Nė njė letėr qė daton mė 23 Rebiul-Thani 1330/ , Shejhu i atėhershėm i el-Ez’herit, dijetari i njohur maliki nga Egjipti, Selim el-Bishri, iu drejtua dijetarit tė shquar imami nga Amili i Libanit, Sejjid Sherafuddin el-Musavi, mbi arsyet pėrse disa njerėz e vėnė nė dyshim tė buruarit e medhhebit shi‘i nga Imamėt e Ehl ul-Bejtit. Nė kėtė letėr tė dinjitarit shkruhej:


“Disa fanatikė e vėnė nė dyshim nxjerrjen e medhhebit tuaj, nė rrėnjėt dhe degėt e besimit, nga Imamėt e Ehl ul-Bejtit, dhe deshėm t’ju pyesnim mbi kėtė ēėshtje. Tani ėshtė koha pėr ta shtruar njė pyetje tė tillė; ndaj a do mund t’i pėrgjigjeshit nė njė mėnyrė qė do ta rrėzonte pretendimin e tyre? Ueselam. Selim el-Bishri”


Nė pėrgjigjen e tij, qė daton mė 29 Rebiul-Thani 1330/, dijetari imami pėrgjigjet si mė poshtė vijon:


1) Besimi shi‘i ėshtė nxjerrė mutevatir nga Imamėt e Ehl ul-Bejtit

Tė gjithė ata qė janė tė dhuntisur me urti dhe maturi e dinė mirė se derivimi i rrėnjėve dhe degėve tė besimit shi‘i imami ėshtė prej stėrgjyshėrve dhe tė parėve tė tyre, dhe pėrfundon tek Pasardhėsit e Dėlirė.


Pikėpamjet e tyre, pra, janė pasqyrė e atyre tė Imamėve tė ‘Itre-s sė pastruar, nė rrėnjėt e degėt e besimit, si dhe deduktimet e nxjerra nga studimi i Librit dhe Sunnetit, ose nė ēdo ēėshtje tė lidhur me to apo tė gjitha degėt e teologjisė.


Ata nuk mbėshteten mbi askėnd nė tė kuptuarit e tyre tė kėtyre tė fundit, pėrveē ‘Itre-s dhe nuk i referohen askujt pėrveē tyre. Ata e adhurojnė Allahun e Lartėsuar dhe kėrkojnė afrinė e Tij, i Madhėruar qoftė, nėpėrmjet besimit tė Imamėve tė Ehl ul-Bejtit, pa bėrė ndonjė shmangie prej tyre a dėshiruar ndonjė zėvendėsues pėr ta.


Ky ka qenė qėndrimi i tė parėve tė tyre tė mirė qė nga koha e Prijėsit tė Besimtarėve, Hasanit, Huseinit dhe nėntė Imamėve nga pasardhja e Huseinit deri mė sot.


Ata qė i kanė mėsuar rrėnjėt dhe degėt e besimit nga Imamėt e Ehl ul-Bejtit janė disa shi‘itė tė besuar, dhe numri i atyre qė mėsuan prej kėtyre ėshtė shumė mė i madh. Numri i atyre qė njihen mirė pėr tekva’, verifikim e ndreqje ėshtė mėse mutevatir. Ata ia kanė pėrcjellė tė gjitha kėto atyre qė i pasuan me tevatur, dhe pas tyre iu pėrcollėn tė tjerėve e kėshtu me rradhė.


Ky ka qenė realiteti me secilin brez, gjersa na mbėrriti neve, aq i qartė sa dielli i mesditės, pa ndonjė re pėr ta penguar.


1 Ne tani jemi, nė tė kuptuarit e rrėnjėve dhe degėve, pasuesit e Imamėve nga pasardhja e tė Dėrguarit tė Allahut (s). Ne cituam paraardhėsit tanė qė i citojnė ata me rradhė.


Kjo ka qenė kėshtu nė tė gjithė brezat deri nė kohėn e Nekiut, ‘Askeriut, Xhevadit, Ridait, Kadhimit, Sadikut, Bakirit, ‘abidinit, dy nipave tė Profetit a.s. e nė fund Prijėsit tė Besimtarėve, pa pėrfshirė tė parėt shi‘itė qė u shoqėruan me Imamėt e Ehl ul-Bejtit, duke i mėsuar dispozitat fetare prej tyre e duke i cituar ata gjatė diskutimit tė diturisė islame.


Kėtu nuk ka vend pėr t’i numėruar tė gjithė dhe pėr tė bėrė apelin e tyre. Mjafton pėr ju ajo qė kanė shkruar penat e dijetarėve tė tyre tė shquar nga veprat e veēanta, njė listė e tė cilave s’mund tė pėrfshihet nė kėtė rrėfim.


Ata e nxorrėn krejt atė nga drita e Imamėve tė udhėrrėfimit, pasardhėsve tė Muhammedit, paqe pastė mbi tė dhe ta, duke e cituar atė nga vetė oqeanet e tyre tė dijes dhe duke e dėgjuar drejtpėrsėdrejti nga ata.


Ata janė shkruesit e diturisė dhe urtisė sė tyre. Veprat e tyre u shkruan gjatė jetės sė atyre tė pastruarve, dhe u bėnė referenca pėr tė gjithė shiitėt qė i pasuan ata.


Pėrmes tyre, epėrsia e shkollės sė Ehl ul-Bejtit e shpalosi veten pėrmbi tė gjitha shkollat e tjera islame. Ne nuk njohim asnjė ndjekės tė katėr Imamėve sunni, pėr shembull, qė tė ketė shkruar ndonjė libėr gjatė jetės sė Imamėve tė tyre.


Pėrkundrazi, njerėzit shkruan libra me bollėk lidhur me besimin e tyre pasi qė ata Imamė e kishin lėnė kėtė botė, kur u vendos qė teklid-i tė kufizohej vetėm nė medhhebet e tyre.


Gjatė jetės sė tyre, ata ishin si cilido prej fekihėve apo muhadithėve tė tyre bashkėkohės, duke mos gėzuar kurrfarė dallimi mbi tė tjerėt nė llojin e tyre; prandaj, askush prej bashkėkohėsve tė tyre nuk ishte i interesuar tė preokupohej pėr ta regjistruar fjalėn e tyre siē u pėrkujdesėn shi‘itėt nė regjistrimin e pohimeve tė Imamėve tė papėrlyer.


Qėkur lindi medhhebi shi‘i, askujt nuk iu lejua t’i referohej nė ēėshtjet fetare ndokujt tjetri pėrveē Imamėve tė tyre. Pėr kėtė arsye, njė pėrkujdesje e tillė ishte e pashmangshme, dhe ata u bėnė burimi i vetėm i diturisė fetare.


Njė pėrpjekje e madhe e burime tė shumta u harxhuan nė regjistrimin e pohimeve tė tyre, dhe shumė syresh i shterrėn pasuritė pėr ta bėrė kėtė nė njė mėnyrė tė pashoqe, qė tė mund ta ruanin diturinė e cila, sipas atij medhhebi, ėshtė e vetmja qė pranohet nga Allahu.


Vetėm librat e shkruar gjatė kohės sė Imam Sadikut i kalojnė tė katėrqindėt, mbi katėrqind tema tė ndryshme qė pėrmbanin fetva-tė e tij.


Nxėnėsit e Sadikut kanė shkruar shumė, shumė herė mė tepėr se kaq, siē do ta shikoni nė hollėsi sė shpejti, insha-Allah. Sa i pėrket katėr imamėve sunni, askush s’i sheh ata me sytė qė i shohin shi‘itėt Imamėt e Ehl ul-Bejtit.


Jo madje, ata nuk kishin ndjekės as gjatė kohės sė tyre! Ata nuk ia mbėrritėn ta shijonin statusin qė iu dha atyre pas vdekjes, siē pohon Ibn Khalduni nė njė kaptinė qė i kushtohet fikh-ut nė Mukaddime-nė e tij tė famshme, dhe ky ėshtė njė fakt i pranuar nga shumė prej dijetarėve tė tyre tė shquar.


Megjithkėtė, ne s’e dyshojmė qė pasuesit e tyre ndoqėn tjetėrkėnd pėrveē tyre, sepse pikėpamjet e tyre janė padyshim ato tė atyre Imamėve, qė u mbajtėn tė besueshme nė tė marrurit me ēėshtjet e tyre nė ēdo brez.


Ata i regjistruan ato nė librat e tyre sepse pasuesit e tyre i dinin mė mirė medhhebet e tyre, pikėrisht siē e dinė mė mirė shi‘itėt medhhebin e Imamėve tė tyre, qė e adhurojnė Allahun sipas mėsimeve tė tyre, me besimin se kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė kėrkuar afrinė e Tij.


2) Pėrparėsia e shi‘itėve nė shkrimin e dijes nė epokėn e sahabeve

Studiuesit e pranojnė pa ngurrim faktin se shi‘itėt ishin pionierėt e regjistrimit tė degėve tė dijes, mė shumė se kushdo tjetėr. Nė fakt, gjatė shekullit tė parė askush pėrveē ‘Aliut dhe tė dhuntisurve me dije mes shi‘itėve tė tij s’e bėnė kėtė.


Arsyeja pėr kėtė mund t’i atribuohet dallimeve tė opinionit midis sahabėve pėr lejimin apo ndalimin e shkrimit tė dijes. Sipas Hyrjes sė ‘Askalaniut nė veprėn e tij Fet’h ul-Melik el-‘Ali Bisihhati Babil ‘Ilm ‘Ali dhe sipas tė tjerėve, ‘Umer ibn el-Khattabi dhe disa tė tjerė nuk e pėlqyen kėtė ide nga frika se hadithi mund tė pėrzihej me Kur’anin, pėrkundrejt lejimit tė dhėnė nga ‘Aliu e pas tij Hasan el-Muxhtabai, nipi i Profetit (s) dhe njė grup sahabėsh tė tjerė, pėr njė shkruarje tė tillė.


Asokohe, Ibn Xhurejhi shkroi nė Medine librin e parė mbi trashėgimitė ku ai citoi Muxhahidin dhe ‘Ata’in. Gazaliu thotė se ai ėshtė libri i parė i shkruar nė Islam. E vėrteta ėshtė se ai ėshtė libri i parė i shkruar nga njė jo-shii nė Islam.


Pas tij, Mu’ammer ibn Rashidi nga Sana’ja nė Jemen, shkroi librin e tij, e pastaj Maliku shkroi Mavata-nė e tij. Hyrja e Fet’h ul-Melik ‘Ali Bisihhati Babil ‘Ilm ‘Ali pohon se el-Rebi ibn Sebihu qe i pari qė pėrpiloi tė dhėna, dhe se ai jetoi nga fundi i periudhės sė tabi‘inėve.


Gjithsesi, konsensusi i opinionit ėshtė se sunnitė nuk shkruajtėn asnjė libėr gjatė shekullit tė parė hixhri. Sa i pėrket ‘Aliut dhe shi‘itėve tė tij, ata harxhuan kohė dhe mund tė madh pėr t’ia arritur atij qėllimi gjatė shekullit tė parė hixhri.


Shkrimi i parė i Emir ul-Mu‘mininit ishte Libri i Allahut, tė Lartėsuarit, tė Madhėruarit. Pasi kreu ritualet e pregatitjes sė nisjes sė Profetit (s) nga kjo botė, ‘Aliu vendosi tė mos dilte veēse pėr t’u falur, qė tė mblidhte Kur’anin.


Ndaj, ai e pėrpiloi atė tė renditur sipas radhės sė shpalljes. Ai theksoi kuptimet e tij tė pėrgjithshme e tė veēanta, absolute dhe tė kufizuara, tė pėrkryera e alegorike, shfuqizuese dhe tė shfuqizuara, tė theksuara e tė shtendosura, urdhėruese dhe udhėzuese, duke treguar rastet qė e kishin bėrė tė domosdoshme shpalljen e ajeteve tė tij tė pėrsosura dhe shpjeguar atė qė mund tė ishte e paqartė pėr njerėzit.


Ibn Sirini e kishte zakon tė thoshte:


“Nėse je me fat ta gjesh atė libėr, atėherė do tė shohėsh nė tė dije tė bollshme.”


Kėtė e pohon Ibn Haxheri nė es-Sava‘ik ul-Muhrike, si dhe shumė dijetarė tė shquar. Disa sahabė qė dinin shkrim e kėndim iu pėrveshėn punės sė mundimshme tė mbledhjes sė Kur’anit tė Lartė, por ata nuk mund ta hartonin sipas radhitjes sė shpalljes e as qė mund ta pajisnin me shpjegimet e mėsipėrme, duke e bėrė pėrpilimin e ‘Aliut mė shumė se thjeshtė njė pėrpilim - jo madje, njė zbėrthim.


Me tė mbaruar pėrpilimin e Librit tė Allahut tė Dashur, ai shkroi njė libėr tė cilin ia kushtoi Zonjės sė Grave tė Botės. Ai u bė i njohur si Mus‘hafi i Fatimes, qė pėrmbante thėnie, fjalė urtie, kėshilla, moral, ngjarje historike e ndodhira unike, tė shkruara si ngushėllim pėr tė pas pikėllimit tė saj nga humbja e tė atit, Profetit (s).


Pas tij, ai shkroi njė libėr qė lidhej me dėmshpėrblimin e gjakut (dhe ēėshtje tė tjera) tė cilin e quajti es-Sahife. Atij i referohet Ibn Sa‘di nė fund tė veprės sė tij el-Xhami’ duke ia njohur autorėsinė Prijėsit tė Besimtarėve.


Si Bukhariu dhe Muslimi e pėrmendin dhe e citojnė atė nė disa vende tė Sahih-ėve pėrkatės. Midis kėtyre ėshtė ajo qė ata citojnė nga el-A’meshi prej Ibrahim et-Tejmiut qė citon babain e tij duke thėnė: “‘Aliu (r.a.) mė tha njėherė:


“Nuk kemi pėr ty asnjė libėr pėr lexim, pėrveē Librit tė Allahut dhe kėsaj Sahife.”


Pastaj ai ma solli. Ajo pėrmbante ēėshtje rreth plagėve e dhėmbėve tė devesė. Pėrmbajtja e saj pėrfshinte edhe njė pohim tė tillė: ‘Medina ėshtė tokė e shenjtė nga Iri te Thevri; ai qė e pėrdhos atė, apo strehon njė pėrdhosės, do tė mbarti mallkimin e Allahut, melekėve dhe njerėzve’.”


Ky ėshtė formulimi i Bukhariut nė kreun e tij mbi mėkatet e atyre qė i mohojnė mavali-tė e tyre, nė kreun e dispozitave, f. 111, vėll. IV i Sahih-ut, dhe pėrmendet nė kreun e tij mbi shenjtėrinė e Medines, gjatė diskutimit tė haxhit, nė f. 523, vėll. I i Sahih-ut tė Muslimit.


Imam Ahmed ibn Hanbeli i referohet vazhdimisht hadithit mbi kėtė Sahife nė Musned-in e tij. Ai e citon ‘Aliun nė f. 100, vėll. I i Musned-it, nė njė rivajet tė transmetuar nga Tarik ibn Shihabi, qė thotė:


“E kam parė ‘Aliun, duke thėnė nga minberi: ‘Pėr Allah! Nuk kemi gjė pėr t’ju lexuar pėrveē Librit tė Allahut Te‘ala e kėsaj Sahife’, tė cilėn ai po e ngjeshte rrėzė shpatės, ‘E kam mėsuar pėrmbajtjen e saj nga i Dėrguari i Allahut (s)’.”


Duke cituar ‘Abdul-Melikun, el-Saffari thotė:


“Ebu Xha‘feri kėrkoi t’i sillnin librin e ‘Aliut dhe djali i tij Xha‘feri solli diēka tė rėndė nė formėn e njė kofshe. Mes tė tjerash, aty ndodhej njė fjali qė thoshte: ‘Nėse njė burrė vdes, gruaja e tij nuk do tė trashėgojė asnjė prej pronave tė tija.’ Ebu Xha‘feri tha: ‘Pėr Allah, ky ėshtė shkrimi i ‘Aliut dhe diktimi i tė Dėrguarit tė Allahut (s)!” Njė grup shi‘itėsh tė Imamit pasuan gjurmėt e Prijėsit tė Besimtarėve dhe shkruan disa libra. Mes tyre ishin: Selman Farsiu dhe Ebu Dher Gifariu, siē pohon Ibn Shehr ashubi: “Autori i parė nė Islam ėshtė ‘Ali ibn Ebu Talibi, pastaj Selman Farsiu, pastaj Ebu Dheri.”


Ndėr ta ėshtė edhe Ebu Rafi’u, robi i liruar i tė Dėrguarit tė Allahut (s) dhe administrues i bejt ul-malit gjatė sundimit tė Prijėsit tė Besimtarėve. Ai qe nga elita e pasuesve tė tij qė kėrkuan udhėrrėfimin e tij. Ai shkroi njė libėr qė merret me hadithe, dispozita dhe ēėshtje tė tjera tė cilat i mblodhi kryesisht nga ‘Aliu. Ai gėzoi njė pozitė prestigjioze ndėr tė parėt tanė qė e pėrdorėn si burim citimesh e hadithesh.


Midis tyre ėshtė ‘Ali ibn Ebu Rafi’u, i cili, sipas biografisė sė tij nė Isabe, u lind gjatė kohės sė Profetit (s) qė e quajti atė ‘Ali. Ai shkroi njė libėr mbi shkencėn e fikh-ut sipas mėsimeve tė Ehl ul-Bejtit, qė e mbanin gjallė atė libėr e i drejtonin shi‘itėt e tyre tek ai. Musa ibn ‘Abdullah ibn el-Hasani ka thėnė:


“Njė njeri e pyeti tim atė pėr teshehhud-in. Im atė mė tha t’i sillja librin e shkruar nga Ebu Rafi’u. Ai e mori dhe na diktoi prej tij.”


Autori i Ravdet ul-Xhenat e mbyll diskutimin e tij duke pohuar se ky qe libri i parė qė merrej me fikh i shkruar nga shi‘itėt, por ai, Allahu e mėshiroftė, me siguri gabohej.


Mes tyre ėshtė ‘Ubejdullah ibn Ebu Rafi’u, shkrues i shpalljes dhe pasues i ‘Aliut, i cili mėsoi nga Profeti (s) dhe ia pėrcolli Xha‘ferit thėnien e tij:


“Brumi dhe edukata jote janė si tė miat.”


Kjo citohet nga njė grup dijetarėsh qė pėrfshijnė Imam Ahmedin nė Musned. Ibn Haxheri e pėrmend nė Pjesėn I tė el-Isabe me titull “‘Ubejdullah ibn Eslem”. Emri i babait tė Rebiut ėshtė Eslem.


‘Ubejdullahi shkroi njė libėr mbi sahabėt qė morėn pjesė nė Siffin me ‘Aliun, nga i cili Ibn Haxheri citon gjerėsisht nė el-Isabe;2 ndaj ju mund t’i drejtoheni atij.


Gjithashtu mes tyre ėshtė Rabie ibn Semi i cili shkroi njė libėr pėr zekatin mbi tufat e gjedhėve, tė nxjerrė nga hadithi i Profetit (s) i pėrcjellė nga ‘Aliu. Ata pėrfshijnė ‘Abdullah ibn Hurr el-Farsiun qė transmeton njė shkėndijė hadithesh tė pėrcjella nga Profeti (s) prej ‘Aliut. Midis tyre ėshtė edhe el-Asbagh ibn Nebete, mik e nxėnės i Prijėsit tė Besimtarėve qė citon Letrėn e Imamit pėr Malik el-Eshterin dhe testamentin e tij pėr tė birin Muhammedin.


Tė dyja regjistrohen nga dijetarėt tanė nė librat e tyre tė saktė tė hadithit, direkt prej tij. Njė tjetėr ėshtė Selim ibn Kejs el-Hilali, njė shok i ‘Aliut, qė citon hadithin e tij dhe tė Selmanit. Ai shkroi njė libėr rreth Imametit qė pėrmendet nga Imam Muhammed ibn Ibrahim el-Numani nė librin e tij el-Gajbe, me fjalėt:


“Asnjė nga dijetarėt dhe transmetuesit shi‘itė tė hadithit tė Imamėve nuk e diskuton faktin se libri i shkruar nga Selim ibn Kejs el-Hilali ėshtė njė bibliografi madhore e punimeve mbi usul-in tė pėrcjella nga dijetarėt dhe muhadithėt e Ehl ul-Bejtit, dhe njė nga pionierėt e kėtij lėmi. Ai ėshtė njė nga burimet madhore tė cilit i referohen dhe mbi tė cilin mbėshteten shi‘itėt.”


Dijetarėt tanė kanė regjistruar gjithashtu emrat dhe veprat e atyre tė po kėtij kalibri midis tė parėve tanė tė mirė qė shkruajtėn libra, krahas indekseve dhe jetėshkrimeve, autorėve tė tė cilave u janė referuar tė gjithė.


3) Autorėt e kohės sė tabi’inėve dhe tabi-tabi’inėve

Sa u pėrket autorėve nga tė parėt tanė qė i pėrkasin brezit tė dytė, d.m.th atij tė tabi’inėve, kjo Letėr s’ia del qė tė shkoqisė mbi ta, dhe pėr t’u njohur me ta, me veprat dhe burimet e tyre nė hollėsi, ėshtė mė mirė tė konsultohen bibliografitė dhe jetėshkrimet e hartuara nga dijetarėt tanė.3


Drita e Ehl ul-Bejtit shndriti fuqishėm mbi atė brez, ndėrkohė qė mė parė ajo ishte penguar nga retė e shtypjes sė tiranėve. Katastrofa e Qerbelasė i nxorri sheshit armiqtė e pasardhėsve tė Muhammedit (s) e ua mori fytyrėn para atyre qė kanė sy e mend. Ajo gjithashtu tėrhoqi vėmendjen ndaj mizorive qė e kapluan Ehl ul-Bejtin pas kalimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (s). Pasojat e tyre tė tmerrshme i detyruan njerėzit t’ua kėrkonin arsyet dhe i obliguan t’ua hetonin shkaqet.


Kėshtu e mėsuan ata farėn dhe rrėnjėt e katastrofės. Ata nga mesi i tyre tė cilėt ishin tė bekuar me ndėrgjegje u ngritėn pėr tė mbrojtur statusin e Ehlul-Bejtit (‘a) dhe mbėshtetur ata [dy Imamė], sepse ėshtė nė natyrėn njerėzore qė t’i ndihmojė tė shtypurit dhe ta urrejė padrejtėsinė.


Pas atij incidenti katastrofik, muslimanėt hynė nė njė erė tė re nė tė cilėn vėrshuan pėr ta pėrkrahur Imam ‘Ali ibn Husein Zejnul ‘abidinin, pėr t’iu referuar atij nė kėrkesėn e tyre pėr pėrgjigje ndaj pyetjeve mbi rrėnjėt dhe degėt e besimit, dhe tė gjitha shkencat islame tė nxjerra nga Libri i Allahut dhe Sunneti.


Pas vdekjes sė tij, ata filluan t’i referoheshin tė birit tė tij Imam Ebu Xha‘fer el-Bakir. Pasuesit e tė dy Imamėve, d.m.th Zejnul ‘abidinit dhe el-Bakirit, nga imamitė e hershėm, shkruan libra tė panumėrt, por numri i atyre dijetarėve emrat dhe jetėshkrimet e tė cilėve u pėrfshinė nė librat e biografisė ishin rreth katėrmijė heronj, dhe punimet e tyre numėronin mbi dhjetėmijė4 qė pėrcillen nga tanėt nė ēdo brez duke i cituar ato nga burime tė besuara.


Njė grup nga elita e atyre heronjve arriti nderin t’u shėrbente atyre, ndėrsa tė tjerėt i shėrbyen Imam Sadikut, dhe fati e deshi qė njė numėr i madh ta pėrmbushnin synimin e tyre pėrfundimtar tė arritjes sė dijes sė vėrtetėsishme.


Nga mesi i kėtyre ėshtė Ebu Sa‘id Aban ibn Taghlib ibn Raba el-Xheriri, recituesi i famshėm i Kur’anit, muhadithi, leksikografi e gjuhėtari i njohur qė ishte njėri prej dijetarėve mė tė besuar. Ai qe bashkėkohės i tre Imamėve nga tė cilėt pėrcolli dije tė madhe dhe njė numėr tė lartė hadithesh.


Mjafton pėr ju fakti se ai transmeton tridhjetė mijė hadithe vetėm nga Imam Sadiku, siē pohon el-Mirza Muhammedi nė jetėshkrimin e Abanit nė veprėn Minhaxh ul-Mekal ku ai citon Aban ibn ‘Uthmanin duke cituar Imam Sadikun. Ai gėzoi respektin dhe nderimin e tyre tė lartė. Imam Bakiri i tha atij njėherė, kur ndodheshin nė Medinen e shenjtė:


“Zėr vend nė xhami dhe jepjua fetvatė e tua njerėzve, sepse mė pėlqen qė njerėzit tė vėshtrojnė njė nga shi‘itėt e mi si ti.”


Imam Sadiku i tha njėherė:


“Debato me medinasit, sepse mė pėlqen tė shoh njerėz si ti mes transmetuesve e miqve tė mi.”


Saherė qė vinte nė Medine, njerėzit e vizitonin atė me turma dhe e vinin tė ulej aty ku ulej Profeti (s). Imam Sadiku i tha Selim ibn Ebu Hebbes:


“Vizitoje Aban ibn Taghlibin, se ai ka mėsuar njė numėr tė madh hadithesh prej meje, dhe ēdo gjė qė tė transmeton ai, transmetoje dhe ti.”


Ai i tha Aban ibn ‘Uthmanit:


“Aban ibn Taghlibi pėrcjell tridhjetė mijė hadithe prej meje; ndaj, citoji prej tij.” Sa herė qė Aban ibn Taghlibi i bėnte vizitė Imam Sadikut, ai e pėrqafonte, i shtrėngonte dorėn dhe urdhėronte t’i sillnin njė minder pėr t’u mbėshtetur e i kushtonte tėrė vėmendjen e tij. Kur i mbėrriti lajmi pėr vdekjen e tij, ai tha: “Pėr Allah! Po mė dhemb zemra nga vdekja e Abanit.”


Ai vdiq mė 141. Abani ka pėrcjellė hadith nga Enes ibn Maliku, el-A’meshi, Muhammed ibn Munkediri, Sammak ibn Harbi, Fudejl ibn ‘Umeri, Ibrahim el-Nekha‘iu dhe el-Hakami.


Tek ai mbėshtetet Muslimi e autorėt e katėr librave tė hadithit, siē shpjeguam gjatė diskutimit tė tij te Letra 16.


Abanit s’i bėn dėm mosdashja e Bukhariut pėr t’u mbėshtetur mbi autoritetin e tij, sepse ngushėllim pėr tė ėshtė fakti se ky nuk mbėshtetet as mbi autoritetin e Imamėve tė Ehl ul-Bjetit si es-Sadik, el-Kazim, er-Rida, el-Xhevad, et-Teki dhe Hasan el-‘Askeri el-Zeki, paqe pastė mbi ta.


Bukhariu nuk i konsideron kėta burra si tė besueshėm; jo, ai madje nuk mbėshtetet as nė autoritetein e nipit tė madh tė Profetit (s) dhe prijėsit tė tė rinjve tė Xhennetit! Nga ana tjetėr, ai mbėshtetet nė njerėz si Mervan ibn el-Hakami, ‘Umran ibn Hattani, Ikrime el-Berberi dhe soji i tyre; ndaj, tė Allahut jemi, dhe Atij i kthehemi.


Abani ka shkruar libra shumė interesantė. Njėri prej tyre ėshtė Tefsir Gharib ul-Kur’an [zbėrthimi i sė pazakontės nė Kur’an], qė pėrbėhet kryesisht nga vargje poezie nė arabisht tė cituara pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e pėrmbajtur nė Shpalljen e Pėrsosur.


Mė vonė, ‘Abdur-Rahman ibn Muhammed el-Esdi el-Kufi i kombinoi pėrmbajtjet e librit tė Abanit me ato tė Muhammed ibn el-Sa‘ib el-Kalbiut dhe Ibn Ravak ‘Atijje ibn el-Harithit dhe i botoi ato nė njė vėllim, duke treguar pikėpamjet nė tė cilat dallonin si dhe ato mbi tė cilat pajtoheshin.


Ai e citon njėherė Abanin nė mėnyrė tė pavarur e njė tjetėr ai citon atė qė puqet me pikėpamjet e ‘Abdur-Rahmanit. Njerėzit tanė i kanė cituar tė dy librat pėrmes burimesh tepėr tė besueshme. Abani ka shkruar njė libėr mbi virtytet morale, e njė tjetėr mbi Luftėn e Siffinit dhe ka shkruar njė nga referencat madhore mbi tė cilat mbėshteten imamitė nė nxjerrjen e rregullave juridike.


Tėrė librat e tij janė raportuar duke pėrmendur autorėsinė e tij. Hollėsitė e tyre ndodhen nė librat e bibliografisė. Njė ndėr ta ėshtė Ebu Hamza el-Themali ibn Dinari, njė autoritet i besuar dhe fisnik ndėr tė parėt tanė.


Ai e mori dijen nga tre Imamė: Sadiku, Bakiri dhe Zejnul ‘abidini, paqe pastė mbi ta. Ai mbajti lidhje tė ngushta me ta dhe fitoi respektin e tyre. Imam Sadiku e lavdėroi atė me fjalėt:


“Nė atė moshė qė ka, Ebu Hamzai ėshtė si Lukmani nė kohėn e vet.”


Ai ka shkruar njė libėr mbi zbėrthimin e Kur’anit dhe vura re imam Tabarsiun ta citojė atė nė Muxhma’ul-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an.5


Ai gjithashtu ka shkruar njė libėr mbi hadithet e rralla, njė tjetėr mbi zuhdin dhe njė traktat mbi tė drejtat6 nga Imam Zejnul ‘abidini prej tė cilit ai pėrcjell du‘anė e tij tė sabahut qė ndriēon mė shumė se dielli dhe hėna. Ai po ashtu transmeton nga Enesi dhe el-Sha‘biu. Atė e citojnė vakiu, Ebu Na‘imi dhe njė grup i kalibrit tė tyre qė janė miqtė tanė e tė tjerė, siē pohuam nė biografinė e tij nė Letrėn 16.


Ka burra tė tjerė pėr t’u lavdėruar, qė nuk ia mbėrritėn Imam Zejnul ‘abidinit, por patėn nderin t’i shėrbenin Imam Bakirit dhe Imam Sadikut, paqe pastė mbi ta.


Mes tyre janė: Ebu’l-Kasim Bard ibn Mu‘avije el-‘Axhli, Ebu Basir el-Asger Lejth ibn Murad el-Bakhtari el-Muradi, Ebu’l-Hasan Zurare ibn ‘Ajani, Ebu Xha’fer Muhammed ibn Muslim ibn Raba el-Kufi et-Ta’ifi el-Thekefi e shumė flamuj tė tjerė tė udhėrrėfimit dhe fanarė ndriēues nė errėsirė. Shkoqitja e tyre kėtu ėshtė e pamundur.


Sa u pėrket kėtyre katėr burrave, ata me tė vėrtetė kanė arritur njė status tė veēantė dhe kanė fituar ēmimin e lakmuar e njė pozitė tė lartė. Kur Imam Sadiku i pėrmendi njėherė, ai tha:


“Nuk shoh kėnd qė ta ketė mbajtur gjallė emrin tonė si Zarare, Ebu Basir Lejthi, Muhammed ibn Muslimi dhe Burejde; pa ta, askush nuk do tė kishte mėsuar gjė.” Pastaj ai shtoi: “Kėta janė rojtarėt e dinit tė cilėve babai im ua besoi mbrojtjen e asaj qė Allahu ka urdhėruar dhe ndaluar. Ata janė tė parėt nė kėrkimin e shoqėrisė sonė nė kėtė jetė, dhe ata do tė jenė tė parėt tė na bashkohen nė Ahiret.”


Njėherė ai recitoi:


Pėrgėzoji me sihariqe ata qė luten pėr tė arritur Xhennetin Tonė (22:34)


Dhe menjėherė i pėrmendi kėta katėr persona, duke shtuar nė njė pohim tė gjatė lavdėrues pėr ta:


‘Thuhet se im atė u ka besuar atyre ruajtjen e ēėshtjeve tė lejuara dhe atyre tė ndaluara nga Allahu, dhe ata ishin mbrojtėsit e dijes sė tij; sot, ata janė tė besuarit e mi besnikė dhe miqtė e sinqertė tė tim eti; ata janė yjet e shi‘itėve tė mi gjallė a vdekur; pėrmes tyre Allahu largon ēdo bidat.


Ata e mbrojnė kėtė fe nga gėnjėshtrat e bidatēinjve dhe interpretimet e ekstremistėve,’ krahas pohimeve tė tjera tė larta, me tė cilat ai i lavdėroi ata pėr ndihmesėn, nderin, dinjitetin dhe shėrbimin e tyre tė vėrtetė, nė njė mėnyrė qė s’mund ta pėrshkruajmė dot.


Megjithatė, ata u akuzuan nga armiqtė e Ehl ul-Bejtit me ēdo akuzė tė rreme qė ekziston, siē e kemi shpjeguar nė punimin tonė Mukhteser ul-Kelam fi Mu’alifi el-Shia min Sadr ul-Islam.


Kjo nuk ua zbeh aspak statusin e tė lartė dhe rėndėsinė e madhe nė sytė e Allahut, tė Dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve. Ata qė i kishin smirė profetėt vetėm sa ua rritėn lartėsinė e statusit atyre, pa i ndikuar ligjet qė ata sollėn veēse duke i promovuar ato edhe mė tepėr mes atyre qė e njohin dhe e pasojnė tė vėrtetėn, ēka i bėri ata tė pranueshėm pėr tė dhuntisurit me intelekt.


Gjatė jetės sė Imam Sadikut (paqe pastė mbi tė) dija u pėrhap si kurrė mė parė dhe shi‘itėt e stėrgjyshėrve tė vet vėrshuan drejt tij nga anekėnd. Ai iu qas atyre me pamje tė kėndshme, duke i bėrė tė ndjehen si nė shtėpi, pa kursyer asnjė pėrpjekje pėr t’i mėsuar dhe njohur me sekretet e diturisė, finesat e urtisė dhe thelbin e ēėshtjeve, siē e pranon edhe Ebu Fet’h el-Shehristani nė el-Milel ve’n-Nihel. Kur pėrmend Imam Sadikun, ai komenton:


“Ai ishte tejet i informuar mbi fenė, i dhuntisur me edukatė tė pėrkryer, plot urti, heqje dorė nga dunjaja dhe plotpėrmbajtje nga joshjet.”7


Ai gjithashtu thotė:


“Ai qėndroi nė Medine pėr ca kohė duke mėsuar shi‘itėt qė i pėrkitnin besimit tė tij dhe derdhur sekretet e diturisė mbi besnikėt e tij. Pastaj ai shkoi nė Irak, ku qėndroi pėr ca kohė, gjatė sė cilės nuk e kritikoi nė publik qeverisjen e as nuk e lakmoi atė... Kushdo qė kridhet nė oqeanin e dijes nuk dėshiron ta shohė mė bregun dhe ai qė arrin kulmin e realitetit s’frikėsohet kurrė se do zbresė” gjer nė fund tė pohimit tė tij: “Dhe e vėrteta i shpaloset qartė si tė paanshmit, ashtu edhe kokėfortit.”


Njė numėr i madh nxėnėsish tė Imam Sadikut arritėn urtinė e lartė, e u bėnė prijėsa tė ndershmėrisė, pishtarė nė errėsirė, oqeane tė dijes, yje tė udhėrrėfimit. Mes atyre emrat dhe jetėshkrimet e tė cilėve ndodhen nė librat pėrkatės janė katėr mijė burra nga Iraku, Hixhazi, Irani e Siria.


Ata janė autorė veprash tė mirėnjohura nga dijetarėt imami. Mes tyre janė katėr qind librat mbi bazat e fikh-ut qė u pėrmendėn mė lart, tė cilat merren me katėrqind tema, tė shkruara gjatė kohės sė Imam Sadikut dhe tė nxjerra nga fetvatė e tija.


Ato u bėnė tė domosdoshme si pėr dijen teorike, ashtu edhe praktiken, aq sa njė grup dijetarėsh tė ummetit e mėkėmbėsish tė Imamėve i pėrmblodhėn pėrmbajtjet e tyre nė libra tė veēantė pėr t’ua lehtėsuar kuptimin studentėve dhe pėr t’i bėrė mė tė kapshme.


Mė tė mirat e kėtyre pėrpilimeve janė katėr librat, qė pėrbėjnė burimet kryesore tė imamive nė tė referuarit ēėshtjeve tė rrėnjėve dhe degėve tė besimit. Ata u janė referuar atyre qė nga shekulli i parė i Hixhretit, dhe ata janė: el-Kafi, Men la Jahderuhu’l-Fekih, el-Tehdhib ul-Ahkam dhe el-Istibsar. Tė gjithė janė mutevatir, dhe saktėsia e asaj qė pėrmbajnė s’dyshohet kurrė. El-Kafi ėshtė mė i vjetri ndėr ta, mė i madhi, mė i miri e mė i sakti.


Ai pėrmban gjashtėmbėdhjetė mijė e njėqind e nėntėdhjetė e nėntė hadithe qė pėrfshijnė gjithēka qė ndodhet tani nė es-Sihah us-Sitte tė sunnive, siē e pranon edhe el-Shehidi nė veprėn e tij el-Thikre, si dhe shumė dijetarė tė tjerė tė shquar [sunni].


Hisham ibn el-Hakami, njė nga shokėt e Imam Sadikut dhe Imam Kazimit, shkroi shumė libra nga tė cilėt nėntėdhjetė e nėntė u bėnė mjaft tė famshėm. Ato transmetohen nga miqtė tanė qė e citojnė atė, dhe hollėsirat e tyre ndodhen nė librin tonė Mukhteser ul-Kelam fi Mu’alifi el-Shi‘a min Sadr ul-Islam.


Ata janė tė gjithė libra shumė intersantė, verbues nė qartėsinė e pėrmbajtjes e vezullimin e argumenteve tė tyre. Ato merren me rrėnjėt dhe degėt e besimit, si dhe tevhid e kelam; hedhin poshtė ateistėt, heretikėt, panteistėt, fatalistėt, deterministėt dhe ekstremistėt nė pikėpamjet rreth ‘Aliut e Ehl ul-Bejtit.


Ata gjithashtu hedhin poshtė harixhitė dhe nasibitė, ata qė mohuan se Profeti (s) i kishte lėnė testament ‘Aliut, ata qė e penguan tė merrte khilafetin dhe ata qė predikuan se para ‘Aliut duhej tė zgjidhej tjetėrkush khalif, krahas temave tė tjera.


Nė shekullin e dytė, Hishami ishte personi mė i ditur nė shkencėn e retorikės, teosofi dhe shkencat racionale e deduktive. Ai shquhej nė fikh dhe hadith, duke ia kaluar tė gjithėve nė tefsir dhe nė disiplinat e mjeshtėritė e tjera.


Ai ėshtė personi qė e shtjelloi konceptin e imametit dhe e ēoi pėrpara medhhebin me pėrkujdesje. Ai citoi Imamėt Sadik e Kadhim dhe gėzoi nė sytė e tyre njė status tė veēantė qė s’mund tė pėrshkruhet.


Ai mori njė lavdėrim tė tillė nga ata, qė e ngriti nė qiell. Nė fillim ai ishte xhehmi, por pastaj u takua me Imam Sadikun dhe e pa dritėn e udhėrrėfimit pėrmes tij; ndaj, iu bashkangjit palės sė tij e mė pas ndoqi Imam Kadhimin dhe ua kaloi tėrė nxėnėsve tė Imamėve.


Ata qė dėshiruan ta shuanin dritėn e Allahut, nga zilia pėr Ehl ul-Bejtin (‘a) dhe ligėsia, e akuzuan se ai pohonte qė Allahu ka formė fizike, si dhe akuza tė tjera tė rėnda. Ne jemi mė se tė njohur me bindjet e tij. Ne kemi nė dorė raportime pėr mėnyrėn e tij tė jetesės dhe metodėn e tė folurit.


Ai ka shkruar vepra tė tėra nė mbrojtje tė medhhebit tonė siē pėrmendėm mė lart; prandaj, asnjė fjalė nga pohimet e tija s’mund tė njihet prej tė tjerėve e tė mos njihet prej nesh, ngase ai ėshtė prej tė parėve tanė, ndėrkohė qė kritikėt e tij janė larg bindjeve dhe shijeve tė tija.


Ajo qė ka cituar Shehristaniu nė el-Milel ve’n-Nihel nga pohimet e Hishamit nuk nėnkupton se ai beson nė njė formė fizike tė Allahut. Mė lejoni t’jua citoj atė qė ai ka shkruar:


“Hisham ibn el-Hakami e ka studiuar usul-in nė thellėsi. Nuk duhet tė harrojmė debatet e tij me mu’tezilitė, sepse ai burrė qėndron pėrmbi atė qė e akuzojnė kundėrshtarėt, dhe nėn atė qė tė sjell ndėrmend, sepse ai debatoi me el-‘Alafin duke thėnė: ‘Ti pohon se Krijuesi ėshtė Ai qė di, dhe se dija e Tij ėshtė vetė thelbi i tij; kėshtu, Ai bėhet njė qenie e dijshme qė ėshtė e ndryshme nga bota [krijimi i Tij]; pėrse nuk thua atėherė qė Ai ka njė formė ndryshe nga tė gjitha format’?”


Nuk pėrbėn sekret qė ky pohim, nėse ėshtė i vėrtetė, vėrteton vetėm se ai e kundėrshton pikėpamjen e el-‘Alafit. Jo gjithkush qė debaton rreth diēkaje beson nė tė, ngase ėshtė e mundur qė ai tė ketė si qėllim tė testojė bindjet e el-‘Alafit dhe ta shoshisė dijen e tij, siē sugjeron Shehristaniu, kur thotė:


“Ai burrė qėndron pėrmbi atė qė e akuzon kundėrshtari dhe nėn atė qė tė sjell ndėrmend.”


Nėse supozojmė se vėrtetohet qė Hishami e beson njė gjė tė tillė, kjo mund tė ketė qenė para se ai t’i kthehej udhėrrėfimit tė vėrtetė. Ju e patė se ai kishte bindje xhehmite, dhe mė pas e pa dritėn e udhėrrėfimit pėrmes pasardhėsve tė Muhammedit (s), e u bė imam i atyre qė ndoqėn Imamėt e tyre.


Askush nga tė parėt tanė nuk ka gjetur as edhe njė provė tė asaj qė i mvesh atij kundėrshtari, e megjithatė ne gjejmė gjurmė tė asaj qė i kanė atribuar Zerare ibn ‘Ajanit, Muhammed ibn Muslimit, Mu’min et-Takut, dhe shokėve tė tyre.


Kjo megjithė faktin se ne nuk kursyem asnjė pėrpjekje pėr ta hetuar akuzėn dhe pamė se bazat e saja s’ishin asgjė mė tepėr se padrejtėsi e mėri, intrigė dhe shpifje;


Mos mendoni se Allahu ėshtė i pavėmendshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt (14:42) (27:93)


Sa i pėrket pretendimit tė Shehristaniut qė Hishami beson se ‘Aliu ėshtė Allah, kjo ėshtė njė shaka’ qė e bėn edhe njė grua tė pikėlluar, tė cilės sapo i ka vdekur foshnja, tė shpėrthejė nė gaz.


Pohimet e Hishamit lidhur me tevhid-in ftojnė pėr lartėsimin e Allahut pėrmbi ēdo reduktim nė formė fizike tė ēfarėdo lloji dhe madhėrimin e Tij pėrmbi atė qė pandehin injorantėt.


Pohimet e tij lidhur me imametin dhe visajet-in pasqyrojnė preferimin e tij tė tė Dėrguarit tė Allahut, bekime pastė mbi tė e pasardhėsit e tij, mbi ‘Aliun. Ai deklaron se ‘Aliu ėshtė si ēdo pjesėtar tjetėr i ummetit tė Pejgamberit (s) dhe vartėsi, mėkėmbėsi e zėvendėsi i tij; dhe se ai ėshtė rob i Allahut tė cilit i ėshtė bėrė padrejtėsi dhe shtypje e i cili nuk e siguroi dot atė qė i takonte, duke u detyruar t’i nėnshtrohej pushtetit tė kundėrshtarėve, nė frikė tė vazhdueshme pėr sigurinė e tij, pa mbėshtetės apo ndihmės. Si mundet, pra, Shehristaniu tė thotė:


“Hisham ibn el-Hakami ka studiuar usul nė thellėsi. Nuk duhet t’i harrojmė debatet e tija me mu‘tezilitė, sepse ai burrė ėshtė mbi atė qė e akuzon kundėrshtari dhe nėn atė qė tė kujton, ngase ai debatoi me el-‘Alafin me fjalėt: ‘Ti pohon se Krijuesi ėshtė Ai qė di dhe se dija e Tij ėshtė vetė thelbi i Tij; atėherė, Ai bėhet njė qenie e dijshme qė ėshtė e ndryshme nga bota [krijimi i Tij]; pėrse s’thua atėherė se Ai ka njė formė ndryshe nga tė gjitha format’?”


Ai pastaj i mvesh ‘Aliut pretendimin se ai ėshtė Allahu! A s’ėshtė kjo njė vetėkundėrshti e dukshme? A ėshtė me vend t’i mvishet Hishamit, megjithė tėrė dijen e tij tė bollshme dhe ndihmesat e tij tė shumta, njė gjepur e tillė? Pa dyshim qė jo.


Por kėta njerėz ngulmuan tė stivojnė akuza nga smira dhe keqdashja ndaj Ehl ul-Bejtit dhe atyre qė ndjekin pikėpamjet e tyre; ndaj, tė Allahut jemi dhe Atij i kthehemi.


Autorėsia lulėzoi gjatė jetės sė Imamėve el-Kadhim, er-Rida, el-Xhevad, el-Hadi, el-Hasan el-Zeki el-‘Askeri, paqe pastė mbi ta, nė njė mėnyrė qė s’ish parė gjer atėherė dhe muhadithėt qė i citonin ata dhe Imamėt e tjerė u pėrhapėn anembanė, duke bėrė ēmosin pėr tė arritur dituri, nė kėrkim tė saj dhe sekreteve tė saja, duke ia sistematizuar ēėshtjet, verifikuar faktet, pa kursyer asnjė pėrpjekje pėr tė regjistruar mjeshtėritė dhe mbledhur thėrrimet e urtisė. El-Muhakkik el-Hili thotė nė el-Mu‘teber:


“Mes nxėnėsve tė Xhevadit, paqe pastė mbi tė, kishte burra tė virtytshėm si Husein ibn Sa‘idi dhe vėllai i tij Hasani, Ahmed ibn Muhammed ibn Ebu Nasr el-Bezanti, Ahmed ibn Muhammed ibn Khalid el-Barki, el-Shathani, Ebu’l-Fadl el-‘Emi, Ahmed ibn Muhammed ibn ‘isai, Ejjub ibn Nuhi dhe tė tjerė, lista e tė cilėve ėshtė mjaft e gjatė... Librat e tyre janė nė qarkullim edhe sot e kėsaj dite ndėr tanėt, duke pasqyruar diturinė e tyre tė bollshme.”


Mjafton pėr ju fakti se librat e el-Barkiut i kalojnė tė njėqindėt, dhe el-Bezantiu ka shkruar veprėn e tij tė shquar Xhami’ ul-Bezanti, ndėrsa el-Husein ibn Sa‘idi ka shkruar tridhjetė libra.


Nuk ėshtė e mundur qė nė njė Letėr si kjo tė numėrojmė atė qė ėshtė shkruar nga studentėt e gjashtė Imamėve qė vijuan nga Imam Sadiku, paqe pastė mbi ta, por po ju drejtoj tek jetėshkrimet dhe bibliografitė e disponueshme; prandaj, lexoni pėr jetėn e Muhammed ibn Sinanit, ‘Ali ibn Mahziarit, Hasan ibn Mahbubit, Hasan ibn Muhammed ibn Sam’ait, Safvan ibn Jahjait, ‘Ali ibn Jektinit, ‘Ali ibn Fadalit, ‘Abdur-Rahman ibn Nexhranit, el-Fadl ibn Shathanit (qė shkroi dyqind libra), Muhammed ibn ‘Umejrit, Ahmed ibn Muhammed ibn ‘isait (qė citoi 100 shokė tė Imam Sadikut), Talha ibn Talha ibn Zejdit, Muhammed ibn ‘Ali ibn Mahbubit, ‘Ammar ibn Musa el-Sabatit, ‘Ali ibn el-Nu’manit, el-Husein ibn ‘Abdullahit, Ahmed ibn ‘Abdullah ibn Mahranit qė njihet mė mirė si Ibn Khanibe, Sadfa ibn el-Munthir el-Kummiut, ‘Ubejdullah ibn ‘Ali el-Halebiut qė ia solli librin e tij Imam Sadikut pėr ta redaktuar e verifikuar, qė ia ēmoi e i tha:


“A tė duket se kėta njerėz kanė njė libėr si ky?!”


Shtojini atyre mjekun Ebu ‘Amr, ‘Abdullah ibn Sa’idin qė ia solli librin e tij Ebu’l-Hasan er-Ridait, paqe pastė mbi tė, pėr tė njėjtin qėllim dhe unus ibn ‘Abdur-Rahmanin qė ia solli librin e tij Imam Ebu Muhammed el-Hasan el-Zeki el-‘Askeriut, paqe pastė mbi tė.


Kushdo qė i hulumton jetėshkrimet e pasuesve tė pasardhėsve tė Muhammedit, paqe pastė mbi tė dhe ta, e i studion ata qė u shoqėruan me nėntė Imamėt nga pasardhėsit e Imam Huseinit, duke i numėruar veprat e tyre nė kohėn e Imamėve pėrkatės tė rishqyrtuara prej atyre qė ata cituan, nė pėrhapje tė hadithit nga pasardhėsit e Muhammedit (s) nė ēdo rrėnjė dhe degė tė fesė..., do tė ndeshet me mijėra burra tė tillė.


Pastaj, nėse njihet me ato shkenca nė ēdo klasė siē janė pėrcjellė brez pas brezi qė nga koha e nėntė Imamėve tė Papėrlyer (‘a) e deri mė sot, atėherė ai do tė bindet patjetėr se medhhebi i atyre Imamėve ėshtė mutevatir, duke larguar ēdo dyshim qė mund tė ketė mbi faktin se adhurimi ynė i Allahut Fuqiplotė nė rrėnjėt dhe degėt e besimit ėshtė nxjerrė nga Ehl ul-Bejti i tė Dėrguarit tė Allahut.


Askush nuk e vė nė dyshim kėtė fakt pėrveē arrogantit dhe tė paragjykuarit, ose injorantit shurdhmemec; ndaj, falėnderimi i takon Allahut qė na udhėzoi nė kėtė, se pa udhėrrėfimin e Tij, nuk do tė ishim udhėzuar; vesselam. Sejjid Sherafudin el-Musavi


Shėnime:


1 Revista el-Hude e Irakut e citoi kėtė Letėr dhe e botoi atė nė pjesė nė vėllimin e parė dhe tė dytė nė njė kolonė tė nėnshkruar nga autori i pėrulur. 2 Drejtojuni jetėshkrimit tė Xhubejr ibn el-Habab ibn ul-Mundhirit, nė Pjesėn I tė el-Isabeh. 3 Si indeksi i el-Nexhashit, Muntehel Mekal fi Ehvalir Rixhal i Shejh Ebu ‘Aliut, e shumė libra tė tjerė qė merren me kėtė degė tė dijes, qė janė goxha. 4 E theksuar nga shumė mjeshtėr tė kėsaj disipline si Shejh el-Baha’iu nė veprėn e tij el-vaxhize, si dhe shumė personalitete tė tjera tė shquara. 5 Drejtojuni Muxhma’ul-Bejan fi Tefsiril-Kur’an nė zbėrthimin e ajetit: {Thuaj: ‘Nuk kėrkoj nga ju asnjė shpėrblim pėrveē dashurisė ndaj tė afėrmve (tė mi)’}(42:23) dhe do ta shihni atė tė citojė tefsir-in e Ebu Hamzait. 6 Dijetarėt tanė i kanė treguar tė gjithė librat e Ebu Hamzait, duke ia kredituar atij hadithin, dhe hollėsirat ndodhen nė librat e tyre. Autoriteti ynė i lartė Sejjid Sadr ud-Din el-Musavi e ka pėrmbledhur Risalet ul-Hukuk-un dhe e ka botuar, qė tė mėsohet pėrmendėsh nga tė rinjtė muslimanė dhe ka bėrė njė punė shumė tė mirė; Allahu ua mundėsoftė muslimanėve tė shijojnė frytet e interesimit tė tij dhe madhėshtisė sė pėrpjekjes sė tij. 7 Ai e bėn kėtė kur i pėrmend bakiritė dhe xha‘feritė mes medhhebeve shi‘ite nė librin e tij el-Milel ve’n-Nihel.