tė varnin faqe tė Kur’anit nė maje tė shtizave tė tyre, si njė shenjė tė dėshirės sė tyre qė kjo mosmarrėveshje tė zgjidhej sipas Gjykimit tė Zotit.


    Ata oficerė tė ushtrisė sė Aliut qė ishin blerė nga Muavijeja dhe ishin gati ta luanin rolin e tyre, po prisnin njė shenjė. Sapo i panė fletėt e Kur’anit mbi shtiza, ata i vunė shpatat nė mill dhe e ndėrprenė luftimin, pėr befasi tė Aliut, Abdullah ibn Abbasit dhe tė disa komandantėve tė tjerė besnikė. Pikėrisht atė ēast, Abdullah ibn Abbasi i vėrejti fletėt e Kur’anit mbi shtiza dhe e kuptoi ē’po ngjante. Komenti i tij i parė ishte: “Beteja mbaroi dhe tradhtia po fillon”.


    Dhe pikėrisht ashtu ishte. Muavije dhe Amr bin Asi kishin dashur qė armėt tė vendosnin dhe kishin dėshtuar nė kėtė pėrpjekje. Tani ata i ktheheshin mashtrimit dhe siē dėshmon historia, do t’ia arrinin qėllimit tė tyre. Njeriu i parė nė ushtrinė e Irakut qė pushoi sė luftuari ishte Eshath ibn Kajsi, i njėjti njeri, vajza e tė cilit disa vite mė pas do ta vriste Hasan ibn Aliun duke i vėnė helm nė ushqim. Ai ishte prijėsi i tradhtarėve tė ushtrisė sė Irakut. Ai erdhi tek Aliu dhe i tha: “Sirianėt nuk duan mė gjakderdhje mes myslimanėve. Ata duan qė Libri i Zotit tė gjykojė mes nesh. Andaj, ne s’kemi pėr tė luftuar mė kundėr tyre”.


    Edhe prijėsit e disa fiseve tė tjera, tė lidhur me Muavijen, pushuan sė luftuari duke e ndjekur shembullin e Eshathit. Tė gjithė pjesėtarėt e fiseve tė tyre i ndoqėn prijėsit dhe i vendosėn shpatat nė mill. Me kėtė, luftimet mbaruan nė pjesėn mė tė madhe tė frontit. Vetėm njė njėsi, ajo e udhėhequr nga Maliku, po luftonte akoma dhe po i shkatėrronte sirianėt.


    Tradhtarėve nė ushtrinė e Irakut as qė u kalonte nėpėr mend se sikur Muavije dhe Amr bin Asi vėrtet tė kishin ndonjė respekt pėr Kur’anin, do tė kishin bėrė thirrje qė para betejės qė Libri i Zotit tė gjykonte mes tyre. Por njė gjė tė tillė nuk e bėnė. Ata e kujtuan Kur’anin vetėm kur shkatėrrimi i ushtrisė siriane ishte tashmė i qartė pėrpara tyre. Eshath bin Kajsin pėrnjėherė e kaploi dashuria pėr jetėn e myslimanėve. Ai e mori njė kopje tė Kur’anit, doli para ushtrisė dhe thirri: “O myslimanė! Detyrojeni Aliun ta pranojė gjykimin sipas Librit tė Zotit dhe nė kėtė mėnyrė t’i japė fund gjakderdhjes!”.





    Ėshtė interesante se gjakderdhja nė mesin e myslimanėve e alarmoi Eshathin vetėm kur pa se Aliu ishte nė prag tė fitores. Ai e dinte se fitorja e Aliut nuk do t’i sillte asgjė atij. Por nėse Aliu dėshtonte, atėherė ai do tė fitonte shumė shpėrblime prej Muavijes. Andaj ėshtė tejet e kuptueshme “merakosja” e tij pėr t’ua shpėtuar jetėn myslimanėve.


    Atė ēast, Aliu u rrethua nga prijėsit e fiseve tė ushtrisė sė tij, tė cilėt i kėrkonin me ngulm qė t’i ndėrpriste luftimet kundėr sirianėve, tė cilėt sipas tyre, po i kėrkonin Aliut qė tė vendoste sipas Librit tė Zotit. Aliu i paralajmėroi se po mashtroheshin nga armiku dhe i ftoi qė tė vazhdonin pėr ta siguruar fitoren. Ai gjithashtu u tha se thirrja pėr tė gjykuar sipas Librit tė Zotit s’ishte veēse njė dredhi e sirianėve pėr t’i shpėtuar disfatės dhe vdekjes.


    Por floriri dhe argjendi i Muavijes duket se kishin mė shumė ndikim se fjalėt e Aliut. Tradhtarėt shumė shpejt filluan tė bėheshin tė padėgjueshėm dhe i kėrkuan Aliut qė ta thirrte prapa Malikun, duke shpallur armėpushim tė menjėhershėm. Aliu hezitoi njė ēast por shumė shpejt kuptoi se nuk i mbeteshin shumė zgjedhje pėrballė rebelimit tė ushtrisė sė tij. Si pasojė, ai i dėrgoi njė lajmėtar Malikut, duke i kėrkuar tė kthehej prapa. Maliku ishte pėrqendruar aq shumė nė shkatėrrimin e pjesėve tė mbetura tė ushtrisė siriane, sa qė nuk kishte vėnė re se ushtria e tij nuk po luftonte mė. Andaj, ai i tha lajmėtarit se duhej tė qėndronte dhe se nuk mund ta linte tė papėrfunduar kėtė punė.


    Maliku shumė shpejt do tė kuptonte se ajo shpatė me dy tehe qė e kishte grirė ushtrinė siriane, do tė mbetej e pafuqishme para njė arme tė re tė krijuar nga Muavijeja dhe Amr bin Asi: mashtrimit.


    Kur agjentėt e Muavijes nė kampin e Aliut e dėgjuan pėrgjigjen e Malikut, ata i thanė se sikur tė mos kthehej prapa, do ta kapnin Aliun dhe do ta t’ia dorėzonin Muavijes. Kėsaj radhe, Aliu u detyrua t’i dėrgonte njė sinjal urgjence Malikut, tė cilit iu tha se sikur tė mos kthehej menjėherė nė kamp, kurrė mė nuk do ta shihte Aliun.


    Maliku u zemėrua jashtė mase me kėtė gjendje dhe me fitoren qė i rrėshqiste nga duart. Ai u kthye i zemėruar nė kamp, me qėllimin qė t’i vriste tradhtarėt. Por menjėherė e ndjeu se prijėsi i tij ishte nė mesin e tyre dhe nė rrezik. Kur i qortoi ashpėr pėr mendjelehtėsinė dhe pėr tradhtinė e tyre, ata e sulmuan me shpata. Por Aliu ndėrmjetėsoi dhe u tha tradhtarėve: “Nuk po luftoni kundėr armikut. Sė paku mos e vrisni mikun tonė mė tė madh!”. Aliu nuk dėshironte qė Muavije ta shihte pėrēarjen qė mbretėronte nė kampin e tij.


    Beteja e Siffinit kishte mbaruar. Atje ku dėshtoi fuqia e Muavijes, dinakėria e tij pati sukses. Fitorja i rrėshqiti Aliut nga duart dhe qė atė ēast, ai do tė ishte nė pozitė mbrojtjeje, nė njė luftė humbėse kundėr Muavijes. Armėpushimi ishte fillimi i rėnies sė tij politike.


    Pas ndėrprerjes sė luftimeve, palėt u morėn vesh qė lufta civile e myslimanėve tė zgjidhej nėpėrmjet njė arbitrazhi, vendimi i tė cilit do tė pranohej nga tė dy anėt. Nė kėto negociata paraprake u theksua shumė qartė se gjyqtarėt do tė vendosnin vetėm “sipas Librit tė Zotit”. Muavije e emėroi Amr bin Asin si negociator nga ana e tij dhe rebelėt e ushtrisė sė Aliut e propozuan Ebu Musa el-Eshariun si pėrfaqėsues tė Aliut.


    Ebu Musa ishte njė kombinimi i mendjelehtėsisė dhe i njė besnikėrie tė dyshimtė ndaj Aliut. Shumė shpejt, pėrballė njė Amr bin Asi, pėr tė cilin s’ishte njė kundėrshtar i denjė nė asgjė dhe aq mė pak nė diplomaci, ai do t’i demonstronte qartė kėto dy cilėsi, njėrėn tė mendjes dhe tjetrėn tė zemrės sė tij.


    Aliu menjėherė e refuzoi Ebu Musa el-Eshariun si negociator tė vetin. Zgjedhja e tij ishte Abdullah ibn Abbasi ose Malik el-Eshteri. Por kėta dy nuk ishin tė pranueshėm as pėr Muavijen dhe as pėr agjentėt e tij nė ushtrinė e Irakut, si shembulli i Eshath ibn Kajsit dhe disa tė tjerėve. Ata thanė se dėshironin njė njeri “tė paanshėm” si Ebu Musa dhe jo pėrkrahės tė Aliut si Abdullah ibn Abbasi dhe Malik el-Eshteri. Aliu i pyeti: “Nė ėshtė kėshtu, atėherė pėrse nuk e kundėrshtoni emėrimin e Amr bin Asit, i cili s’ėshtė aspak i paanshėm?”. Ata i thanė se nuk mbanin pėrgjegjėsi pėr punėt e tė tjerėve dhe se ishin pėrgjegjės vetėm pėr punėt e tyre.


    Aliu u rezistoi shtypjeve tė tradhtarėve por ata ishin tė lidhur fort pas florinjve tė Muavijes, tė cilėt nuk donin t’i humbnin assesi. Nė tė vėrtetė, ishte vendosur prej kohėsh qė Ebu Musa ta pėrfaqėsonte Irakun. Mė nė fund, tradhtarėt nė radhėt e Aliut arritėn qė ta impononin emėrimin e Ebu Musa el-Eshariut si negociator nga ana e tyre.


    Kur marrėveshja e armėpushimit po shkruhej, ndodhi njė incident, i cili ishte njė lloj pėrsėritje e Hudejbijes. Sekretari i shkroi fjalėt: “Kjo ėshtė njė marrėveshje ndėrmjet Ali ibn Ebu Talibit, Prijėsit tė Besimtarėve dhe Muavije ibn Ebu Sufjanit..”. Amr bin Asi, i cili ishte pėrfaqėsues i Muavijes kundėrshtoi dhe tha: “Fshini fjalėt Prijėsi i Besimtarėve. Sikur ta njihnim Aliun si tė tillė, nuk do tė ishim duke luftuar kundėr tij”. Pas kėsaj, Aliu tha:


    Sa e vėrtetė ishte ajo qė parashikoi i Dėrguari nė lidhje me kėtė. Kur marrėveshja e Hudejbijes po shkruhej dhe unė i pata shkruar fjalėt “kjo ėshtė njė marrėveshje ndėrmjet Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit dhe..”., idhujtarėt mė ndėrprenė dhe thanė se sikur ta kishin njohur Muhammedin si tė Dėrguarin e Zotit, nuk do tė luftonin kundėr tij. Ata kėmbėngulėn qė tė fshiheshin fjalėt “i Dėrguari i Zotit” nga pėrmbajtja.





    Nė Hudejbije, Muhammedi urdhėroi qė tė fshiheshin fjalėt “i Dėrguari i Zotit” nga teksti i marrėveshjes. Nė Siffin, duke ecur nė hapat e mėsuesit tė tij, Aliu urdhėroi qė tė hiqeshin fjalėt “Prijėsi i besimtarėve”. Kėshtu u nėnshkrua marrėveshja pėr armėpushim, me dėshmitarė nga tė dyja palėt dhe me nga njė kopje pėr secilėn palė, qė tė ruhej nė arkiva.


    Kushtet e armėpushimit ishin:


    1. Qė tė dy gjyqtarėt do tė merrnin vendim duke u mbėshtetur nė Librin e Zotit. Po tė jetė e pamundur njė gjė e tillė, atėherė ata duhet ta ndjekin shembullin dhe traditėn e tė Dėrguarit tė Zotit.


    2. Vendimi i dy gjyqtarėve, i mbėshtetur nė Librin e Zotit, do tė jetė i detyrueshėm pėr tė dyja palėt.


    3. Gjyqtarėt do tė bėnin njė hetim tė shkaqeve tė vrasjes sė Osmanit dhe tė luftės civile nė mesin e myslimanėve.


    4. Gjyqtarėt do ta shpallnin verdiktin e tyre pėrfundimtar gjashtė muaj pas armėpushimit.


    5. Tė dyja palėt do ta ruajnė paqen dhe do t’i mbrojnė gjyqtarėt, tė cilėt do tė kenė liri lėvizjeje nė gjithė vendin.


    6. Gjyqtarėt do tė takohen nė njė vend kufitar ndėrmjet Irakut dhe Sirisė.





    Elementi mė i rėndėsishėm nė kėtė marrėveshje ishte qė dy gjyqtarėt tė merrnin njė vendim sipas Librit tė Zotit dhe jo sipas dėshirave dhe interesave tė tyre.


    Beteja e Siffinit kishte mbaruar zyrtarisht por Malik el-Eshteri, “dragoi i prangosur” i arabėve, nuk pranonte tė bėhej dėshmitar i marrėveshjes pėr armėpushim sepse e konsideronte njė dokument tė padrejtė.





    R.A. Nicholson


    Njė betejė e madhe u zhvillua nė Siffin, njė fshat nė luginėn e Eufratit. Aliu ishte fitimtari i ditės, kur Muavijes iu kujtua njė dredhi. Ai u urdhėroi trupave tė tija qė tė varnin faqe tė Kur’anit nė maje tė shtizave tė tyre dhe tė thirrnin “Ja ku ėshtė Libri i Zotit! Le tė vendosė ai ndėrmjet nesh!” Kjo dredhi e tmerrshme pati sukses. Nė ushtrinė e Aliut kishte shumė fanatikė fetarė, tė cilėve gjykimi i Librit tė Zotit u dukej si njė opcion i parezistueshėm. Ata menjėherė kėrcyen pėrpara dhe kėrcėnuan se do ta vrisnin prijėsin e tyre, nėse ai nuk e pranonte gjykimin e Librit. Mė kot u pėrpoq Aliu t’i bindte kėta rebelė dhe t’i paralajmėronte pėr mashtrimin qė s’e kuptonin, pikėrisht nė ēastin kur ishin kaq pranė fitores. Ai nuk pati zgjidhje tjetėr veēse t’u bindej atyre dhe si gjyqtar nga ana e tij ta emėronte njė njeri me besnikėri tė dyshimtė, Ebu Musa el-Eshariun, njėrin nga shokėt mė tė moshuar tė Profetit qė ishte akoma gjallė. Nga ana e tij, Muavije e emėroi Amr ibn el-Asin, dinakėria e tė cilit kishte qenė shkaku i kėsaj manovre. (“Njė histori letrare e arabėve”, fq.192; botim i vitit 1969).





    Tė dy gjyqtarėt, Ebu Musa el-Eshariu dhe Amr bin Asi, shpallėn se do tė takoheshin pas gjashtė muajsh nė Adhruh, pėr ta shpallur verdiktin e tyre nė lidhje me kėtė mosmarrėveshje. Pas kėsaj, Aliu dhe Muavijeja u kthyen nga Siffini pėr ta pritur vendimin e tyre.


    Kur Aliu u kthye nė Kufe, ai filloi tė punonte pėr ta riorganizuar qeverisjen. Por pėr fat tė keq, pėrpjekjet e tija u shtynė sėrish pėr shkak tė rebelimit tė njė grupi nga ushtria e tij.


    Gjatė betejės sė Siffinit, Muavije e kishte mbjellur farėn e tradhtisė nė ushtrinė e Irakut, siē shprehėm edhe mė sipėr. Kėtė e kishte bėrė duke u falur dhurata prej floriri e prej argjendi disa oficerėve tė rėndėsishėm tė ushtrisė sė Aliut dhe duke u premtuar toka tė mėdha, poste qeveritare dhe tituj ushtarakė. Kėto investime kishin dhėnė fryt. Ata qė i pranuan dhuratat e tija e detyruan Aliun t’i ndėrpriste luftimet dhe ta pranonte arbitrazhin, duke e shpėtuar kėshtu Muavijen nga vdekja dhe nga disfata nė Siffin. Tani po rrinin dhe prisnin qė bėmat e tyre tė shpėrbleheshin nga ana e Muavijes.


    Por kur Muavije u kthye nė Damask, ai ndjeu se mund edhe fare tė mos ua varte veshin kėtyre agjentėve nė ushtrinė e Aliut. Andaj, u tha tė gjithėve se s’kishte asgjė pėr t’ju dhėnė.


    Agjentėt e Muavijes e kuptuan se ishin mashtruar prej tij. Tė zemėruar jashtė mase, ata iu kthyen Aliut dhe i kėrkuan qė ta zhvleftėsonte marrėveshjen pėr armėpushim dhe tė vazhdonte me luftėn kundėr Muavijes. Por Aliu nuk e pranoi njė gjė tė tillė dhe tha se do tė priste pėr tė parė nė do tė ishte vendimi i gjyqtarėve nė pėrshtatshmėri me Kur’anin.


    Por ish-agjentėt e Muavijes nuk donin tė prisnin. Ata i bėnė shtypje Aliut qė tė luftonte dhe kur ai nuk pranoi njė gjė tė tillė, ata u ndanė masivisht nga ushtria dhe e tėrhoqėn premtimin pėr besnikėri qė ia patėn dhėnė. Ishin rreth 12 mijė vetė qė e tėrhoqėn premtimin e tyre pėr besnikėri pas betejės sė Siffinit. Kėta u njohėn me emrin “Khavarixh” dhe u mblodhėn nė njė vend tė quajtur Harura, prej ku filluan ta plaēkisnin zonėn pėrreth dhe t’i vrisnin njerėzit e pafajshėm dhe tė gjithė ata qė nuk pajtoheshin me pikėpamjet e tyre mbi qeverisjen dhe politikėn.


    Aliu u pėrpoq t’i bindte khavarixhėt qė tė ktheheshin nė Kufe dhe t’i bisedonin me tė mospajtimet qė i kishin. Ai dha pėrgjigje tė gjata dhe tė kėnaqshme pėr ēdo pyetje dhe disa prej tyre, tė bindur se Aliu kishte tė drejtė, ia shprehėn atij sėrish besnikėrinė. Megjithatė, shumė prej tyre mbetėn nė pozitėn qė ishin. Pretendimi i tyre i tanishėm ishte se duke pranuar qė ēėshtja me Muavijen tė zgjidhej nėpėrmjet arbitrimit nga dy njerėz tė gabueshėm dhe jo nga Libri i Zotit, Aliu ishte bėrė njė “mohues” dhe se vetėm njė “pendim” i hapur mund ta shpėtonte atė.


    Aliu e toleroi padėgjueshmėrinė e khavarixhėve, me shpresėn se herėt a vonė do tė kuptonin se ishin duke gabuar. Por kjo gjė vetėm sa i bėrė mė tė paskrupullt dhe mė tė ashpėr. Mė nė fund, prijėsit e tyre vendosėn tė largoheshin nga Kufeja dhe tė vendoseshin nė njė vend tjetėr. Pėr kėtė qėllim, ata e zgjodhėn fshatin e quajtur Nehrevan dhe u urdhėruan tė gjithė khavarixhėve qė tė mblidheshin nė kėtė vend. Nga Nehrevani, khavarixhėt filluan tė pėrhapnin tmerr nė tė gjithė vendin. Pėr ta mbuluar fajin dhe turpin e vet, ata filluan tė kryenin krime tė reja. Gjithandej filluan tė vrisnin njerėz tė pafajshėm, duke mos i falur as gratė dhe fėmijėt. Mė nė fund, erdhi lajmi se ata kishin ndėrmend ta sulmonin edhe vetė Kufen.


    Aliu duhej tė vepronte menjėherė pėr ta ndalur anarkinė e khavarixhėve. Pėr kėtė qėllim, ai shkoi personalisht nė Nehrevan pėr t’u takuar me ta. Atje u tha se do tė ishin tė mbrojtur tė gjithė ata qė do tė largoheshin nga ai kamp, qė do tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre dhe do tė vazhdonin tė jetonin nė paqe me tė tjerėt. Shumė vetė kuptuan se s’kishin ndonjė arsye tė vėrtetė pėr tė luftuar me Aliun dhe menjėherė u larguan nga Nehrevani pėr t’u kthyer nėpėr shtėpitė e tyre. Por njė grup prej 4000 khavarixhėsh kokėfortė mbeti nė kamp dhe i kėrkoi Aliut qė tė “pendohej”, duke i thėnė se vetėm atėherė do ta pranonin si udhėheqės tė myslimanėve. Mė pas, ata filluan me slloganin e tyre “sundimi i takon vetėm Zotit” dhe i sulmuan trupat e Aliut. Kur ushtria e Aliut u kundėrpėrgjigj, khavarixhėt u mundėn. Pjesa mė e madhe e tyre u vra nė fushėbetejė dhe vetėm disa arritėn tė shpėtonin.


    Ndonėse khavarixhėt e kishin adoptuar vargun kuranor “sundimi i takon veē Zotit” si slogan tė tyre, ata nuk e kishin as qėllimin dhe as aftėsinė pėr ta krijuar njė “mbretėri tė Zotit” nė tokė. Ata vetėm donin fuqi pėr vetveten. Khavarixhėt ishin thjesht njė pėrzierje eksplozive terrorizmi, politike dhe fanatizmi fetar. Po tė kishin qenė tė suksesshėm, ata vetėm do ta ringjallnin rivalitetin fisnor tė kohėve para-islame. Deri sot, ata kanė mbetur njė grup i paasimiluar nė historinė e myslimanėve.





    Dr. Hamid’ud-Din


    Khavarixhėt nuk u lejonin njerėzve qė tė merrnin pjesė nė ushtrinė e Aliut. Dhe sikur dikush tė mos pajtohej me mendimet e tyre, menjėherė vritej. Shumė myslimanė u vranė nė kėtė mėnyrė. Aliu dėrgoi njė emisar pėr t’i bindur qė tė mos vrisnin njerėz tė pafajshėm por ata e vranė edhe emisarin e dėrguar.


    Kampi i tyre ishte nė Nehrevan. Edhe Aliu lėvizi drejt Nehrevanit me ushtrinė e tij. Ai u kėrkoi khavarixhėve qė t’i dorėzonin ata njerėz qė ishin pėrgjegjės pėr vrasjen e myslimanėve tė pafajshėm. Por tė gjithė thirrėn njėzėri se tė gjithė ishin vrasėsit e tyre dhe se vrasjen e njerėzve tė tillė e konsideronin njė detyrė. Aliu edhe njėherė ua shpjegoi gabimin qė po e bėnin dhe u kėrkoi qė tė shkonin nėpėr shtėpi. Por pėrgjigja e tyre ishte negative.


    Mė nė fund, Aliu e dėrgoi Ebu Ejjub Ensariun bashkė me flamurin e Islamit. Ebu Ejjubi u ndal nė mes tė dy ushtrive, e valėviti flamurin dhe tha se gjithkush nga kampi khavarixh qė do tė strehohej nėn flamurin e Islamit, do tė ishte i mbrojtur.


    Shumė khavarixhė qė e kishin kuptuar gabimin e tyre, erdhėn nėn flamurin e ngulur nė tokė nga Ebu Ejjubi. Por 4000 vetė mbetėn akoma nė kamp. Ata ishin tė vendosur pėr tė luftuar kundėr Aliut. Ata bėrtitėn “sundimi i takon vetėm Zotit” dhe e sulmuan ushtrinė e Aliut. Qė tė gjithė luftuan me njė guxim prej fanatiku por shumė shpejt u rrethuan dhe u mundėn, me ēfarė thuajse tė gjithė u vranė. (“Historia e Islamit”, Lahore, Pakistan, fq.202; botim i vitit 1971).





    Slogani “sundimi i takon vetėm Zotit” ishte vetėm njė instrument, qėllimi i tė cilit ishte qė fuqia tė binte nė duart e tyre dhe t’i mohohej gjithkujt tjetėr.





    Nė ndėrkohė, dy gjyqtarėt Amr bin As dhe Ebu Musa el-Eshari, i kishin pėrfunduar negociatat e tyre dhe ishin gati pėr ta shpallur vendimin. Qė tė dy u pajtuan se ishte nė interes tė tokave tė Islamit qė edhe Aliu edhe Muavijeja tė abdikonin ose tė zbriteshin nga froni, qė tė mundej shoqėria myslimane tė zgjidhte njė prijės tė ri.


    Gjyqtarėt u takuan nė Adhruf, bashkė me ekipet e tyre. Edhe katėrqind ushtarė nga secila palė ishin tė pranishme nė skenė, nė pėrshtatshmėri me marrėveshjen. Delegacioni sirian ishte i prirė nga Ebu’l Avar Selmiu kurse delegacioni i Irakut nga Abdullah ibn Abbasi dhe Shurejh ibn Haniu.


    Edhe shumė njerėz tė tjerė kishin ardhur nė Adhruh pėr ta dėgjuar vendimin e dy gjyqtarėve nė lidhje me fatin e tokave tė Islamit. Nė mesin e tyre ishin Abdullah ibn Umari, Abdullah ibn Zubejri, Abdurrahman ibn Ebu Bekri, Sad ibn Ebi Vakkasi dhe Mughire ibn Shaaba.


    Amr bin Asi i tha Ebu Musa el-Eshariut se e respektonte atė jashtė mase si njė shok i tė Dėrguarit tė Zotit dhe si njė dijetar i madh qė ishte dhe se pikėrisht pėr kėtė arsye, el-Eshariu duhej tė ishte i pari qė ta shpallte vendimin e tyre tė pėrbashkėt, qė tė mund Amri ta miratonte mė pas tė njėjtėn gjė.


    Abdullah ibn Abbasi e paralajmėroi Ebu Musa el-Eshariun se Amri mund ta mashtronte atė dhe i sugjeroi qė t’i lejonte Amrit tė shpallte i pari. Por Ebu Musa nuk ia vari veshin kėsaj kėshille dhe i tha: “Rasti ėshtė i sigurt dhe nuk ka hapėsirė qė Amri tė mund tė bėjė ndonjė manovėr”.


    Ebu Musa el-Eshariu ishte ndikuar mjaft nga shfaqja e “respektit” tė Amr bin Asit. Ai u ngjit nė foltore dhe tha:


    O myslimanė! Shumė trazira dhe vuajtje u ka shkaktuar myslimanėve lufta e Aliut dhe Muavijes. Andaj, ne kemi vendosur qė t’i lirojmė nga detyra ata tė dy dhe jemi marrė vesh qė e drejta pėr ta zgjedhur Kalifin e ri duhet t’i takojė shoqėrisė myslimane, domethėnė tė gjithė juve.


    Delegacioni i Irakut u tmerrua me ta dėgjuar kėtė shpallje tė Eshariut por megjithatė priti pėr tė parė se ē’do tė thoshte gjyqtari tjetėr. Amri u ngrit dhe tha:


    O myslimanė! Ju tė gjithė dėgjuat se ēfarė tha Ebu Musa nė lidhje me lirimin e Aliut nga detyra. Ai e liroi Aliu nga detyra e Kalifit. Unė e miratoj kėtė vendim dhe shpall se Aliu ėshtė larguar nga Kalifati. Dhe nė vend tė Aliut, unė po e emėroj Muavijen si Kalif tė ri..”.





    Amr bin As nuk e kishte pėrfunduar akoma fjalėn e tij kur u dėgjuan disa britma zemėrimi. Ebu Musa bėrtiti i mllefosur: “Gėnjeshtar! Ti je gėnjeshtari mė i pacipė! Ti je njė qen i ngarkuar me libra, qė e nxjerr gjuhėn nga pesha e ngarkesės”. Amri iu pėrgjigj: “Dhe ti je njė gomar i ngarkuar me libra qė klith kur e ngarkojnė tepėr”.


    “Qeni” dhe “gomari” shkėmbyen disa fjalė dhe mė nė fund e sulmuan njėri-tjetrin. Ata u goditėn ndėrmjet veti dhe klithėn tė dy derisa mbetėn pa zė. Pati edhe tė qeshura, ndonėse vetėm nė kurriz tė Ebu Musa el-Eshariut.


    Pas gjashtė muaj pritjeje, “shfaqja” e vetme qė kishin pėrgatitur dy gjyqtarėt pėr argėtimin e qindra myslimanėve tė mbledhur nė Adhruh pėr “festėn”, ishte vetėm pak muzikė e pėrbėrė nga zėri i njė “qeni” dhe i njė “gomari”.


    Mė nė fund, “koncerti” mbaroi dhe myslimanėt qė kishin ardhur nga vende tė largėta, u larguan sėrish nga Adhruhu.


    Ebu Musa kuptoi se ishte bėrė njė objekt talljeje pėr arabėt dhe u largua drejt Jemenit pėr ta fshehur turpin e tij. Ai ishte njė njeri me aftėsi modeste, tė cilin disa ngjarje tė rastėsishme e sollėn nė njė pozitė tė tillė, nė tė cilėn ai mbase mendonte se fati i shoqėrisė myslimane ishte nė duart e tija. Krenaria e tij ishte gjithnjė nė konflikt me kujdesin por krenaria fitonte gjithnjė. Detyra qė iu dha atij ishte njė detyrė tepėr e madhe pėr njė njeri tė paaftė si ai, gjė qė edhe do ta dėshmonte. Ai ishte njėri nga njerėzit e besueshėm tė Umar ibn el-Khattabit, i cili e kishte emėruar el-Eshariun guvernator tė Basrės dhe mė pas, edhe tė Kufes.


    Kėrcėnimi qė Muavije kishte pėrjetuar, kishte mbetur pas tashmė. Nė luftėn pėr ta marrė Kalifatin, tani atij i kishte kaluar iniciativa. Pretendimi i tij pėr t’u bėrė Kalif, tani mbėshtetej nė gjykimin e bėrė nga “mbretbėrėsi” Amr bin As nė Adhruh. Gjykimi i Amrit kishte qenė njė shfaqje e shkathtė prej magjistari politik qė do ta mrekullonte edhe Machiavellin. Por pėr sirianėt, gjykimi i tij ishte si urdhėr i ardhur nga qielli dhe si i tillė, ishte i pakthyeshėm.





    R.A. Nicholson


    Ėshtė njė karakteristikė e moralitetit arab qė ky mashtrim i paskrupullt u lėvdua nga ndjekėsit e Muavijes si njė triumf diplomatik, i cili i jepte atij tė drejtė pėr ta kėrkuar titullin e Kalifit. (“Njė histori letrare e arabėve”, fq.192-193).





    Arbitrazhi doli thjesht njė farsė dhe rezultoi nė njė dėshtim tė plotė. Por edhe ashtu, vendimi i tyre kishte qenė pėrtej fuqisė sė caktuar pėr kėtė arbitrazh. Askush nuk u kishte dhėnė autoritet dy gjyqtarėve qė tė gjykonin nė lidhje me Kalifatin, tė lironin nga detyra ose tė emėronin njė Kalif. Pėrkrahėsit e Muavijes kėrkonin hakmarrje pėr vrasjen e Osmanit. Muavije i kishte bindur se Aliu ishte pėrgjegjės pėr kėtė gjė dhe se kjo ishte arsyeja e ardhjes sė tyre nė Siffin. Ata nuk luftonin kundėr Aliut pėr ta kurorėzuar Muavijen si Kalif.


    Por gjyqtarėt as qė i hetuan burimet e luftės civile. Ata folėn vetėm pėr Kalifatin, ndonėse kjo nuk ishte tema e takimit tė tyre. Detyra e tyre e vėrtetė ishte qė tė gjenin se kush e kishte vrarė Osmanin dhe nė kishte tė drejtė Muavije tė kėrkonte hakmarrje pėr gjakun e tij.


    Ebu Musa Eshariu e shprehu vendimin e tij duke thėnė se e lironte nga detyra edhe Muavijen. Por ē’do tė thoshte kjo vėrtet? Dhe prej ē’detyre e lironte Muavijen Ebu Musa Eshariu? Muavije edhe ashtu nuk ishte Kalif dhe as qė ishte propozuar pėr tė qenė. Nė anėn tjetėr, Aliu ishte Kalifi legjitim i myslimanėve. Ai ishte zgjedhur me koncenzusin e muhaxhirėve dhe tė ensarėve dhe tė tė gjitha pjesėve tė shtetit, nė pėrjashtim tė Sirisė, e cila nuk e pranonte sundimin e tij.


    Si gjyqtarė dhe mbase si “mbretbėrės”, Amr bin Asi dhe Ebu Musa el-Eshariu patėn njė diskutim tė gjatė mbi politikėn dhe luftėn e mbase edhe mbi tė ardhmen e shoqėrisė myslimane. Por gjėje e vetme qė ata nuk e diskutuan ishte mendimi i Kur’anit. Gjatė diskutimeve tė tyre nė Adhruh, ata e kishin lėnė mėnjanė Kur’anin, njėsoj si pararendėsit e tyre nė “mbretbėrje”, tė cilėt gjatė diskutimeve nė Sakife, e kishin “harruar” krejtėsisht Librin e Zotit.


    Nė njė “rastėsi” tė ēuditshme, tė gjithė “mbretbėrėsit” e arabėve, qofshin nė Sakife, nė kėshillin zgjedhės tė Umarit ose nė Adhruh, dukeshin krejtėsisht “alergjikė” ndaj Kur’anit tė Shenjtė. Ose ndoshta ishte e kundėrta. Mbase Kur’ani ishte “alergjik” ndaj kėtyre “mbretbėrėsve”? Sido qė tė ishte e vėrteta, ajo ėshtė vėrtet njėra nga “rastėsitė” mė fantastike tė historisė sė myslimanėve. Pėr disa arsye misterioze, “mbretbėrėsit” dhe Kur’ani kishin qėndruar gjithnjė tė ndarė nga njėri-tjetri.


    Amr bin Asi dhe Ebu Musa el-Eshariu duhej qė ta bėnin Kur’anin njė udhėzues gjatė arbitrazhit tė tyre sepse marrėveshja i detyronte ta bėnin kėtė. Urdhri i Zotit nė lidhje me rastet e tilla ėshtė mė se i qartė:


    O ju qė besuat! Bindjuni Zotit, tė Dėrguarit tė Tij dhe atyre qė u ėshtė dhėnė autoritet nė mesin tuaj! Po tė dalloni mes veti nė diēka, atėherė drejtojuni Zotit dhe tė Dėrguarit, nėse vėrtet e besoni Zotin dhe Ditėn e Fundit...(Kur’an 4:59)





    Me sa duket, gjyqtarėt e harruan edhe kėtė urdhėr tė Kur’anit por edhe detyrimet e caktuara pėr ta. Por Kur’ani nuk harron dhe nė njė varg tė tij, i shpreh shumė qartė gjėrat qė ata i bėnė ose mė saktė, dėshtimet e tyre:


    Ata thirren drejt Librit tė Zotit pėr t’i zgjidhur mospajtimet. Por njė grup prej tyre kthehet prapa dhe nuk pranon...(Kur’an 3:23)


    Amr bin As dhe Ebu Musa el-Eshariu u bėnė njė grup i atyre qė largohen nga Libri i Zotit. Ata vendosėn tė priheshin nga dėshirat e tyre dhe pėr kėtė arsye, e merituan gjykimin e Kur’anit pėr ta:


    Dhe ata qė s’gjykojnė sipas asaj qė ka shpallur Zoti, janė jobesimtarė...(Kur’an 5:47)





    Nė betejėn e Siffinit, ushtritė e Irakut dhe tė Sirisė ishin pėrballė njėra-tjetrės pėr 110 ditė. Nė mesin e tyre pati rreth 90 pėrballje, nė tė cilat u vranė rreth 25 mijė vetė nga ushtria e Irakut dhe 45 mijė nga ushtria siriane.


    Kjo betejė e pėrgjakshme ishte fryt i ambicieve tė Muavijes dhe tė Amr bin Asit. Muavije ishte guvernator i Sirisė dhe asgjė nuk urrente mė tepėr sesa ta humbte kėtė post tė tij. Amr bin As kishte qenė guvernator i Egjiptit deri kur Osmani e kishte liruar nga detyra. Ai mezi priste qė tė rikthehej nė kėtė pozitė. Pėr ta mbajtur, gjegjėsisht pėr ta rifituar pozitėn e tyre, ata ishin tė gatshėm tė paguanin ēdo ēmim. Nė kėtė rreth, e vėrteta dhe drejtėsia s’kishin kurrfarė rėndėsie pėr ta. Pėr hir tė dėshirave dhe ambicieve tė tyre, ata mund ta mbushnin me gėnjeshtra gjithė tokėn e Islamit dhe ta mbulonin atė me gjakun e myslimanėve. “Treshja” e Basrės, bashkė me Muavijen dhe Amr bin Asin, e gjetėn mundėsinė e tyre tek vrasja e Osmanit. Hakmarrja pėr gjakun e tij ishte njė maskė qė do t’i shtonte shenjtėri lakmisė sė tyre pėr pushtet. Njė Osman i vdekur ishte shumė mė i dobishėm pėr ta sesa njė Osman i gjallė. Andaj ata dhanė ēdo kontribut tė mundshėm qė ai tė vdiste. Por sapo vdiq, pėrnjėherė u bė e lejuar dhe madje e detyrueshme pėr ta qė tė kryenin vrasje masive nė emėr tė hakmarrjes pėr gjakun e tij.


    Beteja e Basrės dhe ajo e Siffinit s’ishin tjetėr veēse vrasje masive e myslimanėve, e diktuar nga logjika e asaj qė quhet “Realpolitik”.


    Toynbee thotė se Muhammedi dhe Aliu nuk ishin kundėrshtarė tė denjė pėr prijėsit mekkas kur bėhej fjalė pėr tė bėrė “Realpolitik”. Mbase ka tė drejtė nė njė kuptim. Muhammedi dhe Aliu nuk dėshironin ta vrisnin kot as edhe njė idhujtar tė vetėm, jo mė myslimanėt. Ata kurrė nuk do ta vrisnin dikė pėr hir tė fuqisė materiale. Si pasojė, qė tė dy ishin tė hendikepuar nė kėtė “pėrballje” tė tyre me Umajjadėt.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    110
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb Pėr: Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit

    PJESA 5

    Vitet e fundit tė sundimit


    Vdekja e Malik el-Eshterit dhe humbja e Egjiptit


    Guvernatori i Aliut nė Egjipt ishte Muhammed ibn Ebu Bekri. Nė vitin 38 pas Hixhrit, Muavije e dėrgoi Amr bin Asin nė krye tė 6000 trupave pėr ta pushtuar Egjiptin. Muhammedi i kėrkoi Aliut pėrkrahje ushtarake pėr ta mbrojtur provincėn. Aliu kuptoi se njeriu i vetėm qė mund ta shpėtonte Egjiptin nga kthetrat e Muavijes dhe Amr bin Asit ishte Malik el-Eshteri. Andaj, ai e dėrgoi Malikun si guvernator tė ri tė Egjiptit dhe e thirri Muhammed ibn Ebu Bekrin nė Kufe.


    Por as Maliku dhe as Muhammedi nuk arritėn nė destinacionin e duhur. Maliku u nis nga Kufeja pėr ta marrė pėrsipėr qeverisjen e Egjiptit. Por agjentėt e Muavijes, tė maskuar si punonjėsit e njė hani, e “pritėn” atė nė kufi. Ata hodhėn helm nė pijėn e Malikut dhe ai vdiq nga pasoja e helmit. (pėrcjellė nga Ebu’l-Fida)


    Maliku ishte makthi i Muavijes. Agjenti qė e helmoi Malikun menjėherė raportoi tek Muavijeja pėr kėtė “arritje” tė tijėn dhe Muavije nuk u besonte veshėve pėr kėtė fat tė madh qė e kishte gjetur. Nė njė ekstazė lumturie, ai tha: “Sot Aliu e humbi edhe krahun e tij tė dytė”. Duke e vrarė Ammar bin Jasirin nė betejėn e Siffinit, Muavije e kishte prerė njėrin krah tė Aliut. Tani, duke e vrarė Malikun, edhe krahu tjetėr i Aliut ishte prerė. Pas vdekjes sė Malikut, Aliu i humbi tė dy “krahėt”. Muavije i preu “krahėt” e Aliut nėpėrmjet armės sė tij tė fshehtė por tė fuqishme: helmit. Helmi e shpėtoi pėrgjithmonė Muavijen nga “makthi” i quajtur Malik el-Eshter.





    Francesco Gabrieli


    Nė atė periudhė, Amr ibn el-Asi e pushtoi Egjiptin, duke e eliminuar nėpėrmjet helmit Malik el-Eshterin, tė cilin Aliu e kishte emėruar si guvernator. (“Arabėt: njė histori e pėrmbledhur”, fq.69).





    Pėr Aliun, vrasja e Malikut ishte njė goditje krejtėsisht e papritur. Nėse Arabia ndonjėherė kishte pasur njė njeri qė vlente sa njė ushtri e tėrė, ky ishte Maliku. Prania e tij e shtonte vetėbesimin e ushtrisė dhe emri i tij mbillte frikė nė zemrat e armiqve. Arabėt kurrė nuk patėn njė luftėtar mė tė madh se Maliku. Ėshtė njėra nga tragjeditė mė tė mėdha tė Islamit qė jeta e tij u shua aq herėt. Ai ishte njė njeri guximtar, i vendosur, i zgjuar, fisnik dhe besimtar. Kishte shumė njerėz qė deri nė vdekjen e Ammar bin Jasirit nuk kishin qenė tė sigurt nė duhej tė luftonin pranė Aliut ose jo. Vetėm pas plotėsimit tė parashikimit tė famshėm tė tė Dėrguarit, kėta njerėz iu bashkėngjitėn Aliut. Por Maliku kurrė nuk pati dyshime tė tilla. Ai e dinte se Aliu dhe e vėrteta ishin tė pandashėm. Si pasojė, devotshmėria e Malikut ndaj Aliut ishte e pakushtėzuar.


    Disa historianė kanė thėnė se Maliku ishte nė mesin e njerėzve qė ishin fajtorė pėr vrasjen e Osmanit. Ėshtė e vėrtetė se Maliku erdhi nga Kufeja nė krye tė njė delegacioni por qėllimi i tij nuk ishte vrasja e Osmanit. Ai kishte ardhur t’i kėrkonte Osmanit qė ta lironte nga detyra njė guvernator pėrtac dhe tė korruptuar. Maliku ishte njėri nga trimat mė tė famshėm tė Arabisė dhe gjėja e fundit qė do t’i shkonte pėr shtati njė trimi tė tillė do tė ishte qė ta vriste njė plak 84-vjeēar. Nė tė vėrtetė, Maliku as qė hyri ndonjėherė nė pallatin e Osmanit. Po tė kishte diēka tė tillė, Naileja (gruaja e Osmanit) do ta pėrcillte kėtė gjė kur Aliu i mori nė pyetje dėshmitarėt dhe s’ka dyshim se Mervani do ta kishte shpallur me shumė zell kėtė gjė, nė njė mėnyrė qė do ta kuptonte e gjithė bota. Por kurrė nuk bėri njė gjė tė tillė.


    Akuza se Maliku ishte njėri nga vrasėsit e Osmanit ishte njė shpifje e Muavijes qė gjithė kohėsh prodhonte ide tė reja. Kur e pa Malikun qė po i afrohej nė sulm, ai thirri i tmerruar: “Mė shpėtoni nga Maliku! Ėshtė ai qė e vrau Osmanin..”. Muavije e dinte mirė se Maliku s’e kishte vrarė Osmanin por e dinte gjithashtu se sirianėt e donin Osmanin dhe se do tė bėnin ēmos pėr ta vrarė vrasėsin e tij. Duke i thėnė kėto fjalė, Muavije shpresonte se do t’i nxiste sirianėt pėr tė bėrė ndonjė pėrpjekje mbinjerėzore pėr ta ndalur Malikun. Historianėt oborrtarė tė Damaskut e morėn kėtė thirrje tė Muavijes dhe qė atėherė, gėnjeshtra ėshtė pėrcjellė nga gjenerata nė gjeneratė.


    Ėshtė njė ironi e historisė sė myslimanėve qė Aisheja, Talhaja dhe Zubejri, ndonėse hapur i nxisnin njerėzit pėr ta vrarė Osmanin, kurrė nuk janė gjykuar nga historia pėr kėtė krim. Dhe nė fund tė fundit, ē’mund ta ndalte Muavijen pėr tė mos shkuar nė Medine dhe pėr t’ia shpėtuar jetėn Osmanit? Asgjė! Por ai kurrė nuk shkoi. Ai qėllimisht nuk e ndihmoi Osmanin dhe pas vdekjes sė tij, bėri njė aleancė me Amr bin Asin (nė shkėmbim tė Egjiptit), pėr “t’u hakmarrė pėr vrasjen e Osmanit”. Siē thamė edhe mė sipėr, Amri ishte njėri nga armiqtė mė tė ashpėr tė Osmanit dhe me shumė gjasa, vrasėsi i tij i vėrtetė.


    Por pas vdekjes sė Osmanit, skenari ndryshoi. Fillimisht Aisheja, Talhaja dhe Zubejri dhe mė pas edhe Muavije ibn Ebu Sufjani dhe Amr bin Asi do tė kėrkonin hakmarrje pėr gjakun e tij. Pavarėsisht se ēfarė ishin shkaqet qė i ēuan kėta njerėz tė mblidheshin pėrreth kufomės sė Osmanit, njė gjė dihet qartė: asnjėri prej tyre nuk mėrzitej pėr sigurinė e Osmanit nė tė gjallė tė tij. Ky ėshtė njė fakt qė nuk mund tė ndryshohet por tė cilin historianėt sunnitė nuk duan ta pėrmendin. Pėr ta ėshtė shumė mė lehtė tė thonė se Muhammed ibn Ebu Bekri ose Malik el-Eshteri ishin tė pėrfshirė nė vrasjen e Osmanit, sesa tė tė pranojnė se Aisheja, Talhaja, Zubejri, Muavijeja dhe Amr ibn Asi luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė tragjedinė e Kalifit plak.





    Malik el-Eshteri vdiq nė njė kohė kur Aliut i duhej mė sė shumti dhe pėr fat tė keq, nė njė kohė kur s’kishte njeri qė mund t’ia zinte vendin.


    Goditja e vdekjes sė miqve tė tij si Ammari dhe Maliku ishte shkatėrrimtare pėr Aliun. Por besimi i tij e mbante nė kėmbė. Ēdo goditje dhe ēdo fatkeqėsi tė re ai e konsideronte si njė sfidė tė re pėr besimin e tij, i cili mbetej i palėkundur. Besimi i tij nė mėshirėn e Krijuesit ishte mė i madh se gjithēka qė mund tė ngjante. Andaj, Aliu kurrė nuk iu dorėzuar dėshpėrimit.


    Maliku kishte qenė vėrtet i jashtėzakonshėm. Ai kishte qenė ushtaraku i pėrsosur, i devotshėm, jashtėzakonisht i aftė dhe plot vetėbesim. Ai ishte njė mbret mes njerėzve. Njė njeri mė i jashtėzakonshėm se Maliku nė individualitetin e tij ėshtė vėshtirė tė gjendet nė historinė e arabėve. Propaganda i ka ngritur disa emra dhe i ka bėrė mė tė famshėm se emri i Malik el-Eshterit, por ai mbetet i pakrahasueshėm. Ai ishte feniksi i Islamit. Dhe mbase ėshtė e pamundur ta lėvdojmė Malikun me fjalė mė tė bukura, se ato me tė cilat e ka lėvduar vet prijėsi i tij, Ali ibn Ebu Talibi. Nė betejėn e “natės sė zhurmave”, Aliu e vendosi dorėn e tij mbi shpatullėn e Malikut dhe i tha: “Ti mė ke shėrbyer me tė njėjtėn devotshmėri, me tė cilėn unė i kam shėrbyer Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit”.





    Humbja e Egjiptit


    Amr bin Asi hyri nė Egjipt pa u pėrballur me rezistencė dhe kur erdhi ballė pėr ballė me Muhammed ibn Ebu Bekrin, nuk e pati tė vėshtirė ta mundte. Muhammedi nuk kishte njė ushtri dhe u pėrpoq tė luftonte me ata pak ushtarė qė i kishte nė dispozicion. Sirianėt e zunė rob dhe e torturuan derisa vdiq. Amri e pushtoi Egjiptin dhe kjo krahinė hyri nėn sundimin e Muavijes.


    Aliu e kishte dashur Muhammed ibn Ebu Bekrin si djalin e vet dhe si pasojė, vdekja e tij ishte njė goditje tjetėr pėr tė.


    Nė vitin 659, Muavije i dha fund luftės sė nervave me Aliun dhe dėrgoi disa kontingjente ushtarėsh pėr nė Xhezire dhe nė Hixhaz pėr t’i trembur njerėzit dhe pėr t’ua shkatėrruar moralin. Politika e tij ishte qė fillimisht tė ndizte njė shkėndijė tmerri dhe mė pas tė linte qė “zjarri” ta bėnte tė veten. Shumė shpejt, kjo politikė do tė shndėrrohej nė njė makth tė vėrtetė dhune dhe vrasjesh. Nė Xhezire, No’man bin Beshiri e sulmoi Ein-et Tamarin me 2000 ushtarė, Sufjan ibn Aufi e sulmoi Anbarin dhe Medainin me 6000 ushtarė, Abdullah bin Masadah Fizariu e sulmoi Timen me njė forcė prej 1700 plaēkitėsish dhe Zahhak bin Kajsi me ndjekėsit e tij e shkatėrroi qytezėn Vaksa. Ata i vranė tė gjithė burrat, gratė dhe fėmijėt, pėr tė cilėt dyshonin se kishin simpati ndaj Aliut. Pėrveē kėsaj, ata e plaēkitėn edhe thesarin shtetėror, kudo qė gjetėn njė tė tillė.





    Dr. Hamid’ud-Din


    Pushtimi i Egjiptit e forcoi dukshėm pozitėn e Muavijes. Pas kėsaj, ai dėrgoi njėsi ushtarake nė Hixhaz, Xhezire dhe Irak. Kėto trupa u endėn gjithandej duke plaēkitur, duke pėrhapur terror dhe duke vrarė njerėz. Muavije personalisht e udhėhoqi njė sulm nė bregun e lumit Tigėr dhe e konfiskoi thesarin shtetėror nė Xhezire. (“Historia e Islamit”, fq.204; botuar nė Lahore, Pakistan nė vitin 1971).





    Muavije dhe gjeneralėt e tij kishin filluar njė luftė tė ērregullt kundėr pasardhėsit tė Profetit tė Islamit dhe sunduesit legjitim tė myslimanėve. Pėr ta, luftė e ērregullt do tė thoshte luftė e kushteve tė veēanta, me aksione tė kufizuara ushtarake dhe terror tė pakufizuar. Ata e futėn tokėn e Islamit nė njė trauma, nga e cila kurrė s’do tė shėrohej.


    Nė vitin 660, Muavije e dėrgoi Bishr bin Ertatin me 3000 ushtarė drejt Hixhazit dhe Jemenit, nė njė ekspeditė tė re plaēkitjesh, shkatėrrimesh, djegiesh dhe vrasjesh. Nė Jemen, Bishri me duart e tija i vrau binjakėt e vegjėl tė Ubejdullah ibn Abbasit, guvernatorit tė provincės. Kur u kthye nė Siri i njollosur me gjakun e myslimanėve, ai kishte vrarė dhjetėra mijėra njerėz.


    Njėri nga guvernatorėt e Aliut nė provincat kufitare ishte edhe Kumejl bin Zijadi. Ai i kėrkoi leje Aliut qė tė bėnte sulme tė ngjashme nė Siri. Sipas tij, sulme tė tilla nė Siri do ta detyronin Muavijen t’i ndėrpriste sulmet e tija drejt Irakut dhe Hixhazit. Por kjo ide e tij menjėherė u kundėrshtua nga Aliu. Nė njė letėr qė ia shkroi Kumejlit, Aliu tha: “S’kam pritur prej teje qė tė mė kėshillosh pėr njė sulm tė tillė nė qytezat dhe nė katundet e Sirisė. Ėshtė e vėrtetė se sirianėt janė armiqtė tanė por edhe ata janė njerėz dhe pėr mė tepėr, janė myslimanė. Po tė bėjmė sulme tė tilla nė Siri, viktimat e kėtyre sulmeve nuk do tė jenė ushtarėt sirianė qė e dhunojnė kufirin tonė por popullata e pafajshme qė nuk bėn luftė. A ėshtė e drejtė t’i plaēkisim e t’i vrasim njerėzit pėr njė krim qė nuk e kanė bėrė? Aspak! Ata s’duhet ta paguajnė dėnimin e krimeve qė i kryejnė prijėsit e tyre. Mė e mira pėr ne ėshtė qė t’i forcojmė mbrojtjet tona kundėr armikut dhe ta pėrzėmė nga territori ynė para se tė mund ta dėmtojė popullin”.


    Logjika e “pasqyrės” pėr t’iu pėrgjigjur terrorit me terror nuk ishte e pranueshme pėr Aliun. Ndonėse Aliu i kishte pėrzėnė sulmuesit nga territoret e tija, rendi dhe ligji ishin prishur. Sirianėt filluan qė gjithė mė shpesh ta sulmonin kufirin. Bishr bin Ertati e mundi garnizonin e dobėt tė qytezės strategjike tė Anbarit dhe e pushtoi atė. Pasi e mori nėn kontroll, ai e vrau gjithė popullatėn.


    Aliu i thirri njerėzit e Irakut qė tė ngriheshin pėr ta mbrojtur shtėpinė e tyre kundėr sirianėve por njerėzit nuk iu pėrgjigjėn. Nė dimėr, ata ankoheshin se ishte tepėr ftohtė dhe nė verė, arsyetimi i tyre ishte vapa e tepėrt. Shumė prijės tė Irakut punonin fshehurazi pėr Muavijen, nė shkėmbim tė dhuratave tė tija dhe tė premtimeve tė ndryshme. Tė tillėt pėrhapnin pakėnaqėsi dhe trazira nė Irak. Muavije punonte shumė pėr ta shkatėrruar bindjen e ushtrisė sė Irakut ndaj Aliut. Pėr tė, konflikti nuk kufizohej me operacionet ushtarake por zgjatej edhe pas vijės sė frontit, ku agjentėt e tij, me komplote, sabotazhe dhe propagandė, e vazhdonin luftėn.


    Ngase nuk pati njė kundėrveprim dėnues ndaj tyre, plaēkitėsit sirianė morėn guxim tė hynin gjithė thellė e mė thellė drejt Irakut.


    Aliu bėri pėrpjekje pėr t’i zgjuar njerėzit e Irakut nga kllapia e tyre por tė gjithė silleshin sikur sirianėt tė mos u pengonin fare. Qėndrimi i tyre shpėrfillės e lodhi aq shumė Aliun, sa mė nė fund u tha se sikur tė mos vinin, ai do tė nisej vetė me ato pak burra qė kishte dhe do tė luftonte kundėr armikut pavarėsisht pasojave.


    Ky kėrcėnim i Aliut pati ndikim. Njerėzit e Irakut kuptuan se po ta humbnin Aliun, do tė mbeteshin pa njė udhėheqės. Andaj, e siguruan Aliun se do t’i bindeshin atij, si nė luftė ashtu edhe nė paqe.


    Aliu menjėherė filloi ta riorganizonte ushtrinė dhe tė mobilizonte trupa tė reja. Ai e thirri Abdullah ibn Abbasin nga Basra dhe u urdhėroi prijėsve tė tjerė qė tė mblidheshin nė kampin Nuhejle, nė afėrsi tė Kufes.


    Aliu punonte me tė gjitha fuqitė e tija pėr ta kompensuar kohėn e humbur pėr shkak tė shpėrfilljes sė njerėzve tė Irakut. Por ky shpėrthim i ri energjie i alarmoi armiqtė e tij dhe ata nisėn tė thurnin plane pėr ta ndalur.


    Aliu i kishte pėrfunduar pėrgatitjet pėr njė pushtim tė Sirisė. Por pikėrisht kur po i bėnte korrigjimet e fundit tė planit tė tij logjistik, ai u vra nė Xhaminė e Madhe tė Kufes, nė mėngjesin e ditės sė nėntėmbėdhjetė tė Ramazanit, nė vitin 40 pas Hixhrit (27 Janar 661).





    65. Vrasja e Aliut





    Qė nga gjysma e dytė e vitit 658, guvernatori i Sirisė Muavije ibn Ebu Sufjani, kishte filluar gjithė mė tepėr ta rriste dhunėn kundėr sundimit tė Aliut. Disa nga sulmet e ushtrisė sė tij kishin arritur deri nė Ein et-Tamar dhe Anbar, vetėm 170 milja (rreth 275 km) nė veri tė Kufes. Populli i Kufes ishte aq i pavullnetshėm pėr tė luftuar kundėr sirianėve, sa Aliu e kishte tė pamundur t’u kundėrpėrgjigjej sulmeve tė tyre nė mėnyrė efektive. Vetė Muavije e udhėhoqi njė ekspeditė plaēkitjeje nėpėr Xhezire, duke filluar nga Rakka-ja dhe duke arritur deri nė Mosul, pa u pėrballur me kurrfarė rezistence. Mė nė fund, Aliu shpalli nė xhaminė e Kufes se do tė largohej nga qyteti bashkė me disa nga ndjekėsit e tij besnikė, pėr tė luftuar kundėr sirianėve, pavarėsisht se kjo gjė do ta ēonte drejt njė vdekjeje tė sigurt. Ky kėrcėnim i zgjoi banorėt e Kufes sepse vdekja e Aliut do tė thoshte se Kufeja do tė mbetej pa njė prijės. Pas kėtyre fjalėve, populli i Kufes u zgjua dhe filloi tė mobilizohej pėr tė organizuar njė mbrojtje.


    Beteja e Siffinit kishte qenė testi i parė i fuqisė sė Aliut kundėr Muavijes. Nė aspektin ushtarak, beteja kishte qenė thuajse njė fitore e plotė e Aliut por politikisht, ajo kishte mbaruar me barazim. Tani, pasi kishte kaluar pak kohė, dukej se Aliu do t’i pėrgjigjej sėrish sfidės sė Muavijes. Por pikėrisht nė atė kohė, Aliu u vra nė xhaminė e Kufes dhe pėrballja e dytė mes tyre kurrė nuk ndodhi.


    Sipas burimeve tė besueshme historike, tre khavarixhė u takuan nė Kufe (ose nė Mekke, sipas disa burimeve) dhe pėrpiluan njė komplot. Secili u bė vullnetar pėr ta vrarė njėrin nga tre figurat mė tė rėndėsishme politike nė tokėn e Islamit: Aliun, Muavijen dhe Amr bin Asin. Me vrasjen e tyre, kėta tre vetė besonin se lufta civile mes myslimanėve do tė mbaronte dhe paqja do tė rikthehej. Plani i personave qė do ta vrisnin Muavijen dhe Amrin shkoi huq dhe ata u arrestuan, pėr t’u ekzekutuar mė pas.


    Khavarixhėt ishin mundur nė Nehrevan dhe shumė prej tyre kishin vdekur nė betejė. Vetėm disa kishin mbijetuar dhe ishin arratisur. Njėri prej tyre ishte edhe Abdurrahman ibn Mulxhemi. Ai jetonte me dėshirėn pėr ta vrarė Aliun dhe ishte nė pritje tė njė mundėsie tė tillė. Krejt rastėsisht, ai u takua me njė grua tė quajtur Kutam, babai dhe vėllezėrit e tė cilės ishin vrarė nė Nehrevan. Edhe ajo ushqente pėrbrenda njė urrejtje tė madhe pėr Aliun.


    Abdurrahmani ishte dashuruar tek Kutami dhe i propozoi martesė. Ajo i tha se ēmimi i dorės sė saj ishte koka e Ali ibn Ebu Talibit. Kjo vetėm sa e pėrforcoi vendosmėrinė e Abdurrahmanit pėr ta vrarė Aliun. Me shumė kujdes, ai pėrpiloi njė plan pėr kėtė vrasje. Edhe disa khavarixhė tė tjerė e ndihmuan nė kėtė drejtim. Pėr tė qenė i sigurt, Abdurrahmani mori edhe njė masė tė fundit: shpatėn e lyejti me helm.


    Nė agimin e ditės sė nėntėmbėdhjetė tė Ramazanit tė vitit 40 pas Hixhrit, Aliu erdhi nė Xhaminė e Madhe tė Kufes dhe e thirri ezanin. Mė pas e mori vendin e tij nė mihrab dhe pas disa ēastesh, besimtarėt filluan tė mblidheshin. Ata u radhitėn pas tij dhe lutja filloi. Nė radhėn e parė, bashkė me besimtarėt e tjerė, ishin edhe Abdurrahmani dhe miqtė e tij, tė cilėt i ndiqnin lėvizjet e Aliut. Nė rrobat e tyre, ata kishin fshehur shpata tė mprehura mirė dhe tė lyera me helm.


    Pikėrisht kur Aliu e preku tokėn me ballin e tij pėr tė bėrė sexhde, Abdurrahmani eci drejt mihrabit. Kur Aliu e ngriti kokėn nga sexhdeja, ai e goditi atė nė ballė me aq fuqi sa balli i Aliut u ēa.


    Nga plaga e krijuar shpėrtheu gjaku i Aliut dhe ai thirri: “Betohem nė Zotin e Qabes! Unė ngadhnjeva..”.


    Njerėzit kuptuan ē’kishte ndodhur dhe sapo mbaroi namazi, u mblodhėn rreth tij. Djemtė e tij Hasani dhe Husejni e bartėn drejt shtėpisė. Njė mjek erdhi, u pėrpoq ta mbyllte plagėn por nuk arriti ta ndalte gjakderdhjen. Goditja e shpatės kishte qenė vdekjeprurėse edhe ashtu. Por nė tė njėjtėn kohė, edhe helmi po pėrhapej nė trupin e tij. Historianėt arabė thonė se kjo ishte hera e dytė qė Aliu ishte plagosur nė ballė. Hera e parė kishte qenė nė betejėn e Hendekut nė vitin 627, kur shpata e Amr ibn Abd Vudit e kishte ēarė mburojėn dhe helmetėn e tij, pėr t’i krijuar njė plagė nė ballė. Balli i tij akoma e kishte gjurmėn e kėsaj plage.


    Ky ishte pėrshkrimi i historianėve arabė nė lidhje me vrasjen e Aliut. Ky pėrshkrim ėshtė pranuar si i besueshėm nga shumica e myslimanėve.


    Ndonėse ky pėrshkrim ėshtė pranuar me “konsensusin” e historianėve, autenticiteti i tij ėshtė i dyshimtė, kur tė shihen “dėshmitė”. Nė gjithė kėtė pėrshkrim, ka pak tepėr “rastėsi”.


    Askush nuk dyshon nė lidhje me faktin se Aliun e vrau Abdurrahman ibn Mulxhemi. Por a thua vrasja e Aliut ishte njė ide e tija? Ka mė shumė mundėsi qė kjo ide tė jetė mbjellė nė kokėn e tij nga dikush tjetėr, me teknika shumė tė sofistikuara. Ibn Mulxhemi nuk e dinte se ai s’ishte tjetėr veēse njė instrument i dikujt tjetėr.


    Nė kėtė kohė, askush nė tokėn e Islamit nuk e dėshironte tė vdekur Aliun mė shumė se Muavije ibn Ebu Sufjani. Komploti pėr ta vrarė Aliun, shkathtėsia nė ekzekutimin e kėtij plani dhe suksesi i tij tregojnė se ky plan ka njė dozė tė theksuar profesionalizmi dhe fshehtėsie, aq karakteristike pėr Muavijen. Ibn Mulxhemi s’ishte veēse njė njeri i rėndomtė. Me tė njėjtėn “shkathtėsi”, edhe nė vitet e ardhshme tė sundimit tė tij, Muavije do tė eliminonte shumė kėrcėnime pėr pushtetin e vet, qofshin tė vėrteta ose tė imagjinuara.


    Spiunėt e Muavijes e kishin informuar atė se Aliu po bėnte pėrgatitje pėr ta pushtuar Sirinė. Nė betejėn e Siffinit, Muavije nuk i ishte pėrgjigjur sjelljes bujare dhe trimėrore tė Aliut. Kėsaj radhe, Aliu nuk kishte ndėrmend tė bėnte njė betejė tė ngadaltė por njė sulm tė beftė dhe tė ashpėr, i cili do ta shuante rebelimin e Muavijes dhe do ta rikthente paqen nė perandorinė e myslimanėve. Edhe Muavije e dinte se kėsaj radhe, Aliu e kishte edhe aftėsinė edhe vendosmėrinė pėr t’i dhėnė njė fund tė shpejtė konfliktit. Shpresa e fundit e tij ishte se “aleatėt” e tij tė vjetėr, intriga dhe mashtrimet, do tė mund t’i ndihmonin pėrballė Aliut. Andaj, ai i mobilizoi ato dhe siē do tė shihej, mbėshtetja e tij nė kėto metoda nuk do tė dilte e kotė.


    Muavije bėri qė vrasja e Aliut tė dukej spontane dhe e besueshme, duke e treguar veten dhe Amr bin Asin si viktima “potenciale” tė kėtij komploti dhe fanatizmi tė khavarixhėve. Por qė tė dy i “shpėtuan” vdekjes, falė “fatit” tė tyre. Njėri prej tyre u “sėmur” pikėrisht nė ditėn qė duhej tė vritej, kurse tjetri shkoi nė xhami me njė parzmore tė veshur nėn rrobat e tija. Ai u sulmua por shpėtoi falė parzmores. Po tė ishte “sėmurė” edhe i dyti, do tė ishte tepėr e qartė loja e tyre. Nė kėtė mėnyrė, “sėmundja” dhe parzmorja e shpėtuan edhe Muavijen edhe Amr bin Asin nga vrasėsit e tyre khavarixhė.


    Por Aliu nuk kishte kaq shumė “fat”. Ai nuk ishte i sėmurė atė ditė dhe nuk e kishte veshur parzmoren e tij nė xhami. Brenda xhamisė, Ibn Mulxhemi e priste atė me njė shpatė tė lyer me helm. Kur Aliu e ngriti kokėn nga sexhdeja, ai e goditi nė ballė dhe ia ēau ballin. Kjo goditje do tė ishte vdekjeprurėse pėr tė.


    Tė gjithė historianėt arabė kanė shkruar histori “tė frymėzuara” nga Muavije ibn Ebu Sufjani dhe nga pasardhėsit e tij. Dhe gjithsesi, Muavije ishte i lirė pėr tė injektuar pėrshkrime tė shumėllojshme nė librat e historisė. Andaj, ai dhe Amr bin Asi arritėn t’i shpėtonin gjykimit tė historisė, e cila do ta dėnonte vetėm Abdurrahman ibn Mulxhemin si autorin e vėrtetė dhe tė vetėm tė kėtij krimi.


    Ėshtė njė rastėsi tjetėr interesante se vrasja e Aliut ndodhi pikėrisht nė vigjilje tė pushtimit tė tij tė planifikuar tė Sirisė. Ndonėse anarkistėt khvarixhė i kishin drejtuar shpatat e tyre tek tė tri figurat kryesore tė botės myslimane si Aliu, Muavijeja dhe Amr bin Asi, kėta dy tė fundit shpėtuan dhe vetėm Aliu u vra.


    Nė njė “rastėsi” tjetėr shumė interesante, pikėrisht kėta dy tė mbijetuarit ishin miq tė afėrt tė njėri-tjetrit dhe qė tė dy, sėrish “rastėsisht”, ishin armiqtė mė tė zjarrtė tė Aliut, i cili ishte viktima e vetme nė kėtė lojė.


    Ka shumė rastėsi misterioze, tė cilat ua shpėtuan jetėn Muavijes dhe Amr bin Asit por qė ia morėn jetėn Aliut.





    Periudhėn e mbetur tė jetės sė tij, Aliu e kaloi nė lutje dhe nė adhurime, e diktoi testamentin e tij, u dha disa udhėzime bijve tė vet dhe gjeneralėve nė lidhje me qeverisjen, duke u kėrkuar me ngulm qė tė mos i harronin pleqtė, tė sėmurit,tė varfėrit dhe jetimėt.


    Aliu shpalli se djali i tij mė i madh Hasani, do t’ia zinte vendin si prijės i Mbretėrisė sė Qiejve mbi tokė dhe si sovran i gjithė myslimanėve.


    Ndonėse Aliu po dobėsohej gjithė kohės nga gjakderdhja dhe nga efekti i helmit, ai mbeti i vetėdijshėm deri nė ēastet e fundit tė jetės sė tij. Tė gjithė atyre qė erdhėn pėr ta parė, ai u tha me ngulm qė tė ishin gjithnjė tė vetėdijshėm pėr praninė e Krijuesit nė jetėt e tyre, ta donin Atė, t’i shėrbenin Atij dhe t’u shėrbenin krijesave tė Tija.


    Helmi e pati ndikimin e vet dhe nė mėngjesin e 21 Ramazanit tė vitit 40 pas Hixhrit, Ali ibn Ebu Talibi u nda nga kjo botė pėr tė shkuar nė prani tė Krijuesit tė tij, tė cilit i kishte shėrbyer gjatė gjithė jetės. Qėllimi mė i madh i jetės sė tij kishte qenė kthimi tek Krijuesi dhe pikėrisht kjo ishte arsyeja pėrse kur shpata e goditi ballin e tij, ai thirri: “Betohem nė Zotin e Qabes! Unė ngadhėnjeva!”


    Hasani dhe Husejni e lanė trupin e babait tė tyre, e mbėshtollėn me njė qefin, e falėn namazin e tė vdekurit dhe mė pas e varrosėn fshehurazi natėn nė Nexhef, njė vend nė pak distancė nga Kufeja. Mbi varr nuk u vendos kurrfarė shenje dhe varri u mbajt i fshehur, nė pėrshtatshmėri me dėshirėn e vetė Aliut. Kėshtu, heroi, shenjtori, politikani, filozofi dhe dėshmori mė i madh i Islamit u nda kjo botė, e cila kurrė mė s’do tė dėshmonte njė personalitet mė sublim se ai.


    Shumė myslimanė vajtuan pėr Aliun por askush nuk e vajtoi mė shumė sesa dhimmitė (hebrenjtė, tė krishterėt dhe zoroastrianėt), tė cilėt u fundosėn nė dėshpėrim. Dhe kur tė sėmurit, tė dobėtit, jetimėt dhe vejushat kuptuan se kishte vdekur Aliu, bota e tyre u kthye pėrmbys. Ai kishte qenė njė baba pėr tė gjithė ata dhe i kishte ndihmuar. Tė gjithėve u kishte ndarė njė vend nė lutjet e tija dhe deri nė vdekjen e tij, shumė prej tyre nuk e kishin ditur se kishte qenė Aliu ai qė i kishte ndihmuar gjithė kohės.


    Aliu ishte gjithnjė i qasshėm pėr tė dobėtit e pėr tė mjerėt dhe frika e tij mė e madhe ishte qė tė mos ngjante qė njė nevojtar tė mos mund tė arrinte t’ia shprehte nevojėn. Vetėm nėn sundimin e tij, jomyslimanėt, tė dobėtit dhe tė pambrojturit ishin tė sigurt. Askush nuk guxonte t’i shtypte dhe t’i shfrytėzonte. Me vdekjen e tij, siguria e tyre do tė humbej pėrgjithmonė.


    Ėshtė mė se e qartė se pushteti dhe pastėrtia shenjtėrore nuk kombinohen dot. Kur njeriu i merr pėrsipėr punėt e shoqėrisė, thjeshtėsitė morale me tė cilat ėshtė e mundur tė ēohet njė jetė private, komplikohen aq shumė sa njeriu shpesh e humb ndjesinė e asaj qė ėshtė e drejtė dhe e gabuar. Megjithatė, kjo “teori” e ka njė pėrjashtim tek Ali ibn Ebu Talibi. Ai gjithnjė i ndoqi principet e tija, qoftė nė jetėn publike ose private, pavarėsisht se ē’pasoja do t’i sillte kjo gjė. Ai gjithnjė e vendoste atė qė ėshtė e drejtė para asaj qė ėshtė mė e menēur dhe praktike. Burimi i principeve qė e udhėzonin nė jetėn publike dhe private ishte Kur’ani i Shenjtė, njėsoj siē kishte qenė edhe burimi i filozofisė sė tij politike.


    Aliu ka shumė kritikė dhe shumė armiq. Por asnjėri nuk ka mundur tė tregojė njė rast tė vetėm kur Aliu ka devijuar nga ndonjė princip i tij. Askush nuk mund tė gjejė njė rast tė vetėm, nė tė cilin ka kundėrthėnie ndėrmjet mendimeve dhe fjalėve tė tija ose ndėrmjet fjalėve dhe veprave. Mendimet, fjalėt dhe veprimet e tija ishin gjithnjė nė njė vijė tė njėjtė dhe pa kontradikta.


    Aliu e pėrfaqėson triumfin mė sipėror tė karakterit dhe tė ideologjisė. Ai ishte njė kombinim i rrallė i dashurisė ndaj Zotit, i devotshmėrisė ndaj detyrės, i njė force tė stolisur me butėsi, i baraspeshės nė sjellje dhe i njė integriteti pa kompromis. Trashėgimia mė e madhe e Aliut pėr botėn islame ka qenė dhe do tė jetė pikėrisht karakteri i tij sublim.








    66. Disa mendime nė lidhje me Kalifatin e Aliut





    Kur nė vitin 656 myslimanėt e njohėn Aliun si Kalif tė tyre dhe ia shprehėn atij besnikėrinė, autoriteti politik dhe fetar u kombinuan tek njė person i vetėm. Me kėtė, myslimanėt vetėm sa e verifikuan njė plan tė bėrė nga i Dėrguari i Zotit nė lidhje me pasardhėsin e tij qė nė vitin 632.


    Nuk ka asnjė urdhėr nė Islam, qoftė i madh ose i vogėl, doktrinor ose ligjor, i cili i ėshtė lėnė dėshirės ose votės sė popullit. Instituti mė i rėndėsishėm politik i Islamit ėshtė Kalifati. Ai ėshtė i rėndėsishėm sepse vetė ekzistenca e shoqėrisė myslimane dhe e Islamit varet nga kjo gjė. Andaj do tė ishte e pamendueshme qė njė gjė kaq jetike t’u mbetej dėshirave tė popullit tė rėndomtė.


    Ligji nė Islam ėshtė njė shprehje e vullnetit tė Zotit dhe jo e vullnetit tė njeriut. Pas vdekjes sė Muhammedit, Aliu nuk kishte fuqi politike por vazhdonte tė ishte pasardhėsi i tij. Pavarėsisht nė e kishte nė dorė pushtetin politik, bindja ndaj Aliut ishte njė obligim. Gjėja e vetme qė ndryshoi me ardhjen e Aliut nė pushtet ishte se ata njerėz qė nuk ia kishin shprehur bindjen dikur, tani po e bėnin kėtė gjė vullnetarisht.


    Myslimanėt qė ia shprehėn besnikėrinė Aliut mund tė ndahen nė dy grupe qė i shprehėn besnikėri pėr arsye tė ndryshme. Grupi i parė e njihte atė si prijėsin e vėrtetė tė Mbretėrisė sė Qiejve nė tokė, ndėrkohė qė grupi i dytė e njihte vetėm si mbajtės tė postit mė tė lartė tė ekzekutivit nė qeverinė myslimane. Grupi i parė e dinte se Muhammedi e kishte caktuar atė si prijės tė shoqėrisė myslimane dhe e dinte se nuk ishte e lejuar qė t’i shprehej besnikėria dikujt tjetėr. Nė anėn tjetėr, grupi i dytė do ta kishte pranuar si Kalif secilin qė do tė arrinte ta merrte nė duar pushtetin.


    Muhammedi nuk ishte vetėm njė udhėheqės ideal dhe mėsues, por edhe nismėtar i njė epoke tė re pėr njerėzimin. Ai i hapi portat e kėsaj epoke, ia prezantoi botės forcėn e re tė quajtur Islam dhe e ēliroi njė dinamizėm tė ri nė botė, i cili mund ta ndryshojė, e ndryshon dhe ka pėr ta ndryshuar gjithnjė jetėn njerėzore dhe marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve. Ai ishte “nismėtari” i gjithė atyre burrave dhe grave qė do tė kėrkonin shpėtim pėr gjithė njerėzimin.


    Qėllimi kryesor i Muhammedit ishte themelimi i Mbretėrisė sė Qiejve nė tokė, gjegjėsisht i njė qeverisjeje tė Islamit. Ai ia mėsoi njerėzimit principin e njėshmėrisė sė Zotit dhe i ftoi njerėzit qė ta njihnin rėndėsinė e kėtij principi. Ai i shpalli ligjet e Zotit, i ushtroi ato dhe krijoi njė shoqėri, tipari kryesor i tė cilės ishte pastėrtia. Ishte njė shoqėri e sundimit tė drejtėsisė, e diturisė dhe e eliminimit tė shfrytėzimit tė padrejtė, tė tiranisė e tė besėtytnive. Islami, feja e vetme monoteiste qė ka njė sistem tė plotė social, ekonomik dhe politik, ėshtė kundėr ēdo qeverisjeje sekulare dhe nė veēanti kundėr atyre qeverisjeve qė pėrpiqen tė importojnė vlera tė huaja, tė papėrshtatshme me sistemin islam tė vlerave.


    Themelimi i Mbretėrisė sė Qiejve nė tokė ishte pjesa e parė e detyrės sė Muhammedit. Pjesa e dytė e misionit tė tij do tė ishte sigurimi i vazhdimėsisė sė kėsaj pune. “Mbretėria” e tij nuk ishte themeluar vetėm pėr tė ekzistuar nė kohėn e tij dhe pėr arabėt, por pėr gjithė njerėzimin e ēdo epoke. Andaj, Muhammedi e zgjodhi si pasardhės njė njeri, pėr tė cilin ishte i sigurt se mund ta vazhdonte mė sė miri punėn e tij. Siē kemi theksuar mė parė, ky njeri ishte Ali ibn Ebu Talibi.








    67. Politika e brendshme dhe e jashtme e Aliut





    Politika e brendshme


    Njėri nga qėllimet mė tė mėdha tė Islamit ishte pengimi i shtypjes sė tė dobėtit nga i fuqishmi dhe parandalimi i ēdo lloj shfrytėzimi tė padrejtė. Kur Aliu e mori nė dorė pushtetin, ai i liroi nga detyra tė gjithė guvernatorėt e Osmanit. Disa e kėshilluan se kjo nuk ishte njė vepėr e menēur dhe se duhej qė fillimisht ta konsolidonte pozitėn e tij dhe mė pas t’i lironte nga detyra. Por pėrgjigja e Aliut ishte: “O myslimanė! A dėshironi qė unė tė bėj aleancė me ashpėrsinė, me tiraninė e me tradhtinė? A doni tė bėhem bashkėpunėtor i atyre qė e shfrytėzojnė ummetin e Muhammedit? Pėr Zotin, s’kam pėr ta bėrė kėtė derisa kėta qiej qėndrojnė. Unė do ta marr nga duart e shtypėsve tė drejtėn e tė dobėtit dhe do t’ia rikthej atij.”.


    Kriteri themelor pėr krahasimin e sistemeve shoqėrore, ekonomike dhe politike nuk duhet tė jetė hegjemonia dhe imperializmi i tyre por humanitetit, gjegjėsisht aftėsia e secilit sistem pėr ta ulur, pėr ta kufizuar ose pėr ta eliminuar, aq sa tė jetė e mundur, ēdo formė tė shtypjes dhe tė shfrytėzimit tė njeriut. Aliu ishte armiku mė i pamėshirshėm i shfrytėzimit dhe atė e largoi nga tokat nė tė cilat sundonte. Organizimi social, sipas Aliut, ekzistonte vetėm pėr t’i shėrbyer njeriut dhe pėr ta mbrojtur dinjitetin e tij.


    I Dėrguari i Zotit Muhammedi i kishte shkatėrruar dallimet artificiale ndėrmjet njerėzve. Por pas vdekjes sė tij, tė gjithė kėto dallime u rikthyen. Aliu shpalli se do t’i shkatėrronte sėrish kėto polarizime. Historiani Ebu Is’hak Medani, nė lidhje me kėtė temė, shkruan:


    “Disa shokė tė Profetit i thanė Aliut se gjatė shpėrndarjes sė pasurisė shtetėrore, ai duhej t’u jepte mė shumė fisnikėve sesa njerėzve tė rėndomtė dhe po kėshtu, njė hise mė tė madhe arabėve sesa joarabėve. Ata i thanė se njė gjė e tillė do tė ishte nė interes tė tij, duke e treguar shembullin e Muavijes, i cili e kishte fituar miqėsinė e shumė figurave tė pasura dhe tė fuqishme pikėrisht nėpėrmjet kėsaj “bujarie” tė tij. Aliu u tha: “A mė kėrkoni qė tė jem i padrejtė ndaj tė varfėrve dhe tė mjerėve nga arabėt e joarabėt? Njė gjė e tillė mund tė jetė njė politikė e mirė por nuk ėshtė etike. Po tė veproja sipas asaj qė thoni ju, unė vetėm sa do t’i imitoja paganėt. A ėshtė ajo qė mė kėrkoni tė bėj? Pėr mua ėshtė me rendėsi kėnaqėsia e Zotit dhe jo kėnaqėsia e aristokratėve arabė. Edhe sikur ta shpėrndaja pasurinė time personale, unė s’do tė bėja dallim ndėrmjet arabėve dhe joarabėve. Por pasuria qė ua shpėrndaj ėshtė pasuria e vetė njerėzve dhe nuk ėshtė e imja. Si mund t’i diskriminoj atėherė? Si mund tė mos ia jap njėrit hisen vetėm sepse nuk ėshtė arab dhe t’i jap mė tepėr njė tjetri vetėm ngase ėshtė arab? Kėtė s’kam pėr ta bėrė kurrė!”.





    Jo vetėm qė Kurejshi dhe aristokracia arabe nuk pati ndonjė privilegj pėrballė atyre qė nuk ishin arabė dhe qė nuk ishin nga Kurejshi, por edhe familja e Aliut nuk pati kurrfarė pėrparėsie. Madje ishte pikėrisht familja e tij qė merrte mė pak se gjithkush tjetėr. Nė mesin e familjarėve tė tij ishte vėllai i tij i madh Akili. Ai thoshte se paga qė merrte nga thesari ishte aq e vogėl sa nuk mbijetonte dot me tė. Pėr kėtė arsye, ai u largua nga Kufeja dhe shkoi nė Siri, ku jetoi njė jetė luksoze pranė Muavijes. Aliu gjithnjė i paralajmėroi myslimanėt nė lidhje me rreziqet e kompromiseve morale dhe u kėrkoi tė ishin tė kujdesshėm pėrballė materializmit.


    Kur Aliu e mori nė duar pushtetin, ai filloi tė punonte pėr t’i dhėnė fund sistemit tė “shtresave” ekonomike dhe kapitalizmit joislam nė shoqėrinė arabe. Katėr vite pas ardhjes nė pushtet, Aliu ia kishte arritur qėllimit. Sistemi i klasave tė ndryshme shoqėrore dhe sistemi i mėparshėm kapitalist ishin zhdukur. Tė gjithė “kryepriftėrinjtė” e klasave ekonomike tė shoqėrisė arabe ishin zhdukur, duke bėrė qė “neo-kapitalistėt” tė gjenin strehė nė Damask. Nėse myslimanėt janė vėrtet tė barabartė, atėherė kjo barazi do tė duhej tė ishte e qartė. Por nuk ishte dhe aq. Aliu e bėri pikėrisht atė: ai e qartėsoi barazinė e myslimanėve. Dhe nėse Islami mburrej me drejtėsinė e vete, kjo drejtėsi do tė duhej tė ishte e dukshme. Pikėrisht Aliu e bėri tė dukshme atė. Ai e bėri tė qartė barazinė dhe tė dukshme drejtėsinė islame.


    Nga zyrtarėt e tij, Aliu gjithnjė kėrkoi njė disiplinė shumė tė rreptė personale dhe ekonomike. Ai ia bėri tė qartė gjithkujt se as pozita mė e lartė e qeverisjes nuk guxonte tė pėrdorej si njė strehė pėr tė ligėt dhe se privilegjet legjitime tė njė posti nuk mund ta ruanin njeriun qė e mban atė, kur janė tė qarta dėshmitė pėr abuzim.


    Por ē’ishte burimi i veprimeve dhe i politikave tė Aliut? Me sa duket, ishte pikėrisht takva-ja (frika se mund tė bėnte diēka me tė cilėn Zoti s’do tė ishte i kėnaqur) qė e formėsonte pėrditshmėrinė e tij. Ai e mendonte vetėm atė gjė, e thoshte vetėm atė fjalė dhe e kryente vetėm atė veprim, pėr tė cilin ishte i sigurt se do ta kėnaqte Zotin. Kriteri i ēdo mendimi, i ēdo fjale dhe i ēdo veprimi tė tij ishte pikėrisht takva-ja. E gjithė ekzistenca e tij sillej rreth njė pyetjeje tė vetme: ē’duhet tė mendoj, ē’duhet tė them dhe ē’duhet tė bėj pėr ta kėnaqur Krijuesin tim?


    Pėr “makiavelianėt” e tė gjitha epokave, fundi i arsyetonte mjetet. Pėr ta, ēdo mjet, qoftė i drejtė ose jo, ishte legjitim derisa shėrbente pėr t’ia arritur qėllimit. Por sikur Aliu tė vendoste tė pėrdorte njė mjet pėr t’ia arritur qėllimit, ai do tė duhej tė miratohej fillimisht nga Kur’ani. Nė shumė raste, menēuria dhe logjika praktike kėrkonin njė mėnyrė tė caktuar veprimi. Por nėse kjo mėnyrė veprimi binte ndesh me Kur’anin, Aliu gjithnjė hiqte dorė prej saj, pavarėsisht ē’mund tė ishin pasojat.


    Pikėrisht kjo e bėnte Aliun tepėr tė parashikueshėm dhe tė brishtė. Thuhet shpesh se kur njeriu ka mundėsi tė parashikojė, ai ka kontroll mbi njė situatė ose mbi njė person tė caktuar. Dhe kontrolli gjithnjė do tė thotė fuqi. Armiqtė e Aliut e dinin mirė se ēfarė do tė bėnte dhe ēfarė nuk do tė bėnte Aliu nė njė situatė tė caktuar. Ky parashikim i lehtė i veprimeve tė tija u jepte atyre njė pėrparėsi kundėr Aliut, tė cilėn ata do ta shfrytėzonin gjithnjė, njėsoj siē do ta shfrytėzonin guximin dhe fisnikėrinė e tij.


    Njėra nga karakteristikat mė dalluese tė qeverisjes sė Aliut ishte transparenca dhe karakteri i saj i hapur. Nė ka pasur ndonjėherė njė qeverisje transparente, kjo ka qenė pikėrisht ajo e Aliut. Ai gjithnjė e shihte fshehtėsinė si njė gjė tė dyshimtė dhe besonte vetėm nė vendimet e arritura nė mėnyrė tė hapur. Nė anėn tjetėr, Muavije mburrej se ēelėsi i “suksesit” tė tij ishte“fshehtėsia” me tė cilėn vepronte. Shumė shpesh, ai thoshte se “dėshtimi” i Aliut buronte pikėrisht nga fakti se ai nuk fshihte asgjė nga populli.


    Nga pikėpamja “makiaveliane”, Muavije kishte tė drejtė. Ai i detyronte njerėzit tė bėnin parashikime tė ndryshme pėr politikėn e tij tė veprimit, ndėrkohė qė tek Aliu s’kishte nevojė pėr njė gjė tė tillė. Kur tė kishin punė me Aliun, armiqtė e tij mundeshin lirisht t’i hidhnin mėnjanė spekulimet. Pėr tė, fshehtėsia ishte shenjė e dinakėrisė dhe e mungesės sė sinqeritetit, gjė qė ishte krejtėsisht e papranueshme. Qė nga dita e parė, ai i dha fund fshehtėsisė nė qeverisje. Kur dikush e pyeti se pėrse e kishte marrė pėrsipėr qeverisjen e njė shteti tė zhytur nė probleme, ai ishte pėrgjigjur se kishte qenė pėr ta ringjallur Mbretėrinė e Qiejve nė tokė, duke e ditur qartė se askush nė botėn e Islamit nuk kishte aftėsi pėr njė gjė tė tillė.


    Pas betejės sė Siffinit, nė njėrėn nga lutjet e tija, Aliu thotė:


    “O Zot! Ti e di se lufta jonė s’ka qenė pėr tė fituar pushtet, s’ka qenė pėr tė pushtuar toka tė reja dhe as pėr pėrfitime tė kėsaj bote. Qėllimi im ėshtė t’i ushtroj principet e ndritura tė fesė Tėnde tė lartėsuar dhe t’i reformoj punėt nė tokėn Tėnde, qė tė mund tė jetojnė tė sigurt robėrit e Tu dhe ligjet e papėrmbushura tė pėrmbushen dhe tė ushtrohen si nė kohėn e mikut dhe tė Dėrguarit Tėnd Muhammedit”.


    Aliu kurrė nuk e fshehu mospėlqimin dhe armiqėsinė e tij ndaj atyre arabėve qė si “tė ledhatuar nga privilegjet” ishin bėrė jashtėzakonisht tė pasur dhe tė fuqishėm. Aliu dhe ky grup gjithnjė “dėboheshin” mes veti. Nė anėn tjetėr, ai ishte jashtėzakonisht i tėrheqshėm pėr tė dobėtit dhe pėr tė varfėrit. Aliu ishte miku i tyre. Nė mesin e tė pasurve, Ebu Sufjani dhe Mughire ibn Shaba kishin bėrė pėrpjekje pėr ta tėrhequr Aliun drejt vetes por secilėn herė, ai kishte vendosur njė distancė tė pakalueshme ndėrmjet vetes dhe atyre.


    Kalifatin e tij, Aliu e ktheu nė njė “shkollė” ku do tė edukoheshin ose mė saktė, do tė riedukoheshin myslimanėt. Puna qė duhej tė bėnte ishte jashtėzakonisht e madhe por ai e kreu atė nė njė stil tė pėrsosur dhe me aftėsinė e tij karakteristike. Ai ishte “universiteti me njė njeri” i Islamit. “Plan-programi” mėsimor pėrqendrohej pikėrisht nė ndėrtimin e karakterit tė myslimanėve. Mėsimet pėr kėtė ndėrtim tė karakterit, ai i nxori nga Libri i Zotit dhe nga jeta e ndritur e tė Dėrguarit tė Tij Muhammedit. Nė kėtė “universitet”, Aliu i interpretoi mėsimet e Librit dhe traditėn e Profetit dhe i shfrytėzoi nė mėnyrė tė pėrsosur pėr edukimin e “nxėnėsve” tė tij.


    Aliu ishte avokat i vizionit qė e bashkonte njerėzimin nė bindjen ndaj Krijuesit. Ai ishte avokat i drejtėsisė, i pastėrtisė dhe i paqes. Qėllimi qendror i jetės sė tij ishte rikthimi i drejtėsisė absolute nė tokėn e Islamit. Nė kėtė pėrpjekje, ai pati sukses.





    Politika e jashtme e Aliut


    Kritikėt e Aliut kanė theksuar zakonisht se ai, pėr dallim nga paraardhėsit dhe nga pasardhėsit e tij, nuk i sulmoi shtetet e tjera dhe nuk i zgjeroi aspak kufijtė e shtetit mysliman. Kalifati i Aliut zgjatė katėr vite, tė cilat ishin tė mbushura me rebelime dhe luftėra civile. Gjatė gjithė kėsaj kohe, Aliu u mor me rivendosjen e paqes nė tokėn e Islamit.


    Por sikur tė mos kishte rebelime dhe luftė civile dhe sikur sundimi i Aliut tė kishte qenė i qetė dhe pa trazira, a thua vallė ai do tė merrej me pushtimin e shteteve fqinje? Nuk ka mundėsi tė jepet njė pėrgjigje e sigurt pėr kėtė pyetje por duke gjykuar nga karakteri i tij, nuk duket shumė e besueshme se Aliu do tė bėnte njė gjė tė tillė. Ėshtė vėshtirė tė mendohet se Aliu do tė kėrkonte lavdi pėr veten e tij dhe pėr Islamin duke pushtuar shtete tė tjera. Kėrkimi i njė “lavdie” tė tillė binte ndesh me natyrėn e tij.


    Ēelėsi pėr ta kuptuar karakterin e politikave tė jashtme dhe tė brendshme tė Aliut, ėshtė tė kuptohet fakti se ai ishte trashėgimtari dhe pasardhėsi i Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit dhe Profetit tė paqes.


    Muhammedi ishte i Dėrguari i fundit i Zotit pėr njerėzimin. Ai ishte mishėrimi i karakterit dhe i personalitetit mė sipėror tė njeriut. Gjatė jetės sė tij, ai e shfaqi shembullin mė tė mirė pėr t’u imituar nga myslimanėt, duke pėrpiluar njėkohėsisht edhe njė program gjithėpėrfshirės pėr mirėqenien, lumturinė dhe shpėtimin e njerėzimit.


    Profetėsia ėshtė nderi mė i madh qė mund t’i jepet njė njeriu. Tė jesh profet ose i dėrguar i Zotit do tė thotė tė jesh i zgjedhur prej Tij. Dhe pėr tė qenė i zgjedhur nga Krijuesi nė mesin e njė njerėzimi tė tėrė, njeriu duhet tė jetė i pajisur me cilėsitė mė tė larta.


    Muhammedi ishte pikėrisht njė njeri i tillė. Ai ishte zgjedhur nga Zoti pėr tė qenė instrumenti i Tij nė implementimin e “planit” hyjnor pėr botėn. Ai e ēliroi njerėzimin nga burgu i tij shpirtėror e moral dhe e lėvizi pėrtej injorancės, frikės dhe izolimit. Zoti kishte dėrguar edhe profetė tė tjerė para tij. Por ai ishte i fundmi dhe si pasojė, porosia e tij nuk ishte e kufizuar nga koha dhe hapėsira. Ajo ishte njė porosi universale pėr tė gjitha kohėrat.


    Muhammedi ishte i pajisur me cilėsitė mė tė jashtėzakonshme tė mendjes, tė dorės dhe tė zemrės. Secila nga kėto cilėsi mjafton pėr ta bėrė njeriun mė tė rėndėsishėm nė historinė e njerėzimit. Por nė kėtė pikė, ne do tė merremi vetėm me njėrėn nga cilėsitė e tija: me mėshirėn. Muhammedi kishte qenė mishėrimi i mėshirės. Kur’ani i Shenjtė e prezanton atė si “mėshirė pėr krijesat”.


    Ty s’tė dėrguam tjetėr veēse si mėshirė pėr krijesat..(Kur’an 21:107)





    Kjo cilėsi e Muhammedit ishte kundėrthėnėse me agresionin dhe me dėshirėn pėr pushtim. Lufta dhe gjakderdhja nuk mund tė bashkėekzistojnė me mėshirėn. Porosia qė Muhammedi e solli nga Zoti quhet “Islam” dhe Islam do tė thotė “paqe”. Islami, pra, ėshtė feja e paqes. Njė njeri qė e pranon Islamin quhet “mysliman” dhe mysliman do tė thotė “njeriu qė bėn paqe”. Vetė Muhammedi e ka definuar myslimanin si personin, nga gjuha dhe dora e tė cilit janė tė mbrojtur tė tjerėt.


    Njėra nga fjalėt kryesore tė terminologjisė islame ėshtė fjala “iman”, qė do tė thotė “siguri” dhe personi qė ka “iman”, quhet “mumin”. Muhammedi, i cili e solli porosinė e fundit hyjnore nė tokė, ishte quajtur shpesh “el-Resul el-Emin” (i Dėrguari i besueshėm). Ngjashėm me kėtė, Mekkeja ėshtė quajtur “el-Beled’ul-Emin” (qytet i sigurt). Sipas kėsaj, Mekkeja ėshtė njė vend i sigurt dhe gjithkush qė hyn nė tė ėshtė i mbrojtur. Po tė vazhdojmė kėshtu, do tė shohim gjithashtu se nėna e tė Dėrguarit tė Zotit quhej Emine (ose Amine), emri i tė cilės flet sėrish pėr sigurinė dhe paqen. Babai i tij quhej Abdullah ose nė pėrkthim: rob i Zotit. Njė rob i Zotit kurrė nuk i dhunon tė drejtat e tė tjerėve. Emineja dhe Abdullahu e sollėn nė botė Muhammedin, qė ai tė mund t’i jepte fund gjakderdhjes dhe ta pėrhapte nė botė paqen. Emri i kujdestares sė Muhammedit ishte Umm Ejmen “nėna e fatmirėsisė”. Ėngjėlli qė ia shpalli porosinė hyjnore ėshtė quajtur “el-Ruh’ul-Emin” (Shpirti i Besueshėm) nga Zoti. Pėr mė tepėr, pasardhėsi i tė Dėrguarit tė Zotit ėshtė njohur me titullin “Emir el-Muminin” (Prijėsi i besimtarėve ose i atyre qė kanė “iman”). Kur tė shihet, pra, Islami ėshtė paqe dhe siguri nga fillimi deri nė fund.


    Njė tjetėr term shumė i rėndėsishėm nė Islam ėshtė “xhihadi”. Aq shumė bujė po bėhet pėrreth kėsaj fjale, sa shpesh nuk mund tė kuptohet ē’ėshtė xhihadi nė tė vėrtetė. Nė rrethet jomyslimane, xhihadi islam zakonisht shihet si njė ekuivalent i dhunės dhe agresionit. Nė pėrkthim tė drejpėrdrejtė, “xhihad” do tė thotė “pėrpjekje”. Njėra nga format mė tė kėshilluara tė xhihadit ėshtė pėrpjekja kundėr injorancės dhe padrejtėsisė, si dhe pėrpjekja kundėr dėshirave dhe epsheve brenda vetvetes.


    Islami e ka njohur edhe legjitimitetin e luftės por u ka lejuar ndjekėsve tė tij tė luftojnė vetėm nė vetėmbrojtje ose si dėnim (arabisht: Kisas) pėr ata qė e prishin rendin dhe paqen. “Kisasi” lejohet vetėm pėr ta penguar agresionin. Pėrveē pėr kėto dy arsye, Islami nuk ua lejon luftėn ndjekėsve tė tij.


    Nė Mekke, Muhammedi shpalosi para arabėve njė program tė rindėrtimit fetar, etik, moral dhe shoqėror tė shoqėrisė. Pas shpėrnguljes nė Medine, kėtij plani iu shtua edhe elementi ekonomik dhe politik. Nė Mekke, ai kishte shpenzuar 13 vite pėr ta krijuar themelin e Islamit dhe nė Medine, edhe 10 vite tė tjera pėr ta pėrfunduar kėtė “kryevepėr”. Kėto 23 vite ishin periudha mė jetike pėr zhvillimin e Islamit si njė sistem universal.


    Kur Muhammedi filloi ta implementonte programin e tij, ai menjėherė u pėrball me sfida tė ndryshme. Nė mėnyrė shumė karakteristike, Islami e prodhoi njė Ali ibn Ebu Talib qė do t’u pėrgjigjej kėtyre sfidave. 23 vitet e profetėsisė sė Muhammedit ishin njė varg krizash, qoftė nė luftė ose nė paqe, tė cilat Aliu do t’i tejkalonte nė mėnyrė tė pėrsosur.


    Aliu ishte trashėgimtari dhe pasardhėsi i tė Dėrguarit. Kur filloi ta implemenonte planin e Muhammedit, edhe ai u pėrball me sfida tė shumta. Njė ēerek shekulli kishte kaluar qė nga vdekja e mėsuesit tė tij Muhammedit dhe shumė myslimanė kishin filluar t’i “adhuronin” fuqitė ekonomike dhe politike si “idhuj” tė ri tė tyre. Shkatėrrimi i idhujve s’ishte ndonjė gjė e re pėr Aliun. Shumė vite mė parė, ai dhe mėsuesi i tij Muhammedi i kishin thyer idhujt e Kurejshit nė Qabe. Tani kishte ardhur radha qė Aliu t’i shkatėrronte “idhujt” e ri tė arabėve. Ai kuptoi se mbrojtėsit e “idhujve” tė ri do tė ngriheshin nė mbrojtje tė tyre, njėsoj siē ishin ngritur mekkasit nė mbrojtje tė idhujve tė tyre nė kohėn e Muhammedit.


    Islami ishte njė lėvizje revolucionare, nė kuptimin qė ishte fundi definitiv i njė epoke tė fosilizuar politeiste dhe fillimi i njė epoke tė re dhe dinamike tė monoteizmit. Qėllimet e Islamit janė tė shprehura nė Kur’an, ku i Dėrguari ėshtė ngarkuar me detyra tė caktuara, siē mund tė shihet nė vargun nė vijim:


    Ashtu siē dėrguam nga mesi juaj njė profet qė t’jua lexojė shenjat Tona, t’ju pastrojė, t’jua mėsojė librin dhe urtėsinė dhe atė qė nuk e dinit...(Kur’an 2:151)





    Kėto qėllime janė aq tė rėndėsishme sa janė pėrsėritur me theks tė madh nė tri vende tė tjera nė Kur’an:


    1. Kapitulli 2, vargu 129


    2. Kapitulli 3, vargu 164


    3. Kapitulli 62, vargu 2





    Edhe qėllimet e qeverisjes sė Aliut ishin tė njėjtat me qėllimet e Kur’anit. Qėllimet e politikės sė tij, pra, ishin si vijon:


    1. tė lexoheshin Shenjat e Zotit (para myslimanėve)


    2. tė “pastroheshin” myslimanėt


    3. ta mėsonin Librin dhe urtėsinė


    4. tė fitonin dituri tė reja





    Siē kemi theksuar tashmė, kur Aliu u pėrpoq t’i implementonte kėto principe, ai u pėrball me rezistencė, ndonėse kėsaj radhe jo nga paganėt. Ishte e ēuditshme mbase, por rezistenca ishte pikėrisht nga myslimanėt. Ishin myslimanėt, pra, dhe jo paganėt, ata qė e penguan Aliun nė implementimin e planit tė tij dhe nė arritjen e qėllimit tė parashikuar.





    Qėllimet e shprehura nė Kur’an pėr shoqėrinė myslimane nuk flasin pėr pushtim tė dhunshėm tė tokave tė tjera. Ata kritikė tė Aliut qė qahen se ai nuk i zgjeroi kufijtė e shtetit islam, do tė duhet tė qaheshin edhe pėr heshtjen e Kur’anit nė lidhje me temėn e zgjerimit tė kufijve tė tokės sė Islamit nėpėrmjet luftės dhe agresionit. Nė tė vėrtetė, nėse gjykojmė sipas tekstit tė tij, Kur’ani duket krejtėsisht i painteresuar pėr ndonjė lloj avanture ushtarake.





    Shumė politikanė dhe prijės ushtarakė tė botės pajtohen me thėnien e Presidentit Charles de Gaulle se “shpata ėshtė boshti i botės”. Bota vėrtet rrotullohet rreth “shpatės”. Pėr francezėt e mesjetės, ky koncept quhej “fort mayne”(dora e fuqishme). Ai qė e kishte dorėn mė tė fuqishme, sundonte.


    Shumė prijės pajtohen gjithashtu me thėnien e famshme se nė dashuri dhe nė luftė, gjithēka ėshtė e lejuar. Nė ndjekjen e ambicieve tė tyre, prijės tė ndryshėm e kanė konsideruar tė lejuar qė tė luftojnė kundėr popujve tė caktuar, t’i vrasin burrat dhe t’ua robėrojnė gratė dhe fėmijėt. Tė gjithė ata prijės qė e kanė larė botėn me gjak dhe qė kanė shkatėrruar qytete e civilizime tė tėra, janė lėvduar pėrherė si heronj tė mėdhenj dhe gjeni ushtarakė tė historisė. Por prapėseprapė, heroizmi dhe gjenialiteti i tyre vetėm sa e ka vėrtetuar saktėsinė e fjalės sė Gibbonit: “Dhe ē’ėshtė historia veēse njė ditar i krimeve, i budallallėqeve dhe i fatkeqėsive tė njerėzimit?”





    A thua edhe programi i Islamit ėshtė njė program i pushtimit tė popujve tė huaj? Nė ėshtė kėshtu, atėherė ku ėshtė dallimi i Islamit nga politikat e Aleksandrit tė Madh, tė Jul Cezarit, tė Atillės, Xhingiz Khanit, Tamerlenit, Napoleonit ose Hitlerit, tė cilėt gjithnjė marshuan pėrpara, tė shoqėruar nga “motrat e suksesit” tė tyre: vrasja, plaēkitja, zjarri, shkatėrrimi, robėrimi dhe pėrdhunimi? Tė gjitha luftėrat kanė tri karakteristika tė pėrbashkėta: vdekjen, shkatėrrimin dhe pėrdhunimin. Faqet e historisė janė tė mbushura me gjakun e tė tė dobėtėve tė shkelur nga tė fuqishmit.


    Dhe nėse edhe myslimanėt i lagėn me gjak faqet e historisė, a ėshtė kjo njė dėshmi e madhėshtisė ose e vėrtetėsisė sė Islamit? A mund myslimanėt tė krenohen me luftėrat e agresionit dhe me pushtimet? Nėse themi se po, atėherė domosdo do tė biem ndesh me Librin e Zotit, i cili thotė:


    Juve ju ka ardhur njė dritė nga Zoti dhe njė libėr i qartė, me tė cilin Zoti i udhėzon drejt rrugės sė sigurt ata qė e kėrkojnė kėnaqėsinė e Tij. Dhe me lejen e Tij i nxjerr nga errėsira nė dritė e i udhėzon nė njė rrugė tė drejtė...(Kur’an 5:17-18).





    Shumė myslimanė janė tė magjepsur me “lavditė ushtarake” tė periudhės 632-732 tė historisė sė tyre.


    Presidenti Lincoln i vendos “lavditė” ushtarake nė perspektivėn e duhur, kur thotė: “Lavdia ushtarake ėshtė njė ylber i bukur qė ngrihet mbi njė shi prej gjaku”.


    Prej gjakut tė kujt? Kryesisht prej gjakut tė njerėzve tė dobėt, tė pambrojtur dhe shumė shpesh, tė pafajshėm. Presidenti Truman njėherė ka thėnė se lufta ėshtė “shpikja mė e shėmtuar e njeriut”. Dhe vėrtet, a ka njė shpikje mė tė shėmtuar se lufta? Ē’shpikje tjetėr ka pasur forcė pėr tė vrarė masivisht burra, pėr t’i lėnė jetimė fėmijėt dhe gratė tė veja? Ē’shpikje tjetėr e njeriut ka arritur t’i kthejė qytetet nė ngrehina e gėrmadha dhe tė krijojė urrejtje dhe armiqėsi tė pavdekshme mes popujve?


    E vėrteta ėshtė se Islami dhe lufta janė dy gjėra qė nuk pėrshtaten me njėra-tjetrėn. Islami ėshtė njė bekim i Zotit dhe nė tė vėrtetė, bekimi mė i madh i Zotit pėr njerėzimin. Emri i Islamit do tė thotė paqe dhe paqja dhe siguria janė vėrtet njė bekim. Por jo edhe lufta dhe gjakderdhja. Pushtimet e hershme arabe nuk pėrshtateshin aq shumė me programin e Islamit. Shumė prej tyre ishin prirė nga nevojat politike ose thjesht nga dėshira pėr pushtime. Shumė prej arabėve qė pas vdekjes sė Profetit dolėn nga Arabia, nuk ishin misionarė tė Islamit. Ata ishin thjesht pushtues. Njė pjese tė madhe prej tyre u mungonin njohurite nė lidhje me Islamin dhe shumė prej tyre, as qė ishin tė interesuar pėr ta pėrhapur atė. Shumė prej tyre ishin lindur dhe pjekur nė traditat pagane dhe vetėm 2-3 vjet para se tė merrnin pjesė nė kėto pushtime, kishin luftuar kundėr vetė Islamit.





    G.E. Grunebaum


    Muhammedi e dinte se beduinėt vetėm sipėrfaqėsisht kishin kaluar nė anėn e Islamit. Kur’ani thotė: “Arabėt thonė: besuam! Thuaju: Nuk keni besuar. Mė mirė thoni jemi bėrė myslimanė, sepse besimi akoma s’ka hyrė nė zemrat tuaja”. (Ku’ran 49:15) (“Islami klasik: njė histori 600-1258”, fq. 51, botuar 1970.)





    Ndonėse nė fillim, arabėt dolėn nga Gadishulli pėr shkaqe politike, siē kemi theksuar mė sipėr, ata shumė shpejt gjetėn arsye pėr ta vazhduar kėtė valė tė pushtimeve. Forca shtytėse e pushtimeve tė tyre ishte dėshira pėr tė plaēkitur. Arabėt ishin tė pandalshėm nė luftė, vetėm kur ishin tė sigurt se do tė fitonin plaēka. Pėrveē plaēkave tė luftės, kishte shumė pak gjėra qė u interesonin arabėve. Kur nuk kishte mundėsi pėr tė fituar plaēka, arabėt nuk ishin shumė tė interesuar pėr luftėn. Qėndrimi i myslimanėve tė Medines ndaj Osmanit nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, shumė bukur e qartėson kėtė gjė. Ata ishin myslimanėt e njėjtė, tė cilėt me shumė krenari i kishin pėrballuar sulmet e paganėve. Por tani, nė vetė qytetin e tyre, prijėsi i shtetit tė tyre ishte i ngujuar nė pallatin e tij. Rrethuesit ishin vetėm disa qindra tė huaj, me kurrfarė lidhjeje nė Medine dhe pa ndonjė pėrkrahje ushtarake me vete. Ngujimi i Osmanit zgjati 49 ditė dhe u hoq vetėm pasi vdiq ai. Por myslimanėt e Medines nuk luftuan pėr ta mbrojtur Kalifin. Pėrse? Thjesht sepse nuk kishin shpresė se mund tė fitonin plaēka lufte.


    Dashuria e arabėve pėr plaēka ishte njė shprehi e vjetėr. Pikėrisht kjo dashuri kishte qenė edhe arsyeja e disfatės sė myslimanėve nė Uhud. Atė qė i dėshironin plaēkat e luftės, u larguan nga pozitat e tyre, duke i shpėrfillur kėshtu urdhrat e qartė tė Profetit. Duke e bėrė kėtė, ata e kthyen nė disfatė fitoren e myslimanėve. Vetė Kur’ani e ka dėshmuar kėtė dobėsi tė arabėve nė vargjet 152 dhe 153 tė kapitullit tė tretė.





    M. Shibli


    Njė problem shumė i komplikuar ishte dashuria e arabėve pėr plaēkėn e luftės. Pikėrisht kjo lakmi kishte qenė arsyeja mė e madhe e luftėrave tė tyre nė kohėrat pagane, nė tė cilat preja e luftės ishte thuajse njė obsesion i tyre. Me konvertimin e tyre nė Islam, kjo dashuri vazhdoi tė mbijetonte.


    Pėrcillet se nė njė rast, Profeti i dėrgoi disa nga shokėt e tij tek njė fis i caktuar, pėr tė marrė masa ndėshkuese ndaj tyre. Prijėsit e kėtij fisi kėrkuan qė tė bėnin negociata me trupat myslimane. Prijėsi i trupave tha se paqja ishte e mirėpritur, sikur ata ta pranonin Islamin. Fisi e pranoi Islamin dhe shokėt e Profetit u kthyen nė Medine. Por shumė prej tyre ishin tė pakėnaqur me rezultatin dhe e kritikuan komandantin, i cili nuk u kishte mundėsuar tė fitonin plaēka lufte. Ata jo vetėm qė e kritikuan atė, por edhe u ankuan pranė tė Dėrguarit tė Zotit, i cili nga ana e tij, e pėrgėzoi komandantin pėr vendimin e marrė dhe i tha se Zoti do ta shpėrblente pėr veprimin e tij, me tė cilin ua kishte shpėtuar jetėn aq shumė njerėzve. (“Jeta e Profetit”, vėll.2, botuar Azamgarh, Indi, 1976).





    Kėta shokė tė Profetit ishin “modeli” i myslimanėve dhe duhej tė mos ishin tė “dhėnė pas kėsaj bote”. Do tė ishte tejet logjike tė supozohej se ngase ishin shokė tė Muhammedit, ata duhet tė mos “njolloseshin” me lakminė pėr pasuri. Ose do tė mund tė mendonim se edhe sikur tė kishin qenė tė tillė dikur, kjo miqėsi me Muhammedin do tė duhej ta kishte ndryshuar pakėz karakterin e tyre, sė paku aq sa tė shpėtonin nga ai obsesion i tyre pėr prenė e luftės. Por shokėt e Profetit vėrtetuan se supozimet e tilla ishin tė gabuara. Pikėrisht kėta shokė tė “virtytshėm” dhe tė “devotshėm” tė Profetit ishin tė uritur pėr ta plaēkitur njė fis. Por fisi nė fjalė e pranoi Islamin nė ēastin e fundit dhe me kėtė, shpėtoi nga kthetrat e tyre.


    Nė kėto rrethana, mund tė paramendohet lehtėsisht gjendja e njerėzve tė rėndomtė nė ushtrinė myslimane, obsesioni i tė cilėve pėr plaēkitje ishte shumė mė i madh.





    Sir John Glubb


    Ndonėse beduinėt e pėrbėnin pjesėn mė tė madhe tė ushtrive qė pėr hir tė besimit e pushtuan Bizantin dhe Persinė, instinkti i plaēkitjes ishte i mbjellur nė zemrat e tyre nė mėnyrė tė pandreqshme. (“Pushtimet e mėdha arabe”, fq. 313; botim i vitit 1967).





    Dėshira pėr tė plaēkitur ishte njė instinkt i arabėve. Aliu kishte dashur ta ndryshonte atė ose sė paku, ta kufizonte. Por kjo pėrpjekje ishte vetėm pjesėrisht e suksesshme dhe pati njė ēmim tė lartė.


    Para dhe pas betejės sė Basrės, Aliu ua ndaloi trupave tė tija plaēkitjen e kampit tė armikut. Ky ishte njė dėshpėrim i madh pėr ta. Por sido qė tė ishte, ata nuk do tė hiqnin dorė aq lehtėsisht nga frytet e veprimtarisė sė tyre. Ata besonin se si pushtues qė ishin, Basra ishte trofeu i tyre dhe se do tė kishin tė drejtė ta robėronin armikun. Kur edhe kjo e drejtė e tyre u kufizua nga Aliu, ata e kėrcėnuan se nuk do t’i ndiqnin urdhrat e tij.


    Kjo ishte njė situatė e rrezikshme pėr Aliun. Ai duhej menjėherė ta shuante kėtė “rebelim” tė trupave tė tija. Kėtė arriti ta bėnte me njė pyetje qė ua parashtroi ushtarėve tė tij: “Cili prej juve vallė do tė guxonte ta merrte si robėreshė Aishen, nėnėn e besimtarėve?”.


    Kjo pyetje kurrė s’u kishte shkuar ndėrmend rebeluesve dhe ata u larguan tė mbetur pa koment. Si mundej njė mysliman ta merrte si robėreshė lufte vejushėn e Profetit dhe akoma ta quante veten mysliman? Me kėtė, rebeluesit u detyruan ta pranonin urdhrin e Aliut pėr tė mos e plaēkitur armikun dhe pėr tė mos zėnė robėr.


    Megjithatė, mundėsia e humbur pėr tė plaēkitur nė Basra u mbeti si njė njollė nė zemėr shumė ushtarėve tė Aliut, tė cilėt nuk i pėlqenin kufizimet qė Aliu i kishte vendosur. Kjo pakėnaqėsi u akumulua derisa shpėrtheu hapur nė betejėn e Siffinit. Pikėrisht kjo pakėnaqėsi u shfrytėzua skajshmėrisht nga Muavijeja, pėr tė shpėrthyer mė nė fund nė formė tė njė rebelimi tė hapur, i cili do tė bėnte qė Aliu tė kthehej duarbosh nga njė betejė tė cilėn thuajse e kishte pėrfunduar me fitore.








    68. Aliu si njė simbol i paqes





    Si dora e djathtė e Islamit dhe si ndihmėsi i parė i Muhammedit, Aliu ėshtė njė tėrėsi shumė komplekse. Dhe nė brendinė e kėsaj tėrėsie, tema e Aliut si njė simbol i paqes ėshtė tejet qendrore. Shumė pak njerėz e kanė urryer luftėn dhe e kanė dashur paqen sa Aliu.


    Studiuesit e historisė e dinė se thirrjet pėr paqe dhe pėr drejtėsi bėhen zakonisht nga ata njerėz qė janė tė dobėt dhe qė janė nė pozitė mbrojtjeje. Nuk ka arsye pėrse i fuqishmi tė kėrkojė paqe. Aleksandri i Madh, Jul Cezari, Xhingiz Kani ose Tamerleni kurrė nuk i bėnė armikut thirrje pėr paqe. Nėse pėr shembull Lui XIV ose Napoleoni u bėnė thirrje pėr paqe armiqve tė tyre, kjo ishte vetėm kur ushtria e tyre ishte nė gjendje tė keqe. Nė kohėn tonė, nuk ndodhi asnjėherė qė Hitleri tė bėnte thirrje pėr paqe. Ishin zakonisht popujt e pushtuar prej tij qė i kėrkonin paqe nė emėr tė njerėzimit.


    Nėse ka njė princip nė historinė e njerėzimit, ėshtė pikėrisht nė faktin se i fuqishmi gjithnjė ka vepruar sipas interesave tė tij, ndėrkohė qė i dobėti ka bėrė thirrje pėr doktrinat etike dhe morale.


    Megjithatė, ky princip i pėrgjithshėm ka njė pėrjashtim tė vetin tek Ali ibn Ebu Talibi. Edhe nė rastet kur ai ishte i fuqishėm dhe armiqtė e tij tė dobėt, ai u kėrkoi atyre paqe pėr hir tė njerėzimit dhe gjithnjė i ftoi qė tė mos derdhnin gjak. Edhe nė ēastet e triumfit tė tij, ai sillej nė njė mėnyrė tė tillė ndaj armiqve tė mundur, sikur ata tė kishin mundėsi t’i bėnin ndonjė favor tė madh duke mos luftuar. Nėse njė armik ishte mundur dhe dėshironte ta shpėtonte jetėn e tij, gjithė ē’duhej tė bėnte ishte t’i kėrkonte Aliut njė gjė tė tillė dhe Aliu menjėherė do t’i mundėsonte tė ikte. Dhe kėtė gjė e bėri gjithnjė pa i vėnė asnjė kusht armikut. Armiqtė e tij e dinin kėtė princip dhe gjithnjė e shfrytėzuan atė. Shumė prej tyre, pikėrisht nė kėtė mėnyrė i shpėtuan vdekjes si dėnim pėr tradhtinė dhe pėr rebelimin e tyre.


    Siē u tha edhe mė sipėr, Aliu gjithnjė i ndiqte principet e tija. Pėr kėtė qėndrim pa kompromis, ai gjithnjė do tė paguante njė ēmim shumė tė lartė. Por a kishte alternativa tė tjera? Pėr tė jo. Sikur nė ndonjė ēast tė jetės sė tij ta kishte bėrė njė kompromis tė vetėm, Aliu s’do tė kishte kurrfarė dallimi nga sunduesit e tjerė nė histori. Sunduesit e historisė sė njerėzimit gjithnjė flasin pėr principet dhe idealet e tyre por nė praktikė, gjithnjė janė tė devotshėm ndaj principit tė Realpolitik-ės, tė njė politike tė zhveshur nga etika, nė tė cilėn interesat e tyre vijnė para gjithēkaje tjetėr.


    Sikur Aliu t’i sakrifikonte principet e tija pėr hir tė politikės, qeverisja e tij do tė pushonte sė qeni Mbretėria e Qiejve nė tokė. Por njė gjė tė tillė s’do ta lejonte kurrė. Ai e kishte ringjallur Mbretėrinė e Qiejve qė Muhammedi e kishte themeluar sė pari. Qė tė dy e dinin se kjo “Mbretėri” ishte delikate dhe se kėrcėnohej nga forca armike nga ēdo anė, qoftė tė hapura ose tė fshehura. Qė tė dy e dinin se po tė bėnin kompromis me principet e tyre, “Mbretėria” do tė shkatėrrohej nga brenda. Andaj, njė kompromis i tillė ishte i pamendueshėm pėr ta. Ata nuk bėnė kompromis me principet e tyre dhe pėr hir tė kėsaj, do tė duhej tė paguanin njė ēmim tė lartė, tė cilin gjithsesi, e paguan me krenari.


    Aliu duhej tė luftonte kundėr problemeve morale qė i pėrfaqėsonte lufta. Ai mendonte se lufta dhe pėrgatitja pėr luftė ishin tė papėrshtatshme me shėndetin dhe me mirėqenien e racės njerėzore.


    Pėr Aliun, gjithēka nuk ishte e lejuar nė luftė. Ai vendosmėrisht i impononte urdhrat e Kur’anit nė politikė dhe nė luftė. Nė rastet kur kishte mundėsi ta siguronte fitoren me mjete tė dyshimta, ai preferonte tė hiqte dorė nga fitorja, vetėm qė tė mos shkonte rrugės sė mashtrimeve. Pėr Aliun, principet dhe humaniteti i tij ishin shumė mė tė rėndėsishme se triumfi ushtarak.


    Siē kemi shpjeguar mė sipėr, gjatė jetės sė Profetit, kurdoherė qė Aliu u pėrball me armikun nė fushėbetejė, atij i dha tri zgjidhje:


    1. Pranoje Islamin!


    2. Mos lufto kundėr tė Dėrguarit tė Zotit dhe tėrhiqu nga fushėbeteja!


    3. Nėse nuk i pranon kėto dy gjėra, atėherė ti mė sulmo i pari!





    Gjatė Kalifatit tė tij, Aliu u detyrua tė luftonte kundėr myslimanėve qė ishin ngritur kundėr shtetit islam. Ai u kėrkoi qė problemet e tyre t’i zgjidhnin nėpėrmjet negociatave nė vend tė luftės. Lufta ishte opcioni i fundit pėr tė dhe njėherit, mė i padėshiruari. Por nėse dikush e sfidonte, atėherė vetė sfiduesi duhej ta bėnte goditjen e parė. Aliu kurrė nuk do tė sulmonte i pari dhe gjithnjė insistonte tė ishte nė mbrojtje.


    Nė ekspeditat ushtarake tė Profetit, para se tė fillonte beteja e vėrtetė, trima nga tė dyja palėt dilnin nė fushėbetejė dhe bėnin dyluftime tė ngjashme me ato tė gladiatorėve romakė. Nė betejėn e Uhudit, njė ushtar mekkas doli nga radhėt e tija dhe i sfidoi myslimanėt. Aliu doli pėrballė tij dhe pas disa ēastesh, ai e kishte mposhtur armikun dhe e kishte rrėzuar nė tokė, me gjurin e vendosur mbi gjoksin e tij dhe i gatshėm pėr t’ia dhėnė goditjen vdekjeprurėse. Por nė ēastin e fundit, armiku i nėnshtruar e pėshtyu Aliun.


    Do tė kishte qenė njė reagim tejet normal dhe njerėzor qė Aliu sakaq t’ia ngulte shpatėn armikut, i cili e kishte thyer edhe njė ligj tė rėndėsishėm tė burrėrisė pagane. Vetėm kjo mjaftonte si njė gabim i pafalshėm.


    Por Aliu e bėri tė kundėrtėn. Ai u ngrit sėrish nė kėmbė, e vendosi shpatėn nė mill dhe u kthye tek bashkėluftėtarėt e tij.


    Tė dyja ushtritė po e ndiqnin dyluftimin dhe qė tė dyja u habitėn me kėtė reagim. Por askush nuk ishte mė i habitur sesa vetė ushtari mekkas, i cili nuk besonte akoma se kishte mbetur gjallė. Ē’ishte kuptimi i kėsaj sjelljeje tė ēuditshme? A nuk do ta vriste Aliu pėr kėtė ofendim tė tij?


    Ai u ngrit nga toka, shkoi tek Aliu dhe e pyeti pėrse nuk e kishte vrarė. Aliu iu pėrgjigj:


    “Veprimi yt mė zemėroi. Po tė tė vrisja ty, unė vetėm sa do ta kėnaqja dėshirėn time personale. Por nuk e kėrkoj kėtė. Nuk kam ardhur kėtu pėr tė vrarė njerėz pėr qėllime personale”.


    Me ta dėgjuar pėrgjigjen e Aliut, habia e ushtarit mekkas u bė edhe mė e madhe. Por ai kuptoi se Aliu luftonte pėr njė ideal. Fjalėt e Aliut e bėnė atė qė nuk mund ta bėnte kurrė shpata. Ato e shkatėrruan mohimin nė zemrėn e armikut dhe ai e pranoi Islamin.


    Ky veprim i vetėm ishte mbase mishėrimi i filozofisė sė jetės sė Aliut. Ai demonstroi se urrejtja e tij, njėsoj si dashuria, ishin krejtėsisht jopersonale. Ai nuk urrente dhe nuk dashuronte pėr veten e tij por vetėm pėr hir tė Zotit. Nėse luftonte, ai luftonte vetėm pėr ta fituar kėnaqėsinė e Zotit. Dhe nėse bėnte paqe, qėllimi ishte sėrish po ai. Qėllimi i ekzistencės sė tij ishte pikėrisht kėnaqėsia e Zotit.


    Aliu qė hiqte dorė nga vrasja pėr hir tė principeve, e bėnte kėtė edhe pėr hir tė humanitetit tė tij. Nė betejėn e Siffinit, pikėrisht kėtij humaniteti ia kishte borxh jetėn njė njeri i rrezikshėm dhe dinak si Amr bin Asi. Abbas Mahmud el-Akkad nga Egjipti, nė librin “Ekberijjet Imam Ali” (Kairo,1970) shkruan:


    “Guximi dhe fisnikėria e Aliut nuk i lejonin atij qė ta shfrytėzonte njė situatė, nė tė cilėn armiku i tij ishte i zėnė ngushtė dhe i pashpresė. (Nė betejėn e Siffinit) Amr bin As e kuptoi pėrnjėherė se armiku qė kishte pėrballė ishte Aliu dhe u hodh me fytyrė pėrtokė. Dikush tjetėr do ta kishte vrarė dhe me kėtė,do tė kishte shpėtuar nga njė problem i madh si Amri. Por Aliu e largoi vėshtrimin prej tij dhe nuk e preku fare”.





    Nė betejėn e Siffinit, Aliu shumė shpesh luftoi i maskuar. I tillė ishte edhe pėrballė Amr bin Asit, i cili shumė shpejt e njohu. Pasi e njohu, Amri nuk hezitoi asnjė ēast. Ai ra nė tokė dhe i zbuloi kofshėt e tija tė pasme, duke e ditur saktėsisht se si do tė reagonte Aliu ndaj njė lėvizjeje tė tillė. (Aliu ishte i parashikueshėm!)


    Aliu u kthye prapa. Njė ushtar i tij thirri: “Ky ėshtė Amr bin Asi. Mos e lini tė arratiset! Vriteni!” Por Aliu nuk deshi ta vriste njė njeri nė njė pozitė aq tė poshtėruar.


    Beteja e fundit e Aliut ishte beteja e Nehrevanit, e cila u bė nė vitin 658. Nė kėtė betejė, njė ushtar khavarixh e gjeti veten nėn tehun e shpatės sė Aliut. Duke pritur qė tė copėtohej nė dysh nga shpata e Aliut, ai u tremb aq shumė sa shpata dhe mburoja i ranė nga duart. Atė ēast, ai u habit kur pa se Aliu e zbriti e shpatėn dhe filloi tė largohej prej tij pėr tė luftuar me dikė tjetėr. Duke mos u besuar syve ai thirri: “O Ali! A s’mė vret?”. Aliu u pėrgjigj: “Jo!”. Ushtari e khavarixh e pyeti: “Pėrse jo? Kjo do tė thoshte njė armik mė pak pėr ty”.


    Mė pas, dialogu nė vijim u zhvillua mes tyre:


    Aliu: “Tani s’tė vras dot sepse e ke humbur shpatėn dhe mburojėn tėnde dhe s’ke asgjė pėr t’u mbrojtur”.


    Ushtari: “Tė kuptoj. Dhe kjo ishte pikėrisht ajo qė kisha dėgjuar pėr ty. Mė patėn thėnė se ti kurrė nuk e vret njė armik tė paarmatosur. Por kam dėgjuar edhe diēka dhe dua tė di nė ėshtė e vėrtetė”.


    Aliu: “Ēfarė paske dėgjuar?” .


    Ushtari: “Kam dėgjuar se nuk e refuzon kėrkesėn e armikut tėnd, qoftė edhe e paarsyeshme. Nė ėshtė kėshtu, tė kėrkoj tė ma japėsh shpatėn tėnde, tani qė e humba timen”.


    Kėrkesa nuk ishte shumė e arsyeshme, veēanėrisht nė rrethana tė tilla. Por Aliu e kapi tehun e shpatės sė tij dhe e zgjati drejt ushtarit dorezėn e saj. Ushtari e mori shpatėn dhe pasi u sigurua se Aliu ishte i paarmatosur, e pyeti:


    “Tani kush ka pėr tė tė mbrojtur prej meje?”.


    Aliu: “Zoti! Ai do t’mė mbrojė. Unė kam besim tek Zoti dhe jo tek shpata ose tek mburoja”.


    Kjo pėrgjigje e Aliut e habiti ushtarin fanatik khavarixh por edhe pati njė ndikim tė madh tek ai: “Ma ke pushtuar shpirtin o njeri i ēuditshėm! Qė tani, unė do tė jemi robi yt. Do tė luftoj nė anėn tėnde dhe do t’i vras armiqtė e tu!”.


    Kėto fjalė tė ushtarit do tė duhej ta kishin kėnaqur Aliun, i cili me gjithė gėzim do ta ftonte nė radhėt e tija. Por Aliu i tha:


    “Mos lufto pėr mua ose kundėr meje! Lufto vetėm pėr drejtėsinė dhe pėr tė vėrtetėn. Nėse mendon se drejtėsia dhe e vėrteta janė nė anėn time, atėherė lufto bashkė me mua!”.





    Dora e Aliut kishte qenė arma mė e fuqishme nė “arsenalin” e Islamit. Nė ēdo rast, pikėrisht dora e tij e kishte hapur derėn e fitores, kur ēdo dorė tjetėr kishte dėshtuar. Por dora e tij ishte njėkohėsisht edhe “ēelėsi” drejt paqes dhe paqja kurrė nuk do tė gjente njė mbrojtės mė tė madh se Aliun. Por siē thamė mė sipėr, ai ishte avokat i paqes nga pozita e tė fuqishmit dhe jo nga pozita e tė dobėtit. Veprimtaria e tij ishte vetė mishėrimi i paqes.


    Aliu s’kishte ndėrmend tė ndėrtonte njė perandori. Andaj, ai kurrė nuk u soll nė kėtė mėnyrė. Njė njeri qė ka ndėrmend tė krijojė njė perandori, ėshtė domosdo pushtues dhe domosdo agresor. Ai duhet domosdo t’i pushtojė shtetet e ndryshme dhe t’i shkatėrrojė qeverisjet e tyre qė tė mund ta krijojė perandorinė e tij. Aliu s’kishte qėllime tė tilla dhe si pasojė, nuk e pushtoi asnjė shtet. Qėllimi i tij i vetėm ishte rikthimi i peshės sė mėsimeve tė sjella nga mėsuesi i tij Muhammedi. Ai e arriti kėtė gjatė disa viteve tė Kalifatit tė tij.


    Aliu jetonte njė jetė prej asketi, nė kuptimin e plotė tė fjalės. Veshja e tij ishte nga materialet mė tė ashpra dhe me shumė arna mbi tė. Ushqimi i tij ishte njė bukė e fortė prej gruri, tė cilėn duhej ta ngjyente me ujė pėr ta zbutur e pėr ta ngrėnė. Kohė pas kohe, hante edhe hurma. Ai abstenonte nga ushqimi deri nė pika ekstreme dhe pėrherė i kėshillonte arabėt qė tė mos hanė shumė dhe nė veēanti, tė mos hanė shumė mish. (“O arabė! Mos e bėni barkun tuaj njė varrezė kafshėsh!”).


    Nė Medine, Aliu mbijetonte nga paga e tij si punėtor dore dhe si bujk. Kur u bė sovran i myslimanėve, mėnyra e tij e jetesės nuk ndryshoi. Ai sėrish merrej me punėn e njėjtė. Ai i sundonte myslimanėt nėpėrmjet punės sė tij. Nė njė kuptim, qeverisja e tij ishte e para dhe mbase e fundit “qeverisje e punės” nė histori. Aliu nuk ishte njė udhėheqės i “kolltukėve” por njė punėtor i vėrtetė, i cili punonte nėpėr fusha dhe kopshte pėr ta fituar bukėn e gojės.


    Nė shumė nga fjalimet e tija tė pasura, Aliu i ka lėvduar punėtorė dhe zejtarėt. Ata ishin “miqtė e Zotit” pėr tė dhe kush tjetėr pėrveē Aliut mund tė kujdesej mė mirė pėr “miqtė e Zotit”? Ai i ruajti ata dhe gjithnjė ndjehej i tėrhequr drejt tyre. Nė anėn tjetėr, ndonėse mund tė duket e ēuditshme, kurrė gjatė jetės sė tij nuk ishte i afėrt me tė pasurit. Qė nga fillimi, ndėrmjet tyre dhe Aliut kishte pasur gjithnjė njė hendek tė pakalueshėm. Ai gjithnjė qėndroi larg “aristokratėve”, “feudalėve” dhe “manjatėve” tė asaj kohe.


    Aliu e nderoi punėn e dorės nėpėrmjet shembullit tė tij. Ai vetė i qepte rrobat dhe kėpucėt e tija, vetė i milte dhitė, vetė nxirrte ujė nga puset dhe vetė i shkarkonte mallrat e karvanėve. Derisa ishte nė Medine, Aliu mbijetonte nga pagesa e tij si kopshtar nė kopshtin e njė bujku hebre. Aliu merrej me ujitjen e tokave tė tija. Me veprimet e tija, Aliu bėri qė puna e dorės tė ishte e vlefshme dhe punėtorėt tė ndjeheshin krenarė pėr atė qė bėnin. Shteti i Aliut ishte njė tokė e barazisė sociale dhe njė “parajsė e punės”, e tillė siē nuk kishte parė bota mė parė e s’do tė shihte mė pas.


    Ndonėse katėr vite tė sundimit tė Aliut kaluan nė rebelime dhe nė luftėra civile, askush nė shtetin e tij nuk vuante nga uria. Jo vetėm qė nuk ekzistonte uria por nuk ekzistonte as inflacioni. Gjithkush kishte mjaft pėr tė ngrėnė e pėr tė shpenzuar. Nė Kufe, jetimėt, vejushat, pleqtė dhe tė sėmurit nuk kishin pse tė mėrziteshin pėr tė gjetur ushqim dhe strehė. Aliu e mori pėrsipėr pėrkujdesjen pėr ta. Nėpėr provinca, guvernatorėt e Aliut ishin urdhėruar t’i ushqenin tė varfėrit dhe tė uriturit, para se tė ushqeheshin vetė.


    Me jetimėt, Aliu ishte aq i dhembshur dhe i dashur, sa mund tė thuhet se i lazdronte sė tepėrmi. Ai i mblidhte tė gjitha ėmbėlsirat qė i gjente dhe i ushqente jetimėt me kėto gjėra. Ai ishte njėri nga punonjėsit mė tė mėdhenj humanitarė qė ka parė bota. Nė Kufe, pėr njė tė sėmurė nga leproza, ai kishte siguruar njė banesė jashtė qytetit. Aliu shkonte pėrditė tek ai, ia mbulonte plagėt, e ushqente me duart e veta, e shtrinte nė shtrat dhe mė pas kthehej nė qytet.


    Por Aliu nuk ishte vetėm mė i madhi luftėtar-shenjtor i Islamit dhe simboli i tij i paqes, por edhe promovuesi i parė i diturisė nė mesin e myslimanėve. Mahmud Said el-Tantavi nga Egjipti, nė librin “Dhjetė shokėt e Muhammedit”, tė botuar nė vitin 1976 nė Kairo, shkruan:


    Nė ēdo degė tė shkencės, Aliu qėndron nė maje tė lavdisė. Ai ishte njeriu mė i ditur nė jurispudencėn islame. Ai ishte autoriteti mė i madh i shkencave kuranore. Ai, mė shumė se gjithkush tjetėr, ishte i pajisur me diturinė mė tė thellė dhe me aftėsinė e pėrsosur pėr t’i kuptuar vargjet e Kur’anit. Ai e ruajti pastėrtinė e gjuhės arabe dhe i vendosi rregullat e gramatikės sė saj. Ai ishte mė i rrjedhshmi i gojėtarėve dhe kur fliste, i prekte zemrat e njerėzve si askush tjetėr. Njerėzit qė i dėgjonin fjalimet e tija, rėndom qanin si fėmijė.


    Kėto tipare do tė ishin tė jashtėzakonshme po tė gjendeshin tek dikush tjetėr. Por nuk ishin aspak tė pabesueshme tek Aliu, sepse ai duhej tė ishte i tillė. Nė fund tė fundi, vetė i Dėrguari i Zotit e kishte rritur dhe edukuar. Aliu ishte unik pėr faktin se “piu” thellė nga vetė burimi i diturisė profetike. Kėtė s’e ka arritur askush tjetėr pėrveē tij”. (“Dhjetė shokėt e Muhammedit”, fq.150, 157, 162).





    Zinxhiri i diturisė i tė gjithė prijėsve tė sekteve tė tasavvufit (misticizmit) islam kthehet prapa tek Aliu, prej tė cilit burojnė doktrinat e tyre themelore. Ai ėshtė “prijėsi” i rrugės shpirtėrore nė Islam. Themeli i filozofisė sė Aliut ishte dashuria dinamike e Zotit dhe dashuria pėr gjithė krijimin e Tij.


    Fjalimet, thėniet, letrat, urdhėresat, poezitė dhe aforizmat e tija, tė pėrmbledhura nė veprėn “Nehxhul Belaga”, e pėrbėjnė burimin e filozofisė islame dhe janė njė thesar i shkencave kuranore. Ata e ndriēojnė lexuesin nė lidhje me tema nga mė tė ndryshmet si: Njėshmėria e Zotit, njohja dhe dashuria e Tij, jeta dhe vdekja, qiejt dhe toka, krijimi dhe zhdukja pėrfundimtare, morali publik dhe privat, vullneti i lirė dhe paracaktimi, qeverisja, etika, logjika, filozofia e Kur’anit, komentimi i Kur’anit, historia, ligji dhe jurispudenca, marrėdhėnia e njeriut me Zotin dhe me shoqėrinė, marrėdhėnia ndėrmjet ligjeve hyjnore dhe atyre praktike, arsyeja dhe racionaliteti etj. Thellėsia ideologjike e fjalimeve dhe e shkrimeve tė Aliut nė veprėn Nehxhul Belaga ėshtė e stolisur edhe me formėn e bukur letrare.


    Timidhiu dhe Taberaniu e kanė pėrcjellė thėnien nė vijim nga i Dėrguari i Zotit: “Unė jam qyteti i diturisė dhe Aliu ėshtė porta e tij”.


    Si nxėnėsi kryesor i Muhammedit, Aliu ka pasur njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė mendimin islam, po aq sa ka pasur edhe nė historinė e kėsaj feje.


    Shėrbimet ushtarake tė Aliut pėr Islamin shumė shpesh i lėnė nėn hije arritjet e tija intelektuale. Ata e “monopolizojnė” vėmendjen e studiuesve tė historisė, tė cilėt zakonisht nuk arrijnė ta shohin imazhin e plotė.


    Nė tė vėrtetė, Aliu ishte themeluesi i jetės intelektuale nė mesin e myslimanėve dhe prijėsi i zhvillimit tė tyre intelektual. Asnjė Kalif tjetėr pėrveē Aliut s’ka mundur tė krijojė njė thesar tė tillė dokumentesh, urdhėresash, letrash, fjalimesh dhe thėniesh. Asnjė Kalif, para ose pas tij, nuk ka arritur tė shtjellojė njė spektėr aq tė gjerė temash si Aliu. Shkrimet, ligjėratat dhe fjalimet e tija nė lidhje me komentimin e Kur’anit janė themeli intelektual i Islamit. Aliu ėshtė shembulli mė i pėrsosur i njė karakteri shumėdimensional.


    Xhurxhi Zejdan, njė historian libanezo-egjiptian, nė vėllimin e parė tė librit “Vepra tė pėrmbledhura” (fq.550) shkruan se kur Amr bin Asi e pushtoi Egjiptin (gjatė Kalifatit tė Umarit), sunduesi i atėhershėm i Egjiptit ia dėrgoi Amrit letrėn e Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit, tė cilėn ky i fundit ia kishte dėrguar atij pėr ta ftuar nė Islam. Amri e mori letrėn, e cila e kishte mbi vete vulėn e Profetit.


    Nė vijim, historiani nė fjalė shkruan:


    “Amri e njjohu vulėn e Profetit. Mė pas i hodhi njė vėshtrim shkrimit dhe pa se ishte shkrimi i Ali ibn Ebu Talibit. Aliu ishte i pari qė e pėrdori shkrimin nė pėrhapjen e Islamit. Ai ishte sekretari i Profetit. Kishte edhe sekretarė tė tjerė, njėri prej tė cilėve ishte edhe vetė Amr bin Asi. Kur ky i fundit e kuptoi se ishte letra e Profetit, e puthi, e vendosi nė ballė..”.





    Aliu, pra, ishte nismėtar i pėrdorimit tė shkrimit nė shėrbim tė Islamit. Abbas Mahmud el-Akkad nga Egjipti, nė veprėn e tij “Ekberijjet el-Imam Ali” (Kairo, 1970), shkruan:


    Aliut i mbeti detyra qė t’i udhėzonte njerėzit nė lėmin e monoteizmit, tė jurispudencės islame, tė gramatikės arabe dhe tė arabishtes sė shkruar. Nuk do tė ishte aspak e tepruar sikur tė themi se kjo veprimtari e tija ėshtė themeli i shkencave islame tė tė gjitha epokave. Ose mė saktė, mund tė themi se ai ishte Enciklopedia e diturive tė shekullit tė parė tė Islamit.





    Gjatė Kalifatit tė tij, Aliu u detyrua tė merrej me disa rebelime tė vėshtira. Por kurdoherė qė gjeti njė periudhė paqeje, ai e shfrytėzoi atė maksimalisht pėr t’ia prezantuar shoqėrisė myslimane etosin e Islamit.


    Shumė kėrkues tė diturisė u mblodhėn nė Kufe pėr ta dėgjuar Aliun. Pas ēdo fjalimi, ai u kėrkonte njerėzve t’i parashtronin pyetje. Shumė shpesh, Aliu thoshte: “O myslimanė! Mė pyesni tani pėr ēdo gjė qė keni nė mendje! Dijeni se s’kam pėr tė qenė pėrjetėsisht nė mesin tuaj!”.


    Aliu e promovonte lirinė e mendimit dhe tė diskutimit nė lidhje me tė gjitha temat fetare, doktrinore, ligjore, politike, filozofike dhe shkencore, duke u dhėnė kurajo myslimanėve qė xhaminė ta kthenin nė njė “forum” tė shprehjes sė lirė tė mendimeve tė tyre.


    Aliu besonte nė dinjitetin dhe nė vlerėn e individit, duke vėnė theks mbi lirinė e zgjedhjes nė lidhje me bindjet fetare, politike dhe shoqėrore. Ai besonte nė kapacitetin e njeriut dhe nė aftėsinė e tij pėr ta pėrmbushur detyrėn e tė qenit mėkėmbės i Zotit nė tokė. Duke iu drejtuar njeriut nė pėrgjithėsi, Aliu thotė: “Ti mendon se je njė trup i vogėl. Por bota e madhe ėshtė e fshehur brenda teje”.


    Aliu ėshtė pika mė e afėrt e tė qenit “njeriu i pėrsosur”. Ai ishte shenjtor, dijetar, punėtor, poet, ushtar, gjykatės, filozof, humanist, jurist, gojėtar, sundues, udhėheqės dhe para se tė gjithash, ideali i tė gjithė atyre burrave dhe grave qė e duan Zotin. Thelbi i karakterit tė tij ishte dashuria ndaj Zotit, me tė cilėn ai ishte “i dehur”. Fjalimet e tija janė tė mbushura me kėtė dashuri. Nė njė prej tyre, ai do tė thoshte:


    “Lumturia ime mė e madhe ėshtė kur shpresoj nga Krijuesi im. Aq i lumtur jam nė atė gjendje, sa s’mund tė paramendoj njė shpėrblim qė mund ta tejkalojė atė. Kjo lumturi ėshtė shpėrblimi i vetvetes”.





    Nė njė fjalim tjetėr tė tij, ai thotė:


    “Unė s’e adhuroj Zotin nga dėshira pėr tė hyrė nė parajsė, sepse ky ėshtė adhurimi i njė njeriu tė paguar. Unė s’e adhuroj Atė as nga frika e ferrit, sepse ky ėshtė adhurimi i njė skllavi. Unė e adhuroj Zotin pėr shkak tė dashurisė qė kam pėr Tė dhe ngase e di se vetėm Ai meriton ta adhuroj dhe t’i bindem”.


    Nė njė letėr tė shkruar njė miku tė tij, Aliu thotė:


    “Edhe sikur tė gjitha perdet qė e fshehin Zotin nga vėshtrimi ynė tė ngriheshin nga sytė e mi dhe unė tė gjendesha nė praninė e Tij pa perde, besimi im nė Tė nuk do mund tė rritej mė shumė nga ē’ėshtė tani”.


    Aliu ishte plotėsisht i vetėdijshėm pėr mirėsinė dhe pėr mėshirėn e pafundme tė Zotit. Njėra nga lutjet e tija mė tė shpeshta ishte: “Strehohem nė fuqinė e tė Gjithėfuqishmit dhe duke e kėrkuar mėshirėn e tij tė pafundme, ju ftoj tė luteni bashkė me mua qė Ai tė na falė vullnetin dhe aftėsinė pėr t’iu dorėzuar vullnetit tė Tij, tė na mundėsojė tė dalim faqebardhė para Tij dhe para tė gjithė gjėrave qė ka krijuar”.


    Burimi i fjalėve tė mėsipėrme s’ėshtė intelekti ose imagjinata e Aliut por vetė dashuria e tij ndaj Zotit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    110
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb Pėr: Kalifati i Ali ibn Ebu Talibit

    69. Aliu dhe idealet e lirisė





    Nėse Aliu ishte mbrojtėsi mė i madh i paqes nė ummetin e Muhammedit, ai ishte njėherit edhe avokati mė i madh i lirisė sė individit.


    Nė zgjedhjen e njė udhėheqėsi pėr myslimanėt, Aliu ishte lėnė anash tri herė. Por si pėr ironi tė fatit, pikėrisht nė zgjedhjen e Aliut, pėr herė tė parė dhe pėr herė tė fundit nė historinė e tyre, myslimanėt patėn mundėsi qė nė mėnyrė tė lirė ta zgjidhnin udhėheqėsin. Dhe zgjedhja e tyre ishte pikėrisht Aliu, duke e ditur se me kėtė veprim, ata e zgjidhnin mbrojtėsin e lirisė sė tyre.


    Siē u tha edhe mė sipėr, kur muhaxhirėt dhe ensarėt nė Medine insistuan qė Aliu ta merrte nė dorė pushtetin dhe ai e pranoi kėtė, Aliu shpalli se askush nuk ishte i obliguar t’ia shprehte atij besnikėrinė. Andaj tė gjithė ata qė i shprehėn besnikėri, e bėnė kėtė vullnetarisht.


    Por kishte edhe shumė njerėz, tė cilėt jo vetėm qė nuk i shprehėn besnikėri Aliut, por filluan edhe tė largoheshin nga Medineja. Aliu s’bėri asnjė pėrpjekje pėr t’i ndalur. Kur njerėzit ia tėrhoqėn vėmendjen drejt kėtij fenomeni, ai tha se nėn sundimin e tij, gjithkush ishte i lirė tė jetonte nė Medine ose tė largohej qė aty dhe se ai s’do ta detyronte askėnd qė tė jetonte nė Medine ose tė largohej nga qyteti. Armiqtė e tij vendosėn tė largoheshin nga Medineja dhe ai nuk i pengoi.


    Pjesa mė e madhe e shokėve tė Profetit qė gjendeshin nė Medine, i kishin shprehur besnikėri Aliut. Nė mesin e tyre ishin edhe Talhaja dhe Zubejri. Ata shpresonin se Aliu do t’i bėnte guvernatorė tė Kufes dhe tė Basrės. Por Aliu zgjodhi njerėz tė tjerė pėr kėto pozita, me ēfarė qė tė dy u larguan nga Medineja, me qėllimin qė ta tėrhiqnin premtimin e tyre pėr besnikėri ndaj Aliut. Aliu u lejoi tė shkonin.


    Kjo politikė liberale ishte nė kontrast tė plotė me atė tė Umar ibn el-Khattabit, i cili gjatė Kalifatit tė tij ua kishte ndaluar shokėve mė tė rėndėsishėm tė Profetit pjesėmarrjen nė ekspeditat ushtarake nė Persi, Siri ose Egjipt, duke u urdhėruar tė qėndronin nė Medine. Ai e kishte bėrė kėtė pėr tė mos u lejuar qė ta keqpėrdornin famėn dhe prestigjin e tyre si shokė tė Profetit nė tokat e sapopushtuara. Deri atėherė, shokėt e Profetit kurrė s’kishin bėrė ndonjė veprim tė tillė por Umari supozonte se do tė kryenin njė gjė tė tillė. Kjo ishte e mjaftueshme qė ai t’ua kufizonte lirinė e lėvizjes.


    Aliu nuk do t’i mbante nė Medine Talhanė dhe Zubejrin thjesht duke u mbėshtetur nė supozimin se ata kishin ndėrmend tė nisnin trazira, ndonėse ky supozim do tė dilte plotėsisht i saktė.


    Disa muaj mė vonė, Aisheja, Talhaja dhe Zubejri u rebeluan kundėr Aliut dhe marshuan drejt Basrės. Por Aliu sėrish nuk pėrdori metoda “tė ashpra” pėr t’u pėrballur me ta. Ai do tė pėrballej me sfidėn e tyre por vendosi tė mos e bėnte kėtė duke e pėrdorur fuqinė e shtetit.


    Si e para, Aliu nuk e detyroi askėnd t’i bashkėngjitej. Ai shkoi nė Xhaminė e Madhe tė Medines dhe u tregoi myslimanėve nė lidhje me rebelimin e Aishes, Talhasė dhe Zubejrit. Ai u bėri thirrje njerėzve qė t’i ndihmonin pėr ta ruajtur paqen nė tokėn e Islamit dhe pėr ta mbrojtur integritetin e shtetit. Ai gjithashtu ua pėrkujtoi premtimin e tyre pėr ta pėrkrahur nė luftė e nė paqe. Por njerėzit nuk u pėrgjigjėn. Ai e pėrsėriti edhe disa herė tė tjera thirrjen e tij.


    Pas shumė ditėsh, vetėm shtatėqind vetė iu pėrgjigjėn thirrjes sė Aliut dhe ai u nis nga Medineja pikėrisht me kėta ushtarė. Ai kurrė nuk e mori nė ushtri dikė qė nuk kishte dėshirė tė shkonte me tė. Tė gjithė ushtarėt e Aliut ishin vullnetarė.


    Si e dyta, Aliu e fali popullin e Basrės, ndonėse ata kishin merituar njė dėnim tė mirė pėr tradhtinė e tyre. Nė tė vėrtetė, ai jo vetėm qė i fali, por edhe nuk lejoi qė tė merreshin si tė burgosur lufte. Me kėtė, ai u lejonte edhe miqve edhe armiqve tė tij qė t’i gėzonin frytet e lirisė.


    Mosarrestimi i atyre qė nė Medine nuk i shprehėn besnikėri, leja qė Talhaja dhe Zubejri tė shkonin nė Medine dhe amnistia e pėrgjithshme pėr popullin e Basrės janė njė dėshmi shumė e qartė pėr vendosmėrinė qė kishte Aliu pėr t’i respektuar idealet e lirisė sė njerėzve.


    Aliu dėshmoi se nė Mbretėrinė e Qiejve nė tokė, liria nuk ishte njė ideal i largėt dhe gjysėm-ėndėrr pėr myslimanėt por njė e drejtė e tyre e patjetėrsueshme, tė cilėn do ta gėzonin plotėsisht, nė vend qė tė jetonin si tė burgosur. Liria e kufizuar ishte e papėrshtatshme me privilegjin e tė qenit qytetar i Mbretėrisė sė Qiejve. Kushdo qė hynte nė Mbretėrinė e Qiejve emancipohej dhe bėhej njė njeri i lirė, pėr tė mbetur pėrgjithmonė i tillė.


    Kur Aliu e mori nė dorė qeverisjen, shoqėria myslimane ishte nė njė gjendje kaotike. Klasa sunduese kishte arritur njė pushtet absolut dhe ishte e prirė nga njė arrogancė e madhe prej tė fuqishmi. Aliu shihte qartė se rendi shoqėror, ekonomik dhe politik i shtetit kėrkonte qė tė ritrajtėsohej qeverisja dhe shoqėria. Por pėrpjekja e tij pėr ta ritrajtėsuar shoqėrinė dhe qeverisjen u pėrball me reagimin e tė pasurve dhe tė tė fuqishmėve, tė cilėt do tė pėrballeshin me tė nė betejėn e Basrės dhe tė Siffinit, siē kemi shpjeguar tashmė.


    Ata deshėn t’i arrinin qėllimet e tyre nėpėrmjet dhunės dhe rebelimit. Ata e bėnė tė qartė se nuk do t’i lejonin Aliut qė t’ia rikthente efektivitetin, integritetin dhe fuqinė e qeverisjes sė tij nėpėrmjet mjeteve paqėsore dhe sistematike.


    Edhe khavarixhėt ishin nė mesin e atyre qė abuzuan me liritė e siguruara nga Aliu. Ata jo vetėm qė i kritikonin veprimet e Aliut por edhe hapur e vinin nė pyetje besimin e tij. Por Aliu kurrė nuk u pėrpoq t’i heshtte. Ai e toleroi pjesėn mė tė madhe tė kritikave tė tyre tė ashpra dhe ofenduese, pėr sa kohė qė ata nuk e prishnin rendin e pėrgjithshėm shoqėror dhe nuk pėrbėnin njė kėrcėnim pėr myslimanėt e tjerė.


    Aliu lejonte qė mendimet e gabuara tė toleroheshin, pėr sa kohė qė edhe arsyeja ishte e lirė pėr t’u pėrballur me mendimet e tilla. Por khavarixhėt abuzuan nė ēdo mėnyrė me lirinė e tyre dhe filluan tė pėrhapnin anarki, kaos dhe terror nė gjithė vendin. Vetėm kur ata kaluan pėrtej kėrcėnimeve dhe filluan tė vrisnin njerėz tė pafajshėm, Aliu u detyrua tė marshonte kundėr tyre pėr tė marrė masa ndėshkuese.


    Kufeja, kryeqyteti i Aliut, ishte e lirė dhe e hapur edhe pėr khavarixhėt dhe pėr armiqtė e tjerė tė tij. Ata ishin po aq tė lirė sa edhe miqtė e Aliut. Tė gjithė jetonin nė Kufe ose hynin dhe dilnin ashtu si tė donin. Aliu kurrė nuk i mbajti nėn vėzhgim kėta njėrės.


    Tė gjithė qytetarėt e Shtetit Islam, qofshin meshkuj, femra ose fėmijė, merrnin njė pagesė prej thesarit shtetėror. Edhe khavarixhėt e merrnin pa problem hisen e tyre. Aliu dhe zyrtarėt e tij kurrė nuk bėnė pėrpjekje pėr t’i bėrė mė tė dobėt dhe tė brishtė nėpėrmjet shtypjeve ekonomike. Ata vazhduan tė ishin armiq tė pėrbetuar tė shtetit dhe tė shoqėrisė. Mė nė fund, do tė ishte njėri prej tyre qė do ta vriste Aliun.


    Por sido qė tė ishte, edhe nė momentet mė tė vėshtira tė sundimit tė tij, Aliu nuk lejoi qė gjendja e vėshtirė t’i hiqte nga koka e njerėzve idealet e lirisė. Liria mbeti njė gjė e shenjtė, e pashkatėrrueshme dhe e patjetėrsueshme, njėsoj siē ishte besimi i Aliut nė triumfin pėrfundimtar tė Drejtėsisė dhe tė tė Vėrtetės.


    Nuk ka gjė mė tė lehtė pėr njė politikan sesa tė hedhė slogane nė lidhje me lirinė. Por Aliu ėshtė i vetmi burrė shteti i cili e madhėroi lirinė, jo nė retorikė por nė vepra konkrete. Asnjė sundues nė historinė e njerėzimit nuk u ka dhėnė aq shumė liri njerėzve tė tij, qofshin miq ose armiq, sa Aliu. Kjo liri qė do t’ua falte, do t’ia merrte nga dora fitoren nė Siffin dhe mė pas, edhe vetė jetėn. Por me sa shohim, liria ishte gjėja mė e ēmueshme pėr Aliun dhe ai kurrė nuk ngurroi ta paguante ēmimin e duhur pėr ta mbajtur atė nė kėmbė.


    Sundimi i Aliut ishte njė shpresė e re pėr njerėzimin. Kurrė mė pas nė historinė e tyre myslimanėt dhe jomyslimanėt nuk do tė gėzonin njė liri tė ngjashme me atė qė ekzistonte nėn sundimin e Ali ibn Ebu Talibit.





    Aliu dhe trashėgimia e tij


    Aliu kurrė nuk pati respekt pėr pasurinė dhe pėr mendjemadhėsinė. Ai e respektonte individin dhe besonte nė fuqinė e arsyes, nėse kjo ruhej e pastėr nga mitet dhe nga privilegjet e padrejta. Ai ishte armik i privilegjeve tė padrejta dhe kundėr tyre do tė luftonte gjithė jetėn.


    Si mbrojtėsi i vėrtetė i Islamit, qėllimi i vėrtetė i Aliut ishte gjithnjė ajo qė ishte nė interes tė Islamit. Po tė duhej ta sakrifikonte jetėn e tij pėr kėtė qėllim, ai me gjithė qejf do ta bėnte kėtė. Natėn e shpėrnguljes sė Muhammedit nga Mekkeja pėr nė Medine, Aliu kishte fjetur nė “kthetrat” e vdekjes. Qė nga ajo ditė, jeta e tij u dha nė shėrbim tė Muhammedit dhe nė mbrojtje tė Islamit.


    Duke e studiuar karrierėn dhe sjelljen e Aliut, tre pėrbėrės kryesor bėhen tė qartė. Njėri ėshtė karakteri i tij, i cili universalisht pranohet si njėri nga mė fisnikėt qė ka parė bota. Qoftė nė jetėn personale dhe qoftė si Kalif, ai gjithnjė i ndoqi idealet dhe principet e pėrpiluara nė Kur’an. Historia e Kalifatit tė Aliut tregon se idealet dhe principet e tija janė njė sfidė pėr ēdo gjeneratė tė myslimanėve pėr nga barazia e tė gjithėve nė luftė e nė paqe dhe pėr nga pėrparimi nė rrafshin njerėzor, nėpėrmjet mundėsive personale dhe institucioneve tė qeverisė. Aliu, pra, ishte triumfi i pėrsosur i karakterit dhe i ideologjisė.


    Gjėja e dytė qė bie nė sy pas karakterit tė Aliut janė arritjet e tija ushtarake. Ai ishte njė gjeneral frymėzues, humaniteti i tė cilit i habiste tė gjithė. Ai i udhėhoqi myslimanėt nė betejė me aftėsi, me njė intuitė tė fortė, me vetėkontroll dhe me butėsi. Nė mesin e tė gjithė sunduesve myslimanė, ai ishte i vetmi qė arriti ta kombinonte idealizmin dhe filozofinė e Islamit me taktikat politike dhe ushtarake.


    Pika e tretė me rėndėsi ėshtė efekti i madh qė sjellja dhe morali i Aliut pati mbi mirėqenien dhe mbi madhėshtinė e myslimanėve. Ai i mėsoi myslimanėt se mjetet pėr ta arritur qėllimin ishin po kaq tė shenjta sa vetė qėllimi dhe se po aq sa qėllimi, edhe mjetet duhej tė ishin tė drejta. Aliu merrej me gjėrat mė themelore.


    Shoqėria ideale myslimane ėshtė ajo, nė tė cilėn njerėzit dhe sunduesit i binden Zotit. Qėllimi i Aliut, pra, ishte qė masat tė radhiteshin nė grupin e shoqėrive qė i binden ligjit. Duke e bėrė kėtė, ai e rriti spektrin e etosit tė Islamit dhe njėherit i pėrforcoi edhe themelet e tija.


    Aliu ia shfaqi shoqėrisė myslimane tė njėjtėn “simetri” karakteri, tė cilėn e kishte shfaqur edhe mėsuesi dhe prijėsi i tij Muhammedi. Qė tė dy i shfaqėn aftėsitė e njėjta dhe vendosmėrinė e njėjtė morale pėr t’u pėrballur me sfida nga mė tė ndryshmet.


    Shpirti i sakrifikimit pėr hir tė detyrės dhe tė principeve ėshtė njė trashėgimi e profetėve tė Zotit. Po ky shpirt ėshtė edhe “trashėgimia” e Ali ibn Ebu Talibit pėr “ummetin” e Muhammedit. Zoti i bekoftė qė tė dy, bashkė me familjen e tyre!








    70. Njė listė e “tė parave” nė Islam





    Nė historinė e Islamit ka shumė burrė dhe gra qė ishin tė parėt (ose tė parat) pėr tė bėrė ndonjė gjė dhe pėr ta fituar statusin e njė “nismėtari” nė atė veprim. Nė vijim do tė japim njė listė tė veprimeve tė tilla dhe tė “autorėve” tė tyre. Gjithsesi, kjo listė ėshtė e kufizuar dhe nuk mund tė jetė e plotė dhe e hollėsishme.





    1. Hashimi, stėrgjyshi i Muhammedit dhe i Ali ibn Ebu Talibit, ishte i pari qė e themeloi sistemin tregtar tė Hixhazit, i cili ishte njė revolucion ekonomik pėr Arabinė e asaj kohe. Duke e bėrė kėtė, ai e shndėrroi Kurejshin nga njė shoqėri barinjsh nė njė shoqėri tregtare.


    Ibn Is’hak


    Thuhet se Hashimi ishte i pari qė i themeloi dy udhėtimet e karvanėve tė Kurejshit, nė verė dhe nė dimėr. Ai ishte gjithashtu i pari qė filloi tė shpėrndante ushqime nė Mekke.





    2. Hatixhe bint Huvejlid, e shoqja e Muhammedit, ishte personi i parė qė e pranoi Islamin.


    3. Mashkulli i parė qė e dėshmoi njėshmėrinė e Zotit dhe profetėsinė e Muhammedit ishte Ali ibn Ebu Talibi.


    4. Vendtakimi i parė nė Islam ishte shtėpia e Arkam bin Ebi’l-Erkamit nė Mekke.





    Betty Kelen


    Islami i hershėm ishte njė lėvizje rinore, e cila nė fillim u pranua si njė klub qė s’i bėnte dėm askujt. Asokohe kishte vetėm 40 pjesėtarė, tė cilėt mblidheshin nė njė shtėpi tė madhe jashtė Mekkes, e cila i takonte njė tė riu tė pasur nga fisi Makhzum, tė quajtur Erkam. Shtėpia e Erkamit konsiderohet vendtakimi i parė i myslimanėve.





    5. Familja Jasir ishte familja e parė e plotė qė e pranoi Islamin (pas familjes sė vetė Profetit). Jasiri, e shoqja Sumejje dhe djali i tyre Ammari e kishin pranuar Islamin sapo morėn vesh pėr thirrjen e tė Dėrguarit tė Zotit. Disa kanė thėnė se Ebu Bekri ishte kreu i familjes sė parė tė plotė myslimane por ky pretendim nuk pėrkrahet nga dėshmitė. Abdurrahmani, djali i Ebu Bekrit, ishte idhujtar dhe luftoi kundėr tė Dėrguarit nė betejėn e Bedrit. Edhe babai i Ebu Bekrit, Ebu Kuhafeja, ishte njė idhujtar, i cili e pranoi Islamin vetėm pasi myslimanėt e morėn edhe Mekken nė vitin 630.





    6. Nė Mekke, idhujtarėt pėr ditė tė tėra e torturuan Jasirin dhe tė shoqen Sumejjen, bashkė me djalin e tyre Ammarin, vetėm ngase e kishin pranuar Islamin. Ata tre ishin nga myslimanėt e parė, tė cilėve Muhammedi u dha sihariqe se do tė ishin nė parajsė.


    7. Sumejje, gruaja e Jasirit, ishte martirja e parė e Islamit. I shoqi Jasiri do tė bėhej martiri i dytė. Qė tė dy u torturuan nga paganėt deri nė vdekje. Edhe djali i tyre Ammari do ta fitonte kurorėn e martirit, ndonėse kjo do tė ishte shumė vite mė pas, nė betejėn e Siffinit. Nė kėtė mėnyrė, familja Jasir ėshtė njė familje e pėrbėrė tėrėsisht nga martirė, njė tipar qė nuk e ndajnė me asnjė familje tjetėr. Vetė Zoti i zgjodhi pėr kėtė nder.


    8. Njeriu i parė qė e recitoi me zė Kur’anin nė Qabe ishte Abdullah ibn Mesudi, njėri nga shokėt (sahabet) e Profetit.


    Ibn Is’hak


    Jahja bin Urva bin Zubejri mė ka pėrcjellė nga i ati se njeriu i parė qė e recitoi me zė Kur’anin nė Mekke pas tė Dėrguarit tė Zotit, ishte Abdullah ibn Mesudi.





    9. Njeriu i parė qė u vra nė rrethinat e Qabes ishte Harith ibn Ebi Hala, nipi dhe djali i adoptuar i Hatixhes, shoqes sė Muhammedit. Kur Muhammedi e shpalli njėshmėrinė e Zotit nė Qabe para njė turme idhujtarėsh, ata e sulmuan sakaq. Harithi ndėrhyri pėr ta mbrojtur dhe nė atė rrėmujė u plagos disa herė me thikė, duke u bėrė martiri i tretė i Islamit.


    10. Ammar bin Jasiri ishte njeriu i parė nė Islam qė ndėrtoi njė xhami. Xhaminė e tij ai e kishte ndėrtuar qė nė Mekke.


    Ibn Is’hak


    Sufjan ibn Ujejne pėrcjell nga Zekerija el-Shebiu se njeriu i parė qė ndėrtoi xhami ishte Ammar bin Jasiri.


    11. Masab ibn Umajri ishte zyrtari i parė i Islamit. Nė vitin 621, njė grup qytetarėsh nga Jethribi (Medineja) erdhėn nė Mekke. Ata u takuan me tė Dėrguarin nė Akabe, e pranuan Islamin dhe i kėrkuan qė t’u dėrgonte njė mėsues tė Islamit dhe tė Kur’anit nė Jethrib. Profeti e dėrgoi Masab ibn Umajrin, njė kushėri tė babait tė tij. Kjo ishte hera e parė qė ishte zgjedhur njė zyrtar nė Islam. Masab ibn Umajri ishte mėkėmbėsi i parė i zgjedhur nga Muhammedi.


    12. Abdullah ibn Ebu’l-Esadi ishte njeriu i parė qė u shpėrngul nga Mekkeja nė Medine nė vitin 622.


    13. Bilalli ishte muezzini i parė i Islamit. Zėri i tij jehonte nėpėr Medine me thirrjen “Allahu Ekber” (Zoti ėshtė mė i madh). Pėrveē kėsaj, kur Medineja filloi t’i fitonte tiparet e njė qytet-shteti dhe u ndėrtua edhe thesari shtetėror, Bilalli u vendos nė krye tė thesarit. Me kėtė, ai u bė arkėtari i parė i Islamit, i cili ishte pėrgjegjės pėr shpėrndarjen e fondeve. Ai ishte pėrgjegjės pėr shpėrndarjen e parave tek vejushat, jetimėt, udhėtarėt dhe tė varfėrit e tjerė qė s’kishin asnjė mėnyrė pėr ta fituar bukėn e gojės.


    14. Hamza ibn Abdul Muttalibi, xhaxhai i Muhammedit dhe i Aliut, ishte komandanti i parė ushtarak i Islamit. Profeti e dėrgoi atė nė krye tė 30 muhaxhirėve pėr ta ndalur njė karvan tė Kurejshit, tė prirė nga Ebu Xhehli. Nė kėtė ekspeditė nuk pati ndonjė konflikt dhe ushtarėt u kthyen nė Medine.


    15. Guvernatori i parė i Medines ishte Saad bin Ubade Ensariu. Nė vitin e dytė pas Hixhrit, i Dėrguari e udhėhoqi personalisht ekspeditėn pėr nė Vaddan. Gjatė mungesės sė tij, Saad bin Ubadeja do tė ishte guvernator i Medines.


    16. Komandanti i parė ushtarak, ushtarėt e tė cilit patėn konflikt tė pėrgjakshėm, ishte Abdullah ibn Xhehsh, njė kushėri i tė Dėrguarit. Ai udhėhoqi njė ekspeditė prej shtatė vetėsh nė Nakhla.


    17. Beteja e Bedrit, e bėrė nė vitin 624 ishte pėrballja e parė nė fushėbetejė e Islamit dhe paganizmit. Njėri nga heronjtė paganė, Velid ibn Utbe, i sfidoi ushtarėt myslimanė pėr dyluftim. Sfidės sė tij iu pėrgjigj Ali ibn Ebu Talibi, personi i parė qė e kishte pranuar Islamin. Aliu e vrau Velidin pas disa minutash. Kjo do tė ishte pjesa hyrėse e pėrballjes sė gjatė ndėrmjet Islamit dhe idhujtarisė. Ajo do tė pėrfundonte njėsoj siē kishte filluar, me triumfin e Islamit mbi paganizmin. Do tė ishte njė triumf ku Aliu do ta luante rolin e arkitektit.


    18. Ubejde ibn el-Harith ibn Abd’ul-Muttalib ishte myslimani i parė qė u vra nė betejė. Ai ishte njė kushėri i Muhammedit e i Aliut dhe njėherit, edhe dėshmori i parė i betejės sė Bedrit.


    19. Zejd bin Harithe ishte myslimani i parė qė u vra nė tokė tė huaj. Nė shtator tė vitit 629, Profeti e dėrgoi atė si gjeneral tė ushtrisė qė do tė pėrballej me romakėt nė Siri. Ushtritė u pėrballėn nė Mut’a dhe Zejdi u vra.


    20. Akib ibn Usajdi ishte guvernatori i parė i Mekkes. Ky ishte emėrimi i parė permanent nė historinė e Islamit. Akibi e mori pėrsipėr kėtė detyrė nė vitin 630.








    71. Tė “pazėvendėsueshmet” e Islamit





    Vitet e hershme tė Islamit ishin njė periudhė e sfidave tė vėshtira pėr besimtarėt. Ēdo ditė sillte kėrcėnime tė reja dhe pėrballje tė reja me idhujtarėt. Kjo bėnte qė edhe vetė mbijetesa nė njė mjedis tė tillė tė ishte njė sfidė nė vete. E gjitha profetėsia e Muhammedit, tė Dėrguarit tė fundit tė Zotit mbi tokė, e cila zgjati 23 vjet, do tė karakterizohej nga kjo pėrpjekje.


    Ishte kjo njė pėrpjekje titanike. Vetėm gra dhe burra me besim tė palėkundur, me guxim dhe me njė fuqi tė pathyeshme mund t’u mbijetonin shtypjeve tė tilla. Pėr t’u pėrballur me kėto shtypje dhe sfida, Islami i krijoi “titanėt” e tij. “Titanėt” e Islamit pėrbėheshin nga dy individė dhe nga dy grupe. Dy individėt ishin Ebu Talib ibn Abdul Muttalibi dhe djali i tij Aliu, ndėrkohė qė grupet ishin fisi Hashim nė Mekke dhe ensarėt nė Medine.


    Baza e veprimtarisė sė Ebu Talibit dhe e fisit Hashim ishte Mekkeja, kurse “teatri” i konflikteve ku u pėrfshinė Aliu dhe ensarėt ishte Medineja. Sė bashku, ata e pėrbėnin atė qė mund tė quhej “tė pazėvendėsueshmit” e Islamit. Qė tė katėr elementėt e kėsaj tėrėsie ishin tė pazėvendėsueshėm pėr Islamin dhe secili element do ta luante njė rol tė veēantė nė histori.


    Elementi i parė ishte Ebu Talibi. Zoti e ngarkoi atė me detyrėn e mbrojtjes sė Muhammedit dhe tė Islamit. Shtėpia e tij nė Mekke ishte djepi i Islamit. Muhammedi ishte lindur nė kėtė shtėpi, e cila mė pas do tė bėhej vendi ku ai do tė edukohej dhe vendi ku ai do ta ngrinte “kėshtjellėn” e Islamit.


    Ebu Talibi ishte njė njeri me prestigj, me fuqi dhe me pasuri tė bollshme. Por problemi me tė cilin pėrballej si mbrojtės i Islamit ishte aq i madh sa ai nuk e pėrballonte dot vetėm. Andaj, ai duhej tė gjente pėrkrahje. Por kush mund ta mbronte atė nė Mekke kundėr Kurejshit, pėrveē pjesėtarėve tė fisit tė tij tė Hashemitėve? Ai i mblodhi pjesėtarėt e fisit Hashim dhe me kėtė pėrkrahje tė tyre kolektive e garantoi ekzistencėn dhe mbijetesėn e Islamit nė Mekke.


    Fisi Hashim ishte i vendosur dhe monolitik nė mbrojtje tė Muhammedit dhe tė Islamit. Pjesėtarėt e kėtij fisi duruan tri vite vuajtjeje teksa ishin tė ngujuar nė njė ngushticė por kurrė nuk e dorėzuan Muhammedin. Idhujtarėt u habitėn dhe e humbėn kurajon e tyre kur u pėrballėn me qėndrimin e bashkuar dhe tė vendosur tė fisit Hashim kundėr tyre dhe kundėr gjithė botės.


    Ditėn qė vdiq Ebu Talibit, Muhammedi mund ta ketė pasur ndjesinė se mbrojtja kryesore e Islamit ishte zhdukur. Megjithatė, vdekja e Ebu Talibit nuk i dha fund traditės sė mbrojtjes sė Muhammedit dhe tė Islamit, e cila do tė vazhdonte me djalin e tij Aliun, njė individ qė ishte i destinuar tė dallohej shumė mė tepėr se i ati nė shėrbimet e tija pėr Islamin. Gjenialiteti i Aliut u shpalos nė Medine. Ai e shkatėrroi fuqinė arabe. Por njėsoj siē kishte qenė jetike pėrkrahja e fisit Hashim nė Mekke, jetike ishte edhe pėrkrahja e ensarėve nė periudhėn e Medines. Ensarėt u mblodhėn pėrreth Muhammedit nė Medine, njėsoj siē ishte mbledhur fisi Hashim nė Mekke.


    Ebu Talibi dhe Aliu nė njėrėn anė dhe pjesėtarėt e fisit Hashim e tė ensarėve nė anėn tjetėr, ishin njerėz tė jashtėzakonshėm po tė gjykojmė sipas standardit tė asaj kohe por edhe sipas standardeve tė kohės sonė. Ata i mbrojtėn principet, nderin dhe trashėgiminė e Islamit. Secili prej tyre, qoftė burrė ose grua, e pėrbėn atė tėrėsi tė “tė pazėvendėsueshmeve” tė Islamit. Pa shėrbimin dhe kontributin e tė gjithė atyre, Islami mbase kurrė nuk do tė mund tė ndėrtohej i tillė siē ėshtė.


    Kishte dhe myslimanė tė tjerė, shokė (sahabe) tė Profetit, tė cilėt luajtėn role tė rėndėsive tė ndryshme nė historinė e Islamit. Disa prej tyre patėn role tė mėdha dhe disa tė tjerė role mė tė vogla. Por asnjėri prej tyre nuk pati njė rol, pėr tė cilin mund tė thuhet se ishte “i pazėvendėsueshėm”. Shumė prej tyre u dalluan pas vdekjes sė Profetit dhe po tė vdisnin nė tė gjallė tė tij, mbase kurrė nuk do t’u dėgjohej emri. Gjatė jetės sė Profetit, ata ishin personazhe dytėsorė dhe margjinalė, tė cilėt fituan njė realitet dhe kompleksitet individual vetėm pas vdekjes sė Profetit.





    John Keneth Galbraith, njė ekonomist dhe diplomat amerikan, e ka analizuar njė sėmundje gazetareske, tė cilėn e ka quajtur “build up” (ngritje). Sipas tij, fenomeni “build-up” ka pėr qėllim ngritjen e njė personazhi tė rėndomtė nė njė pozitė historike dhe tė pavdekshme. Kjo duket se ėshtė bėrė edhe nė rastin e shumė prej muhaxhirėve. Lėvdata ekstravagante janė bėrė pėr shumė prej tyre dhe shumė shpesh, kėto fjalė i janė veshur Profetit, duke “u bekuar” me statusin e hadithit. Nė tė vėrtetė, pjesa mė e madhe e kėtyre “haditheve” s’janė tjetėr veēse trillime tė fantazisė sė begatshme tė disa prej adhuruesve tė kėtyre personazheve.


    Shembuj tė “haditheve” tė tilla mund tė jepen shumė por kėtu do tė pėrmendim vetėm njė. Njėra nga thėniet mė tė famshme tė Profetit ėshtė “hadithi i dhjetė tė shpėrblyerve me parajsė”. Sipas kėtij hadithi, Profeti personalisht ua ka garantuar parajsėn dhjetė vetėve nga ndjekėsit e tij, tė cilėt ishin:


    1. Ebu Bekri


    2. Umari


    3. Osmani


    4. Aliu


    5. Talhaja


    6. Zubejri


    7. Abdurrahman bin Aufi


    8. Saad bin Ebi Vakkasi


    9. Ebu Ubejde ibn el-Xherrahu


    10. Said bin Zejdi





    Ky hadith ėshtė i dyshimtė pėr disa arsye:


    a. Tė gjithė kėta shokė tė Profetit janė nga muhaxhirėt dhe asnjėri nuk ėshtė nga medinasit. Njė shpėrfillje tejet interesante! Njėsoj siē nuk kishin hise nė qeverinė e Sakifes, tani dukej se ensarėt nuk kishin vend as nė parajsė. Ėshtė vėrtet fantastike se si Profeti nuk kishte mundur tė gjente as edhe njė ensar tė vetėm qė do tė meritonte tė ishte nė mesin e kėtyre dhjetė vetėve, ndonėse ishin ensarėt qė ishin bėrė strehė e Islamit dhe e vetė muhaxhirėve.


    Muhammedi nuk ishte as mosmirėnjohės dhe as harrues. Ai nuk mund ta kishte harruar mikpritjen e ensarėve ndaj tij. Nė tė vėrtetė, kėtė mikpritje e kishte pranuar me shumė kėnaqėsi. Nė anėn tjetėr, ai shumė shpesh ishte treguar tejet i rezervuar gjatė pranimit tė ndonjė shėrbimi nga muhaxhirėt. Nėse Muhammedi vėrtet s’ishte mosmirėnjohės (gjė qė e dimė se nuk ishte), atėherė ky “hadith” nuk mund tė jetė i saktė.





    b. Teksa ishin gjallė nė kėtė botė, disa nga kėta “banorė tė parajsės” kishin luftuar ndėrmjet veti dhe ishin pėrpjekur pėr ta vrarė njėri-tjetrin. Dy prej tyre, Talhaja dhe Zubejri, nisėn trazira pėr ta vrarė kalifin Osman, i cili i takonte gjithashtu kėtij grupi prej dhjetė vetash. Mė pas, qė tė dy do ta tėrhiqnin premtimin e tyre pėr besnikėri ndaj Kalifit legjitim tė myslimanėve, Aliut dhe me kėtė veprim, do ta shkaktonin vdekjen e mijėra myslimanėve tė pafajshėm. Dhe tani, po tė gjykojmė sipas kėtij “hadithi”, edhe viktimat potenciale edhe vrasėsit potencialė duhet tė hyjnė nė parajsė.





    c. Edhe nė mesin e muhaxhirėve kishte shumė tė tjerė qė ishin mjaft mė tė dalluar se kėta dhjetė burra. Megjithatė, Profeti asnjėrit prej tyre nuk i dha njė garanci tė tillė pėr tė hyrė nė parajsė. Masab ibn Umajri, Abdullah ibn Mesudi, Bilall ibn Ribah, Zejd bin Harithe, Usame bin Zejd ose Abdullah ibn Ravaha ishin shumė mė tė dalluar se Osmani, Abdurrahman bin Aufi, Ebu Ubejde ibn el-Xherrahu ose Said bin Zejdi. Megjithatė, Profeti kurrė nuk kishte thėnė diēka tė tillė nė lidhje me ta.


    Nuk dihet se ē’ishte standardi pėr tė pėrcaktuar se kush do tė hynte nė parajsė dhe kush jo. Nė ishte virtyti njė kusht i hyrjes nė parajsė, atėherė kishte shumė muhaxhirė dhe ensarė tė tjerė qė ishin shumė mė tė virtytshėm dhe mė tė devotshėm se disa nga kėta dhjetė vetė. Pesė prej tyre ishin kapitalistė tė vėrtetė dhe mund tė thuhet lehtėsisht se ishin shtyllat e sistemit kapitalist nė mesin e myslimanėve.


    Nuk ka asgjė tė keqe nė tė qenit kapitalist. Por kapitalizmi, veēanėrisht nė formėn e tij tė “pagdhendur”, ishte simboli i njė sistemi ekonomik, kundėr tė cilit kishte luftuar i Dėrguari i Zotit gjatė gjithė jetės sė tij. Muhammedi e luftoi kėtė sistem sepse ai mbėshtetej nė shfrytėzimin e paskrupullt dhe tė padrejtė tė tė varfėrve. Ai pa se ky kapitalizėm i egėr mbrohej nga “kartelet” e fuqishme kurejshe nė Mekke. Kėto kartele ishin tė fuqishme, tė mbrojtura dhe tė pathyeshme nė fillim por pas shumė pėrpjekjesh, ishin shkatėrruar plotėsisht.


    Muhammedi kurrė nuk u identifikua me mbrojtėsit e sistemit kapitalist. Nė anėn tjetėr, ai gjithnjė u vetėidentifikua me tė varfrit. Shumė shpesh, ai thoshte: “Varfėria ėshtė krenaria ime..”. Por pas vdekjes sė tij, sistemi kapitalist ishte nxjerrė nga varri dhe ishte ringjallur. Kėshilli zgjedhės i Umarit, i caktuar pėr tė zgjedhur njė Kalif tė ri, s’ishte veēse njė kartel neo-kapitalistėsh tė lindur nė periudhėn islame. Ėshtė e vėrtetė se Umari e shtoi edhe Aliun nė kėtė listė por ky i fundit nuk i takonte grupit tė pasanikėve. Nė tė vėrtetė, marrėdhėnia e tij me kėtė “kartel” ishte e njėjtė si ajo e Muhammedit me Kurejshin nė Mekke.


    Qė tė dy “kartelet” ishin ekskluzive. Nė Mekke, “karteli” i pranonte vetėm pjesėtarėt e pasur tė Kurejshit. Tė varfėrit dhe ata qė nuk i takonin Kurejshit nuk pranoheshin nė klub. Edhe “karteli” nė Medine i pėrjashtoi ensarėt dhe tė varfrit. Qė tė dy“klubet” u udhėhoqėn nga kurejshitėt, ekskluzivisht pėr interesat e kurejshitėve.


    Ky kapitalizėm i ri “u shenjtėrua” falė lidhjeve tė tija me shokėt e Profetit dhe u rrit aq shumė nė tokat e Islamit, sa ishte e pamundur tė largohej. Kur Aliu bėri njė pėrpjekje pėr ta ērrėnjosur, mbrojtėsit e tij e sfiduan dhe toka e Islamit shpėrtheu nė njė luftė civile.


    Shumė shpejt, Aliu do tė vritej dhe kapitalizmi i egėr do tė ishte sėrish i lirė nė “gjuetinė” e tij tė pakontrolluar nė tokat e Islamit.


    Myslimanėt shiitė e konsiderojnė hadithin e dhjetė personave qė u ėshtė premtuar parajsa si njė hadith tė gėnjeshtėrt, i cili bie ndesh edhe me etosin e Islamit edhe me arsyen. Pėr shiitėt, ky hadith ėshtė njė fryt i fenomenit “build-up”, qėllimi themelor i tė cilit ėshtė qė njerėz tė rėndomtė tė ngrihen nė nivelin e personazheve historikė dhe tė pavdekshėm.








    72. Sakrificat e Muhammedit pėr Islamin





    Qė tė mund tė arrihen, qėllimet e mėdha kėrkojnė sakrifica tė mėdha. Sa mė i madh qė tė jetė qėllimi, aq mė i madh ėshtė edhe ēmimi qė duhet paguar pėr ta arritur atė. Pėrpjekja e njeriut pėr tė shpėtuar nga zinxhirėt e skllavėrisė dhe tė tiranisė ėshtė njė pėrpjekje mijėvjeēarė qė ka marrė njė numėr tė pakufishėm jetėsh.


    Tri nga pikat mė tė rėndėsishme tė pėrpjekjes sė njeriut pėr liri janė Revolucioni Francez i vitit 1789, Revolucioni Rus i vitit 1917 dhe Revolucioni Kinez i vitit 1949. Kėto tri ndodhi janė njėherit edhe disa nga ndodhitė mė me ndikim nė historinė e njerėzimit. Valė tė tėra prej gjaku u ngritėn gjatė kėtyre revolucioneve dhe me tėrheqjen e tyre, kėto valė e tėrhoqėn nga skena edhe sistemin e vjetėr qė ishte simbol i shtypjes dhe i shfrytėzimit. Kėto revolucione krijuan forca tė reja, tė cilat sot po e lėvizin botėn. Kėto ishin ēmimet qė njerėzimi duhej t’i paguante pėr ta arritur lirinė e tij politike dhe ekonomike. (Revolucioni Rus dhe Perandoria Sovjetike u shkatėrruan sė brendshmi pas 73 vitesh.)


    Shumė shekuj mė parė, nė shekullin e shtatė tė erės sonė, njė revolucion tjetėr e kishte ndryshuar rrjedhėn e historisė. Ky ishte njėri nga revolucionet mė tė mėdha tė njerėzimit por ēuditėrisht, ishte paqėsor. Ky revolucion nuk krijoi njė det gjaku dhe nė tė vėrtetė, mund edhe tė quhet njė revolucion “i papėrgjakur”. Ishte pikėrisht njė porosi paqeje. Paqja ishte edhe flamuri edhe emri i saj.


    Ndonėse Islami ishte avokati i paqes nė botė, ai nuk u bė i fuqishėm veēse nėpėrmjet njė pėrpjekjeje tė gjatė. Nė tė vėrtetė, pėr 23 vite me radhė, Islami ishte nė njė betejė tė vazhdueshme pėr mbijetesė dhe njėsoj si tė gjitha lėvizjet e tjera tė mėdha nė histori, kėrkonte sakrifica. Ėshtė interesante se Muhammedi nuk i imitoi prijėsit e tjerė historikė dhe kurrė nuk i hodhi nė zjarr ndjekėsit e tij si njė “sakrificė” pėr idealet. Sakrificė ėshtė tė ndahesh nga njė pasuri shumė e vlefshme pėr hir tė njė ideali. Shumė nga profetėt dhe nga tė dėrguarit e Zotit kanė jetuar njė jetė sakrificash. Ibrahimi e ofroi tė birin Ismailin si sakrificė, Gjon Pagėzori (profeti Jahja sipas traditės islame) e ofroi veten e tij. Ismaili mund tė vritej por nė kohėn e duhur u zėvendėsua nga njė kurban. Pėrkundėr kėsaj, Gjon Pagėzori u vra dhe koka iu nda nga trupi, duke u bėrė kėshtu njėri nga dėshmorėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave.


    Nė mesin e shumė shembujve tė sakrificės, ka dy shembuj qė kėrkojnė shumė guxim dhe besim. Kur tė shihet nga kėndvėshtrimi sasior dhe cilėsor, sakrificat e bėra nga Muhammedi mbeten tė papėrsėritura nė histori.


    Kėtu duhet bėrė dallim ndėrmjet sakrificave materiale dhe sakrifikimit tė jetės. Muhammedi i bėri tė dy kėto gjėra. Ai e sakrifikoi rehatinė e tij dhe tė gjitha pronat e tija materiale pėr hir tė Islamit. Kjo ėshtė diēka qė gjithkush e di. Ajo qė mbase nuk dihet aq mirė ėshtė fakti se disa nga familjarėt mė tė afėrt tė Muhammedit u vranė nė mbrojtje tė Islamit. Emrat e kėtyre njerėzve qė e sakrifikuan jetėn e tyre pėr Islamin, janė:



    El-Harith ibn Ebi Hala, djali i adoptuar dhe nipi i Hatixhes: i vrarė nė Mekke

    Ubejde ibn el-Harith ibn Abd’ul-Muttalib, kushėri i Muhammedit: i vrarė nė betejėn e Bedrit

    Hamza ibn Abd’ul-Muttalib, xhaxha i Muhammedit: I vrarė nė betejėn e Uhudit

    Masab ibn Umajr, xhaxha i Muhammedit: i vrarė nė betejėn e Uhudit.

    Abdullah ibn Xhehsh, kushėri i Muhammedit: i vrarė nė betejėn e Uhudit.

    Zejd bin Harithe, miku dhe djali i adoptuar i Muhammedit: i vrarė nė betejėn e Mut’asė.

    Xhafer ibn Ebu Talib, kushėri i Muhammedit: I vrarė nė betejėn e Mut’asė

    Ejmen ibn Ubejd, vėlla qumėshti i Muhammedit: i vrarė nė betejėn e Hunejnit.





    Kjo ėshtė njė listė e disa prej emrave mė tė famshėm nė historinė e Islamit dhe nė tė pėrfshihen dy xhaxhallarė, tre kushėrinj, dy bij tė adoptuar dhe njė vėlla i qumėshtit i Muhammedit. Nėpėrmjet sakrificave tė tilla ai e bėri Islamin tė fuqishėm dhe tė pashkatėrrueshėm.


    Muhammedi kurrė nuk u pėrpoq t’i mbronte mė tė dashurit e tij. Nė tė vėrtetė, mė tė dashurit e tij ishin tė parėt qė u pėrgjigjeshin sfidave tė armikut. S’kishte njeri qė ai e donte mė shumė se Aliun. Por megjithatė, Aliu ishte gjithnjė nė detyrėn mė tė rrezikshme nė ēdo pėrballje me paganėt, qoftė nė Mekke ose nė Medine.


    Sakrificat mė tė mėdha pėr Islamin u bėnė nga Muhammedi dhe nga Aliu. Nė anėn tjetėr, personat si Ebu Bekri dhe Umari nuk bėnė kurrfarė sakrifice. Kur tė flitet pėr sakrificat e bėra pėr Islamin, ata nuk kanė shumė gjėra pėr tė treguar. Kurdoherė qė vinte njė sfidė nga paganėt, siē erdhi nė Bedėr, nė Uhud ose nė Hendek, ata (Ebu Bekri dhe Umari) nuk u pėrgjigjėn dhe asnjė pjesėtar i familjes sė tyre nuk u vra nė mbrojtje tė Islamit. Familjari i vetėm qė Umari e humbi nė betejat e Islamit me paganizmin ishte daja i tij Ebu Xhehli, i cili u vra nė betejėn e Bedrit.


    Kurora e dėshmorit ėshtė nderi mė i madh qė Islami mund t’ia falė njė myslimani nė kėtė botė. Mė tė dashurit e Muhammedit dhe tė Aliut fituan tetė kurora tė tilla teksa ishte akoma gjallė Muhammedi por do tė fitonin edhe shumė tė tjera mė pas.








    73. Dėshtimi kryesor i Ebu Bekrit dhe Umarit





    Thuhet se njė politikan dallon nga njė burrė shteti nė faktin se politikani mendon vetėm pėr zgjedhjet e ardhshme, ndėrkohė qė njė burrė shteti mendon pėr gjeneratat qė do tė vijnė. Kjo do tė thotė se ndikimi i politikanit nė publik ėshtė i kalueshėm por ai i njė burri shteti ėshtė i pėrhershėm.


    Prijėsit e vdekur kujtohen nė varėsi prej asaj sa e kanė ndryshuar rrjedhėn e historisė dhe sa kanė arritur bėmat e tyre tė bėhen pjesė e njė trashėgimie kombėtare.


    Ebu Bekri dhe Umari ishin tė mėdhenj si burra shteti dhe me idetė e tyre e ndryshuar rrjedhėn e historisė. S’ka dyshim se qė tė dy ishin prijės, pushtues dhe sundues tė mėdhenj.


    Por edhe pėrkundėr kėsaj madhėshtie tė tė dyve, ka njė ēėshtje nė tė cilėn vizioni i tyre prej udhėheqėsi dėshtoi plotėsisht. Kjo ėshtė pikėrisht ēėshtja e udhėheqėsisė sė myslimanėve. Ata dėshtuan nė krijimin e njė aparati pėr udhėheqėsinė e shoqėrisė myslimane. Ata dėshtuan nė zhvillimin e njė sistemi tė transferimit paqėsor tė pushtetit nga njė sundues tek tjetri.


    Para Ebu Bekrit dhe Umarit, i Dėrguari i Zotit Muhammedi kishte planifikuar njė aparat pėr transferimin paqėsor tė pushtetit. Por nė njė fatkeqėsi tė vėrtetė, ata tė dy e kishin ēaktivizuar atė dhe nė vend tė tij, e kishin krijuar njė aparat tė vetin. Ky aparat funksiononte pėr tė funksionuar por kishte shumė “defekte” nė punėn e tij.


    Nė kontrast me planin e frymėzuar tė Muhammedit pėr pasardhėsinė e tij, Ebu Bekri dhe Umari krijuan njė sistem tė pėrkohshėm tė vetin nė Sakife. Ky sistem ishte i suksesshėm nė kuptimin qė e solli pushtetin nė duart e tyre: njėherė njėri dhe mė pas tjetri u bė udhėheqės. Por siē do tė tregonin ngjarjet nė vijim, sistemit tė tyre i mungonte njė strategji e kujdesshme. Esenca e strategjive shtetėrore duhet tė jetė pikėrisht kujdesi dhe koherenca por jo improvizimi i ēastit.


    Kur i Dėrguari i Zotit vdiq, Ebu Bekri dhe Umari u bėnė nismėtarė tė asaj qė do tė quhej “Kalifati i tė Drejtudhėzuarve”, me ē’rast Ebu Bekri do tė ishte Kalifi i parė “i drejtudhėzuar”. Dy vite mė pas, teksa po vdiste, ai e emėroi Umarin si pasardhės tė vetin.


    Dhjetė vite mė vonė, Umari ishte nė shtratin e vdekjes dhe sėrish duhet tė pėrballej me problemin e transferimit tė pushtetit. Gjithė ē’bėri Umari ishte tė pėrpilonte njė sistem tė improvizuar, ndonėse kishte pasur njė pėrvojė tė madhe nė qeverisje dhe nė politikė.


    Shkatėrrimi nga Ebu Bekri dhe Umari, i sistemit tė trashėgimisė qė Muhammedi kishte pėrpiluar, do tė ishte tragjedia mė e madhe e historisė sė Islamit.


    Maurice Latey, duke shkruar nė lidhje me perandorėt romakė nė veprėn “Patterns of Tyranny” (Motivet e tiranisė), tė botuar nė vitin 1969 nė New York, shkruan:


    “Mjetet i japin ngjyrim fundit dhe pėr sundimin e Augustit, metoda me tė cilėn e mori pushtetin nė duar, do tė linte njė gjurmė fatale nė themelin e perandorisė sė tij, e cila vazhdimisht do t’i lėkundte themelet e saj dhe mė nė fund do ta shkatėrronte”.





    Nė politikėn e Ebu Bekrit dhe tė Umarit, mėnyra nė tė cilėn e morėn pushtetin la njė gjurmė fatale nė themelin e “Kalifatit tė tė Drejtudhėzuarve”, themelet e tė cilit do tė lėkundeshin vazhdimisht, pėr t’u shkatėrruar mė nė fund.


    “Kalifati i tė Drejtudhėzuarve” (Ebu Bekri, Umari, Osmani dhe Aliu) u shkatėrrua nė mes tė njė lufte civile, mes vrasjeve dhe kaosit, njėsoj siē kishte parashikuar vetė Umari. Muavije ibn Ebu Sufjani, i cili pėr tridhjetė vjet me radhė kishte pritur njė mundėsi pėr ta marrė nė dorė Kalifatin, veproi pėr ta mbushur vakumin e krijuar dhe e bėri kėtė gjė fare pa pretenduar se ishte njė njeri i virtytshėm dhe se kishte qėllime tė shenjta.


    Siē u tha mė sipėr, Muhammedi ishte akoma gjallė kur kandidatėt potencialė pėr pushtetin e kishin pėrpiluar njė plan tė tyre, i cili do tė duhej ta neutralizonte planin e Muhammedit pėr transferim paqėsor tė pushtetit. Sipas kėtij plani, Ebu Bekri do tė ishte Kalifi i parė, Umari i dyti dhe Osmani i treti. Muhammedi e dinte se ēfarė kishin ndėrmend disa nga shokėt e tij dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, tė gjithė i vendosi nėn komandėn e Usame bin Zejdit, duke urdhėruar qė menjėherė tė largoheshin nga Medineja dhe tė shkonin nė frontin sirian. Por ata nuk iu bindėn urdhrit tė tij dhe qėndruan.


    Shokėt e Muhammedit e zhvleftėsuan planin e tij pėr pasardhėsinė dhe e ngritėn Ebu Bekrin nė fron. Para se tė vdiste vetė, Ebu Bekri e emėroi Umarin si Kalif tė ri. Dhjetė vite mė pas, kur Umarit i ishte afruar vdekja, ai vetėm sa e “inskenoi” zgjedhjen e Osmanit si pasardhės tė vetin, nė njė mėnyrė qė do tė siguronte funksionim tė planit tė tyre zanafillor.


    Por s’mund ta dimė kurrė se ē’ishte mendimi i Ebu Bekrit dhe i Umarit nė lidhje me periudhėn pas Osmanit. Me sa duket, Umari u pėrpoq tė shihte se ē’mund tė ngjante pas Osmanit. Duke i menduar kėto kohė, ai e afroi Muavijen si “tė mbrojturin” e tij. Njėsoj siē e kishte “rritur” Muhammedi Aliun pėr t’i udhėhequr myslimanėt pas vetes sė tij, edhe Umari po e “rriste” Muavijen.


    Muavije kishte dėgjuar se Umari e kishte kritikuar metodėn e zgjedhjes sė Ebu Bekrit si njė “punė tė ngutur”, nga ndikimet e liga tė tė cilės i kishte mbrojtur Zoti myslimanėt. Andaj, kur u bė vetė Kalif, Umari hoqi dorė nga kjo metodė. Ai nė dukje e hoqi sistemin e zgjedhjes sė lirė, i cili edhe ashtu ishte hequr tashmė me emėrimin e drejpėrdrejtė tė Umarit nga Ebu Bekri.


    Muavije e shkatėrroi godinėn e ndėrtuar nga Ebu Bekri dhe nga Umari, duke e ndryshuar tėrėsisht ideologjinė. Ardhja e Muavijes nė pushtet ishte sinjali i dėshtimit spektakular tė demokracisė “islame” ose thėnė mė saktė, demokracisė sė Sakifes.





    Charles Yost


    Demokracia nuk ėshtė njė punė ndjenjash por njė punė vizioni. Secili sistem qė nuk ka vizione afatgjate, do tė vetėshkatėrrohet shumė shpejt. (“Epoka e triumfit dhe e frustracionit”).





    Demokracia e Sakifes nuk kishte bėrė llogari afatgjata dhe e kishte shkatėrruar vetveten nė njė kohė tė shkurtėr, me ēfarė e ngriti Muavijen, djalin e Hindės, drejt pozitės mė tė lartė. Njėsoj siē ishte Ebu Bekri nismėtar i “Kalifatit tė tė Drejtudhėzuarėve” (el-Kalifat er-Rashida), edhe Muavije u bė nismėtar i monarkisė dhe e themeloi dinastinė e tij. Mbi rrėnojat e “Kalifatit tė tė Drejtudhėzuarve”, ai i vendosi shtyllat e perandorisė umajjade. Filozofia e tij politike mbėshtetej nė njė strategji afatgjate dhe tė kujdesshme.


    Nėntėdhjetė vite pas tij, perandoria e Muavijes do tė shkatėrrohej dhe mbi rrėnojat e saja, kėsaj radhe Abbasidėt do t’i vendosnin themelet e perandorisė sė tyre. Edhe ata, njėsoj si Umajjadėt, sunduan nė formė dinastie dhe u mbėshtetėn nė njė strategji afatgjate dhe tė kujdesshme, e cila do ta krijonte edhe “Epokėn e Artė” tė arabėve. Epoka e artė e njė populli gjithnjė e simbolizon paqen dhe prosperitetin. Epoka e artė e arabėve mund t’u ketė sjellė prosperitet disa njerėzve por jo tė gjithė myslimanėve. Edhe nė kohėt kur Abbasidėt ishin nė kulmin e fuqisė sė tyre, perandoria abbaside nuk pati paqe tė vėrtetė.





    G.E. von Grunebaum


    Motivimi i kryengritjeve qė e trondisnin Perandorinė Abbaside ishte feja. Edhe nėn sundimtarėt e parė abbasidė, tė cilėt kishin njė pushtet shumė tė fuqishėm, asnjė vit nuk kalonte pa ndonjė kryengritje tė madhe ose tė vogėl. (“Islami klasik: njė histori 600-1258”, fq.88).





    Lufta nė tokėn e Islamit ishte njė gjė normale dhe gjithnjė e pritshme. Lufta pėr pushtet konsiderohej tejet normale dhe e pashmangshme. Kjo luftė ishte njė “trashėgimi” e Sakifes pėr myslimanėt. Pjesa mė e madhe e myslimanėve ishin bėrė “tė varur” nga lufta civile. Dhe kur nuk kishte luftė, ky fenomen konsiderohej aq i jashtėzakonshėm sa e vinte nė dyshim besimin. Transferimi i pushtetit pa pasur ndonjė konfrontim tė pėrgjakshėm, konsiderohej diēka e rrallė.





    G.E. von Grunebaum


    Ebu Jakub Jusufi, djali i Abd’ul-Muminit e mori pushtetin pa trazira. Ai vdiq nė luftėn e shenjtė nė Spanjė nė vitin 1184. Edhe tre sunduesit e ardhshėm, prej tė cilėve nipi i Abd’ul-Muminit ishte mė i famshmi, erdhėn nė pushtet pa u pėrballur me rebelime. Njė dinasti stabile kjo, qė ėshtė thuajse e paparė nė historinė e tokave tė Islamit. (“Islami klasik:njė histori 600-1258, fq.187).





    Njė burrė shteti ėshtė gjithnjė i pajisur me njė vizion nė lidhje me gjeneratat dhe madje shekujt nė vijim. Thuajse ēdo popull ka pasur sė paku njė udhėheqės tė tillė nė historinė e tij. Ata burra tė shekullit tė tetėmbėdhjetė qė e pėrpiluan Deklaratėn e Pavarėsisė sė Amerikės, Kushtetetutėn e Shteteve tė Bashkuara dhe Dokumentin e tė Drejtave ishin tė tillė. Ata ishin njerėz “profetikė”. Ata krijuan njė aparat pėr transferimin paqėsor tė pushtetit dhe duke e bėrė kėtė, e shpėtuan popullin amerikan nga lufta dhe nga gjakderdhja. Ata vendosėn mekanizma tė sigurta nė Kushtetutė, tė cilat qė nga viti 1789 e kėtej kanė mundėsuar njė transferim tė pushtetit nga njė president tek tjetri, pa pasur kurrfarė incidenti. Me 52 fjalė ata e pėrpiluan njė Preambulė qė ėshtė mbase shprehja mė e kėnaqshme qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė lidhje me qėllimin e qeverisjes.





    Robert B. Downs


    Historiani i shekullit tė nėntėmbėdhjetė George Bancroft, besonte se “Etėrit Themelues”(Founding Fathers: delegatėt qė e nėnshkruan Deklaratėn e Pavarėsisė sė SHBA-ve ose qė nė ndonjė mėnyrė morėn pjesė nė Revolucionin Amerikan) kishin vepruar sipas udhėzimit hyjnor dhe se ishin udhėzuar nga Zoti pėr tė kryer njė revolucion demokratik dhe pėr ta shkruar mė pas edhe Kushtetutėn. (“Librat qė e ndryshuan Amerikėn”, Londėr 1970).





    Kur tė shihet jetėgjatėsia e shkurtėr e “Kalifatit tė tė Drejtudhėzuarve”, mund tė duket se ai nuk kishte kurrfarė bekimi ose udhėzimi hyjnor.


    Mė 20 Janar tė vitit 1981, Ronald Reagan, presidenti i dyzetė i SHBA-ve, nė fjalimin e tij inaugurues tha:


    “Transferimi i rregullt i pushtetit, ashtu siē ėshtė parashikuar nė Kushtetutė, ka rreth dy shekuj qė po zhvillohet dhe vetėm pak prej nesh janė ndalur ndonjėherė dhe tė mendojnė se sa unikė jemi. Nė sytė e shumė njerėzve tė botės, kjo ceremoni qė zhvillohet ēdo katėr vite dhe qė neve na duket mė se normale, s’ėshtė tjetėr veēse njė mrekulli”.





    Themeluesit e Amerikės e arritėn kėtė mrekulli nė shekullin e tetėmbėdhjetė. Dymbėdhjetė shekuj para tyre, i Dėrguari e kishte arritur tė njėjtėn gjė nė Arabi. Nė kėtė shpjegim, njė studiues i historisė mund tė shohė dy “mrekulli” tė transferimit tė pushtetit. Por ndėrkohė qė mrekullia amerikane ishte jetėgjatė, mrekullia e Profetit tė arabėve vdiq nė lindje. Pėrse?


    Pėr njė arsye shumė tė thjeshtė: populli i ri amerikan u dha njė pėrkrahje tė plotė principeve tė pėrmbledhura nė “mrekullinė” amerikane, ndėrkohė qė figurat kyēe tė shoqėrisė sė sapokrijuar myslimane nuk i pėrkrahėn me aq entuziazėm principet e pasqyruara nė mrekullinė e Muhammedit.


    Siē u tha mė parė, Muhammedi u pengua nga shokėt e tij nė ekzekutimin e planit tė tij pėr transferimin e rregullt tė pushtetit nė Mbretėrinė e Qiejve nė tokė. Kėta tė fundit kishin njė plan tė vetin, tė cilin arritėn ta aplikonin pas vdekjes sė Muhammedit. Por me kėtė “sukses”, ata dhe ndjekėsit e tyre e hapėn “kutinė e Pandorės” qė do tė shkaktonte polarizime, konfrontime dhe konflikte nė tokėn e Islamit, me pasoja shkatėrrimtare pėr myslimanėt. Njė numėr i madh myslimanėsh u vranė nė luftėrat e pafundme qė buronin nga fakti se nuk ekzistonte njė aparat i mirėfilltė pėr transferimin e pushtetit nga njė sundues tek tjetri.


    Shumė historianė e kanė vėrejtur dhe e kanė komentuar kėtė paradoks tė luftės dhe tė gjakderdhjes nė tokėn e “Paqes” (Islamit).





    Sir John Glubb


    Nė rrafshin politik, gjatė gjithė historisė sė tyre, shtetet myslimane kanė qenė tė tronditura nga luftėrat civile ndėrmjet pretenduesve tė shumtė pėr pushtetin. Tė njėjtat gjėra i shohim sėrish, nė formė tė rebelimeve tė brendshme dhe tė puēeve ushtarake, njėsoj siē ishin edhe para 800 vitesh. Pėrgjatė historisė, ushtritė myslimane janė marrė shumė mė tepėr me luftėrat e brendshme sesa me ato tė jashtmet... (“Shekujt e humbur”, botuar 1967).





    Edhe njė tjetėr historian ka komentuar nė lidhje me shkatėrrimin moral dhe politik tė perandorive myslimane, nė tė cilat njerėzit shkatėrroheshin nė luftėrat e brendshme tė sunduesve tė tyre, ndėrkohė qė sunduesit kėnaqeshin nė pallate tė stolisura luksoze.





    Herbert J. Muller


    Ata (Umajjadėt) themeluan njė dinasti, njė pallat tė kėsaj bote, morėn eunukė nė haremet e tyre dhe nė pėrgjithėsi, sunduan si mbretėrit lindorė, duke mos u shoqėruar me miqtė e tyre nė stilin e prijėsve fisnorė arabė. Feja dhe Shteti, tė cilat ishin njė nė teori, ishin nė tė vėrtetė tė ndara nga njėra-tjetra. Islami e ruajti njė devotshmėri tė mjegullt ndaj teorisė por pa pasur ndonjė doktrinė tė vėrtetė politike.


    Abbasidėt ndėrtuan njė kryeqytet tė ri nė Bagdad, njė qytet kozmopolitan, i cili do tė ishte djepi i “netėve arabe” dhe i njė civilizimi shumė mė tė pasur se civilizimi i deriatėhershėm arab. Ata e sollėn Islamin nė kulmin e fuqisė dhe tė pasurisė sė tij materiale, e cila do t’i prodhonte simbolet e saja mė tė famshme gjatė sundimit tė Harun er-Reshidit (786-809). Megjithatė, edhe gjatė sundimit tė tij ishte i qartė tashmė dobėsimi i regjimit abbasid. Haruni ishte ngjitur lehtėsisht nė fron sepse i vėllai ishte vrarė nė harem. Ai u desh tė pėrballej me shumė revolta nė perandorinė e tij dhe vdekja e Harunit rezultoi nė njė luftė civilė ndėrmjet dy djemve tė tij. Shumė shpejt, bota islame kishte filluar tė copėtohej teksa Persia, Spanja, Egjipti dhe provincat e tjera po bėheshin mbretėri tė pavarura. Perandoria e ndėrtuar nė emėr tė Muhammedit dhe tė Allahut nuk e kishte atė fuqi afatgjate tė Romės sekulare.


    Ajo kurrė nuk kishte qenė njė perandori e vėrtetė me njė qeverisje uniforme. Uniteti shpirtėror i Islamit kishte dėshtuar nė krijimin e njė uniteti politik. Sunduesit politikė myslimanė shfaqnin shumė pak urtėsi politike dhe po kaq pak idealizėm. Ndonėse Kalifėt abbasidė shfaqeshin gjithnjė si njerėz fetarė, pjesa mė e madhe e tyre ishin njerėz me vese dhe ekstravagantė deri nė kufijtė mė tė largėt nė harxhimin e pasurive tė Islamit pėr hir tė jetės sė tyre luksoze. Ata qėllimisht krijuan njė imazh tė tyre tė stolisur me njė kurorė mbretėrore, u bėnė vazhdimisht mė autokratikė dhe tė largėt nga populli dhe e bėnė ushtrinė njė pronė tė tyre private, duke rekrutuar ushtarė nga skllevėrit e huaj. Njė risi tjetėr ishte edhe njė ekzekutues qė gjithnjė e shoqėronte Kalifin. Ebu’l-Abbasi, themeluesi i dinastisė, ishte njohur me emrin Gjakderdhėsi. Shumė nga pasardhėsit e tyre do tė vdisnin si pasojė e intrigave brenda pallatit perandorak.


    Nė shekullin e dhjetė, Kalifėt e Bagdadit ishin bėrė tashmė kukulla tė ushtrisė sė pėrbėrė nga “skllevėrit” e tyre, duke e humbur kėshtu ēdo autoritet politik dhe shpirtėror mbi njerėzit.


    Zhvillimi tragjik i sundimit tė tyre mbaroi nė vitin 1031, kur shumė Kalifė tė tjerė u shfaqėn nė tokat e tjera tė Islamit si nė Egjipt dhe Spanjė. Megjithatė, edhe kėta sundues kishin vetėm pushtet shumė tė kufizuar. Edhe shtetet e tjera myslimane e pėrsėritėn tregimin e Bagdadit, tė pėrbėrė nga shkėlqimi, intriga dhe luftėrat civile. Njėherė, njė poet arab e pėrmblodhi nė kėto vargje moralin e popullit: “Merrni bijtė pėr vdekjen! Ndėrtoni lartė pėr ērrėnjosje! Marshoni pėrpara! Kjo rrugė shkon drejt shkatėrrimit”. (“The loom of history”, fq.286-287; botuar 1958).





    Duke gjykuar nga ky imazh, paqja duhet tė ketė qenė diēka e huaj nė tokėn e “Paqes”, ku luftėrat dhe gjakderdhja ishin njė pėrvojė mė e njohur pėr popullin. Shoqėria myslimane ka paguar njė ēmim vėrtet tė madh pėr dėshtimin e saj nė pranimin e planit tė Muhammedit pėr transferimin e pushtetit nga njė sundues tek tjetri.





    74. Kush dhe si e shkroi historinė e Islamit?





    Ėshtė thėnė se historia ėshtė propaganda e palės fitimtare. Kjo do tė thotė se nė ēdo konflikt, fitimtari mund ta manipulojė historinė ashtu si ka dėshirė dhe nuk ka asgjė qė mund ta ndalė nė kėtė gjė. Pala fitimtare mund tė trillojė njė tregim dhe ta shpallė atė si tė vėrtetėn absolute, pa pasur frikė se dikush mund ta sfidojė. Pala fitimtare jo vetėm qė mund ta krijojė tregimin e saj por mund edhe ta shkatėrrojė tregimin e palės kundėrshtare.


    M. Shibli Nomani, veterani nė mesin e historianėve sunnitė tė Indisė, nė biografinė e tij tė famshme tė Profetit, tė titulluar “Jeta e tė Dėrguarit” (Sirat’un-Nebi; botuar nė Azamgarh, 1976), nė vėllimin e katėrt shkruan:


    Nga tė gjithė faktorėt e jashtėm qė ndikojnė nė shkrimin e historisė, asnjė faktor nuk ėshtė mė i fuqishėm se qeveria. Pėr myslimanėt, gjithnjė do tė jetė njė krenari qė lapsi nuk iu bind shpatės. Puna pėr pėrpilimin e haditheve kishte filluar qė nė kohėn e Umajjadėve. Pėr 90 vite, qė nga Sindhi nė Indi dhe deri nė Andaluzinė spanjolle, Aliu dhe fėmijėt e Fatimesė ishin mallkuar nga mimberi i ēdo xhamie dhe ēdo tė premte. Mijėra hadithe qė e lėvdonin Muavijen ishin trilluar dhe ishin vėnė nė qarkullim. Nė kohėn e Abbasidėve u trilluan hadithe qė e parashikonin me emėr lindjen dhe vlerėn e secilit Kalif abbasid. Por ē’ishte rezultati i kėsaj pėrpjekjeje mendjelehtė? Pėrmbledhėsit e haditheve shpallėn hapur dhe njėzėri (qoftė nė periudhėn umajjade ose atė abbaside) se kėto hadithe ishin tė falsifikuara. Sot, me plotė krenari mund tė themi se shkenca e haditheve ėshtė e pastėr nga papastėrtitė e tilla”.





    Thuajse e saktė! Por nė rastin e shumė haditheve, pėrpjekja pėr t’i larguar gjėrat e gabuara ose pėr t’i korrigjuar tė njėjtat, zakonisht nuk solli deri tek zbulimi i gabimeve zanafillore.


    Edhe pas kėtij seleksionimi tė literaturės sė haditheve, nė ekzistonte fare njė proces i tillė, ajo pjesė qė ka tė bėjė me jetėn e Muhammedit vazhdon tė jetė e mbushur me gjėra jorealiste, tė ēuditshme dhe tė gabuara. Ka shumė hadithe qė e bėjnė Profetin tė duket si njė njeri lakmitar, i ashpėr, hakmarrės, oportunist, pa principe dhe joetik. Pėr mė tepėr, ka shumė hadithe qė thjesht mund tė quhen “plehra”.


    Por dėshmitė historike bien ndesh me pėrshkrimet e tilla tė Muhammedit. Ai mund tė ishte i tillė siē e pėrshkruajnė kėto hadithe por nuk ishte i tillė. Ėshtė mė rėndėsi, pra, qė myslimanėt dhe jomyslimanėt t’i ndajnė trillimet nga faktet gjatė studimit tė historisė sė Islamit.


    Por si arritėn hadithe tė tilla qė bien ndesh edhe me arsyen njerėzore, tė pėrfshihen nė literaturėn e haditheve? Si ėshtė e mundur qė thėnie qė mund tė karakterizohen si shokuese, t’i jenė mveshur njė njeriu, jeta e tė cilit ishte shembulli i pastėrtisė, i sinqeritetit dhe i modestisė?


    Nė paragrafin e mėsipėrm, Shibliu ka bėrė njė pėrpjekje sipėrfaqėsore pėr t’iu pėrgjigjur kėsa pyetjeje. Ai thotė se nė kohėn e Umajjadėve dhe tė Abbasidėve, faktori kryesor nė shkrimin e historisė ishte qeveria. Qeveria e asaj kohe kishte fuqi pėr tė bėrė qė historia tė shkruhej sipas kėrkesave tė saja. Qė tė dyja dinastitė ndjenin se ishin tė lira pėr ta falsifikuar historinė ose pėr ta trilluar atė, kurdo qė kishin nevojė. Ndonėse shumė hadithe u trilluan me qėllime politike, kishte edhe shumė hadithe qė u trilluan me qėllime tė kėnaqėsisė. Lukset e pallateve tė Damaskut dhe tė Bagdadit kėrkonin njė “bekim” pėr kėtė gjė nė thėniet e tė Dėrguarit.


    Njė “hadith” ėshtė njė thėnie. Nėse njė njeri e shihte Profetin duke bėrė diēka ose e dėgjonte prej tij ndonjė fjalė dhe mė pas ua pėrcillte kėtė tė tjerėve, kjo quhej “hadith”. Shokėt e Profetit e shihnin si detyrė tė tyre qė t’i ruanin hadithet e Profetit, me qėllim qė myslimanėt tė mund t’ua shihnin dobinė atyre.


    Hadithi gjithashtu mund tė ishte edhe ndonjė koment i Profetit nė lidhje me njė njeri. Nėse ai i kishte bėrė dikujt njė kompliment ose nėse e kishte kritikuar dikė, kėto fjalė tė tija bėheshin tė famshme nė mesin e myslimanėve. Gjatė Kalifatit tė Muavijes, shumė hadithe tė tilla ishin nė qarkullim. Ai shumė shpejt e kuptoi rėndėsinė e tyre dhe vendosi t’i bėnte njė armė nė kampanjėn e tij kundėr Ali ibn Ebu Talibit dhe fisit Hashim.


    Muavije ibn Ebu Sufjani, i cili ishte themelues i dinastisė umajjade, kishte edhe njė cilėsi tjetėr. Ai e themeloi “industrinė ilegale” tė prodhimit tė haditheve. Pasardhėsit e tij dhe mė pas edhe Kalifėt abbasidė, do tė ishin mbrojtės tė kėsaj “industrie”, e cila pėr njė kohė tė gjatė do tė merrej me prodhimin e “haditheve”.


    Ndonėse Shibliu pretendon se hadithet janė seleksionuar nga cenzorė kritikė, tė zgjuar dhe analitikė, ekzistojnė shumė hadithe qė i shpėtuan kėtij seleksionimi dhe sot pranohen si tė sakta nga shumica e myslimanėve.


    Muavije aktivizoi njė grup njerėzish pėr tė trilluar thėnie tė favorshme pėr vetveten dhe pėr armiqtė e tjerė tė Aliut, duke ia veshur tė njėjtat tė Dėrguarit tė Zotit. Nė tė njėjtėn kohė, ai bėri ēmos pėr t’i shtypur hadithet e vėrteta qė e lėvdonin Aliun. Paralelisht, ai urdhėroi qė tė trilloheshin hadithe qė do ta nėnēmonin atė. Pjesėtarėt e ekipit tė tij trilluan hadithe tė tė dy llojeve dhe i vendosėn nė qarkullim.


    Pas vdekjes sė Muavijes, kjo kampanjė vazhdoi nga pasardhėsit e tij. “Shkrimtarėt” e tyre tė fshehur, “ekspertėt e marrėdhėnieve me publikun” dhe tė shumtit “image-maker” tė tyre, nė njė mėnyrė shumė tė zgjuar i pėrzien hadithet e rreme me hadithe tė vėrteta, duke krijuar njė histori “sintetike” me shpresėn se kėto tregime do tė radhiteshin nė mesin e traditės sė shenjtė tė myslimanėve.


    Muavije kishte edhe njė arsye tjetėr pėr t’i hyrė “industrisė” sė haditheve. Ai e dinte se gjeneratat vijuese do ta gjykonin ēdo sundues mysliman duke e krahasuar me sunduesin mė ideal: Muhammedin. Ai e dinte se po tė krahasohej me Muhammedin, ai do tė ishte vite drite larg tij dhe se ēfarėdo qė tė bėnte, kurrė nuk do tė mund ta arrinte atė. Nė tė vėrtetė, ai e dinte se nuk mund ta arrinte as lartėsinė qė e kishin arritur shėrbetorėt e Muhammedit. Por Muavije ishte mjaft i zgjuar sa tė kuptonte se nėse nuk mund ta arrinte atė rrafsh sublim, nė tė cilin qėndronte Muhammedi, ai mund ta zbriste Muhammedin nė rrafshin ku ndodhej vetė. Kėtė do ta bėnte thjesht duke e dėmtuar imazhin e Muhammedit dhe duke bėrė qė ai tė dukej si ēdo i vdekshėm tjetėr.


    Muavije shpresonte se gjykimi i historianėve ndaj tij do tė ishte mė i butė nėse ai u tregonte se edhe njeriu mė i pėrsosur, vetė i Dėrguari i Zotit, nuk ishte dhe aq i pėrsosur nė karakterin e tij. Ėshtė mė se e qartė se pjesa mė e madhe e haditheve ėshtė njė komplot pėr “vrasjen” e karakterit tė Muhammedit, tė Dėrguarit tė Zotit.


    Muavije dhe sipėrmarrėsit e tjerė tė “industrisė” sė tij patėn “sukses” nė pėrpjekjet e tyre pėr ta degraduar imazhin e karakterit tė Muhammedit. Ata injektuan tregime tė pafundme dhe anekdota nė literaturėn e haditheve, qėllimi i tė cilave ishte qė nė sytė e lexuesit, Muhammedi tė dukej mė pak se profetik.


    Nė vijim po japim njė shembull tė njė hadithi tė tillė qė ka arritur deri nė ditėt tona. Ai pėrcillet nga Hakim Muhammed Saidi nė njė artikull tė botuar nė Akademinė Hamdard tė Karaēit, nė Pakistan. Artikulli ėshtė botuar nė vitin 1972, nė njė libėr tė quajtur “Tezker-i Muhammed” dhe nė tė thuhet:


    Pak kohė pas martesės sė tyre, i Dėrguari i Zotit e ftoi nusen e re Aishen qė tė garonin nė vrapim. Aisheja ishte e hollė dhe e dobėt dhe me lehtėsi e mundi tė shoqin. Disa vite mė pas, i Dėrguari e sfidoi Aishen sėrish. (Nė ndėrkohė Aisheja ishte shėndoshur). Qė tė dy vrapuan dhe i Dėrguari e mundi Aishen. Ai tha: “Herėn e kaluar fitove ti moj Humejra (nofkė e Aishes) por kėsaj radhe fitova unė. Tani jemi tė barabartė”.





    Sipas kėsaj, i Dėrguari i Zotit ishte 54 vjeē kur garoi herėn e parė kundėr Aishes 9 ose 10 vjeēe dhe u mund, ndėrkohė qė e mundi atė herėn e dytė, kur tashmė i kishte mbushur tė gjashtėdhjetat.


    Myslimanėt janė shumė tė ndjeshėm kur bėhet fjalė pėr dinjitetin e Profetit. A thua ky “hadith”, tė cilin shumica e tyre e pranojnė si tė saktė, ėshtė pasqyrim i njė dinjiteti tė tillė?


    Me sa duket, principi dhe qėllimi kryesor i industrisė qė Muavije kishte krijuar, ishte sasia. Ėshtė mė se e qartė se ata nuk kishin pėr qėllim ta kontrollonin cilėsinė e produkteve tė tyre. Ata mbollėn gėnjeshtra nė libra dhe ēdo gėnjeshtėr la njė pikė helmi qė do tė ishte njė ndotje pėr mendjen e myslimanėve. Disa nga produktet e kėsaj “industrie” janė tepėr ofenduese dhe madje tė pabotueshme. Kritikėt dhe armiqtė e Profetit, siē mund tė paramendohet, kanė shfaqur njė interes tė jashtėzakonshėm pėr t’i pranuar ato si tė sakta dhe pėr t’i pėrcjellė nė librat e tyre. Megjithatė, kėta kritikė dhe armiq tė Profetit kurrė nuk i kanė pasur parasysh faktet, autenticiteti i tė cilėve ėshtė pėrtej dyshimit. Pėr shembull, ata kanė harruar se nė Mekke, Kurejshi i kishte ofruar Muhammedit qė tė martohej me gruan mė tė bukur sikur tė hiqte dorė nga Islami. Ata gjithashtu harronin se Muhammedi ishte sovrani i Arabisė dhe se mund tė martohej me ēdo vajzė qė dėshironte. Prijėsit e fiseve arabe do tė ishin shumė krenarė sikur vajzat e tyre tė martoheshin me Profetin.


    Profeti u martua me shumė gra nė Medine. Por pjesa mė e madhe e tyre ishin vejusha dhe kryesisht tė moshuara. Nė pėrjashtim tė Hatixhes, tė gjitha gratė e Profetit hynė nė shtėpinė e tij kur ai i kishte kaluar tė pesėdhjetat prej kohėsh. Ato kishin hyrė nė jetėn e tij nė njė kohė kur fuqia, shkėlqimi dhe freskia e rinisė ishin larguar prej tij, pėr t’u zėvendėsuar nga ngarkesat e njė Shteti qė rritej gjithė kohės dhe nga problemet e tjera mė se komplekse dhe tė mėdha, tė cilat i linin shumė pak kohė pėr t’u marrė me punė tė ngjashme me ato qė pėrcillen nė “hadithet” si ai qė e pėrmendėm mė sipėr.


    Pėr pėrmbledhėsit e haditheve, Muavije i kishte dhėnė urdhrat nė vijim:



    Tė gjitha thėniet e Profetit qė e lėvdojnė Aliun dhe qė e shpallin superioritetin e tij nė ndonjė aspekt, duhet tė fshihen.

    Ēdo njeri qė e pėrcjell ndonjė virtyt tė Aliut ose pėrcjell njė thėnie tė Profetit nė kėtė drejtim, do tė jetė vetė pėrgjegjės pėr pasojat. Shtėpia dhe pronat e tija do tė konfiskohen, dėshmia e tij nė gjykatė nuk do tė pranohet dhe ai do tė ndahet nga pjesa tjetėr e myslimanėve.

    Nė anėn tjetėr, ēdo virtyt i mundshėm duhet t’i mveshej Ebu Bekrit, Umarit, Osmanit dhe kuptohet, vetė Muavijes. Njerėzit duhet tė nxiteshin pėr tė prodhuar “hadithe” nga i Dėrguari, qė do t’i lėvdonin kėta katėr vetė dhe miqtė e tjerė tė tyre. Kushdo qė prodhonte hadithe tė tilla do tė ishte i afėrt me pallatin perandorak dhe do ta merrte shpėrblimin e tij.





    Muavije gjithashtu filloi njė “larje truri” pėr myslimanėt. Ai e nisi procesin e shkatėrrimit tė kujtimit tė Aliut dhe tė bijve tė tij nga foltoret e xhamive, aq sa fėmijėt myslimanė lindnin, rriteshin dhe vdisnin duke dėgjuar se si mallkohej Aliu dhe pa e ditur se kush ishte ai vėrtet. Gjenerata tė tėra jetuan dhe vdiqėn nė njė injorancė tė plotė. Gėnjeshtra tė shumta u vendosėn nė qarkullim nga qeveria, aq sa kėto gjėra u bėnė pjesė e pėrditshmėrisė sė myslimanėve. Procesi i “larjes sė trurit” gjatė sundimit tė Muavijes dhe tė pasardhėsve tė tij ishte po aq aktiv sa edhe “industria” e haditheve.


    Muavije e pėrdori ēdo metodė nė luftėn e tij propagandistike kundėr Aliut dhe fisit Hashim. Ndikimi i kėtij sulmi ndaj tyre ka zgjatur deri nė ditėt tona. Lufta e tij bėhej nga xhamitė. Imamėt e xhamive paguheshin pėr tė bėrė interpretime tė ēuditshme dhe fantastike tė Kur’anit, tė cilat do tė tregonin se Aliu ishte nė pozitė jo tė favorshme. Ata bėnė ēmos pėr ta bindur popullin e rėndomtė se ishte nė interesin e tyre “nė tė dy botėt” qė ta pėrkrahnin Muavijen kundėr Aliut dhe fisit Hashim.





    Michael C. Hudson


    Sunduesit e kanė pėrparėsinė e medias dhe tė mjeteve arsimore tė shtetit, duke e kontrolluar njėkohėsisht edhe vetė pėrbėrjen fetare nėpėrmjet ryshfetit. (“Islami dhe zhvillimi”, fq.16, botuar 1980).





    Lexuesi i Islamit duhet ta ketė tė qartė tashmė se historia e Islamit u shkrua nėn urdhrat e palės qė e mbante nė dorė pushtetin. Pėr lexuesin e historisė sė Islamit, duhet gjithashtu tė jetė i qartė fakti se pjesa mė e madhe e kėtij materiali historik, para se tė arrinte etk ata, kaloi nėpėrmjet “larėsve tė trurit” tė themeluar nga Muavije ibn Ebu Sufjani. Muavije ishte njė mjeshtėr i vėrtetė i propagandės.





    Sir John Glubb


    Efektet e plota tė propagandės nuk janė qartėsuar akoma. Megjithatė, ėshtė e qartė se kombe tė tėra mund tė indoktrinohen me mendime tė gabuara dhe me standarde tė liga morale. Shumė pak mendje janė tė afta t’u rezistojnė ideve qė vazhdimisht u imponohen. (“Rruga e njė perandorie: arabėt dhe pasardhėsit e tyre”, botuar 1965).





    Nėse kishte ndonjė hadith qė e lėvdonte Aliun, pėrcjellja e tij ndalohej menjėherė nga ana e Muavijes dhe kjo ndalesė nuk mori fund me vdekjen e tij nė vitin 680. E njėjta nuk u ngrit as me pėrfundimin e dinastisė sė tij umajjade nė vitin 750 dhe as nė shekujt e gjatė tė Kalifatit tė abbasidėve.


    Abbasidėt i shkatėrruan Umajjadėt por e ndanin me ta urrejtjen ndaj Aliut dhe ndaj pasardhėsve tė Muhammedit. Nė kėtė ēėshtje, interesat dhe qėllimet e qeverisė sė Sakifes, tė Umajjadėve dhe tė Abbasidėve bėnė ēmos pėr t’i fshehur faktet historike. Shumė nga Kalifėt e tyre u ndaluan njerėzve tė thoshin ose tė shkruanin gjėra tė tjera pėr Aliun, pėrveē tė ligave. E vėrteta ishte e burgosur nė sundimin e tyre dhe gėnjeshtra krejtėsisht e lirė. Por prapėseprapė, e vėrteta doli nė shesh:


    E vėrteta erdhi dhe gėnjeshtra u zhduk. Vėrtet gėnjeshtra ėshtė e dėnuar tė zhduket...(Kur’an 17:81)





    Nė shumė raste, thėniet e sakta janė pėrcjellė nga burime qė kanė qenė armiqėsore me Aliun. As edhe armiqtė e tij mė tė ashpėr si Umajjadėt ose khavarixhėt nuk kanė mundur ta fshehin sublimitetin e karakterit tė tij. Siē kemi pėrcjellė tashmė, M. Shibliu thotė me tė drejtė se myslimanėt shiitė nuk kanė shkruar histori. Gjithė historia qė kemi tani ka ardhur nga burime jo-shiite dhe madje anti-shiite. Ajo ka ardhur nga arkivat e qeverive tė Sakifes, tė Umajjadėve dhe tė Abbasidėve. Por tregimi i bėmave lavdiplota tė Ali ibn Ebu Talibit, si rrezet e vetė tė Vėrtetės, kanė shkėlqyer edhe nga kėto arkiva.


    Megjithatė, historianėt e sotėm nuk kėrcėnohen nga ndonjė qeveri pėr ta trilluar historinė dhe as qė u premtohet ndonjė pasuri e madhe pėr ta bėrė kėtė gjė. Andaj, do tė ishte me vend qė ata ta kontrollonin “lakminė” e tyre pėr shtypjen e tė vėrtetės. Nėse akoma edhe sot, historianėt e Islamit i nėnshtrohen kėsaj “lakmie”, siē kanė bėrė pararendėsit e tyre, kjo do tė thoshte se ata u qėndrojnė besnikė disa personave tė caktuar dhe jo vetė tė vėrtetės. Ata nuk i qėndrojnė besnikė tė vėrtetės por organizatave dhe qeverive, jo arsyes dhe saktėsisė por lidhjeve tė tyre emocionale.


    Besnikėria ėshtė njė cilėsi fisnike derisa nuk ėshtė e verbėr dhe derisa nuk e bėn njeriun tė heqė dorė nga besnikėria ndaj tė vėrtetės.


    Nėse besnikėria e historianėve modernė nuk ėshtė e verbėr dhe nėse nuk heq dorė nga besnikėria ndaj tė vėrtetės, ata duhet t’i largojnė teprimet dhe “guacat” e historisė dhe t’i rezistojnė “lakmisė” sė pėrdorimit tė “Ligjit tė Meyer-it”, i cili thotė: “Nėse faktet nuk pėrshtaten me teorinė, atėherė lėri mėnjanė faktet!”.





    Njė historian domosdo do tė pėrballet me tė vėrteta qė janė tė pakėndshme pėr tė. Por ai nuk guxon t’i fshehė ato dhe duhet gjithnjė t’i shprehė tė gjithė faktet, nėse vėrtetė dėshiron ta pėrcjellė tė vėrtetėn.


    Dhe nėse historiani ėshtė mysliman, ai nuk ka zgjidhje tjetėr. Ai nuk guxon tė shkruajė njė histori “tė frymėzuar” ose “sintetike”. Gjithė ē’guxon tė bėjė ai, nėse vėrtet shkruan histori, ėshtė tė jetė besnik ndaj tė vėrtetės. Nėse njė historian mysliman, pėr ndonjė arsye dosido, shkruan njė histori “tė gėnjeshtėrt”, atėherė ai do tė jetė pėrgjegjės para Zotit. Nė kėtė drejtim, Kur’ani ėshtė shumė i qartė dhe pa kompromis:


    Mos e pėrzieni tė vėrtetėn me gėnjeshtra dhe mos e fshihni atė ndonėse e dini! (Kur’an 2:42)


    Mallkimi i Zotit dhe i tė gjithė mallkuesve do tė jetė mbi ata qė i fshehin shenjat qė i kemi zbritur, pasi t’i kemi qartėsuar ato nė Libėr...(Kur’an 2:1
    Nėse njė historian mysliman i merr kėta dy vargje si udhėzues tė tij, ai do tė jetė i mbrojtur nga gabimet dhe i mbrojtur nga tė qenit njė faktor ose njė viktimė e propagandės, qoftė me ose pa vetėdije.


    Duke dashur ta njollosin emrin e Ali ibn Ebu Talibit, duke u pėrpjekur t’i nėnvlerėsojnė shėrbimet e tija pėr Islamin dhe duke u munduar dėshpėrimthi t’i fshehin bėmat e tija tė lavdishme pas njė mbulese propagandash, armiqtė e tij vetėm sa janė pėrpjekur ta mbulojnė diellin me pluhur. Ata ngritėn re tė tėra pluhuri me propagandat e tyre mė tė pamėshirshme kundėr Aliut por mė nė fund, dielli sėrish shkėlqeu po aq shkėlqimtar siē kishte qenė.


    Zoti e shkatėrron gėnjeshtrėn dhe e dėshmon tė vėrtetėn me fjalėt e Tija...(Kur’an 42:24)


    Zoti e bekoi pėrjetėsisht emrin e Aliut. Emri i tij ėshtė simboli i dashurisė ndaj Zotit dhe simboli i drejtėsisė dhe i tė vėrtetės. Ky emėr do tė jetojė pėr sa kohė qė tė ekzistojė dashuria ndaj Zotit, drejtėsia dhe e vėrteta mbi botė.


    FUND

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •