Sunnizmi dhe Shi′izmi
Sejjid Husein Nasr


Emri:  sunni-shia.jpg

Shikime: 270

Madhėsia:  16.1 KB

Duke qenė se ēdo fe i drejtohet njė kolektiviteti me temperamente tė larmishme psikologjike e shpirtėrore, ajo duhet ta zotėrojė brenda vetes mundėsinė e interpretimeve tė ndryshme. Duke i mbartur pėrbrenda providencialisht disa mėnyra interpretimi tė sė njėjtės tė vėrtetė, ajo ėshtė e aftė ta integrojė njė shumėsi nė njėsim e tė krijojė njė qytetėrim fetar.


Nė Krishtėrimin tradicional dhe paramodern vėrehen kishat katolike e ortodokse, pa pėrmendur kishat e vogla lindore si koptja e maronitja.


Ndėrsa jashtė familjes abrahamike ėshtė budizmi me dy shkollat e tija madhore, Mahajana e Theravada, si dhe formėn tibetane. Pa Mahajanėn ose shkollėn veriore, kjo traditė vėshtirė se do tė kishte mbizotėruar nė Lindjen e Largėt.


Po kėshtu, Hinduizmi, i cili si njė det i gjerė pėrmban brenda vetes forma tė shumta shpirtėrore, ndahet nė interpretimet shaivite e vaishnavi-te, pėr t’iu pėrshtatur temperamenteve tė ndryshme shpirtėrore.


Edhe nė Islam, qė ėshtė fe mbarėbotėrore e nisur pėr tipa tė larmishėm etnikė dhe racorė ka ekzistuar qė nė fillim mundėsia e dy perspektivave tė ndryshme.


Sunnizmi e shi‘izmi janė qė tė dy interpretime besimdrejta tė shpalljes islame, tė pėrmbajtura providencialisht brenda Islamit pėr t’i mundėsuar qė tė integrojė brenda vetes popuj me formime tė ndryshme psikologjike.


Edhe sunnizmi edhe shi‘izmi janė pjesė integrale e drejtbesimit islam, qė kanė ekzistuar nga fillimi. Shi‘izmi s’ėshtė heterodoks e as sekt, ndonėse brenda botės shi‘ite ka patur grupe qė janė shmangur nga drejtbesimi kryesor dhe janė sekte nė kuptimin e vėrtetė.


As shi‘izmi as sunnizmi nuk janė revoltė e vonė ndaj njė drejtbesimi tė rrėnjosur, ndaj nuk duhen krahasuar assesi me lėvizjet reformuese nė Krishtėrim ose Judaizėm.


Nė tė vėrtetė, sunnizmi e shi‘izmi, duke i pėrkitur qė tė dy drejtbesimit tėrėsor tė Islamit nuk e shkatėrrojnė kurrsesi unitetin e tij. Uniteti i njė tradite nuk shkatėrrohet nga zbatimet e ndryshme tė saj, por nga shkatėrrimi i parimeve, formave dhe vazhdimėsisė sė saj.


Si “feja e unitetit”, Islami ē’ėshtė e vėrteta shpalos mė tepėr homogjenitet e mė pak larmi fetare se fetė e tjera mbarėbotėrore.


Sunnizmi e shi‘izmi janė pėrmasa brenda Islamit, tė vendosura aty jo pėr t’ia shkatėrruar unitetin por pėr t’i mundėsuar njė segmenti mė tė gjerė njerėzor dhe tipave tė ndryshėm shpirtėrorė qė tė marrin pjesė nė tė.


Si sunnizmi, ashtu edhe shi‘izmi mbėshteten nė pohimin e Shehadetit, la ilahe il-la’Llah, tė shprehur nė klima tė ndryshme e me kundėrmim disi tė ndryshėm shpirtėror.


Megjithatė, pohimi se sunnizmi dhe shi‘izmi janė nisur pėr temperamente tė ndryshme shpirtėrore nuk duhet interpretuar nė njė kuptim rreptėsisht racor ose etnik. Nuk duhet menduar se njė popull i caktuar ka qenė gjithmonė patundshmėrisht sunni, kurse njė tjetėr shi‘i.


Sigurisht, sot persianėt janė thuajse tė gjithė shi‘itė, ndėrsa shumica e arabėve dhe turqve janė sunni e kėto ndarje etnike lidhen me shpėrndarjen e sotme tė sunnizmit dhe shi‘izmit nė botėn muslimane. Mirėpo duhet mbajtur mend se, gjatė shekujve III/IX - IV/X, kėshtjella e shi‘izmit ishte Siria e jugut dhe Afrika Veriore, ndėrsa Khorasani ishte bastioni i sunnizmit.


Kampionė tė tillė tė Islamit sunni si Ghazzaliu e Fakhr ed-Din Raziu ishin persianė, dhe teologjia esh‘arite, e cila shpesh quhet teologjia sunnite “ortodokse” u themelua dhe u zhvillua intelektualisht nė pjesėn dėrrmuese nga persianėt.


Prapėseprapė, mund tė thuhet lirisht se persianėt ishin pėrgjithėsisht simpatizues tė kauzės shi‘ite qė nga fillimi e pikėrisht nė kėtė truall, pas pushtimit mongol, shi‘izmi dymbėdhjetė-imami mbizotėroi dalėngadalė, gjersa u bė feja shtetėrore me safavidėt.


Pa harruar numrin shumė tė madh tė shi‘itėve arabė, turq e indo-pakistanezė mund tė shtohet gjithashtu se persianėt pėrbėjnė trupin mė tė madh tė shi‘izmit nė botė e Islami shi‘i ka njė lidhje intime me shpirtin persian.


Gjatė trajtimit tė sunnizmit dhe shi‘izmit nė kėtė kapitull do tė flasim mė tepėr pėr shi‘izmin, duke pranuar sunnizmin si normėn dhe sfondin me tė cilin krahasohen shi‘izmi dymbėdhjetė-imami dhe isma‘ilizmi.


Arsyeja pėr kėtė proēedurė ėshtė se Islami sunni njihet shumė mė mirė nė botėn e jashtme sesa shi‘izmi, ngase Perėndimi ka patur mė tepėr kontakt historik me sunnizmin.


Ē’ėshtė e vėrteta, ēdo libėr rreth Islamit nė gjuhėt evropiane e studion atė nga burime sunnite, ndonėse, medet, jo pa shtrembėrim dhe paragjykim. Deri vonė, shi‘izmi e sidomos shkolla dymbėdhjetė-imamite ishte thuajse i panjohur nė punimet evropiane, pėrveē disa shkrimeve tė njė numri fare tė vogėl studiuesish, mė i spikaturi ndėr tė cilėt qe Henri Corbin.


Pėr mė tepėr, shumica e asaj qė u tha nė krerėt paraprirės lidhet me Islamin nė pėrgjithėsi e sunnizmin nė veēanti, kėshtu qė ėshtė e natyrshme qė nė kėtė kapitull, pas njė diskutimi tė shkurtėr tė sunnizmit ta kthejmė vėmendjen nga shi‘izmi, bindjet e tė cilit synojmė t’i sqarojmė si nė vetvete, ashtu dhe nė raport me sunnizmin.


Pėr t’i kuptuar perspektivat e sunnizmit dhe shi‘izmit ėshtė e domosdoshme t’i hidhet njė vėshtrim historisė fetare tė Islamit, zhvillimit tė kėtyre dy pėrmasave nga origjina e tyre e pėrbashkėt dhe historisė sė tyre nė vazhdim.


Nga njė kėndvėshtrim i jashtėm, dallimi ndėrmjet sunnizmit e shi‘izmit lidhet me ēėshtjen e “pasuesit” tė Profetit si prijės i bashkėsisė pas vdekjes sė tij.


Kėshtu, mund tė thuhet se dy shkollat nisėn si entitete tė dallueshme kur Profeti e mbaroi karrierėn e tij tokėsore, sepse mu nė kėtė ēast u shfaq dallimi nė opinion pėr pasuesin e tij.


Njė grup i vogėl besonte se njė funksion i tillė duhej tė mbetej nė familjen e Profetit dhe mbėshteti ‘Aliun, tė cilin e besonte se ishte caktuar pėr kėtė rol me emėrim (ta‘jin) dhe tekst eksplicit (nass). Ata u bėnė tė njohur si “mbėshtetėsit” (shi‘ah) e tij, ndėrkohė qė shumica ra dakort pėr Ebu Bekrin, me supozimin se Profeti nuk kishte lėnė udhėzim tė shkruar mbi kėtė ēėshtje; kėta morėn emrin “njerėzit e traditės dhe pajtimit tė opinionit” (ehlu′s-sunneh ve′l-xhema‘ah).


Mė pėrgjithėsisht, shi‘itėt e ‘Aliut, nė kuptimin e mbėshtetėsve dhe ndjekėsve tė tij nga mesi i sahabėve, ekzistonin qė nė kohėn e Profetit e ka referime tė shumta ndaj tyre nė thėniet profetike. Vetėm me vdekjen e Profetit, ata u kristalizuan si grup i dallueshėm nga sunnitė.


Por kjo ēėshtje pėrfshinte gjithashtu edhe funksionin e personit qė do pasonte Profetin, sepse pa dyshim njė person i tillė nuk mund tė vazhdonte tė zotėronte fuqi profetike.


Kėshtu, sunnizmi e konsideroi “pasuesin” e Profetit tė ishte kalif (khalifeh) i tij vetėm nė kapacitetin e vet si sundues i njė bashkėsie tė sapoformuar, ndėrkohė qė shi‘itėt besonin qė “pasuesi” duhet gjithashtu tė jetė edhe “i besuari” (vasi) me dijen e tij ezoterike dhe interpretuesi i shkencave fetare.


Ja pėrse, ndonėse duket sikur ėshtė vetėm politik, dallimi ndėrmjet sunnizmit e shi‘izmit ėshtė nė tė vėrtetė mė shumė se kaq. Ai ėshtė edhe teologjik. Ekziston si ēėshtja e pasuesisė politike, ashtu edhe e autoritetit fetar.


Ē’ėshtė e vėrteta, disa punime tė orientalistėve sė fundmi janė pėrpjekur ta reduktojnė dallimin ndėrmjet sunnizmit e shi‘izmit thjesht nė politik. Ndonėse kjo pikėpamje ėshtė deridiku e vėrtetė, njė perspektivė e tillė lė mėnjanė konsideratat mė tė rėndėsishme fetare e teologjike tė pėrfshira kėtu.


Ēėshtja se kush duhej ta pasonte Profetin si prijės i bashkėsisė u kombinua me dy konceptime tė ndryshme tė kualifikimeve tė pasuesit dhe kuptimit tė vetė autoritetit fetar.


Islami sunni e konsideroi kalifin rojtar tė Sheri‘atit nė bashkėsi, ndėrsa shi‘izmi pa te “pasuesi” njė funksion shpirtėror tė lidhur me interpretimin ezoterik tė shpalljes dhe trashėgimin e mėsimeve ezoterike tė Profetit si dhe njohjen e Ligjit Hyjnor dhe interpretimeve tė tij.


Sė andejmi filluan dy interpretime tė ndryshme tė atij mesazhi tė vetėm Hyjnor, tė cilat megjithatė mbeten brenda drejtbesimit tėrėsor tė Islamit dhe njėsohen nė parimet e fesė (usul ed-din) dhe ritet fetare, tė cilat janė mjeti i begatisė pėr ta shpėtuar njeriun dhe pėr t’i siguruar lumturi nė botėn tjetėr.


Sa i pėrket sunnizmit, zhvillimi i disa prej aspekteve tė ndryshme tė tij u pėrvijua nė krerėt paraprirės. Katėr shkollat kryesore tė Ligjit u ngritėn nė shekullin III/IX dhe mbeten akoma, ndėrsa tė tjera mė pak tė popullarizuara janė shuar dalėngadalė.


Shkenca e Hadithit filloi si disiplinė mė vete nė shekullin II/VIII, ku njė pėrpilim i pėrmbledhjes sė parė tė thėnieve profetike datonte mė herėt, nė kohėn e kalifit umejjad ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Aziz.


Ajo u bė gjithashtu disiplinė plotėsisht e formuar nė shekullin III/IX, kur u mblodhėn pėrpilimet autoritative. Po kėshtu, studimi fetar e gramatik i tekstit tė Kur’anit Fisnik, qė ishte kultivuar joformalisht qysh nė fillim, u bė disiplinė e mirėpėrcaktuar prej shekullit II/VIII e mė pas.


Sa pėr teologjinė, diskutimi i plotė i tė cilės do kėrkonte kapitull mė vete, ajo filloi nė shekullin e dytė islam me debatet mbi vullnetin e lirė dhe determinizmin, si dhe natyrėn e Kur’anit.


Diskutimet e hapura kharixhite e murxhi‘ite nė shekullin e dytė, rreth marrėdhėnies sė besimit me veprat, duhen konsideruar gjithashtu fillim i zhvillimeve tė mėvonshme teologjike. Por sėrish, teologjia nė botėn sunnite u vendos plotėsisht nė shekullin e tretė, ku mu‘tezilitė ishin mbizotėrues nė periudhėn e hershme ‘abbaside.


Siē dihet, mu‘tezilitė zbatuan pėrdorimin e arsyes mbi tė kuptuarit e parimeve tė shpalljes dhe arritėn nė njė konceptim tė Cilėsive Hyjnore e tė Kur’anit, qė u kundėrshtua nga bashkėsia e gjerė fetare, kėshtu qė brenda pak shekujve ata u zhdukėn si shkollė teologjike me ndikim.


Ndėrkaq, aty nga fundi i shekullit tė tretė, Ebu’l-hasan Esh‘ariu, i cili kishte qenė vetė mu‘tezili u rebelua ndaj pikėpamjeve tė tyre dhe themeloi shkollėn mbizotėruese esh‘arite tė teologjisė.


Ndonėse mbizotėrimi i esh‘arizmit nuk ėshtė aq i plotė sa ē’mendohet zakonisht, prapėseprapė pėr aq sa u kultivua teologjia nė botėn sunnite, shkolla esh‘arite u bė forca mė e rėndėsishme.


Nė kundėrvėnie ndaj prirjes racionaliste tė mu‘tezilive, teologjia esh‘arite besonte nė nėnshtrimin e arsyes ndaj shpalljes, porse prapė e inkurajonte njė tė kuptuar racional tė fesė.


Shkolla maturidite, e cila u zhvillua afėrsisht njėherazi me esh‘arizmin, shtroi njė rrugė tė mesme mes mu‘tezilive e esh‘arive dhe ndonėse nuk u pėrhap kurrė gjerėsisht, ka vazhduar tė ketė ndjekės deri mė sot.


Krahas kėtyre shkollave tė teologjisė qė u zhvilluan nė botėn sunnite duke u mėsuar nė shkollat tradicionale (medreseh), nuk duhet harruar gjithashtu roli i mėsimeve tė sufive madje edhe nė kėtė lėm.


Jo vetėm qė disa prej sufive tė hershėm si el-Muhasibi ishin edhe teologė, por dalėngadalė, pas shekullit VI/XII, ajo qė mund tė quhet “teologji mistike” e mbėshtetur nė mėsimet e mjeshtrave sufi hyri nė fushėn e pėrgjithshme tė teologjisė sunnite.


Veēanėrisht pas pushtimit mongol, kur shumė nga arsimi fetar administrohej nga organizata sufiste, kjo formė mėsimdhėnieje e doktrinave tė pėrshpirtshme hyri nė programin e shumė shkollave fetare.


Paskėtaj, nė botėn sunnite aspekti intelektual i mėsimeve tė sufizmit jepej shpesh i kombinuara me teologjinė mė formale e tė jashtme esh‘arite. Ka patur shumė mjeshtra sufi deri nė kohėt moderne, tė cilėt kanė kombinuar shpalosjen e doktrinės sufiste me teologjinė, sidomos esh‘ariten.


Njė aspekt i rėndėsishėm i sunnizmit, sidomos sa i pėrket krahasimit tė tij me shi‘izmin, ėshtė teoria politike. Tė gjithė sunnitė i pranojnė katėr kalifėt e parė, Ebu Bekrin, ‘Umerin, ‘Uthmanin e ‘Aliun si mėkėmbės (khalifeh) tė vėrtetė tė Profetit, qė e pėrmbushėn kėtė funksion nė plotėsinė e tij, kėshtu qė ata quhen “kalifėt e drejtudhėzuar” (el-khulefa’ er-rashidun).


Me vendosjen e kalifatit umejjad, emri i institucionit tė kalifatit u vazhdua, por nė realitet kalifati islam u shndėrrua nė mbretėri arabe. Ja pėrse juristėt e mėvonshėm sunni pranuan vetėm katėr kalifėt e parė si trupėzime tė plota tė idealit tė kalifatit.


Megjithatė, teoria politike e kalifatit u zhvillua gjerėsisht me ngadalė, paēka se nuk u realizua praktikisht nė tėrėsinė e vet gjatė pėrpunimit tė saj. Nė diskutimin e teorisė sė kalifatit, teoricienėt politikė sunni i referoheshin atij zakonisht si imamet, me ēka nėnkuptonin postin e personit, detyra e tė cilit ishte tė administronte Sheri‘atin e tė vepronte si gjykatės.


Por, meqė ky term shoqėrohet posaēėrisht me shi‘izmin ėshtė mė mirė t’i referohemi institucionit sunni si kalifat e tė pėrdorim termin Imamet nė rastin e shi‘izmit, pėr tė shmangur ngatėrrimin.


Autoritetet e hershme sunnite e konceptonin kalifatin si institucionin politik legjitim tė bashkėsisė islame. Sipas tyre, meqė ka vetėm njė bashkėsi (ummeh) e njė Ligj Hyjnor (Sheri‘ah), idealisht duhet tė ketė njė kalif qė sundon dhe detyra e tė cilit ėshtė ta mbrojė bashkėsinė e tė administrojė Sheri‘atin nė pėrputhje me pikėpamjen e ‘ulema’sė.


Mė vonė, kur kalifati u dobėsua politikisht e mbretėr tė fuqishėm sunduan mbi botėn islame, kjo teori u ripunua disi pėr tė pėrfshirė kalifin, sulltanin dhe Ligjin Hyjnor, sikurse pėrmendėm tashmė. Kalifi simbolizonte unitetin e bashkėsisė dhe supremacinė e Ligjit Hyjnor, ndėrsa sulltani kishte pushtet tė pėrkohshėm ushtarak e politik dhe duhej tė mbėshteste Ligjin e tė mbronte bashkėsinė.


Kėsisoj, nė tė dyja fazat e saj teoria politike sunnite karakterizohet nga institucioni i kalifatit, detyra e tė cilit nuk ėshtė tė interpretojė Ligjin Hyjnor dhe ēėshtjet fetare nė pėrgjithėsi, por tė administrojė Ligjin dhe tė veprojė si gjykatės nė pėrputhje me tė.


Pikėrisht nė raport me kėtė Islam mazhoritar me sfond tė pėrgjithshėm mund tė kuptohet mė mirė shi‘izmi. Shi‘itėt janė ata qė besojnė se e drejta e pasuesisė sė Profetit i pėrket vetėm familjes sė tij dhe tė cilėt ndjekin Familjen e Profetit (ehlu′l-bejt) si burimin e frymėzimit dhe udhėrrėfimit, pėr ta kuptuar shpalljen kur’anore tė sjellė nga Profeti.


Pjesėtarėt e familjes sė tij janė kanali, nėpėrmjet tė cilit mėsimet dhe bereqeti i shpalljes mbėrrijnė shi‘itėt.


Nė njėfarė kuptimi, shi‘izmi mund tė quhet “Islami i ‘Aliut”, ashtu siē mund tė quhet sunnizmi nė njė kuptim tė caktuar “Islami i Ebu Bekrit”.


Brenda kėtij segmenti tė bashkėsisė islame tė quajtur shi‘ah ekzistojnė dallime tė mėtejshme qė duhen bėrė, nė varėsi tė numrit tė Imamėve qė pranohen pas Profetit.


Trupi kryesor i shi‘izmit, si nė numėr ashtu edhe qendėrsinė e tij brenda spektrit fetar tradicional ėshtė shi‘izmi dymbėdhjetė -imami.


Pastaj vjen i ashtuquajturi shi‘izėm shtatėsh ose isma‘ilizmi dhe shi‘izmi pesėsh ose zejdizmi. Shi‘izmi dymbėdhjetėsh ėshtė feja zyrtare e Persisė dhe shumica e popullsisė i pėrket kėsaj shkolle.


Ai pėrbėn gjithashtu mė shumė se gjysmėn e popullsisė sė Irakut dhe ka ndjekės tė shumtė nė Indi, Pakistan, Afganistan, Liban, Turqi, shtetet e Gjirit Persik dhe disa vise tė Afrikės Lindore.


Isma‘ilizmi ėshtė mė i pėrhapur nė shpėrndarjen e tij gjeografike. Ai ka mjaft ndjekės nė Indi, Pakistan e Afrikė Lindore dhe bashkėsi tė vogla isma‘ilite gjenden nė shumė vende si Irani, Siria, Egjipti e sė fundi Kanadaja.


Pėrsa i pėrket zejdizmit, ai gjendet nė Jemen, ku shumica e popullsisė janė zejdi. Ka edhe grupe tė vogla si ‘alevitė e Sirisė dhe druzėt e Egjiptit e tė Libanit, qė janė degėzuar jashta trupit kryesor tė shi‘izmit nė sekte heterodokse dhe, veēanėrisht nė rastin e ‘alevive sirianė, kanė vetėm marrėdhėnie tė rralla me shi‘izmin.


Shi‘itėt pėrbėjnė rreth pesėmbėdhjetė pėrqind tė popullsisė sė pėrgjithshme muslimane, edhe pse ndikimi i shi‘izmit mbi jetėn tėrėsore intelektuale e shpirtėrore tė Islamit ėshtė shumė mė i madh se ē’mund tė implikojė kjo marrėdhėnie sasiore.


Nė kėtė kre do ta kufizojmė trajtimin te shi‘izmi dymbėdhjetėsh e isma‘ilizmi, qė janė dy degėt mė tė rėndėsishme; ku dymbėdhjetė e shtatė janė - si ditėt e javės dhe muajt e vitit, ose planetet dhe shenjat e Zodiakut - numra arketiporė qė pėrcaktojnė ritmin e ekzistencės njerėzore.


Megjithatė, pėr ta kuptuar doktrinėn e tyre ėshtė ndihmuese tė arrihet mė parė njėfarė familjariteti me historinė e tyre tė pėrgjithshme.


Me vdekjen e Profetit, njė grup i vogėl burrash si Selmani, Ebu Dherri e Mikdadi morėn anėn e ‘Aliut, ndėrsa shumica e mekasve i dhanė betimin Ebu Bekrit, i cili u zgjodh kėshtu si kalif.


Gjatė kalifatit tė tij, si dhe tė atij tė ‘Umerit e ‘Uthmanit, shi‘itėt (ndjekėsit) e ‘Aliut bėnė jetė tė qetė, ndėrkohė qė vetė ‘Aliu u tėrhoq nga veprimtaria publike (megjithėse i kėshillonte kalifėt kur nevojitej) dhe ia kushtoi kohėn pėrgatitjes dhe mėsimit tė nxėnėsve tė tij, tė cilėt ndėrkaq u shtuan.


Pastaj ai u bė vetė kalif e pėr njė periudhė tė shkurtėr pesėvjeēare shi‘itėt e realizuan idealin e tyre, tė cilit i rikthehen pėrherė, ndonėse vitet e kalifatit tė ‘Aliut qenė plot vuajtje.


Me vendosjen e dinastisė umejjade, shi‘izmi hyri nė periudhėn mė tė vėshtirė tė historisė sė tij, gjatė tė cilės kundėrshtohej haptazi dhe fshehtazi e rėndom edhe persekutohej.


Vetėm sundimi i ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Azizit shėnon pėrjashtim nė kėtė prirje tė pėrgjithshme. Pėr mė tepėr, mu nė kėtė periudhė, nipi i Profetit, huseini u masakrua nė Qerbela, duke shėnuar njė tragjedi qė ka ngjyrosur tėrė historinė vijuese tė Islamit e veēanėrisht shi‘izmit.


Gjatė periudhės umejjade ndodhėn mjaft kryengritje shi‘ite, tė cilat megjithatė u shtypėn. Prapėseprapė, kjo kundėrvėnie peshoi rėndė nė shpatullat e umejjadėve dhe luajti rol madhor nė rrėzimin e tyre.


Revolta e Ebu Muslimit nė Khorasan mbėshtetej nė ndjenja tė forta shi‘ite dhe ē’ėshtė e vėrteta ai kėrkoi betimin e njerėzve pėr “Shtėpinė e Profetit.” Porse, me tė ardhur nė pushtet ‘abbasidėt, kundėrvėnia e tyre ndaj shi‘itėve zor se ishte ndopak mė e butė se e umejjadėve.


Vetėm nė fillim tė shekullit tė tretė islam dhe sidomos gjatė sundimit tė kalifit ‘abbasid el-Me’mun, shi‘izmi pati mundėsinė tė funksiononte relativisht lirshėm, nė fakt deri nė atė shkallė sa Imami i tettė ‘Ali er-Rida u zgjodh si pasues i el-Me’munit.


Por pas helmimit tė tij dhe vdekjes sė mėvonshme tė el-Me’munit gjendja u vėshtirėsua sėrish, aq sa kalifi i ri urdhėroi qė varri i Imam huseinit nė Qerbela tė rrėnohej e tė kthehej nė livadh.


Shekulli i katėrt shėnon periudhėn e parė, nė tė cilėn shi‘izmi lulėzoi vėrtet. Bujidėt, qė ishin shi‘itė, kontrollonin tėrė Persinė dhe ushtronin pushtet madje edhe nė Bagdad.


Fatimidėt ndėrkohė zaptuan Egjiptin dhe vendosėn kalifat isma‘ili nė Afrikėn Veriore, i cili rivalizonte kalifatin ‘abbasid nė pushtet. Paskėtaj shi‘izmi vazhdoi tė lulėzonte, madje edhe pas ardhjes sė ejjubidėve e selxhukėve, qė ishin mbėshtetės tė fortė tė sunnizmit.


Ėshtė e vėrtetė qė, nė rajone tė caktuara si Siria e Libani, dėshtimi i fatimidėve karshi Kryqėzatave dhe suksesi i veēantė i ejjubidėve, sidomos ?alah ed-Dinit ndaj tyre solli dobėsimin e shi‘izmit nė vise tė caktuara nė favor tė sunnizmit, por nė pėrgjithėsi ndėrmjet shekujve V-IX islam shi‘izmi u pėrhap dalėngadalė, sidomos nė Persi, ndėrkohė qė ra nė Egjipt dhe Afrikėn Veriore.


Lėvizja isma‘ilite e Alamutit duhet pėrmendur gjithashtu lidhur me kėtė fakt, edhe pse me pushtimin mongol ajo u shtyp pėr sė jashtmi dhe kaloi nė fshehtėsi.


Ndėrkaq, suksesi i shi‘izmit dymbėdhjetė-imami mund tė matet me kalimin e mbretit il-khanid Mahmud Khudabandeh nė shi‘izėm.


Terreni ishte pėrgatitur qė mė parė nga safavidėt, tė cilėt nė shekullin X/XVI pushtuan krejt Persinė dhe vendosėn shi‘izmin dymbėdhjetėsh si fe shtetėrore. Nėn sundimin e tyre, shumica e atij vendi u bė dalėngadalė shi‘i dhe vazhdon tė jetė i tillė gjer mė sot.


Ndėrkohė shi‘izmi ishte ruajtur nė Jemen, i cili qe ndarė nga rryma kryesore e ngjarjeve politike nė viset e tjera muslimane. Edhe nė Indi u ngritėn bashkėsi tė konsiderueshme shi‘itėsh imami, tė cilėt madje sunduan pėr ca kohė nė jug.


Pėrveē kėsaj, India shėrbeu nė fund si bazė pėr isma‘ilizmin, qendra shpirtėrore e tė cilit mė nė fund gjeti vatrėn e saj nė atė tokė.


Nė diskutimin e shi‘izmit ėshtė logjike tė fillohet me shkollėn dymbėdhjetė-imamite, pėr shkak tė qendėrsisė sė saj dhe barazpeshės qė ajo ruan mes pėrmasave ekzoterike dhe ezoterike tė shpalljes.


Sa i takon jetės intelektuale tė shi‘izmit dymbėdhjetėsh, pėr hir tė lehtėsisė sė studimit ajo mund tė ndahet nė katėr periudha. Ē’ėshtė e vėrteta, kjo ndarje ėshtė kryer nga Corbin nė shumė studime tė tija mbi shi‘izmin.


Periudha e parė ėshtė ajo e Profetit dhe Imamėve, qė zgjatet nga jeta e Profetit deri nė fshehjen e madhe (el-ghajbetu′l-kubra) tė Imamit tė 12-tė (Mehdiut) mė 329/940.


Gjatė kėsaj periudhe unike nė historinė e shi‘izmit, Profeti dhe mė pas Imamėt jetuan mes njerėzve, duke i udhėzuar nė tė kuptuarit e Ligjit Hyjnor dhe shkencave ezoterike.


Nė diturinė dhe pėrvojėn e kėsaj periudhe mbėshtetet krejt jeta e pėrshpirtshme dhe fetare e shi‘izmit. Gjatė kėsaj periudhe u shpall Ligji Hyjnor pėrmes Profetit dhe interpretimi i tij u bė i njohur nga Profeti e Imamėt.


Periudha e dytė mund tė konsiderohet se shtrihet nga koha e fshehjes sė Mehdiut deri nė pushtimin mongol, jo vetėm pėr shkak tė ndryshimeve tė mėdha qė kjo ngjarje solli, por edhe sepse data e fundit pėrkon me jetėn e Khvaxheh Nasir ed-Din Tusiut.


Me kėtė gjeni tė jashtėzakonshėm, qė ishte matematikan, astronom e filosof i shquar, teologjia shi‘ite arrin formulimin e saj mė tė pėrsosur. Nė tė vėrtetė, ai mund tė konsiderohet nė shumė drejtime si teologu mė i madh shi‘i. Kėtė periudhė e shėnon shfaqja e pėrmbledhjeve autoritative tė Hadithit dhe doktrinės fetare, qė formon vetė lėndėn e jetės religjioze shi‘ite.


Ajo fillon me Kulejniun, autorin e veprės Usul el-kafi (“Parimet e Mjaftueshme”), qė ėshtė pėrmbledhja mė e shquar e haditheve tė Imamėve shi‘itė. Kjo ėshtė edhe epoka e Ibn Babavejhit, Shejh el-Mufidit dhe Muhammed ibn Hasan Tusiut, qė janė autorėt e burimeve tradicionale kryesore tė shkencave fetare shi‘ite.


Gjithashtu, gjatė kėsaj periudhe Sejjid Sherif er-Radi pėrpiloi thėniet e ‘Aliut nė Nehxhu′l-belagheh (“Shtegu i Gojtarisė”), e cila, pas Kur’anit dhe hadithit profetik ėshtė vepra mė e rėndėsishme nė shi‘izėm.


Periudha e tretė, qė shtrihet nga pushtimi mongol deri nė vendosjen e safavidėve ėshtė mė e paqarta, sepse burimet e saj nuk janė studiuar mirė. Ashtu sikurse historia politike dhe shoqėrore e kėsaj periudhe nuk njihet fort, pėr shkak tė trazirės sė pėrgjithshme tė epokės dhe pranisė sė aq shumė dinastive lokale, po ashtu edhe hollėsirat e jetės fetare tė shi‘izmit nė tė mbeten tė panjohura.


Megjithatė, mund tė thuhet se nė pėrgjithėsi, gjatė kėsaj periudhe shkolla e Nasir ed-Din Tusiut vazhdoi edhe nė teologji edhe nė filosofi, siē mund tė shihet nė figura tė tilla si studenti i tij ‘Alameh Hili, njė nga autorėt mė prodhimtarė shi‘itė dhe Kutb ed-Din Shiraziu, filosofi e shkencėtari i mirėnjohur.


Pėr mė tepėr, shkolla sufiste e Azisė Qendrore, e lidhur kryesisht me emrin Nexhm ed-Din Kubra, u kombinua me shkollėn e Ibn ‘Arabiut, shpesh nė prehrin e shi‘izmit, siē mund tė shihet nė punimet e njė figure si Sa‘d ed-Din Hamujeh. Ibn ‘Arabiu, mjeshtri i madh sufi nga Andaluzia, i cili u vendos dhe vdiq nė Damask, ushtroi ndikim tė jashtėzakonshėm mbi gnostikėt shi‘itė tė kohės.


Doktrina e tij u integrua me shi‘izmin, nė duart e burrave tė tillė si Sejjid Hajdar amuli, Ibn Ebi Xhumhur e Ibn Turkeh.


Metafizika sufiste pati ndikim madje edhe brenda teologjisė shi‘ite, pa folur pėr teosofinė (el-hikmetu′l-ilahijjeh), qė u kultivua gjatė kėsaj kohe nė Persi nėn ndikimin e doktrinave pėrndritėse (ishraki) tė Suhraverdiut.


Periudha e katėrt, qė shtrihet nga epoka safavide e deri mė sot filloi me rilindjen e spikatur safavide.


Ligji dhe teologjia shi‘ite u rigjallėruan duke ēuar pėrfundimisht nė hartimin e enciklopedisė madhėshtore tė fesė, Biharu′l-envar (“Oqeane Drite”) nga Muhammed Bakir Mexhlisiu.


Doktrinat fetare e metafizike shi‘ite gjetėn disa nga shpalosėsit e tyre mė tė shquar te Mir Damadi, Beha’ ed-Din ‘amiliu, njė ndėr shi‘itėt e shumtė nga Xhebel ‘amil nė Liban, qė kishin ardhur nė Persi e sidomos ?adr ed-Din Shiraziu, i njohur zakonisht si Mulla ?adra.


Ky i fundit, i cili mbase ėshtė filosofi - ose mė saktė teosofi (hakim) - mė i madh islam, themeloi njė pėrmasė tė re intelektuale nė Islam, duke kombinuar mėsimet e Ibn ‘Arabiut, Suhraverdiut, Ibn Sinės dhe Nasir ed-Dinit nė njė thurje shi‘ite. Sė andejmi, dituria shi‘ite lulėzoi nė Persi, Irak e Liban dhe qendra tė caktuara nė Indi.


Figurat e shquara tė periudhės safavide kanė patur nxėnės e ndjekės tė shumtė nė shekujt e mėvonshėm, tė cilėt i mbajtėn gjallė mėsimet e tyre fetare dhe intelektuale deri mė sot.


Sa i pėrket historisė sė isma‘ilizmit, kjo lėndė ka qenė e vėshtirė tė studiohet deri vonė, pėr shkak tė natyrės ezoterike tė kėsaj lėvizjeje dhe mungesės sė burimeve mbi jetėn e saj tė hershme.


Tė dhėnat e ofruara nė historitė standarte nga studiues perėndimorė e joisma‘ili zakonisht janė nga kėndvėshtrimi kundėrshtar dhe vetėm kohėve tė fundit dijetarėt isma‘ili ose studiuesit e lidhur nga afėr me ta kanė filluar ta shkruajnė historinė e tyre, ku shembulli mė i mirė i punimeve tė tilla ėshtė historia e pėrgjithshme e isma‘ilizmit nga Farhad Daftariu.


Ndėr veprat klasike tė disponueshme deri pak vite mė parė, ‘Ujun el-akhbar (“Themelet e Informacionit”) e daiut jemenas Idris ‘Imad ed-Din dhe ca vepra me natyrė tė ngjashme tė mbijetuara pėrfaqėsonin pikėpamjen isma‘ilite. Ja pėrse as studiuesit muslimanė e as perėndimorėt nuk kanė mundur tė pajtohen mbi shumė probleme tė rėndėsishme tė isma‘ilizmit tė hershėm.


Sigurisht, historia e hershme e isma‘ilizmit ėshtė e njėjtė me atė tė shi‘izmit dymbėdhjetėsh, sepse deri tek Imami i gjashtė Xha‘fer es-Sadik ekziston veē njė trup shi‘itėsh. Mirėpo, me vdekjen e tij, dymbėdhjetėshit pranuan Imamin Musa el-Kadhim, tė cilin vetė Imam Xha‘feri e kishte zgjedhur si Imam, ndėrsa isma‘ilitė ndoqėn djalin e tij tė madh, Isma‘ilin, qė ishte zgjedhur mė parė por kishte vdekur nė tė gjallė tė Imam Xha‘ferit.


Ndjekėsit e Isma‘ilit dhe djalit tė tij Muhammedit ishin isma‘ilitė e parė, ndonėse edhe mes tyre ekzistuan pikėpamje tė ndryshme. Paskėtaj, shi‘izmi dymbėdhjetėsh e isma‘ilizmi u ndanė dhe historitė e tyre dalluan.


Ėshtė me interes tė vėrehet qė, megjithėse grupe tė vogla ndoqėn Imamin e 8-tė ose Imamėt e tjerė, ato nuk fituan dot kurrė mbėshtetje tė qenėsishme dhe u shuan si lėvizje tė ndara.


Shi‘izmi dymbėshjetėsh e isma‘ilizmi vazhduan si format madhore tė shi‘izmit, thua se ekzistenca e tyre tė ishte garantuar qė mė parė nga natyra arketipore e numrave me tė cilėt lidheshin.


Studiuesit e isma‘ilizmit kanė dalluar tė paktėn katėr grupe tė ndryshme tė isma‘ilive tė hershėm: da‘veti (qė ėshtė term i veēantė isma‘ili pėr veprimtarinė fetare dhe misionare) i mbledhur rreth figurės sė personaliteteve tė Isma‘ilit dhe tė birit Muhammedit; da‘veti i Jemenit dhe Afrikės Veriore, qė ēoi nė vendosjen e kalifatit fatimid; lėvizja nė Siri e Mesopotami nė shekullin III/IX; dhe mė nė fund lėvizja keramite nė Bahrein.


Sigurisht, tė gjitha kėto lėvizje kishin lidhje tė caktuara, nė atė qė ato pėrhapėn ndonjė aspekt tė doktrinės fetare tė lidhur me isma‘ilizmin. Por politikisht e shoqėrisht ato nuk identifikohen dot kurrsesi me njėra tjetrėn.


Sidoqoftė, disa prej kėtyre lėvizjeve dalėngadalė u nėnshtruan, duke i lėnė vendin formės sė mirėnjohur tė isma‘ilizmit, qė lidhet me emrin e fatimidėve nė Afrikėn Veriore dhe da‘itė e famshėm isma‘ili nė Persi e treva tė tjera lindore tė Islamit.


Sa i takon historisė sė isma‘ilizmit, Corbin, njė ndėr interpretuesit mė simpatizues tė doktrinės isma‘ilite nė Perėndim e ndan atė nė pesė periudha, qė po i rendisim pėr tė lehtėsuar tė kuptuarit e zhvillimit tė kėsaj shkolle.



Periudha e Imamėve tė hershėm deri te Isma‘ili, Muhammedi dhe Ebu’l-Khattabi.

Periudha nga Muhammedi deri te ‘Ubejdullah Mehdiu, themeluesi i kalifatit fatimid. Gjatė kėsaj periudhe Imamėt isma‘ili, tė cilėt qenė tre ose katėr, ishin tė fshehur nga syri publik (mastur), ndonėse kishte veprimtari tė shumtė nė Jemen e Afrikė Veriore, qė i hapi rrugėn vendosjes sė fatimidėve.Mirėpo, ideja e tė qenit i pashikueshėm (mastur) nuk duhet ngatėrruar me fshehjen (ghajbeh) e Imamit tė 12-tė. E para nėnkupton thjesht tė qenit i fshehur nga syri i turmės dhe shikimi i publikut, kurse e dyta zhdukje nga bota fizike.

Nga vendosja e kalifatit fatimid deri te sundimi i kalifit tė 8-tė, el-Mustan?ir bi′l-Lah. Gjatė kėsaj periudhe, isma‘ilizmi kishte kalifatin e vet dhe ishte shtet i fuqishėm, qė konkurronte me ‘abbasidėt pėr mbėshtetjen e botės muslimane. Kjo periudhė shėnon edhe shfaqjen e veprave madhore tė isma‘ilizmit nga figura tė tilla tė shquara si Ebu Hatim er-Razi, Kadi Nu‘man, Ebu Ja‘kub es-Sixhistani, Hamid ed-Din el-Kirmani dhe poeti persian e filosofi i famshėm isma‘ili Nasir-i Khusrov.

Periudha nga kalifi i tettė deri nė pushtimin mongol, gjatė tė cilės isma‘ilizmi ndahet nė tri degė. Pas kalifit tė tettė fatimid, isma‘ilitė lindorė, tė cilėt lidheshin me lėvizjen e Hasan es-Sabbahut dhe Alamutit ndoqėn Nizar ibn el-Mustansirin dhe u bėnė tė njohur si dega nizarite, ndėrkohė qė ata tė Egjiptit dhe Jemenit pranuan vėllain e tij el-Musta‘li bi′l-Lah dhe u bėnė tė njohur si musta‘li. Ėshtė me interes gjithashtu tė vėrehet, se lėvizja druze u shkėput nga isma‘ilizmi pak kohė pas kėsaj periudhe dhe ndoqi kalifin e shtattė fatimid, el-Hakim bi′l-Lah, si “mishėrim hyjnor”. Dega musta‘lite e isma‘ilizmit besonte nė njė Imam tė fshehur sikurse shi‘izmi dymbėdhjetėsh. Kryeda‘iu i saj banonte nė Jemen deri nė shekullin X/XVI, kur u shpėrngul nė Indi, ku jeton akoma kryetari i bashkėsisė. Dega nizarite qėndroi nė Persi, gjersa kreu i saj Aga Khani u shpėrngul nė Indi, nė shekullin XIX. Aga Khani i sotėm ėshtė prijėsi shpirtėror e Imami i kėsaj dege tė isma‘ilizmit.

Periudha e pushtimit mongol, e shėnuar nga shkatėrrimi i pushtetit isma‘ili nė Persi. Gjatė kėsaj periudhe, historia e sė cilės nuk njihet mirė, isma‘ilizmi kaloi nė ilegalitet dhe u shfaq shumėkund brenda tarikateve sufiste. Ē’ėshtė e vėrteta, ekziston njė afrim i qartė ndėrmjet isma‘ilizmit dhe formave tė caktuara tė sufizmit nė kėtė kohė, i cili megjithatė nuk ėshtė studiuar thellėsisht. Paskėtaj isma‘ilizmi vazhdoi si dukuri fetare, pa karakterin e dhunshėm politik tė ditėve tė mėhershme. Dhe pikėrisht si bashkėsi fetare ai vazhdon tė jetojė nė nėnkontinentin indopakistanez, Afrikėn Veriore, Siri dhe rajone tė tjera, ku dega nizarite ėshtė e bashkuar dhe e drejtuar nga Aga Khani, ndėrsa musta‘litja nga kryeda‘iu nė Indi.


Lidhur me doktrinat dhe bindjet e shi‘izmit ėshtė sėrish me vend tė fillohet me shkollėn dymbėdhjetė-imamite, pastaj tė kalohet tek isma‘ilizmi e nė fund te ndryshimi mes tyre si dhe ngjashmėritė e dallimet ndėrmjet Islamit shi‘i e atij sunni. Ideja madhore qė nėnvizon tėrė perspektivėn shi‘ite dymbėdhjetė-imamite (tė cilėn nė tė vėrtetė e ndan edhe isma‘ilizmi) ėshtė dallimi ndėrmjet ekzoterikes dhe ezoterikes, tė cilin e kemi cekur mė parė.


Ēdo manifestim duhet tė jetė shpalosja e diēkaje; ēdo shfaqje nėnkupton njė realitet qė “shfaqet”.


I tėrė realiteti i objektivizuar zotėron njė aspekt tė jashtėm e njė tė brendshėm, dhe ky realitet pėrfshin jo vetėm natyrėn, por edhe shpalljen qė gufon nga i njėjti burim sikurse natyra: Origjina Hyjnore e tė gjitha gjėrave.


Nė Kur’an, Vetė Zoti quhet i Jashtmi (edh-Dhahir) e i Brendshmi (el-Batin). Shi‘izmi dymbėdhjetėsh thekson mbi tė gjitha barazpeshėn ndėrmjet aspekteve ekzoterike (dhahir) dhe ezoterike (batin) tė fesė e kėtu, ashtu si nė shumė raste tė tjera i bashkohet sufizmit nė kėndvėshtrim.


Dhahiri nuk mund tė ekzistojė pa batinin, sepse atėherė nuk do tė kishte asgjė pėr ta shpalosur e pėr t’i dhėnė atij ekzistencė objektive. Po kėshtu, batini nuk mund tė objektivizohet dhe shpallet kurrė pa dhahirin. Nė kėtė marrėdhėnie gjendet e fshehta e domosdoshmėrisė sė ekzistencės sė Imamit.


Njė profet sjell njė Ligj nga Qielli pėr t’i udhėzuar jetėt e njerėzve. Pas tij shpallja resht dhe njerėzit lihen me njė ligj, qė pėrkon me aspektin ekzoterik tė shpalljes. Atėherė duhet tė vijnė ata qė mund ta interpretojnė kuptimin e brendshėm tė ligjit dhe pėrmbajtjen ezoterike tė shpalljes.


Nė Islam, dera e profetėsisė u mbyll me Profetin Muhammed (s.a.). Ai ishte si burimi ekzoterik, ashtu edhe ezoterik i shpalljes, por nė funksionin e tij si shpallės i Legjislaturės Hyjnore ai pėrfaqėson aspektin ekzoterik. Pas tij duhet tė vijnė trashėguesit e funksionit tė tij ezoterik, detyra e tė cilėve ėshtė tė shkoqisin kuptimin e brendshėm tė Ligjit Hyjnor.


Ashtu sikurse funksioni i profetėsisė - pėrsa ka tė bėjė me sjelljen e Legjislaturės Hyjnore - quhet nubuvveh, edhe funksioni i interpretimit tė kuptimit tė tij tė brendshėm pėr njerėzit dhe ruajtjen e lidhjes me burimin e shpalljes quhet velajeh nė shi‘izėm.


Nė pėrgjithėsi, fjala velajeh nė arabisht, persisht e gjuhė tė tjera islame do tė thotė shenjtėri, ku shenjtori quhet valiullah (“mik i Zotit”). Por nė kontekstin specifik shi‘i ai i referohet jo vetėm jetės sė shenjtėruar nė pėrgjithėsi, por vetė funksionit dhe fuqisė sė interpretimit tė pėrmasės ezoterike tė shpalljes.


Cikli i profetėsisė (da’iretu′n-nubuvveh) pėrfundoi me Profetin, i cili ishte “Vula e profetėsisė”. Paskėtaj nuk do ketė mė shpallje nė ciklin e tanishėm tė njerėzimit.


Por me mbylljen e kėtij cikli, filloi - siē kemi cekur mė lart - ai qė mund tė quhet “cikli i inicimit” (da’iretu′l-velajeh), paēka se ky pėrkthim s’ėshtė krejtėsisht i pėrshtatshėm pėr ta pėrcjellė idenė e velajetit/vilajetit.


Ajo ēfarė ky cikėl i dytė nėnkupton ėshtė fillimi i njė zinxhiri autoritetesh, qė kujdesen pėr interpretimin ezoterik tė shpalljes, i cili del nga vetė Profeti, qė ėshtė burimi i pėrmasave ekzoterike dhe ezoterike. Pėr mė tepėr, ky cikėl do tė vazhdojė deri nė Ditėn e Gjykimit, kur tė mbyllet vetė cikli historik.


Por pėr sa kohė tė jetojė njeriu mbi tokė, cikli i velajetit vazhdon, duke siguruar njė kanal tė drejtpėrdrejtė pėr te vetė burimi i shpalljes, si dhe mjetin, pėrmes tė cilit njeriu mund tė kryejė veprimin themelor tė te’vilit (interpretimit hermeneutik), ose shkuarjes nga ekzoterikja te ezoterikja.


Ky proēes elementar i te’vilit, ose i udhėtimit nga dhahiri te batini mundėsohet vetėm me anė tė pranisė sė ciklit tė velajetit. Pa tė nuk do tė kishte asnjė mėnyrė pėr t’u arratisur nga burgu i formave tė kufizuara te banesa e esencave qiellore.


Pėruruesi i ciklit tė velajetit, detyra e tė cilit nė ēdo epokė ėshtė qė tė pėrmbushė funksionin e velajetit ėshtė Imami, figura e tė cilit ėshtė aq qendrore pėr shi‘izmin, megjithėse nuk duhet harruar kurrė qė fuqia e velajetit buron drejtpėrsėdrejti nga vetė Profeti, i cili ishte edhe nebiu edhe valiu i pėrsosur.


Ja pėrse Imami i parė, ‘Aliu quhet nė tė vėrtetė valiullah. Nė pėrgjithėsi, imam nėnkupton njė person qė rri nė ballė, pra drejtuesin e lutjeve. Pikėrisht nė kėtė kuptim pėrdoret ky term nė tė folurit e pėrditshėm si nė sunnizėm, ashtu edhe nė shi‘izėm, pėr shembull kur thuhet se filani ėshtė imami i filan xhamie. Ai ka gjithashtu kuptim nderues, qė do tė thotė kryetar i bashkėsisė fetare.


Nė kėtė kontekst ai pėrbėn njė titull, qė u jepet autoriteteve tė shquara fetare, si Imam Ghazzaliu ose Imam Shafi‘iu etj. Siē u cek tashmė, ai pėrdoret edhe nė teorinė politike sunnite pėr tė pėrshkruar sundimtarin e bashkėsisė islame, ku imameti ėshtė nė kėtė kuptim sinonim me kalifatin.


Por nė mėnyrėn specifike tė pėrdorur nė shi‘izėm, Imami nėnkupton personin qė ėshtė sundimtari i vėrtetė i bashkėsisė dhe sidomos trashėguesi i mėsimit ezoterik tė Profetit.


Ai ėshtė mbartėsi i “Dritės muhammedane” (en-nuru′l-muhammedi) brenda vetes, i cili pėrmbush funksionin e velajetit. Siē kemi pėrmendur, sipas sunnizmit dhe shi‘izmit ka njė dritė profetike, e cila ka ekzistuar qė nė fillim brenda qenies sė ēdo profeti, prej Adamit e kėndej.


Ajo ėshtė burimi i tėrė diturisė profetike dhe identifikohet me “Dritėn muhammedane” ose “Realitetin muhammedan” (el-hakikatu′l-muhammedijjeh), qė ėshtė Logosi. Pikėrisht kjo Dritė vazhdon nga njė cikėl profetėsie nė tjetrin dhe pikėrisht ajo ekziston brenda Imamit, falė pranisė sė tė cilės ai bėhet Imam nė kuptimin shi‘i. Imami qė pėrmbush funksionin e velajetit ėshtė mbajtėsi i ligjit fetar dhe garantuesi i vazhdimėsisė sė tij.


Njė profet sjell njė Ligj Hyjnor dhe pastaj e lė kėtė botė. Kėsisoj, ekzistojnė epoka kur bota ėshtė pa profet. Por Imami ėshtė gjithnjė i pranishėm. Toka s’mund tė jetė kurrė pa praninė e Imamit, qoftė ai i fshehur apo i panjohur.


Ndaj, me ta lėnė botėn Profeti, ėshtė Imami ai qė, nė praninė e tij tė vazhdueshme e mban dhe e ruan fenė nga njėra periudhė nė tjetrėn. Nė tė vėrtetė, Imami ėshtė mbajtėsi dhe interpretuesi par excellence i shpalljes. Detyra e tij ėshtė nė thelb e trefishtė: tė sundojė bashkėsinė e muslimanėve si pėrfaqėsuesi i Profetit, t’ua interpretojė shkencat fetare dhe Ligjin njerėzve (sidomos kuptimet e tyre tė brendshme) dhe t’i udhėzojė njerėzit nė jetėn shpirtėrore.


Imami ėshtė i aftė t’i kryejė tė gjitha kėto funksione falė pranisė sė “Dritės muhammedane” brenda tij. Si rezultat i pranisė sė kėsaj “Drite”, Imami zotėron gjithashtu cilėsinė e pagabueshmėrisė (‘ismeh) nė ēėshtje shpirtėrore e fetare.


Nė natyrėn e tij tė brendshme ai ėshtė po aq i kulluar sa edhe Profeti, qė ėshtė burimi i kėsaj Drite si dhe bija e tij Fatimeh, e cila ėshtė nėna e Imamėve pėrmes ‘Aliut. Ja pėrse Profeti, Fatimja e Dymbėdhjetė Imamėt quhen “Katėrmbėdhjetė tė Kulluarit”.


‘Ismeti i Profetit dhe Imamėve ėshtė rrjedhojė logjike e pranisė sė “Dritės muhammedane” brenda tyre, sepse mu kjo “Dritė” ėshtė burimi i krejt shpalljes dhe pėrfundimisht i tėrė diturisė. Tė udhėzohesh nga kjo “Dritė” do tė thotė tė jesh i mbrojtur nga gabimi.


Nė tė vėrtetė, vetėm njėri nga fėmijėt e shumtė tė njė Imami bėhet Imam, sepse vetėm njėri e mbart “Dritėn muhammedane” brenda vetes. Marrėdhėnia mes Imamėve nuk ėshtė vetėm gjenetike, por mbi tė gjitha lidhje shpirtėrore, mbėshtetur nė kalimin e kėsaj “Drite” nga njėri Imam te tjetri, falė sė cilės ēdonjėri bėhet ma‘sum (“i kulluar”) dhe fiton autoritet si mbajtėsi e interpretuesi i Ligjit Hyjnor. Bashkė me Profetin dhe pėrmes tij, Imamėt janė edhe ndėrmjetėsit midis njeriut dhe Zotit.


Kėrkimi i ndihmės sė tyre nė jetė do tė thotė t’i thėrrasėsh kanalit tė shtruar nga Zoti pėr njerėzit qė t’ua mundėsojė t’i kthehen Atij. Nė kėtė kuptim, ata janė tejzgjatje e personalitetit tė Profetit.


Varret e tyre dhe tė pasardhėsve tė tyre (imamzadeh nė persisht) vizitohen nga pelegrinė e janė qendra tė jetės fetare. Shi‘itėt nga e tėrė bota vizitojnė varrin e ‘Aliut nė Nexhef, tė huseinit nė Qerbela’ dhe Kajro, tė Imamit tė 7-tė e tė 9-it nė Kadhimejn [Bagdadi verior], tė Imamit tė 10-tė e tė 11-it nė Samarra’ [Irak], tė Imam Ridait nė Meshed dhe motrės sė tij Hazrete Ma‘sume nė Kom [Iran], tė motrės sė Imam huseinit, Sejjida Zejneb nė Kajro e Damask dhe bijės sė tij Sejjida Rukajje nė Damask, e shumė pika tė tjera.


Nė jetėn e pėrditshme popullore tė shi‘itėve, kėto vende pėrmbushin tė njėjtin funksion si ato tė eulija’ve tė mėdhenj nė botėn sunnite, si Mulej Idrisi nė Fez [Marok], Mekam Shejh Muhji′d-Din ibn ‘Arabi nė Damask, dergjahu i Meulana Xhelal ed-Din Rumiut nė Konia, i Huxhviriut nė Lahore, varri i Mu‘in ed-Din Ēishtiut nė Axhmer [Indi] ose faltorja e Shejh ‘Abdul-Kadir Xhilaniut nė Bagdad. Sigurisht, dy kategoritė e vendeve tė shenjta puthiten rėndom.


Pėr shembull, nė botėn shi‘ite varret e shenjtorėve sufi, qė konsiderohen pasardhja shpirtėrore e Imamėve, vizitohen shpesh, ndėrsa nė sunniten, varret e Imamėve dhe tė pasardhėsve tė tyre vizitohen rėndom si varre shenjtorėsh tė mėdhenj. Dymbėdhjetė Imamėt e shi‘izmit janė:1. ‘Ali ibn Ebi Talib, kushėriri e dhėndri i Profetit, qė pėrbėn origjinėn e Imametit dhe pėrfaqėsuesin e pėrmasės ezoterike tė Islamit. Sipas shi‘itėve, ai u zgjodh nė Ghadir Khumm nga Profeti, si i besuari (vasi) e pasuesi i tij.



Djali i madh i ‘Aliut, Imam Hasani, qė ishte kalif pėr pak kohė pas tij dhe i cili vdiq nė Medine pas tėrheqjes nga jeta publike.

Djali i vogėl, Imam Huseini, qė mori mejdanin kundėr Jezidit, kalifit tė dytė umejjad dhe u vra me thuajse krejt familjen pranė Qerbela’sė. Martirizimi i tij mė 10 Muharrem 61/10 Tetor 680 shėnon edhe sot kulmin e kalendarit fetar nė botėn shi‘ite dhe vdekja e tij tragjike e simbolizon plotėsisht etosin e shi‘izmit.

Imam ‘Ali ibn husein, ose Zejnu′l-‘abidin (“stolia e adhuruesve”) dhe es-Sexhxhad (“i shumėpėrgjunjuri nė lutje”), qė ishte djali i vetėm mbijetues i Imam huseinit dhe kishte pėr nėnė bijėn e mbretit tė fundit sasanid, Jazdigirdėn. Ai njihet veēanėrisht pėr lutjet e tija es-Sahifetu′s-Sexhxhadijjeh, e cila pas Nehxhu′l-belaghės sė ‘Aliut ėshtė vepra mė e jashtėzakonshme letrare e Imamėve dhe pėrmban disa nga rreshtat mė prekės tė literaturės fetare nė arabisht. Ajo madje ėshtė quajtur “Psallmet e Familjes sė Muhammedit” (Zebur-i al-i Muhammed).

Imam Muhammed el-Bakir, biri i Imamit tė katėrt, i cili ashtu si i ati banoi nė Medine. Duke qenė se nė atė kohė kalifati umejjad u pėrball me kryengritje tė brendshme, shi‘itėt u lanė disi mė tė lirė pėr tė ndjekur mėsimet fetare. Kėsisoj, shumė dijetarė udhėtuan drejt Medinės pėr tė studiuar me Imamin e pestė dhe prej tij kanė mbijetuar tradita tė shumta.

Imam Xha‘fer es-Sadik, biri i Imamit Muhammed el-Bakir, qė e vazhdoi pėrhapjen e shkencave shi‘ite, saqė Ligji shi‘i mban emrin e tij. Nga ai dhe Imami i pestė janė regjistruar mė shumė hadithe se nga tė gjithė tė tjerėt sė bashku. Me mijėra gėluan nė leksionet e tija fetare, pėrfshirė figura tė mirėnjohura shi‘ite si Hisham ibn hakam dhe alkimisti Xhabir ibn Hajjan. Madje edhe Imam Ebu Hanifeh, themeluesi i njė prej katėr shkollave sunnite tė Ligjit e mjaft dijetarė tė mirėnjohur sunni studiuan me tė. Gjithashtu, me Imam Sadikun isma‘ilizmi u nda nga shi‘izmi dymbėdhjetėsh, ku ēėshtja e pasuesit tė Imamit tė gjashtė ishte vėshtirėsuar mjaft ngase kalifi ‘abbasid el-Mensur kishte vendosur tė vriste kėdo, qė do tė zgjidhej zyrtarisht nga Imami i gjashtė si pasues i tij, me ēka shpresonte t’i jepte fund lėvizjes shi‘ite.

Imam Musa el-Kadhim, biri i Imam Xha‘ferit, i cili pėrjetoi mundime tė tejskajshme nė sajė tė kundėrvėnies sė sėrishme tė kalifatit - kėtė radhė atij ‘abbasid - ndaj shi‘itėve. Ai e kaloi shumicėn e jetės i fshehur nė Medine, gjersa Harun er-Rashidi e burgosi dhe e solli nė Bagdad, ku vdiq nė dalje tė qytetit. Paskėtaj, Imamėt jetuan kryesisht nė afėrsi tė kalifit dhe e lanė Medinėn si vendqėndrim tė pėrhershėm.

Imam ‘Ali er-Rida, biri i Imamit Musa el-Kadhim, i cili u thirr nga el-Me’muni ne Merv tė Khorasanit, ku u zgjodh pasues nė kalifat. Mirėpo popullariteti i tij i pamatė dhe rritja e shpejtė e shi‘izmit nė atė rajon e ktheu kalifin kundėr tij dhe mė nė fund ai u hoq. Sipas pikėpamjes shi‘ite, ai u helmua dhe u varros pranė qytetit tė Tusit, ose Meshedit tė sotėm, qė pėrbėn pikėn mė tė madhe fetare nė Persi. Imam Ridai mori pjesė nė shumė grumbullime diturore tė el-Me’munit dhe debatet e tija me teologėt e feve tė tjera janė regjistruar nė burimet shi‘ite. Ai pėrbėn edhe origjinėn e shumė tarikateve sufiste dhe madje quhet “Imami i inicimit”.

Imam Muhammed et-Taki, biri i Imam Ridait e kaloi jetėn nė Medine pėr sa kohė ishte gjallė el-Me’muni, ndonėse, pėr ta mbajtur nė Bagdad ky i kishte dhėnė tė bijėn pėr grua. Kur el-Me’muni vdiq, ai u kthye nė Bagdad, ku ndėrroi jetė.

Imam ‘Ali en-Naki, biri i Imamit tė nėntė, i cili banoi nė Medine gjersa el-Mutevekili u bė kalif dhe e ftoi tė vinte nė Samarra’, vendqėndrimin e kalifatit. Mirėpo atje ai u tregua shumė i ashpėr me Imamin, nė vazhdėn e politikės sė tij tė pėrgjithshme skajimisht antishi‘ite. Imami duroi vuajtjet gjersa kalifi vdiq, por nuk u kthye mė nė Medine. Ai vdiq nė Samarra’, ku gjendet varri i tij dhe i birit tė tij.

Imam hasan el-‘Askeri, biri i Imamit ‘Ali en-Naki, qė jetoi nė fshehje tė pėrskajshme nė Samarra’ dhe ruhej nga afėr prej agjentėve tė kalifit, sepse dihej qė shi‘itėt besonin se biri i tij ishte Mehdiu. Ai u martua me vajzėn e perandorit bizantin, Narxhis Khatun, e cila kishte pėrqafuar Islamin dhe ishte vetshitur si skllave pėr tė hyrė nė familjen e Imamit, dhe nga kjo martesė lindi Imami i 12-tė.

Imam Muhammed el-Mehdi, i quajtur ?ahibu′z-zaman (zotėruesi i kohės), qė ėshtė Imami i fundit shi‘i, hyri nė fshehjen e vogėl pas vdekjes sė tė atit. Nga viti 260/873 deri mė 329/940 ai kishte katėr pėrfaqėsues (na’ib), tė cilėve u shfaqej herė pas here dhe pėrmes tė cilėve sundonte bashkėsinė shi‘ite. Kėsisoj, kjo periudhė quhet fshehja e vogėl (el-ghajbetu′s-sughra). Pastaj filloi fshehja e madhe (el-ghajbetu′l-kubra), qė vazhdon akoma. Sipas shi‘itėve, nė kėtė periudhė Mehdiu ėshtė i gjallė por i padukshėm. Ai ėshtė axis mundi, sunduesi i padukshėm i Gjithėsisė. Pėrpara mbarimit tė kohės ai do tė rishfaqet mbi tokė pėr tė sjellė barazi e drejtėsi dhe pėr ta mbushur atė me paqe, pasi tė jetė kapluar nga lufta e zullumi. Mehdiu ėshtė njė qenie e pėrhershme shpirtėrore, qė udhėzon nė rrugėn e pėrshpirtshme tė denjėt dhe ndihmėn e tė cilit e kėrkojnė tė gjithė tė devotshmit nė lutjet e tyre tė pėrditshme. Nė tė vėrtetė, ai qė ėshtė i kualifikuar shpirtėrisht ka kontakt tė brendshėm me Mehdiun.


Dymbėdhjetė Imamėt janė si dymbėdhjetė yllėsitė e Zodiakut nė kupėn shpirtėrore. Nė qendėr tė tyre ndodhet Profeti, dielli qė me rrezet e tij ndriēon kėto yllėsi. Pėr shi‘itėt, Imamėt janė pjesė dhe vazhdim i realitetit shpirtėror tė Profetit e bashkė me tė - qė ėshtė burimi dhe origjina e tyre si nė kuptimin metafizik, ashtu edhe biologjik - pėrcaktojnė konturet e atij universi shpirtėror nė tė cilin jetojnė shi‘itėt.


Aspektin politik i shi‘izmit dymbėdhjetėsh lidhet drejtpėrsėdrejti me personalitetin e Imamit. Qeveria e pėrsosur ėshtė ajo e Imamit, e cila do tė realizohet me ardhjen e Mehdiut, qė ėshtė edhe tani sunduesi i padukshėm i botės, pa u shpalosur drejtpėrsėdrejti nė shoqėri.


Nė mungesė tė tij, ēdo formė qeverisjeje ėshtė doemos e papėrkryer, sepse mospėrsosmėria e njerėzve pasqyrohet nė institucionet e tyre politike. Shi‘itėt, veēanėrisht nė Persi, pas periudhės safavide e deri me Revolucionin e 1979-ės e mbanin monarkinė si forma mė pak e papėrkryer e qeverisjes nė kushtet ekzistuese.


Por ka patur disa, sikurse shi‘itėt indianė Amir ‘Ali e Tajjibxhi, qė kanė mbėshtetur kalifatin sunni nė njė nivel tė kulluar politik, edhe pse shi‘izmi nuk e pranon kalifatin nė kuptimin e zakonshėm si autoriteti politik legjitim musliman.


Kėtu duhet bėrė dallim ndėrmjet sunduesit politik ideal - tė cilin shi‘izmi e sheh tė trupėzuar tek personi i Imamit, ndėrsa sunnizmi te kalifi - dhe pranimit tė njė gjendjeje ekzistuese.


Nė rastin e fundit, ka patur shi‘itė qė i kanė dhėnė betimin e madje kanė mbėshtetur kalifatin. Por struktura e teorisė politike ėshtė e ndryshme nė tė dyja rastet, veēanėrisht nė lidhje me kalifatin.


Mosbesimi ndaj ēdo qeverie botėrore pas fshehjes sė Mehdiut dhe pėrvoja e hershme e bashkėsisė shi‘ite e bėri shi‘izmin dymbėdhjetėsh kryesisht apatik ndaj jetės politike. Ky ėshtė njė nga tiparet qė e dallon shi‘izmin klasik edhe nga sunnizmi edhe nga isma‘ilizmi.


Nė shumicėn e historisė sė tyre e deri fare vonė, imamitė kanė mbetur tė kėnaqur me tė qenurit vėzhgues tė skenės politike, tė cilėn mendonin ta ndikonin moralisht nė vend qė tė nisnin lėvizje politike.


Duhet mbajtur mend se vetė lėvizja safavide, qė pėrfaqėson rastin e vetėm tė njė fitoreje politike madhore pėr shi‘izmin dymbėdhjetėsh para ngjarjeve tė fundit nė Persi, nuk filloi si lėvizje e kulluar shi‘ite nė kuptimin e kufizuar tė fjalės.


Safavitė ishin tarikat sufi, qė u bė aq i organizuar e i fuqishėm saqė arriti tė ushtronte autoritet politik e mė nė fund tė zaptonte krejt Persinė. Sigurisht, mė pas safavitė e bėnė shi‘izmin fe shtetėrore, por vetė lėvizja filloi nga njė tarikat sufi.


Pėrveē kėsaj, edhe pėrfshirja e shi‘izmit dymbėdhjetėsh nė jetėn politike, qė u diktua nga gjendja e re nė Persinė safavide nuk e largoi krejtėsisht mosbesimin tradicional tė ‘ulema’sė shi‘ite ndaj cilėsdo qeveri. Ky qėndrim vazhdon nė qarqe tė caktuara edhe sot e kėsaj dite.


Megjithatė, tėrheqja e shi‘izmit nga jeta politike s’duhet interpretuar si tėrheqje nga jeta e bashkėsisė. Pėrkundrazi, vetė kjo apati ndaj politikės e intensifikoi veprimtarinė fetare dhe diturore tė shi‘itėve.


Pėr shekuj me radhė, tė ēliruar nga barra e pėrgjegjėsia e jetės politike, ata iu pėrkushtuan me gjithė shpirt kultivimit tė shkencave fetare, arteve dhe shkencave nė pėrgjithėsi. Shumica e institucioneve tė hershme arsimore muslimane u ngritėn nga shi‘itėt, ashtu sikurse shumė degė tė shkencave tradicionale.


Ndaj, edhe pse i ftohtė politikisht shi‘izmi dymbėdhjetėsh dha kontribut tė jashtėzakonshėm nė jetėn e bashkėsisė islame, nė lėme qė lidheshin mė shumė me njohjen e gjėrave sesa me sundimin e njerėzve. Sa i pėrket degėzimit tjetėr me rėndėsi tė shi‘izmit, pra isma‘ilizmit, ai u shėnua qė nė fillim nga njė interesim i thellė nė jetėn politike dhe madje ishte forcė revolucionare.


Nė kėtė lėm, ai i ka dalė kundra qėndrimit tė shi‘izmit dymbėdhjetėsh, por nė shumė ēėshtje tė tjera ndan botėkuptimin e tij. Edhe isma‘ilizmi thekson ekzistencėn e dy aspekteve tė gjėrave, ekzoterikun dhe ezoterikun.


Ai dallon nebiun nga valiu, ku i pari pėrfaqėson Ligjin, ndėrsa i dyti kuptimin ezoterik tė tij. Por teksa shi‘izmi dymbėdhjetėsh ruan njė barazpeshė midis ekzoterikes dhe ezoterikes, isma‘ilizmi priret tė theksojė ezoteriken ndaj ekzoterikes dhe e ngre rangun e valiut nė njė gradė qė nuk gjendet nė shi‘izmin dymbėdhjetėsh.


Emri batini qė u jepet nganjėherė isma‘ilive ėshtė rrjedhojė e theksit tė tyre mbi ezoteriken (batin). Ėshtė me interes tė madh identifikimi nga isma‘ilizmi i pėrmasės ezoterike tė fesė (batin) me teosofinė (hikmeh), e quajtur din-i hakk (feja e sė vėrtetės) nė persisht.


Nėse kėtu u pėrdor termi nė persisht, kjo ndodh sepse shumica e veprave isma‘ilite nė teosofi janė nė persisht. Nasir-i Khusrov, mbase filosofi mė i madh isma‘ili i shkroi tė gjitha veprat nė persisht.


Nė tė vėrtetė, filosofia isma‘ilite ėshtė ndėr degėt e pakta tė filosofisė islame, ku tekstet nė persisht janė mė tė shumta se nė arabisht. Isma‘ilizmi beson se filosofia ose teosofia, e pėrmbajtur nė batinin e fesė shpie nė rilindjen shpirtėrore (viladet-i ruhani), nėpėrmjet tė cilės njeriu shndėrrohet dhe “shpėton”.


Ajo qė ata nėnkuptojnė me filosofi, pra ėshtė mjaft e ndryshme nga lėnda e njohur sot me atė emėr. Nė tė vėrtetė, shumė nga filosofia moderne nuk ėshtė aspak “dashuri pėr urtinė” por urrejtje e saj, kėshtu qė duhet quajtur mė parė “mizosofi”.


Me filosofi isma‘ilitė nėnkuptojnė njė sophia qė s’ishte vetėm lojė mendore, por doktrinė e njė rendi metafizik dhe kozmologjik e lidhur ngusht me mjetet e realizimit tė saj.


Kjo pikėpamje gjendet edhe nė filosofinė e vonė islame tė kultivuar nė gjirin e shi‘izmit dymbėdhjetė-imami. Nuk ėshtė rastėsi qė, saherė qė isma‘ilizmi ishte i fuqishėm, kishte shpėrthim tė papritur veprimtarie nė arte e shkenca, sidomos intelektualet.


Kjo lidhje mund tė shihet pėr mė tepėr nė raport me shi‘izmin nė pėrgjithėsi. Universiteti i el-Ez‘herit, qė ėshtė prehri mė i famshėm i dijes nė botėn sunnite, u themelua nga fatimidėt.


Veprimtaria e dendur nė “shkencat intelektuale” (el-‘ulumu′l-‘aklijjeh) nė Egjiptin fatimid, e treguar nga prania e aq shumė burrave tė shquar tė shkencės si Ibn el-Hejthemi e Ibn Junusi, lidhet drejtpėrsėdrejti me vetė strukturėn fetare tė isma‘ilizmit.


Ajo lidhet me konceptin e hikmeh nė isma‘ilizėm dhe raportin e saj tė drejtpėrdrejtė me shpalljen. Isma‘ilizmi pėrmban njė metafizikė, kozmologji dhe antropologji shpirtėrore tė pėrpunuar. Nė metafizikė e teologji ai thekson Unitetin (teuhid), duke mbajtur njė pozicion tė ndėrmjetėm midis ta‘tilit e teshbihut, pra midis tė konsideruarit e Hyjnores si njėsi abstrakte, me ēka njeriut i refuzohet mundėsia e tė kuptuarit tė domethėnies sė Emrave e Cilėsive tė Tij dhe tė pėrshkruarit e Hyjnisė antropomorfisht, duke i krahasuar Emrat e Cilėsitė e Tij me njerėzoret.


Nė kėtė pikė themelore, pra ai i bashkohet pjesės tjetėr tė drejtbesimit musliman. Sipas doktrinės isma‘ilite, Origjina e tė gjitha gjėrave nuk ėshtė Qenia e Kulluar por Realiteti qė tejkalon edhe Qenien, i quajtur Mubdi‘: Realiteti, pėrmes Aktit Burimor tė tė Cilit krijohet zinxhiri i Qenies.


Nė pėrgjithėsi, filosofia islame nis me qenien dhe merret me natyrėn e Zotit ose Origjinėn e Universit, si Qenie e Kulluar.


Mirėpo, nė metafizikėn sufiste Thelbi Hyjnor (el-Dhat) ėshtė Absolut e i Pafundėm pėrmbi tė gjitha pėrcaktimet, madje edhe atė tė Qenies, qė pėrbėn vetpėrcaktimin e tij tė parė dhe Parimin e krijimit. Kėsisoj, doktrina isma‘ilite i bashkohet metafizikės sufiste dhe asaj orientale nė pėrgjithėsi duke e konsideruar Parimin Suprem njėherėsh si Qenie e Tejqenie.


Akti i saj i parapėrjetėsishėm sjell nė qenie rendin e ekzistencės universale. Qenia e parė nė rendin e krijuar ėshtė Intelekti i Parė, ose Intelekti Universal, qė identifikohet me Fjalėn Hyjnore. Ai pėrbėn njė realitet qė njėherazi mbulon dhe zbulon Emrin Suprem, Allah.


Nga ky realitet mė i lartė shpirtėror, qė ka kufirin (hadd) e tij vjen nė qenie Intelekti i Dytė dhe nga Intelekti i Dytė vjen i Treti, i cili nė isma‘ilizėm identifikohet me Adamin Shpirtėror (adem-i ruhani). Ky intelekt ėshtė prototipi engjėllor i njerėzimit.


Ai ėshtė Imami qiellor, qė pėrbėn arketipin e Adamit tokėsor dhe tė gjithė njerėzve. Jeta dhe drama e njeriut mbi tokė ėshtė veēse pasqyrim i realitetit tė tij qiellor. Intelekti i Tretė, ose Adami Shpirtėror synoi ta arrinte Parimin Suprem pa respektuar hierarkinė e duhur tė botėve kryeengjėllore mbi vete. Ai kreu njė veprim idhujtarie, nga pikėpamja metafizike, si rrjedhojė e tė cilit ra nė gjendje harrese e trullosjeje.


Me tė ardhur nė vete, ai kuptoi se ishte dėnuar nga Zoti e ishte zhvendosur nė rangun e Intelektit tė Dhjettė. Ai ishte zhvendosur nga vendqėndrimi i tij fillestar me “Shtatė botė shpirtėrore”, si rrjedhojė e harresės sė tij. Kėto shtatė botė janė prototipet e kėsaj bote. Ja pėrse gjithēka sundohet nga cikli i shtatės. Kjo botė ėshtė krijuar pėr t’i mundėsuar njeriut qė ta rifitojė gjendjen e tij tė humbur, tė ēlirohet nga “hijet” e tij.


Mbėshtetur nė modelin e saj qiellor, ajo pėrbėhet nga shtatė qiej, shtatė tokė, shtatė cikle profetėsie e shtatė Imamė. Koha nė tė cilėn gjendet njeriu ėshtė vetė “pėrjetėsi e vonuar”, njė imazh i vonimit tė shkaktuar nga rėnia e njeriut, prej Intelektit tė Tretė te i Dhjetti.


Nė kėtė antropologji shpirtėrore koha ka domethėnie tejhistorike, mbėshtetur nė harresėn e njeriut, qė pėrbėn shkakun e rėnies sė tij nė lėmin e kohės, shpėrbėrjes dhe vdekjes.


Ndarja nga Zoti vjen prej harresės sonė, njė pikėpamje qendrore kjo pėr Islamin nė pėrgjithėsi dhe e theksuar aq shumė nė sufizėm. Isma‘ilizmi ka njė koncept ciklik tė historisė, tė lidhur ngusht me konceptimin e tij metafizik tė kohės.


Ndonėse njė konceptim ciklik i kohės aludohet nė disa burime dymbėdhjetė-imamite (ciklik jo nė kuptimin e njė serie ngjarjesh tė pėrsėritshme, por ciklesh tė tjera historike tė ndryshme nga i tanishmi), ai nuk theksohet kund sa nė isma‘ilizėm.


Veprat isma‘ilite flasin pėr njė cikėl tė madh eonesh, qė nganjėherė pėrmenden si 360 000 vjeēare, brenda tė cilėve ka shtatė cikle profetėsie. Ēdo cikėl fillon me njė profet (nebi), i cili ka pėrfaqėsuesin e tij ezoterik ose Imamin qė e mbizotėron atė cikėl, ku i shtatti e mbyll atė. Profetėt dhe Imamėt pėrkatės tė ciklit tė tashėm tė profetėsisė pėrmenden zakonisht si:



Adami

Sethi

Noeja

Shemi

Abrahami

Ishmaeli

Moisiu

Aaroni

Jezusi

Simoni

Muhammedi

‘Aliu


Figura e shtattė e udhėzuar nga Zoti ėshtė Mehdiu, ose “Imami i Ringjalljes”, i cili nuk sjell Sheri‘at tė ri, por zbulon kuptimin e brendshėm tė tė gjitha shpalljeve dhe pėrgatit ardhjen e ciklit tė ri.


Pėrveē kėsaj, ciklet historike alternohen ndėrmjet epifanisė dhe okultimit, midis njė periudhe kur e vėrteta shpallet dhe njė tjetre kur ajo fshihet, alternim qė vazhdon deri nė fund tė ciklit tė madh.


Atėherė vjen “Ringjallja e Madhe” (kijametu′l-kijameh), kur njeriu dhe prototipi i tij qiellor rivendosen nė gjendjen e tyre burimore. Kėshtu, nėpėrmjet profetėve e Imamėve qėllimi i krijimit pėrmbushet dhe njeriu rimerr gjendjen qė ka humbur nga mospėrfillja e tij.


Nėse kėrkohet tė krahasohet shi‘izmi dymbėdhjetė-imami e isma‘ili-zmi, mund tė thuhet se, krahas shtyllave tė pėrgjithshme tė Islamit, ata ndajnė konceptin themelor tė Imamit, pėrmasat ezoterike dhe ekzoterike tė fesė dhe te’vilin e mbėshtetur nė to.


Gjashtė Imamėt e parė janė sigurisht gjithashtu tė pėrbashkėt, me gjithė ēka nėnkupton njė truall i tillė i pėrbashkėt.


Sa u pėrket dallimeve mes tyre, ekziston pikėsėpari fakti se njėri pranon dymbėdhjetė Imamė, ndėrsa tjetri njė zinxhir tė paprerė qė zgjatet deri sot. Pėr shembull, njė figurė si Imami i tettė, ‘Ali er-Rida, qė luan rol aq madhor nė jetėn e shi‘itėve, nuk ekziston nė tė njėjtin kapacitet te skema isma‘ilite.


Gjithashtu pėr imamitė, Imami i dymbėdhjettė, Mehdiu ėshtė nė okultacion, paēka se i gjallė, ndėrkohė qė Imami i isma‘ilizmit, tė paktėn pėr degėn nizarite ėshtė pėrherė i gjallė e i pranishėm nė tokė mes njerėzve.


Ideja e pritjes sė shfaqjes sė Imamit (intidhar), aq e rėndėsishme pėr psikologjinė fetare tė shi‘izmit dymbėdhjetėsh, nuk ekziston pra nė tė njėjtin kuptim nė isma‘ilizėm.


Natyra politike e isma‘ilizmit dhe apolitike e shi‘izmit dymbėdhjetėsh ėshtė njė tjetėr tipar dallues i kėtyre dy grupeve, sikurse theksuam. Duket si paradoks i historisė qė isma‘ilizmi, i cili luajti njė rol aq tė rėndėsishėm nė lėvizjet shoqėrore dhe politike gjatė shekujve tė hershėm tė historisė islame, tė bėhet sot i papėrfshirė direkt politikisht, kurse shi‘izmi dymbėdhjetėsh, qė i kishte ndenjur larg jetės politike, tė hidhej nė njėfarė kuptimi nė qendėr tė arenės politike, me vendosjen e dinastisė safavide.


Prandaj, sa u pėrket karrierave historike pėrkatėse, edhe shi‘izmi dymbėdhjetėsh edhe isma‘ilizmi kanė pėrjetuar pėrfshirje tė drejtpėrdrejtė nė jetėn politike. Por roli teologjik i veprimit politik nė tė dyja bashkėsitė mbetet i ndryshėm, nė atė qė te njėra Imami mungon ndėrsa te tjetra ai jeton mes njerėzve.


Mė nė fund, njė tjetėr tipar dallues ėshtė roli i ekzoterizmit dhe i ezoterizmit. Shi‘izmi dymbėdhjetėsh ngulmon shumė nė theksimin e domosdoshmėrisė sė ruajtjes sė barazpeshės mes tyre. Edhe roli i Imamit shqyrtohet si nė aspektin ekzoterik, ashtu edhe ezoterikun. Mirėpo, isma‘ilizmi, sidomos i Alamutit u prir tė theksonte pėrmasėn ezoterike (batin) mbi ēdo gjė tjetėr.


Sigurisht, nė jetėn e pėrditshme tė bashkėsisė elementet ekzoterike mbeten, sepse asnjė bashkėsi e pėrgjithshme njerėzish nuk mund tė jenė vetėm ezoteristė.


Mirėpo theksimi ėshtė disi i ndryshėm, edhe pse koncepti themelor i Imametit ekziston nė tė dyja degėt madhore tė shi‘izmit, qė njėsohen nė besimin e tyre nė Imam dhe nderimin e posaēėm pėr Familjen e Profetit.


Lidhur me dallimet dhe ngjashmėritė ndėrmjet shi‘izmit e sunnizmit mund tė thuhet qė, pikėsėpari ekziston ndryshimi nė qėndrimin ndaj sundimit politik, nga ēėshtja e pasuesit politik tė Profetit e deri nė kristalizimin e mėvonshėm tė qėndrimit tė pėrgjithshėm tė shi‘itėve ndaj fuqive tė botės e sidomos nė qėndrimin e ‘ulema’sė ndaj autoritetit tė vendosur politik.


Dijetarėt sunni gjatė historisė janė prirur tė mbėshtesin institucionet ekzistuese politike, nga frika e krijimit tė pėrplasjes civile, ndėrkohė qė ‘ulema’ja shi‘ite klasike, duke i mbėshtetur pikėpamjet nė rolin e Imametit dhe sundimin ideal tė Imamit nuk i ka besuar asnjė institucioni politik, duke u ndenjur larg autoriteteve politike.


Ekziston gjithashtu dallimi nė ēėshtjen e ndėrmjetėsve midis njeriut dhe Zotit. Lėvizjet puritane moderne nė botėn islame, qė theksojnė vetėm transhendencėn e Zotit dhe shkurajojnė ēdo ndėrmjetės midis njeriut e Zotit paraqesin njė pikėpamje qė i bie ndesh psikologjisė fetare tė shi‘izmit.


Por nė sunnizmin tradicional ekzistojnė ndėrmjetės nė jetėn e pėrditshme fetare, ku roli i ndėrmjetėsit pėrmbushet nga Profeti dhe eulijatė.


Nė shi‘izėm, Profeti dhe Imamėt e kryejnė sė bashku kėtė funksion. Ē’ėshtė e vėrteta, nė shumė mėnyra, ajo qė Islami tradicional sunni (sidomos i prekuri nga shpirti i sufizmit) sheh te personi i Profetit, shi‘iti e sheh te Profeti dhe Imamėt sė bashku.


Kėtė e tregon fakti se litanitė dhe kėndimet nė emėr tė Profetit tė pėrhapura nė botėn sunnite pėrkojnė, madje edhe nė pėrmbajtje, me ato qė kryejnė shi‘itėt pėr Profetin e Imamėt sė bashku.


Megjithatė, nė nivelin teologjik ka njėfarė dallimi lidhur me rolin e ndėrmjetėsit midis njeriut dhe Zotit, sigurisht jo se njeriu i lutet tjetėrkujt veē Zotit nė Islamin shi‘i, ashtu siē nuk i lutet as nė sunnizėm.


Nė Islam njeriu qėndron pėrpara Zotit si mėkėmbės i Tij mbi tokė. Mirėpo, pikėrisht nė tė synuarit e tij pėr t’iu afruar Zotit njeriut i nevojiten ndėrmjetės shpirtėrorė qė janė Profeti, Imamėt dhe shenjtorėt. Pėr jetėn e tij tė pėrditshme fetare, besimtari shi‘i nuk ka mė shumė nevojė pėr ndėrmjetės njerėzorė mes tij e Zotit sesa sunniti.


Ēdo musliman, qoftė sunni apo shi‘i ėshtė vetė hoxhė. Prania e ′ndėrmjetėsve′ nė shi‘izėm ose sunnizėm ėshtė ēėshtje e lidhur me jetėn e brendshme fetare dhe nuk e ndryshon kurrsesi strukturėn e Islamit si fe pa kler ose hierarki specifike fetare, qė do tė shėrbente si ndėrmjetėsues midis njeriut e Zotit nė ritet dhe adhurimet fetare.


Nė fushėn e ligjit, dallimi ndėrmjet sunnizmit e shi‘izmit gjendet nė ēėshtjen e ixhtihadit. Meqenėse nė shi‘izėm Imami ėshtė i gjallė, mundėsia e zbatimit tė Ligjit Hyjnor nė situata tė reja ėshtė gjithmonė e pranishme.


Ē’ėshtė e vėrteta, muxhtehidi (personi qė mund tė ushtrojė opinionin e tij nė ēėshtjet e Ligjit), i cili ėshtė nė kontakt tė brendshėm me Imamin duhet ta zbatojė Ligjin nė ēdo brez, mbi situatat e reja qė ky ndesh.


Sigurisht, kjo nuk do tė thotė qė tė ndryshohet Ligji pėr hir tė rrethanave, por tė tejzgjatet pėr tė pėrfshirė ēdo situatė tė re qė mund tė shfaqet. Dhe ėshtė detyrė e ēdo shi‘iti tė ndjekė gjykimet e njė muxhtehidi tė gjallė.


Nė Islamin sunni, dyert e ixhtihadit janė mbyllur qysh nė shekullin e tretė, ndonėse edhe kėtu opinionet e dijetarėve (fetva) pėrgjatė epokave kanė siguruar nė shkallė tė gjerė njė komentim tė vazhdueshėm tė Sheri‘atit.


Nė formulimet teologjike zyrtare tė sunnizmit dhe shi‘izmit ekziston njėfarė dallimi nė qasje e pėrmbajtje. Teologjia sunnite mund tė quhet si e interesuar mė shumė me aspektet racionale tė besimit, ndėrsa shi‘itja me “mistiket”, nė kuptimin qė teologjia sunnite nuk merret aq shumė me ēėshtje ezoterike sa shi‘itja. Mirėpo edhe kėtu, doktrina sufiste siguron njė pėrmasė ezoterike nė lėmin ekzoterik. Gjithashtu, teologjia shi‘ite ėshtė mė simpatizuese e arteve, diturive dhe “shkencave intelektuale” (el-‘ulumu′l-‘aklijjeh) sesa teologjia esh‘arite.


Ky dallim shihet nė ngritjet dhe tatėpjetat e karrierės sė kėtyre shkencave pėrgjatė shekujve, tė cilat janė varur nga mbizotėrimi politik i njėrit grup ndaj tjetrit. Sė fundi, sa u pėrket dallimeve mes sunnizmit dhe shi‘izmit mund tė thuhet se tek njėri bereqeti i Profetit ndihet dhe realizohet pėrmes tė gjithė shokėve tė Profetit, pėrfshirė familjen e tij, ndėrsa nė shi‘izėm ajo ndihet kryesisht nė Familjen e Profetit (ehlu′l-bejt).


Ajo qė shokėt (sahabeh) dhe familja (al) nėnkuptojnė pėr sunnitė, vetė Familja nėnkupton pėr shi‘itėt. Kjo shihet madje edhe nė dy format e bekimit mbi Profetin te dy grupet. Nuk ėshtė se familja e Profetit nuk zė vend tė veēantė nė sunnizėm, apo qė shokėt [e tij] janė tė parėndėsishėm nė shi‘izėm.


Por nė njėrin rast Islami shihet pėrmes krejt bashkėsisė qė rrethoi themeluesin, ndėrsa nė tjetrin pėrmes njė elite shpirtėrore tė posaēme tė lidhur shpirtėrisht me tė, sikurse Selman Farsiu, pėr tė cilin Profeti ka thėnė:


“Selmani ėshtė nga Ehlu′l-Bejti im.”


Edhe kėtu ēėshtja qėndron te theksi dhe tek ndryshimi i interpretimit tė njė realiteti tė vetėm e jo te kundėrvėnia totale. Pėrkundrejt kėtyre dallimeve ka njė sėrė pikash ngjashmėrie midis sunnizmit e shi‘izmit, qė i kalojnė sė tepėrmi dallimet dhe thjesht vėrtetojnė se ato janė dy degė tė sė njėjtės pemė.


Islami sunni e shi‘i njėsohen te Kur’ani dhe Profeti, [qė janė] themeli i tėrė Islamit. Ata ndajnė sė bashku parimet e fesė, pra doktrinat themelore tė unitetit (teuhid), profetėsisė (nubuvveh) dhe eskatologjisė (ma‘ad). Ata gjithashtu pajtohen nė faktin se Zoti duhet tė jetė i drejtė, ndonėse njėri thekson mė shumė aspektin e lirisė, kurse tjetri domosdoshmėrinė.


Njėri beson se ēfarėdo qė tė bėjė Zoti ėshtė ajo qė pėrbėn tė drejtėn, ndėrsa tjetri thekson se Zoti nuk mund tė jetė i padrejtė.


Pajtimi i sunnizmit dhe shi‘izmit mbi parimet e fesė ėshtė ai qė i vendos ata brenda drejtbesimit tėrėsor tė Islamit dhe garanton praninė e parimeve themelore tė doktrinės nė formulimet e tė dyja grupeve.


Nė nivelin e praktikės fetare gjithashtu sunnizmi e shi‘izmi janė thuajse tė njėjtė. Zbatimi i pėrditshėm i Sheri‘atit ėshtė i njėjtė nė tė dyja botėt. Pėrveē njė a dy pikave, si sasia e trashėgimisė sė palės femėrore ose martesa e pėrkohshme, gjykimet e Sheri‘atit janė tė pėrbashkėta.


Dhe nė praktikė, namazi, abdesi, agjėrimi, haxhi janė tė njėjtė, pėrveē ndryshimeve fare tė vogla, tė cilat te lutjet nuk janė mė tė mėdha sesa dallimet mes katėr shkollave sunnite.


Vetėm se shi‘itėt i shtojnė dy fraza thirrjes pėr lutje, ku njėra pohon velajetin e ‘Aliut ndėrsa tjetra rėndėsinė e veprave tė mira. Gjithashtu, pėr arsye tė mospranisė sė Imamit, shi‘itėt deri vonė nuk e kanė theksuar rėndėsinė e lutjes tė sė premtes nė atė gradė sa sunnitėt dhe, deri me Revolucionin Iranian tė 1979-ės, asaj i mungonte domethėnia politike qė ka patur nė botėn sunnite.


Ngjashmėritė e praktikave fetare tė bazuara nė Sheri‘at, qė nga ndalimi i alkoolit dhe thiut e deri te mėnyra e flijimit tė njė kafshe janė aq tė shumta, saqė s’mund tė rreshtohen kėtu. Ngjashmėria midis sunnizmit dhe shi‘izmit nė praktikėn e pėrditshme ėshtė shumė mė e madhe se ē’mund tė tregojė njė krahasim i teksteve teologjike.


Nėse shi‘izmi ėshtė “Islami i ‘Aliut”, bereqeti i ‘Aliut ėshtė i pėrhapur edhe nė botėn sunnite me anė tė pranisė sė tarikateve sufiste, tė cilave ai u ėshtė “Imami” madje edhe te sunnitė dhe pėrshkallėzimet shoqėrore tė kėtyre tarikateve ndėr esnafė, urdhra kalorėsiakė etj.


Nėse krahasojmė jetėn e pėrditshme tė njė sunniu tradicional, tė mbėshtetur nė Sheri‘at dhe tė pikėsuar me vizita te varret e shenjtorėve, lexim tė lutjeve e litanive tė shkruara zakonisht nga mjeshtra tė tillė sufi si ‘Abdul-Kadir el-Xhilani dhe Ebu’l-Hasan el-Shadhili, me jetėn e pėrditshme tė shi‘itėve, do habitemi nga ngjashmėritė e thella.


Funksioni i Imamėve dhe pasardhėsve tė tyre nė botėn shi‘ite pėrmbushet te sunnitja nga shenjtorėt (evlija’), tė cilėt janė nė tė vėrtetė nė njė kuptim metafizik pasardhja shpirtėrore e Profetit dhe Imamėve. Emrat e shumė prej Imamėve shfaqen nė zinxhirin e transmetimit (silsileh) tė ēdo tarikati sufi.


Ky identitet thelbėsor mund tė pėrjetohet “ekzistencialisht” nė praninė e bereqetit tė varreve tė shenjtorėve sufi nga njėra anė dhe Imamėve e pasardhėsve tė tyre nga tjetra, ndonėse sigurisht parfumi i veēantė i secilit mund tė njihet.


Nė mbyllje mund tė thuhet se sunnizmi e shi‘izmi janė dy pėrmasa besimdrejta tė Islamit, tė vendosura providencialisht nė kėtė traditė pėr t’u mundėsuar kolektiviteteve me temperament psikologjik e shpirtėror tė ndryshėm qė tė integrohen brenda bashkėsisė islame.


Duke qenė secili pohim i doktrinės sė Unitetit, ata nuk e thyejnė nė vetvete unitetin e thellėsishėm tė Islamit, cilatdo qofshin dallimet formale mes tyre.


Pėrkundrazi, ato janė dy mėnyra pohimi tė sė vėrtetės sė Shehadetit, la ilahe il-la’Llah. Ato janė dy rrėke qė gufojnė nga i njėjti krua, i cili ėshtė burimi i tyre, gjegjėsisht shpallja kur’anore.


Dhe nė fund ata derdhen nė tė njėjtin det, qė ėshtė Uniteti Hyjnor, mjetet e realizimit tė tė cilit i pėrmban ēdonjėri benda vetes. Tė kesh jetuar plotėsisht cilindo prej tyre do tė thotė tė kesh jetuar plotėsisht si musliman e tė kesh realizuar atė tė Vėrtetė, pėr hir tė shpalljes sė tė cilės Kur’ani iu bė i njohur njerėzve nėpėrmjet Profetit tė Islamit. va’Llahu a‘lem


Literaturė e mėtejshme


Amini, Ayatollah Ibrahim, al-Imam al-Mahdi - The Just Leader of Humanity, trans. A. Sachedina, North York: 1996.


Pėrkthimi nga persishtja i njė vepre bashkėkohore madhore qė paraqet kėndvėshtrimin tradicional shi‘i pėr Mehdiun dhe i pėrgjigjet pyetjeve e dyshimeve tė ngritura nga shi‘itė ose sunni tė modernizuar.


Grup autorėsh, A Brief History of the Fourteen Infallibles, Tehran: vorld Organization for Islamic Services, 1984.


Jetėshkrim i Profetit, Fatimes e Dymbėdhjetė Imamėve shi‘itė, mbėshtetur krejtėsisht nė burime shi‘ite tradicionale.


Ayoub, M, Redemptive Suffering in Islam: a Study of the Devotional Aspects of ‘Ashura in Tvelver Shi‘ism, The Hague: Magnes Press, 1978. Studim akademik i pėrmasės pėrkushtimore tė shi‘izmit, sidomos nė lidhje me tragjedinė e Qerbelasė, nga njė dijetar shi‘i qė sjell nė pah edhe domethėnien teologjike tė vuajtjes dhe vajtimit tė lidhura me kėtė aspekt tė shi‘izmit.


Chapman, J. A. (trans.), Maxims of Ali, Lahore: Muhammad Ashraf. Pėrkthim nė anglisht i disa prej thėnieve tė ‘Aliut, tėrėsia e tė cilave gjendet nė Nehxhu′l-belagheh. Chittick. v. C. (trans.), The Psalms of Islam, London: The Muhammadi Trust, 1988.


Pėrkthim akademik dhe elokuent i pėrmbledhjes me lutje es-Sahifet es-sexhxhadijjeh tė Imamit tė katėrt shi‘i, ndėr veprat pėrkushtimore kryesore tė shi‘izmit.


A Shi‘ite Anthology, Albany: State University of Nev York Press, 1981. Pėrkthim i disa prej thėnieve dhe lutjeve tė Imamėve shi‘itė, tė pėrzgjedhura nga ‘Alameh tabataba’i. Corbin, H., En Islam iranien.


Vėllimi i parė pėrmban njė studim tė detajuar tė shi‘izmit nė apektet e tija ezoterike dhe metafizike. History of Islamic Philosophy, Pj. II. Pėrshkrim depėrtues i shi‘izmit dymbėdhjetė-imami e isma‘ilizmit, i pėrqendruar veēanėrisht nė shpalosjen e doktrinave tė tyre metafizike, me njėfarė vėmendjeje ndaj historisė sė tyre fetare.


“L’Imam caché et la rénovation de l’homme en théologie shi‘ite”, Eranos Jahrbuch, XXVIII, Zurich: 1959. Pėrmban njė studim tė thellėsishėm tė figurės sė Imamit tė Dymbėdhjettė e rolit tė tij nė jetėn shpirtėrore nė shi‘izėm. “Pour une morphologie de la spiritualité shi‘ite”, Eranos Jahrbuch, XXIX: 1960.


Studim i pėrgjithshėm i strukturės sė pėrshpirtshmėrisė shi‘ite, i kryer me mjaft simpati pėr pėrspektivėn shi‘ite. “Le Combat spirituel du shi‘isme”, Eranos Jahrbuch, XXX, Zurich: 1961. Roli i Imamit nė jetėn e brendshme shpirtėrore tė shi‘izmit.


“Au ‘pays’ de l’Imam caché”, Eranos Jahrbuch, XXXII, Zurich: 1963. Pėrshkrim i botės sė “ndėrmjetme” shpirtėrore ose “zonės sė tettė”, qė ndodhet pėrmbi sferėn e Imamit tė Fshehur e i kuptimit tė saj pėr jetėn e pėrshpirtshme. “Le Temps cyclique dans le mazdéisme et dans l’ismaélisme”, Eranos Jahrbuch, XXI, Zurich: 1951.


Koncepti i kohės ciklike nė isma‘ilizėm, i analizuar dhe i krahasuar me idetė mazdeiste mbi kohėn. (red. & pėrk.)


Trilogie ismaélienne, Tehran: Institut Franco-Iranien, 1961. Teksti dhe pėrkthimi frėngjisht i tri veprave nga periudha tė ndryshme, qė lidhen me isma‘ilizmin, si dhe shi‘izmin e sufizmin, me njė studim krahasimor tė kėtyre tre aspekteve tė Islamit nga Corbin.


Temple and Contemplation, trans. v Sherrard, London: KPI, 1986. Studim madhor i kuptimit dhe simbolizmit tė tempullit nė pėrgjithėsi, dhe Qa‘bes nė isma‘ilizėm e shi‘izmin dymbėdhjetė-imami nė veēanti, me njė pjesė kushtuar krahasimit me burime ēifute e kristiane. Daftary, F., The Isma‘ilis: Their History and Doctrines, Cambridge: Cambridge University Press, 1990. Studimi mė tėrėsor deri mė sot i ngritjes dhe historisė vijuese tė isma‘ilizmit, mbėshtetur nė burime tradicionale dhe punime tė akademizmit perėndimor.


The Assassin Legends - Myths of the Isma‘ilis, London: I. B. Tauris, 1995. Analizė mjeshtėrore e mėnyrės se si u formėsua dhe u soll nė Evropė legjenda e asasinėve. (ed.) Mediaeval Isma‘ili History and Thought, Cambridge: Cambridge University Press, 1996.


Pėrmbledhje e rėndėsishme eseshė nga studiues muslimanė dhe perėndimorė mbi aspekte tė ndryshme tė mendimit isma‘ili tė fazės klasike dhe nizarites. A Short History of the Ismailis, Edinburgh: Edinburgh University Press, 1999.


Histori e shkurtėr shumė e lexueshme dhe e besueshme e isma‘ilizmit, qė pėrmbledh veprėn mė tė gjerėsishme tė autorit, The Isma‘ilis. Halm, H., Kosmologie und Heillehre der frühen Isma‘iliya: Studie zur islamischen Gnosis, viesbaden: Steiner, 1978.


Studim akademik i kozmologjisė sė hershme isma‘ilite, qė pėrshkruan shumė ide tė rėndėsishme tė hershme nė kėtė lėmi, ndonėse pa i shpjeguar nga vetė kėndvėshtrimi isma‘ili ezoterik. Al-Hilli, ‘Allamah hasan b. Yusuf, (trans. v. M. Miller), Al-Babu′l-hadi ‘ashar: a Treatise on the Principles of Shi‘ite Theology, London: Royal Asiatic Society, 1928.


Pėrkthimi i njė prej pėrmbledhjeve mė tė pėrhapura tė teologjisė dymbėdhjetė-imamite, qė ka shėrbyer si tekst standart nė shkollat fetare pėr shekuj me radhė. Hollister, J. N., The Shi‘a of India, London: Luzac, 1953. Shtjellim historik i shi‘izmit nė Indi, qė pėrmban gjithashtu njė studim tė pėrgjithshėm tė doktrinave dhe bindjeve shi‘ite. Ibn Babavayh, (trans. A. A. Fyzee), A Shi‘ite Creed, London: Oxford University Press, 1952.


Pėrkthim i fjalėpėrfjaltė i njė pohimi tradicional autoritativ tė bindjeve shi‘ite. Ivanov, v., Ismaili Literature: A Bibliographical Survey, Tehran: University Press, 1963. Shqyrtim tėrėsor i veprave isma‘ilite, i hartuar nga njė prej shkoqitėsve kryesorė tė doktrinės dhe historisė isma‘ilite. Studies in Early Persian Ismailism, Leiden: Brill, 1948.


Pėrvijim historik i fazave tė hershme tė lėvizjes isma‘ilite nė Persi. (ed. & trans.) Kalami Pir: a Treatise on Ismaili Doctrine, Bombay: Ismaili Society, 1955.


Pėrkthim nė anglisht i njė pohimi standart tė bindjeve isma‘ilite tė periudhės sė vonshme pas reformės sė Alamutit. Jafri, S. H. M., The Origins and Development of Shia Islam, London, Nev York: Longman, 1979. Shtjellim i detajuar historik i lindjes sė shi‘izmit, i shkruar nga perspektiva shi‘ite duke u mbėshtetur njėherėsh nė njė studim kritik tė burimeve historike. Madelung, v., “Der Imamat in der frühen Ismailitischen Lehre”, Der Islam, vėll. III, ff. 43-135. Studim i rėndėsishėm historik i konceptit dhe historisė sė Imametit nė isma‘ilizmin e hershėm.


Marquet, Y., Poésie ésotérique ismaļliennes - La Ta’iyya de ‘amir al-Basri, Paris: Maisonneuve & Larose, 1985.


Njė prej studimeve tė rėndėsishme filosofike mbi isma‘ilizmin nga autori, qė merret me poemėn ezoterike tė njė poeti tė shekullit IX/XV, me njė hyrje mbi origjinėn e isma‘ilizmit dhe pėrkthim e komentim tė poemave. Massignon, L., Salman Pak et les prémises spirituelles de l’Islam iranien, Paris: Societé des Études Iraniennes, 1934.


Monograf mbi domethėnien e Selmanit pėr islamin shi‘i, qė pėrmban vėzhgime tė thellėsishme mbi rolin e kėsaj figure nė ndėrgjegjen fetare tė persianėve.


“Die Ursprünge und die Bedeutung des Gnostizismus in Islam”, Eranos Yahrbuch, 1937. Doktrinat gnostike tė isma‘ilive, tė shqyrtuara nė zanafillėn dhe domethėnien e tyre. Momen, M., An Introduction to Shi‘i Islam: The History and Doctrines of Tvelver Shi‘ism, Nev Haven: Yale University Press, 1985.


Histori e shkruar me kujdes dhe akademizėm nga perspektiva e studimeve historike perėndimore. Nanji, A., The Nizari Isma‘ili Traditions in the Indo-Pakistani Subcontinent, Nev York: Caravan Books, 1978. Histori e isma‘ilizmit nė Nėnkontinent, e shkruar nga brenda perspektivės isma‘ilite duke pėrdorur burime tė rėndėsishme tradicionale.


Nasir-i Khusrav, Le Livre réunissant les deux sagesses ou harmonie de philosophie grecque et de la théosophie ismaélienne, red. & trad. H. Corbin & M. Moin, Tehran: Institut Franco-Iranien, 1953.


Teksti persisht me pėrkthimin frėng tė veprės sė jashtėzakonshme filosofike nga Na?ir-i Khusrav, me njė hyrje tė gjatė nga Corbin mbi filosofinė isma‘ilite. Knovledge and Liberation, trans. F. M. Hunzai, London: I. B. Tauris, 1999. Pėrkthim i njė prej veprave madhore tė Na?ir-i Khusrovit mbi filosofinė isma‘ilite.


Nasr, S. H., An Introduction to Islamic Cosmological Doctrines, Albany: State University of Nev York Press, 1993.


Analizė e mėsimeve kozmologjike tė Epistujve tė Ikhvanu′s-Safa’, qė i shoqėrohen pikėpamjes shi‘ite dhe diskutim i marrėdhėnies sė shi‘izmit me artet e shkencat nė Islam. (ed.) Isma‘ili Contributions to Islamic Culture, Tehran: Imperial Iranian Academy of Philosophy, 1977.


Ese nga studiues udhėheqės muslimanė e perėndimorė si Bausani, Corbin, Grabar, Madelung e Sabra mbi aspekte tė ndryshme tė isma‘ilizmit dhe marrėdhėnies sė tij me kulturėn islame. Nasr, S. H., H. Dabashi, S. V. R. Nasr (eds.), Expectation of the Millenium - Shi‘ism in History, Albany: State University of Nev York Press, 1989.


Antologji e mendimit politik, ligjor dhe ekonomik shi‘i dhe shpalosjeve tė shi‘izmit nė histori deri dhe pėrfshirė periudhėn moderne, me pėrzgjedhje tė nxjerra nga autoritete shi‘ite dhe studiues perėndimorė tė lėndės.


Shi‘ism: Doctrines, Thought and Spirituality, Albany: State University of Nev York Press, 1988. Antologji shkrimesh kryesisht nga autorė shi‘itė rreth origjinės sė shi‘izmit, qėndrimit tė tij karshi shkollave tė tjera nė Islam, doktrinave dhe bindjeve, pėrshpirtshmėrisė e pėrzotshmėrisė, jetės intelektuale dhe artistike e nė fund mendimit shi‘i nė shekullin XX. Nasr, S. H. vith Aminrazavi, M., Anthology of Philosophy in Persia, vėll. 2, Nev York: Oxford University Press, 2000.


Gati i tėrė vėllimi i kushtohet filosofisė isma‘ilite, pėrfshirė pėzgjedhje nga shekujt II/VIII-VII/XIII. Rizvi, S. A. A., A Socio-Intellectual History of the Ithna ‘Ashari Shi‘is, 2 vėll., Canberra: Ma‘rifat Publishing House, 1986.


Historia mė e detajuar e shi‘izmit dymbėdhjetėsh nė Indi e disponueshme, qė pėrfshin gjithashtu njė studim tė gjatė hyrės tė vetė shi‘izmit tė zhvilluar nė Irak e Persi. Sachedina, A. A., Islamic Messianism - The Idea of the Mahdi in Tvelver Shi‘ism, Albany: State University of Nev York Press, 1981.


Hulumtim i mbėshtetur nė regjistrime historike tė besimit shi‘i nė Mehdiun. The Just Ruler in Shi‘ite Islam, Nev York: Oxford University Press, 1988. Hetim i mbėshtetur nė burime tradicionale i rolit tė juristit shi‘i nė sundimin e bashkėsisė dhe i ushtrimit tė velajetit nė kuptimin politik. Salman, Muhammad Ali al-Haj, Ali the caliph, Bangalore: Modi Pove Printing vorks, 1931.


Rrėfim i jetės dhe mėsimeve tė ‘Aliut nga kėndvėshtrimi tradicional dhe pėrkthim i disa thėnieve e ligjėratave tė tija. Shirazi, Sultanu′l-va‘izin, Peshavar Nights, trans. C. A. Campbell & H. Quinlan, Dallas: Texas Islamic Press, 1997.


Pėrkthimi i parė nė anglisht i njė debati tė famshėm rreth sunnizmit e shi‘izmit, zhvilluar nė Peshavar mė 1927, ndėrmjet njė dijetari shi‘i tradicional e disa dijetarėve sunni tradicionalė. Stern, S. M., Studies in Early Isma‘ilism, Leiden: Brill, 1983. Pėrmbledhje studimesh nga njė prej dijetarėve udhėheqės perėndimorė tė historisė sė hershme isma‘ilite.


Strothman, R., Die Zvolfer Schi‘a, Zvei religiongeschichte Charakterbilder aus der Mongolzeit, Leipzig: Harrasovitz, 1926. Studim i spikatur i dy teologėve madhorė shi‘itė, nėpėrmjet tė cilėve pėrshkruhet struktura fetare e pėrgjithshme e shi‘izmit. Gnosis-Texte der Ismailiten, Gottingen: Akademie der visenschaft, 1943.


Pėrkthim me komentar i disa teksteve tė rėndėsishme isma‘ilite. Tabataba’i, ‘Allamah Sayyid Muhammad Husayn, Islamic Teachings - An Overviev, trans. R. Campbell, Nev York: Mostazafan Foundation, 1989. Pėrmbledhje eseshė nga njė prej autoriteteve kryesuese shi‘ite tradicionale tė shekullit XX mbi kuptimin e fesė, Profetin, Kur’anin, ringjalljen dhe tema tė tjera me rėndėsi fetare. Shi‘ite Islam, trans. & ed. S. H. Nasr, Albany: State University of Nev York Press.


Hyrje e pėrgjithshme nė shi‘izėm, qė merret me tė gjitha aspektet e tija tė ndryshme nga kėndvėshtrimi tradicional autoritativ, tė cilit autori i qe njė ndėr zėdhėnėsit kryesorė nė dhjetėvjeēarėt e fundit. Al-Tusi, Nasir al-Din, ed. & tr. v. Ivanov, Ravdetu′t-teslim ose Tasavvurat, Leiden: Brill, 1950. Pėrkthim anglisht i pėrmbledhjes sė bindjeve isma‘ilite pas reformės sė Alamutit, nga teologu i jashtėzakonshėm shi‘i dymbėdhjetė-imami, et-Tusi, kur ishte nė shėrbim tė sunduesve isma‘ili nė Khorasan.