Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    121

    Lightbulb Ngjarja e Ghadir Khummit

    Hyrje



    Dita e tetėmbėdhjetė e muajit Dhulhixh’xhe tė vitit 1410 pas Hixhrit festohet nė botėn shi’ite si pėrvjetori i ndodhisė sė Ghadir Khummit, gjatė tė cilės Profeti (s.a.a.) i tha pėr Imam Aliun fjalėt vijuese: “Zotėri (arab. mavla) i kujt jam unė, zotėri i tij ėshtė edhe ky Ali.” Kjo ngjarje ka aq rėndėsi pėr shi’itėt sa asnjė studiues serioz i Islamit nuk mund ta mohojė atė. Qėllimi i kėtij punimi ėshtė tė studiojmė se si ėshtė trajtuar ngjarja e Ghadir Khummit nga orientalistėt. Me “orientalistė” nėnkuptojmė kryesisht studiuesit perėndimorė tė Islamit, por edhe ata lindorė, tė cilėt arsimimin e tyre e kanė marrė prej dijetarėve tė tillė, pra prej orientalistėve perėndimorė.


    Para se tė vazhdojmė mė tutje, njė pėrshkrim i shkurtėr i ndodhisė sė Ghadir Khummit nuk do tė ishte i pavend. Kjo do tė jetė e dobishme posaēėrisht pėr ata qė nuk janė tė njohur me Ghadir Khummin. Gjatė kthyerjes nga haxh’xhi i fundit, Profeti Muhammed, paqja qoftė mbi tė e mbi familjen e tij, e pranoi urdhrin vijues nga Zoti:


    O i Dėrguar! Shpalle atė qė tė ėshtė zbritur nga Zoti yt. Po tė mos e bėsh, nuk do ta kesh kryer detyrėn tėnde (si i dėrguar). Zoti ka pėr tė tė mbrojtur nga njerėzit. (Kur’an, 5:67)


    Pas kėsaj, ai u ndal nė Ghadir Khum mė 18 Dhulhixh’xhe tė vitit tė dhjetė pas Hixhrit, pėr t’ua pėrcjellė kėtė porosi haxhilerėve, para se ata tė ndaheshin. Meqė ishte shumė nxehtė, pėr tė u ndėrtua njė foltore ku degėt bėnin hije. Pastaj Profeti mbajti njė fjalim tė gjatė. Nė njė pikė, ai i pyeti ndjekėsit e tij nėse ai vetė, pra Muhammedi (s.a.a.), kishte mė shumė autoritet (arab. avla) mbi besimtarėt sesa ata vetė mbi vetet e tyre, me ē’rast turma thirri: “Po, ashtu ėshtė, O i Dėrguari i Allahut!” Atėherė ai e kapi Aliun pėr dore dhe shpalli:


    “Zotėri i kujt jam unė, zotėri i tij ėshtė edhe Aliu.” (ar. “Men kuntu mevlaha, fe hadha Alijjun mevlahu”)


    Pastaj Profeti njoftoi edhe pėr vdekjen e tij tė afėrt dhe kėrkoi qė besimtarėt t’u pėrmbaheshin Kur’anit dhe Ehl-i Bejtit tė tij. Me kaq mund tė pėrmblidhen pjesėt mė tė rėndėsishme tė ngjarjes nė Ghadir Khum.


    Ky punim ėshtė ndarė si vijon: nė pjesėn e dytė (qė vjen pas kėsaj hyrjeje), lexuesi do tė gjejė njė studim tė shkurtėr tė qasjes qė pėrdoret nga orientalistėt pėr studimin e Islamit shi’it. Pjesa e tretė merret me qasjen qė pėrdoret pėr ta studiuar ndodhinė nė Ghadir Khummin nė veēanti, ndėrsa pjesa e katėrt ėshtė njė pėrmbledhje kritike e asaj qė M. A. Shaban ka shkruar rreth ngjarjes nė veprėn e tij Islamic History AD 600-750. Kjo pjesė e fundit do tė ndiqet nga njė pėrfundim i shkurtėr lidhur me temėn nė fjalė.


    Islami shi’it dhe orientalistėt


    Kur shkrimtari egjiptian Muhammed Kutb e emėrtoi librin e tij “Islami: feja e keqkuptuar”, ai me shumė edukatė e shprehu ndjenjėn e muslimanėve lidhur me mėnyrėn se si orientalistėt e kanė trajtuar Islamin dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi. Fjala “keqkuptuar” nėnkupton se tė paktėn ėshtė bėrė njė pėrpjekje e vėrtetė pėr ta kuptuar Islamin. Pėrkundėr kėsaj, njė kritikė mė e drejtpėrdrejtė e orientalizmit, tė cilėn e ndajnė shumica e muslimanėve, vjen nga Edward Said, i cili thotė:


    “Gjėja mė e vėshtirė ėshtė t’i bėsh shumicėn e ekspertėve akademikė tė Islamit tė pranojnė se ajo qė e thonė dhe bėjnė si dijetarė ėshtė vendosur nė njė kontekst thellėsisht, dhe nė shumė mėnyra ofendues, politik. Gjithēka rreth studimit tė Islamit nė Perėndimin bashkėkohor ėshtė e ngarkuar me rėndėsi politike, por vėshtirė se ndonjė shkrimtar mbi Islamin, qoftė i specializuar ose i pėrgjithshėm, e pranon kėtė tė vėrtetė nė gjėrat qė thotė. Konsiderohet se objektiviteti ėshtė pjesė e pandashme e studimeve diturore rreth shoqėrive tjera, edhe pėrkundėr historisė sė gjatė tė shqetėsimeve politike, morale dhe fetare qė ndihen nė tė gjitha shoqėritė, qofshin perėndimore ose islame, rreth tė huajės, tė panjohurės dhe tė ndryshmes. Nė Evropė, pėr shembull, orientalistėt tradicionalisht kanė qenė tė lidhur drejtpėrsėdrejti me zyrat koloniale.”[1]


    Nė vend qė tė supozojmė se objektiviteti ėshtė i gjithėpranishėm nė diskursin shkencor, studimet perėndimore duhet tė kuptojnė se devotshmėria ndaj njė tradite politike ose fetare, nė njė mėnyrė tė vetėdijshme ose tė pavetėdijshme, mund tė na ēojė drejt njė gjykimi tė anshėm. Siē shkruan Marshall Hodgson:


    “Anshmėria vjen nė shprehje nė veēanti nė pyetjet qė studiuesi i parashtron dhe nė llojin e kategorizimit tė pėrdorur, ku anshmėria ėshtė vėrtet vėshtirė tė vėrehet, sepse ėshtė e vėshtirė tė dyshosh lidhur me secilin term tė pėrdorur, qė duket aq pafajėsisht i paanshėm...”[2]


    Reagimi i muslimanėve ndaj imazhit tė portretizuar nga studimet perėndimore ka filluar ta tėrheqė vėmendjen e duhur. Nė vitin 1979, orientalisti i respektuar Albert Hourani thoshte:


    “Zėrat nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, qė na thonė se nuk e gjejnė dot veten nė imazhin qė ne kemi krijuar lidhur me ta janė aq tė shumtė dhe kėmbėngulės sa nuk mund tė shpjegohen nėpėrmjet rivalitetit akademik ose krenarisė kombėtare.”[3]


    Kaq pėr Islamin dhe muslimanėt kundrejt orientalistėve.


    Kur tė pėrqendrohemi nė studimin e Islamit shi’it nga orientalistėt, fjala “keqkuptim” nuk ėshtė mjaft e fuqishme, madje ėshtė njė nėnvlerėsim i situatės. Jo vetėm qė Islami shi’it keqkuptohet, por edhe ėshtė shpėrfillur, keqinterpretuar dhe studiuar mė sė shumti nėpėrmjet literaturės hereziografike tė kundėrshtarėve tė tij. Lihet pėrshtypja sikur shi’itėt tė mos kenė pasur dijetarė dhe literaturė tė tyren. Qė tė huazojmė njė shprehje tė Marksit: “Ata nuk mund ta pėrfaqėsojnė veten, patjetėr tė pėrfaqėsohen,”, qoftė kjo edhe nga kundėrshtarėt e tyre!


    Shkaku i kėsaj janė rrugėt nėpėrmjet tė cilave dijetarėt perėndimorė u janė qasur fushave tė ndryshme tė studimit tė Islamit. Hodgson, nė pėrmbledhjen e tij tė shkėlqyeshme tė studimeve perėndimore, shkruan:


    “Nė radhė tė parė ishin ata qė e studiuan Perandorinė Osmane, tė cilėt luajtėn njė rol tė madh nė Evropėn moderne. Ata i qaseshin Perandorisė Osmane fillimisht nga pikėpamja e historisė sė diplomacisė evropiane. Dijetarėt e tillė e patėn prirjen ta shihnin tė tėrė Islamin nga prizmi politik i Stambollit, kryeqytetit osman. Nė radhė tė dytė ishin tė tjerė, natyrisht britanikė, qė iu qasėn studimit tė Islamit nė Indi, ose me qėllim qė ta zotėronin persishten si shėrbyes tė mirė civilė qė ishin ose sė paku pse ishin tė frymėzuar nga interesat indiane.


    Pėr ta, tranzicioni perandorak i Delhit paraqiste pikėn kulmore tė historisė islame. Nė radhė tė tretė vijnė semitistės, tė interesuar kryesisht pėr studimet e hebraishtes, por tė cilėt josheshin edhe nga arabishtja. Pėr ta, qendra kryesore ishte Kajroja, njė ndėr qytetet mė tė gjalla arabishtfolėse nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, ndonėse kishte edhe tė tillė qė u kthyen kah Siria ose Maghrebi.”


    Tė tillėt ishin mė shumė filologė sesa historianė, dhe u mėsuan ta kundronin kulturėn islame nėpėrmjet syve tė shkrimtarėve tė vonė egjiptianė dhe autorėve sunnitė sirianė, qė ishin mjaft nė modė nė Kairo asokohe. Rrugėt e tjera tė qasjes, si ajo e spanjollėve dhe e disa francezėve qė u pėrqendruan tek muslimanėt nė Spanjėn mesjetare ose e rusėve qė u pėrqendruan tek muslimanėt veriorė – ishin pėrgjithėsisht mė pak tė rėndėsishme.[4]


    Ėshtė mjaft e qartė se asnjėra nga kėto rrugė nuk do tė mund t’i ēonte dijetarėt perėndimorė nė qendrat e mėsimeve ose tė literaturės shi’ite. Pjesa mė e madhe e asaj qė e kanė studiuar rreth Islamit shi’it ėshtė marrė nėpėrmjet burimeve jo-shi’ite. Hodgson thotė:


    “Tė gjitha rrugėt e kishin tė pėrbashkėt faktin se u kushtuan relativisht pak vėmendje zonave qendrore tė Gjysmėhėnės Pjellore (Mesopotamisė dhe Levantit) dhe Iranit, me prirjet e tyre pro Islamit shi’it, zona qė ishin shumė larg depėrtimit perėndimor.”[5]


    Kėshtu, pas luftės sė parė botėrore, “metoda e Kajros nė studimet islame u bė rruga e pėrsosur pėr studiuesit e Islamit, ndėrsa rrugėt e tjera konsiderohej se ishin vetėm tė njė rėndėsie lokale.”[6]


    Prandaj, nė ēdo studim tė Islamit shi’it nėpėrmjet kanalit osman, kajroen ose indian, ishte tejet e natyrshme qė orientalisti tė ishte i anshėm nė gjykimin e tij.


    “Dijetarėt muslimanė tė doktrinės (ar. akaid), qė ishin pėrgjithėsisht sunnitė, gjithmonė janė munduar tė tregojnė se tė gjitha shkollat e tjera tė mendimit pėrveē shkollės sė tyre ishin jo vetėm tė gėnjeshtėrta por, nėse mund tė thuhet kėshtu, mė pak se “vėrtet muslimane”. Veprat e tyre i pėrshkruajnė shumė grupe (ar. firka) nė mėnyra tė cilat vetėm i ēorientuan dijetarėt bashkėkohorė, duke i bėrė tė supozonin se u referoheshin njė numri tė madh sektesh tė devijuara”.[7]


    Dhe kėshtu shohim se deri sot, dijetarėt perėndimorė me shumė lehtėsi e kanė cilėsuar Islamin sunnit si “Islam besimdrejtė” (ang. orthodox), ndėrsa Islamin shi’it si “sekt i devijuar”. Pas kategorizimit tė Islamit shi’it si sekt i devijuar i Islamit, ishte bėrė tashmė “krejt e natyrshme” pėr dijetarėt perėndimorė qė ta pėrthithnin skepticizmin sunnit nė lidhje me literaturėn e hershme shi’ite. Edhe koncepti i takijjes u ekzagjerua tej mase, aq sa supozohej se ēdo pohim i njė dijetari shi’it kishte njė domethėnie tė fshehtė.


    Dhe, si pasojė, ēdoherė kur njė orientalist gjente kohė pėr ta studiuar Islamin shi’it, devotshmėria e tij ndaj traditės judeo-kristiane tė Perėndimit bashkohej me paragjykimet sunnite ndaj Islamit shi’it. Njė ndėr shembujt mė tė mirė tė kėtij paragjykimi tė kombinuar gjendet nė mėnyrėn se si orientalistėt i qasen ngjarjes sė Ghadir Khummit.


    Ngjarja e Ghadir Khummit: Nga harresa drejt njohjes


    Ngjarja e Ghadir Khummit ėshtė njė shembull shumė i mirė pėr ta ndjekur anshmėrinė sunnite qė arriti tė depėrtonte nė mendėsinė e orientalistėve. Ata qė janė tė njohur me shkrimet polemike tė sunnitėve e dinė se kurdoherė qė shi’itėt sjellin njė hadith ose njė dėshmi historike nė mbėshtetje tė pikėpamjes sė tyre, njė polemist sunnit do tė pėrgjigjej nė mėnyrėn vijuese: si e para, ai menjėherė do ta mohonte ekzistencėn e njė hadithi ose ngjarjeje tė tillė historike. Si e dyta, kur tė pėrballej me njė dėshmi tė fuqishme nga burimet e veta, ai do tė hidhte dyshim mbi besueshmėrinė e transmetuesve tė hadithit ose ndodhisė nė fjalė. Si e treta, kur t’i tregohej se tė gjithė transmetuesit ishin tė besueshėm sipas standardeve sunnite, ai do t’i ngarkonte hadithit ose ngjarjes njė interpretim qė do tė ishte mjaft i ndryshėm nga ai i shi’itėve.


    Kėto tre nivele e pėrbėjnė pėrgjigjen klasike tė polemikėve sunnitė nė ballafaqimin me argumentet e shi’itėve. Njė citim nga pėrkthimi i Mukaddime-s sė Ibn Khaldunit nga Rosenthali do tė mjaftonte pėr ta vėrtetuar argumentin tim. (Vetė Ibn Khalduni, pjesėn vijuese e citon nga El-Milel ve’n-Nihal, njė punim hereziografik i Shehristaniut). Sipas Ibn Khaldunit, shi’itėt besojnė se:


    “Aliu ėshtė ai tė cilin Muhammedi e emėroi pasardhės. (Shi’itėt) transmetojnė tekste (hadithesh) qė e mbėshtesin (kėtė besim)...Autoritetet e sunnetit dhe transmetuesit e ligjit fetar nuk i njohin kėta tekste (1) Shumica e tyre janė supozime ose (2) disa nga transmetuesit e tyre janė tė dyshimtė ose (3) interpretimi i tyre (i vėrtetė) ėshtė shumė ndryshe nga interpretimi i ligė qė (shi’itėt) u ngarkojnė atyre.”[8]


    Ēuditėrisht, ngjarja e Ghadir Khummit e ka pasur fatin e njėjtė nė duart e orientalistėve. Me kohėn dhe burimet e kufizuara qė pėr momentin i kam nė dispozicion, u befasova kur pashė se shumica e punimeve mbi Islamin e kanė shpėrfillur ngjarjen e Ghadir Khummit, qė nėnkupton, nga vetė mungesa, se orientalistėt besonin se kjo ngjarje ėshtė njė “pandehje” dhe shpikje e shi’itėve. Veprat “Muhammedi dhe lindja e Islamit” (1905) nga Margoliouth, “Historia e popujve islamė” (1939) nga Brockemann, “Trashėgimia e Islamit” (1931) nga Arnoldi dhe Guillaume, “Islami” (1954) nga Guillaume, “Islami klasik” (1963) nga von Grunebaum, “Kalifati” (1965) nga Arnold dhe “Historia e Islamit” e botuar nga Universiteti i Kembrixhit (1970) e kanė shpėrfillur plotėsisht ngjarjen e Ghadir Khummit.


    Pse kėta dhe shumė dijetarė tė tjerė perėndimorė e kanė shpėrfillur ngjarjen e Ghadir Khummit? Meqė dijetarėt perėndimorė mė shumė janė mbėshtetur nė punimet anti-shi’ite, ėshtė e natyrshme qė ta shpėrfillin ngjarjen e Ghadir Khummit. L. Veccia Vaglieri, njė nga kontribuueset e botimit tė dytė tė Enciklopedisė Islame (1953), shkruan:


    Shumica e atyre burimeve qė pėrbėjnė bazėn e njohurisė sonė mbi jetėn e Profetit (Ibn Hishami, Taberiu, Ibn Sa‘di, etj.) e kalojnė nė heshtje ndalesėn e Muhammedit nė Ghadir Khumm, ose, nėse e pėrmendin, nuk thonė asgjė pėr fjalimin e tij (shkruesit mesa duket frikėsoheshin se do tė shkaktonin armiqėsinė e sunnive, qė ishin nė pushtet, duke i ofruar material polemikės sė shi‘itėve, qė i pėrdorėn kėto fjalė pėr tė mbėshtetur tezėn e tyre mbi tė drejtėn e ‘Aliut pėr khilafet). Pėr pasojė, as jetėshkruesit perėndimorė tė Muhammedit, vepra e tė cilėve mbėshtetet mbi kėto punime, nuk i referohen asaj qė ndodhi nė Ghadir Khumm.[9]


    Pastaj mund tė vijmė te ata pak orientalistė qė e pėrmendin hadithin dhe ngjarjen e Ghadir Khummit, por qė e shprehin skepticizmin e tyre rreth autenticitetit tė ndodhisė – faza e dytė nė pėrgjigjen klasike tė polemikėve sunnitė.


    Shembulli i parė i dijetarėve tė tillė ėshtė Ignaz Goldziher, njė orientalist mjaft i respektuar gjerman i shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Ai e diskuton hadithin e Ghadir Khummit nė veprėn e tij Muhammedanische Studien (1889 – 1890), pėrkthyer nė anglisht si “Muslim Studies” (Studime muslimane, 1966 - 1971), nė kapitullin e titulluar “Hadithet nė marrėdhėnie me konfliktin ndėrmjet palėve tė ndryshme tė Islamit.” Pėr shi’itėt, Goldziher shkruan:


    “Njė argument mė i fuqishėm nė favor tė tyre [shi’itėve]...ishte bindja e tyre se Profeti, para vdekjes sė vete, e kishte emėruar dhe caktuar publikisht Aliun si pasardhės tė vetin...Prandaj, ndjekėsit e Aliut u morėn me sajimin dhe autorizimin e haditheve qė e vėrtetonin emėrimin e Aliut me urdhėr tė drejtpėrdrejtė tė Profetit. Hadithi mė i njohur (autoriteti i tė cilit nuk mohohet madje as nga burimet besimdrejta, ndonėse kuptimi i kufizohet nė njė interpretim tė ndryshėm) ėshtė hadithi i Khummit, qė u sajua pėr kėtė qėllim dhe paraqet njė nga themelet mė tė qėndrueshme tė tezave tė pėrkrahėsve tė Aliut.”[10]


    Do tė pritej qė njė dijetar aq i njohur tė dėshmonte se si shi’itėt “u morėn me sajimin” e haditheve pėr tė mbėshtetur tezat e tyre, por askund Goldziheri nuk jep dėshmi. Pasi i citon nė fusnota Tirmidhiun dhe Nesaiun si burime pėr hadithin e Ghadirit, ai thotė: “Nesaiu, siē ėshtė e mirėnjohur, kishte prirje pro-alide, ndėrsa edhe Tirmidhi kishte pėrfshirė nė pėrmbledhjet e tija hadithe tendencioze qė e pėrkrahnin Aliun, pėr shembull hadithin tajr.”[11] Kjo pėrsėri ėshtė pėrgjigja e vjetėr klasike e polemikėve sunnitė – zhvlerėsoje transmetuesin si tė pabesueshėm ose fuqimisht akuzoi shi’itėt pėr sajim tė haditheve.


    Njė tjetėr shembull ėshtė botimi i parė i Enciklopedisė sė Islamit (1911 – 1938), qė ka njė artikull tė shkurtėr pėr “Ghadir Khummin” nga F. Bhuli, njė orientalist danez, i cili shkroi njė biografi tė Profetit. Bhul shkruan:


    “Ky vend (Ghadiri) ėshtė bėrė i njohur nėpėrmjet njė hadithi qė e ka zanafillėn mes shi’itėve, por qė gjithashtu gjendet edhe tek sunnitėt, sipas tė cilit, Profeti, duke u kthyer nga Hudejbijjeja (sipas disa tė tjerėve nga Haxhi i Lamtumirės), lidhur me Aliun tha: “Zotėri i kujt jam unė, zotėri i tij ėshtė edhe Aliu!”[12]


    Bhul sheh tė theksojė se hadithi dhe ngjarja e Ghadirit e kanė “zanafillėn mes shi’itėve”!


    Njė shembull tjetėr prekės i injorancės orientaliste lidhur me Islamin shi’it ėshtė vepra “Njė fjalor i Islamit” (1965) nga Thomas Hughes. Nė pėrkufizimin e dhėnė mbi Ghadirin, ai shkruan:


    “Njė festival i shi’itėve mė 18 tė muajit Dhulhixh’xhe, ku bėhen tre imazhe brumi tė mbushura me mjaltė pėr tė pėrfaqėsuar Ebu Bekrin, Umarin dhe Osmanin, tė cilėt shpohen me thika, dhe mjalti derdhet si simbol i gjakut tė kalifėve uzurpues. Festivali ėshtė emėrtuar Ghadir, pra “pishinė”, dhe thuhet se pėrkujton rastin kur Muhammedi e ka shpallur Aliun si pasardhės tė vetin nė Ghadir Khumm, njė pellg me ujė ndėrmjet Mekkes dhe Medines.”[13]


    Si njė njeri me prejardhje shi’ite nga India, qė studiuar dhjetė vjet nė Iran e qė ka jetuar mes shi’itėve tė Afrikės dhe Amerikės Veriore, akoma nuk kam parė, dėgjuar ose lexuar pėr ritualin e brumit dhe mjaltit nė festėn e Ghadirit!!!


    U befasova edhe mė shumė kur pashė se madje edhe Vaglieri, nė botimin e dytė tė Enciklopedisė sė Islamit, i ka pėrfshirė kėto gjepura nė artikullin e saj pėrndryshe mjaft tė shkėlqyeshėm mbi Ghadir Khummin. Nė fund ajo shton: “Kjo festė gjithashtu ka njė rol tė rėndėsishėm edhe nė mesin e nusajrive.” Ėshtė shumė e mundur qė brumi dhe mjalti tė jenė njė ritual qė kryhet nga nusajritėt, por e di se nuk ka tė bėjė fare me shi’itėt. Por a e dinė tė gjithė orientalistėt dallimin ndėrmjet shi’itėve dhe nusajritėve? Dyshoj shumė pėr kėtė.


    Shembulli i katėrt i dijetarit bashkėkohor qė ka ecur rrugės sė njėjtė ėshtė Philip Hitti nė veprėn e tij “Historia e arabėve” (1964). Pasi pėrmend se bujidėt (ar. Al-i Buvejh) janė nismėtarėt e “festimit tė ditės sė emėrimit tė supozuar tė Aliut nga Muhammedi si pasardhės nė Ghadir Khum,” ai nė fusnotė e pėrshkruan vendndodhjen e Ghadir Khummit si “njė burim ndėrmjet Mekkes dhe Medines, ku hadithet shi’ite pohojnė se Profeti ka shpallur: ‘Zotėri i kujt jam unė, zotėri i tij ėshtė edhe Aliu’.”[14]


    Ndonėse ky dijetar e pėrmend ēėshtjen e Ghadir Khummit kalimthi, ai synon t’u lėrė lexuesve tė vetė pėrshtypjen se hadithi i Ghadirit ėshtė njė “hadith shi’it”.


    Dijetarėve tė tillė, tė cilėt me ose pa vetėdije, i kanė pėrthithur paragjykimet sunnite kundėr Islamit shi’it dhe kėmbėngulin se hadithi i Ghadirit ka zanafillėn te shi’itėt ose ėshtė shpikur prej tyre, unė vetėm do t’ua pėrsėris atė qė Vaglieri e ka thėnė nė Enciklopedinė e Islamit pėr Ghadir Khummin:


    “Ėshtė, megjithatė, e sigurt se Muhammedi ka folur nė kėtė vend dhe se e ka shqiptuar fjalinė e famshme, meqė pėrshkrimi i kėsaj ngjarjeje ėshtė ruajtur, nė njė formė koncize e nė hollėsi jo vetėm nga Jakubiu, pėrkrahja pėr kauzėn alide e tė cilit ėshtė e mirėnjohur, por edhe nė pėrmbledhjet e haditheve qė konsiderohen kanonike, nė veēanti nė Musned-in e Ibn Hanbelit. Hadithet (lidhur me kėtė ndodhi) janė aq tė shumta dhe aq mirė tė dėshmuara nga zinxhirė tė ndryshėm transmetuesish (ar. isnad), sa ėshtė e pamundur t’i hedhim poshtė.”[15]


    Vaglieri vazhdon:


    “Disa nga kėto hadithe janė tė cituar nė bibliografi (tė Enciklopedisė sė Islamit), por mes tyre nuk pėrfshihen hadithet qė, ndonėse e pėrcjellin fjalinė, nuk e pėrmendin Ghadir Khummin ose thonė se ėshtė shqiptuar shqiptuar nė Hudejbijje. Dokumentimi i plotė do tė lehtėsohet kur tė bėhet botimi i plotė i veprės “Concordance” nga Wensincku. Pėr tė pasur njė ide se sa tė shumtė janė kėto hadithe, mjafton t’u hedhim njė sy faqeve ku Ibn Kethiri ka pėrmbledhur njė numėr tė madh prej tyre, bashkė me zinxhirėt e tyre tė transmetimit (ar. isnad).”


    Ėshtė koha qė studimet perėndimore tė njihen me literaturėn shi’ite, qoftė atė tė hershmen ose bashkėkohoren. Nuk ka nevojė tė presim pėr veprėn Concordance tė Wensinckut. Dijetarėt shi’itė kanė botuar tashmė vepra madhėshtore mbi ēėshtjen e Ghadir Khummit. Kėtu do tė pėrmend vetėm dy prej tyre. E para ėshtė Abakat el-Enver, e shkruar nė persisht nga Allame Mir Hamid Husejn el-Musavi (v. 1304 pas Hixhrit) nga India.


    Allame Mir Hamid Husejni i ka kushtuar dy vėllime masive (qė pėrbėhen nga rreth 1,080 faqe) isnadit, tevaturit dhe domethėnies sė hadithit tė Ghadirit.


    E dyta ėshtė vepra El-Ghadir nė 11 vėllime nė arabisht nga Allame Abdu’l-Husejn el-Emini, ku ai me referenca tė plota i jep emrat e 110 shokėve tė Profetit, si dhe tė 84 tabi’inėve qė e kanė pėrcjellur hadithin e Ghadirit. Po kėshtu, ai i ka dhėnė kronologjikisht edhe emrat e historianėve, dijetarėve tė hadithit (ar. muhaddithun), shkoqitėsve tė Kur’anit (ar. mufessirun) dhe poetėve, tė cilėt e kanė pėrmendur hadithin e Ghadirit qė nga shekulli i parė islam deri te i katėrmbėdhjeti.


    Shaban dhe interpretimi i tij i ri


    Mes veprave mė tė fundit nga studimet perėndimore tė historisė sė Islamit ėshtė vepra e titulluar “Historia e Islamit: vitet 600 – 750 tė erės sonė” (origj. Islamic History AD 600-750) nga M. A. Shaban, me nėntitullin “Njė interpretim i ri”, ku autori pretendon se jo vetėm ka pėrdorur materiale tė sapozbuluara, por se ka bėrė edhe njė rishqyrtim dhe riinterpretim tė materialeve qė i kemi pasur tė njohura pėr shumė dekada. Shaban, njė ligjėrues i arabishtes nė SOAS tė Universitetit tė Londrės, nuk ėshtė gati as ta marrė parasysh ngjarjen e Ghadir Khummit. Ai shkruan: “Hadithi i mirėnjohur shi’it se ai (Profeti) e emėroi Aliun si pasardhės tė vetin nė Ghadir Khum nuk duhet tė merret seriozisht.” Shabani jep dy arsye “tė reja” pėrse nuk e merr seriozisht ngjarjen e Ghadir Khummit:


    “Njė ngjarje e tillė ėshtė nė thelb e pamundur, duke marrė parasysh ngurrimin e arabėve pėr t’u besuar pėrgjegjėsi tė mėdha burrave tė rinj dhe pa pėrvojė. Pėr mė tepėr, nė asnjė pikė, burimet tona nuk tregojnė se komuniteti medinas u soll sikur tė kishte dėgjuar njė emėrim tė tillė.”[16]


    Tani le ta shqyrtojmė nė mėnyrė kritike ēdonjėrėn nga kėto arsye tė dhėna nga Shabani!



    Ngurrimi tradicional i arabėve pėr t’u besuar burrave tė rinj pėrgjegjėsi tė mėdha


    Para sė gjithash, a nuk kishte sjellė Profeti (s.a.a.) shumė gjėra ndaj tė cilave arabėt ishin tradicionalisht ngurrues? A nuk ishte edhe vetė pranimi i Islamit nga mekkasit pikėrisht me “shumė ngurrim”? Ky “ngurrim tradicional”, nė vend qė tė jetė njė argument kundėr emėrimit tė Aliut, nė tė vėrtetė ėshtė pjesė e argumentit qė pėrdoret nga shi’itėt (pro kėtij emėrimi). Ata pajtohen se arabėt ngurruan nė pranimin e Imam Aliut si pasardhės i Profetit jo vetėm pėr shkak tė moshės sė re, por gjithashtu pse ai i kishte vrarė udhėheqėsit e tyre nė betejat e Islamit.
    Sipas shi’itėve, Allahu e pėrmend vetė kėtė ngurrim kur, pasi i urdhėron Profetin qė ta shpallė Imam Aliun si pasardhės tė tij (“O i Dėrguar! Shpalle atė qė tė ėshtė zbritur nga Zoti yt...”), e siguroi tė Dėrguarin e Tij duke thėnė: “Allahu ka pėr tė tė mbrojtur nga njerėzit” (Kur’an, 5:67). Profetit i ishte kėrkuar qė ta pėrcillte porosinė e Allahut, pavarėsisht nė u pėlqente arabėve ose jo.


    Pėr mė tepėr, ky “ngurrim tradicional” nuk ishte njė zakon i pandryshueshėm i shoqėrisė arabe, siē dėshiron Shabani tė besojmė. Muhammed Husejn Xhaferi, nė veprėn “Zanafilla dhe zhvillimi i hershėm i Islamit shi’it”, thotė:


    “Burimet tona e theksojnė se, ndonėse “kėshilli” (ar. nadva) i Mekkes para-islame ishte nė pėrgjithėsi njė kėshill vetėm i pleqve, djemtė e kryetarit Kusajj ishin tė privilegjuar, duke qenė tė ēliruar nga kjo ndalesė moshe, dhe u pranuan nė kėshill pavarėsisht moshės sė re. Nė kohėt e mėvonshme, duket se kanė qenė tė shpeshtė kompromise mė liberale: Ebu Xhehli, pavarėsisht moshės sė re, u pranua, njėsoj si edhe Hakim ibn Hazmi, qė u pranua kur ishte vetėm 15 ose 20 vjeē. “


    Pastaj Xhaferi citon Ibn Abd Rabbihun, qė thotė:


    “Nuk kishte sundues monark mbi arabėt e Mekkes nė kohėn e injorancės para-islame (ar. xhahilijje). Prandaj, ēdoherė kur kishte luftė, ata bėnin njė votim mes prijėsve dhe e zgjidhnin njėrin si “mbret”, pavarėsisht nė ishte i mitur ose i rritur. Kėshtu, nė ditėn e Fixharit, ishte radha e Beni Hashimit dhe si rezultat i votimit u zgjodh Abbasi, i cili asokohe ishte fėmijė...”[17]


    Si e treta, kemi njė shembull nė vendimet e vetė Profetit (s.a.a.) gjatė ditėve tė fundit tė jetės sė tij, kur ai ia besoi udhėheqėsinė e ushtrisė Usame bin Zejdit, njė djali tė ri, i cili vėshtirė se i kishte mbushur tė njėzetat.[18]


    Ai u caktua karshi mė tė vjetėrve mes muhaxhirėve dhe ensarėve, dhe vėrtet shumė prej mė tė vjetėrve nuk e pėlqyen kėtė vendim tė Profetit.[19] Nėse Profeti i Islamit mundej ta caktonte njė tė ri tė papėrvojė karshi mė tė vjetėrve mes muhaxhirėve, atėherė pse duhesh tė jetė “e pamundur nė thelb” tė mendosh se Profeti mund ta ketė emėruar Imam Aliun si pasardhės tė vetin?



    “Ngurrimi tradicional” pėr t’u besuar njerėzve pa pėrvojė pėrgjegjėsi tė mėdha


    Veē moshės sė re tė Imam Aliut, Shabani gjithashtu i referohet edhe ngurrimit tė arabėve pėr t’u besuar “njerėzve pa pėrvojė pėrgjegjėsi tė mėdha.” Kjo nėnkupton se Ebu Bekri u zgjodh nga arabėt pse kishte pėrvojė me pėrgjegjėsi tė mėdha. Dyshoj se Shabani do tė ishte nė gjendje ta vėrtetonte nėpėrmjet historisė islame atė qė nėnkupton pohimi i tij. Mund tė gjenden shumė mė tepėr shembuj, ku Imam Aliut i janė besuar pėrgjegjėsi mė tė mėdha sesa Ebu Bekrit. Gjatė shpėrnguljes sė Profetit (s.a.a.), Imam Aliu qėndroi nė Mekke pėr t’i ēorientuar armiqtė dhe pėr t’ua kthyer njerėzve pronat qė ia kishin lėnė amanet tė Profetit (s.a.a.). Imam Aliu u sprovua me pėrgjegjėsi mė tė mėdha gjatė betejave tė mėdha tė Islamit, nė tė cilat ai ishte gjithmonė i suksesshėm. Kur u bė shpallja (arab. bara’at) kundėr paganėve arabė tė Mekkes, nė fillim iu besua Ebu Bekrit qė ta lexonte para njerėzve tė Mekkes, por mė vonė kjo pėrgjegjėsi e madhe iu hoq dhe iu besua Imam Aliut. Imam Aliut iu besuan qyteti dhe qytetarėt e Medines kur Profeti u nis nė ekspeditėn e Tebukut. Imam Aliu u caktua udhėheqės i ekspeditės pėr nė Jemen. Kėto janė vetėm disa shembuj qė tė vijnė nė mend rastėsisht. Pra, po tė krahasohet, Ali ibn Abi Talibi ishte njė njeri qė ishte sprovuar dhe besuar me pėrgjegjėsi mė tė mėdha sesa Ebu Bekri.



    Sjellja e shoqėrisė medinase lidhur me shpalljen e Ghadirit


    Si e para, nėse njė ngjarje mund tė vėrtetohet si e vėrtetė sipas standardeve tė pranuara akademike (tė sunnitėve, sigurisht), atėherė reagimi i njerėzve ndaj saj ėshtė i parėndėsishėm.


    Si e dyta, i njėjti “ngurrim tradicional” i pėrdorur nga Shabani pėr ta zhvlerėsuar shpalljen e Ghadirit mund tė pėrdoret kėtu kundėr skepticizmit tė tij ndaj ngjarjes sė Ghadirit. Ky ngurrim tradicional, pėrveē faktorėve tjerė qė janė jashtė spektrit tė kėtij punimi,[20] mund tė pėrdoret pėr tė shpjeguar sjelljen e shoqėrisė medinase.


    Si e treta, ndonėse shoqėria medinase mbeti e heshtur gjatė ngjarjeve qė e mbajtėn Imam Aliun larg kalifatit, mes tė tyre kishte shumė qė kishin qenė dėshmitarė tė shpalljes sė Ghadir Khummit. Nė disa raste, Imam Aliu u ka kėrkuar sahabeve tė Profetit qė tė dėshmonin pėr ndodhinė e Ghadirit. Kėtu do tė pėrmend vetėm njė shembull, atė qė ndodhi nė Kufe gjatė kalifatit tė Imam Aliut, 24 vjet pas vdekjes sė Profetit.


    Imam Aliu dėgjoi se disa njerėz dyshonin nė pretendimin e tij pėr epėrsi karshi kalifėve tė mėparshėm. Kėshtu, ai erdhi nė njė mbledhje nė xhami dhe u kėrkoi dėshmitarėve okularė tė ngjarjes sė Ghadir Khummit tė dėshmonin pėr vėrtetėsinė e fjalėve tė Profetit se Aliu ishte udhėheqėsi dhe udhėzuesi i tė gjithė besimtarėve. Shumė shokė tė Profetit u ngritėn dhe e vėrtetuan pohimin e Imam Aliut.


    I kemi tė shėnuar emrat e 24 prej atyre qė dėshmuan pėr Imam Aliun, ndonėse burime tė tjera si Musned-i i Ibn Hanbelit dhe Maxhma el-Zavaidiie Hafiz el-Hajthamiut e vendosin numrin nė 30. Duhet tė kihet parasysh, gjithashtu, se kjo ngjarje ka ndodhur 25 vjet pas ngjarjes sė Ghadir Khummit, dhe se gjatė kėsaj periudhe, qindra dėshmitarė okularė kishin vdekur natyrshėm ose nė betejat qė kishin ndodhur gjatė sundimit tė dy kalifėve tė parė. Kėsaj duhet t’i shtohet edhe fakti se ky episod ngjau nė Kufe, qė ishte larg qendrės sė sahabeve, Medines. Ajo qė ndodhi nė Kufe nė vitin 35 pas Hixhrit ėshtė pėrcjellur nga katėr sahabe dhe 14 tabi’inė dhe ėshtė shėnuar nė shumicėn e librave tė historisė dhe hadithit.[21]


    Si pėrfundim, sjellja e shoqėrisė medinase pas vdekjes sė Profetit nuk e bėn automatikisht tė pamundur ndodhinė e Ghadir Khummit. Mendoj se kaq do tė mjaftojė pėr ta bėrė Shabanin tė kuptojė se ky nuk ėshtė njė interpretim “i ri”, por mė tepėr, sipas meje, shpėrfaq fazėn e parė tė pėrgjigjeve klasike tė polemikėve sunnitė, pra njė mohim tė plotė tė ekzistencės sė njė ngjarjeje tė tillė ose tė hadithit qė i mbėshtet pikėpamjet shi’ite. Ky mendim ėshtė pėrthithur edhe nga shumica e studiuesve perėndimorė tė Islamit.


    Pėrfundimi


    Nė kėtė studim tė shkurtėr kemi treguar se ngjarja e Ghadir Khummit ėshtė njė e vėrtetė historike qė nuk mund tė hidhet poshtė, dhe se gjatė studimit tė Islamit shi’it, devotshmėria e orientalistėve ndaj traditės judeo-kristiane u ndėrthur me paragjykimet sunnite kundėr shi’itėve. Si rrjedhojė, ngjarja e Ghadir Khummit ėshtė shpėrfillur nga shumica e dijetarėve perėndimorė dhe, edhe kur u zhvarros nga harresa, u trajtua me skepticizėm dhe riinterpretim.


    Shpresoj se ky shembull do t’i bindė tė paktėn disa dijetarė perėndimorė qė ta rishqyrtojnė metodologjinė e tyre nė studimin e Islamit shi’it, dhe, nė vend qė t’i qasen atij kryesisht nėpėrmjet veprave tė hereziografėve si Shehristani, El-Mekrizi dhe El-Baghdadi, tė cilėt i paraqet shi’itėt si sekt i devijuar i Islamit, t’u drejtohen mė shumė punimeve mė objektive, si tė shi’itėve ashtu edhe tė sunnitėve.


    Shi’itėt me tė drejtė janė lodhur nga tė qenit tė portretizuar si sekt i devijuar qė u shfaq nga rrethanat politike dhe ekonomike tė periudhės sė hershme Islame. Ata kėrkojnė tė vetėpėrfaqėsohen nė vend qė tė pėrfaqėsohen nga kundėrshtarėt e tyre.





    [1] Edward W Said, Covering Islam, New York: Pantheon Books 1981, f. XVII.




    [2] Marshal G S Hodgson, The Venture of Islam, Vėll. 1, Chicago: University of Chicago Press, 1974, f. 27.




    [3] Albert Hourani, “Islamic History, Middle Eastern History, Modern”, nė M H Kerr (red.), Islamic Studies: A Tradition and Its Problems, California: Undena Publications, 1979, f. 10




    [4]Hodgson, nė veprėn e pėrmendur cit., ff. 39 – 40.




    [5] Po aty.




    [6] Po aty.




    [7] Po aty.




    [8] Ibn Khaldun, Mukaddimah, pėrk. Franz Rosenthal, vėll. 1, New York: Pantheon Books, 1958, f. 403. Nė arabisht, shih vėll. 1, Beirut: Maktabatul Madrasah, 1961, f. 348.




    [9] Enciklopedia e Islamit, 1953, shih nėn “Ghadir Khum”, pėrkthimi nė shqip nga Edin Q. Lohja tek Orientalizmi dhe studimi i Shi’izmit (punim i referuar nė tryezėn e rrumbullakėt “Shqiptarėt dhe Orientalizmi”, Prishtinė, 15-16 Korrik 2005)




    [10] I Goldziher, Studimet Muslimane, pėrkth. Barber dhe Stern, vėll. 2, Chicago: Aldine Inc, 1971, ff. 112-113.




    [11] Po aty.




    [12] Enciklopedia e Islamit, 1911 – 1938, shih nėn “Ghadir Khum”.




    [13] Thomas P. Huhges, Njė Fjalor i Islamit, New Jersey: Reference Book Publishers, 1965, f. 138.




    [14] Philip K Hitti, Njė Histori e Arabėve, London: Macmillan & Co, 1964, f. 471.




    [15] Enciklopedia e Islamit, 1953, shih tek “Ghadir Khum”.




    [16] M A Shaban, Historia Islame 600-750 pas Krishtit, Cambrigde: University Press, 1971, f. 16.




    [17] S H M Xhaferi, Origjina dhe Zhvillimi i Hershėm i Islamit Shi’it, London: Longman, 1979, f. 22. Gjithashtu ėshtė i disponueshėm edhe online nė: http://www.al-islam.org/the-origins-...of-shia-islam-...




    [18] M H Hajkal, Jeta e Muhammedit, pėrkth. El-Faruki n.p., American Trust Publications, 1976, f. 492.




    [19] Shih Tbakatin e Ibn Sa’d dhe vepra tė tjera tė rėndėsishme mbi Seerah.




    [20] Pėr mė shumė hollėsi, shihni S S A Rizvi, Imamati, Tehran: WOFIS, 1985, ff. 120-121. Gjithashtu e disponueshme online nė: http://www.al-islam.org/imamate-the-...phet-sayyid-ak...




    [21] Pėr referenca tė plota, shih El-Amini, El-Ghadir, vėll. 1 Teheran: Mu′assatul Muvahhidi, 1976, ff. 166-186
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ArtanMasa : 19-07-2019 mė 12:27

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2019
    Vendndodhja
    Ballsh
    Postime
    121

    Pėr: Orientalistėt dhe ngjarja e Ghadir Khummit


Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •